«Ju po u bëni një shërbim të madh njerëzve»
Një burrë nga Goa, Indi, mori dy kopje të revistës Zgjohuni! nga dy Dëshmitare të Jehovait që e vizituan në shtëpinë e tij. Pasi i lexoi ato, ai u shkroi botuesve të revistës letrën vijuese:
«Duhet të falënderoj dy zonjat që trokitën në banesën time një ditë dhe më lanë kopje të revistës Zgjohuni!. Duke menduar se ishin për propagandë, për ca kohë nuk u kushtova vëmendje që t’i lexoja. Por një ditë i hodha sytë shkarazi njërës prej revistave, me titull «Pylli i shiut i Amazonave» (22 mars, 1997, angl). Fillova ta lexoja dhe nuk munda ta vë mënjanë revistën deri sa e lexova plotësisht dhe me kujdes.
Vura re se materiali në Zgjohuni! është shumë interesant dhe informativ. Llojshmëria e temave, gjithashtu, më bëri për vete. Ajo që çmova më shumë ishte trajtimi shumë racional dhe i drejtpeshuar i artikujve të ndryshëm.»
Ky lexues, që e merrte Zgjohuni! për herë të parë shtoi: «Ju po u bëni një shërbim shumë të madh njerëzve, duke ua sjellë një informacion të tillë të vlefshëm në derën e shtëpisë.»
Edhe ju mund të përfitoni nga leximi i revistës Zgjohuni!. Nëse do t’ju pëlqente të merrnit një kopje tjetër ose do të dëshironit që dikush t’ju vizitonte në shtëpi për të shqyrtuar Biblën me ju, shkruani në: Kutia postare 118, Tiranë ose në adresën e përshtatshme mes atyre që janë radhitur në faqen 5.