EZEKIELI
1 Vitin e 30-të,* ditën e pestë të muajit të katërt, teksa isha mes të mërguarve+ pranë lumit Kebar,+ qiejt u hapën dhe fillova të shihja vegime* nga Perëndia. 2 Ditën e pestë të muajit, domethënë, vitin e pestë të mërgimit të mbretit Jehojakin,+ 3 fjala e Jehovait m’u drejtua mua, Ezekielit,* birit të priftit Buzi, ndërsa isha në vendin e kaldeasve,+ pranë lumit Kebar. Atje, fuqia* e Jehovait filloi të vepronte tek unë.+
4 Ndërsa shihja, ja tek erdhi nga veriu një erë e stuhishme,+ një re gjigante dhe një zjarr flakërues*+ të rrethuar nga një dritë vezulluese, e në mes të zjarrit ishte diçka që dukej si metal i shndritshëm.*+ 5 Brenda zjarrit ishin disa që dukeshin si katër krijesa të gjalla,+ që nga pamja ngjanin me njeriun. 6 Secila krijesë kishte katër fytyra dhe katër krahë.+ 7 Këmbët i kishin të drejta dhe u shndritnin si bakër i lustruar,+ shputat e këmbëve i kishin si thundra viçi, 8 ndërsa poshtë krahëve, në të katër anët, kishin duar njeriu; që të katra krijesat kishin fytyra dhe krahë. 9 Krahët e tyre preknin njëri-tjetrin. Kur ecnin, ato nuk ktheheshin, por secila shkonte drejt përpara.+
10 Fytyrat e tyre dukeshin kështu:+ secila nga katër krijesat kishte një fytyrë njeriu, një fytyrë luani+ në të djathtë, një fytyrë demi+ në të majtë dhe një fytyrë shqiponje.+ 11 Kështu, pra, ishin fytyrat e tyre. Krahët e tyre shtriheshin lart; secila kishte dy krahë që preknin njëri-tjetrin dhe dy të tjerë që mbulonin trupin.+
12 Krijesat e gjalla shkonin drejt përpara, ku t’i drejtonte fryma.*+ Ato ecnin e nuk ktheheshin 13 dhe dukeshin si thëngjij të ndezur. Ndërmjet tyre lëviznin para-mbrapa ca si pishtarë me zjarr flakërues, e prej zjarrit shkreptinin vetëtima.+ 14 Edhe kur lëviznin tek shkonin e vinin, krijesat e gjalla dukeshin si vetëtimë.
15 Ndërsa po shikoja krijesat e gjalla me katër fytyra, vura re se përtokë, përkrah secilës prej tyre, kishte nga një rrotë.+ 16 Për nga pamja, rrotat rrëzëllenin si krizolit dhe që të katra dukeshin njësoj, kurse për nga struktura, dukeshin si një rrotë e futur në mes të një rrote tjetër.* 17 Tek lëviznin, mund të shkonin në cilindo nga të katër drejtimet pa pasur nevojë të ktheheshin. 18 Lartësia e rrotave të linte gojëhapur dhe pjesa e jashtme e të katër rrotave ishte plot sy rreth e qark.+ 19 Sa herë që lëviznin krijesat e gjalla, lëviznin edhe rrotat, dhe kur krijesat e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat.+ 20 Krijesat e gjalla shkonin ku t’i drejtonte fryma, atje ku shkonte edhe ajo vetë. Rrotat ngriheshin bashkë me to, sepse po ajo frymë që vepronte te krijesat e gjalla,* ishte edhe te rrotat. 21 Kur krijesat e gjalla lëviznin, lëviznin edhe rrotat; kur ato ndaleshin, ndaleshin edhe rrotat, dhe kur ato ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat, sepse po ajo frymë që vepronte te krijesat e gjalla, ishte edhe te rrotat.
22 Sipër kokave të krijesave të gjalla shtrihej diçka që ngjante me një platformë të kristaltë që rrëzëllente si akull.+ 23 Poshtë kësaj platforme, krahët e krijesave shtriheshin lart* dhe preknin njëri-tjetrin; secila kishte dy krahë për të mbuluar një anë të trupit dhe dy për të mbuluar anën tjetër. 24 Kur dëgjova zhurmën e krahëve të tyre, m’u duk si zhurma e ujërave gurgulluese, si zëri i të Plotfuqishmit.+ Kur lëviznin, dukej si zhurma e një ushtrie; kur ndaleshin, krijesat i ulnin krahët.
25 Dëgjova një zë që vinte nga lart, mbi platformën që shtrihej sipër kokave të tyre. (Kur ndaleshin, krijesat i ulnin krahët.) 26 Mbi platformën sipër kokave të tyre, kishte diçka që ngjante si fron+ e që dukej si gur safiri.+ Mbi atë fron rrinte ulur dikush që kishte pamje njeriu.+ 27 Nga ajo që dukej si pjesa e trupit nga mesi e lart, pashë diçka rrëzëlluese si metal i shndritshëm+ që shkëlqente si flakët e zjarrit, dhe nga mesi e poshtë pashë diçka që ngjante si zjarr.+ Atë e rrethonte një shkëlqim 28 si ai i ylberit+ kur del në re në një ditë shiu. Kështu dukej drita që shkëlqente rreth e qark tij. Ajo ngjante si lavdia e Jehovait.+ Kur e pashë këtë, u përkula me fytyrë përtokë dhe fillova të dëgjoja zërin e dikujt që fliste.
2 Ai më tha: «Bir njeriu,* çohu në këmbë që të të flas.»+ 2 Pasi dëgjova këtë, fryma e Perëndisë hyri tek unë dhe më ngriti në këmbë,+ që të dëgjoja Atë që po më fliste.
3 Ai vazhdoi: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te populli i Izraelit,+ te kombet rebele* që kanë ngritur krye kundër meje.+ Ata dhe paraardhësit e tyre e kanë shkelur ligjin tim deri sot e kësaj dite.+ 4 Unë po të dërgoj te këta njerëz sfidues* dhe zemërgur,+ të cilëve duhet t’u thuash: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova.’ 5 Duan apo s’duan të dëgjojnë—sepse janë një shtëpi rebele+—ata kanë për ta marrë vesh se mes tyre ka qenë një profet.+
6 Mirëpo ti, o bir njeriu, mos ki frikë nga ata+ dhe nga fjalët e tyre, ndonëse je rrethuar nga driza e gjemba*+ dhe banon mes akrepave. Mos ki frikë nga fjalët e tyre+ dhe mos u tmerro nga fytyrat e tyre,+ edhe pse janë shtëpi rebele. 7 Tregoju fjalët e mia, duan apo s’duan të dëgjojnë, sepse janë popull rebel.+
8 O bir njeriu, dëgjo çfarë po të them e mos u bëj rebel si kjo shtëpi rebele. Hape gojën e haje këtë që po të jap.»+
9 Unë pashë dhe ja, drejt meje u zgjat një dorë,+ në të cilën ishte një rrotull e shkruar.*+ 10 Kur e hapi përpara syve të mi, vura re që rrotulla ishte e shkruar nga të dyja anët.+ Në të ishin shkruar këngë të përvajshme,* rënkime dhe vajtime.+
3 Pastaj ai më tha: «Bir njeriu, ha ç’të është vënë përpara. Haje këtë rrotull dhe shko t’i flasësh shtëpisë së Izraelit.»+
2 Kështu unë hapa gojën, dhe ai ma dha rrotullën që ta haja. 3 Ai më tha akoma: «Bir njeriu, haje këtë rrotull dhe mbushe barkun me të.» Nisa ta haja, dhe për gojën time ajo ishte e ëmbël si mjalti.+
4 Ai vazhdoi: «Bir njeriu, shko te shtëpia e Izraelit dhe thuaju fjalët e mia. 5 Nuk po të dërgoj te një popull me gjuhë të pakuptueshme a të panjohur, por te shtëpia e Izraelit. 6 Nuk po të dërgoj as te shumë popuj me gjuhë të pakuptueshme a të panjohur, të cilëve nuk ua kupton dot fjalët. Po të të dërgoja tek ata, do të të dëgjonin.+ 7 Por shtëpia e Izraelit nuk do të pranojë të të dëgjojë, ngaqë nuk duan të më dëgjojnë mua.+ Të gjithë në shtëpinë e Izraelit janë kokëshkëmb e zemërgur.+ 8 Ja, unë ta kam bërë fytyrën po aq të fortë sa fytyra e tyre dhe ballin po aq të fortë sa balli i tyre.+ 9 E kam bërë ballin tënd si diamanti, më të fortë se guri i strallit.+ Mos ki frikë nga ata dhe mos u tmerro nga fytyrat e tyre,+ edhe pse janë shtëpi rebele.»
10 Ai vazhdoi: «Bir njeriu, pranoji me gjithë zemër e vërua veshin të gjitha fjalëve të mia. 11 Shko te të mërguarit e popullit tënd*+ dhe, duan apo s’duan të dëgjojnë,+ ti thuaju: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova.’»
12 Pastaj fryma* më ngriti+ dhe pas meje dëgjova një zë si zhurma e një gjëmimi të madh që thoshte: «Lëvduar qoftë lavdia e Jehovait në vendin e tij!» 13 Dëgjova zhurmën e krahëve të krijesave të gjalla teksa preknin njëri-tjetrin,+ zhurmën e rrotave pranë tyre+ dhe zhurmën e një gjëmimi të madh. 14 Fryma* më ngriti e më mori me vete, dhe unë ika i hidhëruar, i mbushur me indinjatë; fuqia* e Jehovait që vepronte tek unë, ishte e madhe. 15 Kështu, shkova në Tel-Abib, te të mërguarit që banonin pranë lumit Kebar,+ dhe qëndrova me ta; qëndrova si i mpirë+ mes tyre për shtatë ditë.
16 Në fund të shtatë ditëve, fjala e Jehovait m’u drejtua:
17 «Bir njeriu, unë të kam caktuar si rojë për shtëpinë e Izraelit+ dhe, kur të dëgjosh fjalët e gojës sime, paralajmëroji ata nga ana ime.+ 18 Nëse i them të ligut: ‘Ke për të vdekur’, por ti nuk e paralajmëron e nuk i thua që ta lërë rrugën e tij të ligë, që të jetojë,+ ai do të vdesë për fajin e vet meqenëse është i lig,+ por gjakun e të ligut do ta kërkoj nga ti.*+ 19 Por, nëse e paralajmëron të ligun dhe ai nuk heq dorë nga ligësia dhe rruga e tij e keqe, ai do të vdesë për fajin e vet, kurse ti do ta shpëtosh jetën tënde.+ 20 Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe bën atë që është e gabuar,* unë do t’i vë përpara një gur pengese dhe ai do të vdesë.+ Nëse ti nuk e ke paralajmëruar, ai do të vdesë për mëkatin e vet dhe veprat e tij të drejta nuk do të kujtohen, megjithatë gjakun e të drejtit do ta kërkoj nga ti.*+ 21 Por, nëse e ke paralajmëruar të drejtin që të mos mëkatojë dhe ai nuk mëkaton, ai me siguri do të jetojë, sepse u paralajmërua,+ dhe ti do ta shpëtosh jetën tënde.»
22 Fuqia* e Jehovait veproi tek unë, dhe ai më tha: «Ngrihu e shko te rrafshina, se atje do të flas me ty.» 23 Prandaj u ngrita e shkova te rrafshina, kur ja, atje ishte lavdia e Jehovait,+ si lavdia që kisha parë pranë lumit Kebar,+ dhe u përkula me fytyrë përtokë. 24 Pastaj fryma e Perëndisë hyri tek unë e më bëri të rrija në këmbë.+ Ai më tha:
«Shko e mbyllu në shtëpi. 25 Ty, o bir njeriu, populli do të të lidhë me litarë, që të mos dalësh e të shkosh mes tyre. 26 Ndërsa unë do të ta ngjit gjuhën pas qiellzës dhe ti do të bëhesh memec, e kështu nuk do të jesh në gjendje t’i korrigjosh, sepse janë shtëpi rebele. 27 Por, kur të flas me ty, unë do të ta hap përsëri gojën dhe ti do t’u thuash:+ ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova.’ Kush do, le të dëgjojë,+ dhe kush s’do, le të mos dëgjojë, sepse janë shtëpi rebele.+
4 Ti, o bir njeriu, merr një tullë, vëre përpara dhe gdhend në të një qytet, pra, Jerusalemin. 2 Pastaj rrethoje:+ ndërto një mur+ dhe një ledh rrethues,+ ngri kampe kundër tij dhe vëri disa desh* rreth e qark.+ 3 Merr një pllakë hekuri, vendose si mur hekuri mes teje e qytetit dhe pastaj kthehu me fytyrë nga qyteti e mos ia ndaj sytë; kështu do të tregosh si do të rrethohet qyteti. Kjo do të jetë një shenjë për shtëpinë e Izraelit.+
4 Pastaj shtrihu në krahun e majtë dhe mbaj mbi vete* fajin e shtëpisë së Izraelit.+ Ti do ta mbash fajin e tyre për sa ditë të rrish shtrirë në atë krah. 5 Këtë duhet ta bësh për 390 ditë, që përkojnë me vitet e fajit të tyre,+ gjatë të cilave do të mbash fajin e shtëpisë së Izraelit. 6 Plotësoji të gjitha ditët.
Pastaj, herën e dytë do të shtrihesh në krahun e djathtë dhe do të mbash fajin e shtëpisë së Judës+ për 40 ditë. Të kam caktuar një ditë për një vit, një ditë për një vit. 7 Ktheje fytyrën nga Jerusalemi i rrethuar+ dhe, me krahun të përveshur, profetizo kundër tij.
8 Unë do të të lidh me litarë, që të mos kthehesh nga njëri krah në tjetrin, derisa të kesh plotësuar ditët që do të rrethosh qytetin.
9 Merr grurë, elb, bathë, thjerrëza, mel dhe speltë,* vëri në një enë dhe bëj me to bukë. Për sa ditë të rrish i shtrirë në krah, domethënë për 390 ditë, duhet të hash nga kjo bukë.+ 10 Do ta peshosh ushqimin që do të hash: do të hash 20 sikla* në ditë, në orare të caktuara.
11 Edhe ujin do ta pish me masë: do të pish një të gjashtën e hinit,* në orare të caktuara.
12 Do ta hash atë bukë si të ishte bukë e rrumbullakët elbi; do ta pjekësh para syve të tyre mbi një zjarr prej jashtëqitjesh të thara njeriu.» 13 Jehovai vazhdoi: «Po kaq e papastër do të jetë buka që do të hanë izraelitët mes kombeve ku do t’i shpërndaj.»+
14 Atëherë unë thashë: «Oh jo, Zotëri Sovran Jehova, jo këtë! Që në rini e deri tani nuk jam ndotur duke ngrënë ndonjë kafshë të ngordhur a të shqyer+ dhe nuk kam futur në gojë asnjë lloj mishi të papastër.»+
15 Prandaj ai më tha: «Dakord, në vend të jashtëqitjes së njeriut, mund të përdorësh pleh gjedhësh dhe do ta pjekësh bukën tënde mbi të.» 16 Pastaj vazhdoi: «Bir njeriu, unë do t’i pakësoj rezervat e ushqimit* në Jerusalem;+ ata do ta hanë plot ankth racionin e caktuar të bukës+ dhe do ta pinë të llahtarisur racionin e caktuar të ujit.+ 17 Ata do ta shohin njëri-tjetrin të tronditur nga mungesa e bukës dhe e ujit, dhe do të treten për shkak të fajit të tyre.
5 Ti, o bir njeriu, merr një shpatë të mprehtë dhe përdore si brisk berberi. Rruaj kokën dhe mjekrën, dhe pastaj merr një peshore e ndaji qimet në tri tufa. 2 Një të tretën digje në zjarr brenda qytetit sapo të jenë plotësuar ditët e rrethimit,+ një të tretën tjetër merre dhe prite me shpatë rreth e qark qytetit,+ kurse një të tretën e fundit shpërndaje që ta marrë era, dhe unë do të nxjerr një shpatë që ta ndjekë nga pas.+
3 Nga tufa e fundit, merr ca dhe mbështilli te palat* e veshjes sate. 4 Ca të tjera merri e hidhi në zjarr që të digjen e të bëhen hi. Ky zjarr do të përhapet në tërë shtëpinë e Izraelit.+
5 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ky është Jerusalemi! Unë e vura mes kombeve dhe mes vendeve që e rrethojnë. 6 Por ai u rebelua kundër ligjeve dhe vendimeve të mia gjyqësore, duke vepruar më me ligësi se kombet dhe vendet përreth,+ sepse populli i hodhi poshtë vendimet e mia gjyqësore dhe nuk eci sipas ligjeve të mia.’
7 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ngaqë ju keni hapur më shumë telashe se kombet përreth, nuk keni ecur sipas ligjeve të mia e nuk i keni zbatuar vendimet e mia gjyqësore, por në vend të kësaj keni zbatuar vendimet gjyqësore të kombeve përreth,+ 8 Zotëria Sovran Jehova thotë kështu: ‘Ja, unë jam kundër teje, o qytet,+ dhe unë vetë do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor në sy të kombeve.+ 9 Do të të bëj atë që s’e kam bërë kurrë dhe që s’kam për ta bërë më kurrë, për shkak të gjithë zakoneve të tua të neveritshme.+
10 Si pasojë, etërit do të hanë bijtë+ dhe bijtë do të hanë etërit, e unë do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor kundër teje, dhe ata që do të mbeten, do t’i shpërndaj në të katër anët.’”*+
11 Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—meqë e ke ndotur shenjtëroren time me tërë ata idhuj të pështirë e me tërë ato zakone të neveritshme,+ unë do të të hedh poshtë.* Syrit tim nuk do t’i vijë keq dhe nuk do të më dhimbsesh fare.+ 12 Një e treta juaj do të vdesë nga murtaja* ose do të marrë fund nga zia e bukës, një e treta do të vritet nga shpata+ rreth e qark jush dhe një të tretën që mbetet, do ta shpërndaj në të katër anët* e do të nxjerr një shpatë që ta ndjekë nga pas.+ 13 Atëherë zemërimi im do të shuhet, furia ime do të fashitet e unë do të gjej qetësi.+ Kur të kem shfryrë tërë furinë time mbi ta, ata kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam folur ngaqë kërkoj me këmbëngulje të më përkushtohen vetëm mua.+
14 Unë do të të kthej në gërmadhë dhe do të të poshtëroj në sytë e kombeve përreth dhe të të gjithë kalimtarëve.+ 15 Kur të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor me zemërim, furi dhe ndëshkime të ashpra, ti do të poshtërohesh e do të përbuzesh,+ do të bëhesh një shembull paralajmërues e i llahtarshëm për kombet përreth. Unë, Jehovai, kam folur.
16 Unë do të dërgoj kundër jush shigjetat vdekjeprurëse të zisë së bukës, që t’ju shkatërroj, po, do t’i dërgoj që t’ju shfaros.+ Do ta bëj më të rëndë zinë e bukës duke pakësuar rezervat e ushqimit.*+ 17 Unë do të dërgoj kundër jush zi buke dhe egërsira+ që do t’ju lënë pa fëmijë. Murtaja dhe gjakderdhja do të bëjnë kërdinë, dhe unë do të sjell kundër jush shpatën.+ Unë, Jehovai, kam folur.»
6 Fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 2 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga malet e Izraelit dhe profetizo kundër tyre. 3 Thuaju: “O male të Izraelit, dëgjoni fjalët e Zotërisë Sovran Jehova! Kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova maleve e kodrave, lumenjve e luginave: ‘Ja, unë do të sjell kundër jush shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.* 4 Altarët tuaj do të thërrmohen, mbajtëset e temjanit do të bëhen copë-copë,+ kurse të vrarët tuaj do t’i hedh përpara idhujve tuaj të pështirë.*+ 5 Do t’i hedh kufomat e popullit të Izraelit përpara idhujve të tyre të pështirë dhe eshtrat do t’ua shpërndaj rreth e përqark altarëve.+ 6 Në të gjitha vendet ku banoni, qytetet do të kthehen në gërmadha+ dhe vendet e larta do të rrafshohen e do të shkretohen.+ Altarët do të shemben e do të bëhen copë-copë, idhujt e pështirë do të zhduken, mbajtëset e temjanit do të rrënohen dhe çdo vepër e duarve tuaja do të fshihet nga faqja e dheut. 7 Do të ketë shumë të vrarë mes jush,+ dhe ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+
8 Megjithatë, unë do të lë një mbetje, sepse disa prej jush do t’i shpëtojnë shpatës kur të jeni mes kombeve, të shpërndarë vend më vend.+ 9 Ata që do të shpëtojnë, do të kujtohen për mua mes kombeve ku do t’i çojnë robër.+ Do ta kuptojnë se ma bënë zemrën plagë kur zemra e tyre e pabesë* më braktisi+ dhe sytë e tyre ishin plot epsh për* idhujt e tyre të pështirë.+ Atyre do t’u vijë turp e do të ndiejnë neveri për të gjitha gjërat e liga dhe të neveritshme që kanë bërë.+ 10 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai dhe se nuk flisja kot kur i kërcënoja se do t’ua sillja këto të këqija.’”+
11 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Përplasi duart e këmbët dhe vajto për tërë gjërat e liga e të neveritshme që ka bërë shtëpia e Izraelit, sepse ata do të bien të vdekur nga shpata, nga zia e bukës dhe nga murtaja.+ 12 Kush është larg, do të vdesë nga murtaja. Kush është afër, do të bjerë i vdekur nga shpata. Kush u shpëton këtyre dhe mbetet gjallë, do të vdesë nga zia e bukës. Unë do ta shfryj deri në fund zemërimin tim të furishëm.+ 13 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai+ kur të vrarët të dergjen para idhujve të tyre të pështirë, rreth e përqark altarëve,+ në çdo kodër të lartë, në të gjitha majat e maleve, poshtë pemëve të harlisura, poshtë degëve të pemëve të mëdha, kudo ku kanë paraqitur blatime erëmira* për të qetësuar gjithë idhujt e tyre të pështirë.+ 14 Unë do ta ngre dorën kundër tyre dhe do ta shkretoj vendin, po, të gjithë vendin ku banojnë, do ta bëj më të shkretë se shkretëtira pranë Diblahut. Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»
7 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, kështu i thotë Zotëria Sovran Jehova vendit të Izraelit: ‘Ja fundi! Erdhi fundi në të katër anët e vendit. 3 Tani të erdhi fundi! Unë do të shfryj zemërimin tim mbi ty, do të të gjykoj sipas udhëve që ke ndjekur dhe do të të kërkoj llogari për tërë veprimet e neveritshme. 4 Syrit tim nuk do t’i vijë keq për ty dhe nuk do të më dhimbsesh fare.+ Përkundrazi, do të sjell mbi ty tërë të këqijat e udhëve të tua, dhe ti do të vuash pasojat e veprimeve të tua të neveritshme.+ Ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’+
5 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja! Një e keqe e madhe, një e keqe e paparë po vjen!+ 6 Po të vjen fundi! Fundi do të vijë e do të ngrihet* kundër teje! Ja ku po vjen. 7 Të erdhi radha,* o banor i vendit! Të erdhi koha, dita është afër.+ Në male ka rrëmujë e jo britma gëzimi.
8 Pas pak mbi ty do të derdh tërbimin tim+ dhe do ta shfryj deri në fund zemërimin.+ Do të të gjykoj sipas udhëve që ke ndjekur dhe do të të kërkoj llogari për tërë veprimet e neveritshme. 9 Syrit tim nuk do t’i vijë keq dhe nuk do të më dhimbsesh fare.+ Do të sjell mbi ty të këqijat e udhëve që ke ndjekur, dhe ti do të vuash pasojat e veprimeve të tua të neveritshme. Ju keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, po ju godas.*+
10 Ja dita! Ja, po vjen!+ Të erdhi radha!* Shkopi ka lulëzuar! Arroganca* ka çelur! 11 Dhuna është bërë shkop për të ndëshkuar ligësinë.+ As ti, as pasuria, as turmat dhe as fama jote nuk do të mbijetojnë. 12 Do të vijë koha! Do të vijë dita! Ai që blen, të mos gëzojë, ai që shet, të mos vajtojë, sepse zemërimi im i furishëm po vjen kundër të gjithëve.*+ 13 Ai që shet, nuk do të kthehet më tek ajo që shiti edhe nëse i kursehet jeta, pasi vegimi* është kundër të gjithëve. Asnjë nuk do të kthehet dhe, për shkak të fajit të vet,* askush nuk do ta shpëtojë jetën e vet.
14 I bien trumbetës+ dhe të gjithë bëhen gati, por askush nuk shkon në betejë, sepse zemërimi im i furishëm po vjen kundër të gjithëve.+ 15 Jashtë është shpata,+ brenda zia e bukës dhe murtaja. Kush është në arë, do të bjerë i vdekur nga shpata dhe kush është në qytet, do të gllabërohet nga zia e bukës dhe murtaja.+ 16 Ata që arrijnë të shpëtojnë, do të shkojnë në male dhe, si pëllumbat e luginave, do të vajtojnë secili për shkak të fajit të vet.+ 17 Të gjithë do t’i lëshojë zemra,* tërë gjunjët do të pikojnë.*+ 18 Me copë thesi*+ do të vishen e të dridhurat do t’i pushtojnë. Të gjithë do të turpërohen e do t’i rruajnë kokat.*+
19 Do ta hedhin argjendin nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet i neveritshëm. As argjendi dhe as ari i tyre nuk do t’i çlirojë dot ditën e zemërimit të furishëm të Jehovait.+ Nuk do të ngopen e nuk do ta mbushin barkun, sepse ato* u bënë gur pengese që i bëri me faj. 20 Krenoheshin me bukurinë e stolive të tyre dhe me to* bënë shëmbëlltyrat e neveritshme dhe idhujt e pështirë.+ Ja pse do t’ua kthej arin dhe argjendin në një gjë të neveritshme. 21 Unë do t’ua jap ato* si plaçkë të huajve dhe të ligjve të tokës, të cilët do t’i përdhosin.
22 Do t’i largoj sytë prej tyre+ dhe vendi im i çmuar* do të përdhoset; atje do të hyjnë hajdutët e do ta përdhosin.+
23 Bëj gati zinxhirin,*+ sepse vendi është plot me vendime gjyqësore të përgjakura+ dhe qyteti është plot dhunë.+ 24 Unë do të sjell njerëzit më të këqij të kombeve,+ që do t’ua zaptojnë shtëpitë;+ do t’i jap fund krenarisë së të fortëve dhe shenjtëroret e tyre do të përdhosen.+ 25 Kur t’i pushtojë ankthi, do të kërkojnë paqe, por nuk do të kenë.+ 26 Do t’u bien të zeza pas të zezash dhe do të vijnë lajme të këqija njëri pas tjetrit. Njerëzit do t’i kërkojnë më kot vegime ndonjë profeti,+ dhe ligji* i priftërinjve e këshillat* e pleqve s’do të ekzistojnë më.+ 27 Mbreti do të mbajë zi,+ prijësit do t’i pushtojë dëshpërimi dhe popullit do t’i dridhen duart nga tmerri. Unë do t’i trajtoj sipas udhëve që kanë ndjekur dhe do t’i gjykoj siç i gjykuan ata të tjerët. Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»+
8 Vitin e gjashtë,* ditën e pestë të muajit të gjashtë, teksa rrija ulur në shtëpinë time dhe përballë meje rrinin ulur pleqtë e Judës, fuqia* e Zotërisë Sovran Jehova veproi tek unë. 2 Ndërsa shikoja, vura re dikë që ngjante si zjarr: nga ajo që dukej si pjesa e trupit nga mesi e poshtë, ishte zjarr,+ kurse pjesa e trupit nga mesi e lart, rrëzëllente si metal i shndritshëm.*+ 3 Pastaj ai zgjati diçka që ngjante si dorë dhe më kapi nga flokët. Një frymë* më ngriti mes tokës e qiellit dhe, me anë të vegimeve* nga Perëndia, më çoi në Jerusalem, në hyrje të portës së brendshme+ që është me drejtim nga veriu, ku e kishte vendin simboli i xhelozisë* që ngjall xhelozi.+ 4 Ja, atje ishte edhe lavdia e Perëndisë së Izraelit,+ e cila ngjante me atë që kisha parë te rrafshina.+
5 Ai më tha: «Bir njeriu, të lutem, ngriji sytë në drejtim të veriut.» Unë ngrita sytë në drejtim të veriut dhe ja, në veri të portës së altarit ishte simboli i xhelozisë.* 6 Ai më tha akoma: «Bir njeriu, e sheh çfarë gjërash të tmerrshme dhe të neveritshme po bën këtu shtëpia e Izraelit,+ gjëra që më detyrojnë të largohem nga shenjtërorja ime?+ Megjithatë, do të shohësh gjëra edhe më të neveritshme e më të tmerrshme se këto.»
7 Pastaj më çoi në hyrje të oborrit dhe atje pashë një vrimë në mur. 8 Atëherë ai më tha: «Bir njeriu, të lutem, hape më shumë vrimën që është në mur.» Kështu e hapa vrimën në mur dhe pashë një hyrje. 9 Ai më tha: «Hyr dhe shih gjërat e liga e të neveritshme që po bëjnë këtu.» 10 Atëherë hyra dhe pashë lloj-lloj shëmbëlltyrash të kafshëve zvarritëse e të neveritshme,+ si edhe të gjithë idhujt e pështirë* të shtëpisë së Izraelit,+ të gdhendur rreth e përqark mureve. 11 Para tyre qëndronin 70 pleq nga shtëpia e Izraelit dhe bashkë me ta ishte edhe Jazaniahu, biri i Shafanit;+ secili mbante në dorë temjanicën, nga e cila ngrihej një re temjani aromatik.+ 12 Pastaj më tha: «Bir njeriu, e sheh ç’po bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e brendshme ku ka ekspozuar idhujt e tij?* Se ata thonë: ‘Jehovai nuk na sheh. Jehovai ka ikur nga vendi.’»+
13 Pastaj ai vazhdoi: «Do të shohësh gjëra edhe më të neveritshme e më të tmerrshme se këto që po bëjnë.» 14 Kështu më çoi te hyrja e portës së veriut të shtëpisë së Jehovait dhe atje pashë disa gra që rrinin ulur e qanin për perëndinë Tamuz.
15 Pastaj ai më tha: «Bir njeriu, e sheh ç’bëhet? Do të shohësh gjëra edhe më të neveritshme e më të tmerrshme se këto.»+ 16 Atëherë më çoi në oborrin e brendshëm të shtëpisë së Jehovait.+ Atje, në hyrje të tempullit të Jehovait, mes portikut dhe altarit, ishin rreth 25 burra të kthyer me shpinë nga tempulli i Jehovait dhe me fytyrë drejt lindjes, të cilët po përkuleshin para diellit.+
17 Ai më tha akoma: «Bir njeriu, e sheh ç’bëhet? Gjë e vogël është për shtëpinë e Judës të bëjë gjithë këto gjëra të neveritshme? Gjë e vogël është që e kanë mbushur vendin me dhunë+ dhe më fyejnë pareshtur? Ja si ma zgjatin degën* te hunda. 18 Prandaj edhe unë do të tregoj tërbimin tim kundër tyre. Syrit tim nuk do t’i vijë keq e nuk do të më dhimbsen fare.+ Ata do të më thërrasin me zë të lartë, por unë nuk do t’i dëgjoj.»+
9 Pastaj e dëgjova kur tha me zë të lartë: «Të vijnë ata që do të ndëshkojnë qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë.»
2 Nga krahu i portës së sipërme,+ që është me drejtim nga veriu, pashë të vinin gjashtë burra, secili me topuz në dorë. Mes tyre ishte edhe një burrë i veshur me rroba linoje, që kishte një kallamar sekretari* në brez. Ata hynë dhe u ndalën pranë altarit prej bakri.+
3 Atëherë lavdia e Perëndisë së Izraelit+ u ngrit nga kerubinët, mbi të cilët rrinte, dhe shkoi te hyrja e shtëpisë.+ Pastaj Perëndia thirri burrin e veshur me rroba linoje, që kishte kallamarin e sekretarit në brez. 4 Jehovai i tha: «Kalo mes qytetit, mes Jerusalemit, dhe vëru një shenjë në ballë njerëzve që psherëtijnë e rënkojnë+ për tërë gjërat e neveritshme që bëhen në qytet.»+
5 Të tjerëve u tha në praninë time: «Kaloni pas tij mes për mes qytetit dhe goditini njerëzit për vdekje. Syrit tuaj të mos i vijë keq dhe të mos ju dhimbset asnjë.+ 6 Shfarosini krejt, të moshuar, të rinj, virgjëresha, fëmijë të vegjël dhe gra,+ por mos iu afroni askujt që ka shenjën.+ Filloni që nga shenjtërorja ime.»+ Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para shtëpisë.+ 7 Pastaj u tha: «Ndoteni shtëpinë dhe mbushini oborret me të vrarë.+ Shkoni!» Atëherë ata shkuan dhe vranë njerëzit në qytet.
8 Ndërsa ata po vrisnin njerëzit, unë mbeta vetëm, u përkula me fytyrë përtokë dhe thirra me zë të lartë: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! A do t’i shfarosësh të gjithë ata që kanë mbetur në Izrael, duke derdhur tërbimin tënd mbi Jerusalemin?»+
9 Ai ma ktheu: «Faji i shtëpisë së Izraelit dhe të Judës është jashtë mase i madh.+ Vendi është plot gjakderdhje+ dhe qyteti është krejt i korruptuar,+ sepse thonë: ‘Jehovai ka ikur nga vendi. Jehovai nuk sheh.’+ 10 Prandaj syrit tim nuk do t’i vijë keq dhe nuk do të më dhimbsen fare.+ Do t’u sjell mbi kokë të këqijat e udhës që kanë ndjekur.»
11 Pastaj pashë burrin e veshur me rroba linoje, që kishte kallamarin e sekretarit në brez, i cili tha: «Bëra pikërisht siç më urdhërove.»
10 Ndërsa po shikoja, ja, mbi platformën që shtrihej sipër kokave të kerubinëve, pashë diçka që ngjante si fron e që dukej si gur safiri.+ 2 Pastaj Perëndia i tha burrit të veshur me rroba linoje:+ «Hyr mes rrotave,+ poshtë kerubinëve, mbushi duart me thëngjij të ndezur+ nga ata që janë mes kerubinëve, dhe hidhi mbi qytet.»+ Kështu ai shkoi e hyri atje ndërsa unë shikoja.
3 Kerubinët po rrinin në të djathtë të shtëpisë kur burri hyri atje dhe reja po mbushte oborrin e brendshëm. 4 Lavdia e Jehovait+ u ngrit nga kerubinët e shkoi te hyrja e shtëpisë dhe, pak nga pak, reja mbushi shtëpinë,+ kurse oborri ishte mbushur plot me shkëlqimin e lavdisë së Jehovait. 5 Zhurma e krahëve të kerubinëve dëgjohej deri në oborrin e jashtëm; ajo ishte si kumbimi i zërit të Perëndisë së Plotfuqishëm kur flet.+
6 Pastaj ai e urdhëroi burrin e veshur me rroba linoje: «Merr zjarr mes rrotave, mes kerubinëve», dhe ai shkoi e qëndroi afër një rrote. 7 Atëherë njëri nga kerubinët zgjati dorën drejt zjarrit që ishte mes tyre,+ mori ca thëngjij dhe ia vuri në duar burrit të veshur me rroba linoje,+ i cili pasi i mori, iku. 8 Kerubinët kishin poshtë krahëve diçka që ngjante si dorë njeriu.+
9 Ndërsa po shikoja, vura re përkrah kerubinëve katër rrota, nga një rrotë afër secilit kerubin, të cilat rrëzëllenin si gur krizoliti.+ 10 Për nga pamja, të katra dukeshin njësoj, si një rrotë e futur në mes të një rrote tjetër. 11 Tek lëviznin, ato mund të shkonin në cilindo nga të katër drejtimet pa pasur nevojë të ktheheshin, sepse shkonin atje ku drejtoheshin fytyrat* e kerubinëve, pa bërë ndonjë kthesë. 12 Tërë trupi i kerubinëve, shpina, duart dhe krahët, si edhe rrotat, rrotat e të katër kerubinëve, ishin plot me sy rreth e qark.+ 13 Unë dëgjova një zë që u tha rrotave: «Nisuni, o rrota!»
14 Secili* kishte katër fytyra: e para ishte fytyrë kerubini, e dyta fytyrë njeriu, e treta fytyrë luani dhe e katërta fytyrë shqiponje.+
15 Kerubinët ngriheshin; ishin po ato krijesa të gjalla* që kisha parë pranë lumit Kebar.+ 16 Kur ata lëviznin, lëviznin edhe rrotat pranë tyre; kur kerubinët i hapnin krahët për t’u ngritur nga toka, rrotat nuk ndryshonin drejtim, por qëndronin pranë tyre.+ 17 Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe rrotat, dhe kur ata ngriheshin, ngriheshin edhe rrotat, sepse po ajo frymë* që vepronte te krijesat e gjalla,* ishte edhe te rrotat.
18 Pastaj lavdia e Jehovait+ u largua nga hyrja e shtëpisë dhe u ndal mbi kerubinët.+ 19 Ndërsa po i shikoja, kerubinët hapën krahët dhe u ngritën nga toka; teksa largoheshin, rrotat ishin pranë tyre. Kerubinët u ndalën te hyrja e portës lindore të shtëpisë së Jehovait, dhe lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte sipër tyre.+
20 Këto ishin krijesat e gjalla* që kisha parë të qëndronin poshtë fronit të Perëndisë së Izraelit,+ pranë lumit Kebar, e kështu kuptova që ishin kerubinë. 21 Secila nga katër krijesat kishte katër fytyra, katër krahë dhe poshtë krahëve kishin diçka që ngjante si dorë njeriu.+ 22 Fytyrat e tyre dukeshin si fytyrat që kisha parë pranë lumit Kebar.+ Kerubinët shkonin secili drejt përpara.+
11 Pastaj një frymë* më ngriti dhe më çoi te porta lindore e shtëpisë së Jehovait, te porta që është në drejtim të lindjes.+ Në hyrje të portës pashë 25 burra, mes të cilëve ishin edhe Jazaniahu, biri i Azurit, dhe Pelatiahu, biri i Benajahut, princa të popullit.+ 2 Atëherë Perëndia më tha: «Bir njeriu, këta janë burrat që thurin plane të liga dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet.* 3 Ata thonë: ‘A nuk është tani koha për të ndërtuar shtëpi?+ Qyteti* është kazani+ dhe ne jemi mishi brenda tij.’
4 Prandaj profetizo kundër tyre, profetizo, o bir njeriu.»+
5 Atëherë fryma e Jehovait veproi tek unë+ dhe Perëndia më tha: «Thuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Fole drejt, o shtëpi e Izraelit, dhe unë e di si mendon ti. 6 Për fajin tënd shumë kanë vdekur në këtë qytet dhe rrugët janë mbushur plot me kufoma.’+ 7 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kufomat që keni hedhur gjithandej nëpër qytet, janë mishi, kurse qyteti është kazani.+ Por unë do t’ju nxjerr prej tij.’
8 ‘Shpatës i jeni frikësuar,+ dhe shpatën do t’ju sjell,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—9 Do t’ju nxjerr prej qytetit, do t’ju dorëzoj në duart e të huajve dhe do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor kundër jush.+ 10 Ju do të bini të vdekur nga shpata.+ Unë do t’ju gjykoj te kufiri i Izraelit,+ dhe ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 11 Qyteti nuk do të jetë për ju një kazan, dhe ju nuk do të jeni mishi brenda tij. Unë do t’ju gjykoj te kufiri i Izraelit, 12 dhe keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, sepse nuk keni ecur sipas rregullave të mia dhe nuk i keni zbatuar vendimet e mia gjyqësore,+ por keni zbatuar ato të kombeve përreth.’”»+
13 Sapo profetizova, në çast, Pelatiahu, biri i Benajahut, vdiq. Atëherë u përkula me fytyrë përtokë dhe bërtita fort: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! A do t’i shfarosësh të gjithë ata që kanë mbetur në Izrael?»+
14 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 15 «Bir njeriu, banorët e Jerusalemit u kanë thënë vëllezërve të tu, po, vëllezërve të tu që kanë të drejtën e riblerjes së pronës, si edhe tërë shtëpisë së Izraelit: ‘Rrini larg nga Jehovai. Ky vend është yni dhe na është dhënë neve si zotërim.’ 16 Prandaj thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ndonëse i kam shpërndarë mes kombeve dhe i kam hallakatur sa andej këtej,+ për pak kohë unë do të bëhem “shenjtërorja” e tyre në vendet ku kanë shkuar.’”+
17 Prandaj thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’ju mbledh nga popujt dhe nga vendet ku jeni shpërndarë dhe do t’ju jap vendin e Izraelit.+ 18 Ju do të ktheheni dhe do të zhdukni prej tij të gjitha gjërat e pështira dhe zakonet e neveritshme.+ 19 Unë do t’ju jap një zemër të vetme*+ dhe do t’ju përtërij mendjen.*+ Do t’jua heq zemrën prej guri+ që keni dhe do t’ju jap një zemër të butë,*+ 20 që të ecni sipas ligjeve të mia dhe të ndiqni e të zbatoni vendimet e mia gjyqësore. Atëherë do të jeni populli im, dhe unë do të jem Perëndia juaj.
21 Por, sa për ata që janë të vendosur me gjithë zemër të shkojnë pas gjërave të pështira dhe zakoneve të tyre të neveritshme, unë do t’u sjell mbi kokë të këqijat e udhës që kanë ndjekur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.”»
22 Tani kerubinët hapën krahët dhe rrotat ishin pranë tyre,+ ndërsa lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte sipër tyre.+ 23 Atëherë, lavdia e Jehovait+ u ngrit nga qyteti dhe u ndal mbi malin në lindje të qytetit.+ 24 Pastaj një frymë* më ngriti dhe, me anë të një vegimi* nga fryma e Perëndisë, më çoi mes të mërguarve në Kalde. Atëherë vegimi që pashë, u zhduk, 25 dhe unë fillova t’u tregoja të mërguarve të gjitha gjërat që Jehovai më kishte treguar.
12 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, ti banon mes një shtëpie rebele. Njerëzit e saj kanë sy për të parë, por nuk shohin, kanë veshë për të dëgjuar, por nuk dëgjojnë,+ sepse janë shtëpi rebele.+ 3 Por ti, o bir njeriu, përgatit plaçkat për të shkuar në mërgim. Pastaj gjatë ditës, para syve të tyre, bëj sikur shkon në mërgim. Para syve të tyre, nisu për mërgim nga shtëpia jote për në një vend tjetër. Mbase do ta kuptojnë çfarë do të thotë kjo, ndonëse janë shtëpi rebele. 4 Gjatë ditës, para syve të tyre, nxirri plaçkat që ke përgatitur për mërgim, dhe pastaj në mbrëmje, para syve të tyre, nisu e bëj sikur po shkon në mërgim.+
5 Para syve të tyre hap një të çarë në mur dhe nxirri plaçkat jashtë nëpërmjet saj.+ 6 Para syve të tyre mbaji plaçkat mbi sup dhe nxirri jashtë në errësirë. Mbuloje fytyrën që të mos e shohësh tokën, sepse unë po të bëj si një shenjë për shtëpinë e Izraelit.»+
7 Bëra pikërisht siç më urdhëruan. Ditën i nxora plaçkat, si të isha duke shkuar në mërgim, kurse në mbrëmje hapa me dorë një të çarë në mur. Kur u err, i nxora plaçkat jashtë dhe i mbajta mbi sup para syve të tyre.
8 Në mëngjes, fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 9 «Bir njeriu, a nuk të pyeti shtëpia e Izraelit, kjo shtëpi rebele: ‘Çfarë po bën?’ 10 U thuaj atyre: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kjo është shpallja për prijësin+ në Jerusalem dhe për tërë shtëpinë e Izraelit që është atje.’”
11 Thuaju: ‘Unë jam një shenjë për shtëpinë e Izraelit,+ dhe ashtu si kam bërë unë, ashtu do të bëhet edhe me ta. Ata do të shkojnë në mërgim, do të shkojnë në robëri.+ 12 Prijësi që është mes tyre, do t’i mbajë plaçkat mbi sup dhe do të niset në errësirë. Do të hapë një të çarë në mur dhe do t’i nxjerrë plaçkat nëpërmjet saj.+ Ai do ta mbulojë fytyrën që të mos e shohë tokën.’ 13 Unë do ta hedh rrjetën time mbi të dhe ai do të ngecë në rrjetën time të gjuetisë.+ Do ta çoj në Babiloni, në vendin e kaldeasve, por ai nuk do ta shohë vendin dhe atje do të vdesë.+ 14 Të gjithë ata që i ka pranë, përkrahësit dhe tërë trupat e tij ushtarake, do t’i shpërndaj në të katër anët,+ dhe do të nxjerr një shpatë që t’i ndjekë nga pas.+ 15 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur t’i shpërndaj mes kombeve dhe t’i hallakat sa andej këtej. 16 Megjithatë disa do t’i kursej nga shpata, nga zia e bukës dhe nga murtaja, që t’u tregojnë kombeve ku do të shkojnë për gjithë zakonet e tyre të neveritshme. Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.»
17 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 18 «Bir njeriu, haje bukën me dridhma dhe pije ujin me shqetësim e me ankth.+ 19 Thuaji popullit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova për banorët e Jerusalemit në tokën e Izraelit: ‘Do ta hanë bukën gjithë ankth e do ta pinë ujin të llahtarisur, sepse vendi i tyre do të shkretohet krejt+ për shkak të dhunës së atyre që banojnë në të.+ 20 Qytetet e banuara do të kthehen në gërmadha dhe vendi do të mbetet i shkretë.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»+
21 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 22 «Bir njeriu, ç’është ky proverb që keni në Izrael: ‘Ditët po kalojnë, por s’po përmbushet asnjë vegim.’*+ 23 Thuaju pra: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta zhduk këtë shprehje dhe ky proverb s’do të dëgjohet më në Izrael.’” Madje thuaju: ‘Po afrohen ditët+ kur çdo vegim do të përmbushet.’ 24 Nuk do të ketë më asnjë vegim të rremë dhe asnjë fall mashtrues* në shtëpinë e Izraelit,+ 25 ‘sepse unë, Jehovai, do të flas. Çdo fjalë që do të them, do të plotësohet e nuk do të shtyhet për më vonë.+ Në ditët tuaja,+ o shtëpi rebele, unë do ta them fjalën e do ta plotësoj’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
26 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 27 «Bir njeriu, kështu thotë populli* i Izraelit: ‘Vegimi që sheh ai, do të plotësohet pas shumë kohësh dhe ai profetizon për një të ardhme të largët.’+ 28 Prandaj u thuaj atyre: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Çdo fjalë imja do të plotësohet pa vonesë. Çdo gjë që them, do të bëhet’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.”»
13 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, profetizo kundër profetëve të Izraelit+ dhe thuaju këtyre që sajojnë profeci sipas kokës së vet:*+ “Dëgjoni fjalën e Jehovait. 3 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjerë profetët e pamend që ecin sipas kokës* së vet kur në të vërtetë nuk kanë parë asgjë!+ 4 Profetët e tu janë bërë si dhelprat që jetojnë nëpër gërmadha, o Izrael. 5 Ata nuk do të shkojnë te të çarat e mureve prej guri të shtëpisë së Izraelit që t’i rindërtojnë,+ me qëllim që Izraeli t’i bëjë ballë betejës ditën e Jehovait.’+ 6 Kanë parë vegime* të rreme dhe kanë parathënë gënjeshtra me këto fjalë: ‘Kjo është fjala e Jehovait’, ndonëse nuk i ka dërguar Jehovai, e madje presin që fjalët e tyre të dalin të vërteta.+ 7 A nuk është vegim i rremë ky që keni parë? A nuk keni parathënë gënjeshtra me këto fjalë: ‘Kjo është fjala e Jehovait’, kur unë s’kam thënë asgjë?!
8 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse keni thënë të pavërteta dhe vegimet tuaja janë gënjeshtra, unë jam kundër jush,—thotë Zotëria Sovran Jehova.+—9 Dora ime do të ngrihet kundër profetëve që shohin vegime të rreme dhe parathonë gënjeshtra.+ Ata nuk do të gëzojnë mirëbesimin tim, nuk do të shkruhen në regjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të kthehen në vendin e Izraelit. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.+ 10 E gjithë kjo sepse ata e kanë çuar popullin tim në rrugë të gabuar duke i thënë: “Ka paqe!”, kur paqe s’ka.+ Kur populli ngre një mur të dobët, ata e suvatojnë me gëlqere.’*+
11 Thuaju atyre që e suvatojnë murin me gëlqere, se ai ka për të rënë. Do të vijë një rrebesh i madh, do të bjerë breshër kokërrmadh dhe furtunat do ta shembin.+ 12 E kur muri të bjerë, a nuk do t’ju pyesin: ‘Ku është suvaja që i vutë?’+
13 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nga zemërimi im i furishëm do të shpërthejnë furtunat, nga zemërimi im do të vijë një rrebesh i madh dhe nga furia shkatërrimtare do të bjerë breshër kokërrmadh. 14 Unë do ta shemb murin që keni suvatuar me gëlqere, do ta bëj rrafsh me tokën dhe themelet e tij do të dalin në shesh; kur qyteti të bjerë, ju do të merrni fund brenda tij. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’
15 Kur ta kem shfryrë deri në fund zemërimin tim të furishëm mbi murin dhe mbi ata që e suvatuan me gëlqere, unë do t’u them: ‘Muri nuk është më dhe as suvatuesit.+ 16 Profetët e Izraelit, ata që profetizojnë për Jerusalemin dhe që shohin për të vegime paqeje, kur paqe s’ka, nuk janë më’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
17 Ti, o bir njeriu, ktheje fytyrën nga bijat e popullit tënd, që sajojnë profeci sipas kokës së vet, dhe profetizo kundër tyre. 18 Thuaju: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Mjerë gratë që qepin rripa për tërë krahët* dhe bëjnë vel për kokat e njerëzve të çdo shtati, që të marrin jetë njerëzish! Mos po përpiqeni t’i merrni jetën popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj? 19 Për ca grushte elb e për ca kafshata bukë do të më përdhosni mes popullit tim?!+ Ju e gënjeni popullin tim, që ua vë veshin gënjeshtrave tuaja, e kështu vritni ata* që nuk duhet të vdesin e lini gjallë ata* që nuk duhet të jetojnë.”’+
20 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O gra, unë jam kundër rripave që përdorni për të marrë jetë njerëzish si të ishin shpend gjahu. Unë do t’i shqit rripat nga krahët tuaj dhe do t’i çliroj ata që i zini në kurth si të ishin zogj. 21 Do t’ua heq velin e do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do të bëhet më preja juaj. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 22 Ju ia keni ligështuar zemrën të drejtit me gënjeshtrat tuaja+ kur unë vetë nuk i sillja dhembje,* dhe i keni dhënë zemër* të ligut,+ që të mos kthehet nga rruga e tij e keqe dhe të mbetet gjallë.+ 23 Prandaj, o gra, nuk do të shihni më vegime të rreme e nuk do të hidhni më fall;+ unë do ta çliroj popullin tim nga kthetrat tuaja. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»
14 Pastaj disa pleq të Izraelit erdhën tek unë dhe u ulën para meje.+ 2 Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua: 3 «Bir njeriu, këta njerëz janë të vendosur të ndjekin idhujt e tyre të pështirë* dhe kanë vënë para popullit një gur pengese që e shtyn të mëkatojë. A t’u përgjigjem kur të kërkojnë drejtimin tim?+ 4 Thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nëse një izraelit është i vendosur të ndjekë idhujt e tij të pështirë dhe vë para popullit një gur pengese që e shtyn të mëkatojë, e pastaj vjen të kërkojë drejtim nga një profet, unë, Jehovai, do t’i përgjigjem siç e meriton, për shkak të idhujve të tij të shumtë e të pështirë. 5 Do të ngjall tmerr në zemrat e shtëpisë së Izraelit,* ngaqë të gjithë janë larguar nga unë dhe janë dhënë pas idhujve të tyre të pështirë.’”+
6 Prandaj thuaji shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kthehuni tek unë e largohuni nga idhujt tuaj të pështirë. Hiqni dorë nga të gjitha zakonet tuaja të neveritshme,+ 7 sepse, nëse një izraelit ose një i huaj që banon në Izrael, largohet nga unë, është i vendosur të ndjekë idhujt e tij të pështirë dhe vë para popullit një gur pengese që e shtyn të mëkatojë, e pastaj vjen për të kërkuar drejtim nga profeti im,+ unë, Jehovai, do t’i jap vetë përgjigje. 8 Do të kthehem* kundër atij njeriu, do ta bëj një shembull paralajmërues e një shprehje proverbiale dhe do ta shfaros nga populli im.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”
9 ‘Por, në rast se profetit i prishet mendja dhe jep përgjigje, atij profeti ia kam prishur mendjen unë, Jehovai.+ Atëherë do ta ngre dorën kundër tij dhe do ta shfaros nga populli im, Izraeli. 10 Ata do të mbajnë mbi vete fajin e tyre. Faji i atij që kërkon drejtim, do të jetë njësoj si faji i profetit, 11 që shtëpia e Izraelit të mos endet më larg meje dhe të mos ndotet më me gjithë ato mëkate që bën. Atëherë do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
12 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 13 «Bir njeriu, nëse një vend mëkaton kundër meje duke vepruar me pabesi, unë do ta ngre dorën kundër tij, do t’ia shkatërroj rezervat e ushqimit,*+ do të dërgoj zinë e bukës kundër tij+ dhe do t’ia shfaros njerëzit e kafshët.+ 14 Edhe sikur atje të ndodheshin këta tre burra—Noeja,+ Danieli+ dhe Jobi+—ata do të shpëtonin vetëm veten me drejtësinë e tyre,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
15 Sikur të dërgoja në atë vend egërsirat, që t’i gllabëronin të gjithë njerëzit,* dhe ai të katandisej në një shkretëtirë ku nuk kalon këmbë njeriu për shkak të egërsirave,+ 16 edhe po të ishin atje këta tre burra, siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta; do të shpëtonin vetëm veten dhe vendi do të kthehej në shkreti.
17 Sikur të sillja kundër atij vendi shpatën+ e të thosha: ‘Le të kalojë shpata nëpër vend’ e t’ia shfarosja njerëzit e kafshët,+ 18 edhe po të ishin atje këta tre burra, siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta, por do të shpëtonin vetëm jetën e tyre.
19 Sikur të dërgoja kundër atij vendi murtajën,+ të shfryja tërbimin tim e të derdhja gjak, që t’ia shfarosja njerëzit e kafshët, 20 edhe po të ishin atje Noeja,+ Danieli+ dhe Jobi,+ siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ata nuk do të shpëtonin dot as bijtë e as bijat e veta; do të shpëtonin vetëm veten me drejtësinë e tyre.+
21 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Po njësoj do të jetë kur të dërgoj kundër Jerusalemit katër ndëshkimet* e mia+—shpatën, zinë e bukës, egërsirat dhe murtajën+—që të shfaros prej tij njerëz e kafshë.+ 22 Megjithatë, disa nga bijtë e bijat tuaja do të mbijetojnë dhe do t’i nxjerrin jashtë qytetit.+ Ata do të vijnë te ju dhe, kur të shihni sjelljen e veprimet e tyre, do të ndiheni të qetë për të këqijat që solla mbi Jerusalemin, po, për gjithçka që i bëra atij.
23 Kur të shihni sjelljen dhe veprimet e tyre, do të ndiheni të qetë e do ta kuptoni se nuk i bëra pa shkak tërë ato që m’u desh t’i bëja atij qyteti’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
15 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, a krahasohet hardhia* me ndonjë pemë tjetër a me degët e pemëve të pyllit? 3 A mund të marrësh prej saj një shkop për ndonjë punë? A mund të marrësh një kunj për të varur diçka? 4 Ajo është vetëm për të bërë zjarr; kur zjarri ia përpin të dyja anët dhe e shkrumbon në mes, a bën më për ndonjë punë? 5 Nëse nuk bën për asgjë kur nuk është djegur ende, aq më pak do të bëjë kur zjarri ta ketë përpirë e ta ketë shkrumbuar.
6 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Siç e kam bërë hardhinë mes pemëve të pyllit për ta përdorur si dru zjarri, kështu do të bëj edhe me banorët e Jerusalemit.+ 7 Unë jam kthyer* kundër tyre. Ata i kanë ikur zjarrit, por zjarri do t’i përpijë. E kur të kthehem kundër tyre, ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+
8 Unë do ta kthej vendin në shkreti,+ sepse ata kanë vepruar me pabesi’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
16 Fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 2 «Bir njeriu, tregoja hapur Jerusalemit zakonet e saj* të neveritshme+ 3 dhe thuaji: “Kështu i thotë Zotëria Sovran Jehova Jerusalemit: ‘Rrënjët i ke në vendin e Kananit dhe atje ke lindur. Babai yt ishte amorit,+ kurse nëna hitite.+ 4 Ditën kur linde, kur erdhe në jetë, nuk ta prenë kërthizën, nuk të lanë me ujë për të të pastruar, nuk të fërkuan me kripë dhe as të mbështollën me pelena. 5 Askujt nuk i erdhi aq keq për ty, sa të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra. Askujt nuk iu dhimbse. Përkundrazi, ditën kur linde, të hodhën në fushë të hapur, ngaqë të urrenin.
6 Kur kalova pranë teje, të pashë tek përpëliteshe në gjakun tënd. Ndërsa ishe shtrirë në gjakun tënd, të thashë: “Jeto!” Po, ndërsa ishe shtrirë në gjakun tënd, të thashë: “Jeto!” 7 Të bëra një popull të madh si filizat e shumtë në arë. Ti u rrite, u bëre e madhe dhe vure stolitë më të mira. Gjinjtë t’u formuan, flokët t’u rritën, por ishe ende krejt lakuriq.
8 Kur kalova pranë teje, të pashë dhe ja, kishe arritur moshën për të dashuruar. Prandaj të hodha sipër rrobën time*+ dhe ta mbulova lakuriqësinë. U betova para teje, lidha një besëlidhje me ty, dhe ti u bëre imja,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—9 Veç kësaj, të lava me ujë, të pastrova nga gjaku dhe të leva me vaj.+ 10 Pastaj të vesha me rroba të qëndisura, të mbatha sandale me lëkurë cilësore,* të mbështolla me lino të hollë e të vesha me rroba të shtrenjta. 11 Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në duar dhe varëse në qafë. 12 Të vura një unazë në hundë, vathë në veshë dhe një kurorë të bukur në kokë. 13 Ti stoliseshe me ar e argjend dhe visheshe me lino të hollë, me copa të shtrenjta e me rroba të qëndisura. Ushqeheshe me miellin më të mirë, me mjaltë e me vaj. U bëre shumë, shumë e bukur+ dhe e denjë për mbretëreshë.
14 Mes kombeve u bëre e famshme+ për bukurinë tënde, që ishte e përsosur, sepse unë kisha vënë mbi ty shkëlqimin tim,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
15 Por ti fillove të kishe besim te bukuria jote+ dhe, prej famës sate, u bëre prostitutë.+ Iu dhe pa fre si prostitutë çdo kalimtari+ dhe i fale bukurinë tënde. 16 More disa nga rrobat e tua dhe bëre vende të larta ngjyra-ngjyra, ku e shitje veten si prostitutë+—gjëra të tilla s’duhet të ndodhin, jo kurrën e kurrës. 17 More edhe stolitë* e bukura prej ari e argjendi që të kisha dhënë, bëre me to shëmbëlltyra meshkujsh* dhe te to e shite veten si prostitutë.+ 18 I mbulove ata* me rrobat e tua të qëndisura dhe u paraqite vajin e temjanin tim.+ 19 Edhe ato që t’i kisha dhënë për të ngrënë—miellin më të mirë, vajin e mjaltin me të cilin të ushqeja—ti i paraqite para tyre si aromë të këndshme.*+ Po, pikërisht kështu ndodhi,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
20 Ti i more djemtë e vajzat që më kishe lindur+ dhe ua flijove këtyre idhujve.+ S’u ngope me prostitucionin tënd?! 21 Ti i there fëmijët e mi dhe ua paraqite atyre si flijim kur i dogje në zjarr.*+ 22 Ndërsa ndiqje gjithë zakonet e tua të neveritshme dhe merreshe me prostitucion, nuk i kujtove ditët e rinisë sate kur ishe krejt lakuriq e përpëliteshe në gjakun tënd. 23 Tani, pas gjithë ligësisë sate, “Mjerë, mjerë ti!”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 24 Ndërtove nga një vend të ngritur dhe bëre nga një vend të lartë në çdo shesh. 25 Në krye të çdo rruge ndërtove vende të larta. E bëre bukurinë tënde të neveritshme ngaqë iu dhe* çdo kalimtari+ dhe u solle si prostitutë sa e sa herë.+ 26 E shite veten si prostitutë te bijtë e Egjiptit,+ fqinjët e tu të dhënë pas epsheve, dhe më fyeje me prostitucionin tënd të papërmbajtur. 27 Prandaj, unë do ta ngre dorën kundër teje, do të ta pakësoj racionin e ushqimit+ dhe do të të lë në mëshirën e grave që të urrejnë,+ të bijave* të filistinëve, të cilat u skandalizuan nga sjellja jote e ndyrë.+
28 Meqë ishe e pangopur, e shite veten si prostitutë edhe te bijtë e Asirisë.+ Por, edhe pse e shite veten si prostitutë tek ata, prapë nuk u ngope. 29 Kështu bëre edhe më shumë prostitucion në vendin e tregtarëve* dhe me kaldeasit,+ por as me ata nuk u ngope. 30 Sa e kalbur* ishte zemra jote,*—thotë Zotëria Sovran Jehova,—kur i bëje tërë këto gjëra, kur silleshe si një prostitutë e pacipë!+ 31 Por, kur ndërtove vende të ngritura në krye të çdo rruge dhe bëre vende të larta në çdo shesh, nuk u solle si prostitutë, sepse nuk pranoje asnjë pagesë. 32 Ti je një grua që shkel kurorën, që fle me të tjerë e jo me burrin tënd.+ 33 Të gjitha prostitutave u jepet një dhuratë,+ kurse ti je e vetmja që u ke dhënë dhurata të gjithë atyre që të kërkojnë me epsh;+ ti u jep ryshfet, që të vijnë te ti nga çdo vend për të bërë prostitucion.+ 34 Ti sillesh krejt ndryshe nga gjithë gratë që merren me prostitucion. Askush nuk bën prostitucion të tillë si ti! Ti paguan, në vend që të të paguajnë. Ja pra, me ty ndodh e kundërta.’
35 Prandaj, o prostitutë,+ dëgjo çfarë thotë Jehovai. 36 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse i ke shfryrë epshet e tua dhe e ke nxjerrë sheshit lakuriqësinë tënde, teksa e shisje veten si prostitutë te dashnorët dhe te tërë idhujt e tu të neveritshëm e të pështirë,*+ të cilëve u ke flijuar madje gjakun e bijve të tu,+ 37 ja, unë do t’i mbledh tërë dashnorët që kënaqe, të gjithë ata që deshe bashkë me ata që urreve. Do t’i mbledh ata kundër teje, kudo që të jenë, do të nxjerr sheshit para tyre lakuriqësinë tënde dhe ata do të të shohin krejt të zhveshur.+
38 Unë do të të ndëshkoj me gjykimin që meritojnë kurorëshkelëset+ dhe ato që derdhin gjak;+ gjaku yt do të derdhet prej tërbimit dhe xhelozisë sime.+ 39 Unë do të të lë në duart e tyre, dhe ata do t’i shembin vendet e tua të ngritura e do të rrëzojnë vendet e tua të larta.+ Ata do të të heqin rrobat,+ do të t’i marrin stolitë* e bukura dhe do të të lënë krejt lakuriq.+ 40 Do të sjellin kundër teje një turmë,+ do të të vrasin me gurë+ e me shpatë.+ 41 Do t’u vënë zjarrin shtëpive të tua,+ dhe unë do të ekzekutoj vendimet e mia gjyqësore para syve të shumë grave.* Unë do t’i jap fund prostitucionit tënd,+ dhe ti nuk do të paguash më askënd. 42 Atëherë tërbimi im kundër teje do të fashitet+ dhe nuk do të jem më i indinjuar me ty.+ Pastaj do të jem i qetë dhe nuk do të ndihem më i fyer.
43 Meqë nuk i kujtove ditët e rinisë+ dhe më ke zemëruar me tërë këto gjëra, unë do të të sjell mbi kokë të këqijat e udhëve që ke ndjekur,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—e ti nuk do të kesh më atë sjellje të ndyrë dhe nuk do të ndjekësh më asnjë nga zakonet e tua të neveritshme.
44 Kushdo që i përdor proverbat, do të thotë këtë proverb për ty: “Si e ëma, dhe e bija!”+ 45 Ti je bijë e nënës sate, që e përbuzi burrin dhe fëmijët e saj. Ti je motër e motrave të tua, që i përbuzën burrat dhe fëmijët e tyre. Nëna juaj ishte hitite, kurse babai juaj amorit.+
46 Motra jote e madhe është Samaria,+ që banon në veri të kufirit tënd* me bijat e saj,*+ dhe motra jote e vogël është Sodoma,+ që banon në jug të kufirit tënd* me bijat e saj.+ 47 Ti jo vetëm që ece në udhët e tyre dhe ndoqe zakonet e tyre të neveritshme, por shumë shpejt e gjithë sjellja jote u bë edhe më e pamoralshme se e tyrja.+ 48 Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—motra jote, Sodoma, dhe bijat e saj, nuk kanë bërë atë që bëre ti dhe bijat e tua. 49 Ja cilat ishin fajet e motrës sate, Sodomës: ajo dhe bijat e saj+ ishin krenare,+ kishin ushqim me bollëk+ dhe jetonin në rehati e pa asnjë shqetësim,+ e prapëseprapë nuk iu bënë krah të munduarit dhe të varfrit.+ 50 Ato s’hoqën dorë nga fodullëku+ dhe ndoqën zakonet e tyre të neveritshme në sytë e mi,+ prandaj m’u duk e nevojshme t’i shkatërroja.+
51 Samaria+ nuk bëri as gjysmën e mëkateve të tua. Ti u zhyte gjithnjë e më shumë në zakonet e tua të neveritshme e vajte deri në atë pikë sa motrat e tua u dukën më të drejta se ti për shkak të zakoneve të tua të neveritshme.+ 52 Tani të duhet të pranosh poshtërimin tënd, sepse ke justifikuar* sjelljen e motrave të tua. Ngaqë ke bërë mëkate më të pështira se ato, ato janë më të drejta se ti. Tani, pra, turp të kesh e pranoje poshtërimin, se i ke bërë motrat e tua të duken të drejta!
53 Unë do t’i mbledh robërit e tyre, robërit e Sodomës e të bijave të saj dhe robërit e Samarisë e të bijave të saj. Do të mbledh edhe robërit e tu bashkë me to,+ 54 që ta pranosh poshtërimin tënd. Ti do të ndihesh e poshtëruar, sepse i ke ngushëlluar motrat e tua me tërë gjërat që ke bërë. 55 Motrat e tua, Sodoma me bijat e saj dhe Samaria me bijat e saj, do të kthehen në gjendjen e mëparshme; edhe ti me bijat e tua do të kthehesh në gjendjen e mëparshme.+ 56 Motra jote, Sodoma, nuk ishte e denjë të zihej në gojë nga ti në ditët e krenarisë sate, 57 para se ligësia jote të dilte sheshit.+ Tani bijat e Sirisë me gjithë fqinjet e saj të poshtërojnë dhe bijat e filistinëve,+ të gjitha ato që të rrethojnë, të përçmojnë. 58 Ti do të vuash pasojat e sjelljes sate të ndyrë dhe të zakoneve të tua të neveritshme’,—thotë Jehovai.
59 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të sillem me ty ashtu si je sjellë ti,+ sepse e ke përbuzur betimin dhe e ke prishur besëlidhjen që kishe me mua.+ 60 Gjithsesi, unë do ta kujtoj besëlidhjen që kam bërë me ty në ditët e rinisë sate dhe do të lidh me ty një besëlidhje të përjetshme.+ 61 Ti do ta kujtosh sjelljen tënde dhe do të ndihesh e poshtëruar+ kur të mirëpresësh motrat e tua, më të mëdha a më të vogla qofshin; unë do të t’i jap si bija, por jo për hir të besëlidhjes sate.
62 Unë vetë do të lidh besëlidhjen time me ty, dhe ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai. 63 Kur të bëj shlyerjen e fajit për ty, pavarësisht nga tërë ato që ke bërë,+ do të të kujtohet sjellja jote e do të të vijë aq shumë turp, sa për shkak të poshtërimit,+ nuk do ta hapësh gojën fare’”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
17 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, trego një gjëegjëzë dhe thuaj një proverb për shtëpinë e Izraelit.+ 3 Thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Një shqiponjë e madhe+ me krahë të mëdhenj, me pendë të gjata e plot me pupla ngjyra-ngjyra, erdhi në Liban+ dhe mori majën e një cedri.+ 4 Këputi biskun në majë të tij, e çoi në vendin e tregtarëve* dhe e vuri në një nga qytetet e tyre.+ 5 Pastaj mori pak nga fara e vendit+ dhe e hodhi në tokë pjellore; e mbolli si një shelg pranë ujërave të bollshme. 6 Fara mbiu dhe u bë hardhi e ulët dhe e harlisur,+ me degë të kthyera nga brenda dhe rrënjë që rriteshin nën të. Kështu pra, u bë hardhi dhe lëshoi bisqe e pastaj degë.+
7 Por atje erdhi edhe një shqiponjë tjetër e madhe,+ me krahë të mëdhenj e pendë të gjata.+ Gjithë etje hardhia i shtriu rrënjët drejt saj, larg vreshtave ku ishte mbjellë; zgjati edhe degët drejt saj, që shqiponja ta vadiste.+ 8 Ajo ishte mbjellë tashmë në një tokë të mirë, afër ujërave të bollshme, që të lëshonte degë, të jepte fryt e të bëhej hardhi madhështore.’”+
9 Thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘A thua do të lulëzojë? A nuk do t’ia shkulin rrënjët?+ A nuk do t’ia prishin frytin? A nuk do t’ia thajnë filizat?+ Po, hardhia do të thahet aq shumë, sa nuk do të duhet ndonjë krah i fortë a shumë njerëz për ta shkulur me rrënjë. 10 Edhe pse është mbjellë diku tjetër, a do të lulëzojë? A nuk do të thahet krejt kur të fryjë era e lindjes? Po, hardhia do të thahet në vreshtat ku lëshoi filiza.’”»
11 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 12 «Të lutem, thuaji kësaj shtëpie rebele: ‘Nuk e kuptoni ç’do të thotë kjo?’ Thuaj: ‘Ja, mbreti i Babilonisë erdhi në Jerusalem, kapi mbretin dhe princat, e i mori me vete në Babiloni.+ 13 Madje ai mori një nga pasardhësit* mbretërorë,+ bëri një besëlidhje me të dhe e vuri të betohej.+ Pastaj mori me vete edhe të parët e vendit,+ 14 që mbretëria të dobësohej e të mos ngrihej më dhe që ekzistenca e saj të varej nga respektimi i besëlidhjes.+ 15 Por në fund, mbreti* ngriti krye kundër tij*+ dhe dërgoi lajmëtarë në Egjipt që të merrte kuaj+ dhe një ushtri të madhe.+ A do t’ia dalë mbanë? A do t’i shpëtojë ndëshkimit ai që bën gjëra të tilla? A mund ta prishë një besëlidhje e të shpëtojë vallë?+
16 Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ai do të vdesë në Babiloni, në vendin ku jeton mbreti* që e vuri atë* në fron, ngaqë e përbuzi betimin e tij dhe e prishi besëlidhjen me të.+ 17 E gjatë luftës, kur të ngrihen ledhe e mure rrethuese për të shfarosur shumë veta,* ushtria e madhe dhe trupat e shumtë të faraonit nuk do t’i hyjnë aspak në punë.+ 18 Ai ka përbuzur një betim, ka prishur një besëlidhje. Ka bërë tërë këto gjëra edhe pse e ka dhënë fjalën,* ja pse nuk do të shpëtojë dot.’
19 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj, unë do t’ia sjell mbi kokë pasojat e veprimeve të veta, se ka përbuzur betimin tim+ dhe ka prishur besëlidhjen time. 20 Unë do të hedh rrjetën time mbi të dhe ai do të ngecë në rrjetën time të gjuetisë.+ Do ta çoj në Babiloni, ku do ta gjykoj për pabesinë me të cilën veproi kundër meje.+ 21 Të gjithë të arratisurit e trupave të tij ushtarake do të bien të vdekur nga shpata, dhe ata që do të mbeten, do të shpërndahen në të katër anët.*+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam folur.’+
22 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të marr një bisk nga maja e cedrit të lartë+ dhe do ta mbjell. Nga maja e degëve të tij do të këpus një bisk të njomë+ dhe unë vetë do ta mbjell në një mal të lartë e madhështor.+ 23 Do ta mbjell në një mal të lartë të Izraelit, dhe degët e tij do të rriten, ai do të japë fryt e do të bëhet një cedër madhështor. Lloj-lloj zogjsh do të jetojnë nën të, po, nën hijen e gjetheve të tij. 24 Të gjitha pemët e fushës kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam ulur pemën e lartë dhe kam lartësuar pemën e ulët,+ kam tharë pemën e njomë dhe kam bërë të lulëzojë pemën e tharë.+ Unë, Jehovai, kam folur dhe ashtu kam bërë.’»
18 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Çfarë do të thotë ky proverb që përdorni në Izrael: ‘Rrushin e thartë e kanë ngrënë etërit, por dhëmbët u janë mpirë bijve.’+
3 “Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—ju nuk do ta përdorni më këtë proverb në Izrael. 4 Ja, çdo shpirt* është imi. Si shpirti i atit, edhe shpirti i birit janë të mitë. Ai shpirt* që mëkaton, do të vdesë.
5 Ta zëmë se një njeri është i drejtë, gjykon e vepron me drejtësi. 6 Ai nuk ha në male atë që u është flijuar idhujve,+ nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë* të shtëpisë së Izraelit, nuk e çnderon gruan e tjetrit,*+ nuk kryen marrëdhënie me një grua kur ajo është me menstruacionet,+ 7 nuk trajton keq asnjeri,+ por e kthen pengun që i ka dhënë borxhliu,+ nuk i vjedh të tjerët,+ por i jep të uriturit bukë nga e veta,+ atij që është lakuriq, i jep rrobë për t’u mbuluar,+ 8 nuk jep hua me kamatë e nuk merret me fajde,+ madje nuk bën asnjë padrejtësi,+ gjykon me drejtësi të vërtetë midis dy palëve,+ 9 ecën sipas ligjeve të mia dhe zbaton vendimet e mia gjyqësore, që të veprojë me besnikëri. Një njeri i tillë është i drejtë dhe ka për të jetuar,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
10 Por, ta zëmë se ky njeri e ka djalin hajdut+ a vrasës*+ ose që bën ndonjë nga këto gjëra 11 (ndonëse ai vetë nuk ka bërë asnjërën prej tyre)—ha në male atë që u është flijuar idhujve, çnderon gruan e tjetrit, 12 trajton keq nevojtarin e të varfrin,+ vjedh të tjerët, nuk e kthen pengun, i mban sytë tek idhujt e pështirë,+ ndjek zakone të neveritshme,+ 13 merret me fajde e jep hua me kamatë+—atëherë djali nuk ka për të jetuar. Meqenëse ka bërë tërë këto gjëra të neveritshme, ai me siguri do të vritet dhe gjaku i vet do të bjerë mbi të.*
14 Por, ta zëmë se një djalë i sheh të gjitha mëkatet që bën i ati, kurse vetë nuk bën gjëra të tilla, edhe pse i sheh. 15 Ai nuk ha në male atë që u është flijuar idhujve, nuk i mban sytë tek idhujt e pështirë të shtëpisë së Izraelit, nuk e çnderon gruan e tjetrit, 16 nuk trajton keq asnjeri, nuk e mban për vete pengun, nuk vjedh asgjë, i jep të uriturit bukë nga e veta, atij që është lakuriq, i jep rrobë për t’u mbuluar, 17 nuk e shtyp të varfrin, nuk merret me fajde as jep hua me kamatë, zbaton vendimet e mia gjyqësore dhe ecën sipas ligjeve të mia. Një njeri i tillë nuk do të vdesë për fajet e të atit. Përkundrazi, ka për të jetuar. 18 Kurse i ati, meqë ishte mashtrues, vidhte të vëllanë dhe bënte atë që është e gabuar mes popullit të tij, do të vdesë për fajet e veta.
19 Por ju do të thoni: ‘Pse nuk fajësohet i biri për fajet e të atit?’ Përderisa i biri gjykon dhe vepron me drejtësi, ecën sipas të gjitha ligjeve të mia dhe i zbaton, ai ka për të jetuar.+ 20 Ai shpirt* që mëkaton, do të vdesë.+ Biri nuk do të fajësohet për fajet e të atit dhe babai nuk do të fajësohet për fajet e të birit. Drejtësia e të drejtit do t’i llogaritet vetëm atij, dhe ligësia e të ligut do t’i llogaritet vetëm atij.+
21 Tani, nëse i ligu largohet nga tërë mëkatet që ka kryer, ecën sipas të gjitha ligjeve të mia, gjykon dhe vepron me drejtësi, ai ka për të jetuar e nuk do të vdesë.+ 22 Asnjë nga shkeljet* që ka bërë, nuk do të llogaritet* kundër tij.+ Ai do të jetojë, sepse vepron me drejtësi.+
23 Mos kënaqem vallë me vdekjen e të ligut?+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—A nuk dua që ai të kthejë rrugë e të vazhdojë të jetojë?+
24 Po në rast se i drejti largohet nga drejtësia dhe bën atë që është e gabuar,* tërë gjërat e neveritshme që bën i ligu, a do të jetojë? Asnjë nga veprat e drejta që bëri, nuk do të kujtohet.+ Ai do të vdesë për shkak të pabesisë së tij dhe të mëkatit që kreu.+
25 Por ju do të thoni: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Dëgjoni, ju lutem, o shtëpi e Izraelit! Udha ime nuk është e drejtë,+ apo udhët tuaja?+
26 Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe bën atë që është e gabuar, e si pasojë vdes, ai do të vdesë për gabimet e veta.
27 Nëse i ligu largohet nga ligësia që ka kryer dhe nis të gjykojë me drejtësi e të bëjë atë që është e drejtë, ai do ta shpëtojë jetën* e vet.+ 28 Nëse e kupton gabimin dhe largohet nga tërë shkeljet që ka kryer, ai ka për të jetuar e nuk do të vdesë.
29 Por shtëpia e Izraelit do të thotë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’ Udhët e mia nuk janë të drejta, o shtëpi e Izraelit,+ apo udhët tuaja?
30 Prandaj, unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhëve të tij,+ o shtëpi e Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Largohuni, po, largohuni plotësisht nga të gjitha shkeljet tuaja, që të mos ju bëhen gur pengese e t’ju bëjnë me faj. 31 Çlirohuni nga të gjitha shkeljet që keni bërë+ dhe përtërijeni zemrën e mendjen.*+ Pse u dashka të vdisni,+ o shtëpi e Izraelit?!
32 Unë nuk kënaqem aspak me vdekjen e askujt,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Prandaj kthehuni dhe jetoni.”+
19 Nisja një kënge të përvajshme* për prijësit e Izraelit 2 dhe thuaj:
‘Çfarë ishte nëna juaj? Një luaneshë mes luanësh.
Shtrihej mes luanëve të rinj e të fortë* dhe rriste këlyshët e vet.
3 Ajo rriti një nga këlyshët e saj, që u bë një luan i ri e i fortë.+
Ai mësoi të shqyente prenë e madje përlau edhe njerëz.
4 Kombet dëgjuan të flitej për të.
Ato e zunë në gropën e tyre
dhe e çuan me grremça në Egjipt.+
5 Ajo priti e priti dhe, kur pa që s’kishte shpresë që ai të kthehej,
mori një këlysh tjetër nga të sajët, e rriti dhe e bëri luan të ri e të fortë.
6 Edhe ai sillej vërdallë mes luanëve të tjerë e u bë vërtet një luan i ri e i fortë;
ai mësoi të shqyente prenë e madje përlau edhe njerëz.+
7 Kaloi vjedhurazi pranë kullave të tyre të fortifikuara dhe ua shkretoi qytetet.
Kështu, në atë vend të shkretë s’dëgjohej veçse ulërima e tij.+
8 Kundër tij dolën kombet nga krahinat përreth,
hodhën mbi të rrjetën dhe e zunë në gropën e tyre.
9 E futën në kafaz me grremça dhe ia çuan mbretit të Babilonisë.
Atje e mbyllën, që të mos i dëgjohej më zëri maleve të Izraelit.
10 Nëna juaj ishte si një hardhi+ në gjakun tuaj,* e mbjellë pranë ujit.
Nga uji i bollshëm filloi të jepte fryt dhe u mbush me degë.
11 Degët e saj u bënë të forta, të përshtatshme për skeptra sundimtarësh.
Ajo u rrit, u ngrit mbi pemët e tjera dhe u bë e dukshme,
pasi ishte e lartë dhe kishte degë të shumta plot gjethe.
12 Por gjithë furi, disa duar e shkulën me rrënjë+ dhe e hodhën përtokë.
14 Zjarri u përhap nga degët e saj dhe ia përpiu bisqet bashkë me frytin,
e nuk mbeti asnjë degë e fortë, as skeptër për të sunduar.+
Kjo është një këngë e përvajshme, dhe e tillë do të mbetet.’»
20 Vitin e shtatë,* ditën e dhjetë të muajit të pestë, disa nga pleqtë e Izraelit erdhën dhe u ulën përballë meje që të kërkonin drejtimin e Jehovait. 2 Atëherë fjala e Jehovait m’u drejtua: 3 «Bir njeriu, thuaju pleqve të Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mos keni ardhur të kërkoni drejtimin tim? Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—unë nuk do t’ju përgjigjem.’”+
4 A je gati t’i gjykosh,* o bir njeriu, a je gati? Tregojua hapur gjërat e neveritshme që bënë paraardhësit e tyre.+ 5 Thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur zgjodha Izraelin,+ iu betova* pasardhësve* të shtëpisë së Jakobit dhe iu bëra i njohur në Egjipt.+ Po, iu betova dhe thashë: “Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.” 6 Atë ditë iu betova se do t’i nxirrja nga Egjipti e do t’i çoja në një vend që kisha kërkuar* për ta, një vend ku rridhte qumësht e mjaltë,+ më i bukuri* i të gjitha vendeve. 7 Pastaj u thashë: “Secili nga ju të flakë gjërat e neveritshme që keni përpara syve dhe mos u ndotni me idhujt e pështirë* të Egjiptit.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.”+
8 Por ata ngritën krye kundër meje dhe nuk donin të më dëgjonin. Ata nuk i flakën gjërat e neveritshme që kishin përpara syve dhe refuzonin t’i braktisnin idhujt e pështirë të Egjiptit.+ Prandaj u thashë se do të derdhja tërbimin tim dhe do të shfryja deri në fund zemërimin tim mbi ta në Egjipt. 9 Por u përmbajta për hir të emrit tim, që të mos përdhosej para syve të kombeve mes të cilëve jetonin,+ sepse para syve të këtyre kombeve iu bëra i njohur atyre* kur i nxora nga Egjipti.+ 10 Kështu i nxora nga Egjipti dhe i çova në shkretëtirë.+
11 Pastaj u dhashë ligjet e mia dhe u bëra të njohura vendimet e mia gjyqësore,+ të cilat kush i zbaton, jeton.+ 12 U dhashë edhe sabatet e mia,+ që të ishin si një shenjë mes meje dhe atyre.+ Kështu, ata do ta merrnin vesh se isha unë, Jehovai, që i shenjtëroja.*
13 Por shtëpia e Izraelit ngriti krye kundër meje në shkretëtirë.+ Ata nuk ecën sipas ligjeve të mia dhe i hodhën poshtë vendimet e mia gjyqësore, të cilat kush i zbaton, jeton. Ata i përdhosën plotësisht sabatet e mia. Prandaj u thashë se do të derdhja mbi ta zemërimin tim të furishëm në shkretëtirë, që t’i shfarosja krejt.+ 14 Megjithatë u përmbajta për hir të emrit tim, që të mos përdhosej para kombeve, para syve të të cilave i nxora* nga Egjipti.+ 15 Mirëpo iu betova atyre në shkretëtirë se nuk do t’i çoja në vendin që u kisha dhënë,+ në atë vend ku rridhte qumësht e mjaltë,+ më i bukuri* i të gjitha vendeve, 16 sepse i kishin hedhur poshtë vendimet e mia gjyqësore, nuk kishin ecur sipas ligjeve të mia dhe i kishin përdhosur sabatet e mia, pasi zemra e tyre shkonte pas idhujve të tyre të pështirë.+
17 Por syrit tim i erdhi keq për ta dhe nuk i asgjësova; nuk i shfarosa në shkretëtirë. 18 Atëherë u thashë bijve të tyre në shkretëtirë:+ “Mos ndiqni rregullat e paraardhësve tuaj,+ mos zbatoni vendimet e tyre gjyqësore dhe mos u ndotni me idhujt e tyre të pështirë. 19 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj. Ecni sipas ligjeve të mia dhe ndiqni e zbatoni vendimet e mia gjyqësore.+ 20 Shenjtërojini sabatet e mia,+ të cilat do të shërbejnë si një shenjë mes meje dhe jush, që ta merrni vesh se unë jam Jehovai, Perëndia juaj.”+
21 Por edhe bijtë e tyre ngritën krye kundër meje.+ Nuk ecën sipas ligjeve të mia dhe nuk i respektuan e nuk i zbatuan vendimet e mia gjyqësore, të cilat kush i zbaton, jeton. Ata i përdhosën sabatet e mia, prandaj u thashë se do të derdhja tërbimin tim e do të shfryja deri në fund zemërimin tim mbi ta në shkretëtirë.+ 22 Megjithatë u përmbajta+ për hir të emrit tim,+ që të mos përdhosej para kombeve, para syve të të cilave i kisha* nxjerrë nga Egjipti. 23 Mirëpo iu betova atyre në shkretëtirë se do t’i shpërndaja mes kombeve dhe do t’i hallakatja sa andej këtej,+ 24 sepse nuk i zbatonin vendimet e mia gjyqësore, hidhnin poshtë ligjet e mia,+ përdhosnin sabatet e mia dhe shkonin pas* idhujve të pështirë të paraardhësve të tyre.+ 25 I lashë edhe të zbatonin rregulla jo të mira dhe vendime gjyqësore me anë të të cilave nuk do të jetonin.+ 26 I lashë të ndoteshin nga flijimet e tyre kur digjnin në zjarr* të gjithë të parëlindurit,+ që t’i katandisja si mos më keq e ta merrnin vesh se unë jam Jehovai.’”
27 Prandaj, o bir njeriu, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Në këtë mënyrë, pra, edhe paraardhësit tuaj kanë blasfemuar* kundër meje duke u sjellë pabesisht me mua. 28 I çova në vendin për të cilin isha betuar t’ua jepja.+ Por, kur panë gjithë kodrat e larta dhe pemët plot gjethe,+ filluan të paraqitnin flijimet dhe blatimet e tyre fyese. Ata paraqitnin aromat e këndshme* të flijimeve të tyre dhe derdhnin blatimet e tyre në pije. 29 Atëherë i pyeta: “Ç’është ky vend i lartë ku shkoni?! (Ai quhet deri sot e kësaj dite Vend i Lartë.)”’”+
30 Tani, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘A nuk po ndoteni, siç bënë paraardhësit tuaj, duke shkuar pas idhujve të tyre të pështirë që të më tradhtoni?*+ 31 Po sot, a nuk po vazhdoni të ndoteni duke u ofruar flijime gjithë idhujve tuaj të pështirë, duke djegur bijtë tuaj në zjarr?+ E mua m’u dashka t’ju përgjigjem kur më kërkoni drejtim, o shtëpi e Izraelit?!+
Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—unë s’do t’ju përgjigjem.+ 32 Ajo që ju shkon ndër mend* kur thoni, “të bëhemi si kombet, si fiset e vendeve të tjera që adhurojnë* drurin dhe gurin”,+ s’ka për të ndodhur kurrën e kurrës.
33 Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—unë do të mbretëroj me dorë të fortë, me krah të fuqishëm* e duke derdhur mbi ju tërbimin tim.+ 34 Do t’ju nxjerr nga popujt e do t’ju mbledh nga vendet ku ishit shpërndarë, me dorë të fortë, me krah të fuqishëm e duke derdhur mbi ju tërbimin tim.+ 35 Do t’ju çoj në shkretëtirën e popujve, dhe atje do t’ju gjykoj sy ndër sy.+
36 Ashtu siç gjykova paraardhësit tuaj në shkretëtirën e Egjiptit, po njësoj do t’ju gjykoj edhe juve,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—37 Do t’ju vë të kaloni nën kërrabën e bariut+ njësoj si kalojnë delet dhe do t’ju detyroj të respektoni besëlidhjen time. 38 Por unë do të heq nga mesi juaj ata që ngrenë krye kundër meje dhe shkelin ligjin tim.+ Edhe pse do t’i nxjerr nga vendi ku kanë banuar si të huaj, ata s’do të vënë këmbë në vendin e Izraelit.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.
39 Prandaj, o shtëpi e Izraelit, ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: “Shkoni t’u shërbeni idhujve tuaj të pështirë,+ përderisa nuk më dëgjoni, por më pas do të vuani pasojat. Ju nuk keni për ta përdhosur më emrin tim të shenjtë me dhuratat dhe idhujt tuaj të pështirë.+
40 Po, në malin tim të shenjtë, në një mal të lartë të Izraelit,+—thotë Zotëria Sovran Jehova,—mbarë shtëpia e Izraelit do të më shërbejë si një e tërë.+ Atje do të kënaqem me ju e atje do të kërkoj të paraqitni kontributet dhe frytet e para, tërë gjërat tuaja të shenjta.+ 41 Do të kënaqem me ju nga aroma e këndshme* që do të më paraqitni kur t’ju nxjerr nga popujt ku keni qenë dhe kur t’ju mbledh nga vendet ku ishit shpërndarë.+ Mes jush, unë do të shenjtërohem para syve të kombeve.”+
42 Ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai+ kur t’ju çoj në Izrael,+ në vendin që u betova t’ua jap paraardhësve tuaj. 43 Atje do të kujtoni sjelljen tuaj dhe të gjitha veprimet me të cilat u ndotët, e do t’ju neveritet vetja*+ për tërë të këqijat që bëtë.+ 44 Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur ta bëj këtë të mirë ndaj jush për hir të emrit tim,+ dhe jo siç e meritoni për sjelljen tuaj të keqe a për veprimet tuaja të mbrapshta, o shtëpi e Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.’”»
45 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 46 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga rajoni jugor, fol kundër jugut dhe profetizo kundër pyllit që gjendet në fushën e jugut. 47 Thuaji pyllit të jugut: “Dëgjo fjalët e Jehovait. Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të ndez kundër teje një zjarr+ që do të përpijë çdo pemë, të njomë e të tharë. Flaka përvëluese e zjarrit nuk do të shuhet+ dhe gjithë fytyrat do të zhuriten prej saj, nga jugu në veri. 48 Çdo njeri* do të shohë se unë, Jehovai, ta kam vënë flakën, dhe ajo nuk do të shuhet.’”»+
49 Unë thashë: «Medet, o Zotëri Sovran Jehova! Ata thonë për mua: ‘A nuk thotë vetëm gjëegjëza* ai?!’»
21 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga Jerusalemi, bëj një shpallje kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër Izraelit. 3 Thuaji vendit të Izraelit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë jam kundër teje, do ta zhvesh shpatën+ dhe do të shfaros të drejtë e të ligj. 4 Do ta zhvesh shpatën dhe do ta drejtoj kundër çdo njeriu,* nga jugu në veri, sepse unë do të shfaros të drejtë e të ligj. 5 Çdo njeri ka për ta marrë vesh se unë, Jehovai, e kam zhveshur shpatën e s’do ta kthej më mbrapsht.’”+
6 Ti, o bir njeriu, psherëti dhe dridhu* nga frika. Po, psherëti i vrerosur para tyre.+ 7 Nëse të thonë: ‘Pse psherëtin?’, ti do t’u përgjigjesh: ‘Për shkak të një lajmi.’ Se me siguri ai lajm do të vijë dhe çdo zemër do të mpaket nga frika, të gjithë do t’i lëshojë zemra,* çdo njeri* do të ligështohet dhe gjunjët do të pikojnë.*+ ‘Ja, ai lajm ka për të ardhur dhe do të ndodhë tamam ashtu’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
8 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 9 «Bir njeriu, profetizo: “Kështu thotë Jehovai: ‘Thuaj: Ja, një shpatë! Një shpatë+ është mprehur dhe është lëmuar. 10 Është mprehur për të bërë masakër të madhe, është lëmuar që të shndritë si vetëtimë.
A nuk duhet të ngazëllojmë?’
A do t’i bjerë vallë ajo* skeptrit të tim biri,+ siç bën me çdo pemë?
11 Ajo është dhënë për t’u lëmuar, që dikush ta vringëllojë në dorë; është mprehur e është lëmuar, që t’i jepet në dorë një ekzekutuesi.+
12 Bërtit dhe vajto,+ o bir njeriu, sepse ajo është kthyer kundër popullit tim; është kthyer kundër tërë prijësve të Izraelit,+ të cilët do të bien të vdekur nga shpata bashkë me popullin tim. Prandaj bjeri kofshës nga hidhërimi, 13 sepse populli im është shqyrtuar.+ E çfarë do të ndodhë nëse shpata do t’i bjerë skeptrit?* Ai* nuk do të ekzistojë më”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
14 Ti, o bir njeriu, profetizo, përplas duart dhe përsërit tri herë fjalën ‘shpatë’. Ajo është shpata e të vrarëve, shpata e masakrës së madhe, që i rrethon ngado.+ 15 Zemrat do t’u mpaken nga frika+ dhe shumë do të bien pranë portave të qytetit; me anë të shpatës, unë do të bëj një masakër. Po, shpata shndrit si vetëtimë dhe është lëmuar që të bëjë një masakër! 16 Godit djathtas, o shpatë e mprehtë! Vringëllo majtas! Shko nga të të shkojë tehu! 17 Edhe unë do të përplas duart gjithë përçmim e do të ekzekutoj gjykimin tim, dhe atëherë do të më fashitet tërbimi.+ Unë, Jehovai, kam folur.»
18 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 19 «Ti, o bir njeriu, shëno dy rrugë nga do të vijë shpata e mbretit të Babilonisë. Rrugët do të dalin nga i njëjti vend, dhe ti duhet të vësh një shenjë aty ku ato degëzohen për në të dyja qytetet. 20 Shëno një rrugë nga do të vijë shpata kundër Rabahut+ të amonitëve dhe një tjetër nga do të vijë kundër Jerusalemit të fortifikuar+ në Judë, 21 sepse mbreti i Babilonisë ndalet që të hedhë fall aty ku degëzohen rrugët, në krye të tyre. Ai përzien shigjetat, konsultohet me idhujt e tij* dhe shqyrton mëlçinë.* 22 Falli në dorën e tij të djathtë i tregon drejtimin për në Jerusalem. Ai duhet të vërë desh* kundër qytetit, të urdhërojë një masakër, të japë alarmin për luftë, të vërë desh kundër portave dhe të ngrejë një ledh e një mur rrethues.+ 23 Por do të duket si fall i rremë për ata* që u janë betuar atyre.*+ Megjithatë ai e kujton fajin e tyre, prandaj do t’i çojë në robëri.+
24 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ju vetë bëtë që faji juaj të kujtohej, ngaqë i nxorët sheshit shkeljet* tuaja dhe i bëtë të dukshme mëkatet tuaja në gjithçka. Tani që faji juaj është kujtuar, do t’ju marrin me forcë.’*
25 Por dita jote ka ardhur, o i plagosur për vdekje, o prijës i lig i Izraelit,+ dita e ndëshkimit tënd përfundimtar ka ardhur. 26 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Hiqe çallmën, hiqe kurorën.+ Nuk do të jetë më si më parë.+ Ngrije lart atë që është poshtë+ dhe ule poshtë atë që është lart.+ 27 Unë do ta rrënoj, do ta rrënoj, po, do ta rrënoj atë. Ajo nuk do t’i përkasë askujt derisa të vijë ai që ka të drejtën ligjore+ dhe atij do t’ia jap.’+
28 Ti, o bir njeriu, profetizo dhe thuaj: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova për amonitët dhe për fyerjet e tyre: “Një shpatë, po, një shpatë është zhveshur për të bërë masakër; është lëmuar që të përpijë dhe të shndritë si vetëtimë. 29 Pavarësisht nga vegimet* e rreme dhe nga falli i gënjeshtërt që do të bëhen për ty, ty do të të hedhin mbi pirgun e të vrarëve,* e njerëzve të ligj që u ka ardhur dita e ndëshkimit përfundimtar. 30 Ktheje shpatën në mill.* Unë do të të gjykoj në vendin ku u krijove, në tokën ku i ke rrënjët. 31 Unë do të derdh mbi ty indinjatën time, do të shfryj mbi ty zjarrin e furisë sime dhe do të të lë në duart e njerëzve të dhunshëm, të mjeshtërve të shkatërrimit.+ 32 Ti do të katandisesh në dru zjarri,+ gjaku yt do të derdhet në gjithë vendin dhe askush nuk do të të kujtojë më, sepse unë, Jehovai, kam folur.”’»
22 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Ti, o bir njeriu, a je gati të shpallësh gjykime kundër* qytetit që mban faj gjaku+ e t’ia tregosh hapur të gjitha gjërat e neveritshme që ka bërë?+ 3 Thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O qytet që derdh gjak+ në mesin tënd, ty që po të vjen koha,+ që ke bërë idhuj të pështirë* për t’u ndotur!+ 4 Je bërë fajtor me gjakun që ke derdhur!+ Je bërë i papastër me idhujt e tu të pështirë!+ Ti i ke shkurtuar ditët e tua! Viteve të tua u ka ardhur fundi! Ja pse do të të poshtëroj në sytë e kombeve dhe të gjitha vendet do të të vënë në lojë.+ 5 Vendet afër e larg teje do të të vënë në lojë,+ o qytet me emër të papastër e plot rrëmujë. 6 Ja, çdo prijës i Izraelit e përdor autoritetin e vet për të derdhur gjak.+ 7 Te ti nëna dhe babai trajtohen me përçmim,+ të ardhurit i hahet haku dhe jetimi* e vejusha keqtrajtohen.’+
8 Ti përbuz vendin tim të shenjtë dhe përdhos sabatet e mia.+ 9 Te ti ka shpifës që duan vetëm të derdhin gjak.+ Te ti hahen flijime në male dhe sjellja e ndyrë s’ka të sosur.+ 10 Te ti çnderohet shtrati i babait*+ dhe dhunohet gruaja që është e papastër nga menstruacionet.+ 11 Te ti dikush sillet në mënyrë të pështirë me gruan e tjetrit,*+ një tjetër e çnderon nusen e të birit me një sjellje të ndyrë+ dhe një tjetër akoma dhunon motrën e vet, vajzën e të atit.+ 12 Te ti merret ryshfet për të derdhur gjak.+ Ti jep hua me kamatë+ e fajde* dhe zhvat pará nga tjetri.+ Po, mua më ke harruar fare,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
13 Ja, unë përplas duart i neveritur nga fitimet e pandershme që ke nxjerrë dhe për gjakun që derdhet mes teje. 14 A do të kesh zemër?* A do të jenë akoma të forta duart e tua kur të veproj kundër teje?+ Unë, Jehovai, kam folur dhe do të veproj. 15 Unë do të të shpërndaj mes kombeve, do të të hallakat sa andej këtej+ dhe do t’i jap fund papastërtisë sate.+ 16 Ti do të çnderohesh para syve të kombeve dhe ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”»+
17 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 18 «Bir njeriu, shtëpia e Izraelit është bërë për mua si zgjyra e pavlerë e metaleve. Ata janë të gjithë bakër, kallaj, hekur dhe plumb në furrë shkrirjeje; janë bërë si zgjyra e argjendit.+
19 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse të gjithë jeni bërë si zgjyra e pavlerë e metaleve,+ unë do t’ju mbledh brenda Jerusalemit. 20 Ashtu si mblidhet argjendi, bakri, hekuri, plumbi dhe kallaji brenda furrës së shkrirjes dhe i fryjnë zjarrit mbi ta që t’i shkrijnë, po ashtu do t’ju mbledh në zemërimin e në tërbimin tim dhe do të fryj mbi ju e do t’ju shkrij.+ 21 Do t’ju mbledh dhe do të fryj mbi ju zjarrin e furisë sime,+ dhe ju do të shkriheni brenda qytetit.+ 22 Ashtu si shkrihet argjendi në furrë, po ashtu do të shkriheni edhe ju brenda tij. Ju keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, e kam derdhur tërbimin tim mbi ju.’»
23 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 24 «Bir njeriu, thuaj: “Ti je një vend që nuk do të pastrohet, një vend ku nuk do të bjerë shi ditën e indinjatës. 25 Profetët kanë komplotuar brenda teje;+ ata janë si luani që ulërin dhe shqyen prenë.+ Ata përlajnë njerëz,* shtien në dorë thesare e gjëra të çmuara dhe shtojnë vejushat mes teje. 26 Priftërinjtë kanë dhunuar ligjin tim+ dhe e përdhosin pareshtur vendin tim të shenjtë.+ Ata nuk e bëjnë dallimin mes gjërave të shenjta dhe gjërave të zakonshme,+ nuk e tregojnë hapur ç’dallim ka mes gjërave të papastra dhe gjërave të pastra,+ refuzojnë t’i kremtojnë sabatet e mia dhe më përdhosin mes tyre. 27 Princat janë si ujqërit që shqyejnë prenë; ata derdhin gjak, vrasin njerëz* që të nxjerrin fitime të pandershme.+ 28 Mirëpo profetët i kanë zbardhur me gëlqere veprimet e tyre. Ata shohin vegime* të rreme, hedhin fall të gënjeshtërt+ e thonë: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova’, kur vetë Jehovai nuk ka folur. 29 Njerëzit e vendit kanë zhvatur e kanë vjedhur,+ kanë keqtrajtuar nevojtarin e të varfrin, kanë zhvatur të ardhurin dhe ia kanë mohuar të drejtën.
30 Unë po kërkoja mes tyre një burrë që të meremetonte murin prej guri dhe të rrinte përpara meje tek e çara e murit për ta mbrojtur vendin, që të mos shkatërrohej,+ por nuk gjeta asnjë. 31 Prandaj do ta derdh indinjatën time mbi ta dhe do t’i shfaros me zjarrin e furisë sime. Unë do t’u sjell mbi kokë të këqijat e udhës që kanë ndjekur”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
23 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, ishin dy gra, bija të një nëne,+ 3 të cilat u bënë prostituta në Egjipt+ dhe u morën me prostitucion që në rini. Atje ua shtypën gjoksin dhe ua përkëdhelën gjinjtë e virgjër. 4 E madhja quhej Ohola* dhe e motra Oholiba.* Ato u bënë të miat dhe më lindën bij e bija; Ohola është Samaria,+ kurse Oholiba Jerusalemi.
5 Ohola filloi ta shiste veten si prostitutë+ kur ishte ende imja. Plot epsh, ajo shkonte pas dashnorëve të saj të zjarrtë,+ fqinjëve të saj asirianë.+ 6 Ata ishin guvernatorë të veshur me ngjyrë blu dhe mëkëmbës—që të gjithë djem tërheqës, kalorës të hipur në kuaj. 7 Ajo vazhdoi ta shiste veten si prostitutë tek e gjithë ajka e bijve të Asirisë dhe u ndot+ me idhujt e pështirë* të atyre që u shkoi pas plot epsh. 8 Ajo nuk hoqi dorë nga prostitucioni që bënte në Egjipt, sepse, kur ishte e re, egjiptianët flinin me të, ia përkëdhelnin gjinjtë e virgjër dhe shfrynin epshin e tyre.*+ 9 Prandaj e lashë në duart e dashnorëve të saj të zjarrtë, në duart e bijve të Asirisë,+ pas të cilëve kishte shkuar plot epsh. 10 Ata ia nxorën sheshit lakuriqësinë,+ ia morën bijtë dhe bijat,+ kurse atë vetë e vranë me shpatë; asaj i doli nami i keq mes grave, dhe ata ekzekutuan gjykimin tim kundër saj.
11 Edhe pse motra e vet, Oholiba, e pa këtë, asaj iu ndezën epshe edhe më të degjeneruara, dhe ajo e shiti veten si prostitutë më keq se e motra.+ 12 Shkoi plot epsh pas fqinjëve të saj, bijve të Asirisë,+ guvernatorëve e mëkëmbësve të veshur me madhështi, kalorësve të hipur në kuaj—që të gjithë djem tërheqës. 13 Unë pashë se ajo ishte ndotur dhe që të dyja kishin marrë të njëjtën rrugë.+ 14 Por ajo u dha pas prostitucionit gjithnjë e më shumë. Kur pa figura burrash të gdhendura në mur, shëmbëlltyra të kaldeasve të skalitura e të lyera me bojë të kuqe në portokalli,* 15 me rripa në mes, me çallma të mëdha që valviteshin, me pamje luftëtarësh, të cilët portretizonin babilonasit e lindur në vendin e kaldeasve, 16 ajo filloi t’i dëshironte plot epsh dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.+ 17 Kështu, bijtë e Babilonisë vinin pareshtur në shtratin ku ajo bënte dashuri dhe e ndotnin me epshin e tyre;* ajo u ndot me ta, e pastaj u largua nga ata e neveritur.
18 Kur s’hoqi dorë nga prostitucioni i vet i pacipë dhe vazhdoi të nxirrte sheshit lakuriqësinë e saj,+ unë u largova i neveritur nga ajo, siç isha larguar nga e motra.+ 19 Ajo vazhdoi të bënte gjithnjë e më shumë prostitucion,+ duke kujtuar ditët e rinisë kur e shiste veten si prostitutë në Egjipt.+ 20 Shkonte plot epsh pas dashnorëve të saj, si konkubinat* e atyre burrave që e kanë organin si të gomarit e si të kalit. 21 O Oholibë, sa mall kishe për sjelljen e ndyrë të rinisë sate në Egjipt,+ kur t’i përkëdhelnin gjinjtë, gjinjtë e tu të njomë.+
22 Prandaj kështu të thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’i nxis kundër teje dashnorët e tu,+ nga të cilët u largove e neveritur, dhe do t’i sjell kundër teje nga çdo anë+ 23 bijtë e Babilonisë+ dhe gjithë kaldeasit,+ burrat e Pekodit,+ të Shoas dhe të Koas, bashkë me tërë bijtë e Asirisë. Të gjithë ata janë djem tërheqës, guvernatorë e mëkëmbës, luftëtarë e burra të zgjedhur me merak,* të gjithë kalorës të hipur në kuaj. 24 Ata do të të sulmojnë me karroca lufte me rrota që gjëmojnë dhe me trupa të mëdha ushtarake të mobilizuara, me mburoja të mëdha, shqyte* dhe helmeta;* ata do të zënë pozicion kundër teje nga të gjitha anët. Unë do t’u jap autoritet që të të gjykojnë, dhe ata do të të gjykojnë si t’u duket më mirë.+ 25 Unë do ta zbraz indinjatën time mbi ty, dhe ata do të veprojnë me tërbim kundër teje. Do të të presin hundë e veshë dhe, kush mbetet i paprekur mes jush, do të bjerë i vdekur nga shpata. Bijtë e bijat e tua do t’i marrin dhe, kush mbetet i paprekur mes jush, do të përpihet nga zjarri.+ 26 Ata do të t’i heqin rrobat+ dhe do të t’i marrin stolitë* e bukura.+ 27 Kështu do t’i jap fund sjelljes sate të ndyrë dhe prostitucionit tënd,+ të cilat i fillove në Egjipt.+ Ti s’do t’i shohësh më ata dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin.’
28 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, pas pak do të të lë në duart e atyre që urren, nga të cilët u largove e neveritur.+ 29 Ata do të veprojnë kundër teje me urrejtje, do të marrin gjithë frytin e mundit tënd+ dhe do të të lënë krejt lakuriq. Kështu, imoraliteti yt i turpshëm do të dalë lakuriq, sjellja jote e ndyrë dhe prostitucioni yt do të dalin në shesh.+ 30 Do t’i pësosh këto gjëra, sepse shkove me ngulm pas kombeve si prostitutë,+ sepse u ndote me idhujt e tyre të pështirë.+ 31 Ti ke ecur në rrugën e sat motre,+ prandaj kupën e saj do të ta vë ty në dorë.’+
32 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ti do të pish kupën e thellë dhe të gjerë të motrës sate,+
do të bëhesh gazi i botës e objekt talljesh,
sepse kjo kupë është plot e përplot me to.+
33 Ti do të jesh krejt e dehur dhe e hidhëruar,
do të fryhesh me kupën e llahtarisë e të shkretimit,
me kupën e motrës sate, Samarisë.
E pastaj do të shkulësh gjinjtë,
sepse unë kam folur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
35 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse më ke harruar e më ke shpërfillur krejt,*+ ti do të vuash pasojat e sjelljes sate të ndyrë dhe të prostitucionit tënd.’»
36 Pastaj Jehovai më tha: «Bir njeriu, a do të shpallësh gjykime kundër Oholës dhe Oholibës+ e t’ua përplasësh në fytyrë gjërat e neveritshme që kanë bërë me zakonet e tyre të neveritshme? 37 Ato kanë kryer kurorëshkelje*+ dhe duart i kanë të lyera me gjak. Jo vetëm që kanë kryer kurorëshkelje me idhujt e tyre të pështirë, por edhe bijtë që më kishin lindur, i kanë djegur në zjarr* si ushqim për ta.+ 38 E sikur të mos mjaftonte, bënë edhe këtë: po atë ditë ndotën shenjtëroren time dhe përdhosën sabatet e mia. 39 Pasi therën bijtë e vet si flijime për idhujt e tyre të pështirë,+ po atë ditë erdhën për ta përdhosur shenjtëroren time.+ Ja, këtë bënë në shtëpinë time. 40 Madje dërguan lajmëtarë për të thirrur burra nga vende të largëta.+ Kur ata ishin rrugës, ti, o Oholibë, u lave, leve sytë dhe u zbukurove me stoli.+ 41 U ule në një divan madhështor,+ para të cilit ishte një tryezë,+ dhe vure mbi të temjanin+ dhe vajin tim.+ 42 Atje dëgjohej një turmë burrash që argëtoheshin, mes të cilëve kishte edhe pijanecë të ardhur nga shkretëtira; ata u vunë këtyre dy grave byzylykë në duar dhe kurora të bukura në kokë.
43 Atëherë unë thashë për atë grua të rraskapitur nga kurorëshkeljet: ‘E prapëseprapë ajo s’do të heqë dorë nga prostitucioni.’ 44 Ata shkonin tek ajo, si shkon dikush te një prostitutë. Pikërisht ashtu shkuan tek Ohola dhe Oholiba, tek këto gra me sjellje të ndyrë. 45 Por burra të drejtë do t’i japin* gjykimin e merituar për shkeljen e kurorës+ dhe gjakderdhjen,+ sepse ato janë kurorëshkelëse dhe i kanë duart të lyera me gjak.+
46 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kundër jush do të dërgohet një ushtri, dhe ju do të bëheni objekt llahtarie e viktima të plaçkitjes.+ 47 Ushtria do t’ju godasë me gurë+ dhe do t’ju vrasë me shpatë. Do t’jua vrasë bijtë e bijat+ dhe do t’jua djegë shtëpitë me zjarr.+ 48 Unë do t’i jap fund sjelljes së ndyrë në vend, dhe të gjitha gratë kanë për të nxjerrë mësim e nuk do ta imitojnë më sjelljen tuaj të ndyrë.+ 49 Ajo* do t’ju sjellë mbi kokë të këqijat e sjelljes suaj të ndyrë dhe të mëkateve që keni bërë me idhujt tuaj të pështirë. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.’»+
24 Vitin e nëntë,* ditën e dhjetë të muajit të dhjetë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 2 «Bir njeriu, shënoje këtë datë,* po, datën e sotme. Mbreti i Babilonisë ka nisur sulmin kundër Jerusalemit pikërisht sot.+ 3 Thuaj një proverb* për këtë shtëpi rebele:
“Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Merr kazanin, vëre në zjarr dhe hidh ujë në të.+
4 Pastaj fut copa mishi,+ të gjitha copat e mira,
kofshën e shpatullën; mbushe me kocka të zgjedhura.
5 Zgjidh më të mirën e kopesë,+
vëri stivë kërcunjtë poshtë kazanit, përreth tij,
dhe në të zieji copat bashkë me kockat.’
6 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Mjerë qyteti plot gjakderdhje,+ kazani i ndryshkur, të cilit nuk i është hequr ndryshku!
Boshatise dhe nxirri copat një nga një;+
mos hidh short që t’i përzgjedhësh,
7 sepse në të ka ende gjak;+ ai e derdhi gjakun mbi një shkëmb të zhveshur
e nuk e derdhi përtokë, që ta mbulonte me dhé.+
8 Ngaqë m’u ndez tërbimi për të marrë hak,
unë e kam vënë gjakun e tij mbi një shkëmb të zhveshur e të lëmuar, që të mos mbulohet.’+
9 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Mjerë qyteti plot gjakderdhje!+
Do të bëj një turrë të madhe drush për të!
10 Grumbullo shumë kërcunj dhe ndize zjarrin;
zieje mishin mirë, derdhe lëngun dhe lëri kockat të bëhen shkrumb.
11 Vëre kazanin bosh sipër thëngjijve për ta nxehur,
që t’i skuqet bakri nga nxehtësia.
Kështu papastërtia që ka brenda do të shkrihet+ e ndryshku do të digjet.
12 Sa inat e ç’mundim, që gjithë ky ndryshk nuk hiqet dot!+
Hidhe në zjarr, pra, kazanin e ndryshkur!’
13 Ti ishe i papastër për shkak të sjelljes sate të ndyrë.+ Unë u përpoqa të të pastroja, por ti nuk pastroheshe nga papastërtia jote e s’ke për t’u pastruar derisa të më fashitet tërbimi që kam kundër teje.+ 14 Unë Jehovai kam folur, dhe kjo gjë ka për të ndodhur. Unë do të veproj e nuk do të kursehem; nuk do të më dhimbsesh e nuk do të më vijë keq për ty.+ Ata do të të gjykojnë sipas udhëve që ke ndjekur dhe sipas veprimeve të tua”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
15 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 16 «Bir njeriu, ja, pas pak do të ta marr të shtrenjtën tënde+ me një goditje të vetme. Mos mbaj zi,* mos qaj e mos derdh lot. 17 Rënko në heshtje e mos mbaj zi sipas zakonit.+ Vëre çallmën+ në kokë dhe vish sandalet.+ Mos i mbulo mustaqet*+ dhe mos e ha bukën që do të të sjellin.»*+
18 Unë i fola popullit në mëngjes dhe në mbrëmje gruaja më vdiq. Kështu, të nesërmen në mëngjes veprova si më ishte urdhëruar. 19 Njerëzit më pyetnin: «A s’do të na tregosh ç’lidhje kanë me ne këto që po bën?» 20 Unë u përgjigja: «Fjala e Jehovait më është drejtuar: 21 “Thuaji shtëpisë së Izraelit: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ja, pas pak do ta përdhos shenjtëroren time,+ burimin e krenarisë suaj të madhe, të shtrenjtën tuaj, atë që ua do zemra,* dhe bijtë e bijat që latë pas, do të bien të vdekur nga shpata.+ 22 Atëherë do të bëni si bëra unë. Nuk do t’i mbuloni mustaqet e nuk do të hani bukën që do t’ju sjellin.+ 23 Çallmat do t’i keni në kokë dhe sandalet në këmbë. Nuk do të mbani zi e nuk do të qani. Përkundrazi, do të kalbeni në fajet tuaja+ e do të rënkoni mes jush. 24 Ezekieli është bërë si një shenjë për ju.+ Ato që ka bërë ai, do të bëni edhe ju. Kur kjo gjë të ndodhë, keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.”’”
25 Sa për ty, o bir njeriu, ditën kur t’ua marr fortesën, atë ndërtesë të bukur që u sjell gëzim, të shtrenjtën e tyre, atë që ua do zemra,* si edhe bijtë e bijat,+ 26 te ti do të vijë një i mbijetuar, që të të sjellë lajmin.+ 27 Atë ditë ti do ta hapësh gojën, do të flasësh me të e nuk do të jesh më memec.+ Ti do të jesh si një shenjë për ta, dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.»
25 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga amonitët+ dhe profetizo kundër tyre.+ 3 Thuaju amonitëve: “Dëgjoni fjalët e Zotërisë Sovran Jehova. Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ti, o Amon, ke thënë: “Ah, sa mirë!” kur shenjtërorja ime u përdhos, kur vendi i Izraelit u shkretua e kur shtëpia e Judës mërgoi, 4 unë do të të dorëzoj në duart e popujve të Lindjes që të bëhesh pronë e tyre. Ata do të ngrenë brenda teje kampe* e do të vënë atje tendat e tyre. Ata do të hanë frytet e vendit tënd dhe do të pinë qumështin e kopeve të tua. 5 Unë do ta kthej Rabahun+ në kullotë devesh dhe vendin e amonitëve në vathë kopesh. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”
6 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ke përplasur duart+ e këmbët dhe gjithë përçmim ke gëzuar për të keqen e Izraelit,+ 7 unë do ta ngre dorën kundër teje, që të të lë në duart e kombeve si plaçkë. Do të të shfaros nga popujt e do të të zhduk nga çdo vend.+ Unë do të të shuaj, e ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’
8 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse Moabi+ dhe Seiri+ thanë: ‘Shtëpia e Judës është njësoj si gjithë kombet e tjera’, 9 unë do ta lë të pambrojtur atë anë* të Moabit ku janë qytetet e tij kufitare, bukurinë* e vendit të tij, nga Beth-Jeshimoti, Baal-Meoni e deri në Kiriataim.+ 10 Bashkë me amonitët do t’ua jap si pronë popujve të Lindjes,+ e kështu amonitët nuk do të kujtohen më mes kombeve.+ 11 Do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor kundër Moabit,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”
12 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Me shpirt hakmarrës, Edomi ka dalë kundër shtëpisë së Judës dhe është bërë me faj të madh ngaqë ka marrë hak;+ 13 prandaj, ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Edhe kundër Edomit do ta ngre dorën, do të shfaros njerëz e bagëti, e do ta kthej në një vend të shkretë; nga Temani deri në Dedan+ ata do të bien të vdekur nga shpata.+ 14 Do të hakmerrem kundër Edomit me anë të popullit tim, Izraelit.+ Ata do të derdhin zemërimin dhe tërbimin tim mbi Edomin, e kështu Edomi do të provojë hakmarrjen time’”,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
15 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse filistinët janë përpjekur me shpirtligësi* të hakmerren e ta shkatërrojnë Izraelin, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër,+ 16 ja çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta ngre dorën kundër filistinëve,+ do të shfaros keretitët+ dhe do të shuaj të gjithë banorët që do të mbeten në bregdet.+ 17 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur të hakmerrem kundër tyre, po, kur të hakmerrem keqas kundër tyre duke i ndëshkuar ashpër.’”»
26 Vitin e 11-të,* ditën e parë të muajit, fjala e Jehovait m’u drejtua: 2 «Bir njeriu, meqenëse Tiri ka thënë për Jerusalemin:+ ‘Ah, sa mirë! Porta e popujve është rrëzuar!+ Çdo gjë do të kalojë nga unë dhe unë do të pasurohem tani që ai është shkretuar’, 3 Zotëria Sovran Jehova thotë: ‘Ja, unë jam kundër teje, o Tir, dhe do të ngre kundër teje shumë kombe, ashtu si deti ngre dallgët e tij. 4 Ato do të t’i rrënojnë muret, o Tir, dhe do të t’i shembin kullat.+ Unë do të t’i heq rrënojat e do të të kthej në një shkëmb të zhveshur e të lëmuar. 5 Ti do të kthehesh në një vend për të tharë rrjetat e peshkimit* në mes të detit.+
Unë kam folur,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—dhe ty do të të plaçkitin kombet. 6 Në vendbanimet* e tua në fshat, shpata do të bëjë kërdinë, dhe njerëzit kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’
7 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë do të sjell nga veriu kundër teje, o Tir, Nabukodonosorin,* mbretin e Babilonisë,+ mbretin e mbretërve,+ me kuaj,+ me karroca lufte,+ me kalorës dhe me një ushtri* të madhe. 8 Me shpatën e tij, ai do të bëjë kërdinë në vendbanimet e tua në fshat, do të ngrejë kundër teje një mur e një ledh rrethues, si edhe një mburojë të madhe. 9 Ai do t’u bjerë mureve të tua me desh* dhe do të rrëzojë kullat e tua me sëpatat* e tij. 10 Kuajt e tij do të jenë aq të shumtë, sa ty do të të mbulojë pluhuri, dhe muret e tua do të dridhen nga zhurma e kalorësve, e rrotave dhe e karrocave të luftës kur ai të hyjë nëpër portat e tua siç i sulen stuhishëm burrat një qyteti me mure të çara. 11 Me thundrat e kuajve të tij, ai do të shkelë nëpër tërë rrugët e tua,+ njerëzit e tu do t’i vrasë me shpatë dhe shtyllat e tua madhështore do t’i rrëzojë përtokë. 12 Ata do të t’i grabitin pasuritë, do të t’i plaçkitin mallrat,+ do të t’i shembin muret dhe do të t’i rrëzojnë shtëpitë e bukura. Pastaj gurët, punimet prej druri dhe rrënojat e tua do t’i hedhin në det.
13 Unë do ta shuaj zhurmën e këngëve të tua dhe tingulli i harpave të tua nuk do të dëgjohet më.+ 14 Unë do të të kthej në një shkëmb të zhveshur e të lëmuar. Ti do të kthehesh në një vend për të tharë rrjetat e peshkimit.+ Nuk do të rindërtohesh më kurrë, sepse unë, Jehovai, kam folur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
15 Kështu i thotë Zotëria Sovran Jehova Tirit: “A nuk do të dridhen ishujt, vallë, nga zhurma e rënies sate, nga rënkimi i atyre që po u shuhet jeta* e nga masakra që do të bëhet mes teje?+ 16 Të gjithë princat* e detit do të zbresin nga fronet, do të heqin veshjet e gjata* dhe rrobat e qëndisura. Të gjithë do t’i zënë* të dridhurat, do të ulen përtokë, do të dridhen nga frika pa pushim e do të t’i ngulin sytë të shtangur.+ 17 Pastaj do t’ia nisin një kënge të përvajshme*+ e do të të thonë:
‘Si qenke katandisur,+ o qytet i lëvduar,
ti që ishe i banuar nga detarë!
Ti dhe banorët e tu ishit të fuqishëm në det;+
ju u kallnit tmerrin të gjithë banorëve të tokës!
19 Se kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të të katandis në një gërmadhë ku s’banon askush, kur të sjell mbi ty ujërat e trazuara dhe kur ujërat vërshuese të të kenë mbuluar,+ 20 unë do të të zbres ty dhe ata që përfundojnë në gropë* si ti, te njerëzit e kohëve më parë; do të të vë që të banosh në thellësitë e tokës bashkë me ata që përfundojnë në gropë,+ po, në vendet e shkretuara prej kohësh, që te ti të mos banojë më njeri. Pastaj do t’i jap lavdi* vendit të të gjallëve.
21 Unë do të të sjell një tmerr të papritur e ti nuk do të jesh më.+ Do të të kërkojnë, por nuk do të të gjejnë më kurrë’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
27 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Ti, o bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme* për Tirin+ 3 dhe thuaji:
“O ti, që banon në portat e detit,
tregtari i popujve të shumë ishujve.
Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ti, o Tir, ke thënë: “Bukuria ime është e përsosur.”+
4 Territoret e tua janë në zemër të detit.
Ndërtuesit e tu ta kanë përsosur bukurinë.
5 Si një anije, t’i bënë të gjitha dërrasat me dru dëllinje nga Seniri,+
e për të të bërë direkun, morën një cedër nga Libani.
6 Rremat t’i bënë me dru lisi të Bashanit,
kurse bashin me dru qiparisi të ishujve të Kitimit,+ të zbukuruar me fildish.
7 Si velë të shërbente një pëlhurë prej linoje shumëngjyrëshe nga Egjipti.
Mbulesa në kuvertë ishte endur me fill blu e lesh në ngjyrë të purpurt,* nga ishujt e Elishahut.+
8 Banorët e Sidonit e të Arvadit+ u jepnin rremave të tua.
Mjeshtërit e tu, o Tir, ishin detarët e tu.+
9 Mjeshtërit me përvojë* të Gebalit+ stukonin midis dërrasave të tua.+
Të gjitha anijet e detit dhe marinarët e tyre vinin te ti për të këmbyer mallra.
10 Burrat e Persisë, të Ludit e të Putit+ ishin pjesë e ushtrisë sate, luftëtarët e tu.
Ata varën te ti mburojat e helmetat* e tyre dhe të dhanë shkëlqim.
11 Burrat e Arvadit në ushtrinë tënde u caktuan sipër mureve të tua rreth e rrotull,
dhe kullat e tua i ruanin burra sypatrembur.
Mburoja të rrumbullakëta varën rreth e qark mureve të tua dhe ta përsosën bukurinë.
12 Tarshishi+ bënte tregti me ty për shkak të pasurisë sate përrallore.+ Mallrat e tua këmbeheshin me argjendin, hekurin, kallajin dhe plumbin e tij.+ 13 Edhe Javani, Tubali+ dhe Mesheku+ bënin tregti me ty, e në këmbim të mallrave të tua të jepnin skllevër+ e sende bakri. 14 Togarmahu+ të jepte kuaj, kuaj lufte dhe mushka në këmbim të mallrave të tua. 15 Ti bëje tregti edhe me popullin e Dedanit;+ ti punësoje tregtarë në shumë ishuj, dhe si haraç* të jepnin fildish+ e dru abanozi. 16 Edomi bënte tregti me ty për shkak të bollëkut të prodhimeve të tua. Në këmbim të mallrave të tua të jepte bruz, lesh në ngjyrë të purpurt, stofra me qëndisje plot ngjyra, copa cilësore, korale dhe rubinë.
17 Juda dhe Izraeli bënin tregti me ty; e në këmbim të mallrave të tua+ të jepnin grurë nga Miniti,+ ushqime të zgjedhura, mjaltë,+ vaj e balsam.+
18 Damasku+ bënte tregti me ty për shkak të bollëkut të prodhimeve e të pasurive të tua, e në këmbim të jepte verën e Helbonit dhe leshin e Zaharit.* 19 Vedani dhe Javani nga Uzali të jepnin punime hekuri të farkëtuar, kasi* dhe kallam* në këmbim të mallrave të tua. 20 Dedani+ tregtonte me ty shtroje* si shalë për kuajt. 21 Ti punësoje arabët dhe të gjithë prijësit e Kedarit,+ të cilët tregtonin qengja, desh dhe cjep.+ 22 Tregtarët e Shebës dhe të Ramahut+ bënin tregti me ty, e në këmbim të mallrave të tua të jepnin aromatikë nga më të mirët, gurë të çmuar dhe ar.+ 23 Harani,+ Kanehu, Edeni,+ si edhe tregtarët e Shebës,+ të Ashurit+ dhe të Kilmadit bënin tregti me ty. 24 Në pazaret e tua ata tregtonin veshje të bukura, mantele me copë blu e me qëndisje plot ngjyra dhe qilima shumëngjyrësh, të gjitha të lidhura mirë me litarë.
25 Anijet e Tarshishit+ shërbenin si karvanë për mallrat e tua,
që ti të mbusheshe, të ngarkoheshe plot e përplot* në zemër të detit.
26 Por vozitësit të çuan në dete të trazuara;
era e lindjes të shpartalloi në zemër të detit.
27 Pasuria, të mirat dhe mallrat e tua, marinarët dhe detarët e tu,
ata që stukojnë midis dërrasave të tua,
ata që tregtojnë mallrat e tua+ dhe të gjithë luftëtarët,+
—tërë ky popull* që është mes teje—
do të fundosen të gjithë në zemër të detit ditën e rënies sate.+
28 Kur detarët e tu të thërrasin për ndihmë, brigjet do të dridhen.
29 Të gjithë ata që u japin rremave, të gjithë marinarët dhe detarët
do të zbresin nga anijet e do të qëndrojnë në tokë.
30 Ata do ta ngrenë zërin për ty e do të këlthasin me hidhërim;+
do të hedhin pluhur mbi kokë e do të zhgërryhen në hi.
31 Ata do ta rruajnë kokën për ty e do të vishen me copë thesi;*
do të qajnë me hidhërim* për ty e do të vajtojnë sa t’u hajë zëri.
32 Gjatë vajtimit, do të këndojnë pa pushim një këngë të përvajshme:
“Kush është si Tiri, që u shua në mes të detit?+
33 Kur të mirat e tua vinin nga deti i hapur, ti ngopje shumë popuj;+
ti i pasurove mbretërit e tokës me pasurinë tënde përrallore e me mallrat e tua.+
34 Por tani, je shpartalluar në det të hapur, në ujëra të thella;+
bashkë me ty janë fundosur edhe gjithë mallrat e populli yt.+
35 Të gjithë banorët e ishujve do të t’i ngulin sytë të shtangur,+
dhe mbretërit e tyre do të dridhen të llahtarisur,+ do t’u ikë gjaku nga fytyra.
36 Tregtarët e popujve do të fishkëllejnë për ty nga habia.
Fundi yt do të jetë i papritur e i tmerrshëm,
dhe ti nuk do të ekzistosh më kurrë.”’”»+
28 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, thuaji prijësit të Tirit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ngaqë zemra të është bërë fodulle,+ ti s’pushon së thëni:
“Jam perëndi. Jam ulur në fronin e një perëndie, në zemër të detit.”+
Por ti je veçse njeri e jo perëndi,
ndonëse në zemër ndihesh perëndi.
3 Mos je më i mençur se Danieli?!+
Mendon se nuk ka asnjë të fshehtë që ti s’e di?!
4 Je pasuruar falë mençurisë dhe aftësisë sate dalluese
dhe vazhdon të grumbullosh ar e argjend në thesaret e tua.+
5 Ngaqë je tregtar i zoti, ke bërë pasuri përrallore,+
e zemra t’u bë fodulle nga gjithë kjo pasuri.’”
6 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
“Meqenëse në zemër ndihesh perëndi,
7 unë do të sjell kundër teje njerëz të huaj, më mizorët e kombeve.+
Ata do të nxjerrin shpatën kundër gjithçkaje të bukur që fitove me mençurinë tënde
dhe do ta përdhosin shkëlqimin tënd të lavdishëm.+
9 A do të thuash më: ‘Jam perëndi’ para atij që do të të vrasë?
Do të jesh veçse njeri e jo perëndi në duart e atyre që do të të përdhosin.
10 Nga dora e të huajve do të pësosh një vdekje si ajo e të parrethprerëve,
sepse unë kam folur”,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
11 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 12 «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme* për mbretin e Tirit dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
13 Ti ishe në Eden, në kopshtin e Perëndisë,
i stolisur me lloj-lloj gurësh të çmuar:
rubin, topaz, diaspër, krizolit, oniks, nefrit, safir, bruz+ e smerald,
të mbërthyer në mbajtëse e fole prej ari.
Të gjitha u bënë ditën që u krijove.
14 Të caktova si kerubinin mbrojtës të mirosur.
Ti ishe në malin e shenjtë të Perëndisë+ dhe ecje mes gurëve të zjarrtë.
Prandaj unë do të të përzë si të përdhosur nga mali i Perëndisë e do të të shkatërroj,+
do të të dëboj larg gurëve të zjarrtë, o kerubin mbrojtës.
17 Zemra t’u bë fodulle prej bukurisë sate,+
nga shkëlqimi yt i lavdishëm e shkele me këmbë mençurinë.+
Unë do të të vërvit përtokë,+
do të të bëj teatër për mbretërit.
18 Nga faji yt i madh dhe tregtia jote e pandershme,
ke përdhosur shenjtëroret e tua.
Unë do të ndez te ti një zjarr që do të të përpijë;+
do të të bëj shkrumb e hi në tokë para kujtdo që do të të shohë.
Fundi yt do të jetë i papritur e i tmerrshëm,
e ti nuk do të ekzistosh më kurrë.’”»+
20 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 21 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga Sidoni+ dhe profetizo kundër tij: 22 “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ja, unë jam kundër teje, o Sidon, dhe do të lëvdohem mes teje.
Të gjithë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai
kur të ekzekutoj gjykimin tim mbi ty e kur të shenjtërohem nëpërmjet teje.
23 Unë do të dërgoj kundër teje murtajën,
e në rrugët e tua do të derdhet gjaku lumë.
Kur shpata të vijë kundër teje nga çdo anë,
shumë do të bien të vdekur në mesin tënd.
Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+
24 Në atë kohë, shtëpia e Izraelit nuk do të jetë më e rrethuar nga driza që shpojnë e gjemba të mprehtë,+ nga ata që e trajtojnë me përçmim. Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.’
25 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Kur të mbledh përsëri shtëpinë e Izraelit nga popujt ku ishte shpërndarë,+ unë do të shenjtërohem mes tyre në sytë e kombeve,+ dhe ata do të banojnë në vendin+ që i dhashë shërbëtorit tim, Jakobit.+ 26 Do të banojnë atje të sigurt,+ do të ndërtojnë shtëpi e do të mbjellin vreshta.+ Ata do të banojnë të sigurt kur unë të ekzekutoj gjykimin tim kundër të gjithë popujve përreth që i trajtojnë me përçmim.+ Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.’”»
29 Vitin e 10-të,* ditën e 12-të të muajit të dhjetë, fjala e Jehovait m’u drejtua: 2 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga faraoni, mbreti i Egjiptit, dhe profetizo kundër tij e kundër tërë Egjiptit.+ 3 Thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ja, unë jam kundër teje, o faraon, mbret i Egjiptit,+
përbindëshi i madh i detit, ti që rri shtrirë në rrjedhat e Nilit*+ tënd.
Ti thua: “Lumi Nil është imi. Unë e kam bërë atë për veten time.”+
4 Mirëpo unë do të të vë grremça në nofulla
e do të bëj që peshqit e Nilit tënd të kapen pas luspave të tua;
do të të nxjerr nga Nili yt bashkë me tërë peshqit që janë në të e që janë kapur pas luspave të tua.
5 Ty dhe tërë peshqit e Nilit do t’ju lë në shkretëtirë.
Ti do të biesh i vdekur në fushë të hapur
dhe kufoma jote do të mbetet atje, e askush nuk do ta marrë.+
Unë do të të jap si ushqim për kafshët e egra të tokës dhe për zogjtë e qiellit.+
6 Atëherë të gjithë banorët e Egjiptit kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,
sepse, aq sa mund të jetë mbështetje një fije kashte,*
po aq ishin ata mbështetje për shtëpinë e Izraelit.+
7 Kur izraelitët të kapën nga dora, ti vetë u dërrmove
dhe ua bëre edhe atyre shpatullën copë.
8 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ja, unë do të sjell kundër teje shpatën+ dhe do të t’i shfaros njerëz e kafshë. 9 Egjipti do të kthehet në rrënojë e në shkreti;+ atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, sepse ti ke* thënë: ‘Lumi Nil është imi. Unë vetë e kam bërë.’+ 10 Prandaj unë jam kundër teje e kundër Nilit tënd, dhe do ta kthej Egjiptin në gërmadhë, në vend të thatë, të shkretë e krejtësisht të pabanuar+ nga Migdoli+ deri në Sienë,+ deri në kufi me Etiopinë. 11 Nëpër të nuk do të shkelë këmbë njeriu e bagëtie,+ dhe për 40 vjet do të mbetet i pabanuar. 12 Unë do ta kthej Egjiptin në vendin më të shkretë dhe, për 40 vjet, qytetet e tij do të jenë qytetet më të shkretuara;+ unë do t’i shpërndaj egjiptianët mes kombeve dhe do t’i hallakat sa andej këtej.”+
13 Megjithatë, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Pas 40 vjetësh do t’i mbledh egjiptianët nga popujt ku ishin shpërndarë;+ 14 do t’i kthej prapë robërit egjiptianë në vendin e Patrosit+ ku kanë rrënjët, dhe atje do të bëhen një mbretëri e papërfillshme. 15 Egjipti do të bëhet më i dobët se mbretëritë e tjera dhe nuk do të mbizotërojë më mbi kombet;+ unë do ta pakësoj aq shumë numrin e tyre, sa të mos nënshtrojnë më asnjë komb.+ 16 Egjipti nuk do të jetë më kurrë burim sigurie për shtëpinë e Izraelit;+ ai do t’i shërbejë vetëm për t’i kujtuar sa gabim bëri kur iu drejtua egjiptianëve për ndihmë. Atëherë ka për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.”»
17 Tani, vitin e 27-të,* ditën e parë të muajit të parë, fjala e Jehovait m’u drejtua: 18 «Bir njeriu, Nabukodonosori,*+ mbreti i Babilonisë, e mundoi shumë ushtrinë e tij në luftën kundër Tirit.+ Të gjitha kokat u bënë tullace, të gjitha supet u rropën.* Mirëpo as ai, as ushtria e tij nuk morën ndonjë pagë për mundin e tyre kundër Tirit.
19 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë i jap Egjiptin Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë.+ Ai do t’ia marrë pasuritë, do të bëjë shumë plaçkë e do të zërë pre të madhe; kjo do të jetë paga për ushtrinë e tij.
20 Si shpërblim për mundin e tij kundër Tirit, unë do t’i jap Egjiptin, sepse ai punoi për mua,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
21 Atë ditë unë do të nxjerr një bri për shtëpinë e Izraelit,*+ dhe ty* do të të jap rast të flasësh mes tyre. Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»
30 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Ulërini: “Medet, erdhi dita!”,
3 sepse dita është afër, po, dita e Jehovait është afër.+
Ajo do të jetë një ditë plot re,+ një kohë e caktuar për kombet.+
4 Një shpatë do të vijë kundër Egjiptit
dhe, kur në të të bien të vrarë, kur t’ia marrin pasuritë e kur t’i shemben themelet,+
Etiopinë do ta mbërthejë paniku.
5 Etiopia,+ Puti,+ Ludi, tërë popujt e përzier,*
Kubi dhe bijtë e vendit që kanë hyrë në një besëlidhje,*
do të bien të gjithë të vdekur nga shpata.’
6 Kështu thotë Jehovai:
‘Edhe përkrahësit e Egjiptit do të bien;
arroganca e fuqia e tij do të marrin fund.+
Nga Migdoli+ deri në Sienë+ do të bien të vdekur nga shpata,—shpall Zotëria Sovran Jehova.—7 Ato do të bëhen vendet më të shkreta, dhe qytetet e Egjiptit do të jenë qytetet më të rrënuara.+ 8 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur t’i vë zjarrin Egjiptit e kur aleatët e tij të shpartallohen. 9 Atë ditë do të dërgoj lajmëtarë me anije, që t’i futin dridhmat Etiopisë, e cila ka siguri të madhe te vetja; atë do ta mbërthejë paniku kur t’i vijë dita Egjiptit, sepse ajo ditë ka për të ardhur.’
10 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Do t’i jap fund hordhive* të Egjiptit me dorën e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë.+ 11 Ai dhe trupat e tij, më mizorët e kombeve,+ do të dërgohen për të shkatërruar vendin. Ata do të nxjerrin shpatat kundër Egjiptit dhe do ta mbushin vendin me të vrarë.+ 12 Unë do t’i kthej kanalet e Nilit+ në tokë të thatë dhe do t’ua shes vendin të ligjve. Vendin dhe gjithçka në të do ta shkretoj me anë të duarve të të huajve.+ Unë Jehovai kam folur.’
13 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të shkatërroj edhe idhujt e pështirë* e do t’i shfaros perënditë e kota të Nofit.*+ Nuk do të ketë më princa* nga Egjipti, dhe unë do të shtie frikën në këtë vend.+ 14 Do ta shkretoj Patrosin,+ do t’i vë zjarrin Zoanit dhe do të ekzekutoj gjykimin mbi Nónë.*+ 15 Do ta derdh tërbimin tim mbi Sinin, fortesën e Egjiptit, dhe do ta shkatërroj popullin e Nosë. 16 Egjiptit do t’i vë zjarrin; Sinin do ta mbërthejë tmerri dhe Nosë do t’ia çajnë muret, kurse Nofin* do ta sulmojnë në mes të ditës. 17 Djemtë e Onit* dhe të Pibesetit do të bien të vdekur nga shpata dhe banorët e qyteteve do të shkojnë në robëri. 18 Tefnesi do të erret në mes të ditës kur të thyej atje zgjedhën e Egjiptit.+ Arroganca dhe fuqia e tij* do të marrin fund;+ atë do ta mbulojnë retë dhe banorët e fshatrave të tij do të shkojnë në robëri.+ 19 Unë do të ekzekutoj gjykimin tim mbi Egjiptin. Atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»
20 Më pas, vitin e 11-të,* ditën e shtatë të muajit të parë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 21 «Bir njeriu, unë ia kam thyer krahun faraonit, mbretit të Egjiptit; ai s’ka për ta lidhur me fasha që të shërohet e të forcohet sa të mbajë shpatën.
22 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër faraonit, mbretit të Egjiptit;+ do t’ia thyej krahët, edhe të fortin, edhe krahun tashmë të thyer,+ dhe do t’ia rrëzoj shpatën nga dora.+ 23 Pastaj do t’i shpërndaj egjiptianët mes kombeve dhe do t’i hallakat sa andej këtej.+ 24 Unë do t’ia forcoj krahët* mbretit të Babilonisë+ dhe do t’i jap në dorë shpatën time.+ Kurse faraonit do t’ia thyej krahët, dhe ai do të rënkojë me zë të lartë para tij* sikur të ishte duke vdekur. 25 Unë do t’i forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, kurse krahët e faraonit do të lëshohen. Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai kur t’ia jap në dorë shpatën time mbretit të Babilonisë, dhe ai ta vringëllojë kundër Egjiptit.+ 26 Do t’i shpërndaj egjiptianët mes kombeve dhe do t’i hallakat sa andej këtej.+ Atëherë ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»
31 Vitin e 11-të, ditën e parë të muajit të tretë, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 2 «Bir njeriu, thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe hordhive* të tij:+
‘Kujt i përngjan ti për nga madhështia?
3 Ishte një asirian, një cedër në Liban,
me degë të bukura si një zabel i dendur,
me shtat madhështor e me majë deri te retë.
4 Uji e rriti shumë, burimet e thella e bënë të lartë;
përrenjtë rridhnin rreth e qark vendit ku ishte mbjellë
dhe kanalet e tyre vaditnin të gjitha pemët e fushës.
5 Prandaj u bë më i lartë se gjithë pemët e tjera të fushës;
degët iu shtuan dhe iu zgjatën,
sepse në përrenjtë pranë tij kishte ujë me bollëk.
6 Tërë zogjtë e qiellit bënin fole mbi degët e tij të mëdha,
tërë kafshët e egra të tokës shumoheshin poshtë degëve të tij,
tërë kombet e mëdha strehoheshin nën hijen e tij.
7 U bë madhështor e tejet i bukur, me degë të harlisura,
sepse i kishte shtrirë rrënjët në ujëra të bollshme.
8 Asnjë cedër tjetër nuk matej me të në kopshtin e Perëndisë,+
asnjë dëllinjë nuk kishte degë të mëdha si ai,
asnjë rrap nuk kishte degë si të tijat,
asnjë pemë tjetër në kopshtin e Perëndisë nuk i afrohej bukurisë së tij.
9 E bëra të bukur e me degë të harlisura,
dhe të gjitha pemët e tjera të Edenit, kopshtit të Perëndisë së vërtetë, e kishin zili.’
10 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqë ai* u bë aq shtatlartë, sa maja i arriti deri te retë, e nga kjo zemra iu bë arrogante, 11 unë do t’ia dorëzoj sundimtarit të fuqishëm të kombeve,+ dhe ai me siguri do ta ndëshkojë. Unë do ta hedh poshtë për shkak të ligësisë së vet. 12 Njerëzit e huaj, më mizorët e kombeve, do ta rrëzojnë, do ta braktisin në male, degët e tij gjetheshumë do të bien në të gjitha luginat, dhe përrenjtë e tokës do të mbulohen me degët e tij të thyera.+ Tërë popujt e tokës do të largohen nga hija e tij e do ta braktisin. 13 Mbi trungun e tij të rrëzuar do të ngrenë fole të gjithë zogjtë e qiellit dhe mbi degët e tij do të rrinë të gjitha kafshët e egra të tokës,+ 14 me qëllim që asnjë pemë afër ujërave të mos bëhet aq shtatlartë, sa t’i arrijë maja deri te retë, dhe asnjë pemë e ujitur mirë të mos prekë retë, sepse të gjitha pemët do të shkatërrohen e do të shkojnë poshtë nën tokë, bashkë me bijtë e njerëzve që përfundojnë në gropë.’*
15 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur ai të zbresë në Varr,* unë do të sjell zi në vend. Unë do të ndal ujërat e thella dhe përrenjtë e tyre, që ujërat e bollshme të mos rrjedhin më. Libanin do ta mbulojë zia për shkak të tij dhe të gjitha pemët e fushës do të thahen. 16 Kur ta çoj në Varr* bashkë me të gjithë ata që përfundojnë në gropë,* do t’i bëj kombet të dridhen nga zhurma e rënies së tij. Të gjitha pemët e Edenit,+ më të zgjedhurat e më të mirat e Libanit, të gjitha pemët e ujitura mirë, do të ngushëllohen në thellësi të tokës. 17 Ato kanë zbritur me të në Varr,* tek ata që janë vrarë me shpatë,+ bashkë me përkrahësit* e tij, që jetonin nën hijen e tij në mes të kombeve.+
18 Cila nga pemët e Edenit kishte lavdinë dhe madhështinë tënde?!+ E megjithatë ke për të zbritur në thellësi të tokës bashkë me pemët e Edenit. Do të prehesh mes të parrethprerëve, bashkë me ata që janë vrarë nga shpata. Ja çfarë do t’i ndodhë faraonit dhe gjithë hordhive të tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
32 Vitin e 12-të,* ditën e parë të muajit të 12-të, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 2 «Bir njeriu, nisja një kënge të përvajshme* për faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe thuaji:
‘Ti ishe mes kombeve si një luan i ri e i fortë,* por ke marrë fund.
Ishe si përbindësh deti+ që turfulloje në lumenjtë e tu;
me këmbë turbulloje ujërat dhe ndotje lumenjtë.’*
3 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Unë do ta hedh rrjetën time mbi ty me anë të një turme shumëkombëshe,
dhe ata do të të nxjerrin me rrjetën time të peshkimit.*
4 Pastaj do të të flak në tokë e do të të vërvit në fushë,
do të bëj që te ti të ulen gjithë zogjtë e qiellit,
dhe kafshët e egra të mbarë tokës do t’i ngop me mishin tënd.+
6 Do ta ngop tokën deri në male me gjakun tënd që do të rrjedhë lumë,
dhe ai do t’i mbushë plot përrenjtë e tu.*
7 Kur ti të shuhesh, unë do të mbuloj qiejt e do të errësoj yjet.
Diellin do ta mbuloj me re, dhe hëna nuk do të shkëlqejë.+
8 Për shkakun tënd, do të errësoj të gjithë ndriçuesit në qiell
e do ta mbuloj me terr vendin tënd,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
9 Unë do t’ua mbush zemrat me ankth shumë popujve
kur t’ju çoj në robëri te kombet e tjera,
në vende që nuk i keni njohur.+
10 Shumë popuj do t’i lë gojëhapur prej teje,
e mbretërit e tyre do të dridhen të llahtarisur për shkakun tënd
kur ta vringëlloj shpatën para tyre.
Ditën e rënies sate,
të gjithë do të dridhen pareshtur nga frika e vdekjes.’
11 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Mbi ty do të bjerë shpata e mbretit të Babilonisë.+
12 Unë do të bëj që hordhitë* e tua
të vriten nga shpata e luftëtarëve të fuqishëm,
nga më mizorët e kombeve, po, nga të gjithë këta.+
Ata do t’i japin fund krenarisë së Egjiptit
dhe të gjitha hordhitë e tij do të shfarosen.+
13 Unë do t’ia shfaros të gjitha bagëtitë që rrinë pranë ujërave të tij të bollshme,+
dhe ujërat nuk do të turbullohen më,
as nga këmbët e njeriut, as nga thundrat e kafshëve.+
14 Në atë kohë, do t’i kthjelloj ujërat
e do të bëj që lumenjtë të rrjedhin si vaji,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
15 Kur ta kthej Egjiptin në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar,
në një vend të zhveshur nga gjithçka kishte,+
e kur të shfaros gjithë banorët e tij,
ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+
16 Kjo është një këngë e përvajshme,
dhe njerëzit do ta këndojnë me vaje;
bijat e kombeve do të këndojnë me vaje,
po, do të këndojnë me vaje për Egjiptin e për gjithë hordhitë e tij’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
17 Pastaj, vitin e 12-të, ditën e 15-të të muajit, fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 18 «Bir njeriu, nisja vajit për hordhitë e Egjiptit dhe shpall se atë do ta zbresin në thellësitë e tokës, atë dhe bijat* e kombeve të fuqishme, bashkë me ata që përfundojnë në gropë.*
19 ‘O Egjipt, mendon se je më i bukur se gjithë të tjerët? Zbrit dhe prehu me të parrethprerët!’
20 ‘Ata do të bien mes atyre që janë vrarë me shpatë.+ Ai* është lënë në dorë të shpatës. Merreni zvarrë bashkë me tërë hordhitë e tij!
21 Nga thellësia e Varrit,* luftëtarët më të fuqishëm do t’i flasin atij dhe ndihmësve të tij, të cilët me siguri do të zbresin e do të prehen si të parrethprerët, të vrarë me shpatë. 22 Atje është Asiria dhe tërë turmat e saj. Varret e asirianëve janë rreth e përqark tij;* të gjithë ata kanë rënë të vdekur nga shpata.+ 23 Varret e saj janë në thellësi të gropës;* rreth e qark varrit ka turmat e saj, të gjithë të vrarë nga shpata, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve.
24 Atje është Elami+ me tërë hordhitë e tij rreth e qark varrit, të gjithë të vrarë nga shpata. Ata kanë zbritur nën tokë të parrethprerë, po, ata që i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve. Tani do ta mbajnë mbi vete turpin bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* 25 Kanë vënë një shtrat për të* në mes të të vrarëve, dhe të gjitha hordhitë e tij janë rreth e përqark varreve të tij. Të gjithë janë të parrethprerë, të vrarë me shpatë, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve; do ta mbajnë mbi vete turpin bashkë me ata që përfundojnë në gropë.* Elami është vënë në mes të të vrarëve.
26 Atje është Mesheku, Tubali+ dhe gjithë hordhitë e tyre. Varret e tyre janë rreth e përqark tij.* Të gjithë ata janë të parrethprerë, të shpuar tejpërtej nga shpata, sepse i shtinin tmerrin vendit të të gjallëve. 27 A nuk do të prehen me luftëtarët e fuqishëm e të parrethprerë që kanë zbritur në Varr* me armët e tyre? Shpatat ua kanë vënë poshtë kokës* dhe mëkatet do t’ua vënë mbi eshtra, sepse këta luftëtarë të fuqishëm terrorizuan vendin e të gjallëve. 28 Ndërsa ti* do të dërrmohesh mes të parrethprerëve dhe do të prehesh bashkë me ata që janë vrarë me shpatë.
29 Atje është Edomi,+ mbretërit dhe tërë prijësit e tij, të cilët u vunë bashkë me ata që u vranë me shpatë, edhe pse ishin të fuqishëm; edhe ata do të prehen me të parrethprerët+ e me ata që përfundojnë në gropë.*
30 Atje janë tërë princat* e veriut dhe gjithë sidonitët+ që kanë zbritur në gropë të çnderuar me të vrarët, pavarësisht nga tmerri që ngjallën me fuqinë e tyre. Ata do të prehen të parrethprerë bashkë me të vrarët nga shpata dhe do ta mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që përfundojnë në gropë.*
31 Faraoni do ta shohë gjithë këtë dhe do të ngushëllohet për atë që u ndodhi hordhive të tij;+ faraoni dhe gjithë ushtria e tij do të vriten me shpatë,’—thotë Zotëria Sovran Jehova.
32 ‘Meqë i fuste tmerrin vendit të të gjallëve, faraoni do të prehet mes të parrethprerëve bashkë me të vrarët nga shpata, ai dhe gjithë hordhitë e tij,’—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
33 Fjala e Jehovait m’u drejtua përsëri: 2 «Bir njeriu, thuaju bijve të popullit tënd:+
‘Ta zëmë se unë sjell shpatën kundër një vendi,+ dhe populli i atij vendi zgjedh një burrë që e vë si rojë, 3 dhe ky e sheh shpatën të vijë kundër vendit, i bie bririt dhe e paralajmëron popullin.+ 4 Nëse dikush e dëgjon tingullin e bririt, por nuk ia vë veshin paralajmërimit,+ e shpata vjen dhe i merr jetën,* gjaku i tij do të bjerë mbi kokën e vet.*+ 5 Ai e dëgjoi tingullin e bririt, por nuk ia vuri veshin paralajmërimit. Gjaku i tij do të bjerë mbi të. Po t’ia kishte vënë veshin paralajmërimit, do të kishte shpëtuar jetën.
6 Por, nëse roja e sheh shpatën të vijë dhe nuk i bie bririt,+ e kështu populli nuk paralajmërohet, dhe shpata vjen e i merr jetën ndokujt, ky do të vdesë për fajin e vet, kurse gjakun e tij do t’ia kërkoj rojës.’*+
7 Kurse ty, o bir njeriu, unë të kam caktuar si rojë për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh fjalët e gojës sime, paralajmëroji ata nga ana ime.+ 8 Po t’i them të ligut: ‘O i lig, ke për të vdekur’,+ por ti nuk e paralajmëron që ta lërë rrugën e tij, ai do të vdesë për fajin e vet+ meqenëse është i lig, por gjakun e të ligut do ta kërkoj nga ti. 9 Por, nëse e paralajmëron të ligun që ta lërë rrugën e tij, dhe ai refuzon të heqë dorë nga kjo rrugë, ai do të vdesë për fajin e vet,+ kurse ti do ta shpëtosh jetën tënde.+
10 Tani, o bir njeriu, thuaji shtëpisë së Izraelit: “Ju keni thënë: ‘Rebelimet dhe mëkatet tona rëndojnë mbi ne, e ne po tretemi prej tyre.+ Si mund të mbetemi gjallë atëherë?!’”+ 11 Thuaju: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—unë nuk kënaqem me vdekjen e të ligut,+ por kënaqem kur i ligu kthen rrugë+ e vazhdon të jetojë.+ Kthehuni, kthehuni nga rrugët tuaja të këqija!+ Pse të vdisni, o shtëpi e Izraelit?!’+
12 Ti, o bir njeriu, thuaju bijve të popullit tënd: “Drejtësia nuk do ta shpëtojë të drejtin nëse rebelohet;+ as ligësia nuk do ta pengojë të ligun nëse heq dorë prej saj.+ Asnjë i drejtë nuk do të vazhdojë të jetojë falë drejtësisë së tij, ditën kur të mëkatojë.+ 13 Nëse i them të drejtit: ‘Ke për të jetuar’, por ai ka besim në drejtësinë e vet dhe bën atë që është e gabuar,*+ asnjë nga veprat e tij të drejta nuk do të kujtohet. Përkundrazi, do të vdesë për të këqijat që bëri.+
14 Nëse i them të ligut: ‘Ke për të vdekur’, por ai largohet nga mëkati i vet dhe gjykon me drejtësi e bën atë që është e drejtë,+ 15 kthen atë që ka marrë peng,+ shlyen ato që ka grabitur+ dhe ecën sipas ligjeve që japin jetë, duke mos bërë atë që është e gabuar, ai ka për të jetuar.+ Ai nuk do të vdesë. 16 Asnjë nga mëkatet që ka bërë, nuk do t’i llogaritet.*+ Ngaqë ka gjykuar me drejtësi dhe ka bërë atë që është e drejtë, me siguri do të vazhdojë të jetojë.”+
17 Mirëpo populli yt ka thënë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë’, kur në fakt udha e tyre nuk është e drejtë.
18 Nëse i drejti largohet nga drejtësia dhe bën atë që është e gabuar, ai duhet të vdesë.+ 19 Nëse i ligu largohet nga ligësia, gjykon me drejtësi dhe bën atë që është e drejtë, ai do të vazhdojë të jetojë falë tyre.+
20 Ju keni thënë: ‘Udha e Jehovait nuk është e drejtë.’+ Por unë do ta gjykoj secilin prej jush sipas udhëve të veta, o shtëpi e Izraelit.»
21 Pas ca kohësh, vitin e 12-të të mërgimit tonë, ditën e pestë të muajit të dhjetë, një burrë që kishte arritur t’ia mbathte nga Jerusalemi, erdhi tek unë+ e më tha: «Qyteti ra!»+
22 Një mbrëmje, para se të vinte ai që kishte arritur t’ia mbathte, fuqia* e Jehovait kishte vepruar tek unë dhe ma kishte hapur gojën. Kështu, para se ai të vinte tek unë në mëngjes, goja më ishte hapur dhe nuk isha më memec.+
23 Pastaj fjala e Jehovait m’u drejtua: 24 «Bir njeriu, banorët e qyteteve të shkretuara+ thonë për Izraelin: ‘Abrahami ishte vetëm një, e megjithatë e shtiu në dorë vendin.+ Por ne jemi shumë, kështu që pa diskutim ky vend na përket neve si pronë.’
25 Prandaj u thuaj atyre: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ju e hani mishin me gjak,+ i mbani sytë tek idhujt tuaj të pështirë* dhe vazhdoni të derdhni gjak.+ E pse ju përket juve si pronë?! 26 Ju keni treguar besim te shpata juaj,+ vazhdoni të ndiqni zakone të neveritshme dhe keni çnderuar secili gruan e tjetrit.*+ E pse ju përket juve si pronë?!’”+
27 Thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Siç është e vërtetë që unë rroj, kush banon në qytetet e shkretuara, do të bjerë i vdekur nga shpata; atë që është në fushë, do t’ua jap kafshëve të egra si ushqim, kurse ata që janë futur nëpër fortesa e shpella, do të vdesin nga sëmundjet.+ 28 Unë do ta kthej vendin në një shkretëtirë krejtësisht të pabanuar+ dhe krenaria e arroganca e tij do të marrin fund; malet e Izraelit do të mbeten të shkreta+ dhe askush nuk do të kalojë nëpër to. 29 Kur ta kem kthyer vendin në një shkretëtirë krejtësisht të pabanuar+ për shkak të të gjitha gjërave të neveritshme që kanë bërë,+ ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”
30 O bir njeriu, njerëzit e popullit tënd po flasin për ty pranë mureve dhe hyrjeve të shtëpive.+ Njëri i thotë tjetrit, secili vëllait të vet: ‘Hajde të dëgjojmë fjalët që vijnë nga Jehovai.’ 31 Ata do të dynden që të ulen para teje siç bën zakonisht populli im dhe do të dëgjojnë fjalët e tua, por nuk do t’i zbatojnë,+ sepse me fjalë të bëjnë lajka, por me zemër lakmojnë fitime të pandershme. 32 Ja, ti je për ta si një këngë dashurie, që këndohet me zë të ëmbël duke i rënë bukur një instrumenti me tela. Ata do t’i dëgjojnë fjalët e tua, por asnjëri s’do t’i zbatojë. 33 E kur të gjitha këto fjalë të përmbushen—sepse do të përmbushen—ata kanë për ta marrë vesh se mes tyre ka qenë një profet.»+
34 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit. Profetizo dhe thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Mjerë barinjtë e Izraelit+ që vetëm ushqejnë veten! A nuk duhet përkundrazi të kullotin kopenë?+ 3 Ju hani dhjamin e tyre, visheni me rroba prej leshit të tyre dhe therni për vete kafshën më të majme,+ por kopenë nuk e kullotni.+ 4 Nuk i keni dhënë forcë të dobëtës, nuk e keni shëruar të sëmurën, nuk e keni fashuar të vrarën, nuk e keni kthyer në kope atë që endej larg saj dhe nuk e keni kërkuar të humburën.+ Përkundrazi, keni qenë sundues të ashpër e tiranikë.+ 5 Kështu ato u hallakatën sepse nuk kishin bari,+ u hallakatën dhe u bënë ushqim për egërsirat e fushës. 6 Delet e mia u endën larg kopesë, në çdo mal e kodër të lartë; ato u hallakatën në tërë faqen e dheut dhe askush nuk shkoi t’i kërkonte, askush nuk u përpoq t’i gjente.’”
7 Prandaj, o barinj, dëgjoni çfarë thotë Jehovai: 8 “Siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—meqenëse delet e mia janë bërë pre dhe ushqim për të gjitha egërsirat e fushës, ngaqë s’kishin bari dhe barinjtë nuk i kërkonin, por vetëm ushqenin veten e jo delet e mia, 9 dëgjoni, o barinj, çfarë thotë Jehovai. 10 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër barinjve e do t’u kërkoj llogari atyre për delet e mia.* Nuk do t’i lë më që të kullotin* delet e mia,+ po, këta barinj që vetëm ushqejnë veten. Unë do t’i çliroj delet e mia nga goja e tyre, dhe ato nuk do të jenë më ushqim për ta.’”
11 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë vetë do t’i kërkoj delet e mia e do të kujdesem për to.+ 12 Unë do të kujdesem për delet e mia, si bariu që ka gjetur delet e tij të hallakatura dhe i ushqen.+ Unë do t’i çliroj nga të gjitha vendet ku u hallakatën atë ditë me re e terr të zi.+ 13 Unë do t’i nxjerr nga popujt e do t’i mbledh nga vendet ku ishin shpërndarë, do t’i çoj në vendin e tyre dhe do t’i kullot në malet e Izraelit,+ buzë përrenjve e pranë tërë vendeve të banuara që gjenden atje. 14 Do t’i ushqej në kullota të mira, në malet e larta të Izraelit.+ Atje do të prehen në vende plot bar+ dhe do të ushqehen në kullota të zgjedhura, në malet e Izraelit.
15 Unë vetë do t’i kullot delet e mia+ dhe do t’i lë të prehen,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—16 Do ta kërkoj të humburën,+ do ta kthej atë që është endur larg kopesë, do ta fashoj të vrarën e do t’i jap forcë të dobëtës. Kurse të majmen dhe të fortën do t’i shfaros; do t’u jap gjykimet dhe ndëshkimet e mia si ushqim.’
17 Sa për ju, o delet e mia, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, pas pak do të gjykoj mes një dele dhe një deleje tjetër, mes deshve dhe cjepve.+ 18 A nuk ju mjafton që ushqeheni në kullotat më të mira? U dashka të shkelni me këmbë edhe kullotat e tjera?! E pasi pini ujin e kristaltë, u dashka ta ndotni me këmbë?! 19 Po delet e mia, në kullotat që keni shkelur me këmbë duhet të kullotin?! Ujin e ndotur nga këmbët tuaja duhet të pinë?!’
20 Prandaj kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë vetë do të gjykoj mes deles së majme dhe deles së dobët, 21 sepse ju i shtynit me brinjë e me shpatull dhe u binit me brirë tërë të sëmurave derisa i shpërndatë. 22 Por unë do t’i shpëtoj delet e mia, dhe ato nuk do të bëhen më pre e askujt.+ Unë do të gjykoj mes një dele dhe një deleje tjetër. 23 Do të caktoj një bari të vetëm që t’i kullotë,+ po, shërbëtorin tim David;+ ai do t’i kullotë e do të jetë bariu i tyre.+ 24 Unë, Jehovai, do të bëhem Perëndia i tyre,+ kurse shërbëtori im David do të jetë prijësi i tyre.+ Unë Jehovai kam folur.
25 Unë do të bëj me to një besëlidhje paqeje+ dhe do të zhduk nga vendi egërsirat e pamëshirshme,+ që delet e mia të jetojnë të sigurta në shkretëtirë e të flenë pa frikë në pyje.+ 26 Unë do t’i bëj një bekim për të tjerët, ato dhe vendet përreth malit tim,+ dhe do të sjell shira në kohën e duhur; bekimet do të derdhen si shirat e bollshme.+ 27 Pemët e fushës do të japin fryt, toka do të japë prodhim,+ e kështu delet e mia do të jetojnë të sigurta në vend. Kur t’ua thyej zgjedhën+ dhe t’i çliroj nga ata që i skllavëronin, ato kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai. 28 Ato nuk do të bëhen më pre për kombet, dhe egërsirat e tokës nuk do t’i gllabërojnë më; do të jetojnë të sigurta, dhe askush nuk do t’i trembë.+
29 Do të mbjell për to një plantacion, që do të marrë famë të madhe,* dhe ato nuk do të ngordhin më nga uria në vend,+ dhe kombet nuk do t’i poshtërojnë më.+ 30 Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, Perëndia i tyre, jam me to, dhe se ato janë populli im,+ shtëpia e Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
31 Ju, o delet e mia,+ delet për të cilat kujdesem, jeni veçse njerëz. Unë jam Perëndia juaj’,—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
35 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga rajoni malor i Seirit,+ profetizo kundër tij+ 3 dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o rajon malor i Seirit. Do ta ngre dorën kundër teje dhe do të të kthej në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar.+ 4 Qytetet e tua do t’i katandis në rrënoja, e ti do të kthehesh në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar.+ Ti ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, 5 sepse ke pasur një armiqësi të vjetër+ me izraelitët dhe i ke lënë në dorë të shpatës në kohë të zezash, në kohën e ndëshkimit të tyre përfundimtar.+
6 Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—do të të bëj gati që të derdhësh gjak, dhe gjaku* do të të ndjekë këmba-këmbës.+ Gjakun urreje, gjaku do të të ndjekë këmba-këmbës.+ 7 Unë do të të katandis, o rajon malor i Seirit, në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar,+ dhe askush nuk do të kalojë nëpër territorin tënd e nuk do të kthehet më te ti. 8 Malet e tua do t’i mbush me të vrarë, dhe ata që do të vriten me shpatë, do të bien nëpër kodrat, luginat dhe përrenjtë e tu. 9 Unë do të të katandis në një vend të shkretë përgjithnjë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më.+ Atëherë ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.
10 Meqenëse ke thënë: “Këto dy kombe e këto dy vende do të bëhen të miat dhe do t’i shtie të dyja në dorë”,+ ndërkohë që vetë Jehovai ishte atje, 11 “siç është e vërtetë që unë rroj,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—edhe unë do të tregoj ndaj teje po atë zemërim e xhelozi që tregove ndaj tyre nga urrejtja.+ E kur të të gjykoj, unë do të bëhem plotësisht i njohur për ta. 12 Atëherë ke për ta marrë vesh se unë, Jehovai, i kam dëgjuar të gjitha fjalët fyese që ke thënë për malet e Izraelit: ‘Ato kanë mbetur të shkreta e na janë dhënë në dorë për t’i gllabëruar.’* 13 Ti flisje me arrogancë edhe kundër meje e më fyeje pareshtur.+ Unë i kam dëgjuar të gjitha.”’
14 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Tërë toka do të gëzojë kur të të katandis në një vend të shkretë e krejtësisht të pabanuar. 15 Siç u gëzove që trashëgimia e shtëpisë së Izraelit u shkretua, po ashtu do të bëj edhe unë me ty.+ Ti do të katandisesh në një vend të shkretë, o rajon malor i Seirit, po, tërë ti, o Edom.+ Atëherë të gjithë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”
36 Ti bir njeriu, profetizo për malet e Izraelit dhe u thuaj: “O male të Izraelit, dëgjoni çfarë thotë Jehovai. 2 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Armiku ka thënë për ju: “Ah, sa mirë! Edhe vendet e larta të lashtësisë janë bërë prona jonë!”’”+
3 Atëherë ti profetizo dhe thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse ju kanë shkretuar e ju kanë sulmuar nga të gjitha anët, që të bëheshit pronë e atyre që mbijetojnë* mes kombeve, e meqenëse ju marrin nëpër gojë e shpifin për ju,+ 4 dëgjoni, o male të Izraelit, çfarë thotë Zotëria Sovran Jehova! Kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova maleve, kodrave, përrenjve, luginave, rrënojave të shkretuara+ dhe qyteteve të braktisura, të cilat të mbijetuarit e kombeve përreth i kanë plaçkitur e i kanë bërë objekt talljesh,+ 5 po, Zotëria Sovran Jehova u thotë këtyre: “Me zell të zjarrtë+ do të flas kundër të mbijetuarve të kombeve dhe kundër tërë Edomit, të cilët me gëzim të madh e gjithë përçmim*+ e kanë marrë vendin tim për pronë, që t’i shtien në dorë kullotat e tij dhe ta plaçkitin.’”+
6 Prandaj profetizo për vendin e Izraelit dhe thuaju maleve, kodrave, përrenjve dhe luginave: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë do të flas me zell të zjarrtë e me tërbim kundër kombeve, sepse keni duruar poshtërimin e tyre.’+
7 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë betohem* se kombet përreth do të mbajnë mbi vete turpin e tyre.+ 8 Kurse ju, o male të Izraelit, do të keni pemë me shumë degë e do të jepni fryt për popullin tim, Izraelin,+ sepse ai do të kthehet së shpejti. 9 Ja, unë jam me ju dhe do ta kthej vëmendjen nga ju, e ju do të kultivoheni e do të mbilleni. 10 Do ta shumoj popullin tuaj, tërë shtëpinë e Izraelit, po, të gjithën. Qytetet do të banohen përsëri+ dhe rrënojat do të rindërtohen.+ 11 Po, do ta shumoj popullin dhe bagëtinë tuaj;+ ata do të shtohen e do të jenë të frytshëm. Do të bëj që të banoheni si më parë+ dhe që t’ju shkojë mbarë më shumë se në të kaluarën.+ Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 12 Do të bëj që populli, po, populli im, Izraeli, të ecë mbi ju e t’ju shtjerë në dorë.+ Ju do të bëheni trashëgimia e tij e nuk do ta lini më pa fëmijë.’+
13 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Meqenëse për ju thonë: ‘Jeni vend që i përpin banorët dhe i lë kombet e veta pa fëmijë’, 14 atëherë ju as do t’i përpini më banorët, as do t’i lini më kombet tuaja pa fëmijë,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—15 Unë nuk do t’ju bëj më objekt fyerjeje mes kombeve apo që të duroni talljet e popujve,+ dhe nuk do të jeni më shkak pengese për kombet tuaja,—thotë Zotëria Sovran Jehova.”»
16 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 17 «Bir njeriu, shtëpia e Izraelit e ndotte vendin me udhët e veprimet e saj+ kur banonte në të. Për mua, udhët e saj ishin të papastra si menstruacionet e grave.+ 18 Atëherë unë derdha mbi ta tërbimin tim ngaqë kishin derdhur gjak në vend+ dhe e kishin ndotur me idhujt e tyre të pështirë.*+ 19 Kështu i shpërndava nëpër kombe dhe i hallakata sa andej këtej.+ I gjykova sipas udhëve dhe veprimeve të tyre. 20 Por kur shkuan te këto kombe, popujt e tyre e përdhosën emrin tim të shenjtë+ duke thënë: ‘Këta janë populli i Jehovait, por u desh të iknin nga vendi i tij.’ 21 Prandaj do të veproj për hir të emrit tim të shenjtë, të cilin shtëpia e Izraelit e ka përdhosur mes kombeve ku ka shkuar.+
22 Thuaji, pra, shtëpisë së Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nuk e bëj këtë për ju, o shtëpi e Izraelit, por për emrin tim të shenjtë, të cilin ju e keni përdhosur mes kombeve ku keni shkuar.+ 23 Unë kam për ta shenjtëruar emrin tim të madh,+ që u përdhos mes kombeve, po, që ju e përdhosët mes tyre. Kështu, kur të shenjtërohem mes jush, para syve të tyre,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—kombet kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 24 Unë do t’ju marr nga kombet, do t’ju mbledh nga të gjitha vendet e do t’ju kthej përsëri në vendin tuaj.+ 25 Do t’ju laj me ujë të pastër dhe ju do të bëheni të pastër.+ Do t’ju pastroj nga të gjitha papastërtitë+ dhe idhujt tuaj të pështirë.+ 26 Do t’ju jap një zemër të re+ dhe do t’ju përtërij mendjen.*+ Do t’jua heq zemrën prej guri+ që keni dhe do t’ju jap një zemër të butë.* 27 Do të vë brenda jush frymën time dhe do të bëj që të ecni sipas rregullave të mia.+ Ju do të ndiqni e do të zbatoni vendimet e mia gjyqësore. 28 Pastaj do të banoni në vendin që u dhashë paraardhësve tuaj, dhe ju do të jeni populli im e unë do të jem Perëndia juaj.+
29 Unë do t’ju çliroj nga tërë papastërtitë tuaja, do t’i jap urdhër drithit e ai do të prodhojë me bollëk; jo, nuk do t’ju sjell më zi buke.+ 30 Do ta shtoj frytin e pemëve dhe prodhimin e arave, që të mos turpëroheni më para kombeve për shkak të zisë së bukës.+ 31 Atëherë do t’i kujtoni udhët tuaja të liga dhe veprimet tuaja jo të mira; do t’ju neveritet vetja nga fajet dhe zakonet tuaja të neveritshme.+ 32 Por ta dini se këtë nuk e bëj për hatrin tuaj,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Përkundrazi, t’ju vijë turp e u skuqshi për udhët tuaja, o shtëpi e Izraelit!’
33 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ditën kur t’ju pastroj nga tërë fajet tuaja, do të bëj që qytetet të banohen+ dhe rrënojat të rindërtohen.+ 34 Toka e djerrë, që ishte e shkretuar në sytë e të gjithë kalimtarëve, do të kultivohet. 35 Njerëzit do të thonë: “Toka e djerrë është bërë si kopshti i Edenit,+ dhe qytetet që ishin rrënuar, braktisur e rrafshuar, tani janë të fortifikuara dhe të banuara.”+ 36 Kombet që do të kenë mbetur përreth jush, kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam ndërtuar ato që ishin rrafshuar dhe kam mbjellë tokën e lënë djerr. Unë, Jehovai, kam folur dhe e kam bërë këtë.’+
37 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do ta lejoj shtëpinë e Izraelit të më kërkojë edhe këtë: t’i shumoj njerëzit e tyre si një kope delesh. 38 Qytetet që ishin të rrënuara, do të mbushen plot e përplot me njerëz.+ Ata do të jenë si një grumbull i madh të shenjtësh,* si kopeja e Jerusalemit* gjatë festave.+ Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»
37 Fuqia* e Jehovait veproi tek unë dhe, nëpërmjet frymës së tij, Jehovai më mori e më vuri në mes të një lugine*+ që ishte plot me eshtra. 2 Pastaj më vuri të kaloja nëpër gjithë luginën, mes për mes eshtrave, dhe pashë që lugina ishte mbushur plot me eshtra shumë të thata.+ 3 Ai më pyeti: «Bir njeriu, a mund të kthehen në jetë këto eshtra?» Unë iu përgjigja: «Vetëm ti e di, o Zotëri Sovran Jehova.»+ 4 Atëherë ai më tha: «Profetizo për këto eshtra dhe thuaju: “O eshtra të thata, dëgjoni çfarë thotë Jehovai!
5 Kështu u thotë Zotëria Sovran Jehova këtyre eshtrave: ‘Ja, unë do ju jap frymë,* dhe ju do të ktheheni në jetë.+ 6 Do t’ju shtoj deje dhe mish, do t’ju vesh me lëkurë e do t’ju jap frymë,* dhe ju do të ktheheni në jetë. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”»
7 Kështu unë profetizova si më urdhëroi ai. Sapo profetizova, filloi të dëgjohej një zhurmë, një kërcëllimë, dhe eshtrat filluan të lidheshin me njëra-tjetrën, eshtra me eshtrën. 8 Pastaj pashë që ato u lidhën me deje, u mbushën me mish dhe u veshën me lëkurë, por ende nuk kishin frymë.*
9 Ai më tha prapë: «Profetizoji erës. Profetizo, o bir njeriu, dhe thuaji erës: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Eja, o erë,* nga të katër anët,* dhe fry mbi këta të vrarë, që të kthehen në jetë.’”»
10 Kështu unë profetizova si më urdhëroi ai, dhe fryma* hyri në ta. Ata filluan të jetonin, u ngritën në këmbë+ dhe u bënë një ushtri jashtëzakonisht e madhe.
11 Ai më tha akoma: «Bir njeriu, këto eshtra janë tërë shtëpia e Izraelit.+ Ata po thonë: ‘Eshtrat tona janë tharë, s’kemi më kurrfarë shprese,+ po, kemi marrë fund.’ 12 Prandaj profetizo dhe thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’i hap varret tuaja,+ do t’ju nxjerr që andej, o populli im, dhe do t’ju çoj në vendin e Izraelit.+ 13 E kur t’i hap varret tuaja dhe t’ju nxjerr prej tyre, o populli im, ju keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+ 14 Unë do t’ju jap frymën time, dhe ju do të ktheheni në jetë;+ unë do t’ju vë të banoni në vendin tuaj. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam folur dhe e kam bërë këtë’,—thotë Jehovai.”»
15 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 16 «O bir njeriu, merr një shkop dhe shkruaj në të: ‘Për Judën dhe për popullin e Izraelit që është me të.’*+ Pastaj merr një shkop tjetër dhe shkruaj në të: ‘Për Jozefin, shkopin e Efraimit, dhe për tërë shtëpinë e Izraelit që është me të.’*+ 17 Më pas afroji me njëri-tjetrin, që të formojnë një shkop të vetëm në dorën tënde.+ 18 Kur populli yt* të të thotë: ‘A nuk do të na tregosh çfarë kuptimi kanë këto gjëra?’, 19 ti thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do të marr shkopin e Jozefit që është në dorën e Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë me të, e do t’i bashkoj me shkopin e Judës. Unë do t’i bëj një shkop të vetëm,+ dhe ata do të bëhen një i vetëm në dorën time.’” 20 Shkopinjtë në të cilët do të shkruash, duhet t’i mbash në dorë që t’i shohë i gjithë populli.
21 Pastaj thuaju: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Unë do t’i marr izraelitët nga kombet ku kanë shkuar, do t’i mbledh nga çdo anë dhe do t’i çoj në vendin e tyre.+ 22 Do t’i bëj një komb të vetëm në atë vend,+ në malet e Izraelit, dhe mbi tërë popullin do të mbretërojë një mbret i vetëm;+ ata nuk do të jenë më dy kombe e as do të jenë më të ndarë në dy mbretëri.+ 23 Nuk do të ndoten më me idhujt e tyre të pështirë,* me zakonet e tyre të neveritshme dhe me tërë shkeljet* e tyre.+ Unë do t’i çliroj nga të gjitha pabesitë që i çuan në mëkat dhe do t’i pastroj. Ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.+
24 Shërbëtori im, Davidi, do të jetë mbreti i tyre,+ dhe të gjithë do të kenë një bari të vetëm.+ Ata do të ecin sipas vendimeve të mia gjyqësore dhe do të zbatojnë me kujdes ligjet e mia.+ 25 Do të banojnë në vendin që i dhashë Jakobit, shërbëtorit tim, në vendin ku banuan paraardhësit e tyre.+ Atje do të banojnë përgjithmonë ata,+ fëmijët* dhe fëmijët e fëmijëve të tyre,+ dhe Davidi, shërbëtori im, do të jetë prijësi* i tyre përgjithmonë.+
26 Unë do të bëj me ta një besëlidhje paqeje,+ dhe ajo do të jetë një besëlidhje e përjetshme. Unë do t’i vë atje, do t’i shumoj+ dhe do ta vendos shenjtëroren time mes tyre, që të mbetet përgjithmonë. 27 Tenda* ime do të jetë mbi* ta, unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.+ 28 Shenjtërorja ime do të jetë mes tyre përgjithmonë, dhe atëherë kombet kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, po e shenjtëroj Izraelin.’”»+
38 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, ktheje fytyrën nga Gogu i vendit të Magogut,+ kryeprijësi* i Meshekut e i Tubalit,+ dhe profetizo kundër tij.+ 3 Thuaj: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o Gog, kryeprijës* i Meshekut dhe i Tubalit. 4 Unë do të të kthej mbrapsht, do të të vë grremça në nofulla+ dhe do të të nxjerr me gjithë ushtrinë,+ kuajt e kalorësit e tu, të gjithë të veshur me madhështi, një ushtri e stërmadhe me mburoja të mëdha e me shqyte,* të gjithë duke vringëlluar shpatat. 5 Bashkë me ushtrinë tënde do të jenë edhe Persia, Etiopia dhe Puti,+ të gjithë me shqyte e helmeta;* 6 Gomeri me tërë trupat e tij, Togarmahu+ nga pjesët më të thella të veriut me tërë trupat e tij. Po, shumë popuj do të jenë me ty.+
7 Rri gati, po, përgatitu, ti bashkë me tërë ushtritë e mbledhura me ty, dhe ti do të jesh komandanti* i tyre.
8 Pas shumë ditësh, unë do ta drejtoj vëmendjen nga ti.* Në ditët e fundit ti do të sulesh kundër atij vendi, populli i të cilit u rimëkëmb nga shkretimi i shpatës, u mblodh nga shumë popuj dhe u çua në malet e Izraelit, që ishin të shkretuara prej shumë kohësh. Banorët e këtij vendi u mblodhën nga popujt dhe tani të gjithë banojnë të sigurt.+ 9 Ti do të sulesh mbi ta si furtunë dhe do ta mbulosh vendin si retë e dendura, ti me gjithë trupat e tua ushtarake dhe me shumë popuj.’
10 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Atë ditë, në zemër do të të lindin mendime e do të kurdisësh një plan të lig. 11 Do të thuash: “Do të sulem kundër vendbanimeve* të pambrojtura.+ Do të marshoj kundër atyre që banojnë të sigurt e pa shqetësime, kundër të gjithë atyre që banojnë në vendbanime të pambrojtura me mure, porta a shula”, 12 me qëllimin që të zësh shumë pre e plaçkë, që të sulmosh vende dikur të shkretuara, por tani të ripopulluara,+ dhe që të sulmosh një popull të mbledhur nga kombet,+ i cili po grumbullon pasuri e prona,+ po, ata që banojnë në zemër të tokës.
13 Sheba,+ Dedani,+ tregtarët e Tarshishit+ dhe tërë luftëtarët e tij* do të të pyesin: “Mos po sulesh për të zënë shumë pre e plaçkë? I ke mbledhur ushtritë për të marrë argjend e ar, për të shtënë në dorë pasuri e prona dhe për të zënë pre të madhe?”’”
14 Prandaj, o bir njeriu, profetizo dhe thuaji Gogut: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Me siguri ke për ta vënë re ditën kur populli im, Izraeli, të banojë i sigurt.+ 15 Ti do të vish nga vendi yt, nga pjesët më të thella të veriut,+ ti bashkë me shumë popuj, që të gjithë të hipur në kuaj, një forcë e madhe ushtarake, po, një ushtri e stërmadhe.+ 16 Si retë e dendura që mbulojnë vendin, do të sulesh mbi Izraelin, popullin tim. Në ditët e fundit, unë do të të çoj kundër vendit tim,+ me qëllim që kombet të më njohin kur të shenjtërohem para syve të tyre nëpërmjet teje, o Gog.’+
17 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘A nuk je ti ai për të cilin fola kohë më parë nëpërmjet shërbëtorëve të mi, profetëve të Izraelit, që profetizuan për vite të tëra se ti do të ngriheshe kundër tyre?
18 Atë ditë, ditën kur Gogu t’i sulet vendit të Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—mua do të më ndizet një tërbim i madh.+ 19 Unë do të flas me zell të zjarrtë e gjithë furi, dhe atë ditë do të bjerë një tërmet i madh në vendin e Izraelit. 20 Prej meje, peshqit e detit, zogjtë e qiellit, kafshët e egra të tokës, të gjithë rrëshqanorët që zvarriten në tokë dhe të gjithë njerëzit që janë mbi faqen e dheut, do të dridhen nga frika; malet do të rrëzohen,+ shkëmbinjtë e thepisur do të shemben dhe të gjitha muret do të bien përtokë.
21 Unë do të dërgoj shpatën kundër Gogut në të gjitha malet e mia,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Secili do ta drejtojë shpatën e vet kundër të vëllait.+ 22 Unë do të sjell gjykimin tim mbi të* kur ta godas me murtajë+ e me gjakderdhje; do të derdh mbi të një rrebesh të madh, breshër kokërrmadh,+ zjarr+ e squfur,+ po, mbi të, mbi trupat e tij dhe mbi popujt e shumtë që janë me të.+ 23 Atëherë unë do të madhërohem, do të shenjtërohem e do të bëhem i njohur në sytë e shumë kombeve, dhe ato kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’”
39 Ti, o bir njeriu, profetizo kundër Gogut+ dhe thuaji: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ja, unë jam kundër teje, o Gog, kryeprijës* i Meshekut dhe i Tubalit.+ 2 Unë do të të kthej mbrapsht, do të të prij, do të të bëj të vish nga pjesët më të thella të veriut+ e do të të çoj në malet e Izraelit. 3 Do të ta rrëzoj harkun nga dora e majtë dhe shigjetat nga dora e djathtë. 4 Ti, trupat e tua ushtarake dhe popujt që do të jenë me ty, do të bini të vrarë në malet e Izraelit.+ Do të të jap si ushqim për lloj-lloj zogjsh grabitqarë e për kafshët e egra të tokës.+
5 Ti do të biesh në fushë të hapur,+ sepse unë kam folur,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
6 Unë do të dërgoj zjarr mbi Magogun dhe mbi ata që banojnë të sigurt në ishuj,+ dhe ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai. 7 Kështu do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë mes popullit tim, Izraelit, dhe nuk do të lejoj më që emri im i shenjtë të përdhoset. Atëherë kombet kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+ i Shenjti në Izrael.+
8 Po, kjo gjë do të ndodhë dhe do të përmbushet,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Kjo është dita për të cilën kam folur. 9 Banorët e Izraelit do të dalin nga qytetet e tyre dhe do të bëjnë zjarr me armët: me shqytet* e mburojat, me harqet e shigjetat, me topuzët* e heshtat; do t’i përdorin për të ndezur zjarr+ për shtatë vjet. 10 Nuk do t’u duhet të sjellin dru nga fusha, as të mbledhin dru zjarri në pyll, sepse do të përdorin armët për të ndezur zjarr.
Do të grabitin ata që i grabitnin dhe do të plaçkitin ata që i plaçkitnin,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
11 Atë ditë do t’i jap një vend varrimi Gogut+ në Izrael, në luginën në lindje të detit. Ai vend do t’ua bllokojë kalimin shtegtarëve, sepse në të do të varroset Gogu me tërë hordhitë* e tij, dhe do të quhet Lugina e Hamon-Gogut.*+ 12 Shtëpisë së Izraelit do t’i duhen shtatë muaj për t’i varrosur, që vendi të pastrohet.+ 13 I gjithë populli do të marrë pjesë për t’i varrosur, e kjo do t’i bëjë të njohur në sytë e të gjithëve në ditën e lavdisë sime,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
14 Disa burra do të caktohen për të përshkuar vazhdimisht vendin dhe për të varrosur kufomat e mbetura mbi faqen e dheut, me qëllim që ta pastrojnë vendin; ata do të kërkojnë pa pushim për shtatë muaj. 15 Kur ata që përshkojnë vendin të shohin një eshtër njeriu, do t’i vënë pranë një shenjë. Pastaj ata që janë caktuar për t’i varrosur, do ta bëjnë këtë në Luginën e Hamon-Gogut.+ 16 Atje do të jetë edhe një qytet që do të quhet Hamonah.* Kështu, ata do ta pastrojnë vendin.’”+
17 Sa për ty, o bir njeriu, Zotëria Sovran Jehova thotë kështu: “Thuaju zogjve të çdo lloji dhe tërë kafshëve të egra të tokës: ‘Mblidhuni dhe ejani. Mblidhuni rreth e qark flijimit që po bëj për ju; ai do të jetë një flijim i madh në malet e Izraelit,+ e ju do të hani mish e do të pini gjak.+ 18 Do të hani mishin e të fuqishmëve dhe do të pini gjakun e prijësve të tokës sikur të ishin desh, qengja, cjep e dema, po, tërë kafshët e majme të Bashanit. 19 Do të hani dhjamë si të babëzitur e do të pini gjak sa të deheni nga flijimi që do të bëj për ju.
20 Në tryezën time do të ngopeni me mishin e kuajve e të kalorësve, me mishin e njerëzve të fuqishëm e të lloj-lloj luftëtarëve,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
21 Unë do ta shfaq lavdinë time mes kombeve, dhe tërë kombet do ta shohin si e kam ekzekutuar gjykimin tim kundër tyre dhe ç’fuqi* kam treguar mes tyre.+ 22 Që nga ajo ditë e tutje, shtëpia e Izraelit ka për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre. 23 Edhe kombet kanë për ta kuptuar se shtëpia e Izraelit shkoi në mërgim për shkak të fajit të vet, ngaqë u tregua e pabesë me mua.+ Prandaj i largova sytë nga ata+ dhe i dhashë në duart e armiqve,+ ndaj ranë të gjithë të vdekur nga shpata. 24 Unë i trajtova siç e meritonin për papastërtinë dhe shkeljet* e tyre dhe i largova sytë nga ata.’
25 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Do t’i kthej robërit që janë marrë nga Jakobi,+ do të kem mëshirë për tërë shtëpinë e Izraelit+ dhe do ta mbroj me zell* emrin tim të shenjtë.+ 26 Pasi të jenë poshtëruar për tërë pabesitë që kanë bërë ndaj meje,+ ata do të banojnë të sigurt në vendin e tyre dhe askush nuk do t’i trembë.+ 27 Kur t’i kthej përsëri nga popujt dhe t’i mbledh nga vendet e armiqve të tyre,+ unë do të shenjtërohem mes tyre, para syve të shumë kombeve.+
28 Ata kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, kur t’i mbledh përsëri nga kombet ku i kisha çuar në mërgim e t’i sjell në vendin e tyre, pa lënë asnjërin prapa.+ 29 Unë nuk do t’i largoj më sytë nga ata,+ sepse do të derdh frymën time mbi shtëpinë e Izraelit’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.”»
40 Vitin e 25-të të mërgimit tonë,+ në fillim të vitit, ditën e 10-të të muajit, vitin e 14-të të rënies së Jerusalemit,+ po atë ditë fuqia* e Jehovait filloi të vepronte tek unë, dhe Ai më çoi në qytet.+ 2 Me anë të vegimeve,* Perëndia më çoi në vendin e Izraelit dhe më uli në një mal shumë të lartë,+ në anën jugore të të cilit ndodhej një strukturë që dukej si qytet.
3 Kur më çoi atje, pashë tek rrinte te porta një burrë që dukej si bakër i lustruar+ e që kishte një litar liri dhe një kallam matës*+ në dorë. 4 Ai më tha: «Bir njeriu, shiko me kujdes, dëgjo mirë dhe kushtoju vëmendje të gjitha gjërave që do të të tregoj, sepse për këtë arsye je këtu. Tregoja shtëpisë së Izraelit të gjitha ato që do të shohësh.»+
5 Pashë një mur që rrethonte pjesën e jashtme të tempullit.* Burri kishte në dorë një kallam matës gjashtë kute të gjatë (për çdo kut shtoheshin katër gisht).* Ai filloi të maste murin, i cili ishte një kallam i gjerë dhe një kallam i lartë.
6 Pastaj shkoi te porta që ishte në drejtim të lindjes+ dhe ngjiti shkallët. Kur mati pragun në hyrje të portës, pa që ishte një kallam i gjerë; edhe pragu në të dalë të portës ishte një kallam i gjerë. 7 Dhomat e rojave ishin secila një kallam të gjata e një kallam të gjera; ato ishin pesë kute larg njëra-tjetrës.+ Pragu në të dalë të portës, pranë portikut të saj, që ndodhej përballë tempullit, ishte një kallam.
8 Ai mati portikun e portës përballë tempullit, dhe ai ishte një kallam. 9 Pastaj mati portikun e portës që ishte tetë kute i gjerë; mati edhe kolonat anësore të tij që ishin dy kute të trasha; portiku i portës ishte përballë tempullit.
10 Në secilin krah të portës lindore ndodheshin tri dhoma rojash; të tria kishin të njëjtat përmasa. Edhe kolonat anësore në të dy krahët kishin të njëjtat përmasa.
11 Pastaj mati gjerësinë e hyrjes së portës që ishte 10 kute, kurse nga jashtë gjerësia e hyrjes së portës ishte 13 kute.
12 Dhomat e rojave kishin përpara një pjesë të rrethuar me mur të vogël, që ishte një kut e dalë; dhomat e rojave në të dy krahët ishin gjashtë kute secila.
13 Pastaj mati gjerësinë e portës nga tarraca e njërës prej dhomave* të rojave deri në tarracën e tjetrës, dhe ajo ishte 25 kute; dhomat i kishin hyrjet përballë njëra-tjetrës.+ 14 Më pas mati kolonat anësore, që ishin 60 kute të larta, si edhe kolonat anësore të të gjitha portave rreth e përqark oborrit. 15 Distanca nga hyrja e portës deri te hyrja e portikut të portës, që ishte përballë tempullit, ishte 50 kute.
16 Brenda portës, në secilin krah të saj, kishte dritare që vinin duke u ngushtuar,*+ si në dhomat e rojave, edhe në kolonat anësore; edhe brenda portikëve kishte dritare në secilin krah dhe kolona anësore me figura palmash.+
17 Pastaj më çoi në oborrin e jashtëm dhe atje pashë dhoma* ngrënieje+ dhe një trotuar rreth e qark oborrit. Në këtë trotuar kishte 30 dhoma ngrënieje. 18 Gjerësia e trotuarit përkonte me gjatësinë e portave; ky trotuar ishte më i ulët se oborri i brendshëm.
19 Pastaj mati distancën nga hyrja e portës lindore, pra, nga hyrja që ishte përballë tempullit deri te kufiri i oborrit të brendshëm, e cila ishte 100 kute; kjo distancë ishte njësoj edhe për portën e veriut.
20 Oborri i jashtëm kishte edhe një portë tjetër në drejtim të veriut; ai mati gjatësinë dhe gjerësinë e saj. 21 Në të dy krahët e saj kishte nga tri dhoma rojash. Përmasat e kolonave anësore dhe të portikut ishin njësoj si në portën e parë; gjatësia ishte 50 kute dhe gjerësia 25 kute. 22 Përmasat e dritareve, të portikut dhe të figurave të palmave+ ishin njësoj si në portën lindore; për të vajtur atje, ngjitje shtatë shkallë, dhe përballë tyre gjendej portiku.
23 Në oborrin e brendshëm kishte një portë përballë portës veriore dhe një tjetër përballë portës lindore; ai mati distancën nga njëra portë te tjetra, dhe ajo ishte 100 kute.
24 Pastaj më çoi drejt jugut dhe pashë një portë në anën jugore;+ ai mati kolonat anësore dhe portikun e saj, dhe ato kishin të njëjtat përmasa si të tjerat. 25 Ajo dhe portiku i saj kishin dritare në secilin krah, si dritaret e portave të tjera; gjatësia e saj ishte 50 kute dhe gjerësia 25 kute. 26 Për të vajtur atje, ngjitje shtatë shkallë,+ dhe përballë tyre gjendej portiku; në secilën prej kolonave anësore të saj kishte figura palmash.
27 Oborri i brendshëm kishte një portë në drejtim të jugut; ai mati distancën nga njëra portë në tjetrën në drejtim të jugut, dhe ajo ishte 100 kute. 28 Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm, duke kaluar nëpër portën jugore; e mati atë portë dhe ajo kishte të njëjtat përmasa si të tjerat. 29 Dhomat e rojave, kolonat anësore dhe portiku i saj kishin të njëjtat përmasa si të portave të tjera; ajo dhe portiku i saj kishin dritare në secilin krah. Gjatësia e saj ishte 50 kute dhe gjerësia 25 kute.+ 30 Portikët e të gjitha portave të oborrit të brendshëm ishin 25 kute të gjatë dhe 5 kute të gjerë. 31 Portiku i portës ishte përballë oborrit të jashtëm dhe në kolonat anësore kishte figura palmash;+ për të vajtur atje, ngjitje tetë shkallë.+
32 Pastaj më çoi në oborrin e brendshëm, duke kaluar nga lindja; ai mati portën, dhe ajo kishte të njëjtat përmasa si të tjerat. 33 Dhomat e rojave, kolonat anësore dhe portiku i saj kishin të njëjtat përmasa si të portave të tjera; ajo dhe portiku i saj kishin dritare në secilin krah. Gjatësia e saj ishte 50 kute dhe gjerësia 25 kute. 34 Portiku i saj ishte përballë oborrit të jashtëm dhe në të dyja kolonat anësore kishte figura palmash; për të vajtur atje, ngjitje tetë shkallë.
35 Pastaj më çoi në portën veriore,+ e mati dhe ajo kishte të njëjtat përmasa si të tjerat. 36 Dhomat e rojave, kolonat anësore dhe portiku i saj ishin njësoj si te portat e tjera; në secilin krah kishte dritare. Gjatësia e saj ishte 50 kute dhe gjerësia 25 kute. 37 Kolonat anësore ishin përballë oborrit të jashtëm dhe në të dyja kolonat anësore kishte figura palmash; për të vajtur atje, ngjitje tetë shkallë.
38 Afër kolonave anësore të portës kishte një dhomë ngrënieje me një hyrje; aty laheshin blatimet e plota të djegura.+
39 Brenda portikut të portës veriore kishte dy tryeza në secilin krah mbi të cilat thereshin blatimet e plota të djegura,+ blatimet për mëkatin+ dhe blatimet për fajin.+ 40 Edhe jashtë portikut, sapo ngjiteshe te hyrja e portës veriore, kishte dy tryeza në secilin krah, përveç dy tryezave që ishin brenda portikut të portës, në secilin krah të tij. 41 Kështu kishte katër tryeza në secilën anë të portës, gjithsej tetë, mbi të cilat thereshin flijimet. 42 Katër tryezat për blatimin e plotë të djegur ishin prej guri të latuar. Ato ishin një kut e gjysmë të gjata, një kut e gjysmë të gjera dhe një kut të larta. Sipër tyre viheshin edhe veglat me të cilat thereshin blatimet e plota të djegura dhe flijimet. 43 Raftet, që ishin katër gisht të gjerë, ishin montuar rreth e qark mureve të brendshme; mishi i blatimit vihej mbi tryeza.
44 Jashtë portës veriore të oborrit të brendshëm ishin dhomat e ngrënies për këngëtarët,+ që e kishin hyrjen me drejtim nga jugu. Edhe afër portës lindore ishte një tjetër dhomë ngrënieje, që e kishte hyrjen me drejtim nga veriu.
45 Ai më tha: «Kjo dhomë ngrënieje, që e ka hyrjen me drejtim nga jugu, është për priftërinjtë që janë përgjegjës për shërbimin në tempull.+ 46 Kurse kjo dhomë ngrënieje, që e ka hyrjen me drejtim nga veriu, është për priftërinjtë që janë përgjegjës për shërbimin e altarit.+ Ata janë bijtë e Sadokut,+ levitë të caktuar për t’iu afruar Jehovait që t’i shërbejnë.»+
47 Pastaj mati oborrin e brendshëm; ai ishte katror me gjatësi 100 kute dhe gjerësi 100 kute. Altari ndodhej përpara tempullit.
48 Më pas, ai më futi në portikun e tempullit+ dhe mati kolonat anësore të portikut, që ishin 5 kute të trasha dhe 3 kute të gjera në secilin krah.
49 Portiku ishte 20 kute i gjatë dhe 11* kute i gjerë; për të vajtur atje, ngjitje shkallët. Afër kolonave anësore kishte shtylla, një nga njëra anë dhe një nga ana tjetër.+
41 Pastaj ai më çoi tek e Shenjta, në shenjtërore* dhe mati kolonat anësore; ato ishin 6 kute* të trasha në njërin krah dhe 6 kute në krahun tjetër. 2 Hyrja e saj ishte 10 kute e gjerë dhe muret anësore të* hyrjes ishin 5 kute të gjera në njërin krah e 5 kute në krahun tjetër. Kurse vetë e Shenjta ishte 40 kute e gjatë dhe 20 kute e gjerë.
3 Pastaj ai hyri brenda dhomës tjetër* dhe mati kolonën anësore të hyrjes, që ishte 2 kute e trashë, kurse muret anësore të hyrjes ishin nga* 7 kute të gjera; vetë hyrja ishte 6 kute e gjerë. 4 Më pas mati dhomën, e cila e kishte hyrjen përballë së Shenjtës; gjatësia ishte 20 kute dhe gjerësia 20 kute.+ Pastaj më tha: «Kjo është Më e Shenjta.»+
5 Pastaj mati murin e tempullit, dhe ai ishte 6 kute i trashë. Dhomat anësore rreth e qark tempullit ishin 4 kute të gjera.+ 6 Dhomat anësore ishin njëra mbi tjetrën dhe formonin tri kate me nga 30 dhoma secili. Rreth e qark murit të tempullit kishte pjesë të dala që shërbenin si mbështetëse për dhomat anësore, që trarët e tyre të mos futeshin në murin e tempullit.+ 7 Në të dyja anët e tempullit kishte një kalim gjarpërues* që vinte duke u zgjeruar ndërsa ngjitej në dhomat e sipërme.+ Gjerësia shtohej nga kati në kat, kur ngjiteshe nga kati i parë në të tretin duke kaluar nga i dyti.
8 Tempulli ndodhej mbi një platformë të ngritur rreth e qark tij. Themelet e dhomave anësore ishin sa një kallam i plotë, pra, 6 kute të larta. 9 Muri i jashtëm i dhomave anësore ishte 5 kute i trashë. Përgjatë këtij muri, ku ishin dhomat anësore të tempullit, kishte një pjesë të dalë.*
10 Largësia nga dhomat* e ngrënies+ deri te tempulli ishte 20 kute nga të dyja anët. 11 Midis dhomave anësore dhe pjesës së dalë në anën veriore, kishte një hyrje; edhe në anën jugore kishte një hyrje tjetër. Pjesa e dalë ishte 5 kute rreth e qark.
12 Ndërtesa që ndodhej në perëndim të shenjtërores, me hyrjen përballë hapësirës së lirë, ishte 70 kute e gjerë dhe 90 kute e gjatë; muri i ndërtesës ishte 5 kute i trashë rreth e qark.
13 Ai mati tempullin, dhe ai ishte 100 kute i gjatë; edhe hapësira e lirë bashkë me ndërtesën* dhe muret e saj ishin 100 kute të gjata. 14 Gjerësia e pjesës përpara tempullit, pra, në lindje, bashkë me hapësirat e lira në të dyja anët, ishte 100 kute.
15 Ai mati gjatësinë e ndërtesës që ndodhej në pjesën e pasme të shenjtërores, me hyrjen përballë hapësirës së lirë, bashkë me korridoret në të dyja anët, dhe ajo ishte 100 kute.
Gjithashtu, ai mati të Shenjtën, Më të Shenjtën+ dhe portikun përballë oborrit, 16 si edhe pragjet, dritaret që vinin duke u ngushtuar+ dhe korridoret që ndodheshin në këto tri zona. Afër pragut kishte panele druri+ nga dyshemeja deri te dritaret; dritaret ishin të veshura me dru. 17 Mati edhe pjesën sipër hyrjes, pjesën e brendshme dhe të jashtme të tempullit, si edhe gjithë murin rreth e qark. 18 Në tempull ishin gdhendur kerubinë+ e figura palmash;+ midis kerubinëve kishte një palmë, dhe çdo kerubin kishte dy fytyra. 19 Fytyra e njeriut ishte kthyer drejt njërës palmë, dhe fytyra e luanit* ishte kthyer drejt palmës tjetër;+ ata ishin gdhendur në këtë mënyrë në të gjithë tempullin. 20 Në murin e shenjtërores, nga dyshemeja deri sipër hyrjes, ishin gdhendur kerubinë dhe figura palmash.
21 Shtalkat* e shenjtërores ishin katrore.+ Përballë vendit të shenjtë* kishte diçka që i ngjante një altari, 22 një altari prej druri+ 3 kute të lartë dhe 2 kute të gjatë, i cili kishte katër mbështetëse nëpër qoshe; baza* dhe anët e tij ishin prej druri. Ai më tha: «Kjo është tryeza që qëndron para Jehovait.»+
23 E Shenjta dhe Më e Shenjta kishin secila nga një hyrje me dy dyer.+ 24 Dyert ishin me dy kanate në secilën anë, të cilat paloseshin. 25 Në dyert e shenjtërores ishin gdhendur kerubinë dhe figura palmash, siç kishte në mure.+ Në pjesën e përparme të portikut, jashtë tij, kishte edhe një strehë prej druri. 26 Përgjatë të dyja anëve të portikut, si edhe përgjatë dhomave anësore të tempullit dhe strehëve, kishte dritare që vinin duke u ngushtuar+ dhe figura palmash.
42 Pastaj më nxori në oborrin e jashtëm, në drejtim të veriut,+ dhe më çoi te blloku i dhomave të ngrënies, i cili gjendej afër hapësirës së lirë,+ në veri të ndërtesës ngjitur.*+ 2 Blloku ishte 100 kute* i gjatë në veri, ku kishte një hyrje, dhe 50 kute i gjerë. 3 Ai ndodhej midis oborrit të brendshëm, që ishte 20 kute i gjerë,+ dhe trotuarit të oborrit të jashtëm. Dhomat e ngrënies kishin ballkone përballë njëra-tjetrës dhe formonin tri kate. 4 Përpara dhomave* të ngrënies ishte një rruginë+ 10 kute e gjerë dhe 100 kute e gjatë;* hyrjet e tyre ishin me drejtim nga veriu. 5 Dhomat e ngrënies në kat të tretë ishin më të vogla se ato të katit të parë dhe të dytë, për shkak të ballkoneve. 6 Dhomat e ngrënies ngriheshin shkallë-shkallë në tri kate, dhe meqë nuk kishin kolona si kolonat e oborreve, dhomat e katit të tretë kishin më pak hapësirë sesa të katit të parë dhe të dytë.
7 Muri i jashtëm prej guri, që ishte afër dhomave të ngrënies në anën e oborrit të jashtëm, të cilat ishin përballë dhomave të tjera të ngrënies, ishte 50 kute i gjatë. 8 Gjatësia e dhomave të ngrënies që ishin në anën e oborrit të jashtëm, ishte 50 kute, kurse gjatësia e atyre që ishin në anën e shenjtërores, ishte 100 kute. 9 Dhomat e ngrënies kishin një hyrje në anën lindore, që të mund të hyje në to nga oborri i jashtëm.
10 Edhe në jug, mbrapa* murit prej guri që ishte me drejtim nga lindja, kishte dhoma ngrënieje; ato ishin afër hapësirës së lirë dhe ndërtesës ngjitur.*+ 11 Edhe përpara këtyre dhomave ishte një rruginë e ngjashme me atë të dhomave të ngrënies në veri.+ Ato kishin po atë gjatësi dhe gjerësi, si edhe të njëjtat dalje dhe planimetri. Hyrjet e këtyre dhomave 12 ishin me drejtim nga jugu. Në krye të rruginës, te muri prej guri me drejtim nga lindja, kishte një hyrje që të mund të hyje në to.+
13 Ai më tha: «Dhomat e ngrënies në veri dhe ato në jug, të cilat ndodhen afër hapësirës së lirë,+ janë dhomat e shenjta të ngrënies ku priftërinjtë që i afrohen Jehovait, hanë blatimet shumë të shenjta.+ Atje vënë blatimet shumë të shenjta, blatimet në drithë, blatimet për mëkatin dhe blatimet për fajin, sepse vendi është i shenjtë.+ 14 Pasi të kenë hyrë, priftërinjtë nuk duhet të dalin nga vendi i shenjtë për të vajtur në oborrin e jashtëm pa hequr më parë rrobat me të cilat kryejnë shërbimin,+ sepse ato janë të shenjta; ata duhet të veshin rroba të tjera për të shkuar në vendet ku lejohet populli.»
15 Pasi mbaroi matjet në kompleksin e tempullit,* ai më nxori jashtë nga porta që është në drejtim të lindjes,+ dhe mati gjithë zonën përreth tij.
16 Ai mati murin lindor me kallamin matës;* sipas kallamit matës, ai ishte 500 kallama i gjatë, nga njëri krah në tjetrin.
17 Mati murin verior, që ishte 500 kallama i gjatë, sipas kallamit matës.
18 Mati murin jugor, që ishte 500 kallama i gjatë, sipas kallamit matës.
19 Shkoi në murin perëndimor, e mati, dhe ishte 500 kallama i gjatë, sipas kallamit matës.
20 Ai e mati zonën përreth kompleksit të tempullit në të katër anët; ajo kishte një mur rreth e qark,+ i cili ishte 500 kallama i gjatë dhe 500 kallama i gjerë,+ që të ndante gjërat e shenjta nga gjërat e zakonshme.+
43 Pastaj më çoi te porta që është në drejtim të lindjes.+ 2 Atje pashë lavdinë e Perëndisë së Izraelit të vinte nga lindja;+ zëri i tij ngjante si gurgullima e ujërave vërshuese+ dhe toka shndriti nga lavdia e tij.+ 3 Ajo që pashë, ngjante me vegimin* që kisha parë kur erdha* për të shkatërruar* qytetin, si vegimi që kisha parë pranë lumit Kebar.+ Atëherë u përkula me fytyrë përtokë.
4 Pastaj lavdia e Jehovait hyri në tempull* nga porta që është në drejtim të lindjes.+ 5 Një frymë* më ngriti e më çoi në oborrin e brendshëm dhe atje pashë tempullin të mbushur me lavdinë e Jehovait.+ 6 Atëherë dëgjova dikë që më fliste nga tempulli, dhe ai burrë erdhi e ndenji pranë meje.+ 7 Perëndia më tha:
«Bir njeriu, ky është vendi i fronit tim,+ vendi i këmbëve të mia,+ ku unë do të banoj mes popullit të Izraelit përgjithmonë.+ As shtëpia e Izraelit dhe as mbretërit e saj nuk do ta përdhosin më emrin tim të shenjtë+ me tradhtitë e tyre* dhe me kufomat e mbretërve të tyre.* 8 Nuk do ta përdhosin më duke e vënë pragun e tyre përbri pragut tim dhe shtalkën* e tyre afër shtalkës sime, me vetëm një mur mes meje dhe tyre.+ Ata e përdhosën emrin tim të shenjtë me gjërat e neveritshme që bënë, prandaj i shfarosa gjithë zemërim.+ 9 Tani, t’i largojnë nga unë tradhtitë dhe kufomat e mbretërve të tyre! Atëherë, unë do të banoj mes tyre përgjithmonë.+
10 Sa për ty, o bir njeriu, përshkruaja tempullin shtëpisë së Izraelit,+ që t’u vijë turp për fajet e tyre;+ ata duhet ta shqyrtojnë me kujdes planimetrinë e tij.* 11 Nëse u vjen turp për tërë ato që kanë bërë, tregoju projektin e tempullit: planimetrinë, hyrjet dhe daljet e tij.+ Tregoju tërë projektin dhe statutet e tij, po, tërë projektin dhe ligjet e tij. Hidhi ato me shkrim para syve të tyre, që ta njohin mirë tërë projektin e tij dhe të zbatojnë statutet e tij.+ 12 Ky është ligji i tempullit: gjithë territori rreth e qark majës së malit, është shumë i shenjtë.+ Ja, ky është ligji i tempullit.
13 Këto janë përmasat e altarit në kut+ (për çdo kut shtoheshin katër gisht).* Baza është një kut e lartë; ajo ka një pjesë të dalë një kut të gjerë dhe një bordurë rreth e qark një pëllëmbë* të ngritur. Kjo është baza e altarit. 14 Nga baza e altarit, që mbështetet në dysheme, deri te platforma e vogël janë dy kute lartësi; platforma ka një pjesë të dalë një kut të gjerë. Nga platforma e vogël deri te platforma e madhe janë katër kute lartësi; edhe kjo platformë ka një pjesë të dalë një kut të gjerë. 15 Vatra e altarit është katër kute e lartë dhe në katër qoshet e saj dalin katër brirë.+ 16 Ajo është katrore, me gjatësi dhe gjerësi 12 kute.+ 17 Platforma e madhe është 14 kute e gjatë dhe 14 kute e gjerë, dhe rreth e qark ka një bordurë të ngritur prej gjysmë kuti; edhe baza e altarit ka një pjesë të dalë një kut të gjerë rreth e qark.
Shkallët e altarit janë me drejtim nga lindja.»
18 Pastaj ai më tha: «Bir njeriu, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Këto janë udhëzimet që do të ndiqen kur të ndërtohet altari, me qëllim që të flijohen blatime të plota të djegura në të dhe të spërkatet gjak.+
19 Jepu priftërinjve levitë, pasardhësve të Sadokut+ që më afrohen për të më shërbyer, një dem të ri nga tufa për blatimin e mëkatit,+—thotë Zotëria Sovran Jehova. 20 Merr pak nga gjaku i tij dhe lyej me të katër brirët e altarit, katër qoshet e platformës së madhe dhe bordurën rreth e qark; kështu do ta pastrosh nga mëkati dhe do të bësh shlyerjen për të.+ 21 Pastaj merr demin e ri, blatimin për mëkatin, që të digjet në vendin e caktuar të tempullit, jashtë shenjtërores.+ 22 Ditën tjetër, pra, ditën e dytë, do të flijosh një kec mashkull të shëndetshëm si blatim për mëkatin. Me të do të pastrohet altari nga mëkati, siç u pastrua me demin e ri.
23 Kur të përfundosh pastrimin nga mëkati, do të flijosh një dem të ri e të shëndetshëm nga tufa dhe një dash të shëndetshëm nga kopeja. 24 Paraqitja Jehovait, dhe priftërinjtë të hedhin mbi ta kripë+ e t’i flijojnë për Jehovain si blatime të plota të djegura. 25 Për shtatë ditë me radhë do të flijosh nga një cjap si blatim për mëkatin,+ si edhe një dem të ri nga tufa dhe një dash nga kopeja; do të flijosh kafshë pa asnjë të metë.* 26 Për shtatë ditë me radhë do të bëjnë shlyerjen për altarin; ata duhet ta pastrojnë e ta përurojnë. 27 Pasi të kenë mbaruar këto ditë, ditën e tetë+ e më pas, priftërinjtë do të paraqitin mbi altar blatimet tuaja* të plota e të djegura dhe flijimet tuaja në bashkësi, dhe unë do të kënaqem me ju’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»
44 Ai më çoi përsëri jashtë shenjtërores, te porta e jashtme që është në drejtim të lindjes,+ dhe ajo ishte e mbyllur.+ 2 Atëherë Jehovai më tha: «Kjo portë do të rrijë mbyllur. Ajo nuk duhet të hapet dhe asnjë njeri nuk do të hyjë nëpër të, sepse atje ka kaluar vetë Jehovai,+ Perëndia i Izraelit, prandaj ajo duhet të rrijë mbyllur. 3 Megjithatë prijësi, meqenëse është prijës, do të ulet atje që të hajë bukën para Jehovait.+ Ai do të hyjë nga portiku i portës dhe po nga ai do të dalë.»+
4 Pastaj më çoi përpara tempullit duke kaluar nëpër portën veriore. Kur pashë përreth, vura re që lavdia e Jehovait kishte mbushur tempullin e Jehovait.+ Atëherë u përkula me fytyrë përtokë.+ 5 Jehovai më tha: «Bir njeriu, kushtoju vëmendje,* shikoji dhe dëgjoji mirë të gjitha gjërat që do të të them për statutet dhe ligjet e tempullit të Jehovait. Kushtoji shumë vëmendje hyrjes së tempullit dhe tërë daljeve të shenjtërores.+ 6 Thuaji shtëpisë rebele të Izraelit: “Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘O shtëpi e Izraelit, mjaft më me zakonet tuaja të neveritshme! 7 Kur sillni në shenjtëroren time të huaj që janë të parrethprerë në zemër e në trup,* ata e përdhosin tempullin tim. Ju më paraqitni bukë,* dhjamë dhe gjak, por ndërkohë e shkelni besëlidhjen time me gjithë zakonet tuaja të neveritshme. 8 Ju nuk jeni kujdesur për gjërat e mia të shenjta.+ Përkundrazi, keni caktuar të tjerë të kryejnë detyrat tuaja në shenjtëroren time.’
9 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Asnjë i huaj i parrethprerë në zemër dhe në trup, që jeton në Izrael, nuk mund të hyjë në shenjtëroren time.
10 Prandaj, levitët që u larguan nga unë+ kur Izraeli u largua prej meje për të ndjekur idhujt e tij të pështirë,* kanë për të vuajtur pasojat e fajit të tyre. 11 Megjithatë, më pas do të kryejnë këto shërbime në shenjtëroren time: do të mbikëqyrin portat e tempullit,+ do të shërbejnë në tempull, do të therin blatimet e plota të djegura dhe flijimet për popullin, dhe do të qëndrojnë përpara popullit që t’i shërbejnë. 12 Por, meqë i shërbyen popullit para idhujve të tij të pështirë dhe u bënë gur pengese që e shtyu shtëpinë e Izraelit të mëkatonte,+ unë betohem,*—thotë Zotëria Sovran Jehova,—se me siguri do të vuajnë pasojat e fajit të tyre. 13 Ata kurrsesi nuk do të më afrohen mua për të më shërbyer si priftërinjtë e mi dhe nuk do t’i afrohen asnjërës prej gjërave të mia të shenjta a shumë të shenjta; do të mbajnë mbi vete turpin e tyre për shkak të gjërave të neveritshme që bënë. 14 Megjithatë, unë do të lë nën kujdesin e tyre përgjegjësitë e tempullit, që ata të kujdesen për çdo shërbim e për gjithçka që duhet bërë në të.+
15 Kurse priftërinjtë levitë, bijtë e Sadokut,+ që i përmbushën përgjegjësitë në shenjtëroren time kur izraelitët u larguan nga unë,+ do të më afrohen mua për të më shërbyer dhe do të rrinë para meje për të më paraqitur dhjamin+ dhe gjakun+ e flijimeve,—thotë Zotëria Sovran Jehova.—16 Pikërisht ata do të hyjnë në shenjtëroren time, do t’i afrohen tryezës sime që të më shërbejnë+ dhe do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj meje.+
17 Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, ata duhet të veshin rroba linoje.+ Nuk duhet të vishen me rroba leshi kur të shërbejnë brenda portave të oborrit të brendshëm dhe brenda zonës së tempullit. 18 Duhet të kenë çallma prej liri në kokë dhe mbathje prej liri nga mesi deri te kofshët;+ nuk duhet të veshin asgjë që i bën të djersiten. 19 Para se të dalin në oborrin e jashtëm—në oborrin e jashtëm ku rri populli—duhet t’i heqin rrobat me të cilat shërbenin+ dhe t’i vënë në dhomat e shenjta të ngrënies.*+ Pastaj të veshin rroba të tjera, që të mos e shenjtërojnë në mënyrë të papërshtatshme* popullin me rrobat e tyre. 20 Të mos e rruajnë kokën+ e as të mos i lënë flokët të gjatë, por t’i shkurtojnë rregullisht. 21 Priftërinjtë të mos pinë verë kur të hyjnë në oborrin e brendshëm.+ 22 Të mos marrin për grua një vejushë ose grua të divorcuar,+ por mund të martohen me një virgjëreshë nga pasardhësit e Izraelit ose me vejushën e një prifti.+
23 Ata duhet t’i mësojnë popullit tim ndryshimin mes gjërave të shenjta dhe gjërave të zakonshme, si edhe ndryshimin mes gjërave të papastra dhe gjërave të pastra.+ 24 Duhet të jenë gjykatës për çështjet ligjore+ dhe të gjykojnë sipas vendimeve të mia gjyqësore.+ Duhet të zbatojnë ligjet dhe statutet e mia lidhur me të gjitha festat e mia+ dhe të shenjtërojnë sabatet e mia. 25 Ata nuk duhet t’i afrohen një të vdekuri, përndryshe do të bëhen të papastër. Por mund të bëhen të papastër për babanë, nënën, djalin, vajzën, vëllanë ose motrën e pamartuar.+ 26 Pasi prifti të pastrohet, duhet të kalojnë shtatë ditë. 27 Ditën që do të hyjë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të shërbyer në vendin e shenjtë, ai duhet të paraqitë blatimin e tij për mëkatin,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
28 Kjo do të jetë trashëgimia e priftërinjve: unë jam trashëgimia e tyre.+ Ju nuk do t’u jepni asnjë zotërim në Izrael, sepse zotërimi i tyre jam unë. 29 Pikërisht ata do të hanë blatimin në drithë,+ blatimin për mëkatin dhe blatimin për fajin.+ Çdo gjë e kushtuar në Izrael do të jetë e tyrja.+ 30 Më të zgjedhurat e fryteve të para dhe çdo lloj kontributi juaj, do të jenë të priftërinjve.+ Duhet t’i jepni priftit frytet e para të drithërave të bluara ashpër,+ që shtëpia juaj të gëzojë bekimet e mia.+ 31 Priftërinjtë nuk duhet të hanë mishin e asnjë zogu a kafshe që gjendet e ngordhur ose e shqyer nga egërsirat.+
45 Kur të ndani vendin si trashëgimi,+ duhet të jepni si kontribut për Jehovain një pjesë të shenjtë nga vendi.+ Ajo duhet të jetë 25.000 kute* e gjatë dhe 10.000 kute e gjerë;+ e gjithë kjo pjesë* do të jetë e shenjtë. 2 Brenda saj do të caktoni për shenjtëroren një pjesë toke katrore, 500 kute të gjatë dhe 500 kute të gjerë;*+ do të caktoni edhe 50 kute kullota në çdo anë të saj.+ 3 Në këtë zonë, pra, duhet të matësh 25.000 kute gjatësi me 10.000 kute gjerësi, dhe në të do të jetë shenjtërorja, një gjë shumë e shenjtë. 4 Kjo do të jetë një pjesë e shenjtë për priftërinjtë,+ për shërbëtorët e shenjtërores, që i afrohen Jehovait për t’i shërbyer;+ po, do të jetë një vend për shtëpitë e tyre dhe një vend i shenjtë për shenjtëroren.
5 Për levitët, për shërbëtorët e tempullit, do të jepni një pjesë tjetër 25.000 kute të gjatë dhe 10.000 kute të gjerë;+ ata do të kenë në zotërim edhe 20 dhoma* ngrënieje.+
6 Gjithashtu, si pronë të qytetit, do të jepni një pjesë 25.000 kute të gjatë (pikërisht sa gjatësia e kontributit të shenjtë) dhe 5.000 kute të gjerë;+ ajo do t’i përkasë tërë shtëpisë së Izraelit.
7 Pjesa e prijësit do të jetë në të dyja anët e kontributit të shenjtë dhe të pjesës së caktuar për qytetin, pra, anash kontributit të shenjtë dhe pronës së qytetit; ajo do të jetë në perëndim dhe në lindje të tyre. Gjatësia e saj, nga kufiri perëndimor deri në atë lindor, do të përkojë me gjatësinë e pjesës së një prej fiseve fqinje.+ 8 Ky vend do të bëhet pronë e tij në Izrael. Prijësit e mi nuk do ta keqtrajtojnë më popullin tim,+ por do t’ia japin vendin shtëpisë së Izraelit, sipas fiseve.’+
9 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘E keni kaluar cakun, o prijës të Izraelit!
Hiqni dorë nga dhuna dhe shtypja! Gjykoni me drejtësi dhe bëni atë që është e drejtë!+ Mjaft ia zhvatët pronat popullit tim!+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—10 Përdorni peshore të sakta, efa* të sakta dhe bato* të sakta.+ 11 Për efën dhe baton duhet të ketë një masë të përcaktuar: një bato duhet të jetë sa një e dhjeta e një homeri* dhe një efë sa një e dhjeta e një homeri. Homeri do të jetë masa standarde. 12 Një sikël*+ duhet të jetë 20 gera;* dhe 20 sikla plus 25 sikla plus 15 sikla do të jenë për ju një maneh.*
13 Ky është kontributi që duhet të paraqitni: një të gjashtën e një efe nga çdo homer grurë dhe një të gjashtën e një efe nga çdo homer elb. 14 Racioni i vajit do të llogaritet sipas batos. Një bato është një e dhjeta e korës;* është edhe një e dhjeta e homerit, sepse dhjetë bato janë një homer. 15 Nga kopeja e bagëtive të Izraelit duhet të jepni një dele për çdo 200 krerë. Të gjitha këto do të përdoren kur të paraqitet blatimi në drithë,+ blatimi i plotë i djegur+ dhe flijimi në bashkësi,+ që të bëhet shlyerja për popullin,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
16 I gjithë populli do t’ia japë këtë kontribut+ prijësit të Izraelit. 17 Prijësi nga ana e vet do të jetë përgjegjës për t’i paraqitur blatimet e plota të djegura,+ blatimin në drithë+ dhe blatimin në pije gjatë festave,+ hënave të reja, Sabateve+ dhe gjatë tërë festave të caktuara të shtëpisë së Izraelit.+ Pikërisht ai do të sigurojë blatimin për mëkatin, blatimin në drithë, blatimin e plotë të djegur dhe flijimet në bashkësi, që të bëhet shlyerja për shtëpinë e Izraelit.’
18 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Muajin e parë, ditën e parë të muajit, të merret nga tufa një dem i ri e i shëndetshëm dhe të pastrohet shenjtërorja nga mëkati.+ 19 Prifti të marrë pak gjak nga blatimi për mëkatin dhe të lyejë me të shtalkën* e tempullit,+ katër qoshet e platformës së madhe të altarit dhe shtalkën e portës së oborrit të brendshëm. 20 Po njësoj do të bëhet edhe ditën e shtatë të muajit për këdo që ka mëkatuar pa dashje ose nga padija;+ dhe duhet të bëhet shlyerja për tempullin.+
21 Muajin e parë, ditën e 14-të të muajit, do të kremtoni Festën e Kalimit.*+ Për shtatë ditë do të hani bukë pa maja.+ 22 Atë ditë, prijësi do të sigurojë një dem të ri si blatim për mëkatin, për vete dhe për tërë popullin.+ 23 Për shtatë ditët e festës ai do të sigurojë shtatë dema të rinj dhe shtatë desh të shëndetshëm si një blatim të plotë të djegur për Jehovain, çdo ditë nga një,+ dhe një cjap çdo ditë si blatim për mëkatin. 24 Veç këtyre, ai do të sigurojë edhe një efë drithë si blatim në drithë për çdo dem të ri, një efë drithë për çdo dash dhe një hin* vaj për çdo efë drithë.
25 Muajin e shtatë, duke filluar nga dita e 15-të e muajit, ai duhet të sigurojë të njëjtin blatim për mëkatin, të njëjtin blatim të plotë të djegur, të njëjtin blatim në drithë dhe të njëjtin racion vaji për shtatë ditët e festës së këtij muaji.’”+
46 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Porta e oborrit të brendshëm që është në drejtim të lindjes,+ duhet të rrijë mbyllur+ gjatë gjashtë ditëve të punës,+ por duhet hapur ditën e Sabatit dhe ditën kur del hëna e re. 2 Prijësi do të hyjë te porta nga oborri i jashtëm nëpërmjet portikut të portës+ dhe do të qëndrojë afër shtalkës* së saj. Priftërinjtë do të paraqitin blatimin e plotë të djegur e flijimet në bashkësi të prijësit, dhe ai do të përkulet te pragu i portës e pastaj do të dalë. Por dera nuk duhet mbyllur deri në mbrëmje. 3 Edhe populli do të përkulet para Jehovait te hyrja e asaj porte në ditët e Sabatit dhe kur del hëna e re.+
4 Blatimi i plotë i djegur që prijësi duhet t’i paraqitë Jehovait ditën e Sabatit, do të jetë gjashtë qengja meshkuj të shëndetshëm dhe një dash i shëndetshëm.+ 5 Blatimi në drithë për dashin duhet të jetë një efë,* kurse blatimi në drithë për qengjat meshkuj, sa të ketë mundësi, bashkë me një hin* vaj për çdo efë drithë.+ 6 Ditën e hënës së re, duhet të paraqitet një blatim me një dem të ri e të shëndetshëm nga tufa, gjashtë qengja meshkuj dhe një dash; ata duhet të jenë të shëndetshëm.+ 7 Si blatim në drithë, ai duhet të paraqitë një efë drithë për demin e ri dhe një efë drithë për dashin, kurse për qengjat meshkuj, sa të ketë mundësi; ai duhet të paraqitë një hin vaj për çdo efë drithë.
8 Kur të hyjë, prijësi duhet të futet nga portiku i portës dhe duhet të dalë po andej.+ 9 Kur populli të vijë para Jehovait, gjatë festave,+ ai që hyn nga porta veriore+ për të adhuruar, duhet të dalë nga porta jugore;+ ai që hyn nga porta jugore, duhet të dalë nga porta veriore. Askush nuk duhet të dalë nga porta që hyri, por nga ajo që ka përballë. 10 Kur ata të hyjnë, duhet të hyjë edhe prijësi që është mes tyre dhe kur ata të dalin, duhet të dalë edhe ai. 11 Blatimi në drithë gjatë festave dhe periudhave të festave duhet të jetë një efë drithë për demin e ri dhe një efë drithë për dashin, kurse për qengjat meshkuj, sa të ketë mundësi, bashkë me një hin vaj për çdo efë drithë.+
12 Nëse prijësi sjell një blatim të plotë të djegur+ ose flijime në bashkësi si blatime vullnetare për Jehovain, atij do t’i hapet porta që është në drejtim të lindjes, e ai do të sjellë blatimin e plotë të djegur dhe flijimet në bashkësi njësoj si në ditën e Sabatit.+ Kur ai të largohet, porta do të mbyllet.+
13 Çdo ditë duhet siguruar një qengj mashkull i shëndetshëm e njëvjeçar* për t’ia paraqitur Jehovait si blatim të plotë të djegur;+ kjo duhet bërë mëngjes për mëngjes. 14 Bashkë me të, çdo mëngjes duhet siguruar si blatim në drithë një e gjashta e një efe dhe një e treta hin vaj për të spërkatur miellin e bluar imët, si blatim i rregullt në drithë për Jehovain. Ky është një ligj i pandryshueshëm. 15 Çdo mëngjes duhet siguruar qengji mashkull, blatimi në drithë dhe vaji, si blatim i plotë i djegur që bëhet rregullisht.’
16 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Nëse prijësi i dhuron secilit prej bijve të tij një tokë si trashëgimi, ajo do të bëhet pronë e tyre. Ajo është prona e tyre e trashëguar. 17 Por, nëse ai i dhuron një tokë nga trashëgimia e tij njërit prej shërbëtorëve të vet, ajo do t’i përkasë atij deri në vitin e lirimit,+ pastaj do t’i kthehet prijësit. Vetëm bijtë e tij duhet ta mbajnë trashëgiminë përgjithmonë. 18 Prijësi nuk duhet të marrë asgjë me forcë nga trashëgimia e popullit duke i detyruar të lënë pronën e tyre. Ai duhet t’u japë një trashëgimi bijve nga prona e tij, që asnjë nga populli im të mos dëbohet nga prona e vet.’”»
19 Pastaj, ai më futi nëpër hyrjen+ që ishte pranë portës që të çonte te dhomat* e shenjta të ngrënies të priftërinjve, që e kishin hyrjen nga veriu.+ Atje pashë një vend që ndodhej në pjesën e pasme, në anën perëndimore të shenjtërores. 20 Ai më tha: «Ky është vendi ku priftërinjtë do të ziejnë blatimin për fajin dhe blatimin për mëkatin e ku do të pjekin blatimin në drithë,+ që të mos çojnë asgjë në oborrin e jashtëm e të mos e shenjtërojnë në mënyrë të papërshtatshme* popullin.»+
21 Pastaj më nxori në oborrin e jashtëm dhe më çoi te katër qoshet e oborrit, dhe pashë një oborr të vogël në secilën qoshe të oborrit të jashtëm. 22 Pra, në katër qoshet e oborrit kishte oborre të vogla 40 kute* të gjatë dhe 30 kute të gjerë, secili me të njëjtat përmasa.* 23 Brenda tyre, në të katër anët, kishte një pjesë muri të dalë,* dhe poshtë kishte vende për të zier blatimet. 24 Pastaj ai më tha: «Këto janë vendet ku shërbëtorët e tempullit ziejnë flijimet e popullit.»+
47 Më pas ai më çoi përsëri te hyrja e tempullit,+ dhe atje pashë që rridhte ujë poshtë pragut të tempullit+ në drejtim të lindjes, sepse pjesa e përparme e tempullit shihte nga lindja; uji rridhte poshtë nga ana e djathtë e tempullit, në jug të altarit.
2 Pastaj më nxori jashtë nga porta e veriut+ dhe më çoi deri te porta e jashtme që është në drejtim të lindjes,+ dhe atje pashë që uji rridhte si rrëke nga ana e djathtë.
3 Burri qëndronte afër portës lindore dhe kishte në dorë një litar për matje;+ ai filloi të maste ujin në drejtim të lindjes dhe mati 1.000 kute.* Pastaj më tha të kaloja nëpër ujë, dhe uji më arrinte deri te kyçi i këmbës.
4 Ai mati edhe 1.000 kute të tjera dhe më tha të kaloja nëpër ujë, që më arrinte deri te gjuri.
Mati edhe 1.000 kute të tjera dhe më tha të kaloja nëpër ujë, që më arrinte deri në mes.
5 Mati edhe 1.000 kute të tjera dhe rrëkeja ishte bërë një përrua i vrullshëm që nuk kalohej dot, sepse ishte aq i thellë, sa duhej të notoje; ishte një përrua që nuk mund të kalohej më këmbë.
6 Ai më pyeti: «E pe, o bir njeriu?»
Pastaj më tha të dilja nga uji dhe të kthehesha në breg të përroit. 7 Kur u ktheva, pashë që buzë përroit kishte shumë e shumë pemë në të dyja anët.+ 8 Atëherë më tha: «Ky ujë rrjedh drejt zonës lindore, zbret nëpër Arabah*+ dhe derdhet në det. Kur të derdhet atje,+ uji i detit do të bëhet i ëmbël.* 9 Kudo ku rrjedh uji,* do të gëlojnë krijesa* të gjalla. Do të ketë peshq me bollëk, sepse atje do të rrjedhë ky ujë. Uji i detit do të bëhet i ëmbël, dhe atje ku shkon përroi, gjithçka do të jetojë.
10 Peshkatarët do të rrinë përgjatë brigjeve të detit, nga En-Gedi+ deri në En-Eglaim, ku do të ketë një vend për të tharë rrjetat e peshkimit.* Atje do të ketë me bollëk lloj-lloj peshqish si ata të Detit të Madh.*+
11 Do të ketë këneta e moçale, por uji i tyre nuk do të bëhet i ëmbël, përkundrazi do të mbeten të kripura.+
12 Në të dyja anët e përroit do të rriten lloj-lloj pemësh për ushqim. Gjethet e tyre nuk do të thahen dhe frytet e tyre nuk do të mungojnë. Çdo muaj do të japin fryte të reja, sepse ujiten nga uji që del nga shenjtërorja.+ Frytet e tyre do të shërbejnë për ushqim, kurse gjethet për shërim.»+
13 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: «Ky është territori që do t’u caktoni 12 fiseve të Izraelit si trashëgimi. Jozefi do të ketë dy pjesë të vendit.+ 14 Ju do ta trashëgoni atë dhe do të merrni pjesë të barabarta.* Unë u betova se do t’ua jepja këtë vend paraardhësve tuaj,+ dhe tani ai ju është caktuar* si trashëgimi.
15 Ky është kufiri i vendit nga ana e veriut: fillon nga Deti i Madh dhe kalon nëpër rrugën e Hethlonit+ drejt Zedadit,+ 16 Hamathit,+ Berotahut,+ Sibraimit, që gjendet midis territoreve të Damaskut dhe të Hamathit, dhe drejt Hazer-Hatikonit që është në kufi me Hauranin.+ 17 Pra, kufiri do të kalojë nga deti deri në Hazar-Enon,+ përgjatë kufirit të Damaskut në veri dhe përgjatë kufirit të Hamathit.+ Ky është kufiri verior.
18 Kufiri lindor kalon midis Hauranit e Damaskut dhe vazhdon përgjatë Jordanit, midis Galadit+ e vendit të Izraelit; duhet të matni distancën nga kufiri* deri në detin lindor.* Ky është kufiri lindor.
19 Kufiri jugor* do të kalojë nga Tamara deri në ujërat e Meribat-Kadeshit,+ pastaj përgjatë Vadit* deri në Detin e Madh.+ Ky është kufiri jugor.
20 Kufiri në anën perëndimore është Deti i Madh, pra, fillon nga kufiri jugor dhe shkon deri në një pikë përballë me Lebo-Hamathin.*+ Ky është kufiri perëndimor.
21 Ju do ta ndani këtë vend mes jush, mes 12 fiseve të Izraelit. 22 Do ta ndani si trashëgimi mes jush dhe të ardhurve, të cilëve u kanë lindur fëmijë ndërkohë që jetonin në gjirin tuaj. Ata do të jenë për ju si vendës në Izrael dhe do të marrin bashkë me ju një trashëgimi mes fiseve të Izraelit. 23 Duhet t’i jepni të ardhurit një trashëgimi brenda territorit të fisit ku banon,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
48 Këta janë emrat e fiseve duke nisur nga skaji verior: pjesa e Danit+ kalon përgjatë rrugës nga Hethloni në Lebo-Hamath*+ e deri në Hazar-Enan, në kufi me Damaskun në veri, pranë Hamathit;+ ajo shtrihet nga kufiri lindor deri në atë perëndimor. 2 Pjesa e Asherit+ është në kufi me Danin, nga kufiri lindor në atë perëndimor. 3 Pjesa e Neftalit+ është në kufi me Asherin, nga kufiri lindor në atë perëndimor. 4 Pjesa e Manaseut+ është në kufi me Neftalin, nga kufiri lindor në atë perëndimor. 5 Pjesa e Efraimit është në kufi me Manaseun,+ nga kufiri lindor në atë perëndimor. 6 Pjesa e Rubenit është në kufi me Efraimin,+ nga kufiri lindor në atë perëndimor. 7 Pjesa e Judës është në kufi me Rubenin,+ nga kufiri lindor në atë perëndimor. 8 Në kufi me Judën, nga kufiri lindor në atë perëndimor, do të jetë kontributi që do të vini mënjanë; ai duhet të jetë 25.000 kute i gjerë*+ dhe gjatësia e tij, nga lindja në perëndim, do të përkojë me gjatësinë e pjesëve të fiseve fqinje. Në mes të tij do të jetë shenjtërorja.
9 Kontributi që do të vini mënjanë për Jehovain do të jetë 25.000 kute i gjatë dhe 10.000 kute i gjerë. 10 Ky, pra, do të jetë kontributi i shenjtë për priftërinjtë.+ Do të jetë 25.000 kute në veri, 10.000 kute në perëndim, 10.000 kute në lindje dhe 25.000 kute në jug. Në mes të tij do të jetë shenjtërorja e Jehovait. 11 Ai do të jetë për priftërinjtë e shenjtëruar ndër bijtë e Sadokut,+ të cilët i përmbushën përgjegjësitë që kishin ndaj meje dhe nuk u larguan nga unë kur izraelitët dhe levitët u larguan.+ 12 Pjesa e tyre do të merret nga kontributi i vendit të vënë mënjanë si një gjë shumë e shenjtë dhe do të jetë në kufi me levitët.
13 Në veri të pjesës së priftërinjve do të jetë pjesa e levitëve, me përmasa 25.000 kute e gjatë dhe 10.000 kute e gjerë. (Tërë gjatësia do të jetë 25.000 kute dhe gjerësia 10.000 kute.) 14 Ata nuk duhet të shesin, të këmbejnë a t’u kalojnë të tjerëve asnjë copë tokë nga kjo pjesë e zgjedhur e vendit, sepse ajo është e shenjtë për Jehovain.
15 Pjesa që mbetet në jug prej 5.000 kutesh gjerësi përgjatë kufirit prej 25.000 kutesh, do të jetë për qytetin;+ ajo do të jetë për përdorim të zakonshëm, pra, për banesa dhe kullota. Qyteti do të jetë në mes të saj.+ 16 Përmasat e qytetit janë: kufiri verior 4.500 kute, kufiri jugor 4.500 kute, kufiri lindor 4.500 kute dhe kufiri perëndimor 4.500 kute. 17 Tokat për kullotë të qytetit do të jenë: 250 kute në veri, 250 kute në jug, 250 kute në lindje dhe 250 kute në perëndim.
18 Ajo që mbetet nga gjatësia e kësaj pjese, do të përkojë me kontributin e shenjtë,+ 10.000 kute në lindje të qytetit dhe 10.000 kute në perëndim të tij. Ajo do të përkojë me kontributin e shenjtë, dhe prodhimi i saj do të sigurojë ushqim për ata që shërbejnë në qytet. 19 Ajo do të kultivohet nga ata që shërbejnë në qytet, të cilët janë nga të gjitha fiset e Izraelit.+
20 Në tërësi kontributi është 25.000 kute me 25.000 kute. Ju duhet ta vini këtë mënjanë si kontribut të shenjtë, duke përfshirë qytetin dhe pronën e tij.
21 Ajo që mbetet në të dyja anët e kontributit të shenjtë dhe pronës së qytetit, do të jetë për prijësin.+ Ajo do të jetë përbri kufijve prej 25.000 kutesh, në lindje dhe në perëndim të kontributit. Do të ketë kufi të përbashkët me pjesët fqinje dhe do t’i përkasë prijësit; pra, kontributi i shenjtë dhe shenjtërorja e tempullit do të jenë në mes të pjesës së prijësit.
22 Edhe prona e levitëve dhe prona e qytetit do të jenë në mes të pjesës që i përket prijësit. Pjesa e prijësit do të jetë midis kufirit të Judës+ dhe kufirit të Beniaminit.
23 Për sa i përket pjesës tjetër të fiseve, pjesa e Beniaminit është nga kufiri lindor deri në atë perëndimor.+ 24 Pjesa e Simeonit është afër kufirit të Beniaminit,+ nga kufiri lindor në atë perëndimor. 25 Pjesa e Isaharit+ është afër kufirit të Simeonit, nga kufiri lindor në atë perëndimor. 26 Pjesa e Zabulonit është afër kufirit të Isaharit,+ nga kufiri lindor në atë perëndimor.+ 27 Pjesa e Gadit është afër kufirit të Zabulonit,+ nga kufiri lindor në atë perëndimor. 28 Kufiri jugor, afër territorit të Gadit, do të kalojë nga Tamara+ deri në ujërat e Meribat-Kadeshit,+ pastaj përgjatë Vadit*+ deri në Detin e Madh.*
29 Ky është vendi që duhet t’u ndani si trashëgimi fiseve të Izraelit,+ dhe këto do të jenë pjesët e tyre,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.
30 Qyteti do të ketë disa hyrje-dalje. Kufiri verior do të jetë 4.500 kute.+
31 Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit. Në veri do të ketë tri porta: një portë për Rubenin, një për Judën dhe një për Levin.
32 Kufiri lindor do të jetë 4.500 kute dhe do të ketë tri porta: një portë për Jozefin, një për Beniaminin dhe një për Danin.
33 Kufiri jugor do të jetë 4.500 kute dhe do të ketë tri porta: një portë për Simeonin, një për Isaharin dhe një për Zabulonin.
34 Kufiri perëndimor do të jetë 4.500 kute dhe do të ketë tri porta: një portë për Gadin, një për Asherin dhe një për Neftalin.
35 Perimetri i qytetit do të jetë 18.000 kute. Që prej asaj dite, qyteti do të quhet: Jehovai Është Atje.»*+
Me sa duket i referohet moshës së Ezekielit.
Shih Fjalorthin.
Do të thotë «Perëndia forcon».
Fjalë për fjalë «dora».
Ose «një vetëtimë».
Ose «si elektrum», që është një përzierje ari dhe argjendi.
Shih Fjalorthin.
Ka mundësi, dy rrota të vendosura kryq në të njëjtin bosht, duke formuar kënde të drejta.
Fjalë për fjalë «fryma e krijesës së gjallë».
Një mundësi tjetër «shtriheshin anash».
E para nga 93 rastet që del shprehja «bir njeriu» tek Ezekieli.
Ka të ngjarë t’i referohet popullit të Izraelit dhe popullit të Judës.
Ose «të pacipë».
Një mundësi tjetër «ndonëse populli është kryeneç dhe si diçka që të pickon».
Ose «një rrotull libri».
Ose «këngë vajtimi».
Fjalë për fjalë «e bijve të popullit tënd».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «dora».
Ose «unë do të të kërkoj llogari për gjakun e tij».
Ose «bën padrejtësi».
Ose «unë do të të kërkoj llogari për gjakun e tij».
Fjalë për fjalë «Dora».
Mjet lufte që përdorej për të shpuar muret a për të shpërthyer portat e një qyteti.
Fjalë për fjalë «në të», pra, në krahun e majtë të Ezekielit.
Shih Fjalorthin.
Rreth 230 g. Shih Shtojcën B14.
Rreth 0,6 l. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «do t’i thyej shkopinjtë e bukës». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.
Ose «cepat».
Fjalë për fjalë «në çdo erë».
Ose «do të të pakësoj».
Ose «sëmundjet».
Fjalë për fjalë «në çdo erë».
Fjalë për fjalë «do t’i thyej shkopinjtë e bukës». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.
Shih Fjalorthin.
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «imorale; e shthurur».
Ose «ndiqnin në mënyrë imorale».
Ose «aroma të pëlqyeshme».
Fjalë për fjalë «do të zgjohet».
Një mundësi tjetër «kurora».
Ose «po ju ndëshkoj».
Një mundësi tjetër «kurora».
Ose «arroganca me të cilën ti i kalon caqet».
Domethënë, as ai që blen prona, as ai që shet prona nuk do të nxjerrë asnjë përfitim, sepse të gjithë do të shkatërrohen.
Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «me anë të fajit të vet».
Fjalë për fjalë «do t’u lëshohen duart».
Domethënë, do të urinojnë nga frika.
Shih Fjalorthin.
Domethënë, do t’i rruajnë kokat në shenjë vajtimi.
Domethënë, argjendi dhe ari i tyre.
Domethënë, sendet prej argjendi e ari.
Domethënë, argjendin dhe arin që përdorej për të bërë idhujt.
Ose «i fshehtë». Me sa duket i referohet pjesës më të brendshme të shenjtërores së Jehovait.
Domethënë, zinxhirët e robërisë.
Ose «udhëzimi».
Ose «sugjerimet».
I referohet vitit të gjashtë të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Fjalë për fjalë «dora».
Ose «si elektrum», që është një përzierje ari dhe argjendi.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «idhulli rival».
Ose «idhulli rival».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «ku ka shëmbëlltyrat e tij të gdhendura?»
Me sa duket një degë që përdorej në adhurimin e idhujve.
Domethënë, një bri i vogël që skribët e përdornin si enë boje.
Fjalë për fjalë «kokat».
Domethënë, çdo kerubin.
Fjalë për fjalë «ishte krijesa e gjallë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fryma e krijesës së gjallë».
Fjalë për fjalë «Kjo ishte krijesa e gjallë».
Shih Fjalorthin.
Ose «kundër këtij qyteti».
Fjalë për fjalë «Ajo», qyteti i Jerusalemit, ku judenjtë mendonin se do të ishin të mbrojtur.
Ose «të bashkuar».
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «prej mishi». Domethënë, një zemër të ndjeshme ndaj drejtimit të Perëndisë.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «lajkatues».
Fjalë për fjalë «shtëpia».
Fjalë për fjalë «që profetizojnë sipas zemrës së tyre».
Fjalë për fjalë «frymës».
Shih Fjalorthin.
Domethënë, kur ndërtojnë një mur të dobët të brendshëm, e veshin me gëlqere që të duket i fortë.
Domethënë, rripa magjikë me të cilat mbështillnin bërrylat dhe kyçet.
Ose «shpirtin e atyre».
Ose «shpirtin e atyre».
Ose «telashe; nuk e mundoja».
Fjalë për fjalë «keni forcuar duart».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Fjalë për fjalë «do ta mbërthej nga zemra shtëpinë e Izraelit».
Fjalë për fjalë «Do ta kthej fytyrën».
Fjalë për fjalë «do t’i thyej shkopinjtë e bukës». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.
Ose «që ta linin pa fëmijë».
Ose «gjykimet».
Fjalë për fjalë «druri i hardhisë».
Fjalë për fjalë «kam kthyer fytyrën».
Në këtë kapitull, Jehovai i drejtohet Jerusalemit sikur të ishte grua.
Ose «pjesën e fundit të rrobës sime».
Ose «lëkurë foke».
Ose «bizhuteritë».
Një mundësi tjetër «shëmbëlltyra të organeve mashkullore».
Domethënë, idhujt meshkuj.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Fjalë për fjalë «i kalove në zjarr».
Fjalë për fjalë «i hape këmbët para».
Domethënë, të popullit.
Fjalë për fjalë «vendin e Kananit».
Ose «e dobët».
Një mundësi tjetër «Oh, ç’tërbim kam kundër teje».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «bizhuteritë».
Ose «kombeve».
Fjalë për fjalë «në të majtën tënde».
Ka të ngjarë t’u referohet fshatrave.
Fjalë për fjalë «në të djathtën tënde».
Ose «ke përligjur».
Fjalë për fjalë «vendin e Kananit».
Fjalë për fjalë «fara».
Domethënë, Zedekia.
Domethënë, Nabukodonosorit.
Domethënë, Nabukodonosori.
Domethënë, Zedekinë.
Fjalë për fjalë «shpirt».
Fjalë për fjalë «ka dhënë dorën».
Fjalë për fjalë «në çdo erë».
Ose «çdo jetë». Shih Fjalorthin.
Ose «njeri». Shih Fjalorthin.
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «gjakderdhës».
Ose «dhe do të jetë fajtor për vdekjen e vet».
Ose «njeri».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «kujtohet».
Ose «bën padrejtësi».
Ose «shpirtin». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e frymën». Shih Fjalorthin.
Ose «këngë vajtimi».
Ose «luanëve të rinj me krifë».
Një mundësi tjetër «si një hardhi në vreshtin tuaj».
I referohet vitit të shtatë të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Ose «të shpallësh gjykime kundër tyre».
Fjalë për fjalë «ngrita dorën».
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «kisha vëzhguar».
Ose «stolia».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Domethënë, izraelitëve.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Domethënë, izraelitët.
Ose «stolia».
Domethënë, izraelitët.
Fjalë për fjalë «sytë e tyre ndiqnin».
Fjalë për fjalë «kalonin në zjarr».
Shih Fjalorthin.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «që të silleni si prostitutë ndaj meje?» Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».
Fjalë për fjalë «frymë».
Ose «u shërbejnë».
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Fjalë për fjalë «fytyrat tuaja».
Fjalë për fjalë «Çdo mish».
Ose «shprehje proverbiale».
Fjalë për fjalë «çdo mishi».
Fjalë për fjalë «bëje copë mesin».
Fjalë për fjalë «do t’u lëshohen duart».
Fjalë për fjalë «frymë».
Domethënë, do të urinojnë nga frika.
Domethënë, shpata e Jehovait.
Ose «shkopit mbretëror?»
Ose «Skeptri».
Ose «perënditë e shtëpisë». Fjalë për fjalë «terafimët».
Një formë falli.
Mjet lufte që përdorej për të shpuar muret a për të shpërthyer portat e një qyteti.
Ose «në sytë e atyre». Domethënë, të banorëve të Jerusalemit.
Ka të ngjarë, babilonasve.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «me dorë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mbi qafën e të vrarëve».
Ose «në këllëf».
Fjalë për fjalë «a do ta gjykosh, a do ta gjykosh».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «fëmija pa baba».
Fjalë për fjalë «zbulohet lakuriqësia e babait».
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Ose «e nxjerr fitime».
Ose «guxim (kurajë)?»
Fjalë për fjalë «shpirt».
Fjalë për fjalë «shpirt».
Shih Fjalorthin.
Do të thotë «tenda e saj».
Do të thotë «tenda ime është tek ajo».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «kryenin marrëdhënie imorale».
Ose «me bojë të kuqe».
Ose «me marrëdhëniet e tyre imorale».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të thirrur».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Ose «përkrenare».
Ose «bizhuteritë».
Ose «më ke kthyer krahët».
Domethënë, kanë tradhtuar Perëndinë.
Fjalë për fjalë «i kanë kaluar në zjarr».
Ka të ngjarë t’i referohet Oholibës.
Domethënë, ushtria.
I referohet vitit të nëntë të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Fjalë për fjalë «emrin e ditës».
Ose «një tregim alegorik».
Fjalë për fjalë «Mos i bjer gjoksit».
Ose «buzën e sipërme».
Fjalë për fjalë «bukën e njerëzve».
Ose «atë që i dhimbset shpirtit tuaj».
Ose «shpirti».
Ose «kampe të rrethuara me mure».
Ose «atë shpat».
Ose «stolinë».
Ose «me përçmim në shpirt».
I referohet vitit të 11-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Ose «rrjetat tratë».
Fjalë për fjalë «bijat».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarin», një variant tjetër i këtij emri.
Fjalë për fjalë «popull».
Ose «makinën e tij të sulmit». Mjet lufte që përdorej për të shpuar muret a për të shpërthyer portat e një qyteti.
Ose «armët».
Fjalë për fjalë «i të vrarëve».
Ose «prijësit».
Ose «veshjet pa mëngë».
Fjalë për fjalë «do të vishen me».
Ose «kënge vajtimi».
Ose «në varr».
Ose «do ta stolis».
Ose «kënge vajtimi».
Ose «vjollcë; lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt». Shih Fjalorthin.
Ose «e moshuar».
Ose «përkrenaret».
Shih Fjalorthin.
Ose «leshin e hirtë në të kuqërremë».
Pemë e së njëjtës familje si pema e kanellës.
Një kallam erëmirë.
Ose «copa të endura».
Një mundësi tjetër «e të ishe shumë i lavdishëm».
Fjalë për fjalë «kongregacion».
Shih Fjalorthin.
Ose «të vrerosur në shpirt».
Ose «varr».
Ose «kënge vajtimi».
Fjalë për fjalë «vula».
I referohet vitit të 10-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Këtu dhe më poshtë «Nili» i referohet lumit dhe kanaleve të tij vaditëse.
Fjalë për fjalë «një kallam».
Fjalë për fjalë «mesin».
Fjalë për fjalë «ai ka».
I referohet vitit të 27-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Fjalë për fjalë «Nabukodrezari», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «u bënë mish».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Ose «do t’i jap forcë shtëpisë së Izraelit». Shih Fjalorthin, «Briri».
Ka të ngjarë t’i referohet Ezekielit.
Ose «të gjithë ata nga kombet e tjera».
Ndoshta u referohet izraelitëve që ishin aleatë të Egjiptit.
Ose «ushtrive».
Fjalë për fjalë «Nabukodrezarit», një variant tjetër i këtij emri.
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «të Memfisit».
Ose «prijës».
Domethënë, mbi Tebën.
Ose «Memfisin».
Domethënë, e Heliopolit.
Domethënë, e Egjiptit.
I referohet vitit të 11-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Ose «do t’ia shtoj fuqinë».
Domethënë, para mbretit të Babilonisë.
Ose «ushtrive».
Fjalë për fjalë «ti».
Ose «varr».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «varr».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «krahun».
I referohet vitit të 12-të të mërgimit të mbretit Jehojakin, të Ezekielit dhe të judenjve të tjerë.
Ose «kënge vajtimi».
Ose «luan i ri me krifë».
Fjalë për fjalë «lumenjtë e tyre».
Ose «me rrjetën time tratë».
Fjalë për fjalë «dhe shtrati i përrenjve do të mbushet me ty».
Ose «ushtritë».
Domethënë, popujt.
Ose «varr».
Domethënë, Egjipti.
Ose «e Sheolit», pra, e varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ka mundësi t’i referohet mbretit të Asirisë.
Ose «të varrit».
Ose «varr».
Domethënë, për kombin e Elamit.
Ose «varr».
Mund t’u referohet mbretërve të Meshekut dhe të Tubalit.
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ndoshta u referohet luftëtarëve që varroseshin me nderime ushtarake bashkë me shpatat e tyre.
Ndoshta i referohet faraonit ose Egjiptit.
Ose «varr».
Ose «sundimtarët».
Ose «varr».
Fjalë për fjalë «e merr me vete».
Ose «ai do të jetë fajtor për vdekjen e vet».
Ose «për gjakun e tij do t’i kërkoj llogari rojës».
Ose «bën padrejtësi».
Fjalë për fjalë «nuk do t’i kujtohet».
Fjalë për fjalë «dora».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Ose «do t’i kërkoj delet e mia nga dora e tyre».
Ose «të kujdesen për».
Fjalë për fjalë «me emër».
Ose «vdekja».
Fjalë për fjalë «si ushqim».
Fjalë për fjalë «e mbetjes».
Ose «me përçmim në shpirt».
Fjalë për fjalë «Unë ngre dorën».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Fjalë për fjalë «frymën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «prej mishi». Domethënë, një zemër të ndjeshme ndaj drejtimit të Perëndisë.
Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «si një kope delesh flijimi në Jerusalem».
Fjalë për fjalë «Dora».
Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Ose «forcën e jetës». Shih Fjalorthin.
Ose «forcën e jetës». Shih Fjalorthin.
Ose «forcën e jetës». Shih Fjalorthin.
Ose «frymë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «erërat».
Ose «forca e jetës». Shih Fjalorthin.
Ose «që janë shokët e tij».
Ose «që janë shokët e tij».
Fjalë për fjalë «bijtë e popullit tënd».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «bijtë».
Ose «princi».
Ose «Vendbanimi; Shtëpia».
Ose «me».
Ose «kryeprinci».
Ose «kryeprinc».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Ose «përkrenare».
Fjalë për fjalë «roja».
Ose «do të të thërras».
Ose «fshatrave».
Ose «luanët e rinj me krifë».
Ose «unë do ta gjykoj».
Ose «kryeprinc».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Një mundësi tjetër «mëzdrakët», një shtizë me majë të mprehtë.
Ose «ushtritë».
Ose «Lugina e Hordhive të Gogut».
Do të thotë «hordhi».
Fjalë për fjalë «dorë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «do t’i përkushtohem vetëm».
Fjalë për fjalë «dora».
Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «të shtëpisë». Përkthehet në këtë mënyrë në kapitujt 40-48 kur fjala «shtëpi» i referohet kompleksit të tempullit ose vetë tempullit.
Fjalë për fjalë «një kallam matës prej gjashtë kutesh, një kut dhe katër gisht». I referohet kutit të gjatë. Një kut i gjatë përbëhet nga një kut (44,5 cm) dhe katër gisht (7,4 cm). Shih Shtojcën B14.
Mund t’i referohet pjesës më të lartë të murit të dhomës së rojës.
Ose «nga jashtë brenda; nga brenda jashtë».
Ose «pashë salla».
Një mundësi tjetër «12».
Fjalë për fjalë «në tempull». Në kapitujt 41 dhe 42, kjo shprehje i referohet së Shenjtës ose gjithë shenjtërores (ku përfshihet e Shenjta dhe Më e Shenjta).
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «anët e».
Domethënë, brenda dhomës më të brendshme ose Më të Shenjtës.
Fjalë për fjalë «gjerësia e hyrjes ishte».
Me sa duket u referohet shkallëve spirale.
Me sa duket i referohet një trotuari të ngushtë rreth e qark tempullit.
Ose «sallat».
Domethënë, ndërtesën në perëndim të shenjtërores.
Ose «e luanit të ri me krifë».
Fjalë për fjalë «Shtalka». Me sa duket i referohet hyrjes të së Shenjtës.
Me sa duket i referohet Më të Shenjtës.
Fjalë për fjalë «Gjatësia».
Domethënë, ndërtesës në perëndim të shenjtërores.
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Ose «sallave».
Sipas Septuagintës greke, «dhe 100 kute i gjatë». Teksti në hebraisht thotë: «dhe një kalim një kut.» Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «përgjatë».
Domethënë, ndërtesës në perëndim të shenjtërores.
Fjalë për fjalë «pjesën e brendshme të shtëpisë».
Shih Shtojcën B14.
Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «kur erdhi ai».
Ka të ngjarë t’i referohet parathënies së shkatërrimit të tij.
Fjalë për fjalë «në shtëpi».
Një mundësi tjetër «Fryma e Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Ose «me sjelljen e tyre prej prostitute». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».
Ka mundësi të ishin idhuj që i konsideronin si mbretër.
Domethënë, kornizën e derës.
Fjalë për fjalë «ta matin modelin e tij».
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Rreth 22,2 cm. Shih Shtojcën B14.
Ose «të përsosura».
Domethënë, blatimet e popullit.
Fjalë për fjalë «rrënjosi në zemër».
Fjalë për fjalë «në mish».
Ose «flijime».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Fjalë për fjalë «unë ngre dorën».
Ose «në sallat e shenjta».
Fjalë për fjalë «të mos e shenjtërojnë».
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Ose «Në gjithë shtrirjen e saj».
Fjalë për fjalë «500 me 500».
Ose «20 salla».
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Ose «mina». Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Duket se i referohet hyrjes të së Shenjtës.
Ose «do të kremtoni Pashkën». Shih Fjalorthin.
Shih Shtojcën B14.
Domethënë, kornizave të derës.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Ose «motak».
Ose «sallat».
Fjalë për fjalë «të mos e shenjtërojnë».
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Ose «që kishin struktura brenda tyre me të njëjtat përmasa».
Ose «radhë me gurë».
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Ose «rrafshinën e shkretë».
Fjalë për fjalë «do të shërohet».
Ose «përroi me vëllim të dyfishuar».
Fjalë për fjalë «shpirt».
Ose «rrjetat tratë».
Domethënë, të Mesdheut.
Fjalë për fjalë «do ta trashëgoni, secili sa vëllai i vet».
Fjalë për fjalë «ju bie».
Domethënë, nga kufiri verior.
Domethënë, Detin e Vdekur.
Fjalë për fjalë «Ana jugore drejt jugut».
Domethënë, vadit të Egjiptit. Shih Fjalorthin.
Ose «në hyrjen e Hamathit».
Ose «në hyrje të Hamathit».
I referohet kutit të gjatë. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, vadit të Egjiptit. Shih Fjalorthin.
Domethënë, në Mesdhe.
Ose «Jehova-Shammah».