LETRA E PARË E PJETRIT
1 Pjetri, apostull+ i Jezu Krishtit, drejtuar banorëve të përkohshëm të shpërndarë nëpër Pont, Galati, Kapadoki,+ Azi dhe Bitini, 2 të zgjedhurve sipas paranjohjes* së Perëndisë, Atit,+ të cilët fryma i ka shenjtëruar*+ që të jenë të bindur ndaj tij dhe të pastër falë spërkatjes me gjakun e Jezu Krishtit:+
Paçi gjithnjë e më shumë mirësi të pamerituar* dhe paqe nga Perëndia!
3 Lëvduar qoftë Perëndia, Ati i Zotërisë tonë Jezu Krisht, që me mëshirën e tij të madhe na dha mundësinë, nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit,+ të lindim përsëri+ për një shpresë të gjallë,+ 4 për një trashëgimi të pashkatërrueshme, të pandotur e të pavenitshme.+ Kjo trashëgimi është rezervuar në qiej për ju,+ 5 për ju që Perëndia po ju ruan me fuqinë e vet, falë besimit që keni, për një shpëtim që do të zbulohet në kohën e fundit. 6 Për këtë po gëzoni shumë, ndonëse për pak kohë do t’ju duhet të vuani për shkak të sprovave* të ndryshme,+ 7 me qëllim që cilësia e besimit tuaj të sprovuar+—shumë më i çmuar se ari që prishet edhe pse sprovohet* në zjarr—t’ju sjellë lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet Jezu Krishti.+ 8 Ndonëse nuk e keni parë kurrë, ju e doni atë; ndonëse tani për tani nuk e shihni, prapëseprapë ju tregoni besim tek ai dhe ndieni një gëzim të madh e të papërshkrueshëm, 9 ndërsa korrni frytin e besimit tuaj, shpëtimin tuaj.+
10 Për sa i përket këtij shpëtimi, profetët që profetizuan për mirësinë e pamerituar të rezervuar për ju, studiuan me zell e bënë kërkime të kujdesshme.+ 11 Ata kërkuan pareshtur të njihnin rrethanat a kohën specifike kur do të plotësoheshin profecitë lidhur me Krishtin,+ që u tregonte fryma* brenda tyre, sepse ajo u kishte dëshmuar paraprakisht për vuajtjet që duhej të hiqte Krishti+ dhe për lavdinë që do të merrte më pas. 12 Atyre iu tregua se nuk po i shërbenin vetes, por juve, kur folën për ato gjëra që tani jua kanë zbuluar ata që ju shpallën lajmin e mirë falë frymës së shenjtë të dërguar nga qielli.+ Pikërisht këto gjëra edhe engjëjt dëshirojnë me zjarr t’i kuptojnë.
13 Prandaj përgatitni mendjen* për aktivitet!+ Ruani plotësisht gjykimin!+ Varini shpresat te mirësia e pamerituar që do t’ju tregohet kur të zbulohet Jezu Krishti! 14 Si fëmijë të bindur, mjaft u brumosët* nga dëshirat e mëparshme kur ishit në padije, 15 por si i Shenjti që ju thirri, bëhuni edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,+ 16 sepse është shkruar: «Duhet të jeni të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë!»+
17 Veç kësaj, nëse i thërritni për ndihmë Atit, i cili e gjykon me paanësi+ gjithsecilin sipas veprave, tregoni me vepra se nderoni thellësisht Perëndinë*+ ndërsa jetoni si banorë të përkohshëm në këtë botë. 18 Ju e dini se u çliruat* nga mënyra e kotë e jetesës që ju lanë si trashëgimi paraardhësit,* jo me gjëra të prishshme,+ me argjend ose ar, 19 por me gjak të çmuar,+ si ai i një qengji të patëmetë dhe të panjollë,+ po, të Krishtit.+ 20 Vërtet, Perëndia e kishte zgjedhur atë përpara se të themelohej bota,+ por ai u shfaq në fund të kohëve për hirin tuaj.+ 21 Me anë të tij ju besoni te Perëndia,+ i cili e ngriti atë nga të vdekurit+ dhe i dha lavdi,+ që të besoni dhe të shpresoni te Perëndia.
22 Tani që keni përzemërsi vëllazërore pa hipokrizi,+ ngaqë jeni pastruar* duke iu bindur së vërtetës, kini për njëri-tjetrin dashuri të zjarrtë nga zemra.+ 23 Juve ju është dhënë mundësia të lindni përsëri,+ jo nga një farë e shkatërrueshme, por nga një farë e pashkatërrueshme,*+ me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë e të përjetshëm.+ 24 Faktikisht, «çdo njeri* është si bari dhe gjithë lavdia e tij është si lulja e fushës; bari thahet dhe lulja bie, 25 por fjala e Jehovait* mbetet përgjithmonë».+ «Fjala» është lajmi i mirë që ju është shpallur.+
2 Prandaj flakni tej çdo të keqe,+ mashtrim, hipokrizi, zili dhe përgojim. 2 Si foshnja të porsalindura,+ ushqeni një dëshirë të zjarrtë për qumështin e kulluar* të fjalës, që me anë të tij të rriteni e të shpëtoni,+ 3 nëse vërtet e keni provuar* që Zotëria është zemërmirë.
4 Ndërsa i afroheni atij—një guri të gjallë që njerëzit e hodhën poshtë,+ por që Perëndia e zgjodhi si gur të çmuar+—5 edhe ju, si gurë të gjallë, po ndërtoheni për të qenë një shtëpi e ngritur falë frymës së Perëndisë,+ që të bëheni një priftëri e shenjtë dhe, nëpërmjet Jezu Krishtit, të ofroni flijime+ të pranueshme për Perëndinë+ në harmoni me frymën e tij. 6 Prandaj në Shkrim thuhet: «Unë po vë në Sion një gur të zgjedhur, një gur të çmuar qosheje për themelin. Kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet kurrë.»*+
7 Për ju, pra, ai është i çmuar, sepse jeni besimtarë. Por për ata që nuk besojnë, nuk është kështu, sepse shkrimi thotë se «guri që ndërtuesit hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes»*+ 8 dhe «gur e shkëmb pengese».+ Ata pengohen sepse nuk i binden fjalës, dhe kështu do të përfundojnë njerëz të tillë. 9 Kurse ju jeni «popull i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë,+ prona e tij e veçantë,+ që të shpallni kudo cilësitë e tij të shkëlqyera»,*+ të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.+ 10 Dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë;+ dikur Perëndia nuk ju kishte treguar mëshirë, por tani ai ju ka treguar mëshirë.+
11 Të dashur, ju nxit si të ardhur e banorë të përkohshëm në këtë botë,+ të vazhdoni të rrini larg nga dëshirat mëkatare,*+ të cilat luftojnë kundër jush.+ 12 Kini një sjellje të shkëlqyer mes njerëzve nga bota,*+ që, kur t’ju akuzojnë si keqbërës, të jenë dëshmitarë okularë të veprave tuaja të shkëlqyera,+ e kështu t’i japin lavdi Perëndisë në ditën e hetimit.
13 Për hir të Zotërisë, nënshtrojuni çdo autoriteti* njerëzor,+ qoftë mbretit+ si më i lartë, 14 qoftë guvernatorëve si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,+ 15 sepse është vullneti i Perëndisë, që, duke bërë të mirën, t’ua mbyllni gojën* njerëzve të paarsyeshëm që flasin nga injoranca.+ 16 Jetoni si njerëz të lirë,+ por mos e përdorni lirinë tuaj si justifikim* për të bërë të keqen,+ përkundrazi jini skllevër të Perëndisë.+ 17 Nderoni njerëz të çdo lloji,+ kini dashuri për gjithë vëllezërit në besim,*+ kini nderim të thellë për* Perëndinë,+ nderoni mbretin!+
18 Shërbyesit t’u nënshtrohen zotërinjve të tyre me frikën që u takon,+ jo vetëm të mirëve dhe të arsyeshmëve, por edhe gjithë atyre që zor se kënaqen, 19 sepse Perëndia kënaqet me ata që u bëjnë ballë vështirësive* dhe vuajnë padrejtësisht ngaqë mbajnë një ndërgjegje të pastër përpara tij.+ 20 Në të vërtetë, ç’meritë keni nëse ju rrahin kur mëkatoni?!+ Por nëse duroni kur vuani ngaqë bëni të mirën, Perëndia kënaqet.+
21 Në të vërtetë, në këtë udhë u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ju+ e ju la një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.+ 22 Ai nuk kreu asnjë mëkat+ dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+ 23 Kur e shanin,*+ nuk e kthente sharjen.*+ Kur vuante,+ nuk kërcënonte, por e linte veten në duart e Atij që gjykon+ me drejtësi. 24 Ai vetë mbarti mëkatet tona+ në trupin e tij kur u vu në shtyllë,*+ që ne të ishim të vdekur për mëkatin* dhe të jetonim për drejtësinë. «Falë plagëve të tij u shëruat»,+ 25 sepse ishit si dele që po humbitnin rrugën,+ kurse tani jeni kthyer te bariu+ dhe mbikëqyrësi i shpirtit tuaj.*
