JOELI
1 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Joelit,* birit të Petuelit:
2 «Dëgjoni këtë ju pleq!
Mbani vesh tërë ju banorë të vendit!*
A ka ndodhur një gjë e tillë në ditët tuaja
a në ditët e paraardhësve tuaj?+
4 Atë që la karkaleci* gllabërues, e hëngri karkaleci migrues,+
atë që la karkaleci migrues e hëngri karkaleci pa krahë;
atë që la karkaleci pa krahë e hëngri karkaleci i pangopur.+
5 Zgjohuni, o pijanecë,+ dhe qani!
Ulërini të gjithë ju që pini verë,
sepse verën e ëmbël jua kanë hequr nga goja.+
6 Një komb i fuqishëm e i panumërt+ u sul kundër vendit tim;
dhëmbët dhe nofullat i ka si të luanëve.+
7 Ka shkretuar hardhinë time,
fikun tim e ka bërë si cung;
i ka zhveshur krejt, i ka flakur tutje,
degët e tyre i ka lënë të bardha.
9 Në shtëpinë e Jehovait s’ka më blatime në drithë+ e blatime në pije;+
se priftërinjtë, shërbëtorët e Jehovait, po mbajnë zi.
10 Ara është shkretuar, toka po vajton,+
sepse drithi është shkretuar, vera e re ka mbaruar dhe vaji ka shteruar.+
11 Bujqit janë në ankth, vreshtarët ulërijnë
për grurin dhe për elbin,
sepse të korrat e arave kanë marrë fund;
12 hardhia është tharë,
fiku është fishkur,
shega, palma dhe molla,
gjithë drurët janë tharë në fushë.+
Gëzimi është kthyer në turp mes njerëzve.
13 Vishuni me copë thesi dhe vajtoni* ju priftërinj!
Ulërini ju shërbëtorë të altarit!+
Hyni, kaloni natën të veshur me copë thesi, ju shërbëtorë të Perëndisë tim,
sepse në shtëpinë e Perëndisë tuaj s’ofrohen më blatime në drithë+ e blatime në pije.+
14 Shpallni* një agjërim! Mblidhni një asamble solemne!+
Mblidhni pleqtë dhe gjithë banorët e vendit
në shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tuaj,+
dhe thirrini për ndihmë Jehovait.
15 Oh, ajo ditë po vjen!
Dita e Jehovait është afër+
dhe do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi!
16 A nuk na e morën ushqimin para syve tanë,
gëzimin dhe harenë nga shtëpia e Perëndisë tonë?
17 Farat* janë kalbur poshtë lopatave të tyre;
depot janë shkretuar;
hambarët janë shembur, ngaqë drithi është tharë.
18 Edhe bagëtia psherëtin!
Kopetë e gjedhëve bredhin të hutuara, sepse nuk kanë kullotë,
dhe kopetë e dhenve vuajnë ndëshkimin.»
19 Ty do të të thërras, o Jehova,+
se zjarri ka përpirë kullotat e shkretëtirës*
dhe flaka, gjithë drurët e fushës.
20 Edhe egërsirat të thërrasin ty për ndihmë,
se përrenjtë me ujë kanë shteruar,
se zjarri ka përpirë kullotat e shkretëtirës.*
Lëshoni një britmë lufte në malin tim të shenjtë.
Është si drita e agimit që përhapet mbi male.
Një popull i shumtë dhe i fuqishëm po vjen;+
si ky popull nuk ka pasur kurrë më parë
dhe pas tij s’ka për të pasur tjetër
ndër vite, për gjithë brezat.
Para tij vendi është si kopshti i Edenit,+
por pas tij është një shkretëtirë e mjeruar,
dhe nuk i shpëton asgjë.
5 Zhurma e tyre është si ajo e karrocave që fluturojnë majave të maleve,+
si zhurma e zjarrit flakërues që përpin kashtën.
Janë si një popull i fuqishëm, të rreshtuar në formacion luftimi.+
6 Për shkak të tyre, popujt do të kenë ankth;
të gjitha fytyrat do të zbehen.
7 Ata sulen si luftëtarë;
i ngjiten murit si ushtarë.
Secili ndjek udhën e vet
dhe nuk largohet nga shtegu i tij.
8 Nuk e shtyjnë njëri-tjetrin;
secili vazhdon në udhën e vet.
Edhe sikur ndonjëri të bjerë nga shigjetat,*
të tjerët nuk e ndalin marshimin.
9 Turren në qytet e vrapojnë mbi mur.
Ngjiten nëpër shtëpi e hyjnë nga dritaret si hajdutë.
10 Para tyre vendi tundet dhe qiejt lëkunden.
Dielli e hëna u errësuan,+
dhe yjet e humbën shkëlqimin e tyre.
11 Zëri i Jehovait do të ushtojë para gjithë ushtrisë së tij,+
se kampi i tij s’ka të numëruar,+
se ai që përmbush fjalën e tij, është i fuqishëm,
se dita e Jehovait është e madhe dhe ngjall frikë e nderim.+
Kush mund t’i bëjë ballë asaj?!»+
12 Jehovai thotë: «Megjithatë nuk është vonë të ktheheni, prandaj kthehuni tek unë me gjithë zemër,+
me agjërime,+ me të qara e me vaje.
13 Shqyeni zemrat+ dhe jo rrobat.+
Kthehuni te Jehovai, Perëndia juaj,
se ai është i dhembshur* e i mëshirshëm,
nuk zemërohet shpejt+ dhe është plot dashuri besnike;+
ai do ta mendojë edhe një herë* të keqen që do të sjellë.
14 Kush e di nëse do të ndryshojë mendje,
nëse do ta mendojë edhe një herë* këtë,+
e më pas do të japë një bekim,
që të ofroni një blatim në drithë e një blatim në pije për Jehovain, Perëndinë tuaj?
15 Bjerini bririt në Sion!
Shpallni* një agjërim; mblidhni një asamble solemne.+
16 Mblidhni njerëzit. Shenjtëroni* kongregacionin.*+
Mblidhni së bashku të moshuarit, fëmijët e foshnjat.+
Le të dalë dhëndri nga dhoma e tij e brendshme dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.
“T’u dhimbstë, o Jehova, populli yt!
Mos e bëj trashëgiminë tënde objekt përbuzjeje
që kombet të sundojnë mbi ta!
Pse të thonë popujt: ‘Ku është Perëndia i tyre?’”+
18 Atëherë Jehovai do të jetë i zellshëm për vendin e tij
dhe do t’i tregojë dhembshuri popullit të tij.+
19 Jehovai do t’i përgjigjet popullit të vet:
20 Atë që vjen nga veriu do ta dëboj shumë larg jush;
do ta shpërndaj në një vend pa ujë dhe në një vend të shkretë,
pararojën* e tij do ta drejtoj nga deti lindor*
dhe praparojën nga deti perëndimor.*
Era e tij e qelbur do të ngrihet lart
dhe kundërmimi do të vazhdojë të ngrihet lart,+
sepse Perëndia do të bëjë gjëra të mëdha.’
21 Mos ki frikë, o tokë.
Gëzohu e ngazëllohu, sepse Jehovai do të bëjë gjëra madhështore!
22 Mos kini frikë, o kafshë të egra të tokës,
Pemët do të japin fryt;+ fiku e hardhia kanë për ta dhënë gjithë frytin e tyre.+
23 Ju, o bij të Sionit, gëzohuni e ngazëllohuni falë Jehovait, Perëndisë tuaj,+
sepse ai do t’jua japë shiun e vjeshtës në masën e duhur.
Do të sjellë mbi ju shira të bollshme,
shi vjeshte dhe shi pranvere, si më parë.+
25 Do t’ju dëmshpërblej për atë që në këto vite
ka ngrënë karkaleci migrues,* karkaleci pa krahë, karkaleci i pangopur dhe karkaleci gllabërues,
ushtria ime e madhe që dërgova mes jush.+
26 Me siguri do të hani e do të ngopeni+
dhe do ta lëvdoni emrin e Jehovait, Perëndisë tuaj,+
që ka bërë mrekulli për ju.
Populli im nuk do të turpërohet më kurrë.+
27 Keni për ta marrë vesh se unë jam në mes të Izraelit+
dhe se jam Jehovai, Perëndia juaj,+ dhe nuk ka asnjë tjetër.
Populli im nuk do të turpërohet më kurrë.
Të moshuarit do të shohin ëndrra.
Të rinjtë do të shohin vegime.*+
29 Ato ditë do të derdh frymën time
madje edhe mbi skllevërit e skllavet e mia.
30 Do të bëj mrekulli* në qiej e në tokë.
Do të ketë gjak, zjarr dhe shtylla tymi.+
31 Dielli do të errësohet dhe hëna do të kthehet në gjak+
para se të vijë dita e madhe e Jehovait që ngjall frikë plot nderim.+
32 E kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë,+
sepse, ashtu si ka thënë Jehovai, do të ketë të shpëtuar në malin Sion e në Jerusalem,+
të mbijetuarit që Jehovai do t’i thërrasë.»
3 «Ja, në ato ditë e në atë kohë,
kur unë të kthej robërit e Judës dhe të Jerusalemit,+
2 do të mbledh edhe të gjitha kombet
Do t’i akuzoj e do t’i gjykoj atje,+
për hatër të popullit tim dhe të trashëgimisë sime, Izraelit,
sepse e shpërndanë mes kombeve
dhe e ndanë vendin tim mes tyre.+
3 Ata hidhnin short për popullin tim,+
djalin e jepnin në këmbim të një prostitute,
dhe vajzën e shitnin në këmbim të verës.
4 Po ju, pse më kundërviheni,
o Tir e Sidon, dhe tërë ju rajone të Filistisë?
Mos po hakmerreni kundër meje për ndonjë të keqe që kam bërë?!
Nëse vërtet po e bëni këtë ndaj meje,
unë do t’jua kthej gjithë këtë të keqe mbi kokë, shpejt e pa u vonuar.+
5 Ngaqë keni marrë argjendin e arin tim,+
gjërat e mia më të mira i keni çuar në tempujt tuaj;
6 popullin e Judës e të Jerusalemit ua keni shitur grekëve,+
për t’i larguar nga territori i vet.
7 Ja, do t’i sjell prej vendit ku i keni shitur,+
dhe gjithë hakmarrjen tuaj do t’jua sjell mbi kokë.
8 Do t’i shes djemtë e vajzat tuaja në duart e popullit të Judës+
e ata kanë për t’ua shitur burrave të Shebës, një kombi të largët,
sepse vetë Jehovai ka folur.
“Përgatituni* për luftë! Ngrini burrat e fuqishëm!
Le të afrohen ushtarët! Le të shkojnë përpara!+
10 Shndërrojini* ploret* në shpata, kurse kizat për krasitje kthejini në heshta.
I dobëti le të thotë: ‘Jam i fuqishëm!’
11 Ejani të ndihmoni dhe mblidhuni së bashku, tërë ju kombe përreth!”»+
Atje, në atë vend, zbriti të fuqishmit* e tu, o Jehova!
12 «Le të ngrihen e të ngjiten kombet në luginën* e Jehozafatit,
sepse atje do të ulem të gjykoj të gjitha kombet përreth.+
13 Vini draprin, se të korrat janë gati.
Zbritni se shtypësja e rrushit është plot.+
Lugjet e shtypëseve gufojnë, sepse e keqja e tyre s’ka kufij.
15 Dielli e hëna do të errësohen
dhe yjet do të humbasin shkëlqimin e tyre.
16 Nga Sioni, Jehovai do të ulërijë si një luan
dhe nga Jerusalemi do ta ngrejë zërin.
Qielli e toka do të lëkunden,
por Jehovai do të jetë një strehë për popullin e tij,+
një fortesë për popullin e Izraelit.
17 Ju do ta merrni vesh se unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që banoj në Sion, në malin tim të shenjtë.+
18 Atë ditë nga malet do të pikojë verë e ëmbël,+
nga kodrat do të rrjedhë qumësht
dhe në të gjithë përrenjtë e Judës do të vërshojë uji.
19 Por Egjipti do të shkretohet+
dhe Edomi do të bëhet një vend i shkretë,+
për shkak të dhunës ndaj popullit të Judës,+
në vendin e të cilit derdhën gjak të pafajshëm.+
21 Ata* do t’i quaj të pafajshëm, ndonëse i kam konsideruar fajtorë,+
dhe Jehovai do të banojë në Sion.»+
Do të thotë «Jehovai është Perëndi».
Ose «të tokës».
Teksti hebraik këtu përdor katër fjalë të ndryshme për karkalecat.
Ose «vajzë e re».
Shih Fjalorthin.
Ose «bashkëshortin».
Ose «bjerini gjoksit».
Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
Një mundësi tjetër «Fiqtë e tharë».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «e tokës!»
Ose «armët».
Ose «hirmadh».
Ose «do t’i vijë keq për».
Ose «do t’i vijë keq për».
Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fytyrën».
Domethënë, nga Deti i Vdekur.
Domethënë, nga Mesdheu.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Teksti hebraik këtu përdor katër fjalë të ndryshme për karkalecat.
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Shih Fjalorthin.
Ose «çudira».
Ose «ultësirën».
Do të thotë «Jehovai është gjykatës».
Fjalë për fjalë «Shenjtërohuni».
Fjalë për fjalë «Farkëtojini».
Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
Ose «luftëtarët».
Ose «ultësirën».
Ose «Ultësirën».
Ose «Ultësirën».
Ose «të panjohurit».
Ose «Vadin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Gjakun e tyre».