HOZEA
1 Fjala e Jehovait që iu drejtua Hozesë,* birit të Berit, në ditët e Uziahut,+ Jotamit,+ Akazit+ dhe të Hezekisë,+ mbretër të Judës,+ dhe në ditët e Jeroboamit,+ birit të Joashit,+ mbretit të Izraelit. 2 Kur Jehovai filloi të fliste nëpërmjet Hozesë, Jehovai i tha atij: «Shko, martohu me një grua që do të kryejë prostitucion,* dhe nga prostitucioni i saj do të të lindin fëmijë, sepse për shkak të prostitucionit vendi është larguar krejt e nuk e ndjek më Jehovain.»+
3 Atëherë ai shkoi dhe u martua me Gomerën, bijën e Diblaimit. Ajo mbeti shtatzënë dhe i lindi një djalë.
4 Atëherë Jehovai i tha: «Vërja emrin Jezrel,* sepse edhe pak dhe do t’i kërkoj llogari shtëpisë së Jehut+ për gjakderdhjen në Jezrel dhe do t’i jap fund sundimit mbretëror të shtëpisë së Izraelit.+ 5 Atë ditë do ta thyej harkun e Izraelit në luginën* e Jezrelit.»
6 Ajo mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë. Perëndia i tha Hozesë: «Vërja emrin Lo-Ruhama,* sepse nuk do t’i tregoj më mëshirë+ shtëpisë së Izraelit, por kam për t’i dëbuar.+ 7 Kurse shtëpisë së Judës+ do t’i tregoj mëshirë dhe do ta shpëtoj me anë të fuqisë së Jehovait, Perëndisë së saj.+ Nuk do ta shpëtoj as me hark e as me shpatë, as me luftë dhe as me kuaj a kalorës.»+
8 Pasi ia hoqi gjirin Lo-Ruhamës, ajo mbeti shtatzënë dhe lindi djalë. 9 Atëherë Ai i tha: «Vërja emrin Lo-Ami,* sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj.
10 Numri i izraelitëve* do të bëhet si kokrrizat e rërës së detit, që nuk mund të maten a të numërohen.+ Në vendin ku iu tha: ‘Ju nuk jeni populli im’,+ do t’u thuhet: ‘Bijtë e Perëndisë së gjallë.’+ 11 Populli i Judës dhe i Izraelit do të mblidhen së bashku në unitet.+ Ata do të zgjedhin një krye për veten e tyre dhe do të dalin nga vendi, sepse e madhe do të jetë dita e Jezrelit.+
2 U thoni vëllezërve tuaj: ‘Populli im!’*+
U thoni motrave tuaja: ‘O gra që ju është treguar mëshirë!’*+
Ajo duhet ta flakë larg vetes prostitucionin* e saj
dhe kurorëshkeljen larg gjinjve të saj,
3 përndryshe do ta zhvesh lakuriq e do ta bëj si ditën kur lindi,
do ta kthej në një shkretëtirë,
do ta katandis në një vend pa ujë
dhe do ta bëj të vdesë nga etja.
5 dhe ngaqë nëna e tyre ka kryer prostitucion.*+
Ajo që ishte shtatzënë me ta, ka vepruar me pafytyrësi,+ sepse ka thënë:
‘Do të shkoj pas dashnorëve të mi të zjarrtë,+
pas atyre që më japin bukë dhe ujë,
lesh dhe lino, vaj dhe pije.’
6 Prandaj do t’ia bllokoj udhën me një gardh me gjemba;
një mur prej guri do të ngre kundër saj,
që të mos i gjejë dot rrugët e veta.
7 Ajo do të rendë pas dashnorëve të saj të zjarrtë, por nuk do t’i arrijë;+
do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë.
8 Ajo nuk e kuptoi se drithin, verën e re dhe vajin ia kisha dhënë unë,+
dhe se unë i kisha dhënë argjend e ar me bollëk, që u përdor për adhurimin e Baalit.+
9 Prandaj do të kthehem e do t’ia heq drithin tim në kohën e korrjes
dhe verën time të re në stinën e saj.+
Do t’ia rrëmbej leshin dhe linonë time që duhej të mbulonin lakuriqësinë e saj.
10 Unë do t’ia zbuloj pjesët intime në sy të dashnorëve të saj të zjarrtë
dhe s’do të ketë burrë që ta shpëtojë nga dora ime.+
11 Do t’i jap fund gjithë gëzimit të saj,
festave,+ hënës së re, sabateve dhe të gjitha periudhave të saj festive.
12 Unë do t’ia shkatërroj vreshtat dhe fiqtë, për të cilët ka thënë:
‘Janë paga që më kanë dhënë dashnorët e mi të zjarrtë.’
Unë do t’i kthej në një pyll,
dhe kafshët e egra të tokës do t’i gllabërojnë.
13 Unë do t’i kërkoj llogari asaj për ditët kur i paraqiste flijime shëmbëlltyrave* të Baalit,+
kur stolisej me unaza e zbukurime dhe shkonte pas dashnorëve të vet të zjarrtë,
dhe më harroi mua,+—thotë Jehovai.
14 Prandaj ja, unë do t’ia mbush mendjen dhe do ta çoj në shkretëtirë
e do t’i flas që t’i fitoj zemrën.
Atje do të përgjigjet si në ditët e rinisë,
si ditën kur doli nga vendi i Egjiptit.+
16 Atë ditë,—shpall Jehovai,—ti do të më quash Burri im dhe nuk do të më quash më Zotëria im.*
17 Unë do t’ia heq nga goja emrat e shëmbëlltyrave të Baalit.+
Atyre nuk do t’u kujtohet më emri.+
18 Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e egra,+
me zogjtë e qiellit dhe me krijesat zvarritëse.+
Unë do të zhduk nga vendi harkun, shpatën dhe luftën.+
Do të bëj që populli im të jetojë* i sigurt.+
19 Do të fejohem me ty përgjithmonë,
do të fejohem me ty dhe do të jem i drejtë e do të të gjykoj me drejtësi,
do të të tregoj dashuri besnike dhe mëshirë.+
21 Atë ditë unë do të përgjigjem,—thotë Jehovai,—
do t’u përgjigjem qiejve,
kurse ata do t’i përgjigjen tokës.+
23 Do ta mbjell në tokë si farë për veten time+
dhe do t’i tregoj mëshirë asaj që nuk iu tregua mëshirë.*
Atyre që nuk janë populli im* do t’u them: ‘Ju jeni populli im’,+
dhe ata do të thonë: ‘Ti je Perëndia ynë.’»+
3 Pastaj Jehovai më tha: «Shko përsëri, dashuro gruan që e dashuron një burrë tjetër e që kryen kurorëshkelje,*+ ashtu si ka dashuri Jehovai për popullin e Izraelit+ ndërkohë që ata u drejtohen perëndive të tjera+ dhe vdesin t’u paraqesin kuleç stafidhesh.»*
2 Kështu e bleva atë grua për 15 pjesë argjendi dhe një homer* e gjysmë elbi. 3 Pastaj i thashë: «Do të jesh imja për shumë ditë. Nuk do të kryesh prostitucion* dhe nuk do të kesh marrëdhënie me asnjë burrë tjetër. As unë nuk do të kem marrëdhënie me ty.»
4 Kjo sepse për një kohë të gjatë* populli i Izraelit do të banojë pa mbret,+ pa princ, pa flijim, pa kolona të shenjta dhe pa efod*+ e idhuj shtëpie.*+ 5 Pas kësaj populli i Izraelit do të kthehet e do të kërkojë Jehovain, Perëndinë e tyre,+ si dhe Davidin, mbretin e tyre.+ Në ditët e fundit, ata do të vijnë duke u dridhur para Jehovait dhe mirësisë së tij.+
4 Dëgjoni çfarë thotë Jehovai, o popull i Izraelit,
sepse Jehovai ka një çështje ligjore kundër banorëve të vendit,+
pasi në vend s’ka as të vërtetë, as dashuri besnike, as njohuri për Perëndinë.+
2 Janë përhapur betimet e rreme, gënjeshtrat,+ vrasjet,+ vjedhjet dhe kurorëshkeljet.+
Është derdhur gjak mbi gjak.+
Kafshët e egra të fushës dhe zogjtë e qiellit,
madje edhe peshqit e detit, do të ngordhin.
4 «Megjithatë, askush të mos ngrihet kundër teje a të të korrigjojë,+
sepse ti je si ata që ngrihen kundër një prifti.+
5 Ti do të pengohesh në mes të ditës ashtu si pengohet dikush natën,
e bashkë me ty do të pengohet edhe profeti.
Unë do t’ia mbyll gojën* nënës sate.
6 Popullit tim do t’ia mbyll gojën,* sepse nuk më njeh.
Meqë ti ke hedhur poshtë njohurinë,+ edhe unë do të të hedh poshtë dhe ti nuk do të më shërbesh më si prift.
7 Sa më shumë shtoheshin, aq më shumë mëkatonin kundër meje.+
Lavdinë e tyre do ta kthej në çnderim.*
9 Për popullin do të jetë njësoj si për priftin.
Unë do t’u kërkoj llogari për udhët e tyre
dhe do të sjell mbi ta pasojat e veprimeve të tyre.+
10 Do të hanë, por s’do të ngopen.+
Atyre u rri mendja te prostitucioni,* prandaj largohen nga rruga e drejtë
dhe, për shkak të prostitucionit të tyre,* refuzojnë t’i nënshtrohen Perëndisë së tyre.
13 Bëjnë flijime në majat e maleve+
dhe në kodra paraqitin tymin e blatimeve,
nën pemën e lisit, nën pemën e stiraksit* dhe nën çdo pemë të madhe,+
sepse hija e tyre është e mirë.
Ja pse vajzat tuaja kryejnë prostitucion*
dhe nuset tuaja kryejnë kurorëshkelje.
14 Unë nuk do t’u kërkoj llogari vajzave tuaja për prostitucionin* e tyre
dhe as nuseve tuaja për kurorëshkeljet,
sepse burrat ikin me prostitutat
dhe bëjnë flijime me prostitutat e tempullit.
Ky popull pa mend+ do të shkatërrohet.
16 Se Izraeli është bërë kokëfortë si bualli.+
Mos do ta kullotë tani Jehovai si një dash të ri në kullotë të hapur?!*
17 Efraimi është bashkuar me idhujt.+
Lëreni!
Sundimtarët* e tij e duan fort çnderimin.+
19 Era do ta hedhë tutje,
dhe atij do t’i vijë turp për flijimet e veta.»
5 «Dëgjoni këtë, o priftërinj,+
kushto vëmendje, o shtëpi e Izraelit,
mba vesh, o shtëpi e mbretit,
sepse gjykimi është për ju.
Ju jeni bërë një grackë në Mizpah
dhe një rrjetë e shtrirë mbi Tabor.+
3 E njoh Efraimin
dhe Izraeli nuk më është fshehur,
sepse, o Efraim, ti ke kryer prostitucion;*
Izraeli është ndotur.+
4 Veprimet e veta nuk i lejojnë të kthehen te Perëndia i tyre,
S’duan t’ia dinë për Jehovain.
5 Izraeli, me krenarinë e tij, ka dëshmuar kundër vetes;+
Izraeli dhe Efraimi janë penguar në fajin e tyre.
Bashkë me ta është penguar edhe Juda.+
6 Me kopenë dhe tufën e tyre shkuan ta kërkonin Jehovain,
por nuk e gjetën dot.
Ai ishte larguar prej tyre.+
Brenda një muaji do të përpihen, ata dhe zotërimet* e tyre.
8 Bjerini bririt+ në Gibeah dhe trumbetës në Ramah!+
Lëshoni një britmë lufte në Beth-Aven:+ ‘Pas teje, o Beniamin!’
9 O Efraim, ti do të bëhesh objekt llahtarie ditën e ndëshkimit!+
U kam treguar fiseve të Izraelit atë që do të ndodhë me siguri.
10 Princat e Judës janë bërë si ata që e shtyjnë kufirin.+
Zemërimin tim të furishëm do ta derdh mbi ta si ujë.
11 Efraimi është shtypur, është dërrmuar nga gjykimi,
sepse e kishte ndarë mendjen të shkonte pas kundërshtarit të tij.+
12 Unë isha si mola për Efraimin
dhe tamam si kalbësira për shtëpinë e Judës.
13 Kur Efraimi e pa sëmundjen e tij dhe Juda ulcerën e saj,
Efraimi shkoi në Asiri+ dhe i dërgoi fjalë një mbreti të madh,
por ky nuk mundi t’ju shëronte
dhe nuk mundi t’jua kuronte ulcerën.
15 Unë do të largohem, do të kthehem në vendin tim derisa ata të vuajnë pasojat e fajit të tyre,
Kur të jenë në pikë të hallit, do të më kërkojnë.»+
Na goditi, por do të na i lidhë plagët.
2 Ai do të na përtërijë pas dy ditësh.
Ditën e tretë do të na ngrejë
dhe do të jetojmë në praninë e tij.
3 Ne do ta njohim, do të përpiqemi me gjithë shpirt ta njohim Jehovain.
Ashtu si agimi, ardhja e tij është e sigurt.
Ai do të vijë te ne si një shi i bollshëm,
si një shi pranvere që e ngop tokën.»
4 «Ç’të bëj me ty, o Efraim?!
Ç’të bëj me ty, o Judë?!
Se dashuria juaj besnike është si retë e mëngjesit,
si vesa që zhduket shpejt.
Gjykimet mbi ty do të shndritin si drita,+
6 sepse unë kënaqem me dashurinë besnike* dhe jo me flijime;
me njohurinë për Perëndinë dhe jo me blatime të plota të djegura.+
7 Por ata, përderisa janë thjesht njerëz, e kanë shkelur besëlidhjen.+
Në vendin e tyre më kanë tradhtuar.
9 Priftërinjtë janë si bandat plaçkitëse që i zënë pritë një njeriu.
Rrugës për në Sikem kryejnë vrasje,+
sepse sjellja e tyre është e turpshme.
10 Në shtëpinë e Izraelit kam parë një gjë të llahtarshme.
Atje Efraimi kryen prostitucion.+
Izraeli është ndotur.+
sepse ata merren me mashtrime;+
hajdutët vjedhin nëpër shtëpi dhe bandat e kusarëve plaçkitin rrugëve.+
2 Por as që u shkon fare ndër mend* se unë do të kujtoj gjithë ligësinë e tyre.+
Veprimet e tyre i kanë zënë në lak;
ato janë pikërisht para fytyrës sime.
3 Me ligësinë e tyre gëzojnë mbretin
dhe me mashtrimet e tyre princat.
4 Ata janë të gjithë kurorëshkelës
dhe digjen si një furrë e ndezur nga bukëpjekësi,
i cili pushon së trazuari zjarrin ndërsa zë brumin dhe pret që ky të vijë.
Ai u ka dhënë dorën tallësve.
6 Zemra u digjet si një furrë;*
bukëpjekësi i tyre fle gjithë natën;
në mëngjes furra djeg si një zjarr flakërues.
8 Efraimi përzihet me kombet.+
Efraimi është bërë si një kulaç i pjekur vetëm nga njëra anë.
9 Fuqinë ia kanë përpirë të panjohurit,+ por ai as që e di.
Koka i është zbardhur nga thinjat, por ai as që e vëren.
10 Izraeli, me krenarinë e tij, ka dëshmuar kundër vetes,+
por, pavarësisht nga kjo, ata nuk janë kthyer te Jehovai, Perëndia i tyre,+
e as nuk e kanë kërkuar.
11 Efraimi është si një pëllumb mendjelehtë që i mungon gjykimi i mirë.*+
Kanë thirrur Egjiptin;+ kanë shkuar tek Asiria.+
12 Ngado që të shkojnë, unë do të hedh mbi ta rrjetën time.
Do t’i rrëzoj si zogjtë e qiellit.
Do t’i disiplinoj* sipas paralajmërimit që i dhashë asamblesë së tyre.+
13 Mjerë ata, sepse ia kanë mbathur nga unë!
Rrënim për ta, sepse kanë kryer shkelje* kundër meje!
Isha gati t’i shpengoja,* por ata kanë thënë gënjeshtra kundër meje.+
Për të pasur drithë e verë të re, pritnin veten;
u kthyen kundër meje.
15 Edhe pse i disiplinova dhe ua forcova krahët,
ata janë kundër meje dhe thurin të këqija.
16 Ndryshuan udhë, por nuk u kthyen te diçka më e lartë;*
ishin po aq të pabesë sa ç’është një hark i shtendosur.+
Princat e tyre do të bien të vdekur nga shpata për faj të gjuhës së tyre sfiduese.
Për këtë do të bëhen gazi i botës në vendin e Egjiptit.»+
Dikush vjen si shqiponjë kundër shtëpisë së Jehovait,+
sepse ata kanë shkelur besëlidhjen time+ dhe kanë mëkatuar kundër ligjit tim.+
2 Ata më thërrasin: ‘O Perëndia ynë, ne, Izraeli, të njohim!’+
3 Izraeli e ka hedhur poshtë të mirën.+
Le ta ndjekë armiku.
4 Ata kanë vendosur mbretër, por jo me miratimin tim.
Kanë vënë princa, por unë nuk i miratova.
5 Viçi yt është hedhur poshtë, o Samari.+
Zemërimi im është ndezur kundër tyre.+
Edhe sa kohë duhet që të bëheni sërish të pastër?!*
6 Se ky viç ishte nga Izraeli.
Një artizan e bëri, dhe s’është Perëndi;
viçi i Samarisë do të bëhet copë-copë.
Asnjë kalli nuk jep kokrra të pjekura.+
Çfarëdo që të mbijë, nuk do të japë miell.
Edhe nëse jep prodhim, do ta gllabërojnë të huajt.*+
8 Izraelin do ta gllabërojë armiku.+
Tani ata do të jenë mes kombeve+
si një enë e padëshirueshme,
9 sepse u ngjitën në Asiri+ si një gomaricë e egër dhe e vetmuar.
Efraimi mori dashnorë me pagesë.+
10 Edhe pse i marrin me pagesë mes kombeve,
tani unë do t’i mbledh;
ata do të fillojnë të vuajnë+ për shkak të barrës që u kanë vënë mbreti dhe princat,
Ata i përdorin altarët për të mëkatuar.+
Tani unë do ta kujtoj fajin e tyre dhe do t’i ndëshkoj për mëkatet e tyre.+
14 Izraeli e ka harruar Bërësin e tij+ dhe ka ndërtuar tempuj,+
kurse Juda i ka shtuar qytetet e fortifikuara.+
Por unë do të dërgoj zjarr në qytetet e saj,
që do të përpijë kullat e secilit qytet.»+
Mos ngazëllo si popujt,
sepse me anë të prostitucionit* je larguar nga Perëndia yt.+
Ke dashur pagën e një prostitute në çdo lëmë* drithi.+
3 Ata nuk do të vazhdojnë të banojnë në vendin e Jehovait.+
Përkundrazi, Efraimi do të kthehet në Egjipt,
dhe në Asiri do të hanë atë që është e papastër.+
4 Ata nuk do të vazhdojnë të derdhin blatime në verë para Jehovait.+
Flijimet e tyre nuk do t’i pëlqejnë atij.+
Ato janë si bukë zie;
të gjithë ata që e hanë, do të ndoten,
sepse buka do t’u shërbejë vetëm atyre.
Ajo nuk do të hyjë në shtëpinë e Jehovait.
6 Se ja, ata do t’ia mbathin për shkak të shkatërrimit.+
Egjipti do t’i mbledhë+ dhe Memfisi do t’i varrosë.+
Gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do të bëhen pronë e hithrave.
Në tendat e tyre do të ketë shkurre me gjemba.
7 Do të vijnë ditët kur do të lahen hesapet.+
Do të vijnë ditët e shpagimit,
dhe Izraeli do ta marrë vesh këtë.
Profeti i tyre do të jetë i marrë dhe ai që pretendon se flet nga Perëndia do të luajë mendsh;
për shkak të bollëkut të fajit tuaj, edhe mëria ndaj teje është e bollshme.»
8 Roja+ i Efraimit ishte me Perëndinë tim.+
Por tani, të gjitha udhët e profetëve të tij+ janë si grackat e gjahtarit të zogjve.
Në shtëpinë e Perëndisë së tij ka mëri.
9 Janë zhytur thellë në rrënim, si në ditët e Gibeahut.+
Ai do t’ua kujtojë fajin dhe do t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre.+
10 «E gjeta Izraelin si rrushin në shkretëtirë,+
si fikun e hershëm të një peme i pashë paraardhësit tuaj,
por ata shkuan te Baali i Peorit;+
iu kushtuan perëndisë së turpshëm*+
dhe u bënë të pështirë si ai që dashuronin.
12 Edhe nëse rritin fëmijë,
unë do t’ua marr derisa të mos mbetet asnjë.+
Po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!+
13 Efraimi, i mbjellë në një kullotë, ishte për mua si Tiri;+
tani Efraimi duhet t’i çojë bijtë e vet drejt vdekjes.»
14 Jepu, o Jehova, atë që duhet t’u japësh;
një bark që dështon dhe gjinj të shterur.
Për shkak të veprimeve të tyre të liga, do t’i përzë nga shtëpia ime.+
Nuk do t’i dua më.+
Të gjithë princat e tyre janë kokëfortë.
16 Efraimi do të rrëzohet si një pemë.+
Rrënja do t’i thahet dhe s’do të prodhojë më fryt.
Edhe po të lindin, unë do të bëj që të vdesin pasardhësit e tyre të shtrenjtë.»
Ata do të jenë të arratisur mes kombeve.+
10 «Izraeli është një hardhi e degraduar* që jep fryt.+
Sa më shumë rritet fryti i tij, aq më shumë i shton altarët;+
sa më i mirë prodhimi i tokës së tij, aq më madhështore shtyllat e tij të shenjta.+
Dikush do t’ua copëtojë altarët dhe do t’ua shkatërrojë shtyllat.
3 Ata do të thonë: ‘Ne nuk kemi mbret,+ sepse nuk kemi nderuar thellësisht Jehovain.*
E ç’mund të bëjë një mbret për ne?!’
4 Thonë fjalë boshe, bëjnë be të rreme+ dhe besëlidhje.
Kështu gjykimi ka mbirë si bimë helmuese në brazdat e arave.+
5 Banorët e Samarisë do të tremben për viçin-idhull të Beth-Avenit.+
Populli do të mbajë zi për të;
kështu do të bëjnë edhe priftërinjtë e perëndive të huaja që gëzoheshin për të e për lavdinë e tij,
sepse ai do të shkojë në mërgim, larg tyre.
6 Ai do të çohet në Asiri si dhuratë për një mbret të madh.+
Efraimi do të turpërohet,
dhe Izraelit do t’i vijë turp për shkak të këshillës që ndoqi.+
8 Vendet e larta* të Beth-Avenit,+ mëkati i Izraelit,+ do të shkatërrohen.+
Mbi altarët e tyre do të rriten gjemba dhe gjembaçë.+
Njerëzit do t’u thonë maleve: ‘Na mbuloni!’
dhe kodrave: ‘Bini mbi ne!’+
9 Ti ke mëkatuar që nga ditët e Gibeahut,+ o Izrael.
Ata këmbëngulën në të njëjtin mëkat.
Lufta nuk i zuri* bijtë e padrejtësisë në Gibeah.
10 Do t’i disiplinoj kur të kem dëshirë unë.
Popujt do të mblidhen kundër tyre,
kur ata të vihen nën zgjedhën e dy fajeve të tyre.*
11 Efraimi ishte një mëshqerrë e stërvitur që i pëlqente të shinte.*
Kështu që nuk ia vura zgjedhën në qafën e saj të bukur.
Tani unë do të bëj që dikush tjetër të vërë një zgjedhë mbi* Efraimin.+
Juda do të lërojë tokën; Jakobi do të thërrmojë plisat për të.
12 Mbillni farë me drejtësi dhe korrni dashuri besnike.
Lëroni arën tuaj,+
sa ka kohë për ta kërkuar Jehovain,+
derisa ai të vijë dhe t’ju mësojë drejtësinë.+
Keni ngrënë frytin e mashtrimit,
sepse keni pasur besim tek udha juaj,
te numri i madh i luftëtarëve tuaj.
14 Një zhurmë lufte dëgjohet kundër popullit tënd,
dhe qytetet e tua të fortifikuara do të rrënohen që të gjitha,+
ashtu si rrënimi që solli Shalmani nga shtëpia e Arbelit
ditën e betejës kur nënat u bënë copë-copë pranë fëmijëve të tyre.
15 Kështu do ta pësosh, o Bethel,+ për shkak të ligësisë sate tejet të madhe.
Në agim mbreti i Izraelit do të hiqet qafe* me siguri.»+
Vazhdonin t’u+ bënin flijime shëmbëlltyrave të Baalit+
dhe u paraqitnin flijime shëmbëlltyrave të skalitura.+
3 Isha unë që e mësova Efraimin të ecte,+ duke e marrë në krahë,+
por ai nuk e pranoi se e kisha shëruar unë.
4 I tërhiqja me litarët e njeriut*, me kordonët e dashurisë.+
Për ta isha si dikush që u hoqi zgjedhën nga qafa,*
dhe me ëmbëlsi i çova ushqim gjithsecilit.
5 Ata nuk do të kthehen në vendin e Egjiptit, por Asiria do të jetë mbreti i tyre,+
sepse nuk pranuan të ktheheshin tek unë.+
6 Në qytetet e tyre do të vërtitet një shpatë+
që do t’ua shkatërrojë shulat dhe do t’i përlajë për shkak të planeve të tyre të liga.+
7 Populli im e ka ndarë mendjen të jetë jobesnik ndaj meje.+
Ndonëse u thirrën për t’u ngjitur lart,* askush nuk çohet.
8 Si mund të të braktis, o Efraim?!+
Si mund të të dorëzoj, o Izrael?!
Si mund të të trajtoj si Admahun?!
Si mund të të bëj si Seboimi?!+
9 Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë.
Nuk do ta shkatërroj përsëri Efraimin,+
sepse unë jam Perëndi, e jo njeri.
Jam i Shenjti mes jush,
dhe nuk do të vij kundër jush me furi.
10 Ata do të ecin pas Jehovait, dhe ai do të ulërijë si luan;+
kur të ulërijë, bijtë e tij do të vijnë duke u dridhur nga perëndimi.+
Do t’i vë të banojnë në shtëpitë e tyre,—thotë Jehovai.+
12 Efraimi më thotë vetëm gënjeshtra.
Ngado që shkoj, shoh mashtrimet e Izraelit.+
Por Juda ecën akoma me Perëndinë.
Ajo është besnike ndaj Më të Shenjtit.»+
12 «Efraimi ushqehet me erë
dhe rend pas erës së lindjes gjithë ditën.
Ai i shumon gënjeshtrat dhe dhunën.
Me Asirinë+ bëjnë besëlidhje dhe në Egjipt+ çojnë vaj.
2 Jehovai ka një çështje ligjore kundër Judës,+
do t’i kërkojë llogari Jakobit për udhët e tij;
do ta shpaguajë sipas veprave të tij.+
3 Kur ishte në bark, e kapi të vëllanë nga thembra.+
Me sa fuqi që kishte, u ndesh me Perëndinë.+
4 Vazhdoi të ndeshej me një engjëll dhe ia doli mbanë.
Ai qau dhe u përgjërua për pëlqimin e tij.»+
Ai* e gjeti në Bethel dhe atje filloi të fliste me ne.+
5 Ai është Jehovai, Perëndia i ushtrive.+
Jehova është emri me të cilin kujtohet Ai.+
6 «Kthehu, pra, te Perëndia yt,+
ruaj dashurinë besnike e drejtësinë,+
dhe shpreso gjithmonë te Perëndia yt!
Në tërë mundin tim nuk do të gjejnë asnjë faj a mëkat.’
9 Por unë jam Jehovai, Perëndia yt nga* vendi i Egjiptit.+
Unë do të të thërras sërish që të banosh në tenda,
si në ditë feste.*
Me anë të profetëve u fola me tregime alegorike.
11 Në Galad kanë ndodhur mashtrime*+ dhe gënjeshtra.
12 Jakobi ia mbathi për në territorin* e Aramit;*+
Izraeli+ shërbeu atje për një grua,+
e për një grua ruajti dhentë.+
13 Me anë të një profeti, Jehovai e nxori Izraelin nga Egjipti+
dhe me anë të një profeti e ruajti atë.+
14 Efraimi e ofendoi rëndë Perëndinë.+
Ai do të mbetet fajtor gjaku.
Zotëria i tij do ta shpaguajë për poshtërimin që i bëri.»+
13 «Kur fliste Efraimi, të shtinte të dridhurat.
2 Tani ata i shtojnë mëkatet
dhe me argjendin e tyre bëjnë statuja prej metali;*+
bëjnë idhuj me mjeshtëri, të gjitha vepra artizani.
Pastaj thonë: ‘Njerëzit që bëjnë flijime të puthin viçat.’+
3 Prandaj ata do të bëhen si retë e mëngjesit,
si vesa që zhduket shpejt,
si byku i lëmit që stuhia e merr tutje,
si tymi që del nga oxhaku.
4 Por unë jam Jehovai, Perëndia yt nga* vendi i Egjiptit.+
Ti nuk njihje asnjë Perëndi tjetër veç meje;
s’ka shpëtimtar tjetër veç meje.+
5 Unë u kujdesa për ty në shkretëtirë,+ në vendin e thatësirës.
Ja pse më harruan.+
Atje do t’i gllabëroj si luan;
egërsira e fushës do t’i bëjë copë-copë.
9 Ajo do të të shkatërrojë, O Izrael,
meqenëse ti u ktheve kundër meje, kundër ndihmës sate.
10 Ku e ke, pra, mbretin tënd, që të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua,+
dhe sundimtarët* e tu për të cilët the:
‘Më jep një mbret dhe princa.’+
13 Ai do të ndiejë dhembjet e lindjes.
Por ai nuk është fëmijë i mençur,
sepse kur vjen koha e lindjes, nuk do që të dalë nga barku.*
Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?+
Ku është fuqia jote shkatërruese, o Varr?+
Dhembshuria do të fshihet nga sytë e mi.
15 Edhe nëse ai lulëzon mes kallamave,
nga lindja do të vijë një erë, era e Jehovait.
Ajo do të vijë nga shkretëtira që të shterojë pusin e tij dhe të thajë kroin e tij.
Ajo do të zhvatë thesarin me gjithë gjërat e tij të çmuara.+
16 Samaria do të quhet fajtore,+ sepse është rebeluar kundër Perëndisë së saj.+
Ata do të bien të vdekur nga shpata;+
fëmijët do t’u bëhen copë-copë,
kurse grave shtatzëna do t’u çahet barku.»
2 Kthehuni te Jehovai me këto fjalë
dhe i thoni: «Na e fal fajin,+ prano atë që është e mirë,
dhe ne do të të ofrojmë lëvdimin e buzëve tona,+ njësoj si do të të ofronim dema të rinj.*
3 Asiria nuk do të na shpëtojë.+
Nuk do t’u hipim kuajve.+
Nuk do t’i themi më ‘O Perëndia ynë!’ veprës së duarve tona,
sepse ti je ai që i tregon mëshirë jetimit.»+
4 «Unë do t’ua shëroj jobesnikërinë.+
5 Unë do të bëhem si vesa për Izraelin.
Ai do të lulëzojë si zambaku
dhe do t’i lëshojë rrënjët si pemët e Libanit.
6 Do t’i përhapen degëzat
dhe shkëlqimi i tij do të jetë si ai i pemës së ullirit,
ndërsa aroma si ajo e pemës së Libanit.
7 Ata do të banojnë sërish nën hijen e Tij.
Do të kultivojnë drithë dhe do të lëshojnë sythe si hardhia.+
Fama e Tij do të jetë si ajo e verës së Libanit.
8 Efraimi do të thotë: ‘Ç’punë kam unë me idhujt?’+
Unë do t’i përgjigjem dhe do të kujdesem për të.+
Unë do të jem si një pemë dëllinje e harlisur.
Nga unë do të dalë fryt për ty.»
9 Kush është i mençur? Le t’i kuptojë këto gjëra.
Kush është i matur? Le t’i dallojë ato,
sepse udhët e Jehovait janë të ndershme+
dhe në to do të ecin të drejtët,
kurse shkelësit do të pengohen.
Formë e shkurtuar e emrit Hoshajah që do të thotë «i shpëtuar nga Jah; Jah ka shpëtuar».
Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Do të thotë «Perëndia do të mbjellë farë».
Ose «ultësirën».
Do të thotë «nuk iu tregua mëshirë».
Do të thotë «nuk është populli im».
Fjalë për fjalë «i bijve të Izraelit».
Shih shënimin te Ho 1:9.
Shih shënimin te Ho 1:6.
Ose «imoralitetin; marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
Ose «imoralitet (marrëdhënie seksuale me shumë persona)».
Ose «idhujve».
Ose «ultësirën».
Ose «Baali im».
Ose «të shtrihet».
Do të thotë «Perëndia do të mbjellë farë».
Shih shënimin te Ho 1:6.
Shih shënimin te Ho 1:9.
Ose «tradhti bashkëshortore».
Domethënë, ato që përdoreshin për adhurimin e rremë.
Një homer ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «imoralitet (marrëdhënie seksuale me shumë persona)».
Fjalë për fjalë «shumë ditë».
Shih Fjalorthin.
Ose «perëndi shtëpie». Fjalë për fjalë «terafimë».
Ose «do ta zhduk».
Ose «do ta zhduk».
Ose «udhëzimin».
Një mundësi tjetër «Lavdinë time e kanë këmbyer me çnderim».
Ose «shpirti i tyre dëshiron». Shih Fjalorthin, «Shpirti».
Ose «Do të zhyten në imoralitet; do të kenë marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Ose «Imoraliteti; Marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
Fjalë për fjalë «të heqin zemrën».
Ose «shkopi i fallxhorëve».
Ose «imoraliteti; marrëdhëniet seksuale me shumë persona». Fjalë për fjalë «frymë prostitucioni».
Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
Një pemë me lule të bukura e me aromë të këndshme.
Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Ose «imoralitetin; marrëdhëniet seksuale me shumë persona».
Ose «imoralitet; marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Fjalë për fjalë «një vend të hapur».
Ose «birra e grurit».
Ose «zhytet në imoralitet; kryen marrëdhënie seksuale me shumë persona».
Fjalë për fjalë «mburojat».
Ose «Rebelët».
Ose «unë do t’i disiplinoj».
Ose «imoralitet».
Ose «imoraliteti; marrëdhëniet seksuale me shumë persona». Fjalë për fjalë «frymë prostitucioni».
Ose «fushat».
Ose «luan i ri me krifë».
Fjalë për fjalë «fytyrën time».
Fjalë për fjalë «për t’i gdhendur».
Ose «mëshirën».
Ose «me gjurmë gjaku».
Ose «nuk thonë në zemër».
Një mundësi tjetër «Zemra e tyre është si një furrë teksa afrohen me intrigat e tyre».
Fjalë për fjalë «gjykatësit».
Fjalë për fjalë «pa zemër».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Domethënë, te një formë adhurimi shumë e lartë.
Ose «që të arrini pafajësinë?!»
Ose «të panjohurit».
Ose «udhëzime».
Një mundësi tjetër «Ata do të kthehen».
Ose «të imoralitetit; të marrëdhënieve seksuale me shumë persona».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «e festës së caktuar».
Ose «gjësë së turpshme».
Një mundësi tjetër «e harlisur».
Ose «dinake; lajkatare».
Fjalë për fjalë «nuk i jemi frikësuar Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».
Shih Fjalorthin.
Ose «nuk i shkatërroi plotësisht».
Domethënë, kur të mbajnë ndëshkimin e tyre si një zgjedhë.
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Ose «të kalërojë».
Fjalë për fjalë «do ta bëj të heshtë».
Domethënë, profetët dhe të tjerët që dërgoheshin për të udhëzuar Izraelin.
Ose «litarët e mirësisë», si ata që përdorin prindërit për ta mësuar fëmijën të ecë.
Fjalë për fjalë «si ata që u heqin zgjedhën nga nofullat».
Domethënë, te një formë adhurimi shumë e lartë.
Ose «Zemra më ka ndryshuar».
Domethënë, Perëndia.
Ose «që nga koha në».
Fjalë për fjalë «si në ditët e një kohe të caktuar».
Shih Fjalorthin.
Ose «gjëra të mbinatyrshme; gjëra të mistershme».
Fjalë për fjalë «fushën».
Ose «e Sirisë».
Ose «shtatore të derdhura».
Ose «që nga koha në».
Fjalë për fjalë «mbështjellën e zemrës».
Fjalë për fjalë «gjykatësit».
Ose «ruajtur».
Ose «nuk vihet në pozicionin e duhur».
Ose «i Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «do të të japim demat e rinj të buzëve tona».