SIPAS LUKËS
1 Meqë shumë kanë marrë përsipër të përpilojnë një tregim të fakteve që ne u zëmë besë plotësisht,*+ 2 ashtu si i përcollën ata që ishin dëshmitarë okularë+ e shpallës* të lajmit që nga fillimi,+ 3 m’u duk mirë edhe mua, meqë i gjurmova me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi, që të t’i shkruaja sipas një radhe logjike, o fort i shkëlqyer Teofil,+ 4 që të jesh plotësisht i sigurt se gjërat që t’u mësuan gojarisht, janë të besueshme.+
5 Në ditët e Herodit,*+ mbretit të Judesë, ishte një prift me emrin Zakaria, nga ndarja priftërore e Abijahut.+ Gruan e kishte nga bijat e Aronit dhe e quanin Elizabetë. 6 Të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë dhe ecnin në mënyrë të paqortueshme, sipas gjithë urdhërimeve dhe kërkesave ligjore të Jehovait.* 7 Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpë, dhe të dy ishin mjaft të shkuar në moshë.
8 Tani, ndërsa Zakaria po shërbente si prift para Perëndisë kur kishte radhën ndarja e tij,+ 9 pra, sipas rregullit* të vendosur për priftërinë, i erdhi radha të hynte në shenjtëroren e Jehovait*+ që të paraqiste temjan.+ 10 Gjithë populli po lutej përjashta në orën kur po paraqitej temjani. 11 Atij iu shfaq engjëlli i Jehovait,* që qëndronte në këmbë në të djathtë të altarit të temjanit. 12 Kur e pa, Zakaria u shqetësua dhe e zuri frika. 13 Por engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Zakaria, sepse Perëndia e ka dëgjuar përgjërimin tënd, dhe gruaja jote, Elizabeta, do të të lindë një djalë, të cilin do ta quash Gjon.+ 14 Ti do të kesh gëzim e hare të madhe, dhe shumë veta do të gëzojnë për lindjen e tij,+ 15 sepse do të jetë i madh në sytë e Jehovait.*+ Mirëpo ai nuk duhet të pijë fare verë a ndonjë pije tjetër alkoolike+ dhe do të mbushet me frymë të shenjtë që para se të lindë.*+ 16 Ai do t’i kthejë shumë nga bijtë e Izraelit te Jehovai,* Perëndia i tyre,+ 17 dhe do të ecë përpara Tij me frymën dhe fuqinë e Elijas,+ që t’i kthejë zemrat e etërve si të fëmijëve*+ dhe të pabindurit në udhën e mençur* të të drejtëve, për të bërë gati për Jehovain* një popull të përgatitur.»+
18 Zakaria e pyeti engjëllin: «Nga ta di që kjo do të ndodhë vërtet? Se unë jam i moshuar dhe gruaja ime është mjaft e shkuar në moshë.» 19 Engjëlli iu përgjigj: «Unë jam Gabrieli,+ që qëndroj pranë Perëndisë,+ dhe ai më dërgoi të flas me ty e të të shpall këtë lajm të mirë. 20 Por, meqë nuk u besove fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e caktuar, nga tani, ti nuk do të flasësh dot dhe do të jesh i pagojë deri ditën kur të ndodhin këto gjëra.» 21 Ndërkaq, populli ishte akoma jashtë e po priste Zakarinë, i çuditur që po vonohej kaq shumë në shenjtërore. 22 Kur doli, Zakaria nuk fliste dot, dhe populli e mori me mend se kishte parë një shfaqje të mbinatyrshme* në shenjtërore; ngaqë mbeti i pagojë, fliste me shenja. 23 Me të mbaruar ditët e shërbimit të tij të shenjtë, Zakaria u kthye në shtëpi.
24 Ca kohë më vonë, Elizabeta, gruaja e tij, mbeti shtatzënë. Ajo nuk doli nga shtëpia për pesë muaj dhe thoshte: 25 «Ja si ka vepruar Jehovai* me mua tani. Ai më ka kushtuar vëmendje, që të më heqë poshtërimin në sytë e njerëzve.»+
26 Kur ajo ishte në muajin e gjashtë, Perëndia dërgoi engjëllin Gabriel+ në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, 27 te një virgjëreshë+ e fejuar me një burrë të quajtur Jozef, nga shtëpia e Davidit. Emri i virgjëreshës ishte Mari.+ 28 Kur doli para saj, ai tha: «Tungjatjeta, o shumë e pëlqyera, Jehovai* është me ty!» 29 Mirëpo atë e turbulluan shumë këto fjalë dhe po përpiqej të kuptonte ç’do të thoshte kjo përshëndetje. 30 Atëherë engjëlli vazhdoi: «Mos ki frikë, Mari, sepse ti ke gjetur pëlqim në sytë e Perëndisë. 31 Ti do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë+ dhe do t’ia vësh emrin Jezu.+ 32 Ky do të jetë i madh+ e do të quhet Bir i Më të Lartit,+ dhe Perëndia Jehova* do t’i japë fronin e Davidit, të atit.+ 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit, dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund.»+
34 Por Maria e pyeti engjëllin: «Si do të ndodhë kjo, përderisa unë s’kam pasur marrëdhënie me asnjë burrë?»+ 35 Engjëlli iu përgjigj: «Fryma e shenjtë do të vijë te ti+ dhe fuqia e Më të Lartit do të prehet mbi ty. Për këtë arsye, ai që do të lindë, do të quhet i shenjtë,+ Bir i Perëndisë.+ 36 Edhe Elizabeta, e afërmja jote, është shtatzënë dhe pret një djalë tani në pleqëri. Ajo që e quanin shterpë, është në muajin e gjashtë, 37 sepse asgjë* nuk është e pamundur për Perëndinë.»+ 38 Atëherë Maria tha: «Ja, skllavja e Jehovait!* Le të më ndodhë sipas fjalës sate.» Pas kësaj engjëlli u largua nga ajo.
39 Prandaj Maria u nis menjëherë ato ditë dhe shkoi në një qytet të rajonit malor të Judës. 40 Atje hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe përshëndeti Elizabetën. 41 Sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, foshnja në barkun e saj kërceu, dhe ajo u mbush me frymë të shenjtë. 42 Elizabeta thërriti me zë të lartë dhe tha: «E bekuar je mes grave dhe i bekuar është fryti i barkut tënd! 43 Ç’është ky privilegj për mua, që të vijë tek unë nëna e Zotërisë tim?! 44 Se ja, sapo dëgjova zërin tënd kur më përshëndete, foshnja në barkun tim kërceu nga gëzimi. 45 E lumtur është edhe ajo që besoi, sepse ato që i tha Jehovai,* do të përmbushen plotësisht!»
46 Maria i tha: «Shpirti im* madhëron Jehovain*+ 47 dhe zemra* ime s’ka si të mos ngazëllohet për Perëndinë, Shpëtimtarin tim,+ 48 sepse i ka kushtuar vëmendje skllaves së tij+ të parëndësishme. Ja, tani e tutje, të gjithë brezat do të më quajnë të lumtur,+ 49 sepse i Fuqishmi ka bërë gjëra të mëdha për mua, i shenjtë është emri i tij,+ 50 dhe u tregon mëshirë brez pas brezi atyre që i frikësohen.*+ 51 Me krahun e tij ka bërë vepra të fuqishme dhe i ka shpërndarë andej-këtej zemrat fodulle.+ 52 Ai i ka zbritur nga fronet burrat e pushtetshëm+ dhe i ka lartësuar të përulurit,+ 53 i ka ngopur të uriturit plot me të mira+ dhe i ka kthyer duarbosh të pasurit. 54 I ka ardhur në ndihmë Izraelit, shërbëtorit të vet, e kështu nuk e ka harruar premtimin se do t’u tregonte gjithnjë mëshirë+ 55 paraardhësve tanë, Abrahamit dhe pasardhësit*+ të tij.» 56 Maria ndenji rreth tre muaj me Elizabetën, e pastaj u kthye në shtëpi.
57 Tani, Elizabetës i erdhi koha për të lindur dhe lindi djalë. 58 Fqinjët e farefisi dëgjuan se Jehovai* kishte treguar shumë mëshirë për të, dhe u gëzuan bashkë me të.+ 59 Ditën e tetë ata shkuan të rrethpritnin fëmijën e vogël+ dhe kishin ndër mend t’i vinin emrin e të atit, Zakaria. 60 Por e ëma u tha: «Jo! Ai do të quhet Gjon.» 61 Atëherë i thanë: «Në farefisin tënd nuk ka asnjë me këtë emër.» 62 Pastaj, me shenja, e pyetën të atin si donte ta quante fëmijën. 63 Ai kërkoi një pllakë shkrimi dhe shkroi: «Emri i tij është Gjon.»+ Atëherë të gjithë u befasuan. 64 Në çast, Zakarisë i erdhi goja, iu zgjidh gjuha dhe nisi të fliste+ e të lëvdonte Perëndinë. 65 Të gjithë ata që banonin në lagjen e tyre, mbetën gojëhapur, dhe lajmi për këto gjëra mori dhenë në mbarë rajonin malor të Judesë. 66 Tërë ata që i dëgjuan, thoshin me vete: «Ç’do të bëhet vallë ky fëmijë?!», sepse dora e Jehovait* ishte vërtet me të.
67 Atëherë Zakaria, i ati, u mbush me frymë të shenjtë dhe profetizoi: 68 «Lëvduar qoftë Jehovai,* Perëndia i Izraelit,+ sepse i erdhi keq për popullin e vet dhe e çliroi.+ 69 Ai ngriti për ne një bri shpëtimi*+ në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të tij,+ 70 ashtu si kishte thënë që nga kohët e lashta me gojën e profetëve të vet të shenjtë,+ 71 që të na shpëtojë nga armiqtë dhe nga dora e të gjithë atyre që na urrejnë,+ 72 që t’u tregojë mëshirë paraardhësve tanë dhe të kujtojë besëlidhjen e tij të shenjtë,+ 73 betimin që i bëri Abrahamit, paraardhësit tonë,+ 74 që, pasi të jemi çliruar nga duart e armiqve, të na japë privilegjin t’i bëjmë shërbim të shenjtë pa frikë, 75 me besnikëri dhe drejtësi për gjithë ditët tona. 76 Kurse ti, biri im, do të quhesh profet i Më të Lartit, sepse do të shkosh përpara Jehovait,* që të përgatitësh udhët për të,+ 77 që të shpallësh mesazhin e shpëtimit me anë të faljes së mëkateve+ 78 falë zemërdhembshurisë së Perëndisë tonë. Kjo dhembshuri nga lart do të shkëlqejë mbi ne si agimi, 79 që t’u japë dritë atyre që dergjen në errësirë e në hijen e vdekjes+ dhe që të drejtojë këmbët tona në udhën e paqes.»
80 Ndërkohë fëmija rritej e forcohej me anë të frymës së Perëndisë. Ai qëndroi në shkretëtirë deri ditën kur iu shfaq hapur Izraelit.
2 Në ato ditë, Cezar Augusti nxori një dekret që të regjistrohej popullsia në gjithë tokën e banuar. 2 (Ky ishte regjistrimi i parë gjatë kohës kur Kuirini ishte guvernator i Sirisë.) 3 Prandaj të gjithë shkuan të regjistroheshin, secili në qytetin e vet. 4 Kështu, edhe Jozefi+ u nis nga qyteti galileas i Nazaretit, e shkoi në Jude, në qytetin e Davidit, i cili quhet Betlehem,+ meqë ishte nga shtëpia dhe nga familja e Davidit. 5 Ai vajti të regjistrohej bashkë me Marinë, që tashmë ishte gruaja e tij+ dhe që së shpejti do të lindte.+ 6 Ndërsa ishin atje, erdhi koha e lindjes. 7 Maria lindi djalin e saj të parëlindur,+ e mbështolli me pelena dhe e vuri në një grazhd,+ sepse në bujtinë nuk kishte vend.
8 Në të njëjtën zonë ishin edhe disa barinj që jetonin fushave* dhe që natën ruanin kopetë. 9 Papritur iu shfaq engjëlli i Jehovait* dhe lavdia e Jehovait* shndriti përreth tyre, e ata u frikësuan shumë. 10 Por engjëlli u tha: «Mos kini frikë, sepse po ju shpall një lajm të mirë që do t’i sjellë gëzim të madh tërë popullit. 11 Sot, në qytetin e Davidit,+ ju lindi një shpëtimtar,+ që është Krisht, Zotëria.+ 12 Kjo është shenja që ta dalloni: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me pelena, të shtrirë në një grazhd.» 13 Befas, bashkë me engjëllin u shfaq edhe një mori engjëjsh nga ushtria qiellore,+ që lëvdonin Perëndinë me këto fjalë: 14 «Lavdi Perëndisë atje lart në qiell dhe paqe në tokë për njerëzit që kanë miratimin* e tij!»
15 Kështu, kur engjëjt u larguan dhe shkuan në qiell, barinjtë filluan t’i thoshin njëri-tjetrit: «Të shkojmë drejt e në Betlehem e të shohim ç’ka ndodhur atje, siç na tregoi Jehovai.»* 16 Atëherë shkuan menjëherë dhe gjetën Marinë e Jozefin, si edhe foshnjën që ishte në grazhd. 17 Kur e panë, u treguan lajmin që kishin dëgjuar për këtë fëmijë të vogël. 18 Të gjithë ata që e morën vesh këtë, mbetën gojëhapur nga gjërat që u treguan barinjtë. 19 Kurse Maria nisi t’i ruante në zemër të gjitha këto fjalë e të arsyetonte për kuptimin e tyre.+ 20 Pastaj barinjtë u kthyen, duke madhëruar e duke lëvduar Perëndinë për gjithçka që dëgjuan e panë, tamam siç u ishte thënë.
21 Pas tetë ditësh, kur ishte koha për ta rrethprerë,+ fëmijën e quajtën Jezu, emri që i kishte vënë engjëlli para se të ngjizej në bark.+
22 Gjithashtu, kur erdhi koha e pastrimit të tyre sipas Ligjit të Moisiut,+ ata e çuan fëmijën në Jerusalem për t’ia paraqitur Jehovait,* 23 ashtu siç është shkruar në Ligjin e Jehovait:* «Çdo i parëlindur mashkull* duhet të quhet i shenjtë për Jehovain.»*+ 24 Kështu paraqitën një flijim sipas asaj që thuhet në Ligjin e Jehovait:* «Një çift turtujsh ose dy zogj pëllumbash.»+
25 Tani, në Jerusalem ishte një njeri që quhej Simeon. Ky njeri i drejtë dhe i përkushtuar ndaj Perëndisë, kishte frymën e shenjtë dhe priste kohën kur Izraeli të ngushëllohej.+ 26 Veç kësaj, Perëndia i kishte zbuluar me anë të frymës së shenjtë se nuk do të vdiste para se të shihte Krishtin e Jehovait.* 27 I shtyrë nga fryma, Simeoni vajti në tempull dhe, kur prindërit e sollën Jezuin e vogël për të vepruar siç e kërkonte Ligji,+ 28 ai e mori fëmijën në krahë, lëvdoi Perëndinë dhe tha: 29 «Tani, o Zotëri Sovran, lëre skllavin tënd të prehet në paqe,+ ashtu si the, 30 sepse sytë e mi e panë mjetin nëpërmjet të cilit do të sjellësh shpëtimin,+ 31 dhe tani të gjithë popujt mund ta shohin atë që ti ke siguruar.+ 32 Ai është drita+ që do t’u heqë velin kombeve,+ po, lavdia e popullit tënd, Izraelit.» 33 Babai e nëna e fëmijës çuditeshin me gjërat që thuheshin për të. 34 Pas këtyre fjalëve, Simeoni i bekoi, kurse Marisë, nënës së fëmijës, i tha: «Për shkak të këtij fëmije, shumë veta në Izrael ose do të bien poshtë,+ ose do të ngrihen lart,+ dhe ai do të bëhet objekt përbuzjeje,+ 35 me qëllim që të nxjerrë sheshit arsyetimet e shumë zemrave. Kurse ty, Mari, do të ta shpojë shpirtin një shpatë e gjatë.»+
36 Atje ishte edhe një profeteshë, Ana, bijë e Fanuelit, nga fisi i Asherit. Kjo grua ishte mjaft e shkuar në moshë, kishte jetuar me burrin vetëm shtatë vjet pas martese,* 37 dhe tani ishte vejushë 84-vjeçare. Ajo nuk mungonte kurrë në tempull dhe bënte shërbim të shenjtë natë e ditë me agjërime dhe përgjërime. 38 Pikërisht në atë kohë, Ana u afrua dhe nisi të falënderonte Perëndinë e t’u fliste për fëmijën të gjithë atyre që pritnin çlirimin e Jerusalemit.+
39 Kështu, pasi bënë gjithçka që kërkonte Ligji i Jehovait,*+ Jozefi dhe Maria u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.+ 40 Fëmija i vogël rritej, forcohej, fitonte gjithnjë e më shumë mençuri dhe kishte pëlqimin e Perëndisë.+
41 Vit për vit prindërit e tij e kishin zakon të shkonin në Jerusalem për Festën e Kalimit.*+ 42 Kur Jezui ishte 12 vjeç, ata u ngjitën atje si zakonisht për festën+ 43 dhe qëndruan derisa mbaroi festa, e pastaj morën rrugën për në shtëpi. Por djali mbeti prapa në Jerusalem dhe prindërit nuk e vunë re. 44 Duke menduar se ai ishte me grupin që po udhëtonte bashkë me ta, prindërit bënë një ditë rrugë, e pastaj nisën ta kërkonin mes farefisit e të njohurve. 45 Por, meqë nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem dhe s’lanë vend pa e kërkuar. 46 Më në fund, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur mes mësuesve, tek i dëgjonte dhe i pyeste. 47 Të gjithë ata që e dëgjonin, mahniteshin me aftësinë e tij për të kuptuar dhe me përgjigjet që jepte.+ 48 Kur e panë, prindërit s’u besonin syve, dhe e ëma e pyeti: «Bir, ç’na bëre kështu? Babai yt dhe unë të kemi kërkuar si të marrë.» 49 Por ai u përgjigj: «Pse po më kërkonit? A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?»+ 50 Mirëpo ata nuk e kuptuan çfarë po u thoshte.
51 Pastaj zbriti bashkë me ta dhe u kthye në Nazaret, ku vazhdoi t’u nënshtrohej.*+ Dhe e ëma i ruante me kujdes në zemër tërë këto fjalë.+ 52 Ndërkohë Jezui rritej në shtat e fitonte gjithnjë e më shumë mençuri dhe pëlqimin e Perëndisë e të njerëzve.
3 Në vitin e 15-të të mbretërimit të Tiber Cezarit, Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë, Herodi*+ ishte sundimtari i krahinës* së Galilesë, Filipi, vëllai i tij, ishte sundimtari i krahinës së Ituresë dhe të Trakonitidës, Lisania ishte sundimtari i krahinës së Abilenës, 2 Hanai ishte njëri nga krerët e priftërinjve dhe Kajafa ishte kryeprift.+ Në atë kohë fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit,+ birit të Zakarisë, ndërsa ishte në shkretëtirë.+
3 Kështu, ai filloi të përshkonte gjithë vendin përreth Jordanit dhe predikonte pagëzimin si simbol të pendimit për faljen e mëkateve,+ 4 ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia: «Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën për Jehovain!* Drejtojini rrugët për të!+ 5 Çdo luginë do të mbushet dhe çdo mal e kodër do të rrafshohet; udhët dredharake do të drejtohen dhe udhët me gunga do të bëhen të sheshta. 6 Çdo njeri* do të shohë mjetin nëpërmjet të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin.’»*+
7 Atëherë, ai nisi t’u thoshte turmave që vinin për t’u pagëzuar: «Pjellë nepërkash, kush ju tha se mund t’ia mbathni nga zemërimi i furishëm që po vjen?!+ 8 Jepni, pra, fryte të denja për pendim! Mos thoni me vete: ‘Ne kemi atë Abrahamin’, sepse unë po ju them se Perëndia është në gjendje t’i japë Abrahamit fëmijë edhe nga këta gurë. 9 Vërtet, sëpata është vënë tashmë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet e do të hidhet në zjarr.»+
10 Prandaj turmat e pyetën: «Çfarë duhet të bëjmë, pra?» 11 Gjoni iu përgjigj: «Kush ka dy palë veshje,* le t’i ndajë me atë që s’ka asnjë, dhe ai që ka për të ngrënë, le të bëjë njëlloj.»+ 12 Erdhën për t’u pagëzuar edhe disa taksambledhës+ dhe e pyetën: «Mësues, po ne çfarë duhet të bëjmë?» 13 Ai iu përgjigj: «Kërkoni* vetëm taksën e caktuar dhe asgjë më shumë.»+ 14 Edhe ushtarët e pyetën: «Po ne, çfarë duhet të bëjmë?» Ai u tha: «Mos i bini askujt në qafë* dhe mos ngrini akuza të rreme,+ por kënaquni me atë që merrni.»*
15 Ndërkohë njerëzit ishin në pritje të Krishtit dhe mendonin me vete për Gjonin: «A thua të jetë ai Krishti?»+ 16 Prandaj Gjoni u tha të gjithëve: «Unë ju pagëzoj me ujë, por po vjen ai që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh lidhëset e sandaleve.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë dhe me zjarr.+ 17 Ai ka në dorë terploten* që të pastrojë tërësisht lëmin* e vet dhe të mbledhë grurin në depo. Kurse bykun do ta djegë me një zjarr që nuk mund të shuhet.»
18 Gjoni i bëri thirrje popullit edhe për shumë gjëra të tjera e vazhdoi t’i shpallte lajmin e mirë. 19 Mirëpo Herodi, sundimtari i krahinës, ngaqë Gjoni e kishte qortuar për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të vet, dhe për shkak të të gjithë të ligave që kishte bërë, 20 u shtoi gjithë këtyre edhe këtë: e futi Gjonin në burg.+
21 Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui+ dhe, ndërsa po lutej, qielli u hap,+ 22 fryma e shenjtë u shfaq porsi një pëllumb dhe zbriti mbi të. Nga qielli u dëgjua një zë: «Ti je Biri im, Biri im i dashur; unë të kam miratuar.»+
23 Jezui+ ishte rreth 30 vjeç+ kur nisi veprën e tij. Për të mendohej se ishte biri
i Jozefit,+
bir i Helit,
24 bir i Matatit,
bir i Levit,
bir i Melkit,
bir i Janait,
bir i Jozefit,
25 bir i Matatisë,
bir i Amosit,
bir i Naumit,
bir i Eslit,
bir i Nagait,
26 bir i Mathit,
bir i Matatisë,
bir i Semeinit,
bir i Josekut,
bir i Jodait,
27 bir i Joananit,
bir i Resait,
bir i Zorobabelit,+
bir i Shealtielit,+
bir i Nerit,
28 bir i Melkit,
bir i Adit,
bir i Kosamit,
bir i Elmadamit,
bir i Erit,
29 bir i Jezuit,
bir i Eliezerit,
bir i Jorimit,
bir i Matatit,
bir i Levit,
30 bir i Simionit,
bir i Judës,
bir i Jozefit,
bir i Jonamit,
bir i Eliakimit,
31 bir i Meleasit,
bir i Menait,
bir i Matatait,
bir i Natanit,+
bir i Davidit,+
bir i Obedit,+
bir i Boazit,+
bir i Salmonit,+
bir i Nahasonit,+
33 bir i Aminadabit,
bir i Arnit,
bir i Hezronit,
bir i Perezit,+
bir i Judës,+
bir i Isakut,+
bir i Abrahamit,+
bir i Terahut,+
bir i Nahorit,+
bir i Reut,+
bir i Pelegut,+
bir i Eberit,+
bir i Shelahut,+
36 bir i Kainanit,
bir i Arpakshadit,+
bir i Semit,+
bir i Noesë,+
bir i Lamekut,+
bir i Enokut,
bir i Jaredit,+
bir i Mahalalelit,+
bir i Kainanit,+
bir i Setit,+
bir i Adamit,+
bir i Perëndisë.
4 Kështu, plot me frymë të shenjtë, Jezui u largua nga Jordani dhe fryma e çoi nëpër shkretëtirë+ 2 për 40 ditë, ku e tundoi Djalli.+ Ato ditë nuk hëngri asgjë, prandaj në përfundim të atyre ditëve, e mori uria. 3 Atëherë Djalli i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, thuaji këtij guri të bëhet bukë.» 4 Por Jezui ia ktheu: «Është shkruar: ‘Njeriu s’duhet të jetojë vetëm me bukë.’»+
5 Pastaj, Djalli e çoi në një mal të lartë e për një çast i tregoi të gjitha mbretëritë e botës+ 6 dhe i tha: «Unë do të të jap autoritet mbi të gjitha këto bashkë me lavdinë e tyre, sepse më është dhënë ky autoritet+ dhe unë ia jap kujtdo që dua. 7 Prandaj, nëse më adhuron një herë,* do të jetë i gjithi yti.» 8 Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: ‘Jehovain,* Perëndinë tënd, adhuro dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.’»+
9 Pastaj e çoi në Jerusalem, e vuri te bedenat* e tempullit dhe i tha: «Nëse je bir i Perëndisë, hidhu poshtë që këtu,+ 10 sepse është shkruar: ‘Ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet për ty, që të të mbrojnë’ 11 dhe: ‘Ata do të të mbajnë në duar, që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.’»+ 12 Jezui ia ktheu: «Është thënë: ‘Mos e vër në provë Jehovain,* Perëndinë tënd.’»+ 13 E pasi mbaroi me tundimet, Djalli u largua nga ai duke pritur një kohë tjetër të volitshme.+
14 Me fuqinë e frymës së shenjtë, tani Jezui u kthye në Galile,+ ku u përhapën fjalë të mira për të, po, në gjithë vendin përreth. 15 Gjithashtu, ai filloi të mësonte nëpër sinagogat e tyre dhe gëzonte respektin e të gjithëve.
16 Pastaj vajti në Nazaret,+ ku ishte rritur, hyri në sinagogë+ siç e kishte zakon ditën e Sabatit dhe u çua të lexonte. 17 Atëherë i dhanë rrotullën e profetit Isaia. Ai e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar: 18 «Fryma e Jehovait* është mbi mua, sepse ai më mirosi* që t’u shpall lajmin e mirë të varfërve. Ai më dërgoi që t’u shpall lirinë robërve dhe kthimin e shikimit të verbërve, që të çliroj të dërrmuarit+ 19 dhe të predikoj vitin e miratimit nga Jehovai.»*+ 20 Pastaj e mbështolli rrotullën, ia ktheu shërbëtorit dhe u ul. Të gjithë ata që ishin në sinagogë, ia kishin ngulur sytë me vëmendje. 21 Atëherë ai nisi t’u thoshte: «Sot, ky shkrim që sapo dëgjuat, u përmbush.»+
22 Të gjithë filluan të flitnin mirë për të dhe çuditeshin me fjalët e hijshme që i dilnin nga goja+ e thoshin: «Ky është biri i Jozefit, apo jo?»+ 23 Atëherë ai u tha: «Pa dyshim që do të ma përmendni këtë thënie: ‘Mjek, shëro veten’, dhe do të thoni: ‘Bëji edhe këtu në vendin tënd gjërat që dëgjuam se bëre në Kapernaum.’»+ 24 Kështu ai vazhdoi: «Vërtet po ju them se asnjë profet nuk pranohet në vendin e vet.+ 25 Për shembull: në Izrael kishte shumë vejusha në ditët e Elijas kur qielli u mbyll për tre vjet e gjashtë muaj dhe në gjithë vendin ra një zi buke e madhe.+ 26 E megjithatë, Elija nuk u dërgua tek asnjëra nga ato, por vetëm te një vejushë në Zarefat, në vendin e Sidonit.+ 27 Edhe në kohën e profetit Elise kishte shumë të lebrosur në Izrael, e megjithatë nuk u pastrua* asnjë prej tyre, por vetëm Namani nga Siria.»+ 28 Të gjithë ata që po i dëgjonin këto fjalë në sinagogë, u mbushën me zemërim,+ 29 u ngritën, e nxorën rrëmbimthi jashtë qytetit dhe e çuan buzë malit, ku ishte ndërtuar qyteti, që ta hidhnin poshtë. 30 Mirëpo ai kaloi mes për mes tyre dhe vazhdoi rrugën.+
31 Pastaj zbriti në Kapernaum, një qytet i Galilesë. Ai po i mësonte njerëzit në Sabat,+ 32 dhe ata mahniteshin me mënyrën si mësonte,+ sepse fliste me autoritet. 33 Tani, në sinagogë ndodhej një njeri që kishte një frymë të ndyrë,* dhe ky demon bërtiti me zë të lartë:+ 34 «Ç’punë ke me ne, o Jezu nazareas?+ Ah! Erdhe të na shkatërrosh? Unë e di shumë mirë kush je ti: i Shenjti i Perëndisë.»+ 35 Por Jezui e qortoi: «Hesht dhe dil nga ai!» Atëherë demoni e përplasi përtokë njeriun në sytë e të gjithëve dhe doli prej tij pa i bërë asnjë dëm. 36 Të gjithë u habitën dhe nisën t’i thoshin njëri-tjetrit: «Shikoni si flet! Ai ka autoritet e fuqi t’i urdhërojë frymërat e ndyra, dhe ato dalin!» 37 Kështu lajmi për të përhapej në vendin përreth, në çdo cep të tij.
38 Pasi u largua nga sinagoga, Jezui hyri në shtëpinë e Simonit. Mirëpo vjehrra e Simonit kishte ethe të forta, prandaj ata iu lutën që ta ndihmonte.+ 39 Atëherë ai u përkul mbi të, i qortoi ethet, dhe ethet e lanë. Në çast, ajo u ngrit dhe nisi t’u shërbente.
40 Por, kur po perëndonte dielli, njerëzit çuan tek ai të gjithë ata që vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ai vinte duart mbi* secilin dhe i shëronte.+ 41 Nga shumë veta dilnin edhe demonë, që thërritnin: «Ti je Biri i Perëndisë!»+ Megjithatë, ai i qortonte dhe nuk i lejonte të flitnin,+ sepse ata e dinin që ishte Krishti.+
42 Kur zbardhi dita, Jezui iku dhe shkoi në një vend të veçuar.+ Mirëpo turmat nisën ta kërkonin, shkuan atje ku ishte ai dhe u përpoqën ta ndalnin që të mos ikte. 43 Por ai u tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë edhe qyteteve të tjera, sepse për këtë u dërgova.»+ 44 Prandaj vazhdoi të predikonte nëpër sinagogat e Judesë.
5 Një herë, një turmë po dëgjonte Jezuin tek mësonte fjalën e Perëndisë buzë liqenit të Genesaretit,*+ dhe njerëzit po shtyheshin pas tij. 2 Ai pa dy varka të lidhura në breg të liqenit, ndërsa peshkatarët kishin zbritur dhe po lanin rrjetat.+ 3 Jezui hipi në një nga varkat, në varkën e Simonit, dhe i kërkoi të largohej pak nga toka. Pastaj u ul dhe nisi ta mësonte turmën nga varka. 4 Kur mbaroi së foluri, i tha Simonit: «Shkoni thellë dhe hidhini atje rrjetat që të zini peshk.» 5 Mirëpo Simoni iu përgjigj: «Mësues, ne u robtuam gjithë natën dhe nuk zumë gjë,+ por, meqë po thua ti, do t’i hedh rrjetat.» 6 Kur bënë kështu, zunë aq shumë peshq, sa rrjetat filluan të shqyheshin.+ 7 Prandaj u bënë shenjë ortakëve në varkën tjetër që të vinin e t’i ndihmonin. Ata erdhën dhe i mbushën të dyja varkat, aq sa gati po fundoseshin. 8 Me të parë këtë, Simon Pjetri ra në gjunjë para Jezuit dhe i tha: «Largohu prej meje, Zotëri, se jam njeri mëkatar!» 9 Vërtet, zunë aq shumë peshq, sa u shtangën nga habia, ai dhe të gjithë ata që ishin me të, 10 ku përfshiheshin edhe ortakët e Simonit, Jakovi me Gjonin, bijtë e Zebedeut.+ Por Jezui i tha Simonit: «Mos ki më frikë. Që tani e tutje do të zësh njerëz e jo peshq.»+ 11 Atëherë ata u kthyen, i nxorën varkat në breg, braktisën çdo gjë dhe e ndoqën.+
12 Një herë tjetër, kur ishte në një qytet, ai pa një burrë plot lebër. Kur vuri re Jezuin, ai u përkul me fytyrë përtokë dhe iu përgjërua: «Zotëri, po të duash, ti mund të më pastrosh.»+ 13 Ai zgjati dorën, e preku dhe i tha: «Po, dua! Pastrohu.» Menjëherë lebra iu zhduk.+ 14 Pastaj e urdhëroi të mos i tregonte askujt dhe i tha: «Por shko, paraqitu te prifti dhe jep blatimin për pastrimin tënd, ashtu siç udhëzoi Moisiu,+ si dëshmi që je shëruar.»*+ 15 Mirëpo fjala për të po përhapej edhe më shumë, dhe turma të mëdha mblidheshin që të dëgjonin e të shëroheshin nga sëmundjet.+ 16 Gjithsesi Jezui shkonte shpesh në vende të veçuara që të lutej.
17 Një ditë, kur Jezui po mësonte, ishin të pranishëm edhe farisenj e mësues të Ligjit, të cilët kishin ardhur nga çdo fshat i Galilesë, i Judesë dhe nga Jerusalemi e po rrinin ulur. Ai kishte fuqinë e Jehovait* për të shëruar sëmundjet.+ 18 Kur ja, disa burra po sillnin me vig* një të paralizuar dhe po përpiqeshin ta çonin brenda e ta vinin para Jezuit.+ 19 Por, ngaqë nuk po e futnin dot brenda për shkak të turmës, u ngjitën në çati, hoqën një pjesë të tjegullave dhe e zbritën me gjithë vig tamam mes njerëzve që ishin para Jezuit. 20 Kur pa besimin e tyre, Jezui i tha të paralizuarit: «Mëkatet e tua janë falur.»+ 21 Menjëherë skribët dhe farisenjtë nisën të mendonin me vete: «Kush është ky që blasfemon?* Kush mund të falë mëkatet, përveç njërit, Perëndisë?!»+ 22 Duke dalluar ç’po mendonin, Jezui iu përgjigj: «Pse keni këto mendime në zemër? 23 Çfarë është më e lehtë të thuash: ‘Mëkatet e tua janë falur’, apo: ‘Ngrihu dhe ec.’ 24 Megjithatë, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet . . .», ai i tha të paralizuarit: «Unë të them, ngrihu, merr vigun dhe shko në shtëpi.»+ 25 Ai u ngrit menjëherë në sy të të gjithëve, mori vigun dhe iku në shtëpi duke i dhënë lavdi Perëndisë. 26 Atëherë të gjithë mbetën gojëhapur dhe nisën t’i jepnin lavdi Perëndisë. Ata thoshin të mahnitur: «Sot kemi parë gjëra të mrekullueshme!»
27 Pas këtyre gjërave, Jezui doli dhe pa një taksambledhës që quhej Levi, të ulur në zyrën e taksave, dhe i tha: «Bëhu dishepulli im.»*+ 28 Ai la pas çdo gjë, u çua dhe filloi ta ndiqte. 29 Më vonë, Levi shtroi për Jezuin një gosti të madhe në shtëpinë e vet. Atje ishin edhe shumë taksambledhës e të tjerë që po hanin* bashkë me ta.+ 30 Kur panë këtë, farisenjtë dhe skribët e tyre nisën të murmuritnin kundër tij e t’u thoshin dishepujve: «Pse hani e pini me taksambledhësit dhe mëkatarët?»+ 31 Jezui u tha: «Të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjek, kurse të sëmurët, po.+ 32 Unë nuk erdha të thërras të drejtët, por mëkatarët, që të pendohen.»+
33 Disa i thanë: «Dishepujt e Gjonit agjërojnë shpesh dhe bëjnë përgjërime. Po njësoj bëjnë edhe ata të farisenjve, kurse dishepujt e tu hanë e pinë.»+ 34 Jezui u tha: «Ju s’mund t’i detyroni miqtë e dhëndrit të agjërojnë ndërsa dhëndri është me ta, apo jo? 35 Por do të vijnë ditët kur do t’ua marrin dhëndrin,+ dhe atëherë, ato ditë do të agjërojnë.»+
36 Më tej u bëri një ilustrim: «Askush nuk pret një copë nga një rrobë e re që të arnojë një të vjetër, sepse copa e re shqyhet dhe nuk përshtatet me të vjetrën.+ 37 Po ashtu, askush nuk hedh verë të re në kacekë të vjetër, sepse vera e re i çan kacekët, e kështu vera derdhet dhe kacekët prishen. 38 Por vera e re hidhet në kacekë të rinj. 39 Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do verë të re, sepse thotë: ‘E vjetra është e mirë.’»
6 Një ditë sabati ai po kalonte përmes arave me grurë dhe dishepujt e tij po këputnin e po hanin kallinj gruri+ duke i shkoqur me duar.+ 2 Kur e panë këtë, disa farisenj pyetën: «Pse bëni atë që nuk është e ligjshme në Sabat?»+ 3 Por Jezui iu përgjigj: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 4 A nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë, ku i dhanë bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve, dhe a nuk hëngri vetë dhe u dha edhe burrave që ishin me të?»+ 5 Më tej vazhdoi: «Biri i njeriut është Zotëri i Sabatit.»+
6 Një ditë tjetër sabati,+ ai hyri në sinagogë dhe nisi të mësonte. Atje ishte një burrë me dorën e djathtë të tharë.*+ 7 Skribët dhe farisenjtë po e shikonin me kujdes Jezuin nëse do ta shëronte në Sabat, që të gjenin ndonjë arsye për ta akuzuar. 8 Mirëpo ai e dinte ç’po mendonin,+ prandaj i tha burrit me dorë të tharë:* «Ngrihu dhe qëndro këtu në mes.» Ai u ngrit dhe qëndroi aty. 9 Atëherë Jezui vazhdoi: «Po ju pyes: a është e ligjshme të bësh mirë apo të bësh keq në Sabat, ta shpëtosh apo ta vrasësh dikë?»*+ 10 Pasi i pa të gjithë rreth e rrotull, i tha burrit me dorë të tharë: «Shtrije dorën!» Ai e shtriu, dhe dora iu shërua. 11 Por ata u tërbuan fare dhe nisën të flitnin me njëri-tjetrin çfarë t’i bënin Jezuit.
12 Një nga ato ditë, ai shkoi në mal që të lutej+ dhe kaloi gjithë natën duke iu lutur Perëndisë.+ 13 Kur zbardhi dita, thirri pranë dishepujt dhe zgjodhi 12 prej tyre, të cilët i quajti apostuj:+ 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andrean, vëllanë e tij, Jakovin, Gjonin, Filipin,+ Bartolomeun, 15 Mateun, Thomain,+ Jakovin, të birin e Alfeut, Simonin, që quhet i Zellshmi, 16 Judën, të birin e Jakovit, dhe Judë Iskariotin, i cili u bë tradhtar.
17 Pastaj zbriti nga mali bashkë me ta dhe qëndroi në një rrafshinë. Atje ishte një turmë e madhe me dishepuj dhe kishte edhe shumë njerëz nga gjithë Judea, Jerusalemi dhe nga bregdeti i Tirit e i Sidonit, që kishin ardhur ta dëgjonin dhe të shëroheshin nga sëmundjet. 18 Madje shëroheshin edhe ata që i shqetësonin frymërat e ndyra.* 19 Gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse nga ai po dilte fuqi+ dhe po i shëronte të gjithë.
20 Ai ngriti sytë nga dishepujt dhe nisi të thoshte:
«Lum ju, o të varfër, sepse juaja është Mbretëria e Perëndisë!+
21 Lum ju që tani keni uri, sepse do të ngopeni!+
Lum ju që tani qani, sepse do të qeshni!+
22 Lum ju kur njerëzit t’ju urrejnë,+ t’ju mënjanojnë+ e t’ju poshtërojnë dhe t’jua njollosin emrin* për shkak të Birit të njeriut. 23 Gëzoni atë ditë dhe ngazëlloni, se i madh është shpërblimi juaj në qiell, sepse të njëjtat gjëra u bënin profetëve edhe paraardhësit e tyre.+
24 Por mjerë ju, o të pasur,+ sepse tashmë e keni marrë të plotë ngushëllimin* tuaj!+
25 Mjerë ju që tani jeni të ngopur, sepse do të vuani urie!
Mjerë ju që tani qeshni, sepse do të vajtoni e do të qani!+
26 Mjerë ju, kur të gjithë njerëzit të flasin mirë për ju,+ sepse kështu bënë edhe paraardhësit e tyre me profetët e rremë!
27 Kurse juve që ua vini veshin këtyre fjalëve, po ju them: vazhdoni të doni armiqtë tuaj, t’u bëni mirë atyre që ju urrejnë,+ 28 të bekoni ata që ju mallkojnë dhe të luteni për ata që ju fyejnë.+ 29 Atij që të jep një shuplakë në njërën faqe, ktheji edhe tjetrën. Atij që të merr mantelin,* mos ia mbaj as veshjen tjetër.*+ 30 Jepi kujtdo që të kërkon;+ dhe, nëse dikush merr gjërat e tua, mos kërko të t’i kthejë prapë.
31 Po ashtu, siç dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, po njësoj bëni edhe ju për ta.+
32 Ç’meritë keni nëse doni vetëm ata që ju duan? Se edhe mëkatarët duan ata që i duan.+ 33 Ç’meritë keni nëse u bëni mirë vetëm atyre që ju bëjnë mirë? Edhe mëkatarët bëjnë po njëlloj. 34 Gjithashtu, ç’meritë keni nëse u jepni borxh* vetëm atyre që prisni t’jua kthejnë prapë?+ Edhe mëkatarët u japin borxh mëkatarëve, që t’u kthejnë po aq. 35 Përkundrazi, vazhdoni të doni armiqtë tuaj, të bëni mirë dhe të jepni borxh duke mos shpresuar që t’ju kthehet gjë.+ Atëherë shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe do të jeni bij të Më të Lartit, sepse ai tregohet zemërmirë edhe me mosmirënjohësit e me të ligjtë.+ 36 Vazhdoni të jeni të mëshirshëm, ashtu si është i mëshirshëm Ati juaj.+
37 Përveç këtyre, mos gjykoni më, dhe nuk do të gjykoheni kurrsesi;+ mos i dënoni më të tjerët, dhe nuk do të dënoheni kurrsesi. Vazhdoni të falni, dhe do t’ju falin.*+ 38 Bëjeni zakon të jepni, dhe do t’ju japin.+ Do t’ju derdhin në prehër* një sasi të bollshme, të tundur e të ngjeshur, gati sa të derdhet; sepse do t’ju japin me po atë masë që jepni.»
39 Pastaj u tregoi edhe disa ilustrime: «A e drejton dot i verbri të verbrin?! A nuk do të bien të dy në gropë?!+ 40 Nxënësi* nuk është më i madh se mësuesi, por kushdo që mësohet plotësisht,* do të bëhet si mësuesi. 41 Pse, atëherë, shikon lëmishten në syrin e vëllait dhe nuk vëren traun në syrin tënd?+ 42 Si mund t’i thuash vëllait: ‘Vëlla, prit pak të të heq lëmishten nga syri’, kur ti vetë nuk sheh traun në syrin tënd? Hipokrit! Hiq më parë traun nga syri yt, e pastaj do të shohësh qartë si të heqësh lëmishten nga syri i vëllait.
43 Asnjë pemë e mirë nuk prodhon fryt të kalbur, dhe asnjë pemë e kalbur nuk prodhon fryt të mirë.+ 44 Çdo pemë njihet nga frytet që jep.+ Për shembull, nga gjembat nuk mblidhen fiq, as nga ferra nuk vilet rrush. 45 Njeriu i mirë nxjerr gjëra të mira nga thesari i mirë i zemrës së vet, por i ligu nxjerr gjëra të liga nga thesari i vet i lig, sepse goja e tij flet nga bollëku i zemrës.+
46 Pse, pra, më thërritni ‘Zotëri, Zotëri!’, por nuk bëni atë që them?+ 47 Ja si është ai që vjen tek unë dhe i dëgjon e i zbaton fjalët e mia:+ 48 është si një njeri që, kur ndërtoi një shtëpi, gërmoi thellë dhe e hodhi themelin në shkëmb. Prandaj, kur erdhi përmbytja, lumi u përplas pas shtëpisë, por nuk pati aq forcë sa ta lëvizte vendit, sepse ishte ndërtuar mirë.+ 49 Kurse ai që i dëgjon dhe nuk i zbaton,+ është si një njeri që ndërtoi një shtëpi në tokë, por nuk i hodhi themele. Lumi u përplas pas saj, dhe ajo u shemb menjëherë e u rrënua e tëra.»
7 Pasi i tha popullit çfarë kishte për të thënë, ai hyri në Kapernaum. 2 Tani, skllavi i një centurioni* ishte sëmurë për vdekje.+ Centurioni e donte aq shumë atë skllav, saqë, 3 kur dëgjoi për Jezuin, dërgoi tek ai disa pleq të judenjve që t’i kërkonin të vinte e t’i shëronte skllavin. 4 Ata vajtën te Jezui dhe nisën t’i përgjëroheshin me gjithë shpirt: «Ai e meriton ta ndihmosh, 5 sepse e do kombin tonë dhe na ndërtoi sinagogën.» 6 Prandaj Jezui shkoi me ta. Ai po i afrohej shtëpisë, por centurioni kishte dërguar tashmë disa miq të tij për t’i thënë: «Imzot, mos u mundo, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën çatinë time+ 7 e për këtë arsye nuk erdha te ti. Por ti thuaj veç një fjalë, dhe shërbëtori im do të shërohet, 8 sepse edhe unë, ndonëse jam nën autoritetin e dikujt, kam ushtarë që janë nën urdhrat e mi. Njërit i them: ‘Shko’, dhe ai shkon. Tjetrit i them: ‘Hajde’, dhe ai vjen. Edhe skllavit tim i them: ‘Bëje këtë’, dhe ai e bën.» 9 Kur dëgjoi këto fjalë, Jezui u mahnit me të, u kthye nga turma që e ndiqte dhe u tha: «Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh.»+ 10 E kur u kthyen në shtëpi, njerëzit që kishte dërguar centurioni, e gjetën skllavin shëndoshë e mirë.+
11 Pak pas kësaj, Jezui udhëtoi për në një qytet që quhej Nain. Bashkë me të po udhëtonin dishepujt e tij dhe një turmë e madhe. 12 Kur iu afrua portës së qytetit, pa që po nxirrnin një të vdekur, djalin e vetëm* të një vejushe.+ Bashkë me nënën e tij ishte edhe një turmë mjaft e madhe nga ai qytet. 13 Sa e vuri re, Zotëria u shty nga keqardhja për të+ dhe i tha: «Mos qaj më!»+ 14 Pastaj u afrua dhe preku vigun* e varrimit, ndërsa ata që e mbanin, u ndalën. Më pas vazhdoi: «Djalosh, ty po të them: ngrihu!»+ 15 I vdekuri u kthye në jetë, u ngrit e ndenji ulur, dhe nisi të fliste. Jezui ia dha së ëmës.+ 16 Atëherë të gjithë mbetën gojëhapur dhe filluan t’i jepnin lavdi Perëndisë e të thoshin: «Na është dhënë një profet i madh mes nesh»,+ dhe «Perëndisë i erdhi keq për popullin e vet».+ 17 Fjala për të u përhap në tërë Judenë dhe në gjithë vendin përreth.
18 Tani, dishepujt e Gjonit ia treguan atij të gjitha këto gjëra.+ 19 Prandaj Gjoni thirri dy nga dishepujt e vet dhe i dërgoi te Zotëria që ta pyetnin: «A je ti ‘ai që duhet të vijë’,+ apo duhet të presim një tjetër?» 20 Kur vajtën te Jezui, ata i thanë: «Gjon Pagëzori na dërgoi te ti që të të pyesim: “A je ti ‘ai që duhet të vijë’, apo duhet të presim një tjetër?”» 21 Në atë kohë, Jezui shëroi shumë veta nga sëmundjet,+ lëngatat e rënda dhe nga frymërat e liga,* si dhe u fali dritën e syve shumë të verbërve. 22 Ai iu përgjigj: «Shkoni, tregojini Gjonit çfarë patë dhe dëgjuat: të verbrit tani po shohin,+ të çalët po ecin, të lebrosurit po pastrohen, të shurdhrit po dëgjojnë,+ të vdekurit po ringjallen dhe të varfërve po u shpallet lajmi i mirë.+ 23 Lum ai që nuk gjen arsye të dyshojë për mua!»*+
24 Kur lajmëtarët e Gjonit ikën, Jezui nisi ta pyeste turmën për Gjonin: «Çfarë donit të shihnit kur dolët në shkretëtirë? Një kallam që tundet nga era?+ 25 Çfarë donit të shihnit, pra? Një njeri të veshur me rroba cilësore?*+ Ata që vishen me rroba madhështore dhe që jetojnë në luks, banojnë në pallate mbretërore. 26 Vërtet, çfarë donit të shihnit? Një profet? E pra, unë po ju them se ai është shumë më tepër se një profet.+ 27 Është ai për të cilin është shkruar: ‘Ja, unë po dërgoj përpara teje lajmëtarin tim, i cili do të të përgatitë udhën!’+ 28 Unë po ju them: ndër ata që kanë lindur nga gratë, nuk ka asnjë më të madh se Gjoni, e megjithatë, ai që është i vogël në Mbretërinë e Perëndisë, është më i madh se ai.»+ 29 (Kur e dëgjuan këtë, gjithë populli dhe taksambledhësit pranuan hapur se Perëndia është i drejtë, sepse ata ishin pagëzuar me pagëzimin e Gjonit.+ 30 Por farisenjtë dhe ata që e njihnin mirë Ligjin, e shpërfillën drejtimin* e Perëndisë,+ sepse nuk ishin pagëzuar nga Gjoni.)
31 «Me kë t’i krahasoj njerëzit e këtij brezi dhe me kë ngjajnë?+ 32 Ata ngjajnë me fëmijët që rrinë ulur në një shesh pazari dhe i thonë njëri-tjetrit: ‘I ramë fyellit për ju, por ju nuk kërcyet; vajtuam, por ju nuk qatë.’ 33 Po kështu erdhi Gjon Pagëzori që nuk ha bukë e nuk pi verë,+ e megjithatë ju thoni: ‘Ai ka një demon.’ 34 Erdhi Biri i njeriut që ha e pi, dhe prapëseprapë ju thoni: ‘Ja, një grykës i dhënë pas verës, mik i taksambledhësve dhe i mëkatarëve.’+ 35 Gjithsesi, mençuria del e drejtë* nga gjithë fëmijët e saj.»*+
36 Tani, një farise i lutej të hante me të. Prandaj Jezui shkoi në shtëpinë e fariseut dhe u shtrua në tryezë. 37 Kur ja, erdhi një grua e njohur në qytet si mëkatare. Ajo kishte marrë vesh se ai ishte shtruar për të ngrënë në shtëpinë e fariseut, prandaj solli një enë alabastri me vaj aromatik.+ 38 Kështu, ajo qëndroi prapa, te këmbët e tij, qau dhe nisi t’ia lagte këmbët me lot dhe t’ia fshinte me flokët e saj. Gjithashtu, ia puthi këmbët dhe ia leu me vajin aromatik. 39 Kur e pa këtë, fariseu që e ftoi, tha me vete: «Po të ishte vërtet profet, ky do ta dinte kush është ajo që po e prek dhe ç’grua është, se është një mëkatare.»+ 40 Por Jezui i tha: «Simon, kam diçka për të të thënë.» Ai ia ktheu: «Po, Mësues, më thuaj.»
41 «Dy njerëz i kishin borxh një huadhënësi: njëri 500 denarë* dhe tjetri 50. 42 Meqë nuk kishin t’ia kthenin, ai i fali bujarisht që të dy. Cili nga të dy do ta dojë më shumë?» 43 Simoni iu përgjigj: «Ma ha mendja, ai të cilit i fali më shumë.» Jezui i tha: «Gjykove drejt.» 44 Pastaj u kthye nga gruaja dhe i tha Simonit: «A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde, mirëpo ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët. Kurse kjo grua m’i lau këmbët me lotët e saj dhe m’i fshiu me flokët e vet. 45 Ti nuk më puthe, kurse kjo grua, që kur hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia. 46 Ti nuk më derdhe vaj mbi kokë, kurse kjo grua m’i lau këmbët me vaj aromatik. 47 Për këtë arsye, unë po të them se mëkatet e saj, edhe pse të shumta,* i janë falur,+ sepse tregoi shumë dashuri. Por, kujt i falet pak, tregon pak dashuri.» 48 Pastaj i tha gruas: «Mëkatet e tua janë falur.»+ 49 Ata që ishin shtruar me të në tryezë, nisën t’i thoshin njëri-tjetrit: «Kush është ky që fal edhe mëkatet?»+ 50 Kurse ai i tha gruas: «Besimi yt të shpëtoi.+ Shko në paqe.»
8 Pak pas kësaj Jezui udhëtoi nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë.+ Bashkë me të ishin edhe të Dymbëdhjetët, 2 si edhe disa gra që i kishte shëruar nga frymërat e liga* dhe sëmundjet: Maria, që e quanin Magdalena, nga e cila kishte nxjerrë shtatë demonë, 3 Joana,+ gruaja e Kuzait, kujdestarit të shtëpisë së Herodit, Suzana dhe shumë të tjera, që po i shërbenin atij dhe apostujve duke përdorur pasuritë e tyre.+
4 Tani, një turmë e madhe që kishte ardhur nga qytete të ndryshme, iu mblodh pranë dhe ai u tregoi një ilustrim:+ 5 «Një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, disa fara ranë përgjatë rrugës, ku njerëzit i shkelën me këmbë dhe zogjtë e qiellit i hëngrën.+ 6 Të tjera ranë në shkëmb dhe, pasi mbinë, u thanë ngaqë s’kishte lagështi.+ 7 Një pjesë tjetër ra mes gjembave, të cilët u rritën bashkë me to dhe i mbytën.+ 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë dhe, pasi mbinë, prodhuan fryt 100-fish.»+ Pasi tregoi këto gjëra, tha me zë të lartë: «Ai që ka veshë, le të dëgjojë.»+
9 Mirëpo dishepujt e pyetën ç’domethënie kishte ky ilustrim.+ 10 Ai iu përgjigj: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretet e shenjta të Mbretërisë së Perëndisë, kurse për të tjerët mbeten thjesht ilustrime,+ që, edhe pse shohin, të shohin kot, edhe pse dëgjojnë, të mos e kapin kuptimin.+ 11 Kjo është domethënia e ilustrimit: fara është fjala e Perëndisë.+ 12 Farat përgjatë rrugës janë njerëzit që e dëgjojnë fjalën, por pastaj vjen Djalli dhe ua rrëmben atë nga zemra, që të mos besojnë e të mos shpëtojnë.+ 13 Farat në shkëmb janë njerëzit që e pranojnë me gëzim fjalën kur e dëgjojnë, megjithatë nuk kanë rrënjë. Ata besojnë për njëfarë kohe, por heqin dorë në kohë sprovash.+ 14 Farat që ranë mes gjembave, janë njerëzit që e dëgjojnë fjalën, por, ngaqë rrëmbehen nga ankthet, pasuritë+ dhe kënaqësitë e kësaj jete,+ mbyten dhe nuk arrijnë kurrë të piqen.+ 15 Farat në tokë të mirë janë njerëzit me zemër të mirë e të sinqertë,+ që e ruajnë fjalën pasi e dëgjojnë dhe japin fryt ndërsa qëndrojnë.+
16 Askush nuk e ndez llambën që ta mbulojë me ndonjë enë a ta vërë nën shtrat, por e vendos në mbajtësen e vet, në mënyrë që ata që hyjnë në dhomë, ta shohin dritën,+ 17 sepse nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të duket qartë dhe asgjë të fshehur me kujdes që nuk do të merret vesh kurrë e nuk do të dalë sheshit.+ 18 Prandaj kushtoni vëmendje si dëgjoni, sepse atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë,+ por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që kujton se ka.»+
19 Tani, e ëma dhe vëllezërit e tij+ vajtën tek ai, por s’po i afroheshin dot për shkak të turmës.+ 20 Prandaj e njoftuan: «Nëna jote me vëllezërit e tu janë jashtë dhe duan të të takojnë.» 21 Jezui u përgjigj: «Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë këta që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë.»+
22 Një ditë, ai dhe dishepujt hipën në një varkë dhe u tha: «Le të kalojmë në anën tjetër të liqenit.» Kështu u nisën+ 23 dhe, ndërsa po lundronin, Jezuin e zuri gjumi. Por në liqen u ngrit një stuhi aq e egër dhe e fortë, sa varka nisi të mbushej me ujë dhe gati-gati po fundosej.+ 24 Prandaj iu afruan, e zgjuan dhe i thanë: «Mësues, Mësues, morëm fund!» Atëherë ai u ngrit, qortoi erën dhe ujërat e tërbuara, dhe ato u fashitën e u bë qetësi.+ 25 Pastaj u tha: «Ku është besimi juaj?» Por ata i kishte pushtuar frika, e të shtangur i thoshin njëri-tjetrit: «Kush është ky, që urdhëron erërat dhe ujin, e ato i binden?!»+
26 Më pas u ndalën në bregun e rajonit të gerazenëve,+ përballë Galilesë. 27 Sapo Jezui zbriti në tokë, nga qyteti aty pranë, i doli para një njeri i pushtuar nga demonët. Për shumë kohë ai nuk kishte veshur rroba dhe nuk rrinte në shtëpi, por jetonte në varreza.*+ 28 Sa e pa Jezuin, bërtiti fort, u përkul me fytyrë përtokë para tij dhe tha me zë të lartë: «Ç’punë ke me mua, o Jezu, Bir i Perëndisë Më të Lartë? Aman, mos më mundo!»+ 29 (Jezui e kishte urdhëruar frymën e ndyrë* të dilte nga ai, sepse ajo e kishte mbërthyer shumë herë,*+ dhe atë njeri e ruanin me roja herë pas here, e lidhnin me zinxhirë e vargonj, por ai i këpuste, dhe demoni e çonte në vende të veçuara.) 30 Jezui e pyeti: «Si e ke emrin?» Ai iu përgjigj: «Legjion», sepse tek ai kishin hyrë shumë demonë. 31 Kështu këta i përgjëroheshin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.+ 32 Meqë një tufë e madhe derrash+ po kulloste në mal, ata iu përgjëruan t’i lejonte të futeshin te derrat. Dhe ai i lejoi.+ 33 Atëherë demonët dolën nga njeriu, u futën te derrat, dhe tufa u turr drejt greminës,* ra në liqen e u mbyt. 34 Kur panë ç’kishte ndodhur, çobanët ia mbathën dhe e çuan lajmin në qytet e në fshat.
35 Kështu njerëzit dolën të shihnin ç’kishte ndodhur. Erdhën te Jezui dhe panë që njeriu nga i cili dolën demonët, ishte ulur te këmbët e Jezuit, i veshur e me mendje në rregull, dhe i zuri frika. 36 Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan si ishte shëruar i pushtuari nga demonët. 37 Atëherë shumë veta nga rajoni i gerazenëve i kërkuan Jezuit të largohej, sepse i kishte mbërthyer një frikë e madhe. Prandaj ai hipi në varkë dhe u largua. 38 Mirëpo, njeriu nga i cili dolën demonët, i lutej të rrinte me të. Por Jezui e përcolli me këto fjalë:+ 39 «Kthehu në shtëpi dhe tregoju të gjithëve gjërat që bëri Perëndia për ty.» Kështu, ai u largua dhe tregoi anembanë qytetit gjërat që bëri Jezui për të.
40 Jezui u kthye në Galile dhe turma e mirëpriti ngrohtësisht, sepse të gjithë po e prisnin me padurim.+ 41 Kur ja, erdhi një burrë që quhej Jair, një nga të parët e sinagogës. Ai i ra ndër këmbë Jezuit e nisi t’i përgjërohej që të shkonte në shtëpinë e tij,+ 42 sepse vajza e tij e vetme,* që ishte rreth 12 vjeçe, ishte buzë vdekjes.
Ndërsa Jezui po shkonte atje, turmat ngjisheshin pas tij. 43 Atje ishte edhe një grua që kishte rrjedhje gjaku+ nga 12 vjet dhe askush nuk e kishte shëruar dot.+ 44 Ajo iu afrua nga prapa dhe i preku thekët e rrobës,+ e rrjedhja e gjakut iu ndal në çast. 45 Atëherë Jezui pyeti: «Kush më preku?» Ngaqë të gjithë thoshin se nuk e kishin prekur, Pjetri i tha: «Mësues, turmat po ngjishen e po shtyhen pas teje.»+ 46 Por Jezui vazhdoi: «Dikush më preku, sepse e ndjeva që nga unë doli fuqi.»+ 47 Kur pa se nuk shpëtoi pa u vënë re, duke u dridhur nga frika, gruaja vajti e ra në gjunjë para tij dhe u tregoi të gjithëve pse e preku dhe si u shërua në çast. 48 Por ai i tha: «Bijë, besimi yt të shëroi. Shko në paqe.»+
49 Ai ishte ende duke folur, kur një përfaqësues i të parit të sinagogës erdhi dhe tha: «Vajza jote vdiq! Mos e shqetëso më Mësuesin.»+ 50 Me të dëgjuar këtë, Jezui tha: «Mos ki frikë, vetëm ki besim, dhe ajo do të shpëtojë.»+ 51 Kur arriti në shtëpi, ai nuk la asnjeri të hynte brenda me të, përveç Pjetrit, Gjonit, Jakovit dhe babait e nënës së vajzës. 52 Të gjithë qanin dhe goditnin gjoksin nga hidhërimi. Mirëpo ai tha: «Mos qani më,+ sepse ajo nuk ka vdekur, por po fle.»+ 53 Atëherë ata nisën të qeshnin me të dhe ta tallnin, sepse e dinin që ajo kishte vdekur. 54 Por ai e kapi për dore vajzën dhe i tha: «Vogëlushe, ngrihu!»+ 55 Ajo u kthye në jetë*+ dhe menjëherë u ngrit në këmbë.+ Pastaj ai urdhëroi t’i jepnin diçka për të ngrënë. 56 Prindërit s’i mbante vendi nga gëzimi, por ai u tha të mos i tregonin askujt ç’kishte ndodhur.+
9 Atëherë Jezui i mblodhi të Dymbëdhjetët dhe u dha fuqi e autoritet mbi gjithë demonët,+ si edhe që të shëronin sëmundjet.+ 2 Pastaj i dërgoi të predikonin Mbretërinë e Perëndisë e të bënin shërime, 3 dhe u tha: «Mos merrni asgjë udhës, as shkop, as trastë buke, as bukë, as pará* dhe as mos kini dy palë veshje.*+ 4 Por, në cilëndo shtëpi që të hyni, qëndroni atje derisa të ikni nga ai qytet.+ 5 Atje ku nuk ju pranojnë, me të dalë nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët, si dëshmi kundër tyre.»+ 6 Atëherë ata u nisën, përshkuan territorin nga fshati në fshat, duke shpallur lajmin e mirë dhe duke shëruar kudo.+
7 Tani, Herodi,* sundimtari i krahinës,* dëgjoi për të gjitha gjërat që po ndodhnin dhe ishte shumë në mëdyshje, ngaqë disa thoshin se Gjoni ishte ngritur nga të vdekurit,+ 8 disa të tjerë se ishte shfaqur Elija dhe të tjerë akoma se ishte ngritur nga të vdekurit një nga profetët e lashtë.+ 9 Herodi tha: «Gjonit ia preva kokën.+ Kush është ky, pra, për të cilin po dëgjoj gjëra të tilla?» Kështu po kërkonte ta shihte me sytë e vet.+
10 Kur u kthyen, apostujt i treguan Jezuit gjithë gjërat që kishin bërë.+ Atëherë ai i mori me vete dhe u larguan që të rrinin vetëm në një qytet të quajtur Betsaidë.+ 11 Por, me ta marrë vesh, turmat i shkuan nga pas. Ai i priti përzemërsisht dhe nisi t’u fliste për Mbretërinë e Perëndisë, si dhe shëroi të sëmurët.+ 12 Ndërkaq po fillonte të errej. Kështu të Dymbëdhjetët vajtën dhe i thanë: «Thuaju njerëzve të shkojnë nëpër rrethinat dhe fshatrat këtu afër që të gjejnë strehë e ushqim, sepse këtu jemi në një vend të veçuar.»+ 13 Por ai u tha: «Jepuni ju diçka për të ngrënë.»+ Ata ia kthyen: «Këtu s’kemi gjë tjetër përveç pesë bukëve dhe dy peshqve, vetëm po të shkojmë ne të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz.» 14 Në fakt ishin rreth 5.000 burra. Gjithsesi Jezui u tha dishepujve: «Thuajuni të ulen në grupe me rreth 50 veta.» 15 Prandaj ata bënë ashtu dhe u thanë të gjithëve të uleshin. 16 Ai i mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë nga qielli dhe falënderoi Perëndinë.* Pastaj theu bukët dhe filloi t’ua jepte dishepujve bukët dhe peshqit që t’i shpërndanin. 17 Kështu të gjithë hëngrën dhe u ngopën. Pastaj mblodhën copat që kishin tepruar: 12 shporta.+
18 Më vonë, kur po lutej vetëm, erdhën dishepujt, dhe ai i pyeti: «Çfarë thonë turmat: kush jam unë?»+ 19 Ata iu përgjigjën: «Disa thonë Gjon Pagëzori, të tjerë Elija dhe të tjerë akoma një nga profetët e lashtë që është ngritur nga të vdekurit.»+ 20 Atëherë i pyeti prapë: «Po ju, ç’thoni: kush jam unë?» Pjetri iu përgjigj: «Krishti i Perëndisë.»+ 21 Pastaj, duke u folur prerazi, ai i urdhëroi të mos ia tregonin këtë askujt+ 22 dhe u tha: «Biri i njeriut duhet të heqë shumë vuajtje, të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve e nga skribët, dhe të vritet,+ por ditën e tretë do të ngrihet nga të vdekurit.»+
23 Pastaj vazhdoi t’u thoshte të gjithëve: «Nëse dikush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten,+ të marrë ditë për ditë shtyllën e vet të torturës* dhe të më ndjekë vazhdimisht,+ 24 sepse kushdo që dëshiron ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet jetën e vet për hirin tim, do ta shpëtojë.+ 25 Vërtet, ç’dobi ka njeriu nëse fiton gjithë botën, por e shkatërron dhe e humbet jetën?+ 26 Në fakt, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për të kur të vijë në lavdinë e vet, të Atit të tij dhe të engjëjve të shenjtë.+ 27 Vërtet po ju them se disa nga këta që po qëndrojnë këtu, nuk do ta provojnë kurrsesi vdekjen pa e parë më parë Mbretërinë e Perëndisë.»+
28 Faktikisht, rreth tetë ditë pas këtyre fjalëve, ai mori me vete Pjetrin, Gjonin e Jakovin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.+ 29 Ndërsa po lutej, fytyra i mori tjetër pamje dhe rrobat iu bënë të bardha e të shndritshme. 30 Kur ja, u shfaqën dy burra që po bisedonin me të: Moisiu dhe Elija. 31 Këta u shfaqën gjithë lavdi dhe filluan të flitnin për largimin e tij që duhej të ndodhte* në Jerusalem.+ 32 Ndërkohë, Pjetri dhe ata që ishin me të, po dremitnin, por, kur u doli mirë gjumi, panë lavdinë e tij+ dhe dy burrat që qëndronin me të. 33 Kur Pjetri pa se këta po largoheshin nga Jezui, i tha: «Mësues, sa mirë që jemi këtu me ty. Na lër të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elijan.» Por ai s’e kishte idenë çfarë po thoshte. 34 Ndërsa po fliste, u formua një re që nisi t’u bënte hije e t’i mbulonte pak nga pak, dhe ata u frikësuan. 35 Një zë+ u dëgjua nga reja: «Ky është Biri im, ai që kam zgjedhur.+ Dëgjojeni.»+ 36 E ndërsa dëgjohej zëri, ata vunë re që Jezui kishte mbetur vetëm, por nuk bënë zë dhe nuk i treguan askujt në atë kohë për gjërat që panë.+
37 Të nesërmen, kur zbritën nga mali, Jezuit i doli para një turmë e madhe.+ 38 Një burrë nga turma thërriste: «Mësues, të lutem, eja ta ndihmosh* djalin tim, se e kam djalë të vetëm.+ 39 Atë e kap një frymë e ndyrë* dhe papritur ai fillon të bërtasë. Kurse ajo e përpëlit, e bën të nxjerrë shkumë nga goja dhe, pasi e ka munduar shumë, mezi e lëshon. 40 Iu luta dishepujve të tu ta dëbonin, por ata nuk mundën.» 41 Atëherë Jezui i tha turmës: «O brez pa besim dhe i shtrembër!+ Edhe sa duhet të rri me ju? Edhe sa duhet t’ju duroj? Ma sill këtu djalin.»+ 42 Por, ndërkohë që djali po afrohej, demoni e përplasi përtokë dhe e përpëliti mizorisht. Mirëpo Jezui e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dha përsëri të atit. 43 Të gjithë mbetën gojëhapur nga fuqia madhështore e Perëndisë.
E ndërkohë që të gjithë ishin të mahnitur nga gjithçka që po bënte Jezui, ai u tha dishepujve të vet: 44 «Vëruni veshin këtyre fjalëve dhe mbajini mend: Birin e njeriut do ta tradhtojnë e do ta dorëzojnë në duart e njerëzve.»+ 45 Mirëpo ata nuk e kuptuan ç’po u thoshte. Faktikisht, kuptimi i këtyre fjalëve u mbajt i fshehur që të mos e kapnin domethënien, dhe ata kishin frikë ta pyetnin.
46 Pastaj nisën të debatonin me njëri-tjetrin kush ishte më i madhi.+ 47 Duke e ditur çfarë kishin në zemër, Jezui mori një fëmijë të vogël, e afroi pranë 48 dhe u tha: «Kushdo që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon edhe mua, dhe kushdo që më pranon mua, pranon edhe Atë që më dërgoi,+ sepse ai që e sheh veten si të vogël* mes jush, pikërisht ai është i madh.»+
49 Tani Gjoni i tha: «Mësues, pamë një njeri që dëbonte demonë në emrin tënd dhe u munduam ta pengonim, sepse ai nuk është me ne.»+ 50 Por Jezui ia ktheu: «Mos u mundoni ta pengoni, sepse kush nuk është kundër jush, është me ju.»
51 Ndërsa po afronte dita që Jezui të merrej lart në qiell,+ ai ishte shumë i vendosur të shkonte në Jerusalem. 52 Prandaj dërgoi përpara disa lajmëtarë, të cilët shkuan dhe hynë në një fshat të samaritanëve, që të bënin përgatitjet për ardhjen e tij. 53 Por banorët e fshatit nuk e mirëpritën,+ meqë ai ishte i vendosur të shkonte* në Jerusalem. 54 Kur e vunë re këtë, dy nga dishepujt e tij, Jakovi dhe Gjoni,+ e pyetën: «Zotëri, a dëshiron të kërkojmë që të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i shfarosë?»+ 55 Por ai u kthye dhe i qortoi. 56 Kështu shkuan në një fshat tjetër.
57 Tani, rrugës dikush i tha: «Unë do të vij pas teje kudo që të shkosh.» 58 Por Jezui ia ktheu: «Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit kanë fole, kurse Biri i njeriut s’ka ku të mbështetë kokën.»+ 59 Pastaj i tha një tjetri: «Bëhu dishepulli im.»* Por ky iu përgjigj: «Zotëri, më lejo më parë të iki e të varros tim atë.»+ 60 Por ai ia ktheu: «Lëri të vdekurit+ të varrosin të vdekurit, kurse ti shko dhe shpall kudo Mbretërinë e Perëndisë.»+ 61 Një tjetër i tha: «Unë do të të ndjek, Zotëri, por më lejo më parë t’u them lamtumirë njerëzve të shtëpisë.» 62 Jezui iu përgjigj: «Kush e ka vënë dorën në parmendë dhe shikon gjërat që ka lënë prapa,+ nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Perëndisë.»+
10 Pas këtyre gjërave, Zotëria caktoi 70 dishepuj të tjerë dhe i dërgoi dy e nga dy+ përpara tij në çdo qytet dhe vend ku do të shkonte. 2 Ai u tha: «Po, të korrat janë të mëdha, por punëtorët janë pak. Prandaj përgjërojuni Zotërisë së të korrave, që të dërgojë punëtorë në të korrat e tij.+ 3 Shkoni, pra! Ja, po ju dërgoj si qengja mes ujqërve.+ 4 Mos merrni me vete as kuletë, as trastë buke, as sandale,+ dhe mos përshëndetni asnjë* rrugës. 5 Në cilëndo shtëpi që të hyni, më parë thoni: ‘Paqja qoftë në këtë shtëpi!’+ 6 Nëse atje nuk ka një mik të paqes, ajo do t’ju kthehet juve. Por, nëse ka një mik të paqes, paqja juaj do të jetë me të. 7 Prandaj qëndroni në atë shtëpi+ dhe hani e pini çfarë t’ju japin ata,+ sepse punëtori e meriton pagën e vet.+ Mos shkoni nga një shtëpi në tjetrën.
8 Gjithashtu, në cilindo qytet që të hyni e t’ju mirëpresin, hani ç’t’ju vënë përpara, 9 shëroni të sëmurët dhe thuajuni: ‘Mbretëria e Perëndisë ju është afruar.’+ 10 Por, nëse hyni në një qytet dhe ata nuk ju mirëpresin, dilni nëpër rrugët kryesore dhe thoni: 11 ‘Edhe pluhurin që na u ngjit nëpër këmbë në qytetin tuaj, po e shkundim si dëshmi kundër jush.+ Megjithatë dijeni se Mbretëria e Perëndisë është afruar.’ 12 Unë po ju them: Sodoma do ta ketë më të lehtë Ditën e Gjykimit se ai qytet.+
13 Mjerë ti, o Korazin dhe ti, o Betsaidë! Se po të ishin bërë në Tir dhe në Sidon veprat e fuqishme që u bënë te ju, ata do të ishin penduar kohë më parë, do të ishin veshur me copë thesi* dhe do të ishin ulur në hi.+ 14 Prandaj, Tiri dhe Sidoni do ta kenë më të lehtë se ju Ditën e Gjykimit. 15 Po ti, o Kapernaum, mos do të lartësohesh deri në qiell? Në Varr* do të shkosh!
16 Kush ju dëgjon ju, më dëgjon edhe mua.+ Kush ju shpërfill ju, më shpërfill edhe mua. Gjithashtu, kush më shpërfill mua, shpërfill edhe Atë që më dërgoi.»+
17 Pastaj, të 70 dishepujt u kthyen të gëzuar dhe thanë: «Zotëri, edhe demonët na nënshtroheshin në emrin tënd.»+ 18 Atëherë ai u tha: «Tashmë e shoh Satanain duke rënë+ nga qielli si rrufe. 19 Ju kam dhënë autoritet të shkelni me këmbë gjarpërinj e akrepa dhe të mposhtni tërë fuqitë e armikut,+ e asgjë s’do t’ju dëmtojë. 20 Megjithatë, mos u gëzoni që frymërat* ju nënshtrohen, por gëzohuni sepse emrat tuaj janë shkruar në qiej.»+ 21 Në atë moment, u mbush me gëzim e me frymë të shenjtë dhe tha: «Unë të lëvdoj përpara të gjithëve, o Atë, Zotëri i qiellit dhe i tokës, sepse ti ua ke fshehur me kujdes këto gjëra të mençurve e intelektualëve+ dhe ua ke bërë të njohura fëmijëve të vegjël.* Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu.»+ 22 Gjithashtu tha: «Ati im më ka dhënë gjithçka. Askush s’e njeh Birin përveç Atit, dhe askush s’e njeh Atin përveç Birit+ dhe kujtdo që Biri dëshiron t’ia bëjë të njohur.»+
23 Pastaj u kthye nga dishepujt dhe u tha veçmas: «Lum sytë që shohin gjërat që po shihni ju!+ 24 Vërtet po ju them: shumë profetë dhe mbretër dëshironin t’i shikonin gjërat që po shihni ju, por nuk i panë,+ dhe të dëgjonin gjërat që po dëgjoni ju, por nuk i dëgjuan.»
25 Tani, një njeri që e njihte mirë Ligjin, u çua që ta vinte në provë dhe e pyeti: «Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 26 Ai ia ktheu: «Çfarë është shkruar në Ligj? Ç’ke kuptuar nga ajo që ke lexuar?» 27 Ai iu përgjigj: «‘Duaje Jehovain,* Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin* tënd, me gjithë forcën tënde dhe me gjithë mendjen tënde’,+ si edhe ‘të afërmin tënd* si veten’.»+ 28 Jezui i tha: «U përgjigje drejt. Vazhdo ta zbatosh këtë, dhe do të fitosh jetën.»+
29 Por duke dashur ta nxirrte veten të drejtë,+ ky e pyeti Jezuin: «Kush është në të vërtetë i afërmi im?» 30 Ai iu përgjigj me një tregim: «Një njeri po zbriste nga Jerusalemi për në Jeriko. Rrugës ra në duart e kusarëve, që e zhveshën dhe i hynë në dru; pastaj ikën dhe e lanë gjysmë të vdekur. 31 Rastësisht në atë rrugë po zbriste një prift. Por, kur e pa, vazhdoi rrugën në anën tjetër. 32 Po njësoj, në atë vend kaloi edhe një levit, i cili e pa dhe vazhdoi rrugën në anën tjetër. 33 Tani, nëpër atë rrugë po udhëtonte edhe një samaritan.+ Me të mbërritur atje, e pa dhe iu dhimbs shumë. 34 Prandaj iu afrua, ia fashoi plagët dhe derdhi mbi to vaj dhe verë. Pastaj e hipi në kafshën e vet dhe e çoi në një han, ku u kujdes për të. 35 Të nesërmen nxori dy denarë,* ia dha hanxhiut dhe i tha: ‘Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më tepër, do të ta paguaj kur të kthehem.’ 36 Cili nga këta të tre të duket se u bë i afërm+ i njeriut që ra në duart e kusarëve?» 37 Ai u përgjigj: «Ai që tregoi mëshirë për të.»+ Atëherë Jezui i tha: «Shko e bëj njëlloj edhe ti.»+
38 Tani, rrugës Jezui hyri në një fshat. Atje, një grua që quhej Marta,+ e mikpriti në shtëpinë e vet. 39 Ajo kishte edhe një motër që quhej Maria, e cila ishte ulur te këmbët e Zotërisë dhe po e dëgjonte çfarë po thoshte.* 40 Kurse Marta ishte e shpërqendruar ngaqë po merrej me shumë punë. Ajo u afrua dhe i tha: «Zotëri, s’do t’ia dish që motra ime më ka lënë të merrem vetëm unë me punët? Thuaji të vijë e të më ndihmojë.» 41 Zotëria iu përgjigj: «Ah, Martë, moj Martë, ti je në ankth dhe merakosesh për shumë gjëra. 42 Por pak gjëra janë të nevojshme ose vetëm një. Maria zgjodhi pjesën e mirë*+ dhe ajo pjesë do të mbetet e saja.»
11 Në një rast Jezui po lutej dhe, kur mbaroi, një nga dishepujt i tha: «Zotëri, na mëso si të lutemi, siç i mësoi edhe Gjoni dishepujt e vet.»
2 Atëherë ai u tha: «Sa herë të luteni, thoni: ‘Atë, u shenjtëroftë* emri yt!+ Ardhtë Mbretëria jote!+ 3 Na jep bukë çdo ditë, sipas nevojës së ditës.+ 4 Na i fal mëkatet,+ sepse edhe ne i falim ata që mëkatojnë kundër nesh.*+ E mos lejo të biem* në tundim.’»+
5 Pastaj vazhdoi: «Ta zëmë se keni një mik dhe shkoni tek ai në mes të natës e i thoni: ‘O mik, më jep hua tri bukë, 6 sepse sapo më erdhi një shok nga një udhëtim dhe s’kam ç’t’i nxjerr.’ 7 Por ai ju përgjigjet nga brenda: ‘Mos më shqetëso më! Tashmë e kam mbyllur derën dhe fëmijët janë në shtrat me mua. Nuk çohem dot për të të dhënë ndonjë gjë.’ 8 E pra, unë po ju them se edhe po të mos çohet që t’ju japë ndonjë gjë për hir të miqësisë, me siguri do të ngrihet dhe do t’ju japë çfarë t’ju nevojitet ngaqë këmbëngulët fort.+ 9 Prandaj po ju them: vazhdoni të kërkoni+ dhe do t’ju jepet, vazhdoni të kërkoni me ngulm dhe do të gjeni, vazhdoni të trokitni dhe do t’ju hapet,+ 10 sepse kush kërkon, merr,+ kush kërkon me ngulm, gjen dhe atij që troket, do t’i hapet. 11 Vërtet, cili është ai baba që, po t’i kërkojë i biri një peshk, i jep një gjarpër në vend të peshkut?+ 12 Apo, po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep? 13 Prandaj, nëse ju, edhe pse mëkatarë,* dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati që është në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë.»+
14 Më vonë, Jezui dëboi nga një njeri një demon që e kishte lënë të pagojë.*+ Kur demoni doli, i pagoji foli dhe turma u mahnit.+ 15 Por disa thanë: «Ai i dëbon demonët me anë të Belzebubit,* sundimtarit të demonëve.»+ 16 Kurse disa të tjerë donin ta vinin në provë, prandaj nisën t’i kërkonin një shenjë+ nga qielli. 17 Duke e ditur si mendonin,+ ai u tha: «Çdo mbretëri e përçarë, përfundon në shkretim dhe një shtëpi e përçarë, bie. 18 Po ashtu, nëse Satanai është i përçarë, si do të qëndrojë mbretëria e tij? Se ju thoni që unë i dëboj demonët me anë të Belzebubit. 19 Nëse unë i dëboj demonët me anë të Belzebubit, me anë të kujt i dëbojnë bijtë* tuaj? Ja pse bijtë tuaj do të jenë gjykatësit tuaj. 20 Por, nëse unë i dëboj demonët me anë të gishtit të Perëndisë,+ atëherë Mbretëria e Perëndisë ju ka gjetur vërtet në befasi.+ 21 Kur një burrë i fortë dhe i armatosur mirë e ruan shtëpinë e vet, zotërimet e tij janë të sigurta. 22 Por, kur një tjetër më i fortë e sulmon dhe e mund, ai njeri ia merr të gjitha armët te të cilat kishte besim dhe i ndan me të tjerët gjërat që i grabiti. 23 Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.+
24 Kur një frymë e ndyrë* del nga një njeri, ajo kalon nëpër vende të shkreta në kërkim të një vendi ku të pushojë, por nuk gjen asnjë. Atëherë thotë: ‘Do të kthehem në shtëpinë nga dola.’+ 25 Me të mbërritur atje, e gjen shtëpinë të pastruar e të zbukuruar. 26 Atëherë shkon dhe merr me vete shtatë frymëra të ndryshme, më të liga se vetja, dhe hyjnë e banojnë atje. Kështu, përfundimisht, gjendja e atij njeriu bëhet më e keqe se në fillim.»
27 Ndërsa po thoshte këto fjalë, një grua nga turma thirri me zë të lartë: «Lum barku që të mbajti dhe gjinjtë që të ushqyen!»+ 28 Por ai tha: «Më mirë lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»+
29 Kur po grumbulloheshin turmat, ai nisi të thoshte: «Ky brez është i lig dhe kërkon një shenjë, por nuk do t’i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së Jonait,+ 30 sepse ashtu si Jonai+ ishte si një shenjë për ninevitët, po ashtu do të jetë edhe Biri i njeriut për këtë brez. 31 Mbretëresha e jugut+ do të ringjallet Ditën e Gjykimit bashkë me njerëzit e këtij brezi dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar mençurinë e Solomonit. Por ja, këtu është dikush më i madh se Solomoni.+ 32 Njerëzit e Ninevisë do të ringjallen Ditën e Gjykimit bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan nga ajo që predikoi Jonai.+ Por ja, këtu është dikush më i madh se Jonai. 33 Askush nuk e ndez llambën që ta vërë në një vend të fshehtë a nën shinik,* por e vë në mbajtësen e vet,+ në mënyrë që ata që hyjnë në dhomë, ta shohin dritën. 34 Llamba e trupit është syri. Kur syri yt është i përqendruar,* edhe gjithë trupi yt është i ndriçuar,* por, kur është lakmitar,* edhe trupi yt është i errët.+ 35 Prandaj ji syçelë që drita jote të mos kthehet në errësirë. 36 Nëse i gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, ai do të jetë i gjithi po aq i ndriçuar sa një llambë që jep dritë me shkëlqimin e saj.»
37 Pasi tha këto fjalë, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e tij. Kështu Jezui shkoi atje dhe u shtrua në tryezë. 38 Mirëpo fariseu u befasua kur pa se ai nuk i lau duart* para se të hante drekë.+ 39 Atëherë Zotëria i tha: «Ju farisenjtë pastroni nga jashtë kupën dhe pjatën, por brenda jeni plot lakmi dhe ligësi.+ 40 Të paarsyeshëm! Ai që bëri anën e jashtme, a nuk bëri edhe anën e brendshme? 41 Jepuni, pra, të varfërve si dhuratë* gjërat që keni brenda në zemër, dhe pastaj do të jeni të pastër në çdo gjë. 42 Mjerë ju, farisenj, sepse jepni të dhjetën e mendrës,+ të ryzës dhe të çdo erëze tjetër, por shpërfillni drejtësinë e Perëndisë dhe dashurinë për Të! Është e vërtetë që këto gjëra duhej t’i bënit, por pa shpërfillur gjërat e tjera.+ 43 Mjerë ju, farisenj, sepse vdisni të zini vendet e para* në sinagoga dhe t’ju përshëndetin nëpër sheshe pazari!+ 44 Mjerë ju, sepse jeni si ato varret* që mezi dallohen,*+ mbi të cilat njerëzit ecin pa e kuptuar!»
45 Menjëherë, një nga ata që e njihte mirë Ligjin, i tha: «Mësues, me këto fjalë ti na fyen edhe ne.» 46 Atëherë iu përgjigj: «Mjerë edhe ju që e njihni mirë Ligjin, sepse u vini njerëzve ngarkesa të rënda për të mbajtur, por vetë nuk lëvizni as gishtin për t’i prekur!+
47 Mjerë ju, sepse ndërtoni varret e profetëve,* kur faktikisht vetë paraardhësit tuaj i vranë!+ 48 Ju sigurisht e dini mirë çfarë bënë paraardhësit tuaj, e prapëseprapë i miratoni. Ata vranë profetët,+ kurse ju u ndërtoni varret. 49 Ja pse, me mençurinë e vet Perëndia* tha: ‘Unë do t’u dërgoj profetë e apostuj. Disa prej tyre do t’i vrasin e do t’i përndjekin, 50 me qëllim që ky brez të mbajë faj* për gjakun e derdhur të të gjithë profetëve që nga themelimi i botës,+ 51 po, që nga gjaku i Abelit+ deri te gjaku i Zakarisë, që u vra midis altarit dhe shtëpisë.’*+ Unë po ju them se ky brez do të mbajë faj* për gjakun e tyre.
52 Mjerë ju që e njihni mirë Ligjin, sepse e keni hequr çelësin që hap derën e njohurisë! Mirë që vetë nuk keni hyrë, por pengoni edhe ata që duan të hyjnë!»+
53 Prandaj, kur doli që andej, skribët dhe farisenjtë filluan t’i bënin jashtë mase presion dhe ta mbytnin me shumë pyetje, 54 që ta futnin në grackë dhe ta kapnin me fjalët e veta.+
12 Ndërkohë ishte mbledhur një turmë prej mijëra vetash, aq e madhe, sa po shkelnin njëri-tjetrin. Jezui u foli së pari dishepujve të vet: «Ruhuni nga majaja e farisenjve, që është hipokrizi,+ 2 sepse s’ka asgjë të fshehur me kujdes që nuk do të merret vesh dhe asgjë të mbuluar që nuk do të dalë në dritë.+ 3 Prandaj, çdo gjë që thoni në errësirë, do të dëgjohet në dritë, dhe çdo gjë që pëshpëritni skutave të shtëpisë, do të predikohet nga tarracat. 4 Veç kësaj, o miqtë e mi,+ unë po ju them: mos u frikësoni nga ata që vrasin trupin, dhe pastaj nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.+ 5 Por do t’ju them nga kush të frikësoheni: frikësohuni nga Ai që, pasi t’ju ketë vrarë, ka autoritet t’ju hedhë në Gehenë.*+ Po, unë po ju them: nga Ai kini frikë.+ 6 A nuk shiten pesë harabela për dy monedha të vogla?* E megjithatë, Perëndia nuk harron* asnjë nga ata.+ 7 Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara.+ Prandaj mos kini frikë: ju vleni më tepër se shumë harabela.+
8 Unë po ju them: këdo që më pranon para njerëzve,+ edhe Biri i njeriut do ta pranojë para engjëjve të Perëndisë.+ 9 Por këdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para engjëjve të Perëndisë.+ 10 Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut, do të falet, por kushdo që blasfemon* kundër frymës së shenjtë, nuk do të falet.+ 11 Kur t’ju marrin në pyetje para një mbledhjeje të hapur* ose para zyrtarëve të lartë dhe autoriteteve, mos jini në ankth si do të flitni ose ç’do të thoni për t’u mbrojtur,+ 12 sepse pikërisht në atë çast fryma e shenjtë do t’ju mësojë çfarë të thoni.»+
13 Atëherë dikush nga turma i tha: «Mësues, thuaji vëllait tim ta ndajë trashëgiminë me mua.» 14 Ai ia ktheu: «Or mik, kush më caktoi mua gjykatës ose ndërmjetës mes jush?» 15 Pastaj i tha turmës: «Mbajini sytë hapur dhe ruhuni nga çdo lloj lakmie,+ sepse edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»+ 16 Më pas vazhdoi me një ilustrim: «Toka e një njeriu të pasur dha prodhime të mbara. 17 Prandaj ai nisi të arsyetonte me vete: ‘Ç’të bëj tani që s’kam ku t’i fut të korrat?’ 18 Kështu tha: ‘Ja ç’do të bëj:+ do t’i shemb depot që kam e do të ndërtoj më të mëdha. Atje do të fut gjithë grurin dhe gjithë të mirat që kam 19 dhe do t’i them vetes: ‘Ti ke vënë mënjanë shumë të mira që do të të mjaftojnë për shumë vjet. Prandaj merre shtruar, ha, pi dhe kënaqu.’ 20 Por Perëndia i tha: ‘Njeri i paarsyeshëm, sonte do të kërkojnë jetën tënde.* Të kujt do të jenë, atëherë, gjërat që vure mënjanë?’+ 21 Kështu i ndodh njeriut që vë mënjanë thesare për vete, por nuk është i pasur në sytë e Perëndisë.»+
22 Pastaj u tha dishepujve: «Për këtë arsye po ju them: mos jini më në ankth për jetën* tuaj, se ç’do të hani, as për trupin tuaj, se ç’do të vishni,+ 23 sepse jeta* vlen më shumë se ushqimi, dhe trupi më shumë se veshja. 24 Mendoni pak për korbat: ata as mbjellin e as korrin dhe nuk kanë as hambar e as depo, e megjithatë Perëndia i ushqen.+ A nuk vleni ju shumë më tepër se zogjtë?!+ 25 Kush nga ju, duke qenë në ankth, mund t’i shtojë qoftë edhe një çast* jetës së vet? 26 Prandaj, nëse nuk bëni dot një gjë kaq të vogël, pse të jeni në ankth për të tjerat?+ 27 Mendoni pak si rriten zambakët: as robtohen, as tjerrin, e megjithatë unë po ju them se as Solomoni, me gjithë madhështinë e tij, nuk ishte i veshur si një prej tyre.+ 28 Tani, nëse Perëndia i vesh kështu bimët e fushës, që sot janë e nesër hidhen në zjarr,* aq më shumë do t’ju veshë ju, ju që keni kaq pak besim! 29 Prandaj, mos u merakosni më se ç’do të hani e ç’do të pini dhe mos jini më në ankth,+ 30 sepse të gjitha këto i kërkon me etje bota,* por Ati juaj e di mirë se ju keni nevojë për këto gjëra.+ 31 Përkundrazi, vazhdoni të kërkoni Mbretërinë e Perëndisë, dhe këto gjëra do t’ju shtohen.+
32 Mos ki frikë, o kope e vogël,+ sepse Atit tuaj i ka pëlqyer t’ju japë Mbretërinë.+ 33 Shitni zotërimet tuaja dhe jepuni dhurata të varfërve.*+ Bëni për vete kuleta që nuk vjetrohen, po, një thesar të pashtershëm në qiej,+ ku as hajduti nuk afrohet, as mola nuk bren, 34 sepse, ku të jetë thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj.
35 Jini gati e të veshur,*+ dhe mbajini llambat ndezur.+ 36 Jini si ata që e presin zotërinë e tyre të kthehet+ nga dasma+ që t’ia hapin menjëherë derën kur të vijë e të trokasë. 37 Lum ata skllevër që zotëria i tyre i gjen zgjuar kur vjen! Vërtet po ju them: ai do të vishet* që t’u shërbejë, do t’u thotë të shtrohen në tryezë dhe do të vijë vetë t’u shërbejë. 38 Nëse vjen në mesnatë* ose në agim* dhe i gjen gati, lum ata! 39 Por mos harroni: po ta dinte i zoti i shtëpisë në ç’orë do të vinte hajduti, nuk do ta linte të futej në shtëpi e të vidhte.+ 40 Prandaj, edhe ju rrini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në një orë që s’e mendoni.»+
41 Atëherë Pjetri e pyeti: «Zotëri, këtë ilustrim po e tregon vetëm për ne apo edhe për gjithë të tjerët?» 42 Zotëria ia ktheu: «Kush është në të vërtetë kujdestari besnik,* i mençuri,* të cilin zotëria i tij do ta emërojë mbi gjithë shërbëtorët e vet,* që të vazhdojë t’u japë ushqimin e nevojshëm në kohën e duhur?+ 43 Lum ai skllav nëse zotëria i tij e gjen duke bërë kështu kur të vijë! 44 Vërtet po ju them: ai do ta emërojë mbi gjithë zotërimet e veta. 45 Por, sikur skllavi të thoshte me vete: ‘Zotëria im po vonon’ e të fillonte t’i rrihte shërbëtorët e shërbëtoret dhe të hante, të pinte e të dehej,+ 46 zotëria i tij do të vinte në një ditë që ai s’e priste dhe në një orë që ai nuk e dinte, do ta ndëshkonte me ashpërsinë më të madhe dhe do ta vinte bashkë me të pabesët. 47 Kështu, skllavit që e kishte kuptuar cili ishte vullneti i zotërisë, por nuk u bë gati dhe nuk bëri atë që i kërkoi ai,* do t’i jepen shumë të goditura.+ 48 Por skllavit që nuk e kishte kuptuar, e si pasojë bëri gjëra që meritonin të rrihej, do t’i jepen pak të goditura. Vërtet, kujtdo që iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë, dhe atij që iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë se zakonisht.+
49 Unë erdha për të ndezur një zjarr në tokë. E ç’dua më tepër nëse ai është ndezur tashmë?! 50 Në të vërtetë, unë duhet t’i nënshtrohem një pagëzimi, dhe sa në ankth jam derisa të kryhet!+ 51 Kujtoni se erdha të sjell paqe në tokë?! Përkundrazi, erdha të sjell përçarje.+ 52 Që tani e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve. 53 Ata do të kenë përçarje: babai kundër djalit dhe djali kundër babait, nëna kundër vajzës dhe vajza kundër nënës, vjehrra kundër nuses dhe nusja kundër së vjehrrës.»+
54 Pastaj iu drejtua edhe turmave: «Kur shihni një re të ngrihet nga perëndimi, ju thoni menjëherë: ‘Po vjen një stuhi’, dhe ashtu ndodh. 55 Ndërsa, kur shihni se po fryn juga, ju thoni: ‘Do të bëjë vapë e madhe’, dhe ashtu ndodh. 56 Hipokritë, ju dini t’i shqyrtoni dukuritë e tokës dhe të qiellit, por si nuk ditkeni të shqyrtoni çfarë po ndodh në këtë kohë të veçantë?!+ 57 Pse nuk gjykoni dot ç’është e drejtë?! 58 Për shembull, kur të shkosh me kundërshtarin tënd për te një magjistrat,* bëj çmos ta zgjidhësh mosmarrëveshjen rrugës, që ai të mos të detyrojë të paraqitesh te gjykatësi. Përndryshe gjykatësi do të të dorëzojë te nëpunësi i gjyqit, dhe ky do të të futë në burg.+ 59 Unë po të them se nuk ke për të dalë që andej pa paguar edhe monedhën e fundit.»*
13 Në atë rast, ca të pranishëm i treguan Jezuit për disa galileas, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me gjakun e flijimeve të tyre. 2 Atëherë ai u tha: «Mendoni se ata galileas ishin më shumë mëkatarë se gjithë galileasit e tjerë, ngaqë vuajtën në atë mënyrë? 3 Aspak! Por, në mos u pendofshi, ashtu do të shkatërroheni edhe ju të gjithë.+ 4 Apo, mendoni se ata 18 njerëz mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e tjerë të Jerusalemit? 5 Aspak! Por, në mos u pendofshi, ju do të shkatërroheni të gjithë, si ata.»
6 Pastaj u tregoi këtë ilustrim: «Një njeri kishte mbjellë një fik në vreshtin e tij dhe shkoi të mblidhte fryte, por nuk gjeti asgjë.+ 7 Atëherë i tha vreshtarit: ‘U bënë tre vjet që vij të mbledh fryte nga ky fik, por s’kam gjetur asnjë kokërr. Prite! Pse ta zërë tokën kot?!’ 8 Por ai iu përgjigj: ‘Zotëri, lëre edhe këtë vit, sa ta punoj tokën rreth e rrotull dhe t’i hedh pleh. 9 Nëse pastaj prodhon fryt, mirë, përndryshe prite.’»+
10 Tani, Jezui po mësonte në një sinagogë në Sabat. 11 Kur ja, aty ishte një grua e pushtuar nga një frymë e ndyrë* prej 18 vjetësh, e si pasojë ishte krejt e kërrusur e nuk mund të drejtohej fare. 12 Kur e pa, Jezui i tha: «O grua, je çliruar nga vuajtjet e tua.»+ 13 Pastaj vuri duart mbi të,* dhe ajo u drejtua në çast e nisi t’i jepte lavdi Perëndisë. 14 Por i pari i sinagogës u indinjua që Jezui shëroi në Sabat, prandaj i tha turmës: «Ka gjashtë ditë për të punuar,+ prandaj hajdeni të shëroheni gjatë këtyre ditëve dhe jo në Sabat.»+ 15 Mirëpo Zotëria iu përgjigj: «Hipokritë,+ a nuk e zgjidhni të gjithë ju në Sabat, demin a gomarin nga stalla që ta çoni për të pirë?+ 16 A nuk e meritonte kjo grua, që është bijë e Abrahamit dhe që Satanai e mbajti të lidhur për 18 vjet, të çlirohej nga këta vargonj në Sabat?» 17 Pasi tha këto fjalë, të gjithë kundërshtarët e tij u turpëruan, kurse turma u gëzua për gjithë gjërat e mrekullueshme që kishte bërë.+
18 Prandaj ai vazhdoi: «Kujt i ngjan Mbretëria e Perëndisë dhe me çfarë ta krahasoj? 19 Ajo ngjan me një kokërr sinapi që një njeri e mori dhe e mbolli në kopshtin e vet. Ajo u rrit e u bë si pemë, dhe zogjtë e qiellit ngritën fole në degët e saj.»+
20 U tha përsëri: «Me çfarë ta krahasoj Mbretërinë e Perëndisë? 21 Ajo është si majaja, të cilën një grua e mori dhe e përzieu me tri masa të mëdha* mielli, derisa erdhi i gjithë brumi.»+
22 Pastaj shkoi nga qyteti në qytet e nga fshati në fshat, duke i mësuar njerëzit ndërsa ishte rrugës për në Jerusalem. 23 Tani, dikush e pyeti: «Zotëri, a është e vërtetë se pak veta do të shpëtojnë?» Ai u përgjigj: 24 «Përpiquni fuqimisht të hyni nga dera e ngushtë.+ Unë po ju them se shumë do të kërkojnë të hyjnë, por nuk do të munden, 25 sepse, kur i zoti i shtëpisë të ngrihet e të kyçë derën, ju do të ngelni jashtë, do të trokitni e do të thoni: ‘Zotëri, na e hap derën!’+ Por ai do t’ju përgjigjet: ‘Unë nuk ju njoh.’ 26 Atëherë do të thoni: ‘Ne hëngrëm dhe pimë me ty, dhe ti na mësove rrugëve kryesore të qytetit tonë.’+ 27 Por ai do t’ju thotë: ‘Unë nuk ju njoh. Largohuni nga unë të gjithë ju që veproni me padrejtësi!’ 28 Atje do të qani dhe do të kërcëllini dhëmbët kur të shihni që Abrahami, Isaku, Jakobi dhe gjithë profetët janë në Mbretërinë e Perëndisë, kurse ju jeni flakur jashtë saj.+ 29 Jo vetëm kaq, por do të vijnë e do të shtrohen në tryezë në Mbretërinë e Perëndisë njerëz nga lindja e perëndimi, nga veriu e jugu. 30 Kështu, disa nga të fundit do të jenë të parët dhe disa nga të parët, do të jenë të fundit.»+
31 Pikërisht në atë moment u afruan disa farisenj dhe i thanë: «Dil, largohu që këtej, sepse Herodi kërkon të të vrasë.» 32 Ai u përgjigj: «Shkoni e i thoni asaj dhelpre: ‘Unë do të dëboj demonë e do të kryej shërime sot e nesër, dhe do të mbaroj ditën e tretë.’ 33 E megjithatë më duhet të vazhdoj sot, nesër e pasnesër, sepse një profet nuk mund* të vritet jashtë Jerusalemit.+ 34 Jerusalem, Jerusalem, vrasës i profetëve, që i vret me gurë ata që janë dërguar te ti!+ Sa herë desha t’i mblidhja bashkë fëmijët e tu, ashtu si i mbledh klloçka zogjtë nën krahë! Por ju nuk deshët.+ 35 Ja, shtëpia juaj është braktisur dhe është lënë në dorën tuaj.+ Unë po ju them se nuk do të më shihni më kurrë, derisa të thoni: ‘I bekuar është ai që vjen në emër të Jehovait!’»*+
14 Në një rast tjetër, Jezui hyri në shtëpinë e njërit nga krerët e farisenjve për të ngrënë në Sabat dhe të pranishmit s’ia ndanin sytë. 2 Kur ja, atje i doli përpara një njeri që vuante nga hidropizia.* 3 Atëherë Jezui i pyeti ata që e njihnin mirë Ligjin dhe farisenjtë: «A është e ligjshme të shërosh në Sabat?»+ 4 Por ata nuk folën fare. Prandaj ai e kapi për dore atë njeri, e shëroi dhe e la të shkonte. 5 Pastaj i pyeti ata: «Kush nga ju, po t’i binte në pus i biri ose demi+ ditën e Sabatit, nuk do ta nxirrte menjëherë?»+ 6 Ata nuk kishin ç’t’i thoshin.
7 Kur vuri re se të ftuarit po zgjidhnin për vete kryet e vendit,+ u tregoi këtë ilustrim: 8 «Kur dikush të fton në dasmë, mos u shtro në krye të vendit,+ se mund të ketë ftuar një tjetër më të rëndësishëm se ti. 9 Përndryshe, ai që ju ftoi të dyve, do të vijë e do të të thotë: ‘Liroja vendin këtij.’ Atëherë do të zësh vendin e fundit i turpëruar. 10 Por, kur të jesh mysafir, shko dhe ulu në vendin e fundit, që mikpritësi të të thotë kur të vijë: ‘Miku im, urdhëro më lart!’ Atëherë do të nderohesh në sytë e gjithë mysafirëve të tjerë,+ 11 sepse kushdo që e lartëson veten, do të përulet, dhe kushdo që e përul veten, do të lartësohet.»+
12 Pastaj i tha edhe atij që e kishte ftuar: «Kur të shtrosh ndonjë drekë a darkë, mos thirr miqtë, vëllezërit, farefisin ose fqinjët e pasur, se mbase një ditë edhe ata të ftojnë, dhe kështu ta shpërblejnë. 13 Por, kur të shtrosh një banket, fto të varfrit, sakatët, të çalët dhe të verbrit.+ 14 Atëherë do të jesh i lumtur, ngaqë ata s’kanë me se të ta shpërblejnë, sepse do të shpërblehesh në ringjalljen+ e të drejtëve.»
15 Me të dëgjuar këto fjalë, një nga mysafirët i tha: «Lum ai që ha* në Mbretërinë e Perëndisë!»
16 Jezui i tha: «Një njeri shtroi një banket të madh+ dhe ftoi shumë veta. 17 Kur erdhi ora e darkës, dërgoi skllavin e vet që t’u thoshte mysafirëve: ‘Urdhëroni brenda, sepse gjithçka është gati!’ 18 Por të gjithë filluan të nxirrnin justifikime.+ I pari i tha: ‘Bleva një arë dhe më duhet të iki ta shoh. Të lutem, të më falësh!’ 19 Tjetri i tha: ‘Bleva pesë çifte qesh dhe po shkoj t’i vë në punë e t’i provoj. Të lutem, të më falësh!’+ 20 Një tjetër akoma i tha: ‘Sapo u martova, prandaj nuk vij dot.’ 21 Kështu skllavi vajti te zotëria dhe ia tregoi të gjitha. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërua dhe i tha skllavit: ‘Dil shpejt nëpër rrugët kryesore e rrugicat e qytetit, dhe sill këtu të varfrit, sakatët, të verbrit e të çalët.’ 22 Më vonë skllavi tha: ‘Zotëri, bëra si më urdhërove, por akoma ka vend.’ 23 Zotëria ia ktheu: ‘Dil nëpër rrugët e rrugicat jashtë qytetit dhe detyroji njerëzit të vijnë, që shtëpia të mbushet plot,+ 24 sepse unë po ju them: asnjë nga ata që ishin ftuar, nuk do ta shijojë banketin që shtrova.’»+
25 Tani, turma të mëdha po ndiqnin Jezuin teksa po udhëtonte. Ai u kthye dhe u tha: 26 «Nëse dikush vjen tek unë dhe nuk urren* babanë, nënën, gruan, fëmijët, vëllezërit, motrat, po, madje edhe jetën* e vet,+ nuk mund të jetë dishepulli im.+ 27 Ai që nuk e mban shtyllën e vet të torturës* dhe nuk vjen pas meje, nuk mund të jetë dishepulli im.+ 28 Për shembull, kush nga ju, kur dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë që të llogaritë shpenzimet për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta përfunduar? 29 Përndryshe mund t’i hedhë themelet, por mund të mos jetë në gjendje ta mbarojë. Atëherë të gjithë do ta shohin e do të fillojnë ta tallin dhe t’i thonë: 30 ‘Ky njeri nisi të ndërtonte, por nuk ishte në gjendje ta mbaronte.’ 31 Ose, kush është ai mbret që, kur është në luftë, nuk ulet më parë me këshilltarët e vet për të parë nëse është në gjendje t’i bëjë ballë me 10.000 trupa mbretit kundërshtar që marshon me 20.000 trupa? 32 Në të vërtetë, nëse nuk i bën dot ballë, ai dërgon një delegacion ambasadorësh dhe kërkon paqe ndërkohë që tjetri është ende larg. 33 Po njësoj, të jeni të sigurt se asnjë nga ju që nuk ndahet* nga gjithë zotërimet e veta, nuk mund të jetë dishepulli im.+
34 Sigurisht që kripa është e mirë. Mirëpo, nëse ajo e humbet kripësinë, si do t’i ndreqet shija?+ 35 Ajo s’vlen as për t’u hedhur përdhe, as për t’u përdorur si pleh, por për t’u flakur. Kush ka veshë, le të dëgjojë.»+
15 Tani, të gjithë taksambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.+ 2 Kështu farisenjtë dhe skribët murmuritnin: «Ky njeri i pret krahëhapur mëkatarët e madje ha me ta.» 3 Atëherë ai u tregoi këtë ilustrim: 4 «Cili nga ju po të ketë 100 dele dhe t’i humbasë njëra, nuk do t’i lërë 99 mbrapa në kullotë,* që të shkojë pas së humburës derisa ta gjejë?+ 5 Dhe, kur e gjen, e vë mbi supe, tejet i gëzuar. 6 Sapo mbërrin në shtëpi, mbledh miqtë dhe fqinjët e u thotë: ‘Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen që më kishte humbur!’+ 7 Unë ju them: po njësoj do të ketë më shumë gëzim në qiell për një mëkatar që pendohet,+ sesa për 99 të drejtë që s’kanë nevojë të pendohen.
8 Ose, kush është ajo grua që, edhe pse ka 10 drahma,* po të humbasë sikur një drahmë,* nuk ndez një llambë, nuk fshin shtëpinë e nuk lë vend pa kërkuar derisa ta gjejë? 9 Dhe, kur e gjen, mbledh shoqet e fqinjat e saj dhe u thotë: ‘Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta drahmën* që kisha humbur!’ 10 Unë ju them: po njësoj gëzohen engjëjt e Perëndisë për një mëkatar që pendohet.»+
11 Pastaj vazhdoi: «Një njeri kishte dy djem. 12 Më i vogli i tha të atit: ‘Baba, më jep pjesën e pronës që më takon si trashëgimi.’ Atëherë ai e ndau pasurinë e vet mes tyre. 13 Pak ditë më vonë, djali më i vogël mblodhi gjërat e veta dhe u nis për në një vend të largët. Atje e harxhoi kot pasurinë e vet duke bërë jetë të shfrenuar.* 14 Pasi shpenzoi çdo gjë, mbarë vendin e mbërtheu një zi buke e rëndë, dhe ai u gjend ngushtë. 15 Madje, arriti deri në atë pikë, sa i kërkoi punë një vendaliu, i cili e dërgoi të kulloste derrat në kullotat e veta.+ 16 Djali ishte aq i uritur, sa i shkonte goja lëng për bishtajat* që hanin derrat, por askush nuk i jepte gjë për të ngrënë.
17 Kur i erdhën mendtë, tha: “Punëtorët e babait tim kanë bukë sa të ngopen, kurse unë këtu po vdes nga uria! 18 Do të ngrihem e do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: ‘Baba, kam mëkatuar kundër qiellit dhe kundër teje. 19 Nuk jam më i denjë të quhem yt bir. Më trajto si një nga punëtorët e tu.’” 20 Kështu u ngrit e shkoi tek i ati. Kur ishte ende goxha larg, i ati e vuri re dhe iu dhimbs aq shumë, sa vrapoi, iu hodh në qafë* dhe e puthi me përzemërsi. 21 Atëherë i biri i tha: ‘Baba, kam mëkatuar kundër qiellit dhe kundër teje.+ Nuk jam më i denjë të quhem yt bir.’ 22 Por i ati u tha skllevërve të vet: ‘Shpejt, sillni një mantel, më të mirin, dhe vishjani, vërini një unazë në dorë dhe vishini sandale në këmbë. 23 Sillni edhe viçin e majmë, thereni dhe le të hamë e të festojmë, 24 sepse djali im ishte i vdekur dhe u kthye përsëri në jetë,+ ishte i humbur dhe u gjet.’ Kështu ata nisën të kënaqeshin e të festonin.
25 Ndërkohë, djali më i madh ishte në arë. Kur po kthehej dhe po i afrohej shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. 26 Prandaj thirri një nga shërbëtorët dhe e pyeti ç’po ndodhte. 27 Ai iu përgjigj: ‘Është kthyer vëllai yt, dhe babai yt theri viçin e majmë ngaqë ai erdhi shëndoshë e mirë.’ 28 Por ky u zemërua nga kjo dhe nuk pranonte të shkonte brenda. Atëherë i ati doli dhe nisi t’i përgjërohej që të hynte në shtëpi. 29 Djali i tha të atit: ‘Dëgjo, kam kaq vjet që punoj si skllav për ty dhe të jam bindur në çdo gjë, e megjithatë asnjëherë nuk më dhe qoftë edhe një kec që të kënaqesha me shokët e mi. 30 Por, me t’u kthyer ky yt bir, që e harxhoi kot* pasurinë tënde me prostitutat, ti there për të viçin e majmë.’ 31 I ati iu përgjigj: ‘Biri im, ti ke qenë gjithnjë me mua dhe gjithçka imja është jotja. 32 Por ne s’kemi si të mos festojmë e të mos gëzojmë, sepse vëllai yt ishte i vdekur dhe u kthye në jetë, ishte i humbur dhe u gjet.’»
16 Pastaj Jezui u tha dishepujve: «Një njeri i pasur kishte një kujdestar,* të cilin e akuzuan se ia shpërdoronte pasurinë. 2 Prandaj ai e thirri dhe e pyeti: ‘Ç’po dëgjoj kështu për ty? Më dorëzo raportin e detyrës sate si kujdestar, sepse ti nuk do ta administrosh më shtëpinë.’ 3 Atëherë kujdestari tha me vete: ‘Ç’të bëj tani që zotëria im do të më heqë nga detyra si kujdestar? S’jam aq i fortë sa të punoj tokën dhe më vjen turp të lyp. 4 Aha! E di unë ç’të bëj që të tjerët të më mirëpresin në shtëpitë e tyre kur të mos jem më kujdestar.’ 5 Kështu thirri një nga një borxhlinjtë e zotërisë së vet. E pyeti të parin: ‘Sa i detyrohesh zotërisë tim?’ 6 Ai iu përgjigj: ‘Njëqind bato* vaj ulliri.’ Atëherë ai i tha: ‘Ja dokumenti i marrëveshjes sate, merre, ulu dhe shkruaj shpejt 50.’ 7 Pastaj pyeti një tjetër: ‘Po ti, sa i detyrohesh?’ Ai iu përgjigj: ‘Njëqind korë* grurë.’ Atëherë ai i tha: ‘Ja dokumenti i marrëveshjes sate, merre dhe shkruaj 80.’ 8 Dhe zotëria e lavdëroi kujdestarin, që, edhe pse i padrejtë, veproi me mençuri praktike;* sepse bijtë e këtij sistemi* janë më të mençur e më praktikë se bijtë e dritës+ kur bëjnë marrëveshje me bashkëkohësit e tyre.*
9 Gjithashtu, unë po ju them: bëni miq me anë të pasurive të padrejta,+ që, kur këto të shterojnë, t’ju mirëpresin në vendbanimet e përhershme.+ 10 Kush është i besueshëm* në gjëra të vogla, është i besueshëm edhe në të mëdha dhe kush është i padrejtë në gjëra të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdha. 11 Nëse nuk keni qenë të besueshëm me pasuritë e padrejta, kush do t’jua besojë pasuritë e vërteta? 12 Dhe, nëse nuk keni qenë të besueshëm me pasurinë e tjetrit, kush vallë do t’ju shpërblejë me ndonjë trashëgimi?+ 13 Asnjë shërbëtor s’mund të jetë skllav i dy zotërinjve: ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të qëndrojë besnik ndaj njërit e do të përçmojë tjetrin. Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.»+
14 Tani, farisenjtë, të cilët vdisnin për pará, po i dëgjonin të gjitha këto dhe nisën ta tallnin gjithë përçmim.+ 15 Prandaj ai u tha: «Ju e mbani veten për të drejtë në sytë e njerëzve,+ por Perëndia i njeh mirë zemrat tuaja,+ sepse ato që kanë shumë vlerë për njerëzit, janë të neveritshme në sytë e Perëndisë.+
16 Ligji dhe Profetët u shpallën derisa erdhi Gjoni. Por, që nga ajo kohë e tutje, po shpallet lajmi i mirë për Mbretërinë e Perëndisë, dhe çdo lloj njeriu po sulet me zjarr drejt saj.+ 17 Në të vërtetë është më e lehtë të zhduket qielli e toka, sesa të mbetet pa u përmbushur qoftë edhe një pjesëz shkronje nga Ligji.+
18 Ai që e divorcon gruan dhe martohet me një tjetër, kryen kurorëshkelje,* dhe kushdo që martohet me një grua të divorcuar,* kryen kurorëshkelje.+
19 Tani, ishte një njeri i pasur që vishej me rroba të purpurta* dhe prej linoje, e jetonte mes qejfeve dhe luksit. 20 Pranë portës së tij çonin gjithmonë një lypës të quajtur Lazar, që e kishte trupin plot ulcera. 21 Atij i shkonte goja lëng për gjërat që binin nga tryeza e të pasurit, dhe madje qentë vinin e ia lëpinin ulcerat. 22 Me kalimin e kohës lypësi vdiq, dhe engjëjt e çuan pranë Abrahamit.*
Vdiq edhe i pasuri dhe e varrosën. 23 Kur ishte në mundime në Varr,* ai ngriti sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Lazarin pranë tij.* 24 Atëherë thirri: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua dhe dërgoje Lazarin të njomë majën e gishtit në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë zjarr flakërues.’ 25 Por Abrahami i tha: ‘O bir, mos harro se ti u ngope me të mira gjatë jetës sate, kurse Lazari me të këqijat. Tani ai po ngushëllohet këtu, kurse ti po vuan tmerrësisht. 26 Mbi të gjitha, mes nesh dhe jush është vënë një hendek i madh. Prandaj, ata që duan të kalojnë nga këtu e të vijnë atje te ju, nuk munden; po ashtu, ata që janë atje nuk mund të vijnë këtu te ne.’ 27 Atëherë ai i tha: ‘Meqë qenka kështu, të lutem, o atë, dërgoje Lazarin në shtëpinë e tim eti, 28 ku kam pesë vëllezër, që t’i paralajmërojë, e kështu të mos futen edhe ata në këtë vend mundimi.’ 29 Por Abrahami ia ktheu: ‘Ata kanë Moisiun dhe Profetët. Le të dëgjojnë këta.’+ 30 Por ai iu përgjigj: ‘Jo, o atë Abraham, s’kanë për t’i dëgjuar. Por, nëse shkon tek ata ndonjë nga të vdekurit, do të pendohen.’ 31 Por Abrahami i tha: ‘Nëse nuk dëgjojnë Moisiun+ dhe Profetët, s’do t’u mbushet mendja as po të dëgjojnë një që është ngritur nga të vdekurit.’»
17 Pastaj Jezui u tha dishepujve: «Shkaqe për pengesë do të ketë se s’bën, por mjerë ai njeri që bëhet gur pengese! 2 Për të, do të ishte më mirë të varte rreth qafës një gur mulliri e të hidhej në det, sesa të pengonte një nga këta të vegjël.*+ 3 Kushtojini vëmendje vetes! Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje+ dhe, nëse pendohet, fale.+ 4 Edhe nëse mëkaton shtatë herë në ditë kundër teje, e megjithatë kthehet te ti shtatë herë dhe të thotë: ‘Më fal’, ti duhet ta falësh.»+
5 Atëherë apostujt i thanë Zotërisë: «Na jep më shumë besim.»+ 6 Prandaj Zotëria u tha: «Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoshit këtij mani të zi: ‘Shkulu me rrënjë e mbillu në det!’ dhe ai do t’ju bindej.+
7 Kush nga ju, po të kishte një skllav që punon tokën ose që kullot kopenë, do t’i thoshte kur të kthehej: ‘Hajde shpejt dhe ulu që të hash.’ 8 Përkundrazi, a nuk do t’i thoshte: ‘Më bëj gati darkën, vër përparësen dhe më shërbe derisa të kem ngrënë e të kem pirë. Pastaj mund të hash e të pish edhe ti.’ 9 Mos do t’i ishte mirënjohës skllavit thjesht ngaqë bëri atë që kishte për detyrë? S’ma merr mendja. 10 Po njësoj edhe ju, pasi të keni bërë gjithë gjërat që ju ishin caktuar, thoni: ‘Jemi veçse skllevër që nuk meritojmë asgjë.* Bëmë vetëm atë që duhej të bënim.’»+
11 Kur ishte rrugës për në Jerusalem, Jezui kaloi përgjatë kufirit të Samarisë dhe të Galilesë. 12 Ndërsa po hynte në një fshat, i dolën përpara dhjetë të lebrosur, të cilët qëndruan në një farë distance+ 13 dhe thirrën me zë të lartë: «Jezu, Mësues, ki mëshirë për ne!» 14 Me t’i vënë re, ai u tha: «Shkoni dhe paraqituni te priftërinjtë.»+ Ndërsa po iknin, u pastruan nga lebra.+ 15 Por një prej tyre, me të parë se ishte shëruar, u kthye dhe i dha lavdi Perëndisë me zë të lartë. 16 Pastaj u përkul me fytyrë përtokë te këmbët e Jezuit dhe e falënderoi. Ky në fakt ishte samaritan.+ 17 Jezui pyeti: «A nuk u pastruan dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët? 18 Asnjë tjetër nuk u kthye që t’i jepte lavdi Perëndisë, përveç këtij njeriu nga një komb tjetër?» 19 Atëherë i tha: «Ngrihu dhe vazhdo rrugën. Besimi yt të shëroi.»+
20 Tani, kur farisenjtë e pyetën se kur do të vinte Mbretëria e Perëndisë,+ ai iu përgjigj: «Mbretëria e Perëndisë nuk do të bjerë në sy kur të vijë 21 dhe as do të thuhet: ‘Shikoni, është këtu!’ ose ‘Shikoni, është atje!’, sepse ja, Mbretëria e Perëndisë është mes jush.»+
22 Pastaj u tha dishepujve: «Do të vijë koha kur do të doni të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni dot. 23 Do t’ju thonë: ‘Shikoni, është atje!’ ose ‘Shikoni, është këtu!’, por ju mos dilni dhe mos shkoni pas tyre,+ 24 sepse ashtu si vetëtima ndriçon nga njëra anë e qiellit në tjetrën, ashtu do të jetë Biri i njeriut+ atë ditë.*+ 25 Megjithatë, më parë ai duhet të heqë shumë vuajtje dhe të hidhet poshtë nga ky brez.+ 26 Veç kësaj, ashtu si ndodhi në ditët e Noesë,+ kështu do të jetë edhe në ditët e Birit të njeriut:+ 27 njerëzit hanin e pinin, burrat e gratë martoheshin, deri ditën kur Noeja hyri në arkë+ dhe erdhi Përmbytja e i shkatërroi të gjithë.+ 28 Do të jetë njësoj si ndodhi në ditët e Lotit:+ njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin. 29 Por ditën që Loti doli nga Sodoma, nga qielli ra zjarr e squfur dhe i shkatërroi të gjithë.+ 30 Po kështu do të jetë edhe ditën kur të shfaqet Biri i njeriut.+
31 Atë ditë, ai që është në tarracë, por që të mirat i ka në shtëpi, të mos zbresë për t’i marrë. Edhe ai që është në fushë, të mos kthehet te gjërat që ka lënë pas. 32 Kujtoni gruan e Lotit!+ 33 Kushdo që kërkon ta mbrojë jetën* e vet, do ta humbasë, por kushdo që e humbet, do ta shpëtojë.+ 34 Unë po ju them se atë natë dy veta do të jenë në një shtrat: njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.+ 35 Dy gra do të jenë duke bluar në të njëjtin mulli: njëra do të merret dhe tjetra do të lihet.» 36 *——37 Prandaj ata e pyetën: «Ku, Zotëri?» Ai iu përgjigj: «Ku të jetë kërma, atje do të mblidhen edhe shqiponjat.»*+
18 Më pas Jezui u bëri një ilustrim që t’u tregonte sa e nevojshme ishte të luteshin gjithnjë e të mos dorëzoheshin.+ 2 Ai tha: «Në një qytet ishte një gjykatës që nuk i frikësohej* Perëndisë dhe nuk kishte respekt për njeri. 3 Në atë qytet ishte edhe një vejushë që shkonte shpesh te ky gjykatës dhe i thoshte: ‘Të lutem, vendose në vend drejtësinë mes meje dhe kundërshtarit tim.’ 4 Për njëfarë kohe ai nuk pranoi, por më pas tha me vete: ‘Edhe pse nuk i frikësohem Perëndisë dhe nuk respektoj njeri, 5 meqë kjo vejushë më bezdis orë e çast, do t’ia jap të drejtën që i takon, që të mos vijë më e të ma plasë shpirtin fare.’»*+ 6 Atëherë Zotëria tha: «A e dëgjuat ç’tha gjykatësi, edhe pse i padrejtë? 7 A nuk do ta vërë, pra, Perëndia drejtësinë në vend për të zgjedhurit e vet që i thërrasin ditë e natë për ndihmë,+ ndërsa tregon durim për të mirën e tyre?+ 8 Unë po ju them se Ai do ta vërë në vend drejtësinë pa vonesë. Por, kur të mbërrijë Biri i njeriut, a do të gjejë vallë këtë lloj besimi* në tokë?»
9 Pastaj u tregoi edhe këtë ilustrim disave që ishin të bindur se ishin njerëz të drejtë dhe që i shihnin të tjerët si të pavlerë: 10 «Dy burra shkuan në tempull që të luteshin: njëri ishte farise dhe tjetri taksambledhës. 11 Fariseu qëndroi në këmbë dhe nisi të lutej me vete: ‘O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si gjithë të tjerët—zhvatës, të padrejtë, kurorëshkelës—dhe as si ky taksambledhës. 12 Unë agjëroj dy herë në javë dhe jap të dhjetën e gjithçkaje që fitoj.’+ 13 Kurse taksambledhësi qëndronte në këmbë larg dhe as guxonte të ngrinte sytë drejt qiellit, por i binte gjoksit me grushte dhe thoshte: ‘O Perëndi, ki mëshirë për* mua mëkatarin!’+ 14 Unë po ju them se ky zbriti e u kthye në shtëpi më i drejtë se fariseu.+ Vërtet, kushdo që e lartëson veten, do të përulet, por kushdo që e përul veten, do të lartësohet.»+
15 Pastaj, njerëzit po sillnin edhe fëmijët e vegjël* që ai të vinte duart mbi ta,* mirëpo, kur e panë këtë, dishepujt nisën t’i qortonin.+ 16 Por Jezui i thirri fëmijët pranë dhe tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos u mundoni t’i ndalni, sepse Mbretëria e Perëndisë u përket atyre që janë si këta.+ 17 Vërtet po ju them: kushdo që nuk e pranon Mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë, nuk do të hyjë kurrsesi në të.»+
18 Atëherë një nga krerët e pyeti: «Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përhershme?»+ 19 Jezui i tha: «Pse më quan ‘i mirë’? Askush nuk është i mirë përveç njërit, Perëndisë.+ 20 Ti i njeh urdhërimet: ‘Mos kryej kurorëshkelje,*+ mos vrit,+ mos vidh,+ mos jep dëshmi të rreme,+ ndero babanë dhe nënën tënde.’»+ 21 Atëherë ky tha: «Të gjitha këto i zbatoj, e madje që nga fëmijëria.» 22 Kur dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Edhe një gjë të mungon: shit gjithçka që ke dhe jepua paratë të varfërve, e atëherë do të kesh një thesar në qiej. Pastaj eja dhe bëhu dishepulli* im.»+ 23 Kur e dëgjoi këtë, ai u trishtua thellësisht, sepse ishte shumë i pasur.+
24 Jezui e pa dhe tha: «Sa e vështirë do të jetë për ata që kanë pará të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë!+ 25 Në fakt, është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër një vrimë gjilpëre, sesa një i pasur të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë.»+ 26 Ata që e dëgjuan, e pyetën: «Atëherë kush mund të shpëtojë?»+ 27 Ai u përgjigj: «Ato që janë të pamundura me njerëzit, janë të mundura me Perëndinë.»+ 28 Por Pjetri i tha: «Ja, ne i lamë gjërat tona dhe të ndoqëm.»+ 29 Ai u tha dishepujve: «Vërtet po ju them: nuk ka njeri që të ketë lënë shtëpi, grua, vëllezër, prindër ose fëmijë për hir të Mbretërisë së Perëndisë,+ 30 e të mos marrë në këtë kohë shumë herë më tepër, dhe në sistemin* që po vjen, jetën e përhershme.»+
31 Pastaj ai i mori mënjanë të Dymbëdhjetët dhe u tha: «Ja, ne po ngjitemi në Jerusalem dhe gjithçka që kanë shkruar profetët për Birin e njeriut, do të përmbushet.*+ 32 Për shembull, atë do t’ua dorëzojnë njerëzve të kombeve*+ dhe do ta tallin,+ do ta keqtrajtojnë, do ta pështyjnë+ 33 e, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin,+ por ditën e tretë ai do të ngrihet nga të vdekurit.»+ 34 Megjithatë, ata nuk e kapën domethënien, sepse kuptimi i këtyre fjalëve u mbajt i fshehur, e kështu nuk e kuptuan çfarë u tha.
35 Tani, kur Jezui po i afrohej Jerikosë, buzë rrugës ishte ulur një i verbër që po lypte.+ 36 Meqë dëgjoi të kalonte një turmë, ai filloi të pyeste ç’po ndodhte. 37 Ata i thanë: «Po kalon Jezui, nazareasi!» 38 Atëherë ai thërriti: «Jezu, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!» 39 Njerëzit që po ecnin në krye të turmës, i thanë rreptësisht të mos fliste, kurse ai thërriste edhe më fort: «Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!» 40 Atëherë Jezui u ndal dhe urdhëroi ta çonin atë njeri pranë tij. Kur ky u afrua, Jezui e pyeti: 41 «Çfarë do që të bëj për ty?» Ai iu përgjigj: «Zotëri, të më kthehet shikimi.» 42 Atëherë Jezui i tha: «Le të të kthehet shikimi. Besimi yt të shëroi.»+ 43 Në çast atij iu kthye shikimi dhe filloi ta ndiqte+ e t’i jepte lavdi Perëndisë. Kur e panë këtë, edhe gjithë të tjerët i dhanë lavdi Perëndisë.+
19 Pastaj Jezui hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet. 2 Atje ishte një burrë, Zakeu, një kryetaksambledhës i pasur. 3 Ai po përpiqej të shikonte kush ishte ky Jezui, por nuk mundte për shkak të turmës, ngaqë ishte i shkurtër. 4 Prandaj vrapoi përpara dhe hipi në një fik Egjipti që ta shihte, sepse pas pak Jezui do të kalonte nëpër atë rrugë. 5 Kur Jezui arriti atje, ngriti sytë dhe i tha: «Zake, zbrit shpejt, sepse sot më duhet të rri në shtëpinë tënde.» 6 Atëherë ai zbriti me nxitim dhe e mikpriti në shtëpi gjithë gëzim. 7 Mirëpo, kur pa këtë, gjithë turma po murmuriste: «Ai shkoi si mysafir në shtëpinë e një mëkatari.»+ 8 Por Zakeu u çua dhe i tha Zotërisë: «Zotëri, gjysmën e pasurisë po ua jap të varfërve, dhe çfarë t’i kem zhvatur ndokujt,* po ia kthej katërfish.»+ 9 Atëherë Jezui i tha: «Sot për këtë shtëpi ka ardhur shpëtimi, pasi edhe ky është bir i Abrahamit. 10 Po, Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë ata që kishin humbur.»+
11 Ndërkohë që dëgjonin këto gjëra, ai u tregoi edhe një ilustrim, ngaqë ishte afër Jerusalemit dhe ata kujtonin se Mbretëria e Perëndisë do të shfaqej atje në çast.+ 12 Prandaj u tha: «Një njeri nga derë fisnike u nis për në një vend të largët+ që të merrte pushtet si mbret, e pastaj të kthehej. 13 Para se të ikte, ai thirri dhjetë skllevër, u dha dhjetë mina* dhe u tha: ‘Bëni tregti me to derisa të vij unë.’+ 14 Mirëpo banorët e atij vendi e urrenin, prandaj dërguan pas tij një delegacion ambasadorësh që të thoshin: ‘Nuk duam që ky njeri të bëhet mbreti ynë.’
15 Në fund, ai u kthye pasi kishte marrë pushtetin si mbret,* dhe thirri skllevërit, të cilëve u kishte dhënë paratë,* për të marrë vesh çfarë kishin fituar nga tregtia.+ 16 Atëherë u paraqit i pari dhe tha: ‘Zotëri, me minën tënde fitova dhjetë mina të tjera.’+ 17 Ai i tha: ‘Të lumtë, skllav i mirë! Meqë u tregove i besueshëm në një gjë kaq të vogël, po të jap autoritet mbi dhjetë qytete.’+ 18 Pastaj erdhi i dyti dhe i tha: ‘Zotëri, me minën tënde fitova pesë mina të tjera.’+ 19 Edhe këtij i tha: ‘Edhe ty po të vë në krye të pesë qyteteve.’ 20 Por erdhi edhe një tjetër dhe i tha: ‘Zotëri, ja ku e ke minën tënde. E mbajta të fshehur, të mbështjellë me një shami. 21 Shiko, unë kisha frikë nga ti, sepse je njeri i ashpër. Ti merr atë që nuk ke depozituar dhe korr atë që nuk ke mbjellë.’+ 22 Zotëria ia ktheu: ‘Unë po të gjykoj me fjalët e tua, skllav i lig. Ti e dije, pra, që unë jam njeri i ashpër, që marr atë që nuk kam depozituar dhe korr atë që nuk kam mbjellë.+ 23 Pse atëherë nuk i fute paratë e mia* në bankë?! Kur të vija, të paktën do të kisha marrë përqindje interesi.’
24 Pastaj u tha atyre që ishin aty: ‘Merrjani minën këtij dhe jepjani atij që ka dhjetë.’+ 25 Por ata i thanë: ‘Zotëri, ai tashmë ka dhjetë mina!’ Megjithatë ai ua ktheu: 26 ‘Unë po ju them: atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.+ 27 Veç kësaj, më sillni këtu edhe armiqtë e mi që nuk donin të bëhesha mbret i tyre dhe ekzekutojini para syve të mi.’»
28 Pas këtyre fjalëve, Jezui vazhdoi rrugën dhe po ngjitej për në Jerusalem. 29 Kur iu afrua Betfagës dhe Betanisë, në malin e quajtur Mali i Ullinjve,+ dërgoi dy dishepuj+ 30 dhe u tha: «Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni atje, do të gjeni një kërriç të lidhur, të cilit nuk i ka hipur kurrë njeri. Zgjidheni dhe silleni. 31 Nëse dikush ju pyet: ‘Pse po e zgjidhni kërriçin?’, i thoni: ‘I duhet Zotërisë.’» 32 Kështu ata ikën dhe e gjetën kërriçin ashtu siç u kishte thënë ai.+ 33 Por, kur po e zgjidhnin, të zotët i pyetën: «Pse po e zgjidhni kërriçin?» 34 Ata iu përgjigjën: «I duhet Zotërisë.» 35 Pastaj ia çuan kërriçin Jezuit, vunë mbi të mantelet e tyre, dhe Jezui hipi në të.+
36 Ndërsa kalonte, ata i shtronin mantelet në rrugë.+ 37 Me t’iu afruar rrugës që zbriste nga Mali i Ullinjve, gjithë turma me dishepuj nisi të gëzonte e të lëvdonte me zë të lartë Perëndinë për gjithë veprat e fuqishme që kishin parë 38 dhe thoshin: «I bekuar është ai që vjen si Mbret në emër të Jehovait!* Paqe në qiell dhe lavdi atje lart në qiell!»+ 39 Mirëpo disa farisenj që ishin në turmë, i thanë: «Mësues, qortoji dishepujt e tu.»+ 40 Por ai iu përgjigj: «Unë po ju them: nëse këta do të heshtnin, edhe gurët do të thërritnin.»
41 Kur u afrua, ai pa qytetin, qau për të+ 42 dhe tha: «Ah, sikur ti, po, ti të dalloje sot udhën që të çon drejt paqes . . . por tani ajo është fshehur nga sytë e tu,+ 43 sepse do të vijnë ditët kur armiqtë do të ngrenë përreth teje një fortifikatë me hunj të mprehtë, do të të kërcënojnë dhe do të të rrethojnë* nga çdo anë.+ 44 Ata do të të bëjnë copë-copë, ty dhe gjithë fëmijët* e tu,+ dhe nuk do të lënë te ti gur mbi gur,+ sepse nuk e dallove kohën kur u hetove.»
45 Pastaj Jezui hyri në tempull, nisi të flakte jashtë ata që po shitnin atje+ 46 duke u thënë: «Është shkruar: ‘Shtëpia ime do të jetë shtëpi lutjesh’,+ kurse ju e keni bërë shpellë kusarësh.»+
47 Ai mësonte përditë në tempull. Por krerët e priftërinjve, skribët e të parët e popullit kërkonin ta vritnin;+ 48 gjithsesi nuk po gjenin ndonjë mënyrë për këtë, sepse tërë populli pa përjashtim rrinte afër tij dhe e dëgjonte gjithë sy e veshë.+
20 Një nga ato ditë, kur Jezui po mësonte popullin në tempull dhe po shpallte lajmin e mirë, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë u afruan 2 dhe e pyetën: «Na thuaj, me ç’autoritet i bën këto gjëra? E kush ta dha këtë autoritet?»+ 3 Ai ua ktheu: «Edhe unë do t’ju bëj një pyetje dhe m’u përgjigjni. 4 Pagëzimi që bënte Gjoni, ishte nga qielli apo nga njerëzit?» 5 Atëherë ata filluan të arsyetonin me njëri-tjetrin: «Po të themi ‘nga qielli’, do të na thotë: ‘Pse, pra, nuk i besuat?’ 6 Por, po të themi ‘nga njerëzit’, i gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse janë të bindur që Gjoni ishte profet.»+ 7 Prandaj iu përgjigjën se nuk e dinin nga vinte. 8 Edhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them me ç’autoritet i bëj këto gjëra.»
9 Pastaj filloi t’i tregonte popullit këtë ilustrim: «Një njeri mbolli një vresht,+ ua la me qira kultivuesve dhe shkoi për një kohë të gjatë në dhé të huaj.+ 10 Kur erdhi stina e vjeljes së rrushit, dërgoi te kultivuesit një skllav që t’i jepnin një pjesë të fryteve të vreshtit. Por kultivuesit e rrahën dhe e kthyen mbrapsht duarbosh.+ 11 Gjithsesi u dërgoi një skllav tjetër. Edhe këtë e rrahën, e poshtëruan* dhe e kthyen mbrapsht duarbosh. 12 Ai u dërgoi edhe një të tretë, por edhe këtë e plagosën dhe e flakën jashtë. 13 Atëherë i zoti i vreshtit tha: ‘Si t’ia bëj? Do të dërgoj birin tim të dashur.+ Atë do ta respektojnë.’ 14 Me të parë të birin, kultivuesit filluan të arsyetonin me njëri-tjetrin: ‘Ky është trashëgimtari. Hajdeni ta vrasim, që trashëgimia të bëhet jona.’ 15 Kështu e flakën jashtë vreshtit dhe e vranë.+ Çfarë do t’u bëjë, pra, atyre i zoti i vreshtit? 16 Ai do të vijë, do t’i vrasë këta kultivues dhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.»
Kur dëgjuan këtë, ata thanë: «Larg qoftë!» 17 Por ai i pa drejt e në sy dhe i pyeti: «Ç’kuptim ka atëherë ky shkrim: ‘Guri që ndërtuesit hodhën poshtë, u bë guri kryesor i qoshes.’*+ 18 Ai që bie mbi atë gur, do të copëtohet,+ dhe ai mbi të cilin bie ky gur, do të thërrmohet.»
19 Skribët dhe krerët e priftërinjve donin ta kapnin në çast, por kishin frikë nga populli, sepse e kuptuan që ai e tregoi këtë ilustrim për ta.+ 20 Pasi e mbajtën me kujdes nën vëzhgim, pajtuan fshehurazi disa njerëz që të hiqeshin si të drejtë dhe ta zinin në grackë me fjalët e veta+ e t’ia dorëzonin qeverisë dhe guvernatorit.* 21 Ata e pyetën: «Mësues, ne e dimë që ti flet e mëson drejt dhe nuk mban anën e askujt, por e mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. 22 Është e ligjshme* t’i paguhet Cezarit haraç* për kokë, apo jo?» 23 Mirëpo ai e dalloi dinakërinë e tyre dhe u tha: 24 «Më tregoni një denar.* Të kujt janë kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?» Ata iu përgjigjën: «Të Cezarit.» 25 Atëherë Jezui u tha: «Paguajini, pra, Cezarit gjërat e Cezarit,+ kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.»+ 26 Kështu nuk e kapën dot në grackë me fjalët e veta para popullit dhe, të mahnitur nga përgjigjja e tij, nuk bënë zë.
27 Megjithatë vajtën edhe disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje,+ dhe e pyetën:+ 28 «Mësues, Moisiu na la të shkruar: ‘Nëse dikush vdes dhe lë pas gruan, por nuk lë fëmijë, gruan duhet ta marrë i vëllai që t’i lërë atij pasardhës.’+ 29 Tani ishin shtatë vëllezër. I pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë. 30 Prandaj me gruan e tij u martua i dyti, 31 dhe pastaj edhe i treti. Kështu bënë që të shtatë, megjithatë nuk lanë pas fëmijë, por vdiqën njëri pas tjetrit. 32 Në fund vdiq edhe gruaja. 33 Atëherë, në ringjallje, cili do ta marrë? Meqë të shtatë e patën për grua.»
34 Jezui u përgjigj: «Fëmijët e këtij sistemi* martohen, 35 kurse ata që do të quhen të denjë për të fituar jetën në atë sistem dhe për ringjalljen nga të vdekurit, nuk do të martohen.+ 36 Në fakt ata as do të vdesin më, sepse do të jenë porsi engjëjt. Ata do të jenë fëmijë të Perëndisë, sepse do të jenë fëmijë të ringjalljes. 37 Por, që të vdekurit do të ringjallen, e tregoi edhe Moisiu në tregimin për shkurren me gjemba, ku e quan Jehovain* ‘Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit’.+ 38 Ai nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse për të,* të gjithë ata janë gjallë.»+ 39 Atëherë disa skribë i thanë: «Mësues, mirë e the», 40 ngaqë nuk guxonin më t’i bënin asnjë pyetje.
41 Atëherë ai i pyeti: «Si vallë thonë se Krishti është bir i Davidit+ 42 kur vetë Davidi thotë në librin e Psalmeve: “Jehovai* i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time 43 derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.’”+ 44 Prandaj, nëse Davidi e quan ‘Zotëri’, si atëherë qenka bir i tij?!»
45 Më pas, kur gjithë populli po e dëgjonte, Jezui u tha dishepujve: 46 «Ruhuni nga skribët që u pëlqen të shëtitin me veshje të gjata, që vdesin t’i përshëndetin nëpër sheshe pazari, të ulen në vendet e para* në sinagoga e në kryet e vendit nëpër darka+ 47 dhe që gllabërojnë shtëpitë* e vejushave e bëjnë lutje të gjata për t’u dukur. Ata do të marrin një gjykim më të ashpër.»*
21 Tani, Jezui ngriti sytë dhe pa të pasurit që po hidhnin dhuratat e tyre në arkat* e thesarit.+ 2 Atje pa edhe një vejushë nevojtare, që hodhi dy monedha me vlerë shumë të vogël*+ 3 dhe tha: «Vërtet po ju them se kjo vejushë e varfër hodhi më shumë se gjithë të tjerët,+ 4 sepse ata të gjithë hodhën dhurata nga tepricat, kurse ajo, në skamjen* e saj, hodhi gjithçka kishte për të jetuar.»+
5 Më vonë, kur disa po flisnin për tempullin, se si ishte stolisur me gurë madhështorë dhe me dhurata kushtuar Perëndisë,+ 6 ai tha: «Sa për këto gjëra që po shihni tani, do të vijnë ditët kur këtu nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrëzuar.»+ 7 Atëherë ata e pyetën: «Mësues, kur do të ndodhin vërtet këto gjëra dhe cila do të jetë shenja kur këto gjëra do të jenë afër?»+ 8 Ai u përgjigj: «Kujdes se mos mashtroheni,+ sepse shumë veta do të vijnë, dhe duke përdorur emrin tim, do të thonë: ‘Unë jam ai’ dhe ‘Koha e caktuar është afruar’, por ju mos shkoni pas tyre.+ 9 Për më tepër, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe trazira,* mos u tmerroni sepse më parë duhet të ndodhin këto gjëra, por fundi nuk do të vijë menjëherë.»+
10 Pastaj tha: «Do të ngrihet komb kundër kombi+ dhe mbretëri kundër mbretërie,+ 11 do të ketë tërmete të mëdha, mungesa ushqimi dhe murtaja+ nga njëri vend në tjetrin; do të ketë fenomene të frikshme dhe shenja të mëdha nga qielli.
12 Por, para se të ndodhin gjithë këto gjëra, njerëzit do t’ju kapin, do t’ju përndjekin+ dhe do t’ju dorëzojnë në sinagoga e burgje. Për shkak të emrit tim do t’ju nxjerrin para guvernatorëve e mbretërve,+ 13 që të jepni dëshmi para tyre. 14 Jini, pra, të vendosur* të mos përgatitni që më parë çfarë do të thoni në mbrojtjen tuaj,+ 15 sepse unë do t’ju jap mençuri dhe fjalët e duhura, që gjithë kundërshtarët tuaj së bashku të mos jenë në gjendje t’ju kundërvihen ose t’ju kundërpërgjigjen.+ 16 Veç kësaj do t’ju tradhtojnë edhe prindërit, vëllezërit, farefisi e miqtë, dhe ata do të jenë shkaktarët e vdekjes suaj.+ 17 Për shkak të emrit tim, të gjithë do t’ju urrejnë.+ 18 E megjithatë, asnjë fije floku nuk do t’ju humbasë.+ 19 Me qëndrueshmërinë tuaj do të shpëtoni jetën.*+
20 Megjithatë, kur ta shikoni Jerusalemin të rrethuar nga ushtritë që kanë ngritur kampin përreth,+ dijeni se shkretimi i tij është afruar.+ 21 Atëherë ata që janë në Jude, të fillojnë të ikin me të shpejtë në male,+ ata që janë brenda qytetit, të largohen dhe ata që janë në fshatra, të mos hyjnë në qytet, 22 sepse në ato ditë do të vihet në vend drejtësia,* që të përmbushen të gjitha gjërat e shkruara. 23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë,+ sepse do të ketë vështirësi* të mëdha në vend dhe një zemërim i furishëm do të bjerë kundër këtij populli! 24 Ata do të bien nga tehu i shpatës e do t’i çojnë robër nëpër të gjitha kombet,+ kurse Jerusalemin do ta shkelin kombet* me këmbë, derisa të përmbushen kohët e caktuara të kombeve.*+
25 Gjithashtu do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje,+ kurse në tokë, kombet do t’i zërë ankthi, sepse nuk do të dinë nga t’ia mbajnë nga gjëmimi dhe trazimi i detit. 26 Njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja e ankthshme se ç’do të ndodhë në tokën e banuar, sepse qiejt* do të shkunden. 27 Atëherë do të shohin Birin e njeriut+ duke ardhur në re me fuqi dhe lavdi të madhe.+ 28 Megjithatë, kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, drejtoni trupin dhe ngrini kokën lart, sepse çlirimi juaj po afrohet.»
29 Pastaj u tregoi një ilustrim: «Vëreni fikun dhe gjithë pemët e tjera.+ 30 Kur shihni se kanë lëshuar sythe, ju e dini se vera është afër. 31 Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se Mbretëria e Perëndisë është afër. 32 Vërtet po ju them se ky brez nuk do të marrë fund kurrsesi, pa ndodhur të gjitha gjërat.+ 33 Qielli dhe toka do të marrin fund,* por fjalët e mia do të mbeten përgjithmonë.*+
34 Prandaj kushtojini vëmendje vetes, që të mos ju rëndohen kurrë zemrat nga të ngrënët dhe të pirët e tepërt,+ e nga ankthet e jetës,+ që ajo ditë të mos ju zërë befas si një lak,+ 35 sepse ajo do të vijë mbi të gjithë ata që banojnë në mbarë faqen e dheut. 36 Rrini zgjuar,+ duke u përgjëruar pareshtur,+ që t’ia dilni mbanë të shpëtoni nga të gjitha këto gjëra që duhet të ndodhin dhe të qëndroni para Birit të njeriut.»+
37 Kështu, ditën mësonte në tempull, kurse natën dilte dhe e kalonte në malin e quajtur Mali i Ullinjve. 38 Herët në mëngjes, gjithë njerëzit shkonin tek ai në tempull që ta dëgjonin.
22 Ndërkohë po afrohej+ Festa e Bukëve Pa Maja, që quhet Festa e Kalimit.*+ 2 Prandaj krerët e priftërinjve dhe skribët po kërkonin mënyrën më të volitshme për ta hequr qafe Jezuin,+ ngaqë kishin frikë nga populli.+ 3 Atëherë Satanai hyri në zemrën e Judës, që quhej Iskariot, i cili ishte një nga të Dymbëdhjetët.+ 4 Kështu ai shkoi e foli me krerët e priftërinjve dhe me kapitenët e rojave të tempullit si ta tradhtonte dhe ta dorëzonte Jezuin në duart e tyre.+ 5 Ata u kënaqën jashtë mase dhe ranë dakord t’i jepnin monedha argjendi.+ 6 Ai pranoi dhe filloi të kërkonte një rast të volitshëm për ta tradhtuar e për ta dorëzuar në duart e tyre, pa pasur turma rreth e qark.
7 Tani erdhi dita e Bukëve Pa Maja kur paraqitej flijimi i Festës së Kalimit.+ 8 Prandaj Jezui dërgoi Pjetrin e Gjonin dhe u tha: «Shkoni dhe na bëni gati darkën e Festës së Kalimit që të hamë.»+ 9 Ata e pyetën: «Ku dëshiron ta bëjmë gati?» 10 Ai u përgjigj: «Kur të hyni në qytet, do t’ju dalë përpara një njeri duke mbajtur një enë balte për ujë. Shkoni pas tij deri në shtëpinë ku do të hyjë ai.+ 11 I thoni të zotit të shtëpisë: “Mësuesi pyet: ‘Ku është dhoma e mysafirëve, që të ha darkën e Festës së Kalimit me dishepujt e mi?’” 12 Ai do t’ju tregojë sipër një dhomë të madhe e të mobiluar. Atje bëjeni gati darkën.» 13 Kështu ata u nisën dhe e gjetën shtëpinë ashtu siç u kishte thënë, dhe përgatitën darkën e Festës së Kalimit.
14 Kur erdhi ora e darkës, Jezui u shtrua në tryezë bashkë me apostujt.+ 15 Ai u tha: «Kam pasur shumë dëshirë ta ha këtë darkë të Festës së Kalimit me ju para se të vuaj, 16 sepse po ju them se nuk do ta ha përsëri këtë darkë, derisa ajo të përmbushet* në Mbretërinë e Perëndisë.» 17 Pasi i dhanë një kupë, ai falënderoi Perëndinë dhe tha: «Merreni këtë dhe kalojani njëri-tjetrit, 18 sepse unë po ju them: tani e tutje nuk do të pi më nga kjo verë, deri kur të vijë Mbretëria e Perëndisë.»
19 Gjithashtu, mori një bukë,+ falënderoi Perëndinë, e theu, ua dha atyre dhe tha: «Kjo përfaqëson trupin tim,+ që do të jepet për ju.+ Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»+ 20 Pasi hëngrën darkën, ai bëri të njëjtën gjë edhe me kupën dhe tha: «Kjo kupë përfaqëson besëlidhjen e re+ në bazë të gjakut tim+ që do të derdhet për dobinë tuaj.+
21 Por ja, dora e tradhtarit tim është me mua në këtë tryezë.+ 22 Biri i njeriut po ikën, ashtu siç është vendosur,+ por mjerë ai njeri që e tradhton!»+ 23 Prandaj ata filluan të diskutonin me njëri-tjetrin cili prej tyre mund ta bënte një gjë të tillë.+
24 Veç kësaj, mes tyre u hap edhe një debat i zjarrtë se cili nga ata konsiderohej më i madhi.+ 25 Por Jezui u tha: «Mbretërit e kombeve sillen si zotër me to, dhe ata që kanë autoritet mbi kombet, quhen Bamirës.+ 26 Kurse ju nuk duhet të jeni kështu.+ Përkundrazi, ai që është më i madhi ndër ju, të bëhet si më i vogli,+ dhe ai që drejton, të bëhet si ai që shërben, 27 sepse kush është më i madh, ai që shtrohet në tryezë apo ai që shërben? A nuk është ai që shtrohet në tryezë? Por unë jam mes jush si ai që shërben.+
28 Megjithatë, pikërisht ju nuk më keni braktisur+ në kohë sprovash.+ 29 Prandaj unë po bëj me ju një besëlidhje për një mbretëri,+ ashtu si Ati im ka bërë një besëlidhje me mua, 30 që ju të hani e të pini në tryezën e në Mbretërinë time,+ dhe të uleni në frone+ që të gjykoni 12 fiset e Izraelit.+
31 Simon, Simon, ja, Satanai ka kërkuar t’ju shoshitë të gjithëve si grurin.+ 32 Por unë kam bërë përgjërime për ty, që besimi yt të mos mpaket.+ Prandaj, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu!»+ 33 Atëherë ai i tha: «Zotëri, jam gati të shkoj me ty në burg, madje edhe të përballem me vdekjen.»+ 34 Por Jezui ia ktheu: «Pjetër, unë po të them: sot, para se gjeli të këndojë, ti do ta kesh mohuar tri herë që më njeh.»+
35 Pastaj i pyeti: «A patët nevojë për gjë kur ju dërgova pa kuletë, pa trastë buke dhe pa sandale?»+ Ata iu përgjigjën: «Jo!» 36 Atëherë ai u tha: «Ndërsa tani, ai që ka një kuletë, le ta marrë, po ashtu edhe trastën e bukës. Ai që nuk ka shpatë, le të shesë mantelin e vet dhe ta blejë një, 37 sepse unë po ju them se duhet të përmbushen këto fjalë që u shkruan për mua: ‘Ai u llogarit si shkelës i ligjit.’*+ Në fakt, këto fjalë që u shkruan për mua, po përmbushen tani.»+ 38 Atëherë ata i thanë: «Zotëri, ja ku janë dy shpata.» Por ai u tha: «Mjaftojnë.»
39 Pastaj, siç e kishte zakon, doli e shkoi në Malin e Ullinjve. Nga pas e ndoqën edhe dishepujt.+ 40 Kur arriti atje, u tha atyre: «Vazhdoni të luteni, që të mos tundoheni.»+ 41 Kurse vetë u largua ca hapa më larg,* ra në gjunjë dhe filloi të lutej: 42 «O Atë, nëse do, le të mos pi nga* kjo kupë. Megjithatë, të mos bëhet vullneti im, por yti.»+ 43 Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli dhe i dha forcë.+ 44 Gjithsesi, atë e kishte pushtuar kaq shumë ankthi,+ saqë po lutej edhe më me ngulm. Madje, djersa iu bë si pika gjaku që binin përtokë. 45 Kur mbaroi lutjen, u ngrit dhe shkoi te dishepujt, por i gjeti duke dremitur, ngaqë u ishin shterur fuqitë nga hidhërimi.+ 46 Prandaj u tha: «Pse po flini? Ngrihuni dhe vazhdoni të luteni, që të mos tundoheni.»+
47 Ndërsa po fliste, ja, erdhi një turmë dhe në krye të tyre ishte ai që quhej Judë, një nga të Dymbëdhjetët, që iu afrua Jezuit për ta puthur,+ 48 por Jezui i tha: «Judë, me një puthje po e tradhton Birin e njeriut?» 49 Kur kuptuan çfarë do të ndodhte, ata që ishin pranë tij, e pyetën: «Zotëri, a t’u biem me shpatë?» 50 Madje, njëri nga ata goditi skllavin e kryepriftit dhe i preu veshin e djathtë.+ 51 Por Jezui u tha: «Mjaft!» Pastaj i preku veshin dhe ia shëroi. 52 Atëherë Jezui u tha krerëve të priftërinjve, kapitenëve të rojave të tempullit dhe pleqve, që kishin vajtur atje për ta kapur: «Paskeni ardhur me shpata dhe hunj sikur të isha kusar?!+ 53 Kur isha ditë për ditë me ju në tempull,+ nuk më prekët me dorë.+ Por kjo është ora juaj, ora kur mbretëron errësira.»+
54 Pastaj e arrestuan, e morën me vete+ dhe e çuan në shtëpinë e kryepriftit, kurse Pjetri e ndiqte nga larg.+ 55 Ata ndezën një zjarr në mes të oborrit, u ulën së bashku dhe Pjetri u ul me ta.+ 56 Atje ishte një shërbëtore që e vuri re të ulur pranë zjarrit. Ajo e pa me vëmendje dhe tha: «Edhe ky ishte me të.» 57 Por ai e mohoi dhe tha: «Nuk e njoh, o grua!» 58 Pak më vonë e pa edhe një tjetër dhe i tha: «Edhe ti je një nga ata.» Por Pjetri iu përgjigj: «Jo, mor burrë, nuk jam!»+ 59 Pas rreth një ore, një tjetër filloi të këmbëngulte me forcë: «E sigurt që edhe ky ishte me të, se faktikisht ai është galileas!» 60 Por Pjetri i tha: «Or burrë, nuk e di ç’po thua!» Në çast, kur ishte ende duke folur, një gjel këndoi. 61 Atëherë Zotëria u kthye dhe e pa drejt e në sy, dhe Pjetrit i erdhën ndër mend fjalët e Zotërisë: «Para se të këndojë gjeli sot, ti do të më mohosh tri herë.»+ 62 Ai doli përjashta dhe qau me dënesë.
63 Tani, burrat që po e mbanin nën arrest Jezuin, filluan të talleshin me të+ e ta qëllonin.+ 64 Pastaj i mbuluan fytyrën dhe i thoshin: «Profetizo! Kush të goditi?» 65 Kështu vazhdonin të thoshin edhe shumë fjalë të tjera blasfemuese* kundër tij.
66 Kur zbardhi dita, pleqësia e popullit, domethënë krerët e priftërinjve dhe skribët, u mblodhën së bashku,+ e çuan në sallën e Sinedrit të tyre dhe i thanë: 67 «Nëse je Krishti, na e thuaj.»+ Por ai ua ktheu: «Edhe po t’jua thosha, s’do ta besonit kurrsesi. 68 Edhe po t’ju bëja ndonjë pyetje, ju nuk do të më përgjigjeshit. 69 Megjithatë, që tani e tutje, Biri i njeriut+ do të ulet në të djathtën e fuqishme të Perëndisë.»+ 70 Atëherë të gjithë e pyetën: «A je ti Biri i Perëndisë, pra?» Ai iu përgjigj: «Ju vetë po thoni se jam.» 71 Prandaj ata thanë: «Ç’na duhen dëshmi të tjera?! E dëgjuam vetë nga goja e tij.»+
23 Kështu, të gjithë pa përjashtim u ngritën dhe e çuan Jezuin te Pilati,+ 2 dhe nisën ta akuzonin:+ «Këtë njeri e gjetëm duke kthyer përmbys kombin tonë, duke ndaluar njerëzit që t’i paguajnë taksat Cezarit+ dhe duke u vetëquajtur mbret, Krishti.»+ 3 Pilati e pyeti: «A je ti mbreti i judenjve?» Ai iu përgjigj: «Ti vetë po thua.»+ 4 Atëherë Pilati u tha krerëve të priftërinjve dhe turmave: «Unë nuk gjej asnjë bazë për ta dënuar këtë njeri.»+ 5 Por ata ngulnin këmbë e thoshin: «Me mësimet e tij po nxit trazira në popull, anembanë Judesë, duke filluar që nga Galilea e madje deri këtu.» 6 Me ta dëgjuar këtë, Pilati pyeti nëse ai njeri ishte galileas. 7 Pasi mori vesh që ishte nën juridiksionin e Herodit,+ e dërgoi tek ai, i cili ishte në Jerusalem ato ditë.
8 Kur pa Jezuin, Herodi u gëzua shumë, se kishte kohë që donte ta shikonte Jezuin, ngaqë kishte dëgjuar shumë për të,+ dhe shpresonte që ai të bënte ndonjë mrekulli* në sytë e tij. 9 Kështu Herodi filloi ta pyeste fije e për pe, por Jezui nuk i ktheu asnjë përgjigje.+ 10 Mirëpo krerët e priftërinjve dhe skribët ngriheshin vazhdimisht dhe e akuzonin gjithë mllef. 11 Atëherë Herodi bashkë me ushtarët e vet, e trajtuan me përçmim,+ u tallën me të+ duke i hedhur krahëve një veshje madhështore dhe pastaj e dërguan përsëri te Pilati. 12 Po atë ditë, Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, edhe pse më parë kishin qenë armiq.
13 Atëherë Pilati mblodhi krerët e priftërinjve, qeveritarët dhe popullin 14 e u tha: «Ju ma sollët këtë njeri dhe thatë se nxit popullin në revoltë. Ja pra, unë e mora në pyetje në sytë tuaj, por nuk gjeta asnjë bazë për akuzat që ngrini kundër këtij njeriu.+ 15 Në fakt, as Herodi nuk gjeti gjë, sepse na e ktheu prapë neve. Ju e shihni pra, ai nuk ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen. 16 Prandaj do ta ndëshkoj+ dhe do ta lë të lirë.» 17 *——18 Por e gjithë turma thërriste: «Hiqe qafe këtë njeri* dhe na liro Barabën!»+ 19 (Barabën e kishin burgosur për nxitje kryengritjeje në qytet dhe për vrasje.) 20 Pilati i bëri përsëri thirrje turmës, sepse donte ta lironte Jezuin.+ 21 Atëherë ata filluan të ulërinin: «Vëre në shtyllë! Vëre në shtyllë!»*+ 22 Ai u tha për herë të tretë: «Pse, ç’të keqe ka bërë ky njeri? Nuk gjeta asgjë që të meritojë vdekjen. Prandaj do ta ndëshkoj dhe do ta lë të lirë.» 23 Por ata ngulnin këmbë dhe kërkonin me zë të lartë që të ekzekutohej.* Bërtitnin aq shumë,+ 24 saqë Pilati u dorëzua dhe dha vendimin që kërkesa e tyre të plotësohej. 25 Ai liroi atë njeri që po kërkonin, atë që e kishin futur në burg për kryengritje dhe për vrasje, kurse Jezuin e çoi ta ekzekutonin, sipas vullnetit të tyre.
26 Kur po e largonin, ushtarët kapën Simonin nga Kirena, që po kthehej nga ara, dhe i vunë shtyllën e torturës* që ta mbante dhe të ecte pas Jezuit.+ 27 Atë po e ndiqte një turmë e madhe nga populli dhe shumë gra që i binin gjoksit me grushte nga hidhërimi dhe vajtonin. 28 Jezui u kthye nga gratë dhe u tha: «Bija të Jerusalemit, mos qani më për mua. Përkundrazi, qani për veten dhe për fëmijët tuaj,+ 29 sepse, ja, po vijnë ditët kur do të thonë: ‘Lum shterpat, barqet që nuk lindën dhe gjinjtë që nuk mëndën!’+ 30 Atëherë do të fillojnë t’u thonë maleve: ‘Bini mbi ne!’, dhe kodrave: ‘Na mbuloni!’+ 31 Nëse i bëjnë këto gjëra kur pema është e njomë, ç’do të ndodhë kur të thahet?»
32 Bashkë me të po çonin për të ekzekutuar edhe dy burra të tjerë, dy kriminelë.+ 33 Kur mbërritën në vendin e quajtur Kafka,+ e gozhduan në shtyllë përkrah këtyre kriminelëve, me njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë.+ 34 Por Jezui po thoshte: «O Atë, fali se nuk dinë ç’po bëjnë!» Ndërkohë hodhën short për të ndarë rrobat e tij.+ 35 Populli rrinte e bënte sehir, ndërsa krerët gjithë përçmim e tallnin: «Të tjerët i shpëtoi. Le të shpëtojë veten po qe se ky është Krishti i Perëndisë, i Zgjedhuri.»+ 36 Edhe ushtarët e vinin në lojë. Ata iu afruan, i dhanë verë të thartë për të pirë+ 37 dhe i thanë: «Nëse je mbreti i judenjve, shpëto veten.» 38 Përveç kësaj, sipër kokës i vunë këtë mbishkrim: «Ky është mbreti i judenjve.»+
39 Pastaj njëri nga kriminelët që ishte vënë në shtyllë atje,+ nisi ta tallte: «A nuk je Krishti ti?! Atëherë shpëto veten, na shpëto edhe ne.» 40 Por tjetri i tha me ton qortues: «Nuk ke fare frikë nga Perëndia, as tani që ke marrë të njëjtin dënim si ai?! 41 Ne e kemi hak, sepse po marrim atë që meritojmë për gjërat që bëmë. Kurse ky s’ka bërë asgjë të keqe.» 42 Pastaj tha: «Jezu, më kujto kur të hysh në Mbretërinë tënde.»+ 43 Jezui iu përgjigj: «Vërtet po të them sot: ti do të jesh me mua në Parajsë.»+
44 Edhe pse ishte pak a shumë ora e gjashtë,* gjithë vendin e mbuloi errësira deri në orën e nëntë,*+ 45 sepse s’kishte më dritë dielli. Atëherë perdja* e shenjtërores+ u ça mes për mes.+ 46 Jezui thirri me zë të lartë: «O Atë, në dorën tënde po e lë frymën* time!»+ Pasi tha këto fjalë, vdiq.*+ 47 Ngaqë pa ç’ndodhi, centurioni* filloi t’i jepte lavdi Perëndisë dhe tha: «Vërtet, ky njeri ishte i drejtë.»+ 48 Edhe gjithë turma që ishte mbledhur atje për këtë ngjarje të jashtëzakonshme, kur pa ç’ndodhi, u kthye në shtëpi duke goditur gjoksin me grushte nga hidhërimi. 49 Gjithashtu, të gjithë ata që e njihnin, si edhe gratë që e kishin shoqëruar që nga Galilea, po qëndronin larg e po shikonin këto gjëra.+
50 Pastaj erdhi një burrë i quajtur Jozef, anëtar i Këshillit, njeri i mirë dhe i drejtë.+ 51 (Ky burrë nuk kishte votuar në favor të intrigave dhe të veprimeve të tyre.) Ai ishte nga Arimatea, një qytet i Judesë, dhe po priste Mbretërinë e Perëndisë. 52 Jozefi vajti te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezuit. 53 Pastaj e zbriti nga shtylla,+ e mbështolli me një copë linoje cilësore dhe e vuri në një varr* të gërmuar në shkëmb,+ në të cilin nuk ishte vënë ende asnjeri. 54 Tani ishte Dita e Përgatitjes*+ dhe pas pak fillonte Sabati.+ 55 Megjithatë, gratë që e kishin shoqëruar Jezuin që nga Galilea, shkuan atje, panë varrin* dhe si ia kishin vënë trupin.+ 56 Pastaj ikën që të përgatitnin bimë dhe vajra aromatikë.* Por natyrisht, në Sabat+ pushuan, sipas urdhërimit.
24 Megjithatë, ditën e parë të javës, ato vajtën te varri* shumë herët dhe çuan aromatikët* që kishin përgatitur.+ 2 Por e gjetën gurin të rrokullisur nga varri*+ 3 dhe, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotërisë Jezu.+ 4 Ato ishin ende të hutuara nga kjo, kur ja, pranë tyre erdhën dy burra me rroba të shndritshme. 5 Gratë u trembën dhe rrinin me kokën ulur, prandaj burrat u thanë: «Pse po e kërkoni të gjallin mes të vdekurve?+ 6 Ai nuk është këtu, por është ringjallur. Sillni ndër mend çfarë ju tha kur ishte ende në Galile, 7 se Birin e njeriut duhej ta dorëzonin në duart e mëkatarëve dhe ta ekzekutonin në shtyllë, por ditën e tretë do të ngrihej nga të vdekurit.»+ 8 Atëherë u erdhën ndër mend fjalët e tij,+ 9 prandaj u larguan nga varri* dhe shkuan e ua treguan tërë këto gjëra të Njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.+ 10 Ato ishin: Maria-Magdalena, Joana dhe Maria, nëna e Jakovit. Edhe gratë e tjera që ishin me to, po u thoshin apostujve të njëjtën gjë. 11 Mirëpo atyre iu dukën gjepura këto fjalë dhe nuk u besuan grave.
12 Por Pjetri u ngrit, vrapoi te varri,* u përkul që të shikonte dhe pa vetëm copat e linosë. Prandaj iku dhe vriste mendjen çfarë kishte ndodhur.
13 Kur ja, pikërisht atë ditë, dy dishepuj po shkonin në Emaus, një fshat rreth 11 kilometra* larg Jerusalemit 14 dhe po bisedonin me njëri-tjetrin për gjithçka që kishte ndodhur.
15 Ndërkohë që po bisedonin dhe flisnin për këto gjëra, vetë Jezui u afrua dhe filloi të ecte me ta, 16 por atyre u ishin zënë sytë që të mos e njihnin.+ 17 Ai i pyeti: «Për çfarë po diskutonit me njëri-tjetrin rrugës?» Ata u ndalën të trishtuar. 18 Ai që quhej Kleopa ia ktheu: «Mos je i ardhur që jeton fillikat në Jerusalem? Si nuk e ditke ç’ka ndodhur atje këto ditë?»* 19 Ai i pyeti: «Për çfarë e keni fjalën?» Ata iu përgjigjën: «Për ato që ndodhën me Jezuin, nazareasin.+ Ai tregoi në sytë e Perëndisë dhe të të gjithë popullit se ishte profet i fuqishëm jo vetëm me vepra, por edhe me fjalë.+ 20 Mirëpo, krerët e priftërinjve dhe qeveritarët tanë e dorëzuan te Pilati që të dënohej me vdekje,+ dhe ai u gozhdua në shtyllë. 21 Ne shpresonim që ai të ishte njeriu që do të çlironte Izraelin.+ Jo vetëm kaq, por kjo është tashmë dita e tretë që kur ndodhën këto gjëra. 22 Madje, edhe disa gra mes nesh na çuditën, sepse ato kishin qenë herët në mëngjes te varri,*+ 23 por nuk e kishin gjetur trupin e tij. Prandaj erdhën e na thanë se engjëjt u ishin shfaqur në mënyrë të mbinatyrshme dhe u kishin thënë se ai është gjallë. 24 Pastaj, disa nga ata që ishin me ne, shkuan te varri*+ dhe e gjetën ashtu si kishin thënë gratë, kurse atë nuk e panë.»
25 Atëherë Jezui u tha: «Pse tregoheni të pamend?! Pse ngurrojnë zemrat tuaja t’u besojnë të gjitha gjërave që thanë profetët? 26 A nuk duhej t’i vuante Krishti të gjitha këto+ dhe pastaj të merrte lavdinë që meriton?»+ 27 Kështu, duke nisur që nga Moisiu deri te gjithë profetët,+ u shpjegoi gjithçka që thuhej në Shkrime për të.
28 Së fundi, iu afruan fshatit ku po shkonin, dhe ai bëri sikur do të vazhdonte rrugën më tutje. 29 Mirëpo ata ngulën këmbë që të rrinte dhe thanë: «Rri me ne, se tashmë është vonë dhe pas pak do të errësohet.» Atëherë ai hyri në shtëpi që të rrinte me ta. 30 Ndërsa po hanin,* ai mori bukën, falënderoi Perëndinë,* e theu dhe ua dha atyre.+ 31 Menjëherë sytë e tyre u hapën plotësisht dhe ata e njohën, por ai iu zhduk nga sytë.+ 32 Kështu i thanë njëri-tjetrit: «A nuk na digjej zemra kur po na fliste rrugës dhe po na i zbërthente plotësisht* Shkrimet?!» 33 Ata u ngritën në çast dhe u kthyen në Jerusalem, ku gjetën të Njëmbëdhjetët dhe njerëzit që ishin mbledhur me ta, 34 të cilët u thanë: «Zotëria është ngritur vërtet nga të vdekurit dhe iu shfaq Simonit!»+ 35 Atëherë edhe ata u treguan ç’u kishte ndodhur rrugës dhe se si e njohën kur theu bukën.+
36 Ndërkohë që flitnin për këto, Jezui vetë u shfaq mes tyre dhe u tha: «Paqja qoftë me ju!»+ 37 Por, ngaqë ishin të tmerruar dhe të trembur, kujtuan se po shikonin ndonjë frymë.* 38 Prandaj ai u tha: «Pse jeni të shqetësuar dhe pse ua kanë pushtuar zemrën dyshimet? 39 Shihni duart dhe këmbët e mia, jam unë. Më prekni dhe shihni, sepse fryma* nuk ka mish dhe kocka, siç e shihni që kam unë.» 40 Ndërsa fliste, u tregoi duart dhe këmbët. 41 Ata nuk po u besonin akoma syve nga gëzimi i papërshkrueshëm dhe habia, prandaj ai i pyeti: «A keni ndonjë gjë për të ngrënë?» 42 Kështu i dhanë një copë peshku të pjekur, 43 dhe ai e mori dhe e hëngri në sytë e tyre.
44 Pastaj u tha: «Kur isha ende me ju, ju thashë+ se duhet të përmbushen të gjitha gjërat e shkruara për mua te Ligji i Moisiut, te Profetët dhe te Psalmet.»+ 45 Atëherë ua hapi plotësisht mendjen, që të kapnin domethënien e Shkrimeve+ 46 dhe u tha: «Është shkruar se Krishti do të vuante, do të ngrihej nga të vdekurit ditën e tretë+ 47 dhe, në emër të tij, do të predikohej mesazhi për pendimin dhe për faljen e mëkateve+ në të gjitha kombet,+ duke nisur nga Jerusalemi.+ 48 Ju do të jeni dëshmitarë të këtyre gjërave,+ 49 dhe unë do t’ju dërgoj atë që premtoi Ati im. Prandaj qëndroni në qytet derisa të visheni me fuqinë që vjen nga lart.»+
50 Atëherë i nxori jashtë qytetit dhe i çoi deri në Betani. Pastaj ngriti duart dhe i bekoi. 51 Ndërsa po i bekonte, u largua prej tyre dhe u mor lart në qiell.+ 52 Ata i bënë nderime* dhe u kthyen me gëzim të madh në Jerusalem,+ 53 ku shkonin vazhdimisht në tempull dhe lëvdonin Perëndinë.+
Ose «që janë plotësisht të besueshme për ne».
Fjalë për fjalë «shërbëtorë».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «zakonit».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «që në bark të nënës».
Shih Shtojcën A5.
Ose «që t’i kthejë zemrat e etërve te fëmijët».
Ose «e mençurisë praktike».
Shih Shtojcën A5.
Ose «një vegim».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «asnjë fjalë që ka thënë».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «Gjithë qenia ime». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «fryma». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «farës». Në greqisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «një shpëtimtar të fuqishëm». Shih Fjalorthin, «Briri».
Shih Shtojcën A5.
Ose «jetonin jashtë».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Ose «pëlqimin».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «Çdo mashkull që çel barkun».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «që nga virgjëria e saj».
Shih Shtojcën A5.
Ose «për Pashkën». Shih Fjalorthin.
Ose «vazhdoi t’u bindej».
Domethënë, Herod Antipa. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «tetrarku».
Shih Shtojcën A5.
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «shpëtimin e Perëndisë».
Ose «një veshje shtesë».
Ose «Vilni; Mblidhni».
Ose «Mos zhvatni asnjë».
Ose «me rrogën tuaj».
Lopatë e gjerë që përdoret për të hedhur në erë drithin kur pastrohet.
Shih Fjalorthin.
Ose «bën një akt adhurimi përpara meje».
Shih Shtojcën A5.
Ose «te parmakët; te pika më e lartë».
Shih Shtojcën A5.
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «nuk u shërua».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Domethënë, Detit të Galilesë.
Fjalë për fjalë «si dëshmi për ta». Ka të ngjarë t’u referohet priftërinjve.
Shih Shtojcën A5.
Ose «shtrat portativ».
Shih Fjalorthin.
Ose «ithtari im».
Ose «ishin shtruar në tryezë».
Shih Fjalorthin.
Ose «të paralizuar».
Ose «të paralizuar».
Ose «një shpirt?»
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «t’ju nxjerrin nam të keq».
Ose «shpërblimin».
Ose «veshjen e sipërme».
Ose «veshjen e brendshme».
Domethënë, hua pa përqindje interesi.
Ose «Vazhdoni t’i shfajësoni të tjerët, dhe do t’ju shfajësojnë».
Ose «në palën e veshjes».
Ose «Dishepulli».
Ose «në mënyrë të përsosur».
Komandant i 100 ushtarëve.
Fjalë për fjalë «e vetëmlindur».
Ose «shtratin portativ».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Fjalë për fjalë «që nuk gjen shkak për t’u penguar nga unë!»
Fjalë për fjalë «të buta?»
Ose «këshillat».
Ose «shfajësohet».
Ose «nga gjithë rezultatet».
Shih Shtojcën B14.
Ose «të mëdha».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «mes varreve përkujtimore».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Një mundësi tjetër «për një kohë të gjatë».
Ose «drejt rrëpirës».
Fjalë për fjalë «e vetëmlindur».
Ose «Asaj iu kthye forca e jetës». Fjalë për fjalë «iu kthye fryma». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «argjend».
Ose «një veshje shtesë».
Domethënë, Herod Antipa. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «tetrarku».
Fjalë për fjalë «i bekoi».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të përmbushej».
Fjalë për fjalë «ta shohësh».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «është i përulur».
Fjalë për fjalë «fytyra e tij ishte drejtuar për».
Fjalë për fjalë «ithtari im».
Ose «mos përqafoni asnjë kur të përshëndeteni».
Shih Fjalorthin.
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Ose «njerëzve të thjeshtë».
Shih Shtojcën A5.
Shih Fjalorthin.
Ose «tjetrin». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «fjalët e tij».
Ose «pjesën më të mirë».
Ose «u konsideroftë i shenjtë».
Fjalë për fjalë «borxhlinjtë tanë».
Fjalë për fjalë «mos na ço».
Fjalë për fjalë «të ligj».
Fjalë për fjalë «një demon të pagojë».
Një emër tjetër për Satanain.
Ose «ndjekësit; ithtarët».
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Domethënë, nën një enë që shërben si masë drithi.
Ose «i kthjellët». Fjalë për fjalë «i thjeshtë».
Ose «plot dritë».
Domethënë, që kërkon shumë gjëra. Fjalë për fjalë «i keq; i lig».
Domethënë, nuk i pastroi ceremonialisht duart.
Ose «Jepni lëmoshë». Shih Fjalorthin.
Ose «më të mira».
Ose «varret përkujtimore».
Ose «pa gur varri».
Ose «varret përkujtimore të profetëve».
Fjalë për fjalë «mençuria e Perëndisë».
Ose «që këtij brezi t’i kërkohet llogari».
Ose «tempullit».
Ose «këtij brezi do t’i kërkohet llogari».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «për dy asarionë?» Shih Shtojcën B14.
Ose «nuk lë pas dore».
Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «para sinagogave».
Ose «shpirtin tënd».
Ose «shpirtin».
Ose «shpirti».
Fjalë për fjalë «një kut». Shih Shtojcën B14.
Ose «në furrë».
Fjalë për fjalë «kombet». Shih Fjalorthin.
Ose «jepni lëmoshë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Ngjishni ijët».
Ose «do të ngjeshë rrobën».
Fjalë për fjalë «në kohën e ndërresës së dytë të natës». Domethënë, rreth orës 9 të mbrëmjes deri në mesnatë.
Fjalë për fjalë «në kohën e ndërresës së tretë të natës». Domethënë, nga mesnata deri rreth orës 3 të mëngjesit.
Ose «administruesi i besueshëm i shtëpisë».
Ose «i maturi».
Ose «shërbëtorët e shtëpisë».
Ose «nuk veproi sipas vullnetit të tij».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «leptonin e fundit». Shih Shtojcën B14.
Shih Fjalorthin, «Demonët».
Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «rreth 10 kilogramë». Fjalë për fjalë «tri masa sea». Një sea ishte 7,33 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «është e pakonceptueshme që një profet».
Shih Shtojcën A5.
Ose «nga edema». Domethënë, nga një sëmundje që shfaqet me grumbullimin e tepërt të lëngjeve në trup.
Fjalë për fjalë «ha bukë».
Ose «dhe nuk e do më pak».
Ose «shpirtin». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «nuk heq dorë».
Fjalë për fjalë «në vende të shkreta».
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Ose «të shthurur; të shkujdesur».
Fjalë për fjalë «bishtajat e çiçibanozit».
Ose «e përqafoi».
Fjalë për fjalë «e hëngri».
Ose «administrues shtëpie».
Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.
Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «veproi me mendjemprehtësi; veproi me maturi».
Ose «e kësaj kohe; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «me brezin e tyre».
Ose «besnik».
Ose «tradhti bashkëshortore».
Domethënë, me një grua që nuk është divorcuar për shkak të imoralitetit seksual.
Ose «në ngjyrë vjollcë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «në gji të Abrahamit».
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «në gji të tij».
Ose «një nga këta njerëz të thjeshtë».
Fjalë për fjalë «të padobishëm».
Fjalë për fjalë «në ditën e vet».
Ose «shpirtin».
Shih Shtojcën A3.
Disa lloje shqiponjash hanë kërma.
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «e të më lodhë me kërkesën e saj».
Ose «besimin e vërtetë». Fjalë për fjalë «besimin».
Ose «ji i dhembshur me».
Fjalë për fjalë «foshnjat».
Domethënë, që t’i bekonte. Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Ose «tradhti bashkëshortore».
Ose «ithtari».
Ose «në kohën; në rendin». Shih Fjalorthin.
Ose «do të plotësohet».
Shih Fjalorthin.
Ose «t’i kem zhvatur ndokujt me anë të padive të rreme».
Një minë greke ishte 340 g dhe ishte e barasvlershme me 100 drahma. Shih Shtojcën B14.
Ose «kishte marrë mbretërinë».
Fjalë për fjalë «argjendin».
Fjalë për fjalë «argjendin tim».
Shih Shtojcën A5.
Ose «do të të shkaktojnë vuajtje».
Ose «banorët».
Ose «e turpëruan».
Fjalë për fjalë «koka e qoshes».
Fjalë për fjalë «autoritetit të guvernatorit».
Ose «e drejtë».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën B14.
Ose «e kësaj kohe; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën A5.
Ose «nga këndvështrimi i tij».
Shih Shtojcën A5.
Ose «më të mira».
Ose «pronat».
Ose «më të rreptë».
Ose «mbajtëset».
Fjalë për fjalë «2 lepta». Shih Shtojcën B14.
Ose «në varfërinë».
Ose «rrëmuja; kryengritje».
Fjalë për fjalë «Vendosni në zemër».
Ose «do të fitoni shpirtin».
Ose «do të merret hak».
Ose «vuajtje».
Ose «jojudenjtë».
Ose «të jojudenjve».
Ose «fuqitë e qiejve».
Fjalë për fjalë «do të kalojnë».
Fjalë për fjalë «nuk do të kalojnë kurrsesi».
Ose «quhet Pashkë». Shih Fjalorthin.
Domethënë, të përmbushet çdo gjë që simbolizonte darka.
Ose «mes të paligjshmëve».
Ose «aq sa mund të hidhet një gur».
Ose «le të hiqet nga unë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shenjë».
Shih Shtojcën A3.
Fjalë për fjalë «Largoje këtë».
Ose «Ekzekutoje në shtyllë! Ekzekutoje në shtyllë!»
Ose «të ekzekutohej në shtyllë».
Shih Fjalorthin.
Domethënë, rreth orës 12 të drekës.
Domethënë, rreth orës 3 pasdite.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «dha frymë». Shih Fjalorthin.
Komandant i 100 ushtarëve.
Ose «varr përkujtimor».
Shih Fjalorthin.
Ose «varrin përkujtimor».
Gjethe, pluhur erëzash dhe vajra aromatikë që përdoreshin për përgatitjen e trupit për varrim.
Ose «varri përkujtimor».
Gjethe, pluhur erëzash dhe vajra aromatikë që përdoreshin për përgatitjen e trupit për varrim.
Ose «varri përkujtimor».
Ose «varri përkujtimor».
Ose «varri përkujtimor».
Fjalë për fjalë «60 stade». Një stad ishte 185 metra. Shih Shtojcën B14.
Një mundësi tjetër «Mos je ti i vetmi vizitor në Jerusalem që nuk e di ç’ka ndodhur atje këto ditë?»
Ose «varri përkujtimor».
Ose «varri përkujtimor».
Ose «ishin shtruar në tryezë».
Fjalë për fjalë «e bekoi».
Ose «po na i shpjegonte qartë».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «u përkulën para tij».