BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/96 f. 32
  • Kursimi është fitimi më i mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kursimi është fitimi më i mirë
  • Zgjohuni!—1996
Zgjohuni!—1996
g 4/96 f. 32

Kursimi është fitimi më i mirë

NË SHOQËRINË tonë moderne të konsumit, eliminimi i sigurt i plehrave dhe i mbetjeve të rrezikshme është kthyer në një ankth. Në të kundërtën, krijimi i Perëndisë është një mrekulli e ekonomisë dhe e riqarkullimit. Le të marrim, për shembull, hojet e bletëve. Dylli, materiali i ndërtimit për hojet, është mjaft i shtrenjtë: një hoje ka nevojë për 16 gram mjalt dhe për një sasi të pacaktuar pjalmi, për të bërë vetëm 1 gram dyll. Por, si e administrojnë bletët dyllin e tyre? «Muret prej dylli të dhomëzave të hojes bashkohen tre e nga tre, në kënde prej 120 gradësh, duke formuar një radhë të rregullt gjashtëkëndëshash,—shpjegon libri By Nature’s Design.—Ky model u lejon bletëve të zvogëlojnë sasinë e dyllit që përdorin, ndërkohë që sigurojnë një strukturë të fortë për të vendosur mjaltin.» Një strukturë kaq inteligjente mbledh së bashku bukurinë e formës me ekonominë e mbarështimit dhe kjo mund të riqarkullohet!

Nëse ju pëlqen të lexoni artikuj mbi shkencën dhe mrekullitë natyrore e nëse dëshironi të merrni rregullisht revistën Zgjohuni!, lidhuni me Dëshmitarët e Jehovait në lagjen tuaj ose shkruani në adresën më të afërt prej atyre të renditura në faqen 5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo