BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Zbulesa 1:1-22:21
  • Zbulesa

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zbulesa
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Zbulesa

ZBULESA DREJTUAR GJONIT

1 Zbulesa* e Jezu Krishtit, të cilën Perëndia ia dha+ për t’u treguar skllevërve të vet+ çfarë do të ndodhë së shpejti. Jezui dërgoi engjëllin e tij, nëpërmjet të cilit ia paraqiti zbulesën me anë të shenjave skllavit të vet, Gjonit.+ 2 Ky dëshmoi për fjalët që dha Perëndia e për dëshminë që dha Jezu Krishti, po, për gjithçka që pa. 3 Lum ai që i lexon me zë dhe ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie! Lum ata që zbatojnë çfarë është shkruar në të,+ sepse koha e caktuar është afër!

4 Gjoni, shtatë kongregacioneve*+ që janë në provincën e Azisë:

Paçi mirësi të pamerituar* dhe paqe nga «Ai që ishte, që është dhe që po vjen»,+ nga shtatë frymërat+ që janë përpara fronit të tij 5 dhe nga Jezu Krishti, «Dëshmitari Besnik»,+ «i parëlinduri nga të vdekurit»+ e «Sundimtari i mbretërve të tokës»!+

Atij që na do+ dhe që me gjakun e vet na çliroi nga mëkatet tona+—6 dhe na bëri një mbretëri,+ priftërinj+ për Perëndinë dhe Atin e tij—po, atij i qoftë lavdia dhe fuqia përgjithmonë! Amin!

7 Ja, ai po vjen me retë+ dhe do ta shohë çdo sy, edhe ata që e shpuan tejpërtej; për shkak të tij, të gjitha fiset e tokës do të godasin gjoksin me hidhërim.+ Po, amin!

8 «Unë jam Alfa dhe Omega,*+​—thotë Perëndia Jehova,*—​Ai që ishte, që është dhe që po vjen, i Plotfuqishmi.»+

9 Unë Gjoni, vëllai juaj dhe i përndjekur bashkë me ju,*+ që do të marr pjesë në mbretëri+ dhe që kam treguar qëndrueshmëri+ si dishepull i Jezuit,+ isha në ishullin e quajtur Patmos, ngaqë kisha folur për Perëndinë dhe kisha dhënë dëshmi për Jezuin. 10 Nën frymëzim* u gjenda në ditën e Zotërisë dhe dëgjova pas meje një zë të fortë si ai i një trumbete 11 që thoshte: «Atë që sheh, shkruaje në rrotull dhe dërgojua shtatë kongregacioneve: në Efes,+ në Smirnë,+ në Pergam,+ në Tiatirë,+ në Sardë,+ në Filadelfia+ dhe në Laodice.»+

12 Kur u ktheva të shihja kush po më fliste, pashë shtatë shandanë të artë,+ 13 dhe mes shandanëve pashë dikë që ngjante si bir njeriu.+ Ai kishte veshur një rrobë që i arrinte deri poshtë te këmbët dhe në kraharor mbante një brez të artë. 14 Koka dhe flokët i zbardhonin si lesh i bardhë, si borë, dhe sytë i kishte si flakë zjarri.+ 15 Këmbët i kishte si bakri i kulluar+ kur flakëron në furrnaltë dhe zërin si ushtima e ujërave të shumta. 16 Në dorën e djathtë kishte shtatë yje+ dhe nga goja i dilte një shpatë me dy tehe, e gjatë dhe e mprehtë.+ Fytyra e tij ishte si dielli kur shkëlqen me gjithë fuqinë e tij.+ 17 Sa e pashë, rashë si i vdekur te këmbët e tij.

Ai vuri dorën e djathtë mbi mua dhe më tha: «Mos ki frikë. Unë jam i Pari+ e i Fundit,+ 18 dhe ai që jeton.+ Isha i vdekur,+ por ja, rroj në jetë të jetëve+ e kam çelësat e vdekjes dhe të Varrit.*+ 19 Prandaj shkruaji gjërat që pe, ato që po ndodhin tani dhe ato që do të ndodhin pas këtyre. 20 Sa për sekretin e shenjtë të shtatë yjeve që pe në dorën time të djathtë dhe të shtatë shandanëve të artë, shtatë yjet përfaqësojnë engjëjt e shtatë kongregacioneve, kurse shtatë shandanët përfaqësojnë shtatë kongregacionet.+

2 Engjëllit+ të kongregacionit në Efes+ shkruaji: “Kështu thotë ai që mban shtatë yjet në dorën e djathtë, që ecën mes shtatë shandanëve prej ari:+ 2 ‘I di veprat e tua, mundin dhe qëndrueshmërinë që tregon. E di se nuk i toleron njerëzit e këqij, se i vure në provë ata që thonë se janë apostuj,+ por që s’janë, dhe zbulove se ishin gënjeshtarë. 3 Ti po tregon qëndrueshmëri, dhe për hir të emrit tim ke duruar shumë gjëra+ pa u lodhur.+ 4 Megjithatë, kam diçka kundër teje: e ke lënë dashurinë e fillimit.

5 Prandaj kujto ku ishe para se të bije dhe pendohu+ e bëj veprat e mëparshme. Po s’u pendove, do të vij te ti dhe do ta heq shandanin+ tënd nga vendi i tij.+ 6 Por ke këtë të mirë: i urren veprat e sektit të nikolaitëve,+ të cilat i urrej edhe unë. 7 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i lejoj të hajë nga pema e jetës,+ që është në parajsën e Perëndisë.’”

8 Engjëllit të kongregacionit në Smirnë shkruaji: “Kështu thotë ‘i Pari dhe i Fundit’,+ që ishte i vdekur dhe u kthye sërish në jetë:+ 9 ‘T’i di vuajtjet* dhe e njoh varfërinë tënde, por ti je i pasur.+ E njoh edhe blasfeminë* e atyre që e quajnë veten judenj, por që në fakt janë sinagogë e Satanait.+ 10 Mos ki frikë nga ato që do të vuash pas pak kohe.+ Ja, Djalli do të vazhdojë të futë disa nga ju në burg, që të sprovoheni plotësisht, dhe do të keni përndjekje* për dhjetë ditë. Tregohu besnik deri në vdekje, e do të të jap kurorën e jetës.+ 11 Kush ka veshë, le të dëgjojë+ çfarë u thotë fryma kongregacioneve: atë që del fitimtar,+ s’do ta prekë kurrsesi vdekja e dytë.’”+

12 Engjëllit të kongregacionit në Pergam shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shpatën me dy tehe, të gjatë e të mprehtë:+ 13 ‘E di që ti banon atje ku është froni i Satanait. Por vazhdon të jesh besnik ndaj emrit tim*+ dhe nuk e ke mohuar besimin tek unë,+ madje as në ditët e Antipës, dëshmitarit tim besnik,+ që u vra+ përkrah jush, aty ku banon Satanai.

14 E megjithatë, kam disa gjëra kundër teje: aty ke nga ata që i përmbahen mësimit të Balamit,+ i cili e mësoi Balakun+ t’ua prishte mendjen* bijve të Izraelit që të hanin gjëra të flijuara idhujve e të kryenin imoralitet seksual.*+ 15 Po ashtu, ke edhe nga ata që i përmbahen mësimit të sektit të nikolaitëve.+ 16 Pendohu, përndryshe do të vij shpejt te ti e do të luftoj kundër tyre me shpatën e gjatë të gojës sime.+

17 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i jap nga mana e fshehur,+ si dhe një guralec të bardhë, e mbi guralec do të jetë i shkruar një emër i ri, që askush s’e njeh, përveç atij që e merr.’”

18 Engjëllit të kongregacionit në Tiatirë+ shkruaji: “Këto gjëra thotë Biri i Perëndisë, që i ka sytë si flakë zjarri+ dhe këmbët si bakër i pastër:+ 19 ‘I njoh veprat e tua, dashurinë, besimin, shërbimin dhe qëndrueshmërinë tënde, dhe e di që veprat e tua të fundit janë më shumë se të mëparshmet.

20 Megjithatë, kam diçka kundër teje: ti e toleron gruan Jezebelë,+ e cila e quan veten profeteshë dhe, me mësimet e saj, i mashtron skllevërit e mi që të kryejnë imoralitet seksual*+ dhe të hanë gjëra të flijuara idhujve. 21 I dhashë kohë të pendohej, por ajo nuk do që të pendohet për imoralitetin e saj seksual.* 22 Ja, jam gati ta hedh në një shtrat sëmundjesh, kurse atyre që kryejnë kurorëshkelje me të, do t’u shkaktoj vuajtje* të mëdha nëse nuk pendohen për veprat që bënë të shtyrë nga ajo. 23 Fëmijët e saj do t’i vras me një plagë vdekjeprurëse, që të gjitha kongregacionet ta dinë se unë jam ai që heton skutat më të thella të mendjes* dhe të zemrës, e do ta shpërblej secilin nga ju sipas veprave të veta.+

24 Megjithatë gjithë ju të tjerëve në Tiatirë, që nuk e ndiqni atë mësim, që nuk i njihnit të ashtuquajturat ‘gjërat e thella të Satanait’,+ po ju them: nuk po ju vë asnjë barrë tjetër. 25 Mbani fort atë që keni derisa të vij unë.+ 26 Atij që del fitimtar dhe që ndjek udhën time deri në fund, do t’i jap autoritet mbi kombet,+ 27 njëlloj si mora unë autoritet nga Ati im. Ai do të mbretërojë mbi* njerëzit me një shkop të hekurt,+ dhe ata do të bëhen copë-copë si enë argjile. 28 Atij do t’i jap yllin e mëngjesit.+ 29 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”

3 Engjëllit të kongregacionit në Sardë shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shtatë frymërat e Perëndisë+ dhe shtatë yjet:+ ‘I di veprat e tua dhe që ke reputacionin* se je i gjallë, por je i vdekur.+ 2 Ji syçelë+ dhe forco ata që mbeten e gati po vdesin, sepse nuk shoh t’i kryesh plotësisht veprat që Perëndia im pret nga ti. 3 Prandaj kujto* si e more dhe si e dëgjove fjalën, vazhdo ta zbatosh e pendohu.+ Nëse nuk zgjohesh, sigurisht do të vij si hajdut+ dhe s’do ta marrësh vesh se në ç’orë do të vij kundër teje.+

4 Megjithatë ke disa individë* në Sardë që nuk i kanë ndotur rrobat;+ ata do të ecin bashkë me mua me rroba të bardha,+ sepse janë të denjë për këtë. 5 Ai që del fitimtar,+ do të vishet me rroba të bardha.+ Dhe kurrsesi nuk do t’ia fshij emrin nga libri i jetës,+ por do ta pranoj para Atit tim dhe para engjëjve të tij.+ 6 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”

7 Engjëllit të kongregacionit në Filadelfia shkruaji: “Kështu thotë ai që është i shenjtë,+ që është i vërtetë,+ që ka çelësin e Davidit,+ që hap në mënyrë që askush të mos mbyllë dhe mbyll në mënyrë që askush të mos hapë: 8 ‘I njoh veprat e tua. Ja, kam hapur para teje një derë+ që askush s’mund ta mbyllë. E di se e ruajte fjalën time dhe nuk e mohove emrin tim, ndonëse ke pak fuqi. 9 Ja, ata të sinagogës së Satanait që gënjejnë duke thënë se janë judenj, por në të vërtetë nuk janë,+ do t’i bëj të vijnë e të përkulen* përpara këmbëve të tua dhe do t’i bëj të kuptojnë se unë të kam dashur. 10 Meqë e ruajte fjalën për qëndrueshmërinë time,*+ edhe unë do të të ruaj në orën e sprovës+ që do të vijë mbi mbarë tokën e banuar, për të vënë në sprovë ata që banojnë në tokë. 11 Po vij shpejt,+ prandaj vazhdo të mbash fort atë që ke, me qëllim që askush të mos e marrë kurorën tënde.+

12 Atë që do të dalë fitimtar, do ta bëj një shtyllë në tempullin e Perëndisë tim, dhe nuk do të dalë më kurrsesi që andej. Mbi të do të shkruaj emrin e Perëndisë tim,+ emrin e qytetit të Perëndisë tim—Jerusalemi i Ri,+ i cili zbret nga qielli prej Perëndisë tim—dhe emrin tim të ri.+ 13 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”

14 Engjëllit të kongregacionit në Laodice+ shkruaji: “Kështu thotë Amini,+ dëshmitari+ besnik dhe i vërtetë,+ fillimi i krijimit të Perëndisë:+ 15 ‘I di veprat e tua dhe që nuk je as i ftohtë, as i ngrohtë. Do të doja të ishe ose i ftohtë, ose i ngrohtë. 16 Meqë je i vakët dhe nuk je as i ftohtë+ e as i ngrohtë,+ do të të vjell nga goja, 17 sepse ti thua: “Jam i pasur,+ kam vënë pasuri e s’kam nevojë për asgjë.” Por nuk e di që je i mjerë, i shkretë, i varfër, i verbër e lakuriq. 18 Të këshilloj të blesh nga unë ar të rafinuar në zjarr që të bëhesh i pasur, rroba të bardha që të vishesh e të mos dalë në shesh lakuriqësia jote e turpshme,+ si dhe balsam për të lyer sytë+ që të shohësh.+

19 Të gjithë ata që i kam për zemër, unë i korrigjoj dhe i disiplinoj.*+ Prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.+ 20 Ja, jam te dera dhe po trokas. Nëse dikush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj në shtëpinë e tij dhe do të ha darkë me të, e ai me mua. 21 Atij që do të dalë fitimtar,+ do t’i lejoj të ulet me mua në fronin tim,+ sikurse unë dola fitimtar dhe u ula+ me Atin tim në fronin e tij. 22 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve.’”»

4 Pas kësaj, pashë një derë të hapur në qiell, dhe zëri i parë që dëgjova, i ngjashëm me tingullin e trumbetës, më tha: «Ngjitu këtu dhe do të të tregoj ato që do të ndodhin.» 2 Pas kësaj, menjëherë u gjenda nën ndikimin e frymës dhe ja, në qiell ishte një fron dhe dikush rrinte ulur në të.+ 3 Ai që rrinte ulur, i ngjante një guri diaspri+ dhe një guri sardi,* ndërsa rreth e përqark fronit kishte një ylber që ngjante si smerald.+

4 Rreth e përqark fronit kishte 24 frone. Në frone pashë të ulur 24 pleq+ të veshur me rroba të bardha e në krye kishin kurora prej ari. 5 Nga froni dilnin vetëtima,+ zëra dhe bubullima.+ Përpara fronit digjeshin shtatë llamba zjarri që përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë.+ 6 Përpara fronit ishte diçka si det i qelqtë+ që i ngjante kristalit.

Në mes të fronit* dhe përqark tij, ndodheshin katër krijesa të gjalla,+ që e kishin trupin plot me sy para e pas. 7 Krijesa e parë e gjallë ishte si luan,+ krijesa e dytë ishte si dem i ri,+ krijesa e tretë+ kishte fytyrë njeriu dhe krijesa e katërt+ ishte si shqiponjë që fluturon.+ 8 Secila nga katër krijesat e gjalla kishte gjashtë krahë që ishin plot me sy.+ Vazhdimisht, ditë e natë, ata thonë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova,*+ i Plotfuqishmi, i cili ishte, është dhe po vjen.»+

9 Sa herë që krijesat e gjalla i japin lavdi, nderim dhe falënderime Atij që rri ulur në fron, Atij që rron në jetë të jetëve,+ 10 të 24 pleqtë+ përkulen para Atij që rri ulur në fron, adhurojnë Atë që rron në jetë të jetëve e i hedhin kurorat e tyre para fronit, dhe thonë: 11 «Ti je i denjë, o Jehova,* Perëndia ynë, të marrësh lavdinë,+ nderimin+ dhe fuqinë,+ sepse ti krijove gjithçka+ dhe falë vullnetit tënd ato ekzistojnë dhe u krijuan.»

5 Në dorën e djathtë të Atij që rrinte ulur në fron,+ pashë një rrotull të shkruar nga të dyja anët,* të vulosur mirë me shtatë vula. 2 Pashë një engjëll të fuqishëm që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë t’ia heqë vulat rrotullës dhe ta hapë atë?» 3 Por as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk u gjend askush që ta hapte rrotullën dhe të shikonte ç’ishte shkruar në të. 4 Unë qava shumë, sepse nuk u gjend askush që të ishte i denjë ta hapte rrotullën dhe të shikonte ç’ishte shkruar në të. 5 Por një nga pleqtë më tha: «Mos qaj më! Ja, ka dalë fitimtar+ Luani nga fisi i Judës,+ rrënja+ e Davidit.+ Ai do të hapë shtatë vulat dhe rrotullën.»

6 Afër fronit, mes katër krijesave të gjalla* dhe pleqve,+ pashë të qëndronte një qengj.+ Ai dukej si i therur,+ e kishte shtatë brirë dhe shtatë sy. Këta sy përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë+ që janë dërguar në mbarë tokën. 7 Menjëherë Qengji doli përpara dhe e mori rrotullën nga dora e djathtë e Atij që rrinte ulur në fron.+ 8 Kur ai e mori rrotullën, katër krijesat e gjalla dhe 24 pleqtë+ u përkulën para Qengjit. Secili kishte një harpë dhe kupa ari plot me temjan. (Temjani përfaqëson lutjet e të shenjtëve.*)+ 9 Ata këndojnë një këngë të re,+ që thotë: «Ti je i denjë të marrësh rrotullën e të hapësh vulat e saj, sepse u there dhe me gjakun tënd bleve për Perëndinë+ njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull e komb,+ 10 i bëre një mbretëri+ dhe priftërinj për Perëndinë tonë,+ e ata do të mbretërojnë+ mbi tokën.»

11 Pastaj pashë dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve që ishin përreth fronit, krijesave të gjalla dhe pleqve. Ata ishin dhjetëra mijë herë dhjetëra mijë dhe mijëra e mijëra+ 12 dhe thoshin me zë të fortë: «Qengji që u ther,+ është i denjë të marrë fuqinë, pasurinë, mençurinë, forcën, nderimin, lavdinë dhe bekimin.»+

13 Çdo krijesë në qiell, mbi tokë, nën tokë+ e në det, çdo gjë që është në to, e dëgjova të thoshte: «Ai që rri ulur në fron+ dhe Qengji+ paçin bekimin, nderimin,+ lavdinë dhe fuqinë në jetë të jetëve!»+ 14 Katër krijesat e gjalla thanë: «Amin!» E pleqtë u përkulën dhe adhuruan Perëndinë.

6 Pashë kur Qengji+ hapi një nga shtatë vulat+ e dëgjova një nga katër krijesat e gjalla+ të thoshte me një zë si bubullimë: «Eja!» 2 Dhe ja, pashë një kalë të bardhë,+ dhe kalorësi i tij kishte një hark. Atij iu dha një kurorë,+ e ai doli fitimtar për të plotësuar fitoren e tij.+

3 Kur hapi vulën e dytë, dëgjova krijesën e dytë të gjallë+ që tha: «Eja!» 4 Doli një kalë tjetër me ngjyrë të kuqe zjarr. Kalorësit të tij iu lejua të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të masakronin njëri-tjetrin, dhe iu dha një shpatë e madhe.+

5 Kur hapi vulën e tretë,+ dëgjova krijesën e tretë të gjallë+ që tha: «Eja!» Dhe ja, pashë një kalë të zi, dhe kalorësi i tij kishte në dorë një peshore. 6 Dëgjova një zë mes katër krijesave të gjalla që thoshte: «Një kenik* grurë për një denar*+ dhe tre kenikë elb për një denar. Mos e ço dëm vajin e ullirit dhe verën.»+

7 Kur hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e krijesës së katërt të gjallë+ që tha: «Eja!» 8 Dhe ja, pashë një kalë të zbehtë, dhe kalorësi i tij e kishte emrin Vdekje. Atë e ndiqte nga afër Varri.* Atyre iu dha autoritet mbi një të katërtën e tokës, për të vrarë me shpatë, me mungesë ushqimi,+ me sëmundje vdekjeprurëse dhe me bishat e tokës.+

9 Kur hapi vulën e pestë, pashë rrëzë altarit+ gjakun*+ e atyre që ishin therur për shkak të fjalës së Perëndisë dhe të dëshmisë që kishin dhënë.+ 10 Ata thërritën me zë të lartë e thanë: «O Zotëri Sovran, i shenjtë dhe i vërtetë,+ deri kur do të përmbahesh dhe nuk do t’i gjykosh ata që banojnë në tokë e të marrësh hak për gjakun tonë?»+ 11 Secilit prej tyre iu dha një rrobë e gjatë e bardhë.+ Iu tha të pritnin edhe pak, derisa të plotësohej numri i shokëve të tyre të skllavërisë, i vëllezërve të tyre, që pas pak kohe do të vriteshin sikurse ishin vrarë edhe ata.+

12 Pashë kur ai hapi vulën e gjashtë dhe ra një tërmet i madh. Dielli u bë si thes leshi* i zi, hëna u bë si gjak+ 13 dhe yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si pema e fikut rrëzon fiqtë e papjekur kur e shkund një erë e fortë. 14 Qiejt u mbështollën si një rrotull e u zhdukën,+ dhe çdo mal e ishull u hoq nga vendi.+ 15 Atëherë mbretërit e tokës, zyrtarët e lartë, komandantët ushtarakë, të pasurit, të fuqishmit dhe çdo skllav e çdo njeri i lirë, u fshehën shpellave dhe mes shkëmbinjve të maleve.+ 16 Ata u thoshin maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne+ e na fshihni nga sytë e Atij që rri ulur në fron+ dhe nga zemërimi i Qengjit,+ 17 sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tyre,+ dhe kush mund t’i bëjë ballë?»+

7 Pas kësaj, pashë katër engjëj që qëndronin në katër skajet e tokës dhe mbanin fort katër erërat e tokës, që asnjë erë të mos frynte mbi tokë, mbi det ose mbi ndonjë pemë. 2 Pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lindja e diellit dhe kishte një vulë të Perëndisë së gjallë. Ai u thirri me zë të fortë katër engjëjve që u ishte lejuar të dëmtonin tokën dhe detin, 3 dhe u tha: «Mos dëmtoni as tokën, as detin, as pemët, derisa të kemi vulosur+ në ballë skllevërit e Perëndisë tonë.»+

4 Dëgjova numrin e të vulosurve, dhe ishin 144.000,+ nga çdo fis i bijve të Izraelit:+

5 nga fisi i Judës 12.000 të vulosur;

nga fisi i Rubenit 12.000;

nga fisi i Gadit 12.000;

6 nga fisi i Asherit 12.000;

nga fisi i Neftalit 12.000;

nga fisi i Manaseut+ 12.000;

7 nga fisi i Simeonit 12.000;

nga fisi i Levit 12.000;

nga fisi i Isaharit 12.000;

8 nga fisi i Zabulonit 12.000;

nga fisi i Jozefit 12.000

dhe nga fisi i Beniaminit 12.000 të vulosur.

9 Pastaj pashë një shumicë të madhe nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët,+ të cilën askush s’mund ta numëronte. Ata qëndronin para fronit e para Qengjit, kishin veshur rroba të bardha të gjata+ dhe mbanin në duar degë palmash.+ 10 Ata thërritnin me zë të fortë: «Shpëtimin ia detyrojmë Perëndisë tonë, që rri ulur në fron,+ dhe Qengjit.»+

11 Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve+ dhe katër krijesave të gjalla. Ata u përkulën me fytyrë përtokë para fronit dhe adhuruan Perëndinë me fjalët: 12 «Amin! Lavdet, madhështia, mençuria, falënderimet, nderimi, fuqia dhe forca i qofshin Perëndisë tonë në jetë të jetëve!+ Amin!»

13 Një nga pleqtë më pyeti: «Cilët janë këta që kanë veshur rroba të bardha të gjata+ dhe nga kanë ardhur?» 14 Menjëherë i thashë: «Imzot, ti e di.» Ai më tha: «Janë ata që dalin nga shtrëngimi i madh+ dhe i kanë larë rrobat e tyre të gjata e i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit.+ 15 Prandaj janë para fronit të Perëndisë dhe i bëjnë atij shërbim të shenjtë ditë e natë në tempullin e tij; dhe Ai që është ulur në fron,+ do të shtrijë tendën mbi ta.+ 16 Nuk do të kenë më as uri e as etje, dhe nuk do të vuajnë më as nga dielli e as nga të nxehtët përvëlues,+ 17 sepse Qengji+ që është afër* fronit, do t’i kullotë+ dhe do t’i drejtojë për te burimet e ujërave të jetës.+ E Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre.»+

8 Kur ai+ hapi vulën e shtatë,+ në qiell ra heshtje për rreth gjysmë ore. 2 Atëherë pashë shtatë engjëjt+ që qëndronin para Perëndisë, të cilëve iu dhanë shtatë trumbeta.

3 Një engjëll tjetër, që mbante një temjanicë ari, erdhi e qëndroi pranë altarit.+ Atij iu dha një sasi e madhe temjani,+ që ta paraqiste mbi altarin e artë që ishte para fronit,+ ndërkohë që dëgjoheshin lutjet e të shenjtëve. 4 Nga dora e engjëllit, tymi i temjanit u ngjit para Perëndisë, bashkë me lutjet+ e të shenjtëve. 5 Menjëherë, engjëlli mori temjanicën, e mbushi me thëngjij të ndezur* nga altari dhe i vërviti në tokë; u dëgjuan bubullima, zëra, e pati vetëtima+ dhe një tërmet. 6 Atëherë shtatë engjëjt u bënë gati t’u binin shtatë trumbetave.+

7 I pari i ra trumbetës. Në tokë ra breshër e zjarr i përzier me gjak;+ u dogj një e treta e tokës, një e treta e pemëve dhe gjithë bimësia e gjelbër.+

8 Engjëlli i dytë i ra trumbetës. Në det ra diçka që i ngjante një mali të madh që ishte në flakë;+ një e treta e detit u bë gjak,+ 9 një e treta e krijesave të gjalla* në det ngordhën+ dhe një e treta e anijeve u shpartalluan.

10 Engjëlli i tretë i ra trumbetës. Mbi një të tretën e lumenjve dhe mbi burimet e ujërave ra nga qielli një yll i madh që digjej si pishtar.+ 11 Emri i yllit ishte Pelin. Kështu, një e treta e ujërave u kthyen në pelin dhe shumë njerëz vdiqën ngaqë ujërat u bënë të hidhura.+

12 Engjëlli i katërt i ra trumbetës. Një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve u goditën+ që të errësoheshin,+ e që një e treta e ditës të mos kishte dritë, e po njësoj edhe nata.

13 Pashë një shqiponjë që fluturonte në mes të qiellit dhe e dëgjova të thoshte me zë të lartë: «Mjerë! Mjerë! Mjerë+ ata që banojnë në tokë, sepse pas pak do të dëgjohen buçimat e trumbetave të tjera që do t’u bien tre engjëjt!»+

9 Engjëlli i pestë i ra trumbetës.+ Pashë një yll që kishte rënë nga qielli në tokë, të cilit iu dha çelësi i humnerës.+ 2 Ai hapi humnerën dhe prej saj doli tym si nga një furrnaltë që errësoi diellin+ dhe ajrin. 3 Nga tymi dolën karkaleca që u vërsulën drejt tokës;+ atyre iu dha fuqi,* e njëjta fuqi si ajo e akrepave të tokës, 4 dhe iu tha të mos dëmtonin bimësinë e tokës, asgjë të gjelbër apo ndonjë pemë, por vetëm njerëzit që nuk kanë vulën e Perëndisë në ballë.+

5 Karkalecave nuk iu lejua t’i vritnin ata, por t’i mundonin për pesë muaj, siç e mundon njeriun pickimi i akrepit.+ 6 Ato ditë, njerëzit do ta kërkojnë vdekjen, por s’do ta gjejnë kurrsesi. Do të duan të vdesin, por vdekja do t’ia mbathë prej tyre.

7 Karkalecat ngjanin me kuaj gati për betejë;+ në kokë mbanin kurora si prej ari, fytyrën e kishin si të njeriut, 8 flokët si të grave, dhëmbët si të luanëve+ 9 dhe parzmoret i kishin si prej hekuri. Zhurma e krahëve të tyre i ngjante zhurmës së karrocave me kuaj që rendin drejt betejës.+ 10 Gjithashtu kishin bishta e thumba si të akrepave; në bishtat e tyre gjendej fuqia* për t’i munduar njerëzit për pesë muaj.+ 11 Në krye kishin një mbret, engjëllin e humnerës,+ që në hebraisht quhet Abadon,* kurse në greqisht Apolion.*

12 Mjerimi i parë kaloi. Ja, po vijnë edhe dy mjerime+ pas këtyre gjërave.

13 Engjëlli i gjashtë+ i ra trumbetës.+ Nga brirët e altarit prej ari+ që është para Perëndisë, u dëgjua një zë, 14 i cili i tha engjëllit të gjashtë që kishte trumbetën: «Zgjidhi katër engjëjt që janë lidhur pranë lumit të madh Eufrat.»+ 15 Atëherë katër engjëjt që ishin gati për këtë orë, ditë, muaj dhe vit, ai i zgjidhi që të vritnin një të tretën e njerëzve.

16 E dëgjova numrin e ushtrisë së kalorësve: ishte 20.000 herë 10.000.* 17 Ja si m’u shfaqën në vegim* kuajt dhe kalorësit e tyre: me parzmore të kuqe flakë, blu si hiacinti dhe të verdhë si squfuri, me koka si të luanëve,+ dhe nga goja u dilte zjarr, tym e squfur. 18 Nga këto tri plagë, nga zjarri, nga tymi dhe nga squfuri që u dilte nga goja, u vranë një e treta e njerëzve. 19 Në fakt fuqia e kuajve gjendej te goja dhe te bishti, sepse bishtat i kishin si gjarpërinj me koka, me të cilat godisnin njerëzit.

20 Megjithatë njerëzit e tjerë që nuk u vranë nga këto plagë, nuk u penduan për veprat e duarve të tyre; nuk hoqën dorë nga adhurimi i demonëve dhe i idhujve prej ari, argjendi, bakri, guri dhe druri, të cilët as mund të shohin, as mund të dëgjojnë e as mund të ecin.+ 21 Nuk u penduan e nuk hoqën dorë nga vrasjet, nga zakonet spiritiste, nga imoraliteti seksual* dhe as nga vjedhjet.

10 Pashë një tjetër engjëll të fuqishëm që zbriste nga qielli, të veshur* me një re; mbi kokë kishte një ylber; fytyrën e kishte si dielli+ dhe këmbët si shtylla zjarri, 2 e mbante në dorë një rrotull të vogël të hapur. Ai e vuri këmbën e djathtë në det, kurse të majtën në tokë, 3 dhe thirri me zë të fortë, si një luan që ulërin.+ Sapo ai thirri, u dëgjuan zërat e shtatë bubullimave.+

4 Kur folën shtatë bubullimat, unë u bëra gati të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli+ që tha: «Vulosi gjërat që thanë shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj.» 5 Engjëlli që pashë të qëndronte mbi det e mbi tokë, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit 6 dhe u betua për Atë që rron në jetë të jetëve,+ që krijoi qiellin dhe gjithçka në të, tokën dhe gjithçka në të, detin dhe gjithçka në të:+ «Pritja mori fund. 7 Në ditët kur engjëlli i shtatë+ të jetë gati t’i bjerë trumbetës,+ do të plotësohet sekreti i shenjtë+ që Perëndia ua shpalli si lajm të mirë skllevërve të tij, profetëve.»+

8 Zëri që dëgjova nga qielli,+ më foli sërish e më tha: «Shko, merre rrotullën e hapur që ka në dorë engjëlli që qëndron mbi det e mbi tokë.»+ 9 Vajta tek engjëlli e i kërkova të më jepte rrotullën e vogël. Ai më tha: «Merre dhe haje;+ do të ta hidhërojë stomakun, por në gojën tënde do të jetë e ëmbël si mjalti.» 10 Unë e mora rrotullën e vogël nga dora e engjëllit dhe e hëngra.+ Ajo ishte e ëmbël si mjalti në gojën time,+ por, pasi e hëngra, m’u hidhërua stomaku. 11 Ata më thanë: «Profetizo përsëri për popuj, kombe, gjuhë dhe shumë mbretër.»

11 Pastaj m’u dha një kallam që ngjante si shkop i gjatë,*+ dhe një zë më tha: «Ngrihu dhe mat shenjtëroren e tempullit të Perëndisë, altarin dhe ata që adhurojnë në të. 2 Kurse oborrin jashtë shenjtërores së tempullit, lëre dhe mos e mat, sepse ai u është dhënë kombeve, të cilat do ta shkelin me këmbë qytetin e shenjtë+ për 42 muaj.+ 3 Do të dërgoj dy dëshmitarët e mi të profetizojnë për 1.260 ditë, të veshur me copë thesi.»* 4 Këta paraqiten nga dy pemët e ullirit+ dhe nga dy shandanët,+ e qëndrojnë para Zotërisë së tokës.+

5 Nëse dikush do që t’i dëmtojë, nga goja e tyre del zjarr dhe përpin armiqtë. Po, nëse dikush do që t’i dëmtojë, do të vritet në këtë mënyrë. 6 Këta kanë autoritet të mbyllin qiellin,+ që të mos bjerë shi+ gjatë ditëve kur profetizojnë, dhe kanë autoritet t’i kthejnë ujërat në gjak+ e të godasin tokën me çdo lloj plage sa herë të duan.

7 Pasi të kenë mbaruar me dëshminë, bisha që ngjitet nga humnera, do të luftojë kundër tyre, do t’i mundë dhe do t’i vrasë.+ 8 Kufomat e tyre do të dergjen në rrugën kryesore të qytetit të madh, që në mënyrë simbolike quhet Sodoma dhe Egjipti, ku u ekzekutua në shtyllë edhe Zotëria i tyre. 9 Njerëz nga popuj, fise, gjuhë dhe kombe do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë+ e nuk do të lejojnë që të futen në varr. 10 Ata që banojnë në tokë, do të gëzojnë e do të festojnë për vdekjen e tyre, dhe do t’i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit, sepse dy profetët i mundonin ata që banonin në tokë.

11 Pas tri ditëve e gjysmë, në ta hyri frymë jete nga Perëndia.+ Kështu u ngritën në këmbë e një frikë e madhe i zuri ata që i shihnin. 12 Ata dëgjuan një zë të fortë nga qielli t’u thoshte: «Ejani këtu lart.» Dy dëshmitarët u ngjitën në qiell në një re dhe armiqtë e tyre i panë.* 13 Në atë orë ra një tërmet i madh dhe një e dhjeta e qytetit u shemb; 7.000 njerëz i vrau tërmeti, ndërsa pjesën tjetër e zuri frika dhe i dha lavdi Perëndisë së qiellit.

14 Mjerimi i dytë+ kaloi. Ja, mjerimi i tretë po vjen me të shpejtë.

15 Engjëlli i shtatë i ra trumbetës.+ Në qiell ushtuan zëra të fortë që thoshin: «Mbretëria e botës u bë Mbretëria e Zotërisë tonë+ dhe e Krishtit të tij,+ dhe Ai do të mbretërojë në jetë të jetëve.»+

16 Të 24 pleqtë+ që ishin ulur para Perëndisë në fronet e tyre, u përkulën me fytyrë përtokë dhe adhuruan Perëndinë 17 e thanë: «Të falënderojmë, o Perëndi Jehova,* o i Plotfuqishëm, ai që ishte dhe që është,+ sepse more pushtetin tënd të madh dhe fillove të mbretërosh.+ 18 Mirëpo, kombet u zemëruan dhe ti e zbraze zemërimin tënd. Erdhi koha e caktuar që të gjykohen të vdekurit e t’u japësh shpërblimin+ skllevërve të tu, profetëve,+ dhe të shenjtëve e atyre që e respektojnë thellësisht emrin* tënd, të vegjël e të mëdhenj, si dhe të shkatërrosh ata që shkatërrojnë* tokën.»+

19 Pastaj në qiell u hap shenjtërorja e tempullit të Perëndisë, dhe arka e besëlidhjes së tij u duk në shenjtëroren e tempullit.+ Atëherë pati vetëtima, zëra, bubullima, një tërmet dhe një breshër të madh.

12 Më pas, një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua+ e stolisur* me diell. Poshtë këmbëve kishte hënën, ndërsa mbi kokë kishte një kurorë me 12 yje. 2 Ajo ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe nga mundimet e lindjes.

3 Një tjetër shenjë u duk në qiell. Ja, një dragua i madh+ me ngjyrë të kuqe zjarr, me shtatë kokë e dhjetë brirë dhe mbi koka kishte shtatë diadema.* 4 Bishti i tij tërhoqi zvarrë një të tretën e yjeve+ të qiellit dhe i hodhi poshtë në tokë.+ Dragoi qëndronte përpara gruas+ e cila gati po lindte, që t’ia gllabëronte fëmijën kur të lindte.

5 Ajo lindi një fëmijë, një djalë,+ i cili do të mbretërojë mbi* të gjitha kombet me një shkop të hekurt.+ Fëmija i saj u rrëmbye për te Perëndia dhe te froni i tij. 6 Kurse gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte një vend të përgatitur nga Perëndia, që atje ta ushqenin për 1.260 ditë.+

7 Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli*+ dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftuan, 8 por nuk fituan,* dhe për ta nuk pati më vend në qiell. 9 Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh,+ gjarpri i hershëm,+ që quhet Djall+ dhe Satana,+ i cili mashtron gjithë tokën e banuar.+ U hodh poshtë në tokë,+ ai bashkë me engjëjt e tij. 10 Unë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha:

«Tani erdhi shpëtimi,+ fuqia, Mbretëria e Perëndisë tonë+ dhe autoriteti i Krishtit të tij, sepse u hodh poshtë akuzuesi i vëllezërve tanë, i cili i akuzon ata ditë e natë para Perëndisë tonë!+ 11 Ata e mundën+ me anë të gjakut të Qengjit+ dhe të fjalës së dëshmisë së tyre,+ dhe nuk e deshën shpirtin*+ as përballë vdekjes. 12 Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta! Mjerë ti tokë e ti det,+ sepse Djalli zbriti te ju me zemërim të madh, ngaqë e di se i mbetet një periudhë e shkurtër kohe!»+

13 Kur dragoi pa se e flakën poshtë në tokë,+ përndoqi gruan+ që lindi djalin. 14 Por gruas iu dhanë dy krahët e shqiponjës së madhe,+ që të fluturonte drejt shkretëtirës, në vendin e përgatitur për të, ku duhet të ushqehet për një kohë, dy kohë dhe një gjysmë kohe,*+ larg pranisë* së gjarprit.+

15 Gjarpri volli pas gruas ujë si një lumë, që kjo të mbytej në të. 16 Por gruas i erdhi në ndihmë toka, që hapi gojën dhe përpiu lumin që dragoi volli nga goja. 17 Kështu dragoi u zemërua me gruan dhe shkoi të luftonte me mbetjen e pasardhësit* të saj,+ me ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe janë caktuar të japin dëshmi për Jezuin.+

13 Ai* u ndal mbi rërën e detit.

Kurse unë pashë një bishë+ të dilte nga deti,+ me dhjetë brirë dhe shtatë kokë. Në brirët e saj kishte dhjetë diadema,* kurse mbi kokat e saj kishte emra blasfemues.* 2 Pashë që bisha ishte si leopard, kurse këmbët i kishte si të ariut, dhe gojën si të luanit. Dragoi+ i dha bishës fuqinë dhe fronin e tij, si dhe autoritet të madh.+

3 Pashë se një nga kokat e saj dukej e plagosur për vdekje, por plaga vdekjeprurëse u shërua,+ dhe mbarë toka e ndoqi bishën me admirim. 4 Njerëzit adhuruan dragoin, sepse i dha autoritetin bishës. Adhuruan edhe bishën me fjalët: «E kush është si bisha dhe kush mund të luftojë me të?» 5 Asaj i ishte dhënë një gojë që thoshte gjëra të mëdha e blasfemi. I ishte dhënë edhe autoritet për të vepruar për 42 muaj.+ 6 Ajo e hapi gojën që të blasfemonte+ kundër Perëndisë, kundër emrit të tij dhe vendbanimit të tij, qiellit, si dhe kundër atyre që banojnë atje.+ 7 Asaj iu lejua të luftonte me të shenjtët e t’i mundte.+ Gjithashtu iu dha autoritet mbi çdo fis, popull, gjuhë dhe komb. 8 Ata që banojnë në tokë, do ta adhurojnë. Që nga themelimi i botës, emri i asnjërit prej tyre nuk është shkruar në rrotullën e jetës+ të Qengjit që u ther.+

9 Kush ka veshë, le të dëgjojë.+ 10 Kush të jetë për robëri, do të ikë në robëri. Kush vret me shpatë,* do të vritet me shpatë.+ Kjo kërkon që të shenjtët+ të tregojnë qëndrueshmëri+ dhe besim.+

11 Pastaj pashë një bishë tjetër që doli nga toka, e cila kishte dy brirë si brirë qengji, mirëpo nisi të fliste si dragua.+ 12 Ajo ushtron gjithë autoritetin e bishës së parë+ në prani të saj, dhe e bën tokën e banorët e saj të adhurojnë bishën e parë, plaga vdekjeprurëse e së cilës ishte shëruar.+ 13 Ajo kryen shenja të mëdha, aq sa bën të zbresë edhe zjarr nga qielli në tokë, në sy të njerëzve.

14 Me shenjat që iu lejuan të kryente në prani të bishës, ajo i mashtron ata që banojnë në tokë, ndërsa u thotë që t’i bëjnë një shëmbëlltyrë+ bishës, e cila kishte plagën e shpatës, por e mori veten sërish.+ 15 Asaj iu lejua t’i jepte frymë shëmbëlltyrës së bishës, që ajo të fliste dhe të bënte të vriteshin të gjithë ata që refuzonin të adhuronin shëmbëlltyrën e bishës.

16 Ajo i detyron të gjithë njerëzit, të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirë dhe skllevër, që të marrin një damkë në dorën e djathtë ose në ballë,+ 17 e kështu askush të mos blejë ose të shesë, përveç atij që ka damkën, emrin+ e bishës ose numrin e emrit të saj.+ 18 Këtu kërkohet mençuri: kush ka gjykim të thellë, le të llogaritë numrin e bishës, sepse është një numër njerëzor,* dhe numri i saj është 666.+

14 Pastaj pashë Qengjin+ që qëndronte në malin Sion,+ dhe bashkë me të ishin 144.000+ që kishin të shkruar në ballë emrin e tij dhe emrin e Atit të tij.+ 2 Dëgjova një zë nga qielli, si zhurma e ujërave të shumta dhe si gjëmimi i një bubullime të fortë; ishte si zëri i këngëtarëve, i shoqëruar nga harpat e tyre. 3 Ata këndojnë një si këngë të re+ para fronit, para katër krijesave të gjalla+ dhe pleqve.+ Askush nuk ishte në gjendje ta mësonte atë këngë, përveç 144.000-ve,+ të cilët janë blerë nga toka. 4 Këta nuk janë ndotur me gra; në fakt janë të virgjër.+ Ata vazhdojnë të ndjekin Qengjin kudo që të shkojë.+ Janë blerë+ nga gjiri i njerëzimit si fryte të para+ për Perëndinë dhe për Qengjin. 5 Në gojën e tyre nuk u gjet asnjë mashtrim; janë të patëmetë.+

6 Pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe kishte një lajm të mirë të përhershëm që t’ua shpallte atyre që banojnë në tokë, çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli,+ 7 dhe thoshte me zë të fortë: «Kini nderim të thellë për* Perëndinë dhe jepini lavdi, sepse mbërriti ora e gjykimit prej tij!+ Adhuroni Atë që bëri qiellin, tokën, detin+ dhe burimet e ujërave!»*

8 Një engjëll i dytë erdhi e tha: «Ra! Ra+ Babilonia e Madhe,+ ajo që i bëri të gjitha kombet të pinin verën e pasionit* të imoralitetit të saj seksual!»*+

9 Një engjëll i tretë erdhi e tha me zë të fortë: «Nëse dikush adhuron bishën+ dhe shëmbëlltyrën e saj, dhe merr një damkë mbi ballë ose mbi dorë,+ 10 do të pijë edhe verën e zemërimit të Perëndisë, e cila është derdhur e paholluar në kupën e zemërimit të Tij.+ Ai do të mundohet me zjarr dhe squfur+ para engjëjve të shenjtë dhe para Qengjit. 11 Tymi i mundimit* të tyre do të ngjitet lart në jetë të jetëve.+ Nuk do të ketë prehje as ditë, as natë për ata që adhurojnë bishën dhe shëmbëlltyrën e saj dhe për këdo që merr damkën e emrit të saj.+ 12 Këtu kërkohet qëndrueshmëri nga të shenjtët,+ që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe mbajnë fort besimin+ te Jezui.»*

13 Dëgjova një zë nga qielli që tha: «Shkruaj: lum ata që tani e tutje vdesin në unitet me Zotërinë!+ Po, thotë fryma, le të prehen nga mundi i tyre, sepse veprat që bënë, shkojnë menjëherë pas tyre.»

14 Pastaj pashë një re të bardhë, dhe mbi re rrinte ulur dikush që i ngjante një biri njeriu,+ me një kurorë të artë mbi krye dhe me një drapër të mprehtë në dorë.

15 Një engjëll tjetër doli nga shenjtërorja e tempullit, duke iu drejtuar me një zë të fortë atij që rrinte ulur mbi re: «Vër draprin dhe korr, sepse erdhi ora e korrjes, dhe të korrat e tokës janë plotësisht të pjekura.»+ 16 Dhe ai që rrinte ulur mbi re i vuri draprin tokës, dhe toka u korr.

17 Një tjetër engjëll doli nga shenjtërorja e tempullit që ndodhet në qiell. Edhe ai kishte një drapër të mprehtë.

18 Një tjetër engjëll doli nga altari, dhe kishte autoritet mbi zjarrin. Ai i thirri me zë të fortë atij që kishte draprin e mprehtë dhe i tha: «Vër draprin e mprehtë dhe vil bistakët e hardhisë së tokës, sepse rrushi i saj është pjekur.»+ 19 Engjëlli i vuri draprin tokës, voli hardhinë e tokës dhe e hodhi rrushin në shtypësen e madhe të zemërimit të Perëndisë.+ 20 Rrushi u shtyp jashtë qytetit, dhe nga shtypësja doli aq shumë gjak sa arriti deri te frerët e kuajve, në një largësi prej 1.600 stadësh.*

15 Unë pashë në qiell një shenjë tjetër, të madhe e të mrekullueshme: shtatë engjëj+ me shtatë plagë. Këto janë plagët e fundit, sepse me to merr fund zemërimi i Perëndisë.+

2 Pashë një si det të qelqtë,+ të përzier me zjarr, dhe ata që dalin fitimtarë+ mbi bishën, shëmbëlltyrën e saj+ dhe numrin e emrit të saj,+ që qëndronin në këmbë pranë detit të qelqtë. Ata mbanin harpat e Perëndisë 3 dhe këndonin këngën e Moisiut,+ skllavit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit,+ duke thënë:

«Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua,+ o Perëndi Jehova,* o i Plotfuqishëm!+ Të drejta e të besueshme janë udhët e tua,+ o Mbret i përjetësisë!+ 4 Kush nuk do të ketë nderim të thellë* për ty, o Jehova,* dhe nuk do t’i japë lavdi emrit tënd? Vetëm ti je besnik!+ Në fakt të gjitha kombet do të vijnë e do të adhurojnë para teje,+ sepse atyre iu zbuluan dekretet e tua të drejta.»

5 Pas kësaj, pashë që në qiell u hap+ shenjtërorja e tendës së dëshmisë,+ 6 dhe shtatë engjëjt me shtatë plagët+ dolën nga shenjtërorja. Ata ishin të veshur me lino të pastër e të shndritshme, dhe rreth kraharorit kishin të lidhur breza prej ari. 7 Një nga katër krijesat e gjalla u dha shtatë engjëjve shtatë kupa ari të mbushura plot me zemërimin e Perëndisë,+ i cili rron në jetë të jetëve. 8 Shenjtërorja u mbush me tym, prej lavdisë së Perëndisë+ dhe prej fuqisë së tij. Askush nuk mund të hynte në shenjtërore, derisa të përfundonin shtatë plagët+ e shtatë engjëjve.

16 Nga shenjtërorja dëgjova një zë të fortë+ që u tha shtatë engjëjve: «Shkoni dhe derdhni mbi tokë shtatë kupat e zemërimit të Perëndisë.»+

2 I pari shkoi dhe e derdhi kupën mbi tokë.+ Një ulcerë e keqe dhe e tmerrshme+ i zuri njerëzit që kishin damkën e bishës+ e që adhuronin shëmbëlltyrën e saj.+

3 I dyti e derdhi kupën mbi det.+ Ai u kthye në gjak,+ si gjaku i një të vdekuri, dhe çdo krijesë* e gjallë vdiq, po, çdo gjë që ishte në det.+

4 I treti e derdhi kupën mbi lumenjtë dhe burimet e ujërave,+ që u kthyen në gjak.+ 5 Engjëllin që ishte mbi ujërat, e dëgjova të thoshte: «Ti, o Perëndi, Ai që ishte dhe që është,+ Besniku,+ je i drejtë, sepse ke dhënë këto vendime gjyqësore.+ 6 Ata derdhën gjakun e të shenjtëve e të profetëve,+ e ti u ke dhënë të pinë gjak;+ e meritojnë.»+ 7 Dëgjova altarin që tha: «Po, o Perëndi Jehova,* o i Plotfuqishëm,+ të vërteta dhe të drejta janë vendimet e tua gjyqësore!»*+

8 I katërti e derdhi kupën mbi diell,+ dhe dielli u lejua që t’i zhuriste njerëzit me zjarr. 9 Njerëzit i zhuriti nxehtësia e madhe, e megjithatë blasfemuan* emrin e Perëndisë që ka autoritet mbi këto plagë, dhe nuk u penduan e nuk i dhanë lavdi atij.

10 I pesti e derdhi kupën mbi fronin e bishës. Mbretëria e saj u errësua,+ e ata zunë të kafshonin gjuhën nga dhembja, 11 e megjithatë blasfemuan Perëndinë e qiellit për dhembjet e për ulcerat e tyre, dhe nuk u penduan për veprat që kishin bërë.

12 I gjashti e derdhi kupën mbi lumin e madh Eufrat,+ dhe ujërat e tij u thanë+ për t’u përgatitur udhën mbretërve+ që vinin nga lindja e diellit.

13 Pastaj pashë tri shprehje të frymëzuara të ndyra,* që ngjanin me bretkosa, të cilat dolën nga goja e dragoit,+ nga goja e bishës dhe nga goja e profetit të rremë. 14 Në të vërtetë janë shprehje që i frymëzojnë demonët dhe kryejnë shenja+ e shkojnë te mbretërit e mbarë tokës së banuar që t’i mbledhin për luftën+ e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm.+

15 «Ja, unë po vij si një hajdut.+ Lum ai që rri zgjuar+ dhe ruan rrobat e tij, që të mos ecë lakuriq e njerëzit të shohin turpin e tij!»+

16 Ato i mblodhën mbretërit së bashku në vendin që në hebraisht quhet Armagedon.*+

17 I shtati e derdhi kupën në ajër. Atëherë një zë i fortë erdhi nga shenjtërorja,+ nga froni, dhe tha: «Mori fund!» 18 U dëgjuan vetëtima, zëra e bubullima, dhe ra një tërmet aq i madh sa nuk kishte rënë kurrë më parë që kur ka pasur njerëz në tokë.+ Po, kaq shumë u përhap dhe kaq i madh ishte ai tërmet! 19 Qyteti i madh+ u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve u shembën. Perëndisë iu kujtua Babilonia e Madhe,+ që t’i jepte kupën me verën e zemërimit të tij të furishëm.+ 20 Po kështu, të gjithë ishujt u zhdukën dhe malet nuk u gjetën më.+ 21 Një breshër i madh, me kokrrat gati sa pesha e një talente,* ra nga qielli mbi njerëzit,+ dhe ata blasfemuan Perëndinë për shkak të plagës së breshrit,+ sepse plaga ishte jashtëzakonisht e madhe.

17 Njëri nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat+ erdhi e më tha: «Eja dhe do të të tregoj gjykimin e prostitutës së madhe që rri ulur mbi shumë ujëra.+ 2 Mbretërit e tokës kryen me të imoralitet seksual,*+ kurse banorët e tokës u dehën me verën e imoralitetit të saj seksual.»*+

3 Me anë të fuqisë së frymës, ai më çoi në shkretëtirë. Pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë me ngjyrë të kuqe të ndezur, e cila ishte plot me emra blasfemues* dhe kishte shtatë kokë e dhjetë brirë. 4 Gruaja ishte e veshur me veshje të purpurta*+ e me të kuqe të ndezur, dhe ishte e stolisur me ar, me gurë të çmuar e margaritarë.+ Kishte në dorë një kupë prej ari plot me gjëra të pështira dhe me ndyrësitë e imoralitetit të saj seksual.* 5 Mbi ballë kishte të shkruar një emër, një mister: «Babilonia e Madhe, nëna e prostitutave+ dhe e gjërave të neveritshme të tokës.»+ 6 Pashë që gruaja ishte dehur me gjakun e të shenjtëve dhe me gjakun e dëshmitarëve të Jezuit.+

Kur e pashë, u çudita shumë. 7 Kështu engjëlli më tha: «Pse çuditesh? Unë do të të tregoj misterin e gruas+ dhe të bishës që e mban dhe që ka shtatë kokë e dhjetë brirë.+ 8 Bisha që pe, ishte, por nuk është, e megjithatë është gati të ngjitet nga humnera+ dhe do të shkojë drejt shkatërrimit. Banorët e tokës—emrat e të cilëve nuk janë të shkruar në rrotullën e jetës+ që nga themelimi i botës—do të mrekullohen kur të shohin se bisha që ishte, por që nuk është, do të shfaqet përsëri.

9 Këtu duhet një mendje e mençur:* shtatë kokat+ përfaqësojnë shtatë male, sipër të cilave ulet gruaja, 10 dhe ato janë shtatë mbretër: pesë kanë rënë, njëri është, e tjetri nuk ka ardhur ende, por kur të vijë, do të mbetet për pak kohë. 11 Bisha që ishte, por që nuk është,+ është mbreti i tetë, por vjen nga të shtatët, dhe shkon drejt shkatërrimit.

12 Kurse dhjetë brirët që pe, përfaqësojnë dhjetë mbretër. Këta ende nuk kanë marrë ndonjë mbretëri, por do të marrin autoritet si mbretër, bashkë me bishën, vetëm për një orë. 13 Ata kanë një mendim të vetëm, e kështu fuqinë dhe autoritetin e tyre ia japin bishës. 14 Ata do të luftojnë me Qengjin,+ por, meqë është Zotëri i zotërinjve dhe Mbret i mbretërve,+ Qengji do të dalë fitimtar mbi ta;+ do të dalin fitimtarë edhe të thirrurit, të zgjedhurit dhe besnikët që janë me të.»+

15 Ai më tha: «Ujërat që pe, ku rri ulur prostituta, përfaqësojnë popuj, turma, kombe dhe gjuhë.+ 16 Dhjetë brirët+ që pe dhe bisha,+ do ta urrejnë prostitutën;+ do ta shkretojnë e do ta lënë lakuriq; do të hanë mishrat e saj e do ta djegin krejtësisht me zjarr.+ 17 Në fakt Perëndia u shtiu në zemër që ata të përmbushin mendimin e tij,+ madje të përmbushin edhe mendimin e tyre, duke i dhënë bishës mbretërinë e tyre,+ derisa të jenë plotësuar fjalët e Perëndisë. 18 Kurse gruaja+ që pe, përfaqëson qytetin e madh, që mbretëron mbi mbretërit e tokës.»

18 Pas kësaj, pashë një engjëll tjetër të zbriste nga qielli me autoritet të madh, dhe lavdia e tij ndriçoi tokën. 2 Ai thërriti me një zë të fortë: «Ra! Ra Babilonia e Madhe!+ Ajo është bërë vendbanimi i demonëve, strofka e çdo fryme* të ndyrë dhe e çdo zogu të papastër e të urryer!+ 3 Pasi të gjitha kombet ranë viktimë e verës së pasionit* të imoralitetit të saj seksual,*+ dhe mbretërit e tokës kryen imoralitet me të,+ ndërsa tregtarët* e tokës u pasuruan falë luksit të saj të pamasë e të shfrenuar.»

4 Dëgjova një zë tjetër nga qielli që tha: «Dilni prej saj, o populli im,+ nëse nuk doni të merrni pjesë në mëkatet e saj dhe nëse nuk doni të vuani nga plagët që do t’i bien asaj,+ 5 sepse mëkatet e saj janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell,+ dhe Perëndia i solli ndër mend veprat e saj të padrejta.*+ 6 Trajtojeni atë ashtu siç i trajtoi ajo të tjerët,+ po, kthejani dyfish gjërat që bëri;+ në kupën+ që përgatiti pijen, hidhini dyfishin e pijes.+ 7 Në atë masë që i dha lavdi vetes dhe jetoi në luks të shfrenuar, në po atë masë jepini mundime e vajtim, sepse ajo thotë me vete:* ‘Ulem si mbretëreshë. Nuk jam vejushë e nuk do të vajtoj kurrë.’+ 8 Ja pse në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekje, vajtim dhe zi buke. Ajo do të digjet plotësisht me zjarr,+ sepse Perëndia Jehova* që e gjykoi, është i fortë.+

9 Mbretërit e tokës, që kryen me të imoralitet seksual* dhe jetuan me të në luks të shfrenuar, do të qajnë e do të godasin kraharorin nga hidhërimi kur të shohin tymin që del nga djegia e saj. 10 Ata do të rrinë larg nga frika e mundimit të saj dhe do të thonë: ‘Mjerë, mjerë ti, o qytet i madh,+ o Babiloni, qytet i fortë, sepse në një orë të vetme erdhi gjykimi yt!’

11 Edhe tregtarët e tokës do të qajnë e do të vajtojnë për të, sepse askush nuk do t’u blejë më mallrat, 12 të gjitha mallra prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, lino të hollë* dhe veshje të purpurta,* mëndafsh e copë të kuqe të ndezur; çdo gjë prej druri erëmirë, çdo lloj sendi prej fildishi, prej druri shumë të çmuar, prej bakri, hekuri dhe mermeri; 13 po ashtu edhe kanellë, erëz Indie,* temjan, vaj aromatik, temjan të bardhë, verë, vaj ulliri, miell të mirë, grurë, bagëti, dele, kuaj, karroca, skllevër dhe njerëz të tjerë. 14 Po, gjërat e mira* që dëshiroje, t’u hoqën dhe gjithçka e zgjedhur e luksoze mori fund për ty, e s’do të gjendet më kurrë.

15 Tregtarët që shitnin këto gjëra, të cilët u pasuruan prej saj, do të rrinë larg nga frika e mundimit të saj dhe do të qajnë e do të vajtojnë: 16 ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh, i veshur me lino të hollë, me veshje të purpurta e me të kuqe të ndezur, dhe plot stoli ari, gurë të çmuar e margaritarë,+ 17 sepse në një orë të vetme u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!’

Çdo kapiten anijeje, të gjithë ata që lundrojnë, detarët dhe të gjithë ata që sigurojnë jetesën prej detit, rrinin larg 18 e thërritnin teksa shihnin tymin që dilte nga djegia e saj: ‘E ku ka qytet që t’i përngjajë qytetit të madh?!’ 19 Ata hidhnin pluhur mbi kokë dhe qanin e vajtonin: ‘Mjerë, mjerë qyteti i madh, i cili me salltanetet e veta pasuroi gjithë ata që kishin anije në det, sepse u shkretua në një orë të vetme!’+

20 Gëzo për atë që i ndodhi asaj, o qiell,+ edhe ju të shenjtë,+ ju apostuj dhe ju profetë, sepse për hirin tuaj Perëndia shpalli gjykimin e saj!»+

21 Një engjëll i fortë ngriti një gur që ngjante si gur mulliri, dhe e flaku në det, duke thënë: «Ja, po kaq vrullshëm do të flaket tej Babilonia, qyteti i madh, dhe s’do të gjendet më kurrë.+ 22 Te ti nuk do të dëgjohet më kurrë zëri i këngëtarëve që u bien harpave, i flautistëve, i trumbetarëve dhe i muzikantëve të tjerë. Te ti nuk do të gjendet më asnjë artizan i çfarëdo zanati dhe nuk do të dëgjohet më asnjë zhurmë gurësh mulliri. 23 Te ti nuk do të ndriçojë më asnjë dritë llambe dhe nuk do të dëgjohet më asnjë zë dhëndri e nuseje. Kjo do të ndodhë sepse tregtarët e tu ishin paria e tokës dhe sepse të gjitha kombet u mashtruan nga zakonet e tua spiritiste.+ 24 Po, në atë qytet u gjend gjaku i profetëve, i të shenjtëve+ dhe i tërë atyre që u vranë pa mëshirë mbi tokë.»+

19 Pas kësaj, dëgjova një zë të fortë si i një shumice të madhe në qiell që thoshte: «Lëvdoni Jah!*+ Shpëtimi, lavdia dhe fuqia i përkasin Perëndisë tonë, 2 sepse gjykimet e tij janë të vërteta e të drejta.+ Në fakt ai ekzekutoi gjykimin mbi prostitutën e madhe që e korruptoi tokën me imoralitetin e saj seksual,* dhe mori hak për gjakun e skllevërve të tij, që ajo ka derdhur me duart e saj.»*+ 3 E në çast tha për herë të dytë: «Lëvdoni Jah!*+ Tymi i saj ngjitet në jetë të jetëve.»+

4 Atëherë 24 pleqtë+ dhe katër krijesat e gjalla+ u përkulën dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur në fron, me fjalët: «Amin! Lëvdoni Jah!»*+

5 Gjithashtu nga froni doli një zë që tha: «Thurini lavde Perëndisë tonë, të gjithë ju skllevër të tij+ që e nderoni thellësisht atë,* të vegjël e të mëdhenj!»+

6 Dëgjova një zë si i një shumice të madhe, si zhurma e ujërave të shumta dhe si gjëmimi i bubullimave të forta. Ata thanë: «Lëvdoni Jah!*+ Jehovai,* Perëndia ynë, i Plotfuqishmi,+ ka nisur të mbretërojë!+ 7 Le të gëzojmë e të ngazëllojmë, le t’i japim lavdi atij, sepse erdhi martesa e Qengjit dhe nusja është gati. 8 Po, asaj i është lejuar të vishet me lino të shndritshme, të pastër e të hollë, sepse linoja e hollë përfaqëson veprat e drejta të të shenjtëve.»+

9 Ai* më tha: «Shkruaj: lum ata që janë ftuar në darkën e martesës së Qengjit!»+ Gjithashtu, më tha: «Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.» 10 Atëherë u përkula para këmbëve të tij që ta adhuroja. Por ai më tha: «Kujdes! Mos e bëj!+ Unë s’jam veçse shoku yt i skllavërisë dhe i vëllezërve të tu, të cilët japin dëshmi për Jezuin.+ Perëndinë adhuro!+ Në fakt dëshmia për Jezuin është qëllimi i profecive.»*+

11 Pashë qiellin të hapur dhe ja, një kalë i bardhë.+ Ai që kalëronte mbi të quhet Besnik+ e i Vërtetë,+ dhe gjykon e lufton me drejtësi.+ 12 Sytë e tij janë si flakë zjarri,+ e mbi kokë ka shumë diadema.* Ai ka një emër të shkruar që përveç tij askush tjetër nuk e di, 13 dhe mban veshur një rrobë të njollosur* me gjak; ai quhet Fjala+ e Perëndisë. 14 Ushtritë qiellore e ndiqnin mbi kuaj të bardhë dhe ishin veshur me lino të bardhë, të pastër e të hollë. 15 Nga goja e tij del një shpatë e gjatë dhe e mprehtë,+ që të godasë kombet me të. Ai do të mbretërojë mbi to* me një shkop të hekurt+ dhe do t’i shtypë në shtypësen e rrushit të zemërimit të furishëm të Perëndisë së Plotfuqishëm.+ 16 Mbi rrobë, mbi kofshë, ai ka të shkruar një emër «Mbret i mbretërve dhe Zotëri i zotërinjve».+

17 Pashë edhe një engjëll që qëndronte mes rrezeve të diellit, i cili thërriti me zë të fortë e u tha gjithë zogjve që fluturojnë në mes të qiellit: «Ejani këtu, mblidhuni bashkë për darkën e madhe të Perëndisë,+ 18 që të hani mishin e mbretërve, të komandantëve ushtarakë, të njerëzve të fortë,+ mishin e kuajve dhe të kalorësve,+ mishin e të gjithëve, të lirë e skllevër, të vegjël e të mëdhenj.»

19 Pashë bishën, mbretërit e tokës dhe ushtritë e tyre të mbledhura së bashku për të luftuar kundër atij që kalëronte mbi kalë dhe kundër ushtrisë së tij.+ 20 Bisha u kap e bashkë me të edhe profeti i rremë,+ që kreu para saj shenjat me të cilat mashtroi ata që morën damkën e bishës+ dhe ata që adhurojnë shëmbëlltyrën e saj.+ Ata i hodhën që të dy të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur.+ 21 Kurse të tjerët u vranë me shpatën e gjatë që dilte nga goja e atij që kalëron.+ Dhe gjithë zogjtë u ngopën me mishin e tyre.+

20 Pashë një engjëll që zbriste nga qielli me çelësin e humnerës+ dhe me një zinxhir të madh në dorë. 2 Ai e kapi dragoin,+ gjarprin e hershëm,+ i cili është Djalli+ dhe Satanai,+ dhe e lidhi për 1.000 vjet. 3 Pastaj e vërviti në humnerë,+ të cilën e mbylli dhe e vulosi sipër tij, që të mos i mashtronte më kombet, derisa të mbaronin 1.000 vjetët. Pas kësaj, ai do të lirohet për pak kohë.+

4 Pashë frone dhe ata që ishin ulur në to, të cilëve u ishte dhënë autoritet për të gjykuar. Po, pashë gjakun* e atyre që ishin ekzekutuar,* ngaqë kishin dhënë dëshmi për Jezuin dhe kishin folur për Perëndinë. Pashë ata që nuk kishin adhuruar as bishën, as shëmbëlltyrën e saj dhe që nuk e kishin marrë damkën mbi ballë ose mbi dorë.+ Ata u kthyen në jetë dhe mbretëruan me Krishtin+ për 1.000 vjet. 5 (Pjesa tjetër e të vdekurve+ nuk u kthyen në jetë derisa mbaruan 1.000 vjetët.) Kjo është ringjallja e parë.+ 6 I lumtur dhe i shenjtë është kushdo që kthehet në jetë në ringjalljen e parë;+ vdekja e dytë+ nuk ka aspak autoritet mbi ta,+ dhe ata do të jenë priftërinj+ të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të për 1.000 vjet.+

7 Sapo të mbarojnë 1.000 vjetët, Satanai do të lirohet nga burgu i tij 8 dhe do të dalë për të mashtruar kombet në të katër skajet e dheut, Gog dhe Magog, që t’i mbledhë së bashku për luftë. Numri i tyre do të jetë si rëra e detit. 9 Ata do të shpërndahen në të gjithë tokën e do të rrethojnë kampin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr që do t’i përpijë.+ 10 Kurse Djalli që i mashtronte, do të hidhet në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku gjenden tashmë edhe bisha+ me profetin e rremë;+ ata do të mundohen* ditë e natë, në jetë të jetëve.

11 Pashë një fron të bardhë e të madh, si dhe Atë që rri ulur në të.+ Toka e qielli u zhdukën përpara tij+ e s’u gjendën më. 12 Pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin para fronit, dhe u hapën rrotullat. Por u hap edhe një rrotull tjetër: rrotulla e jetës.+ Të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre.+ 13 Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Varri* i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta, dhe secili prej tyre u gjykua sipas veprave të veta.+ 14 Vdekja dhe Varri* u vërvitën në liqenin e zjarrtë.+ Ky liqen i zjarrtë+ paraqet vdekjen e dytë.+ 15 E kush nuk u gjend i shkruar në librin e jetës,+ u vërvit në liqenin e zjarrtë.+

21 Pashë një qiell të ri dhe një tokë të re,+ sepse qielli i mëparshëm dhe toka e mëparshme kishin kaluar+ dhe deti+ nuk ishte më. 2 Pashë edhe qytetin e shenjtë, Jerusalemin e Ri, të zbriste nga qielli, nga Perëndia,+ i përgatitur si një nuse e stolisur për burrin e saj.+ 3 Atëherë dëgjova një zë të fortë nga froni që tha: «Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzit. Ai do të banojë me ta, e ata do të jenë populli i tij. Po, vetë Perëndia do të jetë me ta.+ 4 Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre+ dhe nuk do të ketë më vdekje.+ Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.+ Gjërat e mëparshme shkuan.»

5 Ai që rri ulur në fron+ tha: «Ja, po bëj çdo gjë të re.»+ E shtoi: «Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme* dhe të vërteta.» 6 Pastaj më tha: «U plotësuan! Unë jam Alfa dhe Omega,* fillimi dhe mbarimi.+ Kujtdo që ka etje, do t’i jap falas nga burimi i ujit të jetës.+ 7 Ai që del fitimtar, do t’i trashëgojë këto gjëra. Unë do të jem Perëndia i tij, dhe ai do të jetë biri im. 8 Kurse frikacakët, ata pa besim,+ ata që janë të pështirë me ndyrësinë e tyre, vrasësit,+ imoralët,*+ ata që merren me spiritizëm, idhujtarët dhe të gjithë gënjeshtarët,+ do të përfundojnë në liqenin me zjarr dhe squfur,+ që paraqet vdekjen e dytë.»+

9 Një nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat e mbushura me shtatë plagët e fundit,+ erdhi e më tha: «Eja, se do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit.»+ 10 Kështu, me anë të fuqisë së frymës, më çoi në një mal madhështor e të lartë ku më tregoi qytetin e shenjtë, Jerusalemin, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,+ 11 dhe kishte lavdinë e Perëndisë.+ Ai rrëzëllente si një gur shumë i çmuar, si një gur diaspri që shndrit porsi kristal.+ 12 Kishte një mur madhështor e të lartë dhe 12 porta. Te portat kishte 12 engjëj dhe sipër portave ishin skalitur emrat e 12 fiseve të bijve të Izraelit. 13 Në lindje kishte tri porta, në veri tri porta, në jug tri porta dhe në perëndim tri porta.+ 14 Muri i qytetit kishte edhe 12 gurë themeli, dhe mbi ta ishin 12 emrat e 12 apostujve+ të Qengjit.

15 Ai që po fliste me mua mbante një mjet matës, një kallam të artë, për të matur qytetin, portat dhe murin e tij.+ 16 Qyteti kishte formë katrore dhe gjatësia e tij ishte po aq sa gjerësia. Ai e mati qytetin me kallam, dhe ishte 12.000 stadë;* gjatësia, gjerësia dhe lartësia e tij ishin të barabarta. 17 Mati edhe murin e tij dhe ishte 144 kute* sipas matjes që bën një njeri, por edhe sipas matjes që bën një engjëll. 18 Muri i tij ishte prej diaspri,+ dhe qyteti ishte prej ari të kulluar, si qelq i pastër. 19 Themelet e murit të qytetit ishin stolisur me çdo lloj guri të çmuar: themeli i parë ishte diaspër, i dyti safir, i treti kalcedon, i katërti smerald, 20 i pesti sardoniks, i gjashti sard, i shtati krizolit, i teti beril, i nënti topaz, i dhjeti krizopraz, i njëmbëdhjeti hiacint, i dymbëdhjeti ametist. 21 Edhe 12 portat ishin 12 margaritarë; secila nga portat ishte bërë prej një margaritari të vetëm. Ndërsa rruga kryesore e qytetit ishte prej ari të kulluar, si qelq i tejdukshëm.

22 Në të nuk pashë asnjë tempull, sepse Perëndia Jehova,* i Plotfuqishmi,+ është tempulli i tij, e po kështu edhe Qengji. 23 Qyteti nuk ka nevojë as për diellin, as për hënën që të ndriçojnë mbi të, sepse e ndriçon lavdia e Perëndisë,+ dhe llamba e tij është Qengji.+ 24 Kombet do të ecin me anë të dritës së qytetit,+ dhe mbretërit e tokës do të sjellin lavdinë e tyre. 25 Portat e tij nuk do të mbyllen gjatë ditës dhe atje s’do të ketë fare natë.+ 26 Ata do të sjellin në të lavdinë dhe nderimin e kombeve,+ 27 por nuk do të hyjë kurrsesi asgjë e ndotur, askush që merret me ndonjë gjë të pështirë dhe që mashtron;+ do të hyjnë vetëm ata që i kanë emrat të shkruar në rrotullën e jetës të Qengjit.+

22 Më pas më tregoi lumin e ujit të jetës,+ i kulluar si kristal, që rridhte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit,+ 2 e zbriste përmes rrugës kryesore të qytetit. Në të dyja anët e lumit ishin pemët e jetës, që prodhonin fryt 12 herë në vit, po, jepnin fryt çdo muaj. Ndërsa gjethet e pemëve shërbenin për shërimin e kombeve.+

3 Nuk do të ketë më asnjë mallkim. Froni i Perëndisë dhe i Qengjit+ do të jetë në qytet, dhe skllevërit e Tij do t’i bëjnë shërbim të shenjtë. 4 Ata do të shohin fytyrën e tij+ dhe do të kenë mbi ballë emrin e tij.+ 5 Gjithashtu s’do të ketë më natë,+ dhe s’do të kenë më nevojë as për dritën e llambës, as për dritën e diellit, sepse Perëndia Jehova* do të ndriçojë mbi ta,+ dhe ata do të mbretërojnë në jetë të jetëve.+

6 Ai më tha: «Këto fjalë janë të besueshme* e të vërteta.+ Po, Jehovai,* Perëndia që frymëzoi profetët,+ ka dërguar engjëllin e tij për t’u treguar skllevërve të vet gjërat që do të ndodhin së shpejti. 7 Ja, unë po vij shpejt.+ Lum kush zbaton fjalët e profecisë së kësaj rrotulle!»+

8 Unë, Gjoni, i dëgjova dhe i pashë këto gjëra. Pasi dëgjova e pashë, u përkula te këmbët e engjëllit që m’i tregoi këto, për ta adhuruar. 9 Por ai më tha: «Kujdes! Mos e bëj! Unë s’jam veçse shoku yt i skllavërisë dhe i vëllezërve të tu, që janë profetë, si dhe i atyre që zbatojnë fjalët e kësaj rrotulle. Perëndinë adhuro!»+

10 Gjithashtu më tha: «Mos i vulos fjalët e profecisë së kësaj rrotulle, sepse koha e caktuar është afër. 11 I padrejti, le të vazhdojë të bëjë padrejtësi; kush është i fëlliqur, le të vazhdojë të bëjë fëlliqësi; por i drejti le të vazhdojë të veprojë me drejtësi, dhe të shenjtët le të mbeten të shenjtë.

12 “Ja, unë po vij shpejt dhe me vete kam shpërblimin që do t’i jap secilit sipas veprave të veta.+ 13 Unë jam Alfa dhe Omega,*+ i pari dhe i fundit, fillimi dhe mbarimi. 14 Lum ata që i lajnë rrobat e tyre të gjata,+ që të kenë të drejtën të shkojnë te pemët e jetës+ dhe të hyjnë në qytet nga portat e tij!+ 15 Jashtë janë qentë,* ata që merren me spiritizëm, imoralët,* vrasësit, idhujtarët dhe ata që e duan gënjeshtrën dhe e kanë zakon të gënjejnë.”+

16 ‘Unë, Jezui, dërgova engjëllin tim që t’ju dëshmoja këto gjëra për dobinë e kongregacioneve. Unë jam rrënja dhe pasardhësi i Davidit,+ si dhe ylli i shndritshëm i mëngjesit.’»+

17 Fryma dhe nusja+ vazhdojnë të thonë: «Eja!» Dhe kushdo që dëgjon, le të thotë: «Eja!» Kush ka etje, le të vijë;+ kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.+

18 «Kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së kësaj rrotulle, unë i dëshmoj: nëse ndokush u shton diçka këtyre gjërave,+ Perëndia do t’i shtojë atij plagët e shkruara në këtë rrotull.+ 19 Nëse dikush heq diçka nga fjalët e rrotullës së kësaj profecie, Perëndia do ta heqë pjesën e tij nga ajo që është shkruar në këtë rrotull—nuk do ta lejojë të hajë nga pemët e jetës+ dhe të hyjë në qytetin e shenjtë.+

20 Ai që jep dëshmi për këto gjëra thotë: ‘Po, unë po vij shpejt.’»+

«Amin! Eja, o Zotëri Jezu!»

21 Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu qoftë me të shenjtët!

Ose «Zbulimi».

Shih Fjalorthin.

Ose «dashamirësi të pamerituar». Shih Fjalorthin.

Ose «A-ja dhe Zh-ja». Alfa është shkronja e parë e alfabetit grek, kurse Omega është shkronja e fundit.

Shih Shtojcën A5.

Fjalë për fjalë «shtrëngime».

Ose «Nën ndikimin e frymës së shenjtë».

Ose «të Hadesit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «shtrëngimet».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «shtrëngim».

Ose «të mbash fort emrin tim».

Ose «t’u vinte një gur pengese».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «shtrëngim».

Ose «ndjenjat më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat».

Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».

Ose «emrin».

Ose «mbaj parasysh».

Fjalë për fjalë «disa emra».

Ose «të bëjnë nderime».

Një mundësi tjetër «ndoqe shembullin e qëndrueshmërisë sime».

Shih Fjalorthin.

Ose «një guri të çmuar të kuq».

Ose «Në mes, bashkë me fronin».

Shih Shtojcën A5.

Shih Shtojcën A5.

Fjalë për fjalë «nga brenda dhe nga jashtë».

Ose «Mes fronit dhe mes katër krijesave të gjalla».

Shih Fjalorthin.

Shih Shtojcën B14.

Monedhë argjendi romake që vlente sa paga e një dite pune. Shih Shtojcën B14.

Ose «Hadesi», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Ose «shpirtrat». Shih Fjalorthin.

Ka të ngjarë lesh dhie.

Ose «në mes të».

Fjalë për fjalë «me zjarr».

Ose «e krijesave që kanë shpirt». Shih Fjalorthin, «Shpirti».

Ose «autoritet».

Ose «autoriteti».

Do të thotë «shkatërrim».

Do të thotë «shkatërrues».

Domethënë, 200.000.000.

Shih Fjalorthin.

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «i mbështjellë».

Ose «shkop matës».

Shih Fjalorthin.

Ose «po shihnin».

Shih Shtojcën A5.

Ose «i frikësohen emrit».

Ose «të rrënosh ata që rrënojnë».

Ose «e veshur».

Ose «kurora mbretërore».

Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».

Do të thotë «Kush është si Perëndia?»

Një mundësi tjetër «por u mund [pra, dragoi]».

Ose «jetën». Shih Fjalorthin.

Domethënë, tri kohë e gjysmë.

Fjalë për fjalë «fytyrës».

Fjalë për fjalë «farës». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.

Domethënë, dragoi.

Ose «kurora mbretërore».

Shih Fjalorthin.

Një mundësi tjetër «Kush të jetë për t’u vrarë me shpatë».

Ose «njeriu».

Fjalë për fjalë «kini frikë». Shih Fjalorthin.

Ose «dhe krojet».

Ose «e zemërimit».

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «i izolimit; i burgosjes».

Ose «besimin e Jezuit».

Rreth 296 km. Një stad ishte 185 metra. Shih Shtojcën B14.

Shih Shtojcën A5.

Fjalë për fjalë «frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Shih Shtojcën A5.

Ose «shpirt».

Shih Shtojcën A5.

Ose «gjykimet e tua!»

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «frymëra të ndyra».

Greqisht Harmagedón; vjen nga një term hebraik që do të thotë «mali i Megidos».

Një talentë greke ishte 20,4 kg. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «duhet zgjuarsi e mençuri».

Një mundësi tjetër «frymëmarrjeje; kundërmimi; thënieje të frymëzuar».

Ose «së zemërimit».

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «tregtarët shëtitës».

Ose «krimet e saj».

Fjalë për fjalë «thotë në zemër».

Shih Shtojcën A5.

Shih Fjalorthin.

Ose «cilësore».

Ose «ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.

Ose «kardamom».

Fjalë për fjalë «fryti i pjekur».

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «nga duart e saj».

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.

Fjalë për fjalë «i frikësoheni atij». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.

Shih Shtojcën A5.

I referohet engjëllit.

Ose «është ajo që frymëzon profecinë».

Ose «kurora mbretërore».

Një mundësi tjetër «të spërkatur».

Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».

Ose «shpirtrat». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «ekzekutuar me sëpatë».

Ose «do të jenë të lidhur; do të jenë në burg». Shih shënimin te Zb 14:11.

Ose «Hadesi», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Ose «Hadesi», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Ose «besnike».

Ose «A-ja dhe Zh-ja». Alfa është shkronja e parë e alfabetit grek, kurse Omega është shkronja e fundit.

Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».

Rreth 2.220 km. Një stad ishte 185 metra. Shih Shtojcën B14.

Rreth 64 metra. Shih Shtojcën B14.

Shih Shtojcën A5.

Shih Shtojcën A5.

Ose «besnike».

Shih Shtojcën A5.

Ose «A-ja dhe Zh-ja». Alfa është shkronja e parë e alfabetit grek, kurse Omega është shkronja e fundit.

Domethënë, ata që bëjnë gjëra të pështira në sytë e Perëndisë.

Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo