JOBI
1 Në vendin e Uzit ishte një burrë që quhej Job,*+ një njeri me integritet* dhe i ndershëm,*+ që nderonte thellësisht Perëndinë* dhe i qëndronte larg së keqes.+ 2 Atij i kishin lindur shtatë djem e tri vajza. 3 Në zotërimet e Jobit përfshiheshin 7.000 kokë dhen, 3.000 deve, 1.000 qe,* 500 gomarica dhe një numër i madh shërbëtorësh. Prandaj ai ishte më i pasuri e më i nderuari ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.
4 Djemtë e tij shtronin gosti në shtëpinë e tyre, secili në ditën e caktuar,* dhe ftonin edhe tri motrat e tyre, që të hanin e të pinin së bashku. 5 Kur mbaronin ditët e gostisë, Jobi u çonte fjalë fëmijëve të vinin tek ai që t’i shenjtëronte.* Ai ngrihej herët në mëngjes dhe paraqiste flijime të djegura+ për secilin prej tyre, sepse thoshte: «Kushedi, mbase fëmijët e mi kanë mëkatuar dhe e kanë mallkuar Perëndinë në zemrën e tyre.» Kështu bënte Jobi gjithmonë.+
6 Tani, erdhi dita që bijtë e Perëndisë së vërtetë*+ u paraqitën para Jehovait+ dhe zunë vendin e tyre. Me ta hyri+ edhe Satanai.+
7 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Jam endur nëpër tokë dhe i kam rënë lart e poshtë.»+ 8 Jehovai i tha Satanait: «E ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim? Në mbarë tokën nuk ka njeri si ai, me integritet dhe të ndershëm,*+ që nderon thellësisht Perëndinë dhe i qëndron larg së keqes.» 9 Kështu Satanai ia ktheu Jehovait: «Kot ka frikë Jobi nga Perëndia?!+ 10 S’ke ngritur ti një gardh mbrojtës rreth tij,+ rreth shtëpisë dhe rreth gjithçkaje që ka?! Ti e ke bekuar punën e duarve të tij,+ dhe kopetë e tij janë përhapur në mbarë vendin. 11 Provo njëherë të zgjatësh dorën e t’i prekësh* çdo gjë që ka, e ke për të parë po nuk të mallkoi sy më sy.»* 12 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Mirë pra, gjithçka e tija është në dorën tënde.* Por, atë vetë mos e prek!» Kështu Satanai u largua nga prania* e Jehovait.+
13 Më vonë, ditën kur djemtë dhe vajzat e Jobit po hanin e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të madh,+ 14 një lajmëtar vajti te Jobi dhe i tha: «Qetë po lëronin tokën dhe gomaricat po kullotnin afër tyre 15 kur sabeatitët i sulmuan dhe i grabitën, kurse shërbëtorët i vranë me shpatë. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.»
16 Ai ishte ende duke folur, kur erdhi një tjetër dhe tha: «Prej qiellit ra zjarr nga Perëndia,* që u vuri flakën deleve e shërbëtorëve dhe i përpiu. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.
17 Ai ishte ende duke folur, kur erdhi një tjetër dhe tha: «Kaldeasit+ bënë tri grupe, iu turrën deveve dhe i morën, kurse shërbëtorët i vranë me shpatë. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.»
18 Ai ishte ende duke folur, kur erdhi edhe një tjetër dhe tha: «Djemtë dhe vajzat e tua po hanin e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të madh. 19 Papritur, nga shkretëtira erdhi një erë e fortë, që goditi të katër qoshet e shtëpisë, kështu shtëpia u shemb mbi fëmijët e tu dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them.»
20 Pas këtyre fjalëve, Jobi u ngrit, shqeu veshjen e tij dhe rroi kokën. Pastaj ra përtokë, u përkul 21 dhe tha:
Jehovai m’i dha,+ Jehovai m’i mori.
Qoftë përherë i lëvduar emri i Jehovait!»
22 Pavarësisht nga gjithçka që kaloi, Jobi nuk mëkatoi dhe nuk e akuzoi Perëndinë për asnjë padrejtësi.*
2 Pas kësaj, erdhi dita që bijtë e Perëndisë së vërtetë*+ u paraqitën para Jehovait+ dhe zunë vendin e tyre. Me ta hyri edhe Satanai që të zinte vendin e tij para Jehovait.+
2 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Jam endur nëpër tokë dhe i kam rënë lart e poshtë.»+ 3 Jehovai i tha Satanait: «E ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim? Në mbarë tokën nuk ka njeri si ai, me integritet* dhe të ndershëm,*+ që nderon thellësisht Perëndinë* dhe i qëndron larg së keqes. Edhe pse ti më nxit kundër tij+ që ta rrënoj* pa shkak, prapëseprapë ai po e mban integritetin të patundur.»+ 4 Satanai ia ktheu Jehovait: «Lëkurë për lëkurë! Njeriu jep çdo gjë që ka për jetën e vet. 5 Provo njëherë të zgjatësh dorën e të prekësh kockat dhe mishin e tij, e ke për të parë po nuk të mallkoi sy më sy.»*+
6 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Është në dorën tënde.* Veç kurseja jetën!» 7 Kështu, Satanai u largua nga prania* e Jehovait dhe e goditi Jobin me çibanë të dhembshëm*+ nga maja e kokës deri në fund të këmbëve. 8 Prandaj Jobi mori një copë qeramike për t’u kruar dhe rrinte i ulur në hi.+
9 Atëherë e shoqja i tha: «Akoma e mban të patundur integritetin?!* Mallko Perëndinë dhe vdis!» 10 Por ai ia ktheu: «Tani po flet si grua pa mend. Mos duhet të pranojmë vetëm të mirën nga Perëndia i vërtetë? A s’duhet të pranojmë edhe të keqen?»+ Në gjithë këtë, Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.+
11 Tre shokë* të Jobit, temaniti Elifaz,+ shuahiti+ Beldad+ dhe namatiti Zofar,+ dëgjuan për gjithë të zezat që i kishin rënë dhe u nisën secili nga vendi i vet. Ata u takuan, siç e kishin lënë, e shkuan për t’i qarë hallin Jobit dhe për ta ngushëlluar. 12 Kur e panë nga larg, nuk e njohën. Atëherë ia dhanë të qarit, shqyen rrobat dhe hodhën pluhur mbi kokë.+ 13 Pastaj u ulën përtokë pranë tij për shtatë ditë e shtatë net. Asnjëri s’i tha as edhe një fjalë, se e shihnin që dhembja e tij ishte e madhe.+
3 Pas kësaj Jobi filloi të fliste e të mallkonte ditën që kishte lindur.*+ 2 Ai tha:
3 «U shoftë dita që linda+ dhe nata kur dikush tha:
‘Është ngjizur një djalë!’
4 U bëftë errësirë ajo ditë!
Perëndia lart në qiell e harroftë!
Drita më mos e ndriçoftë!
5 Errësira e thellë* e marrtë sërish!
Një re e zezë e mbuloftë!
Gjithçka e zymtë e tmerroftë!
6 Terri atë natë e pushtoftë!+
Mes ditëve të vitit mos gëzoftë!
Mes ditëve të muajve mos u numëroftë!
7 Po, shterpë u bëftë ajo natë!
Britmë gëzimi në të mos u dëgjoftë!
9 Në mugëtirën e asaj nate, yjet u errësofshin!
Le të presë ajo më kot dritën
e mos i paftë rrezet e agimit,
11 Pse nuk vdiqa sapo erdha në jetë?!
Pse nuk dhashë frymë sapo dola nga barku i nënës?!+
12 Pse më priti prehri i saj dhe gjinjtë që të më mëndnin?
13 Se tani do të prehesha i qetë,+
do të flija e do të pushoja+
14 bashkë me mbretërit e tokës dhe këshilltarët e tyre,
të cilët ngritën për vete monumente që tani s’janë veçse rrënoja;*
15 ose me princat që zotëronin ar
e që shtëpitë i kishin plot argjend.
16 Veç të kisha qenë si një foshnjë e dështuar,
e askush të mos e merrte vesh,
si një fëmijë që s’e sheh kurrë dritën e diellit!
18 Atje të gjithë të burgosurit kanë qetësi,
e askush nuk i detyron më të punojnë.
20 Pse e lë të shohë dritë njeriun që vuan?!
Pse i fal jetë shpirtvrerosurit?!*+
21 Pse nuk u vjen vdekja atyre që mezi e presin,+
atyre që e kërkojnë më shumë se thesaret e fshehura,
22 atyre që s’do t’i mbante vendi nga gëzimi
dhe që do të ishin të lumtur kur ta gjenin varrin?
23 Pse Perëndia e lë të shohë dritë atë që e ka humbur rrugën,
kur Ai vetë e ka lënë pa rrugëdalje?!+
25 sepse asaj që i tmerrohesha, ajo më ndodhi,
dhe asaj që i trembesha, ajo më ra.
26 Nuk gjej aspak paqe, qetësi, prehje,
sepse telashet s’më lënë të marr frymë.»
4 Atëherë Elifazi,+ temaniti, ia ktheu:
2 «Do të bezdiseshe po të guxonte dikush të të fliste?
E kush mund të rrijë pa folur?!
3 Vërtet, dikur ti mësoje shumë njerëz
dhe forcoje duart e pafuqishme.
4 Këdo që pengohej, fjalët e tua e ngrinin peshë,
dhe gjunjët e këputur i forcoje.
6 Nderimi që ke për Perëndinë, a nuk të jep besim?
Integriteti* yt,+ a nuk të jep shpresë?
7 A kujton të ketë vdekur para kohe i pafajshmi?
Kur ka ndodhur që të shfaroset i drejti?
9 Ata vdesin me një të fryrë të Perëndisë
dhe marrin fund nga shkulmi i zemërimit të tij.
11 Luani ngordh ngaqë nuk gjen gjah,
ndaj këlyshët e tij shpërndahen.
12 Tani, një fjalë m’u tha në fshehtësi,
dhe veç një pëshpërimë më kapi veshi.
13 Mes mendimeve turbulluese gjatë vegimeve* të natës,
kur njerëzit bien në gjumë të thellë,
14 më pushtuan të dridhura,
tërë kockat m’i mbërtheu tmerri.
16 Pastaj u ndal, por nuk ia dallova dot pamjen.
Diçka më qëndronte para syve;
ishte heshtje, por më pas dëgjova një zë:
17 ‘A mund të jetë njeriu* më i drejtë se Perëndia?!
A mund të jetë njeriu më i kulluar se Bërësi i tij?!’
18 Ja, ai s’u zë besë as shërbëtorëve të vet.
Edhe engjëjve* të tij u gjen të meta.
19 E aq më tepër njerëzve mëkatarë që banojnë në shtëpi prej balte,
me themelet në pluhur,+ e që shtypen kollaj si mola.
20 Në mëngjes janë gjallë e në mbrëmje shtypen krejt;
zhduken përgjithmonë pa i vënë re kush.
21 A nuk janë si një tendë që ia kanë hequr litarët?
A nuk vdesin nga mungesa e mençurisë?
5 Thërrit, pra! A të përgjigjet kush?
Cilit prej engjëjve* do t’i drejtohesh?
2 Mllefi do ta vrasë të marrin,
dhe zilia do ta zhdukë naivin.
3 E pashë të marrin të lëshonte rrënjë,
por krejt papritur banesën ia mallkuan.
4 Bijtë e tij nuk janë aspak të sigurt,
i shtypin me këmbë te porta e qytetit+ e s’ka kush t’i shpëtojë.
5 Atë që korr ai, e ha i urituri,
e madje edhe atë që rritet mes gjembave ia merr,
e gjithë zotërimet e veta e të fëmijëve të tij i grabitin.
6 Megjithatë e keqja nuk del nga toka,
e telashet nuk mbijnë nga dheu.
7 Ashtu si shkëndijat ngjiten lart e pastaj shuhen,
edhe njeriu vjen në jetë për të vuajtur.
8 Por, po të isha në vendin tënd, do t’i drejtohesha Perëndisë,
Atij do t’ia parashtroja çështjen time;
9 Atij që bën gjëra madhështore e të pahetueshme,
gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar;
10 Atij që i jep shiun tokës dhe e ujit mbarë vendin;
11 Atij që i lartëson të përulurit
që i ngre lart zemërlëshuarit e u sjell shpëtim;
12 Atij që ua prish planet dinakëve,
që vepra e duarve të tyre të dështojë;
13 Atij që i zë në lak të mençurit me dinakërinë e tyre,+
me qëllim që planet e mendjemprehtëve të prishen.
14 Edhe ditën këta i pushton errësira,
në mes të ditës kërkojnë qorrazi si të ishte natë.
15 Atij që të shpëton nga gjuha e tyre si shpatë,*
që çliron të varfrit nga dora e të fuqishmëve,
16 që i përvuajturi të ketë shpresë,
kurse të padrejtit t’i mbyllet goja.
17 Lum ai që Perëndia e korrigjon!
Mos e hidh poshtë disiplinën* e të Plotfuqishmit,
18 sepse ai vërtet të sjell dhembje, por edhe ta lidh plagën;
të bën copë, por edhe të shëron me dorën e vet.
19 Nga gjashtë vuajtje do të të çlirojë,
madje as vuajtja e shtatë s’do të të prekë.
22 Do të qeshësh me shkatërrimin dhe urinë,
egërsirat e tokës s’do t’i kesh frikë.
24 Brenda tendës sate do të ndihesh i sigurt,*
kur të vështrosh kullotat e tua, s’do të të mungojë asgjë.
25 Do të të lindin shumë fëmijë;
pasardhësit e tu do të jenë të shumtë si bimët e tokës.
26 Do të jesh plot fuqi kur të shkosh në varr,
si duajt e grurit që korren në stinën e tyre.
27 Ja, këto i kemi vërtetuar, dhe kështu është.
Mendo mirë për këto dhe pranoji!»
6 Atëherë Jobi iu përgjigj:
4 Se shigjetat e të Plotfuqishmit më kanë shpuar,
dhe shpirti im helmin e tyre thith;+
tmerre nga Perëndia janë rreshtuar kundër meje.
5 A qan gomari i egër+ kur ka bar?
A pëllet demi kur ka tagji?
6 A hahet pa kripë ushqimi që s’ka shije?
A ka shije lëngu i mëllagës?
7 Nuk pranoj të prek asnjë nga këto,
se për mua janë si ushqim i ndotur.
8 Ah, sikur të më plotësohej kërkesa!
Ah, sikur Perëndia të më jepte atë që dëshiroj!
9 Ah, sikur Perëndia të më dërrmonte!
Ah, sikur ta zgjaste dorën e të më shfaroste!+
10 Edhe kjo do të më ngushëllonte;
do t’i prisja krahëhapur dhembjet e vdekjes,
sepse nuk i kam hedhur poshtë fjalët e të Shenjtit.+
11 E sa fuqi më ka mbetur, që të rri e të pres?!+
Ç’e mirë më pret që të vazhdoj të rroj?!
12 Mos jam i fortë si shkëmb?!
Prej bakri e kam mishin?!
13 E si mund t’i vij në ndihmë vetes
tani që nuk kam më asnjë mbështetje?!
16 Ata janë të turbullt nga akulli,
e në ta fshihet bora kur shkrin.
17 Por në stinën e nxehtë, shteren e mbarojnë;
kur vjen vapa, thahen krejt.
18 Ata gjarpërojnë në shtigjet e tyre,
nëpër shkretëtirë shkojnë derisa mbarojnë.
20 Ata turpërohen se më kot shpresuan;
shkojnë deri atje vetëm që të zhgënjehen.
22 Mos vallë ju kërkova të më jepni ndonjë dhuratë?
A ju kërkova të jepni ndonjë gjë në emrin tim nga pasuria juaj?
23 Mos ju kërkova të më shpëtoni nga duart e armiqve?
Ju kërkova të më shpëtoni* nga shtypësit?
25 Fjalët e sinqerta nuk sjellin dhembje!+
Por, ç’të mirë më sjell korrigjimi juaj?+
28 Tani kthehuni dhe më shihni,
se s’kam për t’ju gënjyer sy ndër sy.
29 Mendohuni edhe një herë, ju lutem, e mos më gjykoni keq;
po, mendohuni edhe një herë, se drejtësia ime s’ka ndryshuar.
30 Vallë, ka padrejtësi në gjuhën time?
Mos nuk e dallon dot qiellza ime të gabuarën?
7 A nuk është luftë* jeta e njeriut* mbi dhé?
A nuk janë ditët e tij si ditët e një mëditësi?+
4 Sapo shtrihem, them: ‘Oh, kur do të ngrihem?’+
Por nata mezi kalon, e përpëlitem derisa vjen agimi.*
11 Prandaj s’kam për ta mbyllur gojën,
në brengën e shpirtit do të flas,
me shpirt të helmuar do të ankohem!+
12 Mos jam det a përbindësh deti,
që të më ruash me rojë?
13 Sa them: ‘Divani do të më ngushëllojë,
shtrati do të ma lehtësojë vuajtjen’,
14 ti më tmerron me ëndrra
e me vegimet* e tua më frikëson,
16 Më është neveritur jeta!+ S’dua të jetoj më!
Lërmë, se ditët e mia s’janë veçse avull!*+
20 Edhe nëse kam mëkatuar, ç’të keqe të kam bërë ty, o Vëzhgues i njeriut?!+
Pse më ke vënë në shënjestër?
Mos të jam bërë barrë?!
Pse nuk i mbyll sytë para fajit tim?
Se shpejt do të prehem në pluhur,+
e ti do të më kërkosh, por unë s’do të jem.»
8 Pastaj e mori fjalën Beldadi,+ shuahiti:+
2 «Deri kur do të flasësh kështu?+
Fjalët e gojës sate janë veçse një erë e fortë!
3 Mos vallë jep gjykime të shtrembëra Perëndia?
Mos vallë e shtrembëron drejtësinë i Plotfuqishmi?
5 Por, po t’i kthesh sytë nga Perëndia+
e t’i përgjërohesh të Plotfuqishmit për miratim,
6 po të ishe vërtet i kulluar e i drejtë,+
ai do të të bëhej krah* e do të të rikthente në vendin që të takon,
9 Se ne dje erdhëm në jetë e nuk dimë asgjë,
ngaqë ditët tona në tokë janë si hije.
10 A nuk do të të mësonin ata?
A nuk do të t’i tregonin gjërat që dinë?*
11 A hedh shtat papirusi jashtë kënetës?
A rritet, vallë, kallami pa ujë?
12 Do të thahej më shpejt se çdo bimë tjetër,
ndonëse ende i gjelbër dhe i pakëputur.
13 Kështu përfundojnë* të gjithë ata që e harrojnë Perëndinë,
sepse shpresat e të ligut* do të shuhen.
16 Ai është si një bimë e njomë që rritet nën rrezet e diellit,
dhe filizat e tij mbushin gjithë kopshtin.+
17 Në një grumbull gurësh i pleksen rrënjët
e mes guralecëve kërkon shtëpi.
20 Perëndia s’ka për t’i hedhur poshtë ata që mbajnë integritetin*
dhe as s’ka për t’i mbështetur* të ligjtë.
21 Ai do të të kthejë sërish buzëqeshjen,
e prej gojës sate do të dalin veç britma hareje.
22 Turpi do t’i mbulojë ata që të urrejnë
dhe tenda e të ligjve nuk do të jetë më.»
9 Atëherë Jobi iu përgjigj:
2 «E di mirë se ashtu është.
Por si mund të ketë të drejtë njeriu* përpara Perëndisë?+
4 Ai është i mençur* dhe plot fuqi.+
E kush mund t’i bëjë ballë pa pësuar gjë?!+
9 Ai ka bërë yjësinë Ash,* yjësinë Kesil,*
yjësinë Kimah*+ dhe yjësitë e qiellit të jugut;*
10 gjëra madhështore e të pahetueshme ka bërë,+
gjëra të mrekullueshme që s’kanë të numëruar.+
11 Ai më kalon pranë, por unë s’arrij ta shoh,
ecën përbri meje, por unë s’e dalloj dot.
12 Kush mund ta pengojë nëse shtien në dorë diçka?
Kush guxon t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’+
14 Aq më tepër duhet të matem unë kur i përgjigjem;
duhet t’i zgjedh më mirë fjalët që të flas me të.
15 Por, edhe sikur të kisha të drejtë, s’do të guxoja t’i përgjigjesha;+
vetëm do t’i përgjërohesha për mëshirë gjykatësit tim.*
16 Po ta thërrisja, a do të më përgjigjej?
S’ma ha mendja se do të më dëgjonte,
17 ai që me një stuhi më dërrmon
dhe pa shkak plagët m’i shumon.+
18 Ai nuk më lë as të marr frymë
e më sjell veç hidhërim.
19 Nëse bëhet fjalë për fuqi, ai është më i fuqishmi.+
Nëse bëhet fjalë për drejtësi, ai thotë:
«Kush mund të më kërkojë llogari?»
20 Edhe po të kisha të drejtë, vetë goja ime do të më dënonte;
edhe po të mbaja integritetin,* ai do të më shpallte fajtor.*
23 Nëse papritmas një përmbytje do të sillte vdekjen,
ai do të tallej me dëshpërimin e të pafajshmit.
Kush tjetër mund ta bëjë këtë, përveç tij?
26 Rrëshqasin si varkat prej kallami,
si shqiponja që sulet mbi prenë e vet.
27 Edhe po të them: ‘Do ta harroj brengën,
do të ndërroj çehre e do të çelem’,
28 përsëri të gjitha dhembjet e mia më futin frikën,+
dhe unë e di se ai nuk do të më quante të pafajshëm,
29 përkundrazi do të dilja fajtor.
Prandaj, pse të lodhem kot?!+
30 Edhe po të lahesha me ujë bore
e t’i pastroja duart me finjë,*+
31 ai do të më zhyste në një gropë me baltë,
aq sa edhe rrobat e mia do të më kishin neveri.
e të mos më ngjallte më tmerr,+
35 atëherë do t’i flisja pa frikë,
se zakonisht nuk druhem kur flas me të.
Do të ankohem, do të shfrej atë që ndiej;
me shpirt të helmuar do të flas.
2 Perëndisë do t’i them: ‘Mos më shpall fajtor.
Më thuaj, pse më kundërvihesh?
3 Ç’përfitim ke që të më shtypësh,
të përbuzësh veprën e duarve të tua,+
ndërkohë që miraton intrigat e të ligjve?
4 Vallë, ke sy njeriu?
Vallë, sheh siç sheh vdekatari?
5 Mos janë ditët e tua sa ditët e vdekatarëve,
ose vitet e tua sa ato të njeriut,+
6 që orvatesh të gjesh fajin tim
dhe kërkon pa pushim mëkatin tim?+
10 A nuk më derdhe si qumështi,
dhe a nuk më ngjize si djathi?
13 Mirëpo në zemër fshihje të tjera gjëra;
e di se këto gjëra më vijnë nga ti.
15 Në qofsha fajtor, mjerë unë!
16 E po të ngrija kokë, ti do të më viheshe pas si një luan,+
dhe prapë do të dilje më i fuqishëm se unë.
17 Ti do të sillje të tjerë dëshmitarë kundër meje,
e do të inatoseshe edhe më shumë me mua,
ndërkohë që halle pa fund do të ma zinin frymën.
18 Pse më nxore nga barku i nënës, pra?+
Ah, sikur të kisha vdekur para se të më shihte njeri!
19 Do të ishte si të mos kisha ekzistuar kurrë;
nga barku i nënës drejt e në varr do të më kishin çuar.’
20 A nuk janë të pakta ditët e mia?+
Më lër të qetë e hiqi sytë nga unë, që të gjej pak lehtësim,*+
21 para se të shkoj—për të mos u kthyer më+—
në vendin e errësirës së thellë,*+
22 në vendin ku mbretëron zymtësia,
në vendin e territ e të rrëmujës,
ku edhe drita është sterrë e zezë.»
11 Pastaj e mori fjalën Zofari,+ namatiti:
3 Fjalët e tua boshe, do t’ua mbyllin gojën njerëzve?
Kujton se do të tallesh e askush s’do të të qortojë?+
6 Atëherë do të të tregonte të fshehtat e mençurisë,
sepse mençuria praktike është e shumanshme.
Kështu do të kuptoje se, disa nga fajet e tua, Perëndia s’do që t’i kujtojë.
7 A i zbulon dot gjërat e thella të Perëndisë?
A i zbulon dot caqet e madhështisë së të Plotfuqishmit?
8 Mençuria e tij është më e lartë se qielli. E çfarë mund të arrish ti?
Është më e thellë se Varri.* E çfarë mund të dish ti?
9 Është më e madhe se toka dhe më e gjerë se deti.
10 E nëse Ai e ndalon dikë rrugës dhe hap gjyq kundër tij,
kush mund t’i kundërvihet?
11 Se ai e di mirë kur njerëzit janë mashtrues.
Kur sheh një të keqe, vallë i mbyll sytë?!
13 Ah, sikur ta përgatitje zemrën!
Ah, sikur t’i shtrije duart drejt tij në lutje!
14 Flake tej të keqen nëse gjendet në duart e tua,
dhe mos lejo që padrejtësia të zërë vend në tendat e tua.
15 Atëherë do të ecësh me kokën lart e me faqe të bardhë,
do të jesh i patundur e s’do të kesh frikë.
16 Atëherë do t’i harrosh hallet
e do të të duken si ujëra që rrodhën tutje.
17 Jeta jote do të jetë më e shndritshme se mesdita,
e madje edhe ditët e saj të errëta do të bëhen si drita e mëngjesit.
18 Do të ndihesh i sigurt, sepse ke shpresë,
do t’i hedhësh sytë përreth e do të shtrihesh i qetë.
19 Do të shtrihesh, e askush nuk do të të trembë,
dhe shumë njerëz do të kërkojnë pëlqimin tënd.
20 Të ligjve do t’u ikë drita e syrit
e s’do të kenë vend ku t’ia mbathin;
12 Atëherë Jobi iu përgjigj:
2 «Posi, veç ju i dini të gjitha,
dhe mençuria do të marrë fund me ju!
3 Edhe unë kuptoj,* e nuk qëndroj më poshtë se ju.
E kush nuk i di këto gjëra?
Po, një njeri i drejtë e i paqortueshëm është bërë gazi i botës.
6 Në tendat e grabitësve mbretëron paqja;+
ata që provokojnë Perëndinë, janë të sigurt,+
po, ata që e mbajnë në dorë perëndinë e tyre.
7 Por, pyet pak kafshët, e do të të mësojnë;
pyet zogjtë e qiellit, e do të të tregojnë.
9 Cili nga tërë këta nuk e di
se dora e Jehovait ka bërë gjithçka?
16 Tek ai gjendet forca dhe mençuria praktike;+
në dorë të tij është ai që ecën në rrugë të shtrembër
dhe ai që çon në rrugë të shtrembër;
17 këshilltarët i bën të ecin këmbëzbathur,*
dhe gjykatësit i bën të marrë.+
19 Priftërinjtë i bën të ecin këmbëzbathur,+
dhe ata që kanë zënë rrënjë në pozitat e tyre, i rrëzon.+
23 Kombet i bën të fuqishme që pastaj t’i shkatërrojë,
u zgjeron kufijtë që pastaj t’i çojë në mërgim.
13 Ja, syri im i ka parë të gjitha këto,
veshi im i ka dëgjuar dhe i ka kuptuar.
2 Ato që dini ju, i di edhe unë,
e nuk qëndroj më poshtë se ju.
3 Në të vërtetë, do të doja të flitja me të Plotfuqishmin;
Perëndisë do të më pëlqente t’ia paraqitja çështjen time.+
5 Ah, sikur të mos e hapnit fare gojën!
Kështu do të tregoheshit të mençur.+
6 Dëgjoni, ju lutem, argumentet e mia,
vërjani veshin mbrojtjes së buzëve të mia.
7 Mos do të thoni akuza të padrejta në emër të Perëndisë?
Do të nxirrni nga goja mashtrime në emër të tij?
8 A do të merrni anën e tij?
A do t’i dilni krah Perëndisë së vërtetë në gjyq?
9 Mos do t’ju dilte për mirë sikur t’ju hetonte?+
Do t’ia hidhnit atij, siç ia hidhni vdekatarit?
11 A nuk do të frikësoheshit prej lavdisë së tij?
A nuk do t’ju fuste ai tmerrin?
13 Pushoni e më lini të flas,
e pastaj të dalë ku të dalë!
Pse po e vë kokën në rrezik?*
17 Dëgjojini mirë fjalët e mia,
vërjani veshin asaj që do të them,
18 se jam përgatitur për çështjen time,
e di se kam të drejtë.
19 Kush do të debatojë me mua?
Po ta mbaja gojën mbyllur, me siguri do të vdisja!*
22 Më thirr, e unë do të të përgjigjem,
ose më lër të flas unë, e ti m’u përgjigj.
23 Çfarë gabimesh e mëkatesh kam bërë?
Ma trego fajin e mëkatin tim.
25 Mos do t’i futësh frikën një gjetheje që e ka marrë era?
Vallë do të ndjekësh pas një fije kashte?
26 Se ti vazhdon të mbash shënim akuza të rënda kundër meje
dhe më kërkon llogari për fajet e rinisë.
4 Kush mund të lindë i pastër nga një i papastër?+
Askush!
5 Ditët e njeriut janë të numëruara
dhe numrin e muajve të tij, e ke ti në dorë;
ke vënë një kufi që ai të mos e kalojë.+
8 Edhe sikur t’i vjetrohen rrënjët në dhé
e trungu t’i thahet në tokë,
9 me të ndier erën e ujit, ajo mbin;
nxjerr degë si të ishte bimë e re.
11 Ashtu si firojnë ujërat e detit dhe lumi thahet e shteron,
Për sa kohë të jetë qielli, ai nuk do të çohet
e nga gjumi nuk do të zgjohet.+
13 Ah, sikur të më fshihje në Varr!*+
Të më fshihje, derisa të të kalonte zemërimi!
Të vije një afat e të më kujtoje!+
14 Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?+
15 Ti do të më thërrasësh, e unë do të të përgjigjem.+
Do të kesh mall për veprën e duarve të tua.
16 Por tani ti m’i numëron hapat një nga një,
kërkon të gjesh veç mëkatin tim.
18 Ashtu si mali shembet e thërrmohet,
dhe shkëmbi lëviz nga vendi,
19 ashtu si uji gërryen gurin
dhe vërshon duke marrë para dheun,
edhe ti ia shuan shpresat vdekatarit.
21 Në i nderofshin bijtë e tij, ai s’ka për ta marrë vesh;
në i poshtërofshin, ai s’ka për ta kuptuar.+
22 Provon dhembje vetëm kur është gjallë
dhe vajton vetëm kur është ende në jetë.»
15 Pastaj e mori fjalën Elifazi,+ temaniti:
2 «Me argumente boshe* do të përgjigjet i mençuri?
Me erën e lindjes e mbush barkun?
3 Korrigjimi thjesht me fjalë është i kotë,
vetëm fjalët nuk të vlejnë për gjë.
7 Mos je ti i pari njeri që ka ardhur në jetë?
Mos dole në dritë para se të dilnin kodrat?
8 Vallë ke mundësi të dëgjosh sekretet e Perëndisë?*
Vetëm ti qenke i mençur?
9 Ç’di ti që s’e dimë edhe ne?+
Ç’kupton ti më shumë se ne?
11 Nuk të mjafton ngushëllimi i Perëndisë,
a një fjalë e thënë me ëmbëlsi?
12 Pse e lë veten në dorë të zemrës?
Pse të flakërojnë sytë nga zemërimi?
13 Se ti kthehesh kundër vetë Perëndisë,
s’i vë fre gojës dhe nxjerr fjalë të tilla.
14 Ç’është vdekatari që të jetë i pastër në sytë e Perëndisë?
E si mund të jetë i drejtë njeriu i lindur nga një grua?+
17 Unë do të flas, e ti më dëgjo!
Do të të tregoj atë që kam parë,
18 atë që thanë të mençurit siç ua përcollën etërit,+
gjëra që nuk i mbajtën të fshehta.
19 Vetëm atyre iu dha ky vend
e mes tyre nuk vinte këmbë asnjë i huaj.
20 Gjatë gjithë ditëve të tij i ligu mundohet,
njeriu tiran vuan për sa vjet rron.
23 Sillet lart e poshtë në kërkim të ushqimit,* po ku ka?
E di mirë se po i afrohet dita e territ.
24 Vuajtjet dhe brengat e tmerrojnë pa pushim,
e vënë poshtë si një mbret që është gati të vërsulet,
25 sepse ai ngre dorë kundër Perëndisë
dhe orvatet të sfidojë* të Plotfuqishmin.
27 Fytyrën ia ka mbuluar dhjami
dhe mesi i është trashur.
28 Banon në qytete që do të rrënohen,
në shtëpi ku s’do të banojë kush,
që do të katandisen në pirgje gurësh.
29 Ai s’do të pasurohet e s’do të grumbullojë të mira,
as zotërimet nuk do t’i shtojë mbi faqen e dheut.
30 Nuk do të dalë dot nga terri;
një flakë do ta zhuritë filizin e tij*
dhe ai do të zhduket nga një e shfryrë e gojës së Perëndisë.*+
31 Të mos e mashtrojë veten e të besojë në kotësi,
se veç kotësinë do të marrë si shpërblim.
33 Do të jetë si hardhia që nuk e mban rrushin e papjekur,
dhe si ulliri që i flak tutje lulet e veta.
35 Ata ngjizin telashe dhe pjellin të këqija;
veç mashtrim është fryti i barkut të tyre.»
16 Jobi iu përgjigj:
2 «Sa e sa herë kam dëgjuar fjalë të tilla!
E në vend që të më ngushëlloni, po ma bëni zemrën plagë!+
3 Si s’paskan fund fjalët boshe?*
Ç’të* shtyn të më përgjigjesh kështu?
4 Edhe unë fare mirë mund të flisja si ju,
e po të ishit ju në vendin tim,
edhe unë mund të sillja argumente bindëse kundër jush
e ta tundja kokën gjithë përbuzje.+
5 Në vend të kësaj, do t’ju jepja forcë me fjalët e gojës sime,
dhe me ngushëllimin e buzëve të mia do t’jua lehtësoja dhembjen.+
8 Më ka mbërthyer edhe mua, e gjendja ime dëshmon për këtë;
edhe trupi im kockë e lëkurë ngrihet e jep prova kundër meje.
9 Gjithë zemërim, ai më ka dërrmuar;
kundër meje ushqen mëri dhe kërcëllin dhëmbët;+
sytë e tij më shpojnë tejpërtej sikur ta kisha armik.+
10 Njerëzit hapin gojën për të më gllabëruar,+
më godasin me shuplaka faqeve gjithë përçmim
dhe kundër meje mblidhen turma-turma.+
12 Isha rehat, por ai më bëri copë-copë;+
më kapi nga zverku e më dërrmoi,
pastaj më bëri shënjestrën e vet.
13 Harkëtarët e tij më rrethojnë ngado;+
ai m’i shpon veshkat+ pa pikë dhembshurie;
tëmthin ma derdh përtokë.
14 Më hap të çarë pas të çare;
si një luftëtar më vërsulet.
16 Fytyra më është skuqur nga të qarat+
e sytë më kanë vënë rrathë të zinj,*
17 edhe pse duart e mia s’e njohin dhunën
dhe lutja ime është e sinqertë.
18 O tokë, mos e mbulo gjakun tim!+
Mos u ndaltë klithma ime!
19 Megjithatë, dëshmitari im është në qiej;
ai që dëshmon për mua është atje lart.
21 Dikush tjetër le të gjykojë mes meje dhe Perëndisë,
siç do të gjykonte mes një njeriu dhe shokut të tij.+
17 Fuqitë* më janë shterur e ditët po më shuhen.
S’më pret gjë tjetër veç varrit!+
3 Të lutem, o Perëndi, dil garant për mua,
se kush tjetër do të shtrëngonte duart me mua në shenjë zotimi?+
4 Ti ua ke mbyllur mendjen* që aftësia dalluese të mos hyjë,+
prandaj nuk i lejon të triumfojnë mbi mua.
9 I drejti qëndron i patundur në udhën e vet,+
dhe ai që i ka duart të pastra, bëhet gjithnjë e më i fortë.+
10 Gjithsesi, hajdeni të gjithë e nisjani prapë me argumentet tuaja,
se deri tani s’keni nxjerrë ndonjë fjalë të mençur nga goja.+
12 Ata vazhdojnë të ma kthejnë natën në ditë
e më thonë: ‘Pas territ afron drita.’
14 Varrit*+ do t’i thërras: ‘Je babai im!’
Vemjen do ta quaj: ‘Nëna ime! Motra ime!’
15 Ku është, pra, shpresa ime?+
A sheh dikush shpresë për mua?
18 Beldadi,+ shuahiti, ia ktheu:
2 «Kur do t’u jepni* fund fjalëve?
Vëreni në punë mendjen, e pastaj flasim.
4 Edhe nëse ti e ha veten nga zemërimi,
mos do të mbetet e shkretë toka për hatrin tënd,
mos do të shkojnë gjëkundi shkëmbinjtë?
6 Me siguri drita në tendë do t’i errësohet,
dhe llamba që ka sipër kokës do t’i shuhet.
7 Hapat e vrullshëm do t’i ngadalësohen,
e nga planet e veta do të shembet përdhe,+
8 sepse me këmbët e veta do të shkojë drejt rrjetës,
e në të do të ngatërrohet keq.
10 Një litar është fshehur në tokë për të,
një grackë është ngritur në shtegun e tij.
16 Poshtë do t’i kalben rrënjët
e sipër do t’i thahen degët.
18 Do ta flakin nga drita në errësirë,
nga faqja e dheut do ta dëbojnë.
19 Mes popullit të tij s’do të lërë as pasardhës e as trashëgimtarë;
në vendin ku banon* s’do të ketë të mbijetuar.
20 Kur t’i vijë dita, popujt në Perëndim do të shtangen,
dhe popujt në Lindje do t’i zërë tmerri.
21 Ja pra, kështu e pësojnë tendat e keqbërësve
dhe vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë.»
19 Jobi iu përgjigj:
2 «Deri kur do të ma acaroni shpirtin?*+
Deri kur do të më dërrmoni me fjalë?+
3 Më keni qortuar* plot dhjetë herë.
Si s’ju vjen turp që më trajtoni kaq ashpër!+
4 Edhe nëse vërtet kam gabuar,
faji më ngelet vetëm mua.
5 Nëse vazhdoni ta mbani veten më lart se unë
dhe pretendoni se poshtërimi im është i merituar,
6 dijeni se është Perëndia që më ka mashtruar,
ai vetë më ka zënë në rrjetën e tij.
7 Vazhdoj të bërtas: ‘Më kanë rënë në qafë!’, por s’marr asnjë përgjigje;+
vazhdoj të thërras për ndihmë, por s’ka drejtësi.+
9 Më ka zhveshur nga lavdia,
ma ka hequr kurorën nga koka.
10 Më godet nga çdo anë derisa shuhem;
ma shkul shpresën si të ishte pemë.
12 Trupat e tij vijnë së bashku e më rrethojnë,
përqark tendës sime ngrenë kampin e fushojnë.
16 I thërras shërbëtorit, por ai s’më përgjigjet;
me buzët e mia i përgjërohem për dhembshuri.
18 Për më tepër, fëmijët e vegjël më përbuzin;
sapo çohem, fillojnë të më përqeshin.
22 Pse vazhdoni të më përndiqni siç bën Perëndia?+
Pse vazhdoni të më sulmoni pa pushim?!*+
23 Ah, sikur të shkruheshin fjalët e mia!
Ah, sikur të hidheshin në një libër!
26 Edhe pasi të më jetë ngrënë lëkura,
sa të jem gjallë, do ta shoh Perëndinë.
27 Po, do ta shohin sytë e mi, e jo sytë e ndonjë tjetri.+
Por tani thellë në shpirt ndihem i dërrmuar,*
28 se ju thoni: ‘E si po e përndjekim ne?+’
thua se rrënja e problemit të isha unë.
Mos harroni se ka një gjykatës!»+
20 Zofari,+ namatiti, ia ktheu:
2 «Mendimet turbulluese më nxitin të flas,
nga gjithë acarimi që ndiej përbrenda.
4 Me siguri e ke ditur gjithnjë këtë që do të të them,
se kështu ka qenë që kur u krijua njeriu* në tokë,+
5 që britma e gëzuar e të këqijve është jetëshkurtër
6 Ndonëse madhështia e tij arrin qiejt
dhe koka e tij prek retë,
7 ai do të zhduket përgjithmonë si jashtëqitja e vet;
ata që e shihnin, do të thonë: ‘Ku është?’
10 Fëmijët e tij do të kërkojnë përkrahjen e fukarenjve,
dhe me duart e veta do ta kthejë mbrapsht pasurinë.+
11 Forca rinore që i mbushte kockat,
do të dergjet bashkë me të në pluhur.
12 Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij,
edhe sikur ta fshehë nën gjuhë,
13 edhe sikur ta shijojë e të mos e heqë,
por të vazhdojë ta mbajë në gojë,
14 ushqimi do t’i thartohet në bark,
do t’i kthehet si helm* kobrash në zorrë.
15 Pasuritë që ka gllabëruar, do t’i vjellë;
Perëndia do t’ia nxjerrë nga barku.
17 Nuk do t’i shohë kurrë përrenjtë plot ujë,
as mjaltin dhe gjalpin që rrjedhin rrëke.
18 Zotërimet e veta do t’i kthejë mbrapsht pa i shijuar;*
pasurinë e nxjerrë nga tregtia s’do ta gëzojë,+
19 sepse dërrmoi dhe braktisi të varfrin;
rrëmbeu shtëpinë që nuk e ndërtoi vetë.
20 Mirëpo brenda vetes s’do të gjejë prehje;
pasuria s’do ta ndihmojë të shpëtojë.
21 S’i ka mbetur gjë tjetër për të gllabëruar,
ndaj edhe begatia e tij s’e ka të gjatë.
22 Kur të jetë në kulmin e bollëkut, do ta pushtojë ankthi,
hallet do ta mbysin me gjithë forcën e tyre.
23 Teksa mbush barkun,
Perëndia* do të shfryjë mbi të zemërimin e Tij të zjarrtë,
do ta derdhë si shi mbi të, deri brenda zorrëve.
24 Kur t’ia mbathë nga armët prej hekuri,
do ta shpojnë shigjetat e harqeve prej bakri.
25 Nga shpina do të shkulë një shigjetë,
një armë vezulluese do të heqë nga tëmthi;
tmerret do ta mbërthejnë.+
26 Thesaret e tij i pret errësira e plotë;
një zjarr që nuk e ndezi e nuk i fryu kush, ka për ta përpirë,
rrënimi i pret ata që mbeten gjallë në tendën e tij.
27 Qielli do t’ia nxjerrë në shesh fajin;
toka do të ngrihet kundër tij.
28 Një përmbytje do t’ia fshijë tej shtëpinë,
një përrua i rrëmbyer, ditën e zemërimit të Perëndisë.*
29 Ky është shpërblimi nga Perëndia për njeriun e lig,
trashëgimia që Perëndia ka vendosur për të.»
21 Jobi iu përgjigj:
2 «Dëgjojini mirë fjalët e mia,
të paktën të kem këtë ngushëllim prej jush.
4 Mos vallë po i ankohem ndonjë njeriu?!
Po të ishte kështu, a nuk do ta humbja durimin?!
6 Kur ndalem e mendoj, tronditem edhe vetë,
e dridhmat ma përshkojnë gjithë trupin.
8 Fëmijët i kanë gjithmonë pranë vetes,
dhe jetojnë gjatë, aq sa shohin edhe pasardhësit e fëmijëve.
10 Demi i tyre mbars me sukses;
lopa u pjell e nuk i dështon të vegjlit.
11 Si kope qengjash lodrojnë djemtë e tyre,
e plot hare kërcejnë fëmijët e tyre.
14 Por Perëndisë së vërtetë i thonë: ‘Na lër rehat!
Nuk duam t’i njohim udhët e tua.+
15 Kush është i Plotfuqishmi që u dashka t’i shërbejmë?+
E çfarë fitojmë po ta njohim?+’
16 Mirëpo unë e di që nuk varet prej tyre begatia që gëzojnë.+
(Larg qoftë që të mendoj* si të ligjtë!)+
17 Sa herë u shuhet llamba të ligjve?+
Sa herë bie e keqja mbi ta?
Sa herë i shkatërron Perëndia në zemërimin e tij?
18 A bëhen ndonjëherë ata si kashta para erës,
si byku që stuhia e merr tutje?
19 Ndëshkimin që i takon dikujt, Perëndia e ruan për fëmijët e tij.
Por e ndëshkoftë Perëndia edhe atë vetë, që ai të marrë vesh.+
21 E pse të shqetësohet ç’do të bëhet me shtëpinë e vet kur të mos jetë më,
23 Dikush vdes në kulmin e fuqisë,+
kur është plotësisht i qetë e rehat;+
24 kur kofshët i janë trashur nga dhjami,
dhe kockat i ka ende të forta.*
29 Vallë, nuk i pyesni udhëtarët?
Vallë, nuk ua vini mendjen dëshmive të tyre,
30 që të ligut i kursehet jeta ditën e shkatërrimit
dhe gjen shpëtim ditën e zemërimit të furishëm?
31 Kush do t’i kërkojë llogari për sjelljen e vet?
Kush do ta ndëshkojë për ato që ka bërë?
32 Kur ta përcjellin në varreza,
mbi varr do t’i bëjnë rojë.
33 Në plisat e luginës* do të prehet i qetë,*+
e pas tij do të shkojë tërë njerëzia,*+
sikurse kanë shkuar mijëra e mijëra para tij.
34 Prandaj, pse më ngushëlloni me fjalë të kota?+
Në përgjigjet tuaja ka veçse mashtrim!»
22 Elifazi,+ temaniti, iu përgjigj:
2 «Ç’i hyn në punë njeriu Perëndisë?
Ç’i hyn në punë njeriu me gjykim të thellë?+
4 Mos vallë të ndëshkon e hap gjyq kundër teje
ngaqë tregon nderim të thellë për të?
10 Ja pse të rrethojnë gracka* ngado+
e tmerre të papritura të shtijnë frikën;
11 ja pse është kaq errësirë sa nuk sheh dot
e të mbulojnë ujëra vërshuese.
12 A nuk është Perëndia lart në qiej?
Shih sa lart janë të gjitha yjet!
13 Por ti thua: ‘E ku di gjë Perëndia?
A gjykon dot ai përmes territ të zi?
15 A do të ndjekësh udhën e lashtë
ku kanë shkelur të ligjtë,
17 Ata i thoshin Perëndisë së vërtetë: ‘Na lër rehat!’,
dhe ‘Ç’mund të na bëjë i Plotfuqishmi?’,
18 ndonëse ishte ai që ua mbushte shtëpitë me të mira.
(Një mendim të tillë të lig as e çoj ndër mend.)
19 Mirëpo të drejtët do të gëzojnë kur të shohin rrënimin e tyre,
i pafajshmi do të tallet me ta:
20 ‘Kundërshtarët tanë janë shuar,
dhe ç’ka mbetur prej tyre, do ta përpijë zjarri.’
21 Njihe Perëndinë që të gëzosh paqe,
atëherë do të të vijnë veç të mira.
23 Nëse kthehesh tek i Plotfuqishmi, do ta marrësh veten;+
nëse e heq padrejtësinë nga tenda jote,
24 nëse e hedh floririn* përtokë
dhe arin e Ofirit+ në grykat* shkëmbore,
25 atëherë i Plotfuqishmi do të bëhet floriri yt
dhe argjendi më i zgjedhur për ty.
27 Do t’i përgjërohesh e ai do të të dëgjojë,
e atëherë do t’i plotësosh zotimet e tua.
28 Çfarëdo që të vendosësh të bësh, do të ketë sukses;
në udhët e tua do të shkëlqejë drita.
30 Ai do ta shpëtojë të pafajshmin,
e me siguri edhe ty, nëse duart i ke të pastra.»
23 Jobi iu përgjigj:
3 Ah, sikur të dija ku ta gjeja Perëndinë!+
Do të shkoja te vendi i tij i banimit.+
4 Atij do t’ia parashtroja çështjen time,
e në gojë do të kisha plot argumente;
5 atëherë do ta dija përgjigjen e tij,
do ta kuptoja çfarë do të më thoshte.
6 A do të më vihej kundër me forcën e tij të madhe?
Jo, përkundrazi, do të më dëgjonte me vëmendje.+
7 Atje i drejti do të mund t’i ndreqte gjërat me të,
dhe Gjykatësi im do të më shpallte të pafajshëm një herë e mirë.
8 Por unë shkoj në lindje, e ai s’është atje,
shkoj në perëndim, por as atje s’e gjej dot.
9 Kur ai shkon majtas për të vepruar, nuk e shoh,
ai kthehet djathtas, por prapë s’arrij ta shoh.
10 Gjithsesi, ai e njeh mirë udhën time,+
e pasi të më ketë vënë në provë, do të dal i pastër si ar i kulluar.+
12 Nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij;
si thesar i kam çmuar thëniet e tij,+ madje më tepër nga sa më kërkohej.
13 Kur ai e ndan mendjen, kush mund ta ndalojë?+
Atë që dëshiron, e realizon.+
15 Prandaj jam në ankth për shkak të tij;
kur mendoj për të, mbushem me frikë e nderim.
16 Perëndia ma ka ligështuar zemrën,
i Plotfuqishmi më ka futur frikën.
17 Por as errësira s’ma ka mbyllur ende gojën,
as terri që më ka mbuluar fytyrën.
24 Pse nuk ka caktuar një kohë i Plotfuqishmi?+
Pse ata që e njohin, nuk e shohin ditën e tij?*
4 I shtyjnë e i përzënë të varfrit jashtë rruge;
të pambrojturve të tokës u duhet të fshihen prej tyre.+
5 Të varfrit kërkojnë ushqim si gomarët e egër+ në shkretëtirë;
në vende të shkreta kërkojnë ushqim për fëmijët.
8 Bëhen qull nga shirat e maleve,
pas shkëmbit ngjishen që të gjejnë strehë.
9 Të ligjtë e rrëmbejnë jetimin që në gji të nënës;+
ua marrin rrobën të varfërve si garanci për një hua,+
10 e kështu i detyrojnë të enden të zhveshur, pa asnjë rrobë,
të uritur, teksa mbartin duaj drithi.
11 Ata rropaten mes mureve të brezareve në zheg të ditës,*
shtypin rrushin në shtypëse, e prapë ikin të etur.+
12 Ata që janë në fill të vdekjes, rënkojnë në qytet,
të plagosurit për vdekje thërrasin për ndihmë,+
por Perëndia nuk shqetësohet për këtë.*
14 Vrasësi çohet me të zbardhur dita
dhe i merr jetën të pambrojturit e të varfrit,+
kurse natën bëhet hajdut.
dhe e mbulon fytyrën me një vel.
17 Si terri është mëngjesi për të;
ai i njeh fare mirë tmerret e territ.
18 Por ujërat do t’i marrin me vete të ligjtë;
prona e tyre do të jetë e mallkuar+
e ata nuk do të kthehen në vreshtin e vet.
19 Ashtu si thatësira dhe të nxehtët përpijnë dëborën e shkrirë,
20 Nëna e vet* do ta harrojë të ligun;
krimbat do të gostiten me trupin e tij; ai s’do të kujtohet më,+
dhe padrejtësia do të rrëzohet si një pemë.
21 Gruaja shterpë bie pre e tij;
vejushën e gjorë ai e keqtrajton.
22 Me fuqinë e tij, Perëndia* do t’i heqë qafe të fuqishmit;
ndonëse mund të ngrihen lart, nuk do ta kenë të sigurt jetën.
24 Të ligjtë lartësohen për pak kohë, por pastaj s’janë më;+
katandisen si mos më keq+ e vdesin si kushdo tjetër,
si kallinjtë e grurit mblidhen e këputen.
25 E kush do të më nxjerrë gënjeshtar tani?
Kush do t’i përgënjeshtrojë fjalët e mia?»
25 Beldadi,+ shuahiti, iu përgjigj:
2 «Atij i përket mbretërimi;
ai ka forcë të tmerrshme;
ai vë paqe lart në qiell.
3 A kanë të numëruar trupat e tij ushtarake?
Mbi kë nuk shkëlqen drita e tij?
5 As hëna nuk shndrit para tij,
as yjet nuk janë të pastër në sytë e tij.
6 Aq më tepër njeriu, që s’është veçse vemje,
dhe biri i njeriut, që s’është veçse krimb!»
26 Jobi iu përgjigj:
2 «Ama ç’e ndihmoke të pafuqishmin!
Ama ç’ia forcoke krahët të dobëtit!+
3 Sa bukur e këshilloke atë që s’ka mençuri!+
Gjithë atë mençuri* ke shpalosur!
5 Ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje, dridhen;
janë më poshtë se ujërat dhe banorët e tyre.
7 Ai e shpalos veriun* në zbrazëti,+
tokën e mban varur në asgjë;
8 i mbështjell ujërat brenda reve,+
e nën peshën e tyre retë nuk çahen;
9 mbi fronin e vet i nden retë si vel që të mos shihet;+
10 përcakton horizontin* mbi sipërfaqen e ujërave+
dhe vë një kufi mes dritës dhe errësirës.
11 Shtyllat e qiellit tronditen,
shtangen nga qortimi i tij.
Ndaj kush mund ta kuptojë bubullimën e tij të fuqishme?»+
27 Jobi vazhdoi me këto fjalë:*
2 «Siç është e vërtetë që Perëndia rron, ai që ma ka mohuar drejtësinë,+
e siç është e vërtetë që i Plotfuqishmi rron, ai që ma ka hidhëruar shpirtin,+
3 derisa të kem frymë brenda meje
e derisa në flegrat e mia të jetë fryma e Perëndisë,+
4 nga buzët e mia s’do të dalë asnjë padrejtësi,
as gjuha ime nuk do të nxjerrë mashtrime!
5 Por ju as që e çoj ndër mend t’ju shpall të drejtë!
Nga integriteti* im nuk do të heq dorë* derisa të vdes!+
7 Armiku im u ndëshkoftë si i ligu,
dhe ai që më sulmon, si i padrejti!
10 Mos vallë do të gjejë kënaqësi tek i Plotfuqishmi?
Mos do t’i lutet ndonjëherë Perëndisë?
14 në pastë shumë djem, do të bien të vdekur nga shpata,+
pasardhësit e vet nuk do të ngopen me bukë;
15 djemve që i mbeten, do t’ua marrë jetën ndonjë sëmundje,
e vejushat e tyre nuk kanë për t’i qarë;
16 edhe në grumbulloftë argjend si të ishte pluhur
e plot rroba të bukura si të ishin argjilë,
17 edhe sikur t’i mbledhë të gjitha këto,
do të jetë i drejti që do t’i veshë, e jo ai,+
të pafajshmit do ta ndajnë mes tyre tërë argjendin e tij;
18 ai ndërton një shtëpi po aq të brishtë sa shtëpiza e molës,
si një barakë në arë+ që ka ngritur roja;
19 ai bie në shtrat i pasur, por pasuria e vet fluturon,*
e kur i hap sytë, s’i ka mbetur më asgjë;
20 tmerret e përpijnë si një përmbytje,
natën një shtrëngatë e hedh tutje;+
21 era e lindjes do ta marrë, e ai do të zhduket,
larg vendit të tij ka për ta vërvitur;+
22 pa pikë dhembshurie do t’i vërsulet,+
teksa ai mundohet gjithë dëshpërim t’ia mbathë larg duarve të saj;+
23 Gjithë përçmim ajo do të duartrokasë për të,
28 Ka një vend ku nxirret argjendi
dhe një vend ku rafinohet ari;+
2 hekuri merret nga toka
dhe bakri nxirret nga shkëmbi.+
4 Hap një pus miniere larg vendeve të banuara,
në vende të harruara ku nuk shkel këmbë njeriu,
e disa prej tyre zbresin atje të lidhur me litar.
6 Gurët atje kanë safir e dheu përmban ar.
7 Këtë shteg s’e ka njohur asnjë zog grabitqar
dhe as syri i hutës së zezë bishtgërshërë s’e ka parë.
8 Bishat e frikshme nuk kanë shkelur në atë shteg,
luani i ri nuk ka dalë për gjah atje.
9 Njeriu vë dorë kundër shkëmbinjve prej stralli
dhe i përmbys malet nga themelet.
11 Në burimet e lumenjve, ai ngre prita,
dhe gjërat e fshehura i nxjerr në dritë.
14 Ujërat e thella thonë: ‘Nuk është brenda nesh!’
Edhe deti thotë: ‘Nuk është tek unë!’+
17 Ari dhe qelqi s’mund të krahasohen me të,
18 Koralet dhe kristali s’ia vlen as të zihen në gojë,+
sepse mençuria vlen shumë më tepër se plot margaritarë.
20 Por nga vjen mençuria?
Ku është burimi i aftësisë për të kuptuar?+
22 Shkatërrimi dhe vdekja thonë:
‘Veshët tanë vetëm kanë dëgjuar të flitet për të.’
23 Veç Perëndia e di si mund të gjendet,
vetëm ai e di ku banon ajo,+
24 sepse ai sheh deri në skajet e tokës
dhe vështron çdo gjë nën qiej.+
25 Kur përcaktoi forcën* e erës+
dhe u vendosi një kufi ujërave,+
26 kur vuri rregullat për shiun+
dhe bëri një rrugë për renë e stuhishme që gjëmon,+
27 në atë kohë ai e pa mençurinë dhe na e shpjegoi;
e themeloi dhe vërtetoi vlerën e saj.
28 Atëherë i tha njeriut:
‘Ja, të kesh nderim të thellë për Jehovain,* do të thotë të kesh mençuri,+
dhe t’i largohesh së keqes, do të thotë të kesh aftësi për të kuptuar.’»+
29 Jobi vazhdoi me këto fjalë:*
2 «Ah, sikur t’u kthehesha muajve që shkuan,
ditëve kur Perëndia më mbronte,
3 kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time,
kur çaja errësirën nën dritën e tij,+
4 kur isha në pranverën e jetës,
kur gëzoja miqësi me Perëndinë në tendën time,+
5 kur i Plotfuqishmi ishte ende me mua,
kur isha i rrethuar nga fëmijët* e mi,
6 kur i laja këmbët në gjalpë,
kur vaji rridhte rrëke nga shkëmbinjtë.+
7 Kur dilja te porta e qytetit+
dhe zija vendin tim te sheshi,+
8 djemtë më shihnin e më hapnin rrugën,*
edhe pleqtë çoheshin e rrinin në këmbë.+
10 Burrat e shquar nuk bënin zë,
se gjuha u ngjitej pas qiellzës.
11 Kushdo që më dëgjonte, fliste mirë për mua,
dhe kush më shihte, më lëvdonte,
15 U bëra sy për të verbrin
dhe këmbë për të çalin.
18 Thosha: ‘Në folenë* time do të vdes+
dhe ditët e mia do të jenë të panumërta si kokrrizat e rërës.
19 Rrënjët e mia do të shtrihen drejt ujit
dhe vesa do të prehet gjithë natën në degët e mia.
20 Shkëlqimi im nuk do të venitet kurrë,
dhe harku në dorën time do të gjuajë përherë.’
23 Prisnin për mua sikur të pritnin për shiun;
ishin të etur për fjalën time si për shiun e pranverës.+
25 U jepja drejtim si kreu i tyre
dhe jetoja si mbreti mes ushtrisë së vet,+
si ngushëlluesi i atyre që mbajnë zi.+
30 Kurse tani më qeshin
ata që janë më të rinj se unë,+
etërit e të cilëve nuk do të kisha pranuar
as t’u afroheshin qenve të kopesë sime.
2 Ç’do të më kishte hyrë në punë fuqia e duarve të tyre?!
Fuqia e tyre rinore ka marrë fund!
3 Janë të këputur nga skamja e uria;
cimbisin ç’të gjejnë në vendin e zhuritur,
në një vend tashmë të rrënuar e të shkretuar.
4 Mbledhin bar të kripur nëpër kaçuba;
hanë e ngopen me rrënjë gjineshtre.
7 Klithin për ndihmë nga ferrat,
struken të gjithë bashkë pas hithrave.
12 Në të djathtën time ngrihen si një turmë e tërbuar;
më detyrojnë t’ia mbath,
e rrugës më vënë pengesa për të më rrënuar.
14 Vijnë kundër meje si nëpërmjet një të çare të madhe në mur;
vërsulen në mes të një vendi të rrënuar.
15 Tmerri më mbërthen e s’më lëshon;
dinjitetin tim e fshin tej era, e si një re më davaritet çdo shpresë shpëtimi.
18 Nga forca e madhe edhe veshja* ime s’njihet më;*
si një jakë e ngushtë rreth qafës, më mbyt e më merr frymën.
19 Ti, o Perëndi, më ke hedhur në baltë,
e jam bërë pluhur e hi.
23 Unë e di se do të më çosh drejt vdekjes,
në shtëpinë ku do të shkojnë gjithë të gjallët.
25 A nuk derdhja lot për këdo që ishte në pikë të hallit?!
A nuk më dhembte shpirti për të varfrin?!+
26 Prisja të mirën, por më erdhi e keqja;
prisja dritën, por më erdhi terri.
27 Më është bërë një lëmsh në zemër që s’më lë të qetë;
ditë të mundimshme më kanë ardhur si lumë.
28 Endem i trishtuar+ e nuk e shoh dritën e diellit;
në mes të asamblesë, ngrihem e klith për ndihmë.
2 Po ta bëja këtë, ç’shpërblim do të merrja nga Perëndia atje lart?
Ç’trashëgimi do të më jepte i Plotfuqishmi?
3 A nuk i pret shkatërrimi ata që bëjnë veç keq?
Nuk i pret e keqja ata që merren me të këqija?+
4 A nuk i sheh Perëndia udhët e mia?+
A nuk m’i numëron ai tërë hapat?
5 Vallë, kam ecur ndonjëherë në shtigjet e gënjeshtrës?*
Mos kam nxituar me hapat e mi drejt mashtrimit?+
7 Nëse hapat e mi janë larguar nga udha e drejtë,+
nëse zemra ime ka ndjekur sytë e mi+
a nëse i kam ndyrë duart,
8 atëherë mbjellsha unë dhe ngrëntë tjetri,+
u shkultë me rrënjë ajo që mbjell!*
9 Nëse zemra më është joshur nga një grua tjetër,+
e nëse kam zënë pusí+ te dera e tjetrit,*
10 atëherë gruaja ime bloftë drithë për një tjetër,
12 do të ishte si një zjarr që përpin e shkatërron,*+
i cili do të shkrumbonte deri në rrënjë* gjithçka kam.
13 Nëse ia kam mohuar drejtësinë shërbëtorit a shërbëtores sime
kur kishin një ankesë* kundër meje,
14 ç’do të bëj kur Perëndia të ngrihet kundër meje?
Si do t’i përgjigjem kur të më kërkojë llogari?+
15 Ai që më bëri mua në bark të nënës, a nuk i bëri edhe ata?+
Para se të lindnim,* a nuk na formoi po Ai?+
16 Nëse nuk i kam dhënë të varfrit atë që kërkonte+
e nëse u kam sjellë trishtim syve të vejushës,*+
17 nëse e kam ngrënë i vetëm ushqimin tim
e nëse nuk e kam ndarë me jetimët,+
18 (se që në rininë time jam bërë baba për jetimin,
dhe që fëmijë* i jam bërë krah vejushës),
19 nëse e kam parë dikë të vdiste nga i ftohti ngaqë s’kishte rroba,
ose të varfrin që s’kishte me ç’të mbulohej,+
20 nëse ai s’më ka falënderuar*+
teksa ngrohej me leshin e deleve të mia,
21 nëse e kam kërcënuar me grusht ndonjë jetim+
kur kishte nevojë për ndihmën time te porta e qytetit,*+
22 atëherë më daltë shpatulla* vendit
e m’u theftë krahu në bërryl!*
23 Në të vërtetë i frikësohesha shkatërrimit që sjell Perëndia,
dhe lavdia e tij më mbushte me frikë e nderim.
25 nëse i jam gëzuar pasurisë sime të madhe,+
ngaqë kisha grumbulluar mjaft zotërime,+
26 nëse e kam parë diellin* të shndriste
dhe hënën të lëvizte në shkëlqimin e saj,+
27 e zemra në fshehtësi më mashtronte,
dhe me dorë u dërgoja puthje në shenjë adhurimi,+
28 atëherë do të ishte një faj që meriton ndëshkimin e gjykatësve,
sepse do të kisha mohuar Perëndinë e vërtetë atje lart.
29 A jam gëzuar ndonjëherë për të keqen e armikut?+
A më është bërë qejfi kur i binin të zeza?
33 Mos jam përpjekur ndonjëherë t’i mbuloj mëkatet siç bëjnë të tjerët,+
duke i fshehur fajet në xhepat e rrobave?
34 Mos i jam trembur reagimit të shumicës?
Përbuzja e fiseve të tjera vallë më ka shtënë tmerrin,
aq sa të heshtja e të kisha frikë të dilja nga dera?
35 Ah, sikur të më dëgjonte dikush!+
Atëherë do t’i firmosja me emrin tim gjithë fjalët që kam thënë!*
Ah, sikur të më përgjigjej i Plotfuqishmi!+
Ah, sikur akuzuesi im t’i kishte hedhur me shkrim akuzat kundër meje!
36 Mbi supe do ta mbaja atë dokument,
rreth kokës si kurorë do ta lidhja.
37 Do t’i jepja llogari Perëndisë për çdo hap timin;
atij do t’i drejtohesha plot siguri, si një princ.
38 Nëse toka ime këlthet kundër meje
e të gjitha brazdat e saj vajtojnë,
39 nëse i kam ngrënë frytet e saj pa paguar,+
nëse pronarët e saj psherëtijnë të brengosur për fajin tim,+
40 atëherë dalshin gjembaçë në vend të grurit,
dhe barëra me erë të keqe në vend të elbit!»
Këtu përfundojnë fjalët e Jobit.
32 Kështu ata të tre nuk i kthyen më përgjigje, se Jobi ishte i bindur për drejtësinë e vet.*+ 2 Mirëpo Elihu, biri i Barakelit, buzitit,+ nga familja e Ramit, u zemërua shumë. Atij iu ndez zemërimi kundër Jobit, se u përpoq ta shpallte veten më të drejtë se Perëndia.+ 3 U zemërua shumë edhe me tre shokët e Jobit, sepse nuk kishin ditur t’i përgjigjeshin siç duhet, përkundrazi, kishin bërë fajtor Perëndinë.+ 4 Para se t’i përgjigjej Jobit, Elihu priti të mbaronin ata, meqë ishin më të moshuar.+ 5 Kur pa se ata të tre nuk kishin ç’ti thoshin më Jobit, Elihut iu ndez zemërimi edhe më shumë. 6 Kështu Elihu, biri i Barakelit, buzitit, filloi të thoshte:
Ndaj nga respekti u përmbajta+
e s’guxova t’ju thosha atë që di.
10 Prandaj them: ‘Më dëgjoni,
se edhe unë do t’ju tregoj atë që di.’
12 Ju ndoqa me vëmendje,
por asnjëri s’mundi t’i tregonte Jobit se e kishte gabim*
ose t’u jepte përgjigje argumenteve të tij.
13 Prandaj mos thoni: ‘Kemi mençuri,
se atë po e ndreq Perëndia, jo njeriu.’
14 Jobi s’i drejtoi ato fjalë kundër meje,
prandaj nuk do t’i përgjigjem me arsyetimet tuaja.
15 Ju u shtangët, s’u përgjigjët më;
s’kishit më asgjë për të thënë.
16 Prita, por ju nuk po flisnit më;
thjesht rrinit atje e s’përgjigjeshit.
17 Prandaj do të përgjigjem unë;
edhe unë do t’ju tregoj atë që di,
18 sepse kam plot fjalë për të thënë;
fryma e Perëndisë më nxit të flas.
20 Më lini të flas që të gjej lehtësim,
do të hap gojën e do të përgjigjem.
21 S’do të mbaj anën e askujt,+
askujt s’do t’i bëj lajka,*
22 se nuk di të bëj lajka,
përndryshe Bërësi im do të më shfaroste në çast.
33 Tani Job, të lutem, dëgjoji fjalët e mia,
dëgjo gjithçka që do të të them.
5 Nëse mundesh, m’u përgjigj;
paraqiti argumentet e tua para meje;
bëhu gati të mbrosh çështjen tënde.
7 Prandaj s’ke pse trembesh nga unë,
se nuk do të të rëndoj me fjalë.
8 U vura veshin fjalëve të tua,
po, të dëgjova tek thoshe disa herë:
9 ‘Jam i kulluar, s’kam bërë asnjë mëkat;+
jam i pastër, s’kam bërë asnjë faj.+
12 Por këtu nuk ke të drejtë, prandaj të përgjigjem:
Perëndia qëndron shumë më lart se njeriu.*+
13 Pse ngre akuza kundër Tij?+
Ngaqë nuk iu përgjigj fjalëve të tua?+
14 Perëndia flet një herë, madje dy herë,
por askush s’ia vë veshin;
15 flet nëpërmjet ëndrrave, vegimeve* të natës+
kur njeriu bie në gjumë të thellë, kur fle në shtrat.
16 Atëherë ai ia hap njeriut veshët+
dhe ia ngulit* në mendje mësimet e Tij,
17 që ta largojë nga veprimet e këqija+
dhe ta mbrojë nga krenaria.+
19 E korrigjon njeriun edhe me anë të dhembjeve në shtratin e vet,
e me dhembjet e vazhdueshme të kockave,
20 aq sa i pështiroset buka
e i neveritet edhe ushqimi më i shijshëm.+
21 Mishi i tretet derisa s’shihet më,
kockat që s’dukeshin, tani duken sheshit.
23 Nëse për të ka një lajmëtar,* një mbrojtës në një mijë,
për t’i treguar njeriut ç’është e drejtë,
24 atëherë Perëndia i tregon mëshirë e i thotë:
Kam gjetur një shpërblesë* për të!+
25 Mishi iu bëftë më i freskët* se në rini!+
Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’+
26 Ai do t’i përgjërohet Perëndisë,+ i cili do ta miratojë,
dhe do të brohorasë plot hare teksa sheh fytyrën e Tij.
Perëndia do ta konsiderojë përsëri të drejtë vdekatarin.
27 Para njerëzve ky do të shpallë:*
28 Perëndia e ka shpenguar shpirtin tim* që të mos përfundojë në gropë;*+
tani jeta ime do të shohë dritë.’
29 E pra, Perëndia i bën gjithë këto gjëra
dy herë, madje tri herë, për njeriun,
e që drita e jetës të shndritë mbi të.+
31 Vërja veshin asaj që po të them, o Job! Më dëgjo!
Rri në heshtje, se kam ende për të folur.
32 Po pate ndonjë fjalë për të thënë, shprehu;
fol, se dua të të jap të drejtë.
33 Nëse s’ke çfarë të thuash, më dëgjo mua;
rri në heshtje, dhe unë do të të mësoj mençurinë.»
34 Kështu Elihu vazhdoi të thoshte:
2 «Dëgjoni fjalët e mia, o të mençur;
ma vini veshin, ju që keni kaq shumë njohuri,
4 Ta peshojmë vetë çfarë është e drejtë;
të vendosim mes nesh çfarë është e mirë.
6 A të gënjej e të them se nuk meritoj të gjykohem me drejtësi?
Plaga ime është e pashërueshme, ndonëse s’kam bërë asnjë mëkat.’+
7 Kush është si Jobi,
që e pi përqeshjen si ujë?
10 Prandaj, o njerëz me arsye,* më dëgjoni!
Është e pamendueshme që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi,+
që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!+
14 Po të kthehej kundër tyre,
po t’ua merrte përsëri frymën* e frymëmarrjen,+
15 çdo njeri* do të merrte fund
e njerëzimi do të kthehej në pluhur.+
16 Prandaj, nëse kupton, kushtoji vëmendje kësaj;
dëgjoji me kujdes fjalët e mia.
17 A duhet të qeverisë dikush që e urren drejtësinë?
A do ta dënoje një të fuqishëm që është i drejtë?
18 Mos do t’i thoshe një mbreti: ‘S’ke pikë vlere!’
Mos vallë u thuhet fisnikëve: ‘Jeni të ligj!’+
19 Është Dikush që nuk mban anën e princave,
që nuk nderon të pasurit më shumë se të varfrit,*+
sepse të gjithë janë vepër e duarve të tij.+
20 Njerëzit mund të vdesin befas,+ në mes të natës;+
i zënë dridhmat nga tmerri e pastaj shuhen;
edhe të fuqishmëve iu vjen fundi, por jo nga dora e njeriut.+
23 Se Perëndia nuk i cakton një kohë njeriut
kur të dalë para Tij për t’u gjykuar.
26 Për gjithë ligësinë e tyre
i godet para syve të të gjithëve,+
27 sepse i kanë kthyer shpinën e nuk e ndjekin më,+
dhe për udhët e tij nuk duan t’ia dinë.+
28 Për faj të tyre, të varfrit i thërrasin atij për ndihmë,
dhe ai e dëgjon klithmën e të pambrojturve.+
29 Kush mund ta dënojë Perëndinë nëse rri në heshtje?
E po ta fshehë fytyrën, kush mund ta shohë?
Në ia fshehtë fytyrën një kombi a një njeriu, rezultati është i njëjtë:
31 A ka ndonjë që t’i thotë Perëndisë:
‘Jam ndëshkuar, edhe pse s’kam bërë asnjë shkelje.+
32 Më ndihmo të kuptoj atë që nuk arrij të shoh;
nëse kam bërë ndonjë gabim, s’do ta bëj më.’
33 Mos do të të shpërblejë ai sipas kushteve të tua,
përderisa ti hedh poshtë gjykimin e tij?
Ty të takon të vendosësh, jo mua.
Prandaj më thuaj atë që di.
37 Mëkatit të tij i shton edhe rebelimin;+
gjithë përçmim duartroket para nesh
e thotë fjalë pafund kundër Perëndisë së vërtetë!»+
35 Elihu vazhdoi:
2 «A je kaq i bindur që ke të drejtë të thuash:
‘Jam më i drejtë se Perëndia.’+
3 Se ti thua: ‘E ç’rëndësi ka për ty* nëse bëj të mirën?
Mos kam fituar gjë ngaqë nuk kam mëkatuar?’+
6 Nëse ti mëkaton, ç’të keqe i bën atij?+
Nëse kryen më shumë faje,* ç’dëm i sjell?+
7 Nëse je i drejtë, mos po i jep diçka atij?
Ç’merr ai nga ti?+
8 Ligësia jote ndikon vetëm te një njeri si ti,
dhe drejtësia jote, veç te një bir njeriu.
9 Njerëzit thërrasin për ndihmë prej shtypjes së madhe;
10 Por asnjë nuk thotë: ‘Ku është Perëndia, Bërësi im i Madh,+
ai që të nxit netëve t’i thurësh këngë lëvdimi?’+
13 Pa dyshim, Perëndia nuk i dëgjon kurrë britmat e shtirura;*+
jo, i Plotfuqishmi nuk u kushton vëmendje.
14 Aq më pak do të të dëgjojë ty që ankohesh se nuk e sheh!+
Çështja jote ligjore është para tij, ndaj Atë duhet të presësh,+
15 se ai nuk të ka kërkuar llogari i zemëruar,
as nuk ua ka vënë veshin fjalëve të tua të rrëmbyera.+
36 Elihu tha më tej:
2 «Bëj dhe pak durim me mua teksa të shpjegoj,
se kam ende diçka për të të thënë në emër të Perëndisë.
5 Vërtet, Perëndia është i fuqishëm+ e nuk hedh poshtë askënd;
ai ka aftësi të thellë për të kuptuar.
8 Por nëse janë nën vargonj
e të lidhur me litarët e mundimit,
9 ai u tregon hapur gjithë ç’kanë bërë,
fajet që kanë kryer nga krenaria.
11 Nëse i binden dhe i shërbejnë,
kanë për t’i mbyllur ditët në begati,
dhe vitet e tyre do të jenë plot kënaqësi.+
13 Ata që janë të ligj* në zemër, ushqejnë mëri;
nuk thërrasin për ndihmë, edhe kur Ai u vë prangat.
16 Ai të nxjerr nga kthetrat e dëshpërimit,+
të çon në një vend të gjerë, pa kufij,+
dhe të ngushëllon me ushqim të zgjedhur në tryezën tënde.+
17 Atëherë do të kënaqesh kur të gjykohen të ligjtë,+
kur të jepet gjykimi dhe të vihet në vend drejtësia.
18 Por ki kujdes se mos nga tërbimi të mbushet zemra me ligësi,*+
dhe nga një ryshfet i majmë shkon në rrugë të shtrembër.
19 Përndryshe, a do të bënin punë thirrjet e tua për ndihmë?
A do të nxirrnin nga halli përpjekjet e tua të mëdha?+
20 Mos e dëshiro fort natën
kur njerëzit zhduken sysh nga vendet e tyre.
22 Ja, Perëndia madhërohet falë fuqisë së tij.
E ku ka mësues si ai?!
25 Mbarë njerëzimi i ka parë;
njeriu mund t’i soditë veçse nga larg.
27 Ai i tërheq lart pikat e ujit,+
dhe mjegulla që formohet prej tyre, kondensohet e kthehet në shi;
28 pastaj retë derdhen si rrebesh,+
e mbi gjithë njerëzimin shiu bie rrëmbyeshëm.
37 Kur mendoj për këtë,
zemra më rreh fort, më përpëlitet në kraharor.
2 Dëgjojeni me vëmendje uturimën e zërit të tij
dhe bubullimën që del nga goja e tij.
4 E më pas dëgjohet një gjëmim;
zëri i tij madhështor si bubullimë gjëmon,+
dhe vetëtimat s’ka gjë që t’i ndalë kur dëgjohet zëri i tij.
8 Kafshët e egra shkojnë në strofkat e tyre
e në skuta të errëta struken.
13 Ai i përdor+ retë për të ndëshkuar,*+
për të sjellë shi mbi tokë a për të treguar dashuri besnike.
15 A e di ti si i drejton* Perëndia retë?
Si bën që prej tyre të shndritë vetëtima?
16 A e di ti si pluskojnë retë në qiell?+
Këto janë veprat e mrekullueshme të Atij që ka njohuri të përsosur.+
19 Na trego ti si t’i përgjigjemi,
se ne s’themi dot asnjë fjalë, ngaqë jemi në errësirë.
20 A guxoj t’i them Perëndisë se dua të flas me të?
Mos ka thënë njeri diçka që duhet t’i komunikohet Atij?+
21 Njerëzit as dritën* nuk e shohin dot, ndonëse shndrit në qiell,
po të mos kalojë era e të largojë retë.
23 Ne nuk arrijmë ta kuptojmë të Plotfuqishmin;+
ai ka fuqi të jashtëzakonshme+
dhe nuk e shkel kurrë drejtësinë e tij të madhe+ kur gjykon.+
24 Prandaj njerëzit duhet të kenë nderim të thellë për të.*+
Ai nuk miraton asnjë nga ata që e mbajnë veten për të mençur.»*+
38 Pastaj Jehovai iu përgjigj Jobit nga stuhia:+
3 Tani, të lutem, mblidhe veten e bëhu burrë;
unë do të të pyes e ti m’u përgjigj.
4 Ku ishe kur unë vura themelet e tokës?+
Më trego nëse mendon se kupton.
5 Kush ia caktoi përmasat, në rast se e di?
Kush e mati me litarin e matjes?
6 Ku janë ngulur themelet e saj?
Kush ia vuri gurin e qoshes,+
7 kur yjet e mëngjesit+ lëshonin së bashku britma hareje
dhe të gjithë bijtë e Perëndisë*+ brohoritnin tërë ngazëllim?
8 Kush i vuri pritë me porta detit,+
kur doli vrullshëm nga burimi i tij,*
9 kur e vesha me re dhe e mbështolla* me terrin e zi,
10 kur i vendosa kufirin dhe i vura shula e porta,+
11 kur i thashë: ‘Deri këtu mund të vish e jo më tutje;
këtu do të ndalen dallgët e tua krenare.’+
12 Mos e ke urdhëruar ndonjëherë* mëngjesin?
Mos i ke treguar agimit në ç’vend të çelë,+
13 që të pushtojë tërë skajet e tokës
e t’i shkundë prej saj të ligjtë?+
14 Toka ndërron fytyrë* si argjila kur vuloset,
e çdo gjë në të, del në dritë si stolitë në një veshje.
15 Kurse të ligjve u hiqet drita e tyre
dhe krahu që kanë ngritur, u thyhet.
16 A ke vajtur deri poshtë te burimet e detit?
A i ke eksploruar ujërat e thella?+
17 Vallë, të janë treguar portat e vdekjes?+
Vallë, i ke parë portat e territ?*+
18 A e ke kuptuar sa e paanë është toka?+
Fol, nëse i di të gjitha këto.
22 Ke hyrë ndonjëherë në depot e borës+
ose i ke parë depot e breshrit,+
23 që i ruaj për kohë të zeza,
për ditë lufte e beteje?+
25 Kush bëri një kanal për ujërat e përmbytjes?
Kush bëri një shteg për renë e stuhishme që gjëmon,+
26 që të bjerë shi atje ku s’jeton kush,
në shkretëtirën ku s’ka këmbë njeriu,+
27 që t’u shuaj etjen vendeve të shkretuara
e në to të mbijë e të gëlojë bari?+
Kush i solli në jetë bulëzat e vesës?+
29 Nga barku i kujt doli akulli?
Kush e sjell në jetë brymën e qiellit+
30 kur ujërat forcohen si gur
dhe sipërfaqja e ujërave të thella ngrin?+
31 A i lidh dot ti litarët e yjësisë Kimah?*
A i zgjidh dot kordonët e yjësisë Kesil?*+
32 A e nxjerr dot ti një yjësi* në kohën e duhur?
A ia heq dot udhën yjësisë Ash* dhe të vegjëlve të saj?
33 A i njeh ti ligjet që drejtojnë trupat qiellorë?*+
A i vë dot ti statutet e tyre* që të qeverisin tokën?
35 A i dërgon dot ti rrufetë?
Mos do të vijnë e të thonë: ‘Ja ku jemi!’
Po dukurive qiellore,*+ kush u dha aftësi për të kuptuar?
37 Kush është aq i mençur sa t’i numërojë retë?
Kush mund t’i zbrazë shtambat e qiellit,+
38 që pluhuri të bëhet baltë
dhe plisat e dheut të ngjiten me njëri-tjetrin?
39 A e zë dot ti gjahun për luanin,
ose a i ngop dot ti luanët e rinj+
40 kur struken në strofkat e tyre,
kur zënë pritë në skuta të errëta?
kur të vegjlit e tyre i klithin për ndihmë Perëndisë
e vijnë vërdallë se s’kanë ç’të hanë?
39 E di ti kohën kur lindin dhitë e malit?+
I ke parë drenushat kur sjellin të vegjlit në jetë?+
2 I numëron dot muajt e tyre të barrës?
E di kohën kur lindin?
3 Ato kërrusen kur sjellin në jetë të vegjlit,
e kështu dhembjet e lindjes marrin fund.
4 Të vegjlit e tyre bëhen të fortë e rriten në fushë,
pastaj largohen e nuk kthehen më.
5 Kush e la të lirë gomarin e shkretëtirës?+
Kush ia zgjidhi litarin gomarit të egër?
6 Unë i dhashë për shtëpi rrafshinën e shkretë
dhe për banesë tokën e kripur.
7 Ai e përbuz rrëmujën e qytetit;
të bërtiturat e një pronari as që i dëgjon,
8 endet kodrave që të gjejë kullotë
dhe çdo gjë të gjelbër kërkon.
9 Mos, vallë, i pëlqen demit të egër të të shërbejë?+
Mos, vallë, do ta kalonte natën në stallën* tënde?
10 A do ta lidhje demin e egër që të hapte brazda?
A do të vinte i bindur pas teje për të lëruar* luginën?
11 A do t’i besoje forcës së tij të madhe
e ta lije në dorë të tij punën tënde të rëndë?
13 Krahët e strucit rrahin me gëzim,
por, a mund të krahasohen pendët e puplat e tij me të lejlekut?+
14 Struci i shtron vezët përtokë
dhe i vë të ngrohen në dhé,
15 por harron që ndonjë këmbë mund t’i shkelë
a ndonjë kafshë e egër mund t’i shtypë.
18 Por kur ngrihet dhe rreh krahët,
përqesh kalin e kalorësin.
A ia vesh ti qafën me jele që valëviten?
20 A e bën dot të kërcejë si karkalec?
Turfullima e tij krenare të ngjall frikë.+
25 Me të dëgjuar bririn, thotë: ‘Ah, sa mirë!’
E nuhat betejën që nga larg,
thirrjen e komandantëve dhe britmat e luftës.+
26 Mos e mësove ti fajkoin të fluturojë?
Mos e mësove të hapë krahët drejt jugut?
27 Mos, vallë, e urdhëron ti shqiponjën të fluturojë lart+
dhe ta ngrejë folenë në kreshta të larta?+
40 Jehovai i tha akoma Jobit:
2 «A duhet të debatojë me të Plotfuqishmin një njeri që kapet pas kleçkave?+
Le të përgjigjet ai që kërkon të korrigjojë Perëndinë.»+
3 Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:
4 «Unë jam fare i papërfillshëm.+
E ç’të të përgjigjem?! Po e mbyll gojën.*+
5 Një herë fola, madje dy herë,
por nuk do të përgjigjem më, s’do të them më asnjë fjalë.»
6 Atëherë Jehovai i foli Jobit nga stuhia:+
8 Mos do ta vësh në diskutim* drejtësinë time?
Do të më fajësosh mua që të dalësh vetë i drejtë?+
9 A është krahu yt aq i fortë sa krahu i Perëndisë së vërtetë?+
A mund të gjëmojë zëri yt si zëri i tij?+
10 Stolisu, pra, me nderim e madhështi;
vishu me lavdi e shkëlqim.
11 Zbraze zemërimin tënd të furishëm;
shikoji të gjithë fodullët dhe përuli.
12 Po, shikoji të gjithë fodullët dhe poshtëroji;
shtypi të ligjtë aty në vend.
13 Fshihi të gjithë bashkë në dhé,
kyçi të gjithë në një skutë të errët.
14 Atëherë edhe unë do ta pranoja*
se dora jote e djathtë mund të të shpëtojë.
15 Ja, behemothin* e kam bërë unë, sikurse edhe ty;
ai ha bar njësoj si demi.
17 Bishtin e ka të fortë si cedër,
dejet e kofshëve i gërshetohen me njëri-tjetrin.
18 Kockat i ka si tuba bakri,
gjymtyrët i ka të forta si shufra hekuri të farkëtuar.
20 Malet prodhojnë ushqim për të,
e në to lodrojnë tërë kafshët e egra.
23 Edhe kur lumi trazohet, atë nuk e zë frika,
edhe kur Jordani+ fryhet e i sulet në fytyrë, ai rri i qetë.
2 I kalon dot një litar* përmes hundës?
Ia shpon dot nofullën me grremç?*
3 Mos vallë do të të përgjërohet për mëshirë?
Mos vallë do të të flasë me butësi?
4 Mos do të lidhë besën me ty,
që ta kesh skllavin tënd për gjithë jetën?
5 A do të luaje me të si me një zog?
A do ta lidhje që të loznin vogëlushet e tua?
6 Mos do të bënin pazar peshkatarët që ta këmbenin?
Mos do ta ndanin mes tregtarëve?
8 Provo njëherë, vëre dorën mbi të:
kurrë s’ke për ta harruar përleshjen!
Jo, dy herë s’ke për ta provuar!
10 Askush s’guxon ta prekë me dorë.
Po mua, atëherë, kush më bën dot ballë?!+
11 Kush më ka dhënë ndonjë gjë i pari, që u dashka t’ia shpërblej?+
Gjithçka nën qiej është imja.+
12 S’do të rri pa folur për gjymtyrët e tij,
për fuqinë dhe trupin e tij të krijuar në mënyrë të mrekullueshme.
13 Kush mund t’ia zhveshë armaturën?
Kush mund të hyjë brenda nofullave të tij?
14 Kush është përpjekur t’ia hapë gojën?*
Gjithë ata dhëmbë të shtien tmerrin.
16 Njëra me tjetrën aq fort puthiten,
sa edhe ajri s’kalon dot mes tyre.
17 Janë të ngjitura me njëra-tjetrën,
të kapura aq fort bashkë, sa s’mund të ndahen.
18 Teshtimat e tij lëshojnë shkëndija drite,
dhe sytë e tij janë si rreze agimi.
19 Nga goja i dalin vetëtima,
shkëndija zjarri xixëllojnë.
20 Nga vrimat e hundës i del tym,
siç del nga furra ku digjet xunkth.
21 Fryma e tij ndez thëngjijtë,
flakë zjarri i shpërthejnë nga goja.
22 Në qafë ka forcë të madhe;
para tij të gjithë ia mbathin nga tmerri.
23 Palat e mishit i ka të ngjeshura me njëra-tjetrën;
janë të palëvizshme e të forta si metal i derdhur.
24 Zemrën e ka të fortë si guri,
po, të fortë si guri i poshtëm i mullirit.
25 Kur ai ngrihet, edhe trimat tremben;
kur rreh vrullshëm ujin, ata hutohen krejt.
27 Për të hekuri është si lëmishte,
e bakri si një copë druri e kalbur.
28 Para shigjetës nuk ia mbath me të katra;
gurët e hobesë janë si kashtë për të.
29 Topuzi i duket si fije kashte,
dhe me vringëllimën e shtizës qesh.
31 Bën që thellësitë të vlojnë si uji në kazan;
e trazon detin si të ishte një enë ku bëhet pomadë.
32 Lë pas vetes një gjurmë të shndritshme,
aq sa ujërat e thella duken sikur kanë flokë të bardhë.
33 Mbi dhé nuk ka krijesë të ngjashme me të,
e krijuar që të mos e njohë frikën.
34 Çdo kafshë madhështore e sheh në dritë të syrit;
është mbret i tërë egërsirave të fuqishme.»
42 Atëherë Jobi iu përgjigj Jehovait:
3 Ti the: ‘Kush je ti që t’i vësh në dyshim vendimet e mia kur s’ke njohuri?’+
Vërtet, unë fola, por pa kuptuar;
fola për gjëra tepër të mrekullueshme e që nuk i njoh.+
5 Veç kisha dëgjuar të flitej për ty,
por tani të shoh me sytë e mi.
7 Pasi Jehovai mbaroi me Jobin, Jehovai iu drejtua Elifazit, temanitit:
«Më vlon zemërimi kundër teje dhe kundër dy shokëve të tu,+ se nuk thatë të vërtetën për mua,+ siç bëri Jobi, shërbëtori im. 8 Tani merrni shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te Jobi, shërbëtori im, dhe paraqitni një flijim të djegur për veten. Pastaj Jobi, shërbëtori im, do të lutet për ju.+ Unë do ta pranoj patjetër kërkesën e tij* që të mos veproj me ju sipas marrëzisë suaj, sepse nuk thatë të vërtetën për mua, siç bëri Jobi, shërbëtori im.»
9 Kështu temaniti Elifaz, shuahiti Beldad dhe namatiti Zofar ikën e bënë siç u tha Jehovai; dhe Jehovai e pranoi lutjen e Jobit.
10 Pasi Jobi u lut për shokët,+ Jehovai u dha fund vuajtjeve të tij+ dhe ia ktheu përsëri begatinë.* Jehovai i dha dyfishin e asaj që kishte pasur më parë.+ 11 Atëherë tërë vëllezërit dhe motrat, si edhe miqtë e dikurshëm,+ shkuan ta takonin dhe hëngrën së bashku në shtëpinë e tij. Ata ia qanë hallin dhe e ngushëlluan për gjithë të këqijat që Jehovai kishte lejuar t’i binin; secili i dha një dhuratë në pará dhe një unazë ari.
12 Kështu Jehovai i bekoi vitet e mëvonshme të jetës së Jobit më shumë se të mëparshmet,+ dhe ai pati 14.000 kokë dhen, 6.000 deve, 2.000 qe* dhe 1.000 gomarica.+ 13 Pati edhe shtatë djem e tri vajza të tjera.+ 14 Të parën e quajti Jemima, të dytën Kezia dhe të tretën Keren-Hapuk. 15 Në mbarë vendin, s’kishte vajza më të bukura se bijat e Jobit; i ati u dha trashëgimi bashkë me vëllezërit e tyre.
16 Pas kësaj, Jobi jetoi edhe 140 vjet dhe i pa fëmijët e nipërit e tij për katër breza. 17 Në fund Jobi vdiq, pas një jete të gjatë e të lumtur.*
Mund të ketë kuptimin «objekt armiqësie».
Shih Fjalorthin.
Ose «i paqortueshëm dhe i drejtë».
Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «500 pendë qe».
Ose «secili sipas radhës».
Domethënë, që të ishin të pastër në sytë e Perëndisë.
Idiomë hebraike që u referohet bijve engjëllorë të Perëndisë.
Ose «të paqortueshëm dhe të drejtë».
Ose «t’i marrësh».
Ose «në fytyrë».
Ose «është nën kontrollin tënd».
Fjalë për fjalë «fytyra».
Një mundësi tjetër «ra një vetëtimë».
Fjalë për fjalë «do të kthehem».
Ose «nuk e fajësoi në asnjë mënyrë Perëndinë».
Idiomë hebraike që u referohet bijve engjëllorë të Perëndisë.
Shih Fjalorthin.
Ose «të paqortueshëm dhe të drejtë».
Fjalë për fjalë «i frikësohet Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «ta përpij».
Ose «në fytyrë».
Ose «Është nën kontrollin tënd».
Fjalë për fjalë «fytyra».
Ose «me ulcera të dhembshme».
Shih Fjalorthin.
Ose «të njohur».
Fjalë për fjalë «ditën e tij».
Ose «Errësira dhe hija e vdekjes».
Mendohet se i referohet krokodilit ose ndonjë kafshe tjetër të madhe e të fuqishme ujore.
Një mundësi tjetër «të cilët ngritën për vete vende të shkreta».
Ose «atij që ka një hall të madh?!»
Fjalë për fjalë «sfilitesh».
Shih Fjalorthin.
Ose «kush thur ligësi».
Ose «luanëve të rinj me krifë».
Shih Fjalorthin.
Ose «Një frymë». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Ose «vdekatari».
Ose «lajmëtarëve».
Fjalë për fjalë «të shenjtëve».
Ose «nga fjalët e tyre therëse».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «do të bëjnë një besëlidhje (marrëveshje) me ty».
Fjalë për fjalë «në paqe».
Ose «fola pa u menduar».
Fjalë për fjalë «frikën nga i Plotfuqishmi». Shih Fjalorthin.
Ose «shokët».
Ose «shtegtarët sabeatitë».
Fjalë për fjalë «të më shpengoni». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «Më mësoni».
Ose «do ta shitnit në pazar!»
Ose «angari».
Ose «e vdekatarit».
Ose «derisa vjen mugëtira e mëngjesit».
Ose «toptha dheu».
Fjalë për fjalë «s’do të shohin më të mira».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «të më ndalej fryma; të asfiksohesha».
Ose «të jetoja kockë e lëkurë».
Fjalë për fjalë «frymë».
Shih Fjalorthin.
Ose «ka lejuar të ndëshkoheshin».
Ose «do të bënte diçka për ty; do të të kushtonte vëmendje».
Ose «a nuk do të të thoshin fjalë që vijnë nga zemra?»
Fjalë për fjalë «Kështu janë shtigjet».
Ose «e apostatit».
Fjalë për fjalë «një shtëpi».
Fjalë për fjalë «shtëpi».
Ose «ky është fundi i udhës së tij».
Ose «të paqortueshmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «për t’i kapur për dore».
Ose «vdekatari».
Ose «ta hedhë në gjyq Atë».
Fjalë për fjalë «i mençur në zemër».
Ose «i heq».
Fjalë për fjalë «vulos».
Ka mundësi yjësia e Arushës së Madhe (Ursa Major).
Ka mundësi yjësia e Orionit.
Ka mundësi yjet e Plejadave në yjësinë e Taurusit.
Fjalë për fjalë «dhomat e brendshme të jugut».
Ka mundësi një përbindësh i madh deti.
Një mundësi tjetër «kundërshtarit tim në gjyq».
Ose «po të isha i pafaj». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «dredharak».
Ose «po të isha i pafaj».
Ose «S’e dua; E urrej».
Ose «atë që mban integritetin».
Fjalë për fjalë «fytyrën».
Ose «potasë; sapun».
Ose «S’ka ndërmjetës».
Fjalë për fjalë «ta vërë dorën mbi ne të dy».
Fjalë për fjalë «Po ta largonte nga unë shkopin e tij».
Ose «Shpirtit tim i është neveritur».
Ose «frymën». Shih Fjalorthin.
Ose «që të çelem pak».
Ose «e errësirës dhe të hijes së vdekjes».
Ose «A ka vallë të drejtë mburraveci?»
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «të vijë në jetë si njeri».
Ose «s’do të shpresojnë gjë tjetër, veç të japin frymë».
Fjalë për fjalë «kam zemër».
Ose «që rrëshqasin».
Një mundësi tjetër «Foli».
Ose «shpirtin e çdo të gjalli».
Ose «forcën e jetës». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «qiellza».
Ose «kuptueshmëria?»
Ose «i zhvesh nga çdo gjë».
Ose «pleqve».
Fjalë për fjalë «të fuqishmëve ua liron brezin».
Ose «aftësinë për të kuptuar». Fjalë për fjalë «zemrën».
Ose «të paharrueshme».
Ose «janë dokrra në hi».
Fjalë për fjalë «Pse po e mbaj mishin ndër dhëmbë?»
Ose «Pse po e vë shpirtin në pëllëmbë?»
Ose «do t’i mbroja udhët e mia».
Ose «asnjë apostat».
Një mundësi tjetër «Nëse dikush e bën këtë, unë do të hesht e do të vdes».
Fjalë për fjalë «Veç dy gjëra mos më bëj».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «ai», mund t’i referohet Jobit.
Një mundësi tjetër «e këputet».
Fjalë për fjalë «unë».
Shih Fjalorthin.
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Domethënë, do të pres në varr.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Me njohuri prej ere».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «Faji yt ta mëson gojën».
Ose «bisedat private të Perëndisë?»
Fjalë për fjalë «te të shenjtët e vet».
Fjalë për fjalë «të bukës».
Ose «orvatet të dalë mbi».
Fjalë për fjalë «mburoja me gunga të trasha».
Domethënë, çdo shpresë për të marrë veten.
Fjalë për fjalë «së tij».
Ose «Nga asambleja e apostatëve».
Ose «fjalët e thëna në erë?»
I drejtohet Elifazit.
Ose «gjithë sa ishin rreth meje».
Shih Fjalorthin.
Ose «forcën». Fjalë për fjalë «bririn».
Ose «mbi qepalla më rëndon hija e vdekjes».
Një mundësi tjetër «rri zgjuar e shoh».
Fjalë për fjalë «Fryma». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «zemrën».
Ka të ngjarë nga uria ose mjerimi.
Fjalë për fjalë «një proverb».
Ose «të apostatëve».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «Gropës».
Domethënë, shpresa ime.
Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Mund t’i referohet Jobit dhe atyre që janë si ai ose që u vjen keq për të.
Një mundësi tjetër «të papastër».
Ose «do të çalojë».
Fjalë për fjalë «I parëlinduri i vdekjes».
Ose «drejt një vdekjeje të tmerrshme».
Fjalë për fjalë «një gjë që s’është e tija».
Fjalë për fjalë «s’do të ketë emër».
Ose «ku banon përkohësisht».
Shih Fjalorthin.
Ose «fyer».
Ose «Të afërmit».
Fjalë për fjalë «bijtë e barkut tim», pra, të barkut që më lindi (barkut të nënës sime).
Fjalë për fjalë «po shpëtoj me lëkurën e dhëmbëve».
Fjalë për fjalë «e s’keni të ngopur me mishin tim?!»
Fjalë për fjalë «kunj». Shih Fjalorthin.
Ose «riblerësi im ekziston».
Fjalë për fjalë «pluhur».
Ose «veshkat nuk punojnë më».
Ose «ashtu si fryma ime e gjykon». Shih Fjalorthin, «Fryma».
Ose «njerëzimi; Adami».
Ose «i apostatit».
Shih Fjalorthin.
Ose «vrer».
Fjalë për fjalë «gjuha».
Ose «pa i gëlltitur».
Fjalë për fjalë «Ai».
Fjalë për fjalë «të tij».
Fjalë për fjalë «e vëreni dorën te goja».
Ose «bëhen të fuqishëm?»
Ose «e pipëzës».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «në çast», domethënë, një vdekje e shpejtë dhe pa dhembje.
Ose «të thur plane».
Ose «i shkurtohen?»
Ose «t’i mësojë ndonjë gjë Perëndisë».
Fjalë për fjalë «palca e kockave të tij të jetë plot njomësi».
Ose «kur është tejet i brengosur».
Një mundësi tjetër «për të ushtruar dhunë ndaj meje».
Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të».
Fjalë për fjalë «ai do të tërheqë pas vetes njerëzimin».
Ose «A kënaqet i Plotfuqishmi».
Shih Fjalorthin.
Ose «i zhvesh ata që s’kanë ç’të veshin».
Ose «fëmijëve pa baba».
Fjalë për fjalë «gracka zogjsh».
Ose «rrethin».
Ose «që u është shkurtuar jeta».
Ose «i ka zhdukur përmbytja?»
Ose «copëzat e arit».
Ose «në vadet». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fytyrën».
Ose «atë që i mban sytë përdhe».
Ose «ankesat e mia janë rebele».
Ose «ç’ka përcaktuar».
Domethënë, ditën e tij të gjykimit.
Ose «fëmijës pa baba».
Ose «si peng».
Një mundësi tjetër «të mbledhin tagji në arë».
Një mundësi tjetër «Ata nxjerrin vaj në shtypëse mes mureve të brezareve».
Një mundësi tjetër «nuk ia ngarkon fajin askujt».
Fjalë për fjalë «çan murin».
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «Barku që e lindi».
Fjalë për fjalë «Ai».
Fjalë për fjalë «Ai».
Ose «gjërave që bëjnë».
Ose «vdekatari».
Ose «i kulluar».
Ose «mençuri praktike; gjykim të shëndoshë».
Fjalë për fjalë «Fryma e kujt doli prej teje?»
Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «para tij».
Ose «Abadoni».
Ose «qiellin e veriut».
Fjalë për fjalë «një rreth».
Fjalë për fjalë «Rahabën».
Ose «erën».
Ose «që rrëshqet».
Ose «me këtë shprehje proverbiale».
Shih Fjalorthin.
Ose «Do ta mbaj integritetin tim.»
Ose «për asnjë nga ditët e mia».
Ose «s’ka për të më qortuar».
Ose «apostatit».
Një mundësi tjetër «me anë të dorës së Perëndisë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «por nuk korr asgjë».
Një mundësi tjetër «Njerëzit do të duartrokasin gjithë përçmim për të, e nga vendi i tyre do t’i fishkëllejnë për ta tallur».
Fjalë për fjalë «gurë».
Me sa duket u referohet veprimtarive në një minierë.
Ose «të rafinuar».
Fjalë për fjalë «peshën».
Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin,
Ose «me këtë shprehje proverbiale».
Ose «shërbëtorët».
Fjalë për fjalë «e më fshiheshin».
Fjalë për fjalë «vinin dorën te goja».
Ose «fëmijën pa baba».
Ose «veshja pa mëngë».
Ose «Në shtëpinë».
Fjalë për fjalë «pikonte».
Një mundësi tjetër «ata nuk e shuanin dritën e fytyrës sime».
Ose «e vadeve». Shih Fjalorthin.
Ose «me kamxhik».
Fjalë për fjalë «një proverb».
Fjalë për fjalë «ma liroi fillin e harkut».
Ose «zgjidhin frerin».
Një mundësi tjetër «pa i ndihmuar njeri».
Fjalë për fjalë «kockat më shpohen».
Ka mundësi t’i referohet lëkurës së tij.
Një mundësi tjetër «Mundimi i rëndë më ka shfytyruar».
Një mundësi tjetër «më zhduk me një përplasje».
Fjalë për fjalë «një grumbull rrënojash».
Një mundësi tjetër «ethet».
Ose «pipëza».
Ose «t’ia ngul sytë gjithë epsh; t’i tregoj vëmendje të papërshtatshme».
Fjalë për fjalë «një virgjëreshe».
Një mundësi tjetër «me gënjeshtarë?»
Shih Fjalorthin.
Ose «u shkulshin me rrënjë pasardhësit e mi!»
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «burra të tjerë u përkulshin mbi të!»
Fjalë për fjalë «që përpin deri në shkatërrim».
Ose «do të çrrënjoste».
Ose «çështje ligjore».
Fjalë për fjalë «Në bark».
Fjalë për fjalë «e lija vejushën t’i ligeshin sytë».
Fjalë për fjalë «që në bark të nënës».
Fjalë për fjalë «ijët e tij s’më kanë bekuar».
Një mundësi tjetër «kur shihja se kisha përkrahje te porta e qytetit».
Ose «krahu».
Ose «që nga zgavra; që nga kocka e sipërme».
Fjalë për fjalë «dritën».
Fjalë për fjalë «mishin».
Ose «i ardhur».
Ose «Ja nënshkrimi im; Ja firma ime!»
Ose «ishte i drejtë në sytë e vet».
Fjalë për fjalë «i vogël në ditë».
Fjalë për fjalë «Të flasin ditët».
Ose «Ditët e shumta s’të bëjnë».
Ose «ta korrigjonte Jobin».
Fjalë për fjalë «Barku im».
Ose «s’do t’i drejtohem me tituj nderi».
Fjalë për fjalë «gjuha e qiellza ime».
Shih Fjalorthin.
Ose «vdekatari».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «ia vulos».
Ose «jetën nga varri».
Ose «një armë (shigjetë)».
Ose «Jeta e tij i afrohet varrit».
Ose «engjëll».
Ose «varr».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «më i shëndetshëm».
Fjalë për fjalë «do të këndojë».
Një mundësi tjetër «dhe kjo nuk më solli dobi».
Ose «jetën time».
Ose «varr».
Ose «varri».
Fjalë për fjalë «qiellza».
Fjalë për fjalë «me zemër».
Ose «tokën e banuar?»
Ose «forcën e jetës».
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «fisnikët më shumë se të përvuajturit».
Ose «apostati».
Fjalë për fjalë «me zemër».
Një mundësi tjetër «Ati im, le të sprovohet Jobi».
Ka shumë të ngjarë t’i referohet Perëndisë.
Ose «shkelje». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «krahu».
Ose «gënjeshtrat».
Një mundësi tjetër «ai vë në fron mbretër».
Ose «një armë (shigjetë)».
Ose «pa pasur njohuri».
Ose «apostatë».
Një mundësi tjetër «e mbarojnë».
Fjalë për fjalë «prostitutave-meshkuj». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Ai».
Ose «duartroket gjithë zemërligësi».
Një mundësi tjetër «e ka kritikuar për sjelljen e vet; i ka kërkuar llogari për veprimet e veta?»
Ose «numri i viteve të tij nuk rroket dot me mend».
Fjalë për fjalë «kasollja».
Fjalë për fjalë «dritën».
Fjalë për fjalë «rrënjët».
Një mundësi tjetër «mbron çështjen».
Një mundësi tjetër «çfarë».
Ose «ia ndal». Fjalë për fjalë «ia vulos».
Fjalë për fjalë «si shkop».
Ose «i urdhëron».
Ose «t’i shpalosësh».
Domethënë, dritën e diellit.
Fjalë për fjalë «duhet t’i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «që janë të mençur në zemër».
Idiomë hebraike që u referohet bijve engjëllorë të Perëndisë.
Fjalë për fjalë «barku».
Ose «e mbështolla me pelena».
Fjalë për fjalë «në ditët e tua».
Ka të ngjarë kur drita e agimit nxjerr në pah veçoritë e tokës.
Ose «e hijes së vdekjes?»
Fjalë për fjalë «ditë?»
Një mundësi tjetër «vetëtima».
Ka mundësi yjet e Plejadave në yjësinë e Taurusit.
Ka mundësi yjësia e Orionit.
Fjalë për fjalë «Mazarothin». Te 2Mb 23:5 termi në shumës, që lidhet me këtë fjalë, u referohet yjësive të zodiakut.
Ka mundësi yjësia e Arushës së Madhe (Ursa Major).
Fjalë për fjalë «qiejt?»
Një mundësi tjetër «e Perëndisë».
Një mundësi tjetër «njeriut?»
Një mundësi tjetër «mendjes».
Ose «grazhdin».
Ose «për të thërrmuar plisat».
Fjalë për fjalë «farat».
Shih Fjalorthin.
Ose «ia hoqi nga mendja».
Fjalë për fjalë «u del përpara armëve».
Ose «Këllëfi».
Fjalë për fjalë «përpin dheun (tokën)».
Një mundësi tjetër «s’e beson».
Ose «nëpër thepat e shkrepave».
Fjalë për fjalë «vë dorën te goja».
Ose «do ta zhvlerësosh».
Ose «do të të lavdëroja».
Ka mundësi hipopotami.
Ose «ijët».
Fjalë për fjalë «ai është fillimi».
Ose «hide».
Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «lak».
Ka mundësi krokodili.
Fjalë për fjalë «xunkth».
Fjalë për fjalë «gjemb?»
Mjet peshkimi si heshtë që përdorej për të gjuajtur peshq të mëdhenj.
Ose «do të të plandoste përdhe».
Fjalë për fjalë «dyert e fytyrës?»
Një mundësi tjetër «Radhët me luspa janë krenaria e tij».
Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».
Fjalë për fjalë «Unë do t’ia ngre patjetër fytyrën».
Fjalë për fjalë «Jehovai e ktheu mbrapsht robërinë e Jobit».
Fjalë për fjalë «1000 pendë qe».
Fjalë për fjalë «i moshuar dhe i ngopur me ditë».