Nga lexuesit tanë
Abuzimi gojor Artikujt «Nga fjalë që lëndojnë në fjalë që shërojnë» (22 tetor, 1996, anglisht) janë vetëm pjesë e një sërë artikujsh që kanë treguar se sa shumë kujdeset Jehovai për ne. Artikujt «Si të ndihmojmë të alkoolizuarit dhe familjet e tyre» (22 maj 1992, anglisht), «Gratë: Meritojnë respekt» (8 korrik 1992, anglisht), «Si të ndihmojmë fëmijët me prindër të divorcuar» (22 prill 1991, anglisht) dhe «A do të mbarojë ndonjëherë dhuna shtëpiake?» (8 shkurt 1993, anglisht) më kanë shërbyer si mbështetje përgjatë viteve të abuzimit emocional në duart e një burri alkoolist. I kam lexuar këto artikuj me lot gëzimi dhe trishtimi. Zemra më gufon me çmueshmëri për një Perëndi të tillë, i cili njeh pasiguritë, dhimbjet dhe traumat tona më intime.
J. C., Kanada
Artikujt më kanë prekur thellë. Ato përshkruanin saktësisht situatën, në të cilën ndodhesha unë me burrin tim. E pranoj plotësisht çdo fjali të shkruar aty. Ju i trajtoni gratë me shumë dashuri dhe kjo gjë më vërteton se kjo organizatë po përdoret nga Jehovai.
P. S., Gjermani
Artikujt më inkurajuan që të vazhdoj të luftoj dobësinë time, duke kontrolluar gjuhën. Tani e di se si duhet të sillem me burrin tim. I lexova artikujt me lot në sy.
G. I., Austri
Kam qenë viktimë e dhunës gojore nga burri im për vite me radhë. Kam arritur të shmang rënien në dëshpërim, duke kultivuar frytet e frymës së Perëndisë dhe duke e zënë veten në veprën e plotë kohore të predikimit. Artikujt tuaj më bënë të ndihem më pak e vetmuar, duke ditur se dikush e kupton problemin.
M. N., Itali
Kam lexuar shumë nga artikujt tuaj më parë, por këto kanë prekur diçka thellë brenda meje. Kur shikoja në fotografinë e faqes 9 ishte njësoj sikur të shikoja nënën apo motrën time, të cilat vuajtën për shumë vite në duart e burrave të tyre. Bëra disa kopje të këtyre artikujve dhe ua dërgova të tjerëve, të cilët i njoh që po vuajnë në këtë mënyrë. Ne shohim përpara në botën e re të Perëndisë, ku i foluri abuziv i çdo lloji do të zhduket.
B. P., Kenia
Kur ia dhashë revistën dajës tim, i cili abuzonte gojarisht ndaj gruas së tij, ai e lexoi disa herë me radhë. Pas kësaj, ne vumë re se ai nuk abuzoi më ndaj gruas së tij dhe se në shtëpinë e tyre nuk kishte më rrëmujë. Që të dy, ai dhe gruaja e tij vazhdojnë të më falënderojnë që i ndihmova për të kuptuar vetveten. Unë dëshiroj t’ia kaloj këto falënderime revistës Zgjohuni!
F. F., Nigeri
Ish i dhënë pas drogës Ju jam mirënjohës për artikullin «E vërteta më ktheu përsëri në jetë» (22 tetor 1996, anglisht) Jam 19 vjeç dhe, megjithëse jam një pionier i rregullt apo një predikues i plotë kohor, disa herë jam ndjerë sikur po humbisja disa gjëra. Përvoja e Dolli Horrit më ndihmoi për të parë se tërheqja e botës është vetëm një iluzion.
R. M. A., Bolivi
Doja t’ju tregoja se sa i prekur isha nga ky artikull. Ndërsa lexoja historinë e jetës së Dolli Horrit, lotët më rrokulliseshin në fytyrë. Lutem që ky artikull të prekë persona të tjerë që bëjnë një jetë siç bënte më parë Dolli, për t’u kthyer në një jetë me kuptim, tani.
O. S. O., Nigeri
Si një Dëshmitar i Jehovait, u ndjeva i nderuar që kisha si motër të krishterë Dolli Horrin. Gjatë adoleshencës e vura Jehovain në vend të dytë në jetën time. Megjithatë, mamaja ime nuk u dorëzua asnjëherë dhe ishte jashtëzakonisht e gëzuar kur unë u pagëzova vitin e kaluar.
B. B., Australi