BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Malakia 1:1-4:6
  • Malakia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Malakia
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Malakia

MALAKIA

1 Shpallje:

Fjala e Jehovait për Izraelin nëpërmjet Malakisë:*

2 «Unë ju kam dashur»,+​—thotë Jehovai.

Por ju thoni: «Si na ke dashur?»

«A nuk ishte Esau vëllai i Jakobit?+​—thotë Jehovai.—​Por unë e desha Jakobin 3 dhe e urreva Esaun.+ Malet e tij i shkretova+ dhe trashëgiminë e tij ua dhashë çakejve të shkretëtirës.»+

4 «Ndonëse Edomi thotë: ‘Jemi shkatërruar, por do të kthehemi dhe do të rindërtojmë rrënojat’, Jehovai i ushtrive thotë: “Ata do të ndërtojnë, por unë do të rrëzoj. Ata kanë për t’u quajtur ‘territori i ligësisë’ dhe ‘populli që Jehovai e ka dënuar përgjithnjë’.+ 5 Sytë tuaj do ta shohin dhe ju do të thoni: ‘U madhëroftë Jehovai në territorin e Izraelit!’”»

6 «Biri e nderon të atin+ dhe shërbëtori zotërinë e tij. Pra, nëse unë jam ati,+ ku është nderimi që më takon?+ Dhe nëse jam zotëri,* ku është respekti* që duhet të më tregoni?​—ju thotë Jehovai i ushtrive juve, o priftërinj, që përbuzni emrin tim.+

Por ju pyesni: ‘Si e kemi përbuzur emrin tënd?’

7 Duke paraqitur mbi altarin tim ushqim* të ndotur.

Por ju vazhdoni: ‘Si të kemi ndotur?’

Duke thënë: ‘Tryeza e Jehovait*+ është diçka e përbuzshme.’ 8 Kur paraqitni një kafshë të verbër si flijim, thoni: ‘S’ka asgjë të keqe.’ Edhe kur paraqitni një kafshë të çalë a të sëmurë, thoni: ‘S’ka asgjë të keqe.’+

Provo t’ia çosh, të lutem, guvernatorit tënd. A do të jetë i kënaqur me ty? A do të të miratojë?​—thotë Jehovai i ushtrive.»

9 «Tani, ju lutem, përgjërojuni* Perëndisë që të na japë miratimin e tij. Me këto që ofrojnë duart tuaja, mos do ta fitojë ndonjëri nga ju miratimin e tij?​—thotë Jehovai i ushtrive.»

10 «Kush prej jush është i gatshëm të mbyllë dyert?*+ Se as altarin tim nuk do ta ndiznit pa një shpërblim.+ Nuk jam fare i kënaqur me ju,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe nuk më pëlqen fare asnjë blatim i duarve tuaja.+

11 Nga lindja e diellit deri në perëndim, emri im do të jetë i madh mes kombeve.+ Në çdo vend do të ngjitet tymi i flijimeve dhe për emrin tim do të bëhen blatime, si një dhuratë e pastër, sepse emri im do të jetë i madh mes kombeve,+​—thotë Jehovai i ushtrive.

12 Por ju e përdhosni atë*+ duke thënë: ‘Tryeza e Jehovait është e ndotur dhe fryti i saj, ushqimi i saj, është i përbuzshëm.’+ 13 Gjithashtu thoni: ‘Uh, sa u lodhëm!’ Keni rrudhur hundët gjithë përbuzje,​—thotë Jehovai i ushtrive.—​Ju sillni kafshë të vjedhura, të çala e të sëmura. Po, sillni si dhurata gjëra të tilla. A duhet t’i pranoj nga ju?!*+​—thotë Jehovai.

14 Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull të shëndetshëm në kopenë e tij, por bën një zotim dhe i flijon një të dëmtuar* Jehovait! Se unë jam një Mbret i madh,+​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe emri im do të ngjallë frikë e nderim mes kombeve.»+

2 «Tani, o priftërinj, ky urdhërim është për ju.+ 2 Po të mos dëgjoni dhe po të mos e lëvdoni me gjithë zemër emrin tim,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​do të dërgoj mbi ju mallkimin+ dhe do t’i kthej bekimet tuaja në mallkime.+ Po, i kam kthyer bekimet në mallkime, sepse nuk po e lëvdoni me gjithë zemër emrin tim.

3 Ja, për shkakun tuaj do ta prish* farën që keni mbjellë+ dhe do t’ju hedh bajgë mbi fytyrë, bajgën e festave tuaja; dhe do t’ju heqin bashkë me to.* 4 Atëherë do ta kuptoni se jua kam dhënë këtë urdhërim me qëllim që besëlidhja ime me Levin të vazhdojë,+​—thotë Jehovai i ushtrive.

5 Besëlidhja ime me të ishte një besëlidhje jete e paqeje, të cilën ia dhashë që të më nderonte thellësisht.* Ai më nderonte, po, kishte respekt të thellë për emrin tim. 6 Ligji* i së vërtetës ishte në gojën e tij+ dhe në buzët e tij nuk gjendej asnjë padrejtësi. Eci me mua në paqe e në drejtësi+ dhe ktheu nga rruga e keqe shumë veta, 7 sepse buzët e priftit duhet ta ruajnë njohurinë dhe populli duhet ta kërkojë ligjin* nga goja e tij,+ pasi ai është lajmëtari i Jehovait të ushtrive.

8 Por ju vetë jeni larguar nga udha. Keni bërë që shumë veta të largohen* nga ligji.*+ E keni prishur besëlidhjen e Levit,+​—thotë Jehovai i ushtrive.—​9 Prandaj do t’ju bëj të përbuzur dhe do t’ju poshtëroj para gjithë popullit, ngaqë nuk ndoqët udhët e mia, por e zbatuat ligjin me anshmëri.»+

10 «A nuk kemi të gjithë një atë të vetëm?+ A nuk na ka krijuar një Perëndi i vetëm? Pse, pra, tregohemi të pabesë me njëri-tjetrin,+ duke përdhosur besëlidhjen e paraardhësve tanë? 11 Populli i Judës është treguar i pabesë, dhe një gjë e neveritshme është kryer në Izrael e në Jerusalem; sepse populli i Judës e ka përdhosur shenjtërinë* e Jehovait,+ që Ai e do, dhe ata kanë marrë për nuse bijat e një perëndie të huaj.+ 12 Jehovai do të shfarosë nga tendat e Jakobit këdo që bën kështu, cilido qoftë,* ndonëse i paraqet një blatim Jehovait të ushtrive.»+

13 «Bëni edhe një gjë tjetër* nga e cila altari i Jehovait mbulohet me lot, me të qara e psherëtima, aq sa ai nuk u kushton më vëmendje blatimeve tuaja dhe nuk miraton asgjë nga duart tuaja.+ 14 Ju thoni: ‘Për ç’arsye?’ Ngaqë Jehovai ka qenë dëshmitar mes teje dhe gruas së rinisë sate, me të cilën ti je treguar i pabesë edhe pse ajo është shoqja jote dhe gruaja me të cilën ke lidhur besën.*+ 15 Megjithatë njëri nuk veproi kështu, sepse kishte atë që mbeti nga fryma e shenjtë e Perëndisë. Dhe çfarë kishte në mendje ai? Pasardhësit* e Perëndisë. Prandaj tregoni kujdes për frymën* tuaj dhe mos jini të pabesë me gruan e rinisë suaj, 16 sepse unë e urrej* divorcin,+​—thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit,—​si dhe atë që e mbulon me dhunë rrobën e tij,*​—thotë Jehovai i ushtrive. Tregoni kujdes për frymën* tuaj dhe mos jini të pabesë.+

17 E keni lodhur Jehovain me fjalët tuaja.+ Por ju pyesni: ‘Si e kemi lodhur?’ Duke thënë: ‘Kushdo që bën keq është i mirë në sytë e Jehovait dhe ai kënaqet me ta’+ ose duke pyetur: ‘Ku është Perëndia i drejtësisë?’»

3 «Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim dhe ai do të përgatitë* përpara meje një udhë.+ Befas në tempullin tim*+ do të vijë Zotëria i vërtetë,* që ju po e kërkoni, dhe lajmëtari i besëlidhjes me të cilin kënaqeni. Ja, do të vijë me siguri,​—thotë Jehovai i ushtrive.»

2 «Por, kush mund t’i bëjë ballë në ditën e ardhjes së tij dhe kush mund të qëndrojë në këmbë kur të shfaqet ai? Se ai do të jetë si zjarri i rafinuesit dhe si finja*+ e rrobalarësit. 3 Ai do të ulet si rafinues e si pastrues i argjendit+ dhe do të pastrojë bijtë e Levit. Do t’i rafinojë* si arin dhe argjendin, e me siguri do të bëhen për Jehovain një popull që paraqit blatim me drejtësi. 4 Blatimi i Judës dhe i Jerusalemit ka për t’i pëlqyer Jehovait, si në ditët e shkuara, si në vitet e lashtësisë.»+

5 «Unë do të vij për t’ju gjykuar dhe do të dëshmoj pa vonesë kundër magjistarëve,+ kundër kurorëshkelësve,* kundër atyre që bëjnë be të rreme,+ kundër atyre që zhvatin pagën e punëtorit,+ vejushën e jetimin*+ dhe kundër atyre që nuk pranojnë të ndihmojnë të ardhurin.*+ Këta nuk më kanë nderuar thellësisht,*​—thotë Jehovai i ushtrive.

6 Se unë jam Jehovai dhe unë nuk ndryshoj.*+ Ju jeni bij të Jakobit, prandaj s’jeni shfarosur ende. 7 Që nga ditët e paraardhësve tuaj jeni larguar nga rregullat e mia dhe nuk i keni zbatuar.+ Kthehuni tek unë, dhe unë do të kthehem te ju,+​—thotë Jehovai i ushtrive.»

Por ju pyesni: «E si të kthehemi?»

8 «A do ta grabiste njeriu Perëndinë? Kurse ju po më grabitni.»

Dhe thoni: «Çfarë të kemi grabitur?»

«Të dhjetat* dhe kontributet. 9 Pa dyshim, jeni të mallkuar* ngaqë më grabitni​—po, krejt kombi po më grabit. 10 Sillni gjithë të dhjetat në depo,+ që të ketë ushqim në shtëpinë time. Pastaj, ju lutem, më vini në provë+ për këtë,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe shihni po s’ju hapa portat e qiejve+ e po s’ju derdha një bekim të tillë, sa të mos keni më nevojë.+

11 Do të qortoj për ju gllabëruesin* e ai nuk do t’jua prishë frytin e tokës dhe hardhia e fushës nuk do të jetë e pafrytshme,+​—thotë Jehovai i ushtrive.

12 Të gjitha kombet kanë për t’ju quajtur të lumtur,+ sepse do të bëheni një vend kënaqësie,​—thotë Jehovai i ushtrive.

13 Keni thënë fjalë të forta kundër meje,​—thotë Jehovai i ushtrive.»

Ju thoni: «Si kemi folur me njëri-tjetrin kundër teje?»+

14 «Thoni: ‘S’ia vlen t’i shërbesh Perëndisë.+ Ç’kemi fituar që i përmbushëm detyrimet që kemi ndaj tij dhe ecëm me fytyra të ngrysura para Jehovait të ushtrive? 15 Prandaj i konsiderojmë të lumtur ata që i kalojnë caqet me arrogancë. Edhe ata që s’heqin dorë nga ligësia kanë sukses.+ Ata guxojnë ta vënë në provë Perëndinë dhe dalin pa u lagur.’»

16 Në atë kohë, ata që e nderonin thellësisht Jehovain,* flitnin me njëri-tjetrin, secili me shokun e tij. Jehovai u kushtonte vëmendje dhe i dëgjonte. Një libër kujtimi u shkrua para tij+ për ata që e nderojnë thellësisht Jehovain dhe për ata që meditojnë për* emrin e tij.+

17 «Ata do të jenë të mitë,+​—thotë Jehovai i ushtrive,—​ditën kur t’i bëj pronën time të veçantë.*+ Unë do t’u tregoj dhembshuri, ashtu sikurse një njeri i tregon dhembshuri të birit që i shërben.+ 18 Atëherë do ta shihni përsëri dallimin mes të drejtit dhe të ligut,+ mes atij që i shërben Perëndisë dhe atij që nuk i shërben.

4 Se ja, po vjen dita që djeg si furrë,+ kur të gjithë ata që i kalojnë caqet me arrogancë e të gjithë ata që s’heqin dorë nga ligësia do të bëhen si kashta. Dita që po vjen ka për t’i përpirë,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​aq sa s’ka për t’u lënë as rrënjë, as degë. 2 Për ju që nderoni* emrin tim do të shkëlqejë dielli i drejtësisë, që sjell shërim me rrezet* e tij; do të lodroni si viça të majmë.

3 Do t’i shkelni të ligjtë, sepse ata do të bëhen si pluhur nën këmbët tuaja ditën kur të veproj,​—thotë Jehovai i ushtrive.

4 Kujtoni Ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim, rregullat e vendimet gjyqësore që urdhërova në Horeb që të bindej i gjithë Izraeli.+

5 Ja, para se të vijë dita e madhe e Jehovait, ditë që ngjall frikë e nderim,+ po ju dërgoj profetin Elija.+ 6 Ai do t’i kthejë zemrat e etërve si të fëmijëve,+ dhe zemrat e fëmijëve si të etërve,* që të mos vij e ta godas tokën e ta caktojë për shkatërrim.»*

Do të thotë «lajmëtari im».

Ose «zotëri i madh».

Fjalë për fjalë «frika». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Fjalë për fjalë «bukë».

Domethënë, altari i Tij.

Fjalë për fjalë «zbuteni fytyrën e».

Ka të ngjarë, dyert e tempullit, si një detyrë.

Një mundësi tjetër «më përdhosni».

Ose «nga dora juaj?!»

Ose «me të meta».

Fjalë për fjalë «do ta qortoj».

Domethënë, bashkë me bajgat e kafshëve të flijimeve.

Fjalë për fjalë «të më frikësohej». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Ose «Udhëzimi».

Ose «udhëzimin».

Fjalë për fjalë «të pengohen».

Një mundësi tjetër «nga udhëzimi yt».

Një mundësi tjetër «shenjtëroren».

Fjalë për fjalë «atë që është zgjuar dhe atë që përgjigjet».

Fjalë për fjalë «të dytë».

Ose «gruaja jote e ligjshme».

Fjalë për fjalë «Farën».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «ai e urren».

Ose «atë që ushtron dhunë».

Shih Fjalorthin.

Ose «do të hapë».

Fjalë për fjalë «e Tij».

Shprehja i referohet Jehovait të ushtrive.

Ose «sapuni».

Ose «Do t’i kullojë».

Ose «kundër atyre që kryejnë tradhti bashkëshortore».

Ose «fëmijën pa baba».

Ose «që ia mohojnë të drejtat të ardhurit».

Fjalë për fjalë «nuk më janë frikësuar». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Ose «nuk kam ndryshuar».

Shih Fjalorthin.

Një mundësi tjetër «Me një mallkim po më mallkoni».

Me sa duket u referohet tufave të insekteve.

Fjalë për fjalë «që i frikësoheshin Jehovait». Shih Fjalorthin.

Ose «mendojnë thellë për». Një mundësi tjetër «e çmojnë».

Ose «zotërimin tim të çmuar».

Fjalë për fjalë «i frikësoheni».

Fjalë për fjalë «krahët».

Ose «do t’i kthejë zemrat e etërve te fëmijët, dhe zemrat e fëmijëve te etërit».

Shih Fjalorthin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo