LETRA DREJTUAR TITIT
1 Pavli, skllav i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit në harmoni me besimin e të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohurinë e saktë për të vërtetën, e cila përputhet me përkushtimin ndaj Perëndisë* 2 dhe bazohet në shpresën e jetës së përhershme,+ të cilën Perëndia, që nuk mund të gënjejë,+ e premtoi shumë kohë më parë, 3 por, në kohën e duhur sipas tij, e bëri të njohur fjalën e vet me anë të predikimit që m’u besua+ me urdhër të Shpëtimtarit tonë, Perëndisë. 4 I drejtohem Titit, një biri të vërtetë falë besimit që kemi të dy:
Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati, si edhe nga Krishti Jezu, Shpëtimtari ynë, qofshin me ty!
5 Të lashë në Kretë që të ndreqje gjërat që duheshin rregulluar* dhe të emëroje pleq qytet më qytet sipas udhëzimit që të dhashë: 6 secili prej tyre duhet të jetë* i lirë nga çdo akuzë, burrë i një gruaje të vetme dhe të ketë fëmijë besimtarë që nuk akuzohen si të shfrenuar* ose rebelë,+ 7 sepse si kujdestar nga Perëndia, një mbikëqyrës duhet të jetë i lirë nga çdo akuzë, nuk duhet të jetë kryeneç,+ gjaknxehtë,+ pijanec, i dhunshëm* dhe lakmitar për të nxjerrë fitime të pandershme. 8 Përkundrazi, duhet të jetë mikpritës,+ që e do mirësinë, me mendje të shëndoshë,*+ i drejtë, besnik,+ me vetëkontroll,+ 9 që i përmbahet fort fjalës së besueshme* në artin e tij të mësimdhënies,+ që të jetë në gjendje edhe të japë zemër* me anë të mësimit të shëndoshë,*+ edhe të korrigjojë+ ata që i kundërvihen këtij mësimi.
10 Faktikisht ka shumë rebelë, llafazanë dhe mashtrues, sidomos ata që i rrinë besnikë rrethprerjes.+ 11 Është e nevojshme që këtyre t’u mbyllet goja, sepse këta vazhdojnë të minojnë besimin e familjeve të tëra duke u mësuar gjëra që nuk duhet për të nxjerrë fitime të pandershme. 12 Vetë një profet nga vendi i tyre tha: «Kretasit janë gjithmonë gënjeshtarë, egërsira, grykës qylaxhinj.»
13 Kjo dëshmi është e vërtetë. Pikërisht për këtë arsye, vazhdo t’i korrigjosh me rreptësi, që të jenë të shëndoshë në besim 14 e të mos u kushtojnë vëmendje përrallave judaike dhe urdhërimeve të njerëzve, të cilët i kthejnë krahët së vërtetës. 15 Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër.+ Kurse për ata që janë të ndotur dhe pa besim, asgjë nuk është e pastër, pasi mendja dhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura.+ 16 Ata shpallin para të gjithëve se e njohin Perëndinë, por e mohojnë atë me veprat e tyre,+ sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe nuk miratohen për asnjë vepër të mirë.
2 Mirëpo ti vazhdo të mësosh ato gjëra që përputhen me mësimin e shëndoshë.*+ 2 Burrat e moshuar të jenë të përkorë në zakone,* seriozë, me mendje të shëndoshë,* të fortë në besim, në dashuri dhe në qëndrueshmëri. 3 Edhe gratë e moshuara të nderojnë Perëndinë me sjelljen e tyre, të mos jenë shpifëse, as skllave të verës së shumtë, por mësuese të së mirës, 4 që t’i këshillojnë* të rejat të duan burrat, të duan fëmijët, 5 të jenë me mendje të shëndoshë, të dëlira, punëtore në shtëpi,* të mira, të nënshtruara ndaj bashkëshortëve,+ që të mos shahet fjala e Perëndisë.
6 Po ashtu, vazhdo t’i nxitësh edhe të rinjtë që të kenë mendje të shëndoshë+ 7 dhe trego se je shembull për vepra të shkëlqyera në gjithçka. Mëso plot seriozitet atë që është e pastër,*+ 8 me një të folur të shëndoshë* që nuk mund të kritikohet,+ në mënyrë që kundërshtarët të turpërohen e të mos kenë asgjë negative* për të thënë kundër nesh.+ 9 Skllevërit të jenë të nënshtruar ndaj zotërinjve të tyre në gjithçka,+ të përpiqen t’i kënaqin, të mos ua kthejnë fjalën, 10 të mos i vjedhin,+ por të jenë plotësisht të besueshëm, që në çdo mënyrë të stolisin mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë.+
11 Vërtet, mirësia e pamerituar* e Perëndisë është shfaqur dhe i sjell shpëtim çdo lloj njeriu.+ 12 Ajo na stërvit të hedhim poshtë qëndrimin shpërfillës ndaj Perëndisë e dëshirat e botës+ dhe të jetojmë me mendje të shëndoshë, drejtësi dhe përkushtim ndaj Perëndisë mes sistemit të tanishëm,*+ 13 ndërsa presim plotësimin e shpresës sonë të lumtur+ dhe shfaqjen e lavdishme të Perëndisë madhështor, si edhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, 14 i cili dha veten për ne,+ që të na çlironte*+ nga çdo lloj vepre e paligjshme* dhe të pastronte për vete një popull, që të jetë zotërimi i tij i veçantë dhe i zellshëm për vepra të shkëlqyera.+
15 Vazhdo të mësosh këto gjëra, të nxitësh* dhe të korrigjosh plot autoritet.+ Mos lejo askënd të të përbuzë.
3 Vazhdo t’u kujtosh vëllezërve që t’u nënshtrohen e t’u binden qeverive dhe autoriteteve,+ të jenë gati për çdo vepër të mirë, 2 të mos flasin keq për askënd, të mos jenë grindavecë, por të arsyeshëm+ e të tregojnë gjithmonë butësi ndaj të gjithëve.+ 3 Faktikisht, edhe ne ishim dikur të pamend, të pabindur, të mashtruar, skllevër të dëshirave e kënaqësive të ndryshme, të dhënë pas së keqes dhe zilisë, të neveritshëm dhe e urrenim njëri-tjetrin.
4 Megjithatë, kur Perëndia, Shpëtimtari ynë,+ shfaqi mirësinë dhe dashurinë e tij për njerëzimin, 5 (jo falë veprave tona të drejta,+ por falë mëshirës së vet)+ ai na shpëtoi nëpërmjet larjes që na solli në jetë,+ si edhe na bëri një popull të ri me anë të frymës së shenjtë.+ 6 Këtë frymë ai e derdhi me bollëk* mbi ne nëpërmjet Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë,+ 7 që, pasi të shpalleshim të drejtë me anë të mirësisë së tij të pamerituar,+ të bëheshim trashëgimtarë+ të jetës së përhershme sipas shpresës që kemi.+
8 Këto fjalë janë të besueshme, dhe dëshiroj që t’i theksosh pareshtur këto çështje, që, ata që kanë treguar besim te Perëndia, të mos harrojnë kurrë të bëjnë vepra të shkëlqyera. Këto janë gjëra të shkëlqyera e të dobishme për njerëzit.
9 Megjithatë, mos u përfshi fare në debate të pamenda dhe diskutime rreth gjenealogjive, as në grindje dhe zënka rreth Ligjit, sepse janë të padobishme e të kota.+ 10 Kurse, me atë që propagandon idetë e një sekti,+ pasi ta kesh këshilluar* për herë të dytë,+ mos u përziej më,+ 11 sepse ti e di se një njeri i tillë ka dalë nga udha e drejtë, po mëkaton dhe ka dënuar veten.
12 Pasi të dërgoj te ti Artemën ose Tikikun,+ bëj çmos të vish tek unë në Nikapoli, sepse kam vendosur ta kaloj atje dimrin. 13 Zenait, që e njeh mirë Ligjin, dhe Apolit siguroju gjërat e nevojshme për udhëtimin që të mos u mungojë asgjë.+ 14 Edhe vëllezërit le të mësojnë të bëjnë vepra të shkëlqyera, që të japin ndihmë në raste urgjente+ e të jenë të dobishëm.*+
15 Të gjithë ata që janë me mua, të çojnë të fala. Bëju të fala nga unë bashkëbesimtarëve që na kanë për zemër.
Mirësia e pamerituar e Perëndisë qoftë me të gjithë ju!
Ose «përkushtimin hyjnor». Shih Fjalorthin.
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «gjërat me të meta».
Fjalë për fjalë «nëse ka ndonjë njeri».
Ose «të shthurur».
Ose «njeri që godet». Fjala greke që përdoret këtu i referohet edhe dhunës verbale.
Ose «me gjykim të mirë; i arsyeshëm».
Ose «mesazhit të besueshëm».
Ose «të nxitë; të inkurajojë».
Ose «të dobishëm».
Ose «e dobishëm».
Ose «të matur (të vetëpërmbajtur) në gjithçka».
Ose «me gjykim të mirë».
Ose «t’i sjellin në vete; t’i stërvitin».
Ose «të kujdesen për shtëpitë e tyre».
Një mundësi tjetër «e me pastërti».
Ose «të dobishëm».
Ose «të poshtër».
Shih Fjalorthin.
Ose «kohës së sotme; rendit të tanishëm». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «si shpërblesë; si shpengim». Shih Fjalorthin.
Ose «paligjshmërie». Kjo fjalë shpesh nënkupton shpërfillje ndaj ligjeve të Perëndisë.
Ose «të japësh zemër; të inkurajosh».
Ose «bujarisht».
Ose «ta kesh paralajmëruar».
Fjalë për fjalë «të mos jenë të pafrytshëm».