BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Gjoni 1:1-21:25
  • Gjoni

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gjoni
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjoni

SIPAS GJONIT

1 Në fillim ishte Fjala,+ dhe Fjala ishte me Perëndinë.+ Fjala ishte një perëndi*+ 2 dhe ishte me Perëndinë që në fillim. 3 Të gjitha gjërat erdhën në jetë nëpërmjet Fjalës,+ dhe pa të nuk erdhi në jetë asgjë.

Ajo që erdhi në ekzistencë 4 nëpërmjet Fjalës, ishte jetë, dhe jeta ishte drita e njerëzve.+ 5 Drita po ndriçon në errësirë,+ dhe errësira nuk ka triumfuar mbi të.

6 Tani, një njeri me emrin Gjon, u dërgua si përfaqësues i Perëndisë.+ 7 Ai erdhi si dëshmitar që të jepte dëshmi për dritën,+ e kështu njerëz të çdo lloji të besonin nëpërmjet tij. 8 Ai vetë nuk ishte drita,+ përkundrazi ai erdhi që të jepte dëshmi për dritën.

9 Drita e vërtetë, që ndriçon çdo lloj njeriu, do të vinte pas pak në botë.+ 10 Në fakt, ai* tashmë ishte në botë,+ dhe bota erdhi në jetë nëpërmjet tij,+ e prapëseprapë bota nuk e njohu. 11 Ai erdhi në shtëpinë e vet, por të vetët nuk e pranuan. 12 Megjithatë, të gjithë atyre që e mirëpritën, ai u dha të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë,+ sepse po tregonin besim në emrin e tij.+ 13 Ata nuk lindën nga mishi e gjaku, e as nga dëshira a vullneti i njeriut, por nga Perëndia.+

14 Kështu Fjala u bë njeri*+ e banoi mes nesh, dhe ne pamë lavdinë e tij, atë lavdi që merr një bir i vetëmlindur*+ nga i ati; ai kishte plotësisht pëlqimin e Perëndisë dhe ishte e vërteta.* 15 (Gjoni dha dëshmi për të, po, ai thirri: «Ky është ai për të cilin thashë: ‘Ai që po vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ekzistonte para meje.’»)+ 16 E ngaqë ishte plot mirësi dhe të vërtetë, ne morëm mirësi të pamerituar me bollëk.* 17 Ligji u dha nëpërmjet Moisiut,+ por mirësia e pamerituar*+ dhe e vërteta u bënë realitet nëpërmjet Jezu Krishtit.+ 18 Askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë,+ por perëndia i vetëmlindur,+ i cili është pranë Atit,*+ e ka bërë të njohur Atë.+

19 Kjo është dëshmia që dha Gjoni kur judenjtë dërguan tek ai priftërinj dhe levitë nga Jerusalemi për ta pyetur: «Kush je ti?»+ 20 Ai u përgjigj dhe e pranoi hapur: «Unë nuk jam Krishti.» 21 Ata e pyetën: «Kush je ti, pra? Elija?»+ Ai ua ktheu: «Nuk jam.» «A je Profeti?»+ Ai iu përgjigj: «Jo.» 22 Atëherë ata vazhduan: «Na duhet t’u kthejmë përgjigje atyre që na dërguan te ti, prandaj na thuaj, kush je? Ç’na thua për veten?» 23 Ai iu përgjigj: «Unë jam zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Drejtojini rrugët për Jehovain’,*+ ashtu si tha profeti Isaia.»+ 24 Këta njerëz i kishin dërguar farisenjtë. 25 Kështu e pyetën: «Atëherë, pse pagëzon kur nuk je as Krishti, as Elija, as Profeti?» 26 Gjoni iu përgjigj: «Unë pagëzoj vetëm me ujë. Por mes jush është dikush që nuk e njihni 27 dhe që po vjen pas meje, të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh as lidhëset e sandaleve.»+ 28 Këto gjëra ndodhën në Betani, matanë Jordanit, ku Gjoni pagëzonte.+

29 Të nesërmen ai pa Jezuin të shkonte drejt tij dhe tha: «Ja Qengji+ i Perëndisë që heq mëkatin+ e botës!+ 30 Ky është ai për të cilin thashë: ‘Pas meje po vjen një njeri që është më i madh se unë, sepse ekzistonte para meje.’+ 31 As unë nuk e njihja, por arsyeja pse erdha të pagëzoja me ujë, ishte që ai t’i bëhej i njohur Izraelit.»+ 32 Gjoni dha edhe këtë dëshmi: «E pashë frymën e Perëndisë të zbriste nga qielli porsi një pëllumb dhe të qëndronte mbi të.+ 33 As unë nuk e njihja, por pikërisht Ai që më dërgoi të pagëzoja me ujë, më tha: ‘Ai tek i cili do të shohësh të zbresë e të qëndrojë fryma,+ është ai që do të pagëzojë me frymë të shenjtë.’+ 34 Dhe unë e pashë dhe dhashë dëshmi se ky është Biri i Perëndisë.»+

35 Të nesërmen Gjoni po qëndronte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet 36 dhe, kur pa Jezuin duke ecur, tha: «Ja Qengji+ i Perëndisë!» 37 Me të dëgjuar këtë, të dy dishepujt shkuan pas Jezuit. 38 Atëherë Jezui u kthye dhe, kur pa se ata po e ndiqnin, i pyeti: «Çfarë kërkoni?» Ata iu përgjigjën: «Rabi, (që kur përkthehet, do të thotë «Mësues») ku po rri?» 39 Ai u tha: «Ejani e do të shihni.» Kështu ata shkuan, panë ku rrinte dhe ndenjën me të atë ditë. Ishte afërsisht ora e dhjetë.* 40 Një nga ata të dy që dëgjuan fjalët e Gjonit dhe që shkuan pas Jezuit, ishte Andrea,+ vëllai i Simon Pjetrit. 41 Ai shkoi së pari të gjente vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: «Kemi gjetur Mesinë»,+ (që kur përkthehet, do të thotë «Krisht»). 42 Pastaj e çoi te Jezui. Kur e pa, Jezui i tha: «Ti je Simoni,+ i biri i Gjonit. Ti do të quhesh Kefa», (që përkthehet «Pjetër»).+

43 Të nesërmen Jezui donte të nisej për në Galile dhe, kur takoi Filipin,+ i tha: «Bëhu dishepulli im.»* 44 Filipi ishte nga Betsaida, nga qyteti i Andreas dhe i Pjetrit. 45 Filipi takoi Natanaelin+ dhe i tha: «Kemi gjetur atë për të cilin shkroi Moisiu në Ligj, si edhe Profetët: Jezuin, të birin e Jozefit,+ nga Nazareti.» 46 Por Natanaeli ia ktheu: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?» Filipi i tha: «Hajde shikoje vetë.» 47 Jezui pa Natanaelin që po vinte drejt tij dhe tha për të: «Ja një izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka mashtrim.»+ 48 Natanaeli e pyeti: «Nga më njeh?!» Jezui iu përgjigj: «Të pashë kur po rrije nën një pemë fiku, para se të të thërriste Filipi.» 49 Natanaeli iu përgjigj: «Rabi, ti je Biri i Perëndisë, ti je Mbreti i Izraelit.»+ 50 Jezui i tha: «Ti beson vetëm ngaqë të thashë se të pashë nën një pemë fiku? Ke për të parë gjëra edhe më të mëdha se kjo.» 51 Më tej tha: «Po, me të vërtetë po ju them të gjithëve se do të shihni qiellin të hapur dhe engjëjt e Perëndisë të ngjiten e të zbresin te Biri i njeriut.»+

2 Dy ditë më vonë, në Kanë të Galilesë u bë një dasmë dhe nëna e Jezuit ishte atje. 2 Në dasmë ishin ftuar edhe Jezui me dishepujt e vet.

3 Kur mbaroi vera, e ëma i tha Jezuit: «Nuk kanë më verë.» 4 Por Jezui iu përgjigj: «O grua, ç’punë kemi ne me këtë?* Nuk është ende koha* që unë të veproj.» 5 Atëherë e ëma u tha atyre që shërbenin: «Bëni si t’ju thotë ai.» 6 Tani, siç e kërkonin rregullat e pastrimit të judenjve,+ atje kishte gjashtë qypa guri për ujë, që nxinin secili nga dy ose tri masa.* 7 Jezui u tha: «Mbushini qypat me ujë.» Dhe ata i mbushën deri në buzë. 8 Pastaj u tha: «Tani merrni ca dhe çojani të parit të gostisë.» Kështu ata ia çuan. 9 Kur provoi ujin që tani ishte kthyer në verë, i pari i gostisë thirri dhëndrin. Ngaqë nuk e dinte nga vinte vera (ndryshe nga shërbëtorët që e kishin marrë ujin), 10 ai i tha: «Gjithë të tjerët nxjerrin në fillim verën e mirë dhe, kur njerëzit dehen, nxjerrin atë të keqen. Kurse ti e ke ruajtur verën e mirë deri tani.» 11 Kjo që bëri Jezui në Kanë të Galilesë, ishte fillimi i shenjave* të tij. Kështu ai e shfaqi fuqinë* e vet,+ dhe dishepujt treguan besim tek ai.

12 Pas kësaj, ai, e ëma, vëllezërit+ dhe dishepujt e vet zbritën në Kapernaum,+ por nuk ndenjën shumë ditë atje.

13 Ndërkohë ishte afër Festa e Kalimit,*+ dhe Jezui u ngjit në Jerusalem. 14 Në tempull gjeti shitësit e gjedhëve, të deleve e të pëllumbave,+ si dhe këmbyesit e parave të ulur në stolat e tyre. 15 Prandaj ai bëri një kamxhik me litarë dhe i dëboi nga tempulli të gjithë shitësit bashkë me delet e gjedhët e tyre. Ua derdhi monedhat këmbyesve të parave dhe ua përmbysi tryezat.+ 16 Kurse atyre që shitnin pëllumba, u tha: «Hiqini që këtej këto gjëra! Mos e bëni më shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!»*+ 17 Dishepujve u erdhi ndër mend shkrimi: «Zelli për shtëpinë tënde do të më përpijë.»+

18 Por judenjtë e pyetën: «Ç’shenjë do të na tregosh+ se ke autoritet t’i bësh këto gjëra?» 19 Jezui iu përgjigj: «Shembeni këtë tempull dhe për tri ditë unë do ta ngre përsëri.»+ 20 Atëherë judenjtë i thanë: «U deshën 46 vjet që të ndërtohej ky tempull, e ti do ta ngresh për tri ditë?!» 21 Por me tempullin ai kishte ndër mend trupin e vet.+ 22 Në fakt, dishepujve u erdhën ndër mend këto fjalë kur ai u ngrit nga të vdekurit.+ Kështu ata u besuan Shkrimeve dhe fjalëve të Jezuit.

23 Mirëpo, gjatë kohës që ishte në Jerusalem për Festën e Kalimit, shumë njerëz treguan besim në emrin e tij kur panë shenjat që kryente. 24 Por Jezui nuk u zinte shumë besë atyre, sepse i njihte mirë të gjithë 25 dhe s’kishte nevojë t’i tregonin si mendonin njerëzit, sepse e dinte çfarë kishin në zemër.+

3 Një farise me emrin Nikodem,+ që ishte një nga krerët e judenjve, 2 vajti te Jezui natën+ dhe i tha: «Rabi,+ ne e dimë që ti ke ardhur nga Perëndia si mësues, sepse askush s’mund t’i kryejë shenjat*+ që kryen ti, po qe se Perëndia nuk është me të.»+ 3 Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them: në qoftë se dikush nuk lind përsëri,*+ nuk mund ta shohë Mbretërinë e Perëndisë.»+ 4 Nikodemi e pyeti: «Si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë dot për së dyti në barkun e nënës e të lindë?» 5 Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po të them: nëse dikush nuk lind nga uji+ dhe nga fryma e shenjtë,+ nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë. 6 Kush lind nga njerëzit, është njeri,* por kush lind nga fryma e shenjtë, i përket qiellit.* 7 Mos u çudit që të thashë se ju duhet të lindni përsëri. 8 Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zhurmën, por se nga vjen e ku po shkon, ti nuk e di. Po njësoj ndodh me këdo që lind nga fryma e shenjtë.»+

9 Nikodemi e pyeti: «Si mund të ndodhin këto gjëra?» 10 Jezui iu përgjigj: «Je mësues në Izrael dhe nuk e ditke?! 11 Me të vërtetë po të them: ne themi atë që dimë dhe japim dëshmi për atë që kemi parë, por ju nuk e pranoni dëshminë që japim ne. 12 Nëse nuk më besoni kur ju flas për gjërat në tokë, si vallë do të më besoni po t’ju flas për gjërat në qiell? 13 Veç kësaj, askush nuk është ngjitur në qiell+ dhe vetëm një ka zbritur nga qielli,+ Biri i njeriut. 14 Ashtu si Moisiu ngriti gjarprin në një shtizë në shkretëtirë,+ po kështu do ta ngrenë* edhe Birin e njeriut,+ 15 që kushdo që beson tek ai, të ketë jetë të përhershme.+

16 Sepse Perëndia e deshi botën aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur,*+ që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.+ 17 Në të vërtetë, Perëndia nuk e dërgoi Birin e tij në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtojë nëpërmjet tij.+ 18 Kushdo që tregon besim tek ai, nuk gjykohet.+ Kushdo që nuk tregon besim, është gjykuar tashmë, sepse nuk ka treguar besim në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.+ 19 Tani, baza për gjykim është kjo: drita erdhi në botë,+ por njerëzit deshën errësirën në vend të dritës, sepse veprat e tyre ishin të liga. 20 Vërtet, kushdo që vazhdon të bëjë gjëra të poshtra, e urren dritën dhe nuk i afrohet asaj, që veprat e tij të mos dalin sheshit. 21 Por, kushdo që bën gjëra të drejta, i afrohet dritës,+ që të duket qartë se veprat e tij janë bërë sipas vullnetit të Perëndisë.»

22 Pas kësaj, Jezui dhe dishepujt e tij shkuan në rrethinat e Judesë; atje kaloi ca kohë me ta, si edhe pagëzoi njerëz.+ 23 Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, pranë Salimit, sepse atje kishte shumë ujë+ dhe njerëzit vazhdonin të shkonin e të pagëzoheshin.+ 24 Në atë kohë Gjonin nuk e kishin futur akoma në burg.+

25 Ndërkohë, dishepujt e Gjonit patën një debat me një jude për pastrimin ceremonial. 26 Pas kësaj vajtën te Gjoni dhe i thanë: «Rabi, ai që ishte me ty matanë Jordanit dhe për të cilin dhe dëshmi,+ po pagëzon, dhe të gjithë po shkojnë tek ai.» 27 Gjoni u përgjigj: «Askush s’mund të marrë as edhe një gjë të vetme, po të mos i jetë dhënë nga qielli. 28 Ju vetë jeni dëshmitarë që unë thashë se nuk jam Krishti,+ por më kanë dërguar përpara tij.+ 29 Ai që ka nusen, është dhëndri.+ Megjithatë, edhe miku i dhëndrit gëzohet shumë kur ia dëgjon zërin, teksa rri pranë tij. Ja pse gëzimi im është i plotë tani. 30 Ai* do ta shtojë veprën e tij, kurse unë do ta pakësoj.»

31 Ai që vjen nga lart,+ është mbi gjithë të tjerët. Kurse ai që është nga toka, flet për gjërat në tokë, sepse i përket tokës. Po, ai që vjen nga qielli, është mbi gjithë të tjerët+ 32 dhe jep dëshmi për atë që ka parë e dëgjuar,+ por askush nuk e pranon dëshminë e tij.+ 33 Mirëpo, kush e pranon dëshminë e tij, i vë vulën* se Perëndia është i vërtetë,+ 34 sepse Biri që dërgoi Perëndia, shpall fjalët e Perëndisë,+ pasi Ai nuk e jep frymën e tij me kursim.* 35 Ati e do Birin+ dhe i ka dhënë gjithçka në dorë.+ 36 Ai që tregon besim te Biri, ka jetë të përhershme,+ kurse ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë,+ por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.+

4 Kur Zotëria Jezu dëgjoi se farisenjtë kishin marrë vesh që ai po pagëzonte+ e po bënte më shumë dishepuj se Gjoni​—2 faktikisht Jezui vetë nuk pagëzonte, por dishepujt e tij—​3 ai u largua nga Judea dhe u nis përsëri për në Galile. 4 Por i duhej të kalonte nëpër Samari. 5 Kështu arriti te një qytet i Samarisë, i quajtur Sihar, afër fushës që Jakobi i kishte dhënë të birit, Jozefit.+ 6 Atje në fakt ishte pusi i Jakobit.+ I sfilitur nga rruga, Jezui po rrinte ulur pranë pusit.* Ishte afërsisht ora e gjashtë.*

7 Një grua nga Samaria vajti të nxirrte ujë. Jezui i tha: «Më jep pak ujë.» 8 (Ndërkohë dishepujt kishin ikur në qytet për të blerë ushqime.) 9 Por gruaja samaritane i tha: «Si ka mundësi që ti, edhe pse jude, më kërkon ujë mua, që jam samaritane?» (Se judenjtë nuk bëhen me samaritanët.)+ 10 Jezui iu përgjigj: «Po ta dije ç’dhuratë* jep Perëndia+ dhe se kush po të thotë: ‘Më jep pak ujë’, do t’i kishe kërkuar ujë, e ai do të të jepte ujin e jetës.»*+ 11 Ajo i tha: «Imzot, ti nuk ke kovë për të nxjerrë ujë dhe pusi është i thellë. Nga cili burim, pra, e nxjerr këtë ujë jete?! 12 Mos je më i madh se Jakobi, paraardhësi ynë, i cili na dha pusin? Ai vetë, bijtë e tij, si edhe bagëtitë e veta pinë ujë nga ky pus.» 13 Jezui iu përgjigj: «Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë prapë etje. 14 Por, kushdo që pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë etje kurrën e kurrës,+ sepse uji që do t’i jap unë, do të bëhet brenda tij si një burim uji që gufon për t’i dhënë jetë të përhershme.»+ 15 Gruaja i tha: «Imzot, më jep nga ky ujë, që të mos kem më etje dhe të mos vij më këtu për të nxjerrë ujë.»

16 Ai i tha: «Shko, thirre burrin tënd dhe eja prapë këtu.» 17 Gruaja iu përgjigj: «Unë nuk kam burrë.» Jezui i tha: «Mirë e the se nuk ke burrë, 18 sepse ke pasur pesë burra dhe ai që ke tani, nuk është burri yt. Ke treguar të vërtetën.» 19 Gruaja i tha: «Imzot, e shoh që je profet.+ 20 Paraardhësit tanë adhuruan në këtë mal, kurse ju judenjtë thoni se duhet të adhurojmë vetëm në Jerusalem.»+ 21 Jezui i tha: «Më beso, o grua, po vjen ora kur nuk do ta adhuroni Atin as në këtë mal, as në Jerusalem. 22 Ju adhuroni atë që nuk e njihni,+ kurse ne adhurojmë atë që e njohim, sepse shpëtimi zë fill me judenjtë.*+ 23 Megjithatë, po vjen ora, madje tani ka ardhur, kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin me frymë dhe të vërtetë,* sepse Ati po kërkon adhurues të tillë.+ 24 Perëndia është Frymë,*+ dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë me frymë dhe të vërtetë.»*+ 25 Gruaja i tha: «Unë e di se po vjen Mesia, i cili quhet Krisht. Kurdo që të vijë, ai do të na i tregojë hapur të gjitha gjërat.» 26 Jezui i tha: «Unë që po të flas, jam ai.»+

27 Në atë moment erdhën dishepujt dhe u çuditën që ai po fliste me një grua. Natyrisht, askush nuk guxoi ta pyeste: «Zotëri, çfarë po kërkon?» ose «Pse po flet me këtë grua?» 28 Atëherë gruaja la shtambën, iku në qytet dhe u tha njerëzve: 29 «Ejani të shikoni! Është një njeri që më tregoi fije e për pe çdo gjë që kam bërë. Të jetë ky Krishti?!» 30 Ata dolën nga qyteti dhe u nisën të shkonin tek ai.

31 Ndërkohë dishepujt po i luteshin: «Rabi,+ ha diçka.» 32 Por ai u tha: «Unë kam për të ngrënë një ushqim që ju nuk e njihni.» 33 Prandaj dishepujt i thanë njëri-tjetrit: «Mos i ka sjellë dikush ndonjë gjë për të ngrënë?» 34 Jezui u tha: «Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi+ dhe ta çoj deri në fund veprën e tij.+ 35 A nuk thoni ju se duhen ende katër muaj para se të vijnë të korrat? Megjithatë unë po ju them: ngrini sytë dhe shihni arat. Ato janë gati* për korrje.+ 36 Korrësi tashmë po e merr pagën e vet dhe po mbledh fryte për jetë të përhershme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzojnë së bashku.+ 37 Kjo vërteton thënien: njëri mbjell dhe tjetri korr. 38 Unë ju dërgova të korrni atë për të cilën nuk jeni munduar. Të tjerë janë munduar dhe ju keni shijuar frytet e mundit të tyre.»

39 Shumë samaritanë të atij qyteti treguan besim tek ai për shkak të dëshmisë së gruas, që tha: «Ai më tregoi fije e për pe çdo gjë që kam bërë.»+ 40 Prandaj, kur shkuan tek ai, samaritanët i kërkuan të rrinte me ta, dhe ai qëndroi atje dy ditë. 41 Si pasojë, shumë të tjerë besuan falë gjërave që u mësoi. 42 Kështu i thanë gruas: «Tani nuk besojmë vetëm se na tregove ti, por ngaqë e dëgjuam me veshët tanë. Ne e dimë se ky njeri është vërtet shpëtimtari i botës.»+

43 Pas atyre dy ditëve Jezui u nis për në Galile, 44 edhe pse vetë tha se profetin nuk e nderojnë në vendin e vet.+ 45 Mirëpo, kur mbërriti në Galile, galileasit e mirëpritën, sepse i panë të gjitha gjërat që bëri në Jerusalem gjatë festës,+ se edhe ata kishin qenë në festë.+

46 Pastaj shkoi përsëri në Kanë të Galilesë, ku kishte kthyer ujin në verë.+ Atje ishte një nëpunës i mbretit që e kishte të birin sëmurë në Kapernaum. 47 Kur dëgjoi se Jezui kishte ardhur nga Judea në Galile, vajti te Jezui dhe i kërkoi të shkonte* me të e t’i shëronte të birin, sepse ishte në prag të vdekjes. 48 Mirëpo Jezui i tha: «Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju kurrsesi nuk do të besoni.»+ 49 Nëpunësi i mbretit i tha: «Zotëri, hajde shpejt para se të më vdesë djali.» 50 Jezui i tha: «Shko në shtëpi, yt bir jeton.»+ Ai i besoi fjalës së Jezuit dhe u nis. 51 Por, ndërsa ishte ende rrugës, i dolën para skllevërit e vet për t’i thënë se i biri ishte gjallë.* 52 Atëherë i pyeti në ç’orë ishte bërë më mirë djali. Ata iu përgjigjën: «Ethet e lanë dje, në orën e shtatë.»* 53 Atëherë i ati e kuptoi se kishte ndodhur pikërisht në orën kur Jezui i kishte thënë: «Yt bir jeton.»+ Prandaj ai bashkë me tërë ata të shtëpisë së tij besuan. 54 Kjo ishte shenja* e dytë+ që kreu Jezui kur doli nga Judea për në Galile.

5 Pas kësaj erdhi festa+ e judenjve, dhe Jezui u ngjit në Jerusalem. 2 Atje, pranë Portës së Deleve,+ është një rezervuar i quajtur në hebraisht Betzatë, i rrethuar me pesë kolonada. 3 Brenda tyre dergjeshin shumë të sëmurë, të verbër, të çalë dhe njerëz me gjymtyrë të thara.* 4 *——5 Atje ishte edhe një njeri që kishte 38 vjet i sëmurë. 6 Kur e pa tek dergjej atje dhe, meqë e dinte se ishte i sëmurë nga shumë kohë, Jezui e pyeti: «A dëshiron të shërohesh?»+ 7 I sëmuri iu përgjigj: «Imzot, unë nuk kam njeri që të më futë në rezervuar kur trazohet uji. Sapo vij unë, një tjetër zbret përpara meje.» 8 Jezui i tha: «Ngrihu, merr shtrojën* dhe ec.»+ 9 Kështu ai u shërua menjëherë, mori shtrojën dhe filloi të ecte.

Atë ditë ishte Sabat, 10 prandaj disa judenj filluan t’i thoshin njeriut që u shërua: «Është Sabat dhe nuk është e ligjshme të mbash shtrojën.»+ 11 Por ai iu përgjigj: «Ai që më shëroi, më tha: ‘Merr shtrojën dhe ec.’» 12 Ata e pyetën: «Kush të tha: ‘Merre dhe ec.’» 13 Mirëpo, njeriu që u shërua, nuk e dinte kush ishte ai, sepse Jezui ishte larguar pa u ndier mes turmës.

14 Më pas Jezui e gjeti në tempull dhe i tha: «Dëgjo, ti u shërove. Tani mos mëkato më, që të mos të ndodhë ndonjë gjë më e keqe.» 15 Burri iku dhe u tha judenjve se ai që e kishte shëruar, ishte Jezui. 16 Për këtë arsye, judenjtë e përndiqnin* Jezuin, sepse i bënte këto gjëra gjatë Sabatit. 17 Por ai u thoshte: «Ati im vazhdon të punojë deri më tani, prandaj dhe unë vazhdoj të punoj.»+ 18 Ja pse judenjtë po kërkonin akoma më shumë ta vritnin, sepse, sipas tyre, jo vetëm që po shkelte Sabatin, por edhe po e quante Perëndinë Atin e vet,+ duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë.+

19 Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them: Biri s’mund të bëjë as edhe një gjë me nismën* e vet, por vetëm atë që sheh se bën Ati,+ sepse gjithçka që bën Ai, bën edhe Biri, në të njëjtën mënyrë. 20 Në fakt, Ati e ka për zemër Birin+ dhe i tregon gjithçka që bën, dhe do t’i tregojë gjëra* edhe më të mëdha se këto, që ju të mrekulloheni.+ 21 Ashtu si Ati i ngre të vdekurit dhe u jep jetë,+ po kështu edhe Biri u jep jetë atyre që dëshiron;+ 22 sepse Ati nuk gjykon njeri, por gjithë gjykimin ia ka lënë në dorë Birit,+ 23 që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu si nderojnë Atin. Kushdo që nuk nderon Birin, nuk nderon as Atin që e dërgoi.+ 24 Me të vërtetë po ju them: kush i dëgjon fjalët e mia dhe i beson Atij që më dërgoi, ka jetë të përhershme+ dhe nuk gjykohet, por kalon nga vdekja në jetë.+

25 Me të vërtetë po ju them: po vjen ora, madje tani ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë dhe ata që ia kanë vënë veshin, do të jetojnë. 26 Ashtu si Ati ka jetë në vetvete,*+ po kështu i ka lejuar edhe Birit të ketë jetë në vetvete+ 27 dhe i ka dhënë autoritet për të gjykuar,+ sepse ai është Biri i njeriut.+ 28 Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre,* do ta dëgjojnë zërin e tij+ 29 dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira, në një ringjallje jete, ata që bënë* gjëra të poshtra, në një ringjallje gjykimi.+ 30 Unë s’mund të bëj as edhe një gjë të vetme me nismën time. Unë gjykoj siç dëgjoj dhe gjykimi im është i drejtë,+ sepse nuk kërkoj të bëj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.+

31 Nëse jap dëshmi vetëm unë për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.+ 32 Është një tjetër që jep dëshmi për mua, dhe unë e di se dëshmia që jep Ai për mua, është e vërtetë.+ 33 Ju dërguat njerëz te Gjoni, dhe ai ka dhënë dëshmi të vërtetë.+ 34 Megjithatë nuk kam nevojë për dëshminë e njerëzve, por i them këto gjëra që ju të mund të shpëtoni. 35 Ai njeri ishte si një llambë që digjej e ndriçonte, dhe juve ju pëlqeu që për pak kohë të gjenit gëzim falë dritës së tij.+ 36 Por unë kam një dëshmi më të madhe se ajo e Gjonit, sepse veprat që Ati im më caktoi të kryej, pikërisht veprat që po bëj, japin dëshmi se më dërgoi Ati.+ 37 Gjithashtu, vetë Ati që më dërgoi, dha dëshmi për mua.+ Ju nuk ia keni dëgjuar asnjëherë zërin, nuk ia keni parë fytyrën+ 38 dhe fjala e tij nuk qëndron në zemrat tuaja, ngaqë ju nuk besoni pikërisht atë që ai dërgoi.

39 Ju shqyrtoni Shkrimet,+ sepse mendoni se me anë të tyre do të keni jetë të përhershme, dhe pikërisht ato* japin dëshmi për mua.+ 40 E prapëseprapë, ju nuk doni të vini tek unë,+ që të keni jetë. 41 Ndryshe nga ju, unë nuk pranoj lavdi nga njerëzit 42 dhe e di mirë se ju nuk keni në zemër dashuri për Perëndinë. 43 Unë kam ardhur në emër të Atit tim, por ju nuk më pranoni. Sikur dikush tjetër të vinte në emër të vet, do ta pranonit. 44 Si mund të më besoni kur kërkoni lavdi nga njëri-tjetri dhe jo lavdinë që vjen nga i vetmi Perëndi?!+ 45 Mos mendoni se do t’ju padit tek Ati, sepse ka kush ju padit; është Moisiu,+ tek i cili keni varur shpresat. 46 Në fakt, po t’i besonit vërtet Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai shkroi për mua.+ 47 Por, nëse nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t’u besoni fjalëve të mia?!»

6 Më vonë Jezui u nis për në anën tjetër të detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.+ 2 Një turmë e madhe e ndiqte,+ sepse shikonte mrekullitë* që bënte ai kur shëronte të sëmurët.+ 3 Kështu Jezui u ngjit në një mal dhe u ul atje bashkë me dishepujt e vet. 4 Tani po afrohej Festa e Kalimit,*+ festa e judenjve. 5 Kur ngriti sytë dhe pa që një turmë e madhe po vinte drejt tij, Jezui pyeti Filipin: «Ku do të blejmë bukë që të hanë gjithë këta njerëz?»+ 6 Mirëpo këtë e tha për ta vënë në provë, sepse e dinte ç’do të bënte pas pak. 7 Filipi iu përgjigj: «Dyqind denarë* bukë nuk mjaftojnë as për t’i dhënë nga një kafshatë secilit.» 8 Njëri nga dishepujt, Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, i tha: 9 «Këtu është një djalë i vogël që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël. Por, ç’janë këto për kaq shumë njerëz?!»+

10 Jezui tha: «Thuajuni njerëzve të ulen.» Meqë vendi ishte plot bar, njerëzit u ulën përtokë. Mes tyre ishin rreth 5.000 burra.+ 11 Jezui i mori bukët dhe, pasi falënderoi Perëndinë, ua shpërndau njerëzve që ishin ulur atje; ai bëri po njësoj edhe me peshqit e vegjël, dhe njerëzit hëngrën aq sa u ngopën. 12 Kur mbaruan së ngrëni, ai u tha dishepujve: «Mblidhni copat që tepruan, që asgjë të mos shkojë dëm.» 13 Kështu, pasi kishin ngrënë të gjithë, dishepujt i mblodhën copat e pesë bukëve të elbit që u tepruan dhe mbushën 12 shporta.

14 Kur panë mrekullinë që kreu ai, njerëzit filluan të thoshin: «Ky është pa dyshim Profeti që duhej të vinte në botë.»+ 15 Pastaj, duke e ditur se pas pak do të vinin ta kapnin për ta bërë mbret, Jezui u largua+ përsëri vetëm në mal.+

16 Kur ra mbrëmja, dishepujt zbritën në breg të detit+ 17 dhe, pasi hipën në një varkë, u nisën për në Kapernaum. Tashmë ishte errësuar dhe Jezui akoma nuk kishte vajtur tek ata.+ 18 Ndërkohë deti filloi të trazohej, ngaqë po frynte një erë e fortë.+ 19 Pasi kishin vozitur rreth pesë a gjashtë kilometra,* panë Jezuin që po ecte mbi det duke iu afruar varkës dhe u frikësuan. 20 Por ai u tha: «Jam unë, mos kini frikë!»+ 21 Atëherë e morën në varkë gjithë gëzim, dhe pak më pas varka arriti në vendin ku po shkonin.+

22 Të nesërmen, turma që kishte qëndruar në anën tjetër të detit pa se në breg nuk kishte asnjë varkë. Atje kishte qenë një varkë e vogël, por Jezui nuk kishte hipur në të me dishepujt e tij, sepse ata kishin ikur vetëm. 23 Ndërkaq, disa varka nga Tiberiada erdhën afër vendit ku turma kishte ngrënë bukë pasi Zotëria kishte falënderuar Perëndinë. 24 Kështu, ngaqë panë se as Jezui, as dishepujt e tij nuk ishin atje, njerëzit hipën në varka dhe shkuan në Kapernaum për të kërkuar Jezuin.

25 Kur e gjetën në anën tjetër të detit, e pyetën: «Rabi,+ kur arrite këtu?» 26 Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po ju them: nuk po më kërkoni ngaqë patë shenja, por ngaqë hëngrët bukët dhe u ngopët.+ 27 Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që nuk prishet dhe të çon në jetë të përhershme.+ Këtë do t’jua japë Biri i njeriut, mbi të cilin Ati, po, vetë Perëndia, ka vënë vulën e tij të miratimit.»+

28 Prandaj ata e pyetën: «Çfarë duhet të bëjmë që të kemi miratimin e Perëndisë?» 29 Jezui iu përgjigj: «Perëndia miraton këtë: të tregoni besim tek i dërguari i tij.»+ 30 Ata e pyetën prapë: «Çfarë shenje do të bësh,+ që ne ta shohim e të të besojmë? Ç’vepër do të bësh pra? 31 Paraardhësit tanë hëngrën manën në shkretëtirë,+ tamam siç është shkruar: ‘Ai u dha bukë nga qielli që të hanin.’»+ 32 Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them: Moisiu nuk ju dha bukën e vërtetë nga qielli, por tani Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli, 33 sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës.» 34 Kështu ata i thanë: «Zotëri, na e jep gjithmonë këtë bukë.»

35 Jezui ua ktheu: «Unë jam buka e jetës. Kushdo që vjen tek unë, nuk do të ketë më uri dhe kushdo që tregon besim tek unë, nuk do të ketë më etje kurrë.+ 36 Por siç ju kam thënë, ju më keni parë, e prapëseprapë nuk besoni.+ 37 Të gjithë ata që më jep Ati, do të vijnë tek unë, dhe këdo që vjen tek unë, nuk do ta përzë kurrë,+ 38 sepse nuk zbrita nga qielli+ për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më dërgoi.+ 39 Vullneti i atij që më dërgoi, është ky: të mos humbas asnjërin nga gjithë ata që më dha, por t’i ringjall+ në ditën e fundit. 40 Po, ky është vullneti i Atit tim: kushdo që e pranon Birin dhe tregon besim tek ai, të ketë jetë të përhershme,+ dhe unë do ta ringjall+ në ditën e fundit.»

41 Atëherë judenjtë filluan të murmuritnin kundër tij, ngaqë tha: «Unë jam buka që zbriti nga qielli.»+ 42 Dhe filluan të thoshin: «A nuk është ky Jezui, biri i Jozefit?! A nuk ia njohim të atin dhe të ëmën?!+ Si thënka tani: ‘Zbrita nga qielli.’» 43 Por Jezui u tha: «Mos murmuritni më mes jush. 44 Askush s’mund të vijë tek unë po të mos e tërheqë Ati që më dërgoi,+ dhe unë do ta ringjall në ditën e fundit.+ 45 Te Profetët është shkruar: ‘Të gjithë do të mësohen nga Jehovai.’*+ Kushdo që e ka dëgjuar Atin dhe ka mësuar nga ai, vjen tek unë. 46 Jo se ndokush e ka parë Atin,+ përveç atij që vjen nga Perëndia; ky e ka parë Atin.+ 47 Me të vërtetë po ju them: ai që beson, ka jetë të përhershme.+

48 Unë jam buka e jetës.+ 49 Paraardhësit tuaj hëngrën manën në shkretëtirë, e prapëseprapë vdiqën.+ 50 Por, kushdo që ha bukën që zbret nga qielli, nuk do të vdesë. 51 Unë jam buka e jetës* që zbriti nga qielli. Nëse dikush ha nga kjo bukë, do të jetojë përgjithmonë, sepse buka që do të jap, faktikisht është mishi i trupit tim, që bota të jetojë.»+

52 Atëherë judenjtë filluan të debatonin me njëri-tjetrin: «Si mund të na japë ky njeri të hamë mishin e tij?!» 53 Prandaj Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them: po të mos hani mishin e Birit të njeriut e po të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetë në vetvete.*+ 54 Kushdo që ushqehet me mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përhershme, dhe unë do ta ringjall+ në ditën e fundit, 55 sepse mishi im është ushqim i vërtetë dhe gjaku im është pije e vërtetë. 56 Kushdo që ushqehet me mishin tim dhe pi gjakun tim, qëndron në unitet me mua dhe unë në unitet me të.+ 57 Ashtu si unë jetoj falë Atit që jeton përgjithmonë dhe që më dërgoi, po kështu do të jetojë falë meje kushdo që ushqehet me mishin tim.+ 58 Kjo është buka që zbriti nga qielli. Nuk është si buka që hëngrën paraardhësit tuaj, e prapëseprapë vdiqën. Kushdo që ushqehet me këtë bukë, do të jetojë përgjithmonë.»+ 59 Ai i tha këto gjëra teksa po mësonte në një sinagogë* në Kapernaum.

60 Me të dëgjuar këtë, shumë nga dishepujt thanë: «Ky i folur është skandaloz! Kush mund ta dëgjojë?» 61 Por Jezui, duke e nuhatur që dishepujt po murmuritnin kundër tij, i pyeti: «A ju skandalizon* kjo? 62 Atëherë, çfarë do të ndodhte sikur ta shihnit Birin e njeriut të ngjitej atje ku ishte më parë?+ 63 Është fryma* që jep jetë,+ mishi* s’vlen për asgjë. Fjalët që ju thashë, burojnë nga fryma dhe japin jetë.+ 64 Por disa nga ju nuk besojnë.» Jezui e tha këtë sepse e dinte që nga fillimi cilët nuk kishin besim dhe kush do ta tradhtonte.+ 65 Pastaj vazhdoi: «Prandaj ju thashë: askush s’mund të vijë tek unë, po të mos e lejojë Ati.»+

66 Për këtë arsye, shumë dishepuj iu kthyen gjërave që kishin lënë pas+ dhe nuk e ndoqën më. 67 Prandaj Jezui i pyeti të Dymbëdhjetët: «Mos doni të ikni edhe ju?» 68 Simon Pjetri iu përgjigj: «Zotëri, te kush të shkojmë?+ Ti ke fjalë që të çojnë në jetën e përhershme+ 69 dhe ne besojmë dhe e dimë se ti je i Shenjti i Perëndisë.»+ 70 Jezui ia ktheu: «A nuk ju zgjodha unë, ju të Dymbëdhjetë?+ Megjithatë, njëri nga ju është shpifës.»*+ 71 Në fakt po fliste për Judën, të birin e Simon Iskariotit, sepse ai do ta tradhtonte, ndonëse ishte një nga të Dymbëdhjetët.+

7 Pas kësaj, Jezui vazhdoi udhëtimin nëpër Galile, sepse nuk donte të shkonte në Jude ngaqë judenjtë po kërkonin ta vritnin.+ 2 Ndërkohë ishte afruar Festa judeje e Tabernakujve.*+ 3 Prandaj vëllezërit e tij+ i thanë: «Ik që këtej e shko në Jude, që edhe atje dishepujt e tu të shohin veprat që bën, 4 pasi askush nuk bën gjë në fshehtësi kur kërkon të njihet botërisht. Nëse i bën këto gjëra, bëji në sytë e gjithë botës.» 5 Por faktikisht, vëllezërit e tij nuk tregonin besim tek ai.+ 6 Prandaj Jezui u tha: «Koha ime nuk ka ardhur ende,+ kurse për ju çdo moment është i përshtatshëm. 7 Bota nuk ka arsye t’ju urrejë ju, por më urren mua, sepse dëshmoj hapur që veprat e saj janë të liga.+ 8 Shkoni ju në festë; unë nuk po shkoj tani, sepse koha ime nuk ka ardhur ende.»+ 9 Kështu u tha këto fjalë dhe qëndroi në Galile.

10 Pasi vëllezërit e tij shkuan në festë, shkoi edhe ai, jo haptas, por fshehtas. 11 Prandaj judenjtë filluan ta kërkonin në festë e të pyetnin: «Ku është ai njeri?» 12 Dhe shumë flitnin nën zë për të. Disa thoshin: «Është njeri i mirë.» Të tjerë thoshin: «Jo, ai mashtron njerëzit.»+ 13 Sigurisht, asnjeri nuk guxonte të fliste hapur për të nga frika e judenjve.+

14 Kur kishte kaluar gjysma e festës, Jezui shkoi në tempull dhe nisi të mësonte, 15 dhe judenjtë të habitur thoshin: «Si ka mundësi që ky njeri ka kaq shumë njohuri për Shkrimet*+ kur nuk ka studiuar në shkolla?!»*+ 16 Jezui u tha: «Ajo që mësoj, nuk është imja, por i përket atij që më dërgoi.+ 17 Nëse dikush dëshiron të bëjë vullnetin e Tij, do ta kuptojë nëse mësimi vjen nga Perëndia+ apo nëse flas nga vetja. 18 Ai që flet nga vetja, kërkon lavdinë e vet, por kush kërkon lavdinë e atij që e dërgoi,+ është i besueshëm dhe jo mashtrues. 19 A nuk jua dha Moisiu Ligjin?+ Por as edhe një nga ju nuk i bindet Ligjit. Pse kërkoni të më vritni, atëherë?»+ 20 Turma ia ktheu: «Ti ke një demon. E kush po kërkon të të vrasë?!» 21 Jezui u përgjigj: «Një mrekulli bëra në Sabat, e ju të gjithë habiteni. 22 Por mendoni: Moisiu ju dha ligjin për rrethprerjen+—jo se ai ligj erdhi nga Moisiu, por nga patriarkët+—dhe ju e rrethpritni dikë në Sabat. 23 Përderisa dikush rrethpritet edhe në Sabat që të mos shkelet Ligji i Moisiut, si mund të tërboheni me mua ngaqë shërova një njeri në Sabat?+ 24 Mos gjykoni më nga ajo që duket,* por gjykoni me drejtësi.»+

25 Atëherë disa banorë të Jerusalemit nisën të thoshin: «A nuk është ky ai që po kërkojnë të vrasin?+ 26 E prapëseprapë, ai flet në sytë e të gjithëve dhe ata nuk i thonë gjë. Mos janë të sigurt krerët se ky është Krishti? 27 Përkundrazi, ne e dimë fare mirë nga është ky njeri.+ Por, kur të vijë Krishti, askush s’ka për ta ditur nga është.» 28 Prandaj, ndërsa po mësonte në tempull, Jezui tha me zë të lartë: «Ju më njihni dhe e dini nga jam. Unë nuk erdha me nismën* time,+ por ai që më dërgoi, është real dhe ju nuk e njihni.+ 29 Unë e njoh atë,+ sepse jam përfaqësues i tij dhe pikërisht Ai më dërgoi.» 30 Prandaj ata kërkonin ta kapnin,+ por askush nuk e preku me dorë, sepse ora e tij nuk kishte ardhur ende.+ 31 Megjithatë, shumë veta nga turma treguan besim tek ai+ dhe thoshin: «Kur të vijë Krishti, mos do të kryejë më shumë mrekulli* nga sa ka bërë ky njeri?!»

32 Farisenjtë e dëgjuan turmën tek fliste kështu nën zë për të, dhe krerët e priftërinjve me farisenjtë dërguan disa roja për ta arrestuar.* 33 Atëherë Jezui tha: «Edhe për pak kohë jam me ju, para se të shkoj tek Ai që më dërgoi.+ 34 Ju do të më kërkoni, por nuk do të më gjeni, e atje ku jam unë, ju nuk vini dot.»+ 35 Prandaj judenjtë i thanë njëri-tjetrit: «Ku ka ndër mend të shkojë ky njeri që ne nuk do ta gjejmë? Mos ka ndër mend të shkojë te judenjtë që jetojnë mes grekëve e të mësojë grekët? 36 Ç’do të thotë me fjalët, ‘ju do të më kërkoni, por nuk do të më gjeni, e atje ku jam unë, ju nuk vini dot’?»

37 Ditën e fundit, ditën e madhe të festës,+ Jezui u çua dhe tha me zë të lartë: «Kush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë!+ 38 Siç thotë shkrimi: ‘Lumenj me ujin e jetës* do të rrjedhin nga thellësia e zemrës’ së atij që tregon besim tek unë.»+ 39 Mirëpo Jezui po fliste për frymën e shenjtë, të cilën do të merrnin pas pak ata që tregonin besim tek ai. Faktikisht ata ende nuk e kishin marrë frymën,+ meqë Jezui ende nuk kishte marrë lavdi.+ 40 Disa nga turma që i dëgjuan këto fjalë, nisën të thoshin: «Ky është pa dyshim Profeti.»+ 41 Të tjerë thoshin: «Ky është Krishti.»+ Por disa thoshin: «Vallë nga Galilea do të vijë Krishti?+ 42 A nuk thonë shkrimet se Krishti do të vijë nga pasardhësit* e Davidit+ dhe nga Betlehemi,+ fshati i Davidit?»+ 43 Kështu turma u përça për shkak të tij, 44 dhe disa nga ata donin ta arrestonin,* por askush nuk e preku me dorë.

45 Atëherë rojat u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë. Këta i pyetën: «Pse nuk e sollët?» 46 Rojat u përgjigjën: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.»+ 47 Farisenjtë ua kthyen: «Mos u mashtruat edhe ju? 48 As edhe një nga krerët a nga farisenjtë nuk ka treguar besim tek ai, apo jo?+ 49 Por kjo turmë që nuk e njeh Ligjin, janë njerëz të mallkuar.» 50 Njëri prej tyre, Nikodemi, që kishte vajtur më parë te Jezui, u tha: 51 «Ligji ynë nuk e gjykon një njeri, po të mos e dëgjojë më parë atë vetë e po të mos marrë vesh çfarë ka bërë, apo jo?»+ 52 Ata ia kthyen: «Mos je edhe ti nga Galilea? Shqyrto Shkrimet dhe shiko se nga Galilea nuk ka për të dalë asnjë profet.»*

8 12 Atëherë Jezui nisi t’u fliste përsëri: «Unë jam drita e botës.+ Ai që më ndjek mua, nuk do të ecë kurrsesi në errësirë, por do të ketë dritën+ e jetës.» 13 Mirëpo farisenjtë i thanë: «Ti jep dëshmi për veten, prandaj dëshmia jote nuk është e vërtetë.» 14 Jezui ua ktheu: «Edhe nëse jap dëshmi për veten, dëshmia ime është e vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur dhe ku po shkoj.+ Kurse ju nuk e dini as nga kam ardhur dhe as ku po shkoj. 15 Ju gjykoni sipas standardeve të njerëzve,*+ kurse unë nuk gjykoj askënd. 16 Por edhe nëse gjykoj, gjykimi im është sipas së vërtetës, sepse nuk jam vetëm, por Ati që më dërgoi, është me mua.+ 17 Gjithashtu, në vetë Ligjin tuaj është shkruar: ‘Dëshmia e dy vetave është e vërtetë.’+ 18 Unë jap dëshmi për veten time, e po ashtu edhe Ati që më dërgoi, jep dëshmi për mua.»+ 19 Atëherë ata e pyetën: «Ku është Ati yt?» Jezui u përgjigj: «Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim.+ Po të më njihnit mua, do ta njihnit edhe Atin tim.»+ 20 Kur tha këto fjalë, Jezui ishte tek arkat e thesarit+ dhe po mësonte në tempull. Por askush nuk e preku me dorë, sepse ora e tij nuk kishte ardhur ende.+

21 Kështu ai u tha përsëri: «Unë po iki dhe ju do të më kërkoni, por prapëseprapë do të vdisni në mëkatet tuaja.+ Atje ku po shkoj unë, ju nuk vini dot.»+ 22 Atëherë judenjtë filluan të thoshin: «Mos do të vrasë veten, ngaqë thotë: ‘Atje ku po shkoj unë, ju nuk vini dot.’» 23 Ai vazhdoi: «Ju jeni nga toka, kurse unë jam nga qielli.+ Ju jeni nga kjo botë, kurse unë nuk jam nga kjo botë. 24 Ja pse ju thashë se do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam ai që duhej të vinte, do të vdisni në mëkatet tuaja.» 25 Atëherë ata e pyetën: «Kush je ti?» Jezui ua ktheu: «Më kot flas me ju! 26 Kam shumë gjëra për të thënë për ju dhe shumë gjëra për të gjykuar. Por faktikisht po i them botës pikërisht gjërat që dëgjova nga Ai që më dërgoi, dhe Ai është i vërtetë.»+ 27 Mirëpo nuk e kuptuan se ai po u fliste për Atin. 28 Prandaj Jezui tha: «Kur ta keni ngritur* Birin e njeriut,+ do ta merrni vesh se unë jam ai+ që duhej të vinte dhe se nuk bëj asgjë me nismën* time,+ por i them këto gjëra ashtu si më mësoi Ati. 29 Ai që më dërgoi, është me mua dhe nuk më ka braktisur, sepse bëj gjithmonë gjërat që i pëlqejnë atij.»+ 30 Ndërsa thoshte këto fjalë, shumë veta treguan besim tek ai.

31 Atëherë Jezui vazhdoi t’u thoshte judenjve që besuan tek ai: «Nëse i zbatoni gjithmonë fjalët e mia, jeni vërtet dishepujt e mi. 32 Do ta njihni të vërtetën,+ dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.»+ 33 Të tjerë ia kthyen: «Ne jemi pasardhës të Abrahamit e nuk kemi qenë kurrë skllevër të askujt. Si na thënke: ‘Do të bëheni të lirë.’» 34 Jezui iu përgjigj: «Me të vërtetë po ju them: çdo njeri që nuk heq dorë nga mëkati, është skllav i mëkatit.+ 35 Veç kësaj, skllavi nuk qëndron gjithmonë në shtëpinë e zotërisë së tij, kurse biri qëndron përgjithmonë. 36 Prandaj do të jeni vërtet të lirë, nëse Biri ju bën të lirë. 37 E di që jeni pasardhës të Abrahamit. Por ju po kërkoni të më vritni, sepse fjalët e mia nuk zënë vend mes jush.* 38 Unë them ato që kam parë kur isha pranë Atit tim,+ kurse ju bëni gjërat që keni dëgjuar nga ati juaj.» 39 Ata ia kthyen: «Ati ynë është Abrahami.» Jezui u tha: «Po të ishit fëmijë të Abrahamit,+ do të bënit veprat e Abrahamit. 40 Por tani ju kërkoni të më vritni mua, një njeri që ju ka thënë të vërtetën që dëgjoi nga Perëndia.+ Abrahami nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë. 41 Ju bëni veprat e atit tuaj.» Ata i thanë: «Ne kemi një Atë të vetëm, Perëndinë, dhe nuk jemi fëmijë të jashtëligjshëm.»*

42 Jezui u tha: «Po të ishte Perëndia Ati juaj, do të më donit,+ sepse nga Perëndia erdha dhe jam këtu. Nuk erdha me nismën time, por Ai më dërgoi.+ 43 Pse nuk e kuptoni çfarë po them? Ngaqë nuk i dëgjoni* dot fjalët e mia. 44 Ju jeni nga ati juaj, Djalli, dhe doni të bëni atë që dëshiron ati juaj.+ Ai ishte vrasës që kur filloi udhën e tij*+ dhe nuk qëndroi besnik ndaj së vërtetës, sepse e vërteta nuk është në të. Kur gënjen, ai flet sipas natyrës së vet, ngaqë është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës.+ 45 Kurse mua që them të vërtetën, nuk më besoni. 46 Cili nga ju mund të provojë se unë kam mëkatuar? Nëse them të vërtetën, pse nuk më besoni atëherë? 47 Ai që është nga Perëndia, i dëgjon fjalët e Perëndisë.+ Ja pse nuk dëgjoni, sepse nuk jeni nga Perëndia.»+

48 Judenjtë i thanë: «A nuk kemi të drejtë kur themi se ‘ti je samaritan+ dhe ke një demon’?»+ 49 Jezui u përgjigj: «Unë nuk kam demon; unë nderoj Atin tim, por ju më çnderoni. 50 Gjithsesi, unë nuk po kërkoj lavdi për veten time.+ Është Perëndia që kërkon të më japë lavdi, dhe Ai është gjykatësi. 51 Me të vërtetë po ju them: nëse dikush i zbaton fjalët e mia, s’do ta shohë vdekjen kurrën e kurrës.»+ 52 Judenjtë ia kthyen: «Tani e dimë vërtet që ke një demon. Abrahami vdiq, e po ashtu edhe profetët. Kurse ti thua: ‘Nëse dikush i zbaton fjalët e mia, nuk do ta provojë vdekjen kurrën e kurrës.’ 53 Mos na qenke më i madh se ati ynë, Abrahami, që ka vdekur?! Edhe profetët kanë vdekur. Kush kujton se je?» 54 Jezui u përgjigj: «Nëse i jap lavdi vetes, lavdia ime nuk vlen për asgjë. Është Ati im që më jep lavdi,+ ai për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj. 55 Megjithatë, ju nuk e keni njohur atë,+ kurse unë e njoh.+ Po të thosha se nuk e njoh, do të isha si ju, gënjeshtar. Por unë e njoh vërtet atë dhe po e zbatoj fjalën e tij. 56 Abrahami, ati juaj, mezi e priste ditën kur do të vija unë; ai e pa këtë ditë dhe u gëzua shumë.»+ 57 Atëherë judenjtë i thanë: «Nuk je as 50 vjeç, e na paske parë Abrahamin?!» 58 Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them: para se Abrahami të vinte në jetë, unë kam qenë.»+ 59 Prandaj ata morën gurë që ta goditnin, por Jezui u fsheh dhe doli nga tempulli.

9 Kur po ecte rrugës, Jezui pa një njeri të verbër që nga lindja 2 dhe dishepujt e pyetën: «Rabi,+ kush mëkatoi, ai apo prindërit e tij, që lindi i verbër?» 3 Jezui u përgjigj: «Nuk mëkatoi as ky, as prindërit e tij, por falë këtij rasti mund të duken qartë veprat e Perëndisë.+ 4 Duhen bërë veprat e Atij që më dërgoi sa është ditë,+ sepse po vjen nata kur askush nuk mund të punojë. 5 Për sa kohë jam në botë, unë jam drita e botës.»+ 6 Pasi tha këto fjalë, pështyu përtokë, bëri pastë prej balte me pështymën, ia leu sytë atij njeriu+ 7 dhe i tha: «Shko lahu në rezervuarin e Siloamit», (që përkthehet ‘i dërguar’). E kështu ai iku, u la dhe, kur u kthye, shikonte.+

8 Pastaj fqinjët dhe ata që e kishin parë ditë për ditë të lypte, nisën të thoshin: «A nuk është ky ai që rrinte e lypte?» 9 Disa thoshin: «Po, ai është.» Të tjerë thoshin: «Jo, thjesht i ngjan.» Ai ngulte këmbë: «Unë jam.» 10 Prandaj e pyetën: «Po si t’u hapën sytë atëherë?» 11 Ai u përgjigj: «Njeriu që quhet Jezu, bëri një pastë me baltë, m’i leu sytë me të dhe më tha: ‘Shko në Siloam dhe lahu.’+ Kështu shkova, u lava dhe më erdhën sytë.» 12 Dhe ata e pyetën: «Ku është ai njeri?» Ai u përgjigj: «Nuk e di.»

13 Ata e çuan te farisenjtë njeriun që kishte qenë i verbër. 14 Meqë ra fjala, ditën që Jezui bëri pastën me baltë dhe i hapi sytë të verbrit,+ ishte Sabat.+ 15 Për këtë arsye edhe farisenjtë e pyetën si i erdhën sytë. Ai u tha: «Më vuri mbi sy një pastë prej balte, u lava dhe shoh.» 16 Disa farisenj filluan të thoshin: «Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e mban Sabatin.»+ Të tjerë thoshin: «E si mund të kryejë shenja* si këto një mëkatar?!»+ Kështu ata u përçanë.+ 17 Ata e pyetën përsëri të verbrin: «Po ti, çfarë thua për të, sepse ty t’i hapi sytë?» Ai u përgjigj: «Ai është profet.»

18 Megjithatë judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se i kishin ardhur sytë derisa thirrën prindërit e tij. 19 Ata i pyetën: «A është ky djali juaj, për të cilin thoni se ka lindur i verbër? Si vallë sheh tani?» 20 Prindërit u përgjigjën: «E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër. 21 Por se si shikon tani, nuk e dimë, dhe as kush ia hapi sytë, nuk e dimë. Pyeteni vetë. Ai është i rritur. Duhet të përgjigjet vetë.» 22 Thanë kështu sepse kishin frikë nga judenjtë,+ të cilët kishin rënë dakord tashmë që të përjashtonin nga sinagoga këdo që pranonte se ai ishte Krishti.+ 23 Ja pse prindërit e tij thanë: «Ai është i rritur. Pyeteni vetë.»

24 Prandaj e thirrën për herë të dytë njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: «Jepi lavdi Perëndisë. Ne e dimë se ai njeri është mëkatar.» 25 Ai iu përgjigj: «Në është mëkatar, nuk e di, por një gjë e di: isha i verbër dhe tani shikoj.» 26 Atëherë ata e pyetën: «Ç’të bëri? Si t’i hapi sytë?» 27 Ai iu përgjigj: «Jua thashë një herë, e megjithatë ju nuk dëgjuat. Pse doni ta dëgjoni përsëri? Mos doni të bëheni edhe ju dishepuj të tij?» 28 Kështu ata i thanë gjithë përbuzje: «Ti je dishepull i tij, kurse ne jemi dishepuj të Moisiut. 29 Ne e dimë që Perëndia i ka folur Moisiut, kurse për këtë njeri, nuk e dimë nga është.» 30 Ai u tha: «Çudi! Si nuk e dini nga është kur pikërisht ai m’i hapi sytë?! 31 Ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët,+ por, nëse dikush e nderon thellësisht Perëndinë* dhe bën vullnetin e tij, ai e dëgjon.+ 32 Që nga lashtësia nuk është dëgjuar kurrë që ndokush të ketë hapur sytë e një njeriu që ka lindur i verbër. 33 Po të mos ishte nga Perëndia, ky njeri nuk do të bënte dot asgjë.»+ 34 Ata ia kthyen: «Ti ke lindur gjithë mëkate, e po na mësoke ne?!» Dhe e flakën jashtë.*+

35 Jezui e mori vesh se e kishin flakur jashtë dhe, me ta gjetur, e pyeti: «A ke besim te Biri i njeriut?» 36 Ai iu përgjigj: «E kush është, imzot, që unë të besoj tek ai?» 37 Jezui i tha: «Ti e ke parë dhe është pikërisht ai që po të flet.» 38 Ai i tha: «Unë besoj vërtet tek ai, Zotëri.» Dhe i bëri nderime.* 39 Pastaj Jezui i tha: «Unë erdha në botë që bota të gjykohet, e kështu ata që nuk shohin, të shohin,+ dhe ata që shohin, të verbohen.»+ 40 Farisenjtë që ishin të pranishëm, i dëgjuan këto fjalë dhe e pyetën: «Mos jemi edhe ne të verbër?» 41 Jezui u tha: «Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat. Por meqë thoni: ‘Ne shohim’, mëkatet tuaja mbeten te ju.»+

10 «Me të vërtetë po ju them: ai që nuk hyn në vathën e deleve nga dera, por hyn në ndonjë mënyrë tjetër, është hajdut dhe plaçkitës.+ 2 Kurse ai që hyn nga dera, është bariu i deleve,+ 3 dhe këtij ia hap derën portieri.+ Delet e dëgjojnë zërin e tij,+ ai i thërret me emër delet e veta dhe i nxjerr nga vatha. 4 Kur i ka nxjerrë gjithë delet e veta, ai u prin dhe ato e ndjekin, sepse ia njohin zërin. 5 Një të panjohur nuk do ta ndiqnin kurrsesi, por do të largoheshin menjëherë prej tij, sepse nuk e njohin zërin e të panjohurve.» 6 Jezui u tregoi atyre këtë krahasim,* por judenjtë nuk e kuptuan ç’po u thoshte.

7 Prandaj Jezui tha përsëri: «Me të vërtetë po ju them: unë jam dera për delet.+ 8 Të gjithë ata që kanë ardhur si bariu i vërtetë në vendin tim, janë hajdutë dhe plaçkitës, por delet nuk i kanë dëgjuar. 9 Unë jam dera, dhe kushdo që hyn në vathë nëpërmjet meje, do të shpëtojë, do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.+ 10 Hajduti vjen vetëm që të vjedhë, që të presë e që të shkatërrojë.+ Unë erdha që ato të kenë jetë, e ta kenë pafundësisht. 11 Unë jam bariu i shkëlqyer,+ dhe bariu i shkëlqyer jep jetën* për delet.+ 12 Kush punësohet që të kujdeset për kopenë, nuk është bari dhe delet nuk i ka të vetat. Prandaj kur e sheh ujkun që vjen, i braktis delet e ia mbath—ujku i rrëmben e i shpërndan andej-këtej—​13 sepse ai është thjesht i punësuar dhe nuk merakoset për delet. 14 Unë jam bariu i shkëlqyer. Unë i njoh delet e mia, dhe delet e mia më njohin,+ 15 ashtu si Ati më njeh mua dhe unë e njoh Atin.+ Unë jap jetën* për delet.+

16 Kam edhe dele të tjera, që nuk janë të kësaj vathe.+ Edhe atyre do t’u prij,* dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, e do të bëhen një kope e vetme me një bari të vetëm.+ 17 Ja pse Ati më do,+ sepse jap jetën time,*+ që të mund ta marr përsëri. 18 Askush nuk ma merr jetën, por e jap me nismën time. Unë kam autoritet ta jap dhe ta marr përsëri atë.+ Këtë urdhërim e kam marrë nga Ati im.»

19 Judenjtë u përçanë+ përsëri për shkak të këtyre fjalëve. 20 Shumë thoshin: «Ai ka një demon dhe ka luajtur mendsh. Ç’e dëgjoni?!» 21 Të tjerët thoshin: «Këto nuk janë fjalët e një të demonizuari. A mundet një demon t’u hapë sytë të verbërve?»

22 Në atë kohë, në Jerusalem u bë Festa e Kushtimit. Ishte dimër 23 dhe Jezui po ecte në tempull, në kolonadën e Solomonit.+ 24 Atëherë judenjtë e rrethuan dhe filluan ta pyetnin: «Deri kur do të na mbash* në ajër? Nëse ti je Krishti, na e thuaj troç.» 25 Jezui iu përgjigj: «Jua thashë, e prapëseprapë ju nuk besoni. Veprat që po bëj në emër të Atit tim, japin dëshmi për mua.+ 26 Por ju nuk besoni sepse nuk jeni delet e mia.+ 27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin.+ 28 Unë u jap jetë të përhershme,+ dhe ato nuk do të shkatërrohen kurrën e kurrës, e askush nuk do të m’i rrëmbejë nga dora.+ 29 Delet që Ati më ka dhënë, janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër, dhe askush s’mund t’ia rrëmbejë Atit nga dora.+ 30 Unë dhe Ati jemi një.»*+

31 Judenjtë morën përsëri gurë që ta vritnin. 32 Jezui u tha: «Ju tregova shumë vepra të shkëlqyera nga Ati. Për cilën prej tyre po më vritni me gurë?» 33 Judenjtë iu përgjigjën: «Nuk po të vrasim për ndonjë vepër të shkëlqyer, por për blasfemi*+ sepse ti e bën veten perëndi ndonëse je njeri.» 34 Jezui u tha: «A nuk është shkruar në Ligjin tuaj: “Unë thashë: ‘Ju jeni perëndi.’”*+ 35 Nëse Perëndia i quajti ‘perëndi’+ ata kundër të cilëve u drejtua fjala e tij—dhe ai shkrim nuk anulohet dot—​36 mua që Ati më shenjtëroi dhe më dërgoi në botë, më thoni: ‘Ti blasfemon’, ngaqë thashë se jam Biri i Perëndisë?!+ 37 Nëse nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni. 38 Por nëse i bëj, edhe pse nuk më besoni mua, besojuni veprave,+ që të kuptoni dhe të besoni gjithnjë se Ati është në unitet me mua, dhe unë jam në unitet me Atin.»+ 39 Prandaj u përpoqën sërish ta kapnin, por ai u iku nga duart.

40 Kështu shkoi përsëri matanë Jordanit, në vendin ku pagëzonte Gjoni në fillim,+ dhe qëndroi atje. 41 Shumë njerëz vajtën tek ai dhe nisën të thoshin: «Gjoni vërtet nuk kreu asnjë shenjë,* por gjithë sa tha për këtë njeri, ishin të vërteta.»+ 42 Atje, shumë veta treguan besim tek ai.

11 Tani, një njeri që quhej Lazar ishte sëmurë; ai ishte nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës,+ motrës së saj. 2 Maria ishte ajo që derdhi vaj aromatik mbi Zotërinë dhe ia thau këmbët me flokët e vet.+ Lazari, që ishte sëmurë, ishte vëllai i saj. 3 Prandaj motrat i dërguan fjalë: «Zotëri, miku yt i shtrenjtë, që ti e ke për zemër, është sëmurë.» 4 Por, kur e dëgjoi këtë, Jezui tha: «Kjo sëmundje nuk do të sjellë vetëm vdekje, por do t’i sjellë lavdi Perëndisë,+ që nëpërmjet saj t’i jepet lavdi Birit të Perëndisë.»

5 Jezui e donte shumë Martën, motrën e saj dhe Lazarin. 6 Gjithsesi, kur dëgjoi se Lazari ishte sëmurë, ai qëndroi edhe dy ditë të tjera atje ku ishte. 7 Më pas u tha dishepujve: «Le të shkojmë prapë në Jude.» 8 Dishepujt i thanë: «Rabi,+ vetëm pak kohë më parë judeasit kërkonin të të vritnin me gurë+ e ti tani do që të shkosh prapë atje?!» 9 Jezui u përgjigj: «A nuk ka 12 orë dita?+ Nëse dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote. 10 Por, nëse ecën natën, ai pengohet, sepse drita nuk është në të.»

11 Pasi u tha këto fjalë, shtoi: «Lazari, miku ynë, ka rënë në gjumë,+ prandaj unë po shkoj atje që ta zgjoj.» 12 Atëherë dishepujt i thanë: «Zotëri, nëse po fle, do të bëhet mirë.» 13 Megjithatë, Jezui foli për vdekjen e Lazarit, kurse ata kujtuan se ai thjesht po flinte e po pushonte. 14 Prandaj Jezui ua tha hapur: «Lazari ka vdekur,+ 15 dhe unë jam i kënaqur që nuk isha atje, sepse kështu besimi juaj do të forcohet. Por tani, hajdeni të shkojmë tek ai.» 16 Atëherë Thomai, që quhej Binjaku, u tha dishepujve të tjerë: «Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të.»+

17 Kur Jezui mbërriti atje, Lazari kishte tashmë katër ditë në varr.* 18 Betania ishte vetëm rreth tre kilometra larg* Jerusalemit, 19 dhe shumë judenj kishin vajtur te Marta e te Maria që t’i ngushëllonin për të vëllanë. 20 Kur dëgjoi se po vinte Jezui, Marta doli që ta takonte, kurse Maria+ qëndroi në shtëpi. 21 Atëherë Marta i tha Jezuit: «Zotëri, po të kishe qenë këtu, vëllai im nuk do të kishte vdekur. 22 Gjithsesi, edhe tani, unë e di se Perëndia të jep gjithçka që ti i kërkon.» 23 Jezui i tha: «Vëllai yt do të ringjallet.» 24 Marta iu përgjigj: «E di se do të ringjallet+ në ditën e fundit.» 25 Jezui vazhdoi: «Unë jam ringjallja dhe jeta.+ Ai që tregon besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të kthehet në jetë, 26 dhe kushdo që jeton dhe tregon besim tek unë, nuk do të vdesë kurrën e kurrës.+ A e beson këtë?» 27 Ajo iu përgjigj: «Po, Zotëri. Unë e besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, ai që duhet të vijë në botë.» 28 Pasi tha këtë, ajo iku të thërriste Marinë, të motrën, dhe i tha veçmas: «Mësuesi+ është këtu dhe po të kërkon.» 29 Sapo dëgjoi këtë, Maria u ngrit shpejt dhe shkoi tek ai.

30 Jezui nuk kishte arritur ende në fshat, por ishte akoma atje ku e takoi Marta. 31 Judenjtë që ishin me Marinë në shtëpi për ta ngushëlluar, me të parë që ajo u ngrit shpejt dhe doli përjashta, i vajtën pas, sepse menduan se po shkonte të qante te varri.*+ 32 Kur Maria mbërriti atje ku ishte Jezui dhe e pa, i ra ndër këmbë dhe i tha: «Zotëri, po të kishe qenë këtu, vëllai im nuk do të kishte vdekur.» 33 Kur pa Marinë dhe judenjtë që erdhën me të duke qarë, Jezui rënkoi thellë* dhe u trishtua. 34 Pastaj pyeti: «Ku e keni vënë?» Ata iu përgjigjën: «Zotëri, eja e shiko.» 35 Jezui nuk i mbajti dot lotët.+ 36 Atëherë disa judenj nisën të thoshin: «Shiko sa për zemër e kishte!» 37 Kurse të tjerë thanë: «Ky njeri që i hapi sytë të verbrit,+ nuk e parandalonte dot vdekjen e Lazarit?»

38 Jezui rënkoi thellë përsëri dhe shkoi te varri.* Në fakt varri ishte një shpellë dhe hyrjen e kishte të mbyllur me një gur. 39 Jezui tha: «Hiqeni gurin.» Marta, motra e të ndjerit, i tha: «Zotëri, tani trupi duhet të mbajë erë, se kanë kaluar katër ditë.» 40 Jezui ia ktheu: «A nuk të thashë se po të besoje, do të shikoje lavdinë e Perëndisë?»+ 41 Kështu e hoqën gurin. Atëherë Jezui ngriti sytë nga qielli+ dhe tha: «Të falënderoj, o Atë, që më ke dëgjuar! 42 Vërtet e dija se ti gjithmonë më dëgjon, por fola për shkak të turmës që kam përreth, që ata të besojnë se ti më dërgove.»+ 43 Pasi tha këto fjalë, ai thirri me zë të lartë: «Lazar, eja jashtë!»+ 44 Lazari, që kishte qenë i vdekur, doli me këmbët dhe duart të lidhura me fasha, kurse fytyrën e kishte të mbështjellë me napë. Jezui u tha: «Zgjidheni dhe lëreni të lirë.»

45 Prandaj, shumë judenj që kishin vajtur te Maria dhe e panë atë që bëri Jezui, treguan besim tek ai.+ 46 Por disa të tjerë shkuan te farisenjtë dhe u treguan çfarë bëri Jezui. 47 Kështu krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën Sinedrin dhe thanë: «Si t’ia bëjmë pra? Se ky njeri po kryen shumë shenja.*+ 48 Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të tregojnë besim tek ai. Atëherë romakët do të vijnë e do të na e marrin nga duart vendin tonë të adhurimit* dhe kombin tonë.» 49 Por një nga ata, Kajafa,+ që atë vit ishte kryeprift, u tha: «Ju nuk kuptoni fare. 50 Si nuk e kuptoni se është në dobinë tuaj që një njeri të vdesë për popullin e të mos shkatërrohet i gjithë kombi?!» 51 Megjithatë, këtë nuk e tha nga vetja, por meqë atë vit ishte kryeprift, profetizoi se Jezui duhej të vdiste për kombin. 52 Madje jo vetëm për kombin, por edhe për fëmijët e Perëndisë, të cilët ishin hallakatur andej-këtej, që t’i mblidhte e t’i bënte një.* 53 Kështu, që nga ajo ditë, komplotuan që ta vritnin.

54 Prandaj Jezui nuk dilte më hapur mes judenjve, por u nis për në një vend afër shkretëtirës, në një qytet të quajtur Efraim,+ dhe qëndroi atje me dishepujt. 55 Tani ishte afër Festa e Kalimit,*+ dhe shumë njerëz nga rrethinat u ngjitën në Jerusalem para festës për t’u pastruar ceremonialisht. 56 Ata kërkonin Jezuin dhe, ndërsa vinin rrotull në tempull, i thoshin njëri-tjetrit: «Si mendoni, nuk do të vijë fare në festë?» 57 Por krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, nëse dikush e merrte vesh ku ishte Jezui, duhej të raportonte që ta arrestonin.*

12 Gjashtë ditë para Festës së Kalimit,* Jezui mbërriti në Betani ku jetonte Lazari,+ të cilin Jezui e kishte ngritur nga të vdekurit. 2 Prandaj, atje shtruan një darkë për të, dhe Marta po u shërbente,+ kurse Lazari ishte njëri nga ata që ishin shtruar në tryezë. 3 Atëherë Maria mori një libër* vaj aromatik, nard të pastër, shumë të shtrenjtë, dhe e derdhi mbi këmbët e Jezuit e ia thau ato me flokët e vet. Shtëpia u mbush me aromën e vajit.+ 4 Por Judë Iskarioti,+ një nga dishepujt e tij, i cili do ta tradhtonte pas pak, tha: 5 «Pse të mos shitej ky vaj aromatik për 300 denarë* e paratë t’u jepeshin të varfërve?» 6 Megjithatë, ai nuk e tha këtë ngaqë e brente meraku për të varfrit, por ngaqë ishte hajdut; ai vetë e mbante kutinë e parave për dishepujt dhe vidhte paratë që viheshin atje. 7 Atëherë Jezui tha: «Lëreni të qetë që ajo ta ndjekë këtë zakon e të më përgatitë për ditën e varrimit.+ 8 Të varfrit do t’i keni gjithmonë,+ kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.»+

9 Ndërkohë, një turmë e madhe judenjsh e morën vesh se ai ishte atje dhe vajtën jo vetëm për të parë Jezuin, por edhe Lazarin, të cilin ai e kishte ngritur nga të vdekurit.+ 10 Kështu krerët e priftërinjve komplotuan të vritnin edhe Lazarin, 11 sepse atje po shkonin shumë judenj për shkak të tij dhe po tregonin besim te Jezui.+

12 Të nesërmen, me të dëgjuar se Jezui po vinte në Jerusalem, turma e madhe që kishte shkuar në festë 13 mori degë palmash dhe doli ta takonte. Ata filluan të brohoritnin: «Shpëtoje, të lutemi!* I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait,*+ po, Mbreti i Izraelit!»+ 14 Me të gjetur një gomar të vogël, Jezui hipi në të+ siç është shkruar: 15 «Mos ki frikë, o bijë e Sionit! Ja, Mbreti yt po vjen, hipur në një kërriç.»+ 16 Në fillim, dishepujt nuk i kuptuan këto gjëra, por kur Jezui mori lavdi,+ atyre u erdhi ndër mend se gjërat që i ndodhën, ishin pikërisht çfarë ishte shkruar për të.+

17 Tani, njerëzit që ishin të pranishëm kur Jezui thërriti Lazarin të dilte nga varri*+ pasi e ngriti nga të vdekurit, jepnin pareshtur dëshmi për të.+ 18 Ja pse turma shkoi ta takonte, ngaqë dëgjoi se kishte bërë këtë mrekulli.* 19 Kështu farisenjtë i thanë njëri-tjetrit: «E shihni që s’po nxjerrim gjë në dritë. Gjithë bota po shkon pas tij.»+

20 Bashkë me ata që shkuan të adhuronin Perëndinë në festë, ishin edhe disa grekë. 21 Këta iu afruan Filipit,+ që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe i kërkuan: «Zotëri, duam të takojmë Jezuin.» 22 Filipi vajti e i tha Andreas, dhe Andrea me Filipin vajtën e i thanë Jezuit.

23 Por Jezui iu përgjigj: «Ka ardhur ora që Biri i njeriut të marrë lavdi.+ 24 Me të vërtetë po ju them: një kokërr gruri, po të mos bjerë përtokë e të mos “vdesë”, mbetet vetëm një kokërr. Por nëse “vdes”,+ atëherë jep shumë fryt. 25 Kush e do jetën* e vet, do ta humbasë,* por kush e urren jetën*+ e vet në këtë botë, do ta shpëtojë për jetën e përhershme.+ 26 Nëse dikush dëshiron të më shërbejë, le të më ndjekë, dhe ku jam unë, atje do të jetë edhe shërbëtori im.+ Nëse dikush dëshiron të më shërbejë, Ati do ta nderojë. 27 Por tani jam* thellësisht i shqetësuar+ e çfarë të them? O Atë, shpëtomë nga kjo orë!+ Gjithsesi për këtë erdha, për këtë orë. 28 O Atë, jepi lavdi emrit tënd!» Atëherë një zë+ u dëgjua nga qielli: «I kam dhënë lavdi dhe do t’i jap lavdi përsëri.»+

29 Turma që ishte aty, e dëgjoi dhe nisi të thoshte se kishte gjëmuar një bubullimë. Të tjerë thoshin: «Atij i foli një engjëll.» 30 Jezui u tha: «Ky zë nuk u dëgjua për mua, por për ju. 31 Tani kjo botë po gjykohet; tani sundimtari i kësaj bote+ do të flaket tej.+ 32 Megjithatë, kur të më ngrenë nga toka,*+ do të tërheq tek unë njerëz të çdo lloji.» 33 Në të vërtetë, po e thoshte këtë për të treguar në ç’mënyrë do të vdiste pas pak.+ 34 Atëherë turma ia ktheu: «Nga Ligji kemi dëgjuar se Krishti do të mbetet në jetë të jetëve.+ Si na thua tani se Birin e njeriut duhet ta ngrenë nga toka?*+ E kush është ky Bir i njeriut?» 35 Jezui iu përgjigj: «Drita do të jetë mes jush edhe për pak. Ecni sa e keni dritën, që errësira të mos triumfojë mbi ju. Ai që ecën në errësirë, nuk e di se ku po shkon.+ 36 Sa e keni dritën, tregoni besim tek ajo, që të bëheni bij të dritës.»+

Pasi tha këto fjalë, Jezui iku dhe u fsheh nga ata. 37 Ndonëse kishte bërë kaq shumë shenja* para syve të tyre, ata nuk po tregonin besim tek ai, 38 që të përmbusheshin fjalët e profetit Isaia: «O Jehova,* kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?*+ Kujt iu shfaq krahu i Jehovait?»*+ 39 Isaia tregoi edhe arsyen pse nuk ishin në gjendje të besonin: 40 «Ai ua ka verbuar sytë dhe ua ka mbyllur zemrën, që me sy të mos shohin dhe me zemër të mos kuptojnë, që të mos kthehen tek unë e t’i shëroj.»+ 41 Isaia i tha këto fjalë për të, sepse e pa lavdinë e tij.+ 42 Gjithsesi, edhe shumë krerë të judenjve treguan besim tek ai,+ por nuk e pranonin hapur nga frika se mos farisenjtë i përjashtonin nga sinagoga,+ 43 sepse donin lavdinë e njerëzve më shumë se lavdinë e Perëndisë.+

44 Megjithatë Jezui tha me zë të lartë: «Kush tregon besim tek unë, nuk tregon besim vetëm tek unë, por edhe tek ai që më dërgoi.+ 45 Kush më sheh mua, sheh edhe Atë që më dërgoi.+ 46 Erdha si dritë në botë,+ që kushdo që tregon besim tek unë, të mos mbetet në errësirë.+ 47 Por, nëse dikush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk i zbaton, unë nuk e gjykoj, sepse nuk erdha që të gjykoj botën, por që ta shpëtoj.+ 48 Atë që më shpërfill mua dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon. Fjalët e mia do ta gjykojnë atë në ditën e fundit, 49 sepse unë nuk fola nga vetja, por vetë Ati që më dërgoi, më urdhëroi çfarë të them e çfarë të mësoj.+ 50 Unë e di se zbatimi i urdhërimeve të tij do të thotë jetë e përhershme.+ Prandaj, gjërat që them, i them ashtu si m’i ka thënë Ati.»+

13 Jezui e dinte që përpara Festës së Kalimit* se kishte ardhur ora+ të largohej nga kjo botë për të shkuar tek Ati.+ Tani, meqë i kishte dashur të vetët* që ishin me të në botë, i deshi ata deri në fund.+ 2 Kështu ata po hanin darkën* dhe Djalli tashmë kishte futur në zemrën e Judë Iskariotit,+ të birit të Simonit, dëshirën që ta tradhtonte.+ 3 Prandaj, duke e ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në dorë dhe se ai kishte ardhur nga Perëndia e po shkonte te Perëndia,+ 4 Jezui u ngrit nga darka, vuri mënjanë mantelin, mori një peshqir dhe e ngjeshi rreth mesit.*+ 5 Pastaj hodhi ujë në një legen dhe filloi t’u lante këmbët dishepujve e t’ua thante me peshqirin që kishte ngjeshur në mes. 6 Kur arriti te Simon Pjetri, ai i tha: «Zotëri, ti po më lan këmbët mua?!» 7 Jezui iu përgjigj: «Tani për tani ti nuk e kupton ç’po bëj, por më pas do ta kuptosh.» 8 Pjetri i tha: «Ti s’ke për të m’i larë këmbët kurrë.» Jezui i tha: «Po nuk të lava,+ nuk ke më lidhje* me mua.» 9 Simon Pjetri i tha: «Zotëri, më laj jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën.» 10 Jezui i tha: «Kush ka bërë banjë, është krejt i pastër, prandaj duhet të lajë vetëm këmbët. Ju jeni të pastër, por jo të gjithë.» 11 Ai e dinte kush do ta tradhtonte,+ ja pse tha: «Nuk jeni të gjithë të pastër.»

12 Pasi u lau këmbët, Jezui veshi mantelin, u shtrua përsëri në tryezë dhe i pyeti: «A e kuptuat çfarë bëra me ju? 13 Ju më quani ‘Mësues’ dhe ‘Zotëri’, dhe me të drejtë, sepse i tillë jam.+ 14 Prandaj, kur ju lava këmbët unë që jam Zotëri dhe Mësues,+ edhe ju duhet* t’i lani këmbët njëri-tjetrit.+ 15 Unë ju lashë modelin që, ashtu si bëra unë me ju, po njësoj të bëni edhe ju.+ 16 Me të vërtetë po ju them: skllavi nuk është më i madh se zotëria, as i dërguari nuk është më i madh se ai që e dërgoi. 17 Nëse i dini këto gjëra, lum ju po t’i zbatoni.+ 18 Nuk po flas për të gjithë ju, sepse i njoh ata që kam zgjedhur. Por po flas që të përmbushet shkrimi:+ ‘Ai që hante bukë me mua, ka ngritur thembrën kundër meje.’*+ 19 Po jua them që tani, para se të ndodhë, që, kur kjo të më ndodhë, të besoni se unë jam ai.+ 20 Me të vërtetë po ju them: ai që pranon atë që dërgoj unë, më pranon edhe mua,+ dhe ai që më pranon mua, pranon edhe Atë që më dërgoi.»+

21 Pas këtyre fjalëve, me shpirt të trazuar,* Jezui tha hapur: «Me të vërtetë po ju them se njëri nga ju do të më tradhtojë.»+ 22 Dishepujt nisën të shikonin njëri-tjetrin ngaqë nuk e dinin për kë po fliste.+ 23 Një nga dishepujt, ai që Jezui e kishte veçanërisht për zemër,+ ishte shtruar në tryezë pranë* Jezuit. 24 Prandaj Simon Pjetri i bëri atij shenjë me kokë dhe e pyeti: «Për kë e ka fjalën?» 25 Kështu, ai u mbështet në kraharorin e Jezuit dhe e pyeti: «Zotëri, cili është?»+ 26 Jezui iu përgjigj: «Është ai që do t’i jap kafshatën që po ngjyej.»+ Kështu e ngjeu kafshatën dhe ia dha Judës, të birit të Simon Iskariotit. 27 Pasi Juda mori kafshatën, Satanai hyri në zemrën e tij.+ Prandaj Jezui i tha: «Atë që po bën, bëje më shpejt.» 28 Mirëpo, asnjë nga dishepujt që ishin shtruar në tryezë nuk e kuptoi pse ia tha këtë. 29 Në fakt, meqë Juda mbante kutinë e parave+ për dishepujt, disa kujtuan se Jezui po i thoshte: «Bli gjërat që na nevojiten për festën», ose që t’u jepte diçka të varfërve. 30 Prandaj, pasi mori kafshatën, Juda doli menjëherë përjashta. Ishte natë.+

31 Atëherë, kur ai kishte ikur, Jezui tha: «Tani Biri i njeriut po merr lavdi+ dhe Perëndia po merr lavdi nëpërmjet tij. 32 Vetë Perëndia do t’i japë lavdi atij,+ madje do t’i japë lavdi menjëherë. 33 Fëmijë të vegjël, edhe për pak kohë jam me ju. Ju do të më kërkoni, por po ju them siç u thashë edhe judenjve: ‘Atje ku shkoj unë, ju nuk vini dot.’+ 34 Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin. Ashtu si ju kam dashur unë,+ ta doni edhe ju njëri-tjetrin.+ 35 Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi: nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»+

36 Simon Pjetri e pyeti: «Zotëri, ku po shkon?» Jezui iu përgjigj: «Atje ku po shkoj unë, ti nuk më ndjek dot tani, por më vonë do të më ndjekësh.»+ 37 Pjetri e pyeti prapë: «Zotëri, pse nuk të ndjek dot tani? Unë do të jap jetën* për ty.»+ 38 Jezui iu përgjigj: «Ti do të japësh jetën* për mua?! Me të vërtetë po të them se, para se të këndojë gjeli, ti do të më kesh mohuar tri herë.+

14 Mos lejoni që zemra juaj të trazohet.+ Tregoni besim te Perëndia;+ tregoni besim edhe tek unë. 2 Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa. Po të mos kishte, do t’jua kisha thënë. Por, tani unë po shkoj t’ju përgatit një vend,+ 3 dhe, kur të kem ikur e t’ju kem përgatitur një vend, do të vij përsëri e do t’ju marr me vete në shtëpi, që ku të jem unë, të jeni edhe ju.+ 4 Dhe ju e dini udhën ku po shkoj unë.»

5 Thomai+ i tha: «Zotëri, ne nuk e dimë ku po shkon. E si e ditkemi udhën?!»

6 Jezui i tha: «Unë jam udha,+ e vërteta+ dhe jeta.+ Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.+ 7 Nëse më njihni mua, njihni edhe Atin tim; që tani ju e njihni atë, madje tashmë e keni parë.»+

8 Filipi i tha: «Zotëri, na e trego Atin, dhe kjo na mjafton.»

9 Jezui ia ktheu: «Kam qenë me ju për kaq shumë kohë Filip, dhe akoma nuk më njeh? Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.+ Si vallë thua: ‘Na e trego Atin.’ 10 A nuk e beson se unë jam në unitet me Atin dhe Ati është në unitet me mua?+ Gjërat që ju them, nuk i them nga vetja,+ por Ati, i cili qëndron në unitet me mua, po bën veprat e tij nëpërmjet meje. 11 Më besoni, unë jam në unitet me Atin dhe Ati është në unitet me mua. Në mos, më besoni për shkak të veprave.+ 12 Me të vërtetë po ju them: kush tregon besim tek unë, do të bëjë veprat që bëj unë. Madje do të bëjë vepra edhe më të mëdha se këto,+ sepse unë po shkoj tek Ati.+ 13 Gjithashtu, çfarëdo të kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj, që Ati të marrë lavdi nëpërmjet Birit.+ 14 Nëse kërkoni ndonjë gjë në emrin tim, unë do ta bëj.

15 Nëse më doni, do t’i zbatoni urdhërimet e mia.+ 16 Dhe unë do t’i lutem Atit, e ai do t’ju japë një ndihmës* tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë,+ 17 frymën e së vërtetës,+ të cilën bota s’e merr dot, sepse as e sheh e as e njeh.+ Kurse ju e njihni, sepse ajo është te ju dhe qëndron me ju. 18 Unë nuk do t’ju lë jetimë,* do të vij përsëri te ju.+ 19 Edhe pak dhe bota nuk do të më shohë më, kurse ju do të më shihni,+ sepse do të jetoni meqë unë jetoj. 20 Atë ditë do të dini se unë jam në unitet me Atin tim, ju në unitet me mua, dhe unë në unitet me ju.+ 21 Ai që i pranon dhe i zbaton urdhërimet e mia, ai më do. Nga ana tjetër, atë që më do mua, Ati im do ta dojë dhe unë do ta dua e do t’i shfaqem hapur.»

22 Juda tjetër,+ jo Judë Iskarioti, e pyeti: «Zotëri, si ka mundësi që ke ndër mend të na shfaqesh hapur neve dhe jo botës?»

23 Jezui iu përgjigj: «Nëse dikush më do, do ta zbatojë fjalën time,+ dhe Ati im do ta dojë; ne do të vijmë tek ai dhe do të banojmë pranë tij.+ 24 Ai që nuk më do mua, nuk i zbaton fjalët e mia. Fjalët që po dëgjoni, nuk janë të miat, por i përkasin Atit, i cili më dërgoi.+

25 Po jua them këto gjëra sa jam akoma me ju. 26 Por ndihmësi, fryma e shenjtë, të cilën Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë të gjitha gjërat dhe do t’ju sjellë ndër mend çdo gjë që ju thashë.+ 27 Po ju jap paqen, po, paqen time,+ por jo siç e jep bota. Mos lejoni që zemra juaj të trazohet a të mpaket nga frika. 28 Ju më dëgjuat se ju thashë: ‘Unë po iki dhe do të vij përsëri te ju.’ Po të më doni, do të gëzoni që po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh se unë.+ 29 Jua thashë para se të ndodhë, që të më besoni kur kjo të ndodhë.+ 30 S’do të flas dot më gjatë me ju, sepse sundimtari i kësaj bote+ po vjen. Ai nuk ka pushtet* mbi mua,+ 31 por që bota ta dijë se unë e dua Atin, po bëj ashtu si Ati më ka urdhëruar.+ Ngrihuni, le të ikim që këtu.

15 Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është kultivuesi. 2 Ai e pret çdo degë timen që nuk jep fryt. Kurse atë që jep fryt, e pastron dhe e krasit, që të japë edhe më shumë fryt.+ 3 Ju jeni tashmë të pastër falë fjalës që ju kam thënë.+ 4 Qëndroni në unitet me mua, dhe unë do të qëndroj në unitet me ju. Ashtu si dega s’mund të japë fryt më vete po të mos qëndrojë te hardhia, as ju nuk mund të jepni fryt po të mos qëndroni në unitet me mua.+ 5 Unë jam hardhia e ju jeni degët. Ai që qëndron në unitet me mua—dhe unë në unitet me të—​jep shumë fryt,+ sepse pa mua ju s’mund të bëni asgjë. 6 Ai që nuk qëndron në unitet me mua, është si një degë hardhie që flaket tej dhe thahet. Këto degë mblidhen, hidhen në zjarr dhe digjen. 7 Nëse qëndroni në unitet me mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në zemrat tuaja, kërkoni çfarë të doni e do t’ju plotësohet.+ 8 Kjo i jep lavdi Atit tim: që ju të vazhdoni të jepni shumë fryt e të tregoni se jeni dishepujt e mi.+ 9 Ashtu si Ati më ka dashur mua,+ ashtu ju kam dashur edhe unë; qëndroni në dashurinë time.* 10 Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, ashtu si unë i zbatoj urdhërimet e Atit dhe qëndroj në dashurinë e tij.

11 Këto gjëra jua kam thënë që të ndieni gëzimin tim dhe që gëzimi juaj të bëhet i plotë.+ 12 Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin ashtu si ju kam dashur unë.+ 13 Askush nuk ka dashuri më të madhe se ai që jep jetën* për miqtë e vet.+ 14 Ju jeni miqtë e mi nëse bëni atë që po ju urdhëroj.+ 15 Unë nuk ju quaj më skllevër, sepse skllavi nuk e di ç’bën zotëria. Por ju kam quajtur miq, sepse ju kam bërë të njohur gjithë gjërat që kam dëgjuar nga Ati im. 16 Nuk më zgjodhët ju mua, por ju zgjodha unë. Unë ju caktova të shkoni e të jepni vazhdimisht fryt, fryt të qëndrueshëm, me qëllim që çfarëdo t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai t’jua japë.+

17 Këto gjëra po ju urdhëroj, që ta doni njëri-tjetrin.+ 18 Nëse bota ju urren, ju e dini* se para se t’ju urrente ju, më urreu mua.+ 19 Po të ishit pjesë e* botës, bota do t’i kishte për zemër të vetët. Mirëpo ju nuk jeni pjesë e botës,+ sepse unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.+ 20 Mos harroni ç’ju thashë: skllavi nuk është më i madh se zotëria. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju.+ Nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën. 21 Por të gjitha këto do t’i bëjnë kundër jush për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin Atë që më dërgoi.+ 22 Po të mos kisha ardhur e t’u flisja, ata nuk do të kishin asnjë mëkat.+ Por tani nuk kanë asnjë justifikim për mëkatet e tyre.+ 23 Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.+ 24 Po të mos kisha kryer mrekullitë* që bëra në sytë e tyre, të cilat askush tjetër s’i ka bërë, nuk do të kishin asnjë mëkat.+ Por tani, ata jo vetëm që më kanë parë, por më kanë urryer si mua, edhe Atin tim. 25 Mirëpo kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në Ligjin e tyre: ‘Ata më urryen pa shkak.’+ 26 Unë do t’ju dërgoj nga Ati ndihmësin—frymën e së vërtetës që vjen nga Ati+—i cili do të japë dëshmi për mua kur të vijë.+ 27 Edhe ju do të jepni dëshmi,+ sepse keni qenë me mua që në fillim.

16 Jua kam thënë këto gjëra që të mos e humbni besimin.* 2 Do t’ju përjashtojnë nga sinagogat.+ Madje, po vjen ora kur ata që do t’ju vrasin,+ do të mendojnë se i kanë bërë shërbim të shenjtë Perëndisë. 3 Por këto gjëra do t’i bëjnë sepse nuk kanë arritur të njohin as Atin, as mua.+ 4 Sidoqoftë, jua kam treguar këto gjëra që, kur të mbërrijë ora e tyre, të kujtoheni se jua tregova.+

Nuk jua tregova këto gjëra në fillim meqë isha me ju. 5 Por tani unë po shkoj tek Ai që më dërgoi.+ E prapëseprapë asnjë nga ju nuk më pyet ‘ku po shkon’, 6 sepse zemrat tuaja janë mbushur me hidhërim nga gjërat që ju kam treguar.+ 7 Gjithsesi, po ju them të vërtetën: është në dobinë tuaj që unë të iki, sepse po të mos iki, ndihmësi+ nuk do të vijë te ju. Por po të iki, do t’jua dërgoj atë. 8 Kur të vijë, ai do t’i tregojë qartë botës ç’është mëkati, drejtësia dhe gjykimi: 9 në radhë të parë ç’është mëkati,+ sepse bota nuk po tregon besim tek unë;+ 10 pastaj ç’është drejtësia, sepse unë po shkoj tek Ati dhe ju nuk do të më shihni më; 11 në fund ç’është gjykimi, sepse sundimtari i kësaj bote është gjykuar.+

12 Kam ende shumë gjëra për t’ju thënë, por tani për tani nuk mund t’i kuptoni.* 13 Megjithatë, kur të vijë ndihmësi, fryma e së vërtetës,+ ai* do t’ju drejtojë që të kuptoni gjithë të vërtetën, sepse nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë ato që dëgjon dhe do t’ju shpallë gjërat që do të vijnë.+ 14 Ai do të më japë lavdi,+ sepse do t’ju shpallë atë që do të marrë nga unë.+ 15 Të gjitha gjërat e Atit janë të miat.+ Ja pse thashë se ai do t’ju shpallë atë që do të marrë nga unë. 16 Edhe pak e nuk do të më shihni më,+ edhe pak e do të më shihni përsëri.»

17 Atëherë disa nga dishepujt pyetën njëri-tjetrin: «Ç’do të thotë: ‘Edhe pak e nuk do të më shihni më, edhe pak e do të më shihni përsëri’ dhe, ‘sepse po shkoj tek Ati.’» 18 Ata po thoshin edhe: «Ç’do të thotë: ‘Edhe pak.’ S’po e kuptojmë për çfarë po flet.» 19 Jezui e dinte se ata donin t’i kërkonin shpjegime, prandaj u tha: «Po pyesni njëri-tjetrin ngaqë thashë se ‘edhe pak e nuk do të më shihni më, edhe pak e do të më shihni përsëri’? 20 Me të vërtetë po ju them: ju do të qani e do të vajtoni, por bota do të gëzojë. Ju do të keni dhembje,* por dhembja juaj do të kthehet në gëzim.+ 21 Kur është duke lindur, gruaja ka dhembje, sepse i ka ardhur ora. Mirëpo, pasi e ka sjellë në jetë fëmijën, ajo nuk e kujton më sa vuajti, nga gëzimi që erdhi në dritë një fëmijë. 22 Vërtet, tani edhe ju keni dhembje, por unë do t’ju shoh sërish dhe zemra juaj do të gëzojë,+ e askush s’do t’jua heqë dot gëzimin. 23 Atë ditë nuk do të më kërkoni më asnjë shpjegim. Me të vërtetë po ju them: po t’i kërkoni Atit ndonjë gjë,+ ai do t’jua japë në emrin tim.+ 24 Deri tani nuk keni kërkuar as edhe një gjë të vetme në emrin tim. Kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të bëhet i plotë.

25 Jua kam thënë këto gjëra me anë të krahasimeve.* Megjithatë po vjen ora kur nuk do t’ju flas më me krahasime, por do t’ju flas hapur për Atin. 26 Atë ditë ju do t’i luteni Atit në emrin tim. Nuk po them se unë do të lutem për ju, 27 sepse vetë Ati ju ka për zemër, ngaqë më keni pasur për zemër mua+ dhe keni besuar se unë erdha si përfaqësues i Atit.+ 28 Unë erdha në botë si përfaqësues i Atit. Tani po e lë botën dhe po shkoj tek Ati.»+

29 Dishepujt e tij thanë: «E shikon! Tani po flet hapur dhe nuk po bën asnjë krahasim. 30 Tani e kuptojmë se ti di gjithçka dhe se asnjë prej nesh nuk ka nevojë të të kërkojë shpjegime. Nga kjo e besojmë se erdhe nga Perëndia.» 31 Jezui ua ktheu: «Vërtet më besoni tani? 32 Ja, po vjen ora, madje ka ardhur, kur do t’ia mbathni secili në shtëpinë e vet dhe do të më lini vetëm.+ Por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.+ 33 Jua kam thënë këto gjëra që falë meje të keni paqe.+ Në botë do të keni vështirësi,* por merrni zemër! Unë e munda botën.»+

17 Pasi tha këto fjalë, Jezui ngriti sytë nga qielli dhe u lut: «O Atë, erdhi ora. Jepi lavdi birit tënd, që edhe biri të të japë lavdi.+ 2 Më ke dhënë autoritet mbi gjithë njerëzimin,*+ që t’u jap jetë të përhershme+ të gjithë atyre që më ke dhënë.+ 3 Që të gëzojnë jetën e përhershme,+ duhet të të njohin ty,* të vetmin Perëndi të vërtetë,+ dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.+ 4 Unë të kam dhënë lavdi në tokë,+ ngaqë e mbarova veprën që më dhe për të bërë.+ 5 Prandaj, tani, o Atë, më jep lavdi, që të jem përkrah teje e të kem atë lavdi që kisha përkrah teje përpara se të ekzistonte bota.+

6 Unë ua kam bërë të njohur* emrin tënd njerëzve që më dhe nga bota.+ Ata ishin të tutë e ti m’i dhe mua, dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.* 7 Tani e dinë se gjithçka që më dhe, vjen prej teje, 8 sepse unë ua dhashë atyre fjalët që më dhe mua.+ Ata i kanë pranuar dhe pa dyshim e kanë kuptuar se erdha si përfaqësuesi yt+ dhe kanë besuar se më dërgove ti.+ 9 Unë po të lutem për ta, nuk po të lutem për botën, por për ata që ti më ke dhënë sepse janë të tutë, 10 dhe gjithçka imja është jotja, e gjithçka jotja është imja,+ ndaj më është dhënë lavdi mes tyre.

11 Unë nuk jam më në botë; ata janë në botë,+ kurse unë po vij te ti. Atë i Shenjtë, mbroji+ për hir të emrit tënd, po, të emrit që më ke dhënë,* që të bëhen një* ashtu siç ne jemi një.*+ 12 Kur isha me ta, i ruaja+ për hir të emrit tënd, po, të emrit që më ke dhënë. I kam mbrojtur dhe asnjë nga ata nuk është shkatërruar,+ përveç birit të shkatërrimit,+ që të përmbushej shkrimi.+ 13 Por tani, po vij te ti, prandaj po i them këto gjëra ndërsa jam ende në botë, që ata të ndiejnë plotësisht gëzimin që ndiej unë.+ 14 U kam dhënë atyre fjalën tënde, por bota i ka urryer sepse nuk janë pjesë e* botës,+ ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.

15 Nuk po të lutem që t’i heqësh nga bota, por që t’i mbrosh nga i Ligu.+ 16 Ata nuk janë pjesë e botës,+ ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.+ 17 Shenjtëroji* me anë të së vërtetës.+ Fjala jote është e vërteta.+ 18 Ashtu si ti më dërgove mua në botë, edhe unë i dërgova ata në botë.+ 19 Unë po shenjtërohem për dobinë e tyre, që edhe ata të shenjtërohen me anë të së vërtetës.

20 Nuk të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata që do të tregojnë besim tek unë nëpërmjet fjalës së këtyre,* 21 me qëllim që të gjithë të bëhen një,+ ashtu si ti, o Atë, je në unitet me mua dhe unë jam në unitet me ty,+ që edhe ata të jenë në unitet me ne, e kështu bota të besojë se më dërgove ti. 22 U kam dhënë atyre lavdinë që ti më ke dhënë mua, që ata të bëhen një ashtu siç ne jemi një:+ 23 unë në unitet me ta e ti në unitet me mua, që ata të kenë unitet të përsosur* dhe që bota ta dijë se më dërgove ti dhe se i deshe ata siç më deshe mua. 24 O Atë, dëshiroj që ata që më ke dhënë, të jenë me mua aty ku jam unë,+ që të shohin lavdinë që më ke dhënë: në fakt ti më ke dashur që përpara se të themelohej bota.+ 25 Atë i drejtë, vërtet bota nuk të njeh,+ por unë të njoh,+ dhe këta e kanë kuptuar se më dërgove ti. 26 Unë ua kam bërë të njohur emrin tënd dhe do ta bëj të njohur,+ që ata të tregojnë po atë dashuri që ti ke treguar për mua dhe që unë të jem në unitet me ta.»+

18 Pasi u lut për këto gjëra, Jezui bashkë me dishepujt shkuan në një kopsht+ matanë luginës së Kidronit.*+ 2 Edhe Juda, tradhtari i tij, e dinte vendin, sepse Jezui shkonte shpesh atje me dishepujt e vet. 3 Kështu Juda mori një grup ushtarësh dhe rojat e krerëve të priftërinjve e të farisenjve, dhe vajti atje me pishtarë, llamba dhe armë.+ 4 Jezui, duke ditur gjithçka që do t’i ndodhte, doli përpara dhe i pyeti: «Kë po kërkoni?» 5 Ata iu përgjigjën: «Jezuin, nazareasin.»+ Ai u tha: «Unë jam.» Mes tyre ishte edhe Juda, tradhtari.+

6 Mirëpo, kur Jezui u tha «unë jam», ata u sprapsën dhe ranë përtokë.+ 7 Prandaj ai i pyeti përsëri: «Kë po kërkoni?» Ata i thanë: «Jezuin, nazareasin.» 8 Jezui u përgjigj: «Ju thashë se jam unë. Prandaj, nëse po më kërkoni mua, lërini këta burra të ikin.» 9 Këtë e bëri që të përmbushej çfarë kishte thënë: «Nga ata që më ke dhënë, nuk humba as edhe një.»+

10 Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori dhe goditi skllavin e kryepriftit e i preu veshin e djathtë.+ Skllavi quhej Malk. 11 Por Jezui i tha Pjetrit: «Fute shpatën në mill.*+ A nuk duhet ta pi kupën që më ka dhënë Ati?»+

12 Atëherë ushtarët, komandanti i tyre dhe rojat e judenjve e arrestuan* Jezuin dhe e vunë nën vargonj. 13 Në fillim e çuan te Hanai, meqë ishte vjehrri i Kajafës+ që atë vit ishte kryeprift.+ 14 Kajafa ishte ai që u kishte sugjeruar judenjve se ishte në dobi të tyre të vdiste një njeri për popullin.+

15 Ndërkohë Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër po e ndiqnin Jezuin.+ Ai dishepull ishte një i njohur i kryepriftit, prandaj hyri me Jezuin në oborrin e kryepriftit, 16 kurse Pjetri ndenji jashtë te dera.* Prandaj dishepulli që njihte kryepriftin, doli e i foli shërbëtores, domethënë portieres, dhe e futi brenda Pjetrin. 17 Ajo i tha Pjetrit: «Mos je edhe ti një nga dishepujt e këtij njeriu?» Ai iu përgjigj: «Nuk jam.»+ 18 Tani skllevërit dhe rojat po rrinin atje rreth një zjarri me qymyr, sepse ishte ftohtë e po ngroheshin. Edhe Pjetri po rrinte me ta e po ngrohej.

19 Ndërkaq kreu i priftërinjve e pyeti Jezuin për dishepujt dhe për ato që mësonte. 20 Jezui iu përgjigj: «Unë i kam folur botës hapur. Kam mësuar gjithnjë në sinagogë dhe në tempull,+ ku mblidhen gjithë judenjtë, dhe nuk kam thënë asgjë në fshehtësi. 21 Pse më pyet mua? Pyet ata që i kanë dëgjuar mësimet e mia. Ata e dinë çfarë kam thënë.» 22 Kur tha këto fjalë, një nga rojat që ishte atje i dha Jezuit një shuplakë fytyrës+ dhe i tha: «Kështu i përgjigjesh kreut të priftërinjve?!» 23 Jezui iu përgjigj: «Nëse fola gabim, më trego* gabimin, por nëse fola drejt, pse më qëllon?» 24 Atëherë Hanai e dërgoi nën vargonj te kryeprifti Kajafa.+

25 Ndërkohë Simon Pjetri po rrinte ende pranë zjarrit e po ngrohej. Atëherë ata e pyetën: «Mos je edhe ti një nga dishepujt e tij?» Ai e mohoi: «Nuk jam.»+ 26 Njëri nga skllevërit e kryepriftit, një farefis i atij që Pjetri i preu veshin,+ i tha: «Unë të pashë në kopsht me të, apo jo?» 27 Mirëpo Pjetri e mohoi përsëri dhe menjëherë një gjel këndoi.+

28 Pastaj, nga Kajafa, Jezuin e çuan në pallatin e guvernatorit.+ Ishte mëngjes herët. Judenjtë vetë nuk hynë në pallatin e guvernatorit që të mos ndoteshin,+ por të kishin mundësi të hanin darkën e Festës së Kalimit.* 29 Kështu Pilati doli përjashta tek ata dhe i pyeti: «Ç’akuzë keni kundër këtij njeriu?» 30 Judenjtë iu përgjigjën: «Po të mos ishte kriminel* ky njeri, nuk do të ta kishim dorëzuar.» 31 Atëherë Pilati u tha: «Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj.»+ Ata i thanë: «Për ne nuk është e ligjshme të vrasim njeri.»+ 32 Kjo ndodhi që të përmbusheshin fjalët që kishte thënë Jezui kur tregoi në ç’mënyrë do të vdiste pas pak.+

33 Kështu, Pilati hyri përsëri në pallatin e guvernatorit, thirri Jezuin dhe e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?»+ 34 Jezui u përgjigj: «Po e thua këtë nga vetja, apo të treguan të tjerët për mua?» 35 Pilati ia ktheu: «Mos jam jude unë? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë. Çfarë ke bërë?» 36 Jezui i tha:+ «Mbretëria ime nuk është pjesë e* kësaj bote.+ Nëse Mbretëria ime do të ishte pjesë e kësaj bote, dishepujt e mi do të kishin luftuar që të mos u dorëzohesha judenjve.+ Por, faktikisht, Mbretëria ime nuk është nga kjo botë.» 37 Pastaj Pilati e pyeti prapë: «A je mbret, atëherë?» Jezui iu përgjigj: «Ti vetë po thua se jam mbret.+ Për këtë linda dhe erdha në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.+ Kushdo që është në anën e së vërtetës, e dëgjon zërin tim.» 38 Pilati i tha: «Çfarë është e vërteta?»

Pas këtyre fjalëve, ai doli përsëri te judenjtë dhe u tha: «Unë nuk gjej asnjë faj tek ai.+ 39 Përveç kësaj, ju keni një zakon që në Festën e Kalimit unë t’ju lë të lirë një të burgosur.+ A doni t’ju liroj Mbretin e judenjve?» 40 Ata bërtitën: «Jo këtë njeri, po Barabën!» Mirëpo Baraba ishte një kusar.+

19 Atëherë Pilati dha urdhër që Jezuin ta merrnin e ta fshikullonin.+ 2 Ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë dhe i veshën një mantel të purpurt.*+ 3 Ndërsa i afroheshin, i thoshin: «Tungjatjeta,* o Mbret i judenjve!» Dhe i binin me shuplaka në fytyrë.+ 4 Pilati doli përsëri përjashta dhe i tha turmës: «Ja, po e nxjerr para jush, që ta dini se nuk gjej asnjë faj tek ai.»+ 5 Kështu Jezui doli përjashta, me kurorën me gjemba në kokë dhe me mantelin e purpurt. Pilati u tha: «Ja, njeriu!» 6 Mirëpo, kur e panë, krerët e priftërinjve dhe rojat bërtitën: «Vëre në shtyllë! Vëre në shtyllë!»*+ Pilati u tha: «Merreni ju dhe ekzekutojeni, se unë nuk gjej asnjë faj tek ai.»+ 7 Judenjtë ia kthyen: «Ne kemi një ligj, dhe sipas këtij ligji ai duhet të vdesë,+ sepse e quajti veten bir të Perëndisë.»+

8 Kur dëgjoi çfarë po thoshin, Pilati u frikësua edhe më shumë, 9 hyri përsëri në pallatin e guvernatorit, ku e pyeti Jezuin: «Nga je?» Por Jezui nuk iu përgjigj.+ 10 Atëherë Pilati i tha: «Refuzon të më flasësh? Nuk e di se unë kam autoritet të të liroj ose të të ekzekutoj?»* 11 Jezui ia ktheu: «Ti s’do të kishe aspak autoritet mbi mua, po të mos të ishte lejuar nga lart. Ja pse njeriu që më dorëzoi te ti, është fajtor për një mëkat më të madh.»

12 Prandaj Pilati kërkonte një mënyrë si ta lironte. Por judenjtë bërtitnin: «Po e lirove këtë njeri, nuk je mik i Cezarit. Kushdo që e bën veten mbret, del kundër* Cezarit.»+ 13 Pasi dëgjoi këto fjalë, Pilati e nxori përsëri Jezuin përjashta dhe u ul në fronin e gjykimit, në një vend të quajtur Sheshi i Kalldrëmit, kurse në hebraisht Gábatha. 14 Tani ishte Dita e Përgatitjes*+ së Festës së Kalimit,* afërsisht ora e gjashtë.* Ai u tha judenjve: «Ja, mbreti juaj!» 15 Por ata bërtitnin: «Hiqe qafe! Hiqe qafe! Vëre në shtyllë!»* Pilati i pyeti: «Të ekzekutoj mbretin tuaj?» Krerët e priftërinjve u përgjigjën: «Ne s’kemi mbret tjetër, përveç Cezarit.» 16 Atëherë ua dha atyre që ta ekzekutonin në shtyllë.+

Prandaj ata e morën Jezuin. 17 Duke e mbajtur vetë shtyllën e torturës,* ai u nis për në vendin që quhej Vendi i Kafkës,+ në hebraisht Gólgotha.+ 18 Atje e gozhduan në shtyllë+ përkrah dy burrave të tjerë; njërin në një anë dhe tjetrin në anën tjetër, kurse Jezuin në mes.+ 19 Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në shtyllën e torturës.* Në të shkruhej: «Jezui, nazareasi, mbreti i judenjve.»+ 20 Shumë judenj e lexuan këtë mbishkrim, sepse vendi ku Jezui u gozhdua në shtyllë, ishte afër qytetit, dhe mbishkrimi ishte në hebraisht, latinisht dhe greqisht. 21 Megjithatë, krerët e priftërinjve të judenjve i thanë Pilatit: «Mos shkruaj ‘mbreti i judenjve’, por që ai tha: ‘Unë jam mbreti i judenjve.’» 22 Pilati ua ktheu: «Atë që shkrova, e shkrova.»

23 Pasi e gozhduan Jezuin në shtyllë, ushtarët morën rrobën e tij dhe e ndanë në katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar. Morën po ashtu edhe veshjen e poshtme. Mirëpo veshja e poshtme ishte pa asnjë qepje, e endur nga fillimi në fund. 24 Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: «Të mos e grisim, por të hedhim short se e kujt do të jetë»,+ që të përmbushej shkrimi: «Mes tyre i ndanë rrobat e mia dhe për veshjen time hodhën short.»+ Dhe faktikisht ushtarët i bënë këto gjëra.

25 Ndërkohë, pranë shtyllës së torturës* të Jezuit po qëndronte nëna+ dhe tezja e tij, bashkë me Marinë, gruan e Klopës, dhe Maria-Magdalenën.+ 26 Kur pa nënën e tij dhe aty pranë dishepullin që ai e kishte veçanërisht për zemër,+ Jezui i tha nënës së vet: «Nënë,* ja, biri yt!» 27 Pastaj i tha dishepullit: «Ja, nëna jote!» E që nga ajo kohë, dishepulli e mori në shtëpinë e vet.

28 Pastaj, duke e ditur se tashmë gjithçka ishte kryer dhe që të përmbushej shkrimi, Jezui tha: «Kam etje.»+ 29 Aty ishte një enë plot me verë të thartë. Prandaj vunë një sfungjer plot me verë të thartë mbi një degë hisopi* dhe ia afruan te goja.+ 30 Jezui e pranoi verën e thartë dhe tha: «U krye!»+ Pastaj uli kokën e dha frymë.*+

31 Meqë ishte Dita e Përgatitjes,+ që trupat të mos mbeteshin në shtyllën e torturës+ në Sabat, (sepse të nesërmen ishte një sabat i madh),+ judenjtë i kërkuan Pilatit që t’u thyenin këmbët dhe të hiqnin trupat. 32 Prandaj ushtarët vajtën dhe i thyen këmbët të parit, e pastaj edhe tjetrit që ishte vënë në shtyllë përkrah Jezuit. 33 Por, kur vajtën te Jezui, panë që tashmë kishte vdekur, prandaj nuk ia thyen këmbët. 34 Mirëpo një nga ushtarët e shpoi në brinjë me heshtë,+ dhe menjëherë doli gjak e ujë. 35 Këtë dëshmi e ka dhënë dishepulli që e pa këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë. Ai e di se thotë të vërtetën, dhe i tregon këto gjëra që edhe ju të besoni.+ 36 Në fakt, këto ndodhën që të përmbushej shkrimi: «Nuk do t’i thyhet asnjë kockë.»+ 37 Një shkrim tjetër thotë: «Do të shohin atë që shpuan tejpërtej.»+

38 Pas këtyre ngjarjeve, Jozefi nga Arimatea, që ishte një dishepull i Jezuit, por që nuk dilte hapur nga frika e judenjve,+ i kërkoi Pilatit të merrte trupin e Jezuit, dhe Pilati i dha leje. Kështu ai vajti dhe e mori trupin.+ 39 Erdhi edhe Nikodemi,+ që herën e parë shkoi te Jezui natën, dhe solli një përzierje* mirre e aloe,* rreth njëqind libra.*+ 40 Ata morën trupin e Jezuit dhe e mbështollën me copa linoje e i hodhën aromatikë,*+ sipas zakonit të judenjve për varrim. 41 Tani, afër vendit ku ai u ekzekutua,* ndodhej një kopsht, dhe atje ishte një varr* i ri,+ në të cilin nuk kishin futur ende askënd. 42 Meqë judenjtë kishin Ditën e Përgatitjes+ dhe varri ishte afër, ata e vunë Jezuin atje.

20 Ditën e parë të javës, Maria-Magdalena vajti te varri* herët,+ kur ishte akoma errësirë, dhe pa se gurin tashmë e kishin hequr nga varri.*+ 2 Prandaj vrapoi e shkoi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezui e kishte veçanërisht për zemër,+ dhe u tha: «Zotërinë e kanë hequr nga varri+ dhe nuk e dimë ku e kanë vënë.»

3 Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër u nisën për te varri. 4 Filluan të vraponin të dy bashkë, por dishepulli tjetër vrapoi më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri. 5 Kur u përkul pak përpara, pa copat e linosë përtokë,+ mirëpo nuk hyri brenda. 6 Pas tij erdhi edhe Simon Pjetri dhe hyri brenda varrit. Ai i pa copat e linosë përtokë, 7 kurse napa që kishte qenë në kokën e Jezuit, nuk ishte bashkë me copat e tjera, por e mbështjellë më vete. 8 Pastaj hyri edhe dishepulli tjetër që kishte arritur i pari te varri dhe, kur e pa me sytë e vet, e besoi atë që i kishin thënë. 9 Por ata nuk e kuptonin akoma shkrimin që thoshte se ai duhej të ngrihej nga të vdekurit.+ 10 Kështu dishepujt u kthyen në shtëpitë e tyre.

11 Kurse Maria rrinte jashtë, afër varrit, dhe qante. Ndërsa po qante, u përkul pak përpara për të parë brenda varrit 12 dhe vuri re dy engjëj+ të veshur me të bardha, të ulur në vendin ku më parë shtrihej trupi i Jezuit, njëri nga koka dhe tjetri nga këmbët. 13 Ata e pyetën: «Grua, pse po qan?» Ajo u përgjigj: «Kanë marrë Zotërinë tim dhe nuk e di ku e kanë vënë.» 14 Pasi tha këto fjalë, u kthye dhe pa Jezuin që po rrinte në këmbë, por nuk e dalloi që ishte ai.+ 15 Jezui e pyeti: «Grua, pse po qan? Kë po kërkon?» Duke menduar se ai ishte kopshtari, ajo i tha: «Zotëri, nëse e ke çuar diku, ma thuaj ku e ke vënë, e unë do ta marr.» 16 Jezui i tha: «Mari!» Ajo u kthye dhe i tha në hebraisht: «Rabóni!» (që do të thotë «Mësues!») 17 Jezui i tha: «Mos më shtrëngo më, se unë nuk kam shkuar ende lart tek Ati. Por shko te vëllezërit e mi+ dhe thuaju: ‘Unë po ngjitem tek Ati im+ dhe Ati juaj, te Perëndia im+ dhe Perëndia juaj.’» 18 Maria-Magdalena vajti dhe u çoi dishepujve lajmin: «Kam parë Zotërinë!», dhe u tregoi çfarë i kishte thënë ai.+

19 Atë ditë, që ishte dita e parë e javës, dishepujt u mblodhën bashkë në mbrëmje. Jezui iu shfaq atyre, edhe pse ata i kishin kyçur dyert nga frika e judenjve. Ai qëndroi mes tyre dhe u tha: «Paqja qoftë me ju!»+ 20 Pastaj u tregoi duart dhe brinjën.+ Kur panë Zotërinë, dishepujt s’i mbante vendi nga gëzimi.+ 21 Jezui u tha përsëri: «Paqja qoftë me ju!+ Ashtu si Ati më ka dërguar mua,+ edhe unë po ju dërgoj ju.»+ 22 Pastaj fryu mbi ta dhe u tha: «Merrni frymë të shenjtë.+ 23 Nëse ia falni mëkatet dikujt, ato i falen, dhe nëse nuk ia falni, ato nuk i falen.»

24 Por Thomai,+ një nga të Dymbëdhjetët që quhej Binjaku, nuk ishte me ta kur erdhi Jezui. 25 Prandaj, kur dishepujt e tjerë i thanë: «Kemi parë Zotërinë!», ai ua ktheu: «Po të mos shoh shenjat e gozhdëve në duart e tij, të vë gishtin në shenjën e gozhdëve e të vë dorën në brinjë,+ nuk do ta besoj kurrë.»

26 Tetë ditë më pas, dishepujt e tij ishin mbledhur përsëri dhe bashkë me ta ishte edhe Thomai. Ndonëse dyert ishin të kyçura, Jezui erdhi, qëndroi mes tyre dhe tha: «Paqja qoftë me ju!»+ 27 Pastaj i tha Thomait: «Vëre gishtin këtu e shihi duart e mia, zgjate dorën e vëre në brinjën time dhe mos dysho më,* por beso.» 28 Atëherë Thomai i tha: «Zotëria im dhe Perëndia im!» 29 Jezui ia ktheu: «Ngaqë më pe, besove? Lum ata që nuk shohin, e prapëseprapë besojnë!»

30 Jezui sigurisht kreu para dishepujve edhe shumë shenja* të tjera, që nuk janë shkruar në këtë rrotull.+ 31 Por këto janë shkruar që të besoni se Jezui është Krishti, Biri i Perëndisë dhe, falë besimit, të keni jetë me anë të emrit të tij.*+

21 Pas kësaj Jezui iu shfaq përsëri dishepujve në detin e Tiberiadës në këtë mënyrë: 2 Simon Pjetri, Thomai (që quhej Binjaku),+ Natanaeli+ nga Kana e Galilesë, bijtë e Zebedeut+ dhe dy dishepuj të tjerë ishin bashkë. 3 Simon Pjetri u tha: «Unë po shkoj të peshkoj.» Ata ia kthyen: «Po vijmë edhe ne me ty.» Kështu dolën dhe hipën në varkë, por atë natë nuk kapën gjë.+

4 Kur po zbardhte dita, Jezui po qëndronte në breg, por dishepujt nuk e dalluan që ishte ai.+ 5 Atëherë Jezui i pyeti: «Fëmijë të vegjël, mos keni ndonjë gjë* për të ngrënë?» Ata iu përgjigjën: «Jo!» 6 Ai u tha: «Hidheni rrjetën në të djathtë të varkës e do të gjeni.» Kështu ata e hodhën, por pastaj nuk po e mblidhnin dot, aq shumë peshq kishte.+ 7 Atëherë dishepulli që Jezui kishte veçanërisht për zemër,+ i tha Pjetrit: «Është Zotëria!» Kur dëgjoi se ishte Zotëria, Simon Pjetri veshi* mantelin e vet, ngaqë ishte i zhveshur,* dhe u hodh në det. 8 Kurse dishepujt e tjerë vajtën me varkën e vogël, duke tërhequr rrjetën plot me peshq, sepse nuk ishin larg nga toka, vetëm nja 90 metra.*

9 Kur mbërritën në breg, panë një zjarr me qymyr dhe, mbi të, peshq e bukë. 10 Jezui u tha: «Sillni ca nga peshqit që sapo zutë.» 11 Atëherë Simon Pjetri hipi në varkë dhe e tërhoqi në breg rrjetën plot me peshq, 153 peshq të mëdhenj. Por, ndonëse ishin aq shumë, rrjeta nuk u ça. 12 Jezui u tha: «Ejani të hani mëngjesin.» Asnjëri nga dishepujt nuk kishte guxim ta pyeste: «Kush je?», sepse e dinin që ishte Zotëria. 13 Jezui u afrua, mori bukën e ua dha; u dha edhe peshq. 14 Kjo ishte hera e tretë+ që Jezui iu shfaq dishepujve pasi ishte ngritur nga të vdekurit.

15 Pasi hëngrën mëngjesin, Jezui e pyeti Simon Pjetrin: «Simon, bir i Gjonit, a më do mua më shumë se këta?» Ai iu përgjigj: «Po, Zotëri, ti e di se unë të kam për zemër.» Ai i tha: «Ushqeji qengjat e mi.»+ 16 Pastaj e pyeti për herë të dytë: «Simon, bir i Gjonit, a më do mua?» Ai iu përgjigj: «Po, Zotëri, ti e di se unë të kam për zemër.» Ai i tha: «Kulloti delet e mia të vogla.»+ 17 Pastaj e pyeti për herë të tretë: «Simon, bir i Gjonit, a më ke për zemër?» Pjetri u trishtua që ai i tha për herë të tretë: «A më ke për zemër?» Prandaj iu përgjigj: «Zotëri, s’ka gjë që ti s’e di; ti e di që unë të kam për zemër.» Jezui i tha: «Ushqeji delet e mia të vogla.+ 18 Me të vërtetë po të them: kur ti ishe më i ri, visheshe vetë e shkoje ku të doje, por kur të plakesh, do të shtrish krahët dhe një tjetër do të të veshë e do të të çojë atje ku ti nuk do.» 19 Këtë e tha për të treguar me ç’lloj vdekjeje Pjetri do t’i jepte lavdi Perëndisë. Pasi tha këtë, ai shtoi: «Vazhdo të më ndjekësh.»+

20 Pjetri u kthye dhe pa që po i ndiqte dishepulli që Jezui kishte veçanërisht për zemër,+ ai që gjatë darkës ishte mbështetur në kraharorin e Jezuit dhe e kishte pyetur: «Zotëri, kush po të tradhton?» 21 Kur e vuri re atë, Pjetri e pyeti Jezuin: «Zotëri, po me atë, ç’do të bëhet?» 22 Jezui iu përgjigj: «Nëse është vullneti im që ai të qëndrojë këtu derisa të vij unë, ti pse shqetësohesh? Ti vazhdo të më ndjekësh.» 23 Prandaj mes vëllezërve dolën fjalë se ai dishepull nuk do të vdiste. Megjithatë, Jezui nuk i tha se nuk do të vdiste, por: «Nëse është vullneti im që ai të qëndrojë këtu derisa të vij unë, ti pse shqetësohesh?»

24 Ky është dishepulli+ që jep dëshmi e që i shkroi këto gjëra, dhe ne e dimë që dëshmia e tij është e vërtetë.

25 Në fakt, Jezui bëri edhe shumë gjëra të tjera, që po të shkruheshin një për një, ma ha mendja se as bota vetë nuk do t’i mbante rrotullat e shkruara.+

Ose «ishte një hyjni».

Domethënë, Fjala.

Fjalë për fjalë «mish».

Ose «i vetëm». Domethënë, i vetmi bir që u krijua drejtpërdrejt nga Perëndia.

Ose «ishte plot mirësi të pamerituar dhe të vërtetë».

Fjalë për fjalë «mirësi të pamerituar mbi mirësi të pamerituar».

Ose «dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.

Ose «në gji të Atit». I referohet vendit që zinte ai që gëzonte miratim të veçantë.

Shih Shtojcën A5.

Domethënë, rreth orës 4 pasdite.

Ose «ithtari im».

Fjalë për fjalë «Çfarë për mua dhe për ty, o grua?» Kjo është një idiomë që tregon kundërshtim. Përdorimi i fjalës «grua» nuk tregon mungesë respekti.

Fjalë për fjalë «ora».

Ka shumë të ngjarë që këto masa të kenë qenë në bato. Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «i mrekullive».

Ose «lavdinë».

Ose «Pashka e judenjve». Shih Fjalorthin.

Ose «shesh pazari; vend biznesi!»

Ose «mrekullitë».

Një mundësi tjetër «nëse nuk lind nga qielli».

Fjalë për fjalë «Kush lind nga mishi, është mish».

Fjalë për fjalë «kush lind nga fryma, është frymë».

Domethënë, do ta ekzekutojnë në një shtyllë torture.

Ose «të vetëm». Domethënë, i vetmi bir që u krijua drejtpërdrejt nga Perëndia.

Domethënë, Krishti.

Ose «vërteton».

Ose «me masë».

Ose «burimit; kroit».

Domethënë, rreth orës 12 të drekës.

Ose «ç’dhuratë falas».

Fjalë për fjalë «ujë të gjallë».

Ose «vjen nëpërmjet judenjve».

Ose «nën drejtimin e frymës së tij dhe sipas së vërtetës».

Shih Fjalorthin.

Ose «nën drejtimin e frymës së tij dhe sipas së vërtetës».

Fjalë për fjalë «të bardha».

Fjalë për fjalë «të zbriste».

Ose «po e merrte veten».

Domethënë, rreth orës 1 pasdite.

Ose «mrekullia».

Ose «të paralizuara».

Shih Shtojcën A3.

Ose «shtratin portativ».

Ose «nuk e linin të qetë».

Ose «iniciativën».

Fjalë për fjalë «vepra».

Ose «ka dhuratën e jetës».

Ose «varre përkujtimore».

Domethënë, që bënin vazhdimisht.

Domethënë, Shkrimet.

Fjalë për fjalë «shenjat».

Ose «po afrohej Pashka». Shih Fjalorthin.

Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «rreth 25 ose 30 stade». Shih Shtojcën B14.

Shih Shtojcën A5.

Fjalë për fjalë «e gjallë».

Ose «nuk do të fitoni jetën».

Një mundësi tjetër «një mbledhje publike».

Ose «pengon».

Ose «fryma e Perëndisë».

Ose «përpjekjet njerëzore».

Ose «djall».

Ose «Festa e Kasolleve».

Fjalë për fjalë «shkronjat».

Domethënë, në shkollat rabinike.

Ose «përciptas; nga pamja e jashtme».

Ose «iniciativën».

Fjalë për fjalë «shenja».

Ose «për ta kapur».

Fjalë për fjalë «ujin e gjallë».

Ose «familja».

Ose «ta kapnin».

Disa dorëshkrime të lashta e të besueshme i heqin vargjet nga 53 deri në vargun 11 të kapitullit 8.

Ose «nga ajo që duket». Fjalë për fjalë «sipas mishit».

Domethënë, ta ekzekutojnë në një shtyllë torture.

Ose «iniciativën».

Ose «sepse nuk i pranoni fjalët e mia».

Ose «nuk kemi lindur nga imoraliteti seksual». Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.

Ose «nuk i pranoni».

Ose «që nga fillimi i udhës së tij». Domethënë, që kur filloi udhën e tij të mbrapshtë.

Ose «mrekulli».

Fjalë për fjalë «i frikësohet Perëndisë». Shih Fjalorthin.

Me sa duket e përjashtuan nga sinagoga.

Ose «u përkul para tij».

Ose «ilustrim».

Ose «shpirtin».

Ose «shpirtin».

Ose «do t’i mbledh».

Ose «shpirtin tim».

Ose «do të na e mbash shpirtin».

Ose «jemi në unitet».

Shih Fjalorthin.

Ose «Ju jeni si perëndi».

Ose «mrekulli».

Ose «varrin përkujtimor».

Fjalë për fjalë «rreth 15 stade». Shih Shtojcën B14.

Ose «varri përkujtimor».

Fjalë për fjalë «në frymë».

Ose «varri përkujtimor».

Ose «mrekulli».

Domethënë, tempullin.

Ose «e të ishin në unitet».

Ose «Pashka e judenjve». Shih Fjalorthin.

Ose «ta kapnin».

Ose «para Pashkës». Shih Fjalorthin.

Domethënë, libra romake, që ishte rreth 327 gr. Shih Shtojcën B14.

Shih Shtojcën B14.

Greqisht hosanna. Një kërkesë drejtuar Perëndisë për të sjellë shpëtim, që përdoret edhe si shprehje gëzimi.

Shih Shtojcën A5.

Ose «varri përkujtimor».

Fjalë për fjalë «shenjë».

Ose «e ka për zemër shpirtin».

Fjalë për fjalë «do ta shkatërrojë».

Ose «shpirtin».

Ose «shpirti im është».

Domethënë, ta ekzekutojnë në një shtyllë torture.

Domethënë, ta ekzekutojnë në një shtyllë torture.

Ose «mrekulli».

Shih Shtojcën A5.

Ose «që thamë ne?»

Shih Shtojcën A5.

Ose «përpara Pashkës». Shih Fjalorthin.

Ose «dishepujt e vet».

Domethënë, darkën e Festës së Kalimit.

Ose «e ngjeshi pas vetes».

Ose «nuk ke pjesë».

Ose «e keni për detyrë».

Ose «më është kthyer kundër».

Fjalë për fjalë «i trazuar në frymë». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «në gji të».

Ose «shpirtin».

Ose «shpirtin».

Ose «ngushëllues».

Ose «vetëm».

Ose «autoritet».

Ose «jini të denjë për dashurinë time».

Ose «shpirtin».

Ose «dijeni».

Ose «Po t’i përkitnit».

Ose «veprat».

Fjalë për fjalë «të mos pengoheni».

Ose «nuk mund t’i mbani».

Në vargjet 13 deri në 15, «ai» i referohet «ndihmësit». Jezui përdori termin «ndihmësi» (që në greqisht është në gjininë mashkullore) si personifikim të frymës së shenjtë, një force aktive, që në greqisht është në gjininë asnjanëse.

Ose «hidhërim».

Ose «ilustrimeve».

Ose «shtrëngim».

Fjalë për fjalë «çdo mish».

Ose «të marrin vazhdimisht njohuri për ty». Folja në greqisht tregon një veprim të vazhdueshëm.

Ose «ua kam shfaqur».

Ose «i janë bindur fjalës sate».

Emri Jezu do të thotë «Jehovai është shpëtim».

Ose «që të jenë në unitet».

Ose «në unitet».

Ose «nuk i përkasin».

Ose «Ndaji veç; Bëji të shenjtë». Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Ose «mësimit të këtyre».

Ose «të jenë plotësisht në unitet».

Ose «përroit dimëror të Kidronit».

Ose «këllëf».

Ose «e kapën».

Ose «hyrja».

Ose «më jep prova për».

Ose «të hanin Pashkën». Shih Fjalorthin.

Ose «keqbërës».

Ose «nuk i përket».

Ose «në ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.

Ose «Qofsh lëvduar».

Ose «Ekzekutoje në shtyllë! Ekzekutoje në shtyllë!»

Ose «të të ekzekutoj në shtyllë?»

Ose «flet kundër».

Shih Fjalorthin.

Ose «së Pashkës». Shih Fjalorthin.

Domethënë, rreth orës 12 të drekës.

Ose «Ekzekutoje në shtyllë!»

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Grua».

Shih Fjalorthin.

Ose «e vdiq».

Një mundësi tjetër «një rrotullame».

Emri i pemës që përmban një lëndë aromatike, e cila përdorej si parfum në kohët biblike.

Domethënë, libra romake. Shih Shtojcën B14.

Gjethe, pluhur erëzash dhe vajra aromatikë që përdoreshin për përgatitjen e trupit për varrim.

Ose «u ekzekutua në shtyllë».

Ose «varr përkujtimor».

Ose «varri përkujtimor».

Ose «varri përkujtimor».

Fjalë për fjalë «mos ji mosbesues».

Ose «mrekulli».

Domethënë, duke treguar besim tek emri i tij.

Ose «ndonjë peshk».

Ose «u mbështoll me».

Ose «ishte veshur lehtë; hollë».

Fjalë për fjalë «rreth 200 kute». Shih Shtojcën B14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo