BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Kolosianëve 1:1-4:18
  • Kolosianëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kolosianëve
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Kolosianëve

LETRA DREJTUAR KOLOSIANËVE

1 Pavli, apostull i Krishtit Jezu falë vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Timoteu,+ 2 drejtuar të shenjtëve* dhe vëllezërve besnikë në Kolose që janë në unitet me Krishtin:

Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, qofshin me ju!

3 E falënderojmë gjithnjë Perëndinë, Atin e Zotërisë tonë Jezu Krisht, sa herë që lutemi për ju, 4 sepse dëgjuam për besimin tuaj te Krishti Jezu dhe për dashurinë që keni për gjithë të shenjtët 5 për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiej.+ Për këtë shpresë ju dëgjuat që më parë nëpërmjet mesazhit të së vërtetës​—lajmit të mirë, 6 që erdhi te ju. Ashtu si lajmi i mirë po jep fryt e po rritet në mbarë botën,+ ashtu po jep fryt edhe mes jush, që nga dita që e dëgjuat dhe e njohët saktësisht mirësinë e pamerituar të Perëndisë siç është në të vërtetë. 7 Këtë e mësuat nga shoku ynë i dashur i skllavërisë, Epafrai,+ ky shërbëtor besnik i Krishtit që na përfaqëson. 8 Ai na tregoi edhe për dashurinë që keni falë frymës.*

9 Prandaj, që nga dita që dëgjuam për këto, jemi lutur pareshtur për ju+ dhe kemi kërkuar që të jeni plot me njohuri të saktë+ për vullnetin e tij, si edhe plot me mençuri e aftësi për të kuptuar nga fryma,+ 10 me qëllim që të ecni denjësisht për Jehovain* dhe t’i pëlqeni plotësisht atij ndërsa vazhdoni të jepni fryt në çdo vepër të mirë e të rriteni në njohurinë e saktë të Perëndisë.+ 11 Marrshit gjithë forcën që ju duhet nga fuqia e tij e lavdishme,+ që të përballoni çdo gjë me durim e gëzim, 12 ndërsa falënderoni Atin që ju kualifikoi të merrni pjesë në trashëgiminë e të shenjtëve+ që janë në dritë.

13 Ai na çliroi nga pushteti i errësirës+ dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur, 14 falë të cilit jemi çliruar nëpërmjet shpërblesës që pagoi, po, na janë falur mëkatet.+ 15 Ai është imazhi* i Perëndisë së padukshëm,+ i parëlinduri i gjithë krijimit,+ 16 sepse me anë të tij u krijua gjithçka tjetër në qiej e në tokë, gjërat e dukshme e të padukshme,+ qofshin frone, sundime, qeveri ose autoritete; gjithçka tjetër u krijua nëpërmjet tij+ dhe për të. 17 Gjithashtu, ai ekzistonte para çdo gjëje tjetër,+ dhe me anë të tij erdhi në ekzistencë gjithçka tjetër. 18 Ai është kreu i trupit, i kongregacionit.*+ Është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit,+ që të bëhet i pari në çdo gjë; 19 sepse Perëndisë i pëlqeu që gjithë plotësia të banonte tek ai,+ 20 dhe nëpërmjet tij të pajtonte me veten të gjitha gjërat e tjera,+ duke bërë paqe me anë të gjakut+ që ai derdhi në shtyllën e torturës,* qoftë gjërat në tokë, qoftë gjërat në qiej.

21 Në të vërtetë, ju dikur ishit armiq të Perëndisë dhe të ndarë nga ai, ngaqë e kishit mendjen për vepra të liga. 22 Por tani ai ju ka pajtuar me veten nëpërmjet trupit njerëzor të Birit të tij, nëpërmjet vdekjes së tij, që t’ju paraqitë para vetes të shenjtë, të patëmetë e të lirë nga çdo akuzë+—​23 me kusht që të vazhdoni në besim,+ të rrënjosur në themel,+ të palëkundur+ e pa u larguar nga shpresa e lajmit të mirë që dëgjuat dhe që iu predikua të gjitha krijesave nën qiell.+ Unë, Pavli, u bëra shërbëtor i këtij lajmi të mirë.+

24 Tani, jam i lumtur që po vuaj për ju,+ por ende nuk kam hequr në trupin tim të gjitha vuajtjet* e Krishtit në dobi të trupit të tij,+ që është kongregacioni.+ 25 Unë u bëra shërbëtor i këtij kongregacioni, sepse Perëndia më caktoi si kujdestar+ për dobinë tuaj, që ta predikoj plotësisht fjalën e Perëndisë, 26 sekretin e shenjtë+ që iu fsheh sistemeve*+ dhe brezave të kaluar. Kurse tani, ky sekret u është zbuluar të shenjtëve të tij,+ 27 të cilëve Perëndia deshi t’u bënte të njohur mes kombeve pasurinë e lavdishme të këtij sekreti të shenjtë,+ që është Krishti në unitet me ju, shpresa juaj për të marrë lavdi me të.+ 28 Atë po bëjmë të njohur, duke këshilluar e duke mësuar çdo njeri plot me mençuri, që ta paraqitim secilin të plotë në unitet me Krishtin.+ 29 E për këtë po mundohem e po përpiqem fort, falë forcës që më jep ai, e cila vepron fuqimisht tek unë.+

2 Vërtet, dua të kuptoni ç’betejë të madhe po bëj për ju, për ata në Laodice+ dhe për gjithë të tjerët që nuk më kanë parë personalisht.* 2 Gjithë këtë e bëj që t’u ngushëllohen zemrat,+ që të jenë të lidhur në mënyrë të harmonishme me dashuri,+ që të kenë gjithë pasuritë që vijnë kur kuptohet qartë e me siguri të plotë e vërteta dhe që të fitojnë njohurinë e saktë për sekretin e shenjtë të Perëndisë, domethënë, Krishtin.+ 3 Tek ai janë fshehur me kujdes të gjitha thesaret e mençurisë e të njohurisë.+ 4 Këtë po e them që askush të mos ju mashtrojë me argumente gjoja bindëse. 5 E ndonëse nuk jam mes jush fizikisht, jam me zemër,* dhe gëzoj kur shoh sa të rregullt jeni+ dhe sa i patundur është besimi juaj te Krishti.+

6 Prandaj, ashtu siç e pranuat Krishtin Jezu, Zotërinë, vazhdoni të ecni në unitet me të, 7 të rrënjosur e të ndërtuar në themelin që është Krishti,+ të palëkundur në besim,+ sikurse u mësuat, dhe falënderoni pareshtur Perëndinë.+

8 Ruhuni se mos ndokush ju robëron* nëpërmjet filozofisë e mashtrimeve boshe,+ sipas traditës njerëzore, sipas gjërave elementare të botës, e jo në përputhje me mësimet e Krishtit, 9 sepse tek ai shfaqen plotësisht* të gjitha cilësitë e Perëndisë.+ 10 Kështu edhe juve nuk ju mungon asgjë* falë tij, i cili është kreu i çdo qeverie dhe autoriteti.+ 11 Në unitet me të, edhe ju u rrethpretë me një rrethprerje që s’bëhet nga duart e njeriut, por me rrethprerjen e Krishtit,+ po, duke e zhveshur trupin nga dëshirat mëkatare.*+ 12 Në fakt, ju u varrosët me të në pagëzimin e tij,+ e ngaqë jeni në unitet me të, u ngritët+ së bashku nëpërmjet besimit në veprat e fuqishme të Perëndisë, i cili e ngriti atë nga të vdekurit.+

13 Për më tepër, edhe pse ishit të vdekur për shkak të shkeljeve* e të parrethprerjes suaj, Perëndia ju dha jetë bashkë me të.+ Me zemërmirësi, ai na i fali të gjitha shkeljet+ 14 dhe e fshiu dokumentin e shkruar me dorë,+ i cili përbëhej nga dekrete+ dhe ishte kundër nesh;+ këtë Ai e hoqi duke e gozhduar në shtyllën e torturës.*+ 15 E me anë të shtyllës së torturës,* i zhveshi qeveritë e autoritetet dhe i paraqiti botërisht si të mposhtura+ në një marshim triumfues.

16 Prandaj, askush të mos ju gjykojë për atë që hani e që pini,+ për kremtimin e ndonjë feste, të hënës së re+ a të sabateve.+ 17 Këto gjëra janë një hije e gjërave që do të vijnë,+ kurse realiteti i përket Krishtit.+ 18 Mos lejoni askënd që gjen kënaqësi te përulësia e shtirur, tek adhurimi i engjëjve* e që ngul këmbë* në gjërat që ka parë, t’ju privojë nga çmimi.+ Njerëz të tillë krekosen më kot, për shkak të prirjes mëkatare të mendjes së tyre, 19 dhe nuk mbahen fort te kreu,+ falë të cilit i gjithë trupi ushqehet, lidhet në mënyrë të harmonishme me anë të nyjave* e të ligamenteve dhe vazhdon të rritet sipas rritjes që vjen nga Perëndia.+

20 E nëse vdiqët bashkë me Krishtin për sa u përket gjërave elementare të botës,+ pse jetoni atëherë sikur të ishit ende në botë? Pse vazhdoni t’u nënshtroheni urdhërimeve+ 21 «mos merr, mos shijo, mos prek» 22 për gjëra që marrin fund nga përdorimi, kur janë veçse urdhërime e mësime njerëzish?+ 23 Edhe pse duken si të mençura, ato janë thjesht një formë e vetimponuar adhurimi, një përulësi e shtirur, një trajtim i ashpër i trupit,+ por nuk kanë kurrfarë vlere në luftën kundër dëshirave të trupit mëkatar.*

3 Mirëpo, nëse u ngritët bashkë me Krishtin,+ vazhdoni të kërkoni gjërat në qiell, ku Krishti është ulur në të djathtën e Perëndisë.+ 2 Mbajeni mendjen të ngulitur te gjërat në qiell,+ jo te gjërat në tokë.+ 3 Vërtet, ju vdiqët dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në unitet me Perëndinë, 4 dhe kur të shfaqet Krishti, jeta jonë,+ atëherë do të shfaqeni edhe ju me të në lavdi.+

5 Bëni, pra, që gjymtyrët e trupit tuaj* të vdesin+ në lidhje me imoralitetin seksual,* ndyrësinë, epshet e shfrenuara seksuale,+ dëshirat e dëmshme dhe lakminë, që është idhujtari. 6 Për shkak të këtyre gjërave po vjen zemërimi i furishëm i Perëndisë. 7 Në këtë udhë ecnit* edhe ju dikur, me jetën që bënit më parë.*+ 8 Por tani, flakini larg të gjitha këto: furinë, zemërimin, të keqen,+ sharjen,+ e në gojën tuaj të mos ketë të folur të ndyrë.+ 9 Mos e gënjeni njëri-tjetrin.+ Zhvishni personalitetin* e vjetër+ me zakonet e tij 10 dhe vishni personalitetin e ri,+ i cili rinohet nëpërmjet njohurisë së saktë për të pasqyruar personalitetin e Atij* që e krijoi.+ 11 Në të nuk ka as grek e as jude, as të rrethprerë e as të parrethprerë, as të huaj e as skithas,* as skllav e as të lirë, përkundrazi, Krishti është gjithçka e në të gjithë.+

12 Prandaj, si të zgjedhur të Perëndisë,+ të shenjtë e të dashur, vishuni me përzemërsi të ngrohtë e dhembshuri,+ zemërmirësi, përulësi,*+ butësi+ dhe durim.+ 13 Vazhdoni të duroni e të falni bujarisht njëri-tjetrin,+ edhe nëse ndokush ka arsye për t’u ankuar kundër një tjetri.+ Ashtu si Jehovai* ju fali bujarisht, po kështu bëni edhe ju.+ 14 Por, përveç të gjitha këtyre gjërave, vishuni me dashuri,+ sepse ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.+

15 Gjithashtu, paqja e Krishtit, për të cilën u thirrët në një trup të vetëm, le të mbretërojë në zemrat tuaja;+ e tregohuni mirënjohës. 16 Fjala e Krishtit le të banojë te ju me bollëk e plot me mençuri. Vazhdoni të mësoni e të inkurajoni* njëri-tjetrin me psalme,+ me lavde e me këngë adhurimi të kënduara me mirënjohje;* vazhdoni të këndoni për Jehovain* me gjithë zemër.*+ 17 Çfarëdo që të bëni, me fjalë a me vepra, bëjeni në emër të Zotërisë Jezu, duke falënderuar për gjithçka Perëndinë, Atin, nëpërmjet tij.+

18 Ju, gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj,+ ashtu si ka hije në Zotërinë. 19 Ju, burra, vazhdoni t’i doni gratë tuaja+ e mos jini të vrazhdë* me to.+ 20 Ju, fëmijë, bindjuni prindërve në çdo gjë,+ sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotërinë. 21 Ju, etër, mos i acaroni* fëmijët tuaj,+ që të mos i lëshojë zemra.* 22 Ju, skllevër, jini të bindur në çdo gjë ndaj zotërinjve tuaj në tokë,*+ jo vetëm në sy të tyre,* sa për t’u pëlqyer njerëzve, por me zemër të çiltër, me nderim të thellë për* Jehovain.* 23 Çfarëdo që të bëni, përpiquni me gjithë shpirt* si për Jehovain*+ e jo si për njerëzit, 24 sepse ju e dini që do të merrni nga Jehovai* trashëgiminë tuaj si shpërblim.+ Shërbejini Zotërisë, Krishtit, si skllevër. 25 Sigurisht, kush bën padrejtësi, do të paguajë për padrejtësinë që ka bërë,+ sepse Perëndia nuk është i anshëm.+

4 Ju, zotërinj, trajtojini skllevërit tuaj me drejtësi e paanshmëri, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiell.+

2 Ngulmoni në lutje+ e, nëpërmjet tyre, rrini syçelë dhe falënderoni Perëndinë.+ 3 Ndërkohë lutuni edhe për ne,+ që Perëndia të na hapë një derë, e kështu ta shpallim fjalën dhe sekretin e shenjtë për Krishtin, për të cilin jam nën vargonj,+ 4 si edhe që unë ta paraqes atë qartë, siç e kam për detyrë.

5 Vazhdoni të silleni me mençuri ndaj atyre që nuk janë në besim, duke e shfrytëzuar sa më mirë kohën.*+ 6 Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme e të lezetuara me kripë,+ që të dini si t’i përgjigjeni gjithsecilit.+

7 Tikiku,+ vëllai im i dashur, shërbëtor besnik dhe skllav i Zotërisë si ne, do t’ju tregojë gjithë të rejat për mua. 8 Po e dërgoj te ju që të dini si jemi dhe t’ju ngushëllojë zemrat. 9 Ai po vjen bashkë me Onesimin,+ këtë vëlla besnik e të dashur për mua, i cili është nga anët tuaja; ata të dy do t’ju tregojnë gjithçka që po ndodh këtu.

10 Aristarku,+ shoku im i robërisë, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Marku,+ kushëriri i Barnabës (për të cilin keni marrë udhëzime që ta mirëpritni,+ nëse vjen te ju), 11 si edhe Jezui, të cilin e thërrasin Just. Këta janë të vetmit ndër të rrethprerët që bashkëpunojnë me mua për Mbretërinë e Perëndisë, e për mua ata kanë qenë burim i madh ngushëllimi.* 12 Epafrai,+ që është nga anët tuaja, skllav i Krishtit Jezu, ju dërgon të fala. Ai lutet gjithnjë me zjarr për ju, që në fund të qëndroni të plotë* dhe të keni bindje të patundur për çdo aspekt të vullnetit të Perëndisë. 13 Ju siguroj se ai mundohet shumë për ju dhe për ata në Laodice e në Hierapoli.

14 Luka,+ mjeku i dashur, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Dema.+ 15 Bëjuni të fala nga unë vëllezërve në Laodice, Nimfës dhe kongregacionit që mblidhet në shtëpinë e saj.+ 16 E pasi ta keni lexuar këtë letër mes jush, sigurohuni që të lexohet+ edhe në kongregacionin e Laodicesë, kurse ju lexoni letrën e Laodicesë. 17 Gjithashtu, i thoni Arkipit:+ «Kushtoji vëmendje shërbimit që pranove si dishepull i Zotërisë, që ta kryesh siç duhet.»

18 Ja përshëndetja ime, e Pavlit, që e shkrova me dorën time.+ Mos harroni vargonjtë e mi.+ Mirësia e pamerituar e Perëndisë qoftë me ju!

Shih Fjalorthin.

Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «dashurinë tuaj në frymë».

Shih Shtojcën A5.

Ose «pasqyrimi».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «shtrëngimet».

Ose «kohëve». Shih Fjalorthin.

Ose «nuk e kanë parë fytyrën time».

Fjalë për fjalë «në frymë». Shih Fjalorthin.

Ose «ju bën prenë e vet».

Fjalë për fjalë «banojnë trupërisht».

Ose «edhe ju jeni të plotë».

Fjalë për fjalë «mishi». Shih Fjalorthin.

Ose «të fajeve».

Shih Fjalorthin.

Një mundësi tjetër «Me anë të tij».

Ose «te mënyra si adhurojnë engjëjt».

Ose «vë këmbë; hyn». Kjo shprehje citohet në rite pagane misterioze (gjatë ceremonisë së pranimit).

Ose «të kyçeve».

Fjalë për fjalë «të mishit». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «gjymtyrët e trupit tuaj në tokë».

Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «Kështu silleshit».

Ose «kur jetonit në atë mënyrë».

Fjalë për fjalë «njeriun».

Ose «sipas imazhit të Atij».

«Skithas» u referohej personave të pacivilizuar.

Ose «përulësi mendjeje».

Shih Shtojcën A5.

Ose «e të këshilloni».

Ose «gjithë hir».

Shih Shtojcën A5.

Ose «në zemrat tuaja».

Ose «të zemëruar hidhtas».

Ose «mos i provokoni (pezmatoni)».

Ose «të mos shkurajohen».

Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.

Ose «sa për sy e faqe».

Fjalë për fjalë «me frikë ndaj». Shih Fjalorthin.

Shih Shtojcën A5.

Shih Fjalorthin.

Shih Shtojcën A5.

Shih Shtojcën A5.

Fjalë për fjalë «duke blerë kohën e caktuar».

Ose «një ndihmë fuqizuese».

Ose «të jeni njerëz të pjekur».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo