Ejani, dëgjoni fjalimin e lirë publik «E vetmja udhë drejt jetës së përhershme»
Afërsisht 20 vjet më parë, dr. Alvin Silvërstin shkroi në një libër të tijin: «Ne do të zbulojmë thelbin e jetës. Do të kuptojmë . . . se si plaket një person.» (Conquest of Death) Ai madje parashikoi: «Nuk do të ketë më njerëz ‘të plakur’, sepse njohuria që do të bëjë të mundur fitoren mbi vdekjen do të sjellë edhe rini të përjetshme.»
Kohët më të fundit, një artikull në The New York Times Magazine, 28 shtator 1997, raportonte mbi optimizmin për «zgjatjen e jetës» që ka një numër njerëzish të interesuar për shëndetin, të cilët janë entuziastë për potencialin e teknologjisë së sotme. «Unë besoj me të vërtetë se mund të jemi brezi i parë që do të jetojë përgjithmonë»,—tha një entuziast. Për një tjetër u tha që ishte «tepër i sigurt . . . se teknikat e shtimit gjenetik do të vihen në dispozicion në kohën e duhur për ta shpëtuar [këtë brez], duke ndaluar plakjen, mbase duke bërë të mundur procesin e kundërt të saj». A ju habit një optimizëm i tillë?
A besoni se njeriu me anë të teknologjisë së tij do ta mundë vdekjen? Apo ka ndonjë udhë tjetër për të jetuar përgjithmonë? Miliona njerëz në mbarë botën janë të bindur se jeta e përhershme mund të realizohet në të vërtetë. Mësoni se si, duke pranuar ftesën për të dëgjuar fjalimin rrëqethës «E vetmja udhë drejt jetës së përhershme», i cili do të mbahet në Kongresin Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait me temë «Udha hyjnore e jetës». Mund ta dëgjoni këtë fjalim në një vend afër shtëpisë suaj, sepse duke filluar me këtë muaj, ai do të prezantohet në qindra kongrese në mbarë botën.
Kontaktoni Dëshmitarët e Jehovait lokalë ose u shkruani botuesve të kësaj reviste për vendin e kongresit më afër jush.