LETRA E PARË DREJTUAR KORINTASVE
1 Pavli, i thirrur që të jetë apostull+ i Jezu Krishtit falë vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai ynë Sosteni, 2 drejtuar kongregacionit* të Perëndisë në Korint,+ juve që jeni shenjtëruar* në unitet me Krishtin Jezu+ dhe jeni thirrur për të qenë të shenjtë,* bashkë me të gjithë ata që në çdo vend po thërrasin e po tregojnë besim tek emri i Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ Zotëri i tyre dhe yni:
3 Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!
4 E falënderoj gjithmonë Perëndinë tim për ju kur mendoj për mirësinë e pamerituar që ju ka treguar me anë të Krishtit Jezu. 5 E ngaqë jeni në unitet me Krishtin, Ai ju ka pasuruar në çdo gjë, ju ka aftësuar plotësisht që të shpallni fjalën e tij dhe ju ka dhënë njohuri të plotë,+ 6 sikurse jua ka rrënjosur thellë në zemër dëshminë për Krishtin,+ 7 që të mos ju mungojë asnjë dhuratë, ndërsa pritni me zjarr kohën kur të zbulohet Zotëria ynë Jezu Krisht.+ 8 Gjithashtu, Perëndia do t’ju bëjë të patundur deri në fund, që të jeni të lirë nga çdo akuzë në ditën e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 9 Besnik është Perëndia+ që ju thirri të ishit në unitet* me Birin e tij, Jezu Krishtin, Zotërinë tonë.
10 Tani, vëllezër, ju nxit në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht, që të keni unitet fjale e të mos keni përçarje,+ por të jeni plotësisht të bashkuar, në një mendje dhe në një linjë arsyetimi.+ 11 Në fakt, vëllezër, disa nga shtëpia e Kloes më kanë treguar se mes jush ka debate. 12 E kam fjalën se çdonjëri nga ju thotë: «Unë i përkas Pavlit», «unë Apolit»,+ «unë Kefës»,* «unë Krishtit». 13 A është i ndarë Krishti? Mos u ekzekutua Pavli në shtyllë për ju? Apo ndoshta u pagëzuat në emër të Pavlit? 14 Falënderoj Perëndinë që nuk pagëzova asnjë nga ju, përveç Krispit+ dhe Gajit,+ 15 që askush të mos thotë se u pagëzuat në emrin tim. 16 Kam pagëzuar edhe ata të shtëpisë së Stefanait,+ por nuk di të kem pagëzuar dikë tjetër, 17 sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoja, por të shpallja lajmin e mirë;+ dhe ta bëja këtë jo me fjalë “të mençurish”, që vdekja e Krishtit në shtyllën e torturës* të mos dilte e kotë.
18 Faktikisht, mesazhi për vdekjen e Krishtit në shtyllën e torturës* është marrëzi për ata që po marrin fund,+ por për ne që po shpëtojmë, është tregues i fuqisë së Perëndisë,+ 19 sepse është shkruar: «Do t’i jap fund mençurisë së të mençurve dhe do ta hedh poshtë zgjuarsinë e intelektualëve.»+ 20 Ku janë të mençurit? Ku janë skribët?* Ku janë debatuesit e kësaj bote?* A nuk e bëri Perëndia të marrë mençurinë e botës? 21 Ngaqë i besoi mençurisë së vet, bota nuk arriti ta njohë Perëndinë,+ e kështu Perëndia me mençurinë e tij+ e pa të udhës që, nëpërmjet “marrëzisë”+ së mesazhit që predikohet, të shpëtojë ata që besojnë.
22 E ndërkohë që judenjtë kërkojnë shenja+ dhe grekët mençuri, 23 ne predikojmë për Krishtin që u ekzekutua në shtyllë, që për judenjtë është shkak pengese, kurse për kombet marrëzi.+ 24 Megjithatë, për të thirrurit, judenj a grekë qofshin, Krishti është tregues i fuqisë dhe i mençurisë së Perëndisë,+ 25 sepse një “gjë e marrë” e Perëndisë, është më e mençur se njerëzit, dhe një “gjë e dobët” e Perëndisë, është më e fortë se njerëzit.+
26 Ju e shihni, vëllezër, që në rastin tuaj Perëndia nuk thirri shumë të mençur nga pikëpamja njerëzore,*+ as shumë të fuqishëm dhe as shumë nga familje fisnike.*+ 27 Por Perëndia zgjodhi gjërat e marra të botës, që të turpëronte të mençurit. Perëndia zgjodhi gjërat e dobëta të botës, që të turpëronte gjërat e forta.+ 28 Perëndia zgjodhi gjërat e papërfillshme të botës dhe gjërat e përçmuara, gjërat që nuk janë, që të asgjësonte gjërat që janë,+ 29 që askush* të mos mburret para Perëndisë. 30 Po, vetëm falë tij ju jeni në unitet me Krishtin Jezu, i cili na zbuloi mençurinë dhe drejtësinë e Perëndisë.+ E nëpërmjet Krishtit mund të shenjtërohemi+ dhe falë shpërblesës që pagoi ai, mund të çlirohemi.+ 31 Prandaj siç është shkruar: «Ai që mburret, le të mburret për Jehovain.»*+
2 Kështu, vëllezër, kur erdha te ju, nuk jua shpalla sekretin e shenjtë+ të Perëndisë me fjalë të mëdha+ a me mençuri njerëzore, 2 sepse vendosa të mos ju flisja për gjë tjetër, përveç Jezu Krishtit dhe ekzekutimit të tij në shtyllë.+ 3 Erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me shumë dridhma, 4 dhe nuk fola e nuk predikova me fjalë bindëse të mençurisë njerëzore. Përkundrazi, fjalët e mia ishin tregues i fuqisë së frymës së shenjtë,+ 5 që besimi juaj të mos bazohej në mençurinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.
6 Tani, ne po u flasim njerëzve të pjekur për mençurinë,+ por jo për mençurinë e kësaj bote,* as për mençurinë e sundimtarëve të kësaj bote që do të përfundojnë në hiç.+ 7 Po flasim për mençurinë e Perëndisë të pasqyruar në një sekret të shenjtë,+ po, për mençurinë e fshehur, sipas së cilës Perëndia paravendosi të vepronte për lavdinë tonë përpara se të ekzistonin sistemet.* 8 Këtë mençuri nuk arriti ta kuptonte asnjë nga sundimtarët e kësaj bote,*+ sepse po ta kishin kuptuar, nuk do ta kishin ekzekutuar* Zotërinë e lavdishëm. 9 Por ashtu siç është shkruar: «Ato që syri s’i ka parë, veshi s’i ka dëgjuar dhe zemra s’i ka konceptuar, Perëndia i ka përgatitur për ata që e duan.»+ 10 Po, Perëndia na i ka zbuluar neve+ nëpërmjet frymës së tij,+ pasi fryma shqyrton çdo gjë, madje edhe gjërat e thella të Perëndisë.+
11 Kush tjetër i njeh mendimet e një njeriu përveç zemrës* së atij vetë?! Po kështu, askush s’ka arritur t’i njohë mendimet e Perëndisë përveç frymës së Perëndisë. 12 E pra, ne nuk morëm frymën* e botës, por frymën që vjen nga Perëndia,+ që të njohim* të gjitha gjërat që Perëndia na i ka dhënë bujarisht. 13 Për këto flasim, jo me fjalë të mençurisë njerëzore,+ por me fjalë të mësuara nga fryma e shenjtë,+ ndërsa shpjegojmë* gjërat e Perëndisë me fjalët e frymës.
14 Mirëpo njeriu që drejtohet nga dëshirat e veta,* nuk i pranon gjërat që zbulon fryma, ngaqë për të janë marrëzi dhe ai nuk arrin dot t’i njohë, sepse ato shqyrtohen me ndihmën e frymës. 15 Megjithatë, njeriu që drejtohet nga fryma, shqyrton çdo gjë,+ kurse atë vetë nuk e shqyrton* asnjë njeri. 16 Vërtet, «kush ka arritur të njohë mendjen e Jehovait,* që ta mësojë atë»?+ Por ne kemi mendjen e Krishtit.+
3 Kështu, vëllezër, nuk munda t’ju flisja si njerëzve që drejtohen nga fryma,+ por si njerëzve që drejtohen nga dëshirat e veta, si foshnjave+ në udhën e Krishtit. 2 Ju ushqeva me qumësht, jo me ushqim të fortë, sepse ende nuk ishit në gjendje ta bluanit. Në fakt, as tani nuk jeni në gjendje,+ 3 sepse ende drejtoheni nga dëshirat tuaja.+ Përderisa mes jush ka xhelozi* dhe konflikte, a nuk po drejtoheni nga këto dëshira+ dhe a nuk po ecni siç ecën e gjithë bota?! 4 Kur njëri thotë: «Unë i përkas Pavlit», dhe tjetri: «Unë Apolit»,+ a nuk po veproni si gjithë njerëzit e tjerë?!
5 Kush është, pra, Apoli? Po Pavli, kush është? Shërbëtorë+ që kryejnë veprën që u caktoi Zotëria, nëpërmjet të cilëve ju u bëtë besimtarë. 6 Unë mbolla,+ Apoli ujiti,+ por Perëndia vazhdon ta rritë. 7 Prandaj s’është gjë as ai që mbjell, as ai që ujit, por Perëndia që e bën të rritet.+ 8 Tani, ai që mbjell dhe ai që ujit, punojnë në unitet,* por secili do ta marrë shpërblimin sipas veprës së vet,+ 9 sepse ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë. Ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.+
10 Në përputhje me mirësinë e pamerituar që më tregoi Perëndia, unë hodha një themel+ si një mjeshtër ndërtimi,* ndërsa një tjetër po ndërton mbi të. Mirëpo secili le të hapë sytë si po ndërton mbi të, 11 sepse askush nuk mund të hedhë ndonjë themel tjetër përveç atij që është hedhur tashmë, domethënë Jezu Krishtit.+ 12 Nëse dikush ndërton mbi këtë themel me ar, argjend ose gurë të çmuar, dhe një tjetër me dru, sanë* ose kashtë, 13 vepra e gjithsecilit do të duket qartë si është, sepse do të vijë dita kur zjarri do të tregojë+ e do të provojë ç’lloj vepre ka ndërtuar secili. 14 Nëse vepra që dikush ka ndërtuar mbi këtë themel, qëndron, ai do të marrë shpërblimin. 15 Mirëpo, nëse vepra e dikujt digjet, ai do të pësojë humbje, kurse vetë do të shpëtojë, sikur të kishte shpëtuar nga flakët e zjarrit.
16 A nuk e dini se ju vetë jeni tempulli i Perëndisë+ dhe se fryma e Perëndisë banon te ju?+ 17 Nëse dikush shkatërron tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta shkatërrojë atë vetë, sepse tempulli i Perëndisë është i shenjtë, e ky tempull jeni ju.+
18 Askush të mos mashtrojë veten: nëse ndonjë nga ju mendon se është i mençur në këtë botë,* le të bëhet i marrë që të bëhet vërtet i mençur, 19 sepse mençuria e kësaj bote është marrëzi në sytë e Perëndisë, ashtu siç është shkruar: «Ai i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre.»+ 20 Për më tepër, «Jehovai* e di që arsyetimet e njerëzve të mençur janë të kota».+ 21 Prandaj askush të mos mburret për njerëzit, sepse gjithçka ju përket juve, 22 qoftë Pavli, Apoli, Kefa,*+ bota, jeta, vdekja, gjërat e së tashmes ose gjërat e së ardhmes, po, gjithçka ju përket juve. 23 Kurse ju i përkitni Krishtit,+ dhe Krishti i përket Perëndisë.
4 Çdokush të na konsiderojë shërbëtorë* të Krishtit dhe kujdestarë të sekretit të shenjtë të Perëndisë,+ 2 dhe nga kujdestarët pritet të jenë besnikë.* 3 Tani, për mua ka shumë pak rëndësi nëse më hetoni ju apo ndonjë gjykatë njerëzore. Ç’është e vërteta, unë nuk hetoj as veten time, 4 ngaqë nuk më vret ndërgjegjja për ndonjë gjë. Megjithatë, me këtë nuk po them se jam i drejtë, pasi ai që më gjykon mua, është Jehovai.*+ 5 Prandaj mos gjykoni+ para kohës së caktuar, përkundrazi, pritni derisa të vijë Zotëria. Ai do t’i nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do t’i bëjë të dukshme qëllimet e zemrës, dhe atëherë gjithsecili do të marrë nga Perëndia lëvdimin që i takon.+
6 Vëllezër, këto gjëra jua kam thënë për të mirën tuaj, duke përdorur Apolin+ dhe veten si shembuj, që nëpërmjet nesh të mësoni këtë parim: «Mos shko përtej gjërave të shkruara», që asnjë të mos krekoset+ e të mos favorizojë njërin në kurriz të tjetrit. 7 Çfarë të bën ty më të mirë se një tjetër? Në të vërtetë, ç’gjë ke ti që nuk ta kanë dhënë?+ E nëse faktikisht e ke dhuratë, pse mburresh sikur e ke marrë me forcat e tua?
8 Që tani jeni ngopur? Që tani jeni pasuruar? Keni filluar të mbretëroni+ pa ne? Sa do të doja të kishit filluar të mbretëronit, që edhe ne të mbretëronim me ju!+ 9 Faktikisht, më duket se Perëndia na ka lënë ne apostujt të fundit në shfaqje, si njerëz të dënuar me vdekje,+ sepse jemi bërë teatër për botën,+ për engjëjt dhe për njerëzit. 10 Ne qenkemi të marrë+ për hir të Krishtit, kurse ju qenkeni të mençur për hir të tij; ne qenkemi të dobët, kurse ju të fortë; ju qenkeni të nderuar, kurse ne të përbuzur. 11 Sot e kësaj dite vuajmë nga uria+ dhe etja,+ jemi të veshur keq,* të rrahur,*+ të pastrehë 12 dhe robtohemi ndërsa punojmë me duart tona.+ Kur na shajnë, ne bekojmë,+ kur na përndjekin, ne vazhdojmë të durojmë,+ 13 kur shpifin për ne, përgjigjemi me butësi.*+ Jemi bërë mbeturinat* e botës, fundërrinat e çdo gjëje deri më tani.
14 Nuk po i shkruaj këto gjëra për t’ju turpëruar, por për t’ju këshilluar* si fëmijët e mi të dashur, 15 sepse, edhe po të keni 10.000 kujdestarë* mes dishepujve të Krishtit, pa dyshim që nuk keni shumë etër. Në të vërtetë, unë jam bërë ati juaj falë Krishtit Jezu, ngaqë ju kam sjellë lajmin e mirë.+ 16 Ju nxit, pra, të bëheni imituesit e mi.+ 17 E për këtë arsye po ju dërgoj Timoteun, meqë është biri im i dashur dhe i shërben me besnikëri Zotërisë. Ai do t’ju sjellë ndër mend metodat* e mia në shërbim të Krishtit Jezu,+ ashtu siç mësoj në çdo kongregacion.
18 Disa u krekosën ngaqë kujtuan se nuk do të vija te ju. 19 Megjithatë, në qoftë vullneti i Jehovait,* do të vij së shpejti te ju, jo për të dëgjuar fjalët e atyre që krekosen, por për të parë nëse fuqia e Perëndisë po i drejton në jetë, 20 sepse Mbretëria e Perëndisë nuk ka të bëjë me fjalët, por me fuqinë e Perëndisë. 21 Çfarë preferoni? Të vij te ju me shkop,+ apo me dashuri dhe butësi?
5 Faktikisht dëgjohen fjalë se mes jush kryhet imoralitet seksual,*+ e një imoralitet* i tillë nuk kryhet as mes kombeve:* njëri prej jush bashkëjeton* me gruan e të atit.+ 2 E ju krenoheni me këtë?! A nuk duhej të vajtonit+ dhe ta largonit nga mesi juaj njeriun që ka kryer këtë veprim?!+ 3 Edhe pse nuk jam aty fizikisht, jam i pranishëm me zemër* dhe tashmë e kam gjykuar njeriun që ka vepruar kështu, sikur të isha vërtet mes jush. 4 Prandaj, kur të mblidheni së bashku në emër të Zotërisë tonë Jezu, duke ditur se unë jam i pranishëm me zemër, siç është edhe fuqia e Zotërisë tonë Jezu, 5 dorëzojani një njeri të tillë Satanait,+ që ndikimi i tij i keq* të shkatërrohet dhe fryma* e kongregacionit të shpëtojë në ditën e Zotërisë.+
6 Sa keq që mburreni! A nuk e dini që pak majá e bën të vijë gjithë brumin?!+ 7 Hiqni majanë e vjetër që të jeni brumë i ri, sepse faktikisht ju jeni pa majá, ngaqë Krishti, qengji ynë i Festës së Kalimit,*+ është flijuar.+ 8 Prandaj të mos e kremtojmë festën*+ me majá të vjetër, as me majanë e së keqes e të ligësisë, por me bukët pa majá të sinqeritetit dhe të së vërtetës.
9 Në letrën time ju shkrova të mos shoqëroheni më me imoralët.* 10 Me këtë nuk doja të thosha që të mos shoqëroheni fare me imoralët* e kësaj bote+ ose me lakmitarët, zhvatësit ose idhujtarët, përndryshe do t’ju duhej faktikisht të shkëputnit çdo lidhje me botën.*+ 11 Por tani po ju shkruaj të mos shoqëroheni më+ me këdo që quhet vëlla, por që është imoral,* lakmitar,+ idhujtar, sharës,* pijanec+ ose zhvatës,+ madje as të mos hani me një njeri të tillë. 12 Ç’punë kam unë të gjykoj ata që janë jashtë kongregacionit? A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda, 13 kurse Perëndia gjykon ata që janë jashtë?+ «Hiqeni të ligun nga mesi juaj.»+
6 A guxon ndonjë prej jush, kur ka një mosmarrëveshje me një tjetër, të kërkojë të drejtën në gjyq përpara jobesimtarëve e jo përpara të shenjtëve?!+ 2 Apo nuk e dini se të shenjtët do të gjykojnë botën?!+ E nëse ju do të gjykoni botën, nuk jeni të zotë të gjykoni çështje fare të papërfillshme?! 3 A nuk e dini se ne do të gjykojmë engjëj?!+ Atëherë, pse të mos gjykojmë edhe çështje të jetës së përditshme?! 4 E nëse keni çështje të tilla që duhen gjykuar,+ na zgjidhkeni gjykatës që nuk gëzojnë respektin e kongregacionit?! 5 Po ju flas që t’ju vijë turp. Nuk paskeni mes jush asnjë njeri të mençur që të jetë në gjendje të gjykojë mes vëllezërve?! 6 Përkundrazi, vëllai hedh në gjyq vëllanë, madje përpara jobesimtarëve!
7 Vërtet, kur hidhni në gjyq njëri-tjetrin, tashmë keni humbur. Pse nuk lejoni më mirë t’ju bëhet një padrejtësi?+ Pse nuk lejoni më mirë t’ju hanë hakun? 8 Përkundrazi, ju vetë bëni padrejtësi dhe hani hakun, madje këto ua bëni vëllezërve tuaj!
9 Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë?+ Mos u mashtroni!* Imoralët,*+ idhujtarët,+ kurorëshkelësit,*+ burrat që kryejnë marrëdhënie homoseksuale,*+ 10 hajdutët, lakmitarët,+ pijanecët,+ sharësit* dhe zhvatësit nuk do ta trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë.+ 11 Megjithatë, të tillë ishit disa nga ju. Mirëpo, falë frymës së Perëndisë tonë, jeni larë,+ jeni shenjtëruar+ e jeni shpallur të drejtë+ në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht.
12 Gjithçka më lejohet,* por jo gjithçka është dobiprurëse.+ Gjithçka më lejohet, por s’do të lejoj asgjë të më ketë nën kontroll.* 13 Ushqimi është për stomakun e stomaku për ushqimin, por Perëndia do t’u japë fund të dyve.+ Trupi nuk është për të kryer imoralitet seksual,* por për të kryer veprën e Zotërisë,+ dhe Zotëria kujdeset për trupin. 14 Perëndia e ngriti Zotërinë+ dhe do të na ngrejë edhe ne nga vdekja+ me anë të fuqisë së tij.+
15 A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të trupit të Krishtit?+ T’i marr, atëherë, gjymtyrët e trupit të Krishtit e t’i bashkoj me trupin e një prostitute? Kurrsesi! 16 Nuk e dini se kush bashkohet me një prostitutë bëhet një trup i vetëm me të? Se «të dy do të jenë një mish i vetëm»,+—thotë Perëndia. 17 Por kushdo që është në unitet me Zotërinë, është në një mendje me të.*+ 18 Prandaj ikni nga imoraliteti seksual!*+ Çdo mëkat tjetër që njeriu mund të kryejë, nuk lidhet drejtpërdrejt me trupin,* por ai që kryen imoralitet seksual, mëkaton kundër trupit të vet.+ 19 A nuk e dini që trupi juaj është tempulli+ i frymës së shenjtë, e cila banon te ju dhe jua ka dhënë Perëndia?+ Gjithashtu, ju nuk i përkitni vetes,+ 20 sepse u bletë me një çmim.+ Prandaj jepini lavdi Perëndisë+ me trupin tuaj.+
7 Tani, lidhur me gjërat që më keni shkruar: është mirë për njeriun të mos prekë* grua, 2 por, meqë imoraliteti seksual* është kaq i përhapur, çdo burrë le të ketë gruan e vet+ dhe çdo grua të ketë burrin e vet.+ 3 Burri të plotësojë detyrimin martesor që ka ndaj gruas së tij, e po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.+ 4 Gruaja nuk ka autoritet mbi trupin e saj, por burri; edhe burri nuk ka autoritet mbi trupin e tij, por gruaja. 5 Mos ia mohoni njëri-tjetrit këtë detyrim, veç nëse keni rënë dakord për njëfarë kohe që t’i kushtoni kohë lutjes. Pastaj bashkohuni përsëri, që Satanai të mos vazhdojë t’ju tundojë nga mungesa e vetëkontrollit. 6 Megjithatë, nuk po ju urdhëroj të martoheni, por po ju them se kjo gjë është e lejueshme.* 7 Ç’është e vërteta, do të doja që të gjithë të ishin siç jam unë. Sidoqoftë, secili ka dhuratën e vet+ nga Perëndia, dikush kështu e dikush ashtu.
8 Tani, të pamartuarve dhe vejushave u them se për ta është më mirë të qëndrojnë siç jam edhe unë.+ 9 Por, nëse nuk kanë vetëkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh, se të digjesh nga pasioni.+
10 Të martuarit i udhëzoj, jo unë, por Zotëria, që gruaja të mos ndahet nga burri.+ 11 Por, nëse ndahet, të qëndrojë e pamartuar ose përndryshe të pajtohet përsëri me burrin; edhe burri të mos e lërë gruan.+
12 Kurse të tjerëve u them unë, jo Zotëria:+ nëse ndonjë vëlla e ka gruan jobesimtare dhe ajo është dakord të qëndrojë me të, të mos e lërë gruan. 13 Edhe nëse ndonjë motër e ka burrin jobesimtar dhe ai është dakord të qëndrojë me të, të mos e lërë burrin. 14 Pasi martesa e burrit jobesimtar është shenjtëruar për hir të gruas së tij dhe martesa e gruas jobesimtare është shenjtëruar për hir të burrit të saj. Përndryshe, fëmijët tuaj do të ishin të papastër në sytë e Perëndisë, por faktikisht ata janë të shenjtë. 15 Mirëpo, nëse jobesimtari zgjedh të largohet,* le të largohet; në këto rrethana vëllai ose motra nuk janë të detyruar të qëndrojnë me të, sepse Perëndia na ka thirrur të jetojmë në paqe.+ 16 Fundja, ku e di ti, o grua, nëse do ta shpëtosh apo jo burrin?+ Apo ku e di ti, o burrë, nëse do ta shpëtosh apo jo gruan?
17 Gjithsesi, secili të ecë në jetë sipas asaj që i ka dhënë Jehovai,* ashtu siç ishte kur Ai e thirri.+ Ky drejtim vlen për të gjitha kongregacionet. 18 A ishte ndonjëri i rrethprerë kur Perëndia e thirri?+ Le të qëndrojë i rrethprerë. A ishte ndonjëri i parrethprerë kur Perëndia e thirri? Le të qëndrojë i parrethprerë.+ 19 Rrethprerja dhe parrethprerja s’do të thonë asgjë,+ vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi.+ 20 Secili të qëndrojë në po atë gjendje që ishte kur Perëndia e thirri.+ 21 A u thirre kur ishe skllav? Mos e prish gjakun për këtë.+ Megjithatë, nëse mund ta fitosh lirinë, shfrytëzoje rastin. 22 Në fakt, çdo dishepull i Zotërisë që u thirr kur ishte skllav, ka fituar lirinë dhe i përket Zotërisë.*+ Edhe ai që u thirr kur ishte i lirë, është skllav i Krishtit. 23 Ju u bletë me një çmim,+ prandaj mos u bëni më skllevër të njerëzve. 24 Vëllezër, secili të qëndrojë në sytë e Perëndisë në po atë gjendje që ishte kur u thirr.
25 Tani, për ata që nuk janë martuar kurrë,* s’kam asnjë urdhër nga Zotëria, por po jap mendimin tim+ si një njeri i besueshëm falë mëshirës që më tregoi Zotëria. 26 Kështu, duke marrë parasysh vështirësitë e tanishme, mendoj se është mirë që njeriu të qëndrojë ashtu siç është. 27 A je i lidhur me ligj me gruan? Mos kërko më të zgjidhesh.+ A je i zgjidhur me ligj nga gruaja? Mos kërko më grua. 28 Por edhe nëse martohesh, nuk kryen mëkat; edhe nëse dikush që nuk është martuar kurrë,* martohet, nuk kryen mëkat. Gjithsesi, ata që martohen, do të kenë vështirësi në jetë,* dhe unë do të doja t’jua kurseja këto.
29 Po ju them edhe këtë, vëllezër, se koha që mbetet, është shkurtuar.+ Që sot e tutje, ata që kanë gra, të jetojnë sikur të mos kishin, 30 ata që qajnë, sikur të mos qanin, ata që gëzojnë, sikur të mos gëzonin, ata që blejnë, sikur të mos kishin asnjë zotërim 31 dhe ata që përfitojnë nga kjo botë, sikur të mos përfitonin plotësisht prej saj, sepse skena e kësaj bote po ndryshon. 32 Në të vërtetë dua që të mos keni asnjë merak. Burri i pamartuar merakoset për gjërat e Zotërisë, si të fitojë miratimin e Zotërisë. 33 Kurse burri i martuar merakoset për gjërat e përditshme të kësaj bote,+ si të fitojë miratimin e gruas, 34 dhe është i shpërqendruar. Po ashtu, gruaja e pamartuar dhe virgjëresha merakosen për gjërat e Zotërisë,+ që ta mbajnë trupin dhe mendjen* të shenjtë. Kurse gruaja e martuar merakoset për gjërat e përditshme të kësaj bote, se si të fitojë miratimin e burrit. 35 Këtë po e them për dobinë tuaj, jo për t’ju kufizuar,* por për t’ju nxitur të bëni atë që është e përshtatshme dhe t’i shërbeni pareshtur e me gjithë zemër Zotërisë, pa shpërqendrime.
36 Megjithatë, nëse një i pamartuar mendon se nuk po sillet siç ka hije* dhe nëse e ka kaluar lulen e rinisë, atëherë për të është më mirë të martohet; le të bëjë ç’të dojë, nuk mëkaton. Le të martohen.+ 37 Por, nëse dikush ka vendosur në zemër të qëndrojë i pamartuar* dhe është i bindur për këtë në zemrën e vet, pasi nuk e ndien këtë nevojë dhe i ka nën kontroll dëshirat e veta, bën mirë.+ 38 Prandaj, kush martohet,* bën mirë, por kush nuk martohet, bën edhe më mirë.+
39 Gruaja është e lidhur me ligj me burrin për aq kohë sa ai është gjallë.+ Mirëpo, nëse burri bie në gjumin e vdekjes, ajo është e lirë të martohet me kë të dojë, por vetëm në Zotërinë.+ 40 Megjithatë, për mendimin tim, është më e lumtur nëse qëndron siç është; dhe jam i bindur se edhe unë e kam frymën e Perëndisë.
8 Tani, lidhur me ushqimet e paraqitura idhujve:+ të gjithë kemi njohuri për këtë çështje.+ Por njohuria krekos, kurse dashuria forcon.*+ 2 Prandaj, nëse dikush mendon se e njeh mirë një çështje, faktikisht nuk e njeh akoma siç duhet. 3 Por nëse dikush e do Perëndinë, Perëndia e njeh* si të vetin.
4 Për sa i përket ngrënies së ushqimeve të paraqitura idhujve, ne e dimë se një idhull s’është asgjë+ dhe se nuk ka asnjë Perëndi veç njërit.+ 5 Ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi, qoftë në qiell a në tokë,+ sikurse thonë njerëzit se ka shumë «perëndi» dhe «zotërinj», 6 për ne faktikisht ka një Perëndi të vetëm,+ Ati,+ nga i cili burojnë të gjitha gjërat dhe për të cilin ekzistojmë;+ dhe ka një Zotëri të vetëm, Jezu Krishti, nëpërmjet të cilit erdhën në jetë të gjitha gjërat+ dhe nëpërmjet të cilit ekzistojmë.
7 Sidoqoftë, jo çdo njeri ka njohuri për këtë çështje;+ disave, kur hanë ushqimet e flijuara idhujve,+ u duket sikur po i adhurojnë, siç e kishin zakon më parë, dhe ndërgjegjja e tyre, ngaqë është e dobët, i vret.*+ 8 Mirëpo ushqimi nuk do të na afrojë më shumë me Perëndinë;+ nëse nuk hamë, nuk humbim gjë, edhe nëse hamë, nuk fitojmë gjë.+ 9 Gjithsesi hapi sytë se mos e drejta jote për të zgjedhur, bëhet pengesë* për ata që janë të dobët në besim.+ 10 E nëse njëri prej tyre të sheh ty, që ke njohuri për këtë çështje, tek ha në tempullin e një idhulli, a nuk do ta shtyjë ndërgjegjja deri në atë pikë sa të hajë ushqime të paraqitura idhujve? 11 Kështu, nga njohuria jote po shkatërrohet besimi i vëllait tënd, që nuk është aq i fortë sa ti e për hir të të cilit Krishti vdiq.+ 12 Ndaj, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve tuaj dhe plagosni ndërgjegjen e tyre të dobët,+ ju po mëkatoni kundër Krishtit. 13 Për këtë arsye, nëse ushqimi bëhet pengesë për vëllanë tim, nuk do të ha më kurrë mish, që të mos bëhem pengesë për vëllanë tim.+
9 A s’jam unë i lirë? A s’jam unë apostull? A nuk e pashë unë Jezuin, Zotërinë tonë?+ A s’jeni ju fryt i veprës sime në shërbim të Zotërisë? 2 Edhe nëse për të tjerët nuk jam apostull, me siguri për ju jam! Ju jeni vërtet vula e caktimit tim si apostull në shërbim të Zotërisë.
3 Ja, pra, mbrojtja ime para atyre që më gjykojnë: 4 s’paskemi ne të drejtë* të hamë e të pimë?! 5 S’paskemi ne të drejtë të na shoqërojë një bashkëshorte besimtare,*+ njësoj si apostujt e tjerë dhe vëllezërit e Zotërisë,+ si edhe Kefa?!*+ 6 Vetëm Barnaba+ dhe unë duhet të punojmë për bukën e gojës?! 7 E kush shërben si ushtar me shpenzimet e veta?! Kush mbjell një vresht dhe nuk ia shijon frytin?!+ Kush kullot kopenë dhe nuk ia merr qumështin?!
8 Mos po i them këto gjëra sipas pikëpamjes njerëzore?! Këto gjëra, a nuk i thotë edhe Ligji?! 9 Se në Ligjin e Moisiut është shkruar: «Mos i vër gojëz demit kur shin* grurin.»+ Për demat u interesoka Perëndia?! 10 A nuk e thotë këtë pikërisht për ne?! Kjo u shkrua vërtet për të mirën tonë, sepse kush lëron tokën dhe kush shin grurin, shpreson se do të marrë pjesën që i takon.
11 Po të kemi mbjellë mes jush të mirat që na ka dhënë Perëndia, mos është e tepërt të mbledhim nga ju të mira materiale për nevojat tona?!+ 12 Nëse të tjerët kanë të drejtë të kenë mbështetjen tuaj, a nuk kemi ne shumë më tepër?! Gjithsesi, ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë të drejtë,*+ por po durojmë çdo gjë, që të mos i nxjerrim asnjë pengesë lajmit të mirë për Krishtin.+ 13 Nuk e dini se ata që kryejnë detyrat e shenjta në tempull, hanë nga gjërat e tempullit, dhe ata që shërbejnë vazhdimisht në altar, marrin një racion nga gjërat e paraqitura në altar?+ 14 Po njësoj, Zotëria urdhëroi që, ata që shpallin lajmin e mirë, të jetojnë me anë të lajmit të mirë.+
15 Megjithatë, unë nuk kam shfrytëzuar as edhe një nga këto të drejta+ dhe nuk i shkrova këto gjëra me shpresë që të veproni kështu me mua. Ç’është e vërteta, predikova falas, dhe më mirë të vdes, sesa të lejoj dikë të ma heqë të drejtën për t’u mburrur për këtë!+ 16 Mirëpo, edhe nëse e shpall lajmin e mirë, s’kam arsye për t’u mburrur, sepse faktikisht e kam për detyrë. Në të vërtetë, mjerë unë po të mos e shpall lajmin e mirë!+ 17 Nëse e bëj këtë vullnetarisht, marr një shpërblim, por edhe sikur ta bëj kundër vullnetit tim, nuk harroj se kjo detyrë më është besuar si kujdestar.+ 18 Cili është, pra, shpërblimi im? Të shpall falas lajmin e mirë, e kështu të mos abuzoj me autoritetin* si predikues i lajmit të mirë.
19 Ndonëse nuk kam asnjë detyrim ndaj askujt, jam bërë skllav i të gjithëve, që të fitoj sa më shumë njerëz. 20 Për judenjtë u bëra jude, që të fitoj judenjtë;+ për ata që janë nën Ligj, u bëra sikur të isha nën Ligj—ndonëse vetë nuk jam nën Ligj—që të fitoj ata që janë nën Ligj.+ 21 Për ata që s’janë nën Ligj, u bëra sikur të mos isha nën Ligj—ndonëse nuk jam pa ligj kundrejt Perëndisë, pasi jam nën ligjin e Krishtit+—që të fitoj ata që s’janë nën Ligj. 22 Për të dobëtit u bëra i dobët, që të fitoj të dobëtit.+ Jam bërë çdo gjë për njerëz të çdo lloji, që të shpëtoj medoemos disa. 23 Por çdo gjë e bëj për hir të lajmit të mirë, që t’ua jap edhe të tjerëve këtë lajm.+
24 Nuk e dini se në garë vrapojnë të gjithë vrapuesit, por vetëm njëri e merr çmimin? Vraponi në atë mënyrë që ta fitoni çmimin.+ 25 Çdo atlet* që merr pjesë në garë, tregon vetëkontroll në çdo gjë. Ai, natyrisht, e bën këtë që të marrë një kurorë që prishet,+ kurse ne, një kurorë që nuk prishet.+ 26 Prandaj, unë nuk vrapoj kuturu*+ dhe nuk grushtoj më kot në ajër, 27 por e rrah me grushte* trupin tim+ dhe e nënshtroj si skllav, që, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, të mos bëhem vetë i pamiratuar* në ndonjë mënyrë.
10 Tani, vëllezër, dua të dini se të gjithë paraardhësit tanë ecën nën hijen e resë,+ të gjithë kaluan përmes detit+ 2 dhe të gjithë u pagëzuan në Moisiun nëpërmjet resë dhe detit.* 3 Të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim që siguroi Perëndia+ 4 dhe të gjithë pinë të njëjtën pije që siguroi Perëndia,+ sepse pinë nga shkëmbi që i ndiqte pas, po, nga shkëmbi që siguroi Perëndia, dhe ai shkëmb përfaqësonte Krishtin.*+ 5 Megjithatë, Perëndia nuk ishte i kënaqur me shumicën e tyre, prandaj ata ranë të vdekur në shkretëtirë.+
6 Tani, këto gjëra na shërbejnë si shembuj, që të mos dëshirojmë gjëra të gabuara si ata.+ 7 As të mos bëhemi idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: «Populli u ul të hante e të pinte. Më pas u ngrit të festonte.»+ 8 As të mos kryejmë imoralitet seksual,* sikurse kryen imoralitet* disa nga ata, vetëm për të rënë të vdekur 23.000 veta në një ditë.+ 9 As të mos e vëmë në provë Jehovain,*+ sikurse e vunë në provë disa nga ata, vetëm për të marrë fund nga gjarpërinjtë.+ 10 As të mos murmuritim, siç murmuritën disa nga ata,+ vetëm për të marrë fund nga dora e shkatërruesit.*+ 11 Gjërat që u ndodhën atyre, na shërbejnë si shembuj dhe u shkruan si paralajmërim për ne+ që jetojmë në fund të këtyre sistemeve.*
12 Kështu, ai që mendon se po qëndron në këmbë, të hapë sytë që të mos bjerë.+ 13 Nuk keni hasur asnjë tundim* që të mos e kenë hasur edhe të tjerë.+ Por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë të tundoheni përtej asaj që mund të mbani.+ E kur të vijë tundimi, ai do të sigurojë edhe rrugëdaljen, që t’i bëni ballë.+
14 Prandaj, të dashurit e mi, ikni nga idhujtaria!+ 15 Po flas me njerëz që kanë aftësi dalluese, prandaj gjykojeni vetë atë që po ju them. 16 A nuk nënkupton kupa e falënderimit, për të cilën falënderojmë Perëndinë, se marrim pjesë në gjakun e Krishtit?+ A nuk nënkupton buka që thyejmë, se marrim pjesë në trupin e Krishtit?+ 17 Ngaqë ka një bukë të vetme, ne jemi një trup i vetëm, edhe pse jemi shumë,+ sepse të gjithë po hamë nga ajo bukë e vetme.
18 Mendoni për izraelitët:* ata që hanë flijimet e paraqitura në altar, a nuk është sikur po hanë bashkë me Perëndinë?+ 19 Ku e kam fjalën? Që mishi i flijuar idhujve nuk është thjesht mish apo që një idhull është faktikisht një perëndi? 20 Jo, po them se flijimet që bëjnë kombet,* u ofrohen demonëve e jo Perëndisë.+ Prandaj nuk dua që të keni të bëni me demonët.+ 21 Ju s’mund të pini edhe kupën e Jehovait,* edhe kupën e demonëve. Ju s’mund të hani edhe në «tryezën e Jehovait»,*+ edhe në tryezën e demonëve. 22 Mos duam ‘ta bëjmë Jehovain* xheloz’?+ Ne nuk jemi aq të fortë sa t’i bëjmë ballë zemërimit të tij, apo jo?
23 Gjithçka është e lejueshme,* por jo gjithçka është dobiprurëse. Gjithçka është e lejueshme, por jo gjithçka forcon.*+ 24 Secili të vazhdojë të kërkojë jo interesin* e vet, por atë të tjetrit.+
25 Hani çdo gjë që shitet në pazarin e mishit, pa bërë pyetje për hir të ndërgjegjes suaj, 26 sepse «Jehovait* i përket toka dhe çdo gjë në të».+ 27 Nëse ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që ju vihet përpara, pa bërë pyetje për hir të ndërgjegjes suaj. 28 Por, nëse dikush ju thotë se «ky mish është paraqitur si flijim», mos e hani, si për hir të atij që ju tregoi, ashtu edhe për hir të ndërgjegjes.+ 29 Nuk e kam fjalën për ndërgjegjen tuaj, por për ndërgjegjen e tjetrit. E pse të arrij deri aty sa liria ime të gjykohet nga ndërgjegjja e tjetrit?+ 30 Nëse ha dhe e falënderoj Perëndinë, pse të arrij deri aty sa të tjerët të më kritikojnë për atë që falënderova Perëndinë?+
31 Prandaj, nëse hani, nëse pini apo nëse bëni diçka tjetër, gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë.+ 32 Mos u bëni pengesë* as për judenj, as për grekë dhe as për kongregacionin e Perëndisë,+ 33 sikurse edhe unë po përpiqem t’u pëlqej të gjithëve në gjithçka, duke mos kërkuar interesin* tim,+ por atë të shumicës, që ata të shpëtojnë.+
11 Bëhuni imituesit e mi, ashtu si unë jam i Krishtit.+
2 Ju lavdëroj, sepse më kujtoni gjithmonë dhe u përmbaheni ngushtësisht traditave,* ashtu siç jua kam përcjellë. 3 Megjithatë dua të dini se kreu i çdo burri është Krishti,+ kreu i gruas është burri,+ dhe kreu i Krishtit është Perëndia.+ 4 Çdo burrë që lutet ose profetizon me kokë të mbuluar, turpëron kreun e vet. 5 Kurse çdo grua që lutet ose profetizon+ me kokë të pambuluar, turpëron kreun e saj, sepse është njësoj sikur ta kishte kokën të rruar.* 6 Prandaj, nëse gruaja nuk e mbulon kokën, le t’i presë fare flokët. Por, ngaqë për gruan është turp t’i presë flokët a të rruajë kokën, më mirë të mbulohet.
7 Burri nuk duhet ta ketë kokën të mbuluar, meqë është krijuar sipas imazhit të Perëndisë+ dhe i sjell lavdi atij, kurse gruaja i sjell lavdi burrit, 8 sepse nuk u krijua burri nga gruaja, por gruaja nga burri.+ 9 Për më tepër, nuk u krijua burri për hir të gruas, por gruaja për hir të burrit.+ 10 Ja pse gruaja duhet të mbajë në kokë një shenjë nënshtrimi ndaj autoritetit, për shkak të engjëjve.+
11 Megjithatë, në kongregacionin e Zotërisë, as gruaja nuk ekziston pa burrin, as burri pa gruan, 12 sepse, ashtu si gruaja u krijua nga burri,+ po kështu edhe burri lind nga gruaja, por gjithçka vjen nga Perëndia.+ 13 Gjykoni vetë: a i ka hije gruas t’i lutet Perëndisë me kokë të pambuluar? 14 A nuk ju mëson vetë natyra se nuk i ka hije burrit t’i ketë flokët e gjatë?! 15 Nga ana tjetër, a nuk i sjellin lavdi gruas flokët e gjatë?! Faktikisht, flokët i janë dhënë në vend të një veli për kokën. 16 Mirëpo, nëse dikush dëshiron të përkrahë ndonjë zakon tjetër, ju e dini që s’kemi asnjë tjetër dhe as kongregacionet e Perëndisë nuk kanë.
17 Ndërsa ju jap këto udhëzime, s’kam si t’ju lavdëroj përderisa nuk mblidheni për të mirën, por për të keqen tuaj. 18 Para së gjithash dëgjoj, dhe deri diku e besoj, se mes jush ka përçarje kur mblidheni në kongregacion. 19 E pa dyshim që mes jush do të ketë sekte,+ me qëllim që të dalë në shesh kush ka vërtet miratimin e Perëndisë.
20 Kur mblidheni për të ngrënë Darkën e Zotërisë, ju faktikisht nuk e bëni këtë siç duhet,+ 21 sepse, kur vjen koha të hani, disa tashmë e kanë ngrënë darkën, e kështu njëri është i uritur, kurse tjetri i dehur. 22 S’paskeni shtëpi ku të hani e të pini?! Apo e përbuzni kongregacionin e Perëndisë dhe turpëroni vëllezërit tuaj të varfër? E çfarë t’ju them? T’ju lavdëroj? Jo, për këtë nuk ju lavdëroj.
23 Ç’është e vërteta, ju mësova po atë gjë që më mësoi Zotëria, domethënë, natën+ që do ta tradhtonin, Zotëria Jezu mori një bukë 24 dhe, pasi falënderoi Perëndinë, e theu dhe tha: «Kjo përfaqëson trupin tim,+ që do të jepet për ju. Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»+ 25 Pasi hëngri darkën, ai bëri të njëjtën gjë edhe me kupën+ dhe tha: «Kjo kupë përfaqëson besëlidhjen e re+ në bazë të gjakut tim.+ Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim sa herë që ta pini.»+ 26 Sa herë që hani nga kjo bukë e pini nga kjo kupë, ju bëni të njohur vdekjen e Zotërisë derisa ai të vijë.
27 Prandaj, kushdo që ha nga buka ose pi nga kupa e Zotërisë padenjësisht, do të jetë fajtor ngaqë nuk tregon respekt për trupin dhe gjakun e Zotërisë. 28 Kështu, më parë le ta shqyrtojë mirë veten nëse është i denjë,+ dhe vetëm atëherë le të hajë nga buka e të pijë nga kupa, 29 sepse ai që ha dhe pi pa dalluar çfarë përfaqëson trupi i Zotërisë, ha dhe pi gjykim kundër vetes. 30 Ja pse shumë nga ju janë të dobët e të sëmurë, dhe shumë të tjerë kanë rënë në gjumin e vdekjes.*+ 31 Por, sikur ta shqyrtonim me ndershmëri veten, Perëndia nuk do të na gjykonte. 32 Megjithatë, kur na gjykon, Jehovai* na disiplinon*+ që të mos dënohemi bashkë me botën.+ 33 Prandaj, vëllezërit e mi, kur të mblidheni për të ngrënë këtë darkë, pritni njëri-tjetrin. 34 E nëse dikush është i uritur, le të hajë në shtëpi, që, kur të mblidheni, të mos jetë koha për të gjykuar.+ Sa për çështjet që mbeten, do t’i rregulloj kur të vij vetë te ju.
12 Sa për dhuratat e frymës,+ vëllezër, nuk dua të jeni në padije. 2 Ju e dini se, kur ishit jobesimtarë,* adhuronit idhuj të pagojë+ dhe shkonit pas tyre, kudo që t’ju drejtonin. 3 Prandaj dua të kuptoni se ai që flet falë frymës së Perëndisë, s’ka sesi të thotë: «Jezui qoftë i mallkuar!», dhe askush nuk mund të thotë: «Jezui është Zotëri!», veçse falë frymës së shenjtë.+
4 Tani, ka dhurata të ndryshme, por është e njëjta frymë;*+ 5 ka lloje të ndryshme shërbimi,+ e megjithatë është i njëjti Zotëri; 6 ka edhe lloje të ndryshme veprimesh, e megjithatë është i njëjti Perëndi që vepron te të gjithë.+ 7 Por fryma duket qartë te gjithsecili dhe jepet për një qëllim të dobishëm.+ 8 Në fakt, me anë të frymës, dikujt i është dhënë dhurata për të folur me mençuri, një tjetri dhurata e njohurisë* sipas së njëjtës frymë, 9 një tjetri i është dhënë besim+ nga po e njëjta frymë, një tjetri dhurata e shërimit+ nga po ajo frymë, 10 një tjetri akoma të kryejë mrekulli,*+ një tjetri të profetizojë, një tjetri aftësia për të dalluar shprehjet e frymëzuara,+ një tjetri dhurata për të folur gjuhë të ndryshme+ dhe një tjetri të interpretojë* gjuhët.+ 11 E të gjitha këto veprime i kryen e vetmja dhe e njëjta frymë, e cila ia jep këto dhurata secilit ashtu si dëshiron.
12 Ashtu sikurse trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e atij trupi, ndonëse shumë, janë një trup i vetëm,+ po kështu është edhe Krishti. 13 E të gjithë ne u pagëzuam nga një frymë e vetme, që të bëheshim një trup i vetëm, judenj a grekë qofshim, skllevër a të lirë, dhe të gjithë morëm të njëjtën frymë.
14 Në të vërtetë, trupi nuk përbëhet nga një gjymtyrë, por nga shumë.+ 15 Sikur këmba të thoshte: «Meqë nuk jam dorë, unë s’jam pjesë e trupit», thua vërtet nuk është pjesë e trupit? 16 Sikur veshi të thoshte: «Meqë nuk jam sy, unë s’jam pjesë e trupit», thua vërtet nuk është pjesë e trupit? 17 Sikur i gjithë trupi të ishte sy, ku do të ishte dëgjimi? Sikur të ishte i gjithi dëgjim, ku do të ishte nuhatja? 18 Por faktikisht Perëndia e ka vendosur secilën gjymtyrë në trup ashtu siç i pëlqeu.
19 Sikur të ishin të gjitha e njëjta gjymtyrë, ku do të ishte trupi? 20 Në fakt ka shumë gjymtyrë, mirëpo vetëm një trup. 21 Syri s’ka sesi t’i thotë dorës: «S’kam nevojë për ty!», ose koka s’ka sesi t’u thotë këmbëve: «Nuk kam nevojë për ju!» 22 Përkundrazi, ato gjymtyrë të trupit që duken më të dobëta, janë të nevojshme, 23 dhe atyre pjesëve të trupit që mendojmë se janë më pak të nderuara, u japim më shumë nderim,+ e kështu pjesët tona të pahijshme kanë më shumë dinjitet, 24 kurse pjesët tona të hijshme s’kanë nevojë për asgjë. Sidoqoftë, Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më shumë nderim asaj pjese që kishte nevojë për nderim, 25 në mënyrë që në trup të mos ketë përçarje, por që gjymtyrët të kenë kujdes reciprok për njëra-tjetrën.+ 26 Sikur të vuajë qoftë një gjymtyrë, gjithë gjymtyrët e tjera vuajnë bashkë me të,+ dhe sikur të marrë lavdi një gjymtyrë e vetme, gjithë gjymtyrët e tjera gëzojnë bashkë me të.+
27 Tani, ju jeni trupi i Krishtit+ dhe secili prej jush është gjymtyrë e tij.+ 28 Perëndia i ka dhënë secilit prej jush një caktim në kongregacion: së pari ka caktuar apostuj,+ së dyti profetë,+ së treti mësues,+ pastaj ata që kryejnë mrekulli,+ ata që kanë dhuratën e shërimit,+ ata që kryejnë shërbime të dobishme, ata që kanë aftësi drejtuese+ dhe ata që flasin gjuhë të ndryshme.+ 29 Mos janë të gjithë apostuj? Mos janë të gjithë profetë? Mos janë të gjithë mësues? Mos kryejnë të gjithë mrekulli? 30 Mos e kanë të gjithë dhuratën e shërimit? Mos flasin të gjithë gjuhë të huaja?+ Mos janë të gjithë përkthyes?*+ 31 Gjithsesi, përpiquni fuqimisht të merrni* dhuratat më të mëdha.+ E megjithatë, unë po ju tregoj një udhë që i tejkalon të tjerat.+
13 Edhe sikur të flas gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kem dashuri, do të bëhem si një gong shurdhues a si një cimbal çjerrës.* 2 Edhe sikur të kem dhuratën e profetizimit dhe të kuptoj gjithë sekretet e shenjta dhe gjithë njohurinë,+ edhe sikur të kem besim aq të fortë sa të zhvendos malet, por të mos kem dashuri, nuk do të jem asgjë.*+ 3 Edhe sikur të jap gjithë zotërimet e mia për të ushqyer të varfrit,+ edhe sikur ta flijoj jetën time për t’u dukur, por të mos kem dashuri,+ nuk do të më sjellë asnjë dobi.
4 Dashuria+ është e duruar*+ dhe plot mirësi.+ Dashuria nuk është xheloze.*+ Ajo nuk mburret, nuk krekoset,+ 5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme,*+ nuk kërkon interesin e vet,+ nuk provokohet,+ nuk e mban llogari të keqen,*+ 6 nuk gëzon për padrejtësinë,+ por gëzon me të vërtetën. 7 Mbulon çdo gjë,+ beson çdo gjë,+ shpreson çdo gjë,+ i qëndron* çdo gjëje.+
8 Dashuria nuk shuhet kurrë.* Por, nëse ka dhurata profetizimi, do të hiqen; nëse ka dhurata për të folur gjuhë,* do të marrin fund; nëse ka dhurata njohurie, do të ndërpriten. 9 Faktikisht, ne kemi njohuri të pjesshme+ dhe profetizojmë pjesërisht, 10 por kur të vijë e plota, e pjesshmja do të hiqet. 11 Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë. Por tani që jam bërë burrë, i kam flakur tej tiparet e një fëmije. 12 Tani për tani ne shohim me konture të mjegullta* në një pasqyrë të metaltë, por atëherë do të shohim qartë, fytyrë për fytyrë. Për momentin kam njohuri të pjesshme, por atëherë do të kem njohuri të plotë,* sikurse edhe Perëndia më njeh plotësisht. 13 Megjithatë, tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria.+
14 Ndiqni udhën e dashurisë, por përpiquni fuqimisht të merrni* edhe dhuratat e frymës, sidomos dhuratën e profetizimit.+ 2 Faktikisht, ai që flet një gjuhë të huaj, nuk u flet njerëzve, por Perëndisë, pasi asnjë njeri nuk e kupton për çfarë flet,+ edhe pse flet për sekrete të shenjta+ nëpërmjet frymës. 3 Megjithatë, ai që profetizon, i forcon të tjerët, u jep zemër dhe i ngushëllon me fjalët e veta. 4 Prandaj, ai që flet një gjuhë të huaj, forcon besimin e vet, kurse ai që profetizon, forcon besimin e kongregacionit. 5 Ç’është e vërteta, do të doja që të gjithë të flitnit gjuhë të huaja,+ megjithatë preferoj që të profetizoni,+ sepse është më mirë të profetizoni sesa të flitni gjuhë të huaja, veç në përkthefshi* që të forcohet edhe kongregacioni. 6 Vëllezër, sikur të vija e t’ju flisja në gjuhë të huaja, ç’dobi do t’ju sillja po të mos ju jepja ndonjë zbulesë,+ njohuri,+ profeci apo mësim nga Perëndia?
7 Edhe instrumentet e pajeta nxjerrin tinguj, fyell a harpë qoftë, por si do të dallohej çfarë po luhet në fyell a në harpë nëse nuk ka intervale nga nota në notë? 8 Sikur trumbeta të nxirrte një tingull të paqartë, kush do të bëhej gati për betejë? 9 Po ashtu edhe ju, po të mos thoni fjalë që kuptohen lehtësisht, si do të merret vesh çfarë po thoni? Do të ishit, në fakt, duke folur në erë. 10 Edhe pse në botë ka sa e sa lloje gjuhësh, asnjëra nuk është e pakuptueshme. 11 Por, nëse nuk e kuptoj atë që thuhet, do të isha i huaj për atë që flet dhe ai do të ishte i huaj për mua. 12 Edhe ju, meqë i dëshironi me zjarr dhuratat e frymës, bëni çmos të merrni gjithnjë e më shumë ato dhurata që forcojnë kongregacionin.+
13 Prandaj, kush flet në gjuhë të huaj, le të lutet që të jetë i aftë edhe ta përkthejë atë që thotë,+ 14 sepse, nëse lutem në gjuhë të huaj, lutem falë dhuratës së frymës, por me mendje nuk e kuptoj çfarë them. 15 Si t’ia bëj, pra? Do të lutem edhe me dhuratën e frymës, edhe me gjuhë të kuptueshme;* do të këndoj lavde edhe me dhuratën e frymës, edhe me gjuhë të kuptueshme. 16 Përndryshe, nëse i thuren lavde Perëndisë dhe bëhen lutje falënderimi vetëm me dhuratën e frymës, si do të thonë «amin» njerëzit e thjeshtë mes jush kur nuk e kuptojnë çfarë po thuhet? 17 Vërtet, tjetri nuk forcohet edhe pse lutja e falënderimit i drejtohet Perëndisë në mënyrë të shkëlqyer. 18 Falënderoj Perëndinë që flas më shumë gjuhë se të gjithë ju. 19 Gjithsesi, në kongregacion më mirë të them pesë fjalë të kuptueshme,* që të mësoj* edhe të tjerë, sesa dhjetë mijë fjalë në gjuhë të huaj.+
20 Vëllezër, mos jini fëmijë të vegjël në mënyrën si arsyetoni;+ jini fëmijë për sa i përket së keqes,+ por tërësisht të rritur në mënyrën si arsyetoni.+ 21 Në Ligj është shkruar: «Do t’i flas këtij populli me gjuhën e të huajve dhe me buzët e të panjohurve, por edhe atëherë nuk do të ma vënë veshin,—thotë Jehovai.»*+ 22 Prandaj, gjuhët nuk janë dëshmi për besimtarët, por për jobesimtarët,+ ndërsa profecitë nuk janë për jobesimtarët, por për besimtarët. 23 Tani, ta zëmë se tërë kongregacioni mblidhet dhe të gjithë flasin në gjuhë të huaja, e ndërkohë aty vjen ndonjë jobesimtar a njeri i thjeshtë. A nuk do të thotë ai se keni luajtur mendsh?! 24 Por, ta zëmë se të gjithë po profetizoni, e ndërkohë aty vjen ndonjë jobesimtar a njeri i thjeshtë. A nuk do ta korrigjojë dhe ta analizojë veten fije e për pe nga fjalët e të gjithëve ju?! 25 Atëherë do të kuptojë çfarë ka të fshehur në skutat e zemrës dhe do të bjerë me fytyrë përtokë për të adhuruar Perëndinë, duke pranuar: «Perëndia është vërtet mes jush.»+
26 Ç’duhet bërë pra, vëllezër, përderisa në mbledhjet tuaja dikush këndon një psalm, një tjetër mëson, tjetri tregon një zbulesë, dikush tjetër flet në gjuhë të huaj dhe një tjetër përkthen?*+ Çdo gjë le të bëhet për të forcuar kongregacionin. 27 Nëse flitet në gjuhë të huaja, të flasin vetëm dy ose e shumta tre veta, e secili me radhë, dhe një tjetër duhet të përkthejë.+ 28 Por, nëse nuk ka përkthyes, këta duhet të heshtin në kongregacion; t’i mbajnë për vete këto gjëra e të flasin për to me Perëndinë. 29 Veç kësaj, nëse ka profetë,+ të flasin dy a tre veta, dhe të tjerët le të kapin kuptimin. 30 Por, nëse një tjetër merr një zbulesë nga Perëndia, ai që po flet, le të heshtë. 31 E kështu mund të profetizoni të gjithë me radhë, në mënyrë që të gjithë të mësojnë e të marrin zemër.+ 32 Prandaj, profetët duhet të tregojnë vetëkontroll kur përdorin dhuratat e frymës, 33 sepse Perëndia nuk është Perëndi i rrëmujës, por i paqes.+
Ashtu siç bëhet në të gjitha kongregacionet e të shenjtëve, 34 gratë tuaja le të heshtin në kongregacion, sepse atyre nuk u lejohet t’i flasin kongregacionit.+ Por le të jenë të nënshtruara,+ ashtu siç thotë edhe Ligji. 35 Nëse nuk e kuptojnë diçka, të pyesin burrat në shtëpi, sepse nuk i ka hije një gruaje t’i flasë kongregacionit.
36 Mos zuri fill te ju fjala e Perëndisë dhe vetëm juve ju është dhënë?!
37 Ai që mendon se është profet ose se ka ndonjë dhuratë të frymës, duhet ta pranojë se gjërat që po ju shkruaj, janë urdhërime të Zotërisë. 38 Por, atë që e shpërfill këtë urdhërim, Perëndia do ta shpërfillë.* 39 Prandaj, vëllezërit e mi, përpiquni fuqimisht të profetizoni,+ e megjithatë mos i ndaloni të tjerët të flasin në gjuhë të huaja.+ 40 Por çdo gjë le të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe me rregull.+
15 Tani, vëllezër, po ju sjell përsëri ndër mend lajmin e mirë që ju shpalla,+ të cilin ju e pranuat dhe po e përkrahni me vendosmëri, 2 dhe falë këtij lajmi po shpëtoni, me kusht që të mos hiqni dorë prej tij, përndryshe më kot u bëtë besimtarë.
3 E ndër gjërat e para që ju përcolla, ishin po ato që më dhanë edhe mua: se Krishti vdiq për mëkatet tona, sikurse thonë Shkrimet,+ 4 se u varros+ e më pas u ngrit nga të vdekurit+ ditën e tretë,+ sikurse thonë Shkrimet,+ 5 se iu shfaq Kefës*+ dhe pastaj të Dymbëdhjetëve.+ 6 Pas kësaj iu shfaq njëkohësisht më shumë se 500 vëllezërve,+ shumica e të cilëve janë ende gjallë, kurse disa kanë rënë në gjumin e vdekjes. 7 Më pas iu shfaq Jakovit,+ pastaj gjithë apostujve,+ 8 por të fundit nga të gjithë, m’u shfaq edhe mua,+ si të isha një foshnjë e lindur para kohe.
9 Unë jam në fakt më i vogli i apostujve dhe nuk jam i denjë të quhem apostull ngaqë e përndoqa kongregacionin e Perëndisë.+ 10 Por falë mirësisë së pamerituar të Perëndisë jam ky që jam, dhe mirësia e pamerituar që më tregoi ai, nuk shkoi kot. Madje, unë kam derdhur më shumë mund se të gjithë apostujt e tjerë, e megjithatë jo me fuqinë time, por me fuqinë e mirësisë së pamerituar që më tregoi Perëndia. 11 Sidoqoftë, si unë, si ata, predikojmë të njëjtin lajm, po atë lajm që keni besuar ju.
12 Tani, nëse po predikohet se Krishti është ringjallur nga të vdekurit,+ si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve? 13 Nëse në të vërtetë nuk ka ringjallje të të vdekurve, atëherë as Krishti nuk është ringjallur. 14 Por, nëse Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është pa dyshim i kotë dhe besimi juaj është po ashtu i kotë. 15 Për më tepër, dalim edhe dëshmitarë të rremë për Perëndinë,+ sepse ne kemi dëshmuar se Perëndia e ringjalli Krishtin,+ të cilin nuk e paska ringjallur po qe se të vdekurit nuk do të ringjallen vërtet. 16 Prandaj, nëse të vdekurit nuk do të ringjallen, atëherë as Krishti nuk është ringjallur. 17 Veç kësaj, nëse Krishti nuk është ringjallur, besimi juaj është i kotë dhe jeni akoma skllevër të mëkateve tuaja.+ 18 Kështu edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Krishtin, kanë marrë fund një herë e mirë.+ 19 E nëse kemi shpresuar te Krishti vetëm për këtë jetë, ndër të gjithë njerëzit, ne jemi më të mjerët.
20 Megjithatë, e vërteta është se Krishti është ngritur nga të vdekurit si fryti i parë i atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes,+ 21 dhe sikurse vdekja erdhi nëpërmjet një njeriu,+ edhe ringjallja e të vdekurve vjen nëpërmjet një njeriu.+ 22 Po, për shkak të Adamit të gjithë po vdesin,+ por falë Krishtit të gjithë do të marrin jetë,+ 23 veçse secili sipas radhës: Krishti, fryti i parë,+ pastaj, gjatë pranisë së Krishtit, ata që i përkasin atij.+ 24 Në fund, kur të ketë asgjësuar çdo qeveri, autoritet dhe fuqi, ai do t’ia dorëzojë Mbretërinë Perëndisë, Atit të tij,+ 25 sepse ai duhet të mbretërojë derisa Perëndia t’i vërë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij,+ 26 dhe armiku i fundit që do të asgjësohet, është vdekja.+ 27 Edhe pse Perëndia e «nënshtroi çdo gjë nën këmbët e tij»,+ kur thuhet se «nënshtroi çdo gjë»,+ është e qartë se përjashtohet Ai që ia nënshtroi çdo gjë Birit.+ 28 Por, kur çdo gjë t’i jetë nënshtruar Birit, atëherë edhe vetë Biri do t’i nënshtrohet Atit që ia nënshtroi çdo gjë atij,+ që Perëndia të jetë kreu i të gjithëve.+
29 Përndryshe, ç’fitojnë ata që po pagëzohen në vdekje?+ Nëse vërtet të vdekurit s’do të ringjallen, pse po i nënshtrohen këtij lloj pagëzimi, atëherë? 30 E po njësoj edhe ne, thua më kot jemi në rrezik orë e çast?*+ 31 Vëllezër, unë vetë përballem me vdekjen çdo ditë, dhe kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që krenohem me ju, ju dishepuj të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë. 32 Nëse, siç kanë bërë edhe të tjerë,* u kacafyta me bishat në Efes,+ ç’dobi më solli? E nëse të vdekurit nuk do të ringjallen, atëherë «të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim».+ 33 Mos u mashtroni! Shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.*+ 34 Ejani në vete, bëni ç’është e drejtë dhe mos ecni më në udhën e mëkatit, sepse disa nga ju nuk keni fituar njohuri të saktë për Perëndinë—po ju flas që t’ju vijë turp.
35 Prapëseprapë, ndonjë do të pyesë: «Si do të ringjallen të vdekurit? Ç’lloj trupi do të kenë?»+ 36 O njeri i paarsyeshëm! Fara që ti mbjell, nuk vjen në jetë nëse më parë nuk “vdes”, 37 dhe ti nuk mbjell trupin e bimës që do të rritet, por thjesht një farë, grurë apo ç’të jetë. 38 Mirëpo Perëndia i jep farës një trup ashtu si do ai, çdo fare trupin e vet. 39 Po ashtu, jo çdo mish është njëlloj, sepse tjetër është mishi i njeriut dhe tjetër ai i bagëtisë, tjetër është mishi i zogjve dhe tjetër ai i peshqve. 40 Ka edhe trupa qiellorë,+ edhe trupa tokësorë,+ mirëpo tjetër është lavdia e trupave qiellorë dhe tjetër lavdia e trupave tokësorë. 41 Tjetër është lavdia e diellit, tjetër lavdia e hënës+ dhe tjetër lavdia e yjeve; në fakt, ylli ndryshon nga ylli për nga lavdia.
42 Kështu ndodh edhe me ringjalljen e të vdekurve: “mbillet”* trup i shkatërrueshëm dhe ringjallet si trup i pashkatërrueshëm;+ 43 mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi;+ mbillet në dobësi dhe ringjallet në fuqi;+ 44 mbillet prej mishi e gjaku dhe ringjallet si krijesë qiellore. Nëse ka krijesa me trup prej mishi e gjaku, ka edhe krijesa me trup qiellor, 45 siç është shkruar: «Njeriu i parë, Adami, u bë një qenie* e gjallë»,+ ndërsa Adami i fundit u bë një krijesë qiellore* jetëdhënëse.+ 46 Megjithatë, trupi i parë nuk është si krijesë qiellore: trupi i parë është prej mishi e gjaku dhe pastaj vjen trupi si krijesë qiellore. 47 Njeriu i parë erdhi nga toka dhe u bë nga pluhuri,+ kurse njeriu i dytë erdhi nga qielli.+ 48 Prandaj, ata që u bënë nga pluhuri, janë si ai që u bë nga pluhuri, kurse ata që janë në qiell, janë si ai që erdhi nga qielli,+ 49 dhe siç u bëmë sipas imazhit të atij që u bë nga pluhuri,+ ashtu do të bëhemi sipas imazhit të atij që erdhi nga qielli.+
50 Sidoqoftë, vëllezër, ju siguroj se mishi e gjaku nuk e trashëgojnë dot Mbretërinë e Perëndisë, dhe as ajo që shkatërrohet, nuk e trashëgon dot atë që nuk shkatërrohet. 51 Ja, po ju them një sekret të shenjtë: ne nuk do të biem të gjithë në gjumin e vdekjes, por të gjithë do të shndërrohemi+ 52 në një çast, sa hap e mbyll sytë, gjatë trumbetës së fundit. E kur të bjerë trumbeta,+ të vdekurit do të ringjallen me një trup të pashkatërrueshëm, dhe ne do të shndërrohemi, 53 sepse trupi i shkatërrueshëm duhet të bëhet i pashkatërrueshëm,+ dhe vdekatari duhet të bëhet i pavdekshëm.+ 54 Kur trupi i shkatërrueshëm të bëhet i pashkatërrueshëm dhe vdekatari të bëhet i pavdekshëm, do të përmbushen fjalët që janë shkruar: «Vdekja u përpi një herë e mirë.»+ 55 «Ku është fitorja jote, o Vdekje? Ku është thumbi yt, o Vdekje?»+ 56 Thumbi që sjell vdekjen, është mëkati,+ dhe mëkati merr fuqi nga Ligji.*+ 57 Por falënderojmë Perëndinë, sepse falë tij ne triumfojmë mbi vdekjen nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht!+
58 Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, bëhuni të palëkundur+ e të patundur. Kini gjithnjë shumë për të bërë+ në veprën e Zotërisë, duke e ditur se mundi juaj në veprën e Zotërisë s’është i kotë.+
16 Sa për mbledhjen e kontributit për të shenjtët,+ mund të ndiqni udhëzimet që u dhashë kongregacioneve në Galati: 2 ditën e parë të çdo jave, secili të vërë diçka mënjanë sipas mundësisë, që kontributet të mos mblidhen kur të vij unë. 3 Dhe kur të mbërrij, burrat që rekomandoni në letrat tuaja,+ do t’i nis në Jerusalem që të çojnë dhuratën tuaj bujare. 4 Megjithatë, nëse është më mirë që edhe unë të shkoj atje, ata do të vijnë me mua.
5 Te ju do të vij pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni* (sepse kam ndër mend të kaloj nëpër Maqedoni)+ 6 dhe mbase rri ca kohë a kaloj edhe dimrin me ju; kështu mund të më përcillni një copë rrugë atje ku do të shkoj. 7 Faktikisht nuk dua t’ju shoh tani kalimthi, sepse shpresoj të rri ca kohë me ju,+ nëse e lejon Jehovai.* 8 Megjithatë do të qëndroj në Efes+ deri në Festën e Ditës së Pesëdhjetë, 9 sepse më është hapur një derë e madhe për më shumë aktivitet,+ por ka shumë kundërshtarë.
10 Tani, nëse vjen Timoteu,+ kujdesuni që të mos ketë druajtje ndërsa është te ju, sepse ai po kryen veprën e Jehovait,*+ ashtu si unë. 11 Prandaj, askush të mos e shohë me përbuzje. Përcilleni një copë rrugë, që të vijë shëndoshë e mirë këtu tek unë, sepse po e pres bashkë me vëllezërit.
12 Sa për vëllanë tonë, Apolin,+ edhe pse iu luta shumë të vinte te ju bashkë me vëllezërit, për momentin s’kishte në plan të vinte, por do të vijë kur të ketë mundësi.
13 Rrini zgjuar!+ Qëndroni të patundur në besim!+ Silluni si burrat!*+ Bëhuni të fuqishëm!+ 14 Çdo gjë që bëni, bëjeni me dashuri!+
15 Tani, vëllezër, ju e dini se ata të shtëpisë së Stefanait janë nga dishepujt e parë* në Akai dhe se iu përkushtuan shërbimit të të shenjtëve. Prandaj po ju nxit 16 të vazhdoni t’u nënshtroheni njerëzve të tillë, si edhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë e punojnë pa u lodhur.+ 17 Jam shumë i kënaqur me praninë e Stefanait,+ të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata më kanë ndihmuar shumë kur ju s’ishit këtu me mua. 18 Ata më kanë sjellë freskim mua* dhe juve. Prandaj, vlerësojini këta lloj njerëzish.
19 Kongregacionet e Azisë ju dërgojnë të fala. Akuila dhe Priska, bashkë me kongregacionin që mblidhet në shtëpinë e tyre,+ ju përshëndetin nga zemra në Zotërinë. 20 Të gjithë vëllezërit ju dërgojnë të fala. Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
21 Ja përshëndetja ime, e Pavlit, që e shkrova me dorën time.
22 Nëse dikush nuk e ka për zemër Zotërinë, qoftë i mallkuar! Eja, o Zotëria ynë! 23 Mirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu qoftë me ju! 24 Ju dërgoj dashurinë time të gjithëve ju që jeni në unitet me Krishtin Jezu!
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Shih Fjalorthin.
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «të bashkëpunonit; të merrnit pjesë».
Quhet edhe Pjetër.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Domethënë, ekspertët e Ligjit.
Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «të rëndësishme».
Fjalë për fjalë «asnjë mish».
Shih Shtojcën A5.
Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Ose «ekzekutuar në shtyllë».
Fjalë për fjalë «frymës». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «të kuptojmë».
Ose «ndërthurim».
Fjalë për fjalë «njeriu fizik».
Ose «nuk e heton».
Shih Shtojcën A5.
Ose «smirë».
Fjalë për fjalë «janë një».
Ose «kryepunëtor i mençur».
Ose «bar i thatë».
Ose «në këtë sistem; në këtë rend». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Quhet edhe Pjetër.
Ose «vartës».
Ose «të besueshëm».
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «të zhveshur».
Ose «të keqtrajtuar».
Fjalë për fjalë «përgjërohemi».
Ose «plehrat».
Ose «për t’ju mësuar».
Ose «edukatorë».
Fjalë për fjalë «udhët».
Shih Shtojcën A5.
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «shkon».
Fjalë për fjalë «në frymë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mishi».
Ose «prirja mendore». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Ose «qengji ynë i Pashkës». Shih Fjalorthin, «Festa e Kalimit».
Shih Fjalorthin, «Festa e Bukëve Pa Maja».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «të dilnit nga bota».
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «që përdor të folur poshtërues».
Ose «Të mos ju gënjejë mendja!»
Shih Fjalorthin, «Imoraliteti seksual».
Ose «ata që kryejnë tradhti bashkëshortore».
Në gjuhën origjinale këtu përdoren dy fjalë të ndryshme: njëra i referohet rolit pasiv dhe tjetra rolit aktiv në marrëdhëniet homoseksuale.
Ose «ata që përdorin të folur poshtërues».
Ose «është e ligjshme për mua».
Ose «të më vërë nën pushtetin e saj».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «është një frymë me të».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «është jashtë trupit të tij».
Domethënë, të mos ketë marrëdhënie seksuale me ndonjë grua.
Shumësi i fjalës greke porneía. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «po e them si lëshim».
Ose «të ndahet».
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «është libert i Zotërisë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të virgjërit». U referohet si burrave, si grave.
Fjalë për fjalë «një i virgjër».
Fjalë për fjalë «shtrëngim në mish».
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «për t’ju vënë në lak».
Ose «nuk po sillet siç ka hije me virgjërinë e vet».
Fjalë për fjalë «të ruajë virgjërinë».
Ose «kush e humb virgjërinë duke u martuar».
Ose «inkurajon; ndërton».
Ose «e pranon».
Fjalë për fjalë «ndotet».
Ose «gur pengese».
Fjalë për fjalë «autoritet».
Ose «një motër e krishterë si grua».
Quhet edhe Pjetër.
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «autoritet».
Ose «të drejtat».
Ose «Kushdo».
Ose «pa një pikësynim».
Ose «e disiplinoj rreptësisht; e ndëshkoj».
Ose «të mos skualifikohem».
Ose «u pagëzuan ndërsa ndiqnin Moisiun përmes detit, nën re».
Ose «ishte Krishti».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ndoshta i referohet një engjëlli të Perëndisë.
Ose «të këtij rendi; të këtyre kohëve». Shih Fjalorthin.
Ose «sprovë; vështirësi».
Fjalë për fjalë «Izraelin sipas mishit».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «e ligjshme».
Ose «inkurajon; ndërton».
Ose «të mirën».
Shih Shtojcën A5.
Ose «shkak pengese».
Ose «të mirën».
Ose «udhëzimeve».
Domethënë, ndëshkimi që i jepej një gruaje për imoralitet seksual.
Nuk i referohet vdekjes së mirëfilltë, por vdekjes së figurshme, sepse ata nuk gëzonin më një lidhje të ngushtë me Perëndinë.
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «njerëz të kombeve».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fjalë njohurie», ka të ngjarë t’i referohet njohurisë së fituar falë një mrekullie.
Ose «vepra të fuqishme».
Ose «të përkthejë».
Ose «interpretues gjuhe?»
Ose «vazhdoni të kërkoni me zell».
Gongu dhe cimbali janë instrumente muzikore me goditje.
Ose «nuk do të vlej për asgjë».
Ose «shpirtgjerë».
Ose «ziliqare».
Ose «nuk është e vrazhdë».
Ose «nuk i mban llogari gabimet».
Ose «i bën ballë».
Ose «ka gjithmonë sukses».
Domethënë, aftësia për të folur gjuhë të ndryshme falë një mrekullie.
Ose «nuk shohim qartë».
Ose «të saktë».
Ose «vazhdoni të kërkoni me zell».
Ose «në interpretofshi gjuhët».
Fjalë për fjalë «me mendje».
Fjalë për fjalë «me mendje».
Ose «të mësoj gojarisht».
Shih Shtojcën A5.
Ose «interpreton gjuhët?»
Një mundësi tjetër «nëse dikush dëshiron të mbetet në padije, në padije le të mbetet».
Quhet edhe Pjetër.
Ose «gjithë kohën?»
Një mundësi tjetër «Nëse, në njëfarë kuptimi».
Ose «parimet e larta morale; vlerat morale».
Ose «varroset».
Ose «shpirt; person».
Ose «frymë». Shih Fjalorthin.
Ose «dhe Ligji e fuqizon mëkatin».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «Jini guximtarë!»
Fjalë për fjalë «frytet e para».
Fjalë për fjalë «frymës sime».