Zgjohuni!: «Një mjet i paçmueshëm dhe i domosdoshëm»
«JU FALËNDEROJ për artikullin tuaj me titull ‘RSD: Një çrregullim i dhimbshëm dhe enigmatik’, në numrin e 8 shtatorit 1997, anglisht. Si sekretare në gjykatë, shpesh thirrem për të regjistruar dëshmi mbi çështje të ndryshme e të ndërlikuara. Kohët e fundit raportova deponimin e një anestezisti që specializohej në kontrollimin e dhimbjeve. E gjithë tema e çështjes së dëshmisë ishte RSD-ja [Distrofi e reflekseve të sistemit simpatik]. Duke qenë se e lexoj rregullisht revistën Zgjohuni! i kuptova menjëherë terminologjinë dhe metodat e kurimit, të cilat ishin shpjeguar qartë që të gjitha në numrin e shtatorit. Më vonë pata mundësi t’ua jepja këtë artikull disa avokatëve të përfshirë në këtë çështje.
E konsideroj revistën Zgjohuni! si një mjet të paçmuar dhe të domosdoshëm në arsimimin tim të vazhdueshëm. Ajo më mban të mirinformuar rreth mijëra e mijëra temave.—G. M. A.»
Nëse do të dëshironit të merrnit një kopje të fundit të revistës Zgjohuni!, e cila tani botohet në 81 gjuhë, ju lutemi kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait në lagjen tuaj ose shkruani në adresën më afër jush, nga ato të treguara në faqen 5.