BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/96 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1996
  • Material i ngjashëm
  • Bibla të ndryshon jetën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Zgjohuni!—1996
g 4/96 f. 30

Nga lexuesit tanë

Artisti më i madh Ju falënderoj për serinë «Në kërkim të artistit më të madh». (8 nëntor 1995, angl.) Si artist që jam, i vlerësova shumë këta artikuj. Llojshmëria e madhe e krijimit të Perëndisë, arti poetik i Psalmeve dhe vargje të tjera biblike me fjalë të mrekullueshme, tregojnë të gjitha se Jehovai jo vetëm që ka bërë art, por edhe i gëzohet atij!

B. R., Shtetet e Bashkuara

Pasi kam qenë pjesë e artit për më se 30 vjet, dëshiroj t’ju lavdëroj të gjithëve ju që keni kontribuar në përgatitjen e artikujve të tillë të mrekullueshëm! Ishin nëntë faqe me një logjikë e arsyetim të shkëlqyer për Perëndinë tonë të madh Jehova dhe për aftësitë e tij dinamike krijuese.

P. M., Shtetet e Bashkuara

Mormonët Lexova me një frymë artikullin «Kisha Mormone: Ripërtëritje e çdo gjëje?» (8 nëntor 1995, angl.) Unë jam rritur në një shtëpi mormonësh dhe u pagëzova e u dorëzova si një prift mormon, përpara se të bëhesha Dëshmitar i Jehovait. Megjithatë, një pohim më tërhoqi vëmendjen. Ju pohoni se «versioni [mormon] i mëkatit të çiftit të parë të martuar përfshinte marrëdhëniet seksuale dhe lindjen e fëmijëve». Me sa më kujtohet, ne na mësonin që Adami dhe Eva mëkatuan duke ngrënë një frut të vërtetë.

D. A., Shtetet e Bashkuara

Na vjen keq që ky pohim ka shkaktuar njëfarë pështjellimi. S’kishim ndër mend të thoshim se mormonët besojnë që mëkati në vetvete ishin marrëdhëniet seksuale, edhe pse dikush mund ta ketë këtë përshtypje nga tregimi në «Librin e Mormonëve». (2. Nefi 2:22, 23, 25) Përkundrazi, ne pohonim se mëkati «përfshinte» seksin. Në ç’mënyrë? Në atë që, sipas teologjisë mormone, ai i shtroi rrugën riprodhimit të njeriut. Sipas librit «Doktrina mormone», të Brus R. Mekonkit, përpara mëkatit të tij, Adami «nuk mund të kishte fëmijë. . . . Sipas planit të paracaktuar, Adami duhej të binte në gabim . . . Pasi u bë i vdekshëm, tashmë ai mund të kishte fëmijë». Në të kundërtën, Bibla nuk mëson se Adami duhej të mëkatonte, pa të lindte fëmijë. (Zanafilla 1:28) Ajo nuk thotë, gjithashtu, se rënia e tyre i detyrohej një plani të paracaktuar nga Perëndia. Përkundrazi, ajo thotë se i detyrohej vetë dëshirës së tyre për pavarësi. (Eklisiastiu 7:29) Kështu, pra, edhe pse respektojmë të drejtën e mormonëve për të besuar si t’ju pëlqejë, kjo çështje ilustron se mësimet e «Librit të Mormonëve» nuk janë tamam në përputhje me Biblën.—Bot.

Isha një person që kurrë s’kam ditur se ç’të flas me të vërtetë me mormonët, por tani, falë këtyre artikujve, mund të them se jam vërtet i informuar në lidhje me ta. Si mund të thonë mormonët se besojnë që Bibla dhe Libri i Mormonëve vijnë të dy nga Perëndia, duke mos kuptuar ndërkohë që këta dy libra janë në kundërshtim me njëri-tjetrin?

J. M., Shtetet e Bashkuara

Porno-kompjuter Dua t’ju falënderoj për artikullin «Porno-kompjuter në duart e fëmijëve», botuar në rubrikën «Një vështrim rreth botës». (8 nëntor 1995, angl.) E lexova e gati sa s’më pushoi zemra! Tregonte me të vërtetë se sa të rrezikshme janë këto programe dhe me sa lehtësi mund të bien në duart e fëmijëve. Ky artikull do t’i ndihmojë të krishterët të peshojnë aspektet pozitive dhe negative që lidhen me teknologjinë e kompjuterizuar.

D. P., Shtetet e Bashkuara

Sëmundje nga ushqimet Më pëlqeu artikulli juaj «Ruhuni nga sëmundjet prej ushqimeve.» (22 nëntor 1995, angl.) Për nga profesioni jam kryekuzhinier dhe doja të shtoja diçka. Nëse dikujt i pëlqen të hajë mish të papjekur mirë, ndoshta s’do të ketë mundësi nëse ka frikë nga sëmundjet e shkaktuara prej ushqimeve. Vërtet, pjekja e mishit në temperatura të larta ka prirjen për ta tharë mishin dhe kjo mund ta bëjë atë më të vështirë për t’u tretur. Një metodë e efektshme për ta pjekur mirë mishin, duke ruajtur edhe njomësinë e tij, është duke e zier ngadalë apo në një tenxhere të mbyllur.

J. P. K., Shtetet e Bashkuara

Faleminderit për këshillën.—Bot.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo