LETRA DREJTUAR ROMAKËVE
1 Pavli, skllav i Jezu Krishtit, i thirrur që të jetë apostull dhe i caktuar* të shpallë lajmin e mirë të Perëndisë,+ 2 që Perëndia e premtoi kohë më parë në Shkrimet e shenjta nëpërmjet profetëve të vet 3 e që lidhet me Birin e tij, i cili prej gjaku* ishte pasardhës* i Davidit,+ 4 por që me fuqinë e frymës së shenjtë* u shpall Bir i Perëndisë+ kur u ringjall nga të vdekurit+—po, me Jezu Krishtin, Zotërinë tonë, 5 nëpërmjet të cilit na* u tregua mirësi e pamerituar dhe morëm caktimin si apostull,+ me qëllim që të gjitha kombet+ të tregojnë besim tek ai dhe t’i binden për hir të emrit të tij, 6 e nga këto kombe edhe ju u thirrët që t’i përkitni Jezu Krishtit. 7 U drejtohem të gjithë atyre që janë në Romë, që Perëndia i do dhe i ka thirrur për të qenë të shenjtë:*
Mirësia e pamerituar* dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, si edhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!
8 Para së gjithash, e falënderoj Perëndinë tim për të gjithë ju nëpërmjet Jezu Krishtit, sepse për besimin tuaj flitet në mbarë botën. 9 Vërtet, kam dëshmitar Perëndinë, të cilit i bëj shërbim të shenjtë me mish e me shpirt* duke shpallur lajmin e mirë për Birin e tij, se ju përmend pa pushim në lutjet e mia+ 10 dhe i përgjërohem që, po të jetë e mundur, t’ia dal mbanë më në fund të vij te ju, në qoftë vullneti i Tij. 11 Kam shumë dëshirë t’ju takoj, që t’ju jap ndonjë dhuratë nga Perëndia e të bëheni të patundur,* 12 ose më mirë, që të inkurajohemi nga besimi i njëri-tjetrit,+ unë nga besimi juaj dhe ju nga besimi im.
13 Megjithatë, vëllezër, dua të dini se shumë herë kam dashur të vij te ju, që predikimi im të ishte i frytshëm edhe te ju, sikurse ka qenë edhe te kombet e tjera, por deri tani kam hasur pengesa. 14 U jam borxhli si grekëve, edhe të huajve,* si të mençurve, edhe të pamendëve, 15 prandaj mezi pres t’jua shpall lajmin e mirë edhe juve në Romë.+ 16 Në të vërtetë, mua nuk më vjen turp për lajmin e mirë,+ sepse ai është tregues i fuqisë së Perëndisë për të shpëtuar këdo që ka besim,+ më parë judeun+ e po ashtu edhe grekun.+ 17 E nëpërmjet tij, ata që kanë besim, e shohin qartë drejtësinë e Perëndisë, dhe kjo u forcon besimin,+ pikërisht siç është shkruar: «I drejti do të jetojë falë besimit.»+
18 Në fakt, nga qielli Perëndia e tregon zemërimin e tij të furishëm+ kundër gjithë njerëzve të padrejtë që nuk duan t’ia dinë për të dhe që po e mbytin padrejtësisht të vërtetën,+ 19 sepse ajo që mund të dihet për Perëndinë, duket sheshit, pasi vetë Perëndia e ka bërë fare të qartë.+ 20 Vërtet, cilësitë e tij të padukshme shihen qartë që nga krijimi i botës, sepse dallohen nga gjërat që ka bërë+—po, ai ka fuqi të përjetshme+ dhe është Perëndia i vërtetë+—prandaj ata nuk kanë asnjë justifikim. 21 Edhe pse e njohën Perëndinë, ata nuk i dhanë lavdi si Perëndi dhe as e falënderuan. Përkundrazi, arsyetuan me mendjelehtësi dhe në zemrën e tyre të marrë mbretëroi errësira.+ 22 Ndonëse e mbanin veten për të mençur, ata u bënë të marrë 23 dhe e këmbyen lavdinë e Perëndisë së pavdekshëm* me diçka të ngjashme me njeriun e vdekshëm, me zogjtë, me krijesat katërkëmbëshe dhe me zvarranikët.+
24 Prandaj, në përputhje me dëshirat e zemrës së tyre, Perëndia i la të ndiqnin rrugën e tyre të ndyrë,* që të çnderonin trupat e tyre. 25 Ata e këmbyen të vërtetën e Perëndisë me gënjeshtrën dhe adhuruan* e i bënë shërbim të shenjtë krijesës në vend se Krijuesit, i cili qoftë lëvduar në jetë të jetëve. Amin! 26 Për këtë arsye, Perëndia i la të jepeshin pas pasioneve çnderuese seksuale,+ sepse femrat e tyre i këmbyen marrëdhëniet e natyrshme me marrëdhënie të panatyrshme.+ 27 E po njësoj, edhe meshkujt i lanë marrëdhëniet e natyrshme me femrat dhe u ndezën gjithë epsh pas njëri-tjetrit, meshkuj me meshkuj,+ duke bërë gjëra të ndyra e duke marrë ndëshkimin* e plotë që meritonin për mbrapshtinë e tyre.+
28 Meqë nuk u dukej me vend ta pranonin si Perëndi,* Perëndia i la të jetonin sipas një mendësie* që nuk e miraton dhe të bënin gjëra të papërshtatshme.+ 29 Ata ishin plot padrejtësi,+ ligësi, lakmi,+ të këqija, zili,+ vrasje,+ konflikte, mashtrime,+ shpirtligësi,+ si edhe ishin thashethemexhinj,* 30 përgojues,+ njerëz që urrenin Perëndinë, të pacipë, fodullë, mburravecë, trillues të këqijash, të pabindur ndaj prindërve,+ 31 të pamend,+ që s’e mbanin fjalën, pa përzemërsi të natyrshme dhe të pamëshirshëm. 32 E po njësoj sot, të tillë njerëz, edhe pse e njohin fare mirë dekretin e drejtë të Perëndisë—sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla, meritojnë vdekjen+—jo vetëm që vazhdojnë t’i bëjnë ato, por edhe i miratojnë ata që i bëjnë.
2 Prandaj, cilido qofsh ti,+ o njeri, nuk ke justifikim nëse gjykon, sepse kur gjykon tjetrin, ti dënon veten, përderisa ti që gjykon, bën të njëjtat gjëra.+ 2 Tani, ne e dimë se gjykimi i Perëndisë, që është në përputhje me të vërtetën, është kundër atyre që bëjnë gjëra të tilla.
3 Si ta merr mendja, o njeri, se duke gjykuar ata që bëjnë gjëra të tilla, ndërkohë që edhe ti vetë i bën, do të shpëtosh nga gjykimi i Perëndisë?! 4 Apo e përbuz bollëkun e mirësisë,+ të vetëpërmbajtjes+ dhe të durimit të tij,+ ngaqë nuk e kupton se Perëndia po përpiqet me zemërmirësi të të çojë në pendim?!+ 5 Në fakt, prej kokëfortësisë dhe zemrës sate të papenduar, të pret zemërimi i furishëm i Perëndisë ditën kur do të tregohet qartë gjykimi i tij i drejtë.+ 6 Po, ai do ta shpërblejë secilin sipas veprave:+ 7 jetë të përhershme atyre që, duke ngulmuar të bëjnë të mirën, synojnë të kenë nder, lavdi dhe një trup që nuk shkatërrohet,+ 8 dhe furi e zemërim atyre që ndezin grindje e që nuk i binden së vërtetës, por padrejtësisë.+ 9 Këdo që bën të keqen, do ta mbulojnë vuajtjet* e hallet; më parë judeun e po ashtu edhe grekun. 10 Por, kushdo që bën të mirën, do të mbulohet me nder, lavdi dhe paqe; më parë judeu+ e po ashtu edhe greku,+ 11 sepse Perëndia nuk është i anshëm.+
12 Në fakt, të gjithë ata që kanë mëkatuar pa pasur ligj, do të marrin fund pa ligj;+ por të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligj, do të gjykohen nga ligji,+ 13 sepse në sytë e Perëndisë nuk janë të drejtë ata që e dëgjojnë ligjin, por ata që e zbatojnë ligjin—këta do të shpallen të drejtë.+ 14 Kur njerëzit e kombeve, që nuk kanë ligj,+ bëjnë nga natyra gjërat e ligjit, ata janë ligj për vetveten, edhe pse nuk kanë ligj. 15 Pikërisht këta tregojnë se thelbin e ligjit e kanë të shkruar në zemër kur ndërgjegjja e tyre jep dëshmi bashkë me ta dhe kur mendimet e tyre i akuzojnë ose i shfajësojnë. 16 Kjo do të ndodhë ditën kur, nëpërmjet Krishtit Jezu, Perëndia të gjykojë të fshehtat e njerëzve,+ në përputhje me lajmin e mirë që po shpall unë.
17 Nëse me emër je jude,+ mbështetesh te ligji, krenohesh me Perëndinë, 18 e njeh vullnetin e tij, i miraton gjërat e shkëlqyera ngaqë të kanë mësuar* nga Ligji,+ 19 je i bindur se je udhërrëfyes i të verbërve, dritë për ata që janë në errësirë, 20 korrigjues i të paarsyeshmëve, mësues i fëmijëve dhe i kupton aspektet bazë të njohurisë e të së vërtetës, të cilat gjenden në Ligj . . . 21 ti, pra, që mëson një tjetër, nuk mëson veten?!+ Ti që predikon «mos vidh»,+ vjedh për vete?! 22 Ti që thua «mos kryej kurorëshkelje»,+ kryen kurorëshkelje* për vete?! Ti që i ke neveri idhujt, vjedh tempujt?! 23 Ti që krenohesh me Ligjin, e çnderon Perëndinë duke shkelur Ligjin?! 24 «Për shkakun tuaj, emri i Perëndisë blasfemohet* mes kombeve», tamam siç është shkruar.+
25 Në të vërtetë, rrethprerja+ sjell dobi vetëm nëse zbatohet ligji.+ Por, në qoftë se shkelet ligji, rrethprerja bëhet parrethprerje. 26 Prandaj, nëse një i parrethprerë+ zbaton kërkesat e drejta të Ligjit, a nuk konsiderohet i rrethprerë edhe pse është i parrethprerë?!+ 27 Kështu, ai që është fizikisht i parrethprerë, por zbaton Ligjin, do të të gjykojë ty që e shkel ligjin, edhe pse e ke të shkruar kodin ligjor dhe je i rrethprerë. 28 Vërtet, nuk është jude kush është i tillë nga jashtë,+ e as është rrethprerje ajo që bëhet në mish.+ 29 Por është jude kush është i tillë nga brenda,+ dhe rrethprerja e vërtetë bëhet në zemër,+ nëpërmjet frymës* e jo nëpërmjet një kodi të shkruar.+ Lëvdimi i këtij vjen nga Perëndia e jo nga njerëzit.+
3 Ç’të themi, pra, a ka ndonjë përparësi të jesh jude? A ka dobi rrethprerja? 2 Po, në shumë aspekte. Para së gjithash, sepse atyre iu besuan thëniet e shenjta të Perëndisë.+ 3 Ç’të themi, atëherë, nëse disa judenjve u mungonte besimi? Vallë, ngaqë atyre u mungonte besimi, Perëndia nuk është i besueshëm? 4 Sigurisht që jo! Përkundrazi, le të dalë i vërtetë Perëndia+ edhe sikur çdo njeri të dalë gënjeshtar,+ ashtu siç është shkruar: «Që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua dhe fitimtar kur të gjykohesh.»+ 5 E nëse nga padrejtësia jonë del në pah drejtësia e Perëndisë, ç’të themi, pra? Mos vallë është i padrejtë Perëndia kur shfryn zemërimin e tij të furishëm kundër të padrejtëve? (Po flas sipas logjikës njerëzore.) 6 Kurrsesi! Përndryshe si do ta gjykonte botën Perëndia?+
7 E ta zëmë se nga gënjeshtra ime, e vërteta e Perëndisë del edhe më shumë në pah për lavdi të tij, pse të gjykohem si mëkatar, atëherë? 8 E pse të mos themi, sikurse shpifin disa njerëz se themi: «Të bëjmë të këqija, që të vijnë të mirat.» Gjykimi kundër këtyre njerëzve është në përputhje me drejtësinë.+
9 Çfarë, pra? Mos kemi ndonjë epërsi? Aspak! Se më sipër e thamë se, qoftë judenjtë, qoftë grekët, janë të gjithë nën mëkat,+ 10 ashtu siç është shkruar: «S’ka asnjë njeri të drejtë, as edhe një.+ 11 S’ka asnjë që të ketë gjykim të thellë, asnjë që të kërkojë Perëndinë. 12 Të gjithë kanë dalë nga udha, të gjithë janë bërë njerëz të pavlerë. S’ka asnjë që të bëjë të mirën, jo, as edhe një.»+ 13 «Gryka e tyre është si varr i hapur; me gjuhën e tyre mbjellin mashtrime.»+ «Helm nepërkash kanë nën buzë.»+ 14 «Goja e tyre është plot mallkime dhe vrer.»+ 15 «Këmbët e tyre shpejtojnë të derdhin gjak.»+ 16 «Në rrugët e tyre ka rrënim dhe shkatërrim, 17 dhe ata nuk e kanë njohur udhën e paqes.»+ 18 «Në sytë e tyre nuk ka kurrfarë frike* nga Perëndia.»+
19 Tani, ne e dimë se gjithçka që thotë Ligji, e ka për ata që janë nën Ligj, që çdo gojë të mbyllet dhe gjithë bota të dalë fajtore përpara Perëndisë.+ 20 Prandaj, falë veprave të ligjit, asnjeri* nuk do të shpallet i drejtë përpara tij,+ sepse me anë të ligjit thjesht bëhemi të vetëdijshëm për mëkatin.+
21 Por tani, pavarësisht nga ligji, drejtësia e Perëndisë është treguar qartë+—sikurse dëshmojnë për të Ligji dhe Profetët+—22 po, drejtësia e Perëndisë është treguar qartë nëpërmjet besimit te Jezu Krishti, për të gjithë ata që kanë besim. Në të vërtetë, Perëndia nuk bën dallime,+ 23 sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e pasqyrojnë dot lavdinë e Perëndisë.+ 24 Por fakti që ai i shpall të drejtë falë mirësisë së tij të pamerituar,+ duke i çliruar nëpërmjet shpërblesës që pagoi Krishti Jezu,+ është veçse dhuratë.*+ 25 Perëndia e paraqiti Krishtin si një blatim pajtues*+ për ata që tregojnë besim në gjakun e tij.+ Këtë e bëri për të treguar drejtësinë e vet, sepse duke u vetëpërmbajtur,* fali mëkatet e së shkuarës. 26 E po njësoj po e tregon drejtësinë e vet+ në kohën e tanishme, sepse i shpall të drejtë ata që kanë besim te Jezui, në përputhje me drejtësinë e vet.+
27 A ka atëherë vend për mburrje? Jo, aspak. Nga e dimë këtë? Nga ligji i veprave?+ Kurrsesi! Përkundrazi, nga ligji i besimit, 28 sepse ne jemi të mendimit se njeriu shpallet i drejtë me anë të besimit e jo falë veprave të ligjit.+ 29 Apo mos vallë ai është vetëm Perëndi i judenjve?+ A s’është edhe i njerëzve të kombeve?*+ Po, është edhe i njerëzve të kombeve.+ 30 Meqë Perëndia është një i vetëm,+ ai do t’i shpallë të drejtë të rrethprerët+ falë besimit të tyre, dhe të parrethprerët+ nëpërmjet besimit të tyre. 31 A e shfuqizojmë ne ligjin nëpërmjet besimit tonë? Kurrsesi! Përkundrazi, ne e mbështetim ligjin.+
4 Përderisa është kështu, ç’të themi për Abrahamin, paraardhësin tonë prej gjaku? Ç’fitoi ai? 2 Sikur Abrahami të ishte shpallur i drejtë nga veprat, do të kishte arsye për t’u mburrur, por jo përpara Perëndisë. 3 Mirëpo ç’thotë shkrimi? «Abrahami tregoi besim te Jehovai,* dhe për këtë u konsiderua i drejtë.»*+ 4 Tani, atij që punon, paga nuk i llogaritet si dhuratë,* por si detyrim.* 5 Nga ana tjetër, njeriu që nuk mbështetet te veprat e veta, por që tregon besim tek Ai që i shpall mëkatarët të drejtë, konsiderohet i drejtë falë besimit.*+ 6 Sa i lumtur është njeriu që Perëndia e konsideron të drejtë, pavarësisht nga veprat, ashtu siç thotë edhe Davidi: 7 «Lum ata që u janë falur veprat e liga dhe u janë fshirë* mëkatet! 8 Lum njeriu që Jehovai* nuk do t’ia llogaritë kurrsesi mëkatin!»+
9 A u përket kjo lumturi vetëm të rrethprerëve apo edhe të parrethprerëve?+ Tashmë e kemi thënë: «Abrahami u konsiderua i drejtë falë besimit.»*+ 10 Por, kur u konsiderua i drejtë? Kur ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, por kur ishte ende i parrethprerë. 11 Kështu ai mori shenjën+ e rrethprerjes si një vulë* drejtësie për besimin që kishte kur ishte ende i parrethprerë, që të bëhej ati i të gjithë të parrethprerëve që kanë besim,+ me qëllim që këta të konsiderohen të drejtë, 12 dhe që të bëhej ati i të rrethprerëve, jo vetëm i atyre që kapen fort pas zakonit të rrethprerjes, por edhe i atyre që ecin në gjurmët e besimit që kishte ati ynë, Abrahami,+ kur ishte ende i parrethprerë.
13 Në të vërtetë, premtimi që të ishte trashëgimtar i një bote, Abrahamit dhe pasardhësve* të tij nuk iu bë nëpërmjet Ligjit,+ por nëpërmjet drejtësisë që vjen nga besimi.+ 14 E nëse trashëgimtarë janë vetëm ata që kapen fort pas Ligjit, atëherë besimi është i kotë dhe premtimi s’ka pikë vlere. 15 Faktikisht, Ligji sjell zemërimin e zjarrtë të Perëndisë.+ Por aty ku s’ka ligj, s’ka as shkelje.+
16 Për këtë arsye, premtimi u dha nëpërmjet besimit, që të mbështetej në mirësinë e pamerituar të Perëndisë,+ e kështu të ishte i sigurt për të gjithë pasardhësit* e tij,+ jo vetëm për ata që kapen fort pas Ligjit, por edhe për ata që kapen fort pas besimit të Abrahamit, i cili është ati i të gjithëve ne.+ 17 (Tamam siç është shkruar: «Të kam bërë atin e shumë kombeve.»)+ Kjo ndodhi në sytë e Perëndisë tek i cili Abrahami pati besim, po, në sytë e Atij që sjell të vdekurit në jetë dhe flet për gjërat që s’janë sikur të ishin.* 18 Në fakt, Abrahami s’kishte asnjë arsye për të shpresuar. E megjithatë, falë shpresës, ai pati besim se do të bëhej ati i shumë kombeve, në përputhje me atë që i ishte thënë: «Kështu do të jetë pasardhësi* yt.»+ 19 Edhe pse e dinte se trupi i vet ishte pothuajse i vdekur (meqë ishte rreth 100 vjeç)+ dhe se barku i Sarës ishte po ashtu i vdekur,* atij nuk iu dobësua besimi.+ 20 Prandaj, ngaqë ishte i sigurt për premtimin e Perëndisë, nuk u lëkund nga mungesa e besimit, por falë besimit, mori forcë dhe i dha lavdi Perëndisë, 21 plotësisht i bindur se Ai ishte në gjendje ta bënte realitet atë që i kishte premtuar.+ 22 Ja pse «u konsiderua i drejtë».+
23 Megjithatë, fjalët «u konsiderua i drejtë» nuk u shkruan vetëm për të,+ 24 por edhe për ne që do të konsiderohemi të drejtë ngaqë besojmë tek Ai që ngriti nga të vdekurit Jezuin, Zotërinë tonë,+ 25 i cili iu dorëzua vdekjes për fajet tona+ dhe u ngrit nga të vdekurit për të na shpallur të drejtë.+
5 Prandaj, tani që jemi shpallur të drejtë falë besimit,+ le të gëzojmë paqe* me Perëndinë nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht,+ 2 sepse falë besimit tek ai, na është hapur rruga për këtë mirësi të pamerituar që gëzojmë tashmë;+ dhe le të ngazëllojmë* për shpresën që kemi se do të marrim lavdi nga Perëndia. 3 E jo vetëm kaq, por le të ngazëllojmë* edhe në shtrëngime,*+ sepse e dimë që shtrëngimet sjellin qëndrueshmëri,+ 4 qëndrueshmëria sjell miratimin e Perëndisë,+ miratimi i Perëndisë sjell shpresë,+ 5 dhe shpresa nuk të zhgënjen,+ sepse fryma e shenjtë që na u dha, i ka mbushur zemrat tona me dashurinë e Perëndisë.+
6 Në të vërtetë, kur ne ishim akoma të dobët,+ Krishti vdiq në kohën e caktuar për njerëz mëkatarë. 7 Vështirë të vdesë dikush për një njeri të drejtë, por për një njeri të mirë, mbase dikush edhe e merr guximin të vdesë. 8 Kurse Perëndia na e tregon dashurinë e vet në këtë mënyrë: ndërsa akoma ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.+ 9 Aq më tepër tani që jemi shpallur të drejtë me anë të gjakut të Krishtit,+ jemi të sigurt se falë tij do të shpëtojmë nga zemërimi i furishëm i Perëndisë.+ 10 E nëse u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij kur ishim armiq,+ aq më tepër tani që jemi pajtuar, jemi të sigurt se do të shpëtojmë nëpërmjet jetës së tij. 11 Jo vetëm kaq, por edhe ngazëllojmë për lidhjen e ngushtë që kemi me Perëndinë falë Zotërisë tonë Jezu Krisht, nëpërmjet të cilit tani jemi pajtuar me Perëndinë.+
12 Mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm dhe vdekja nëpërmjet mëkatit,+ e kështu vdekja u përhap te të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.+ 13 Në të vërtetë, mëkati ishte në botë para se të vinte Ligji, por mëkati nuk llogaritet kundër askujt kur nuk ka ligj.+ 14 E megjithatë, vdekja mbretëroi që nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që s’kishin mëkatuar siç mëkatoi Adami, i cili ngjason me atë që duhej të vinte.+
15 Por me dhuratën e Perëndisë nuk është si me mëkatin. Faktikisht, nëse nga mëkati i një njeriu të vetëm vdiqën shumë veta, aq më tepër vërshuan për shumë veta mirësia e pamerituar e Perëndisë dhe dhurata* që dha ai falë mirësisë së pamerituar të një njeriu të vetëm,+ Jezu Krishtit.+ 16 Gjithashtu, dobitë e dhuratës së Perëndisë nuk janë si pasojat e mëkatit të një njeriu të vetëm,+ sepse nga gjykimi i dhënë për një mëkat të vetëm, u shpallën fajtorë shumë veta,+ kurse nga dhurata që u dha pas shumë mëkateve, u shpallën të drejtë shumë veta.+ 17 E nëse vdekja mbretëroi nëpërmjet mëkatit të një njeriu të vetëm,+ aq më tepër jemi të sigurt se ata që marrin me bollëk mirësinë e pamerituar të Perëndisë dhe dhuratën e tij, falë së cilës shpallen të drejtë,+ do të jetojnë e do të mbretërojnë+ nëpërmjet një njeriu të vetëm, Jezu Krishtit.+
18 Prandaj, ashtu si nëpërmjet një mëkati të vetëm, njerëz të çdo lloji u shpallën fajtorë,+ po ashtu, nëpërmjet një akti të vetëm shfajësimi, njerëz të çdo lloji+ shpallen të drejtë për jetën.+ 19 Ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, shumë u bënë mëkatarë,+ po ashtu, nëpërmjet bindjes së një të vetmi, shumë do të bëhen të drejtë.+ 20 Ndërkohë Ligji u dha për të treguar që mëkatet ishin të shumta.+ Megjithatë, atje ku mëkatet ishin me bollëk, mirësia e pamerituar vërshoi edhe më tepër. 21 Për cilin qëllim? Që, sikurse mëkati mbretëroi bashkë me vdekjen,+ edhe mirësia e pamerituar të mbretërojë me anë të drejtësisë, e cila të çon në jetën e përhershme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë.+
6 Ç’të themi, pra? Të vazhdojmë të ecim në udhën e mëkatit që të na tregohet edhe më shumë mirësi e pamerituar?! 2 Kurrsesi! Përderisa jemi të vdekur për mëkatin,+ ç’kuptim ka të jetojmë akoma në mëkat?!+ 3 A nuk e dini se të gjithë ne që u pagëzuam në Krishtin Jezu,+ u pagëzuam në vdekjen e tij?+ 4 Prandaj u varrosëm bashkë me të nëpërmjet pagëzimit tonë në vdekjen e tij,+ që ashtu si Krishti u ngrit nga të vdekurit nëpërmjet lavdisë së Atit, edhe ne të ecim në udhën e një jete të re.+ 5 E nëse jemi bashkuar me të në një vdekje si e tija,+ sigurisht që do të bashkohemi me të edhe në një ringjallje si e tija,+ 6 sepse e dimë që personaliteti ynë i vjetër u gozhdua në shtyllë bashkë me të,+ që trupi ynë mëkatar të mos kishte më fuqi mbi ne+ e të mos ishim më skllevër të mëkatit.+ 7 Në fakt, kush ka vdekur, është shfajësuar* nga mëkati i vet.
8 Për më tepër, nëse kemi vdekur bashkë me Krishtin, besojmë se edhe do të jetojmë bashkë me të, 9 sepse e dimë se Krishti, tani që është ngritur nga të vdekurit,+ nuk vdes më,+ dhe vdekja nuk është më zot mbi të. 10 Vërtet, ai vdiq një herë e mirë për mëkatin,*+ por jeton për Perëndinë. 11 Po ashtu edhe ju, konsiderojeni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë falë Krishtit Jezu.+
12 Prandaj, mos lejoni që mëkati të vazhdojë të mbretërojë në trupat tuaj të vdekshëm,+ që t’u bindeni dëshirave të tij. 13 As mos vazhdoni t’i vini trupat tuaj* në shërbim të mëkatit si armë padrejtësie. Por vëreni veten në shërbim të Perëndisë si të gjallë të kthyer nga të vdekurit dhe vërini trupat tuaj* në shërbim të Perëndisë si armë drejtësie.+ 14 E përderisa nuk jeni nën Ligj, por nën mirësinë e pamerituar të Perëndisë,+ mëkati të mos jetë zot mbi ju.+
15 Çfarë, atëherë? Të kryejmë mëkat ngaqë s’jemi nën Ligj, por nën mirësinë e pamerituar të Perëndisë?+ Kurrsesi! 16 A nuk e dini se po ta vini veten në shërbim të dikujt për t’iu bindur si skllav, jeni skllav i tij ngaqë i bindeni,+ qoftë mëkatit+ që të çon në vdekje,+ qoftë bindjes që të çon në udhën e drejtësisë? 17 Por falënderojmë Perëndinë sepse, ndonëse dikur ishit skllevër të mëkatit, ju iu bindët me gjithë zemër atij lloj mësimi që ju besoi Perëndia. 18 Po, meqë u çliruat nga skllavëria e mëkatit,+ u bëtë skllevër të drejtësisë.+ 19 Po flas me terma të njohur për shkak të natyrës suaj të papërsosur;* sepse ashtu siç ia paraqitnit gjymtyrët tuaja si skllevër ndyrësisë dhe ligësisë për të bërë gjëra të liga, po ashtu tani paraqitjani gjymtyrët tuaja si skllevër drejtësisë për të bërë gjëra të shenjta.+ 20 Po, kur ishit skllevër të mëkatit, nuk ishit skllevër të drejtësisë.
21 Ç’fryt jepnit në atë kohë? Fryte për të cilat tani ju vjen turp, sepse fundi i tyre është vdekja.+ 22 Mirëpo, tani, ngaqë jeni çliruar nga mëkati dhe jeni bërë skllevër të Perëndisë, po jepni fryt në udhën e shenjtërisë,+ e cila të çon në jetën e përhershme.+ 23 Vërtet, paga që paguan mëkati, është vdekja,+ kurse dhurata që jep Perëndia, është jeta e përhershme+ me anë të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.+
7 Si ka mundësi të mos e dini, vëllezër, (po u flas atyre që e njohin ligjin) se Ligji është zot mbi një njeri për aq kohë sa ky është gjallë? 2 Për shembull, një grua e martuar është e lidhur me ligj me burrin ndërkohë që ai është gjallë, por po t’i vdesë burri, ajo është e lirë nga ligji i burrit.+ 3 Kështu, ndërkohë që i shoqi është ende gjallë, ajo do të quhej kurorëshkelëse po të bëhej e një burri tjetër.+ Por, po t’i vdesë i shoqi, ajo është e lirë nga ligji i tij, prandaj nuk është kurorëshkelëse po të bëhet e një burri tjetër.+
4 Kështu, vëllezërit e mi, nëpërmjet flijimit* të Krishtit, edhe ju vdiqët për sa i përket Ligjit, që të bëheshit të një tjetri,+ të atij që u ngrit nga të vdekurit,+ që ne të japim fryt për Perëndinë.+ 5 Në fakt, kur jetonim sipas dëshirave të trupit,* pasionet mëkatare që dolën në dritë nga Ligji, vepronin në trupat tanë* që të jepnim fryt për vdekjen.+ 6 Ndërsa tani jemi çliruar nga Ligji,+ sepse kemi vdekur për sa i përket atij që na mbante nën vargonj, që të bëhemi skllevër të Perëndisë në një kuptim të ri, sipas frymës,*+ e jo në kuptimin e vjetër, sipas kodit të shkruar.+
7 Ç’të themi, pra? Mos është Ligji mëkat? Aspak! Në të vërtetë, unë s’do ta kisha kuptuar ç’është mëkati po të mos ishte Ligji.+ Për shembull, s’do ta kisha kuptuar ç’është lakmia sikur Ligji të mos thoshte: «Mos lakmo!»+ 8 Por duke marrë shkas nga ky urdhërim i Ligjit, mëkati ngjalli tek unë lakmi të çdo lloji, sepse kur s’kishte ligj, mëkati ishte i vdekur.+ 9 Në të vërtetë, dikur unë isha gjallë, kur nuk kishte Ligj. Por kur erdhi urdhërimi i Ligjit, mëkati erdhi në jetë, kurse unë vdiqa.+ 10 Dhe kuptova se urdhërimi që duhej të më sillte jetë,+ më solli vdekjen, 11 sepse mëkati, duke marrë shkas nga urdhërimi i Ligjit, më joshi e me anë të tij më vrau. 12 Në vetvete, Ligji është i shenjtë dhe urdhërimet e tij janë të shenjta, të drejta e të mira.+
13 Mos vallë ma solli vdekjen e mira, atëherë? Kurrsesi! Kurse mëkati, po. Ai ma solli vdekjen nëpërmjet së mirës, që të dukej sheshit si është vërtet mëkati,+ e kështu urdhërimi i Ligjit tregoi sa i rëndë është mëkati.+ 14 Faktikisht, ne e dimë që Ligji është hyjnor,* kurse unë jam prej mishi e gjaku, i shitur si skllav mëkatit.+ 15 Dhe vërtet, unë nuk e kuptoj ç’bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por atë që urrej. 16 E nëse bëj atë që nuk dua, unë e pranoj se Ligji është i shkëlqyer. 17 Mirëpo tani, nuk jam më unë ai që vepron, por mëkati që banon tek unë,+ 18 sepse e di se tek unë, domethënë në trupin* tim, nuk banon asgjë e mirë. Vërtet e kam dëshirën për të bërë të mirën, por jo aftësinë,+ 19 sepse nuk bëj të mirën që dua, por bëj të keqen që nuk dua. 20 E nëse bëj atë që nuk dua, nuk jam më unë ai që vepron, por mëkati që banon tek unë.
21 Në rastin tim, pra, zbulova këtë ligj: kur dua të bëj të drejtën, e keqja është brenda meje.+ 22 Në të vërtetë, njeriu që jam përbrenda,+ kënaqet me ligjin e Perëndisë, 23 kurse në trupin tim* shoh një tjetër ligj, që lufton kundër ligjit të mendjes sime+ e më bën rob të ligjit të mëkatit+ që është në trupin tim.* 24 Ç’njeri i mjerë jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup që i nënshtrohet kësaj vdekjeje? 25 Faleminderit Perëndisë që do të më çlirojë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë! Kështu, unë vetë, me mendjen time jam skllav i ligjit të Perëndisë, por me trupin tim, skllav i ligjit të mëkatit.+
8 Prandaj, ata që janë në unitet me Krishtin Jezu, nuk marrin dënimin me vdekje, 2 sepse ligji i frymës* që u jep jetë atyre që janë në unitet me Krishtin Jezu, ju ka çliruar+ nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes. 3 Atë që Ligji s’e bënte dot,+ ngaqë natyra e njeriut* e dobësonte,+ Perëndia e bëri duke dërguar Birin e vet+ në tokë, në ngjashmëri me njerëzit mëkatarë,+ për të hequr mëkatin. Kështu e dënoi mëkatin e njerëzve, 4 që kërkesat e drejta të Ligjit, të përmbusheshin nga ne+ që nuk ecim sipas dëshirave mëkatare,* por sipas frymës.*+ 5 Në fakt, kush jeton sipas dëshirave mëkatare, e ka mendjen te këto dëshira,+ por kush jeton sipas frymës, e ka mendjen te gjërat e frymës.+ 6 Ta mbash mendjen te dëshirat mëkatare, do të thotë vdekje,+ kurse ta mbash mendjen te fryma, do të thotë jetë dhe paqe.+ 7 Vërtet, ta mbash mendjen te dëshirat mëkatare, do të thotë armiqësi me Perëndinë,+ pasi ato nuk i nënshtrohen ligjit të Perëndisë, e as që mund t’i nënshtrohen. 8 Prandaj, kush jeton sipas dëshirave mëkatare, nuk mund t’i pëlqejë Perëndisë.
9 Megjithatë, nëse fryma e Perëndisë banon vërtet te ju, ju jetoni sipas frymës+ e jo sipas dëshirave mëkatare. Por, nëse dikush nuk ka mendjen* e Krishtit, ai nuk i përket atij. 10 Ama, nëse jeni në unitet me Krishtin,+ fryma ju jep jetë falë drejtësisë, edhe pse trupi juaj është i vdekur për shkak të mëkatit. 11 E nëse fryma e Atij që e ngriti Jezuin nga të vdekurit, banon te ju, Ai që ngriti Krishtin Jezu nga të vdekurit,+ do t’u japë jetë edhe trupave tuaj të vdekshëm+ me anë të frymës së tij, e cila banon te ju.
12 Kështu, vëllezër, ne vërtet jemi borxhlinj, por jo ndaj dëshirave mëkatare, që të jetojmë sipas tyre;+ 13 sepse, nëse jetoni sipas dëshirave mëkatare, me siguri do të vdisni, por nëse i bëni veprat e trupit tuaj të vdesin+ nëpërmjet frymës, do të jetoni.+ 14 Pasi të gjithë ata që drejtohen nga fryma e Perëndisë, janë vërtet bij të Perëndisë,+ 15 sepse ju nuk morët një frymë skllavërie që të keni përsëri frikë, por morët një frymë birësimi me anë të së cilës ne thërrasim: «Abba,* o Atë!»+ 16 Dhe vetë fryma e Perëndisë jep dëshmi bashkë me frymën* tonë+ se jemi fëmijë të Perëndisë.+ 17 Prandaj, nëse jemi fëmijë të tij, jemi edhe trashëgimtarë—vërtet trashëgimtarë të Perëndisë, por edhe bashkëtrashëgimtarë+ me Krishtin—me kusht që të vuajmë bashkë me të,+ që edhe të na jepet lavdi bashkë me të.+
18 Kështu, jam i mendimit se vuajtjet e tanishme nuk janë asgjë në krahasim me lavdinë që do të tregohet nëpërmjet nesh,+ 19 sepse krijesa mezi pret kohën kur të tregohet qartë lavdia e bijve të Perëndisë.+ 20 Në të vërtetë, krijesa iu nënshtrua kotësisë+—jo sipas vullnetit të vet, por sipas vullnetit të atij që e nënshtroi—në bazë të shpresës 21 se edhe vetë krijesa do të çlirohet+ nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes,* dhe do të ketë lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë. 22 Ne e dimë faktikisht se deri tani e gjithë krijesa vazhdon të rënkojë dhe të përjetojë dhembje së bashku. 23 Jo vetëm kaq, por edhe ne që gëzojmë frytet e para të trashëgimisë sonë, pra, frymën, rënkojmë përbrenda+ ndërsa mezi presim birësimin,+ që të çlirohemi nga trupat tanë nëpërmjet shpërblesës. 24 Në fakt, ne shpëtuam kur na u dha kjo shpresë; por shpresa që shihet, nuk është më shpresë, sepse, kush shpreson tek ajo që sheh?! 25 Por, kur shpresojmë+ tek ajo që nuk shohim,+ vazhdojmë të presim për të me padurim dhe qëndrueshmëri.+
26 Po ashtu, edhe fryma na vjen në ndihmë kur jemi të dobët,+ sepse edhe atëherë kur nuk e dimë për çfarë të lutemi, vetë fryma ndërmjetëson për ne për rënkimet e pathëna. 27 Dhe Ai që heton zemrat,+ e kupton çfarë kërkon fryma, sepse ajo ndërmjetëson për të shenjtët në harmoni me vullnetin e Perëndisë.
28 Tani, ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha veprat e tij të bashkëpunojnë për të mirën e atyre që e duan Perëndinë, po, të atyre që janë thirrur sipas qëllimit të tij,+ 29 sepse këta, që Ai i kishte ndër mend që në fillim, i paravendosi edhe që të jenë pasqyrimi i Birit të tij,+ e kështu Biri të jetë i parëlinduri+ ndër shumë vëllezër.+ 30 Përveç kësaj, ata që i paravendosi,+ edhe i thirri,+ dhe ata që i thirri, edhe i shpalli të drejtë,+ e së fundi, ata që i shpalli të drejtë, edhe u dha lavdi.+
31 Ç’të themi, pra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?!+ 32 Përderisa ai nuk kurseu as Birin e vet, por ia dorëzoi vdekjes për të gjithë ne,+ a nuk do të na japë me bujari edhe çdo gjë tjetër?! 33 Kush mund të ngrejë padi kundër të zgjedhurve të Perëndisë?+ Askush, sepse vetë Perëndia i shpall ata të drejtë.+ 34 Kush mund t’i dënojë? Askush, sepse vetë Krishti Jezu vdiq për ne, e madje u ngrit nga të vdekurit; e tani është në të djathtë të Perëndisë+ dhe ndërmjetëson për ne.+
35 Çfarë mund të na ndajë nga dashuria e Krishtit?+ Shtrëngimi, vuajtja, përndjekja, uria, të zhveshurit, rreziku apo shpata?+ 36 Vërtet është shkruar: «Për hirin tënd përballemi me vdekjen çdo ditë; jemi quajtur dele për t’u therur»,+ 37 megjithatë, në të gjitha këto ne dalim plotësisht fitimtarë+ falë atij që na deshi. 38 Në fakt, jam i bindur që as vdekja, as jeta, as engjëjt, as qeveritë, as gjërat e së tashmes, as gjërat e së ardhmes, as fuqitë,+ 39 as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijim tjetër, nuk do të na ndajnë dot nga dashuria e Perëndisë, që është shprehur përmes Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.
9 Ashtu si Krishti, po them të vërtetën e nuk po gënjej—sepse edhe vetë ndërgjegjja ime jep dëshmi për mua nën drejtimin e frymës së shenjtë—2 se më dhemb shpirti e më qan zemra pa pushim. 3 Vërtet, do të doja të isha unë i mallkuar dhe i ndarë nga Krishti për hir të vëllezërve të mi, të të afërmve të mi prej gjaku,* 4 po, të izraelitëve, të cilët Perëndia i birësoi+ e u dha lavdi. Atyre iu besuan besëlidhjet,+ Ligji,+ shërbimi i shenjtë+ dhe premtimet.+ 5 Të tyret janë edhe patriarkët+ dhe nga ata erdhi edhe Krishti.+ Lëvduar qoftë përgjithmonë Perëndia, që është mbi gjithçka! Amin!
6 Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ka dështuar, sepse jo të gjithë ata që janë pasardhës të Izraelit, janë vërtet «izraelitë».+ 7 As nuk janë të gjithë fëmijë të Abrahamit, ndonëse janë pasardhës* të tij.+ Përkundrazi është shkruar: «Pasardhësi* yt i premtuar do të vijë nëpërmjet Isakut.»+ 8 Kjo do të thotë se fëmijë të Perëndisë nuk janë medoemos fëmijët që lindën sipas gjakut,+ por pasardhës* të vërtetë konsiderohen fëmijët që lindën sipas premtimit.+ 9 Pasi këto ishin fjalët e premtimit: «Do të vij vitin tjetër në këtë kohë dhe Sara do të lindë një djalë.»+ 10 Po e njëjta gjë ndodhi edhe kur Rebeka mbeti shtatzënë me binjakë nga Isaku, paraardhësi ynë,+ 11 sepse kur ata ende nuk kishin lindur dhe nuk kishin bërë ndonjë të mirë a të keqe, (për të treguar se zgjedhja e Perëndisë, e cila përputhet me qëllimin e tij, nuk varet nga veprat, por nga Perëndia që thërret) 12 asaj iu tha: «Më i madhi do të jetë skllav i më të voglit.»+ 13 Pikërisht siç është shkruar: «E desha Jakobin, por e urreva Esaun.»+
14 Ç’të themi, pra? Mos është i padrejtë Perëndia? Kurrsesi!+ 15 Ai i thotë në fakt Moisiut: «Do t’i tregoj mëshirë atij që dua t’i tregoj mëshirë dhe do t’i tregoj dhembshuri atij që dua t’i tregoj dhembshuri.»+ 16 Prandaj, kjo zgjedhje nuk varet as nga dëshira e as nga përpjekjet e dikujt,* por nga Perëndia, i cili është i mëshirshëm.+ 17 Për shembull, Shkrimi thotë për faraonin: «Pikërisht për këtë arsye të kam lënë gjallë: që nëpërmjet teje të tregoj fuqinë time dhe që emri im të shpallet në mbarë tokën.»+ 18 Kështu, ai i tregon mëshirë atij që dëshiron t’i tregojë mëshirë, por e lejon të bëhet kryeneç atë që s’heq dorë nga kryeneçësia.+
19 Mbase tani do të thuash: «Pse, atëherë, ai vazhdon të gjejë të meta? E kush mund të dalë kundër vullnetit të tij?» 20 Por kush je ti, o njeri, që të replikosh* me Perëndinë?!+ A i thotë ena e modeluar atij që e modeloi: «Pse më bëre kështu?»+ 21 Çfarë? A nuk ka autoritet poçari mbi argjilën,+ që të bëjë nga i njëjti brumë një enë për përdorim të veçantë* dhe një tjetër për përdorim të zakonshëm?* 22 Ç’të themi, pra, për faktin që Perëndia i toleroi me shumë durim enët e zemërimit që ishin përgatitur për shkatërrim, edhe pse vullneti i tij ishte që të tregonte fuqinë dhe zemërimin e vet të furishëm? 23 E ç’të themi nëse këtë e bëri që të tregonte me sa shumë lavdi i veshi enët e mëshirës,+ të cilat i përgatiti që më parë për të marrë lavdi, 24 domethënë ne, që ai na thirri jo vetëm nga judenjtë, por edhe nga kombet?*+ 25 Tamam siç thotë Ai edhe te Hozea: «Ata që nuk janë populli im,+ do t’i quaj ‘populli im’ dhe atë që nuk ishte e shtrenjtë për mua, do ta quaj ‘e shtrenjta ime’,+ 26 dhe në vendin ku iu tha: ‘Ju nuk jeni populli im’, atje do të quhen ‘bij të Perëndisë së gjallë’.»+
27 Për më tepër, edhe Isaia shpalli për Izraelin: «Edhe sikur bijtë e Izraelit të jenë si rëra e detit, vetëm një mbetje do të shpëtojë,+ 28 sepse Jehovai* do t’u kërkojë llogari banorëve të tokës, plotësisht dhe pa vonesë.»+ 29 Ashtu si paratha Isaia: «Po të mos na kishte siguruar pasardhës* Jehovai* i ushtrive, do të ishim bërë njësoj si Sodoma dhe do t’i kishim ngjarë Gomorrës.»+
30 Ç’të themi, atëherë? Njerëzit e kombeve, edhe pse nuk përpiqeshin të ishin të drejtë, arritën të quheshin të drejtë+ në bazë të besimit,+ 31 kurse Izraeli, edhe pse përpiqej të ishte i drejtë duke zbatuar Ligjin, nuk arriti dot ta përmbushte atë Ligj. 32 Për ç’arsye? Ngaqë nuk përpiqej të ishte i drejtë me anë të besimit, por me anë të veprave, duke zbatuar Ligjin. Ata u penguan në «gurin e pengesës»,+ 33 ashtu siç është shkruar: «Unë po vë në Sion një gur+ e një shkëmb pengese, por kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet.»+
10 Vëllezër, ma do zemra dhe i përgjërohem Perëndisë për izraelitët, që të shpëtojnë.+ 2 Vërtet, mund t’ju them se ata kanë zell për Perëndinë,+ por jo sipas njohurisë së saktë. 3 Meqë nuk e kuptojnë ç’është drejtësia e Perëndisë,+ por kërkojnë të vendosin drejtësinë e vet,+ ata nuk i nënshtrohen drejtësisë së Perëndisë.+ 4 Krishti faktikisht është fundi i Ligjit,+ që kushdo që tregon besim, të quhet i drejtë.+
5 Vërtet Moisiu shkruan për drejtësinë që vjen nga Ligji: ‘Ai që i zbaton urdhërimet e tij, do të jetojë falë tyre.’+ 6 Kurse për drejtësinë që vjen nga besimi, thuhet: «Mos thuaj me vete:+ ‘Kush do të ngjitet në qiell?’,+ domethënë që të sjellë Krishtin poshtë. 7 Ose: ‘Kush do të zbresë në humnerë?’,+ domethënë që ta ngrejë Krishtin nga të vdekurit.» 8 Ç’thuhet në Shkrime? «Fjala është pranë teje, në gojën dhe në zemrën tënde»,+ domethënë «fjala» e besimit që ne po predikojmë; 9 sepse po të shpallësh publikisht me gojën tënde se Jezui është Zotëri+ dhe po të besosh me gjithë zemër se Perëndia e ngriti atë nga të vdekurit, do të shpëtosh. 10 Në të vërtetë, besimi me gjithë zemër të çon në drejtësi, por shpallja publike e besimit+ të çon në shpëtim.
11 Pasi shkrimi thotë: «Kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet.»+ 12 Ndaj nuk ka asnjë dallim mes judeut dhe grekut,+ meqë të gjithë kanë të njëjtin Zotëri, i cili është bujar me të gjithë ata që e thërrasin, 13 sepse «kushdo që thërret emrin e Jehovait,* do të shpëtojë».+ 14 Mirëpo si do të thërrasin nëse nuk kanë treguar besim? Si do të tregojnë besim tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Si do të dëgjojnë kur s’ka kush predikon? 15 Dhe si do të predikojnë nëse nuk i ka dërguar kush?+ Ashtu siç është shkruar: «Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin lajmin e mirë!»+
16 Sidoqoftë, jo të gjithë iu bindën lajmit të mirë, sepse Isaia thotë: «O Jehova,* kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?»*+ 17 Besimi vjen pasi dikush ka dëgjuar,+ dhe dikush dëgjon kur shpallet fjala për Krishtin. 18 Mirëpo lind pyetja: mos ndoshta nuk arritën të dëgjonin? Përkundrazi! Në të vërtetë, «zëri i tyre kumboi në mbarë tokën dhe mesazhi i tyre ushtoi deri në skajet e tokës së banuar».+ 19 Apo, mos ndoshta Izraeli nuk arriti të kuptonte?+ Moisiu thotë i pari: «Me një komb të pavlerë do t’i bëj xhelozë, me një komb të marrë do t’ua ndez zemërimin.»+ 20 Por Isaia tregohet edhe më i guximshëm dhe thotë: «Më gjetën ata që nuk më kërkonin+ dhe iu shfaqa atyre që nuk pyetnin për mua.»+ 21 Ndërsa për Izraelin thotë: «Tërë ditën kam pritur krahëhapur një popull të pabindur e kryeneç.»+
11 Prandaj pyes: mos ndoshta Perëndia e hodhi poshtë popullin e vet?+ Kurrsesi! Se edhe unë izraelit jam, nga pasardhësit* e Abrahamit, nga fisi i Beniaminit. 2 Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e zgjodhi që në fillim.+ A nuk e dini ç’thotë Shkrimi për Elijan kur ai i flet Perëndisë kundër Izraelit: 3 «O Jehova,* ata kanë vrarë profetët e tu dhe kanë shembur altarët e tu. Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin jetën.»+ 4 E megjithatë, si i përgjigjet Perëndia? «Kam akoma 7.000 veta që nuk kanë rënë në gjunjë para Baalit.»+ 5 Po kështu, edhe në kohën tonë, kanë mbetur disa nga Izraeli,+ të cilët Perëndia i ka zgjedhur falë mirësisë së tij të pamerituar. 6 E nëse janë zgjedhur falë mirësisë së pamerituar,+ sigurisht që nuk janë zgjedhur falë veprave,+ përndryshe mirësia e pamerituar nuk do të ishte më e tillë.
7 Ç’të themi, atëherë? Pikërisht atë që Izraeli e kërkonte me ngulm, nuk e morën të gjithë, por e morën vetëm të zgjedhurit,+ se pjesës tjetër u ishin mpirë shqisat,+ 8 ashtu siç është shkruar: «Perëndia ju ka futur në një gjumë të thellë+ e ju ka dhënë sy që nuk shohin dhe veshë që nuk dëgjojnë, deri sot e kësaj dite.»+ 9 Edhe Davidi thotë: «U bëftë tryeza e tyre lak e grackë, gur pengese dhe shpagim! 10 Iu errshin sytë që të mos shohin dhe iu kërrustë kurrizi gjithnjë!»+
11 Prandaj pyes: mos u penguan aq sa të binin e të mos ngriheshin më? Kurrsesi! Por nga hapi i tyre i gabuar, u erdhi shpëtimi kombeve,* e nga kjo Izraeli u bë xheloz.+ 12 Tani, nëse nga hapi i tyre i gabuar vijnë bekime për botën dhe nga pakësimi i tyre vijnë bekime për kombet,+ aq më shumë bekime do të vijnë kur numri i tyre të jetë i plotë!
13 Tani po ju flas juve që jeni njerëz të kombeve. Përderisa jam apostull i kombeve,+ unë i jap lavdi shërbimit tim,*+ 14 me shpresën që, në ndonjë mënyrë, ta bëj xheloz popullin* tim e të shpëtoj të paktën disa prej tyre. 15 Nëse nga braktisja e tyre,+ botës iu hap rruga që të pajtohet me Perëndinë, çfarë do të thotë pranimi i tyre, përveçse kalim nga vdekja në jetë? 16 Për më tepër, nëse një pjesë e brumit të ofruar si fryt i parë, është e shenjtë, atëherë është i shenjtë i tërë brumi, dhe nëse rrënja është e shenjtë, të shenjta janë edhe degët.
17 Megjithatë, nëse disa degë të ullirit të butë u krasitën, e ti u shartove në të dhe u ushqeve nga rrënjët e tij ndonëse ishe ulli i egër, 18 mos u mburr para* degëve që u krasitën. Por, edhe sikur të mburresh,+ mos harro se nuk po e mban ti rrënjën, por po të mban rrënja ty. 19 Ti do të thuash: «Degët u krasitën që të shartohesha unë.»+ 20 Po, është e vërtetë. Ato u krasitën ngaqë u mungonte besimi,+ kurse ti po qëndron falë besimit.+ Prandaj mos u mbaj me të madh, por ki frikë, 21 sepse, nëse Perëndia nuk kurseu degët e ullirit të butë, s’do të të kursejë as ty. 22 Mendo, pra, për mirësinë+ dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësi për degët që ranë,+ por mirësi për ty, me kusht që të vazhdosh të jesh i denjë për mirësinë e Perëndisë, përndryshe edhe ti do të krasitesh. 23 Kështu edhe ato, nëse tregojnë përsëri besim, do të shartohen në ullirin e tyre,+ sepse Perëndia është në gjendje t’i shartojë. 24 Përderisa ti u preve nga ulliri i egër dhe kundër natyrës u shartove në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë të ullirit të butë, do të shartohen në ullirin e tyre!
25 Vëllezër, që të mos e mbani veten për të mençur, dua t’ju vë në dijeni të këtij sekreti të shenjtë:+ disa izraelitëve u janë mpirë shqisat e do të vazhdojnë kështu derisa të plotësohet numri i njerëzve të kombeve. 26 Në këtë mënyrë gjithë Izraeli+ do të shpëtojë, ashtu siç është shkruar: «Çlirimtari* do të vijë nga Sioni+ dhe do të zhdukë nga Jakobi* zakonet që çnderojnë Perëndinë. 27 Kjo do të jetë besëlidhja ime me ta+ kur unë të heq mëkatet e tyre.»+ 28 Vërtet, ata janë armiq të lajmit të mirë, por kjo doli për dobinë tuaj. Megjithatë, janë të dashur për Perëndinë, sepse ai i ka zgjedhur për hir të paraardhësve të tyre.+ 29 Dhe Perëndia nuk do të pendohet për dhuratat që jep e as për ata që thërret. 30 Ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë,+ e prapëseprapë ai u tregua i mëshirshëm me ju+ për shkak të mosbindjes së tyre.*+ 31 Po kështu, tani ai do të tregohet i mëshirshëm edhe me ata,* siç u tregua i mëshirshëm me ju për shkak të mosbindjes së tyre. 32 Po, Perëndia i ka lejuar të gjithë të jenë skllevër të mosbindjes,+ që të tregohet i mëshirshëm me të gjithë.+
33 O thellësi e bujarisë,* e mençurisë dhe e njohurisë së Perëndisë! Sa të pahetueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij! 34 Vërtet, «kush ka arritur ta njohë mendjen e Jehovait* apo kush është bërë këshilltar i tij»?+ 35 Ose «kush i ka dhënë ndonjë gjë i pari, që ai t’ia shpërblejë»?+ 36 Se të gjitha gjërat burojnë prej tij, ekzistojnë falë tij dhe për të. Atij i qoftë lavdia përgjithmonë! Amin!
12 Prandaj, vëllezër, ju përgjërohem për hir të dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj+ si një flijim të gjallë, të shenjtë+ e të pranueshëm për Perëndinë, që t’i bëni shërbim të shenjtë me fuqinë tuaj për të arsyetuar.+ 2 Mjaft u brumosët* sipas kallëpit të kësaj bote,* por transformohuni duke përtërirë mendjen,+ që të siguroheni*+ cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.
3 Për hir të mirësisë së pamerituar që m’u tregua, i them gjithsecilit prej jush të mos mendojë për veten më shumë se ç’duhet,+ por të ketë mendje të shëndoshë,* secili sipas masës së besimit që i ka dhënë* Perëndia.+ 4 Në fakt, sikurse në trup kemi shumë gjymtyrë+ dhe jo të gjitha kryejnë të njëjtin funksion, 5 po ashtu edhe ne, ndonëse jemi shumë, jemi një trup i vetëm në unitet me Krishtin dhe secili është gjymtyrë që i përket tjetrit.+ 6 Të gjithë kemi dhurata të ndryshme falë mirësisë së pamerituar që na është treguar.+ Prandaj, nëse kemi dhuratën për të profetizuar, le të profetizojmë në përputhje me besimin që kemi; 7 nëse kemi dhuratën për të shërbyer, le t’i shërbejmë njëri-tjetrit; nëse kemi dhuratën për të mësuar, le të jepemi pas mësimdhënies;+ 8 ai që inkurajon,* le të japë inkurajim;+ ai që jep,* le ta bëjë këtë dorëhapur;+ ai që merr drejtimin, le ta bëjë këtë me merak;*+ dhe ai që tregon mëshirë, le ta bëjë këtë me gëzim.+
9 Dashuria juaj të jetë pa hipokrizi.+ Urreni thellësisht të keqen,+ kapuni fort pas së mirës. 10 Kini dashuri vëllazërore dhe përzemërsi të ngrohtë për njëri-tjetrin. Jini të parët* për të nderuar njëri-tjetrin.+ 11 Jini të papërtuar e jo përtacë.*+ Lëreni frymën e shenjtë të vlojë si zjarr në zemrat tuaja.+ Shërbejini Jehovait* si skllevër.+ 12 Gëzoni në shpresë. Qëndroni në shtrëngime.*+ Ngulmoni në lutje.+ 13 Mbështetini të shenjtët sipas nevojave të tyre.+ Ndiqni udhën e mikpritjes.+ 14 Bekoni ata që ju përndjekin,+ po, bekojini e mos i mallkoni.+ 15 Gëzoni me ata që gëzojnë dhe qani me ata që qajnë. 16 Mendoni për të tjerët njësoj si për veten; mos e kini mendjen te gjërat e mëdha,* por t’ju drejtojnë gjërat e thjeshta.*+ Mos e mbani veten për të mençur.+
17 Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe.+ Kini merak të bëni gjëra që janë të shkëlqyera në sytë e të gjithë njerëzve.* 18 Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë.+ 19 Mos u hakmerrni për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të tij të furishëm,*+ sepse është shkruar: «‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.»*+ 20 Por «nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, e nëse është i etur, jepi diçka për të pirë, sepse kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij».*+ 21 Mos e lejo të keqen të të mundë, por vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën.+
13 Çdo njeri të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta,*+ pasi nuk ka autoritet që të mos jetë lejuar nga Perëndia,+ dhe autoritetet ekzistuese janë në pozita relative* nga Perëndia.+ 2 Prandaj, ata që u kundërvihen autoriteteve, i kundërvihen rregullit të Perëndisë, dhe ata që i kundërvihen këtij rregulli, do të marrin gjykimin që u takon. 3 Faktikisht, qeveritarët s’ka pse t’i ketë frikë ai që bën vepra të mira, por ai që bën të këqija.+ A do që të mos kesh frikë nga autoritetet? Vazhdo të bësh të mira+ dhe ata do të të lëvdojnë, 4 sepse janë shërbëtorë të Perëndisë për të mirën tënde. Por, nëse po bën të këqija, ki frikë, sepse nuk rrinë më kot me shpatë në dorë. Në të vërtetë, ata janë shërbëtorë të Perëndisë për t’u hakmarrë e për të ndëshkuar* këdo që bën të këqija.
5 Prandaj është e nevojshme t’u nënshtroheni, jo vetëm për shkak të ndëshkimit, por edhe për shkak të ndërgjegjes suaj.+ 6 Për këtë arsye paguani edhe taksa, sepse autoritetet janë shërbëtorë të Perëndisë që kryejnë vazhdimisht shërbim publik. 7 Jepuni të gjithëve atë që u takon: taksën atij që kërkon taksën,+ haraçin atij që kërkon haraçin,* frikë atij që kërkon t’i frikësoheni+ dhe nderim atij që kërkon ta nderoni.+
8 Të mos i detyroheni askujt për asgjë, përveçse të doni njëri-tjetrin,+ sepse ai që do tjetrin, përmbush ligjin.+ 9 Vërtet, kodi ligjor: «Mos kryej kurorëshkelje,*+ mos vrit,+ mos vidh,+ mos lakmo»+ dhe çdo urdhërim tjetër, përmblidhet në këto fjalë: «Duaje të afërmin tënd* si veten.»+ 10 Dashuria nuk i bën keq të afërmit,+ prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.+
11 Bëjini të gjitha këto ngaqë e dini në ç’periudhë jemi: tashmë është ora që të zgjoheni nga gjumi,+ sepse tani shpëtimi ynë është edhe më afër se kur u bëmë besimtarë. 12 Nata është thyer dhe dita është afruar. Prandaj, të flakim veprat e errësirës+ dhe të ngjeshim armët e dritës.+ 13 Të bëjmë një jetë të ndershme,+ si në dritën e diellit, pa festa* të shfrenuara e dehje, pa marrëdhënie imorale e sjellje të pacipë,*+ pa konflikte e xhelozi.*+ 14 Të vishemi me* Zotërinë Jezu Krisht+ dhe të mos synojmë* të kënaqim dëshirat mëkatare.*+
14 Pranojeni krahëhapur* atë që nuk është i fortë në besim,+ por pa e gjykuar vetëm ngaqë mendon ndryshe.* 2 Dikujt ia lejon besimi të hajë çdo gjë, por, kush është i dobët në besim, ha vetëm perime. 3 Kush ha, të mos e përçmojë atë që nuk ha, dhe kush nuk ha, të mos e gjykojë atë që ha,+ sepse Perëndia e ka pranuar krahëhapur edhe atë. 4 Kush je ti që të gjykosh shërbëtorin e tjetrit?+ Në qëndroftë në këmbë a në rëntë, është punë për zotërinë e vet.+ Në të vërtetë, ai do të qëndrojë në këmbë, sepse Jehovai* mund ta bëjë të qëndrojë në këmbë.
5 Dikush e gjykon* një ditë më të mirë se një tjetër,+ kurse dikush tjetër e gjykon një ditë si gjithë të tjerat;+ gjithkush të jetë plotësisht i bindur për atë që mendon. 6 Ai që kremton një ditë, e kremton për Jehovain.* Edhe ai që ha, ha për Jehovain,* përderisa e falënderon Perëndinë;+ por edhe ai që nuk ha, nuk ha për Jehovain,* dhe prapëseprapë e falënderon Perëndinë.+ 7 Në fakt, asnjë nga ne nuk jeton vetëm për veten+ dhe askush nuk vdes vetëm për veten, 8 sepse edhe nëse jetojmë, jetojmë për Jehovain,*+ edhe nëse vdesim, vdesim për Jehovain.* Prandaj, edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, i përkasim Jehovait,*+ 9 sepse për këtë Krishti vdiq dhe u kthye përsëri në jetë: që të jetë Zotëri edhe i të vdekurve, edhe i të gjallëve.+
10 Po ti, pse e gjykon vëllanë tënd?+ Ose, pse e përçmon vëllanë tënd? Të gjithë ne do të qëndrojmë përpara fronit të gjykimit të Perëndisë,+ 11 sepse është shkruar: «Siç është e vërtetë që unë rroj,+—thotë Jehovai,*—çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do ta pranojë hapur Perëndinë.»+ 12 Kështu, secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten.+
13 Prandaj të mos e gjykojmë më njëri-tjetrin,+ përkundrazi jini të vendosur të mos bëni asgjë që do ta pengonte ose do ta largonte vëllanë nga udha e besimit.+ 14 Unë e di dhe jam i bindur, në unitet me Zotërinë Jezu, se asgjë në vetvete nuk është e papastër;+ vetëm kur dikush mendon se diçka është e papastër, atëherë ajo është e papastër për të. 15 Kështu, nëse vëllai yt ofendohet për shkak të ushqimit, ti nuk po ecën më në udhën e dashurisë.+ Mos e rrëno* vëllanë tënd për shkak të ushqimit, sepse Krishti vdiq për të.+ 16 Prandaj mos lër vend që të flitet keq për gjërat që për ty janë të mira, 17 sepse hyrja në Mbretërinë e Perëndisë nuk varet nga të ngrënët a nga të pirët,+ por nga drejtësia, paqja dhe gëzimi që vijnë falë frymës së shenjtë. 18 Ai që shërben si skllav i Krishtit në këtë mënyrë, ka pëlqimin e Perëndisë dhe miratimin e njerëzve.
19 Kështu, pra, le të bëjmë çmos t’i hapim rrugë paqes+ dhe të forcojmë* njëri-tjetrin.+ 20 Mos e shembni më veprën e Perëndisë vetëm për hir të ushqimit.+ Vërtet, të gjitha ushqimet janë të pastra, por s’është mirë* që dikush t’ia dobësojë besimin tjetrit* për shkak të asaj që ha.+ 21 Më mirë të mos hash mish, të mos pish verë a të mos bësh ndonjë gjë që e pengon vëllanë tënd.+ 22 Bindjet e tua të mbeten* mes teje dhe Perëndisë. Lum njeriu që nuk e dënon veten për vendimin që ka marrë! 23 Por, nëse ai ka dyshime e megjithatë ha, është dënuar tashmë, sepse ha pa besim. Në të vërtetë, gjithçka që nuk bëhet me besim, është mëkat.
15 Prandaj, ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë* dobësitë e atyre që s’janë të fortë,+ e jo të kënaqim veten.+ 2 Secili nga ne të kënaqë tjetrin* për të mirën e tij, për ta forcuar,*+ 3 sepse edhe Krishti nuk kënaqi veten,+ por ashtu siç është shkruar: «Sharjet e atyre që të shanin, kanë rënë mbi mua.»+ 4 Vërtet, gjithçka që u shkrua kohë më parë, u shkrua për mësimin tonë,+ që, me anë të qëndrueshmërisë sonë+ dhe me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë.+ 5 Perëndia që jep qëndrueshmëri dhe ngushëllim, ju dhëntë të gjithëve të njëjtën prirje mendore që kishte Krishti Jezu, 6 që së bashku+ t’i jepni lavdi njëzëri* Perëndisë, Atit të Zotërisë tonë Jezu Krisht.
7 Prandaj pranojeni krahëhapur* njëri-tjetrin,+ ashtu si edhe Krishti ju pranoi krahëhapur+ për lavdi të Perëndisë. 8 Unë po ju them se Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve+ për të vërtetuar se Perëndia e mban fjalën, se premtimet që u bëri paraardhësve të tyre janë të besueshme,+ 9 dhe me qëllim që kombet t’i japin lavdi Perëndisë për mëshirën e Tij.+ Pikërisht siç është shkruar: «Ja pse do të të pranoj hapur mes kombeve dhe për emrin tënd lavde do të këndoj!»+ 10 Gjithashtu është shkruar: «Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij!»+ 11 Dhe përsëri: «Lëvdoni Jehovain,* të gjitha ju kombe! Të gjithë popujt le ta lëvdojnë!»+ 12 Dhe në një shkrim tjetër, Isaia thotë: «Rrënja e Jeseut do të vijë,+ do të ngrihet që të mbretërojë mbi kombet+ dhe ato do t’i varin shpresat tek ai.»+ 13 Perëndia që jep shpresë, ju mbushtë plot gëzim e paqe ngaqë besoni tek ai, që të jeni plot e përplot me shpresë falë fuqisë së frymës së shenjtë!+
14 Tani, vëllezërit e mi, unë jam i bindur se edhe ju jeni plot mirësi e njohuri, dhe se jeni në gjendje ta këshilloni* njëri-tjetrin. 15 Megjithatë, ju kam shkruar më hapur për disa pika që t’jua rikujtoj, sepse falë mirësisë së pamerituar që më ka treguar Perëndia, 16 unë jam shërbëtor i Krishtit Jezu për kombet.*+ Ndaj po angazhohem në këtë vepër të shenjtë të predikimit të lajmit të mirë të Perëndisë,+ që këto kombe të jenë si një blatim i pranueshëm, i shenjtëruar* me frymën e shenjtë.
17 Prandaj, si dishepull i Krishtit Jezu, ngazëlloj për veprën që më ka caktuar Perëndia 18 dhe nuk guxoj të flas për asgjë tjetër, përveç asaj që Krishti ka bërë nëpërmjet meje për t’i bindur kombet. Ai e ka bërë këtë nëpërmjet fjalëve dhe veprave të mia, 19 nëpërmjet fuqisë së shenjave e të mrekullive*+ dhe nëpërmjet fuqisë së frymës së Perëndisë. Kështu, që nga Jerusalemi deri në Ilirik,* i kam rënë rreth e qark dhe kam predikuar plotësisht lajmin e mirë për Krishtin,+ 20 duke u përpjekur të mos e shpallja lajmin e mirë atje ku emri i Krishtit njihej tashmë, që të mos ndërtoja mbi themelin e dikujt tjetër. 21 Ashtu siç është shkruar: «Ata që nuk kanë dëgjuar e nuk kanë marrë asnjë lajm për të, do të shohin e do të kuptojnë.»+
22 Ja pse nuk arrita të vija te ju, ndonëse kisha planifikuar shumë herë. 23 Por tani s’kam më territore të paprekura në këto vise. Për shumë* vjet mezi kam pritur të vij te ju, 24 prandaj, kur të jem rrugës për në Spanjë, shpresoj t’ju takoj dhe, pasi të kemi kaluar pak kohë me njëri-tjetrin, të bëjmë një copë rrugë bashkë. 25 Mirëpo tani do të nisem për në Jerusalem për të ndihmuar* të shenjtët,+ 26 sepse vëllezërit në Maqedoni* dhe në Akai dhanë me gjithë zemër një kontribut nga gjërat e veta për të shenjtët në Jerusalem që janë të varfër.+ 27 Vërtet, këtë e bënë me gjithë zemër, edhe pse faktikisht u ishin borxhlinj, sepse, përderisa ata i kanë ndarë me kombet gjërat që u ka dhënë Perëndia, kombet e kanë për detyrë t’i ndihmojnë me gjërat e tyre materiale.+ 28 Prandaj, pasi të kem mbaruar këtë punë e t’ua kem dorëzuar këtë kontribut,* do të nisem për në Spanjë dhe rrugës do të kaloj edhe nga ju. 29 E di se kur të vij te ju, do të vij plot me bekime nga Krishti.
30 Tani, vëllezër, ju nxit për hir të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe të dashurisë që vjen nga fryma e shenjtë, që t’i luteni me zjarr Perëndisë për mua, ashtu siç lutem edhe vetë,+ 31 që të shpëtoj+ nga jobesimtarët në Jude dhe që shërbimi im në dobi të Jerusalemit të ketë pëlqimin e të shenjtëve.+ 32 E në qoftë vullneti i Perëndisë, do të vij gjithë gëzim te ju, e kështu do të inkurajojmë njëri-tjetrin. 33 Perëndia që jep paqe, qoftë me të gjithë ju!+ Amin!
16 Ju prezantoj* Febën, motrën tonë, që po shërben në kongregacionin* e Kenkresë.+ 2 Mirëpriteni në emër të Zotërisë, siç u ka hije të shenjtëve, dhe ndihmojeni për çdo gjë që mund të ketë nevojë,+ sepse ajo mbrojti shumë veta, madje edhe mua.
3 Bëjuni të fala nga unë Priskës dhe Akuilës,+ bashkëpunëtorëve të mi në veprën e Krishtit Jezu, 4 të cilët vunë kokën në rrezik për mua.+ Nuk i falënderoj vetëm unë, por edhe të gjitha kongregacionet e kombeve.* 5 Përshëndetni edhe kongregacionin që mblidhet në shtëpinë e tyre.+ Të fala Epenetit tim të dashur, i cili është një nga dishepujt e parë* të Krishtit në Azi. 6 Të fala Marisë, e cila ka punuar fort për ju. 7 Të fala Andronikut dhe Juniut, shokëve të mi të robërisë që i kam farefis;+ apostujt flasin mirë për ta, dhe ata kanë më shumë kohë se unë në unitet me Krishtin.
8 Bëjini të fala Ampliatit, këtij vëllai të dashur për mua në Zotërinë. 9 Të fala Urbanit, bashkëpunëtorit tonë në veprën e Krishtit dhe Stakit tim të dashur. 10 Të fala Apelit, që ka miratimin e Krishtit. Të fala atyre të shtëpisë së Aristobulit. 11 Të fala Herodionit, që është nga farefisi im. Të fala atyre të shtëpisë së Narcisit, që janë në Zotërinë. 12 Të fala Trifenës dhe Trifosës, gra që po punojnë pa u lodhur në Zotërinë. Të fala Persidës sonë të dashur, sepse ka punuar fort në veprën e Zotërisë. 13 Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotërinë dhe nënës së tij, që është edhe imja. 14 Të fala Asinkritit, Flegonit, Hermesit, Patrobit, Hermait dhe vëllezërve që janë me ta. 15 Të fala Filologut dhe Julias, Nereut dhe motrës së tij, si dhe Olimpit e gjithë të shenjtëve që janë bashkë me ta. 16 Përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë. Ju bëjnë të fala të gjitha kongregacionet e Krishtit.
17 Tani, vëllezër, ju nxit të rrini syhapur ndaj atyre që shkaktojnë përçarje e që bëhen shkak pengese, në kundërshtim me çdo gjë që keni mësuar. Rrini larg tyre,+ 18 sepse këta lloj njerëzish nuk janë skllevër të Zotërisë tonë Krisht, por të oreksit të tyre të pangopur.* Me fjalë të sheqerosura e lajkatuese ata joshin zemrat e naivëve. 19 Megjithatë unë gëzoj për ju, sepse të gjithë kanë dëgjuar për bindjen tuaj. Sidoqoftë dua të jeni të mençur për sa i përket së mirës, por të pastër* për sa i përket së ligës.+ 20 Së shpejti, Perëndia që jep paqe, do ta dërrmojë Satanain+ nën këmbët tuaja. Mirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu qoftë me ju!
21 Timoteu, bashkëpunëtori im, ju bën të fala e po kështu edhe Luçi, Jasoni dhe Sosipatri, që i kam farefis.+
22 Unë, Terci, që hodha me shkrim këtë letër, ju përshëndes në emër të Zotërisë.
23 Gaji,+ mikpritësi im dhe i gjithë kongregacionit, ju bën të fala. Erasti, arkëtari* i qytetit, ju përshëndet, e po kështu edhe Kuarti, vëllai i tij. 24 *——
25 Lëvduar qoftë Perëndia që mund t’ju bëjë të patundur sipas lajmit të mirë që unë shpall dhe predikimit për Jezu Krishtin, po, sipas zbulesës së sekretit të shenjtë+ që u mbajt i fshehur për shumë kohë, 26 por që tani është zbuluar* me anë të Shkrimeve profetike dhe, me urdhër të Perëndisë së përjetshëm, u është treguar të gjitha kombeve për të nxitur bindjen me anë të besimit. 27 Po, Perëndisë, të vetmit të mençur,+ i qoftë lavdia në jetë të jetëve me anë të Jezu Krishtit! Amin!
Fjalë për fjalë «i ndarë veç».
Fjalë për fjalë «sipas mishit».
Fjalë për fjalë «farë».
Fjalë për fjalë «e frymës së shenjtërisë».
Pavli mund të ketë folur në numrin shumës për t’iu referuar vetes.
Shih Fjalorthin.
Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «me frymën time». Shih Fjalorthin.
Ose «e t’ju forcoj».
Domethënë, njerëzve të kombësive të tjera. Fjalë për fjalë «barbarëve».
Fjalë për fjalë «të pashkatërrueshëm».
Fjalë për fjalë «i dorëzoi në ndyrësi».
Ose «përnderuan».
Ose «shpagimin».
Ose «nuk pranuan të kishin njohuri të saktë për Perëndinë».
Ose «një mentaliteti».
Ose «pëshpëritës».
Ose «shtrëngimet».
Ose «të kanë mësuar gojarisht».
Ose «tradhti bashkëshortore».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «asnjë mish».
Ose «dhuratë falas».
Ose «një blatim shlyes».
Ose «me durim».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «dhe kjo iu llogarit si drejtësi». Domethënë, u konsiderua i drejtë në kuptimin relativ.
Ose «mirësi e pamerituar».
Ose «borxh».
Ose «besimi i llogaritet si drejtësi». Domethënë, konsiderohet i drejtë në kuptimin relativ.
Ose «u janë falur». Fjalë për fjalë «u janë mbuluar».
Shih Shtojcën A5.
Ose «Besimi iu llogarit Abrahamit si drejtësi». Domethënë, u konsiderua i drejtë në kuptimin relativ.
Ose «garanci; konfirmim».
Fjalë për fjalë «farës».
Fjalë për fjalë «farën».
Një mundësi tjetër «sjell në ekzistencë atë që nuk ekziston».
Fjalë për fjalë «fara». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «shterpë».
Një mundësi tjetër «ne gëzojmë paqe».
Një mundësi tjetër «ne ngazëllojmë».
Një mundësi tjetër «ne ngazëllojmë».
Ose «vështirësi».
Ose «dhurata falas».
Ose «është çliruar».
Domethënë, për të hequr mëkatin.
Ose «gjymtyrët tuaja».
Ose «gjymtyrët tuaja».
Fjalë për fjalë «të dobësisë së mishit tuaj».
Fjalë për fjalë «trupit».
Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «gjymtyrët tona».
Shih Fjalorthin.
Ose «vjen nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «mishin». Shih Fjalorthin.
Ose «gjymtyrët e mia».
Ose «gjymtyrët e mia».
Duket se i referohet frymës së shenjtë.
Fjalë për fjalë «mishi». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «sipas drejtimit të frymës së shenjtë».
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Një fjalë hebraike ose aramaike që do të thotë «o Atë!»
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «skllavëria e shkatërrimit».
Fjalë për fjalë «sipas mishit».
Fjalë për fjalë «farë».
Fjalë për fjalë «Fara». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «farë».
Fjalë për fjalë «as nga ai që dëshiron e as nga ai që vrapon».
Ose «t’i kthesh fjalë».
Fjalë për fjalë «të nderuar».
Fjalë për fjalë «pa nder».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «farë».
Shih Shtojcën A5
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «që thamë ne?»
Fjalë për fjalë «fara».
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Ose «e vlerësoj shërbimin tim».
Fjalë për fjalë «mishin».
Ose «mos u sill me arrogancë ndaj».
Ose «Shpëtimtari».
Domethënë, Izraeli.
Domethënë, të judenjve.
Domethënë, judenjtë.
Fjalë për fjalë «pasurisë».
Shih Shtojcën A5.
Ose «Mjaft u modeluat».
Ose «të këtij sistemi; të këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Ose «të vërtetoni».
Ose «gjykim të mirë».
Ose «i ka ndarë».
Ose «nxit; jep zemër».
Ose «kontribuon».
Ose «me zell».
Ose «Merrni iniciativën».
Ose «Jini të papërtuar (të palodhur; të zellshëm) në punët tuaja».
Shih Shtojcën A5.
Ose «vështirësi».
Ose «mos rendni pas synimeve ambicioze».
Ose «modeste».
Ose «sipas këndvështrimit të të gjithë njerëzve».
Domethënë, zemërimit të furishëm të Perëndisë.
Shih Shtojcën A5.
Domethënë, do t’ia zbutësh zemrën dhe do t’ia shkrish ashpërsinë.
Ose «autoriteteve shtetërore; autoriteteve qeveritare».
Domethënë, janë në pozitë më të lartë ose më të ulët se njëra-tjetra, por gjithnjë në pozitë më të ulët se Perëndia.
Ose «për të shprehur zemërimin e tij të furishëm mbi».
Shih Fjalorthin.
Ose «tradhti bashkëshortore».
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Ose «ahengje».
Ose «sjellje të paturp; përbuzëse». Shumësi i fjalës greke asélgeia. Shih Fjalorthin.
Ose «smirë».
Ose «Të imitojmë».
Ose «të mos bëjmë që më përpara plane».
Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
Ose «Mirëpriteni».
Një mundësi tjetër «ngaqë ka dyshime përbrenda».
Shih Shtojcën A5.
Ose «e konsideron».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «Mos e shkatërro».
Ose «të inkurajojmë; të ndërtojmë».
Ose «është e gabuar».
Ose «ta pengojë tjetrin».
Ose «Besimi që ke, të mbetet».
Ose «duhet të durojmë».
Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
Ose «për ta inkurajuar; për ta ndërtuar».
Fjalë për fjalë «me një gojë».
Ose «mikpritni».
Shih Shtojcën A5.
Ose «ta mësoni».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «të çudirave».
Ose «Iliri». Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «disa».
Fjalë për fjalë «për t’u shërbyer».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fryt».
Ose «rekomandoj».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «frytet e para».
Ose «të barkut».
Ose «të pafaj; zemërpastër».
Ose «ekonomi».
Shih Shtojcën A3.
Ose «shfaqur».