BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt 1 Selanikasve 1:1-5:28
  • 1 Selanikasve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 Selanikasve
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
1 Selanikasve

LETRA E PARË DREJTUAR SELANIKASVE

1 Pavli, Silvani*+ dhe Timoteu,+ drejtuar kongregacionit* të selanikasve, që është në unitet me Perëndinë, Atin, dhe me Zotërinë Jezu Krisht:

Mirësia e pamerituar* dhe paqja e Perëndisë qofshin me ju!

2 E falënderojmë gjithmonë Perëndinë kur ju përmendim të gjithë ju në lutjet tona,+ 3 sepse nuk e harrojmë kurrë para Perëndisë, Atit tonë, veprën tuaj besnike, mundin tuaj të dashur dhe qëndrueshmërinë që tregoni falë shpresës+ që keni në Zotërinë tonë Jezu Krisht. 4 Pasi ne e dimë, o vëllezër të dashur për Perëndinë, se ai ju zgjodhi, 5 sepse lajmi i mirë që predikojmë, nuk erdhi te ju thjesht me fjalë, por me fuqi, me frymë të shenjtë e me bindje të fortë, pasi ju e dini ç’lloj njerëzish u bëmë mes jush për dobinë tuaj. 6 E ju vetë u bëtë imituesit tanë+ dhe të Zotërisë,+ meqë e pranuat fjalën mes shumë shtrëngimesh*+ me gëzimin që vjen nga fryma e shenjtë, 7 aq sa u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni* dhe në Akai.

8 Në fakt, jo vetëm fjala e Jehovait* ushtoi prej jush në Maqedoni dhe në Akai, por edhe besimi juaj te Perëndia u përhap në çdo vend,+ kështu që s’kemi nevojë t’ju themi gjë. 9 Faktikisht, në këto vende ende flitet për takimin tonë të parë me ju dhe si i braktisët idhujt,+ që të bëheshit skllevër të një Perëndie të gjallë e të vërtetë 10 dhe që të prisnit nga qiejt Birin e tij,+ të cilin e ngriti nga të vdekurit, domethënë, Jezuin, që do të na shpëtojë nga zemërimi i furishëm që po vjen.+

2 Pa dyshim, vëllezër, ju e dini që vizita jonë te ju nuk ka qenë pa fryt.+ 2 Edhe pse në fillim vuajtëm, na fyen dhe na keqtrajtuan në Filipi,+ siç edhe ju e dini, morëm guxim* nga Perëndia t’jua thoshim lajmin e mirë të Perëndisë+ përballë shumë kundërshtimesh,* 3 pasi nxitja që ju japim, nuk vjen nga ide të gabuara a nga motive të papastra, e as me mashtrim. 4 Përkundrazi, ashtu si Perëndia na miratoi që të na besohej lajmi i mirë, ashtu flasim, jo për t’u pëlqyer njerëzve, por Perëndisë, i cili shqyrton zemrat.+

5 Ju e dini se kurrë nuk ju kemi bërë lajka, as nuk jemi shtirur nga lakmia.+ Perëndia është dëshmitar për këtë! 6 As kemi kërkuar lavdi nga njerëzit, jo, as nga ju e as nga të tjerët, ndonëse mund t’ju ishim bërë barrë e rëndë si apostuj të Krishtit.+ 7 Përkundrazi, ju trajtuam me butësi, ashtu si një nënë e dhembshur mënd* dhe përkujdeset për fëmijët e saj. 8 Kështu, nga përzemërsia e ngrohtë për ju, ishim të vendosur* t’ju jepnim jo vetëm lajmin e mirë të Perëndisë, por edhe vetë shpirtin tonë,*+ sepse na u bëtë shumë të dashur.+

9 Pa dyshim, vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundin tonë; ne punuam natë e ditë që të mos i bëheshim barrë e rëndë askujt prej jush+ teksa ju predikonim lajmin e mirë të Perëndisë. 10 Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia po ashtu, se sa besnikë, të drejtë e të paqortueshëm u treguam me ju besimtarët. 11 Ju e dini mirë se nxitëm, ngushëlluam dhe i dhamë dëshmi pareshtur secilit prej jush,+ siç bën një baba+ me fëmijët e tij, 12 që të vazhdoni të ecni denjësisht për Perëndinë,+ i cili po ju thërret në Mbretërinë+ dhe në lavdinë e tij.+

13 Prandaj e falënderojmë Perëndinë pa pushim,+ sepse kur e dëgjuat fjalën e Perëndisë nga ne, e pranuat jo si fjalë njerëzish, por siç është me të vërtetë, si fjalën e Perëndisë, e cila vepron te ju besimtarët. 14 Vërtet, vëllezër, ju u bëtë imitues të kongregacioneve të Perëndisë në Jude që janë në unitet me Krishtin Jezu, pasi edhe ju vuajtët në duart e bashkëkombësve+ po ato gjëra që po vuajnë ata në duart e judenjve, 15 të cilët vranë madje edhe Zotërinë Jezu+ dhe profetët, e ne na përndoqën.+ Për më tepër, ata nuk i pëlqejnë Perëndisë dhe janë kundër interesave të të gjithë njerëzve, 16 sepse përpiqen të na pengojnë t’u predikojmë njerëzve të kombeve,* që këta të shpëtojnë falë kësaj vepre.+ Në këtë mënyrë, ata e mbushin plot kupën me mëkatet e tyre. Por, më në fund, zemërimi i tij i furishëm ka ardhur mbi ta.+

17 Kur na ndanë për pak kohë nga ju, vëllezër, (fizikisht e jo me zemër), bëmë çmos të shiheshim sy më sy,* ngaqë na kishte marrë shumë malli. 18 Prandaj deshëm të vinim te ju—unë, Pavli, u përpoqa jo një, por dy herë—mirëpo Satanai na e preu rrugën. 19 A nuk jeni ju, shpresa, gëzimi e kurora jonë e ngazëllimit para Zotërisë tonë Jezu gjatë pranisë së tij?+ 20 Po, ju jeni pa dyshim lavdia dhe gëzimi ynë.

3 Prandaj, nga meraku i madh që kishim për ju, na* u duk më mirë të rrinim vetëm në Athinë+ 2 dhe të dërgonim Timoteun,+ vëllanë tonë dhe shërbëtorin* e Perëndisë që shpall lajmin e mirë për Krishtin, për t’ju ngushëlluar dhe për t’jua bërë besimin të patundur,* 3 që askush të mos trembet* nga këto shtrëngime, sepse ju vetë e dini se nuk mund t’i shmangim dot vuajtje të tilla.*+ 4 Ja pse, kur ishim me ju, jua kishim thënë se do të hasnim vështirësi,* dhe kështu ka ndodhur, siç e dini tashmë.+ 5 Për këtë arsye, kur s’po duroja dot më, e dërgova Timoteun të merrte vesh për besnikërinë tuaj,+ se mos Tunduesi+ ju kishte tunduar në ndonjë mënyrë dhe mundi ynë kishte shkuar kot.

6 Gjithsesi, Timoteu sapo u kthye+ me lajme të mira për besnikërinë e dashurinë tuaj dhe tha se na kujtoni gjithnjë për mirë e keni mall të na shihni, siç kemi edhe ne për ju. 7 Ja pse, vëllezër, mes gjithë halleve* dhe vështirësive tona, u ngushëlluam falë jush dhe besnikërisë që tregoni,+ 8 sepse ne gjallërohemi* kur ju qëndroni të patundur në Zotërinë. 9 E pra, si mund ta falënderojmë Perëndinë për ju dhe për gëzimin e madh që ndiejmë para Perëndisë tonë falë jush? 10 Natë e ditë bëjmë përgjërime me gjithë shpirt që të shihemi sy më sy* dhe të plotësojmë ato që i mungojnë besimit tuaj.+

11 Tani Perëndia ynë, Ati, dhe Zotëria ynë Jezu, na e bëfshin të mbarë rrugën për te ju! 12 Për më tepër, Zotëria jua shtoftë dashurinë, po, ju mbushtë plot me dashuri për njëri-tjetrin+ dhe për të gjithë, siç bëjmë edhe ne për ju, 13 me qëllim që t’ju forcojë zemrat, t’ju bëjë të paqortueshëm e të shenjtë para Perëndisë,+ Atit tonë, gjatë pranisë së Zotërisë tonë Jezu+ bashkë me gjithë të shenjtët e tij.*

4 Së fundi, vëllezër, siç morët udhëzime nga ne si duhet të ecni që t’i pëlqeni Perëndisë,+ siç po ecni në fakt, ju kërkojmë dhe ju përgjërohemi në emër të Zotërisë Jezu, që të vazhdoni ta bëni këtë edhe më shumë, 2 sepse ju i dini udhëzimet* që ju dhamë në emër të Zotërisë Jezu.

3 Pasi vullneti i Perëndisë është ky: të jeni të shenjtë+ dhe t’i rrini larg imoralitetit seksual.*+ 4 Secili nga ju duhet të dijë si t’i vërë fre trupit të vet,*+ që ta mbajë të shenjtë+ dhe të nderuar, 5 e të mos jepet pas epsheve seksuale+ pa fre e me lakmi, siç bëjnë kombet që nuk e njohin Perëndinë.+ 6 Askush të mos i kalojë kufijtë moralë dhe të përfitojë nga ndonjë bashkëbesimtar* në këtë drejtim, sepse pa dyshim Jehovai* do ta ndëshkojë për të gjitha këto, ashtu siç ju thamë më parë dhe ju paralajmëruam seriozisht. 7 Pasi Perëndia nuk na ka thirrur që të jetojmë në ndyrësi, por që të jemi të shenjtë.+ 8 Kështu, pra, kush i shpërfill këto paralajmërime, nuk shpërfill njeriun, por Perëndinë,+ i cili na jep frymën e tij të shenjtë.+

9 Megjithatë, për dashurinë vëllazërore,+ nuk keni nevojë t’ju shkruajmë, sepse vetë Perëndia ju ka mësuar që ta doni njëri-tjetrin.+ 10 Në fakt, po e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve në tërë Maqedoninë. Por ju nxitim, vëllezër, të vazhdoni kështu në masë edhe më të plotë. 11 Kini si synim të jetoni në qetësi,+ të shikoni punët tuaja+ dhe të punoni me duart tuaja,+ siç ju kemi udhëzuar, 12 që të silleni si ka hije në sytë e atyre që nuk janë në besim+ dhe që të mos ju mungojë asgjë.

13 Veç kësaj, vëllezër, nuk duam të jeni në padije* lidhur me ata që po flenë në gjumin e vdekjes,+ që të mos pikëlloheni si të tjerët që nuk kanë asnjë shpresë,+ 14 sepse, nëse besojmë që Jezui vdiq dhe u ngrit përsëri nga të vdekurit,+ po njësoj besojmë se, bashkë me të, Perëndia do t’i sjellë në jetë edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Jezuin.+ 15 E në përputhje me fjalën e Jehovait* po ju themi këtë: ne të gjallët që mbijetojmë deri në praninë e Zotërisë, nuk do të ngrihemi kurrsesi para atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes, 16 pasi vetë Zotëria do të zbresë nga qielli me zë urdhërues, me zë kryeengjëlli+ dhe me trumbetën e Perëndisë, e ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin, do të ngrihen të parët.+ 17 Më pas, ne të gjallët që mbijetojmë, do të merremi në çast në re+ për t’u bashkuar me ta dhe për të takuar Zotërinë+ lart në qiell, e kështu do të jemi përherë me Zotërinë.+ 18 Prandaj vazhdoni ta ngushëlloni njëri-tjetrin me këto fjalë.

5 Tani, vëllezër, sa për kohët dhe stinët, nuk keni nevojë t’ju shkruaj asgjë, 2 sepse ju e dini fare mirë se dita e Jehovait*+ vjen tamam si një hajdut natën.+ 3 Kur të thonë: «Paqe dhe siguri!», atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë në çast mbi ta,+ ashtu si dhembjet e lindjes zënë një grua shtatzënë, dhe ata kurrsesi nuk do të shpëtojnë. 4 Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që dita t’ju zërë befas siç zë hajdutët, 5 sepse ju jeni të gjithë bij të dritës+ dhe bij të ditës. Ne nuk i përkasim as natës, as errësirës.+

6 Prandaj, le të mos flemë si të tjerët,+ por të rrimë zgjuar+ dhe të ruajmë gjykimin,+ 7 sepse ata që flenë, flenë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.+ 8 Kurse ne që i përkasim ditës, le të ruajmë gjykimin, të veshim parzmoren e besimit e të dashurisë dhe shpresën e shpëtimit si helmetë,*+ 9 sepse Perëndia nuk na zgjodhi të provojmë zemërimin e tij të furishëm, por që të shpëtojmë+ nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht. 10 Ai vdiq për ne+ që, edhe nëse jemi zgjuar, edhe nëse jemi në gjumë,* të jetojmë bashkë me të.+ 11 Prandaj vazhdoni t’i jepni zemër e të forconi* njëri-tjetrin,+ siç edhe po bëni.

12 Tani, vëllezër, ju kërkojmë të tregoni respekt për ata që po punojnë pa u lodhur mes jush, që ju drejtojnë në veprën e Zotërisë dhe që ju këshillojnë. 13 Çmojini shumë dhe nderojini me dashuri për punën e tyre.+ Jini paqësorë me njëri-tjetrin.+ 14 Nga ana tjetër, vëllezër, ju nxitim të paralajmëroni* të çrregulltit,+ t’u flitni në mënyrë ngushëlluese atyre që janë të dëshpëruar,* të mbështetni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.+ 15 Kini kujdes që asnjë nga ju të mos ia kthejë kurrkujt të keqen me të keqe,+ por përpiquni gjithmonë për të mirën e njëri-tjetrit dhe të të gjithë njerëzve.+

16 Gëzoni gjithmonë.+ 17 Lutuni pa pushim.+ 18 Falënderoni Perëndinë për çdo gjë.+ Ky është vullneti i Perëndisë për ju në unitet me Krishtin Jezu. 19 Mos e shuani zjarrin e frymës së Perëndisë.+ 20 Mos i trajtoni me përçmim profecitë.+ 21 Sigurohuni për të gjitha gjërat.+ Mbani fort atë që është e shkëlqyer. 22 Rrini larg çdo lloj ligësie.+

23 Perëndia i paqes ju shenjtëroftë* plotësisht! Fryma,* shpirti* dhe trupi juaj, vëllezër, mbetshin të përkryer e të paqortueshëm në çdo aspekt gjatë pranisë së Zotërisë tonë Jezu Krisht!+ 24 Ai që po ju thërret, është besnik dhe me siguri do ta bëjë këtë.

25 Vëllezër, vazhdoni të luteni për ne.+

26 Përshëndetini të gjithë vëllezërit me një puthje të shenjtë.

27 Po ju ngarkoj këtë përgjegjësi serioze përpara Zotërisë: kjo letër t’u lexohet të gjithë vëllezërve.+

28 Mirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

Quhet edhe Sila.

Shih Fjalorthin.

Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.

Ose «vështirësish».

Shih Fjalorthin.

Shih Shtojcën A5.

Ose «kurajë».

Një mundësi tjetër «mes shumë përpjekjesh».

Ose «ushqen me gji».

Fjalë për fjalë «shumë të kënaqur».

Ose «veten tonë».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «t’ju shihnim fytyrën».

Pavli mund të ketë folur në numrin shumës për t’iu referuar vetes.

Një mundësi tjetër «bashkëpunëtorin».

Ose «të fortë».

Fjalë për fjalë «të mos lëkundet».

Ose «se jemi caktuar pikërisht për këtë gjë».

Ose «shtrëngime».

Fjalë për fjalë «nevojave».

Ose «marrim jetë». Fjalë për fjalë «jetojmë».

Fjalë për fjalë «fytyrat tuaja».

Shih Fjalorthin.

Ose «urdhërimet».

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «si ta mbajë nën kontroll trupin e vet». Fjalë për fjalë «enën».

Fjalë për fjalë «vëlla».

Shih Shtojcën A5.

Ose «të painformuar».

Shih Shtojcën A5.

Shih Shtojcën A5.

Ose «përkrenare».

Ose «në gjumin e vdekjes».

Ose «të inkurajoni (të ngushëlloni) e të ndërtoni».

Ose «të këshilloni».

Ose «të shkurajuar; çdo shpirti të dëshpëruar».

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Shih Fjalorthin.

Ose «jeta». Shih Fjalorthin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo