ISAIA
1 Vegimi* që pa Isaia,*+ biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin në ditët e Uziahut,+ Jotamit,+ Akazit+ dhe Hezekisë,+ mbretër të Judës:+
3 Demi e njeh mirë atë që e ka blerë
dhe gomari grazhdin e të zotit;
kurse Izraeli nuk më njeh mua,*+
populli im nuk vepron me mend.»*
Ata kanë braktisur Jehovain,+
për të Shenjtin e Izraelit nuk kanë treguar respekt,
i kanë kthyer shpinën.
Kokën e keni të sëmurë,
dhe zemra ju lëngon.+
6 Nga koka deri te këmbët s’keni asgjë të shëndetshme.
Keni të vrara, të nxira e plagë të hapura,
që as janë mjekuar,* as janë fashuar dhe as janë zbutur me vaj.+
7 Vendi juaj është i shkretë,
zjarri i ka shkrumbuar qytetet tuaja.
Të huajt po jua gllabërojnë tokën përpara syve.+
Çdo gjë është shkretuar, siç ndodh pas një pushtimi.+
8 Bija e Sionit ka mbetur si një kasolle në vresht,
si një barakë në arën me kastraveca,
si një qytet nën rrethim.+
9 Po të mos kishte lënë Jehovai i ushtrive disa të mbijetuar,
do të ishim bërë njësoj si Sodoma
dhe do t’i kishim ngjarë Gomorrës.+
10 Dëgjojeni fjalën e Jehovait, o tiranë* të Sodomës!+
Dëgjojeni me vëmendje ligjin* e Perëndisë tonë, o banorë të Gomorrës!+
11 «Ç’më duhen mua gjithë flijimet tuaja?+—thotë Jehovai.
Më kanë ardhur në majë të hundës blatimet e djegura të deshve+ dhe dhjami i kafshëve të majme.+
Gjaku+ i demave të rinj,+ i qengjave dhe i cjepve,+ nuk më kënaq fare.
13 Mjaft sollët blatime të kota në drithë.
Temjani juaj më është pështirosur,+
po njësoj edhe hëna e re,+ sabati+ dhe asambletë tuaja,+
se nuk duroj dot edhe të përdorni fuqi magjike,+ edhe të mbani asamble solemne.
14 I urrej* hënat e reja dhe festat tuaja.
Më janë bërë barrë;
u lodha dhe s’mund t’i duroj më.
Ju i keni duart tërë gjak.+
17 Mësoni të bëni të mirën, kërkoni me ngulm drejtësinë,+
ndreqni atë që shtyp të tjerët,
mbroni të drejtat e jetimit*
dhe çështjen e vejushës.»+
18 «Ejani tani dhe le t’i ndreqim gjërat mes nesh,—thotë Jehovai.+
Edhe pse mëkatet tuaja janë të kuqe flakë,
do të bëhen të bardha si bora;+
edhe pse janë të kuqe si gjaku,
do të bëhen si leshi i bardhë.
20 Por, nëse nuk pranoni dhe rebeloheni,
do t’ju gllabërojë shpata,+
sepse këtë e ka thënë vetë goja e Jehovait.»
21 Oh, si u kthye në prostitutë+ qyteti besnik!+
22 Argjendi yt është shndërruar në zgjyrë.+
Birra jote* është e holluar me ujë.
23 Princat e tu janë kokëfortë dhe ortakë të hajdutëve.+
Të gjithë ata vdesin për ryshfete dhe rendin pas dhuratave.+
24 Prandaj Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,
i Fuqishmi i Izraelit, thotë:
«Mjaft! Tani do t’i heq qafe kundërshtarët e mi;
do të hakmerrem kundër armiqve të mi!+
25 Unë do ta kthej dorën kundër teje,
do ta pastroj zgjyrën tënde si me finjë*
e do të t’i heq të gjitha papastërtitë.+
Pas kësaj, ti do të quhesh Qytet i Drejtësisë, Qytet Besnik.+
27 Sioni do të shpengohet*+ me anë të drejtësisë,
dhe ata që do të kthehen, me anë të veprave të mia të drejta.
28 Rebelët dhe mëkatarët do të shkatërrohen së bashku,+
dhe ata që e braktisin Jehovain, do të shfarosen.+
Flakët do t’i përpijnë të dy bashkë
dhe s’do të ketë kush t’i shuajë.»
2 Ja çfarë pa Isaia, biri i Amozit, për Judën dhe Jerusalemin:+
mali i shtëpisë së Jehovait
do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve+
dhe do të ngrihet më lart se kodrat.
Drejt tij do të vërshojnë të gjitha kombet.+
3 Shumë popuj do të vijnë e do të thonë:
«Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait,
në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+
Ai do të na mësojë udhët e tij,
dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»+
Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,
as do të mësojnë më të luftojnë.+
6 Ai e braktisi popullin e tij, shtëpinë e Jakobit,+
sepse ndjekin zakonet që vijnë nga Lindja;
merren me magji+ si filistinët,
dhe fëmijët e të huajve janë të shumtë mes tyre.
7 Vendi i tyre është plot me argjend e ar,
thesaret s’kanë fund.
Vendi është mbushur me kuaj,
karrocat e tyre s’kanë mbarim.+
8 Vendi i tyre është plot me perëndi të kota,+
dhe njerëzit përkulen para veprës së duarve të tyre,
para asaj që bënë gishtat e tyre.
9 Po, përkulen, dhe e ulin veten,
ndaj ti s’mund t’i falësh.
10 Hyr në shkëmb dhe fshihu në dhé,
për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovait
dhe shkëlqimit të tij madhështor.+
Ajo po vjen mbi çdo njeri kryelartë e fodull,
mbi këdo, mbi ata të shtresës së lartë e të ulët;+
13 mbi tërë cedrat e Libanit, të lartë e madhështorë,
e mbi tërë lisat e Bashanit;
14 mbi tërë malet e larta
e tërë kodrat e lartuara;
15 mbi çdo kullë të lartë dhe mbi çdo mur të fortifikuar;
16 mbi tërë anijet e Tarshishit+
e mbi tërë varkat e bukura.
17 Fodullëku i njeriut do të poshtërohet,
dhe arroganca e tij do të përkulet.
Vetëm Jehovai do të lartësohet atë ditë.
18 Perënditë e kota do të zhduken krejt.+
19 Njerëzit do të hyjnë nëpër shpellat e shkëmbinjve
dhe nëpër guvat e tokës,+
për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovait
dhe shkëlqimit të tij madhështor,+
kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet.
20 Atë ditë, njerëzit do t’i marrin perënditë e kota prej argjendi e ari,
që kishin bërë për t’u përkulur para tyre,
e do t’ua hedhin minjve* dhe lakuriqëve të natës,+
21 dhe do të hyjnë nëpër guvat e shkëmbinjve
dhe nëpër të çarat e shkrepave,
për shkak të pranisë së tmerrshme të Jehovait
dhe shkëlqimit të tij madhështor,
kur ai të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet e të tmerrohet.
22 Për të mirën tuaj, mos i besoni më njeriut,
sepse është po aq i brishtë sa fryma në flegrat e tij.
E pse të merret parasysh?!
3 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,
po i heq Jerusalemit dhe Judës çdo mbështetje e përkrahje:
gjithë mbështetjen me bukë e ujë,+
2 të fuqishmin, luftëtarin, gjykatësin,
profetin,+ fallxhorin, plakun,
3 kreun e 50-shes,+ fisnikun, këshilltarin,
mjeshtrin e magjisë dhe hipnotizuesin e shkathët.+
4 Si princa do t’u jap djem,
e njerëz të paqëndrueshëm do të sundojnë mbi ta.
Djali do të sulmojë të moshuarin
dhe njeriu i papërfillshëm do të sfidojë fisnikun.+
6 Secili do ta kapë e do t’i thotë vëllait të vet në shtëpinë e të atit:
«Mantelin e ke. Prandaj bëhu komandanti ynë
e sundo mbi këtë grumbull rrënojash!»
7 Por ai do të kundërshtojë:
«Nuk do t’jua fashoj unë plagët.*
Nuk kam as ushqim, as veshje në shtëpi.
Mos më vini mua komandant mbi popullin.»
9 Vetë shprehjet e fytyrës dëshmojnë kundër tyre;
njësoj si banorët e Sodomës+
flasin hapur për mëkatet e tyre
e nuk përpiqen t’i fshehin.
Mjerë ata, sepse po i sjellin të keqen vetes!
11 Mjerë i ligu!
Atij do t’i bjerë e keqja,
sepse do ta pësojë siç ka trajtuar të tjerët!
12 Popullin tim e keqtrajtojnë mbikëqyrësit e rreptë
dhe gratë sundojnë mbi të.
O populli im, krerët e tu po të hallakatin,
po të ngatërrojnë e po të çojnë në shtigje të gabuara.+
13 Jehovai po zë vend për të paraqitur akuzën;
ngrihet që të japë vendimin për popujt.
14 Jehovai do t’i akuzojë e do t’i gjykojë pleqtë dhe princat e popullit të tij.
«Ju i bëtë shkrumb vreshtat.
Në shtëpitë tuaja gjendet ajo që i grabitët të varfrit.+
15 Si guxoni ta shtypni popullin tim dhe të dërrmoni të varfrit?!»,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
16 Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë fodulle
dhe ecin kokëpërpjetë,*
hedhin shikime flirtuese teksa ecin lehtë-lehtë
dhe byzylykët e këmbëve u tringëllijnë.
17 Prandaj Jehovai do t’ua mbushë kokën me dregëza bijave të Sionit.
Jehovai do të bëjë që të mbeten pa flokë.*+
18 Atë ditë Jehovai do t’ua heqë zbukurimet:
byzylykët e këmbëve, rrathët e kokës, zbukurimet në formë gjysmëhëne,+
19 vathët,* byzylykët dhe vellot,
20 shamitë e kokës, zinxhirët e vegjël të këmbëve,* rripat e kraharorit,*
mbajtëset e parfumit* dhe hajmalitë,*
21 unazat e gishtave dhe të hundës,
22 rrobat për raste të veçanta, veshjet e sipërme, mantelet dhe çantat e vogla,
23 pasqyrat e dorës,+ veshjet prej linoje,*
çallmat dhe vellot.
24 Në vend të vajit të balsamit,+ do të ketë erë kalbësire;
në vend të rripit të mesit, litar;
në vend të flokëve të krehur bukur, do të mbeten pa flokë;+
në vend të veshjes luksoze, copë thesi;*+
në vend të bukurisë, një damkë zjarri.*
26 Në portat e qytetit do të vajtojnë e do të pikëllohen;+
si një grua e mjerë, Sioni do të ulet përtokë.»+
4 Atë ditë shtatë gra do të kapin një burrë+ dhe do t’i thonë:
«Do të hamë bukën tonë
e do të veshim rrobat tona,
veç na lejo të mbajmë emrin tënd,
2 Atë ditë, ajo që do të mbijë falë Jehovait, do të jetë e shkëlqyer dhe e lavdishme, e frytet e vendit do të jenë krenaria dhe bukuria e të mbijetuarve të Izraelit.+ 3 Kushdo që mbetet në Sion dhe që lihet në Jerusalem, do të quhet i shenjtë,* po, të gjithë ata në Jerusalem që janë shënuar për të jetuar.+
4 Kur Jehovai të lajë ndyrësinë* e banorëve të Sionit+ dhe të shpëlajë gjakun e derdhur në Jerusalem, me anë të forcës së gjykimit dhe të shkrumbimit,*+ 5 Jehovai do të krijojë mbi tërë malin Sion dhe mbi vendin e asambleve një re tymi ditën dhe një zjarr flakërues natën;+ i tërë vendi i lavdishëm do të jetë i mbrojtur. 6 Atje do të ketë një strehë* që të bëjë hije gjatë të nxehtit të ditës+ dhe për t’u strehuar e për t’u mbrojtur nga stuhitë e nga shirat.+
5 Më lini, ju lutem, t’i këndoj të shtrenjtit tim,
atij që kam për zemër, një këngë për vreshtin e tij!+
I shtrenjti im kishte një vresht në anë të një kodre pjellore.
2 Ai e punoi, i hoqi gurët,
mbolli rrush të kuq të zgjedhur
e në mes ndërtoi një kullë;
hapi një vend dhe bëri një shtypëse rrushi.+
Shpresonte që të jepte rrush të mirë,
por ai dha vetëm rrush të egër.+
Pse dha vetëm rrush të egër
kur unë shpresoja të jepte rrush të mirë?
5 Tani, më lini t’ju tregoj
se ç’do t’i bëj vreshtit tim:
Përkundrazi, do ta pushtojnë ferrat dhe barërat e këqija,+
e unë do t’u jap urdhër reve të mos derdhin shi mbi të.+
7 E pra, vreshti i Jehovait të ushtrive është shtëpia e Izraelit;+
banorët e Judës janë plantacioni që kishte për zemër.
Ai shpresonte që të gjykonin me drejtësi,+
por ja, kishte padrejtësi;
shpresonte për drejtësi,
por ja, dëgjohej klithma e të keqtrajtuarve.»+
8 Mjerë ata që i shtojnë shtëpitë+
e fushat njëra pas tjetrës,+
aq sa zënë gjithë hapësirën
e banojnë vetëm ata në vend!
9 Unë e kam dëgjuar Jehovain e ushtrive të betohet
se shumë shtëpi, edhe pse luksoze e të bukura,
do të bëhen objekt llahtarie,
do të mbeten pa asnjë banor.+
11 Mjerë ata që çohen herët në mëngjes për të pirë alkool+
dhe rrinë vonë në mbrëmje derisa t’i ndezë vera!
12 Në gostitë e tyre kanë harpa, instrumente me tela,
dajre, fyej dhe verë,
por s’duan t’ia dinë për veprën e Jehovait,
e nuk e vënë re atë që bëjnë duart e tij.
Të lavdishmit e tij do të jenë të uritur,+
njerëzit e tij do të thahen nga etja.
14 Prandaj Varri* është zgjeruar,
e ka hapur gojën jashtë mase;+
shkëlqimi i Jerusalemit,* turmat e tij të zhurmshme dhe ata që rendin pas ahengjeve,
do të zbresin në të.
16 Jehovai i ushtrive do të lartësohet nëpërmjet gjykimit që do të japë;*
Perëndia i vërtetë, i Shenjti,+ do të shenjtërohet me anë të drejtësisë.+
17 Qengjat do të kullotin si në livadhin e tyre;
të ardhurit do të ushqehen në vendet e braktisura ku dikur kishte kafshë të majme.
18 Mjerë ata që e tërheqin fajin me litarët e mashtrimit,
mëkatin me litarët e karrocës!
19 Mjerë ata që thonë: «Le ta përshpejtojë Ai veprën e tij,
të nxitojë ajo që ta shohim.
20 Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë,+
ata që e quajnë errësirën dritë dhe dritën errësirë,
të hidhurën të ëmbël dhe të ëmblën të hidhur!
22 Mjerë ata që janë me nam për të pirë verë,
ata që janë të zotë për të përzier pije alkoolike,+
23 ata që e shfajësojnë të ligun për një ryshfet+
dhe që ia mohojnë drejtësinë të drejtit!+
24 Prandaj, ashtu si gjuhët e zjarrit e përpijnë kashtën
dhe flakët e shkrumbojnë barin e thatë,
ashtu do të kalben edhe rrënjët e tyre
e lulet e tyre do të shpërndahen si pluhuri,
sepse hodhën poshtë ligjin* e Jehovait të ushtrive,
nuk e respektuan fjalën e të Shenjtit të Izraelit.+
25 Ja pse Jehovai është tej mase i zemëruar me popullin e tij
dhe do ta ngrejë dorën kundër tyre e do t’i godasë.+
Malet do të lëkunden,
kufomat e tyre do të hidhen si plehra në rrugë.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,
por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.
26 Ai ngriti një sinjal* për një komb të largët;+
i fishkëlleu që të vijë nga skajet e tokës;+
dhe ja, ai po vjen me të shpejtë.+
27 Mes këtij kombi nuk ka asnjë që lodhet a që i merren këmbët.
Askush nuk është i përgjumur dhe askush nuk fle.
Rripat përreth mesit nuk i kanë të zgjidhur,
as lidhëset e sandaleve të këputura.
28 Të gjitha shigjetat i kanë mprehur,
gjithë harqet i kanë të tendosur;*
thundrat e kuajve të tyre duken si gurë stralli,
rrotat e karrocave të tyre, si furtunë.+
Ata do të ulërijnë, do ta mbërthejnë prenë,
do ta marrin me vete dhe askush s’do ta shpëtojë.
Kushdo që do t’ia ngulë sytë vendit,
do të shohë një errësirë që të fut trishtimin,
madje edhe drita do të errësohet nga retë.+
6 Vitin që vdiq mbreti Uziah,+ pashë Jehovain të ulur në një fron të lartë e të madhërishëm+ dhe cepat e veshjes së tij mbushnin tempullin. 2 Mbi të qëndronin serafinë. Secili* kishte gjashtë krahë: me dy krahë mbulonte fytyrën, me dy krahë mbulonte këmbët dhe me dy krahë fluturonte.
3 Ata thërritnin njëri pas tjetrit:
«I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai i ushtrive!+
E gjithë toka është plot me lavdinë e tij.»
4 Boshtet e portave u drodhën nga thirrjet,* dhe shtëpia u mbush me tym.+
5 Prandaj thashë: «I mjeri unë!
Tani mora fund,*
sepse jam njeri me buzë të papastra
dhe banoj mes një populli me buzë të papastra;+
sepse sytë e mi panë Mbretin, vetë Jehovain e ushtrive!»
6 Atëherë një nga serafinët fluturoi drejt meje me një thëngjill në dorë+ që e kishte marrë me mashë nga altari,+ 7 më preku buzët dhe më tha:
«Ja, me këtë të preka buzët.
Tani faji t’u hoq
e mëkati t’u shlye.»
8 Pastaj dëgjova zërin e Jehovait që tha: «Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?»+ Unë u përgjigja: «Ja ku jam! Më dërgo mua!»+
9 Ai më tha: «Shko e thuaji këtij populli:
‘Sa e sa herë do të dëgjoni,
por s’do të kuptoni.
Sa e sa herë do të shihni,
por s’do të fitoni njohuri.’+
10 Ngurtësoja zemrën këtij populli,+
bëja të shurdhër veshët+
dhe të verbër sytë,
që me sy të mos shohin,
me veshë të mos dëgjojnë,
që me zemër të mos kuptojnë
e kështu të mos kthehen tek unë që t’i shëroj.»+
11 Atëherë unë thashë: «Deri kur, o Jehova?» Ai m’u përgjigj:
«Derisa qytetet të kthehen në gërmadha pa asnjë banor,
shtëpitë të mbeten pa njeri
dhe toka të rrënohet e të shkretohet;+
12 derisa Jehovai t’i largojë njerëzit+
e shkretimi të mbulojë mbarë vendin.
13 Megjithatë në të do të mbetet një e dhjeta, që do të digjet përsëri e do të jetë si cungu që mbetet pasi pritet një pemë e madhe a një lis; cungu do të përbëhet nga një farë* e shenjtë.»
7 Në ditët e Akazit,+ birit të Jotamit, që ishte biri i Uziahut, mbretit të Judës, Rezini, mbreti i Sirisë, bashkë me Pekahun,+ birin e Remaliahut, mbretin e Izraelit, u ngritën për të luftuar kundër Jerusalemit, por ata* nuk mundën ta pushtonin.+ 2 Shtëpinë e Davidit e njoftuan: «Siria është bashkuar me Efraimin.»
Kështu zemra e Akazit dhe zemra e popullit të tij filloi të dridhej ashtu si tunden pemët e pyllit nga era.
3 Atëherë Jehovai i tha Isaisë: «Të lutem, shko bashkë me djalin tënd, Shear-Jashubin,*+ dhe tako Akazin në fund të kanalit* të rezervuarit të sipërm,+ pranë rrugës për tek ara e rrobalarësit, 4 dhe thuaji: “Rri i qetë. Mos ki frikë dhe të mos të mpaket zemra nga zemërimi i zjarrtë i Rezinit, i Sirisë dhe i birit të Remaliahut,+ që janë si dy dru zjarri pothuajse të djegur e që nxjerrin veç tym. 5 Vërtet Siria me Efraimin dhe me birin e Remaliahut kanë thurur komplot kundër teje e kanë thënë: 6 ‘Le të ngrihemi kundër Judës, ta copëtojmë,* ta pushtojmë* dhe të vëmë birin e Tabelit si mbret të saj.’+
7 Por kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
‘Kjo nuk do të realizohet,
as do të ndodhë.
8 Koka e Sirisë është Damasku
dhe koka e Damaskut është Rezini.
Vetëm brenda 65 vjetësh
Efraimi do të rrënohet krejt dhe do të shuhet si popull.+
Nëse nuk keni besim të fortë,
ju nuk do të mbeteni të patundur.’”»
10 Jehovai vazhdoi t’i thoshte Akazit: 11 «Kërkoji Jehovait, Perëndisë tënd,+ një shenjë, qoftë të thellë sa Varri,* qoftë të lartë sa qielli.» 12 Por Akazi tha: «Nuk do të kërkoj asgjë dhe as do ta vë në provë Jehovain.»
13 Më pas Isaia i tha: «Dëgjo, të lutem, o shtëpi e Davidit! Të duket gjë e vogël t’ua sosësh durimin njerëzve?! Mos do t’ia sosësh durimin edhe Perëndisë?!+ 14 Prandaj vetë Jehovai do të të japë një shenjë: ja, vasha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë,+ të cilit do t’ia vërë emrin Emanuel.*+ 15 Para se të dijë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, ai s’do të hajë gjë tjetër veç gjalpë dhe mjaltë. 16 Në të vërtetë, para se djali të dijë të hedhë poshtë të keqen dhe të zgjedhë të mirën, toka e dy mbretërve që ti i ke tmerr, do të braktiset krejt.+ 17 Mbi ty, mbi popullin tënd dhe mbi shtëpinë e atit tënd, Jehovai do të sjellë një kohë të tillë që nuk është parë që prej ditëve kur Efraimi u nda nga Juda.+ Ai do të sjellë mbretin e Asirisë.+
18 Atë ditë, Jehovai do t’u fishkëllejë mizave në degët e largëta të Nilit të Egjiptit dhe bletëve në vendin e Asirisë. 19 Ato do të vijnë e do të ulen që të gjitha mbi luginat* e thikta, mbi të çarat e shkrepave, mbi tërë ferrishtat dhe mbi gjithë vendet ku ka ujë.
20 Atë ditë, me anë të një brisku të marrë me qira në rajonin e Lumit,* pra me anë të mbretit të Asirisë,+ Jehovai do t’ju rruajë kokën, qimet e këmbëve e do t’ju heqë edhe mjekrën.
21 Atë ditë, njerëzit do të lënë gjallë një lopë të re nga tufa dhe dy dele. 22 E nga bollëku i qumështit, ata do të hanë gjalpë, sepse kushdo që do të mbetet në vend, s’do të hajë gjë tjetër veç gjalpë e mjaltë.
23 Atë ditë, në çdo vend ku dikur kishte 1.000 hardhi me vlerë 1.000 monedha argjendi, do të ketë vetëm ferra dhe barëra të këqija. 24 Atje do të hyjnë me shigjetë e hark, sepse gjithë vendi do të mbushet me ferra e me barëra të këqija. 25 Asnjë mali që dikur pastrohej me shat nuk do t’i afrohen nga frika e ferrave dhe e barërave të këqija; do të bëhen kullota për demat dhe një tokë e shkelur nga delet.»
8 Jehovai më tha: «Merr një pllakë+ të madhe dhe shkruaj qartë* mbi të ‘Maher-Shalal-Hash-Baz’.* 2 Dua të vërtetohet me shkrim* nga dëshmitarët e besueshëm, prifti Uriah+ dhe Zakaria, biri i Jeberekiahut.»
3 Pastaj pata marrëdhënie me* profeteshën.* Ajo mbeti shtatzënë e pas ca kohësh lindi një djalë.+ Atëherë Jehovai më tha: «Vërja emrin Maher-Shalal-Hash-Baz, 4 sepse para se djali të mësojë të thërrasë ‘babi’ dhe ‘mami’, pasuritë e Damaskut dhe plaçka e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë.»+
5 Jehovai vazhdoi të më thoshte:
6 «Meqë ky popull i ka përbuzur ujërat e Shiloahut*+ që rrjedhin ëmbël
dhe ngazëllon për Rezinin e për birin e Remaliahut,+
7 ja, Jehovai do të ngrejë kundër tyre
ujërat e fuqishme e të bollshme të Lumit,*
mbretin e Asirisë+ me gjithë lavdinë e tij.
Ai do të dalë nga tërë shtretërit,
do të shpërthejë mbi gjithë brigjet e tij
8 dhe do të vërshojë në Judë.
Ai do ta përmbytë dhe do të kalojë nëpër të e do të arrijë deri te qafa.+
9 Vazhdoni të bëni keq, o popuj, por do të dërrmoheni!
Dëgjoni, të gjithë ju nga vise të largëta të tokës!
Përgatituni për betejë,* por do të dërrmoheni!+
Po, përgatituni për betejë, por do të dërrmoheni!
10 Thurni një plan, por ai do të prishet!
11 Me dorën e vet të fuqishme, Jehovai më kapi e më paralajmëroi të mos ndiqja rrugën e këtij populli, me fjalët:
12 «Mos e quani komplot atë që ky popull quan komplot!
Mos iu frikësoni asaj që i frikësohet ai,
as mos u dridhni prej saj!
13 Jehovain e ushtrive, Atë duhet të shenjtëroni,+
Atij duhet t’i frikësoheni*
dhe prej Tij duhet të dridheni.»+
14 Ai do të bëhet si një shenjtërore,
por edhe si gur ku të përplasen
dhe si shkëmb ku të pengohen+
të dyja shtëpitë e Izraelit;
si grackë e si lak
për banorët e Jerusalemit.
15 Shumë prej tyre do të pengohen, do të bien dhe do të copëtohen;
do të zihen në lak e do të kapen.
17 Do të pres me zjarr* Jehovain,+ që po i mban sytë larg shtëpisë së Jakobit,+ dhe tek ai do të shpresoj.
18 Ja, unë dhe fëmijët që më dha Jehovai+ jemi në Izrael si shenja+ dhe mrekulli prej Jehovait të ushtrive, që banon në malin Sion.
19 Në rast se ju thonë: «Drejtojuni mediumeve* ose parashikuesve të fatit, të cilët pëshpëritin dhe flasin me zë të ulët», a nuk duhet që një popull t’i drejtohet Perëndisë së vet? A duhet t’u drejtohen të vdekurve për të gjallët?+ 20 Aspak! Duhet t’i drejtohen ligjit dhe dëshmisë së shkruar.*
Kur nuk flasin sipas fjalës së Perëndisë, nuk kanë dritë.*+ 21 Secili do të kalojë përmes vendit i munduar dhe i uritur;+ e meqë do të jetë i uritur e i indinjuar, do të mallkojë mbretin dhe Perëndinë e tij duke e hedhur vështrimin lart. 22 Pastaj do ta kthejë vështrimin nga toka dhe ja, do të shohë vetëm vuajtje, errësirë, terr, kohë të vështira, zymtësi e aspak ndriçim.
9 Megjithatë, terri nuk do të jetë si atëherë kur vendi ishte plot vuajtje, si kohë më parë, kur toka e Zabulonit dhe toka e Neftalit trajtoheshin me përçmim.+ Në të ardhmen, Ai do të bëjë që të nderohet udha buzë detit, që ndodhet në rajonin e Jordanit, në Galilenë e kombeve.
2 Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe.
Mbi ata që banonin në vendin e territ të plotë, ndriçoi vetë drita.+
3 Ti e ke bërë kombin të shumtë
dhe i ke dhënë një gëzim të madh.
Ata gëzojnë në praninë tënde
si gëzojnë njerëzit në kohën e korrjes,
si gëzojnë kur ndajnë plaçkën e luftës.
4 Se ti e bëre copë-copë zgjedhën e tyre të rëndë,
shkopin që u rëndonte mbi kurriz, thuprën e mbikëqyrësve të rreptë,
ashtu si në ditën kur u mund Midiani.+
5 Çdo çizme të atij që trondit dheun kur marshon
e çdo veshje të ngjyer në gjak
do ta përpijë zjarri,
6 sepse na ka lindur një fëmijë,+
na është dhënë një bir;
Emri i tij do të jetë Këshilltar i Mrekullueshëm,+ Perëndi i Fuqishëm,+ Atë i Përjetshëm, Princ i Paqes.
7 Mbretërimi* i tij do të shtrihet kudo
dhe paqja nuk do të ketë fund+
në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij.
Ajo do të vendoset patundshmërisht+ dhe do të qëndrojë
me anë të gjykimit+ të drejtë e drejtësisë,+
tani e përgjithmonë.
Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.
9 I gjithë populli do ta marrë vesh atë,
Efraimi dhe banorët e Samarisë,
të cilët thonë me fodullëk dhe paturpësi në zemër:
Fiqtë e Egjiptit janë prerë,
por ne do t’i zëvendësojmë me cedra.»
11 Jehovai do të ngrejë kundër tij kundërshtarët e Rezinit
dhe do t’i nxitë armiqtë e Izraelit të veprojnë,
12 Sirinë nga lindja dhe filistinët nga perëndimi,*+
e ata do të hapin gojën e do ta përpijnë Izraelin.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,
atij nuk i është fashitur zemërimi,
por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+
13 sepse njerëzit nuk janë kthyer tek Ai që i godet;
nuk e kanë kërkuar Jehovain e ushtrive.+
16 Ata që udhëheqin, e hallakatin këtë popull,
dhe ata që udhëhiqen prej tyre, çoroditen.
17 Ja pse Jehovai nuk do të gëzojë për të rinjtë e tyre
dhe nuk do të ketë mëshirë për jetimët* e për vejushat e tyre,
sepse të gjithë janë apostatë e keqbërës,+
dhe çdo gojë thotë marrëzira.
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,
atij nuk i është fashitur zemërimi,
por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+
18 sepse ligësia ndizet si zjarri
dhe përpin ferra e barëra të këqija.
Ajo do t’u vërë zjarrin shkurreve të pyllit,
të cilat do të ngjiten lart si shtëllungë tymi.
19 Nga zemërimi i furishëm i Jehovait të ushtrive,
vendi ka marrë flakë
dhe njerëzit do t’i përpijë zjarri.
Askujt nuk do t’i dhimbset qoftë edhe i vëllai.
20 Njëri do të këputë për të ngrënë në të djathtë,
por akoma do të ketë uri;
tjetri do të hajë në të majtë,
por nuk do të ngopet.
Ata do të jenë së bashku kundër Judës.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,
por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.+
10 Mjerë ata që shkruajnë rregulla të dëmshme+
dhe nxjerrin vazhdimisht dekrete shtypëse,
2 për t’i mohuar të drejtën ligjore të varfrit,
për t’u mohuar drejtësinë të përvuajturve të popullit tim,+
për t’ua marrë zotërimet vejushave
4 Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të kërruseni mes të burgosurve
dhe të bini mes të vrarëve.
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,
por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.+
Në dorë ka thuprën e dënimit që do t’i jap unë!
6 Unë do ta dërgoj atë kundër kombit apostat,+
kundër popullit që shkaktoi zemërimin tim të furishëm;
do ta urdhëroj t’i marrë shumë plaçkë e shumë pre,
dhe ta shkelë si baltën e rrugëve.+
7 Por ai s’do të ketë këtë qëllim,
dhe s’do të kurdisë këto plane në zemër,
sepse është i vendosur të shfarosë
dhe të zhdukë, jo pak, por shumë kombe.
8 Ai thotë:
‘A nuk janë princat e mi të gjithë mbretër?+
9 A nuk është Kalnoja+ si Karkemishi?+
A nuk është Hamathi+ si Arpadi?+
A nuk është Samaria+ si Damasku?+
10 Dora ime ka pushtuar mbretëritë e perëndive të kota,
mbretëri që kishin shëmbëlltyra të skalitura më shumë se Jerusalemi e Samaria.+
11 A nuk do të veproj edhe me Jerusalemin e idhujt e tij
njësoj si kam bërë me Samarinë e me perënditë e saj të kota?’+
12 Kur Jehovai të mbarojë punë me malin Sion dhe me Jerusalemin, Ai do ta ndëshkojë* mbretin e Asirisë për paturpësinë e zemrës dhe për sytë e tij krenarë e arrogantë,+ 13 sepse ai thotë:
‘Do të veproj me fuqinë e dorës sime
dhe me mençurinë time, sepse jam i mençur.
Do t’ua heq popujve kufijtë+
dhe do t’ua zhvat thesaret,+
si një i fuqishëm do t’i nënshtroj banorët e tyre.+
14 Ashtu si dikush zgjat dorën drejt një foleje,
edhe dora ime do të kapë pasuritë e popujve;
ashtu si dikush mbledh vezët e braktisura,
unë do të mbledh gjithë tokën!
Askush s’do të rrahë krahët, s’do të hapë gojën dhe s’do të këndojë.’»
15 A i mburret sëpata atij që pret me të?
A i mburret sharra atij që sharron me të?
A mund ta vërtitë shkopi+ atë që e mban në dorë?
Ose, a mund ta ngrejë lart bastuni atë që e mban në dorë?
16 Prandaj Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,
do t’i tretë burrat e bëshëm të Asirisë,+
dhe lavdisë së saj do t’i vërë një zjarr që ta përpijë.+
17 Drita e Izraelit+ do të bëhet një zjarr,+
dhe i Shenjti i tij një flakë,
e cila do të ndizet e, në një ditë, do t’ia përpijë barërat e këqija dhe ferrat.
18 Ai do t’i japë fund plotësisht lavdisë së pyllit dhe të pemishtes së tij;
kjo do të jetë si një njeri që e tret sëmundja.+
19 Në pyllin e tij do të mbeten aq pak pemë
sa do t’i numërojë edhe një djalë i vogël.
20 Atë ditë, ata që do të mbeten nga Izraeli
dhe të mbijetuarit e shtëpisë së Jakobit,
nuk do të mbështeten kurrë më tek ai që i goditi,+
por do të mbështeten me besnikëri te Jehovai,
i Shenjti i Izraelit.
22 Ndonëse populli yt, o Izrael,
është si kokrrizat e rërës së detit,
vetëm një mbetje do të kthehet.+
Një shfarosje është vendosur për popullin tënd,+
dhe ndëshkimi i drejtë do të vërshojë mbi ta si një përmbytje.+
23 Po, shfarosja që ka vendosur Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,
do të ekzekutohet në tërë vendin.+
24 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: «O populli im që banon në Sion, mos ki frikë nga asiriani që të godiste me thupër+ dhe që e ngrinte bastunin kundër teje ashtu si Egjipti,+ 25 sepse edhe fare pak, dhe dënimi do të mbarojë; do ta drejtoj zemërimin tim ndaj tyre që t’i shkatërroj.+ 26 Jehovai i ushtrive do të vringëllojë kundër tij një kamxhik+ si në rastin kur mundi Midianin pranë shkëmbit të Orebit.+ Ai do ta shtrijë bastunin e tij mbi det, siç bëri në rastin e Egjiptit.+
27 Atë ditë ngarkesa e mbretit asirian do të të hiqet nga kurrizi.+
30 Bërtitni e ulërini, o banorë të Galimit!
Hap sytë, o Laishah!
I shkreti ti, o Anatoth!+
31 Madmenahu ia ka mbathur.
Banorët e Gebimit kanë kërkuar strehë.
32 Pikërisht sot, ai do të ndalet në Nob.+
Ai i tregon grushtin me kërcënim malit të qytetit të Sionit,
kodrës së Jerusalemit.
33 Ja, Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive,
po i krasit degët me një zhurmë të tmerrshme;+
Pemët më të larta po priten,
dhe më madhështoret janë rrëzuar.
2 Tek ai do të prehet fryma e Jehovait,+
fryma e mençurisë+ dhe e aftësisë për të kuptuar,
fryma e këshillës dhe e fuqisë,+
fryma e njohurisë dhe e nderimit të thellë për Jehovain.*
3 Nderimi i thellë për Jehovain do të jetë kënaqësia e tij.+
Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë,
as do të korrigjojë vetëm sipas fjalëve që i bien në vesh.+
4 Do t’i gjykojë të përvuajturit me paanshmëri*
dhe do të korrigjojë me ndershmëri,
në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi.
7 Lopa do të kullotë bashkë me arushën;
të vegjlit e tyre do të shtrihen pranë e pranë.
Luani do të hajë kashtë si demi.+
8 Foshnja e gjirit do të luajë mbi folenë e kobrës,
dhe një vogëlush do ta vërë dorën te foleja e gjarprit helmues.
9 Askush nuk do të bëjë asnjë dëm+
dhe nuk do të prishë asgjë në tërë malin tim të shenjtë,+
sepse njohuria për Jehovain do të vërshojë në tokën mbarë,
ashtu si ujërat mbushin detin.+
10 Atë ditë rrënja e Jeseut+ do të ngrihet si sinjal* për popujt.+
11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë, që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,* nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+ 12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit,+ si edhe do t’i mbledhë të shpërndarët e Judës nga të katër skajet e tokës.+
Efraimi nuk do të jetë xheloz për Judën,
as Juda nuk do të jetë armiqësore ndaj Efraimit.+
14 Ata do t’u sulen shpateve të filistinëve në perëndim;
së bashku do të plaçkitin popujt e Lindjes.
Me një erë* zhuritëse, ai do t’ia godasë* shtatë përrenjtë,
dhe do t’i bëjë njerëzit të ecin përmes tij me sandale.
16 Për ata që do të mbeten nga populli i tij,+ do të ketë një rrugë kryesore+ që del nga Asiria,
ashtu si kishte një të tillë për Izraelin ditën kur doli nga Egjipti.
12 Atë ditë do të thuash:
«Të falënderoj, o Jehova,
sepse, ndonëse ishe i zemëruar me mua,
zemërimi t’u fashit pak e nga pak dhe ti më ngushëllove.+
2 Ja, Perëndia është shpëtimi im!+
Ai u bë shpëtimi im!»+
4 Atë ditë do të thoni:
«Falënderoni Jehovain! Lutuni në emër të tij!
Tregojuani popujve veprat e tij!+
Shpallni se emri i tij është lartësuar!+
5 Thurini lavde* Jehovait,+ se ai ka bërë gjëra madhështore!+
Shpalleni këtë në tokën mbarë.
6 Brohorit dhe bërtit nga gëzimi, o banor* i Sionit,
sepse i madh është mes teje i Shenjti i Izraelit!»
13 Shpallja kundër Babilonisë,+ që Isaia,+ biri i Amozit, pa në vegim:*
2 «Ngrini një sinjal*+ mbi një mal të zhveshur.
Thirruni, bëjuni shenjë me dorë,
që të futen nga portat e fisnikëve.
3 Unë u dhashë një urdhër atyre që kam caktuar.*+
I thirra luftëtarët e mi që të shprehin zemërimin tim,
po, ata që ngazëllojnë gjithë krenari.
4 Dëgjoni! Një turmë në male,
zhurma e saj i ngjan një populli të shumtë!
Dëgjoni! Trazira e mbretërive,
e kombeve të mbledhura së bashku!+
Jehovai i ushtrive po mobilizon ushtrinë për luftë.+
Jehovai dhe armët e zemërimit të tij të furishëm po vijnë
për të shkatërruar mbarë tokën.+
6 Ulërini, sepse dita e Jehovait është afër!
Ajo do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.+
8 Njerëzit i ka pushtuar paniku.+
I kanë kapur përpëlitjet dhe dhembjet
si një grua që po lind.
E shohin të llahtarisur njëri-tjetrin
dhe fytyrat u janë tjetërsuar* nga ankthi.
9 Ja, dita e Jehovait,
një ditë e pamëshirshme, plot furi e zemërim të zjarrtë,
po vjen që ta bëjë vendin objekt llahtarie+
dhe të shfarosë nga vendi mëkatarët.
Dielli do të errësohet teksa lind,
dhe hëna nuk do ta ndriçojë më dritën e saj.
12 Do të bëj që vdekatari të jetë më i rrallë se ari i rafinuar,+
po, do të bëj që njeriu të jetë më i rrallë se ari i Ofirit.+
13 Unë, Jehovai i ushtrive, do ta trondit qiellin!
Në ditën e zemërimit tim të zjarrtë,+
me furinë time, tokën do ta lëkund nga vendi.
14 Si një gazelë që e gjuajnë e si një kope që s’ka kush ta mbledhë,
secili do të kthehet te populli i vet,
secili do t’ia mbathë në vendin e vet.+
16 Fëmijët do t’ua bëjnë copë-copë para syve,+
shtëpitë do t’ua plaçkitin,
dhe gratë do t’ua përdhunojnë.
18 Me harqet e tyre do t’i bëjnë copë-copë të rinjtë;+
nuk do t’u dhimbset fryti i barkut të askujt
dhe nuk do të kenë mëshirë për fëmijët.
19 Babilonia, më e lavdishmja* e mbretërive,+
bukuria dhe krenaria e kaldeasve,+
do të bëhet si Sodoma dhe Gomorra kur Perëndia i shkatërroi.+
Asnjë arab s’do ta ngrejë tendën atje
dhe asnjë bari s’do t’i çojë kopetë atje për të pushuar.
22 Kafshët do të ulërijnë nëpër kullat e saj,
çakejtë në pallatet mbretërore dhe luksoze.
Koha e saj po afron dhe dita e saj nuk do të shtyhet për më vonë.»+
14 Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’i vendosë* në tokën e tyre,+ dhe të ardhurit do të bashkohen me ta e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+ 2 Popujt do t’i marrin ata* e do t’i kthejnë në vendin e vet, dhe shtëpia e Izraelit do t’i bëjë këta popuj shërbëtorë e shërbëtore+ në tokën e Jehovait; do të robërojnë ata që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.*
3 Ditën kur Jehovai të të japë prehje nga dhembja, nga vuajtjet dhe nga skllavëria e rëndë në të cilën të nënshtruan,+ 4 ti do të thuash këtë proverb kundër mbretit të Babilonisë:*
«Oh, çfarë fundi i erdhi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin!*
Oh, çfarë fundi i erdhi shtypjes!+
5 Jehovai e theu thuprën e të ligjve,
bastunin e sundimtarëve,+
6 ata që i goditnin pareshtur e me furi popujt,+
ata që i nënshtronin kombet gjithë zemërim duke i përndjekur pa mëshirë.+
7 Mbarë toka ka gjetur prehje dhe s’ka më shqetësim.
Njerëzit lëshojnë britma gëzimi.+
8 Edhe dëllinjat dhe cedrat e Libanit
janë gëzuar për atë që të ndodhi ty,
e thonë: ‘Që kur ke rënë ti,
asnjë druvar nuk vjen më te ne.’
Për ty i zgjon ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje,
tërë udhëheqësit shtypës* të tokës.
Gjithë mbretërit e kombeve i ngre nga fronet.
10 Të tërë ata marrin fjalën dhe të thonë:
‘Edhe ti qenke bërë i dobët si ne?!
Qenke bërë si ne?!
Vemjet u bënë shtrati yt,
dhe krimbat u bënë mbulesa jote.’
12 Si re nga qielli,
o bir i agimit, ti që shkëlqeje!
Si u hodhe përtokë,
ti që mposhtje kombet!+
13 Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+
Do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë+
dhe do të ulem në malin e takimit,*
në viset më të thella të veriut.+
14 Unë do të ngjitem mbi retë e larta;
do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.’
16 Ata që do të të shikojnë, do të t’i ngulin sytë,
do të të vështrojnë me kujdes dhe do të thonë:
‘Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhej
dhe mbretëritë të tronditeshin,+
17 që e shkretoi botën
dhe shkatërroi qytetet e saj,+
që nuk i linte të ktheheshin në shtëpi të burgosurit e vet?!’+
18 Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve,
po, që të gjithë, prehen në lavdi,
secili në varrin* e tij.
19 Kurse ty, si një filiz* të pështirë,
të kanë flakur tutje pa varr,
si një kufomë të shkelur,
të mbështjellë me të vrarët nga shpata,
që i hedhin në një gropë e i mbulojnë me gurë.
Pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më kurrë.
21 Bëni gati një trung që bijtë e tij të ekzekutohen,
për fajin e paraardhësve të tyre,
dhe të mos ngrihen e të shtien në dorë tokën
e ta mbushin me qytete.»
22 «Unë do të ngrihem kundër tyre,+—thotë Jehovai i ushtrive.
Do t’ia shuaj emrin Babilonisë, si dhe ata që i kanë mbetur, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm,+—thotë Jehovai.
23 Do ta kthej në fole ferrëgjatësh* dhe në moçalishte. Do ta fshij me fshesën e shfarosjes»,+—thotë Jehovai i ushtrive.
24 Jehovai i ushtrive është betuar:
«Siç kam ndër mend, ashtu do të ndodhë,
dhe siç kam vendosur, ashtu do të bëhet.
Zgjedha e tij do të hiqet nga populli im
dhe ngarkesa e tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.»+
26 Kjo është vendosur* kundër gjithë tokës,
dhe kjo është dora që është ngritur kundër* tërë kombeve.
Përderisa e ka ngritur dorën,
kush mund t’ia kthejë mbrapsht?+
28 Vitin kur vdiq mbreti Akaz,+ u bë kjo shpallje:
29 «Mos gëzoftë asnjë prej banorëve të tu, o Filisti,
vetëm ngaqë u thye shkopi i atij që të godiste.
Se nga pasardhësi* i gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues,+
e pasardhësi i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.*
30 Ndërkohë që të parëlindurit e të munduarve do të kenë ushqim
dhe të varfrit do të shtrihen të sigurt,
unë do të bëj që populli yt* të vdesë nga zia e bukës,
e çfarë mbetet prej teje, do të vritet.+
31 Ulëri, o portë! Thërrit për ndihmë, o qytet!
Ty do të të lëshojë zemra, o Filisti!
Se nga veriu po afrohet një re tymi
dhe askush nuk ngelet prapa në radhët e armikut.»
32 E ç’përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve të kombit?
Që Jehovai ka hedhur themelet e Sionit,+
dhe të munduarit e popullit të tij do të gjejnë strehë atje.
Meqë u plaçkit brenda një nate,
Ari+ i Moabit mori fund.
Meqë u plaçkit brenda një nate,
Kiri+ i Moabit mori fund.
Moabi ulërin për Nebon+ dhe për Medebën.+
Tërë kokat janë rruajtur;+ çdo mjekër është hequr.+
3 Nëpër rrugët e tij, njerëzit janë veshur me copë thesi.*
Mbi tarraca e nëpër sheshe të gjithë ulërijnë
dhe zbresin duke qarë.+
Prandaj burrat e armatosur të Moabit vazhdojnë të bërtasin.
Ai po dridhet.
5 Zemra ime qan për Moabin.
Të arratisurit e tij kanë arritur deri në Zoar+ dhe në Eglath-Shelishijah.+
Të përpjetën e Luhitit e ngjitin duke qarë,
rrugës për në Horonaim ulërijnë për katastrofën.+
6 Se ujërat e Nimrimit janë shteruar,
bari i njomë është tharë; s’ka më as bar, as gjelbërim.
8 Klithma jehon anembanë territorit të Moabit.+
Ulërima arrin deri në Eglaim;
ulërima arrin deri në Ber-Elim,
9 sepse ujërat e Dimonit janë mbushur me gjak.
Unë do të sjell mbi Dimonin diçka edhe më të keqe:
një luan për ata që ia mbathin nga Moabi
dhe për ata që do të mbeten në vend.+
16 Dërgoni një dash nga Sela,
përmes shkretëtirës,
te sundimtari i vendit, në malin e qytetit të Sionit.
3 «Jep një këshillë, zbatoje vendimin.
Në mes të ditës bëje hijen tënde të dendur si nata.
Fshihi të shpërndarët dhe mos i tradhto ata që ia mbathin.
4 Të shpërndarët e mi, le të banojnë te ti, o Moab!
Bëhu për ta një strehë për t’u fshehur nga shkatërruesi.+
Shtypësi do të zhduket,
shkatërrimi do të marrë fund,
dhe ata që i shkelnin të tjerët me këmbë, do të fshihen nga faqja e dheut.
5 Atëherë një fron do të bëhet i patundur, i themeluar mbi dashurinë besnike.
Ai që do të ulet në të, në tendën e Davidit, do të jetë besnik.+
Ai do të gjykojë me paanshmëri dhe do ta zbatojë pa vonesë drejtësinë.»+
6 Kemi dëgjuar për krenarinë e tepruar të Moabit,+
për fodullëkun, krenarinë dhe furinë e tij;+
megjithatë fjalët e tij boshe s’do të dalin të vërteta.
Të dërrmuarit do të rënkojnë për kuleçtë e stafidheve të Kir-Haresetit.+
8 Se brezaret me vreshta janë tharë në Heshbon,+
edhe hardhia e Sibmahut;+
sundimtarët e kombeve i kanë shkelur degët e saj në të kuqe të ndezur;*
ato kishin arritur deri në Jazer+
dhe ishin përhapur nëpër shkretëtirë.
Degëzat e saj ishin harlisur dhe kishin arritur deri në det.
9 Prandaj do të qaj për hardhinë e Sibmahut, siç qaj për Jazerin.
Do të të laj me lot, o Heshbon dhe Elealeh,+
sepse britma juaj për frutat e verës dhe për të korrat ka marrë fund.*
Në shtypëset e rrushit nuk po nxirret më verë,
sepse kam bërë që të pushojë çdo brohoritje.+
11 Ja pse thellë brenda meje dridhem për Moabin,+
si telat e harpës,
dhe zemra më qan për Kir-Haresetin.+
12 Moabi sfilitet në vendet e larta dhe shkon për t’u lutur në shenjtëroren e tij, por nuk arrin asgjë.+
13 Kjo është fjala që tha më parë Jehovai për Moabin. 14 Ndërsa tani Jehovai thotë: «Brenda tre vjetësh, sipas viteve të një mëditësi,* lavdia e Moabit do të çnderohet. Do të ketë trazira të shumta të çdo lloji, dhe ata që do të mbeten, do të jenë të pafuqishëm e të paktë në numër.»+
«Ja, Damasku nuk do të jetë më një qytet.
Ai do të bëhet grumbull gërmadhash.+
2 Qytetet e Aroerit+ do të braktisen;
do të kthehen në vende ku do të kullotin kopetë,
e nuk do t’i trembë askush.
3 Qytetet e fortifikuara do të zhduken nga Efraimi,+
dhe mbretëria do të zhduket nga Damasku;+
lavdia e atyre që do të mbeten nga Siria,
do të zhduket si lavdia e izraelitëve,*—thotë Jehovai i ushtrive.
4 Atë ditë lavdia e Jakobit do të zbehet,
dhe trupi i tij i shëndetshëm do të bëhet kockë e lëkurë.
5 Do të jetë si në kohën kur korrësi mbledh drithin në fushë
dhe korr kallinjtë me krahun e vet;
si në kohën kur një njeri mbledh kallinjtë e mbetur në luginën* e Refaimit.+
6 Ajo që do të mbetet pas vjeljes, do të jetë fare pak,
si ajo që mbetet kur shkundet pema e ullirit:
dy a tre ullinj të bërë në majë të pemës
dhe katër a pesë në degët frytdhënëse»,+—thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit.
7 Atë ditë njeriu do të kthejë sytë drejt Bërësit të tij dhe do të shohë nga i Shenjti i Izraelit. 8 Ai nuk do të shohë altarët,+ veprën e duarve të tij,+ dhe nuk do t’ia kthejë sytë asaj që kanë bërë gishtat e tij, shtyllave të shenjta* dhe mbajtëseve të temjanit.
9 Atë ditë qytetet e tij të fortifikuara do të bëhen si vende të braktisura në mes të pyllit,+
si një degë e braktisur për shkak të izraelitëve;
do të bëhet një vend i shkretë.
10 Ti, në fakt, e ke harruar Perëndinë+ e shpëtimit tënd;
nuk e ke kujtuar Shkëmbin+ e fortesës sate.
11 Ditën e rrethon me kujdes plantacionin tënd
dhe në mëngjes fara mbin,
por fryti i tij do të zhduket ditën e sëmundjes dhe të dhembjes së pashërueshme.+
12 Dëgjoni! Shumë popuj ziejnë
dhe buçasin porsi detet!
Kombet janë të trazuara
dhe ushtojnë si ujëra të fuqishme!
13 Kombet do të ushtojnë si ujëra të shumta.
Ai do t’i qortojë dhe ato do t’ia mbathin larg,
si byku që era e ndjek nëpër male
dhe si lëmshi i gjembaçëve që ndjek era e shtrëngatës.
14 Në mbrëmje ka tmerr;
pa ardhur mëngjesi, kombet nuk janë më.
Ky fund i pret ata që na zhvatin
dhe ky është shorti i atyre që na plaçkitin.
2 Nëpërmjet detit, nis të dërguarit e vet
me anije papirusi dhe thotë:
«Shkoni, o lajmëtarë të shpejtë,
te një komb shtatlartë e lëkurëlëmuar,
te një popull që ngjall frikë kudo,+
një komb i fortë, që i pushton të tjerët,*
tokën e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»
3 Të gjithë ju banorë të vendit dhe të tokës
do të shihni diçka si një sinjal* të ngritur mbi male
e do të dëgjoni një tingull si ai i bririt.
4 Se kështu më tha Jehovai:
«Unë do të rri i qetë dhe do të vështroj* vendin tim me themele të forta,
e prania ime do të jetë si ngrohtësia e dritës së diellit,
si vesa gjatë nxehtësisë së vjeljes,
5 sepse përpara vjeljes,
kur lulëzimi ka përfunduar dhe lulja është bërë rrush i pjekur,
duhen krasitur degëzat me kizë
dhe duhen hequr dredhat e hardhisë.
6 Ato do të lihen të tëra për zogjtë grabitqarë të maleve
dhe për kafshët e tokës.
Me to do të ushqehen zogjtë grabitqarë gjatë verës
dhe të gjitha kafshët e tokës gjatë kohës së vjeljes.
7 Atë ditë, në vendin që mban emrin e Jehovait të ushtrive, në malin Sion,+
Jehovait të ushtrive do t’i vijë një dhuratë
nga një popull shtatlartë e lëkurëlëmuar,
nga një popull që ngjall frikë kudo,
një komb i fortë, që i pushton të tjerët,*
tokën e të cilit e kanë marrë me vete lumenjtë.»
Ja, Jehovai ka hipur mbi një re të shpejtë dhe po hyn në Egjipt.
Perënditë e kota të Egjiptit do të dridhen para tij,+
dhe egjiptianëve do t’u mpaket zemra nga frika.
2 «Unë do t’i nxit egjiptianët kundër njëri-tjetrit,
dhe vëllai do të luftojë kundër vëllait,
fqinji kundër fqinjit,
qyteti kundër qytetit, mbretëria kundër mbretërisë.
4 Unë do ta jap Egjiptin në duart e një zotërie të ashpër,
dhe mbi ta do të sundojë një mbret i egër»,+—thotë Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive.
6 Lumenjtë do të bien erë të qelbur.
Kanaleve të Nilit në Egjipt do t’u pakësohet uji e do të shterojnë.
Kallami dhe xunkthi do të kalben.+
7 Bimët përgjatë lumit Nil, te gryka e tij,
dhe të gjitha tokat e mbjella përgjatë Nilit,+ do të thahen.+
Bimësia e tyre do të thahet dhe do ta marrë era.
8 Peshkatarët do të mbajnë zi,
dhe ata që hedhin grepat në lumin Nil, do të vajtojnë.
Edhe ata që hedhin rrjetat e peshkimit mbi ujë, do të pakësohen.
9 Atyre që punojnë lirin e krehur+
dhe atyre që endin pëlhurë të bardhë në tezgjah,* do t’u vijë turp.
10 Endësit e tij do të jenë të dërrmuar;
gjithë punëtorët do të pikëllohen.
11 Princat e Zoanit+ janë të marrë.
Më të mençurit e këshilltarëve të faraonit japin këshilla të paarsyeshme.+
E si mund t’i thoni faraonit:
«Unë jam pasardhës i të mençurve,
pasardhës i mbretërve të lashtë.»
12 Ku janë, pra, të mençurit e tu?!+
Nëse e dinë, le të ta tregojnë se çfarë ka vendosur Jehovai i ushtrive për Egjiptin.
13 Princat e Zoanit kanë vepruar marrëzisht;
princat e Nofit*+ i kanë mashtruar;
prijësit e fiseve të Egjiptit e kanë çuar kombin në rrugë të gabuar.
14 Jehovai ka bërë që vendi të turbullohet;+
të parët e tij bëjnë që Egjipti të gabojë në të gjitha veprimet e tij,
si një i dehur që i merren këmbët në të vjellën e vet.
16 Atë ditë Egjipti do të bëhet si gratë. Ai do të dridhet dhe do të tmerrohet kur Jehovai i ushtrive t’i tregojë grushtin me kërcënim.+ 17 Egjipti do të mpaket nga frika për shkak të vendit të Judës. Me ta dëgjuar, egjiptianëve do t’u hyjë tmerri për shkak të asaj që ka vendosur Jehovai i ushtrive kundër tyre.+
18 Atë ditë në Egjipt do të ketë pesë qytete që do të flasin gjuhën e Kananit+ dhe që do t’i betohen për besnikëri Jehovait të ushtrive. Njëri qytet do të quhet Qyteti i Rrëzimit.
19 Atë ditë, në mes të Egjiptit do të ketë një altar për Jehovain, dhe në kufi të tij do të gjendet një shtyllë për Jehovain. 20 Do të jenë një shenjë dhe një dëshmi për Jehovain e ushtrive në vendin e Egjiptit; ata do t’i thërrasin Jehovait për shkak të shtypësve, dhe ai do t’u dërgojë një shpëtimtar, po, një shpëtimtar të madh, që do t’i shpëtojë. 21 Jehovai do t’u bëhet i njohur egjiptianëve, dhe atë ditë egjiptianët do ta njohin Jehovain. Do t’i bëjnë atij flijime e dhurata, do të marrin një zotim para Jehovait dhe do ta mbajnë atë. 22 Jehovai do ta godasë Egjiptin,+ do ta godasë e do ta shërojë. Ata do të kthehen te Jehovai, e ai do ta pranojë përgjërimin e tyre dhe do t’i shërojë.
23 Atë ditë do të ketë një rrugë kryesore+ që të çon nga Egjipti në Asiri. Asiria do të vijë në Egjipt, dhe Egjipti në Asiri, e së bashku do t’i shërbejnë Perëndisë. 24 Atë ditë Izraeli do të jetë i treti bashkë me Egjiptin dhe Asirinë,+ një bekim në mes të tokës, 25 sepse Jehovai i ushtrive do t’i ketë bekuar, duke thënë: «Bekuar qoftë Egjipti, populli im, Asiria, vepra e duarve të mia, dhe Izraeli, trashëgimia ime!»+
20 Vitin që tartani,* i dërguar nga Sargoni, mbreti i Asirisë, vajti në Ashdod,+ luftoi kundër tij dhe e pushtoi,+ 2 Jehovai tha nëpërmjet Isaisë,+ birit të Amozit: «Shko, hiqe copën e thesit* nga mesi dhe hiqi sandalet nga këmbët.» Ai bëri kështu dhe ecte lakuriq* e i zbathur.
3 Pastaj Jehovai tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, eci lakuriq e i zbathur për tre vjet, si shenjë+ e paralajmërim kundër Egjiptit+ dhe Etiopisë,+ 4 kështu do t’i marrë mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit+ dhe të mërguarit e Etiopisë—djemtë dhe të moshuarit—lakuriq, të zbathur dhe vithezhveshur, për turp të Egjiptit.* 5 Ata do të tmerrohen dhe do t’u vijë turp për Etiopinë, shpresën e tyre, si dhe për Egjiptin, krenarinë e tyre.* 6 Atë ditë, banorët e këtij vendi bregdetar do të thonë: ‘Ja çfarë i ndodhi shpresës sonë, tek e cila nxituam për të kërkuar ndihmë e çlirim nga mbreti i Asirisë! Si do të shpëtojmë tani?’»
21 Shpallje kundër shkretëtirës së detit.*+
Vjen si erërat e shtrëngatës që fryjnë furishëm në jug,
nga shkretëtira, nga një vend i frikshëm.+
2 Diçka e zymtë m’u tregua në vegim:*
i pabesi vepron pabesisht
dhe shkatërruesi shkatërron.
Ngjitu, o Elam! Vër rrethimin, o Medi!+
Do t’i jap fund çdo psherëtime që ajo ka shkaktuar.+
3 Ja pse më ka pushtuar ankthi.*+
Më kanë mbërthyer dhembjet,
si dhembjet e një gruaje që po lind.
E kam humbur fare, ndaj nuk dëgjoj;
jam i tronditur, ndaj nuk shikoj.
4 Zemra më rreh fort, dridhem i tmerruar.
Muzgu, që dikur mezi e prisja, tani më tremb.
5 Shtroni tryezën dhe caktoni vendet!
Hani e pini!+
Ngrihuni, o princa, mirosni* mburojën!
6 Se kështu më tha Jehovai:
«Shko, vër një vrojtues që të tregojë se ç’sheh.»
7 Ai pa një karrocë lufte që e tërhiqnin dy kuaj,
një karrocë lufte që e tërhiqnin gomarë
dhe një karrocë lufte që e tërhiqnin deve.
Ai vëzhgonte me kujdes, gjithë sy e vesh.
8 Pastaj thirri si një luan:
«Mbi kullën e rojës, o Jehova, qëndroj vazhdimisht ditën,
dhe në vendrojën time qëndroj çdo natë.+
9 Ja çfarë po vjen:
një karrocë lufte me disa burra, që e tërheqin dy kuaj.»+
Pastaj ai tha:
«Ra! Ra Babilonia!+
Të gjitha shëmbëlltyrat e skalitura të perëndive të saj u bënë copë-copë përtokë!»+
10 O populli im që ju kanë shirë,*
ju thashë çfarë dëgjova nga Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit.
Dikush më thërret nga Seiri:+
«Rojë, në ç’pikë ka arritur nata?
Rojë, në ç’pikë ka arritur nata?»
12 Roja përgjigjet:
«Po vjen mëngjesi, e po ashtu edhe nata.
Nëse doni të pyetni, pyetni.
Kthehuni përsëri!»
13 Shpallje kundër rrafshinës së shkretë.
Në pyllin e rrafshinës së shkretë do ta kaloni natën,
o karvanë të Dedanit.+
15 Sepse ata ia mbathën prej shpatës, prej shpatës së zhveshur,
prej harkut të tendosur dhe mizorisë së luftës.
16 Në fakt Jehovai më tha: «Brenda një viti, sipas viteve të një mëditësi,* tërë lavdia e Kedarit+ do të marrë fund. 17 Nga harkëtarët mes luftëtarëve të Kedarit do të mbeten fare pak, sepse këtë e tha vetë Jehovai, Perëndia i Izraelit.»
22 Shpallje për Luginën e Vegimit.*+
Çfarë ke, që të gjithë njerëzit e tu kanë hipur mbi tarraca?
2 Ti ishe plot rrëmujë,
një qytet i zhurmshëm, qytet që ngazëlloje.
Të vrarët e tu nuk i vrau shpata
dhe as vdiqën në betejë.+
3 Tërë tiranët e tu ia mbathën së bashku.+
I zunë robër pa përdorur hark.
Zunë robër të gjithë ata që gjetën,+
ndonëse ia kishin mbathur larg.
4 Prandaj thashë: «Largojini sytë nga unë.
Mos u mundoni të më ngushëlloni.
Do të qaj me hidhërim+
për shkatërrimin e bijës* së popullit tim,+
5 sepse në Luginën e Vegimit
erdhi dita e rrëmujës, e mposhtjes dhe e panikut+
nga ana e Zotërisë Sovran, Jehovait të ushtrive.
Muret po shemben atje,+
dhe britma po lëshohen drejt malit.
Atë ditë, ju do të shikoni drejt arsenalit të Shtëpisë së Pyllit+ 9 dhe do të shihni të çarat e shumta në muret e Qytetit të Davidit.+ Do të mblidhni ujërat e rezervuarit të poshtëm.+ 10 Do t’i numëroni shtëpitë e Jerusalemit dhe do t’i rrëzoni që të përforconi muret. 11 Midis dy mureve do të bëni një depozitë për ujërat e rezervuarit të vjetër, por nuk do t’i drejtoni sytë nga Bërësi i Madh i gjithë kësaj dhe nuk do të shihni nga Ai që e formoi kohë më parë.
12 Atë ditë, Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,
do t’ju kërkojë të qani, të mbani zi,+
të rruani kokën dhe të vishni copë thesi.*
Thoni: ‘Të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim.’»+
14 Jehovai i ushtrive më tregoi këtë gjë: «‘Faji juaj nuk do të shlyhet derisa të vdisni’,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.»
15 Kështu thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive: «Shko te kujdestari Shebna,+ i cili është përgjegjës i shtëpisë,* dhe thuaji: 16 ‘Çfarë ke këtu dhe kë ke këtu, që ke gërmuar një varr?’ Në një vend të lartë, ai po hap një varr për vete dhe në një shkrep po gdhend një vend prehjeje.* 17 ‘Ja, Jehovai do të të përplasë përtokë, o njeri i fortë, dhe do të të mbërthejë me forcë. 18 Ai do të të bëjë shuk dhe do të të hedhë si një top në një vend të gjerë. Atje do të marrësh fund, ti bashkë me karrocat e tua të lavdishme, për turpin e shtëpisë së zotërisë sate. 19 Unë do të të heq nga pozita që ke, dhe do ta humbasësh postin.
20 Atë ditë do të thërras shërbëtorin tim, Eliakimin,+ birin e Hilkiahut. 21 Do t’i vesh rrobën tënde të gjatë, do t’i lidh rripin tënd+ dhe do t’i jap autoritetin* tënd. Ai do të bëhet si një atë për banorët e Jerusalemit dhe për shtëpinë e Judës. 22 Unë do t’i vë mbi sup çelësin e shtëpisë së Davidit.+ Ai do të hapë e askush s’do të mbyllë; dhe ai do të mbyllë e askush s’do të hapë. 23 Unë do ta ngul atë si një kunj në një vend të qëndrueshëm, dhe ai do të bëhet si një fron lavdie për shtëpinë e të atit. 24 Tek ai do të varin gjithë lavdinë* e shtëpisë së të atit: pasardhësit dhe bijtë,* pra tërë enët e vogla, kupat dhe qypat e mëdhenj.
25 Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—kunjin e ngulur në një vend të qëndrueshëm do ta heqin,+ po, do ta presin e do ta rrëzojnë, dhe gjithçka që varej tek ai, do të shkatërrohet, sepse këtë e tha vetë Jehovai.’»
Ulërini, o anije të Tarshishit,+
sepse portin e kanë shkatërruar, e në të nuk mund të hyjnë më.
Ky lajm u erdhi nga vendi i Kitimit.+
2 Heshtni, o banorë të bregdetit!
Tregtarët nga Sidoni,+ ata që përshkojnë detin, ju kanë mbushur me të mira.
3 Drithi* i Shihorit*+ dhe të korrat e Nilit,
—burimi i të ardhurave të Tirit—dërgoheshin përmes ujërave të shumta,
duke u sjellë fitime kombeve.+
4 Të të vijë turp, o Sidon, o fortesë e detit,
sepse deti tha:
5 Ashtu si ndodhi kur erdhi lajmi për Egjiptin,+
edhe kur të vijë lajmi për Tirin, njerëzit do t’i pushtojë ankthi.+
6 Shkoni në Tarshish,
ulërini, o banorë të bregdetit!
7 Ky qenka qyteti juaj që ngazëllonte shumë kohë më parë, që nga kohët e hershme?!
Me këmbët e tij shkonte larg për të banuar.
8 Kush e ka vendosur këtë kundër Tirit,
kundër atij që jepte kurora,
tregtarët e të cilit ishin princa
dhe shitblerësit e të cilit nderoheshin në mbarë tokën?+
9 E ka vendosur vetë Jehovai i ushtrive,
që t’i japë fund krenarisë që ndien Tiri për gjithë shkëlqimin e vet,
që të poshtërojë gjithë të nderuarit e dheut.+
10 Përshkoje vendin tënd si lumi Nil, o bijë e Tarshishit!
Nuk ka më asnjë kantier* detar.+
11 Ai e ka zgjatur dorën mbi det;
i ka tronditur mbretëritë.
Jehovai ka urdhëruar shfarosjen e fortesave të Fenikisë.+
Ngrihu, shko në Kitim;+
as atje nuk do të gjesh prehje.»
Ky popull, dhe jo Asiria,+
e ktheu atë në një vend për kafshët e rajoneve të shkreta.
Ngriti kullat e tij të rrethimit,
zhveshi krejt kullat e tij të fortifikuara.+
E katandisi në një grumbull rrënojash.
15 Që nga ajo ditë, Tiri do të harrohet për 70 vjet,+ aq sa zgjat jeta* e një mbreti. Në fund të 70 vjetëve, Tirit do t’i ndodhë si në këngën e prostitutës:
16 «Merr një harpë, o prostitutë e harruar,
bjeri qytetit rreth e qark.
Luaj sa më bukur
e merrja shumë këngëve,
që ata të mos të harrojnë.»
17 Në fund të 70 vjetëve, Jehovai do ta drejtojë vëmendjen nga Tiri, i cili do t’u kthehet fitimeve të veta e do ta shesë veten si prostitutë me të gjitha mbretëritë që gjenden mbi faqen e dheut. 18 Por të ardhurat dhe fitimet e tij do të bëhen diçka e shenjtë për Jehovain. Ato nuk do të ruhen dhe as do të vihen mënjanë, sepse fitimet e tij do të përdoren për popullin e Jehovait, që të hanë derisa të ngopen dhe të vishen me rroba të zgjedhura.+
24 Ja, Jehovai po e boshatis dhe po e shkreton vendin.*+
Ai e kthen përmbys*+ dhe i shpërndan banorët e tij.+
2 Të gjithë do të përfundojnë njësoj:
populli dhe prifti,
shërbëtori dhe zotëria i tij,
shërbëtorja dhe zonja e saj,
blerësi dhe shitësi,
huadhënësi dhe huamarrësi,
kreditori dhe debitori.+
4 Vendi po mban zi,*+ po rrënohet.
Toka prodhimtare po vyshket; është duke u tretur.
Të mëdhenjtë e popullit të vendit po shuhen.
Ja pse banorët e vendit janë pakësuar,
kanë mbetur fare pak.+
8 Tingulli i gëzuar i dajreve mori fund,
zhurma e festuesve u shua
dhe tingulli i hareshëm i harpës u ndal.+
9 Ata s’pinë më duke kënduar,
dhe alkooli u duket i hidhur atyre që e pinë.
10 Qyteti i shkretuar është rrënuar.+
Çdo shtëpi është mbyllur për të mos hyrë më njeri.
11 Nëpër rrugë dëgjohet një klithmë, sepse s’ka verë.
Gjithë gëzimi është shuar;
ngazëllimi është zhdukur në vend.+
12 Qyteti është kthyer në rrënojë.
Porta është katandisur në grumbull rrënojash.+
13 Në vend, mes popujve, do të ndodhë
ashtu si ndodh kur shkundet ulliri+
dhe kur mblidhet ajo që ka mbetur pas vjeljes së rrushit.+
14 Ata do të ngrenë zërin,
do të lëshojnë britma të gëzuara.
Nga deti* do të shpallin madhështinë e Jehovait.+
15 Ata do t’i japin lavdi Jehovait në rajonin e dritës;*+
do t’i japin lavdi emrit të Jehovait, Perëndisë së Izraelit, nëpër ishujt e detit.+
16 Nga skajet e tokës kemi dëgjuar këngë:
«Lavdia* i takon të Drejtit!»+
Por unë them: «Po tretem, po tretem! I mjeri unë!
Të pabesët kanë vepruar pabesisht. Po, të pabesët kanë vepruar shumë pabesisht.»+
17 Tmerri, gropat dhe grackat të presin ty, o banor i vendit.+
18 Kushdo që ikën nga tingulli i tmerrit, do të bjerë në gropë,
dhe kushdo që del nga gropa, do të zihet në grackë,+
sepse portat atje lart do të hapen
dhe themelet e vendit do të lëkunden.
20 Vendit i merren këmbët si një të dehuri
dhe lëkundet sa andej këtej si një kasolle nga era.
Mëkati i tij rëndon mbi të,+
ndaj do të bjerë dhe s’do të ngrihet më.
21 Atë ditë, Jehovai do të sjellë gjykimin kundër ushtrisë që ndodhet lart,
dhe kundër mbretërve të tokës që janë poshtë në tokë.
22 Ata do të mblidhen
si mblidhen të burgosurit në gropë,
do të mbyllen në një burg të nëndheshëm*
dhe pas shumë ditësh do të gjykohen.*
23 Jehovai i ushtrive është bërë Mbret+ në malin Sion+ e në Jerusalem,
ai do të mbretërojë gjithë lavdi përpara pleqve të popullit të tij.*+
Para lavdisë së tij, edhe hëna e plotë do të skuqet nga turpi,
e dielli rrëzëllues do të turpërohet.+
25 O Jehova, ti je Perëndia im!
Unë të lartësoj dhe e lëvdoj emrin tënd,
sepse me besnikëri+ dhe besueshmëri
ke bërë gjëra të mrekullueshme,+
2 Ti ke kthyer një qytet në grumbull gurësh,
një qytet të fortifikuar në grumbull rrënojash.
Kulla e të huajve s’është më qytet;
s’do të rindërtohet më kurrë.
strehë për t’u mbrojtur nga shtrëngata,
hije për t’u mbrojtur nga nxehtësia.+
Kur tiranët shfryjnë si shtrëngata që përplaset pas murit,
5 si të nxehtët në një tokë të zhuritur,
ti e fashit zhurmën e të huajve.
Ashtu si një re fashit të nxehtët,
kështu shuhet edhe kënga e tiranëve.
6 Në këtë mal,+ Jehovai i ushtrive do të shtrojë për të gjithë popujt
një gosti me ushqime të zgjedhura,+
një gosti me verë të shkëlqyer,*
me ushqime të zgjedhura, plot palcë,
me verë, po, me verë të filtruar.
7 Në këtë mal, ai do ta zhdukë* velin që mbështjell të gjithë popujt
dhe mbulesën* që është hedhur mbi të gjitha kombet.
8 Ai do ta përpijë* vdekjen një herë e mirë.+
Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.+
Do të heqë anembanë tokës poshtërimin që i është bërë popullit të tij,
sepse këtë e tha vetë Jehovai.
9 Atë ditë do të thonë:
«Ja, ky është Perëndia ynë!+
Ky është Jehovai!
Tek ai kemi shpresuar!
Të gëzojmë e të ngazëllojmë për shpëtimin që vjen prej tij!»+
10 Se dora e Jehovait do ta mbrojë* këtë mal,+
kurse Moabin do ta shkelin me këmbë,+
ashtu si shkelet kashta në një gropë plehu.
11 Ai do ta rrahë me duart e tij,
ashtu si rreh ujin një notar kur noton,
dhe me lëvizjet e shkathëta të duarve+
do t’ia ulë fodullëkun.
12 Qytetin e fortifikuar me muret e larta mbrojtëse,
ai do ta rrëzojë;
do ta bëjë të prekë tokën, po, pluhurin.
26 Atë ditë në vendin e Judës+ do të këndohet kjo këngë:+
«Ne kemi një qytet të fortë.+
Shpëtimi që sjell ai,* është mur e ledh* mbrojtës.+
3 Ti do t’i ruash ata që mbështeten plotësisht te ti;*
do t’u japësh paqe të pafund,+
sepse te ti kanë besim.+
5 Ai i ka poshtëruar ata që banonin lart, në qytetin e lartësuar.
Ai e poshtëron, e ul deri në tokë;
e hedh poshtë në pluhur.
6 Të munduarit e të përvuajturit
do ta shkelin me këmbë.»
7 Shtegu i të drejtit është i drejtë.*
Ti do ta sheshosh udhën e të drejtit, sepse je i drejtë.
8 Teksa ecim në shtegun tënd të drejtësisë,
ne shpresojmë te ti, o Jehova!
E çmojmë si thesar emrin tënd,
dëshirojmë me zjarr që ai të kujtohet.*
9 Shpirti im të kërkon natën,
po, me zjarr të kërkoj,+
sepse kur dekreton vendime për tokën,
banorët e saj mësojnë ç’është drejtësia.+
Edhe në vendin e drejtësisë, ai do të veprojë me ligësi+
dhe nuk do ta shohë madhështinë e Jehovait.+
11 O Jehova, dora jote është ngritur kundër tyre, por ata nuk e shohin.+
Ata do të shohin zellin që ke për popullin tënd, e do t’u vijë turp.
Po, zjarri i përgatitur për kundërshtarët e tu do t’i përpijë.
12 O Jehova, ti do të na japësh paqe.+
Po, çdo gjë e bëjmë falë forcës që na jep ti.
13 O Jehova, Perëndia ynë, veç teje kemi pasur edhe zotërinj të tjerë mbi kokë,+
por vetëm emrin tënd s’e heqim nga goja.+
14 Ata janë të vdekur, e nuk do të jetojnë më,
dergjen të pafuqishëm në vdekje e nuk do të ngrihen më,+
sepse ti u ktheve kundër tyre,
që t’i shfarosje e të mos u zihej më emri në gojë.
15 Ti e ke shtuar kombin, o Jehova,
po, e ke shtuar kombin e i ke sjellë lavdi vetes;+
ti i ke zgjeruar shumë kufijtë e vendit.+
16 O Jehova, kur ishin në hall, të drejtoheshin ty
17 Si një grua shtatzënë në prag të lindjes
që përpëlitet e thërret nga dhembjet,
kështu na ke bërë edhe ne, o Jehova.
18 Kemi mbetur shtatzënë, kemi pasur dhembje lindjeje,
por, si të thuash, kemi sjellë në jetë erë.
Vendit nuk i sollëm shpëtim
dhe askush nuk erdhi në jetë që të banojë atje.
19 «Të vdekurit e tu do të jetojnë.
Kufomat e popullit tim* do të çohen.+
Zgjohuni dhe lëshoni britma të gëzuara,
ju që banoni në pluhur,+
sepse vesa juaj është si vesa e mëngjesit,*
dhe toka do t’i kthejë në jetë* ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje.
Fshihu veç për një çast derisa të kalojë zemërimi.*+
21 Se ja, Jehovai po del nga banesa e vet,
që t’u kërkojë llogari banorëve të vendit për fajin e tyre.
Toka do ta nxjerrë sheshit gjakun e derdhur
e nuk do t’i mbulojë më të vrarët.»
27 Atë ditë Jehovai, me shpatën e tij të pathyeshme, të madhe e të fortë,+
do të ndëshkojë leviathanin,* gjarprin që rrëshqet,
po, gjarprin dredha-dredha,
dhe do ta vrasë këtë përbindësh deti.
«Një vresht me verë shkumëzuese!+
Unë e ruaj ditë e natë,
që askush të mos e dëmtojë.+
4 Nuk jam më i zemëruar me të.+
Nëse dikush më nxjerr ferra dhe barëra të këqija në betejë,
unë do t’i shkel dhe do t’ua vë zjarrin të gjithave njëherësh.
6 Në ditët që po vijnë, Jakobi do të lëshojë rrënjë,
Izraeli do të lulëzojë e do të mbijë,+
dhe do ta mbushë vendin me fryte.+
7 A duhet goditur siç bëri ai që e goditi?!
A duhet vrarë siç u masakruan të vrarët e tij?!
8 Me një thirrje të frikshme, ti do ta thërrasësh në gjyq këtë komb e do ta përzësh.
Ti do ta dëbosh me një erë të stuhishme në ditën e erës lindore.+
9 Kështu do të shlyhet faji i Jakobit,+
dhe ky do të jetë rezultati i plotë kur t’i jetë hequr mëkati:
ai do t’i bëjë tërë gurët e altarit si pluhur gëlqereje,
dhe s’do të mbeten më shtylla të shenjta* e mbajtëse temjani,+
10 sepse qyteti i fortifikuar do të shkretohet.
Kullotat do të lihen e do të braktisen, si të ishin shkretëtirë.+
Atje viçi do të kullotë, do të shtrihet
e do të hajë degët.+
Pa dyshim ky popull s’është i mençur,*+
prandaj Bërësi i tij nuk do të ketë mëshirë për të,
Ai që e formoi, nuk do të ndiejë keqardhje për të.+
12 Atë ditë, Jehovai do ta shkundë frytin, që nga rrjedha e Lumit* deri te vadi* i Egjiptit,+ e do t’ju mbledhë njërin pas tjetrit, o popull i Izraelit.+ 13 Atë ditë, një bri i madh do të kumbojë,+ dhe ata që janë duke vdekur në Asiri+ bashkë me të shpërndarët në Egjipt,+ do të vijnë e do të përkulen para Jehovait në malin e shenjtë në Jerusalem.+
28 Mjerë kurora* pompoze* e pijanecëve të Efraimit+
dhe lulja e vyshkur e zbukurimit të saj të lavdishëm,
e cila gjendet në krye të luginës pjellore të atyre që i ka mposhtur vera!
2 Ja, Jehovai do të dërgojë dikë të fortë dhe energjik,
i cili do ta hedhë atë përtokë me forcë,
si një stuhi breshri që buçet dhe si një furtunë që shkatërron,
si një shtrëngatë e fuqishme që përmbyt.
4 Lulja e vyshkur e zbukurimit të saj të lavdishëm,
që gjendet në krye të luginës pjellore,
do të bëhet si fiku i hershëm para verës
që, kur dikush e shikon, e gëlltit sapo e merr në dorë.
5 Atë ditë, Jehovai i ushtrive do të bëhet si një kurorë e lavdishme dhe si një kurorë e bukur me lule për ata që do të mbeten nga populli i tij.+ 6 Ai do të bëjë* që gjykatësit të gjykojnë me drejtësi dhe do të bëhet burim force për ata që e largojnë sulmin nga porta.+
7 Prifti dhe profeti e kanë humbur rrugën nga vera
dhe kanë shkuar sa andej këtej nga pijet alkoolike.
Po, ata e kanë humbur rrugën nga alkooli,
janë hutuar nga vera,
kanë shkuar sa andej këtej nga alkooli.
8 Tavolinat e tyre janë mbushur me të vjella të fëlliqura
—s’ka mbetur vend pa u ndotur me to.
9 «Kë kërkon të mësojë ai?
Kujt kërkon t’ia shpjegojë mesazhin?
Foshnjave që sapo u është prerë qumështi,
që sapo u është hequr gjiri?
10 Se ai thotë ‘urdhër pas urdhri, urdhër pas urdhri,
litar për litar, litar për litar,*+
pak këtu e pak atje’.»
11 Prandaj, ai do t’i flasë këtij populli me anë të atyre që u mbahet goja dhe që flasin një gjuhë të huaj.+ 12 Dikur u tha atyre: «Ky është vendi për të pushuar. Lëreni të lodhurin të pushojë, se ky është vendi për të marrë veten.» Por ata nuk deshën të dëgjonin.+ 13 Ja pse për ta, fjala e Jehovait ka për t’u bërë
«urdhër pas urdhri, urdhër pas urdhri,
litar për litar, litar për litar,*+
pak këtu e pak atje»,
me qëllim që kur të ecin,
të pengohen e të bien mbrapsht,
të dërrmohen, të zihen e të kapen në lak.+
14 Prandaj dëgjoni fjalën e Jehovait, o mburracakë,
o sundimtarë të këtij populli në Jerusalem,
15 sepse ju keni thënë:
Kur papritur të vërshojë përmbytja,
nuk do të na arrijë,
se kemi gënjeshtrën si strehë
e jemi fshehur te mashtrimi.»+
16 Prandaj, Zotëria Sovran Jehova thotë:
«Unë po vë si themel në Sion një gur të sprovuar,+
Asnjë që tregon besim tek ai, nuk do ta zërë paniku.+
Breshri do ta fshijë tej strehën e gënjeshtrës
dhe ujërat do ta përmbytin vendin e fshehjes.
Kur përmbytja të vërshojë papritur,
do t’ju fshijë tej.
19 Sa herë që të vërshojë,
do t’ju marrë me vete,+
sepse do të vërshojë mëngjes për mëngjes,
ditën dhe natën.
Vetëm tmerri do t’i bëjë ta kuptojnë atë që dëgjuan.»*
20 Se shtrati është tepër i shkurtër për t’u shtrirë
dhe çarçafi tepër i ngushtë për t’u mbështjellë.
21 Jehovai do të ngrihet si në malin Perazim,
do të nxitet që të veprojë si në luginën* afër Gibeonit,+
që të kryejë veprën e tij—veprën e tij të çuditshme,
dhe punën e tij—punën e tij të pazakontë.+
që të mos ju shtrëngojnë edhe më shumë vargonjtë,
sepse kam dëgjuar nga Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,
23 Mbani vesh dhe dëgjojeni zërin tim!
Kushtojuni vëmendje fjalëve të mia dhe dëgjojini!
24 A e lëron tokën bujku gjithë ditën para se të mbjellë farë?
A i shkrifton dhe a i thërrmon plisat e tokës vazhdimisht?+
Perëndia i tij e udhëzon,+
27 sepse fara e zezë nuk shtypet me shirëse,*+
dhe mbi qimnonin nuk kalohet rrota e karrocës.
Përkundrazi, fara e zezë rrihet me thupër
dhe qimnoni me shkop.
28 A e thërrmon krejt drithin dikush për të bërë bukë?
Jo, ai nuk e shin* pa pushim.+
Edhe kur kalon mbi të me rulat e karrocës të tërhequr nga kuajt,
ai nuk i thërrmon kokrrat.+
29 «Mjerë Arieli,* Arieli, qyteti ku fushoi Davidi!+
Vazhdoni vit pas viti;
mbajini të gjitha festat+ njëra pas tjetrës.
2 Por unë do t’i shkaktoj vuajtje Arielit,+
dhe për të do të qajnë e do të vajtojnë,+
e për mua ai do të jetë si vatër e altarit të Perëndisë.+
3 Unë do të fushoj kundër teje në të gjitha anët,
do të të rrethoj me hunj
dhe do të ngre kundër teje rrethimin.+
Zëri yt do të vijë nga toka+
si zëri i një mediumi,*
dhe fjalët e tua do të dëgjohen si pëshpëritje nga pluhuri.
5 Turma e armiqve* të tu do të bëhet pluhur e hi,+
turma e tiranëve do të bëhet si byku që era e merr tutje.+
Kjo do të ndodhë befas, në një çast.+
6 Jehovai i ushtrive do ta kthejë vëmendjen nga ti për të të çliruar
me bubullima, me tërmete dhe me zhurmë të fortë,
me erë shtrëngate e me furtunë, si dhe me flakën e një zjarri që përpin.»+
7 Atëherë turma e të gjitha kombeve që luftojnë kundër Arielit+
—të gjithë ata që luftojnë kundër tij,
kullat e rrethimit të ngritura kundër tij
dhe ata që i shkaktojnë vuajtje—
do të bëhen veçse një ëndërr, një vegim* nate.
8 Po, do të ndodhë si me një të uritur që ëndërron sikur po ha,
por zgjohet i uritur,*
dhe si me një të etur që ëndërron sikur po pi,
por zgjohet i lodhur dhe i etur.*
Kështu do t’i ndodhë turmës së të gjitha kombeve
që luftojnë kundër malit Sion.+
Verbohuni e mos shihni!+
Ata janë dehur, por jo me verë.
U merren këmbët, por jo nga alkooli.
10 Se Jehovai ju ka futur në një gjumë të thellë;+
ai ka mbyllur sytë tuaj, profetët,+
dhe ka mbuluar kokat tuaja, vegimtarët.+
11 Çdo vegim është për ju si fjalët e një libri të vulosur.+ Kur ia japin librin dikujt që di të lexojë dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», ai thotë: «Nuk e lexoj dot, se është i vulosur.» 12 Kur ia japin librin dikujt që nuk di të lexojë dhe i thonë: «Të lutem, lexoje me zë këtë», ai thotë: «Unë s’di të lexoj fare.»
13 Jehovai thotë: «Ky popull më afrohet veçse me fjalë
e më nderon veçse me buzë,+
por zemra e tyre është larguar shumë nga unë,
dhe më adhurojnë duke u bazuar* veçse në urdhërime njerëzish.+
14 Prandaj, unë do të bëj përsëri gjëra të mrekullueshme për këtë popull,+
do të bëj mrekulli pas mrekullie.
15 Mjerë ata që bëjnë çmos t’i fshehin planet* e tyre nga Jehovai.+
Në një skutë të errët i kryejnë veprat e tyre
ndërkohë që thonë: «E kush na sheh?
Kush e di çfarë po bëjmë?»+
A duhet të konsiderohet poçari njësoj si argjila?+
Po diçka e bërë, a duhet të thotë për bërësin e vet:
«Nuk më bëri ai.»+
Po diçka e formuar, a thotë për formuesin e vet:
«Ai s’kupton fare.»+
18 Atë ditë të shurdhrit do t’i dëgjojnë fjalët e librit,
dhe sytë e të verbërve, dikur në terr e në errësirë, do të shohin.+
19 Zemërbutët do të gëzojnë shumë për shkak të Jehovait,
dhe të varfrit do të jenë të gëzuar për shkak të të Shenjtit të Izraelit.+
20 Se tiranit do t’i vijë fundi,
mburracaku do të marrë fund
dhe do të shfarosen të gjithë ata që rrinë gati të bëjnë të keqen,+
21 ata që me gënjeshtra i nxjerrin të tjerët fajtorë,
që ngrenë gracka për atë që bën mbrojtjen* te porta+
dhe që me argumente boshe ia mohojnë drejtësinë të drejtit.+
22 Prandaj Jehovai, ai që shpengoi* Abrahamin,+ i thotë kështu shtëpisë së Jakobit:
23 Se kur të shohë mes tij fëmijët e vet,
veprën e duarve të mia,+
do të shenjtërojnë emrin tim;
po, do të shenjtërojnë të Shenjtin e Jakobit,
dhe do të kenë nderim të thellë për Perëndinë e Izraelit.+
24 Ata që kanë një frymë rebele, do të fitojnë aftësi për të kuptuar,
dhe ata që ankohen, do ta pranojnë udhëzimin.»
30 Jehovai thotë: «Mjerë bijtë kokëfortë,+
ata që thurin plane që nuk vijnë nga unë,+
që lidhin aleanca,* por kundër vullnetit tim,*
për t’i shtuar mëkatet njëri pas tjetrit.
2 Pa më pyetur,*+ ata zbresin në Egjipt+
që të kenë mbrojtjen e faraonit*
dhe që të gjejnë strehë nën hijen e Egjiptit.
3 Por mbrojtja e faraonit do të shndërrohet në turp për ju,
kurse streha nën hijen e Egjiptit do të kthehet në poshtërim për ju.+
5 Të gjithë do të turpërohen
për një popull që nuk do t’u hyjë fare në punë,
që s’jep asnjë ndihmë dhe nuk sjell asnjë dobi,
por vetëm turp e poshtërim.»+
6 Shpallje kundër kafshëve të jugut.*
Përmes një vendi vuajtjesh dhe vështirësish,
me luanë, po, me luanë që ulërijnë,
me nepërka e gjarpërinj helmues që hidhen si shigjetë,*
ata e mbartin pasurinë mbi kurrizin e gomarëve
dhe furnizimet mbi gungat e deveve.
Por këto gjëra s’do t’i hyjnë në punë popullit,
7 sepse ndihma e egjiptianëve është krejt e pavlerë.+
Prandaj unë e quajta atë: «Rahabë*+ që rri kot.»
8 «Tani shko, shkruaje këtë në një pllakë në prani të tyre,
po, shkruaje në një libër,+
që të shërbejë për një ditë të ardhme,
si dëshmi e përhershme.+
10 Ata u thonë parashikuesve: ‘Mos shikoni!’
U thonë edhe vegimtarëve: ‘Mos na thoni vegime* të vërteta.+
Na thoni gjëra që na pëlqejnë;* në vegim shihni iluzione.+
11 Largohuni nga ajo udhë, lëreni atë shteg.
Mos na e përmendni më të Shenjtin e Izraelit!’»+
12 Prandaj kështu thotë i Shenjti i Izraelit:
«Meqë e hidhni poshtë fjalën time,+
besoni te gënjeshtrat e te mashtrimet,
dhe mbështeteni tek ato,+
13 ky faj do të bëhet për ju si një mur i lartë e i plasaritur,
që është i fryrë dhe gati të bjerë.
Ai do të shembet papritur, në një çast.
14 Do të copëtohet si qypi i madh i poçarit,
do të thërrmohet kaq shumë, sa s’do të mbetet asnjë copë
për të marrë zjarr në vatër
ose për të marrë ujë nga një pellg.»*
15 Se kështu thotë Zotëria Sovran Jehova, i Shenjti i Izraelit:
«Nëse ktheheni tek unë dhe rrini të qetë, atëherë do të shpëtoni;
fuqia juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj.»+
Por ju nuk deshët.+
16 Përkundrazi thatë: «Jo, do t’ia mbathim me kuaj!»
Prandaj do t’ia mbathni.
«Mbi kuaj të shpejtë do të kalërojmë!»+
Atëherë ndjekësit tuaj do të jenë të shpejtë.+
17 Një mijë do të dridhen prej kërcënimit të një të vetmi.+
Ju do t’ia mbathni prej kërcënimit të pesë vetave,
derisa ata që do të mbeten nga ju, do të jenë si një shtyllë në majë të malit,
18 Por Jehovai mezi pret* që të tregohet zemërmirë me ju+
dhe t’ju tregojë mëshirë,+
sepse Jehovai është Perëndi i drejtësisë.+
Të lumtur janë të gjithë ata që e presin plot shpresë!*+
19 Kur populli të banojë në Sion, në Jerusalem,+ nuk do të qash më.+ Me të dëgjuar klithmën tënde për ndihmë, ai do të tregohet zemërmirë me ty; po, sapo ta dëgjojë, ai do të të përgjigjet.+ 20 Ndonëse Jehovai do t’ju japë vuajtje si bukë dhe shtypje si ujë,+ Mësuesi yt i Madh nuk do të fshihet më, dhe ti do ta shohësh me sytë e tu Mësuesin tënd të Madh.+ 21 Ngado që të shkoni, djathtas ose majtas,+ do të dëgjoni* nga pas fjalët: «Kjo është udha.+ Ecni në të!»
22 Ju do të ndotni veshjen prej argjendi të shëmbëlltyrave tuaja të skalitura dhe veshjen prej ari të statujave tuaja prej metali.*+ Ju do t’i flakni ato si të ishin një copë e përdorur gjatë menstruacioneve, e do t’u thuash: «Zhdukuni prej këtej!»*+ 23 Ai do të dërgojë shi për farën që ke mbjellë,+ dhe toka do të japë bukë të bollshme e të shkëlqyer.*+ Atë ditë bagëtia jote do të kullotë në livadhe të gjera.+ 24 Gjedhët dhe gomarët që punojnë tokën, do të hanë tagji të përzier me lëpjetë, të pastruar e të hedhur në erë me lopatë e me sfurk. 25 Ditën e masakrës së madhe, kur të bien kullat, mbi çdo mal dhe kodër të lartë do të ketë rrëke dhe lumenj plot ujë.+ 26 Ditën që Jehovai do të fashojë kockën e thyer* të popullit të tij+ dhe do të shërojë plagën e rëndë të goditjes së tij,+ drita e hënës së plotë do të bëhet si drita e diellit, dhe drita e diellit do të jetë shtatë herë më e fortë,+ sa drita e shtatë ditëve.
27 Ja, emri i Jehovait po vjen nga larg,
i ndezur nga zemërimi dhe i rrethuar me re të dendura.
Buzët e tij janë plot indinjatë
dhe gjuha e tij është si një zjarr që përpin.+
28 Fryma e tij është si një përrua përmbytës që arrin deri në grykë,
që vjen për t’i shoshitur kombet me shoshën e shkatërrimit*
dhe për t’u vënë popujve një fre në nofulla+ që t’i çojë në rrugë të gabuar.
29 Por ju do të këndoni ashtu si këndoni natën
kur përgatiteni* për një festë,+
dhe do të keni gëzim në zemër
si ai që ecën nën tingujt e fyellit,
ndërsa ngjitet në malin e Jehovait, Shkëmbit të Izraelit.+
30 Me flakët e një zjarri që përpin,+
me rrebesh,+ shtrëngatë e breshër,+
Jehovai do të bëjë që të dëgjohet zëri i tij madhështor+
dhe do të tregojë forcën e krahut të tij+ në kulmin e zemërimit.+
32 Çdo goditje që Jehovai do t’i japë Asirisë
me thuprën e ndëshkimit,
do të shoqërohet me dajre e me harpa,+
teksa ai lufton me krahun e vet kundër saj në betejë.+
Ai* ka përgatitur një vend të thellë e të gjerë,
të mbushur plot me dru e me zjarr.
Fryma e Jehovait, si një përrua squfuri,
do ta ndezë flakë.
31 Mjerë ata që zbresin në Egjipt për të kërkuar ndihmë,+
ata që u zënë besë kuajve,+
që kanë besim te karrocat e luftës, vetëm pse janë të shumta,
dhe te kuajt e luftës,* vetëm pse janë të fuqishëm,
por që nuk i drejtohen të Shenjtit të Izraelit
dhe nuk e kërkojnë Jehovain!
2 Por ai është i mençur e do të sjellë të keqen,
nuk do t’i tërheqë fjalët e tij.
Do të ngrihet kundër shtëpisë së keqbërësve
dhe kundër atyre që ndihmojnë keqbërësit.+
3 Megjithatë egjiptianët janë veçse njerëz, jo Perëndia;
kuajt e tyre janë prej mishi e gjaku, jo krijesa qiellore.*+
Kur Jehovai të ngrejë dorën,
kushdo që jep ndihmë, do të pengohet,
dhe kushdo që merr ndihmë, do të bjerë;
të gjithë do të marrin fund në të njëjtën kohë.
4 Se kështu më tha Jehovai:
«Ashtu si ulërin një luan, po, një luan i fortë e i ri,* që të mbrojë prenë e vet
kur i sulen një numër i madh barinjsh,
e nuk trembet nga zëri i tyre,
as nuk dorëzohet nga zhurma e tyre,
në të njëjtën mënyrë Jehovai i ushtrive do të zbresë që të luftojë
për malin Sion dhe për kodrën e tij.
5 Si zogjtë që sulen për të mbrojtur të vegjlit e tyre, po ashtu Jehovai i ushtrive do ta mbrojë Jerusalemin:+
do ta mbrojë dhe do ta çlirojë,
do ta kursejë dhe do ta shpëtojë.»
6 «O popull i Izraelit, kthehuni tek Ai kundër të cilit jeni rebeluar pa pikë turpi.+ 7 Se atë ditë secili do të flakë perënditë e tij të kota prej argjendi dhe perënditë e pavlera prej ari, që i keni bërë me duart tuaja, duke mëkatuar.
8 Asiriani do të vritet me shpatë, por jo nga shpata e një burri,
do ta përpijë një shpatë, por jo shpata e një njeriu.+
Ai do t’ia mbathë për shkak të shpatës
dhe të rinjtë e tij do t’i nënshtrohen punës së detyruar.
9 Shkëmbi i tij do të zhduket nga tmerri,
princat e tij do të tmerrohen nga sinjali»,*—thotë Jehovai,
drita* e të cilit është në Sion dhe furra e të cilit është në Jerusalem.
32 Ja, një mbret+ do të mbretërojë për të siguruar të drejtën,+
dhe princat do të qeverisin për të siguruar drejtësinë.
2 Secili do të jetë si një strehë për t’u mbrojtur nga era
dhe si një vend për t’u fshehur* nga shtrëngata,
si rrëke uji në një vend të thatë,+
si hija e një shkrepi të madh në një tokë të zhuritur.
3 Atëherë sytë e atyre që shohin, nuk do të mbyllen më,
dhe veshët e atyre që dëgjojnë, do të kushtojnë vëmendje.
4 Zemra e atyre që janë të rrëmbyer, do të mendohet mirë e do të thellojë njohurinë.
Madje edhe atyre që u mbahet goja, do t’u zgjidhet gjuha e do të flasin lirisht.+
5 I pamendi nuk do të quhet më zemërgjerë*
dhe njeriu i pandershëm nuk do të quhet fisnik,
6 sepse i pamendi do të thotë marrëzira
dhe zemra e tij do të thurë të këqija,+
që të nxitë apostazinë* dhe të thotë gënjeshtra kundër Jehovait,
që ta lërë pa ngrënë të uriturin*
dhe ta lërë pa pirë të eturin.
7 Taktikat e të pandershmit janë të këqija;+
ai nxit një sjellje të turpshme
që të rrënojë të përvuajturit me gënjeshtra,+
madje edhe kur i varfri thotë të drejtën.
9 «O gra moskokëçarëse, çohuni, dëgjoni zërin tim!
O bija të shkujdesura,+ vërjani veshin fjalëve të mia!
10 Kur të kalojë pak më shumë se një vit, ju o të shkujdesura, do të trembeni,
sepse s’do të keni mbledhur asgjë kur të ketë përfunduar vjelja e rrushit.+
11 Dridhuni, o gra moskokëçarëse!
Trembuni, o të shkujdesura!
12 Goditni kraharorin dhe vajtoni
për arat e mrekullueshme dhe për hardhinë e frytshme,
13 sepse toka e popullit tim do të mbushet me gjemba e me driza,
të cilat do të mbulojnë të gjitha shtëpitë ku ka gëzim,
po, qytetin e hareshëm.+
Ofelin+ dhe kullën e rojës i kanë shkretuar përgjithmonë,
i kanë bërë një vend kënaqësie për gomarët e egër,
dhe kullotë për kopetë,+
15 derisa fryma e Perëndisë të vijë mbi ne,+
dhe shkretëtira të shndërrohet në pemishte
e pemishtja të konsiderohet si pyll.+
17 Rezultati i drejtësisë së vërtetë do të jetë paqja,+
dhe fryti i saj do të jetë qetësia dhe siguria e përhershme.+
19 Kurse pyllin do ta shkatërrojë breshri
dhe qyteti do të rrafshohet krejt.
33 Mjerë ti, o shkatërrues, që nuk të kanë shkatërruar;+
mjerë ti, o tradhtar, që nuk të kanë tradhtuar!
Kur t’i kesh dhënë fund shkatërrimit, do të të shkatërrojnë.+
Kur t’i kesh dhënë fund tradhtisë, do të të tradhtojnë.
2 O Jehova, ji zemërmirë me ne!+
Te ti i kemi varur shpresat.
3 Me të dëgjuar zhurmën e rrëmujës, popujt ia mbathin.
Me t’u ngritur ti, kombet shpërndahen.+
4 Ashtu si karkalecat e pangopur mbledhin ushqimin,
po kështu do të mblidhet edhe plaçka jote;
njerëzit do të vërsulen mbi të si mori karkalecash.
5 Jehovai do të lartësohet,
sepse ai banon lart në qiej.
Me vendime të drejta e me drejtësi,
Ai do ta mbushë Sionin.
6 Ai i jep siguri jetës sate.*
Veprat e shumta të shpëtimit,+ mençuria, njohuria dhe nderimi i thellë për Jehovain,*+
janë thesari i tij.*
7 Ja, heronjtë e tyre ulërasin rrugëve;
lajmëtarët e paqes vajtojnë me hidhërim.
8 Rrugët janë shkretuar;
nëpër shtigje s’ka më kalimtarë.
9 Vendi është në zi* dhe po vyshket.
Libani është turpëruar;+ është shkatërruar.
Sharoni është bërë si shkretëtirë,
Bashani e Karmeli po i rrëzojnë gjethet.+
10 «Tani do të ndërhyj,—thotë Jehovai.
Tani do të lartësohem;+
tani do të madhërohem.
11 Ju ngjizni bar të thatë dhe lindni kashtë.
Mendimet tuaja të liga do t’ju përpijnë si zjarri.+
12 Popujve do t’u ndodhë si ndodh me gëlqeren kur digjet.
Si gjemba të prerë, ata do të digjen në zjarr.+
13 Dëgjoni se ç’do të bëj, o ju që jeni larg!
Njiheni fuqinë time, o ju që jeni afër!
‘Kush nga ne mund të banojë atje ku zjarri përpin?!+
Kush nga ne mund të banojë atje ku flakët nuk shuhen kurrë?!’
15 Ai njeri që ecën gjithnjë me drejtësi,+
që thotë gjëra të drejta,+
që e hedh poshtë fitimin e pandershëm të nxjerrë me mashtrim,
duart e të cilit e refuzojnë ryshfetin në vend që ta pranojnë,+
që i mbyll veshët për të mos dëgjuar për gjakderdhje
dhe që i mbyll sytë për të mos parë të keqen,
16 ai njeri do të banojë në vende të larta.
Streha* e tij e sigurt do të jetë si një fortesë mes shkëmbinjve.
Bukën do t’ia sigurojnë,
dhe uji s’do t’i mungojë kurrë.»+
17 Sytë e tu do të shohin një mbret në shkëlqimin e tij;
do të shohin një vend të largët.
18 Zemra jote do të kujtojë* kohët e tmerrshme:
«Ku është shkruesi?
Ku është ai që peshonte haraçin?*+
Ku është ai që numëronte kullat?»
19 Ti nuk do ta shohësh më popullin e pacipë,
që e ka gjuhën tepër të vështirë* për t’u kuptuar,
një gjuhë të çuditshme që ti s’e kupton.+
20 Shiko Sionin, qytetin e festave tona!+
Sytë e tu do të shikojnë Jerusalemin si një vend të qetë banimi,
një tendë që askush s’do ta lëvizë.+
Kunjat e tendës nuk do t’i shkulin kurrë
dhe asnjë nga litarët e saj nuk do t’i këputin.
21 Atje i Madhërishmi, Jehovai,
do të na mbrojë ashtu si lumenjtë e kanalet e gjera mbrojnë një vend.
Në to nuk do të kalojë asnjë flotë armike
dhe asnjë anije madhështore,
22 sepse Jehovai është Gjykatësi ynë,+
Jehovai është Ligjdhënësi ynë,+
Jehovai është Mbreti ynë;+
Ai do të na shpëtojë.+
23 Litarët e anijeve të armikut do të jenë liruar;
nuk do ta mbajnë dot direkun dhe nuk do të hapin dot velën.
Në atë kohë do të ndahet një plaçkë e bollshme;
madje edhe të çalët do të bëjnë plaçkë të madhe.+
24 Asnjë banor nuk do të thotë: «Jam sëmurë.»+
Njerëzve që banojnë në vend, do t’u falet faji.+
34 Afrohuni, o kombe, dhe dëgjoni!
Vërjani veshin, o popuj!
Le të dëgjojë toka dhe gjithçka që e mbush atë,
po, mbarë dheu dhe gjithçka që jeton mbi të,
2 sepse Jehovai është indinjuar me të gjitha kombet,+
është zemëruar shumë kundër gjithë ushtrisë së tyre.+
Ai do t’i caktojë për shfarosje;* do të bëjë kërdinë.+
Malet do të shkrijnë nga gjaku i tyre.*+
4 Gjithë ushtria e qiejve do të kalbet.
Qiejt do të mbështillen porsi rrotull.
Ushtria e tyre do të bjerë
siç bien gjethet e fishkura nga hardhia
dhe fiku i tharë nga pema.
5 «Në qiej shpata ime do të përlyhet me gjak.+
Ajo do të zbresë për të ekzekutuar gjykimin në Edom,+
kundër këtij populli që e caktova për shfarosje.
6 Jehovai ka një shpatë që do të lahet në gjak.
Ajo do të përlyhet me dhjamë,+
me gjakun e deshve të rinj e të cjepve,
me dhjamin e veshkave të deshve,
sepse Jehovai do të bëjë një flijim në Bozrah
dhe do të bëjë kërdinë në Edom.+
7 Me ta do të bashkohen edhe demat e egër,
demat e rinj dhe demat e fuqishëm.
Vendi i tyre do të lahet në gjak,
pluhuri do të ngopet me dhjamë.»
Toka e tij do të bëhet si katran që digjet.
10 Nuk do të shuhet as ditën e as natën;
do të nxjerrë tym përgjithmonë.
Vendi do të mbetet i shkretë brez pas brezi,
atje s’do të shkelë këmbë njeriu në jetë të jetëve.+
11 Ai do të kthehet në fole pelikanësh e ferrëgjatësh
dhe do të mbushet me bufë veshgjatë e korba.
Perëndia do të shtrijë mbi të litarin për matje të boshllëkut
dhe plumbçen* e shkretisë.
12 Nga fisnikët e tij, asnjëri nuk do të bëhet mbret,
princat e tij s’do të jenë më.
13 Në kullat e fortifikuara do të rriten gjemba,
në fortesën e tij, hithra e gjembaçë.
Ai do të bëhet strofka e çakejve+
dhe shtëpia e strucave.
14 Kafshët e shkretëtirës do të takohen me kafshë që ulërijnë,
cjeptë e egër* do të thërrasin njëri-tjetrin.
Po, atje dallëndyshja e natës do të rehatohet e do të gjejë një vend ku të pushojë.
15 Atje gjarpri-shigjetë do të bëjë folenë e do të shtrojë vezët,
që do t’i lërë të çelin e do t’i mbledhë së bashku nën hijen e vet.
Po, hutat do të mblidhen së bashku, secila me shokun e vet.
16 Kërkoni në librin e Jehovait dhe lexoni me zë.
Asnjëra prej tyre nuk do të mungojë.
Gjithsecila do të ketë shokun e vet,
sepse urdhri doli nga goja e Jehovait,
dhe fryma e tij i mblodhi bashkë.
Ai do të jetë vendi i tyre përgjithnjë;
brez pas brezi, ata do të banojnë atje.
35 Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë.+
Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani.*+
Ata do të shohin lavdinë e Jehovait, shkëlqimin e Perëndisë tonë.
4 U thoni atyre që kanë ankth në zemër:
«Jini të fortë! Mos kini frikë!
Ja, Perëndia juaj do të vijë për t’u hakmarrë,
po, Perëndia do të sjellë ndëshkimin.+
Ai do të vijë dhe do t’ju shpëtojë.»+
Në shkretëtirë do të vërshojnë ujërat
dhe në rrafshinën e shkretë përrenjtë.
Në vendin ku pushonin çakejtë,+
do të ketë bar të gjelbër me kallama e papirus.
Asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të.+
Ajo është vetëm për ata që ecin në të;
asnjë i marrë nuk do të hyjë në të.
9 S’do të ketë asnjë luan
e në të nuk do të kalojë asnjë egërsirë,
po, s’do të gjendet asnjë;+
vetëm të riblerët do të ecin atje.+
10 Të shpenguarit* nga Jehovai do të kthehen+ në Sion me britma gëzimi.+
Gëzimi i pafund do të shndritë si kurorë në kokën e tyre.+
Do të kenë veç gëzim e ngazëllim,
kurse hidhërimi e psherëtima do të flaken tej.+
36 Në vitin e 14-të të mbretërimit të mbretit Hezekia, Senakeribi, mbreti i Asirisë,+ sulmoi të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.+ 2 Atëherë, nga Lakishi,+ mbreti i Asirisë dërgoi te mbreti Hezekia në Jerusalem rabshakehun*+ bashkë me një ushtri tepër të madhe. Ata zunë pozicion pranë kanalit të rezervuarit të sipërm,+ që është në rrugën për tek ara e rrobalarësit.+ 3 Atëherë dolën për ta takuar Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë,* sekretari Shebna+ dhe kronisti* Joah, biri i Asafit.
4 Rabshakehu u tha: «I thoni Hezekisë: “Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ‘Ku e bazon këtë siguri?+ 5 Ti thua: “Kam strategjinë dhe fuqinë e nevojshme për luftë.” Por këto janë fjalë boshe. Te kush, pra, paske besim, që guxon të rebelohesh kundër meje?+ 6 Ja, ti ke besim te përkrahja e këtij kallami të thyer, Egjiptit, tek i cili po të mbështetej njeri, do t’ia çante dorën tejpërtej. Kështu është faraoni, mbreti i Egjiptit, për të gjithë ata që besojnë tek ai.+ 7 Apo më thua: “Kemi besim te Jehovai, Perëndia ynë.” Por, a nuk ia ka hequr Hezekia atij vendet e larta e altarët+ dhe i thotë Judës e Jerusalemit: “Duhet të përkuleni para këtij altari.”’”+ 8 Tani pra, vër këtë bast me zotërinë tim, mbretin e Asirisë:+ unë të jap 2.000 kuaj, nëse gjen dot mjaft kalorës për ta. 9 Si mund të sprapsësh qoftë edhe një guvernator, një ndër shërbëtorët më të vegjël të zotërisë tim, kur mbështetesh tek Egjipti për karroca e kalorës? 10 Mos kam dalë kundër këtij vendi për ta shkatërruar pa lejen e Jehovait? Vetë Jehovai më tha: ‘Sulmoje këtë vend dhe shkatërroje.’»
11 Me të dëgjuar këtë, Eliakimi, Shebna+ dhe Joahu, i thanë rabshakehut:+ «Të lutemi, fol me shërbëtorët e tu në gjuhën aramaike,*+ sepse mund ta kuptojmë, por mos fol me ne në gjuhën e judenjve, se të dëgjojnë njerëzit që janë mbi mur.»+ 12 Megjithatë rabshakehu ua ktheu: «Mos vallë zotëria im më ka dërguar t’ia them këto fjalë vetëm zotërisë tuaj dhe juve? A nuk më ka dërguar t’ua them edhe burrave që rrinë ulur mbi mur, të cilët do të hanë jashtëqitjet e veta dhe do të pinë urinën e vet bashkë me ju?»
13 Pastaj rabshakehu u ngrit në këmbë e bërtiti në gjuhën e judenjve:+ «Dëgjoni fjalën e mbretit të madh, mbretit të Asirisë!+ 14 Kështu thotë mbreti: “Mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë, sepse ai nuk ju shpëton dot.+ 15 Mos e lini Hezekinë t’jua mbushë mendjen që të keni besim te Jehovai,+ duke ju thënë: ‘Jehovai do të na shpëtojë patjetër, dhe ky qytet nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’ 16 Mos e dëgjoni Hezekinë, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: ‘Bëni paqe me mua dhe dorëzohuni!* Secili do të hajë nga hardhia e vet dhe nga fiku i vet e do të pijë nga uji i sternës* së vet, 17 derisa të vij dhe t’ju çoj në një vend si vendi juaj,+ plot drithë e verë të re, ku ka bukë dhe vreshta. 18 Mos e lejoni Hezekinë t’ju mashtrojë duke ju thënë: “Jehovai do të na shpëtojë.” Mos i kanë shpëtuar perënditë e kombeve vendet e tyre nga duart e mbretit të Asirisë?+ 19 Ku janë perënditë e Hamathit dhe të Arpadit?+ Ku janë perënditë e Sefarvaimit?+ A e kanë shpëtuar këto perëndi Samarinë nga duart e mia?+ 20 Cila nga të gjitha perënditë e këtyre vendeve e ka shpëtuar vendin e vet nga duart e mia, që Jehovai të shpëtojë Jerusalemin nga duart e mia?’”»+
21 Por ata heshtën e nuk i kthyen asnjë fjalë, sepse urdhri i mbretit ishte: «Mos iu përgjigjni!»+ 22 Atëherë Eliakimi, biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë,* sekretari Shebna+ dhe kronisti Joah, biri i Asafit, vajtën me rroba të shqyera te Hezekia dhe i treguan fjalët e rabshakehut.
37 Me t’i dëgjuar këto gjëra, mbreti Hezekia shqeu rrobat, u vesh me copë thesi* dhe vajti në shtëpinë e Jehovait.+ 2 Pastaj dërgoi te profeti Isaia,+ biri i Amozit, përgjegjësin e shtëpisë,* Eliakimin, bashkë me sekretarin Shebna dhe pleqtë e priftërinjve, të veshur me copë thesi. 3 Këta i thanë: «Kështu thotë Hezekia: ‘Kjo është ditë halli, ditë qortimi* dhe poshtërimi, sepse fëmijët janë gati për të dalë nga barku, por nënat nuk kanë fuqi t’i lindin.+ 4 Ndoshta Jehovai, Perëndia yt, do t’i ketë dëgjuar fjalët e rabshakehut, të cilin zotëria i tij, mbreti i Asirisë, e dërgoi për të sfiduar Perëndinë e gjallë,+ dhe Jehovai, Perëndia yt, do t’i kërkojë llogari për fjalët që ka dëgjuar. Prandaj lutu+ për ata që kanë mbetur gjallë.’»+
5 Kështu, kur shërbëtorët e mbretit Hezekia vajtën tek Isaia,+ 6 ai u tha: «Do t’i thoni zotërisë tuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos u frikëso+ nga fjalët me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë+ kanë blasfemuar* kundër meje. 7 Ja, unë po i vë një ide në mendje,* dhe ai do të dëgjojë një raport e do të kthehet në vendin e vet.+ Unë do të bëj që ai të bjerë i vdekur nga shpata në vendin e vet.’”»+
8 Pasi rabshakehu dëgjoi se mbreti i Asirisë ishte tërhequr nga Lakishi, u kthye tek ai dhe e gjeti duke luftuar kundër Libnahut.+ 9 Tani, mbreti dëgjoi të thuhej për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: «Ai ka dalë të luftojë kundër teje.» Kur e dëgjoi këtë, i dërgoi përsëri lajmëtarë Hezekisë,+ të cilëve u tha: 10 «I thoni kështu Hezekisë, mbretit të Judës: “Mos lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: ‘Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 11 Ja, ti ke dëgjuar si i shkatërruan mbretërit e Asirisë gjithë vendet e tjera.+ Kujton se ti ke për të shpëtuar?! 12 Po perënditë e tyre, a i shpëtuan kombet që paraardhësit e mi shkatërruan?!+ Ku janë Gozani, Harani,+ Rezefi dhe populli i Edenit, që ishin në Tel-Asar?! 13 Ku është mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbretërit e qyteteve të Sefarvaimit,+ të Henës dhe të Ivahut?!”»
14 Hezekia i mori letrat nga dora e lajmëtarëve dhe i lexoi. Pas kësaj u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe i hapi letrat* para Jehovait.+ 15 Hezekia filloi t’i lutej Jehovait:+ 16 «O Jehova i ushtrive,+ Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi kerubinët,* vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës. Ti i ke bërë qiejt dhe tokën. 17 Kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë, o Jehova, dhe shiko!+ Dëgjoji tërë fjalët që ka dërguar Senakeribi për të sfiduar Perëndinë e gjallë!+ 18 Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar tërë vendet e tjera,+ si edhe vetë vendin e tyre. 19 Ata i dogjën në zjarr perënditë e tyre+ dhe arritën t’i shkatërronin, sepse nuk ishin perëndi, por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur. 20 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë, na shpëto nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+
21 Atëherë Isaia, biri i Amozit, i dërgoi këtë mesazh Hezekisë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Meqë më je lutur në lidhje me Senakeribin, mbretin e Asirisë,+ 22 kjo është fjala që thotë Jehovai kundër tij:
‘Virgjëresha e Sionit të përçmon, të përqesh.
Bija e Jerusalemit tund kokën para teje.
23 Kë ke sfiduar+ dhe kundër kujt ke blasfemuar?!
Kundër kujt e ke ngritur zërin,+
kundër kujt i ke ngritur sytë arrogantë?!
Kundër të Shenjtit të Izraelit!+
24 Me anë të shërbëtorëve të tu, ke sfiduar Jehovain+ dhe ke thënë:
“Me morinë e karrocave të mia të luftës
do të ngjitem deri në majë të maleve,+
deri në viset më të thella të Libanit.
Do të pres cedrat e tij të lartë, dëllinjat e tij më të mira.
Do të shkoj në viset e tij më të largëta, në pyjet më të harlisura.
26 A nuk e ke dëgjuar? Ajo që do të bëj, është vendosur* prej shumë kohësh.
Ti do t’i kthesh qytetet e fortifikuara në grumbuj gërmadhash të shkreta.+
27 Banorët e tyre do të jenë të pambrojtur,
do të tmerrohen e do të turpërohen.
Ata do të bëhen si bimësia e fushës dhe si bari i njomë,
si bari i çative, që zhuritet nga era e lindjes.
28 Por unë e di mirë kur ulesh, kur hyn e kur del,+
dhe kur të hipën tërbimi kundër meje,+
29 sepse tërbimi yt kundër meje+ dhe ulërima jote kanë arritur në veshët e mi.+
Prandaj unë do të të vë një grremç në hundë dhe një fre+ në gojë
e do të të kthej andej nga ke ardhur.’
30 Kjo do të jetë shenja për ty:* këtë vit do të hani atë që rritet vetë,* edhe vitin e dytë do të hani drithin që prodhohet vetvetiu, por vitin e tretë do të mbillni farë dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.+ 31 Ata të shtëpisë së Judës që do të shpëtojnë, pra, ata që do të mbeten,+ do të lëshojnë rrënjë si bimët dhe do të prodhojnë fryte, 32 sepse një mbetje do të dalë nga Jerusalemi dhe do të ketë të mbijetuar nga mali Sion.+ Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+
33 Prandaj, kështu thotë Jehovai për mbretin e Asirisë:+
‘Ai nuk do të hyjë në këtë qytet,+
as do ta qëllojë me shigjeta,
as do t’i dalë përpara me mburoja
dhe as do të ngrejë një ledh rrethues kundër tij.+
34 Ai do të kthehet andej nga erdhi;
nuk do të hyjë në këtë qytet,—shpall Jehovai.
35 Unë do ta mbroj këtë qytet+ dhe do ta shpëtoj për hir të emrit tim+
dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’”»+
36 Atëherë engjëlli i Jehovait shkoi në kampin e asirianëve dhe vrau 185.000 veta. Në mëngjes herët, ata që u ngritën, panë të gjitha kufomat.+ 37 Prandaj Senakeribi, mbreti i Asirisë, u tërhoq, u kthye në Ninevi+ dhe qëndroi atje.+ 38 Ndërsa përkulej në shtëpinë* e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku dhe Sharezeri, djemtë e vet, e vranë me shpatë+ dhe ia mbathën në vendin e Araratit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Esar-Hadoni.+
38 Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje.+ Profeti Isaia,+ biri i Amozit, vajti dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Jepu udhëzimet e fundit njerëzve të shtëpisë, sepse ti nuk do ta marrësh veten, por do të vdesësh.’»+ 2 Atëherë Hezekia u kthye me fytyrë nga muri dhe filloi t’i lutej Jehovait: 3 «Të përgjërohem, o Jehova. Të lutem, kujto+ si të kam shërbyer me besnikëri e të jam kushtuar me gjithë zemër,+ dhe se si kam bërë atë që të ka pëlqyer ty.» E Hezekia ia dha të qarit.
4 Atëherë Jehovai i drejtoi Isaisë këtë fjalë: 5 «Kthehu e thuaji Hezekisë:+ “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘E dëgjova lutjen tënde.+ I pashë lotët e tu.+ Ja, unë po i shtoj 15 vjet jetës sate.*+ 6 Unë do të të shpëtoj ty dhe këtë qytet nga dora e mbretit të Asirisë, e do ta mbroj këtë qytet.+ 7 Kjo është shenja nga Jehovai për të të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë.+ 8 Ja, unë po bëj që hija mbi shkallët* e Akazit, e cila ka zbritur deri poshtë për shkak të diellit, të kthehet dhjetë shkallë pas.’”»+ Kështu dielli u kthye pas dhjetë shkallë mbi shkallët ku tashmë kishte zbritur.
9 Hezekia, mbreti i Judës shkroi këto fjalë* kur u sëmur dhe u shërua:
Pjesa tjetër e viteve të mia do të më hiqet.’
11 Gjithashtu thashë: “Nuk do ta shoh Jah,* po, Jah, në vendin e të gjallëve.+
Nuk do t’i shikoj më njerëzit
kur të jem me banorët e vendit ku gjithçka merr fund.
Jeta ime është mbështjellë si pëlhura e tezgjahistit;
ti më këput si fijet e tezgjahut.
Nga agimi deri në mbrëmje, ti më çon drejt fundit.+
13 Qetësohem deri sa vjen mëngjesi.
Si një luan, vazhdon të m’i thyesh kockat.
Nga agimi deri në mbrëmje, ti më çon drejt fundit.+
Sytë m’u tretën duke parë lart:+
15 Ç’të them?!
Ai më ka folur dhe ka vepruar.
Ti do të më shërosh e do të më mbash gjallë.+
17 Ja, në vend të paqes, më mbyti hidhërimi,
por ti më kishe për zemër
e më ruajte nga gropa e shkatërrimit.+
Ti i ke hedhur pas shpine* të gjitha mëkatet e mia.+
Ata që futen në gropë, nuk mund të shpresojnë te besnikëria jote.+
19 I gjalli, i gjalli mund të të lëvdojë,
ashtu siç bëj unë sot.
Një baba mund t’i mësojë bijtë e vet për besnikërinë tënde.+
gjatë gjithë ditëve të jetës sonë në shtëpinë e Jehovait!”»+
21 Pastaj Isaia tha: «Merrni një bukëfiqe, vëreni mbi çiban* që mbreti të shërohet.»+ 22 Ndërkohë Hezekia kishte pyetur: «Cila është shenja që unë do të ngjitem në shtëpinë e Jehovait?»+
39 Në atë kohë mbreti i Babilonisë, Merodak-Baladani, biri i Baladanit, i dërgoi Hezekisë+ letra dhe një dhuratë, pasi kishte dëgjuar se kishte qenë sëmurë dhe ishte shëruar.+ 2 Hezekia i mirëpriti me gëzim* të dërguarit dhe u tregoi shtëpinë e tij të thesarit:+ argjendin, arin, vajin e balsamit dhe vajrat e tjera cilësore, gjithë arsenalin e armëve, si dhe gjithçka kishte në thesar. Ai s’la gjë pa u treguar nga shtëpia* dhe nga mbretëria e vet.
3 Pas kësaj, profeti Isaia vajti te mbreti Hezekia dhe e pyeti: «Ç’thanë ata burra dhe nga vinin?» Hezekia iu përgjigj: «Vinin nga një vend i largët, nga Babilonia.»+ 4 Isaia vazhdoi: «Ç’panë në shtëpinë tënde?» Hezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka. S’lashë gjë pa u treguar nga thesari im.»
5 Atëherë Isaia i tha Hezekisë: «Dëgjo se çfarë thotë Jehovai i ushtrive: 6 ‘Ja, po vijnë ditët kur gjithçka që gjendet në shtëpinë tënde dhe që paraardhësit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohet në Babiloni. S’do të mbetet asgjë,+—thotë Jehovai.+—7 Edhe disa nga djemtë që do të të lindin, do t’i marrin dhe do t’i bëjnë zyrtarë oborri në pallatin e mbretit të Babilonisë.’»+
8 Atëherë Hezekia i tha Isaisë: «Jam dakord me këto fjalë të Jehovait.» Pastaj shtoi: «Të paktën do të ketë paqe dhe stabilitet* gjatë jetës sime.»*+
40 «Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim,—thotë Perëndia juaj.+
2 Flitini zemrës së* Jerusalemit
dhe i thoni se shërbimi i tij i detyruar ka mbaruar,
se faji i tij është paguar,+
sepse mori nga dora e Jehovait ndëshkim të plotë* për tërë mëkatet e tij.»+
3 Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë:
«Përgatitni* udhën për Jehovain.+
Bëni për Perëndinë tonë një rrugë të drejtë+ përmes shkretëtirës.+
4 Le të ngrihet çdo luginë
dhe le të ulet çdo mal e kodër.
Toka me gunga duhet të rrafshohet
dhe terreni i thyer të bëhet i rrafshët.+
6 Dëgjo! Dikush thotë: «Thërrit!»
Tjetri ia kthen: «Ç’të thërras?»
«Çdo njeri* është si bari i gjelbër.
Gjithë dashuria e tij besnike është si lulja e fushës.+
Po, njerëzit janë veçse bar i gjelbër.
Bërtit me sa fuqi ke,
o grua që sjell një lajm të mirë për Jerusalemin!
Bërtit, mos ki frikë.
Lajmëroji qytetet e Judës: «Ky është Perëndia juaj!»+
10 Ja! Zotëria Sovran Jehova do të vijë e do të tregojë fuqinë e tij
dhe krahu i vet do të mbretërojë në emër të tij.+
Me vete ka një shpërblim
dhe para tij ka një pagë.+
11 Ai do të kujdeset për* kopenë e tij si një bari.+
Do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij
e do t’i mbajë në gji.
Do t’i prijë me butësi ato që ushqejnë të vegjlit me qumësht.+
Kush e ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë?*+
Kush i ka peshuar malet në kandar
dhe kodrat në peshore?
13 Kush e ka matur* frymën e Jehovait?
Kush mund të jetë këshilltar i tij që ta udhëzojë?+
14 A është konsultuar* me ndonjë që të fitojë aftësi për të kuptuar?
Kush ia mëson shtegun e drejtësisë?
Kush i jep njohuri?
Kush i tregon si të fitojë vërtet aftësi për të kuptuar?+
Ja, ai i ngre ishujt si të ishin pluhur i imët.
16 As Libani nuk mjafton për ta mbajtur zjarrin ndezur,*
as kafshët e tij të egra nuk mjaftojnë për një blatim të djegur.
18 Me kë mund ta përngjasoni Perëndinë?+
Çfarë gjëje i ngjan?+
Pastaj kërkon një artizan të zotin
për të gdhendur një shëmbëlltyrë që s’ka për të lëvizur vendit.+
21 Nuk e dini, vallë?
Nuk e keni dëgjuar?
Nuk jua kanë treguar që nga fillimi?
Nuk e keni kuptuar që kur u hodhën themelet e tokës?+
Ai i shpalos qiejt si një vel të hollë
dhe i shtrin si një tendë banimi.+
24 Ata sapo janë mbjellë,
nuk janë futur mirë në tokë,
dhe kërcelli i tyre ende nuk ka lëshuar rrënjë mirë.
Mjafton t’u frysh, e thahen.
Era i merr me vete si të ishin kashtë.+
25 «Me kë mund të më përngjasoni? Kush është i barabartë me mua?—thotë i Shenjti.
26 Ngrini sytë drejt qiellit dhe shikoni.
Kush i krijoi këto gjëra?+
Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve dhe që e di numrin e tyre të saktë;*
Ai i thërret të gjithë me emër.+
Falë energjisë së tij të jashtëzakonshme* dhe fuqisë së tij të mahnitshme,+
nuk mungon asnjë prej tyre.
27 O Jakob, o Izrael, pse thua:
‘Udha ime është e fshehur për Jehovain
dhe Perëndia nuk vepron me drejtësi ndaj meje.’+
28 A nuk e di? Nuk e ke dëgjuar?
Jehovai, Krijuesi i skajeve të tokës, është Perëndi i përjetësisë.+
Ai nuk lodhet e nuk rraskapitet kurrë.+
Mençuria e tij* është e pahetueshme.+
30 Djemtë do të lodhen e do të rraskapiten,
të rinjtë do të pengohen e do të rrëzohen,
31 por ata që shpresojnë te Jehovai, do të rimarrin fuqi.
Do të fluturojnë lart si me krahët e shqiponjës,+
do të vrapojnë e s’do të rraskapiten,
do të ecin e s’do të lodhen.»+
41 «Më dëgjoni në heshtje,* o ishuj!
Le të marrin përsëri fuqi kombet!
Le të afrohen; pastaj le të flasin!+
Le të mblidhemi për gjykim!
2 Kush e ka nxitur dikë nga lindja+
dhe e ka thirrur te këmbët e Tij, që të zbatojë drejtësinë,*
që t’i japë në dorë kombe
e që ta dërgojë për të nënshtruar mbretër?+
Kush i kthen ata në pluhur para shpatës së tij
dhe me harkun e tij i shpërndan sa andej këtej si kashtë?
3 Ai i ndjek pa hasur pengesa
nëpër shtigje që nuk i ka shkelur më parë.
4 Kush ka vepruar dhe e ka bërë këtë,
duke i thirrur brezat që nga fillimi?
5 Ishujt e kanë parë këtë dhe i ka zënë frika.
Skajet e tokës i kanë zënë dridhmat.
Kombet po vijnë, po afrohen.
6 Secili ndihmon shokun
dhe i thotë vëllait të vet: «Bëhu i fortë!»
7 Kështu artizani i jep forcë metalpunuesit;+
ai që përpunon me çekanin e farkëtarit,
i jep forcë atij që rreh në kudhër.
Ai thotë për saldimin: «Është mirë.»
Pastaj e mbërthen me gozhdë që të mos lëvizë.
10 Mos ki frikë, se unë jam me ty.+
Mos ji në ankth, se unë jam Perëndia yt.+
Unë do të të jap forcë, po, do të të ndihmoj,+
do të të mbaj fort me të djathtën time të drejtësisë.’
11 Ja, të gjithë ata që zemërohen me ty, do të turpërohen e do të poshtërohen.+
Ata që të kundërvihen, do të katandisen në hiç e do të zhduken.+
12 Do t’i kërkosh ata që luftojnë kundër teje, por nuk do t’i gjesh;
ata që janë në luftë me ty, do të kthehen në hiç, nuk do të jenë më,+
13 sepse unë Jehovai, Perëndia yt, të kap nga dora e djathtë
dhe të them: ‘Mos ki frikë. Unë do të të ndihmoj.’+
14 Mos ki frikë, o Jakob, o krimb i vogël.*+
Mos kini frikë, o banorë të Izraelit. Unë do t’ju ndihmoj,—thotë Jehovai, Riblerësi juaj,+ i Shenjti i Izraelit.
15 Ja, unë të kam kthyer në një trinë shirëse,*+
në një vegël të re shirëse që i ka dhëmbët me dy tehe.
Ti do t’i shkelësh malet e do t’i thërrmosh,
dhe kodrat do t’i bësh si byku.
17 Të munduarit dhe të varfrit kërkojnë ujë, por s’ka.
Gjuha u është tharë nga etja.+
Unë, Jehovai, do t’u përgjigjem.+
Unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t’i braktis.+
18 Mbi kodrat e zhveshura do të bëj të vërshojnë lumenj+
dhe në rrafshinat e luginave do të bëj të dalin kroje.+
Do ta kthej shkretëtirën në një pellg me kallamishte
dhe tokën e thatë në burime uji.+
Në rrafshinën e shkretë do të mbjell dëllinjën,
bashkë me frashërin e qiparisin,+
20 me qëllim që të gjithë njerëzit të shohin, të dinë,
të kushtojnë vëmendje e të kuptojnë
se këtë e ka bërë dora e Jehovait
dhe e ka sjellë i Shenjti i Izraelit.+
21 Paraqitni çështjen tuaj,—thotë Jehovai.
Parashtroni argumentet tuaja,—thotë Mbreti i Jakobit.
22 Paraqitni prova dhe na thoni çfarë do të ndodhë.
Ose na shpallni gjërat që do të vijnë.+
Po, bëni diçka, të mirë a të keqe,
që të mahnitemi kur ta shohim.+
Kushdo që ju zgjedh, është i pështirë.+
Ai do t’i shkelë sundimtarët* e vendit si të ishin argjilë,+
njësoj si shkel poçari argjilën e njomë.
26 Kush ka treguar për këtë gjë që nga fillimi, që ta dimë
ose që nga kohët e kaluara, që të themi: ‘Ka të drejtë.’+
Faktikisht, asnjë nuk e ka lajmëruar!
Asnjë nuk e ka shpallur!
Asnjë nuk ju dëgjoi të thoni gjë!»+
27 Unë isha i pari që i thashë Sionit: «Shih çfarë do të ndodhë»,+
dhe Jerusalemit do t’i dërgoj dikë që ka lajme të mira.+
28 Por vazhdova të shihja, dhe nuk kishte asnjë;
mes tyre nuk kishte asnjë që të jepte këshilla.
Vazhdova të pyesja, por askush s’u përgjigj.
29 Ja, të gjithë ata janë një mashtrim.*
Veprat e tyre nuk vlejnë gjë.
Shëmbëlltyrat e tyre prej metali* janë erë dhe kotësi.+
42 Ja, shërbëtori im,+ që unë e përkrah!
I zgjedhuri im,+ që e kam miratuar!*+
2 Nuk do të bërtasë dhe nuk do ta ngrejë zërin.
Zëri nuk do t’i dëgjohet në rrugë.+
Ai do të veprojë me besnikëri dhe do të sigurojë drejtësi.+
4 Nuk do t’i zbehet fuqia dhe nuk do të thyhet derisa të vendosë drejtësinë në tokë;+
ishujt vazhdojnë të presin ligjin* e tij.
5 Kështu thotë Perëndia i vërtetë, Jehovai,
Krijuesi i qiejve, i Madhi që i shpalosi;+
që formoi* tokën dhe gjithçka që prodhon ajo,+
që u jep frymëmarrje njerëzve që banojnë në të+
dhe frymë atyre që ecin mbi të:+
6 «Unë, Jehovai, të thirra sipas drejtësisë
dhe të kapa për dore.
Do të të mbroj dhe ti do të jesh si një besëlidhje mes meje e njerëzve+
dhe si dritë për kombet,+
7 që të hapësh sytë e të verbërve,+
të nxjerrësh nga burgu* të burgosurit
dhe nga qelia ata që janë në errësirë.+
8 Unë jam Jehovai. Ky është emri im;
lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër,*
as lëvdimin që më takon, shëmbëlltyrave të skalitura.+
9 Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur;
tani po shpall gjëra të reja.
Unë do t’jua tregoj para se ato të shfaqen.»+
10 Këndojini Jehovait një këngë të re,+
thurini lavde nga skajet e tokës,+
ju që përshkoni detet dhe që jetoni me gjithçka që gjendet në to,
ju ishuj dhe ju që banoni në ta!+
Le të thërrasin nga gëzimi banorët e vendeve shkëmbore;
nga majat e maleve le të bërtasin!
Do të bërtasë, po, do të lëshojë një britmë lufte;
do të tregohet më i fuqishëm se armiqtë e tij.+
14 «Për një kohë të gjatë, nuk nxora zë,
qëndrova në heshtje dhe tregova vetëkontroll.
Si një grua që lind,
do të rënkoj, do të gulçoj e do të dihas.
15 Do të shkretoj male e kodra.
Tërë bimësinë e tyre do ta thaj.
16 Unë do t’i prij të verbrit nëpër një rrugë që nuk e njohin+
dhe do t’i vë të ecin në një udhë të panjohur.+
Këtë do të bëj për ta, dhe nuk do t’i braktis.»
17 Ndërsa ata që u besojnë shëmbëlltyrave të gdhendura
e që u thonë statujave prej metali* «ju jeni perënditë tona»,
do të tërhiqen gjithë turp.+
19 Kush është aq i verbër sa shërbëtori im,
aq i shurdhër sa lajmëtari që dërgoj?
Kush është aq i verbër sa ai që shpërbleva,
aq i verbër sa shërbëtori i Jehovait?+
20 Ti sheh shumë gjëra, por nuk u kushton vëmendje.
I ke të hapur veshët, por nuk dëgjon.+
22 Por ky është një popull që e plaçkitën dhe e zhvatën;+
të gjithë i zunë nëpër shpella dhe i mbajtën në burgje.+
I plaçkitën dhe asnjë s’i shpëtoi,+
i zhvatën dhe asnjë s’tha: «Ktheji ata.»
23 Kush prej jush do ta dëgjojë këtë?
Kush do t’ia vërë veshin
e do të dëgjojë për kohët që do të vijnë?
24 Kush ia dha Jakobin zhvatësve?
Kush ia dha Izraelin plaçkitësve?
A nuk është Jehovai, Ai kundër të cilit mëkatuan?
Lufta përpiu gjithçka përreth Izraelit,
por ai nuk kushtoi vëmendje;+
lufta shpërtheu kundër tij,
por ai nuk donte t’ia dinte.+
«Mos ki frikë, se unë të kam riblerë.+
Të kam thirrur me emër.
Ti më përket mua.
2 Kur të kalosh përmes ujërave, unë do të jem me ty,+
kur të kalosh përmes lumenjve, ata nuk do të të rrëmbejnë.+
Kur të ecësh përmes zjarrit, nuk do të zhuritesh,
as flakët nuk do të të përcëllojnë,
3 sepse unë jam Jehovai, Perëndia yt,
i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt.
Unë kam dhënë Egjiptin si shpërblesë për ty,
kam dhënë Etiopinë dhe Sebën në vendin tënd.
Prandaj për ty, do të jap njerëz,
për jetën tënde,* kombe.
5 Mos ki frikë se unë jam me ty.+
6 Do t’i them veriut: ‘Dorëzoji!’+
Do t’i them jugut: ‘Mos i mbaj!
Silli djemtë e mi nga larg dhe vajzat e mia nga skajet e tokës,+
7 të gjithë ata që thirren me emrin tim,+
që i kam krijuar për lavdinë time,
që i kam formuar dhe i kam bërë unë.’+
Kush nga ato* mund ta thotë këtë?
Ose, kush mund të na tregojë gjërat e para?*+
Le të paraqesin dëshmitarë që të provojnë se kanë të drejtë,
ose le të dëgjojnë e të thonë: ‘Është e vërtetë.’+
10 Ju jeni dëshmitarët e mi,+—thotë Jehovai.
Po, shërbëtori im, të cilin e kam zgjedhur,+
që ju të më njihni e të keni besim tek unë,
dhe të kuptoni se unë jam po Ai që kam qenë.+
Përpara meje nuk u formua asnjë Perëndi
e pas meje nuk ka pasur asnjë tjetër.+
11 Unë, unë jam Jehovai+ dhe nuk ka shpëtimtar tjetër veç meje.+
12 Unë jam ai që ka folur, ka shpëtuar dhe ka shpallur
kur nuk kishte mes jush asnjë perëndi të huaj.+
Prandaj, ju jeni dëshmitarët e mi,—thotë Jehovai,—dhe unë jam Perëndia.+
Kur unë veproj, kush mund të më ndalë?»+
14 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi juaj,+ i Shenjti i Izraelit:+
«Për hirin tuaj, do të dërgoj dikë në Babiloni dhe do të heq shulat e portave.+
Kaldeasit në anijet e tyre do të thërrasin në pikë të hallit.+
15 Unë jam Jehovai, i Shenjti juaj,+ Krijuesi i Izraelit,+ Mbreti juaj.»+
16 Kështu thotë Jehovai,
Ai që hap një rrugë përmes detit,
një shteg përmes ujërave të rrëmbyeshme,+
17 Ai që bën të dalin karroca lufte e kuaj,+
ushtri e luftëtarë të fuqishëm së bashku:
«Ata do të bien përtokë e nuk do të ngrihen;+
do të shuhen, do të fiken si fitili.»
18 «Mos i kujtoni gjërat e mëparshme
dhe mos e mbani mendjen te e shkuara.
A nuk e dalloni?!
20 Egërsirat e fushës,
çakejtë dhe strucët, do të më nderojnë,
sepse popullit tim të zgjedhur+ do t’ia shuaj etjen,
do t’i jap ujë në shkretëtirë,+
lumenj në vendin e shkretë,
21 po, popullit që formova për vete,
që të shpallë lavdinë time.+
23 Nuk më solle dele për blatimin e plotë të djegur
e nuk më dhe lavdi me flijimet e tua.
Unë nuk të detyrova të më sillje dhurata,
as të lodha duke të kërkuar temjan të bardhë.+
Përkundrazi, më mundove me mëkatet e tua,
më lodhe me fajet e tua.+
25 Unë, pikërisht unë, i fshij shkeljet e tua*+ për hir të emrit tim,+
dhe mëkatet e tua nuk do t’i kujtoj më.+
26 Ta paraqesim çështjen kundër njëri-tjetrit.
Më kujto; jep argumentet e tua që të provosh se ke të drejtë.
28 Prandaj, unë do t’i përdhos princat e vendit të shenjtë,
do ta lë Jakobin të shkatërrohet,
Izraelin do ta lë të shahet.+
“Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob,+
dhe ti Jeshurun,*+ që të kam zgjedhur,
3 sepse unë do t’ia shuaj etjen të eturit*+
dhe mbi vendin e thatë do të vërshojnë përrenjtë.
5 Njëri do të thotë: ‘I përkas Jehovait.’+
Tjetri do të quhet me emrin e Jakobit
e një tjetër do të shkruajë mbi dorë: ‘I përkas Jehovait’,
e do të quhet me emrin e Izraelit.”
‘Unë jam i pari dhe i fundit.+
Veç meje nuk ka tjetër Perëndi.+
Le ta shpallë, ta thotë e të ma tregojë me prova.+
Le të tregojnë gjërat që do të vijnë së shpejti,
e ato që do të ndodhin në të ardhmen,
siç kam bërë unë që kur formova popullin e lashtë.
A nuk jua kam treguar secilit prej jush që më parë? A nuk jua kam shpallur?
Ju jeni dëshmitarët e mi.+
A ka tjetër Perëndi veç meje?
Jo, nuk ka tjetër Shkëmb;+ unë nuk njoh asnjë.’»
9 Të gjithë ata që bëjnë shëmbëlltyra të gdhendura nuk vlejnë asgjë
dhe objektet e tyre të shtrenjta nuk sjellin asnjë të mirë.+
11 Ja, të gjithë shokët e tij do të turpërohen.+
Mjeshtrit s’janë veçse njerëz.
Të mblidhen së bashku e të zënë pozicion.
Të gjithë bashkë do të tmerrohen e do të turpërohen.
12 Farkëtari e punon hekurin mbi prush me mjetin e punës.*
I jep formë me çekan
dhe e punon me krahun e vet të fuqishëm.+
Pastaj e merr uria dhe fuqitë i shteren;
nuk pi ujë dhe lodhet.
13 Ai që gdhend drurin, shtrin litarin për ta matur dhe e vizaton modelin me shkumës të kuq.
E punon me daltë dhe e shënon me kompas.
14 Ai që merret me prerjen e cedrave,
zgjedh një lloj peme, një lis,
dhe e lë të rritet e të bëhet e fortë mes drurëve të pyllit.+
Ai mbjell një dafinë, të cilën e rritin shirat.
15 Pastaj njeriu e përdor pemën si dru zjarri.
Me një pjesë të saj ngrohet;
bën zjarr me të dhe pjek bukë.
Gjithashtu sajon me të një perëndi dhe e adhuron;
bën me të një shëmbëlltyrë të gdhendur e përkulet me fytyrë përtokë para saj.+
16 Gjysmën e djeg në zjarr;
mbi të pjek mishin, që e ha dhe ngopet.
Veç kësaj, ngrohet dhe thotë:
«Oh, sa po më ngroh ky zjarr!»
17 Kurse me pjesën tjetër sajon një perëndi, një shëmbëlltyrë të gdhendur.
Ai përkulet para saj dhe e adhuron.
I lutet e i thotë:
«Më shpëto, se ti je perëndia im!»+
18 Ata nuk dinë e nuk kuptojnë asgjë,+
sepse janë të verbër e nuk shohin,
zemra e tyre nuk ka gjykim të thellë.
19 Askush nuk i thërret mendjes.*
Askush nuk ka njohuri e nuk kupton që të thotë:
«Gjysmën e dogja në zjarr
dhe mbi prushin e saj poqa bukën e mishin dhe hëngra.
Por tani, a duhet të bëj me atë që mbetet një gjë të pështirë?+
A duhet të adhuroj një copë* druri?»
20 Ai ushqehet me hi.
Zemra e mashtruar e ka çuar në rrugë të gabuar.
Ai nuk e shpëton dot veten dhe as nuk thotë:
«A nuk është gënjeshtër kjo që mbaj në dorë?»*
21 «Kujtoji këto gjëra, o Jakob, dhe ti, o Izrael,
sepse je shërbëtori im.
Unë të formova dhe ti je shërbëtori im.+
O Izrael, unë nuk do të të harroj.+
22 Unë do t’i zhduk shkeljet* e tua si të ishin fshehur pas një reje+
dhe mëkatet e tua si të ishin fshehur pas një reje të dendur.
Kthehu tek unë, se do të të riblej.+
23 Bërtitni me gëzim, o qiej,
sepse Jehovai ka vepruar!
Brohoritni fitimtare, o thellësi të tokës!
Lëshoni britma të gëzuara, o male,+
ju, o pyje, me tërë drurët tuaj,
sepse Jehovai e ka riblerë Jakobin
dhe e shfaq shkëlqimin e tij në Izrael.»+
«Unë jam Jehovai, ai që bëri gjithçka.
Kush ishte me mua?!
25 Unë bëj që të dalin të kota shenjat e profetëve të rremë.*
Unë jam Ai që i bën fallxhorët të veprojnë si të marrë;+
Ai që i huton të mençurit
dhe e kthen njohurinë e tyre në marrëzi;+
26 Ai që bën të dalin të vërteta fjalët e shërbëtorit të tij
dhe të përmbushen plotësisht parashikimet e lajmëtarëve të tij,+
Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të banohet’,+
dhe për qytetet e Judës: ‘Do të rindërtohen,+
rrënojat do t’i ngre prapë.’+
27 Unë jam Ai që u thotë ujërave të thella: ‘Avullohuni.
Do t’i thaj të gjithë lumenjtë e tu.’+
Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të rindërtohet’,
dhe për tempullin: ‘Do të hidhen themelet e tua.’»+
45 Kështu i thotë Jehovai të mirosurit të tij, Kirit,+
të cilin e kapi nga dora e djathtë+
që të nënshtrojë para tij kombe,+
që të çarmatosë mbretër,*
që të hapë para tij dyert dykanatëshe,
dhe kështu portat të mos mbyllen:
Do të copëtoj dyert prej bakri
dhe do të thyej shulat prej hekuri.+
3 Do të të jap thesaret që ndodhen në errësirë
dhe thesaret që ruhen në vende të fshehta,+
që ta dish se unë jam Jehovai,
Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.+
4 Për hir të Jakobit, shërbëtorit tim, dhe të Izraelit, të zgjedhurit tim,
unë të kam thirrur me emër.
Të kam dhënë një emër nderi, megjithëse nuk më njihje.
5 Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.
Veç meje, nuk ka tjetër Perëndi.+
Unë do të të forcoj,* megjithëse nuk më njihje,
6 që nga lindja e diellit deri në perëndim
të gjithë ta dinë
se nuk ka tjetër veç meje.+
Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+
Unë, Jehovai, i bëj të gjitha këto.
Nga retë le të derdhet drejtësia.
Le të hapet toka e të japë si fryt shpëtimin,
e, në të njëjtën kohë, le të mbijë drejtësia.+
Unë, Jehovai, e kam krijuar këtë.»
9 Mjerë ai që hahet* me Bërësin e tij,*
sepse është vetëm një copë qeramike
mes copave të tjera të hedhura përtokë!
A i thotë argjila Poçarit:* «Çfarë po bën?»+
A thotë vepra e bërë: «Ti nuk ke duar.»*
10 Mjerë ai që i thotë një babai: «Ç’ke sjellë në jetë?»,
dhe një nëne: «Çfarë po lind?»*
11 Kështu thotë Jehovai, i Shenjti i Izraelit,+ Ai që e formoi:
«Po më merrni në pyetje për gjërat që do të vijnë
e po më urdhëroni çfarë duhet të bëj me bijtë e mi+ dhe veprat e duarve të mia?!
12 Unë e bëra tokën+ dhe krijova njeriun në të.+
Ky do ta rindërtojë qytetin tim+
e do t’i çlirojë të mërguarit e mi,+ pa marrë as shpërblim e as ryshfet»,+—thotë Jehovai i ushtrive.
14 Kështu thotë Jehovai:
«Fitimet* e Egjiptit, mallrat* e Etiopisë dhe sabeatitët shtatlartë
do të vijnë vetë te ti dhe do të bëhen të tutë.
Ata do të ecin pas teje të lidhur me vargonj.
Do të vijnë e do të përkulen para teje,+
duke të thënë plot nderim: ‘Pa dyshim Perëndia është me ty,+
nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër.’»
15 Në të vërtetë ti, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar,+
je një Perëndi që s’tregon gjithnjë çfarë bën!
16 Ata do të turpërohen e do të poshtërohen të gjithë;
mjeshtrit që bëjnë idhuj, do të ikin të gjithë të turpëruar.+
17 Por Izraeli do të shpëtojë përgjithmonë falë Jehovait.+
Ju nuk do të turpëroheni dhe as do të poshtëroheni më për gjithë përjetësinë.+
18 Kështu thotë Jehovai,
Krijuesi i qiejve,+ Perëndia i vërtetë,
Ai që formoi tokën, që e bëri të patundshme,+
që nuk e krijoi pa një qëllim,* por e formoi që të banohej:+
«Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.
‘Kot më kërkoni!’
Unë jam Jehovai që flas sipas drejtësisë dhe shpall atë që është e drejtë.+
20 Mblidhuni dhe ejani.
Afrohuni bashkë, ju që ikët nga kombet.+
Ata që mbajnë shëmbëlltyrat e gdhendura nuk dinë asgjë
dhe i luten një perëndie që nuk mund t’i shpëtojë.+
21 Flitni dhe paraqitni çështjen tuaj.
Po, konsultohuni* të gjithë së bashku.
Kush e paratha këtë kohë më parë?
Kush e shpalli që nga e kaluara?
A nuk jam unë, Jehovai?
22 Kthehuni tek unë dhe shpëtoni,+ të gjithë ju skaje të tokës,
sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.+
23 Jam betuar për veten time;
fjala që ka dalë nga goja ime është e vërtetë,
e nuk do të kthehet mbrapsht:+
çdo gju do të përkulet para meje
dhe çdo gjuhë do të më betohet për besnikëri+
24 duke thënë: ‘Sigurisht te Jehovai ka drejtësi të vërtetë dhe forcë.
Të gjithë ata që zemërohen me të, do t’i dalin para të turpëruar.
25 Për shkak të Jehovait, tërë pasardhësit* e Izraelit do të tregohen të drejtë,+
dhe me të do të krenohen.’»
46 Beli përkulet,+ Neboja kërruset.
Idhujt e tyre janë ngarkuar mbi kafshët, mbi kafshët e barrës,+
si plaçkë e rëndë për kafshët e lodhura.
2 Ata kërrusen dhe përkulen së bashku;
nuk e shpëtojnë dot ngarkesën,*
dhe vetë ata shkojnë në robëri.
3 «Më dëgjo, o shtëpi e Jakobit, dhe të gjithë ju që keni mbetur nga shtëpia e Izraelit,+
ju, të cilët ju mbështeta që nga lindja e ju mbajta që në bark të nënës.+
Ashtu siç kam bërë, do t’ju mbaj, do t’ju mbështes e do t’ju shpëtoj.+
5 Me kë do të më përngjasoni e do të më barazoni?+
Me kë do të më krahasoni sikur të ishim të ngjashëm?+
6 Ka nga ata që e derdhin pa hesap arin nga çanta e tyre;
peshojnë argjend në peshore.
Paguajnë një metalpunues që sajon me të një perëndi.+
Pastaj përkulen me fytyrë përtokë, po, e adhurojnë.*+
Nuk lëviz vendit.+
I thërrasin, por nuk përgjigjet;
nuk mund të shpëtojë njeri nga vuajtja.+
8 Kujtojeni këtë dhe merrni zemër.
Merreni seriozisht, o shkelës të ligjit!
Unë jam Perëndia dhe s’ka asnjë të ngjashëm me mua.+
11 Unë po thërras një zog grabitqar nga lindja e diellit,+
nga një vend i largët, njeriun që do të përmbushë vendimin* tim.+
Unë e kam thënë, e unë do ta plotësoj.
Ky është qëllimi im, e unë do ta realizoj.+
Unë do t’i sjell shpëtimin Sionit dhe shkëlqimin tim Izraelit.»+
Ulu përtokë ku nuk ka fron,+
o bijë e kaldeasve,
sepse njerëzit nuk do të të quajnë më kurrë delikate dhe të përkëdhelur.
2 Merr mokrën* dhe bluaj miell.
Hiqe vellon.
Hiqe fundin, zbuloji këmbët
e kalo lumenjtë.
3 Lakuriqësia jote do të zbulohet.
Turpi yt do të duket sheshit.
6 Unë u indinjova me popullin tim.+
Por ti nuk pate mëshirë për ta.+
Madje edhe të moshuarve u ngarkove një zgjedhë të rëndë.+
7 Ti the: «Do të jem Zonjë* përgjithmonë.»+
Nuk mendove seriozisht për veprimet e tua;
nuk e more parasysh se si do të përfundonte kjo gjë.
«Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.+
S’do të bëhem vejushë.
S’do ta provoj kurrë humbjen e fëmijëve.»+
9 Por këto dy gjëra do të të ndodhin papritmas, brenda një dite:+
do të humbësh edhe fëmijët, edhe burrin.
Këto do të bien plotësisht mbi ty,+
për shkak të* shtrigërive të tua të shumta dhe të yshtjeve të fuqishme.+
10 Ti besove te ligësia jote.
The: «Askush nuk më sheh.»
Pikërisht mençuria dhe njohuria jote të çuan në rrugë të gabuar,
dhe thua me vete: «Unë jam, dhe s’ka asnjë tjetër.»
Nuk do t’i shmangësh dot vuajtjet që të presin.
Mbi ty do të vijë befas një rrënim që kurrë s’ta ka zënë syri.+
Ndoshta do të nxjerrësh dobi;
ndoshta do t’u kallësh tmerrin njerëzve.
13 Të lodhën këshilltarët e shumtë.
Le të ngrihen e të të shpëtojnë, pra,
adhuruesit e qiejve,* shikuesit e yjeve,+
ata që, kur del hëna e re, bëjnë parashikime
për gjërat që do të të ndodhin.
14 Ja, ata janë si kashta
dhe do të digjen në zjarr.
Nuk e shpëtojnë dot veten nga fuqia e flakëve.
Këto flakë nuk janë si thëngjij për t’u ngrohur
dhe as si një zjarr para të cilit mund të ulesh.
15 Kështu do të përfundojnë magjistarët e tu,
me të cilët je robtuar që në rini.
Ata do të hallakaten, duke ia mbathur secili për hesap të vet.*
Nuk do të ketë asnjë që të të shpëtojë.+
48 Dëgjo, o shtëpi e Jakobit,
ju që thirreni me emrin e Izraelit,+
që keni dalë nga ujërat e* Judës,
që betoheni për emrin e Jehovait+
e që i luteni Perëndisë së Izraelit,
por jo sipas së vërtetës dhe drejtësisë.+
2 Ju thirreni me emrin e qytetit të shenjtë+
dhe kërkoni mbështetjen e Perëndisë së Izraelit,+
emri i të cilit është Jehovai i ushtrive.
3 «Gjërat e mëparshme* jua kam thënë shumë kohë më parë.
Ato dolën nga goja ime
dhe unë i shpalla.+
Papritmas unë veprova, dhe ato ndodhën.+
4 Ngaqë e dija sa kokëfortë je,
që e ke qafën të fortë si hekur* dhe ballin si bakër,+
5 t’i tregova kohë më parë.
Unë t’i tregova para se të ndodhnin,
që të mos thoshe: ‘E bëri idhulli im;
e urdhëroi shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime prej metali.’*
6 Ti i ke dëgjuar e i ke parë të gjitha.
A nuk do t’i shpallësh?+
Që tani e tutje, unë po njoftoj gjëra të reja,+
të fshehura me kujdes, që nuk i ke ditur.
7 Këto gjëra po krijohen vetëm tani, dhe nuk janë krijuar kohë më parë,
para ditës së sotme nuk i ke dëgjuar kurrë,
kështu nuk mund të thuash: ‘Ja, tashmë i dija.’
8 Jo, as nuk i ke dëgjuar,+ as nuk i ke ditur,
e në të kaluarën nuk doje të dëgjoje,
sepse unë e di se je shumë i pabesë+
dhe se e ke shkelur ligjin që nga lindja.+
9 Por, për hir të emrit tim, do ta përmbaj zemërimin;+
për hir të lavdisë sime do të përmbahem,
e nuk do të të shfaros.+
11 Për hir të emrit tim, vetëm për hir të emrit tim, do të veproj,+
sepse si mund të lejoj që të më përdhosin?+
Lavdinë time nuk ia jap askujt tjetër.*
12 Më dëgjo, o Jakob, dhe ti, o Izrael, që të kam thirrur.
Unë jam po Ai që kam qenë.+ Unë jam i pari; unë jam edhe i fundit.+
Kur unë i thërras, paraqiten së bashku.
14 Mblidhuni të gjithë dhe dëgjoni.
Cili prej tyre* i ka shpallur këto gjëra?
15 Unë vetë kam folur dhe e kam thirrur.+
E kam sjellë dhe do të bëj që ai të ketë sukses.+
16 Afrohuni tek unë dhe dëgjoni.
Që në fillim, nuk kam folur në fshehtësi.+
Që nga koha kur ndodhi, unë kam qenë atje.»
Tani Zotëria Sovran Jehova më ka dërguar mua bashkë me frymën e tij.
17 Kështu thotë Jehovai, Riblerësi yt, i Shenjti i Izraelit:+
«Unë, Jehovai, jam Perëndia yt,
Ai që të mëson si të nxjerrësh dobi për vete,*+
Ai që të udhëheq nëpër rrugën nga duhet të shkosh.+
18 Ah, sa shumë dua që t’u kushtosh vëmendje urdhërimeve të mia!+
19 Pasardhësit* e tu do të jenë aq të shumtë sa rëra e detit
dhe bijtë e tu të shumtë si kokrrizat e saj.+
Emri i tyre as do të zhduket, as do të shfaroset kurrë para meje.»
Mbathjani nga kaldeasit!
Njoftojeni me britma gëzimi dhe shpalleni!+
Përhapeni deri në skajet e tokës.+
Thoni: «Jehovai e ka riblerë shërbëtorin e tij, Jakobin.+
21 Ata nuk i mori etja kur ai i udhëhoqi nëpër vende të shkreta.+
Për ta bëri që të dilte ujë nga shkëmbi,
e çau shkëmbin që të vërshonte ujë.+
22 Nuk ka paqe për të ligjtë»,+—thotë Jehovai.
Jehovai më ka thirrur që para se të lindja.*+
Që kur isha në bark të nënës, e përmendi emrin tim.
Më bëri si një shigjetë të lëmuar;
më fshehu në kukurën e tij.*
4 Unë thashë: «Kot u robtova.
E harxhova fuqinë më kot, për gjëra pa vlerë.
5 Dhe tani, Jehovai, Ai që më formoi që në bark të nënës si shërbëtorin e tij,
më ka thënë ta kthej Jakobin tek ai,
që Izraeli të mblidhet pranë tij.+
Unë do të lëvdohem në sytë e Jehovait,
Perëndia im do të jetë bërë forca ime.
6 Ai më tha: «Nuk mjafton që je shërbëtori im
për të ngritur fiset e Jakobit
dhe për t’i kthyer të mbijetuarit nga Izraeli.*
7 Jehovai Riblerësi i Izraelit, i Shenjti i tij,+ i thotë atij që e përbuzin,+ që kombet e urrejnë, shërbëtorit të sundimtarëve:
«Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbë
dhe princat do të përkulen
për shkak të Jehovait, që është besnik,+
për shkak të të Shenjtit të Izraelit, që të ka zgjedhur.»+
8 Kështu thotë Jehovai:
Të ruaja për të të dhënë si besëlidhje për popullin,+
për të ripërtërirë vendin,
për të marrë në zotërim trashëgiminë e shkretuar,+
9 për t’u thënë të burgosurve: ‘Dilni’,+
dhe atyre që janë në errësirë:+ ‘Dilni në dritë.’
Ata do të ushqehen përgjatë rrugëve
dhe kullotat e tyre do të jenë nëpër shtigje të rrahura.*
10 Nuk do t’i marrë as uria e as etja,+
nuk do të vuajnë më as nga vapa përvëluese e as nga dielli,+
sepse Ai që ka mëshirë për ta, do t’u prijë+
e do t’i çojë te burimet e ujit.+
13 Brohoritni me hare, o qiej, dhe gëzo, o tokë!+
Ai u tregon mëshirë njerëzve të vet të munduar.+
14 Por Sioni thoshte:
«Jehovai më ka braktisur.+ Jehovai më ka harruar.»+
15 A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjirit
dhe të mos i dhimbset fëmija i barkut?
Edhe sikur ato të harrojnë, unë nuk do të të harroj kurrë.+
16 Ja, unë të kam skalitur në pëllëmbët e duarve të mia.
Muret e tua i kam gjithnjë para syve.
17 Bijtë e tu nxitojnë për t’u kthyer.
Ata që të rrafshuan e të shkretuan, do të ikin prej teje.
18 Ngri sytë e shih përreth.
Të tërë po mblidhen+ e po vijnë te ti.
Jehovai thotë: «Siç është e vërtetë që unë rroj,
ti do të zbukurohesh me të gjithë ata, sikur të ishin stoli
e do të vishesh me ta siç bën një nuse.
19 Megjithëse vendet e tua ishin të rrënuara e të shkretuara dhe toka jote ishte gërmadhë,+
tani do të bëhet tepër ngushtë për të banuar,+
20 Fëmijët që të lindën, kur vajtoje për bijtë e humbur, do të të thonë:
‘Këtu jemi tepër ngushtë;
na bëj vend që të banojmë.’+
21 Atëherë do të thuash:
‘Po këta, kush m’i lindi,
përderisa unë jam grua e mbetur pa fëmijë dhe shterpë,
e çuar në mërgim dhe e burgosur?
Kush i rriti?+
22 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
Kështu ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai;
ata që shpresojnë tek unë, nuk do të turpërohen.»+
24 A mund t’i merret vallë preja një të fuqishmi?
A mund t’i shpëtosh robërit nga tirani?
25 Por kështu thotë Jehovai:
Unë do t’i kundërvihem kujtdo që të kundërvihet+
dhe do t’i shpëtoj bijtë e tu.
26 Ata që të keqtrajtojnë, do t’i bëj të hanë mishin e vet,
do të dehen me gjakun e vet, sikur të ishte verë e ëmbël.
Çdo njeri* ka për ta marrë vesh se unë jam Jehovai,+
Shpëtimtari+ dhe Riblerësi yt,+
i Fuqishmi i Jakobit.»+
50 Kështu thotë Jehovai:
«Ku është certifikata e divorcit+ me të cilën e përzura nënën tuaj?
Te cili nga huadhënësit e mi ju shita?
Ja, për shkak të fajeve tuaja+ jeni shitur,
2 Pse, pra, s’kishte asnjeri kur erdha?
Pse s’u përgjigj askush kur thirra?+
Kaq shumë është shkurtuar dora ime, sa nuk mund të shpengojë?*
A nuk kam unë fuqi t’ju çliroj?+
Peshqit e tyre qelben ngaqë nuk ka më ujë
e ngordhin nga etja.
4 Zotëria Sovran Jehova më ka dhënë gjuhën e të mësuarve,*+
që të di si t’i përgjigjem* të lodhurit me fjalët e duhura.*+
Ai më zgjon mëngjes për mëngjes;
e zgjon veshin tim që të dëgjoj si ata që mësohen.+
Nuk shkova në drejtim të kundërt.+
6 E shtrova kurrizin para atyre që më goditnin
dhe ua dhashë faqet atyre që më shkulnin mjekrën.
Nuk ua fsheha fytyrën poshtërimeve dhe të pështyrave.+
7 Por Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë.+
Ja pse nuk do të ndihem i poshtëruar;
ja pse e bëra fytyrën si gur stralli,+
dhe e di se nuk do të turpërohem.
8 Ai që më shpall të drejtë, është afër.
Le të përballemi me njëri-tjetrin.
Kush ka një çështje kundër meje?
Le të më afrohet.
9 Ja, Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë.
Kush do të më shpallë fajtor?!
Të gjithë do të konsumohen si një rrobë;
mola do t’i brejë.
Kush nga ju ecën në errësirë të dendur pa asnjë dritë?
Le të ketë besim në emrin e Jehovait dhe le të mbështetet te Perëndia i vet.
11 «Por të gjithë ju që ndizni një zjarr,
duke bërë të dalin shkëndija,
ecni në dritën e zjarrit tuaj
dhe mes shkëndijave që përhapët.
Ja çfarë do t’ju vijë nga dora ime:
do të lëngoni në shtrat nga dhembje të forta.
51 Më dëgjoni, ju që ndiqni drejtësinë
dhe që kërkoni Jehovain.
Shikoni shkëmbin nga u pretë
dhe guroren nga dolët.
3 Unë, Jehovai, do ta ngushëlloj Sionin.+
Do të ngushëlloj të gjitha gërmadhat e tij.+
Atje do të ketë gëzim e hare,
falënderime e këngë të bukura.+
4 Më kushto vëmendje, o populli im,
dhe ti, o kombi im, ma vër veshin,+
sepse nga unë do të dalë një ligj+
dhe drejtësinë time do ta vendos si dritë për popujt.+
6 Ngrijini sytë drejt qiellit
dhe shikoni poshtë në tokë,
sepse qiejt do të përhapen si tymi,
toka do të konsumohet si një rrobë,
dhe banorët e saj do të vdesin si harrjet.
Por shpëtimi që do të sjell, do të jetë i përjetshëm,+
Mos kini frikë nga talljet e njerëzve
dhe mos u trembni nga sharjet e tyre,
8 sepse ata do t’i brejë mola si të ishin rrobë;
do t’i grijë tenja* si të ishin lesh,+
por drejtësia ime do të mbetet përgjithmonë
dhe shpëtimi që do të sjell, do të zgjatë brez pas brezi.»+
Zgjohu si në ditët e lashta, si në brezat e shkuar.
A nuk e dërrmove ti Rahabën?*+
A nuk e shpove ti tejpërtej përbindëshin e detit?+
10 A nuk e thave ti detin, thellësinë e pafund?+
A nuk e shndërrove ti fundin e detit të thellë në një rrugë që të kalonin të riblerët?+
11 Ata që ka shpenguar* Jehovai, do të kthehen.+
Do të vijnë në Sion me britma hareje.+
Një gëzim i përjetshëm do t’i kurorëzojë.*+
Do të fluturojnë nga gëzimi e ngazëllimi,
kurse hidhërimi e psherëtima do të zhduken.+
12 «Unë jam Ai që të ngushëllon.+
Pse t’i trembesh një njeriu që do të vdesë+
dhe një biri njeriu që do të vyshket si bari i gjelbër?
Gjithë ditën e ditës i frikësoheshe tërbimit të shtypësit,*
a thua se ishte në gjendje të të shkatërronte.
Ku është tani tërbimi i tij?
14 Ai që është kërrusur nga zinxhirët, do të çlirohet shpejt;+
nuk do të vdesë e nuk do të futet në gropë,
as buka nuk do t’i mungojë.
Emri im është Jehovai i ushtrive.+
16 Unë do t’i vë fjalët e mia në gojën tënde
dhe do të të mbuloj me hijen e dorës sime,+
me qëllim që të vendos qiejt, të hedh themelet e tokës+
dhe t’i them Sionit: ‘Ti je populli im.’+
Atë gotë, atë kupë që të trullos,
e ke pirë të gjithë dhe e ke kthyer me fund.+
18 Asnjë nga bijtë që linde, nuk është atje që të të udhëheqë.
Asnjë nga bijtë që rrite, nuk të mban për krahu.
19 Këto dy gjëra ke pësuar.
Kush do të ta qajë hallin?
U shkatërrove e u rrafshove, vuajte nga uria e nga shpata!+
Kush do të të ngushëllojë?+
20 Bijve të tu u ka rënë të fikët.+
Janë shtrirë në çdo qoshe të rrugëve*
si delet e egra që kapen në rrjetë.
Ata e kanë pirë me fund kupën e tërbimit të Jehovait, të qortimit të Perëndisë tuaj.»
21 Prandaj dëgjo, të lutem,
o grua e munduar dhe e dehur, ndonëse jo me verë.
22 Kështu thotë Zotëria yt, Jehovai, Perëndia yt që e mbron popullin e vet:
«Do të ta heq nga dora kupën që të trullos,+
atë gotë, kupën e tërbimit tim;
ti nuk do ta pish më kurrë.+
Kështu ti e bëje kurrizin si tokë,
si rrugë për ta, që të kalonin.»
52 Zgjohu! Zgjohu dhe vishu me forcë,+ o Sion!+
Vish rrobat e tua të bukura,+ o Jerusalem, o qytet i shenjtë,
sepse te ti nuk do të hyjë më i parrethpreri dhe i papastri!+
2 Shkunde pluhurin, ngrihu nga toka dhe ulu në një vend, o Jerusalem!
Këputi vargonjtë nga qafa, o robinjë e Sionit!+
3 Se kështu thotë Jehovai:
4 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
«Në fillim populli im zbriti në Egjipt që të banonte atje si i huaj;+
më vonë, Asiria e shtypi pa shkak.
5 Atëherë, ç’duhet të bëj?—thotë Jehovai.
Se popullin tim e morën pa asnjë çmim.
Ata që sundojnë mbi të,—thotë Jehovai,—lëshojnë ulërima triumfuese+
dhe vazhdimisht, gjithë ditën, e përbuzin emrin tim.+
Jam pikërisht Unë!»
7 Sa të bukura janë mbi male
këmbët e atij që sjell lajmin e mirë,+
që shpall paqen,+
që sjell lajmin e mirë për diçka më të mirë,
që shpall shpëtimin,
që i thotë Sionit: «Perëndia yt është bërë Mbret!»+
8 Dëgjo! Rojat e tua ngrenë zërin.
Të gjithë njëzëri lëshojnë britma gëzimi,
sepse e shohin qartë* që Jehovai i kthen njerëzit e Sionit.
9 Gëzoni dhe lëshoni britma hareje njëzëri, o rrënoja të Jerusalemit,+
sepse Jehovai e ka ngushëlluar popullin e tij;+ e ka riblerë Jerusalemin.+
10 Jehovai e ka përveshur krahun e tij të shenjtë para syve të të gjitha kombeve;+
të gjitha skajet e tokës do të shohin veprat e shpëtimit* të Perëndisë tonë.+
11 Largohuni! Largohuni! Dilni që andej+ e mos prekni asgjë të papastër!+
12 Ju s’do të niseni në panik,
as do t’ia mbathni,
sepse Jehovai do të shkojë para jush+
dhe Perëndia i Izraelit do të jetë praparoja juaj.+
13 Ja, shërbëtori im+ do të veprojë me gjykim të thellë.
Ai do të lartohet,
do të nderohet e do të lartësohet shumë.+
14 Ashtu si shumë veta ia ngulën sytë të habitur
—ngaqë fytyra e tij u shpërfytyrua më shumë se e çdo njeriu tjetër
dhe pamja e tij mbresëlënëse u shpërfytyrua më shumë se e çdo krijese njerëzore—
Para tij mbretërit do të mbeten pa fjalë,*+
sepse do të shohin atë që nuk u ishte treguar
dhe do të shqyrtojnë atë që nuk kishin dëgjuar.+
53 Kush tregoi besim tek ajo që dëgjoi nga ne?*+
Kujt iu shfaq+ krahu i Jehovait?+
2 Ai* do të mbijë si një filiz+ para tij,* si një rrënjë në një vend të zhuritur.
3 Njerëzit e përbuzën dhe e mënjanuan;+
ai ishte bërë për të njohur* dhembjet; e dinte ç’ishin sëmundjet.
Por ne e konsideruam si një njeri të goditur me plagë, të qëlluar dhe të munduar nga Perëndia.
6 Të gjithë ishim si dele të hallakatura,+
secili nga ne ndiqte rrugën e vet;
Jehovai bëri që faji i secilit prej nesh të binte mbi të.+
8 Atij ia morën jetën* duke ia mohuar gjykimin e drejtë.*
Kush do të merret me hollësitë e prejardhjes* së tij?
9 Varrin ia dhanë* mes të ligjve,+
e varrosën mes të pasurve* kur vdiq,+
ndonëse nuk kishte bërë asnjë të keqe*
dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+
10 Por ishte vullneti yt, o Jehova,* që ai të dërrmohej dhe të vuante.
Nëse ti e paraqet jetën* e tij si blatim për fajin,+
11 Pas gjithë asaj që vuajti,* do të shohë çfarë ka arritur dhe do të kënaqet.
«Me anë të njohurisë së tij, shërbëtori im,+ i drejti im,
do t’i ndihmojë shumë njerëz të quhen të drejtë+
dhe do të mbartë fajet e tyre.+
12 Për këtë arsye do t’i caktoj një pjesë mes shumë të tjerëve
e ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit,
sepse e zbrazi jetën* e tij deri në vdekje+
dhe u llogarit si shkelës i ligjit;+
ai mbarti mëkatin e shumë njerëzve+
dhe ndërmjetësoi në favor të shkelësve.»+
54 «Lësho britma gëzimi, o grua shterpë që nuk ke lindur!+
Gëzo e brohorit me hare,+ ti që nuk ke pasur kurrë dhembje lindjeje,+
sepse bijtë* e së braktisurës janë më të shumtë
2 Zgjeroje vendin e tendës sate.+
Shtriji pëlhurat e tabernakullit tënd të madhërishëm.
Zgjati pa kursim litarët e tendës sate
dhe forcoji kunjat e saj,+
3 sepse do të shtrihesh në të djathtë e në të majtë.
Pasardhësit e tu do të shtien në dorë kombe
e do të popullojnë qytetet e shkretuara.+
Do të harrosh edhe turpin e rinisë
dhe nuk do ta kujtosh më poshtërimin e vejërisë sate.
5 Se Bërësi yt i Madh+ është si një bashkëshort* për ty,+
emri i tij është Jehovai i ushtrive,
dhe i Shenjti i Izraelit është Riblerësi yt.+
Ai do të quhet Perëndia i gjithë tokës.+
6 Jehovai të thirri sikur të ishe një grua e braktisur dhe e hidhëruar,*+
si një grua që martohet në rini, por pastaj e përzënë,—thotë Perëndia yt.
8 Në valën e zemërimit i largova sytë* nga ti për një çast,+
por do të kem mëshirë për ty, duke të treguar përherë dashuri besnike,+—thotë Riblerësi yt,+ Jehovai.
9 Për mua kjo është tamam si në ditët e Noesë.+
Siç jam betuar se ujërat e Noesë nuk do ta mbulojnë më tokën,+
po njësoj betohem se nuk do të zemërohem më me ty dhe as do të të qortoj më.+
10 Se malet mund të zhduken,
kodrat mund të lëkunden,
por dashuria që ndiej për ty nuk do të zhduket,+
as besëlidhja e paqes që kam bërë me ty, nuk do të lëkundet,+—thotë Jehovai, Ai që ndien mëshirë për ty.+
11 O grua e munduar,+ e goditur nga stuhitë dhe e pangushëlluar,+
do t’i shtroj gurët e tu me llaç të fortë
dhe do t’i bëj themelet e tua prej safirësh.+
12 Do t’i bëj bedenat e tu prej rubinësh,
portat e tua prej gurësh vezullues*
dhe tërë kufijtë e tu prej gurësh të çmuar.
14 Drejtësia do të jetë themeli yt i fortë.+
Do të jesh i mbrojtur nga shtypja,+
asgjë s’do të të frikësojë dhe s’do të të ngjallë tmerr,
sepse asgjë e tmerrshme nuk do të të afrohet.+
15 Nëse ndokush të sulmon,
s’do ta bëjë me urdhrin tim.
Kushdo që të sulmon, do të bjerë për shkakun tënd.+
Gjithashtu, unë e krijova atë që sjell shkatërrim.+
17 Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses+
dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh.
Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Jehovait,
dhe drejtësia e tyre vjen nga unë»,—thotë Jehovai.+
55 «Ejani pranë ujit,+ të gjithë ju o të etur!+
Ejani, merrni e hani, ju që nuk keni pará!
Po, ejani, merrni verë e qumësht+ falas.+
2 Pse paguani për diçka që nuk është bukë?!
Pse i harxhoni fitimet* për diçka që nuk ju ngop?!
Më dëgjoni me vëmendje dhe hani atë që është e mirë,+
dhe do të kënaqeni jashtë mase me ushqime të zgjedhura.+
3 Ma vini veshin dhe ejani tek unë.+
Dëgjoni, dhe do të jetoni.
Me siguri do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme+
në përputhje me dashurinë besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.+
5 Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh,
dhe njerëzit e një kombi që nuk të ka njohur, do të vrapojnë drejt teje,
për hir të Jehovait, Perëndisë tënd,+ të Shenjtit të Izraelit, sepse do të të japë lavdi.+
6 Kërkojeni Jehovain ndërsa mund të gjendet.+
Thirreni ndërsa është ende afër.+
Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë,+
9 Vërtet, ashtu si qiejt janë më lart se toka,
edhe udhët e mia janë më lart se udhët tuaja,
dhe mendimet e mia janë më lart se mendimet tuaja.+
10 Dhe ashtu si shiu e bora bien nga qielli
e nuk kthehen pa e ngopur tokën, pa e bërë të prodhojë e të blerojë,
që bujku të marrë farën dhe njerëzit të kenë bukë për të ngrënë,
11 po ashtu edhe fjala që del nga goja ime,+
nuk do të kthehet prapë tek unë pa dhënë fryt.+
Por me siguri do ta realizojë atë që më pëlqen*+
dhe do ta përmbushë patjetër qëllimin për të cilin e dërgova.
Malet e kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi kur t’ju shohin,+
dhe tërë pemët e fushës do të duartrokasin.+
Kjo do t’i sjellë lavdi* Jehovait,+
e do të jetë një shenjë e përjetshme që nuk do të zhduket kurrë.»
56 Kështu thotë Jehovai:
«Zbatoni drejtësinë+ dhe bëni atë që është e drejtë,
sepse shpëtimi im do të vijë së shpejti
dhe drejtësia ime do të shpaloset.+
2 Lum njeriu që vepron kështu
dhe biri i njeriut që kapet fort pas saj,
që mban Sabatin pa e përdhosur+
dhe nuk bën asgjë të ligë me dorën e tij!
3 I huaji që bashkohet me Jehovain+ të mos thotë:
‘Me siguri, Jehovai do të më ndajë nga populli i tij.’
As eunuku të mos thotë: ‘Jam një dru i thatë.’»
4 Se kështu thotë Jehovai: «Eunukëve që mbajnë sabatet e mia, që zgjedhin atë që më pëlqen mua dhe që respektojnë besëlidhjen time,
5 do t’u jap në shtëpinë time dhe brenda mureve të mia
një kujtim* dhe një emër të përjetshëm,
diçka më të mirë se bijtë e bijat.
Unë do t’u jap një emër të përjetshëm,
një emër që nuk do të fshihet.
6 Edhe të huajt që bashkohen me Jehovain për t’i shërbyer,
për ta dashur emrin e Jehovait+
dhe për t’u bërë shërbëtorë të tij,
të gjithë ata që mbajnë Sabatin pa e përdhosur
dhe që respektojnë besëlidhjen time,
7 do t’i çoj në malin tim të shenjtë+
dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes.
Blatimet e plota të djegura dhe flijimet e tyre do të pranohen në altarin tim,
sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt.»+
8 Zotëria Sovran Jehova, që i mbledh të shpërndarët e Izraelit,+ thotë:
«Veç atyre që tashmë janë mbledhur,
do të mbledh edhe të tjerë rreth tij.»+
10 Rojat e tij janë të verbra,+ asnjë prej tyre nuk dallon gjë.+
Të gjithë janë si qen të pagojë që nuk lehin dot,+
por vetëm gulçojnë, shtrihen dhe u pëlqen të dremitin.
11 Janë si qen të uritur;* nuk ngopen kurrë.
Janë barinj që nuk kuptojnë.+
Gjithsecili ndjek rrugën e vet;
çdokush prej tyre kërkon përfitim të padrejtë dhe thotë:
Nesër do të jetë si sot, madje shumë më mirë.»
57 I drejti vdes, por askush s’do t’ia dijë.
4 Kë vini në lojë?
Me kë talleni* dhe kujt ia nxirrni gjuhën?
5 A nuk jeni ju që ju ndizet pasioni mes pemëve të mëdha,+
nën çdo pemë të harlisur,+
e që i vritni fëmijët nëpër lugina,*+
nën të çarat e shkrepave?
6 Ti ke zgjedhur gurët e lëmuar të luginës.*+
Po, këta ke për të marrë.
Edhe mbi ta ti derdh blatime në pije dhe u bën dhurata.+
A duhet të kënaqem* me këto gjëra?
7 Ti e përgatite shtratin tënd mbi një mal të lartë, shumë të lartë,+
dhe u ngjite atje për të bërë flijime.+
8 Idhullin* që bëre, e vure pas derës dhe pas shtalkës.*
Më braktise dhe u zhveshe;
u ngjite lart dhe e zgjerove shtratin tënd.
Bëre besëlidhje me ta.
Të pëlqeu të flije me ta+
dhe admirove organin mashkullor.*
I nise larg të dërguarit e tu,
e kështu zbrite në Varr.*
10 U rraskapite duke ndjekur rrugët e tua të shumta,
por nuk the: ‘Është e kotë!’
I ripërtërive fuqitë e tua.
Ja pse nuk dorëzohesh.*
11 Kujt i trembeshe?
Nga kush kishe frikë që nise të gënjeje?+
Për mua nuk u kujtove.+
Për asgjë nuk deshe t’ia dije.+
A nuk kam qëndruar në heshtje dhe i tërhequr?*+
Prandaj nuk tregove nderim të thellë* ndaj meje.
Atë do ta marrë me vete era;
vetëm po t’i frysh pak, do të fluturojë tutje.
14 Do të thuhet: ‘Shtrojeni, shtrojeni rrugën. Përgatiteni rrugën!+
Hiqni çdo pengesë nga rruga e popullit tim.’»
15 Se kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi
«Unë banoj në lartësi e në vend të shenjtë+
por jam edhe me të dërrmuarin e të brengosurin,*
që t’u jap forcë të brengosurve
dhe t’ua ngre zemrën peshë të dërrmuarve.+
16 Sepse nuk do t’u kundërvihem përgjithmonë
dhe as do të mbetem i zemëruar përjetë,+
përndryshe njeriut* do t’i priteshin fuqitë për shkakun tim,+
madje edhe çdo krijese të gjallë që kam bërë.
17 Unë u indinjova me mëkatin e tij,*
ngaqë lakmonte gjithnjë fitime të pandershme,+
prandaj e godita, i largova sytë prej tij dhe u indinjova.
Por ai, si një tradhtar,*+ vazhdoi të ndiqte zemrën e vet.
18 Unë i kam parë udhët që ka ndjekur,
gjithsesi do ta shëroj+ e do t’i prij,+
e këdo që mban zi bashkë me të.+
19 Unë e krijoj frytin e buzëve.
Paqe të vazhdueshme do t’i jap
atij që është larg dhe atij që është afër,+
e do t’i shëroj,—thotë Jehovai.
20 Por të ligjtë janë si deti i trazuar që s’mund të qetësohet,
ujërat e të cilit nxjerrin leshterikë dhe llucë.
21 Nuk ka paqe për të ligjtë,+—thotë Perëndia im.
58 Bërtit sa të ha zëri e mos u përmbaj!
Ngrije zërin si tingulli i një briri.
Shpalli popullit tim rebelimet e tij,+
shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj.
2 Ata më kërkojnë ditë për ditë
dhe thonë se kënaqen duke njohur udhët e mia,
sikur të ishin një komb që bën atë që është e drejtë
dhe që nuk e ka braktisur drejtësinë e Perëndisë së tij.+
Kërkojnë nga unë gjykime të drejta,
dëshirojnë t’i afrohen Perëndisë.+
3 Ata thonë: ‘Pse nuk na sheh kur agjërojmë?+
Pse s’e vë re kur e mundojmë veten?’+
Nuk mund të agjëroni si bëni sot
e të mendoni se zëri juaj do të dëgjohet në qiej.
5 A është ky agjërimi që më pëlqen,
një ditë në të cilën dikush e mundon veten,
përkul kokën porsi xunkth,
vë për shtrojë copë thesi* dhe hi?
Këtë quani ju agjërim dhe ditë të pëlqyeshme për Jehovain?
6 Jo! Agjërimi që më pëlqen është ky:
të heqësh vargonjtë e ligësisë,
të zgjidhësh litarët e zgjedhës,+
ta lësh të lirë të shtypurin+
dhe të thyesh çdo zgjedhë;
7 ta ndash bukën me të uriturin,+
ta futësh në shtëpinë tënde atë që është i varfër e i pastrehë,
ta veshësh atë që sheh se është i zhveshur+
dhe të mos ua kthesh shpinën të afërmve.*
Para teje do të shkojë drejtësia
dhe lavdia e Jehovait do të jetë praparoja jote.+
9 Atëherë do të thërrasësh, dhe Jehovai do të të përgjigjet.
Do të kërkosh ndihmë, dhe ai do të të thotë: ‘Ja ku jam!’
Nëse e heq zgjedhën nga mesi yt,
nuk i tregon më me gisht të tjerët
e nuk thua më fjalë keqdashëse,+
10 nëse i jep të uriturit atë që ty vetë të pëlqen+
dhe ngop të munduarit,
atëherë drita jote do të shndritë në errësirë
e terri yt do të jetë si mesdita.+
Ai do t’i gjallërojë kockat e tua,
dhe do të jesh si një kopsht i ujitur mirë,+
si një burim uji që nuk shteron kurrë.
12 Për shkakun tënd do të ndërtohen rrënojat e lashta.+
Ti do të rivendosësh themelet e brezave të shkuar.+
13 Nëse e mban Sabatin, ditën time të shenjtë,+
dhe heq dorë* nga interesat e tua,*
nëse e konsideron Sabatin një ditë kënaqësie të thellë,
një ditë të shenjtë për Jehovain, një ditë që i duhet dhënë lavdi,+
dhe i jep lavdi në vend që të kërkosh interesat e tua e të thuash fjalë të kota,
14 atëherë do të gjesh kënaqësi të thellë te Jehovai
dhe unë do të bëj që të kalërosh në vendet e larta të tokës.+
Do të bëj që të hash nga trashëgimia* e Jakobit, paraardhësit tënd,+
sepse këtë e thotë Jehovai me gojën e tij.»
59 Dora e Jehovait nuk është aq e shkurtër sa të mos shpëtojë dot,+
dhe veshi i tij nuk është aq i pandjeshëm* sa të mos dëgjojë dot.+
2 Përkundrazi, fajet tuaja ju kanë ndarë nga Perëndia juaj,+
prej mëkateve tuaja, ai i ka larguar sytë nga ju,*
e ai nuk pranon t’ju dëgjojë,+
3 sepse duart i keni përlyer me gjak+
dhe gishtërinjtë me faj.
Buzët tuaja thonë gënjeshtra,+ dhe gjuha juaj pëshpërit padrejtësi.
Përkundrazi, besojnë përralla*+ dhe thonë fjalë të kota.
Ngjizin telashe dhe pjellin të këqija.+
Kush i ha vezët e tyre vdes,
e nga veza e shtypur del një nepërkë.
Veprat e tyre janë të këqija
e duart i kanë të shkathëta për akte dhune.+
Mendimet i kanë të këqija;
në rrugët e tyre ka rrënim e shkatërrim.+
Udhët e veta i shtrembërojnë;
kush shkel nëpër to, nuk do të ketë paqe.+
9 Prandaj drejtësia është larg nesh
dhe e drejta nuk arrin deri te ne.
Presim dritë, por ja, errësirë;
presim shkëlqim, por vazhdojmë të ecim në terr.+
Pengohemi në mesditë sikur të ishte muzgu i mbrëmjes;
jemi si të vdekur mes të fortëve.
11 Që të gjithë hungërijmë si arinj
dhe gugatim vajtueshëm si pëllumba.
Shpresojmë për drejtësi, por drejtësi s’ka;
shpresojmë për shpëtim, por ai është shumë larg nesh,
12 sepse rebelimet tona janë të shumta para teje;+
çdo mëkat yni dëshmon kundër nesh.+
Mbajmë mbi vete rebelimet tona,
dhe fajet i dimë mirë.+
Kemi folur për shtypje e rebelim;+
kemi sajuar* gënjeshtra e kemi pëshpëritur në zemër fjalë të pavërteta.+
14 Drejtësinë e detyrojmë të sprapset,+
e ajo që është e drejtë qëndron larg;+
sepse e vërteta* pengohet në shesh,
e drejta nuk hyn dot.
16 Ai pa se nuk kishte asnjë që të ndihmonte,
u befasua që asnjë nuk ndërhynte.
Veshi rrobat e hakmarrjes,+
zelli e mbështolli si një pelerinë.
18 Ai do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre:+
kundërshtarët me tërbim, armiqtë me shpagim.+
Ishujve do t’ua kthejë siç e meritojnë.
19 Nga perëndimi i diellit do ta nderojnë thellësisht emrin e Jehovait*
dhe nga lindja e diellit lavdinë e tij,
sepse Jehovai do të vijë si një lumë i rrëmbyeshëm,
të cilin e shtyn fryma e tij.
20 «Riblerësi+ do të vijë+ në Sion
dhe te pasardhësit e Jakobit që heqin dorë nga shkeljet,+—thotë Jehovai.
21 Kjo është besëlidhja ime me ta,+—thotë Jehovai. ‘Fryma ime është mbi ty dhe fjalët që të kam vënë në gojë nuk do të hiqen nga goja jote, nga goja e fëmijëve të tu* dhe nga goja e nipërve të tu,* tani e përgjithmonë’,—thotë Jehovai.
60 Ngrihu, o grua,+ e shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur.
Lavdia e Jehovait shndrit mbi ty.+
2 Ja, toka do të mbulohet nga errësira
dhe kombet nga terri i zi,
kurse mbi ty do të shndritë drita e Jehovait
dhe do të shihet lavdia e tij.
4 Ngriji sytë dhe shih përreth!
Ata janë mbledhur të gjithë e po vijnë te ti.
5 Në atë kohë, fytyra do të të rrezatojë kur ta shohësh këtë.+
Zemra do të të brofë e do të të gufojë,
sepse pasuritë e detit do të vërshojnë drejt teje;
të mirat e kombeve do të vijnë te ti.+
I gjithë populli i Shebës do të vijë;
do të sjellë ar e temjan të bardhë
dhe do të shpallë lavde për Jehovain.+
7 Të gjitha kopetë e Kedarit+ do të të mblidhen pranë.
Deshtë e Nebajotit+ do të të shërbejnë.
9 Tek unë do të shpresojnë ishujt.+
Anijet e Tarshishit po prijnë*
për t’i sjellë bijtë e tu nga larg+
bashkë me argjendin dhe arin e tyre,
për hir të emrit të Jehovait, Perëndisë tënd,
për hir të të Shenjtit të Izraelit,
10 Të huajt do të ndërtojnë muret e tua
dhe mbretërit e tyre do të të shërbejnë,+
sepse në indinjatën time të ndëshkova,
11 Portat e tua do të qëndrojnë gjithnjë të hapura;+
nuk do të mbyllen as ditën e as natën,
që të sjellin te ti të mirat e kombeve,
dhe mbretërit e tyre do të jenë në krye,+
12 sepse ato kombe dhe mbretëri që nuk do të të shërbejnë, do të zhduken,
dhe kombet do të shkatërrohen plotësisht.+
13 Lavdia e Libanit do të vijë te ti,+
së bashku me dëllinjën, frashërin dhe qiparisin,+
për të zbukuruar vendin e shenjtërores sime;
unë do t’i jap lavdi vendit të këmbëve të mia.+
14 Bijtë e atyre që të shtypën,
do të vijnë e do të përkulen para teje;
të gjithë atyre që të trajtonin me përbuzje,
do t’u duhet të përulen në këmbët e tua
e do të të quajnë Qyteti i Jehovait,
Sioni i të Shenjtit të Izraelit.+
15 Nga një vend i braktisur e i urryer, aq sa askush nuk kalonte më nga ti,+
unë do të të bëj burim të përhershëm krenarie,
burim ngazëllimi brez pas brezi.+
16 Ti do të pish qumështin e kombeve,+
do të pish në gjinjtë e mbretërve,+
dhe ke për ta marrë vesh se unë, Jehovai, jam Shpëtimtari yt
dhe se i Fuqishmi i Jakobit është Riblerësi yt.+
17 Në vend të bakrit do të sjell ar,
në vend të hekurit do të sjell argjend,
në vend të drurit, bakër
dhe në vend të gurëve, hekur.
Paqen do ta caktoj si mbikëqyrësin tënd
dhe drejtësinë si përgjegjësin tënd.+
18 Në vendin tënd nuk do të dëgjohet më për dhunë,
e as për shkatërrim e rrënim, brenda kufijve të tu.+
Do t’i quash muret e tua Shpëtim+ dhe portat e tua Lëvdim.
19 Dielli s’do të jetë më drita jote gjatë ditës,
as shkëlqimi i hënës s’do të jetë më drita jote gjatë natës,
sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme+
20 Dielli yt nuk do të perëndojë më,
as hëna jote nuk do të zvogëlohet më,
sepse Jehovai do të bëhet për ty një dritë e përjetshme;+
ditët e zisë do të kenë marrë fund.+
21 I gjithë populli yt do të jetë i drejtë;
do ta zotërojë tokën përgjithmonë.
22 I pakti do të bëhet një mijë
dhe i vogli një komb i fuqishëm.
Unë, Jehovai, do ta përshpejtoj këtë në kohën e vet.»
61 Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua,+
pasi Jehovai më ka mirosur* që t’u shpall lajmin e mirë zemërbutëve.+
Ai më dërgoi që t’u lidh plagën zemërthyerve,
që t’u shpall lirinë robërve
dhe t’u hap plotësisht sytë të burgosurve,+
2 që të shpall vitin e favorshëm* të Jehovait
dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë,+
që të ngushëlloj të gjithë ata që mbajnë zi,+
3 që të kujdesem për ata që mbajnë zi për Sionin,
t’u jap një mbulesë të bukur koke në vend të hirit,
vajin e ngazëllimit në vend të vajtimit
dhe veshjen e lëvdimit në vend të ligështimit të zemrës.
4 Ata do të rindërtojnë rrënojat e lashta,
do të ngrenë vendet e shkretuara të së kaluarës+
dhe do t’i restaurojnë qytetet e shkatërruara,+
vendet e rrënuara brez pas brezi.+
7 Në vend të turpit, populli im do të ketë një pjesë të dyfishtë
dhe në vend të poshtërimit, do të lëshojë britma gëzimi për pjesën e vet.
Po, ata do të zotërojnë një pjesë të dyfishtë në tokën e tyre.+
Do të jenë të gëzuar përgjithmonë.+
Unë jam besnik, prandaj do t’u jap një shpërblim
dhe do të bëj një besëlidhje të përjetshme me ta.+
10 I madh do të jetë ngazëllimi im falë Jehovait.+
E gjithë qenia ime* do të gëzojë falë Perëndisë tim,
sepse ai më ka veshur me rrobat e shpëtimit,+
më ka mbështjellë me pelerinën e drejtësisë,
si një dhëndër që vë në kokë një çallmë si të priftit,+
dhe si një nuse që zbukurohet me stoli;
11 sepse ashtu si toka nxjerr filizat e saj
dhe si kopshti bën të mbijë çka është mbjellë në të,
edhe Zotëria Sovran Jehova
do të bëjë që të mbijë drejtësia+ dhe lëvdimi+ para të gjitha kombeve.
62 Për hir të Sionit, nuk do të hesht+
dhe për hir të Jerusalemit, nuk do të gjej prehje
derisa drejtësia e tij të rrezatojë si drita e fortë+
dhe shpëtimi i tij të shkëlqejë si një pishtar i ndezur.+
Do të të thërrasin me një emër të ri,+
të cilin do ta vendosë Jehovai me gojën e tij.
3 Do të bëhesh një kurorë e bukur në dorën e Jehovait,
një çallmë mbretërore në dorën e Perëndisë tënd.
Përkundrazi do të quhesh ‘Kënaqësia Ime’+
dhe toka jote do të quhet ‘E Martuara’,
sepse unë, Jehovai, do të gjej kënaqësi te ti
dhe toka jote do të jetë si një e martuar;
5 sepse ashtu si një i ri martohet me një virgjëreshë,
edhe bijtë e tu do të martohen me ty.
Perëndia do të gëzohet për ty,
ashtu si gëzohet dhëndri për nusen.+
6 Mbi muret e tua, o Jerusalem, kam vënë roja.
Ata nuk do të heshtin asnjëherë, as ditën e as natën.
Ju që lëvdoni Jehovain, mos pushoni
7 e lutjuni atij pa pushim derisa ta vendosë patundshmërisht Jerusalemin,
po, derisa ta bëjë atë lëvdimin e tokës.»+
8 Me dorën e tij të djathtë dhe me krahun e tij të fuqishëm, Jehovai është betuar:
«Drithin tënd nuk do t’ua jap më si ushqim armiqve të tu,
dhe të huajt nuk do ta pinë verën tënde të re, për të cilën je munduar.+
9 Përkundrazi, drithin do ta hanë ata që e mbledhin, e për këtë do të lëvdojnë Jehovain,
dhe verën do ta pinë në oborret e mia të shenjta ata që e vjelin.»+
10 Kaloni, kaloni nga portat.
Përgatitni rrugën që të kalojë populli.+
Shtrojeni, shtrojeni rrugën.
Pastrojeni nga gurët.+
Ngrini një sinjal* për popujt.+
11 Jehovai ka shpallur deri në skajet e tokës:
«Thuajini bijës së Sionit:
‘Ja, shpëtimi yt po vjen.+
Me vete ka një shpërblim
dhe para tij ka një pagë.’»+
12 Ata do të quhen populli i shenjtë dhe të riblerët e Jehovait,+
e ti do të quhesh ‘Qyteti i kërkuar’, ‘Qyteti që nuk është braktisur’.+
63 Kush është ky që vjen nga Edomi,+
që vjen nga Bozrahu+ me rroba në ngjyrë të ndezur,*
me veshje madhështore
e që marshon me fuqi të madhe?
«Jam Unë, që flas me drejtësi
dhe që kam shumë fuqi për të shpëtuar.»
I shtypja pareshtur nga zemërimi
dhe i shkelja nga tërbimi.+
Rrobat m’u spërkatën me gjakun e tyre,
tërë veshjet m’u njollosën,
4 sepse kam vendosur të sjell* ditën e hakmarrjes,+
ka ardhur viti që të riblej popullin tim.
5 Pashë, por nuk kishte asnjë që të më ndihmonte;
u trondita që nuk kishte asnjë që të më mbështeste.
7 Do të përmend veprat e dashurisë besnike të Jehovait,
veprat e denja për lëvdim të Jehovait,
sepse Jehovai ka bërë kaq shumë për ne,+
ka bërë shumë gjëra të mira për shtëpinë e Izraelit
nga mëshira dhe nga dashuria e tij e madhe besnike.
8 Në fakt, ai tha: «Janë pa dyshim populli im, bij që do të jenë besnikë.»*+
Prandaj, ai u bë Shpëtimtari i tyre.+
9 Ai vuajti për të gjitha vuajtjet e tyre.+
Lajmëtari i tij personal* i shpëtoi.+
10 Por ata u rebeluan+ dhe e hidhëruan frymën e tij të shenjtë.+
11 Populli kujtonte ditët e shkuara,
ditët e shërbëtorit të tij, Moisiut:
«Ku është Ai që i nxori nga deti+ me barinjtë e kopesë së vet?+
Ku është Ai që i dha frymën e Tij të shenjtë?+
12 Ku është Ai që e mbështeti Moisiun me fuqinë e Tij të madhe,*+
që i ndau ujërat para tyre+
për t’i bërë vetes një emër të përjetshëm?+
13 Ku është Ai që u priu përmes ujërave të thella*
që të mos pengoheshin kur ecnin,
ashtu si kali në një vend të hapur?*
Ku është zelli dhe fuqia jote e madhe?
Ku është dhembshuria*+ dhe mëshira jote?+
Megjithëse Abrahami mund të mos na njohë
dhe Izraeli mund të mos na pranojë,
ti, o Jehova, je Ati ynë,
dhe quhesh Riblerësi ynë i kohëve të mëparshme.+
17 Pse, o Jehova, lejon* që të largohemi nga udhët e tua?
Pse lejon* që zemra jonë të ngurtësohet e të mos kemi nderim të thellë* për ty?+
Kthehu për hir të shërbëtorëve të tu,
fiseve të trashëgimisë sate.+
18 Populli yt i shenjtë zotëronte një pronë për pak kohë,
por kundërshtarët tanë e shkelën me këmbë shenjtëroren tënde.+
19 Për shumë kohë jemi bërë si ata mbi të cilët nuk ke sunduar kurrë,
si ata që nuk janë thirrur kurrë me emrin tënd.
64 Ah, sikur t’i shqyeje qiejt e të zbrisje,
që malet të dridheshin prej teje,
2 siç djeg zjarri shkarpat
dhe e bën ujin të vlojë!
Atëherë emri yt do të bëhej i njohur për kundërshtarët e tu,
kombet do të dridheshin prej teje.
4 Që nga lashtësia asnjë nuk ka dëgjuar, askujt nuk i ka zënë veshi
e nuk i kanë parë sytë ndonjë Perëndi tjetër veç teje
Ti u indinjove se ne vazhdonim të mëkatonim,+
po, mëkatuam për një kohë të gjatë.
Pra, a e meritojmë të na shpëtosh?!
6 Të gjithë jemi bërë si një i papastër
dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si copë e përdorur gjatë menstruacioneve.+
Të gjithë do të fishkemi si gjethe
dhe fajet tona do të na çojnë larg si era.
7 Asnjë nuk e lëvdon emrin tënd
e asnjë nuk nxitet që të kapet pas teje,
sepse i ke larguar sytë nga ne+
dhe na lë të tretemi nga pesha* e fajit.
8 Megjithatë ti, o Jehova, je Ati ynë.+
Të lutemi, na shih, sepse të gjithë ne jemi populli yt.
10 Qytetet e tua të shenjta janë kthyer në shkretëtirë.
Sioni është kthyer në shkretëtirë,
Jerusalemi në gërmadhë të shkretë.+
11 Shtëpia* jonë e shenjtë dhe e lavdishme,*
në të cilën të lëvduan paraardhësit tanë,
është djegur me zjarr.+
Të gjitha gjërat që quanim të çmuara, janë rrënuar.
12 A do të përmbahesh para gjithë kësaj, o Jehova?
Vallë, do të rrish në heshtje e do të na lësh të vuajmë kaq shumë?+
65 «Lashë të më kërkonin ata që nuk pyetën për mua.
Lashë të më gjenin ata që nuk më kërkuan.+
Një kombi që nuk lutej në emrin tim i thashë: ‘Ja ku jam, ja ku jam!’+
2 Tërë ditën kam pritur krahëhapur një popull kokëfortë,+
që ecën në një udhë të keqe,+
siç i thotë mendja e vet,+
3 drejt një populli që më fyen vazhdimisht me pafytyrësi,*+
duke flijuar nëpër kopshte+ e duke paraqitur tym blatimesh mbi tulla.
Këta janë për mua si tym në flegrat e hundës,
si zjarri që digjet gjatë gjithë ditës.
6 Ja, është shkruar para meje;
unë nuk do të hesht,
përkundrazi do t’i ndëshkoj,+
do t’i ndëshkoj për gjithçka,*
7 për fajet që kanë bërë ata vetë dhe për fajet që kanë bërë paraardhësit e tyre,+—thotë Jehovai.
Meqenëse kanë paraqitur tym blatimesh në male
dhe më kanë poshtëruar në kodra,+
në fillim do t’i ndëshkoj për gjithë veprat e liga.»*
8 Kështu thotë Jehovai:
«Ashtu si dikush sheh një bistak rrushi, nga i cili mund të nxirret verë e re,
dhe thotë: ‘Mos e prish, se në të ka një të mirë’,*
po ashtu do të bëj edhe unë për hir të shërbëtorëve të mi;
nuk do t’i shkatërroj të gjithë.+
9 Nga Jakobi do të nxjerr pasardhës*
dhe nga Juda atë që do të trashëgojë malet e mia;+
të zgjedhurit e mi do ta zotërojnë këtë vend
dhe shërbëtorët e mi do të banojnë atje.+
10 Për popullin tim që më kërkon,
Sharoni+ do të kthehet në kullotë për dhentë
dhe lugina* e Akorit+ në një vend ku do të pushojnë gjedhët.
11 Por ju jeni mes atyre që më braktisin mua, Jehovain,+
që harrojnë malin tim të shenjtë,+
që shtrojnë tryezën për perëndinë e Fatit të Mirë
dhe mbushin kupat me verë të përzier për perëndinë e Riskut.
12 Ja pse risku juaj do të jetë shpata+
dhe që të gjithë do të gjunjëzoheni për t’u vrarë,+
sepse kur ju thirra, nuk u përgjigjët,
kur ju fola, nuk më dëgjuat.+
Ju bënit atë që ishte e keqe në sytë e mi
dhe zgjodhët të bënit gjëra që nuk i pëlqej.»+
13 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova:
«Ja, shërbëtorët e mi do të hanë, kurse ju do të keni uri.+
Ja, shërbëtorët e mi do të pinë,+ kurse ju do të keni etje.
Ja, shërbëtorët e mi do të gëzojnë,+ kurse juve do t’ju vijë turp.+
14 Ja, nga gëzimi i zemrës, shërbëtorët e mi do të lëshojnë britma të hareshme,
kurse ju do të bërtitni nga dhembjet e zemrës
e do të ulërini nga vuajtjet e shpirtit.
15 Ju do të lini pas një emër që të zgjedhurit e mi do ta përdorin si mallkim
dhe vdekja do t’ju vijë nga dora ime, dora e Zotërisë Sovran Jehova,
kurse shërbëtorët e mi do t’i thërras me një emër tjetër.+
16 Kushdo në tokë që kërkon një bekim,
do të bekohet nga Perëndia i së vërtetës,*
dhe kushdo në tokë që betohet,
18 Prandaj ngazëlloni e jini të gëzuar përjetë për atë që po krijoj,
sepse ja, Jerusalemin do ta bëj burim gëzimi
e popullin e tij burim ngazëllimi.+
Atje s’do të dëgjohet më asnjë e qarë,
asnjë rënkim nga hallet.+
20 Nuk do të ketë më asnjë foshnjë që të jetojë vetëm pak ditë,
asnjë të moshuar që nuk i mbush ditët e tij;
sepse kush do të vdesë njëqind vjeç, do të konsiderohet djalë i ri
dhe mëkatari do të mallkohet, edhe nëse do të jetë njëqind vjeç.*
21 Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to,+
do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.+
22 S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër,
s’do të mbjellin që të hajë një tjetër,
sepse ditët e popullit tim do të zgjasin sa ditët e një peme+
dhe të zgjedhurit e mi do të kënaqen plotësisht me veprën e duarve të tyre.
23 Nuk do të robtohen* më kot*+
e nuk do të lindin fëmijë që t’i shohin të vuajnë,
sepse ata dhe pasardhësit e tyre
24 Madje para se të thërrasin, unë do t’u përgjigjem;
ndërkohë që do të jenë ende duke folur, unë do t’i dëgjoj.
Gjarpri do të ushqehet me pluhur.
Nuk do të bëjnë asnjë të keqe dhe asnjë dëm në tërë malin tim të shenjtë»,+—thotë Jehovai.
66 Kështu thotë Jehovai:
«Qiejt janë froni im dhe toka është stoli im i këmbëve.+
Prandaj do t’i kem sytë tek i përuluri,
tek ai që është shpirtvrarë dhe që ka respekt të thellë për fjalën time.*+
3 Kush flijon një dem, është si dikush që vret një njeri.+
Kush flijon një dele, është si dikush që i thyen qafën një qeni.+
Kush më bën një dhuratë, është si dikush që paraqet gjakun e një derri.+
Kush ofron si blatim temjan të bardhë,+ është si dikush që bekon me fjalë magjike.*+
Këta e kanë zgjedhur rrugën e tyre
dhe kënaqen me gjëra të pështira.
4 Prandaj unë do të zgjedh si t’i ndëshkoj,+
do të sjell mbi ta pikërisht gjërat që kanë tmerr,
sepse thirra, por askush s’u përgjigj,
fola, por askush s’dëgjoi.+
Vazhduan të bënin atë që ishte e keqe në sytë e mi
dhe zgjodhën të bënin gjëra që nuk më pëlqenin.»+
5 Dëgjoni fjalën e Jehovait, ju që dridheni nga fjala e tij:*
«Vëllezërit tuaj ju urrejnë dhe ju mënjanojnë për shkak të emrit tim, edhe pse thonë: ‘Qoftë i lëvduar Jehovai!’+
Por Ai do të shfaqet dhe do t’ju sjellë gëzim,
kurse ata do të turpërohen.»+
6 Dëgjohet një trazirë nga qyteti, një zhurmë nga tempulli,
sepse Jehovai po u jep shpagimin e merituar armiqve të tij.
7 Sioni lindi para se t’i fillonin dhembjet e lindjes.+
Po, lindi djalë para se t’i vinin dhembjet e lindjes.
8 Kush ka dëgjuar një gjë të tillë?
Kush ka parë gjëra si këto?
A vjen në jetë një vend brenda një dite?
A vjen në jetë një komb i tëri përnjëherësh?
E megjithatë Sioni i lindi bijtë e vet me t’i filluar dhembjet e lindjes.
9 «Mos vallë do ta sillja momentin e lindjes, e pastaj do ta pengoja lindjen?—thotë Jehovai.
A do ta shkaktoja fillimin e lindjes, e pastaj do ta mbyllja barkun?»—thotë Perëndia yt.
10 Të gjithë ju që e doni Jerusalemin,+ gëzoni dhe ngazëlloni me të.+
Të gjithë ju që mbani zi për të, fluturoni nga gëzimi.
11 Ju do të pini e do të ngopeni nga gjiri i ngushëllimit;
do të pini me dëshirë e do të kënaqeni nga bollëku i lavdisë së tij.
12 Se kështu thotë Jehovai:
Do t’ju mëndin e do t’ju mbajnë në krahë;
do t’ju mbajnë në prehër e do t’ju përkundin.
siç e ngushëllon një nënë të birin;
ju do të ngushëlloheni për Jerusalemin.+
14 Do ta shihni këtë, e zemra juaj do të gufojë nga gëzimi,
kockat do t’ju përtërihen si bari i njomë.
Unë, Jehovai, do t’ua bëj të njohur dorën* time, shërbëtorëve të mi,
kurse armiqtë e mi do t’i dënoj.+
15 Unë, Jehovai, do të vij si zjarr,+
dhe karrocat e mia si erë shtrëngate,+
që të shpaguaj me zemërim të tërbuar
dhe që të qortoj me flakë të zjarrta.+
16 Se unë, Jehovai, do të ekzekutoj vendimin tim gjyqësor me zjarr përvëlues,
po, me shpatën time, kundër të gjithë njerëzve,*
dhe ata që do të vriten nga unë, Jehovai, do të jenë shumë.
17 Atyre që shenjtërohen* e pastrohen për të hyrë nëpër kopshte*+ pas idhullit që qëndron në mes, që hanë mish derri,+ minj dhe gjëra të tjera që ngjallin neveri,+ të gjithëve do t’u vijë fundi,—thotë Jehovai.—18 Meqenëse i di veprat dhe mendimet e tyre, unë po vij të mbledh njerëz nga të gjitha kombet dhe gjuhët, që të vijnë e të shohin lavdinë time.
19 Unë do të vë një shenjë mes tyre dhe disa nga ata që do të ikin, do t’i dërgoj nëpër kombe—në Tarshish,+ Pul dhe Lud,+ ku përdoret harku, në Tubal dhe Javan,+ si dhe në ishujt e largët—që nuk kanë dëgjuar të flitet për mua dhe as e kanë parë lavdinë time; ata kanë për ta shpallur lavdinë time mes kombeve.+ 20 Nga tërë kombet do t’i sjellin të gjithë vëllezërit tuaj+ si një dhuratë për Jehovain, mbi kuaj e karroca, në karroca të mbuluara, në mushka e deve të shpejta, te mali im i shenjtë, në Jerusalem,—thotë Jehovai,—ashtu si populli i Izraelit sjell dhuratën në një enë të pastër në shtëpinë e Jehovait.
21 Për më tepër, do t’i marr disa si priftërinj e si levitë,—thotë Jehovai.
22 Se ashtu si do të vazhdojnë të qëndrojnë para meje qiejt e rinj dhe toka e re+ që po bëj,—thotë Jehovai,—po kështu do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pasardhësit* dhe emri juaj.+
23 Nga një hënë e re në tjetrën dhe nga një sabat në tjetrin,
çdo njeri* do të vijë që të përkulet para meje,*+—thotë Jehovai.
24 Kur të dalin, ata do të shohin kufomat e njerëzve që u rebeluan kundër meje;
krimbat që kanë zënë, nuk do të ngordhin,
zjarri që i djeg, nuk do të shuhet,+
dhe do t’i pështirosen çdo njeriu.»*
Shih Fjalorthin.
Do të thotë «shpëtim nga Jehovai».
Ose «nuk njeh zotërinë e tij».
Ose «me kuptueshmëri».
Fjalë për fjalë «janë shtrydhur».
Ose «sundimtarë».
Ose «udhëzimin».
Ose «Shpirti im i urren».
Ose «fëmijës pa baba».
Ose «Birra jote prej gruri».
Ose «fëmijës pa baba».
Ose «sapun».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Me sa duket pemët dhe kopshtet që lidheshin me adhurimin e idhujve.
Fije që digjet kollaj.
Ose «Në pjesën e fundit të ditëve».
Ose «udhëzimi».
Ose «do t’i vërë gjërat në vijë».
Fjalë për fjalë «farkëtojnë».
Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.
Ose «do të poshtërohet».
Ose «minjve hundëgjatë». Gjitarë të vegjël të pangopur.
Ose «Nuk do të bëhem shëruesi juaj».
Fjalë për fjalë «në sy të lavdisë së tij».
Fjalë për fjalë «do të shijojnë frytin e veprave të tyre».
Fjalë për fjalë «me qafën (gushën) të tendosur».
Ose «do t’ua zbulojë ballin».
Ose «varëset».
Zinxhirë të vegjël që lidhin të dyja kyçet e këmbëve.
Ose «jelekët».
Fjalë për fjalë «shtëpitë e shpirtit».
Ose «hajmalitë prej guaske».
Ose «të brendshmet».
Shih Fjalorthin.
Domethënë, një shenjë që u bëhej me djegie në trup skllevërve ose të burgosurve.
Domethënë, poshtërimi ngaqë ishin të pamartuara e pa fëmijë.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «jashtëqitjet».
Ose «të spastrimit».
Ose «kasolle».
Fjalë për fjalë «Dhjetë pendë tokë», pra, sipërfaqja e tokës që dhjetë pendë ose dhjetë çifte qesh mund të lërojnë në një ditë.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Shih Shtojcën B14.
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «fisnikët e Jerusalemit».
Ose «nëpërmjet drejtësisë».
Ose «vendimi; këshilla».
Ose «udhëzimin».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Ose «janë gati për të gjuajtur».
Ose «të luanëve të rinj me krifë».
Fjalë për fjalë «Ai».
Fjalë për fjalë «nga zëri i atij që thërriste».
Fjalë për fjalë «Më kanë bërë të hesht».
Ose «nga pasardhës».
Një mundësi tjetër «ai».
Do të thotë «vetëm një mbetje do të kthehet».
Ose «të ujësjellësit».
Një mundësi tjetër «ta terrorizojmë».
Ose «t’ia çajmë muret». Fjalë për fjalë «ta ndajmë».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Do të thotë «Perëndia është me ne».
Ose «vadet». Shih Fjalorthin.
Domethënë, të Eufratit.
Ose «me një penë të zakonshme». Fjalë për fjalë «me një kunj që përdorin njerëzit». Shih Fjalorthin «Kunji».
Mund të ketë kuptimin «nxiton drejt plaçkës, gati për të plaçkitur».
Ose «të dëshmohet; të konfirmohet».
Fjalë për fjalë «iu afrova».
Domethënë, gruaja e Isaisë.
Shiloahu ishte një ujësjellës.
Domethënë, të Eufratit.
Shih Is 7:14.
Ose «Ngjishni armët për luftë».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «vërtetimin».
Ose «udhëzimin».
Ose «me padurim».
Shih Fjalorthin.
Ose «vërtetimit».
Fjalë për fjalë «agim».
Ose «qeverinë; sundimin princëror».
Ose «Qeveria; Sundimi princëror».
Fjalë për fjalë «nga pas».
Një mundësi tjetër «degën e palmës dhe kallamin».
Ose «fëmijët pa baba».
Ose «fëmijët pa baba».
Ose «ditën e ndëshkimit».
Ose «lavdinë».
Fjalë për fjalë «Unë do ta ndëshkoj».
Mund t’i referohet vajit për mirosjen e mbretërve të Izraelit ose vajit si ai që u përdor për pishtarët nga 300 burrat e Gideonit.
Shih Fjalorthin.
Ose «me vegël hekuri».
Fjalë për fjalë «e frikës nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Ose «me drejtësi».
Ose «do të rrijë përkohësisht».
Ose «luani i ri me krifë».
Një mundësi tjetër «Viçi dhe luani do të hanë së bashku».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Ose «Kombet do ta kërkojnë».
Domethënë, Babilonia.
Ose «Do ta shtrijnë fuqinë mbi».
Një mundësi tjetër «do ta thajë».
Fjalë për fjalë «gjuhën».
Domethënë, Eufratit.
Ose «një frymë».
Një mundësi tjetër «do ta ndajë në».
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «Luajini melodi».
Fjalë për fjalë «o banore», i referohet gjithë popullit si të ishte një grua.
Shih Fjalorthin.
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Fjalë për fjalë «atyre që kam shenjtëruar».
Fjalë për fjalë «nga skaji i qiejve».
Fjalë për fjalë «do t’u lëshohen duart».
Ose «u janë flakëruar».
Fjalë për fjalë «dhe Kesilët e tyre». Ndoshta i referohet yjësisë së Orionit dhe yjësive të tjera përreth.
Ose «së atyre që i kalojnë caqet me arrogancë».
Ose «stolia».
Ose «bufë të mëdhenj me veshë».
Një mundësi tjetër «demonët në formë cjapi».
Ose «do t’u japë prehje».
Domethënë, izraelitët.
Ose «mbikëqyrësit e rreptë».
Ose «do të tallesh me mbretin e Babilonisë».
Ose «i erdhi mbikëqyrësit të rreptë!»
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «cjeptë».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «thoshe në zemër».
Ose «në malin e mbledhjes».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «degë».
Një brejtës i madh që ka në kurriz gjemba të gjatë.
Fjalë për fjalë «këshilla që është këshilluar».
Ose «që është gati të godasë».
Fjalë për fjalë «rrënja».
Fjalë për fjalë «gjarpër djegës që sulmon».
Fjalë për fjalë «rrënja jote».
Ose «në shtëpi».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «vadit». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «degët plot me rrush të kuq».
Një mundësi tjetër «sepse mbi frutat tuaja të verës dhe mbi të korrat tuaja ka ushtuar një britmë lufte».
Ose «të llogaritura me kujdes, siç bën një punëtor me pagesë»; pra, tamam brenda tre vjetësh.
Fjalë për fjalë «bijtë e Izraelit».
Ose «ultësirën».
Shih Fjalorthin.
Ose «të këndshme».
Ose «e një perëndie të huaj».
Ose «një komb që ka forcë dhe i shtyp të tjerët».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Një mundësi tjetër «do të vështroj nga».
Ose «një komb që ka forcë dhe i shtyp të tjerët».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «e Memfisit».
Një mundësi tjetër «dega e palmës dhe kallami».
Ose «komandanti».
Shih Fjalorthin.
Ose «i zhveshur».
Fjalë për fjalë «për lakuriqësinë e Egjiptit».
Ose «bukurinë e të cilit e admironin».
Me sa duket i referohet rajonit të Babilonisë së lashtë.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «kam dhembje të forta mesi».
Ose «vajosni». Shih Fjalorthin, «Miros».
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «biri».
Do të thotë «heshtje».
Ose «të llogaritura me kujdes, siç bën një punëtor me pagesë»; pra, tamam brenda një viti.
Ka të ngjarë t’i referohet Jerusalemit.
Personifikim poetik, ndoshta për të shprehur keqardhje ose dhembshuri.
Ose «këllëfin me shigjeta».
Ose «me kalorës».
Ose «përgatit».
Ose «Ultësirat».
Ose «Kalorësit».
Ose «muri mbrojtës».
Shih Fjalorthin.
Ose «i pallatit mbretëror».
Fjalë për fjalë «një vend ku të banojë».
Ose «pushtetin».
Fjalë për fjalë «peshën».
Ose «lastarët».
Fjalë për fjalë «fara».
Domethënë, degë e lumit Nil.
Fjalë për fjalë «virgjëresha».
Një mundësi tjetër «port».
Fjalë për fjalë «ditët».
Ka të ngjarë që fjala vend këtu i referohet Judës dhe Jerusalemit.
Ose «Ai e shpërfytyron».
Një mundësi tjetër «po thahet».
Ose «e lashtë».
Një mundësi tjetër «po shteron».
Ose «perëndimi».
Ose «në lindje».
Ose «Shkëlqimi».
Ose «në birucë».
Fjalë për fjalë «do t’u kushtohet vëmendje».
Fjalë për fjalë «përpara të moshuarve të tij».
Ose «ke dhënë këshilla».
Ose «verë që është lënë të kullojë».
Fjalë për fjalë «do të përpijë».
Ose «qefinin».
Ose «do ta zhdukë».
Fjalë për fjalë «do të prehet mbi».
Ka të ngjarë që «ai» t’i referohet Perëndisë.
Grumbull gurësh ose dheu pranë një muri, që shërbente si mbrojtje.
Një mundësi tjetër «ata që kanë zemër të patundur».
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «i sheshtë».
Domethënë, që Perëndia dhe emri i tij të kujtohen, të bëhen të njohur.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Një kufomë imja».
Një mundësi tjetër «vesa e bimëve (e mëllagave)».
Ose «do t’i lindë».
Ose «dënimi».
Shih Fjalorthin.
Me sa duket i referohet Izraelit, që këtu personifikohet nga një grua dhe krahasohet me një vresht.
Shih Fjalorthin.
Ose «është pa mend».
Domethënë, Eufrati.
Shih Fjalorthin.
Me sa duket i referohet kryeqytetit, Samarisë.
Ose «fodulle; krenare».
Ose «fodulle; krenare».
Ose «Ai do të bëhet një frymë motivuese».
Shih Fjalorthin.
Ose «litar për matje mbi litar për matje, litar për matje mbi litar për matje».
Ose «litar për matje mbi litar për matje, litar për matje mbi litar për matje».
Një mundësi tjetër «kemi parë të njëjtin vegim».
Ose «Sheolin», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «plumbçja».
Ose «Sheolin», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «Kur ta kuptojnë, ata do të tmerrohen krejt».
Ose «ultësirën».
Ose «të gjithë tokën».
Ose «kuminin?»
Shih Fjalorthin.
Ose «e disiplinon; e ndëshkon».
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Shih Fjalorthin.
Ose «këshilla».
Ose «dhe mençuria praktike e të cilit është madhështore».
Mund të ketë kuptimin «vatër e altarit të Perëndisë», e me sa duket i referohet Jerusalemit.
Shih Fjalorthin.
Ose «e të huajve».
Shih Fjalorthin.
Ose «zgjohet dhe shpirti i tij është bosh».
Ose «dhe shpirti i tij është i zhuritur».
Ose «dhe frikën nga unë e bazojnë».
Ose «aftësia për të kuptuar».
Ose «qëllimet».
Ose «Sa i shtrembëroni gjërat!»
Fjalë për fjalë «atë që korrigjon».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Domethënë, nga turpi dhe nga zhgënjimi.
Fjalë për fjalë «derdhin një libacion», ka të ngjarë t’i referohet bërjes së një marrëveshjeje.
Fjalë për fjalë «frymës sime».
Ose «Pa kërkuar fjalë nga goja ime».
Fjalë për fjalë «në kalanë e faraonit».
Fjalë për fjalë «të Negebit».
Fjalë për fjalë «gjarpërinj djegës që sulmojnë».
Shih Fjalorthin.
Ose «udhëzimin».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «lajka».
Një mundësi tjetër «një sternë».
Ose «shtyllë sinjalizuese».
Ose «po pret me durim».
Ose «me zjarr; me padurim».
Ose «veshët tuaj do të dëgjojnë».
Ose «të shtatoreve të derdhura».
Një mundësi tjetër «e do t’i quash ndyrësi».
Ose «të ushqyeshme e që të ngop».
Ose «shembjen».
Fjalë për fjalë «me shoshën e gjërave të kota».
Ose «shenjtëroheni».
Tofeti këtu përdoret në kuptim të figurshëm si një vend djegieje, si simbol i shkatërrimit.
Domethënë, Jehovai.
Ose «te kalorësit».
Fjalë për fjalë «frymë». Shih Fjalorthin.
Ose «luan i ri me krifë».
Ose «shtylla sinjalizuese».
Ose «zjarri».
Ose «një strehë».
Ose «bujar».
Ose «të veprojë në një mënyrë që nuk tregon nderim».
Ose «shpirtin e të uriturit».
Ose «bujare».
Ose «fisnikëria».
Shih Fjalorthin.
Ose «i lini të lirë».
Ose «forca jonë».
Fjalë për fjalë «ditëve të tua».
Fjalë për fjalë «frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «thesari që jep ai».
I referohet armikut.
Një mundësi tjetër «po thahet».
Ose «Kalaja».
Ose «do të meditojë për».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e thellë».
Shih Fjalorthin.
Ose «Gjaku i tyre do të vërshojë në male».
Ka të ngjarë t’i referohet Bozrahut, kryeqytetit të Edomit.
Ose «zift; serë».
Fjalë për fjalë «gurët».
Një mundësi tjetër «demonët në formë cjapi».
Fjalë për fjalë «e ndau vendin për ta me litarin për matje».
Ose «krokulli; krokusi».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «kryekupëmbajtësin».
Ose «për pallatin mbretëror».
Ose «regjistruesi».
Ose «siriane».
Fjalë për fjalë «Bëni një bekim me mua dhe dilni drejt meje!»
Domethënë, depos së nëndheshme për të mbledhur ujë.
Ose «për pallatin mbretëror».
Shih Fjalorthin.
Ose «e pallatit mbretëror».
Ose «fyerjeje».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «një frymë tek ai».
Fjalë për fjalë «e hapi letrën».
Një mundësi tjetër «mes kerubinëve».
Ose «kanalet e Nilit».
Fjalë për fjalë «bërë».
Ose «I kam dhënë formë».
Domethënë, për Hezekinë.
Ose «atë që do të rritet nga kokrrat e rëna përtokë».
Ose «tempullin».
Fjalë për fjalë «ditëve të tua».
Ndoshta këto shkallë përdoreshin për të llogaritur kohën, si një orë diellore.
Ose «këtë kompozim».
Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Një mundësi tjetër «krilla».
Fjalë për fjalë «bëhu siguria ime!»
Ose «Ngadalë».
Ose «për shkak të shpirtit tim të vrerosur».
Domethënë, fjalët dhe veprat e Perëndisë.
Ose «i ke hequr nga prania jote».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «mbi të thatin».
Fjalë për fjalë «u gëzua për».
Ose «nga pallati mbretëror».
Ose «të vërtetë».
Fjalë për fjalë «ditëve të mia».
Ose «I flitni në mënyrë ngushëlluese».
Ose «ndëshkim të dyfishtë».
Ose «Hapni».
Fjalë për fjalë «mish».
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «do ta kullotë».
Distanca nga maja e gishtit të madh deri në majën e gishtit të vogël kur dora është e shtrirë. Shih Shtojcën B14.
Ose «në një enë të vogël».
Një mundësi tjetër «e ka kuptuar».
Ose «është këshilluar».
Ose «nuk mjafton për të siguruar dru për zjarr».
Ose «një shtatore të derdhur».
Ose «sferën; rrethin».
Ose «sundimtarët».
Fjalë për fjalë «duke i llogaritur me numër».
Ose «energjisë së tij dinamike».
Ose «Aftësia e tij për të kuptuar».
Ose «atyre pa energji dinamike».
Ose «Rrini në heshtje para meje».
Domethënë, që t’i shërbejë Atij.
Fjalë për fjalë «fara». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Domethënë, i pambrojtur dhe i përvuajtur.
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «e para».
Ose «që t’u kushtojmë vëmendje».
Ose «mëkëmbësit».
Ose «hiç».
Ose «Shtatoret e tyre të derdhura».
Ose «shpirti im e ka miratuar!»
Ose «udhëzimin».
Fjalë për fjalë «shtriu».
Ose «biruca».
Ose «lavdinë time nuk e ndaj me askënd tjetër».
Fjalë për fjalë «në ishuj».
Ose «shtatoreve të derdhura».
Ose «udhëzimin».
Ose «udhëzimit».
Ose «shpirtin tënd».
Fjalë për fjalë «farën».
Me sa duket u referohet perëndive të rreme.
Mund t’u referohet gjërave të para që do të ndodhin në të ardhmen.
Një kallam aromatik.
Ose «veprimet e tua rebele».
Mund t’u referohet mësuesve të Ligjit.
Ose «që nga lindja».
Do të thotë «i drejtë», një titull nderi për Izraelin.
Ose «tokës së etur».
Fjalë për fjalë «farën».
Domethënë, shëmbëlltyrat.
Ose «shtatore të derdhur».
Ose «me gdhendës».
Ose «faltore».
Ose «nuk mendon thellë në zemër të vet».
Ose «një copë të thatë».
Fjalë për fjalë «në dorën e djathtë?»
Shih Fjalorthin.
Ose «e atyre që thonë fjalë boshe».
Ose «që të zgjidhë ijët e mbretërve».
Ose «do të të ngjesh ijët».
Ose «debaton».
Ose «me Atë që e formoi».
Ose «Atij që i dha formë».
Një mundësi tjetër «A thotë argjila: ‘Ajo që ke bërë nuk ka doreza.’»
Ose «Për çfarë ke dhembje lindjeje?»
Një mundësi tjetër «Punëtorët».
Një mundësi tjetër «tregtarët».
Një mundësi tjetër «nuk e krijoi që të jetë bosh».
Fjalë për fjalë «farës».
Ose «këshillohuni».
Fjalë për fjalë «fara».
Domethënë, idhujt e ngarkuar mbi kafshët.
Fjalë për fjalë «përkulen para saj».
Fjalë për fjalë «e para».
Ose «Hyjnori».
Ose «Qëllimi; Këshilla».
Ose «qëllimin; këshillën».
Fjalë për fjalë «zemër të fuqishme».
Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «nuk do të pres askënd me dashamirësi».
Ose «Mbretëresha».
Ose «Mbretëreshë».
Fjalë për fjalë «që thua në zemër».
Një mundësi tjetër «pavarësisht».
Ose «ti nuk do të dish të bësh asnjë magji për ta ndalur».
Një mundësi tjetër «ata që ndajnë qiellin; astrologët».
Fjalë për fjalë «për në rajonin e vet».
Një mundësi tjetër «që e keni prejardhjen nga».
Fjalë për fjalë «e para».
Fjalë për fjalë «si tejzë hekuri».
Ose «shtatorja ime e derdhur».
Ose «të kam shqyrtuar». Një mundësi tjetër «të kam zgjedhur».
Ose «Lavdinë time nuk e ndaj me askënd tjetër».
Me sa duket u referohet perëndive të rreme.
Domethënë, Kirin.
Ose «të mëson për të mirën tënde».
Fjalë për fjalë «Fara». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «që në bark».
Ose «në këllëfin e tij me shigjeta».
Ose «Jehovai do të më sigurojë drejtësi».
Ose «ata nga Izraeli që kanë qenë mbrojtur».
Ose «të pranueshme».
Një mundësi tjetër «nëpër kodra të zhveshura».
Ose «një shtyllë sinjalizuese».
Fjalë për fjalë «në gji».
Ose «dadot».
Fjalë për fjalë «Çdo mish».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «një gjuhë të stërvitur mirë».
Një mundësi tjetër «si të forcoj».
Fjalë për fjalë «me një fjalë».
Ose «të hahet me mua?»
Fjalë për fjalë «i frikësohet Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «ju solli në jetë me dhembje lindjeje».
Ose «që fuqia ime».
Ose «drejtësia ime do të mbetet e paprekur».
Ose «udhëzimin».
Një mundësi tjetër «krimbi».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «do të kurorëzojë kokën e tyre».
Ose «tërbimit të atij që të mbante të mbërthyer».
Fjalë për fjalë «në krye të çdo rruge».
Ose «do ta shohin me sytë e vet».
Ose «do të shohin fitoren».
Ose «do ta mbyllin gojën».
Një mundësi tjetër «ajo që dëgjuam ne?»
Domethënë, «shërbëtori» i përmendur tek Is 52:13.
«Tij» mund t’i referohet një vëzhguesi në përgjithësi ose Perëndisë.
Ose «nuk do të ketë pamje tërheqëse».
Ose «Ai i kuptonte».
Ose «Fytyra e tij ishte e fshehur (e padukshme) për ne».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Atë e morën».
Ose «me anë të shtypjes dhe të gjykimit të padrejtë».
Ose «e mënyrës së jetesës». Fjalë për fjalë «e brezit».
Ose «e goditën për vdekje».
Ose «Njëri do t’i japë varrin e vet».
Fjalë për fjalë «me një të pasur».
Ose «asnjë dhunim».
Ose «Por Jehovait i pëlqeu».
Ose «shpirtin».
Fjalë për fjalë «farë». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «ajo që të pëlqen ty».
Ose «mundimit të shpirtit».
Ose «shpirtin».
Ose «fëmijët».
Ose «zotërinë».
Ose «zotëri».
Fjalë për fjalë «e vrarë në frymë».
Fjalë për fjalë «e fsheha fytyrën».
Ose «gurësh të zjarrtë».
Ose «fëmijët».
Ose «e fëmijëve».
Ose «paratë e fituara me mund».
Ose «do ta falë në masë të madhe».
Ose «vullnetin tim».
Ose «do t’i japë emër».
Ose «një monument».
Ose «si qen me shpirt të pangopur».
Domethënë, vdesin.
Një mundësi tjetër «që të shpëtojë nga e keqja».
Domethënë, në varr.
Ose «Ndaj kujt e hapni gojën».
Shih Fjalorthin.
Ose «vade». Shih Fjalorthin.
Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
Ose «A duhet të ngushëllohem».
Fjalë për fjalë «Përmendoren».
Domethënë, kornizës së derës.
Mund t’i referohet adhurimit të idhujve.
Një mundësi tjetër «mbreti».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nuk lodhesh».
Ose «që të mos nxirrja në dritë veprat e tua?»
Fjalë për fjalë «nuk tregove frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «qëndron».
Ose «të përulurin». Fjalë për fjalë «të përvuajturin në frymë».
Fjalë për fjalë «frymës së njeriut». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Me sa duket i referohet popullit të Izraelit.
Ose «renegat».
Ose «ta dëmshpërblej duke e ngushëlluar».
Ose «kënaqësinë tuaj».
Fjalë për fjalë «me grushtin e ligësisë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mishit tënd».
Ose «do të ta ngopë shpirtin».
Fjalë për fjalë «i të çarave».
Ose «i ruan hapat».
Ose «nga kënaqësitë e tua».
Ose «të kënaqesh me trashëgiminë».
Fjalë për fjalë «i rënduar».
Fjalë për fjalë «e ka fshehur fytyrën».
Ose «kotësira».
Shih Fjalorthin.
Ose «kemi ngjizur».
Ose «ndershmëria».
Ose «Ndershmëria».
Fjalë për fjalë «dhe ishte diçka e keqe në sytë e tij».
Ose «e solli fitoren».
Ose «e mbështeti».
Ose «parzmore të thurur».
Ose «përkrenaren e fitores».
Fjalë për fjalë «do t’i frikësohen emrit të Jehovait».
Fjalë për fjalë «e farës sate». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e farës së farës sate».
Ose «te drita e agimit tënd».
Ose «do të të mbulojnë».
Ose «të bukur».
Ose «drejt dritareve të kafazit».
Ose «do të vijnë si më parë».
Ose «do të të zbukurojë».
Ose «të kam pranuar».
Ose «bukuria».
Shih Fjalorthin.
Ose «vitin e miratimit».
Ose «që ta zbukurojnë».
Ose «me pasuritë».
Fjalë për fjalë «Fara».
Fjalë për fjalë «fara».
Ose «Shpirti im».
Ose «një shtyllë sinjalizuese».
Një mundësi tjetër «të kuqe të ndezur».
Domethënë, në shtypësen në formë govate.
Ose «e kam në zemër».
Ose «fitore».
Ose «që nuk do të më tradhtojnë».
Ose «Engjëlli që qëndronte në praninë e tij».
Ose «që e vuri krahun e tij të lavdishëm në dorën e djathtë të Moisiut».
Ose «ujërave të trazuara».
Ose «në shkretëtirë?»
Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Ose «një emër të lavdishëm».
Ose «e bukur».
Ose «Ku është drithërima brenda teje».
Fjalë për fjalë «bën».
Fjalë për fjalë «bën».
Fjalë për fjalë «të mos kemi frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «me durim».
Fjalë për fjalë «në dorën».
Ose «ti je Ai që na formoi».
Ose «Tempulli».
Ose «e bukur».
Ose «para fytyrës».
Një mundësi tjetër «në kasolle rojtarësh».
Ose «të papastra».
Një mundësi tjetër «që shenjtëria ime të mos kalojë te ti».
Ose «do t’u jap shpagim të plotë në gji».
Ose «do t’u jap shpagim të plotë në gji».
Fjalë për fjalë «një bekim».
Fjalë për fjalë «një farë».
Ose «ultësira».
Ose «i besnikërisë». Fjalë për fjalë «i Aminit».
Ose «e besnikërisë». Fjalë për fjalë «e Aminit».
Ose «Hallet».
Ose «nuk do të kujtohen më».
Një mundësi tjetër «dhe ai që nuk i ka mbushur njëqind vjeç, do të quhet i mallkuar».
Ose «Nuk do të punojnë fort».
Ose «për asgjë».
Fjalë për fjalë «farë».
Ose «që dridhet nga fjala ime».
Një mundësi tjetër «si dikush që lëvdon një idhull».
Ose «që keni respekt të thellë për fjalën e tij».
Ose «fuqinë».
Fjalë për fjalë «çdo mishi».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Domethënë, kopshte të veçanta që përdoreshin për adhurimin e idhujve.
Fjalë për fjalë «fara».
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Ose «që të më adhurojë».
Fjalë për fjalë «çdo mishi».