3 Në të njëjtën mënyrë, ju gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj,+ që, nëse disa nuk i binden fjalës, t’i fitoni pa fjalë, me sjelljen tuaj,+ 2 pasi të kenë parë me sytë e tyre sjelljen tuaj të dëlirë,+ si edhe respektin e thellë. 3 Stolisja juaj të mos jetë e jashtme, me gërshetime flokësh,* me stoli prej ari+ a me veshje luksoze. 4 Por stolisni njeriun e fshehtë të zemrës me një frymë të qetë e të butë,+ një stolisje e pashkatërrueshme dhe e vyer në sytë e Perëndisë. 5 Faktikisht, kështu stoliseshin më parë gratë e shenjta që shpresonin te Perëndia dhe u nënshtroheshin burrave të tyre, 6 ashtu si Sara i bindej Abrahamit dhe e quante zotëri.+ Ju jeni bija të saj po të vazhdoni të bëni të mirën pa frikë.+
7 Në të njëjtën mënyrë, ju burra, mirëkuptojini* gratë tuaja ndërsa jetoni me to* dhe nderojini+ si një enë më të brishtë, përderisa edhe ato janë bashkëtrashëgimtare me ju+ të dhuratës së pamerituar të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.
8 Së fundi, jini të gjithë në një mendje,*+ tregoni empati,* përzemërsi vëllazërore, jini zemërdhembshur+ dhe të përulur.+ 9 Mos e ktheni të keqen me të keqe+ dhe sharjen me të sharë,+ por më mirë bekoni,+ sepse u thirrët në këtë udhë që të trashëgoni bekimin e Perëndisë.
10 Prandaj, «ai që e do jetën dhe dëshiron të shohë ditë të bardha, duhet ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+ dhe buzët, për të mos mashtruar. 11 Të largohet nga e keqja+ dhe të bëjë të mirën,+ të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë,+ 12 sepse Jehovai* i mban sytë mbi të drejtët dhe veshët te përgjërimi i tyre,+ por Jehovai* e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija».+
13 Vërtet, kush do t’ju bëjë keq nëse bëni gjithë zell të mirën?!+ 14 Por, edhe sikur të vuani për hir të drejtësisë, lum ju!+ Megjithatë, mos iu frikësoni asaj që i frikësohen njerëzit,* as mos u shqetësoni.+ 15 Por nderoni* Krishtin si Zotëri në zemrat tuaja e jini gjithnjë gati të mbroni shpresën* tuaj përpara kujtdo që ju kërkon shpjegime, me butësi+ dhe respekt të thellë.+
16 Mbani një ndërgjegje të mirë,+ që, kushdo që thotë ndonjë të keqe kundër jush, të turpërohet+ nga sjellja juaj e mirë si dishepuj të Krishtit,+ 17 sepse është më mirë të vuani ngaqë bëni të mirën,+ në qoftë vullneti i Perëndisë, sesa ngaqë bëni të ligën.+ 18 Vetë Krishti vdiq një herë e mirë për mëkatin,*+ një i drejtë për të padrejtët,+ që t’ju çojë te Perëndia.+ Ai vdiq si njeri,*+ por u ngjall si krijesë qiellore,*+ 19 dhe si i tillë ai shkoi dhe u shpalli mesazhin e gjykimit engjëjve të burgosur+ 20 që u treguan të pabindur në ditët e Noesë. Në ato ditë, Perëndia priste me durim*+ ndërsa ndërtohej arka,+ në të cilën pak njerëz, domethënë tetë shpirt,* shpëtuan nëpërmjet ujit.+
21 Pagëzimi, që përkon me këtë ngjarje, tani po ju shpëton edhe ju (jo duke hequr fëlliqësinë e trupit,* por duke i drejtuar Perëndisë një kërkesë për ndërgjegje të mirë)+ nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit. 22 Ai është në të djathtën e Perëndisë,+ sepse shkoi në qiell, ku engjëjt, autoritetet dhe fuqitë iu nënshtruan.+
4 Përderisa Krishti vuajti kur ishte prej mishi e gjaku,+ edhe ju armatosuni me të njëjtën prirje mendore* si ai, sepse kush ka vuajtur kështu, ka hequr dorë nga mëkatet,+ 2 që, për sa kohë të jetë si njeri prej mishi e gjaku, të mos jetojë më për dëshirat njerëzore,+ por për të bërë vullnetin e Perëndisë.+ 3 Vërtet, më parë kaluat mjaft kohë duke bërë vullnetin e botës,+ kur jepeshit pas sjelljes së pacipë,* epsheve të shfrenuara, pirjes me tepri, festave* të shfrenuara, dehjeve* dhe idhujtarisë së neveritshme.*+ 4 Tani atyre u vjen çudi që nuk vraponi më me ta në të njëjtën udhë të degjeneruar e të shfrenuar, dhe prandaj ju shajnë.+ 5 Por këta njerëz do t’i japin llogari atij që është gati të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.+ 6 Për këtë qëllim lajmi i mirë iu shpall edhe të vdekurve,*+ që të jenë të gjallë në sytë e Perëndisë e të jetojnë nën drejtimin e frymës së tij, pavarësisht si i gjykojnë njerëzit me kriteret e tyre.*
7 Tashmë fundi i të gjitha gjërave është afruar. Prandaj jini me mendje të shëndoshë*+ dhe qëndroni vigjilentë* për t’iu kushtuar lutjeve.+ 8 Mbi të gjitha, kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin,+ sepse dashuria mbulon* mëkate të shumta.+ 9 Jini mikpritës me njëri-tjetrin, pa u ankuar.+ 10 Secili nga ju ta përdorë dhuratën e vet në atë masë që ka marrë, që t’i shërbeni njëri-tjetrit si kujdestarë të shkëlqyer të mirësisë së pamerituar të Perëndisë, të shprehur në mënyra të ndryshme.+ 11 Nëse dikush flet, të flasë për thëniet e Perëndisë, e nëse dikush shërben, të shërbejë duke u mbështetur te fuqia që jep Perëndia,+ që, nëpërmjet Jezu Krishtit, atij t’i jepet lavdi për çdo gjë.+ Lavdia dhe fuqia janë të tijat në jetë të jetëve! Amin!
12 Të dashur, të mos ju vijë çudi për sprovat e zjarrta që po hasni,+ thua se po ju ndodh ndonjë gjë e çuditshme. 13 Përkundrazi, vazhdoni të gëzoni+ meqë po hiqni deri diku të njëjtat vuajtje si të Krishtit,+ që të gëzoni e të ngazëlloni edhe kur të zbulohet lavdia e tij.+ 14 Nëse po ju poshtërojnë* për emrin e Krishtit, lum ju,+ sepse fryma e lavdisë, po, fryma e Perëndisë, prehet mbi ju.
15 Megjithatë, askush nga ju të mos vuajë ngaqë është vrasës, hajdut, keqbërës, a ngaqë fut hundët në punët e të tjerëve.+ 16 Por, nëse dikush vuan si i krishterë, të mos e ketë për turp,+ por të vazhdojë t’i japë lavdi Perëndisë duke mbajtur këtë emër. 17 Në të vërtetë, ka ardhur koha e caktuar që gjykimi të fillojë me shtëpinë e Perëndisë.+ Tani, nëse fillon së pari me ne,+ ç’fund i pret ata që nuk i binden lajmit të mirë të Perëndisë?+ 18 «Dhe, nëse me zor shpëton i drejti, ç’do t’i ndodhë mëkatarit dhe atij që shpërfill Perëndinë?»+ 19 Kështu, ata që vuajnë ngaqë bëjnë vullnetin e Perëndisë, le të vazhdojnë ta lënë veten në duart e një Krijuesi besnik ndërsa bëjnë të mirën.+
5 Prandaj, meqë edhe unë jam plak, dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe pjesëmarrës i lavdisë që do të tregohet nëpërmjet nesh,+ u bëj këtë thirrje* pleqve që janë mes jush: 2 kulloteni kopenë e Perëndisë+ që është nën kujdesin tuaj dhe shërbeni si mbikëqyrës,* jo me detyrim, por vullnetarisht,+ siç do Perëndia; as për të lakmuar fitime të pandershme,+ por me zell; 3 as duke u sjellë si zotër me trashëgiminë e Perëndisë,*+ por duke u bërë shembuj për kopenë.+ 4 Kështu, kur kryebariu+ të shfaqet, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket kurrë.+
5 Në të njëjtën mënyrë, ju më të rinj, jini të nënshtruar ndaj më të mëdhenjve në moshë.*+ Megjithatë, të gjithë vishuni me përulësi* ndaj njëri-tjetrit, sepse Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u tregon mirësi të pamerituar të përulurve.+
6 Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur,+ 7 ndërsa hidhni gjithë ankthin* tuaj mbi të,+ sepse ai merakoset për ju.+ 8 Ruani gjykimin! Jini syçelë!+ Kundërshtari juaj, Djalli, vjen rrotull si një luan që ulërin, duke kërkuar të gllabërojë ndonjë.*+ 9 Por ju kundërvijuni,+ të patundur në besim, duke e ditur se të gjithë vëllezërit* nëpër botë po përjetojnë të njëjtat vuajtje.+ 10 Megjithatë, pasi të keni vuajtur për pak kohë, Perëndia i çdo mirësie të pamerituar, i cili ju thirri që të merrni lavdinë e tij të përhershme+ dhe që të jeni në unitet me Krishtin, do ta çojë vetë deri në fund stërvitjen tuaj; do t’ju bëjë të patundur,+ do t’ju bëjë të fortë+ e do t’ju vërë mbi themele të forta. 11 Atij i qoftë përgjithmonë fuqia! Amin!
12 Me anë të Silvanit,*+ të cilin e konsideroj vëlla të besueshëm, ju shkrova këto pak fjalë që t’ju jap zemër dhe t’ju siguroj se kjo është vërtet mirësia e pamerituar e Perëndisë. Prandaj, mos lejoni që ajo t’ju ikë nga duart. 13 Ajo* që është në Babiloni, e zgjedhur si ju, ju çon të fala, e po kështu edhe Marku,+ biri im. 14 Përshëndeteni njëri-tjetrin me një puthje të përzemërt.
Paqja qoftë me të gjithë ju që jeni në unitet me Krishtin!
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «dashamirësi të pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «vështirësive».
Ose «rafinohet».
Shih Fjalorthin.
Ose «mblidhni forcat mendore». Fjalë për fjalë «ngjishni ijët e mendjes».
Ose «u modeluat».
Fjalë për fjalë «silluni me frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «u shpenguat». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «ju la si trashëgimi tradita».
Ose «keni pastruar shpirtin».
Ose «një farë e frytshme (jetëdhënëse)». Domethënë, nga fryma e shenjtë.
Fjalë për fjalë «mish».
Shih Shtojcën A5.
Ose «e papërzier».
Ose «e keni shijuar».
Fjalë për fjalë «nuk do të turpërohet».
Fjalë për fjalë «koka e qoshes».
Fjalë për fjalë «virtytet», pra, cilësitë dhe veprat e tij të admirueshme.
Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «nga kombet». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «krijimi».
Fjalë për fjalë «t’u vini gojëz».
Ose «si maskim».
Fjalë për fjalë «vëllazërinë».
Fjalë për fjalë «kini frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «dhembjeve; brengave».
Ose «e fyenin».
Ose «fyerjen».
Ose «dru».
Ose «të mos kishim të bënim më me mëkatin».
Ose «i jetës suaj».
Domethënë, me modele të ekzagjeruara flokësh.
Ose «çmojini; tregojuni konsideratë».
Fjalë për fjalë «vazhdoni të jetoni me to sipas njohurisë».
Ose «kini unitet mendimi».
Ose «ndjenja të përbashkëta».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Një mundësi tjetër «mos iu frikësoni kërcënimeve të tyre».
Fjalë për fjalë «shenjtëroni».
Ose «bindjet».
Domethënë, për të hequr mëkatin.
Fjalë për fjalë «në mish».
Fjalë për fjalë «në frymë».
Fjalë për fjalë «durimi i Perëndisë po priste».
Ose «vetë».
Fjalë për fjalë «e mishit».
Ose «vendosmëri».
Ose «sjelljes së paturp; përbuzëse». Shumësi i fjalës greke asélgeia. Shih Fjalorthin.
Ose «ahengjeve».
Ose «gara në të pirë». I referohet pirjes së pakontrolluar e me tepri me qëllimin për t’u dehur.
Fjalë për fjalë «së jashtëligjshme».
Duket se u referohet atyre që ishin “të vdekur” për shkak të mëkateve. Shiko Efesianëve 2:1.
Fjalë për fjalë «sipas mishit».
Ose «kini gjykim të mirë».
Ose «syçelë; gati».
Ose «fal».
Ose «po ju shajnë; fyejnë».
Ose «u jap këtë nxitje».
Ose «duke u kujdesur gjithë merak».
Ose «me ata që ju janë besuar».
Ose «pleqve».
Ose «ngjishuni me përulësi mendjeje».
Ose «çdo shqetësim (merak)».
Ose «duke kërkuar dikë për ta gllabëruar».
Ose «vëllezërit në besim». Fjalë për fjalë «gjithë vëllazëria».
Quhet edhe Sila.
Duket se bëhet fjalë për kongregacionin në Babiloni.