VEPRAT E APOSTUJVE
1 Në tregimin e parë, o Teofil, kam treguar të gjitha gjërat që Jezui bëri e mësoi+ 2 deri ditën që u mor lart në qiell,+ pasi u dha udhëzime nëpërmjet frymës së shenjtë apostujve që kishte zgjedhur.+ 3 Pasi vuajti, iu shfaq i gjallë atyre me shumë prova bindëse.+ Ata e panë për 40 ditë, dhe ai u foli rreth Mbretërisë së Perëndisë.+ 4 Ndërsa ishte bashkë me ta, i urdhëroi: «Mos u largoni nga Jerusalemi,+ por rrini në pritje të asaj që premtoi Ati,+ të cilën e dëgjuat nga unë, 5 sepse vërtet Gjoni pagëzoi* me ujë, por, pas pak ditësh, ju do të pagëzoheni me frymë të shenjtë.»+
6 Kur u mblodhën sërish, ata e pyetën: «Zotëri, në këtë kohë do ta rivendosësh mbretërinë e Izraelit?»+ 7 Ai iu përgjigj: «Nuk ju takon juve të njihni kohët ose stinët që ka vendosur Ati me autoritetin e vet.+ 8 Por, kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju, do të merrni fuqi+ e do të jeni dëshmitarët e mi+ në Jerusalem,+ në mbarë Judenë, në Samari+ e deri në skajin më të largët* të tokës.»+ 9 Pasi tha këto, ndërsa ata po e shikonin, ai u ngrit lart dhe një re ua fshehu nga sytë.+ 10 Ndërkohë që ia kishin ngulur sytë qiellit dhe ai po ngjitej, dy burra me rroba të bardha+ u shfaqën papritur pranë tyre 11 dhe u thanë: «Burra të Galilesë, pse rrini e vështroni qiellin? Ky Jezu që u mor nga mesi juaj dhe u ngjit në qiell, do të vijë në të njëjtën mënyrë që e keni parë të shkonte në qiell.»
12 Atëherë ata u kthyen në Jerusalem+ nga një mal që quhet Mali i Ullinjve, i cili është afër Jerusalemit, veç një udhë sabati larg. 13 Kur arritën në qytet, u ngjitën në dhomën e sipërme ku po strehoheshin. Atje ndodheshin Pjetri, Gjoni, Jakovi, Andrea, Filipi, Thomai, Bartolomeu, Mateu, Jakovi, biri i Alfeut, Simoni, i zellshmi, dhe Juda, biri i Jakovit.+ 14 Të gjithë, në një mendje, po ngulmonin në lutje, bashkë me disa gra,+ me Marinë, nënën e Jezuit, dhe me vëllezërit e tij.+
15 Në një nga ato ditë, Pjetri u ngrit mes vëllezërve (numri* i të pranishmëve ishte 120 veta) dhe tha: 16 «Burra, vëllezër, duhej të përmbushej shkrimi që fryma e shenjtë tha në mënyrë profetike me anë të Davidit për Judën,+ i cili u bë udhërrëfyesi i atyre që arrestuan Jezuin,+ 17 sepse ai u numërua mes nesh+ e mori pjesë në këtë shërbim. 18 (Pikërisht ky njeri bleu një arë me pagën e padrejtësisë+ dhe, si ra kokëposhtë, iu ça trupi* e të përbrendshmet i dolën jashtë.+ 19 Këtë e morën vesh të gjithë banorët e Jerusalemit, prandaj ara u quajt në gjuhën e tyre Akéldama, që do të thotë «Ara e Gjakut».) 20 Në fakt, në librin e Psalmeve shkruhet: ‘Banesa e tij u shkretoftë, e mos banoftë kush në të!’+ dhe: ‘Tjetërkush ia marrtë detyrën e mbikëqyrjes!’+ 21 Prandaj, është e nevojshme të zgjedhim një nga burrat që na shoqëronin gjatë kohës që Zotëria Jezu kryente shërbimin e tij* mes nesh 22 —që nga koha kur e pagëzoi Gjoni+ e deri ditën kur u mor nga mesi ynë dhe u ngjit lart+—që të jetë bashkë me ne dëshmitar i ringjalljes së tij.»+
23 Kështu propozuan dy veta: Jozefin që quhej Barsaba, që njihej edhe me emrin Just, si dhe Matian. 24 Pastaj u lutën: «Ti, o Jehova,* që njeh zemrat e të gjithëve,+ na trego cilin prej këtyre dy burrave ke zgjedhur 25 që të nisë këtë shërbim dhe caktimin si apostull, të cilin Juda e braktisi për të shkuar në drejtimin e vet.»+ 26 Atëherë hodhën short,+ dhe shorti i ra Matias, dhe ai u llogarit* me 11 apostujt.
2 Tani, gjatë Festës së Ditës së Pesëdhjetë,+ ishin të gjithë së bashku në të njëjtin vend. 2 Befas nga qielli u dëgjua një zhurmë, si ajo e një ere të furishme, që mbushi gjithë shtëpinë ku po rrinin.+ 3 Atyre iu shfaqën ca si gjuhë zjarri, të cilat u shpërndanë e qëndruan mbi secilin, 4 dhe të gjithë u mbushën me frymë të shenjtë+ e nisën të flitnin gjuhë të ndryshme, ashtu si fryma i bënte të flitnin.+
5 Në atë kohë, në Jerusalem kishin ardhur judenj të devotshëm nga të gjitha kombet e tokës.*+ 6 Kështu, kur u dëgjua kjo zhurmë, u mblodh një turmë njerëzish, të cilët ishin të hutuar, sepse gjithsecili i dëgjonte të flitnin në gjuhën e vet. 7 Vërtet, u mahnitën shumë dhe thanë: «A nuk janë galileas+ të gjithë këta që po flasin? 8 Si ka mundësi atëherë që secili prej nesh po i dëgjon të flasin në gjuhën e nënës?* 9 Jemi partë, medë,+ elamitë+ dhe banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit, të provincës së Azisë,+ 10 të Frigjisë, të Pamfilisë, të Egjiptit e të rajoneve të Libisë, që janë afër Kirenës, si dhe banorë të përkohshëm nga Roma, judenj e prozelitë bashkë,+ 11 kretas e arabë, e i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona për gjërat madhështore të Perëndisë.» 12 Po, të gjithë ishin të befasuar e të hutuar dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Çfarë po ndodh kështu?» 13 Mirëpo të tjerë i vinin në lojë e thoshin: «Janë dehur me verë të ëmbël!»*
14 Por Pjetri u çua bashkë me të Njëmbëdhjetët+ dhe tha me zë të lartë: «Burra të Judesë dhe të gjithë ju banorë të Jerusalemit, dëgjojini me kujdes fjalët e mia. 15 Në fakt, këta nuk janë të dehur, siç mendoni ju, sepse është ora e tretë e ditës.* 16 Përkundrazi, po ndodh ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel: 17 ‘Në ditët e fundit—thotë Perëndia,—do të derdh frymën time* mbi çdo njeri,* dhe djemtë e vajzat tuaja do të profetizojnë. Të rinjtë do të shohin vegime* dhe të moshuarit do të shohin ëndrra.+ 18 Ato ditë do të derdh frymën time madje edhe mbi skllevërit e mi dhe skllavet e mia, dhe ata do të profetizojnë.+ 19 Do të bëj mrekulli* lart në qiell e shenja poshtë në tokë. Do të ketë gjak, zjarr dhe re tymi. 20 Dielli do të errësohet dhe hëna do të kthehet në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Jehovait.* 21 E kushdo që thërret emrin e Jehovait,* do të shpëtojë.’+
22 Burra të Izraelit, dëgjojini këto fjalë: Perëndia ju tregoi hapur se Jezuin, nazareasin, e dërgoi ai, e kjo u duk nga veprat e fuqishme, mrekullitë* dhe shenjat që Perëndia bëri mes jush nëpërmjet tij,+ siç e dini edhe vetë. 23 Pikërisht këtë njeri, që e dorëzuan sipas vullnetit* të përcaktuar dhe paranjohjes* së Perëndisë,+ ju e mbërthyet në një shtyllë me duart e të paligjshmëve* dhe e vratë.+ 24 Por Perëndia e ringjalli,+ duke e çliruar nga vargonjtë* e vdekjes, pasi ajo nuk mund ta mbante të lidhur.+ 25 Në fakt, për të Davidi thotë: ‘E mbaj Jehovain* gjithnjë para syve.* Ai është në të djathtën time, që të mos lëkundem kurrë. 26 Prandaj zemra m’u mbush me hare dhe fola gjithë gëzim. Do të jetoj* me shpresë, 27 sepse ti nuk do të më lësh* në Varr,* nuk do të lejosh që besniku yt të kalbet.*+ 28 Ti më ke treguar udhët e jetës, dhe kur jam pranë teje,* mbushem me gëzim.’+
29 Burra, vëllezër, juve mund t’ju flasim hapur për patriarkun David, i cili vdiq e u varros,+ dhe varri i tij gjendet mes nesh deri më sot. 30 Meqë ishte profet dhe e dinte se Perëndia i ishte betuar që në fronin e tij do të vendoste një nga pasardhësit e vet,*+ 31 e dinte që më përpara se Krishti do të ringjallej dhe tha për të se nuk u braktis në Varr* dhe se trupi i tij nuk u kalb.*+ 32 Perëndia e ringjalli këtë Jezu, dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë.+ 33 Prandaj, meqë ai u lartësua në të djathtën e Perëndisë+ dhe mori frymën e shenjtë të premtuar nga Ati,+ e derdhi mbi ne, siç po shihni e dëgjoni. 34 Në fakt Davidi nuk u ngjit në qiej, por ai vetë thotë: “Jehovai* i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time 35 derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.’”+ 36 Prandaj, e gjithë shtëpia e Izraelit ta dijë me siguri se këtë Jezu, të cilin ju e ekzekutuat në shtyllë,+ Perëndia e bëri edhe Zotëri,+ edhe Krisht.»
37 Kur i dëgjuan këto, atyre u theri në zemër dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë: «Burra, vëllezër, çfarë të bëjmë?» 38 Pjetri u tha: «Pendohuni,+ e secili nga ju të pagëzohet+ në emër të Jezu Krishtit, që t’ju falen mëkatet.+ Atëherë do të merrni dhuratën* e frymës së shenjtë, 39 sepse premtimi+ është për ju, për fëmijët tuaj dhe për të gjithë ata që janë larg, pra për të gjithë ata që Jehovai,* Perëndia ynë, do të thërrasë pranë vetes.»+ 40 Dhe, me shumë fjalë të tjera, ai dha dëshmi të plotë dhe i nxiste: «Shpëtoni nga ky brez dredharak!»+ 41 Kështu, ata që i pranuan me gëzim fjalët e tij, u pagëzuan,+ dhe atë ditë u shtuan rreth 3.000 veta.+ 42 Ata i kushtonin vazhdimisht vëmendje mësimit që jepnin apostujt, shoqëroheshin me njëri-tjetrin,* hanin+ dhe luteshin.+
43 Në fakt, të gjithë u mbushën me frikë* e nderim, dhe apostujt filluan të bënin shumë shenja dhe mrekulli.*+ 44 Të gjithë ata që u bënë besimtarë, mblidheshin së bashku, dhe gjithçka e kishin të përbashkët. 45 Shitnin pronat e zotërimet,+ dhe të ardhurat ia shpërndanin gjithkujt sipas nevojës.+ 46 Ditë për ditë, ata ishin vazhdimisht në tempull së bashku, shkonin për të ngrënë në shtëpi të ndryshme dhe e ndanin ushqimin plot gëzim e me zemër të çiltër. 47 Lëvdonin Perëndinë dhe gëzonin pëlqimin e të gjithë njerëzve. Ndërkohë, çdo ditë, Jehovai* bashkonte me besimtarët ata që hynin në rrugën e shpëtimit.+
3 Tani, Pjetri dhe Gjoni shkuan në tempull për orën e lutjes, orën e nëntë.* 2 Atje sollën një burrë që kishte lindur i çalë. Atë e vinin përditë pranë portës së tempullit që quhej Porta e Bukur, për t’u kërkuar lëmoshë* atyre që hynin në tempull. 3 Kur vuri re se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, ai nisi t’u kërkonte lëmoshë.* 4 Por Pjetri e Gjoni e vështruan dhe i thanë: «Na shiko!» 5 Atëherë ai ua nguli sytë duke pritur të merrte diçka prej tyre, 6 por Pjetri i tha: «Argjend e ar s’kam, por të jap atë që kam. Në emër të Jezu Krishtit, nazareasit, çohu dhe ec!»+ 7 Pastaj e kapi nga dora e djathtë dhe e ngriti.+ Në çast, këmbët dhe kyçet iu forcuan,+ 8 u ngrit+ e filloi të ecte. Hyri me ta në tempull duke ecur, duke hovur e duke lëvduar Perëndinë, 9 dhe të gjithë njerëzit e panë tek ecte e lëvdonte Perëndinë. 10 Ata e njohën se ishte ai që ulej në Portën e Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë,*+ prandaj mbetën pa fjalë dhe u mahnitën për çka i kishte ndodhur.
11 Ndërsa burri mbahej ende te Pjetri dhe Gjoni, të gjithë njerëzit, krejt të habitur, vrapuan drejt tyre tek ajo që quhej Kolonada e Solomonit.+ 12 Kur e pa këtë, Pjetri u tha: «Burra të Izraelit, pse çuditeni kaq shumë?! Pse na i ngulni sytë a thua se këtë njeri e bëmë të ecte me fuqinë ose me përkushtimin tonë ndaj Perëndisë?!* 13 Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit,+ Perëndia i paraardhësve tanë, i dha lavdi Shërbëtorit të tij,+ Jezuit,+ të cilin ju e dorëzuat+ dhe e mohuat para Pilatit, edhe pse ai kishte vendosur ta lironte. 14 Po, ju e mohuat të shenjtin e të drejtin dhe kërkuat të lirohej një njeri që ishte vrasës,+ 15 kurse Kryepërfaqësuesin* e jetës e vratë.+ Megjithatë Perëndia e ngriti nga të vdekurit, dhe për këtë ne jemi dëshmitarë.+ 16 Nëpërmjet emrit të tij, e ngaqë kemi besim tek emri i tij, u bë i fortë ky njeri që shihni dhe njihni. Besimi që kemi te Jezui i dha këtij njeriu shëndet të plotë para të gjithëve ju. 17 E pra, vëllezër, e di se vepruat në padije,+ ashtu si bënë edhe krerët tuaj.+ 18 Por Perëndia lejoi të ndodhnin këto gjëra që të përmbusheshin ato që paratha nëpërmjet tërë profetëve, se Krishti i tij do të vuante.+
19 Prandaj pendohuni+ dhe kthehuni,+ që t’ju fshihen mëkatet,+ që nga vetë Jehovai* të vijnë stinë freskuese 20 e të dërgojë Krishtin e emëruar për ju, Jezuin. 21 Ai duhet të qëndrojë në qiell* deri në kohën e rivendosjes së të gjitha gjërave, për të cilat Perëndia foli nëpërmjet profetëve të tij të shenjtë të lashtësisë. 22 Në fakt, Moisiu tha: ‘Jehovai,* Perëndia juaj, do të nxjerrë një profet si unë nga vëllezërit tuaj.+ Duhet të dëgjoni gjithçka që do t’ju thotë.+ 23 Kushdo* që nuk e dëgjon atë Profet, do të shfaroset nga populli.’+ 24 Edhe të gjithë profetët, që nga Samueli e me radhë, folën qartë për këto ditë.+ 25 Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që Perëndia bëri me paraardhësit tuaj+ kur i tha Abrahamit: ‘Me anë të pasardhësit* tënd do të bekohen të gjitha familjet e tokës.’+ 26 Pasi e ngriti Shërbëtorin e tij, Perëndia e dërgoi që t’ju bekonte më parë juve,+ duke e ndihmuar secilin të pendohet për veprat e liga.»
4 Ndërsa ata të dy po i flitnin popullit, papritur erdhën priftërinjtë, kapiteni i rojave të tempullit dhe saducenjtë.+ 2 Këta ishin të acaruar ngaqë apostujt po mësonin popullin dhe po flitnin haptazi për ringjalljen e Jezuit nga të vdekurit.*+ 3 Prandaj i kapën dhe i mbajtën në arrest+ deri të nesërmen, pasi tashmë ishte mbrëmje. 4 Megjithatë, shumë njerëz që i kishin dëgjuar ato fjalë, i besuan, dhe numri i burrave besimtarë u rrit në rreth 5.000 veta.+
5 Të nesërmen, në Jerusalem u mblodhën krerët e judenjve, pleqtë dhe skribët. 6 Bashkë me ta ishin edhe Hanai,+ kreu i priftërinjve, Kajafa,+ Gjoni, Aleksandri dhe të gjithë ata që ishin farefis i kreut të priftërinjve. 7 Pjetrin dhe Gjonin i vunë në mes e filluan t’i pyetnin: «Me ç’fuqi ose në emër të kujt e bëtë këtë?» 8 Atëherë Pjetri, i mbushur me frymë të shenjtë,+ u tha:
«Krerë të popullit dhe pleq! 9 Nëse sot po na merrni në pyetje për një vepër të mirë ndaj një njeriu të çalë+ dhe po pyesni se kush e shëroi, 10 të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit, dijeni se ky njeri qëndron në këmbë i shëndetshëm para jush në emër të Jezu Krishtit, nazareasit,+ që ju e ekzekutuat në shtyllë,+ por që Perëndia e ngriti nga të vdekurit;+ po pikërisht nëpërmjet tij. 11 Ai është ‘guri që ju ndërtuesit nuk e çmuat aspak dhe që u bë guri kryesor i qoshes’.*+ 12 Për më tepër, nga askush tjetër nuk vjen shpëtimi, sepse nën qiell nuk ka emër tjetër+ që Perëndia të ketë dhënë mes njerëzve, me anë të të cilit të shpëtojmë.»+
13 Kur krerët e popullit dhe pleqtë panë se Pjetri e Gjoni flitnin me guxim* dhe kuptuan se ishin njerëz të pashkolluar* e të thjeshtë,+ u çuditën dhe filluan të kuptonin se ata kishin qenë me Jezuin.+ 14 Prandaj s’kishin ç’të thoshin+ teksa shihnin njeriun e shëruar që qëndronte në këmbë me ta.+ 15 Kështu i urdhëruan të dilnin jashtë sallës së Sinedrit dhe nisën të konsultoheshin* me njëri-tjetrin: 16 «Ç’të bëjmë me këta njerëz?+ Se në fakt bënë një shenjë* të jashtëzakonshme para tërë banorëve të Jerusalemit,+ dhe ne nuk e mohojmë dot. 17 Prandaj, që kjo të mos përhapet më tepër në popull, t’i kërcënojmë që të mos i flasin më askujt në emër të tij.»+
18 Atëherë i thirrën dhe i urdhëruan të mos flitnin fare e të mos mësonin në emër të Jezuit. 19 Por Pjetri dhe Gjoni iu përgjigjën: «Gjykojeni vetë nëse është e drejtë në sytë e Perëndisë t’ju dëgjojmë ju dhe jo Perëndinë; 20 sepse ne s’rrimë dot pa folur për ato që kemi parë dhe kemi dëgjuar.»+ 21 Kështu, pasi i kërcënuan përsëri, i liruan, sepse nuk gjetën asnjë bazë për t’i ndëshkuar. Po ashtu kishin frikë nga populli,+ ngaqë të gjithë po i jepnin lavdi Perëndisë për atë që kishte ndodhur. 22 Faktikisht, burri që u shërua me atë mrekulli ishte mbi 40 vjeç.
23 Pasi i lanë të lirë, ata shkuan te të vetët dhe u treguan çfarë u kishin thënë krerët e priftërinjve dhe pleqtë. 24 Me të dëgjuar këtë, iu lutën së bashku Perëndisë:
«O Zotëri Sovran, ti je Ai që bëre qiellin, tokën, detin e gjithçka në ta.+ 25 Ti je ai që nëpërmjet frymës së shenjtë ke thënë me anë të paraardhësit tonë, Davidit,+ shërbëtorit tënd: ‘Pse ziejnë kombet? Pse bluajnë në mendje gjëra të kota popujt? 26 Mbretërit e tokës u ngritën e si një trup i vetëm sundimtarët u mblodhën kundër Jehovait* dhe të mirosurit të tij.’*+ 27 Në fakt, Herodi dhe Ponc Pilati,+ bashkë me njerëz nga kombet* dhe nga Izraeli, u mblodhën në këtë qytet kundër Jezuit, shërbëtorit tënd të shenjtë, të cilin ti e mirose+ 28 për të bërë atë që dora dhe qëllimi yt kishin vendosur që më parë.+ 29 E tani, o Jehova,* kushtoju vëmendje kërcënimeve të tyre, dhe bëj që skllevërit e tu ta thonë fjalën tënde plot guxim, 30 ndërsa ti tregon fuqinë tënde për të shëruar dhe ndërsa bëhen shenja e mrekulli*+ në emër të shërbëtorit tënd të shenjtë Jezu.»+
31 Pasi mbaruan përgjërimet,* vendi ku ishin mbledhur, u trondit. Të gjithë u mbushën me frymë të shenjtë+ dhe e thoshin fjalën e Perëndisë me guxim.+
32 Veç kësaj, të gjithë ata që besuan, ishin në një mendje.* Asnjëri prej tyre nuk thoshte se ndonjë gjë që zotëronte, ishte e veta, përkundrazi, gjithçka e kishin të përbashkët.+ 33 Gjithashtu, me shumë zotësi, apostujt vazhduan të jepnin dëshmi për ringjalljen e Zotërisë Jezu,+ dhe të gjithëve iu tregua shumë mirësi e pamerituar.* 34 Në të vërtetë, midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar,+ sepse të gjithë ata që ishin pronarë arash ose shtëpish, i shitnin dhe të ardhurat 35 ua sillnin apostujve.+ Më pas, secilit i shpërndahej sipas nevojës.+ 36 Kështu bëri edhe Jozefi, të cilin apostujt e quanin Barnaba,+ (që kur përkthehet, do të thotë «bir i ngushëllimit»), një levit i lindur në Qipro. 37 Ai e shiti copën e tokës që zotëronte dhe paratë ua çoi apostujve.+
5 Megjithatë, një burrë që quhej Anania bashkë me Safirën, gruan e tij, shiti një pronë. 2 Me dijeninë e së shoqes, mbajti fshehurazi një pjesë të parave dhe pjesën tjetër ua dha* apostujve.+ 3 Por Pjetri i tha: «Anania, pse të nxiti Satanai të gënjesh+ frymën e shenjtë+ dhe të mbash fshehurazi një pjesë të çmimit të arës? 4 A nuk ishte jotja para se ta shitje? E pasi e shite, a nuk mund të bëje ç’të doje me paratë? Pse të lindi në zemër një gjë e tillë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë.» 5 Me të dëgjuar këto fjalë, Anania ra përtokë e vdiq, dhe të gjithë që e morën vesh këtë, i zuri një frikë e madhe. 6 Pastaj të rinjtë u ngritën, e mbështollën me pëlhurë, e nxorën jashtë dhe e varrosën.
7 Rreth tri orë më pas, hyri gruaja e tij, që nuk dinte ç’kishte ndodhur. 8 Pjetri i tha: «Pa më thuaj, për kaq e shitët arën?» Ajo i tha: «Po, për kaq.» 9 Pastaj Pjetri e pyeti: «Pse ratë dakord të vinit në provë frymën e Jehovait?!* Ja, në prag të derës janë ata që varrosën burrin tënd, dhe do të të marrin edhe ty.» 10 Në çast, ajo ra përtokë te këmbët e tij dhe vdiq. Kur të rinjtë hynë, e gjetën të vdekur, prandaj e nxorën jashtë dhe e varrosën pranë të shoqit. 11 Kështu një frikë e madhe pushtoi tërë kongregacionin* dhe të gjithë ata që i dëgjuan këto gjëra.
12 Përveç kësaj, apostujt bënin shumë shenja dhe mrekulli* mes popullit.+ Të gjithë së bashku takoheshin në Kolonadën e Solomonit.+ 13 Të tjerët nuk guxonin të bashkoheshin me ta, e megjithatë populli i ngrinte në qiell. 14 Për më tepër, një numër i madh burrash e grash u shtoheshin besimtarëve në Zotërinë.+ 15 Madje njerëzit i nxirrnin të sëmurët në rrugët kryesore dhe i vinin nëpër shtretër të vegjël e shtroja që, kur të kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të binte mbi disa prej tyre.+ 16 Edhe nga qytetet përreth Jerusalemit vinin njerëz që sillnin të sëmurë dhe ata që i mundonin frymërat e ndyra,* e që të gjithë shëroheshin.
17 Por, të mbushur me smirë,* kryeprifti dhe të gjithë ata që ishin me të, nga sekti i saducenjve, u ngritën, 18 i kapën* apostujt dhe i futën në burg.+ 19 Por gjatë natës, engjëlli i Jehovait* hapi dyert e burgut,+ i nxori jashtë dhe u tha: 20 «Shkoni në tempull dhe vazhdoni t’i thoni popullit të gjitha fjalët e jetës.» 21 Me të dëgjuar këtë, hynë në tempull sapo zbardhi dita dhe filluan të mësonin.
Ndërkohë mbërritën kryeprifti dhe ata që ishin me të, mblodhën Sinedrin e të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit dhe dërguan që t’i merrnin apostujt nga burgu e t’i sillnin para tyre. 22 Megjithatë, kur rojat e tempullit arritën atje, nuk i gjetën. Kështu u kthyen dhe raportuan: 23 «Burgun e gjetëm të kyçur e të siguruar dhe rojat në këmbë te dyert, por, kur e hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda.» 24 Me të dëgjuar këto fjalë, kapiteni i rojave të tempullit dhe krerët e priftërinjve u hutuan, sepse nuk e dinin ç’do të ndodhte më tej. 25 Por dikush erdhi dhe i njoftoi: «Njerëzit që futët në burg janë në tempull dhe po mësojnë popullin.» 26 Atëherë kapiteni doli bashkë me rojat dhe i solli, por pa dhunë, sepse kishin frikë se mos populli i vriste me gurë.+
27 Kështu i sollën dhe i çuan përpara Sinedrit. Atje kryeprifti i mori në pyetje 28 dhe u tha: «Ne ju urdhëruam prerazi të mos mësoni më në këtë emër.+ Mirëpo ju e mbushët Jerusalemin me mësimin tuaj dhe doni medoemos që gjaku i atij njeriu të bjerë mbi ne.»*+ 29 Pjetri dhe apostujt e tjerë u përgjigjën: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sovran,* dhe jo njerëzve.+ 30 Perëndia i paraardhësve tanë e ngriti Jezuin, atë që ju e vratë, duke e varur në një shtyllë.*+ 31 Perëndia e lartësoi në të djathtën e tij+ si Kryepërfaqësues*+ dhe Shpëtimtar,+ që Izraeli të pendohej dhe t’i faleshin mëkatet.+ 32 Ne jemi dëshmitarë të këtyre ngjarjeve,+ e po ashtu dhe fryma e shenjtë,+ të cilën Perëndia ua jep atyre që i binden si sovran.»
33 Kur e dëgjuan këtë, u tërbuan fare* dhe donin t’i vritnin apostujt. 34 Por një farise me emrin Gamaliel,+ mësues i Ligjit, i vlerësuar nga tërë populli, u ngrit në Sinedër dhe urdhëroi t’i nxirrnin jashtë apostujt për pak kohë. 35 Pastaj u tha: «Burra të Izraelit, mendohuni mirë para se t’u bëni ndonjë gjë këtyre njerëzve. 36 Kohë më parë, për shembull, u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush, dhe rreth 400 burra i shkuan pas. Por ai u vra, dhe të gjithë ata që e ndiqnin, u shpërndanë e përfunduan në hiç. 37 Pas tij, në ditët e regjistrimit të popullsisë, u ngrit Juda, galileasi, dhe tërhoqi pas vetes mjaft njerëz. Edhe ai mori fund, e tërë ata që e ndiqnin, u shpërndanë andej-këtej. 38 Prandaj edhe për këtë rast, po ju them: mos u përzieni me këta njerëz, por lërini rehat. Faktikisht, nëse ky plan ose kjo vepër është nga njerëzit, do të dështojë, 39 por, nëse është nga Perëndia, ju nuk do t’i jepni dot fund.+ Në të kundërt, mund të gjendeni duke luftuar kundër vetë Perëndisë.»+ 40 Ata ia vunë veshin këshillës së tij, prandaj i thirrën apostujt, i rrahën*+ dhe i urdhëruan të mos flitnin më në emër të Jezuit, pastaj i lanë të iknin.
41 Kështu, apostujt ikën nga Sinedri të gëzuar,+ sepse ishin quajtur të denjë të çnderoheshin për emrin e tij. 42 Çdo ditë, në tempull dhe shtëpi më shtëpi,+ ata mësonin e shpallnin pareshtur lajmin e mirë për Krishtin, Jezuin.+
6 Ato ditë, ndërkohë që dishepujt shtoheshin, judenjtë që flitnin greqisht, filluan të ankoheshin për judenjtë që flitnin hebraisht, sepse vejushat e tyre liheshin pas dore kur bëhej shpërndarja e përditshme e ushqimit.+ 2 Atëherë, të Dymbëdhjetët thirrën pranë vetes dishepujt dhe u thanë: «Nuk është e drejtë* që ne të lëmë fjalën e Perëndisë për të shpërndarë ushqim nëpër tryeza.+ 3 Prandaj, vëllezër, zgjidhni mes jush shtatë burra me reputacion të mirë,*+ të cilët janë plot frymë* dhe mençuri,+ që t’i emërojmë në këtë detyrë të nevojshme,+ 4 kurse ne do t’i kushtohemi lutjes dhe mësimit* të fjalës së Perëndisë.» 5 Kjo që thanë, u pëlqeu gjithë dishepujve, dhe zgjodhën Stefanin, një njeri plot besim dhe frymë të shenjtë, si edhe Filipin,+ Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin e Nikolaun, një prozelit nga Antiokia. 6 I çuan tek apostujt, të cilët, pasi u lutën, vunë duart mbi ta.*+
7 Kështu, fjala e Perëndisë vazhdonte të përhapej,+ dhe numri i dishepujve në Jerusalem shtohej jashtëzakonisht shumë.+ Besimin e pranuan edhe një numër i madh priftërinjsh.+
8 Tani, Stefani, të cilit Perëndia i kishte dhënë miratimin e tij dhe fuqi të jashtëzakonshme, bënte mrekulli* dhe shenja të mëdha mes popullit. 9 Por disa njerëz nga Sinagoga e Libertinëve, ca të tjerë nga kirenasit, aleksandrinët dhe disa nga Kilikia e Azia, filluan të bënin fjalë me Stefanin. 10 Megjithatë nuk mundën t’i bënin ballë mençurisë dhe frymës së shenjtë me anë të së cilës fliste ai,+ 11 prandaj, fshehtas, ua mbushën mendjen ca njerëzve që të thoshin: «E kemi dëgjuar të thotë gjëra blasfemuese* kundër Moisiut dhe Perëndisë.» 12 Kështu trazuan popullin, pleqtë dhe skribët, u sulën befas mbi të, e çuan me forcë para Sinedrit. 13 Ata paraqitën dëshmitarë të rremë, që thanë: «Ky njeri flet vazhdimisht kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër Ligjit. 14 Për shembull, e kemi dëgjuar të thotë se ai Jezu nazareasi do ta rrëzojë këtë vend e do të ndryshojë zakonet që na la Moisiu.»
15 Të gjithë ata që ishin ulur në Sinedër, ia kishin ngulur sytë dhe panë që fytyra e tij ishte e qetë si fytyra e një engjëlli.
7 Por kryeprifti tha: «A është vërtet kështu?» 2 Stefani iu përgjigj: «Burra, vëllezër dhe etër, dëgjoni! Perëndia i lavdisë iu shfaq paraardhësit tonë, Abrahamit, kur ishte në Mesopotami, para se të vendosej në Haran,+ 3 dhe i tha: ‘Largohu nga vendi yt e nga farefisi yt dhe shko në vendin që do të të tregoj.’+ 4 Atëherë ai doli nga vendi i kaldeasve dhe u vendos në Haran. Pasi i vdiq i ati,+ Perëndia bëri që të shpërngulej në vendin ku banoni tani.+ 5 E megjithatë nuk i dha asnjë trashëgimi në të, jo, as një pëllëmbë tokë,* por premtoi t’ia jepte atë vend si pronë atij dhe pasardhësit* të tij+ kur ende nuk kishte fëmijë. 6 Veç kësaj, Perëndia i tha se pasardhësit* e tij do të ishin të huaj në një vend që nuk ishte i tyre dhe do të skllavëroheshin e do të mundoheshin* për 400 vjet.+ 7 ‘E unë do ta gjykoj atë komb, të cilit ata do t’i shërbejnë si skllevër,+—tha Perëndia.—Pas kësaj, do të dalin e do të më bëjnë shërbim të shenjtë në këtë vend.’+
8 Ai bëri një besëlidhje rrethprerjeje me të,+ dhe atij i lindi Isaku,+ që e rrethpreu ditën e tetë;+ Isakut i lindi* Jakobi, e Jakobit, 12 krerë familjesh.* 9 Krerët e familjeve u bënë xhelozë për Jozefin+ dhe e shitën në Egjipt.+ Por Perëndia ishte me të+ 10 dhe e shpëtoi nga të gjitha vështirësitë. Ai i dha mençuri dhe pëlqimin e faraonit, mbretit të Egjiptit, që e caktoi të qeveriste Egjiptin dhe gjithë shtëpinë e tij.+ 11 Por në tërë Egjiptin dhe Kananin ra një zi buke, po, një shtrëngim i madh, dhe paraardhësit tanë nuk gjenin asgjë për të ngrënë.+ 12 Mirëpo Jakobi dëgjoi se kishte ushqime* në Egjipt dhe dërgoi për herë të parë paraardhësit tanë.+ 13 Kur i dërgoi për herë të dytë, Jozefi u dha të njohur vëllezërve të tij, dhe faraoni njohu familjen e Jozefit.+ 14 Kështu, Jozefi urdhëroi t’ia sillnin të atin, Jakobin, e gjithë farefisin,+ gjithsej 75 veta.*+ 15 Jakobi zbriti në Egjipt+ dhe më pas vdiq atje,+ e po kështu edhe paraardhësit tanë.+ 16 Ata i çuan kufomat në Sikem dhe i vunë në varrin që Abrahami e kishte blerë për një shumë monedhash argjendi nga djemtë e Hamorit në Sikem.+
17 Kur po afrohej koha e përmbushjes së premtimit që Perëndia i kishte bërë Abrahamit, populli u rrit e u shumua në Egjipt, 18 derisa atje doli një mbret tjetër, i cili nuk e njihte Jozefin.+ 19 Ky veproi me dinakëri kundër popullit tonë dhe i keqtrajtoi etërit tanë, duke i detyruar të braktisnin foshnjat që të mos mbeteshin gjallë.+ 20 Në atë kohë, lindi Moisiu, që kishte bukuri hyjnore.* Për tre muaj, e ushqyen* në shtëpinë e të atit.+ 21 Por, kur e braktisën,+ vajza e faraonit e mori dhe e rriti si djalin e vet.+ 22 Kështu, Moisiu mësoi gjithë mençurinë e egjiptianëve dhe ishte shumë i zoti në fjalë e në vepra.+
23 Kur arriti moshën 40-vjeçare, vendosi* të shihte si ishin* vëllezërit e tij, bijtë e Izraelit.+ 24 Kur pa se një egjiptian po keqtrajtonte njërin nga vëllezërit e tij, e mbrojti të vëllanë dhe mori hak për të, duke e vrarë egjiptianin. 25 Mendonte se vëllezërit do ta kuptonin që Perëndia po u jepte shpëtimin me anë të dorës së tij, por ata nuk e kuptuan. 26 Të nesërmen shkoi tek ata ndërkohë që po ziheshin dhe u përpoq të vinte paqen mes tyre, duke u thënë: ‘Burra, ju jeni vëllezër. Pse e goditni njëri-tjetrin?’ 27 Por ai që po keqtrajtonte tjetrin,* e shtyu dhe ia ktheu: ‘Kush të vuri ty qeveritar dhe gjykatës mbi ne? 28 Mos do të më vrasësh edhe mua si vrave egjiptianin dje?’ 29 Me të dëgjuar këtë, Moisiu ia mbathi dhe banoi si i huaj në vendin e Midianit, ku i lindën dy djem.+
30 Pasi kaluan 40 vjet, në shkretëtirën afër malit të Sinait, atij iu shfaq një engjëll në një flakë zjarri, në mes të një shkurreje me gjemba.+ 31 Moisiu u mrekullua nga kjo, por, teksa po afrohej për ta parë me vëmendje, u dëgjua zëri i Jehovait:* 32 ‘Unë jam Perëndia i paraardhësve të tu, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit.’+ Duke u dridhur i tëri, Moisiu nuk guxoi të shikonte më. 33 Jehovai* i tha: ‘Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po rri, është tokë e shenjtë. 34 Sigurisht që e kam parë shtypjen e popullit tim në Egjipt, e kam dëgjuar rënkimin e tyre+ dhe kam zbritur që t’i çliroj. Eja tani, do të të dërgoj në Egjipt.’ 35 Këtë njeri, Moisiun, që ata e mohuan me fjalët: ‘Kush të vuri ty qeveritar dhe gjykatës?’,+ Perëndia e dërgoi,+ jo vetëm si qeveritar, por edhe si çlirimtar, nëpërmjet engjëllit që iu shfaq te shkurrja. 36 Ky njeri i nxori që andej+ duke bërë shenja e mrekulli* në Egjipt,+ në Detin e Kuq+ dhe në shkretëtirë gjatë 40 vjetëve.+
37 Ky është Moisiu që u tha bijve të Izraelit: ‘Perëndia do të nxjerrë një profet si unë nga vëllezërit tuaj.’+ 38 Ky është ai që ndodhej mes kongregacionit në shkretëtirë me engjëllin+ që i foli+ në malin Sinai e me paraardhësit tanë, dhe që mori thënie të shenjta të gjalla për të na i dhënë ne.+ 39 Paraardhësit tanë nuk pranuan t’i bindeshin atij, përkundrazi e hodhën tej+ dhe me zemër u kthyen në Egjipt,+ 40 duke i thënë Aronit: ‘Na bëj perëndi që të na prijnë, se nuk e dimë ç’i ka ndodhur këtij Moisiut që na nxori nga Egjipti.’+ 41 Kështu, ato ditë bënë një viç, i ofruan një flijim idhullit dhe gëzuan me veprat e duarve të tyre.+ 42 Atëherë, Perëndia i braktisi dhe i la të adhuronin ushtrinë e qiellit,+ siç është shkruar në librin e Profetëve: ‘A më bëtë mua vallë blatime dhe flijime për 40 vjet në shkretëtirë, o shtëpi e Izraelit?! 43 Përkundrazi mbajtët tendën e Molokut+ dhe yllin e perëndisë Refan, shëmbëlltyra* që i bëtë për t’i adhuruar. Prandaj do t’ju dëboj matanë Babilonisë.’+
44 Paraardhësit tanë kishin tendën e dëshmisë* në shkretëtirë, siç kishte urdhëruar Ai kur i tha Moisiut që ta bënte sipas modelit që pa.+ 45 Atë tendë e trashëguan paraardhësit tanë dhe bashkë me Josiun e çuan në vendin që e zotëronin ato kombe,+ të cilat Perëndia i përzuri para paraardhësve tanë.+ Këtu qëndroi deri në ditët e Davidit. 46 Ai fitoi miratim në sytë e Perëndisë dhe shprehu dëshirën t’i ndërtonte një banesë Perëndisë së Jakobit.+ 47 Mirëpo ishte Solomoni që ndërtoi një shtëpi për të.+ 48 Sidoqoftë, Më i Larti nuk banon në shtëpi të bëra me dorë,+ siç thotë edhe profeti: 49 ‘Qielli është froni im,+ dhe toka është stoli im i këmbëve.+ Çfarë shtëpie do të më ndërtoni?!—thotë Jehovai.*—Ku është vendbanimi im?! 50 A nuk i bëri dora ime tërë këto?!’+
51 O njerëz kokëfortë dhe të parrethprerë në zemër e në veshë! Ju gjithmonë i kundërviheni frymës së shenjtë! Siç bënë paraardhësit tuaj, ashtu bëni edhe ju.+ 52 Cilin nga profetët nuk përndoqën paraardhësit tuaj?!+ Po, vranë ata që shpallën që më parë ardhjen e të drejtit,+ tradhtarë dhe vrasës të të cilit tani jeni bërë ju,+ 53 po, ju që e morët Ligjin siç u përcoll nga engjëjt,+ por që nuk e zbatuat.»
54 Me të dëgjuar këto fjalë, ata u tërbuan* dhe filluan të kërcëllinin dhëmbët kundër tij. 55 Por ai, plot me frymë të shenjtë, ia nguli sytë qiellit, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezuin që qëndronte në të djathtë të Perëndisë+ 56 dhe tha: «Ja, shoh qiejt të hapur dhe Birin e njeriut+ që qëndron në të djathtë të Perëndisë.»+ 57 Atëherë, ata bërtitën sa u hante zëri, i zunë veshët me duar dhe u turrën të gjithë së bashku kundër tij. 58 Pasi e nxorën jashtë qytetit, nisën t’i gjuanin me gurë.+ Dëshmitarët+ i lanë rrobat te këmbët e një djali të ri që quhej Saul.+ 59 Teksa i gjuanin, Stefani thërriti: «Zotëri Jezu, pranoje frymën* time.» 60 Pastaj ra në gjunjë dhe thirri me zë të fortë: «O Jehova,* mos ua ngarko atyre këtë mëkat!»+ Pasi tha këtë, ra në gjumin e vdekjes.
8 Edhe Sauli e miratoi vrasjen e tij.+
Atë ditë filloi një përndjekje e madhe kundër kongregacionit në Jerusalem. Të gjithë, përveç apostujve, u shpërndanë në mbarë rajonet e Judesë dhe të Samarisë.+ 2 Por disa burra të devotshëm e morën Stefanin, e varrosën dhe vajtuan shumë për të. 3 Kurse Sauli nisi ta trajtonte mizorisht kongregacionin. Hynte me forcë nga njëra shtëpi në tjetrën, nxirrte zvarrë burra e gra dhe i çonte në burg.+
4 Megjithatë, dishepujt që ishin shpërndarë, përshkuan tërë vendin dhe shpallnin lajmin e mirë të fjalës së Perëndisë.+ 5 Kështu Filipi zbriti në qytetin e* Samarisë+ e nisi të predikonte për Krishtin. 6 Turmat i kushtonin vëmendje të madhe asaj që thoshte Filipi, teksa dëgjonin dhe shikonin shenjat* që kryente ai. 7 Shumë njerëz kishin frymëra të ndyra* që thërritnin me zë të fortë dhe dilnin prej tyre.+ Veç kësaj u shëruan shumë të paralizuar dhe të çalë. 8 Prandaj qyteti vlonte nga gëzimi.
9 Në qytet ishte një burrë që quhej Simon, i cili dikur ishte marrë me magji dhe kishte mahnitur kombin e Samarisë duke thënë se ishte njeri i madh. 10 Që të gjithë, nga më i vogli e deri te më i madhi, ia vinin veshin dhe thoshin: «Ky njeri është Fuqia e Perëndisë, Fuqia e Madhe.» 11 Ata ia vinin veshin ngaqë i kishte mahnitur për shumë kohë me magjitë e tij. 12 Por, kur Filipi shpalli lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë+ dhe për emrin e Jezu Krishtit, burra e gra e besuan dhe u pagëzuan.+ 13 Edhe Simoni u bë besimtar dhe, pasi u pagëzua, shoqërohej me Filipin+ e mahnitej ndërsa shihte të bëheshin shenja dhe vepra të fuqishme e madhështore.
14 Kur apostujt në Jerusalem dëgjuan se Samaria e kishte pranuar fjalën e Perëndisë,+ dërguan atje Pjetrin dhe Gjonin. 15 Këta shkuan te samaritanët dhe u lutën që ata të merrnin frymën e shenjtë,+ 16 sepse asnjëri prej tyre nuk e kishte marrë ende, por vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotërisë Jezu.+ 17 Atëherë vunë duart mbi ta*+ dhe samaritanët morën frymën e shenjtë.
