I ndihmoi të linin zëniet
Një djalë 11-vjeçar nga Kalifornia, SHBA, u shkroi Dëshmitarëve të Jehovait në Bruklin, Nju Jork:
«Më pëlqen të lexoj librat tuaj, veçanërisht Sekreti i lumturisë familjare. Para se të merrnim këtë libër, unë dhe motra ime më e madhe nuk mund t’i linim kurrë zëniet. Një ditë vendosëm të studionim këtë libër dhe kuptuam se nuk po bënim atë që Perëndia donte që të bënim.
Ky libër na ndihmoi shumë. Jam mirënjohës për të dhe inkurajoj familje të tjera që ta lexojnë këtë libër, sepse është i mrekullueshëm. Po ndihmon, gjithashtu, familjen time që të gjejë paqe dhe lumturi në shtëpinë tonë.»
Sekreti i lumturisë familjare është një libër me 192 faqe, që përmban subjekte të tilla të dobishme, si: «Mbroni familjen tuaj nga ndikimet shkatërrimtare», «Mbani paqen në shtëpinë tuaj» dhe «Ju mund t’i kaloni problemet që dëmtojnë një familje». Nëse do të dëshironit që dikush të mbajë me ju një studim biblik pa pagesë në shtëpi, ju lutemi, shkruani në Kutia postare 118, Tiranë ose në adresën më pranë jush nga ato që janë renditur në faqen 5.