18 Tani, kur Simoni pa se fryma e shenjtë jepej me vënien e duarve nga apostujt, u ofroi pará 19 dhe u tha: «Ma jepni edhe mua këtë autoritet, që kushdo mbi të cilin të vë duart, të marrë frymë të shenjtë.» 20 Por Pjetri ia ktheu: «Argjendi yt marrtë fund bashkë me ty, se mendove që mund ta blije me pará dhuratën e* Perëndisë!+ 21 Ti nuk do ta kesh këtë gjë, sepse Perëndia e sheh që zemra jote nuk është e drejtë. 22 Prandaj, pendohu për këtë të keqe dhe përgjëroju Jehovait,* që nëse është e mundur, ta falë qëllimin e keq të zemrës sate, 23 sepse shoh se je vrer helmues* dhe skllav i padrejtësisë.» 24 Simoni iu përgjigj: «Përgjërojuni Jehovait* për mua, që të mos më bjerë asnjëra nga gjërat që thatë.»
25 Pasi dhanë dëshmi të plotë duke folur për fjalën e Jehovait,* ata u kthyen në Jerusalem dhe e shpallën lajmin e mirë në shumë fshatra të samaritanëve.+
26 Mirëpo engjëlli+ i Jehovait* i tha Filipit: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi për në Gazë.» (Ajo është një rrugë e shkretë.) 27 Ai u ngrit menjëherë dhe shkoi. Atje pa një eunuk* etiopas, një njeri me autoritet në shërbim të kandakes, mbretëreshës së etiopasve, e cila e kishte emëruar mbi gjithë thesarin e saj. Ai kishte shkuar në Jerusalem për të adhuruar Perëndinë+ 28 dhe po kthehej. I ulur në karrocë, ai lexonte me zë librin e profetit Isaia. 29 Kështu, fryma i tha Filipit: «Shkoji afër asaj karroce.» 30 Filipi vrapoi afër saj dhe dëgjoi eunukun tek lexonte me zë librin e profetit Isaia, prandaj e pyeti: «A e kupton vërtet atë që po lexon?» 31 Ai iu përgjigj: «E si ta kuptoj, nëse dikush nuk ma shpjegon?»* Kështu e ftoi Filipin të hipte e të ulej me të. 32 Pjesa që lexonte me zë nga Shkrimet thoshte: «E çuan si delja në thertore; ashtu si qengji që s’nxjerr zë para qethësit, ai nuk e hapi gojën.+ 33 Kur e poshtëruan, atij iu mohua drejtësia.+ Kush do t’i tregojë hollësitë e prejardhjes* së tij? Jeta e tij është shfarosur nga toka.»+
34 Pastaj eunuku i tha Filipit: «Të lutem, më thuaj, për kë e thotë profeti këtë? Për vete apo për dikë tjetër?» 35 Filipi iu përgjigj dhe, duke nisur nga ky shkrim, i shpalli lajmin e mirë për Jezuin. 36 Tani, ndërsa shkonin rrugës, arritën në një vend me ujë, dhe eunuku tha: «Ja, uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?!» 37 *——38 Atëherë urdhëroi të ndalej karroca. Filipi me eunukun zbritën në ujë, dhe ai e pagëzoi. 39 Kur dolën nga uji, fryma e Jehovait* e drejtoi menjëherë Filipin në një vend tjetër. Eunuku nuk e pa më, por vazhdoi udhën i gëzuar. 40 Kurse Filipi shkoi në Ashdod, e përshkoi atë territor dhe shpalli pa pushim lajmin e mirë në të gjitha qytetet, derisa mbërriti në Cezare.+
9 Mirëpo Sauli, që ende i kërcënonte dishepujt e Zotërisë+ dhe bënte çmos t’i vriste, shkoi te kryeprifti 2 dhe i kërkoi të shkruante letra për sinagogat e Damaskut, që t’i lejohej të sillte të lidhur në Jerusalem këdo që të gjente nga ata që i përkitnin Udhës,+ burra a gra qofshin.
3 Ndërsa udhëtonte dhe i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.+ 4 Ai ra përtokë e dëgjoi një zë t’i thoshte: «Saul, Saul, pse po më përndjek?» 5 Sauli pyeti: «Kush je ti, Zotëri?» Ai ia ktheu: «Jam Jezui,+ të cilin ti po e përndjek.+ 6 Megjithatë ngrihu e hyr në qytet, pastaj do të të thuhet ç’duhet të bësh.» 7 Tani, burrat që udhëtonin me të, mbetën pa fjalë, pasi vërtet dëgjonin tingullin e një zëri, por nuk shihnin njeri.+ 8 Atëherë Sauli u ngrit dhe, ndonëse sytë i kishte të hapur, nuk shihte asgjë. Prandaj e morën për dore dhe e çuan deri në Damask. 9 Për tri ditë, nuk pa fare+ dhe as hëngri e as piu.
10 Në Damask ishte një dishepull që quhej Anania,+ të cilit Zotëria i tha në një vegim:* «Anania!» Ai u përgjigj: «Ja ku jam, Zotëri!» 11 Zotëria i tha: «Ngrihu, shko në rrugën që quhet ‘E drejtë’ dhe në shtëpinë e Judës kërko një njeri nga Tarsi+ me emrin Saul, sepse ai po lutet 12 dhe ka parë në vegim një burrë, që quhet Anania, të hyjë e të vërë duart mbi të* për t’i kthyer shikimin.»+ 13 Por Anania iu përgjigj: «Zotëri, kam dëgjuar nga shumë veta sa të këqija u bëri ai njeri të shenjtëve* të tu në Jerusalem. 14 Edhe këtu, krerët e priftërinjve i kanë dhënë autoritet të arrestojë* të gjithë ata që tregojnë besim në emrin* tënd.»+ 15 Por Zotëria ia ktheu: «Shko, se ai njeri është për mua një enë e zgjedhur,+ që t’ua çojë emrin tim kombeve,+ mbretërve+ dhe bijve të Izraelit. 16 Unë do t’i tregoj hapur se sa shumë duhet të vuajë për emrin tim.»+
17 Kështu, Anania shkoi e hyri në atë shtëpi. Vuri duart mbi të dhe i tha: «Saul, vëlla! Zotëria, Jezui, që t’u shfaq rrugës nga po vije, më dërgoi që të të kthehet shikimi dhe të mbushesh me frymë të shenjtë.»+ 18 Në çast Saulit i ranë nga sytë ca si luspa e iu kthye shikimi. Ai u ngrit dhe u pagëzua, 19 e pasi hëngri, mori forcë.
Qëndroi disa ditë me dishepujt në Damask+ 20 dhe menjëherë filloi të predikonte nëpër sinagoga që Jezui është Biri i Perëndisë. 21 Por të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin dhe thoshin: «A nuk është ky ai që i përndoqi egërsisht në Jerusalem ata që tregojnë besim në këtë emër?+ A nuk erdhi këtu pikërisht që t’i arrestonte e t’i çonte* te krerët e priftërinjve?»+ 22 Mirëpo Sauli merrte gjithnjë e më shumë fuqi dhe i habiste judenjtë që banonin në Damask, duke u provuar në mënyrë të logjikshme se Jezui ishte Krishti.+
23 Si kaluan mjaft ditë, judenjtë komplotuan që ta vritnin.+ 24 Por Sauli e mori vesh komplotin kundër tij. Ata përgjonin me kujdes ditë e natë edhe portat e qytetit, që ta vritnin, 25 prandaj dishepujt e tij e morën natën dhe me një kosh e zbritën nga një e çarë në mur.+
26 Me të mbërritur në Jerusalem,+ ai bëri përpjekje të bashkohej me dishepujt, por ata të gjithë kishin frikë prej tij, se nuk e besonin që ishte dishepull. 27 Prandaj Barnaba+ i vajti në ndihmë dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi me hollësi se si rrugës Sauli kishte parë Zotërinë,+ që i kishte folur, dhe se si në Damask kishte predikuar me guxim në emër të Jezuit.+ 28 Kështu ai qëndroi me ta, lëvizte lirisht në* Jerusalem dhe fliste me guxim në emër të Zotërisë. 29 Ai fliste e diskutonte edhe me judenjtë që flitnin greqisht, por ata u orvatën ta vritnin.+ 30 Kur e kuptuan këtë, vëllezërit e zbritën në Cezare dhe e nisën për në Tars.+
31 Atëherë, në mbarë Judenë, Galilenë dhe Samarinë,+ kongregacioni hyri vërtet në një periudhë paqeje dhe forcohej. E ngaqë e nderonte thellësisht* Jehovain* dhe merrte zemër nga fryma e shenjtë,+ po rritej gjithnjë e më shumë në numër.
32 Ndërsa Pjetri po përshkonte të gjitha rajonet, zbriti edhe te të shenjtët që banonin në Lidë.+ 33 Atje gjeti një burrë që quhej Enea, i cili lëngonte në shtrat prej tetë vjetësh ngaqë ishte i paralizuar. 34 Pjetri i tha: «Enea, Jezu Krishti të shëron.+ Ngrihu e rregulloje shtratin!»+ Dhe ai u ngrit menjëherë. 35 Të gjithë ata që banonin në Lidë dhe në rrafshinën e Sharonit, e panë dhe u kthyen te Zotëria.
36 Tani, në Jopë ishte një dishepulle, e cila quhej Tabita, që kur përkthehet, do të thotë «Dorka».* Ajo bënte plot vepra të mira dhe jepte me bollëk dhurata për të varfrit,* 37 por, ato ditë, u sëmur dhe vdiq. Pastaj e lanë dhe e vunë në një dhomë të sipërme. 38 Dishepujt dëgjuan se Pjetri ishte në Lidë, dhe meqë Lida ishte afër Jopës, dërguan tek ai dy burra që t’i përgjëroheshin: «Të lutemi, eja te ne sa më shpejt!» 39 Atëherë Pjetri u ngrit dhe u nis me ta. Kur mbërriti, e çuan në dhomën e sipërme. Të gjitha vejushat i dolën para duke qarë e duke treguar shumë rroba e veshje* që kishte bërë Dorka ndërsa ishte me to. 40 Kështu Pjetri i nxori të gjithë jashtë,+ ra në gjunjë e u lut. Më pas u kthye nga trupi dhe tha: «Tabita, ngrihu!» Ajo hapi sytë dhe, sa pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.+ 41 Ai i dha dorën, e ngriti në këmbë, thirri të shenjtët e vejushat dhe u tregoi se Tabita ishte gjallë.+ 42 Kjo u mor vesh në mbarë Jopën, dhe shumë veta filluan të besonin te Zotëria.+ 43 Pjetri qëndroi në Jopë për mjaft ditë te një regjës lëkurësh që quhej Simon.+
10 Në Cezare ishte një njeri me emrin Kornel, centurion* i kohortës* italike. 2 Ai ishte njeri i devotshëm, e nderonte thellësisht Perëndinë* bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së tij, jepte shumë dhurata për të varfrit* dhe i përgjërohej vazhdimisht Perëndisë. 3 Rreth orës së nëntë,*+ ai pa qartë në vegim* një engjëll të Perëndisë që erdhi e i tha: «Kornel!» 4 Ai ia nguli sytë i frikësuar dhe ia ktheu: «Ç’është, Zotëri?» Engjëlli iu përgjigj: «Perëndia u kushton vëmendje e nuk i harron lutjet e tua dhe dhuratat e tua për të varfrit.*+ 5 Prandaj dërgo njerëz në Jopë dhe kërko dikë me emrin Simon, të cilin e quajnë edhe Pjetër. 6 Ai është mysafir te Simoni, një regjës lëkurësh që ka një shtëpi pranë detit.» 7 Sapo tha këto, engjëlli iku. Pastaj Korneli thirri dy nga shërbëtorët e tij dhe një ushtar të devotshëm mes atyre që kishte në shërbimin e vet. 8 U tregoi gjithçka dhe i nisi për në Jopë.
9 Të nesërmen, ndërsa ata po udhëtonin e po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë rreth orës së gjashtë* për t’u lutur, 10 por e mori shumë uria e donte të hante. Ndërsa po i përgatitnin për të ngrënë, ai u përhumb në një vegim+ 11 dhe pa qiellin të hapur e diçka si një pëlhurë të madhe linoje* që zbriste në tokë, e mbajtur nga katër cepat. 12 Në të kishte lloj-lloj kafshësh katërkëmbëshe e krijesash zvarritëse të tokës, si edhe lloj-lloj zogjsh të qiellit. 13 Atëherë një zë i tha: «Ngrihu Pjetër, ther dhe ha!» 14 Por Pjetri u përgjigj: «Kurrsesi, Zotëri, se asnjëherë nuk kam ngrënë diçka të ndotur a të papastër.»+ 15 Zëri i tha sërish herën e dytë: «Mos i quaj më të ndotura gjërat që Perëndia i ka pastruar.» 16 Zëri i foli edhe një herë të tretë, dhe ajo* u mor menjëherë në qiell.
17 Ndërsa Pjetri po vriste mendjen për domethënien e vegimit që pa, në atë moment burrat e dërguar nga Korneli pyetën për shtëpinë e Simonit dhe ishin te porta.+ 18 Ata thirrën të zotin e shtëpisë dhe e pyetën nëse atje ishte mysafir Simoni, që quhej edhe Pjetër. 19 Ndërsa Pjetri po bluante në mendje vegimin, fryma+ i tha: «Po të kërkojnë tre burra. 20 Ngrihu, pra, zbrit poshtë e shko me ta, pa dyshuar aspak, se i kam dërguar unë.» 21 Pjetri zbriti poshtë tek ata dhe tha: «Unë jam ai që kërkoni. Pse keni ardhur?» 22 Ata iu përgjigjën: «Centurion Korneli,+ një njeri i drejtë që nderon thellësisht Perëndinë,* për të cilin flet mirë tërë kombi jude, mori udhëzimin hyjnor nga një engjëll i shenjtë që të të thërrasë të vish në shtëpinë e tij e të dëgjojë ato që ke për të thënë.» 23 Kështu, ai i ftoi brenda dhe i mbajti si mysafirë atë natë.
Të nesërmen u ngrit e shkoi me ta. Me të shkuan edhe disa vëllezër nga Jopa. 24 Ditën tjetër hyri në Cezare. Natyrisht, Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e miqtë e ngushtë. 25 Sapo hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe i bëri nderime.* 26 Por Pjetri e ngriti dhe i tha: «Çohu, se edhe unë jam njeri si ti.»+ 27 Ndërsa bisedonte me të, hyri brenda e gjeti të mbledhur shumë njerëz. 28 Ai u tha: «Ju e dini mirë se për një jude është e paligjshme të shoqërohet a t’i afrohet dikujt nga një komb tjetër.+ E megjithatë, Perëndia më tregoi se nuk duhet të quaj asnjeri të ndotur ose të papastër.+ 29 Kështu, kur më thirrën, erdha pa kundërshtuar aspak. Ndaj pyes, pse më thirrët?»
30 Atëherë Korneli u përgjigj: «Katër ditë më parë, në të njëjtën orë si tani, pra në orën e nëntë,* po lutesha në shtëpinë time kur ja, një burrë me rroba të shndritshme qëndroi para meje 31 dhe më tha: ‘Kornel, Perëndia e ka dëgjuar lutjen tënde dhe nuk i ka harruar dhuratat e tua për të varfrit.* 32 Dërgo njerëz në Jopë dhe thërrit Simonin që quhet edhe Pjetër. Ai njeri është mysafir te Simoni, një regjës lëkurësh që e ka shtëpinë pranë detit.’+ 33 Prandaj, menjëherë dërgova njerëz të të thërrasin dhe të jam mirënjohës që erdhe. E tani, të gjithë jemi këtu para Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Jehovai* të ka urdhëruar të thuash.»
34 Atëherë, Pjetri nisi të thoshte: «Tani e kuptoj fare qartë se Perëndia nuk është i anshëm,+ 35 por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht* dhe që bën atë që është e drejtë.+ 36 Perëndia u dërgoi fjalën e tij bijve të Izraelit që t’u shpallte lajmin e mirë të paqes+ që bëhet e mundur falë Jezu Krishtit, pra, lajmin se ai është Zotëri i të gjithëve.+ 37 Ju e dini se çfarë ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea,+ pas pagëzimit që predikoi Gjoni, 38 domethënë se Jezuin nga Nazareti, Perëndia e mirosi* me frymë të shenjtë+ e i dha fuqi, dhe se ai përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që ishin nën pushtetin e Djallit,+ sepse Perëndia ishte me Jezuin.+ 39 Ne jemi dëshmitarë të të gjitha veprave që bëri në vendin e judenjve dhe në Jerusalem. Megjithatë e vranë, duke e varur në një shtyllë.* 40 Perëndia e ngriti atë nga të vdekurit ditën e tretë+ dhe lejoi t’i shfaqej, 41 jo të gjithë popullit, por dëshmitarëve të zgjedhur që më parë nga Perëndia, neve, që hëngrëm e pimë me të, pasi u ngrit nga të vdekurit.+ 42 Veç këtyre, na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe t’i japim dëshmi të plotë+ se Perëndia e dekretoi pikërisht atë si gjykatës të të gjallëve dhe të të vdekurve.+ 43 Për të japin dëshmi të gjithë profetët,+ që kushdo që tregon besim tek ai të marrë faljen e mëkateve nëpërmjet emrit të tij.»+
44 Ndërsa Pjetri po fliste ende për këto gjëra, të gjithë ata që dëgjonin fjalën, morën frymën e shenjtë.+ 45 Ata që kishin ardhur me Pjetrin, besimtarët e rrethprerë,* u mahnitën, pasi fryma e shenjtë, dhurata* e Perëndisë, po derdhej edhe mbi njerëzit e kombeve,* 46 sepse i dëgjonin të flitnin në gjuhë të huaja dhe të madhëronin Perëndinë.+ Atëherë, Pjetri tha: 47 «A mund t’i pengojë ndokush që të pagëzohen me ujë+ këta që morën frymën e shenjtë njësoj siç e morëm ne?» 48 Kështu i urdhëroi të pagëzoheshin në emër të Jezu Krishtit.+ Pastaj ata i kërkuan Pjetrit të qëndronte për disa ditë.
11 Apostujt dhe vëllezërit që ishin në Jude, dëgjuan se edhe njerëzit e kombeve* e kishin pranuar fjalën e Perëndisë. 2 Kështu, kur Pjetri u ngjit në Jerusalem, përkrahësit e rrethprerjes+ nisën ta kritikonin:* 3 «Ti hyre në shtëpinë e të parrethprerëve e hëngre me ta.» 4 Atëherë, Pjetri filloi t’u shpjegonte fill e për pe:
5 «Isha në qytetin e Jopës dhe po lutesha. Pashë në vegim* diçka* si një pëlhurë të madhe linoje që zbriste nga qielli e mbajtur nga katër cepat, që erdhi deri tek unë.+ 6 Ia ngula sytë e pashë se brenda kishte kafshë katërkëmbëshe të tokës, egërsira, krijesa zvarritëse dhe zogj të qiellit. 7 Dëgjova edhe një zë të më thoshte: ‘Ngrihu Pjetër, ther dhe ha!’ 8 Por unë ia ktheva: ‘Kurrsesi, Zotëri, se nuk kam futur asnjëherë në gojë diçka të ndotur a të papastër.’ 9 Herën e dytë zëri nga qielli më tha: ‘Mos i quaj më të ndotura gjërat që Perëndia i ka pastruar.’ 10 Zëri foli edhe një herë të tretë, dhe gjithçka u tërhoq sërish në qiell. 11 Po atë çast, tre burra të dërguar nga Cezarea për tek unë, ishin para shtëpisë ku rrinim.+ 12 Pastaj fryma më tha të shkoja me ta, pa dyshuar aspak. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër, dhe hymë në shtëpinë e atij burri.
13 Ai na tregoi se kishte parë një engjëll të vinte në shtëpinë e tij e t’i thoshte: ‘Dërgo njerëz në Jopë dhe thirr Simonin që e quajnë edhe Pjetër.+ 14 Ai do t’ju thotë në ç’mënyrë ti dhe gjithë ata të shtëpisë sate mund të shpëtoni.’ 15 Kur fillova të flisja, ata morën frymën e shenjtë, ashtu siç e morëm edhe ne në fillim.+ 16 Atëherë më erdhën ndër mend fjalët e Zotërisë: ‘Gjoni pagëzoi me ujë,+ por ju do të pagëzoheni me frymë të shenjtë.’+ 17 Prandaj, nëse Perëndia u dha atyre të njëjtën dhuratë* që na dha edhe neve që besuam në Zotërinë Jezu Krisht, kush isha unë që të pengoja Perëndinë?»*+
18 Kur dëgjuan këto, ata nuk kundërshtuan më* dhe i dhanë lavdi Perëndisë me fjalët: «E pra, Perëndia u ka dhënë edhe njerëzve të kombeve mundësinë që të pendohen, e kështu të kenë jetë.»+
19 Tani, ata që ishin shpërndarë+ nga përndjekja* që nisi me Stefanin, shkuan deri në Feniki, Qipro dhe Antioki, por u predikuan vetëm judenjve.+ 20 Megjithatë, midis tyre kishte disa njerëz nga Qiproja dhe Kirena që vajtën në Antioki dhe nisën t’u shpallnin lajmin e mirë për Zotërinë Jezu atyre që flitnin greqisht. 21 Dora e Jehovait* ishte me ta, e një numër i madh njerëzish besuan dhe u kthyen te Zotëria.+
22 Kongregacioni në Jerusalem mori vesh këtë lajm dhe dërguan Barnabën+ në Antioki. 23 Kur mbërriti dhe pa mirësinë e pamerituar të Perëndisë, Barnaba gëzoi e filloi t’i inkurajonte të gjithë që t’i qëndronin besnikë Zotërisë me gjithë zemër,+ 24 pasi ishte njeri i mirë dhe plot frymë të shenjtë e besim. Kështu, një turmë mjaft e madhe besoi te Zotëria.+ 25 Prandaj Barnaba u nis për në Tars, që të kërkonte Saulin derisa ta gjente.+ 26 Pasi e gjeti, e çoi në Antioki. Kështu, për një vit të tërë, ata mblidheshin me kongregacionin dhe mësonin një turmë mjaft të madhe. Pikërisht në Antioki, me anë të drejtimit hyjnor, dishepujt u quajtën për herë të parë «të krishterë».+
27 Ato ditë, disa profetë+ zbritën nga Jerusalemi në Antioki. 28 Njëri prej tyre, që quhej Agab,+ u ngrit dhe nëpërmjet frymës paratha se në gjithë tokën e banuar do të vinte një zi buke e madhe,+ që erdhi vërtet në kohën e Klaudit. 29 Prandaj, dishepujt vendosën që gjithsecili, sipas mundësisë,+ të jepte ndihmë*+ për vëllezërit që jetonin në Jude. 30 Kështu bënë dhe ua dërguan ndihmat pleqve nëpërmjet Barnabës e Saulit.+
12 Rreth asaj kohe, mbreti Herod filloi të keqtrajtonte disa nga kongregacioni.+ 2 Ai vrau me shpatë+ Jakovin, vëllanë e Gjonit.+ 3 Kur pa se kjo u pëlqeu judenjve, arrestoi edhe Pjetrin. (Ishte Festa e Bukëve Pa Maja.)+ 4 Ai e kapi, e futi në burg+ dhe ua dorëzoi katër skuadrave me katër ushtarë secila, që ta ruanin me turne, pasi kishte ndër mend ta nxirrte* para popullit pas Festës së Kalimit. 5 Kështu, Pjetrin po e mbanin në burg, ndërkohë që kongregacioni i lutej me zjarr Perëndisë për të.+
6 Një natë para se Herodi ta nxirrte Pjetrin para popullit, ky po flinte i lidhur me dy zinxhirë mes dy ushtarëve, dhe rojat para derës po ruanin burgun. 7 Kur ja, atje u shfaq engjëlli i Jehovait,*+ dhe një dritë ndriçoi qelinë e burgut. Ai i ra Pjetrit në sup për ta zgjuar dhe i tha: «Ngrihu shpejt!» Menjëherë zinxhirët i ranë nga duart.+ 8 Engjëlli i tha: «Vishu* e mbath sandalet.» Ai veproi ashtu. Së fundi i tha: «Hidh krahëve veshjen e sipërme dhe më ndiq.» 9 Pjetri doli dhe e ndoqi, por nuk e kuptoi se gjithçka që po ndodhte nëpërmjet engjëllit, ishte e vërtetë. Në fakt, ai mendoi se po shihte një vegim.* 10 Si kaluan truprojën e parë dhe të dytë, mbërritën te porta e hekurt që të çonte në qytet, e kjo u hap vetë para tyre. Kur dolën, shkuan nëpër një rrugë, dhe engjëlli u largua menjëherë nga ai. 11 Pjetri erdhi në vete dhe tha: «Tani jam i sigurt se Jehovai* dërgoi engjëllin e tij dhe më shpëtoi nga dora e Herodit dhe nga gjithçka që donin të më bënin judenjtë.»+
12 Pasi e kuptoi këtë, shkoi te shtëpia e Marisë, nënës së Gjonit, që quhej edhe Mark,+ ku ishin mbledhur së bashku mjaft veta dhe po luteshin. 13 Kur trokiti te porta e jashtme, një shërbëtore që quhej Rode, doli të shihte kush trokiste. 14 Me të njohur zërin e Pjetrit, u gëzua kaq shumë, sa nuk e hapi portën, por vrapoi brenda dhe i njoftoi se Pjetri ishte te porta. 15 Ata i thanë: «Ti je çmendur!» Por ajo ngulte këmbë se Pjetri kishte ardhur vërtet. Atëherë thanë: «Është një engjëll.»* 16 Ndërkaq Pjetri mbeti atje duke trokitur. Kur hapën portën, e panë dhe u befasuan. 17 Por ai u bëri shenjë të heshtnin, u tregoi me hollësi se si Jehovai* e nxori nga burgu dhe shtoi: «Tregojuani këto Jakovit+ dhe vëllezërve.» Me të thënë këtë, doli dhe u nis për në një vend tjetër.
18 Kur zbardhi dita, ushtarët ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur me Pjetrin. 19 Herodi e kërkoi me ngulm, e meqë nuk e gjeti, mori në pyetje rojat dhe urdhëroi që të ndëshkoheshin.+ Pastaj zbriti nga Judea në Cezare dhe qëndroi atje për ca kohë.
20 Ai ishte i zemëruar* me popullin e Tirit e të Sidonit. Por ata, pasi i mbushën mendjen Blastit, përgjegjësit për çështjet e shtëpisë së mbretit, u paraqitën të gjithë së bashku para mbretit dhe kërkuan paqe, sepse vendi i tij i furnizonte me ushqim. 21 Ditën e caktuar, Herodi u vesh me rrobat mbretërore, u ul në fronin e gjykimit dhe filloi të mbante një fjalim publik. 22 Atëherë populli i mbledhur nisi të thërriste: «Zë perëndie, e jo njeriu!» 23 Në çast, engjëlli i Jehovait* e goditi, sepse nuk ia dha lavdinë Perëndisë. Atë e brenë krimbat dhe vdiq.
24 Ndërkohë, fjala e Jehovait* përhapej, dhe gjithnjë e më shumë njerëz besonin.+
25 Kurse Barnaba+ dhe Sauli, pasi u shpërndanë të gjitha ndihmat vëllezërve* në Jerusalem,+ u kthyen e morën me vete Gjonin,+ që quhej edhe Mark.
13 Në Antioki, profetë dhe mësues në kongregacionin vendës+ ishin: Barnaba, Simioni që quhej Niger, Luçi nga Kirena, Manaeni që ishte arsimuar me Herodin, sundimtarin e krahinës, dhe Sauli. 2 Ndërsa i shërbenin Jehovait* dhe agjëronin, fryma e shenjtë tha: «Më ndani veç Barnabën dhe Saulin+ që të bëjnë veprën për të cilën i kam thirrur.»+ 3 Atëherë, pasi agjëruan e u lutën, ata vunë duart mbi ta* dhe i nisën.
4 Kështu, këta burra të dërguar nga fryma e shenjtë, zbritën në Seleuki dhe nga atje lundruan për në Qipro. 5 Kur mbërritën në Salaminë, nisën të shpallnin fjalën e Perëndisë në sinagogat e judenjve. Me vete kishin edhe Gjonin si ndihmës.+
6 Pasi përshkuan gjithë ishullin deri në Pafo, takuan një burrë jude me emrin Bar-Jezu, që ishte magjistar e profet i rremë. 7 Ai ishte me prokonsullin* Sergj Pal, një burrë i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën e Saulin dhe kërkoi me ngulm të dëgjonte fjalën e Perëndisë. 8 Por Elimi, pra magjistari (sepse kështu përkthehet emri i tij), iu kundërvu atyre e u orvat ta pengonte prokonsullin që të mos besonte. 9 Atëherë Sauli, që quhej edhe Pavël, i mbushur me frymë të shenjtë, e pa ngultas 10 dhe i tha: «O njeri i mbushur me çdo lloj mashtrimi e poshtërsie, ti, bir i Djallit+ e armik i çdo gjëje të drejtë, pse i shtrembëron mësimet e drejta të Jehovait?!* 11 E pra, tani, dora e Jehovait* është kundër teje, dhe ti do të jesh i verbër e nuk do ta shohësh për njëfarë kohe dritën e diellit.» Mjegull e dendur dhe errësirë ra në çast mbi të, dhe ai shkonte rreth e përqark duke kërkuar ndonjë që ta merrte për dore. 12 Atëherë, kur pa se ç’ndodhi, prokonsulli u bë besimtar, pasi u mahnit nga mësimi i Jehovait.*
13 Tani, Pavli bashkë me shokët e tij, nisën lundrimin nga Páfoja dhe mbërritën në Pergë të Pamfilisë. Por Gjoni+ i la dhe u kthye në Jerusalem.+ 14 Megjithatë ata vazhduan rrugën nga Perga dhe arritën në Antioki të Pisidisë. Ditën e Sabatit hynë në sinagogë+ dhe u ulën. 15 Pasi u lexua Ligji+ dhe Profetët, të parët e sinagogës u çuan fjalë: «Burra, vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë inkurajimi për popullin, thuajeni!» 16 Kështu, Pavli u ngrit, bëri shenjë me dorë dhe tha:
«Burra, izraelitë dhe ju të tjerë që e nderoni thellësisht Perëndinë,* dëgjoni! 17 Perëndia i këtij populli, i Izraelit, zgjodhi paraardhësit tanë dhe, kur populli banonte në dhé të huaj, në Egjipt, e lartësoi dhe e nxori që andej me krah të fortë.*+ 18 Për rreth 40 vjet, i duroi në shkretëtirë.+ 19 Pasi shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kananit, ua dha vendin e tyre si trashëgimi etërve tanë.+ 20 E gjithë kjo ndodhi për rreth 450 vjet.
Më pas dha gjykatës deri në kohën e profetit Samuel.+ 21 Por atëherë ata kërkuan një mbret,+ dhe Perëndia u dha Saulin, birin e Kishit, një burrë nga fisi i Beniaminit,+ që të mbretëronte mbi ta për 40 vjet. 22 Pasi e hoqi atë, ai bëri mbret Davidin,+ për të cilin dha dëshmi dhe tha: ‘Gjeta Davidin, birin e Jeseut,+ një njeri siç ma do zemra;+ ai do të bëjë gjithçka që dëshiroj.’ 23 Nga pasardhësit* e këtij njeriu, sipas premtimit, Perëndia i solli Izraelit një shpëtimtar, Jezuin.+ 24 Para se të vinte ai, Gjoni i kishte predikuar gjithë popullit të Izraelit pagëzimin si simbol të pendimit.+ 25 Por, nga fundi i shërbimit të tij, Gjoni thoshte: ‘Unë nuk jam ai që prisni. Pas meje po vjen ai, të cilit s’jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve.’+
26 Burra, vëllezër, ju pasardhës të familjes së Abrahamit dhe ju të tjerë që e nderoni thellësisht Perëndinë! Fjala e këtij shpëtimi na është dërguar neve,+ 27 sepse banorët e Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan, përkundrazi me gjykimin e tyre përmbushën ato që kishin shprehur Profetët+ e që lexohen me zë çdo sabat. 28 Ndonëse nuk gjetën asnjë arsye që ai të meritonte vdekjen,+ i kërkuan Pilatit që të ekzekutohej.+ 29 Pasi përmbushën çdo gjë që ishte shkruar për të, e zbritën nga shtylla* dhe e vunë në varr.*+ 30 Por Perëndia e ngriti nga të vdekurit+ 31 dhe, për shumë ditë, ai iu shfaq dishepujve që kishin shkuar me të nga Galilea në Jerusalem. Tani këta japin dëshmi për të para popullit.+
32 Ja pse po ju shpallim lajmin e mirë për premtimin që iu bë paraardhësve tanë, 33 që Perëndia e ka përmbushur plotësisht për të mirën tonë, për ne që jemi fëmijët e tyre, duke e ringjallur Jezuin,+ siç shkruhet edhe në psalmin e dytë: ‘Ti je biri im, sot unë jam bërë ati yt.’+ 34 Faktin që e ringjalli Jezuin nga të vdekurit e i dha një trup të pashkatërrueshëm, Perëndia e kishte konfirmuar me këto fjalë: ‘Do t’ju tregoj po atë dashuri besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.’+ 35 Gjithashtu, në një psalm tjetër ai thotë: ‘Ti nuk do të lejosh që besniku yt të kalbet.’*+ 36 Por, pasi i shërbeu Perëndisë* gjatë gjithë jetës, Davidi ra në gjumin e vdekjes, u preh me paraardhësit e tij dhe trupi iu kalb.*+ 37 Kurse trupi i atij që e ngriti Perëndia, nuk u kalb.*+
38 Dijeni, vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve+ 39 dhe se me anë të tij, kushdo që beson, shpallet i pafaj nga gjithçka që Ligji i Moisiut+ nuk mund ta shpallte të pafaj.+ 40 Kini kujdes, pra, të mos ju ndodhë ajo që është thënë te Profetët: 41 ‘Shihni o përbuzës, ju do të çuditeni dhe nuk do të jeni më, sepse në ditët tuaja po bëj një vepër, të cilën nuk do ta besoni kurrsesi, edhe sikur ndokush t’jua tregojë me hollësi.’»+
42 Kur po dilnin, populli iu përgjërua që t’u flitnin për këto gjëra edhe Sabatin tjetër. 43 Kështu, pasi njerëzit u larguan nga sinagoga, shumë judenj dhe prozelitë që adhuronin Perëndinë, ndoqën Pavlin dhe Barnabën, të cilët me fjalët e tyre i nxitnin të qëndronin në mirësinë e pamerituar të Perëndisë.+
44 Sabatin tjetër, pothuajse i gjithë qyteti u mblodh të dëgjonte fjalën e Jehovait.* 45 Kur panë turmat, judenjtë vlonin nga smira* dhe nisën t’u kundërviheshin me fjalë blasfemuese* gjërave që thoshte Pavli.+ 46 Atëherë, Pavli dhe Barnaba thanë me guxim: «Fjala e Perëndisë duhej t’ju thuhej më parë juve.+ Por, meqë po e hidhni poshtë dhe po tregoheni të padenjë për jetën e përhershme, ja, ne po shkojmë te kombet,+ 47 sepse Jehovai* na urdhëroi me këto fjalë: ‘Të kam caktuar si dritë të kombeve, që të çosh shpëtimin deri në skajet e tokës.’»*+
48 Kur e dëgjuan këtë, njerëzit e kombeve* gëzuan e i dhanë lavdi fjalës së Jehovait.* Të gjithë ata që ishin të prirur për jetën e përhershme, u bënë besimtarë. 49 Veç kësaj, fjala e Jehovait* përhapej në mbarë vendin. 50 Por judenjtë shtynë gratë e shquara, të cilat ishin shumë fetare, dhe të parët e qytetit që të nxitnin përndjekje+ kundër Pavlit dhe Barnabës, dhe i flakën jashtë kufijve të qytetit. 51 Kështu, këta shkundën pluhurin e këmbëve si dëshmi kundër tyre dhe shkuan në Ikoni.+ 52 E dishepujt ishin plot gëzim+ dhe frymë të shenjtë.
14 Në Ikoni, ata hynë në sinagogën e judenjve dhe folën në mënyrë aq të efektshme, sa u bënë besimtarë një shumicë e madhe judenjsh dhe grekësh. 2 Por judenjtë që nuk besuan, ndikuan për keq te njerëzit e kombeve* dhe i nxitën kundër vëllezërve.+ 3 Kështu, ata të dy ndenjën një kohë të gjatë dhe folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai,* i cili e vërtetoi* mesazhin që shpallnin për mirësinë e tij të pamerituar, duke lejuar që të kryheshin shenja e mrekulli* nëpërmjet tyre.+ 4 Megjithatë, turma e qytetit u përça: disa ishin me judenjtë, kurse të tjerë me apostujt. 5 Njerëzit e kombeve dhe judenjtë bashkë me krerët e tyre ishin të vendosur t’i keqtrajtonin dhe t’i goditnin me gurë.+ 6 Me ta marrë vesh, Pavli dhe Barnaba ikën në qytetet e Likaonisë, pra në Listër e Derbë, dhe në vendet përreth.+ 7 Atje vazhduan të shpallnin lajmin e mirë.
8 Në Listër ishte një burrë i paralizuar që nga lindja, i cili nuk kishte ecur kurrë. Ai rrinte ulur 9 e po dëgjonte Pavlin tek fliste. Pavli ia nguli sytë, e duke parë se kishte besim që do të shërohej,+ 10 i tha me zë të lartë: «Çohu në këmbë!» Ai hovi përpjetë dhe filloi të ecte.+ 11 Kur panë atë që bëri Pavli, turmat thërritën në gjuhën likaonase: «Perënditë paskan marrë formë njerëzore e paskan zbritur te ne!»+ 12 Barnabën filluan ta quanin Zeus, kurse Pavlin Hermes, meqë ai merrte drejtimin për të folur. 13 Prifti i Zeusit, tempulli i të cilit ishte në hyrje të qytetit, solli dema e kurora te portat dhe dëshironte të bënte flijime bashkë me turmat.
14 Por kur dëgjuan për këtë, dy apostujt, Barnaba e Pavli, shqyen rrobat dhe vrapuan mes turmës duke thirrur: 15 «Burra, ç’bëni kështu?! Edhe ne jemi njerëz si ju, me po ato të meta,+ dhe po ju shpallim lajmin e mirë që të hiqni dorë nga këto kotësira e të ktheheni te Perëndia i gjallë, që bëri qiellin, tokën, detin dhe gjithçka në ta.+ 16 Në brezat që shkuan, ai i la të gjitha kombet të ndiqnin udhët e tyre.+ 17 Megjithatë nuk e la veten pa dëshmi,+ sepse bëri mirë: ju solli shira nga qielli dhe stinë të frytshme,+ ju dha ushqim me bollëk dhe jua mbushi zemrat plot gëzim.»+ 18 Mirëpo, edhe pasi thanë këto, mezi i frenuan turmat që të mos u bënin flijime.
19 Por nga Antiokia dhe Ikonia erdhën judenj, që u mbushën mendjen turmave+ të qëllonin Pavlin me gurë. Pastaj e nxorën zvarrë jashtë qytetit, me mendimin se kishte vdekur.+ 20 Mirëpo, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u çua dhe hyri në qytet. Të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.+ 21 Pasi shpallën lajmin e mirë në atë qytet dhe bënë mjaft dishepuj, u kthyen në Listër, Ikoni dhe Antioki. 22 Atje forcuan dishepujt,+ u dhanë zemër* të qëndronin në besim dhe u thanë: «Duhet të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë duke kaluar shumë shtrëngime.»*+ 23 Veç kësaj emëruan pleq në çdo kongregacion+ dhe, pasi u lutën dhe agjëruan,+ i lanë nën kujdesin e Jehovait,* tek i cili kishin besuar.
24 Pastaj përshkuan Pisidinë dhe mbërritën në Pamfili.+ 25 Pasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali. 26 Që atje lundruan për në Antioki, ku fillimisht vëllezërit i kishin lënë nën kujdesin e mirësisë së pamerituar të Perëndisë për veprën që tani e kishin përfunduar.+
27 Kur mbërritën, mblodhën kongregacionin dhe u treguan të gjitha ato që kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre dhe si u kishte hapur kombeve derën e besimit.+ 28 Kështu kaluan mjaft kohë me dishepujt.
15 Nga Judea zbritën ca burra e nisën t’i mësonin vëllezërit: «Po të mos rrethpriteni sipas zakonit të Moisiut,+ nuk shpëtoni dot.» 2 Mirëpo Pavli dhe Barnaba patën një mosmarrëveshje jo të vogël me ta dhe debatuan. Kështu, Pavli, Barnaba dhe disa të tjerë u caktuan të ngjiteshin në Jerusalem tek apostujt dhe pleqtë+ për këtë çështje.*
3 Kongregacioni i përcolli një copë rrugë, dhe ata burra vazhduan udhën përmes Fenikisë dhe Samarisë. Ata u tregonin me hollësi vëllezërve se si njerëz nga kombet* ktheheshin në besim, dhe kështu u sollën gëzim të madh të gjithëve. 4 Si mbërritën në Jerusalem, kongregacioni, apostujt dhe pleqtë i pritën përzemërsisht e ata u treguan sa shumë gjëra kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre. 5 Mirëpo, disa nga sekti i farisenjve, të cilët ishin bërë besimtarë, u çuan e thanë: «Ata duhen rrethprerë dhe duhen urdhëruar që të zbatojnë Ligjin e Moisiut.»+
6 Kështu apostujt dhe pleqtë u mblodhën së bashku për ta parë këtë çështje. 7 Pas një diskutimi të gjatë e të zjarrtë, Pjetri u ngrit e tha: «Burra, vëllezër, ju e dini mirë se kohë më parë Perëndia më zgjodhi mua nga mesi juaj, që njerëzit e kombeve të dëgjonin lajmin e mirë nga goja ime dhe të besonin.+ 8 Perëndia që njeh zemrat,+ dha dëshmi se i pranoi duke u dhënë atyre frymën e shenjtë,+ siç bëri edhe me ne. 9 Ai nuk bëri asnjë lloj dallimi mes nesh dhe atyre,+ por ua pastroi zemrat me anë të besimit.+ 10 Prandaj, pse po e vini tani në provë Perëndinë, duke u vënë në qafë dishepujve një zgjedhë+ që as paraardhësit tanë, as ne nuk ishim në gjendje ta mbanim?+ 11 Përkundrazi, ne kemi besim se shpëtojmë nëpërmjet mirësisë së pamerituar të Zotërisë Jezu,+ ashtu si edhe ata.»+
12 Atëherë i gjithë grupi heshti dhe filloi të dëgjonte Barnabën e Pavlin, tek tregonin sa shumë shenja e mrekulli* bëri Perëndia me anë të tyre mes kombeve. 13 Pasi mbaruan, Jakovi tha: «Burra, vëllezër, më dëgjoni! 14 Simioni+ na tregoi nga fillimi në fund se si, për herë të parë, Perëndia e drejtoi vëmendjen nga kombet, që të nxirrte prej tyre një popull për emrin e tij.+ 15 Me këtë pajtohen edhe fjalët e Profetëve, siç është shkruar: 16 ‘Pas këtyre gjërave do të kthehem e do të ngre përsëri tendën* e Davidit që ka rënë. Do të rindërtoj rrënojat e saj dhe do ta kthej në gjendjen e mëparshme, 17 me qëllim që njerëzit që mbeten, të kërkojnë me zjarr Jehovain,* bashkë me njerëz nga të gjitha kombet që thirren me emrin tim,—thotë Jehovai* që po i bën këto gjëra+ 18 të njohura që nga lashtësia.’+ 19 Prandaj, unë mendoj* të mos i trazojmë njerëzit e kombeve që po kthehen te Perëndia.+ 20 Për më tepër t’u shkruajmë që të rrinë larg nga gjërat e ndotura nga idhujt,+ nga imoraliteti seksual,*+ nga kafshët e mbytura* dhe nga gjaku.+ 21 Faktikisht që nga kohët e lashta ka pasur njerëz që predikojnë shkrimet e Moisiut qytet më qytet, sepse ato lexohen me zë çdo sabat nëpër sinagoga.»+
22 Atëherë, apostujt, pleqtë dhe gjithë kongregacioni vendosën që, bashkë me Pavlin dhe Barnabën, të dërgonin në Antioki edhe burra të tjerë që i zgjodhën mes tyre. Dërguan Judën, që quhej Barsaba, dhe Silën,+ të cilët merrnin drejtimin mes vëllezërve. 23 Nëpërmjet tyre dërguan këtë letër:
«Apostujt dhe pleqtë, vëllezërit tuaj, vëllezërve nga kombet, që janë në Antioki,+ Siri dhe Kiliki: Ju urojmë shëndet! 24 Meqë dëgjuam se disa prej nesh erdhën dhe ju trazuan me fjalë+ për t’ju minuar besimin,* ndonëse nuk kishin marrë asnjë udhëzim nga ne, 25 vendosëm njëzëri të zgjidhnim disa burra e t’jua dërgonim bashkë me vëllezërit tanë të dashur, Barnabën dhe Pavlin, 26 të cilët e kanë vënë jetën* në rrezik për emrin e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 27 Prandaj po ju dërgojmë Judën dhe Silën, që këto gjëra t’jua thonë edhe me gojë,+ 28 sepse frymës së shenjtë+ dhe neve na u duk mirë të mos ju shtonim asnjë barrë tjetër, përveç këtyre gjërave të nevojshme: 29 të vazhdoni të rrini larg nga gjërat e flijuara idhujve,+ nga gjaku,+ nga kafshët e mbytura*+ dhe nga imoraliteti seksual.*+ Nëse ruheni me kujdes nga këto, do t’ju shkojë mbarë. Ju urojmë shëndet!»*
30 Kështu, burrat u nisën, zbritën në Antioki, mblodhën gjithë grupin e vëllezërve dhe u dhanë letrën. 31 Pasi e lexuan, ata gëzuan për inkurajimin. 32 Juda dhe Sila, meqë ishin edhe vetë profetë, u dhanë zemër* e forcë vëllezërve me shumë fjalime.+ 33 Pasi qëndruan ca kohë atje, vëllezërit i përcollën në paqe tek ata që i kishin dërguar. 34 *——35 Kurse Pavli dhe Barnaba ndenjën në Antioki dhe, bashkë me shumë të tjerë, mësonin e shpallnin lajmin e mirë të fjalës së Jehovait.*
36 Pas disa ditësh Pavli i tha Barnabës: «Le të kthehemi tani* e të vizitojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku shpallëm fjalën e Jehovait* e të shohim si janë.»+ 37 Barnaba ishte i vendosur të merrte me vete Gjonin, që quhej Mark.+ 38 Por Pavli nuk ishte dakord që ta merrnin me vete, meqë në Pamfili ai kishte ikur dhe nuk e kishte vazhduar veprën me ta.+ 39 Atëherë mes tyre pati një shpërthim të madh zemërimi, kështu që u ndanë nga njëri-tjetri. Barnaba+ mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro. 40 Pavli zgjodhi Silën dhe, pasi vëllezërit e lanë nën kujdesin e mirësisë së pamerituar të Jehovait,*+ u nis për rrugë. 41 Ai përshkoi Sirinë e Kilikinë dhe forcoi kongregacionet.
16 Kështu mbërriti në Derbë, e pastaj në Listër.+ Atje ishte një dishepull që quhej Timote,+ djali i një gruaje judeje besimtare, por me baba grek. 2 Vëllezërit në Listër dhe në Ikoni flitnin mirë për të. 3 Pavli shprehu dëshirën që ta shoqëronte Timoteu dhe e mori me vete, por më parë e rrethpreu për shkak të judenjve në ato vende,+ sepse të gjithë e dinin se i ati ishte grek. 4 Vendimet e apostujve dhe të pleqve në Jerusalem, ata ua përcillnin qyteteve ku shkonin, që t’i zbatonin.+ 5 Si rezultat, besimi i kongregacioneve bëhej i patundur dhe ato rriteshin ditë për ditë.
6 Veç kësaj, ata udhëtuan përmes Frigjisë e Galatisë,+ sepse fryma e shenjtë ua kishte ndaluar të predikonin fjalën në provincën e Azisë. 7 Me të mbërritur në Misi, bënë përpjekje të shkonin në Bitini,+ por Jezui, nëpërmjet frymës, nuk i lejoi. 8 Kështu kaluan pranë* Misisë, dhe zbritën në Troadë. 9 Gjatë natës, Pavlit iu shfaq në vegim* një burrë nga Maqedonia,* që rrinte në këmbë dhe i përgjërohej: «Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo!» 10 Menjëherë pas vegimit, u përpoqëm të shkonim në Maqedoni, pasi dolëm në përfundimin se Perëndia na kishte thirrur që t’u shpallnim atyre lajmin e mirë.
11 Prandaj, nga Troada nisëm lundrimin drejt Samotrakës, ndërsa ditën tjetër lundruam drejt Neapolit. 12 Nga atje shkuam në Filipi,+ një koloni romake që është qyteti kryesor i krahinës së Maqedonisë, dhe qëndruam disa ditë. 13 Ditën e Sabatit dolëm jashtë portës së qytetit, buzë një lumi, ku mendonim se njerëzit mblidheshin për t’u lutur. U ulëm e nisëm t’u flitnim grave që ishin mbledhur. 14 Një adhuruese e Perëndisë që quhej Lidia, një shitëse pëlhurash të purpurta* nga qyteti i Tiatirës,+ po dëgjonte. Jehovai* ia hapi plotësisht zemrën që t’i pranonte gjërat që po thoshte Pavli. 15 Pasi ajo dhe ata të shtëpisë së saj u pagëzuan,+ na tha me përgjërim: «Nëse më konsideroni besnike të Jehovait,* ejani e rrini në shtëpinë time.» Dhe na detyroi të shkonim.
16 Tek shkonim për në vendin e lutjes, na doli para një shërbëtore që e kishte pushtuar një demon.+ Ajo u sillte shumë fitime zotërinjve të saj me zanatin e parashikimit të fatit. 17 Ajo vajzë na ndiqte pas, ne dhe Pavlin, e thërriste: «Këta njerëz, që po ju shpallin udhën e shpëtimit, janë skllevër të Më të Lartit Perëndi!»+ 18 Këtë e bëri për shumë ditë. Më në fund, Pavli u lodh, u kthye dhe i tha demonit: «Në emër të Jezu Krishtit, të urdhëroj të dalësh prej saj!» Dhe demoni doli në çast.+
19 E pra, kur zotërinjtë e saj panë se s’kishin më shpresë të nxirrnin fitime,+ zunë Pavlin e Silën dhe i çuan zvarrë në sheshin e pazarit te qeveritarët.+ 20 Pasi i nxorën para magjistratëve,* thanë: «Këta njerëz, që janë judenj, po na e turbullojnë shumë qytetin+ 21 dhe përhapin zakone që nuk mund t’i pranojmë e t’i ndjekim, sepse nuk janë të ligjshme për ne si romakë.» 22 Gjithë turma u ngrit kundër tyre. Magjistratët ua shqyen rrobat dhe dhanë urdhër të rriheshin me thupër.+ 23 Pasi i rrahën shumë, i futën në burg dhe e urdhëruan rojën t’i ruante mirë.+ 24 Meqë i dhanë një urdhër të tillë, ai i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua vuri këmbët në fallaká.*
25 Por aty nga mesi i natës, Pavli dhe Sila po luteshin e po lëvdonin Perëndinë me këngë.+ Të burgosurit po i dëgjonin. 26 Befas ra një tërmet aq i madh, sa u tronditën themelet e burgut. Të gjitha dyert u hapën në çast, dhe të burgosurve iu zgjidhën vargonjtë.+ 27 Kur roja i burgut u zgjua dhe pa dyert të hapura, nxori shpatën e u bë gati të vriste veten, pasi kujtoi se të burgosurit kishin ikur.+ 28 Por Pavli i thirri: «Mos i bëj keq vetes, se jemi të gjithë këtu.» 29 Kështu, ai kërkoi diçka për të bërë dritë, hyri me të shpejtë brenda dhe, duke u dridhur i tëri, u ra ndër këmbë Pavlit dhe Silës. 30 Pasi i nxori jashtë, tha: «Zotërinj, ç’duhet të bëj që të shpëtoj?» 31 Ata iu përgjigjën: «Ki besim te Zotëria Jezu e do të shpëtosh ti dhe ata të shtëpisë sate.»+ 32 Pastaj i predikuan fjalën e Jehovait* atij dhe gjithë atyre të shtëpisë së tij. 33 Në atë orë të natës, ai i mori me vete dhe u lau plagët. Më pas, bashkë me familjen e tij, u pagëzua menjëherë.+ 34 Ai i çoi në shtëpinë e tij dhe u shtroi tryezën. Tani që besonte te Perëndia, gëzonte shumë bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet.
35 Kur zbardhi dita, magjistratët dërguan rojat e rendit publik për t’i thënë rojës së burgut: «Liroji ata njerëz!» 36 Ky ia tha këto fjalë Pavlit: «Magjistratët kanë dërguar njerëz që ju të dy të liroheni. Prandaj dilni dhe shkoni në paqe.» 37 Por Pavli ua ktheu: «Ata na rrahën para të gjithëve pa qenë të dënuar,* ndonëse jemi romakë,+ dhe na futën në burg. Kurse tani duan të na flakin jashtë fshehurazi?! Kurrsesi, jo! Le të vijnë vetë e të na nxjerrin prej këtej!» 38 Rojat e rendit publik ua çuan këto fjalë magjistratëve. Kur dëgjuan se ata burra ishin romakë, këta u frikësuan.+ 39 Prandaj vajtën, u kërkuan falje, e pasi i shoqëruan jashtë burgut, u kërkuan të iknin nga qyteti. 40 Por ata, me të dalë nga burgu, shkuan në shtëpinë e Lidias, e kur panë vëllezërit, u dhanë zemër+ dhe u nisën.
17 Më pas, udhëtuan përmes Amfipolit e Apolonisë dhe mbërritën në Selanik,+ ku kishte një sinagogë judenjsh. 2 Siç e kishte zakon,+ Pavli hyri në sinagogë e për tri sabate rresht arsyetoi me ta nga Shkrimet,+ 3 duke shpjeguar e duke provuar me pjesë nga shkrimet se Krishti duhej të vuante+ e të ngrihej nga të vdekurit.+ Ai u thoshte: «Ky është Krishti, Jezui që unë po ju shpall.» 4 Si rrjedhojë, disa prej tyre u bënë besimtarë dhe shoqëroheshin me Pavlin e me Silën.+ Kështu bënë edhe një numër i madh grekësh që adhuronin Perëndinë, si dhe mjaft gra të shquara.
5 Por judenjtë, nga zemërimi,*+ mblodhën disa burra të poshtër që bridhnin pazarit, formuan një turmë dhe nxitën një trazirë në qytet. Sulmuan shtëpinë e Jasonit dhe kërkuan që Pavlin e Silën t’i nxirrnin para turmës. 6 Meqë nuk i gjetën, Jasonin dhe disa vëllezër i çuan zvarrë te krerët e qytetit, duke thërritur: «Këta njerëz që e kanë kthyer përmbys* botën, kanë ardhur edhe këtu,+ 7 e Jasoni i priti si mysafirë. Të gjithë këta veprojnë kundër dekreteve të Cezarit duke thënë se ka një mbret tjetër, Jezui.»+ 8 Kur krerët e qytetit dhe turma dëgjuan këto fjalë, u alarmuan. 9 E pasi morën një garanci të mjaftueshme nga Jasoni dhe të tjerët, i lanë të iknin.
10 Me të rënë nata, vëllezërit i nisën Pavlin dhe Silën për në Bere. Sa mbërritën, këta shkuan në sinagogën e judenjve. 11 Judenjtë në Bere ishin më të gatshëm për të mësuar* se ata në Selanik, pasi e pranuan fjalën me etje të madhe, dhe çdo ditë i shqyrtonin me kujdes Shkrimet, për të parë nëse gjërat që dëgjonin, ishin të vërteta. 12 Kështu, shumë prej tyre u bënë besimtarë, dhe po ashtu edhe mjaft gra të nderuara e disa burra grekë. 13 Por, kur judenjtë e Selanikut morën vesh se Pavli po e shpallte fjalën e Perëndisë edhe në Bere, shkuan edhe atje që të nxitnin dhe të turbullonin turmat.+ 14 Atëherë, vëllezërit e nisën menjëherë Pavlin në drejtim të detit,+ ndërsa Sila dhe Timoteu qëndruan atje. 15 Megjithatë, ata që e përcollën Pavlin, e çuan deri në Athinë. Pastaj u kthyen me porosinë që Sila e Timoteu+ të shkonin sa më parë tek ai.
16 Ndërsa Pavli po i priste në Athinë, ziente përbrenda tek shihte se qyteti ishte plot me idhuj. 17 Prandaj nisi të arsyetonte në sinagogë me judenjtë e me njerëz të tjerë që adhuronin Perëndinë, si edhe çdo ditë me ata që ndodheshin në sheshin e pazarit. 18 Por disa nga filozofët epikurianë dhe stoikë nisën të haheshin me fjalë me të. Disa thoshin: «Ç’do të thotë ky llafazan?» Të tjerë: «Duket se është lajmëtar perëndish të huaja.» E kjo, ngaqë shpallte lajmin e mirë për Jezuin dhe ringjalljen.+ 19 Kështu e kapën dhe e çuan në Areopag, ku i thanë: «A mund ta marrim vesh ç’është ky mësim i ri për të cilin flet? 20 Se ti po na thua ca gjëra të çuditshme, ndaj duam të dimë ç’kuptim kanë.» 21 Në fakt, të gjithë athinasit dhe të huajt që banonin përkohësisht* atje, e kalonin kohën e lirë veç duke treguar a duke dëgjuar ndonjë gjë të re. 22 Atëherë, Pavli qëndroi në mes të Areopagut+ dhe tha:
«Burra të Athinës, unë shoh se në gjithçka ju i nderoni thellësisht perënditë më shumë se të tjerët,*+ 23 sepse tek ecja e vështroja me vëmendje objektet tuaja të adhurimit, gjeta edhe një altar me mbishkrimin: ‘Një Perëndie të Panjohur’. Prandaj po ju shpall atë që ju e adhuroni pa e njohur. 24 Perëndia që bëri botën dhe gjithçka në të, duke qenë Zotëri i qiellit dhe i tokës,+ nuk banon në tempuj të bërë me duar,+ 25 as kërkon t’i shërbejnë duart e njeriut, sikur të ketë nevojë për ndonjë gjë,+ pasi ai vetë u jep të gjithëve jetë, frymë+ dhe gjithçka. 26 Nga një njeri i vetëm,+ ai bëri të gjitha kombet, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut,+ dhe vendosi kohët e caktuara dhe caqet për banimin e njerëzve,+ 27 që të kërkojnë Perëndinë. Nëse ata e kërkojnë me ngulm,* mund ta gjejnë vërtet,+ edhe pse, në fakt, ai nuk është larg nga secili prej nesh, 28 sepse falë tij ne kemi jetë, lëvizim dhe ekzistojmë, siç kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: ‘Sepse edhe ne jemi fëmijë* të tij.’
29 Prandaj, meqë jemi fëmijët* e Perëndisë,+ të mos mendojmë se Perëndia* i ngjan arit, argjendit a gurit, diçkaje të gdhendur sipas artit dhe sajesës së njerëzve.+ 30 Vërtet, Perëndia i mbylli sytë para kohëve të një padijeje të tillë,+ por tani po u bën thirrje të gjithë njerëzve kudo qofshin që të pendohen, 31 sepse ka caktuar një ditë, në të cilën do të gjykojë+ me drejtësi tokën e banuar nëpërmjet një njeriu që ka emëruar, dhe u ka dhënë garanci të gjithëve duke e ringjallur atë nga të vdekurit.»+
32 Kur dëgjuan për ringjalljen e të vdekurve, disa filluan ta tallnin,+ ndërsa të tjerë i thanë: «Do të të dëgjojmë prapë për këtë.» 33 Kështu, Pavli u largua nga ata, 34 por disa burra u bashkuan me të e u bënë besimtarë. Ndër ta ishte edhe Dionisi, gjykatës i gjyqit të Areopagut, një grua që quhej Damaris, e bashkë me ta edhe disa të tjerë.
18 Pas kësaj, ai u nis nga Athina e shkoi në Korint. 2 Atje gjeti Akuilën,+ një jude të lindur në Pont, i cili kishte ardhur para pak kohësh nga Italia, bashkë me Prishilën, të shoqen, sepse Klaudi kishte dhënë urdhër që të gjithë judenjtë të iknin nga Roma. Kështu shkoi tek ata, 3 e meqë kishin të njëjtin zanat, qëndroi në shtëpinë e tyre dhe punuan bashkë;+ faktikisht zanati i tyre ishte bërës tendash. 4 Çdo sabat,+ ai bënte një fjalim* në sinagogë+ dhe bindte judenj e grekë.
5 Kur Sila+ dhe Timoteu+ erdhën nga Maqedonia, Pavli filloi t’i kushtohej plotësisht fjalës, duke u dëshmuar e duke u provuar judenjve se Jezui është Krishti.+ 6 Meqë ata i kundërviheshin dhe e shanin, ai shkundi rrobat+ dhe u tha: «Gjaku juaj ju rëntë mbi kokë!+ Unë jam i pastër.+ Që tani e tutje do të shkoj te njerëzit e kombeve.»*+ 7 Kështu, ai iku nga atje* dhe shkoi në shtëpinë e një adhuruesi të Perëndisë, i cili quhej Tit Justi dhe e kishte shtëpinë ngjitur me sinagogën. 8 Krispi,+ i pari i sinagogës, u bë besimtar në Zotërinë e po ashtu edhe tërë shtëpia e tij. Shumë korintas që dëgjuan, filluan të besonin e të pagëzoheshin. 9 Veç kësaj, Zotëria i tha Pavlit në një vegim* natën: «Mos ki frikë! Përkundrazi vazhdo të flasësh e të mos heshtësh, 10 sepse unë jam me ty,+ dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, pasi në këtë qytet kam shumë njerëz.» 11 Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj e u mësoi atyre fjalën e Perëndisë.
12 Gjatë kohës që prokonsull* i Akaisë ishte Galioni, judenjtë u ngritën së bashku kundër Pavlit, e çuan para fronit të gjykimit 13 dhe thanë: «Ky ua mbush mendjen njerëzve që ta adhurojnë Perëndinë në kundërshtim me ligjin.» 14 Por, kur Pavli u bë gati të fliste, Galioni ua ktheu judenjve: «Po të bëhej fjalë për ndonjë të keqe a krim të rëndë, do të ishte e arsyeshme t’ju dëgjoja me durim, o judenj. 15 Por, nëse bëhet fjalë për debate rreth fjalëve, emrave dhe ligjit tuaj,+ ato shikojini vetë. Nuk dua të jem gjykatës për këto gjëra.» 16 Kështu i përzuri nga froni i gjykimit. 17 Atëherë, të gjithë siç ishin, kapën Sostenin,+ të parin e sinagogës, dhe e rrahën para fronit të gjykimit, por Galioni nuk donte të ndërhynte fare në këtë çështje.
18 Megjithatë, pasi ndenji atje edhe mjaft kohë, Pavli i përshëndeti vëllezërit dhe lundroi për në Siri bashkë me Prishilën e Akuilën. E meqë kishte marrë një zotim, qethi kokën në Kenkre.+ 19 Kur mbërritën në Efes, i la atje, kurse vetë hyri në sinagogë dhe arsyetoi me judenjtë.+ 20 Këta iu lutën të qëndronte më gjatë, por ai nuk pranoi. 21 I përshëndeti dhe u tha: «Në dashtë Jehovai,* do të kthehem prapë te ju.» Dhe nisi lundrimin nga Efesi 22 e zbriti në Cezare. Atje u ngjit* e përshëndeti kongregacionin, pastaj zbriti në Antioki.+
23 Si kaloi ca kohë atje, u nis e përshkoi Galatinë dhe Frigjinë,+ duke kaluar qytet më qytet e duke forcuar të gjithë dishepujt.+
24 Tani, në Efes erdhi një jude që quhej Apol,+ gojëtar dhe njohës i mirë i Shkrimeve, lindur në Aleksandri. 25 Atij ia kishin mësuar* udhën e Jehovait* dhe, meqë vlonte nga zelli falë frymës,* fliste e i mësonte me saktësi gjërat për Jezuin, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit. 26 Ai nisi të fliste me guxim në sinagogë dhe, kur Prishila e Akuila+ e dëgjuan, e morën me vete dhe i shpjeguan më saktë udhën e Perëndisë. 27 Veç kësaj, meqë Apoli donte të shkonte në Akai, vëllezërit u shkruan dishepujve dhe i nxitën që ta pritnin përzemërsisht. Kur arriti atje, i ndihmoi shumë ata që ishin bërë besimtarë falë mirësisë së pamerituar të Perëndisë, 28 sepse, tërë entuziazëm, provonte plotësisht para të gjithëve se judenjtë e kishin gabim, ndërsa u tregonte me anë të Shkrimeve se Jezui ishte Krishti.+
19 E ndërsa Apoli+ ishte në Korint, Pavli përshkoi rajonet në brendësi të vendit dhe zbriti në Efes.+ Atje gjeti disa dishepuj, 2 të cilëve u tha: «A e morët frymën e shenjtë kur u bëtë besimtarë?»+ Ata iu përgjigjën: «Ne as që kemi dëgjuar ndonjëherë për frymën e shenjtë.» 3 Atëherë ai i pyeti: «Me ç’lloj pagëzimi jeni pagëzuar, atëherë?» Ata thanë: «Me pagëzimin e Gjonit.»+ 4 Pavli vazhdoi: «Gjoni i pagëzoi njerëzit me pagëzimin si simbol të pendimit të tyre,+ dhe u tha të besonin tek ai që do të vinte pas tij,+ domethënë, te Jezui.» 5 Sa e dëgjuan këtë, u pagëzuan në emër të Zotërisë Jezu. 6 Kur Pavli vuri duart mbi ta,* fryma e shenjtë zbriti tek ata,+ e kështu nisën të flitnin gjuhë të huaja e të profetizonin.+ 7 Ishin gjithsej 12 burra.
8 Ai shkoi për tre muaj rresht në sinagogë+ dhe fliste me guxim, teksa bënte fjalime e arsyetonte në mënyrë bindëse rreth Mbretërisë së Perëndisë.+ 9 Megjithatë ai u largua+ kur disa nuk pranuan me kokëfortësi të besonin* dhe flitnin keq për Udhën+ para turmës. Mori me vete dishepujt dhe u mbante përditë fjalime në sallën e shkollës së Tiranit. 10 Kjo vazhdoi për dy vjet dhe, si pasojë, të gjithë ata që banonin në provincën e Azisë, qoftë judenj, qoftë grekë, e dëgjuan fjalën e Zotërisë.
11 Perëndia vazhdonte të kryente vepra të jashtëzakonshme e të fuqishme nëpërmjet Pavlit.+ 12 Madje, të sëmurëve u çonin shami e përparëse që kishin prekur trupin e Pavlit,+ e kështu shëroheshin nga sëmundjet dhe frymërat e liga* dilnin prej tyre.+ 13 Megjithatë, edhe disa judenj që udhëtonin nga një vend në tjetrin për të dëbuar demonë, përpiqeshin të përdornin emrin e Zotërisë Jezu tek ata që kishin frymëra të liga, e thoshin: «Në emër të Jezuit, për të cilin predikon Pavli, të urdhëroj të dalësh!»+ 14 Këtë e bënin edhe shtatë djem të Skevit, një judeu që ishte kreu i priftërinjve. 15 Në një rast, fryma e ligë ua ktheu: «Jezuin e di kush është+ dhe Pavlin e njoh.+ Po ju, kush jeni?» 16 Atëherë njeriu që kishte frymën e ligë, u hodh mbi ta, i vuri poshtë njërin pas tjetrit dhe i mundi, prandaj ata ia mbathën nga ajo shtëpi, të zhveshur e me plagë. 17 Të gjithë judenjtë dhe grekët që banonin në Efes, e morën vesh këtë dhe i zuri frika. Kështu, emri i Zotërisë Jezu madhërohej vazhdimisht. 18 Shumë nga ata që ishin bërë besimtarë, vinin për t’i rrëfyer dhe për t’i pranuar haptazi veprat e tyre të liga. 19 Madje, mjaft nga ata që ishin marrë me magji, i grumbulluan librat dhe i dogjën para të gjithëve.+ Llogaritën çmimin e tërë librave, e doli se vlenin 50.000 monedha argjendi. 20 Kështu, falë fuqisë së Jehovait,* fjala e tij vazhdonte të përhapej e të triumfonte.+
21 Pas këtyre ngjarjeve, Pavli vendosi të kalonte nëpër Maqedoni+ e Akai, e më vonë të shkonte në Jerusalem.+ Ai tha: «Pasi të mbërrij në Jerusalem, duhet të shkoj edhe në Romë.»+ 22 Kështu, dërgoi në Maqedoni dy nga ndihmësit e tij, Timoteun+ dhe Erastin,+ kurse vetë ndenji edhe ca kohë në provincën e Azisë.
23 Në atë kohë ndodhi një trazirë e madhe+ lidhur me Udhën,+ 24 për shkak të një burri që quhej Dhimitër, një argjendari që bënte faltore argjendi të Artemisës dhe që u sillte goxha fitime artizanëve.+ 25 Ai i mblodhi këta dhe të tjerët që punonin me gjëra të tilla dhe u tha: «Burra, ju e dini fare mirë se nga kjo punë varet pasuria jonë. 26 Ju e shihni dhe e dëgjoni se ky Pavli, jo vetëm në Efes,+ por pothuajse në gjithë provincën e Azisë, bindi një turmë mjaft të madhe njerëzish dhe ia ndryshoi mendjen duke thënë se, ato që bëhen me dorë, nuk janë perëndi.+ 27 Kështu, jo vetëm që zanati ynë rrezikon të mos vlerësohet më, por edhe tempulli i perëndeshës së madhe Artemisë do të shihet si një hiç, dhe pas pak kohe, ajo që adhurohet në mbarë provincën e Azisë dhe në mbarë tokën e banuar, do ta humbasë madhështinë e saj.» 28 Me të dëgjuar këtë, njerëzit u mbushën plot zemërim dhe filluan të thërritnin: «E madhe është Artemisa e efesianëve!»
29 Kështu qyteti u bë rrëmujë dhe, teksa gjithë njerëzit turreshin drejt teatrit, morën zvarrë Gajin e Aristarkun,+ që ishin nga Maqedonia dhe shokë udhëtimi të Pavlit. 30 Pavli donte të hynte mes popullit, por dishepujt nuk e lanë. 31 Edhe disa organizues të festave e të lojërave që ishin miqësorë me të, i çuan fjalë e iu lutën të mos rrezikonte duke u futur në teatër. 32 Në fakt turma ishte rrëmujë: disa thërritnin një gjë e të tjerë diçka tjetër, dhe shumica nuk e dinin pse ishin mbledhur. 33 Judenjtë po shtynin përpara Aleksandrin dhe e nxorën para turmës. Ai bëri shenjë me dorë dhe donte të bënte mbrojtjen para popullit. 34 Por kur kuptuan se ishte jude, të gjithë njëzëri bërtitën pa pushuar për rreth dy orë: «E madhe është Artemisa e efesianëve!»
35 Më në fund, kur e qetësoi turmën, sekretari i qytetit tha: «Burra të Efesit, kush nuk e di se qyteti i Efesit është mbrojtësi i tempullit të Artemisës së madhe dhe i shëmbëlltyrës* që ra nga qielli?! 36 Përderisa këto gjëra janë të pamohueshme, s’ka pse të humbisni qetësinë e të veproni rrëmbimthi, 37 sepse këta burra që keni sjellë këtu, nuk janë as plaçkitës tempujsh, as blasfemues* të perëndeshës sonë. 38 Prandaj, nëse Dhimitri+ dhe artizanët që janë me të, kanë ndonjë akuzë kundër ndokujt, ka edhe ditë gjyqi, edhe prokonsuj;* të ngrenë padi kundër njëri-tjetrit. 39 Por, nëse po kërkoni ndonjë gjë tjetër, kjo duhet zgjidhur në një mbledhje siç e kërkon ligji, 40 sepse me ngjarjen e sotme rrezikojmë vërtet të paditemi për nxitje kryengritjeje, pasi nuk kemi asnjë bazë që ta justifikojmë këtë turmë të trazuar.» 41 Si tha këto, shpërndau turmën.
20 Kur pushoi trazira, Pavli dërgoi të thërritnin dishepujt dhe, pasi i inkurajoi e u përshëndet me ta, mori rrugën drejt Maqedonisë. 2 Ai përshkoi ato rajone e u dha shumë zemër dishepujve që ishin atje, pastaj shkoi në Greqi. 3 Atje qëndroi tre muaj, por, kur po bëhej gati të lundronte për në Siri, judenjtë kurdisën një komplot kundër tij,+ ndaj vendosi të kthehej nëpërmjet Maqedonisë. 4 Atë e shoqëronin Sopatri, i biri i Pirros nga Berea, Aristarku+ me Sekundin nga Selaniku, Gaji nga Derba, Timoteu,+ si dhe Tikiku+ me Trofimin+ nga provinca e Azisë. 5 Ata vazhduan rrugën përpara dhe na pritën në Troadë. 6 Kurse ne, me të mbaruar Festa e Bukëve Pa Maja,+ lundruam nga Filipia dhe brenda pesë ditësh arritëm tek ata në Troadë, ku qëndruam shtatë ditë.
7 Ditën e parë të javës, kur u mblodhëm për të ngrënë,* Pavli iu drejtua atyre që ishin mbledhur dhe foli deri në mesnatë, pasi të nesërmen do të nisej. 8 Në dhomën e sipërme ku ishim mbledhur, kishte mjaft llamba. 9 Një djalë i ri që quhej Eutik, ishte ulur në dritare. Teksa Pavli fliste gjerë e gjatë, Eutiku ra në gjumë të thellë, dhe ngaqë e mundi gjumi, ra nga kati i tretë dhe e gjetën të vdekur. 10 Por Pavli zbriti poshtë, u përkul mbi të, e pushtoi+ dhe tha: «Mos u shqetësoni, sepse është gjallë!»+ 11 Pastaj u ngjit lart dhe filloi* të hante. Ai vazhdoi të bisedonte gjatë me ta, deri në agim, dhe në fund u nis. 12 Kështu ata e morën djalin, jashtëzakonisht të ngushëlluar që ishte gjallë.
13 Ne u nisëm përpara dhe lundruam me anije për në Asos. Në atë qytet do të merrnim edhe Pavlin në anije, sipas udhëzimeve të tij, sepse ai donte të shkonte atje në këmbë. 14 Kur na arriti në Asos, e morëm në anije dhe shkuam në Mitilenë. 15 Ditën tjetër lundruam dhe mbërritëm në afërsi të Kiosit. Të nesërmen u ndalëm pak në Samo dhe, një ditë më pas, mbërritëm në Milet. 16 Pavli kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes,+ që të mos humbte kohë në provincën e Azisë. Ai nxitonte që, po të ishte e mundur, të arrinte në Jerusalem+ për Festën e Ditës së Pesëdhjetë.
17 Megjithatë, nga Mileti dërgoi një mesazh në Efes për të thirrur pleqtë e kongregacionit. 18 Kur ata mbërritën, ai u tha: «Ju e dini mirë si jam sjellë mes jush që nga dita e parë që vura këmbë në provincën e Azisë,+ 19 duke shërbyer si skllav për Zotërinë gjithë përulësi*+ e me lot, si edhe me sprovat që kalova nga komplotet e judenjve. 20 E ndërkohë nuk ju fsheha asgjë, por ju thashë gjithçka dobiprurëse* dhe ju mësova publikisht+ e shtëpi më shtëpi.+ 21 Madje u dhashë dëshmi të plotë si judenjve, edhe grekëve, që të pendohen+ e të kthehen te Perëndia, dhe të kenë besim te Zotëria ynë Jezu.+ 22 E tani i shtyrë* nga fryma e shenjtë, jam rrugës për në Jerusalem, ndonëse nuk e di ç’do të më ndodhë atje; 23 di vetëm se, qytet më qytet, fryma e shenjtë më paralajmëron herë pas here se po më pret burgu dhe përndjekjet.*+ 24 Sidoqoftë, nuk e konsideroj të shtrenjtë jetën time, por dua veç të përfundoj vrapimin+ dhe shërbimin që më caktoi Zotëria Jezu, që të jap dëshmi të plotë për lajmin e mirë të mirësisë së pamerituar të Perëndisë.
25 Tani e di se të gjithë ju, të cilëve ju predikova për Mbretërinë, nuk do të më shihni më. 26 Prandaj, pikërisht sot ju marr si dëshmitarë se jam i pastër nga gjaku i të tërë njerëzve,+ 27 sepse jua tregova gjithë vullnetin* e Perëndisë.+ 28 Kushtojini vëmendje vetes+ dhe tërë kopesë, mes së cilës fryma e shenjtë ju emëroi mbikëqyrës,+ që të kullotni kongregacionin e Perëndisë,+ të cilin ai e bleu me gjakun e Birit të vet.+ 29 E di se pas ikjes sime do të hyjnë mes jush ujqër grabitqarë,*+ që nuk do ta trajtojnë kopenë me butësi, 30 dhe nga gjiri juaj do të ngrihen njerëz që do të thonë mësime të shtrembëruara për të tërhequr pas vetes dishepujt.+
31 Prandaj, rrini zgjuar e mos harroni se për tre vjet,+ natë e ditë, e kam këshilluar pa pushim secilin me lot. 32 E tani, ju lë nën kujdesin e Perëndisë dhe të fjalës së tij—e cila tregon për mirësinë e tij të pamerituar—fjalë që mund t’ju forcojë dhe t’ju japë trashëgiminë mes gjithë të shenjtëve.+ 33 Nuk lakmova argjendin, arin a veshjet e askujt.+ 34 Ju vetë e dini se me këto duar jam kujdesur për nevojat e mia+ dhe të atyre që ishin me mua. 35 Në gjithçka që bëra, ju tregova se, duke punuar fort,+ duhet të ndihmoni të dobëtit dhe të mbani mend fjalët e Zotërisë Jezu: ‘Ka më shumë lumturi të japësh+ se të marrësh.’»
36 Si tha këto, u ul në gjunjë me të gjithë dhe u lut. 37 Atëherë të gjithë shpërthyen në lot, iu hodhën Pavlit në qafë* dhe e puthën me përzemërsi,* 38 sepse ndien dhembje, sidomos ngaqë tha se nuk do ta shihnin më.+ Pastaj e përcollën deri tek anija.
21 Mezi u ndamë prej tyre, pastaj nisëm lundrimin dhe shkuam në Kos; të nesërmen mbërritëm në Rodos e më pas në Patarë. 2 Kur gjetëm një anije që shkonte në Feniki, hipëm dhe lundruam me të. 3 Më vonë pamë nga larg ishullin e Qipros, e lamë pas në të majtë dhe vazhduam lundrimin drejt Sirisë. Pastaj zbritëm në Tir, ku anija duhej të shkarkonte ngarkesën. 4 Atje kërkuam dishepujt dhe, kur i gjetëm, qëndruam me ta shtatë ditë. Por, për shkak të asaj që u zbuloi fryma e shenjtë, ata i thanë shpesh herë Pavlit të mos shkonte në Jerusalem.+ 5 Kur mbaruam vizitën atje, u nisëm prapë për rrugë. Të gjithë ata, bashkë me gratë e fëmijët, na përcollën deri jashtë qytetit. Në breg, të ulur në gjunjë, u lutëm; 6 pastaj përshëndetëm njëri-tjetrin dhe ne hipëm në anije, kurse ata u kthyen në shtëpitë e tyre.
7 Nga Tiri lundruam drejt Ptolemaidës, ku përshëndetëm vëllezërit dhe ndenjëm me ta një ditë. 8 Të nesërmen u nisëm dhe mbërritëm në Cezare. Shkuam në shtëpinë e Filipit, ungjillëzuesit, i cili ishte një nga të shtatët,+ dhe ndenjëm me të. 9 Ai kishte katër vajza të pamartuara,* që profetizonin.+ 10 Por, pasi qëndruam atje mjaft ditë, nga Judea zbriti një profet që quhej Agab.+ 11 Ai erdhi te ne, mori brezin e Pavlit, u lidh këmbë e duar dhe tha: «Ja çfarë thotë fryma e shenjtë: ‘Kështu do ta lidhin judenjtë në Jerusalem+ burrin, të cilit i përket ky brez, dhe do ta dorëzojnë në duart e njerëzve të kombeve.’»*+ 12 Kur e dëgjuam këtë, ne dhe të pranishmit e tjerë, filluam t’i përgjëroheshim Pavlit të mos ngjitej në Jerusalem. 13 Atëherë, ai u tha: «Ç’bëni kështu?! Pse qani e më shkurajoni që të mos vazhdoj përpara?!* Jini të sigurt se për emrin e Zotërisë Jezu, unë jam gati, jo vetëm të më lidhin, por edhe të vdes në Jerusalem.»+ 14 Meqë nuk i mbushej mendja, hoqëm dorë* e thamë: «U bëftë vullneti i Jehovait!»*
15 Pas atyre ditëve, u përgatitëm për rrugë dhe u nisëm për në Jerusalem. 16 Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezarea, të cilët na çuan te Mnasoni nga Qiproja, një nga dishepujt e hershëm, në shtëpinë e të cilit do të rrinim si mysafirë. 17 Kur arritëm në Jerusalem, vëllezërit na pritën me gëzim. 18 Të nesërmen, Pavli erdhi me ne te Jakovi,+ ku ishin të pranishëm të gjithë pleqtë. 19 Ai i përshëndeti dhe filloi t’u tregonte fill e për pe ato që bëri Perëndia mes kombeve nëpërmjet shërbimit të tij.
20 Pasi e dëgjuan, ata i dhanë lavdi Perëndisë, por i thanë: «Ti e sheh, vëlla, sa mijëra besimtarë ka mes judenjve. Ata janë të gjithë përkrahës të flaktë të Ligjit.+ 21 Por kanë dëgjuar lart e poshtë për ty se po u mëson të gjithë judenjve mes kombeve të braktisin Ligjin e* Moisiut, duke u thënë të mos i rrethpresin djemtë e të mos ndjekin zakonet e të parëve.+ 22 Ç’duhet bërë, pra? Me siguri ata do ta marrin vesh se ke ardhur. 23 Prandaj, bëj si po të themi: me ne janë katër burra që kanë marrë një zotim. 24 Merri, pastrohu me ta ceremonialisht e hiqu shpenzimet, që të rruajnë kokat. Kështu, të gjithë do ta kuptojnë se nuk ka asnjë të vërtetë nga ato që janë thënë lart e poshtë për ty, përkundrazi po jeton* në përputhje me Ligjin.+ 25 Sa për besimtarët nga kombet, ne ua dërguam vendimin me shkrim: të rrinë larg nga gjërat që u flijohen idhujve,+ nga gjaku,+ nga kafshët e mbytura*+ dhe nga imoraliteti seksual.»*+
26 Atëherë, të nesërmen Pavli mori me vete burrat, u pastrua ceremonialisht me ta+ dhe hyri në tempull për të njoftuar kur do të mbaronte pastrimi ceremonial dhe kur do të paraqitej blatimi për secilin prej tyre.
27 Kur shtatë ditët ishin në përfundim, me ta parë në tempull, judenjtë nga Azia e nxitën gjithë turmën kundër Pavlit. Ata e kapën dhe thërritnin: 28 «O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai që i mëson gjithandej njerëzit kundër popullit tonë, kundër Ligjit tonë dhe kundër këtij vendi. Për më tepër, solli edhe grekë në tempull dhe e përdhosi këtë vend të shenjtë.»+ 29 Se më përpara kishin parë me të në qytet Trofimin,+ efesianin, dhe kujtonin se Pavli e kishte futur në tempull. 30 Tërë qyteti ziente, dhe populli u turr drejt Pavlit, e kapën, e nxorën zvarrë jashtë tempullit dhe i mbyllën menjëherë portat. 31 Ndërsa po përpiqeshin ta vritnin, komandantit të kohortës i vajti lajmi se gjithë Jerusalemi ishte rrëmujë. 32 Ai mori menjëherë ushtarë e centurionë dhe zbriti me vrap tek ata. Kur vunë re komandantin ushtarak me ushtarët, ata pushuan së rrahuri Pavlin.
33 Komandanti u afrua, e arrestoi dhe dha urdhër të lidhej me dy zinxhirë.+ Pastaj pyeti kush ishte dhe çfarë kishte bërë. 34 Por në turmë disa bërtitnin një gjë, e disa një tjetër. Kështu, meqë s’po e merrte vesh tamam ç’po ndodhte për shkak të trazirës, ai urdhëroi ta çonin në kazermë. 35 Por, kur arriti te shkallët, Pavlin duhej ta mbanin ushtarët për shkak të turmës së dhunshme, 36 sepse turma e njerëzve e ndiqte dhe thërriste: «Vriteni!»
37 Kur po e çonin në kazermë, Pavli e pyeti komandantin ushtarak: «A më lejohet t’ju them diçka?» Ai ia ktheu: «Flitke greqisht?! 38 Pse, a nuk je ti egjiptiani që para ca kohësh nxiti një kryengritje dhe udhëhoqi në shkretëtirë 4.000 vrasës?»* 39 Pavli iu përgjigj: «Në fakt, unë jam jude+ nga Tarsi+ i Kilikisë, qytetar nga një qytet me emër. Prandaj, të lutem, më lejo t’i flas popullit.» 40 Ai i dha leje dhe Pavli, që nga shkallët, i bëri popullit shenjë me dorë. Pasi ra një heshtje e madhe, ai iu drejtua atyre në gjuhën hebraike:+
22 «Burra, vëllezër e etër, dëgjoni tani mbrojtjen time!»+ 2 Kur e dëgjuan t’u drejtohej në gjuhën hebraike, heshtja u bë më e thellë, dhe ai tha: 3 «Jam jude,+ i lindur në Tars të Kilikisë,+ por u arsimova në këtë qytet në këmbët e Gamalielit.+ Më mësuan të ndiqja rreptësisht Ligjin e të parëve+ dhe jam shërbëtor i zellshëm i Perëndisë, ashtu siç jeni sot të gjithë ju.+ 4 Këtë Udhë e përndoqa për vdekje, duke lidhur e duke dorëzuar nëpër burgje si burra, edhe gra,+ 5 siç mund të dëshmojë kryeprifti dhe këshilli i pleqve. Prej tyre mora edhe letra për vëllezërit në Damask e shkova atje që t’i vija në vargonj e t’i sillja në Jerusalem që të ndëshkoheshin.
6 Por, teksa udhëtoja e i afrohesha Damaskut, aty nga koha e drekës, befas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.+ 7 Rashë përtokë e dëgjova një zë të më thoshte: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek?’ 8 Unë u përgjigja: ‘Kush je ti, Zotëri?’ Ai më tha: ‘Jam Jezui, nazareasi, të cilin ti po e përndjek.’ 9 Ata që ishin me mua, e panë dritën, por nuk e dëgjuan zërin e atij që më fliste. 10 Atëherë i thashë: ‘Ç’duhet të bëj, Zotëri?’ Zotëria m’u përgjigj: ‘Ngrihu, shko në Damask e atje do të të thuhet gjithçka që është vendosur të bësh.’+ 11 Por, meqë nuk shihja dot asgjë nga shkëlqimi i asaj drite, ata që ishin me mua, më çuan në Damask duke më marrë për dore.
12 Më pas, erdhi tek unë Anania, një burrë i devotshëm që zbatonte Ligjin e për të cilin flitnin mirë të gjithë judenjtë që banonin atje. 13 Më qëndroi pranë dhe më tha: ‘Saul, vëlla, t’u ktheftë drita e syve!’ Pikërisht në atë çast, ngrita sytë lart dhe e pashë.+ 14 Ai tha: ‘Perëndia i paraardhësve tanë të zgjodhi të njohësh vullnetin e tij, të shohësh të drejtin+ dhe të dëgjosh zërin e tij, 15 sepse ti do të jesh dëshmitar i tij para gjithë njerëzve për gjërat që ke parë e ke dëgjuar.+ 16 E tani, çfarë pret?! Ngrihu, pagëzohu, lahu nga mëkatet+ dhe trego besim në emrin* e tij.’+
17 Por, pasi u ktheva në Jerusalem+ e po lutesha në tempull, u përhumba në një vegim* 18 dhe pashë Zotërinë teksa më thoshte: ‘Nxito e ik shpejt nga Jerusalemi, se ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua.’+ 19 Unë iu përgjigja: ‘Zotëri, ata e dinë mirë se nga njëra sinagogë në tjetrën i burgosja e i rrihja njerëzit që besonin te ti.+ 20 Edhe kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmitarit tënd, isha aty duke miratuar vrasjen e tij dhe duke ruajtur rrobat e atyre që po e vritnin.’+ 21 Prapëseprapë, ai më tha: ‘Shko, sepse do të të dërgoj në kombe të largëta.’»+
22 Ata e dëgjuan deri këtu, por më pas nisën të thërritnin: «Zhdukeni nga faqja e dheut këtë njeri, se nuk e meriton të jetojë!» 23 Bërtitnin, flaknin rrobat andej-këtej e hidhnin pluhur në ajër,+ 24 prandaj komandanti ushtarak urdhëroi që Pavlin ta çonin në kazermë. Ai tha se duhej ta merrnin në pyetje e ta fshikullonin, që të kuptonte tamam pse bërtitnin ashtu kundër tij. 25 Por, kur e lidhën që ta rrihnin me kamxhik, Pavli i tha centurionit që rrinte aty: «A është e ligjshme të fshikulloni një romak* që nuk është i dënuar?»*+ 26 Kur centurioni dëgjoi këtë, shkoi t’i raportonte komandantit ushtarak dhe i tha: «Ç’ke ndër mend të bësh, se ky qenka romak?» 27 Atëherë, komandanti ushtarak iu afrua dhe e pyeti: «Pa më thuaj, romak je?» Ai iu përgjigj: «Po.» 28 Komandanti ushtarak i tha: «Unë i bleva të drejtat e qytetarisë me një shumë të madhe parash.» Pavli ia ktheu: «Kurse unë linda me këto të drejta.»+
29 Prandaj, ata që ishin bërë gati ta merrnin në pyetje duke e torturuar, u sprapsën menjëherë prej tij. Kur kuptoi se Pavli ishte romak, komandanti ushtarak u frikësua, sepse e kishte lidhur me zinxhirë.+
30 Kështu të nesërmen, meqë donte të dinte tamam pse e akuzonin judenjtë, ai e liroi dhe urdhëroi të mblidheshin krerët e priftërinjve e gjithë Sinedri. E zbriti Pavlin dhe e nxori përpara tyre.+
23 Duke parë me vëmendje nga Sinedri, Pavli tha: «Burra, vëllezër, gjer më sot kam vepruar me një ndërgjegje krejt të pastër+ para Perëndisë.» 2 Kryeprifti Anania i urdhëroi ata që ishin afër tij ta goditnin në buzë. 3 Atëherë Pavli i tha: «Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur me gëlqere!* Ulesh për të më gjykuar sipas Ligjit e në të njëjtën kohë e shkel Ligjin duke urdhëruar të më godasin?!» 4 Ata që ishin aty, thanë: «Si guxon ta fyesh kryepriftin e Perëndisë?!» 5 Pavli u përgjigj: «Nuk e dija, vëllezër, që ai ishte kryeprift, sepse është shkruar: ‘Mos fol me përbuzje për një qeveritar të popullit tënd.’»+
6 Tani, ngaqë e dinte se një pjesë ishin saducenj e pjesa tjetër farisenj, Pavli thirri në Sinedër: «Burra, vëllezër, unë jam farise,+ bir farisenjsh, dhe po gjykohem për shkak të shpresës së ringjalljes së të vdekurve.» 7 Sapo tha këtë, plasi një debat mes farisenjve dhe saducenjve, e ata u përçanë, 8 sepse saducenjtë thonë se nuk ka as ringjallje, as engjëll, as krijesë qiellore, kurse farisenjtë i pranojnë* të gjitha këto.+ 9 Kështu shpërthyen të bërtitura, dhe disa skribë nga partia e farisenjve u ngritën e filluan të kundërshtonin me forcë: «Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri, por nëse një krijesë qiellore a një engjëll i foli, atëherë . . . »+ 10 Kur debati po acarohej tej mase, komandanti ushtarak pati frikë se mos e vritnin Pavlin. Kështu urdhëroi ushtarët të zbritnin që t’ua rrëmbenin nga duart e ta çonin në kazermë.
11 Atë natë, Zotëria iu afrua dhe i tha: «Merr zemër,+ sepse siç dhe dëshmi të plotë për mua në Jerusalem, po ashtu duhet të japësh edhe në Romë.»+
12 Kur zbardhi dita, judenjtë kurdisën një komplot. Ata zunë be* se as do të hanin, as do të pinin, derisa të vritnin Pavlin. 13 Ata që zunë be për këtë komplot, ishin më shumë se 40 burra. 14 Shkuan te krerët e priftërinjve dhe te pleqtë, e u thanë: «Ne kemi zënë be* që të mos futim gjë në gojë, derisa të vrasim Pavlin. 15 Prandaj ju, bashkë me Sinedrin, çojini fjalë komandantit ushtarak që ta sjellë te ju, gjoja se keni ndër mend ta shqyrtoni më mirë çështjen e tij. Por, para se Pavli të afrohet, do të jemi gati ta heqim qafe.»
16 Mirëpo, djali i motrës së Pavlit dëgjoi që po i ngrinin kurth, prandaj vajti në kazermë dhe i tregoi Pavlit. 17 Atëherë Pavli thirri një nga centurionët dhe i tha: «Çoje djalin te komandanti, se ka diçka për t’i treguar.» 18 Ai e mori, e çoi te komandanti ushtarak dhe i tha: «I burgosuri Pavël më thirri dhe më kërkoi ta sillja këtë djalë te ti, pasi ka diçka për të të thënë.» 19 Komandanti e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: «Çfarë do të më tregosh?» 20 Ai i tha: «Judenjtë kanë rënë dakord të të kërkojnë që ta sjellësh nesër Pavlin në Sinedër, gjoja se kanë ndër mend ta shqyrtojnë më me imtësi çështjen e tij.+ 21 Por mos u beso, sepse më shumë se 40 burra nga ata i kanë ngritur kurth dhe kanë zënë be* se as do të hanë, as do të pinë, derisa ta vrasin.+ Tani janë gati e presin vetëm fjalën tënde.» 22 Atëherë komandanti ushtarak e la djalin të shkonte, pasi e urdhëroi: «Mos i thuaj askujt që m’i tregove këto.»
23 Pas kësaj thirri dy centurionë dhe u tha: «Në orën e tretë* të natës bëni gati 200 ushtarë, 70 kalorës dhe 200 heshtarë, që të shkojnë në Cezare. 24 Veç kësaj, bëni gati kuaj për Pavlin e çojeni shëndoshë e mirë te guvernatori Feliks.» 25 Ai shkroi edhe një letër, ku thoshte:
26 «Klaud Lisia, Shkëlqesisë së tij, guvernatorit Feliks: Ju uroj shëndet! 27 Këtë njeri e kapën judenjtë dhe ishin gati ta vritnin, por unë ndërhyra shpejt me ushtarët e mi dhe e shpëtova,+ ngaqë mora vesh se ishte romak.+ 28 Doja të kuptoja për ç’arsye e akuzonin, ndaj e çova para Sinedrit+ të tyre. 29 Pashë se akuzohej për çështje të Ligjit të tyre,+ mirëpo nuk paditej për asgjë që meriton vdekjen a burgun. 30 Por, meqë më njoftuan se kanë ngritur një komplot kundër tij,+ po e dërgoj menjëherë te ti dhe po i urdhëroj paditësit t’i paraqitin akuzat para teje.»
31 Kështu ushtarët e morën Pavlin,+ siç ishin urdhëruar dhe e çuan natën në Antipatridë. 32 Të nesërmen, kalorësit shkuan me të, kurse pjesa tjetër e ushtarëve u kthyen në kazermë. 33 Kalorësit hynë në Cezare, i dhanë guvernatorit letrën dhe dorëzuan Pavlin. 34 Ai lexoi letrën, e pyeti nga ç’provincë ishte dhe kuptoi se ishte nga Kilikia.+ 35 Pastaj i tha: «Do ta dëgjoj deri në fund çështjen tënde kur të vijnë edhe paditësit e tu.»+ Dhe urdhëroi të ruhej në pallatin* e Herodit.
24 Pesë ditë më vonë, kryeprifti Anania+ erdhi te guvernatori bashkë me disa pleq dhe një orator* që quhej Tertul, për të paraqitur çështjen e tyre kundër Pavlit.+ 2 Kur e thirrën, Tertuli filloi të paraqiste akuzat kundër Pavlit:
«Meqë falë teje gëzojmë paqe të madhe dhe falë largpamësisë sate po bëhen reforma në këtë komb, 3 ne, Shkëlqesia juaj Feliks, e pranojmë këtë me mirënjohjen më të madhe në çdo kohë e në çdo vend. 4 Por, që të mos të mbaj më gjatë, të përgjërohem që me mirësinë tënde të na dëgjosh shkurtimisht, 5 sepse kemi zbuluar se ky njeri është një murtajë*+ që nxit kryengritje+ mes gjithë judenjve në mbarë tokën e banuar dhe është prijës i sektit të nazareasve.+ 6 Gjithashtu u orvat të përdhoste tempullin, prandaj e kapëm.+ 7 *——8 Kur ta marrësh vetë në pyetje, do ta kuptosh plotësisht se për çfarë po e akuzojmë.»
9 Atëherë, edhe judenjtë i mbështetën këto akuza, duke pohuar se ishin të vërteta. 10 Kur guvernatori i bëri shenjë me kokë që të fliste, Pavli u përgjigj:
«E di mirë se ky komb të ka pasur gjykatës për shumë vjet, ndaj flas pa ngurruar për të mbrojtur veten.+ 11 Siç mund ta vërtetosh edhe vetë, nuk kanë kaluar më shumë se 12 ditë që kur u ngjita në Jerusalem për të adhuruar;+ 12 dhe ata nuk më gjetën as duke debatuar me ndonjë në tempull, as duke nxitur ndonjë trazirë, qoftë në sinagoga, qoftë nëpër qytet. 13 As nuk mund t’i vërtetojnë gjërat për të cilat po më akuzojnë tani. 14 Por ama, e pranoj hapur se po i bëj shërbim të shenjtë Perëndisë së paraardhësve të mi+ sipas udhës që këta e quajnë sekt, pasi i besoj të gjitha gjërat e paraqitura në Ligj dhe të shkruara te Profetët.+ 15 Veç kësaj, kam shpresë te Perëndia, shpresë që e kanë edhe këta njerëz, se do të ringjallen+ si të drejtët, edhe të padrejtët.+ 16 Ja pse përpiqem vazhdimisht që të mbaj një ndërgjegje të pastër* para Perëndisë dhe njerëzve.+ 17 Tani, pas shumë vjetësh erdha t’i sjell kombit tim dhurata për të varfrit*+ dhe të ofroj blatime. 18 Ndërsa merresha me këto gjëra, ata më gjetën në tempull,+ ndërkohë që isha i pastër ceremonialisht, dhe nuk isha me një turmë a duke shkaktuar ndonjë trazirë. Por atje ishin disa judenj nga provinca e Azisë, 19 të cilët duhej të ishin të pranishëm sot para teje e të më akuzonin, po të kishin gjë kundër meje.+ 20 Ose le ta thonë vetë burrat që janë këtu ç’faj gjetën kur dola para Sinedrit, 21 veç në qoftë për këto fjalë që thirra kur isha mes tyre: ‘Për ringjalljen e të vdekurve po gjykohem sot para jush!’»+
22 Megjithatë, Feliksi, që i dinte mirë faktet për këtë Udhë,+ e shtyu çështjen dhe tha: «Do të vendos për çështjen tuaj kur të zbresë komandanti ushtarak Lisia.» 23 Pastaj e urdhëroi centurionin që ky njeri të mbahej nën arrest, por t’i jepej njëfarë lirie dhe t’i linin miqtë e tij t’i shërbenin.
24 Disa ditë më pas, erdhi Feliksi me Drusilën, të shoqen, e cila ishte judeje. Ai dërgoi të thërritnin Pavlin dhe e dëgjoi të fliste rreth besimit te Krishti Jezu.+ 25 Por, ndërsa ai fliste për drejtësinë e vetëkontrollin, si dhe për gjykimin që do të vinte,+ Feliksi u tremb dhe i tha: «Tani për tani, shko. Në një moment tjetër, do të të thërras prapë.» 26 Ndërkohë ai shpresonte që Pavli t’i jepte pará, prandaj dërgonte ta thërritnin gjithnjë e më shpesh e bisedonte me të. 27 Megjithatë, pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi dhe, meqë Feliksi donte të kishte pëlqimin e judenjve,+ e la në arrest Pavlin.
25 Pasi Festi+ erdhi në provincë dhe mori detyrën, tri ditë më vonë u ngjit nga Cezarea në Jerusalem. 2 Krerët e priftërinjve dhe të parët e judenjve paraqitën akuzat kundër Pavlit.+ Kështu filluan t’i përgjëroheshin Festit 3 që t’u bënte një nder, pra të urdhëronte ta sillnin Pavlin në Jerusalem. Faktikisht po planifikonin t’i ngrinin kurth Pavlit për ta vrarë gjatë rrugës,+ 4 megjithatë, Festi u përgjigj se duhej ta mbanin Pavlin në Cezare, dhe se ai vetë do të kthehej atje pas pak. 5 Ai tha: «Prandaj, ata që janë me pushtet ndër ju, të vijnë bashkë me mua e ta akuzojnë këtë njeri, nëse vërtet ka bërë ndonjë të keqe.»+
6 Kështu, si qëndroi tetë a dhjetë ditë me ta, ai zbriti në Cezare e të nesërmen u ul në fronin e gjykimit dhe urdhëroi të sillnin Pavlin. 7 Kur Pavli erdhi, judenjtë që zbritën nga Jerusalemi, e rrethuan dhe ngritën kundër tij akuza të shumta e të rënda, të cilat nuk mund t’i vërtetonin.+
8 Por Pavli tha në mbrojtje të vetes: «Nuk kam kryer asnjë mëkat, as kundër Ligjit të judenjve, as kundër tempullit e as kundër Cezarit.»+ 9 Festi, që donte të fitonte pëlqimin e judenjve,+ iu përgjigj: «A do që të ngjitesh në Jerusalem e të gjykohesh atje para meje për këto gjëra?» 10 Por Pavli i tha: «Po qëndroj para fronit të gjykimit të Cezarit, ku duhet të gjykohem. Siç e kupton mirë edhe ti, nuk kam bërë asnjë padrejtësi kundër judenjve. 11 Nëse jam vërtet keqbërës a në kam kryer ndonjë gjë që meriton vdekjen,+ nuk i shmangem vdekjes. Por, nëse s’ka një bazë për akuzat që hedhin këta njerëz kundër meje, askush nuk ka të drejtë të më dorëzojë tek ata për t’u bërë qejfin. Unë i apelohem Cezarit!»+ 12 Atëherë Festi, pasi foli me këshilltarët e mbledhur, ia ktheu: «Cezarit i je apeluar, te Cezari do të shkosh!»
13 Pas disa ditësh, mbreti Agripa dhe Bernika mbërritën në Cezare për t’i bërë Festit një vizitë zyrtare në shenjë respekti. 14 Meqenëse do të rrinin disa ditë atje, Festi ia parashtroi mbretit çështjen e Pavlit:
«Këtu kam një burrë që Feliksi e la të burgosur 15 dhe, kur isha në Jerusalem, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e judenjve e paditën+ e më kërkuan ta dënoj. 16 Por iu përgjigja se nuk është procedurë romake ta dorëzosh një njeri për t’u bërë qejfin të tjerëve, para se i akuzuari të dalë ballë për ballë me paditësit dhe të ketë mundësinë të mbrohet për akuzën.+ 17 Prandaj, kur arritën këtu, të nesërmen pa vonuar u ula në fronin e gjykimit dhe urdhërova të sillnin atë njeri. 18 Kur u paraqitën, paditësit nuk e akuzuan për asnjë nga ato të këqija që kisha menduar unë.+ 19 Kishin thjesht disa debate me të për fenë e tyre*+ dhe për një njeri që quhej Jezu, i cili kishte vdekur, por Pavli pohonte se ishte gjallë.+ 20 Meqë s’dija ç’të bëja për këtë debat, e pyeta nëse do të donte të shkonte në Jerusalem që të gjykohej për këtë çështje.+ 21 Por, kur Pavli apeloi dhe kërkoi ta mbanim në arrest, në pritje të vendimit nga Augusti,*+ unë urdhërova të mbahej derisa ta dërgoja te Cezari.»
22 Atëherë, Agripa i tha Festit: «Do të doja ta dëgjoja vetë atë njeri.»+ «Nesër do ta dëgjosh»,—iu përgjigj ai. 23 Të nesërmen Agripa dhe Bernika erdhën me shumë pompozitet e hynë në sallën e audiencës, bashkë me komandantët ushtarakë dhe me burrat e shquar të qytetit. Festi dha urdhër ta sillnin Pavlin. 24 Festi tha: «O mbret Agripa dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm me ne! Keni para jush këtë njeri, për të cilin gjithë populli i judenjve, në Jerusalem, edhe këtu, më ka kërkuar me ngulm që ai të mos jetojë më.+ 25 Por kuptova se nuk kishte bërë asgjë që meriton vdekjen.+ Kështu, kur iu apelua Augustit, vendosa ta dërgoj. 26 Megjithatë nuk kam asgjë konkrete për t’i shkruar Zotërisë tim lidhur me të. Prandaj e solla para të gjithëve ju, e sidomos para teje, o mbret Agripa, që, pasi të merret në pyetje, të kem diçka për të shkruar. 27 Se më duket e paarsyeshme të dërgoj një të burgosur pa shpjeguar ç’akuza janë ngritur kundër tij.»
26 Agripa+ i tha Pavlit: «Të lejohet të flasësh në mbrojtje të vetes.» Atëherë Pavli shtriu dorën dhe tha:
2 «Për gjithçka që më akuzojnë judenjtë,+ e quaj veten të lumtur që sot duhet ta bëj mbrojtjen time para teje, o mbret Agripa, 3 sidomos sepse ti i njeh mirë të gjitha zakonet dhe polemikat midis judenjve. Prandaj, të lutem të më dëgjosh me durim.
4 Faktikisht, se ç’jetë bëra që nga rinia mes popullit* tim dhe në Jerusalem e dinë mirë të gjithë judenjtë+ 5 që më njohin prej kohësh dhe, nëse duan, mund të dëshmojnë se jetova si farise,+ sipas sektit më të rreptë të fesë sonë.+ 6 Megjithatë, tani jam thirrur në gjyq, sepse shpresoj te premtimi që Perëndia u bëri paraardhësve tanë;+ 7 i njëjti premtim që 12 fiset tona shpresojnë të përmbushet, duke i bërë me zjarr shërbim të shenjtë Perëndisë ditë e natë. Për këtë shpresë, o mbret, akuzohem nga judenjtë.+
8 Pse ju duket* e pabesueshme që Perëndia ngre të vdekurit?! 9 Edhe unë dikur isha i bindur se duhej t’i kundërvihesha me çdo mënyrë emrit të Jezuit, nazareasit, 10 dhe pikërisht këtë bëra në Jerusalem. Futa në burgje shumë të shenjtë+ me autoritetin që më jepnin krerët e priftërinjve;+ e hidhja votën për të miratuar ekzekutimin e tyre. 11 I ndëshkova shumë herë në të gjitha sinagogat, që t’i detyroja të hiqnin dorë. E meqë isha tej mase i tërbuar kundër tyre, shkova deri aty sa i përndoqa edhe në qytetet e tjera.
12 Gjatë këtyre përpjekjeve, ndërsa shkoja në Damask me autoritetin dhe autorizimin e krerëve të priftërinjve, 13 në kohën e drekës, o mbret, rreth meje dhe rreth atyre që ishin me mua, pashë të vetëtinte në rrugë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se drita e diellit.+ 14 Të gjithë ramë përtokë, dhe unë dëgjova një zë të më thoshte në gjuhën hebraike: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek? Nëse u gjuan vazhdimisht me shqelm hostenëve,* do të dëmtosh veten.’ 15 Por unë e pyeta: ‘Kush je ti, Zotëri?’ Dhe Zotëria më tha: ‘Jam Jezui, të cilin ti po e përndjek. 16 Megjithatë çohu dhe qëndro në këmbë, sepse t’u shfaqa që të të zgjedh si shërbëtor e dëshmitar, si për ato që ke parë, edhe për ato që do të të bëj të shohësh lidhur me mua.+ 17 Unë do të të shpëtoj nga ky popull dhe nga kombet ku po të dërgoj+ 18 që t’u hapësh sytë,+ t’i kthesh nga errësira+ në dritë+ dhe nga autoriteti i Satanait+ te Perëndia, që, falë besimit tek unë, t’u falen mëkatet+ dhe të marrin një trashëgimi midis të shenjtëve.’
19 Prandaj, o mbret Agripa, nuk u tregova i pabindur ndaj mesazhit që mora nga ky vegim* qiellor, 20 por ua çova lajmin se duhej të pendoheshin e të ktheheshin te Perëndia me vepra të denja për pendim,+ në fillim atyre në Damask,+ e më pas atyre në Jerusalem,+ si edhe mbarë Judesë e kombeve. 21 Ja pse judenjtë më kapën në tempull dhe u përpoqën të më vritnin.+ 22 Por falë ndihmës që mora nga Perëndia, vazhdoj deri më sot t’u jap dëshmi si njerëzve të thjeshtë, edhe të mëdhenjve, e nuk them asgjë tjetër veç atyre që Profetët dhe Moisiu shpallën se do të ndodhnin,+ 23 pra, se Krishti do të vuante+ dhe, si i pari që do të ringjallej nga të vdekurit,+ do t’i predikonte e do t’i sillte dritë edhe këtij populli, edhe kombeve.»+
24 Tani, ndërsa Pavli po fliste në mbrojtje të vetes, Festi tha me zë të lartë: «Po luan mendsh, Pavël! Mësimet e shumta po të bëjnë të luash mendsh!» 25 Por Pavli iu përgjigj: «Nuk po luaj mendsh, Shkëlqesia juaj Fest, por po them të vërtetën me mendje të shëndoshë. 26 Sigurisht, mbreti, të cilit po i flas pa druajtje, i njeh mirë këto gjëra, sepse jam i bindur se asnjëra prej tyre nuk i ka shpëtuar pa marrë vesh, pasi asgjë nuk është bërë fshehurazi.+ 27 A i beson Profetët, ti, o mbret Agripa? Unë e di se i beson.» 28 Agripa ia ktheu Pavlit: «Brenda pak kohe do të ma mbushje mendjen të bëhesha i krishterë.» 29 Atëherë, Pavli vazhdoi: «I lutem Perëndisë që herët a vonë, jo vetëm ti, por të gjithë ata që më dëgjojnë sot, të bëhen si unë, me përjashtim të këtyre vargonjve.»
30 Më pas, mbreti u ngrit dhe po ashtu edhe guvernatori, Bernika e njerëzit që ishin ulur me ta. 31 Por, ndërsa largoheshin, i thoshin njëri-tjetrit: «Ky njeri s’ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen a vargonjtë.»+ 32 Agripa i tha Festit: «Po të mos i ishte apeluar Cezarit, ky njeri do të ishte liruar.»+
27 Meqë ishte vendosur të lundronim për në Itali,+ Pavlin dhe disa të burgosur të tjerë ia dorëzuan një centurioni që quhej Jul, i kohortës së Augustit. 2 Pasi hipëm në një anije nga Adramitia, që do të shkonte në portet përgjatë bregut të provincës së Azisë, nisëm lundrimin. Me ne ishte edhe Aristarku,+ një maqedon nga Selaniku. 3 Të nesërmen zbritëm në Sidon, dhe Juli e trajtoi Pavlin me zemërmirësi,* e lejoi të shkonte te miqtë e tij që të kujdeseshin për të.
4 Pasi u nisëm, lundruam afër Qipros që të mbroheshim nga erërat që i kishim kundër. 5 Më pas, dolëm në det të hapur përgjatë Kilikisë e Pamfilisë dhe hymë në portin e Mirës në Liki. 6 Atje, centurioni gjeti një anije nga Aleksandria që shkonte në Itali, dhe na hipi në të. 7 Pastaj lundruam ngadalë për shumë ditë dhe arritëm me vështirësi në Knid. Ngaqë era nuk na linte të çanim përpara, lundruam anash Salmones të mbrojtur nga Kreta. 8 Tek lundronim me vështirësi përgjatë bregut, arritëm në një vend që quhej Limanet e Mira, afër qytetit të Laseas.
9 Kishte kaluar mjaft kohë dhe ishte e rrezikshme të lundroje. E ngaqë kishte mbaruar edhe agjërimi i Ditës së Shlyerjes,*+ Pavli tha: 10 «O burra, me sa shoh në këtë lundrim do të dëmtohemi e do të humbasim shumë, jo vetëm ngarkesën e anijen, por edhe jetën* tonë.» 11 Mirëpo centurioni ia vinte veshin më shumë timonierit dhe pronarit të anijes, sesa Pavlit. 12 Meqenëse limani ishte i papërshtatshëm për të dimëruar, shumica këshilloi të iknim prej andej, që, po të ishte e mundur, të kalonim dimrin në Feniks, një liman në Kretë, i hapur drejt verilindjes dhe drejt juglindjes.
13 Kur fryu lehtë juga, detarët pandehën se ia arritën qëllimit dhe ngritën spirancën e nisën të lundronin përgjatë brigjeve të Kretës. 14 Por s’kaloi shumë dhe nisi të frynte një erë e stuhishme, e quajtur Euroakuilo.* 15 Meqë anijen e rrëmbeu era dhe nuk po i bënte dot ballë, shkuam nga na çoi rryma. 16 Pastaj lundruam nën mbrojtjen e një ishulli të vogël, të quajtur Kaudë. Megjithatë, mezi mundëm ta ngjitnim në kiç sandallin.* 17 Pasi e ngritën në bord, përdorën mjete përforcuese për ta ngjeshur nga poshtë anijen. Nga frika se mos ngecnin në cekëtinë në Sirtë,* ulën velën* e kështu shkuan nga t’i çonte rryma. 18 Mirëpo, furtuna po na përplaste me forcë, prandaj të nesërmen filluan ta lehtësonin anijen 19 dhe, ditën e tretë, flakën me duart e tyre disa nga pajisjet e saj.
20 Meqë për shumë ditë nuk u duk as diell, as yje dhe bënte një furtunë e egër,* filloi të na venitej çdo shpresë për të shpëtuar. 21 Pasi kishin një kohë të gjatë pa ngrënë, Pavli u çua mes tyre dhe u tha: «Burra, duhej ta kishit dëgjuar këshillën time. Nuk duhej të ishit nisur për lundrim nga Kreta e të pësonit këtë dëm dhe këtë humbje.+ 22 Prapëseprapë, tani merrni zemër, sepse asnjë* nga ju nuk do të vdesë, vetëm anija do të shkatërrohet. 23 Këtë natë një engjëll+ i Perëndisë që i përkas dhe i bëj shërbim të shenjtë, më qëndroi pranë 24 e më tha: ‘Mos ki frikë, Pavël! Ti duhet të dalësh para Cezarit,+ dhe Perëndia do t’ua kursejë jetën të gjithë atyre që lundrojnë me ty.’ 25 Prandaj, burra, merrni zemër, pasi kam besim te Perëndia se do të ndodhë pikërisht siç m’u tha. 26 Megjithatë duhet të ngecim në bregun e një ishulli.»+
27 Kur erdhi nata e 14-të dhe furtuna na çonte andej-këtej nëpër detin e Adrias, në mesnatë detarët kujtuan se po i afroheshin tokës. 28 Matën thellësinë dhe panë se ishte 20 pashë detarë.* Vazhduan pak më tej, matën përsëri thellësinë dhe panë se ishte 15 pashë detarë.* 29 Nga frika se mos përplaseshim në shkëmbinj, hodhën nga kiçi katër spiranca dhe uronin të zbardhte dita. 30 Por, kur detarët po orvateshin të iknin nga anija dhe po ulnin sandallin* në det, gjoja se u duhej të hidhnin spiranca nga bashi, 31 Pavli i tha centurionit dhe ushtarëve: «Nëse këta burra nuk rrinë në anije, nuk shpëtoni dot.»+ 32 Atëherë, ushtarët prenë litarët e sandallit* dhe e lanë të binte.
33 Pak para se të agonte, Pavli i nxiti të gjithë të hanin pak, duke u thënë: «Sot është dita e 14-të që prisni gjithë ankth e nuk keni futur gjë në gojë. 34 Prandaj hani pak, se është për të mirën tuaj; asnjërit prej jush nuk do t’i humbasë as edhe një fije floku.» 35 Pasi tha këtë, mori bukën, falënderoi Perëndinë para të gjithëve, e theu dhe nisi të hante. 36 Kështu të gjithë morën zemër dhe filluan të hanin. 37 Në anije ishim gjithsej 276 veta.* 38 Pasi u ngopën me ushqim, lehtësuan anijen duke e hedhur grurin në det.+
39 Kur zbardhi dita, nuk po kuptonin ku ishin,+ por panë një gji me një breg ranor. Ata vendosën ta nxirrnin anijen në breg, nëse ia dilnin. 40 Kështu, prenë spirancat, i lanë të binin në det, dhe ndërkohë zgjidhën litarët shtrëngues të timonëve.* Pasi ngritën velën e përparme në drejtim të erës, u drejtuan për në breg. 41 Kur ndeshi në një cekëtinë me det nga të dyja anët, anija ngeci në rërë. Si u ngul, bashi nuk luajti më vendit, kurse kiçi nisi të shkallmohej* nga forca e dallgëve.+ 42 Atëherë, ushtarët vendosën t’i vritnin të burgosurit, që të mos arratisej ndonjëri me not. 43 Por centurioni ishte i vendosur ta shpëtonte Pavlin, ndaj nuk i lejoi ta bënin këtë. Ata që ishin në gjendje të notonin, i urdhëroi të hidheshin në det e të arrinin në tokë të parët. 44 Kurse të tjerët duhej t’i ndiqnin, ca mbi dërrasa e ca mbi pjesë të tjera të anijes. Kështu të gjithë mbërritëm në tokë shëndoshë e mirë.+
28 Kur dolëm nga rreziku, mësuam se ishulli quhej Maltë.+ 2 Vendësit* u treguan shumë zemërmirë* me ne. Ndezën një zjarr dhe na u gjendën pranë të gjithëve, sepse binte shi dhe bënte ftohtë. 3 Por, kur Pavli mblodhi një krah shkarpa dhe i vuri mbi zjarr, nga nxehtësia doli një nepërkë dhe iu kap pas dorës. 4 Kur vendësit panë gjarprin helmues që i varej në dorë, i thanë njëri-tjetrit: «Ky njeri me siguri është vrasës. Megjithëse i shpëtoi rrezikut të detit, Drejtësia* nuk e la të jetonte.» 5 Mirëpo Pavli e shkundi nepërkën në zjarr dhe nuk pësoi gjë. 6 Ata po pritnin që ai të ënjtej ose të binte befas i vdekur. Pritën gjatë dhe, kur panë se nuk i ndodhi gjë, ndërruan mendim dhe filluan të thoshin se ishte perëndi.
7 Tokat aty rreth e rrotull i përkitnin Publit, të parit të ishullit. Ai na mikpriti dhe na mbajti si mysafirë për tri ditë. 8 I ati i Publit dergjej në shtrat nga ethet dhe dizenteria. Atëherë Pavli hyri atje ku ishte ai, u lut, vuri duart mbi të* dhe e shëroi.+ 9 Pas kësaj, tek ai nisën të vinin e të shëroheshin edhe banorë të tjerë të ishullit që ishin të sëmurë.+ 10 Na nderuan edhe me shumë dhurata dhe, kur u nisëm për lundrim, sollën në anije gjithçka që na nevojitej.
11 Tre muaj më vonë, nisëm lundrimin me një anije që kishte në bash figurën e gdhendur të Bijve të Zeusit. Anija ishte nga Aleksandria dhe kishte dimëruar në ishull. 12 Hymë në portin e Sirakuzës ku qëndruam tri ditë. 13 Nga atje vazhduam lundrimin dhe mbërritëm në Regjium. Të nesërmen filloi të frynte juga, dhe ditën e dytë arritëm në Puteoli, 14 ku gjetëm disa vëllezër që na u përgjëruan të qëndronim me ta shtatë ditë. Pastaj vazhduam drejt Romës. 15 Kur dëgjuan për ne, vëllezërit erdhën nga Roma deri te Pazari Apia dhe Tri Tavernat për të na takuar. Sa i pa, Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.+ 16 Më në fund hymë në Romë, dhe Pavlit iu lejua të jetonte në një shtëpi më vete, me një ushtar që e ruante.
17 Megjithatë, tri ditë më pas, ai mblodhi të parët e judenjve. Kur u mblodhën, u tha: «Burra, vëllezër, megjithëse nuk bëra asgjë kundër popullit a zakoneve të paraardhësve tanë,+ më arrestuan në Jerusalem dhe më dorëzuan në duart e romakëve,+ 18 të cilët, pasi më morën në pyetje,+ donin të më lironin, se nuk kishin asnjë bazë që të më vritnin.+ 19 Mirëpo judenjtë ishin kundër lirimit tim, prandaj u detyrova t’i apelohesha Cezarit,+ por jo se kisha ndonjë akuzë kundër kombit tim. 20 Për këtë arsye kërkova t’ju shoh e të flas me ju, sepse jam lidhur me këtë zinxhir për shpresën e Izraelit.»+ 21 Ata i thanë: «Ne as kemi marrë letra për ty nga Judea dhe as ka ardhur ndonjë nga vëllezërit që të na tregojë a të na thotë ndonjë gjë të keqe për ty. 22 Por na duket me vend të dëgjojmë nga ti se ç’mendon, sepse e dimë se për këtë sekt+ flitet gjithandej kundër.»+
23 Pasi lanë një ditë për t’u takuar me të, një numër edhe më i madh prej tyre shkoi atje ku rrinte Pavli. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, ai ua shpjegoi çështjen, duke u dhënë dëshmi të plotë për Mbretërinë e Perëndisë dhe duke përdorur argumentime bindëse për Jezuin,+ si nga Ligji i Moisiut,+ edhe nga Profetët.+ 24 Disa nisën t’i besonin ato që u thoshte, të tjerë nuk i besonin. 25 Meqenëse nuk binin dakord me njëri-tjetrin, filluan të iknin, prandaj Pavli u tha këto fjalë:
«Mirë u tha fryma e shenjtë paraardhësve tuaj nëpërmjet profetit Isaia: 26 “Shko te ky popull dhe thuaji: ‘Vërtet do të dëgjoni, por kurrsesi nuk do të kuptoni. Vërtet do të shihni, por kurrsesi nuk do të dalloni,+ 27 sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme. Kanë dëgjuar me veshë, por nuk kanë reaguar. I kanë mbyllur sytë që të mos shohin kurrë me ta, edhe veshët që të mos dëgjojnë, edhe zemrën që të mos e kapin kuptimin, që të mos kthehen tek unë e t’i shëroj.’”+ 28 Ndaj dijeni se ky shpëtim nga Perëndia po u shpallet kombeve.+ Ato me siguri do ta dëgjojnë.»+ 29 *——
30 Kështu, ai qëndroi plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira+ dhe i priste përzemërsisht të gjithë ata që shkonin tek ai. 31 Ai u predikonte për Mbretërinë e Perëndisë dhe u mësonte me liri të plotë fjale* e pa asnjë pengesë gjërat për Zotërinë Jezu Krisht.+
Shih Fjalorthin.
Ose «deri në kufijtë».
Ose «turma».
Ose «iu ça barku».
Fjalë për fjalë «hynte dhe dilte».
Shih Shtojcën A5.
Ose «u numërua», pra, u konsiderua njësoj si 11 të tjerët.
Fjalë për fjalë «të gjitha kombet nën qiell».
Ose «gjuhën amtare?»
Ose «musht!»
Domethënë, rreth orës 9 të paradites.
Ose «ca nga fryma ime». Fjalë për fjalë «nga fryma ime».
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Shih Fjalorthin.
Ose «çudira».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «çudirat».
Ose «këshillës».
Shih Fjalorthin.
Ose «e të ligjve».
Një mundësi tjetër «kordonët». Fjalë për fjalë «dhembjet therëse».
Shih Shtojcën A5.
Ose «para meje».
Fjalë për fjalë «Mishi im do të prehet».
Ose «nuk do ta lësh shpirtin tim».
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «të shkatërrohet».
Ose «para fytyrës sate».
Fjalë për fjalë «një fryt të ijëve të veta».
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «mishi i tij nuk u shkatërrua».
Shih Shtojcën A5.
Ose «dhuratën falas».
Shih Shtojcën A5.
Ose «ndanin gjithçka me njëri-tjetrin».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «çudira».
Shih Shtojcën A5.
Domethënë, rreth orës 3 të pasdites.
Ose «dhurata për të varfrit». Shih Fjalorthin.
Ose «dhurata për të varfrit». Shih Fjalorthin.
Ose «dhurata për të varfrit». Shih Fjalorthin.
Ose «përkushtimin hyjnor». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nga fytyra e Jehovait». Shih Shtojcën A5.
Ose «Atë duhet ta mbajë brenda vetes qielli».
Shih Shtojcën A5.
Ose «Çdo shpirt».
Fjalë për fjalë «farës». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «për ringjalljen nga të vdekurit, duke përmendur rastin e Jezuit».
Fjalë për fjalë «koka e qoshes».
Ose «me çiltërsi».
Domethënë, jo të shkolluar në shkollat rabinike; nuk do të thotë se ishin analfabetë.
Ose «të këshilloheshin».
Ose «mrekulli».
Shih Shtojcën A5.
Ose «Krishtit të tij». Shih Fjalorthin, «Miros».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «çudira».
Ose «u lutën me zjarr».
Fjalë për fjalë «një zemër e një shpirt». Shih Fjalorthin, «Shpirti».
Ose «dashamirësi e pamerituar». Shih Fjalorthin.
Ose «e vuri te këmbët e».
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Ose «çudira».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «xhelozi».
Ose «arrestuan».
Shih Shtojcën A5.
Ose «që të jemi fajtorë për vdekjen e tij».
Ose «qeveritar».
Ose «dru».
Shih Fjalorthin.
Ose «këto fjalë i therën».
Ose «i fshikulluan».
Ose «e pëlqyeshme për Perëndinë».
Ose «shtatë burra për të cilët flitet mirë».
Ose «frymë të shenjtë».
Fjalë për fjalë «shërbimit».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «çudira».
Shih Fjalorthin.
Ose «një copë tokë ku të vinte këmbët».
Fjalë për fjalë «farës». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fara».
Ose «do të keqtrajtoheshin».
Një mundësi tjetër «bëri të njëjtën gjë me».
Ose «patriarkë».
Ose «kishte drithë».
Ose «shpirt».
Ose «që ishte i bukur në sytë e Perëndisë».
Ose «e rritën».
Ose «i lindi në zemër».
Ose «të vizitonte».
Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «çudira».
Ose «idhuj».
Ose «tabernakullin».
Shih Shtojcën A5.
Ose «atyre u therën në zemër».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Një mundësi tjetër «një qytet të».
Ose «mrekullitë».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «dhuratën falas të».
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «vrer i hidhur».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «zyrtar oborri».
Ose «nuk më udhëzon?»
Fjalë për fjalë «brezit».
Shih Shtojcën A3.
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të lidhë; të vërë në vargonj».
Fjalë për fjalë «që thërrasin emrin».
Fjalë për fjalë «që t’i çonte të lidhur».
Fjalë për fjalë «hynte e dilte nga».
Fjalë për fjalë «i frikësohej». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Emri grek «Dorka» dhe emri aramaik «Tabita» kanë që të dy kuptimin «gazelë».
Ose «lëmoshë». Shih Fjalorthin.
Ose «veshje të sipërme».
Komandant i 100 ushtarëve.
Ose «i njësisë», e përbërë nga 600 ushtarë romakë.
Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Ose «lëmosha». Shih Fjalorthin.
Domethënë, rreth orës 3 të pasdites.
Shih Fjalorthin.
Ose «lëmoshat». Shih Fjalorthin.
Domethënë, rreth orës 12 të mesditës.
Fjalë për fjalë «një mbajtëse si një pëlhurë e madhe linoje».
Fjalë për fjalë «mbajtësja».
Fjalë për fjalë «i frikësohet Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Ose «u përkul».
Domethënë, rreth orës 3 të pasdites.
Ose «lëmoshat». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «i frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Shih Fjalorthin.
Ose «dru».
Ose «njerëz plot besim».
Ose «dhurata falas».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «të haheshin me të».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «një lloj mbajtëseje».
Ose «dhuratën falas».
Ose «që t’i kundërvihesha Perëndisë?»
Fjalë për fjalë «heshtën».
Ose «shtrëngimi».
Shih Shtojcën A5.
Ose «të kryente shërbimin e ndihmës».
Ose «ta nxirrte në gjyq».
Shih Shtojcën A5.
Ose «Ngjishu».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «Është engjëlli i tij».
Shih Shtojcën A5.
Ose «donte të luftonte».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «pasi përmbushën plotësisht shërbimin e ndihmës».
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Guvernatori romak i një province. Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «i frikësoheni Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «krah të ngritur».
Fjalë për fjalë «fara».
Ose «druri».
Ose «varr përkujtimor».
Ose «të shkatërrohet».
Ose «i shërbeu vullnetit të Perëndisë».
Ose «iu shkatërrua».
Ose «nuk u shkatërrua».
Shih Shtojcën A5.
Ose «xhelozia».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ka të ngjarë që Pavli t’i zbatojë këto fjalë edhe për dishepujt e Jezuit.
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «dha dëshmi për».
Ose «çudira».
Ose «i inkurajuan».
Ose «vështirësi».
Shih Shtojcën A5.
Ose «debat».
Shih Fjalorthin.
Ose «çudira».
Ose «kasollen; shtëpinë».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «vendimi im është».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «që janë vrarë pa e lënë gjakun të kullojë».
Ose «për t’ju shqetësuar shpirtin».
Ose «shpirtin».
Ose «që janë vrarë pa e lënë gjakun të kullojë».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «Ju përshëndesim!»
Ose «i inkurajuan».
Shih Shtojcën A3.
Shih Shtojcën A5.
Një mundësi tjetër «medoemos».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «në».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «pa bërë gjyq».
Ose «xhelozia».
Ose «kanë krijuar telashe në».
Ose «me mendje më fisnike».
Ose «ishin vizitorë».
Ose «më besimtarë se të tjerët».
Fjalë për fjalë «me të prekur».
Ose «pasardhës».
Ose «pasardhësit».
Ose «Hyjnori».
Ose «arsyetonte me njerëzit».
Shih Fjalorthin.
Domethënë, nga sinagoga.
Shih Fjalorthin.
Guvernatori romak i një province. Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Me sa duket në Jerusalem.
Ose «mësuar gojarisht».
Shih Shtojcën A5.
Ose «ishte i zjarrtë në frymë».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «u ngurtësuan e nuk besuan».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Shih Shtojcën A5.
Ose «idhullit».
Shih Fjalorthin.
Një prokonsull ishte guvernatori romak i një province. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «për të thyer bukën».
Ose «theu bukën dhe filloi».
Ose «gjithë përulësi mendjeje».
Ose «për të mirën tuaj».
Ose «i nxitur».
Ose «shtrëngimet».
Ose «këshillën; qëllimin».
Fjalë për fjalë «shtypës».
Ose «e përqafuan Pavlin».
Ose «me butësi».
Fjalë për fjalë «virgjëresha».
Shih Fjalorthin.
Ose «e ma ligështoni zemrën?!»
Fjalë për fjalë «heshtëm».
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «apostazi kundër».
Ose «po ecën në mënyrë të rregullt».
Ose «që janë vrarë pa e lënë gjakun të kullojë».
Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
Ose «burra të armatosur me kama».
Ose «duke thirrur emrin».
Shih Fjalorthin.
Ose «qytetar romak».
Ose «pa i bërë gjyq?»
Ose «o hipokrit».
Ose «i shpallin publikisht».
Ose «zunë be me mallkim».
Ose «kemi zënë be me mallkim».
Ose «kanë zënë be me mallkim».
Domethënë, rreth orës 9 të mbrëmjes.
Ose «pretoriumin».
Ose «avokat».
Ose «shkakton trazira».
Shih Shtojcën A3.
Ose «të paqortueshme».
Ose «lëmosha». Shih Fjalorthin.
Ose «për adhurimin që i bëjnë hyjnisë».
Titull për perandorin romak.
Ose «mes kombit».
Fjalë për fjalë «e gjykoni».
Hosteni ishte një shkop me majë, i cili përdorej për të drejtuar kafshët që të ecnin. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «njerëzisht».
Gjatë kësaj kohe, në muajin e Tishrit, që i bie në shtator-tetor, fillonin shirat dhe stuhitë detare.
Ose «shpirtin».
Domethënë, një erë verilindore.
Një varkë e vogël ndihmëse që shërbente edhe si mjet shpëtimi.
Shih Fjalorthin.
Ka mundësi që këtu të përfshihej edhe direku e litarët që mbanin velën.
Fjalë për fjalë «jo e vogël».
Ose «asnjë shpirt».
Rreth 36 m. Shih Shtojcën B14.
Rreth 27 m. Shih Shtojcën B14.
Një barkë e vogël ndihmëse që shërbente edhe si mjet shpëtimi.
Një barkë e vogël ndihmëse që shërbente edhe si mjet shpëtimi.
Ose «shpirt».
Ose «të rremave që shërbenin si timon».
Ose «nisi të shkatërrohej».
Ose «Njerëzit që flitnin një gjuhë të huaj».
Ose «shumë të njerëzishëm».
Greqisht Díke; mund t’i referohet perëndeshës së drejtësisë shpaguese ose konceptit të drejtësisë.
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A3.
Ose «plot guxim».