LIBRI I DYTË I KRONIKAVE
1 Solomoni, biri i Davidit, po forcohej gjithnjë e më shumë në mbretërinë e tij dhe Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të dhe e bëri tejet të madh.+
2 Solomoni thirri gjithë Izraelin, krerët e mijësheve dhe të qindësheve, gjykatësit dhe tërë prijësit e Izraelit, krerët e shtëpive atërore. 3 Atëherë Solomoni dhe gjithë kongregacioni* shkuan në vendin e lartë* në Gibeon,+ sepse atje ndodhej tenda e takimit* e Perëndisë së vërtetë, tenda që kishte bërë në shkretëtirë Moisiu, shërbëtori i Jehovait. 4 Megjithatë Davidi e kishte çuar arkën e Perëndisë së vërtetë nga Kiriat-Jearimi+ në vendin që ai kishte përgatitur për të; ai kishte ngritur një tendë në Jerusalem.+ 5 Kurse altarin prej bakri+ që kishte bërë Bezaleli,+ biri i Urit, bir i Hurit, e kishin vënë përpara tabernakullit të Jehovait dhe atje, para altarit, luteshin* Solomoni dhe kongregacioni. 6 Solomoni bëri blatime përpara Jehovait, dhe paraqiti 1.000 blatime të djegura mbi altarin prej bakri+ të tendës së takimit.
7 Atë natë, Perëndia iu shfaq Solomonit dhe e pyeti: «Më thuaj, ç’dëshiron të të jap?»+ 8 Atëherë Solomoni i tha Perëndisë: «Ti ke treguar shumë dashuri besnike për Davidin,+ babanë tim, dhe më bëre mua mbret në vend të tij.+ 9 Tani, o Perëndi Jehova, le të përmbushet premtimi që i bëre babait tim, Davidit,+ sepse ti më ke bërë mbret të një populli të shumtë si grimcat e pluhurit të tokës.+ 10 Më jep mençuri dhe njohuri,+ që t’i prij këtij populli,* sepse kush mund ta gjykojë popullin tënd të madh?»+
11 Atëherë Perëndia i tha Solomonit: «Meqë e ke dashur këtë me gjithë zemër dhe nuk ke kërkuar pasuri, begati e nderim ose vdekjen e atyre që të urrejnë, e as ke kërkuar jetë të gjatë,* por mençuri dhe njohuri që të gjykosh popullin tim, mbi të cilin të kam vënë mbret,+ 12 unë po të jap mençuri dhe njohuri. Do të të jap edhe pasuri, begati e nderim, aq sa asnjë mbret para teje nuk i ka pasur dhe asnjë pas teje nuk ka për t’i pasur.»+
13 Kështu, nga vendi i lartë në Gibeon,+ nga tenda e takimit, Solomoni erdhi në Jerusalem dhe mbretëroi në Izrael. 14 Solomoni grumbulloi karroca dhe kuaj.* Ai kishte 1.400 karroca lufte dhe 12.000 kuaj,*+ që i mbante në qytetet e karrocave+ dhe pranë mbretit në Jerusalem.+ 15 Mbreti bëri që në Jerusalem ari dhe argjendi të ishin të shumtë si gurët,+ kurse drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+ 16 Solomoni importonte kuaj nga Egjipti+ dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa* me një çmim të caktuar.+ 17 Çdo karrocë importohej nga Egjipti për 600 monedha argjendi dhe një kalë për 150. Pastaj ata ua eksportonin të gjithë mbretërve të hititëve dhe mbretërve të Sirisë.
2 Tani Solomoni dha urdhër që të ndërtohej një shtëpi për emrin e Jehovait+ dhe një shtëpi* për vete si mbret.+ 2 Ai caktoi 70.000 burra si punëtorë të thjeshtë,* 80.000 si gurprerës në male+ dhe 3.600 si mbikëqyrës të tyre.+ 3 Përveç kësaj, Solomoni i dërgoi fjalë Hiramit,+ mbretit të Tirit: «Bëj për mua atë që bëre për atin tim, Davidin, kur i dërgove dru cedri që të ndërtonte një shtëpi* ku të banonte.+ 4 Tani, unë po ndërtoj një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë tim, që t’ia shenjtëroj* atij, që të djeg temjan aromatik+ përpara tij, si edhe që të ketë vazhdimisht bukë të vëna stivë*+ dhe që të paraqiten blatime të djegura në mëngjes e në mbrëmje,+ gjatë Sabateve,+ gjatë hënave të reja+ dhe gjatë periudhave të festave+ të Jehovait, Perëndisë tonë. Ky është një detyrim i përhershëm për Izraelin. 5 Shtëpia që po ndërtoj, do të jetë madhështore, sepse Perëndia ynë është më madhështori se gjithë perënditë e tjera. 6 Kush është në gjendje t’i ndërtojë atij një shtëpi?! Kur qiejt dhe qiejt e qiejve nuk e mbajnë dot,+ kush jam unë që t’i ndërtoj një shtëpi?! Gjithçka që mund të bëj, është të ndërtoj një vend për të paraqitur tym blatimesh para tij. 7 Më dërgo tani një mjeshtër të zotin për të punuar arin, argjendin, bakrin,+ hekurin dhe leshin në ngjyrë të purpurt,* në të kuqe të errët dhe në blu, si dhe të dijë të bëjë gdhendje. Ai do të punojë në Judë dhe në Jerusalem bashkë me mjeshtrit e mi të zotë, të cilët i ka siguruar Davidi, ati im.+ 8 Më dërgo nga Libani dru cedri, dëllinje+ dhe algumi,*+ se unë e di mirë që shërbëtorët e tu kanë përvojë në prerjen e drurëve të Libanit.+ Shërbëtorët e mi do të punojnë me shërbëtorët e tu,+ 9 që të më përgatitin një sasi të madhe druri, sepse shtëpia që po ndërtoj do të jetë jashtëzakonisht madhështore. 10 Tani, shërbëtorëve të tu, pra druvarëve që presin pemë, do t’u siguroj këtë ushqim:+ 20.000 korë* grurë, 20.000 korë elb, 20.000 bato* verë dhe 20.000 bato vaj.»
11 Atëherë Hirami, mbreti i Tirit, i dërgoi këtë mesazh të shkruar Solomonit: «Jehovai të ka bërë mbret mbi popullin e vet ngaqë e do atë.» 12 Hirami vazhdoi: «Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, që bëri qiejt dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një djalë të mençur,+ që ka maturi dhe aftësi për të kuptuar!+ Ai do të ndërtojë një shtëpi për Jehovain dhe një për vete si mbret. 13 Tani unë po të dërgoj një mjeshtër të zotë, i cili ka aftësi për të kuptuar, Hiram-Abin.+ 14 Ai është djalë i një gruaje danite, kurse i ati ishte nga Tiri. Ka përvojë në punimin e arit, argjendit, bakrit, hekurit, gurëve dhe drurëve; në punimin e leshit në ngjyrë të purpurt dhe të fillit blu, të copës cilësore e të fillit në të kuqe të errët.+ Ai mund të bëjë çdo lloj gdhendjeje e çdo lloj skicimi që do t’i jepet.+ Ai do të punojë me mjeshtrit e tu të zotë dhe me artizanët e zotë të zotërisë tim, Davidit, atit tënd. 15 Dhe tani, grurin, elbin, vajin dhe verën që ka premtuar zotëria im, le t’ua dërgojë shërbëtorëve të tij.+ 16 Ne do të presim drurë nga Libani+ aq sa të kesh nevojë, do t’i lidhim si lundra dhe do t’i dërgojmë nëpërmjet detit deri në Jopë,+ kurse ti mbarti deri në Jerusalem.»+
17 Atëherë Solomoni regjistroi tërë burrat që ishin të huaj në vendin e Izraelit,+ siç kishte bërë i ati, Davidi,+ dhe dolën se ishin 153.600 veta. 18 Kështu, 70.000 prej tyre i caktoi si punëtorë të thjeshtë,* 80.000 si gurprerës+ në male, kurse 3.600 i caktoi si mbikëqyrës për t’i vënë njerëzit në punë.+
3 Atëherë, Solomoni filloi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait+ në Jerusalem në malin e Moriahut,+ ku Jehovai i ishte shfaqur Davidit,+ atit të tij, në vendin që ky kishte përgatitur në lëmin* e Ornanit,+ jebusitit. 2 Ai e filloi ndërtimin në ditën e 2-të të muajit të 2-të, vitin e 4-t të mbretërimit të tij. 3 Përmasat e themelit që hodhi Solomoni për të ndërtuar shtëpinë e Perëndisë së vërtetë ishin: 60 kute i gjatë dhe 20 kute i gjerë,+ sipas njësisë matëse të mëparshme.* 4 Portiku,* në pjesën e përparme, ishte 20 kute i gjatë, sa gjerësia e shtëpisë,* dhe lartësia ishte 20 kute.* Nga brenda e veshi me ar të kulluar.+ 5 Dhomën e madhe* e veshi me dru dëllinje, pastaj e veshi me ar të kulluar+ dhe pas kësaj e zbukuroi me figura palmash+ dhe zinxhirë.+ 6 Përveç kësaj e veshi tempullin me gurë të çmuar të bukur+ dhe përdori ar+ që vinte nga Parvaimi. 7 Ai e veshi me ar tempullin, trarët, pragjet, muret dhe dyert e saj,+ kurse në mure gdhendi figura kerubinësh.+
8 Pastaj bëri ndarjen* e Më të Shenjtës.+ Ajo ishte e gjatë sa gjerësia e tempullit, domethënë 20 kute. Edhe gjerësia ishte 20 kute. E veshi me ar të kulluar me vlerë 600 talenta.*+ 9 Pesha e arit për gozhdët ishte 50 sikla;* edhe dhomat në tarracë i veshi me ar.
10 Brenda ndarjes* së Më të Shenjtës bëri dy skulptura kerubinësh dhe i veshi me ar.+ 11 Shtrirja e krahëve të kerubinëve+ ishte 20 kute e gjatë. Krahu i kerubinit të parë ishte pesë kute i gjatë dhe arrinte njërin mur të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër, po prej pesë kutesh, prekte krahun e kerubinit tjetër. 12 Krahu i kerubinit tjetër ishte pesë kute i gjatë dhe arrinte murin tjetër të shtëpisë, ndërsa krahu tjetër prej pesë kutesh prekte njërin prej krahëve të kerubinit të parë. 13 Shtrirja e krahëve të këtyre kerubinëve ishte 20 kute. Ata qëndronin në këmbë me fytyrat nga brenda.*
14 Veç kësaj, ai bëri perden+ me fill blu, me lesh në ngjyrë të purpurt,* me fill në të kuqe të errët e me pëlhurë cilësore. Në të punoi figura kerubinësh.+
15 Pastaj, përpara shtëpisë, bëri dy shtylla+ 35 kute të gjata. Çdo shtyllë kishte në majë nga një kapitel* që ishte pesë kute.+ 16 Bëri edhe zinxhirë si varëse e i vuri në majë të shtyllave. Bëri 100 shegë dhe i vuri te zinxhirët. 17 Ai ngriti shtyllat para tempullit, një në të djathtë* e një në të majtë.* Asaj në të djathtë ia vuri emrin Jakin,* kurse asaj në të majtë, Boaz.*
4 Pastaj bëri altarin prej bakri+ që ishte 20 kute i gjatë, 20 kute i gjerë dhe 10 kute i lartë.
2 Ai bëri Detin*+ prej metali të derdhur, që kishte formë të rrumbullakët dhe që ishte 10 kute nga buza në buzë dhe 5 kute i lartë. Perimetri i tij ishte 30 kute.*+ 3 Nën të kishte zbukurime në formë kungullujësi+ rreth e përqark, 10 për kut, të cilat e rrethonin Detin krejt. Ato ishin në dy radhë, të derdhura njësh me të. 4 Deti qëndronte mbi 12 dema:+ 3 ishin drejtuar me fytyrë nga veriu, 3 me fytyrë nga perëndimi, 3 me fytyrë nga jugu dhe 3 me fytyrë nga lindja. Deti qëndronte mbi ta dhe pjesët e pasme të trupit të tyre ishin drejtuar nga qendra e Detit. 5 Ai ishte katër gisht* i trashë, dhe buza e tij i ngjante buzës së një kupe, si një lule zambaku. Deti mund të mbante* 3.000 bato* ujë.
6 Më tej bëri 10 legenë për larje dhe i vuri 5 në të djathtë e 5 në të majtë.+ Në ta shpëlaheshin gjërat që përdoreshin për blatimet e djegura,+ kurse Deti shërbente që të laheshin priftërinjtë.+
7 Pastaj bëri 10 shandanë prej ari,+ sipas udhëzimeve,+ dhe i vuri në tempull, 5 në të djathtë e 5 në të majtë.+
8 Gjithashtu bëri 10 tryeza dhe i vendosi në tempull, 5 në të djathtë e 5 në të majtë.+ Bëri edhe 100 tase prej ari.
9 Më pas bëri oborrin+ e priftërinjve,+ oborrin* e madh+ dhe dyert e tij; dyert e tyre i veshi me bakër. 10 Detin e vuri në të djathtë, drejt juglindjes.+
11 Gjithashtu Hirami bëri enët, lopatat dhe taset.+
Kështu Hirami mbaroi punën që bëri për mbretin Solomon në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë:+ 12 dy shtyllat;+ kapitelet* në formë kupe që ishin në majë të tyre; dy rrjetat zbukuruese+ që të mbulonin këto kapitele në formë kupe; 13 dhe 400 shegët+ për dy rrjetat zbukuruese, dy radhët e shegëve për secilën rrjetë, që të mbulonin dy kapitelet në formë kupe mbi shtyllat;+ 14 dhjetë karrocat* dhe dhjetë legenët mbi karrocat;+ 15 Detin dhe 12 demat nën të;+ 16 kovat, lopatat, pirunjtë+ dhe gjithë pajisjet. Të gjitha këto Hiram-Abivi+ ia bëri prej bakri të lëmuar mbretit Solomon për shtëpinë e Jehovait. 17 Mbreti i derdhi ato në kallëpe argjile në krahinën e Jordanit, midis Sukotit+ dhe Zeredahut. 18 Solomoni bëri jashtëzakonisht shumë nga këto pajisje; pesha e bakrit nuk u përcaktua dot.+
19 Solomoni bëri tërë pajisjet+ për shtëpinë e Perëndisë së vërtetë: altarin prej ari;+ tryezat+ për bukët e paraqitjes;*+ 20 shandanët dhe llambat e tyre prej ari të kulluar,+ që të ndizeshin sipas udhëzimeve para dhomës më të brendshme; 21 lulet, llambat dhe mashat,* prej ari, prej arit më të kulluar; 22 fikësit, taset, kupat dhe mbajtëset e zjarrit, prej ari të kulluar. Hyrjet e shtëpisë, pra dyert e brendshme të Më të Shenjtës+ dhe dyert e tempullit,* i bëri prej ari.+
5 Kështu Solomoni përfundoi gjithë punën që iu desh të bënte për shtëpinë e Jehovait.+ Pastaj Solomoni futi brenda gjërat që kishte shenjtëruar Davidi,+ ati i tij, dhe argjendin, arin e sendet i vuri në thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë.+ 2 Atëherë Solomoni mblodhi pleqtë e Izraelit, pra gjithë krerët e fiseve dhe prijësit e shtëpive atërore të Izraelit. Ata erdhën në Jerusalem për të ngjitur arkën e besëlidhjes së Jehovait nga Qyteti i Davidit,+ domethënë nga Sioni.+ 3 Tërë burrat e Izraelit u mblodhën para mbretit për festën* që mbahet në muajin e shtatë.+
4 Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe levitët ngritën Arkën.+ 5 Ata ngjitën Arkën, tendën e takimit+ dhe gjithë pajisjet e shenjta që ishin në tendë; këto i ngjitën priftërinjtë dhe levitët.* 6 Mbreti Solomon dhe tërë asambleja e Izraelit që ishte thirrur për t’u takuar me të, ishin para Arkës. Ata flijuan+ kaq shumë dhen e gjedhë, sa nuk mund të llogariteshin a të numëroheshin. 7 Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes së Jehovait në vendin e vet, brenda dhomës më të brendshme të tempullit, te Më e Shenjta, nën krahët e kerubinëve.+ 8 Kështu kerubinët i kishin krahët të shtrirë mbi vendin e Arkës, prandaj e mbulonin Arkën dhe shufrat e saj.+ 9 Shufrat ishin aq të gjata, sa majat e tyre dukeshin nga e Shenjta që ndodhej para dhomës më të brendshme, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato janë atje deri sot e kësaj dite. 10 Në Arkë nuk kishte gjë tjetër përveç dy pllakave që kishte futur Moisiu në Horeb+ kur Jehovai bëri një besëlidhje+ me popullin e Izraelit ndërsa dilte nga Egjipti.+
11 Kur priftërinjtë dolën nga vendi i shenjtë (sepse të gjithë priftërinjtë e pranishëm ishin shenjtëruar,+ pavarësisht se cilës ndarje i përkitnin),+ 12 të gjithë levitët këngëtarë+ që i përkitnin Asafit,+ Hemanit,+ Jeduthunit+ dhe bijve e vëllezërve të tyre ishin veshur me pëlhurë cilësore dhe mbanin cimbale, instrumente me tela e harpa. Ata qëndronin në këmbë në lindje të altarit dhe bashkë me ta 120 priftërinj që u binin trumbetave.+ 13 Sapo trumbetarët dhe këngëtarët nisën të lëvdonin dhe të falënderonin Jehovain njëzëri, të lëshonin tinguj me trumbeta, me cimbale e me instrumente të tjera muzikore dhe t’i jepnin lavdi Jehovait duke thënë: «Se ai është i mirë; dashuria e tij besnike zgjat përjetë»,+ atëherë shtëpia, shtëpia e Jehovait, u mbush me një re.+ 14 Priftërinjtë nuk qëndronin dot për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Jehovait mbushi shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+
6 Atëherë Solomoni tha: «Ti, o Jehova, the se do të banoje në terrin e zi.+ 2 Tani të kam ndërtuar një shtëpi madhështore, një vend të qëndrueshëm, ku ti të banosh përjetë.»+
3 Pastaj mbreti u kthye nga populli dhe filloi të bekonte kongregacionin e Izraelit, ndërsa tërë kongregacioni qëndronte në këmbë.+ 4 Ai tha: «Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, ai që i premtoi me gojën e vet atit tim, Davidit, dhe që përmbushi me duart e tij atë që tha: 5 ‘Prej ditës që nxora nga Egjipti popullin tim, nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit ku të ndërtoj një shtëpi që të qëndrojë emri im+ dhe nuk kam zgjedhur asnjeri që të bëhet kreu i popullit tim, Izraelit. 6 Por kam zgjedhur Jerusalemin,+ që atje të jetë emri im, dhe kam zgjedhur Davidin, që të jetë mbi popullin tim, Izraelin.’+ 7 Ati im, Davidi, dëshironte me gjithë zemër të ndërtonte një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 8 Por Jehovai i tha Davidit, atit tim: ‘Ti dëshiroje me gjithë zemër të ndërtoje një shtëpi për emrin tim, dhe shumë mirë që të lindi kjo dëshirë në zemër. 9 Megjithatë, shtëpinë nuk do ta ndërtosh ti, por djali që do të të lindë.* Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.’+ 10 Jehovai e mbajti premtimin që bëri, meqë unë zura vendin e Davidit, atit tim, dhe u ula në fronin e Izraelit,+ ashtu siç premtoi Jehovai.+ Gjithashtu ndërtova shtëpinë për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, 11 dhe atje kam vënë Arkën që mban besëlidhjen+ që Jehovai bëri me popullin e Izraelit.»
12 Pastaj Solomoni qëndroi para altarit të Jehovait, përballë gjithë kongregacionit të Izraelit, dhe shtriu duart drejt qiellit.+ 13 (Solomoni kishte bërë një platformë prej bakri dhe e kishte vënë në mes të oborrit.*+ Ajo ishte pesë kute* e gjatë, pesë kute e gjerë dhe tre kute e lartë, e ai qëndronte në këmbë mbi të.) Ai u ul në gjunjë përballë gjithë kongregacionit të Izraelit dhe shtriu duart drejt qiellit.+ 14 Pastaj u lut: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, nuk ka Perëndi si ti as në qiej, as në tokë. Ti e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike shërbëtorëve të tu që të shërbejnë me gjithë zemër.+ 15 Ti e mbajte premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit.+ E bëre premtimin me gojën tënde, dhe sot e ke përmbushur me dorën tënde.+ 16 E tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, mbaje premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit, kur i the: ‘Nëse djemtë e tu do t’i kushtojnë vëmendje udhës së tyre, duke ecur sipas ligjit tim+ ashtu si ti, atëherë një nga pasardhësit e tu do të ulet gjithmonë në praninë time në fronin e Izraelit.’+ 17 Tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, përmbushe premtimin që i bëre shërbëtorit tënd, Davidit.
18 Mos vallë do të banojë vërtet Perëndia me njerëzit në tokë?!+ Ja! Qiejt, po, qiejt e qiejve nuk të mbajnë dot,+ e aq më pak kjo shtëpi që kam ndërtuar unë!+ 19 Tani kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd dhe përgjërimit të tij, o Jehova, Perëndia im, e dëgjo thirrjen për ndihmë dhe lutjen që po të drejton. 20 Mbaji sytë ditë e natë te kjo shtëpi, te vendi ku ti the se do të vije emrin tënd,+ për të dëgjuar lutjen që bën shërbëtori yt në drejtim të këtij vendi. 21 Dëgjoji përgjërimet për ndihmë të shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd, Izraelit, kur të luten në drejtim të këtij vendi.+ Dëgjo nga vendi ku banon, nga qiejt;+ po, dëgjo dhe fal.+
22 Nëse një njeri mëkaton kundër një tjetri, dhe ky e detyron të bëjë një betim* e të mbajë përgjegjësi për atë betim,* e ndërkohë që është ende nën betim,* vjen para altarit tënd në këtë shtëpi,+ 23 atëherë dëgjo nga qiejt dhe vepro e gjykoji shërbëtorët e tu: të ligun shpalle fajtor duke e ndëshkuar për atë që ka bërë,+ por të drejtin shpalle të pafajshëm* duke e shpërblyer sipas drejtësisë së vet.+
24 Në rast se popullin tënd, Izraelin, e mposht armiku ngaqë ka mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ e pastaj kthehet te ti, i jep lavdi emrit tënd,+ lutet+ e të përgjërohet në këtë shtëpi,+ 25 atëherë dëgjo nga qiejt,+ fale mëkatin e popullit tënd, Izraelit, dhe ktheje në vendin që i dhe atij e paraardhësve të tij.+
26 Nëse qiejt mbyllen e nuk bie shi,+ ngaqë ata kanë mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ dhe pastaj luten në drejtim të këtij vendi, i japin lavdi emrit tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre, ngaqë ti i përule,*+ 27 atëherë dëgjo nga qiejt dhe fale mëkatin e shërbëtorëve të tu, të popullit tënd, Izraelit, dhe mësoju udhën e mirë ku duhet të ecin;+ dërgo shi+ mbi tokën që i ke dhënë popullit tënd si trashëgimi.
28 Nëse vendin e pllakos zia e bukës+ ose murtaja,+ e godet një erë zhuritëse ose vrugu,*+ e pushtojnë një mori karkalecash ose karkalecat* e pangopur;+ nëse armiqtë i rrethojnë në ndonjë nga qytetet e vendit*+ ose nëse u bie ndonjë lloj tjetër plage a sëmundjeje,+ 29 çfarëdo lutjeje+ e përgjërimi+ që të bëjë ndonjëri ose i gjithë populli yt, Izraeli, (sepse gjithsecili e njeh plagën dhe dhembjen e vet)+ kur të shtrijë duart drejt kësaj shtëpie,+ 30 atëherë dëgjo nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ dhe fal.+ Shpërbleje secilin sipas gjithë udhëve të tij, sepse ti ia njeh zemrën (vetëm ti e njeh vërtet zemrën e njeriut),+ 31 që të të nderojnë thellësisht* duke ecur në udhët e tua, për sa kohë të jetojnë në vendin që ti u dhe paraardhësve tanë.
32 Edhe të huajin, që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit, por që vjen nga një vend i largët për shkak të emrit* tënd të madh,+ dorës sate të fortë dhe krahut tënd të fuqishëm*, dhe lutet në drejtim të kësaj shtëpie,+ 33 dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt, dhe plotësoja tërë ato që të kërkon, në mënyrë që gjithë popujt e tokës ta njohin emrin tënd+ e të të nderojnë thellësisht* njëlloj siç të nderon populli yt, Izraeli, dhe ta dinë se kjo shtëpi që kam ndërtuar, i sjell lavdi emrit tënd.
34 Nëse populli yt shkon në luftë kundër armiqve, në udhën ku e dërgon ti,+ dhe të lutet+ në drejtim të këtij qyteti që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 35 atëherë dëgjoje nga qiejt lutjen e përgjërimin e tij, dhe vër në vend drejtësinë për të.+
36 Nëse ata mëkatojnë kundër teje (sepse s’ka njeri që të mos mëkatojë),+ dhe ti zemërohesh shumë me ta e i braktis në dorë të armiqve, të cilët i kapin e i çojnë robër në një vend të largët ose të afërt,+ 37 nëse vijnë në vete në vendin ku janë çuar robër dhe kthehen te ti e të përgjërohen në vendin e robërisë, duke thënë: ‘Kemi mëkatuar, kemi bërë atë që është e gabuar dhe kemi vepruar me ligësi’,+ 38 nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt* në vendin ku i kanë marrë robër,+ nëse luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur+ dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd, 39 atëherë dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt, lutjen e përgjërimin e tyre, vër në vend drejtësinë për ta+ dhe fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje.
40 Tani, o Perëndia im, të lutem, drejtoji sytë dhe veshët te lutja që po bëhet në* këtë vend!+ 41 Ngrihu, o Perëndi Jehova, eja në vendin tënd të banimit,+ bashkë me Arkën, simbolin e forcës sate! Le të vishen me shpëtim priftërinjtë e tu, o Perëndi Jehova, dhe le të gëzojnë besnikët e tu për mirësinë tënde!+ 42 O Perëndi Jehova, mos e hidh poshtë të mirosurin* tënd!+ Kujto dashurinë besnike që ke treguar për Davidin, shërbëtorin tënd!»+
7 Sapo Solomoni mbaroi lutjen,+ zbriti zjarr nga qiejt+ që përpiu blatimin e djegur dhe flijimet, dhe lavdia e Jehovait mbushi shtëpinë.+ 2 Priftërinjtë nuk hynin dot në shtëpinë e Jehovait, sepse lavdia e Jehovait kishte mbushur shtëpinë e Jehovait.+ 3 Gjithë populli i Izraelit e pa zjarrin kur zbriti dhe lavdinë e Jehovait që qëndronte mbi shtëpinë. Ata u përkulën thellë me fytyrë përtokë, ranë përmbys dhe falënderuan Jehovain me fjalët: «Se ai është i mirë; dashuria e tij besnike zgjat përjetë.»
4 Pastaj mbreti dhe gjithë populli bënë flijime para Jehovait.+ 5 Mbreti Solomon paraqiti si flijim 22.000 gjedhë dhe 120.000 dhen. Kështu mbreti dhe tërë populli inauguruan* shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 6 Priftërinjtë qëndronin në vendin e detyrës, si edhe levitët me instrumentet muzikore, që shoqëronin këngën për Jehovain.+ (Mbreti David i kishte bërë këto instrumente për të falënderuar Jehovain dhe për të thurur lavde me anë të tyre*—«sepse dashuria e tij besnike zgjat përjetë».) Priftërinjtë u binin fort trumbetave+ përballë tyre, kurse tërë izraelitët qëndronin në këmbë.
7 Pastaj Solomoni shenjtëroi mesin e oborrit para shtëpisë së Jehovait, sepse iu desh të ofronte atje blatimet e djegura+ dhe pjesët e dhjamura të flijimeve në bashkësi, meqë altari prej bakri+ që kishte bërë, nuk i mbante dot flijimet e djegura, blatimet në drithë+ dhe pjesët e dhjamura.+ 8 Në atë kohë Solomoni bashkë me gjithë Izraelin, një kongregacion shumë i madh i ardhur nga gjithë vendi, nga Lebo-Hamathi* deri në vadin* e Egjiptit,+ e kremtuan festën për 7 ditë.+ 9 Por ditën e 8-të* ata mbajtën një asamble solemne,+ sepse inaugurimi i altarit kishte zgjatur 7 ditë, po ashtu edhe festa 7 ditë të tjera. 10 Pastaj ditën e 23-të të muajit të 7-të, ai e nisi popullin, secilin në shtëpinë e tij, shumë të lumtur+ e me zemër të gëzuar për mirësinë që i kishte treguar Jehovai Davidit, Solomonit dhe popullit të vet, Izraelit.+
11 Kështu Solomoni mbaroi shtëpinë e Jehovait dhe shtëpinë e mbretit.*+ Ai ia doli të bënte çdo gjë që kishte në zemër për shtëpinë e Jehovait dhe për shtëpinë e vet.+ 12 Atëherë Jehovai iu shfaq Solomonit+ natën dhe i tha: «E kam dëgjuar lutjen tënde dhe e kam zgjedhur këtë vend si shtëpi flijimi.+ 13 Kur ta mbyll qiellin që të mos bjerë shi, kur t’i urdhëroj karkalecat që të përpijnë vendin ose kur të dërgoj një murtajë mes popullit tim, 14 nëse populli im, që është thirrur me emrin tim,+ përulet,+ lutet, më kërkon* dhe kthehet nga udhët e tij të këqija,+ unë do ta dëgjoj nga qiejt, do t’ia fal mëkatin dhe do ta përtërij vendin.+ 15 Tani e tutje do të jem gjithë sy e vesh ndaj lutjes që bëhet në këtë vend.+ 16 E kam zgjedhur dhe e kam shenjtëruar këtë shtëpi, që emri im të qëndrojë në të përjetë.+ Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.+
17 Nëse ti ecën para meje ashtu siç eci ati yt, Davidi, duke bërë gjithçka që të kam urdhëruar, dhe u bindesh rregullave e vendimeve të mia gjyqësore,+ 18 atëherë unë do ta bëj të patundur fronin e mbretërisë sate,+ ashtu siç lidha besëlidhjen me Davidin,+ atin tënd, duke thënë: ‘Një nga pasardhësit e tu do të sundojë gjithmonë në Izrael.’+ 19 Por, nëse largoheni dhe braktisni ligjet e urdhërimet që ju kam vënë përpara, dhe filloni t’u shërbeni perëndive të tjera e të përkuleni para tyre,+ 20 unë do t’ju shkul me rrënjë nga vendi që ju kam dhënë.+ Shtëpinë që kam shenjtëruar për emrin tim, do ta flak larg meje dhe do ta bëj objekt përbuzjeje* dhe gazin e botës.+ 21 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash. Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+ 22 Atëherë do t’i përgjigjen: ‘Ngaqë braktisën Jehovain,+ Perëndinë e paraardhësve të tyre, që i kishte nxjerrë nga vendi i Egjiptit,+ dhe pranuan krahëhapur perëndi të tjera, u përkulën para tyre dhe u shërbyen.+ Prandaj ai u solli gjithë këtë të keqe.’»+
8 Gjatë 20 vjetëve, Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait dhe shtëpinë e vet.*+ 2 Më pas, ai rindërtoi qytetet që i kishte dhënë Hirami+ dhe vendosi atje izraelitë.* 3 Përveç kësaj, Solomoni shkoi në Hamath-Zobah dhe e pushtoi. 4 Pastaj fortifikoi* Tadmorin në shkretëtirë dhe tërë qytetet-depo+ që kishte ndërtuar në Hamath.+ 5 Gjithashtu, ai fortifikoi me mure, porta dhe shula Beth-Horonin e Sipërm+ dhe Beth-Horonin e Poshtëm,+ 6 Baalathin,+ si edhe tërë qytetet-depo të Solomonit, tërë qytetet e karrocave,+ qytetet e kalorësve, si dhe gjithçka që Solomoni deshi të ndërtonte në Jerusalem, në Liban dhe në gjithë vendin që kishte në zotërim.
7 Sa për të gjithë njerëzit që kishin mbetur nga hititët, amoritët, perezitët, hivitët dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e Izraelit,+ 8 pasardhësit që kishin mbetur në vend—pasardhësit e atyre që izraelitët nuk i kishin shfarosur+—Solomoni i rekrutoi për punë të detyruar deri sot e kësaj dite.+ 9 Por Solomoni nuk bëri skllav asnjë izraelit që të punonte për të.+ Përkundrazi, ata ishin luftëtarë, krerë të adjutantëve të vet,* si dhe krerë të karrocierëve e të kalorësve të vet.+ 10 Mbreti Solomon kishte 250 krerë nëpunësish, të cilët ishin përgjegjës për popullin.+
11 Gjithashtu, Solomoni e mori vajzën e faraonit+ nga Qyteti i Davidit dhe e çoi në shtëpinë që kishte ndërtuar për të,+ sepse tha: «Edhe pse është gruaja ime, ajo nuk duhet të banojë në shtëpinë e Davidit, mbretit të Izraelit, pasi vendet ku ka qenë Arka e Jehovait janë të shenjta.»+
12 Që atëherë, Solomoni i paraqiste Jehovait flijime të djegura+ mbi altarin+ e Jehovait, të cilin e kishte ndërtuar përpara portikut.*+ 13 Ai bënte blatime rregullisht çdo ditë, sipas urdhërimit të Moisiut për Sabatet,+ për hënat e reja+ dhe për festat e caktuara tri herë në vit,+ domethënë për Festën e Bukëve Pa Maja,+ për Festën e Javëve+ dhe për Festën e Kasolleve.*+ 14 Përveç kësaj, ai caktoi ndarjet e priftërinjve+ për shërbimet e tyre sipas rregullit të Davidit, atit të tij. Vendosi edhe levitët në detyrat e tyre, për të lëvduar+ e për të shërbyer në prani të priftërinjve sipas asaj që kërkohej çdo ditë, si dhe derëtarët sipas ndarjeve të tyre në porta të ndryshme,+ sepse kështu urdhëroi Davidi, njeriu i Perëndisë së vërtetë. 15 Ata nuk iu shmangën urdhërimit që u kishte dhënë mbreti priftërinjve dhe levitëve për çdo çështje dhe për depot. 16 Tërë punimet e Solomonit ishin të organizuara mirë,* që nga dita kur u hodhën themelet e shtëpisë së Jehovait+ e derisa mbaroi. Kështu shtëpia e Jehovait përfundoi.+
17 Atëherë Solomoni shkoi në Ezion-Geber+ dhe në Eloth,+ në bregdetin e Edomit.+ 18 Me anë të shërbëtorëve të vet, Hirami+ i dërgonte atij anije dhe detarë me përvojë. Ata shkonin në Ofir+ me shërbëtorët e Solomonit dhe merrnin që andej 450 talenta* ari,+ të cilat ia sillnin mbretit Solomon.+
9 Tani, mbretëresha e Shebës+ dëgjoi për famën e Solomonit, prandaj erdhi në Jerusalem ta vinte në provë me pyetje të ndërlikuara.* Bashkë me të ishte një grup mbresëlënës me shërbëtorë,* me deve të ngarkuara me vaj balsami dhe me sasi të mëdha ari+ e gurë të çmuar. Ajo shkoi te Solomoni dhe e pyeti për gjithçka që kishte në zemër.+ 2 Atëherë Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj; nuk kishte asgjë tepër të vështirë* për Solomonin që të mos dinte t’ia shpjegonte.
3 Kur mbretëresha e Shebës pa mençurinë e Solomonit,+ shtëpinë që kishte ndërtuar,+ 4 ushqimin në tryezën e tij,+ vendet ku uleshin shërbëtorët në tryezën e tij, shërbimin që bënin kamerierët dhe veshjet e tyre, kupëmbajtësit dhe veshjet e tyre, si dhe flijimet e djegura që bënte rregullisht në shtëpinë e Jehovait,+ ajo ngeli pa mend.* 5 Atëherë i tha mbretit: «Gjithçka që dëgjova në vendin tim për arritjet* e tua dhe për mençurinë tënde, dolën të vërteta. 6 Nuk i besova ato që dëgjova, derisa erdha vetë e i pashë me sytë e mi.+ Dhe ja, nuk më kishin treguar as për gjysmën e mençurisë sate të madhe.+ Ti ia tejkalon gjithçkaje që kam dëgjuar.+ 7 Lum njerëzit dhe shërbëtorët e tu që qëndrojnë vazhdimisht para teje e dëgjojnë mençurinë tënde! 8 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia yt, që ka gjetur kënaqësi te ti dhe të ka vënë në fronin e tij si mbret për Jehovain, Perëndinë tënd! Meqë Perëndia yt e do Izraelin+ dhe do që ai të vazhdojë përgjithmonë, të caktoi ty mbi të si mbret që të japësh gjykim të drejtë dhe të mbretërosh me drejtësi.»
9 Pastaj ajo i dha mbretit 120 talenta* ari,+ një sasi të madhe vaji balsami e gurësh të çmuar. Askush nuk solli më aq shumë vaj balsami në vend, sa i solli mbretëresha e Shebës mbretit Solomon.+
10 Përveç kësaj, shërbëtorët e Hiramit dhe shërbëtorët e Solomonit që sillnin ar nga Ofiri,+ sillnin edhe dru algumi* dhe gurë të çmuar.+ 11 Me drurin e algumit mbreti bëri shkallë për shtëpinë e Jehovait+ dhe për shtëpinë e vet,*+ si dhe harpa e instrumente me tela për këngëtarët.+ Si ai dru nuk ishte parë kurrë më parë në vendin e Judës.
12 Mbreti Solomon gjithashtu i dha mbretëreshës së Shebës gjithçka që ajo deshi dhe kërkoi, shumë më tepër* nga ç’i kishte sjellë ajo mbretit. Pastaj ajo, bashkë me shërbëtorët e saj, iku dhe u kthye në vendin e vet.+
13 Çdo vit Solomoni merrte 666 talenta ari,+ 14 përveç asaj që sillnin tregtarët shëtitës dhe tregtarët e tjerë, dhe përveç arit e argjendit që i sillnin Solomonit gjithë mbretërit e arabëve e guvernatorët e vendit.+
15 Mbreti Solomon bëri 200 mburoja të mëdha prej ari të përzier+ (secilën e veshi me 600 sikla* ari të përzier)+ 16 dhe 300 shqyte* prej ari të përzier (secilin e veshi me tri mina* ar). Pastaj mbreti i vuri ato në Shtëpinë e Pyllit të Libanit.+
17 Ai bëri edhe një fron të madh të fildishtë dhe e veshi me ar të kulluar.+ 18 Deri te froni kishte gjashtë shkallë dhe ngjitur me të ishte një stol këmbësh prej ari. Në të dyja anët e fronit kishte mbështetëse për krahët dhe anash tyre qëndronin dy luanë.+ 19 Gjithashtu, në secilën nga 6 shkallët, në të dyja anët, qëndronte nga një luan, gjithsej 12 luanë.+ Asnjë mbretëri tjetër nuk kishte një fron si ky. 20 Të gjitha enët me të cilat pinte mbreti Solomon ishin prej ari, dhe të gjitha pajisjet e Shtëpisë së Pyllit të Libanit ishin prej ari të kulluar. S’kishte asgjë prej argjendi, sepse në ditët e Solomonit argjendi konsiderohej pa vlerë.+ 21 Anijet e mbretit shkonin në Tarshish+ me shërbëtorët e Hiramit,+ dhe një herë në tre vjet anijet e Tarshishit sillnin ar, argjend, fildish,+ majmunë dhe pallonj.
22 Kështu mbreti Solomon ishte më i pasur dhe më i mençur se gjithë mbretërit e tjerë të tokës.+ 23 Tërë mbretërit e tokës kërkonin ta takonin Solomonin* për të dëgjuar mençurinë që i kishte dhënë* Perëndia i vërtetë.+ 24 Të gjithë sillnin dhurata: sende argjendi, sende ari, rroba,+ armë, vaj balsami, kuaj dhe mushka. Kjo vazhdoi vit pas viti. 25 Solomoni kishte 4.000 stalla për kuajt dhe për karrocat e tij, si edhe 12.000 kuaj,*+ që i mbante në qytetet e karrocave dhe pranë mbretit në Jerusalem.+ 26 Ai sundoi mbi gjithë mbretërit, që nga Lumi* deri në vendin e filistinëve dhe deri në kufirin e Egjiptit.+ 27 Mbreti bëri që në Jerusalem argjendi të ishte i shumtë si gurët, kurse drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+ 28 Solomonit i sillnin kuaj nga Egjipti+ dhe nga gjithë vendet e tjera.
29 Pjesa tjetër e historisë së Solomonit,+ nga fillimi deri në fund, a nuk është shkruar në fjalët e profetit Natan,+ në profecinë e shilonitit Akijah+ dhe në përmbledhjen e vegimeve* të vegimtarit Ido+ për Jeroboamin,+ birin e Nebatit? 30 Solomoni mbretëroi 40 vjet në Jerusalem, mbi gjithë Izraelin. 31 Në fund Solomoni u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit, atit të vet;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Rehoboami.+
10 Rehoboami shkoi në Sikem,+ sepse gjithë Izraeli kishte vajtur atje për ta bërë mbret.+ 2 Sapo Jeroboami,+ biri i Nebatit, dëgjoi për këtë (ai ndodhej ende në Egjipt, sepse ia kishte mbathur për shkak të mbretit Solomon),+ u kthye nga Egjipti. 3 Atëherë dërguan njerëz ta thërritnin, dhe Jeroboami e tërë Izraeli shkuan te Rehoboami dhe i thanë: 4 «Ati yt na e bëri zgjedhën të rëndë.+ Por, nëse ti na e lehtëson punën e rëndë që na ngarkoi dhe zgjedhën e rëndë që na vuri, ne do të të shërbejmë.»
5 Atëherë ai u tha: «Kthehuni tek unë pas tri ditësh.» Kështu populli iku.+ 6 Pastaj mbreti Rehoboam u konsultua* me burrat e moshuar* që i kishin shërbyer Solomonit, atit të tij, ndërsa ishte gjallë, dhe i pyeti: «Ç’më këshilloni, si t’i përgjigjem këtij populli?» 7 Ata iu përgjigjën: «Nëse do të tregohesh i mirë me këtë popull, do të fitosh pëlqimin e tyre dhe do t’u japësh një përgjigje të kënaqshme, ata do të të shërbejnë përgjithmonë.»
8 Mirëpo ai e hodhi poshtë këshillën që i dhanë burrat e moshuar* dhe u konsultua* me të rinjtë që ishin rritur me të e që tani ishin shërbëtorët e tij.+ 9 Ai i pyeti: «Ç’më këshilloni, si t’i përgjigjem këtij populli që më ka thënë: ‘Na e lehtëso zgjedhën që na vuri ati yt.’» 10 Të rinjtë që ishin rritur me të, iu përgjigjën: «Popullit që të ka thënë: ‘Ati yt na e bëri zgjedhën të rëndë, por ti na e lehtëso’, thuaji kështu: ‘Gishti im i vogël do të jetë më i trashë se mesi i tim eti. 11 Im atë ju ngarkoi një zgjedhë të rëndë, por unë do t’jua bëj edhe më të rëndë. Im atë ju ndëshkoi me thupër, kurse unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.’»
12 Jeroboami dhe tërë populli vajtën te Rehoboami ditën e tretë, ashtu siç u kishte thënë mbreti: «Kthehuni tek unë ditën e tretë.»+ 13 Por mbreti Rehoboam iu përgjigj ashpër atyre dhe e hodhi poshtë këshillën e burrave të moshuar;* 14 ai ndoqi këshillën e të rinjve dhe u tha: «Unë do ta bëj zgjedhën tuaj më të rëndë dhe do ta rëndoj gjithnjë e më shumë. Im atë ju ndëshkoi me thupër, kurse unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.» 15 Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse Perëndia i vërtetë bëri që ngjarjet të rridhnin kështu,+ me qëllim që të përmbushej fjala që Jehovai i kishte thënë Jeroboamit, birit të Nebatit, nëpërmjet Akijahut,+ shilonitit.
16 Kur pa se mbreti nuk pranoi ta dëgjonte, tërë Izraeli ia ktheu mbretit: «Ç’lidhje kemi ne me Davidin?! Nuk kemi asnjë trashëgimi nga djali i Jeseut. Shko te perënditë e tua, o Izrael! Tani kujdesu vetë për shtëpinë tënde, o David!»+ Atëherë Izraeli u kthye në shtëpitë* e veta.+
17 Megjithatë Rehoboami vazhdoi të mbretëronte mbi izraelitët që banonin në qytetet e Judës.+
18 Pastaj mbreti Rehoboam dërgoi Hadoramin,+ i cili ishte përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar, por izraelitët e goditën me gurë derisa vdiq. Mbreti Rehoboam arriti të hipte në karrocën e tij që t’ia mbathte për në Jerusalem.+ 19 Izraelitët e vazhdojnë rebelimin e tyre kundër shtëpisë së Davidit deri sot e kësaj dite.
11 Sapo mbërriti në Jerusalem, Rehoboami mblodhi menjëherë shtëpinë e Judës dhe Beniaminin,+ 180.000 luftëtarë të stërvitur,* që të luftonin kundër Izraelit, me qëllim që t’ia kthenin mbretërinë Rehoboamit.+ 2 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë: 3 «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit, mbretit të Judës, gjithë izraelitëve në Judë dhe Beniaminit: 4 “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse unë bëra që të ndodhë kjo gjë.’”»+ Kështu, ata iu bindën fjalës së Jehovait dhe u kthyen e nuk shkuan kundër Jeroboamit.
5 Rehoboami banoi në Jerusalem dhe fortifikoi qytete në Judë. 6 Kështu, ai fortifikoi* Betlehemin,+ Etamin, Tekoan,+ 7 Beth-Zurin, Sokon,+ Adulamin,+ 8 Gathin,+ Mareshahun, Zifin,+ 9 Adoraimin, Lakishin,+ Azekahun,+ 10 Zorahun, Ajalonin+ dhe Hebronin.+ Këto ishin qytetet që u fortifikuan në Judë dhe në Beniamin. 11 Më tej i përforcoi qytetet e fortifikuara, vuri në to komandantë dhe u siguroi ushqim, vaj e verë. 12 Ai siguroi edhe mburoja të mëdha e heshta për të gjitha qytetet, të cilat i përforcoi edhe më shumë. Rehoboami vazhdoi të mbretëronte në Judë dhe në Beniamin.
13 Priftërinjtë dhe levitët që ishin në tërë Izraelin erdhën nga territoret e tyre dhe morën anën e tij. 14 Levitët lanë kullotat e zotërimet e tyre+ dhe erdhën në Judë e në Jerusalem, ngaqë Jeroboami dhe bijtë e tij i kishin hequr nga shërbimi si priftërinj të Jehovait.+ 15 Pastaj Jeroboami i emëroi vetë priftërinjtë e tij për vendet e larta,+ për demonët në formë cjapi*+ dhe për viçat që kishte bërë.+ 16 Nga të gjitha fiset e Izraelit, njerëzit që e kërkonin me gjithë zemër Jehovain, Perëndinë e Izraelit, shkuan pas priftërinjve dhe levitëve në Jerusalem për t’i bërë flijime Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre.+ 17 Për tre vjet ata forcuan mbretërinë e Judës dhe mbështetën Rehoboamin, birin e Solomonit, sepse gjatë atyre tre vjetëve ecën në gjurmët e Davidit dhe të Solomonit.
18 Pastaj Rehoboami mori për grua Mahalatën, vajzën e Jerimotit, birit të Davidit, dhe të Abihailës, vajzës së Eliabit,+ birit të Jeseut. 19 Ajo i lindi këta djem: Jeushin, Shemariahun dhe Zahamin. 20 Më vonë u martua me Makahën, mbesën e Absalomit.+ Pas ca kohësh, ajo i lindi Abijahun,+ Atain, Zizain dhe Shelomitin. 21 Rehoboami e donte Makahën, mbesën e Absalomit, më shumë se gjithë gratë dhe konkubinat* e tij,+ pasi ai mori 18 gra e 60 konkubina dhe u bë baba i 28 djemve dhe i 60 vajzave. 22 Prandaj Rehoboami caktoi Abijahun, birin e Makahës, si krye dhe prijës të vëllezërve të tij, sepse kishte ndër mend ta bënte mbret. 23 Megjithatë ai veproi me mend duke i dërguar* disa nga bijtë e tij në tërë rajonet e Judës dhe të Beniaminit, në tërë qytetet e fortifikuara.+ U dha ushqim me bollëk dhe u gjeti shumë gra.
12 Pak pasi mbretëria u bë e patundur+ dhe Rehoboami u bë i fuqishëm; ai, bashkë me gjithë Izraelin, e braktisi Ligjin e Jehovait.+ 2 Vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku,+ mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit, sepse ata ishin treguar të pabesë ndaj Jehovait. 3 Ai kishte 1.200 karroca, 60.000 kalorës dhe trupa të panumërta ushtarake që erdhën me të nga Egjipti—libianë, sukimë dhe etiopas.+ 4 Ai pushtoi qytetet e fortifikuara të Judës dhe në fund arriti në Jerusalem.
5 Profeti Shemajah+ erdhi te Rehoboami dhe te princat e Judës që ishin mbledhur në Jerusalem për shkak të Shishakut, dhe u tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Ju më keni braktisur, prandaj edhe unë ju kam braktisur+ në dorë të Shishakut.’» 6 Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën+ dhe thanë: «Jehovai është i drejtë.» 7 Kur Jehovai pa që ata u përulën, fjala e Jehovait iu drejtua Shemajahut: «Ata u përulën. Prandaj unë nuk do t’i shkatërroj,+ përkundrazi, pas pak do t’i shpëtoj. Nuk do ta derdh mbi Jerusalemin zemërimin tim me anë të Shishakut. 8 Por ata do të bëhen shërbëtorë të tij, që ta provojnë në kurriz se ç’do të thotë të jenë shërbëtorë të mi apo shërbëtorë të mbretërve* të vendeve të tjera.»
9 Kështu Shishaku, mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit dhe mori thesarin e shtëpisë së Jehovait+ dhe thesarin e shtëpisë së mbretit.* Ai mori çdo gjë, përfshirë edhe mburojat prej ari që kishte bërë Solomoni.+ 10 Prandaj, për t’i zëvendësuar, mbreti Rehoboam bëri mburoja prej bakri dhe ua besoi krerëve të rojave* që ruanin hyrjen e shtëpisë së mbretit. 11 Sa herë që mbreti shkonte në shtëpinë e Jehovait, rojat hynin, i merrnin dhe pastaj i kthenin në dhomën e rojave. 12 Meqë mbreti u përul, zemërimi i Jehovait u largua nga ai+ dhe nuk e shkatërroi plotësisht qytetin.+ Veç kësaj, në Judë kishte edhe gjëra të mira.+
13 Mbreti Rehoboam e forcoi pozitën e tij në Jerusalem dhe vazhdoi të mbretëronte atje. Ai ishte 41 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 17 vjet në Jerusalem, në qytetin që Jehovai e kishte zgjedhur ndër gjithë fiset e Izraelit si vendin për të vënë emrin e tij. Nëna e tij quhej Namaha dhe ishte amonite.+ 14 Ai bëri atë që ishte e keqe, sepse nuk kishte vendosur në zemër të kërkonte Jehovain.+
15 Pjesa tjetër e historisë së Rehoboamit, nga fillimi deri në fund, a nuk është shkruar në fjalët e profetit Shemajah+ dhe të vegimtarit* Ido+ në regjistrimet gjenealogjike? Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati luftëra gjatë gjithë kohës.+ 16 Në fund Rehoboami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Abijahu.+
13 Në vitin e 18-të të mbretërimit të Jeroboamit, në Judë u bë mbret Abijahu.+ 2 Ai mbretëroi tre vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Mikajaha+ dhe ishte vajza e Urielit nga Gibeahu.+ Mes Abijahut dhe Jeroboamit kishte luftë.+
3 Abijahu doli në luftë me një ushtri prej 400.000 luftëtarësh të fuqishëm e të stërvitur;*+ edhe Jeroboami u rreshtua në formacion luftimi kundër tij me 800.000 burra të stërvitur,* luftëtarë të fuqishëm. 4 Ndërsa qëndronte në malin e Zemaraimit, i cili gjendet në rajonin malor të Efraimit, Abijahu i tha: «Dëgjomë, o Jeroboam dhe mbarë ti, o Izrael! 5 A nuk e dini se vetë Jehovai, Perëndia i Izraelit, ia dha përgjithmonë+ mbretërinë në Izrael Davidit dhe bijve të tij,+ me anë të një besëlidhjeje kripe?*+ 6 Por Jeroboami,+ biri i Nebatit, shërbëtori i Solomonit, birit të Davidit, u ngrit e u rebelua kundër zotërisë së tij.+ 7 Me të u bashkuan edhe burra që sorollateshin kot, njerëz të pavlerë. Ata dolën më të fortë se Rehoboami, biri i Solomonit, që ishte i ri e u frikësua, ndaj nuk u bëri dot ballë.
8 Ju mendoni se mund t’i bëni ballë mbretërisë së Jehovait, që është në dorë të bijve të Davidit, ngaqë jeni një turmë e madhe dhe keni me vete viçat prej ari që Jeroboami bëri për ju si perëndi.+ 9 A nuk i keni dëbuar priftërinjtë e Jehovait,+ pasardhësit e Aronit dhe levitët, dhe a nuk i keni emëruar vetë priftërinjtë tuaj si bëjnë popujt e vendeve të tjera?+ Kushdo që vjen me* një dem të ri dhe shtatë desh bëhet prift i atyre që nuk janë perëndi. 10 Sa për ne, Jehovai është Perëndia ynë,+ të cilin nuk e kemi braktisur. Priftërinjtë tanë, pasardhësit e Aronit, po i shërbejnë Jehovait, dhe levitët po i ndihmojnë. 11 Ata i paraqitin Jehovait tymin e blatimeve të djegura dhe temjanin aromatik+ çdo mëngjes e çdo mbrëmje,+ bukët e vëna stivë*+ janë mbi tryezën prej ari të kulluar dhe çdo mbrëmje ndezin shandanin prej ari+ me llambat e tij,+ sepse ne i përmbushim përgjegjësitë që kemi ndaj Jehovait, Perëndisë tonë, kurse ju e keni braktisur. 12 Ja, ne kemi në krye Perëndinë e vërtetë dhe priftërinjtë e tij me trumbetat që japin sinjalin për betejë kundër jush. O burra të Izraelit, mos luftoni kundër Jehovait, Perëndisë së paraardhësve tuaj, sepse nuk do t’ia dilni mbanë!»+
13 Jeroboami dërgoi trupa që t’u ngrinte një pritë nga pas burrave të Judës. Kështu, ai me njerëzit e tij ishin përballë Judës, kurse ata të pritës ishin pas. 14 Kur burrat e Judës u kthyen dhe panë se po i sulmonin njëkohësisht para e pas, filluan t’i thërritnin për ndihmë Jehovait,+ ndërsa priftërinjtë u binin fort trumbetave. 15 Burrat e Judës lëshuan një britmë lufte dhe, kur e bënë këtë, Perëndia i vërtetë e mundi Jeroboamin dhe gjithë Izraelin përpara Abijahut dhe Judës. 16 Izraelitët ia mbathën para Judës, e Perëndia i dha në duart e tyre. 17 Abijahu dhe populli bënë një masakër të madhe. Nga Izraeli ranë të vrarë 500.000 burra të stërvitur.* 18 Kështu, në atë kohë, burrat e Izraelit u poshtëruan, kurse burrat e Judës dolën më të fortë, sepse u mbështetën te Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre.+ 19 Abijahu vazhdoi ta ndiqte Jeroboamin dhe pushtoi disa qytete të tij: Bethelin+ me fshatrat e tij, Jeshanahun me fshatrat e tij dhe Efrainin+ me fshatrat e tij. 20 Në ditët e Abijahut, Jeroboami nuk e pati më kurrë të njëjtën forcë si më parë. Jehovai e ndëshkoi, e kështu ai vdiq.+
21 Kurse Abijahu bëhej gjithnjë e më i fuqishëm. Me kalimin e kohës, ai mori 14 gra+ dhe u bë baba i 22 djemve e 16 vajzave. 22 Pjesa tjetër e historisë së Abijahut, veprat dhe fjalët e tij, janë shkruar në dokumentet* e profetit Ido.+
14 Në fund Abijahu u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Asa. Në ditët e tij, vendi nuk pati trazira për dhjetë vjet.
2 Asa bëri atë që ishte e mirë dhe e drejtë në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij. 3 Ai hoqi altarët+ e perëndive të huaja dhe vendet e larta, bëri copë-copë kolonat e shenjta+ dhe rrëzoi shtyllat e shenjta.*+ 4 Veç kësaj, i tha Judës të kërkonte Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, dhe të zbatonte Ligjin e urdhërimet. 5 Prandaj i hoqi nga gjithë qytetet e Judës vendet e larta dhe mbajtëset e temjanit.+ Mbretëria nuk pati trazira gjatë sundimit të tij. 6 Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë,+ pasi vendi nuk kishte trazira. Gjatë këtyre viteve nuk pati asnjë luftë kundër tij, sepse Jehovai i dha paqe.+ 7 Kështu ai i tha Judës: «Le t’i ndërtojmë këto qytete e të bëjmë mure rrethuese, kulla,+ porta* dhe shula. Vendin e kemi ende në dorë, sepse kemi kërkuar Jehovain, Perëndinë tonë. Ne e kërkuam dhe ai na dha paqe rreth e qark.» E ndërtimi i tyre doli i suksesshëm.+
8 Asa pati një ushtri me 300.000 veta nga Juda, të pajisur me mburoja të mëdha e me heshta, dhe 280.000 luftëtarë të fuqishëm nga Beniamini, të armatosur me shqyte* dhe me harqe.*+
9 Më vonë Zerahu, etiopasi, doli kundër tyre me një ushtri prej 1.000.000 burrash e 300 karrocash.+ Kur mbërriti në Mareshah,+ 10 Asa doli kundër tij dhe u rreshtua në formacion luftimi në luginën e Zefatahut në Mareshah. 11 Atëherë Asa iu përgjërua Jehovait, Perëndisë së tij:+ «O Jehova, për ty s’ka rëndësi nëse ata që ndihmon janë të fortë* apo të dobët.+ Na ndihmo, o Jehova, Perëndia ynë, se te ti mbështetemi+ dhe në emrin tënd kemi dalë kundër kësaj turme!+ O Jehova, ti je Perëndia ynë! Mos lejo që njeriu* të dalë më i fortë se ti!»+
12 Kështu Jehovai i mundi etiopasit para Asës e para Judës, dhe etiopasit ia mbathën.+ 13 Asa bashkë me popullin i ndoqën deri në Gerar+ dhe vazhduan t’i vritnin etiopasit derisa nuk mbeti asnjë gjallë, sepse Jehovai dhe ushtria e tij i shpartalluan. Më pas, ata bënë plaçkë shumë të madhe. 14 Gjithashtu goditën gjithë qytetet rreth e përqark Gerarit, të cilat i kishte zënë tmerri nga Jehovai. Plaçkitën gjithë qytetet, pasi në to kishte shumë për të plaçkitur. 15 Sulmuan edhe tendat e atyre që kishin bagëti, duke zënë kështu një numër të madh kopesh dhe devesh, e pastaj u kthyen në Jerusalem.
15 Tani, fryma e Perëndisë erdhi mbi Azariahun, birin e Odedit. 2 Prandaj ai doli për të takuar Asën dhe i tha: «Më dëgjoni, o mbret Asa, gjithë Juda dhe Beniamini! Jehovai do të jetë me ju për sa kohë të jeni me të.+ Nëse e kërkoni, ai do t’ju lërë ta gjeni,+ por nëse e braktisni, do t’ju braktisë.+ 3 Për shumë kohë* Izraeli ka qenë pa Perëndinë e vërtetë, pa prift që ta mësonte dhe pa Ligj.+ 4 Por, kur izraelitët ktheheshin te Jehovai, Perëndia i Izraelit, dhe e kërkonin ngaqë ishin në hall, ai i linte ta gjenin.+ 5 Në ato kohë askush nuk mund të udhëtonte i sigurt,* sepse mes gjithë banorëve të zonave të ndryshme kishte shumë trazira. 6 Fiset e bënin copë-copë njëri-tjetrin, po ashtu edhe qytetet, sepse Perëndia lejonte që të kishin trazira për shkak të vuajtjeve të ndryshme.+ 7 Por ju jini të fortë dhe të mos ju lëshojë zemra,*+ sepse do të shpërbleheni për atë që do të bëni.»
8 Me të dëgjuar këto fjalë dhe profecinë e profetit Oded, Asa mori zemër dhe zhduku idhujt e pështirë nga gjithë vendi i Judës+ e i Beniaminit dhe nga qytetet që kishte pushtuar në rajonin malor të Efraimit. Gjithashtu riparoi altarin e Jehovait që ishte para portikut* të Jehovait.+ 9 Ai mblodhi tërë Judën, Beniaminin dhe të ardhurit nga Efraimi, Manaseu e Simeoni,+ sepse shumë nga këta dezertuan nga Izraeli e vajtën tek ai kur panë se Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të. 10 Kështu, ata u mblodhën së bashku në Jerusalem, muajin e 3-të të vitit të 15-të të mbretërimit të Asës. 11 Atë ditë, nga plaçka që kishin sjellë, ata flijuan për Jehovain 700 gjedhë dhe 7.000 dhen. 12 Veç kësaj, bënë një besëlidhje për të kërkuar Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.*+ 13 Kushdo që nuk do të kërkonte Jehovain, Perëndinë e Izraelit, do të vritej, qoftë i vogël a i madh, qoftë burrë a grua.+ 14 Kështu, ata iu betuan Jehovait me zë të lartë dhe me britma të gëzueshme, me tinguj trumbetash e brirësh. 15 Gjithë Juda fluturonte nga gëzimi për betimin që bënë, sepse u betuan me gjithë zemër dhe e kërkuan atë me ngulm, kështu që ai i la ta gjenin;+ e Jehovai vazhdoi t’u jepte paqe në çdo anë.+
16 Mbreti Asa hoqi edhe Makahën,+ gjyshen e vet, nga pozita si nëna mbretëreshë,* sepse kishte bërë një idhull të ndyrë për adhurimin e shtyllës së shenjtë.*+ Asa e rrëzoi idhullin, e bëri pluhur e hi dhe e dogji në luginën e Kidronit.+ 17 Edhe pse vendet e larta nuk u hoqën+ nga Izraeli,+ Asa iu kushtua me gjithë zemër Perëndisë gjatë gjithë jetës* së tij.+ 18 Ai solli në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë gjërat që ai dhe i ati kishin shenjtëruar: argjend, ar dhe pajisje të ndryshme.+ 19 Deri në vitin e 35-të të mbretërimit të Asës, nuk pati luftë.+
16 Vitin e 36-të të mbretërimit të Asës, Basha,+ mbreti i Izraelit, doli kundër Judës dhe nisi të fortifikonte* Ramahun,+ që të mos lejonte asnjë të dilte ose të hynte në territorin e* Asës, mbretit të Judës.+ 2 Atëherë Asa nxori nga thesari i shtëpisë së Jehovait+ dhe i shtëpisë së mbretit* argjend e ar, ia çoi Ben-Hadadit, mbretit të Sirisë,+ i cili banonte në Damask, dhe i tha: 3 «Mes meje e teje dhe mes atit tim e atit tënd ka një marrëveshje.* Po të dërgoj argjend dhe ar. Prishe, pra, marrëveshjen me Bashën, mbretin e Izraelit, që ai të tërhiqet nga unë.»
4 Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi kundër qyteteve të Izraelit krerët e ushtrive të tij. Ata pushtuan Ijonin,+ Danin,+ Abel-Maimin, si dhe tërë depot e qyteteve të Neftalit.+ 5 Kur e mori vesh, Basha e ndërpreu menjëherë fortifikimin* e Ramahut dhe i la punimet. 6 Atëherë mbreti Asa mblodhi gjithë Judën për të marrë gurët e drutë e Ramahut+ që Basha i kishte përdorur për ndërtim,+ dhe me ta fortifikoi* Gebën+ e Mizpahun.+
7 Në atë kohë, parashikuesi Hanan+ erdhi tek Asa, mbreti i Judës, dhe i tha: «Meqë u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete te Jehovai, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të iku nga duart.+ 8 A nuk erdhën etiopasit dhe libianët me një ushtri shumë të madhe, me karroca e kalorës të shumtë? E megjithatë Jehovai i dha në duart e tua, ngaqë ti u mbështete tek ai.+ 9 Vërtet, sytë e Jehovait vështrojnë me kujdes gjithë tokën,+ që të tregojë forcën* e tij në të mirë të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër.+ Në këtë rast ti ke vepruar pa mend dhe, tani e tutje, kundër teje do të ketë luftëra.»+
10 Por Asa u fye nga parashikuesi dhe e futi atë në burg,* sepse u tërbua për shkak të fjalëve që i tha. Në të njëjtën kohë, Asa nisi të keqtrajtonte edhe disa të tjerë nga populli. 11 Historia e Asës, nga fillimi deri në fund, është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit.+
12 Vitin e 39-të të mbretërimit, Asa u sëmur nga këmbët dhe u rëndua shumë. Mirëpo, edhe pse i sëmurë, ai nuk i kërkoi ndihmë Jehovait, por shëruesve. 13 Në fund Asa u preh me paraardhësit e vet;+ vdiq në vitin e 41-të mbretërimit të tij. 14 Kështu, e varrosën në varrezën madhështore që kishte hapur në Qytetin e Davidit.+ E vunë në një vig* ku kishin derdhur vaj balsami dhe një pomadë të veçantë të përgatitur me përbërës të ndryshëm.+ Veç kësaj, i bënë një funeral madhështor, ku dogjën për të një sasi të madhe bimësh aromatike.
17 Në vend të tij u bë mbret i biri, Jehozafati,+ i cili e forcoi pozitën e vet në Izrael. 2 Ai vuri forca ushtarake në tërë qytetet e fortifikuara të Judës dhe garnizone në vendin e Judës dhe në qytetet e Efraimit që kishte pushtuar Asa, i ati.+ 3 Jehovai ishte me Jehozafatin, sepse ai eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij,+ dhe nuk kërkoi Baalët. 4 Përkundrazi, kërkoi Perëndinë e të atit+ dhe zbatoi* urdhërimet e tij, e nuk veproi si Izraeli.+ 5 Jehovai e bëri mbretërinë të patundur në dorën e tij.+ Tërë Juda i jepte dhurata Jehozafatit, dhe ai pati pasuri të mëdha e shumë lavdi.+ 6 Ai mori zemër që të ndiqte udhët e Jehovait, duke hequr madje vendet e larta+ dhe shtyllat e shenjta*+ nga Juda.
7 Vitin e tretë të mbretërimit, ai u dërgoi fjalë princave të vet, domethënë Ben-Hailit, Abdisë, Zakarisë, Netanelit dhe Mikajahut, që të mësonin të tjerët në qytetet e Judës. 8 Me ta ishin këta levitë: Shemajahu, Netaniahu, Zebadiahu, Asaheli, Shemiramoti, Jehonatani, Adonijahu, Tobijahu dhe Tob-Adonijahu, si edhe Elishamai e Jehorami, që ishin priftërinj.+ 9 Ata nisën të mësonin në Judë, dhe me vete morën librin e Ligjit të Jehovait.+ Shkonin nëpër gjithë qytetet e Judës dhe mësonin popullin.
10 Gjithë mbretëritë e vendeve që ishin rreth e përqark Judës, i zuri tmerri nga Jehovai, prandaj nuk luftuan kundër Jehozafatit. 11 Filistinët i sollën Jehozafatit dhurata dhe pará si haraç.* Arabët i sollën 7.700 desh dhe 7.700 cjep nga kopetë e tyre.
12 Jehozafati bëhej gjithnjë e më i fuqishëm+ dhe vazhdoi të ndërtonte vende të fortifikuara+ dhe qytete-depo+ në Judë. 13 Ai ndërmori shumë projekte në qytetet e Judës, dhe në Jerusalem kishte ushtarë që ishin luftëtarë të fuqishëm. 14 Këta ishin ndarë sipas shtëpive të tyre atërore. Krerët e mijësheve nga Juda ishin: kreu Adnah, i pari, me 300.000 luftëtarë të fuqishëm.+ 15 Nën drejtimin e këtij, ishte kreu Jehohanan me 280.000 veta. 16 Po nën drejtimin e Adnahut, ishte edhe Amasiahu, biri i Zikrit, vullnetar për Jehovain, me 200.000 luftëtarë të fuqishëm. 17 Nga Beniamini+ ishte Eliadai, luftëtar i fuqishëm, me 200.000 burra të pajisur me harqe e mburoja.+ 18 Nën drejtimin e tij, ishte Jehozabadi me 180.000 burra të pajisur për luftë. 19 Këta ishin në shërbim të mbretit, përveç atyre që mbreti i vuri në qytetet e fortifikuara anembanë Judës.+
18 Jehozafati pati pasuri të mëdha dhe shumë lavdi,+ por lidhi aleancë* me Akabin.+ 2 Kështu, vite më vonë ai shkoi tek Akabi në Samari,+ dhe Akabi flijoi dhen e gjedhë me bollëk për të dhe për njerëzit që ishin me të. Ai e nxiti* të dilte kundër Ramot-Galadit.+ 3 Pastaj Akabi, mbreti i Izraelit, i tha Jehozafatit, mbretit të Judës: «A do të vish me mua në Ramot-Galad?» Ai iu përgjigj: «Unë e ti jemi një. Populli im është populli yt dhe ne do të jemi me ty në luftë.»
4 Mirëpo, Jehozafati i tha mbretit të Izraelit: «Të lutem, kërko më parë drejtimin e Jehovait.»+ 5 Kështu, mbreti i Izraelit mblodhi profetët, 400 burra, dhe i pyeti: «Të shkoj në luftë kundër Ramot-Galadit, apo të mos shkoj?» Ata i thanë: «Shko, dhe Perëndia i vërtetë do ta japë atë në dorë të mbretit.»
6 Atëherë Jehozafati tha: «Mos ka ndonjë tjetër profet të Jehovait këtu?+ Të kërkojmë drejtimin e Perëndisë edhe nëpërmjet tij.»+ 7 Me të dëgjuar këtë, mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Ka edhe një burrë+ nëpërmjet të cilit mund të kërkojmë drejtimin e Jehovait, po unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë gjëra të mira për mua, por vetëm të këqija.+ Ai është Mikajahu, biri i Imlahut.» Por Jehozafati i tha: «S’është mirë që mbreti të thotë një gjë të tillë.»
8 Kështu mbreti i Izraelit thirri një zyrtar oborri dhe i tha: «Sill shpejt Mikajahun, birin e Imlahut.»+ 9 Mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, të veshur me rrobat e tyre mbretërore, ishin ulur secili në fronin e vet te lëmi në hyrjen e portës së Samarisë dhe gjithë profetët profetizonin para tyre. 10 Atëherë Zedekia, biri i Kenanahut, bëri brirë prej hekuri dhe tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Me këta brirë do t’i godasësh* sirianët derisa t’i shfarosësh.’» 11 Gjithë profetët e tjerë profetizonin njëlloj: «Ngjitu në Ramot-Galad e do të kesh sukses,+ se Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»
12 Kështu lajmëtari që shkoi për të thirrur Mikajahun i tha: «Të gjitha fjalët e profetëve janë në favor të mbretit. Qofshin edhe fjalët e tua si fjalët e tyre+ dhe, të lutem, fol në favor të mbretit.»+ 13 Por Mikajahu tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, unë do të them çfarëdo që të më thotë Perëndia im.»+ 14 Pastaj ai vajti te mbreti, i cili e pyeti: «Mikajah, të shkojmë në Ramot-Galad për luftë apo të mos shkojmë?» Menjëherë ai iu përgjigj: «Shkoni e do të keni sukses, se ata do të bien në duart tuaja.» 15 Atëherë mbreti i tha: «Sa herë duhet të të vë në be që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Jehovait?» 16 Mikajahu ia ktheu: «I shoh tërë izraelitët të shpërndarë nëpër male, si dele pa bari.+ Jehovai tha: ‘Këta janë pa zot. Të kthehet secili në shtëpinë e vet në paqe.’»
17 Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «A nuk të thashë: ‘Ai nuk do të profetizojë për mua gjëra të mira, por vetëm të këqija.’»+
18 Mikajahu vazhdoi: «Dëgjoje, pra, fjalën e Jehovait. E pashë Jehovain të ulur në fronin e tij+ dhe gjithë ushtrinë e qiejve+ që i qëndronte në të djathtë dhe në të majtë.+ 19 Jehovai tha: ‘Kush do t’ia prishë mendjen Akabit, mbretit të Izraelit, që të shkojë dhe të vritet në Ramot-Galad?’ Njëri filloi të thoshte kështu e tjetri ashtu. 20 Pastaj u afrua një engjëll,*+ qëndroi para Jehovait dhe tha: ‘Do t’ia prish unë mendjen.’ Jehovai e pyeti: ‘Në ç’mënyrë?’ 21 Ai u përgjigj: ‘Do të shkoj dhe do t’i bëj të gjithë profetët e tij t’i thonë gënjeshtra.’* Atëherë Perëndia ia ktheu: ‘Ti do t’ia prishësh mendjen dhe do t’ia dalësh mbanë. Shko e bëj siç the.’ 22 Ja pra, Jehovai ka lejuar një engjëll* që t’i bëjë profetët e tu të thonë gënjeshtra,+ ama dije se Jehovai ka shpallur se ty do të të bien të këqija.»
23 Atëherë Zedekia,+ biri i Kenanahut, u afrua, i dha një shpullë+ Mikajahut+ e tha: «Po thua se fryma e Jehovait ka ikur prej meje* për të folur me ty?!»+ 24 Mikajahu ia ktheu: «Do ta kuptosh këtë ditën kur të shkosh për t’u fshehur në dhomën më të futur.» 25 Pastaj mbreti i Izraelit tha: «Merreni Mikajahun e dorëzojani Amonit, kreut të qytetit, dhe Joashit, birit të mbretit, 26 e thuajuni: “Mbreti ka thënë: ‘Futeni këtë njeri në burg+ dhe jepini racione të vogla buke dhe uji derisa të kthehem me fitore.’”» 27 Por Mikajahu tha: «Në u kthefsh me fitore, Jehovai nuk ka folur me mua.»+ Pastaj shtoi: «Mbajeni mend këtë, të gjithë ju njerëz!»
28 Kështu, mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, shkuan në Ramot-Galad.+ 29 Mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Unë do të maskohem e do të hyj në betejë, kurse ti vish rrobat e tua mbretërore.» Atëherë, mbreti i Izraelit u maskua, dhe pastaj ata hynë në betejë. 30 Tani mbreti i Sirisë i kishte urdhëruar komandantët e karrocave: «Mos luftoni kundër askujt,* por vetëm kundër mbretit të Izraelit.» 31 Sa e panë Jehozafatin, komandantët e karrocave thanë me vete: «Ky është mbreti i Izraelit.» Kështu shkuan drejt tij për ta sulmuar e Jehozafati filloi të thërriste për ndihmë,+ dhe Jehovai e ndihmoi. Menjëherë Perëndia bëri që ata të largoheshin prej tij. 32 Sapo e kuptuan që nuk ishte mbreti i Izraelit, komandantët e karrocave nuk e ndoqën më.
33 Por një burrë qëlloi me hark dhe rastësisht* e goditi mbretin e Izraelit mes thurjeve të thurakut.* Kështu mbreti i tha karrocierit: «Kthehu dhe më nxirr nga beteja,* sepse jam plagosur rëndë.»+ 34 Atë ditë beteja ishte e ashpër. Deri në mbrëmje, mbretin e Izraelit u desh ta mbanin në këmbë brenda karrocës, përballë sirianëve. Ai vdiq në perëndim të diellit.+
19 Pastaj Jehozafati, mbreti i Judës, u kthye shëndoshë e mirë+ në shtëpinë e vet* në Jerusalem. 2 Jehu,+ biri i vegimtarit* Hanan,+ i doli para mbretit Jehozafat dhe i tha: «A i duhet dhënë ndihmë të ligut+ dhe a duhet t’i duash ata që urrejnë Jehovain?+ Ja pse Jehovai është indinjuar me ty. 3 Megjithatë, te ti janë gjetur gjëra të mira,+ sepse ke hequr shtyllat e shenjta* nga vendi dhe je i vendosur në zemër* për të kërkuar Perëndinë e vërtetë.»+
4 Jehozafati banonte në Jerusalem. Ai shkoi sërish për të vizituar popullin nga Ber-Sheba deri në rajonin malor të Efraimit,+ që t’i nxiste të ktheheshin tek adhurimi i Jehovait, Perëndia i paraardhësve të tyre.+ 5 Gjithashtu, ai vendosi gjykatës në mbarë vendin, në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës, qytet më qytet.+ 6 Ai u tha atyre: «Tregoni kujdes për gjërat që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun, por për Jehovain, dhe ai është me ju kur gjykoni.+ 7 E tani nderoni thellësisht Jehovain*+ dhe veproni me kujdes, sepse Jehovai, Perëndia ynë, nuk e lejon as padrejtësinë,+ as anësinë,+ as ryshfetin.»+
8 Edhe në Jerusalem, Jehozafati emëroi disa levitë e priftërinj, si dhe disa krerë të shtëpive atërore të Izraelit, që të shërbenin si gjykatës në emër të Jehovait e të merreshin me çështjet ligjore të banorëve të Jerusalemit.+ 9 Ai i urdhëroi: «Duhet të veproni me nderim të thellë* ndaj Jehovait, me besnikëri dhe me zemër plotësisht të kushtuar ndaj tij. 10 Për çdo çështje ligjore që sjellin te ju vëllezërit tuaj që banojnë në qytetet e tjera, qoftë për derdhjen e gjakut,+ qoftë për ligjin, urdhërimin, rregullat dhe vendimet gjyqësore, paralajmërojini që të mos bëhen fajtorë para Jehovait. Përkundrazi, ai do të indinjohet me ju dhe me vëllezërit tuaj. Kështu duhet të veproni që të mos bëheni fajtorë. 11 Ja, Amariahu, kreu i priftërinjve është mbi ju për çdo çështje në lidhje me Jehovain.+ Ndërsa Zebadiahu, biri i Ismaelit, është prijësi i shtëpisë së Judës për çdo çështje në lidhje me mbretin. Levitët do të shërbejnë si të parët tuaj. Kryejeni detyrën me guxim, dhe Jehovai qoftë me ata që bëjnë atë që është e drejtë!»*+
20 Më pas moabitët,+ amonitët+ dhe disa prej amonimëve* erdhën të luftonin kundër Jehozafatit. 2 Kështu Jehozafatit i treguan: «Kundër teje ka ardhur një ushtri e madhe nga rajoni i detit,* nga Edomi,+ dhe ja, janë në Hazazon-Tamar, domethënë në En-Gedi.»+ 3 Atëherë Jehozafati u frikësua dhe vendosi* që të kërkonte Jehovain.+ Prandaj shpalli një agjërim për gjithë Judën. 4 Atëherë populli i Judës u mblodh për t’i kërkuar ndihmë Jehovait.+ Erdhën nga të gjitha qytetet e Judës që të konsultoheshin me* Jehovain.
5 Kështu Jehozafati u çua në këmbë përpara kongregacionit të Judës dhe të Jerusalemit, në shtëpinë e Jehovait, para oborrit të ri, 6 dhe tha:
«O Jehova, Perëndia i paraardhësve tanë, ti je i vetmi Perëndi në qiej.+ A nuk ke ti pushtet mbi gjithë mbretëritë e kombeve?+ Në dorën tënde janë fuqia dhe madhështia, dhe askush nuk të bën dot ballë.+ 7 A nuk i përzure ti, o Perëndia ynë, banorët e këtij vendi para popullit tënd, Izraelit, dhe pastaj ua dhe si zotërim të përhershëm pasardhësve* të Abrahamit, mikut tënd?+ 8 Ata u vendosën këtu e ndërtuan një shenjtërore për emrin tënd,+ dhe thanë: 9 ‘Nëse mbi ne bie ndonjë e keqe—shpata, gjykimi i pafavorshëm, murtaja ose zia e bukës—ne do të qëndrojmë para teje dhe para kësaj shtëpie (sepse emri yt është në këtë shtëpi),+ do të të thërrasim për ndihmë kur të jemi në hall dhe, të lutemi, na dëgjo e na shpëto.’+ 10 Ja ku janë burrat e Amonit, të Moabit dhe të rajonit malor të Seirit,+ vende që ti nuk e lejove Izraelin t’i pushtonte kur po dilte nga vendi i Egjiptit, e Izraeli u largua dhe nuk i shfarosi.+ 11 Mirëpo këta po na e shpërblejnë duke ardhur për të na dëbuar nga prona që ti na dhe si trashëgimi.+ 12 O Perëndia ynë, a nuk do të ekzekutosh gjykimin mbi ta?+ Ne jemi të pafuqishëm para kësaj ushtrie të madhe që po vjen kundër nesh dhe nuk dimë se ç’duhet të bëjmë,+ por sytë i kemi drejtuar nga ti.»+
13 Ndërkohë tërë njerëzit e Judës po qëndronin në këmbë para Jehovait, bashkë me gratë e fëmijët* e tyre, ku përfshiheshin edhe më të vegjlit.
14 Atëherë, në mes të kongregacionit, fryma e Jehovait erdhi mbi Jahazielin, birin e Zakarisë, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, levit nga bijtë e Asafit. 15 Ai tha: «Më kushtoni vëmendje, tërë ti Judë, ju banorë të Jerusalemit, dhe ti, o mbret Jehozafat! Ja çfarë ju thotë Jehovai: ‘Mos kini frikë, as mos u tmerroni për shkak të kësaj ushtrie të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë!+ 16 Nesër dilni kundër tyre. Ata do të vijnë nga shtegu i Zizit, dhe do t’i gjeni në fund të luginës,* përpara shkretëtirës së Jeruelit. 17 Në këtë betejë nuk keni nevojë të luftoni. Zini vend, rrini pa lëvizur+ dhe shihni se si do t’ju shpëtojë Jehovai!+ O Judë dhe Jerusalem, mos kini frikë, as mos u tmerroni!+ Nesër dilni kundër tyre, dhe Jehovai do të jetë me ju!’»+
18 Menjëherë Jehozafati u përkul me fytyrë përtokë dhe tërë Juda e banorët e Jerusalemit u përkulën para Jehovait për të adhuruar Jehovain. 19 Pastaj levitët që ishin pasardhës të kehathitëve+ dhe të korahitëve u ngritën të lëvdonin Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me një zë shumë të lartë.+
20 Ata u çuan herët në mëngjes dhe dolën në shkretëtirën e Tekoas.+ Ndërsa dilnin, Jehozafati u ngrit dhe tha: «Më dëgjoni, o Judë dhe ju, o banorë të Jerusalemit! Tregoni besim te Jehovai, Perëndia juaj, që të qëndroni të patundur!* Kini besim te profetët e tij,+ që të keni sukses!»
21 Pasi u konsultua* me popullin, caktoi burra që të këndonin+ për Jehovain dhe t’i thurnin lavde, të stolisur me veshje të shenjta. Këta shkonin përpara burrave të armatosur dhe thoshin: «Falënderoni Jehovain, sepse dashuria e tij besnike zgjat përjetë!»+
22 Kur filluan të këndonin lavde me gëzim, Jehovai u ngriti pritë burrave të Amonit, të Moabit dhe të rajonit malor të Seirit, të cilët po vinin të pushtonin Judën, dhe ata vranë njëri-tjetrin.+ 23 Amonitët dhe moabitët u çuan kundër banorëve të rajonit malor të Seirit+ për t’i shkatërruar dhe për t’i shfarosur. Me të mbaruar me banorët e Seirit, ata shkatërruan njëri-tjetrin.+
24 Por kur Juda arriti te kulla e rojës në shkretëtirë+ për të parë ushtrinë, vunë re se gjithandej përtokë dergjeshin kufomat e tyre;+ nuk kishte mbijetuar asnjë. 25 Kështu Jehozafati dhe populli i tij erdhën për t’i plaçkitur dhe gjetën mes tyre plot gjëra materiale, rroba e sende me vlerë, nga të cilat morën për vete aq sa nuk mund të mbanin më.+ Iu deshën tri ditë për t’i plaçkitur, pasi kishte shumë plaçkë. 26 Ditën e katërt u mblodhën në Luginën* e Berakahut për të lëvduar* Jehovain. Ja pse atij vendi ia vunë emrin Lugina e Berakahut,*+ dhe kështu quhet deri më sot.
27 Pastaj të gjithë burrat e Judës dhe të Jerusalemit, me Jehozafatin në krye, u kthyen tërë gëzim në Jerusalem, sepse Jehovai u kishte dhënë fitoren mbi armiqtë.+ 28 Ata erdhën në Jerusalem me instrumente me tela, me harpa+ e me trumbeta+ dhe shkuan në shtëpinë e Jehovait.+ 29 Kur dëgjuan që Jehovai kishte luftuar kundër armiqve të Izraelit, të gjitha mbretëritë i zuri tmerri nga Perëndia.+ 30 Kështu mbretëria e Jehozafatit nuk pati trazira, dhe Perëndia i tij vazhdoi t’i jepte paqe në çdo anë.+
31 Jehozafati vazhdoi të mbretëronte në Judë. Ai ishte 35 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 25 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Azubaja dhe ishte vajza e Shilhit.+ 32 Ai eci në udhën e të atit, Asës,+ dhe nuk u largua prej saj, por bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ 33 Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën+ dhe populli nuk e kishte përgatitur ende zemrën për Perëndinë e paraardhësve të tij.+
34 Pjesa tjetër e historisë së Jehozafatit, nga fillimi në fund, është shkruar në fjalët e Jehut,+ birit të Hananit,+ që janë përfshirë në Librin e Mbretërve të Izraelit. 35 Pas kësaj Jehozafati, mbreti i Judës, lidhi një aleancë me Ahaziahun, mbretin e Izraelit, i cili veproi me ligësi.+ 36 Ai u bë ortak me të për të ndërtuar anije që të shkonin në Tarshish.+ Ata i ndërtuan anijet në Ezion-Geber.+ 37 Por Eliezeri, biri i Dodavahut nga Maresha, profetizoi kundër Jehozafatit: «Meqenëse lidhe aleancë me Ahaziahun, Jehovai do ta shkatërrojë punën tënde.»+ Prandaj anijet u shkatërruan+ dhe nuk mund të shkonin në Tarshish.
21 Në fund Jehozafati u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri, Jehorami.+ 2 Vëllezërit e tij, djemtë e Jehozafatit, ishin: Azariahu, Jehieli, Zakaria, Azariahu, Mikaeli dhe Shefatiahu; të gjithë këta ishin djem të Jehozafatit, mbretit të Izraelit.* 3 Ati i tyre u kishte dhënë shumë dhurata argjendi, ari dhe gjëra me vlerë, bashkë me qytete të fortifikuara në Judë,+ por mbretërinë ia dha Jehoramit,+ sepse ishte i parëlinduri.
4 Kur mori kontrollin mbi mbretërinë e të atit, Jehorami e forcoi pozitën e tij duke vrarë me shpatë tërë vëllezërit,+ si dhe disa princa të Izraelit. 5 Jehorami ishte 32 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 8 vjet në Jerusalem.+ 6 Ai eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ ashtu si kishin bërë ata të shtëpisë së Akabit, sepse mori për grua vajzën e Akabit.+ Ai vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait. 7 Por Jehovai nuk deshi ta shkatërronte shtëpinë e Davidit për hir të besëlidhjes që kishte bërë me të,+ sepse i kishte premtuar se do t’i jepte gjithmonë një llambë* atij dhe bijve të tij.+
8 Në ditët e Jehoramit, Edomi ngriti krye kundër Judës+ dhe pastaj caktoi një mbret të vetin.+ 9 Prandaj Jehorami shkoi atje bashkë me komandantët e me të gjitha karrocat e tij, u ngrit natën dhe mposhti edomitët që rrethonin atë dhe komandantët e karrocave. 10 Por Edomi e vazhdon rebelimin kundër Judës deri sot e kësaj dite. Në atë kohë ngriti krye edhe Libnahu,+ sepse Jehorami e kishte braktisur Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij.+ 11 Ai kishte ndërtuar edhe vende të larta+ në malet e Judës, me qëllim që t’i bënte banorët e Jerusalemit të tradhtonin Perëndinë* dhe ta largonte Judën nga ai.
12 Në fund, atij i erdhi një mesazh i shkruar nga profeti Elija,+ që thoshte: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘Ti nuk ke ecur në gjurmët e Jehozafatit,+ atit tënd, dhe në ato të Asës,+ mbretit të Judës. 13 Por ke ecur në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe bën që Juda dhe banorët e Jerusalemit të tradhtojnë Perëndinë,+ njësoj siç bëri shtëpia e Akabit,+ e madje vrave vëllezërit e tu,+ ata të shtëpisë së atit tënd, që ishin më të mirë se ti. 14 Prandaj Jehovai po i jep një goditje të fortë popullit tënd, djemve të tu, grave të tua dhe gjithë zotërimeve të tua. 15 Ti do të kesh shumë sëmundje, ku përfshihet edhe një sëmundje zorrësh, derisa ato të të dalin ditë pas dite për shkak të sëmundjes.’»
16 Pastaj kundër Jehoramit, Jehovai ngriti+ filistinët*+ dhe arabët+ që ishin afër etiopasve. 17 Kështu ata pushtuan Judën, hynë me forcë dhe morën gjithë zotërimet që gjendeshin në shtëpinë e mbretit,*+ si dhe djemtë e gratë e tij. Jehoahazi,*+ djali i vogël, ishte i vetmi djalë që i mbeti. 18 Pas gjithë kësaj, Jehovai bëri që t’i binte një sëmundje e pashërueshme në zorrë.+ 19 Kohë më pas, kur u mbushën plot dy vjet, atij i dolën zorrët për shkak të sëmundjes dhe vdiq teksa vuante tmerrësisht prej saj. Populli nuk dogji bimë aromatike për të, si kishte bërë për paraardhësit e tij.+ 20 Ai ishte 32 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 8 vjet në Jerusalem. Askujt s’i erdhi keq për vdekjen e tij. Kështu e varrosën në Qytetin e Davidit,+ por jo në varret e mbretërve.+
22 Atëherë banorët e Jerusalemit bënë mbret në vend të tij Ahaziahun, birin e tij të vogël, sepse banda plaçkitëse që erdhi me arabët në kamp kishte vrarë gjithë djemtë e mëdhenj.+ Kështu Ahaziahu, biri i Jehoramit, nisi të mbretëronte në Judë.+ 2 Ahaziahu ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi një vit në Jerusalem. Nëna e tij quhej Atalia+ dhe ishte mbesa* e Omrit.+
3 Edhe ai eci në gjurmët e shtëpisë së Akabit,+ sepse nëna e mësonte të vepronte me ligësi. 4 Bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si shtëpia e Akabit, sepse pas vdekjes së të atit, ata u bënë këshilltarë të tij, dhe kjo i solli rrënimin. 5 Ai ndoqi këshillën e tyre dhe vajti me Jehoramin, birin e Akabit, mbretin e Izraelit, në luftë kundër Hazaelit,+ mbretit të Sirisë në Ramot-Galad,+ gjatë së cilës harkëtarët plagosën Jehoramin. 6 Ai u kthye në Jezrel+ për të marrë veten nga plagët që i kishin shkaktuar në Ramah,* kur luftoi kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+
Mbreti i Judës, Ahaziahu,* biri i Jehoramit,+ zbriti në Jezrel për të parë Jehoramin,+ birin e Akabit, sepse ky ishte plagosur.*+ 7 Por Perëndia solli fundin e Ahaziahut duke bërë që të shkonte te Jehorami. Me të mbërritur tek ai, doli me Jehoramin për të takuar Jehun,+ nipin* e Nimshit, të cilin Jehovai e kishte mirosur* për të shfarosur shtëpinë e Akabit.+ 8 Kur filloi të ekzekutonte gjykimin kundër shtëpisë së Akabit, Jehu gjeti princat e Judës dhe bijtë e vëllezërve të Ahaziahut, shërbëtorë të Ahaziahut, dhe i vrau.+ 9 Pastaj urdhëroi të kërkonin Ahaziahun; e kapën rob ndërsa po fshihej në Samari dhe e sollën te Jehu. Pasi e vranë, e varrosën+ sepse thanë: «Ai është nipi i Jehozafatit, që e kërkoi Jehovain me gjithë zemër.»+ Nga shtëpia e Ahaziahut nuk pati asnjë që të mund të mbretëronte.
10 Kur Atalia,+ nëna e Ahaziahut, pa që i biri kishte vdekur, u ngrit e shfarosi tërë linjën mbretërore* të shtëpisë së Judës.+ 11 Mirëpo Jehoshabeta, bija e mbretit, mori Jehoasin,+ birin e Ahaziahut, e nxori vjedhurazi nga bijtë e mbretit që do të vriteshin dhe e fshehu bashkë me tajën* e tij në një dhomë gjumi. Jehoshabeta, bija e mbretit Jehoram,+ (gruaja e priftit Jehojada+ dhe motra e Ahaziahut) arriti ta mbante të fshehur nga Atalia, që ajo të mos e vriste.+ 12 Për gjashtë vjet, ai qëndroi i fshehur me ta në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë, ndërkohë që në vend sundonte Atalia.
23 Vitin e shtatë Jehojada veproi me guxim dhe bëri një pakt* me krerët e qindësheve,+ domethënë me Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohananit, Azariahun, birin e Obedit, Masejahun, birin e Adajahut dhe Elishafatin, birin e Zikrit. 2 Atëherë ata shkuan anembanë Judës, mblodhën levitët+ nga gjithë qytetet e Judës e krerët e shtëpive atërore të Izraelit. Kur erdhën në Jerusalem, 3 i gjithë kongregacioni bëri një besëlidhje+ me mbretin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Më pas Jehojada u tha:
«Ja! Biri i mbretit do të mbretërojë, ashtu si premtoi Jehovai për bijtë e Davidit.+ 4 Do të bëni kështu: një e treta e priftërinjve dhe e levitëve që do të jenë në detyrë+ në Sabat, do të jenë derëtarë;+ 5 një e treta do të jetë në shtëpinë e mbretit;*+ një e treta do të jetë në Portën e Themelit dhe tërë populli do të jetë në oborret e shtëpisë së Jehovait.+ 6 Mos lini asnjë të hyjë në shtëpinë e Jehovait, përveç priftërinjve e levitëve që janë në shërbim.+ Këta mund të hyjnë, sepse janë një grup i shenjtë,* dhe gjithë populli do të përmbushë detyrimin ndaj Jehovait. 7 Levitët duhet t’i rrinë mbretit rreth e qark, secili me armët e veta në dorë. Ai që hyn në shtëpi, të vritet. Qëndroni me mbretin kudo që të shkojë.»*
8 Levitët dhe gjithë Juda bënë pikërisht atë që u urdhëroi prifti Jehojada. Kështu secili mori njerëzit e vet që ishin në detyrë atë Sabat, bashkë me ata që nuk ishin në detyrë atë Sabat,+ sepse prifti Jehojada i mbajti ndarjet+ në shërbim, ndonëse turni i tyre kishte mbaruar. 9 Atëherë prifti Jehojada u dha krerëve të qindësheve+ heshtat, shqytet* dhe mburojat e rrumbullakëta të mbretit David,+ që ishin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 10 Pastaj e vendosi gjithë popullin, secilin me armën* e vet në dorë, nga ana e djathtë e shtëpisë deri në anën e majtë të saj, afër altarit, afër shtëpisë, pra përreth mbretit. 11 Pastaj nxorën birin e mbretit,+ i vunë në kokë kurorën* dhe Dëshminë*+ dhe e bënë mbret. Jehojada me bijtë e tij e mirosën,* e më pas thanë: «Rroftë mbreti!»+
12 Sapo dëgjoi zhurmën e popullit që vraponte dhe lëvdonte mbretin, Atalia vajti te populli në shtëpinë e Jehovait.+ 13 Pastaj pa mbretin që qëndronte pranë shtyllës së tij në hyrje. Me të ishin princat+ e trumbetarët, dhe gjithë populli gëzonte+ e u binte trumbetave, dhe këngëtarët me instrumentet muzikore po u prinin këngëve të lëvdimit. Menjëherë Atalia shqeu rrobat dhe thirri: «Komplot! Komplot!» 14 Por prifti Jehojada nxori krerët e qindësheve, të emëruarit e ushtrisë, dhe u tha: «Nxirreni nga radhët dhe vritni me shpatë këdo që i shkon pas!» Në fakt prifti kishte thënë: «Mos e vritni në shtëpinë e Jehovait.» 15 Kështu ata e kapën dhe, me të mbërritur në hyrjen e Portës së Kuajve të shtëpisë së mbretit, e vranë.
16 Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje mes tij, tërë popullit dhe mbretit, se do të vazhdonin të ishin populli i Jehovait.+ 17 Pas kësaj, gjithë populli vajti në tempullin* e Baalit dhe e rrëzoi.+ Altarët dhe shëmbëlltyrat* e tij i bënë copë-copë,+ kurse Matanin, priftin e Baalit,+ e vranë para altarëve. 18 Atëherë Jehojada e la mbikëqyrjen e shtëpisë së Jehovait në dorë të priftërinjve dhe të levitëve. Këta Davidi i kishte caktuar sipas ndarjeve të tyre si përgjegjës në shtëpinë e Jehovait, për t’i bërë flijime të djegura Jehovait+ sipas asaj që është shkruar në Ligjin e Moisiut,+ me gëzim e me këngë, sipas udhëzimeve të Davidit. 19 Gjithashtu, ai i vendosi derëtarët+ te portat e shtëpisë së Jehovait, që të mos hynte asnjë i papastër. 20 Ai mori krerët e qindësheve,+ fisnikët, qeveritarët e popullit dhe tërë popullin, dhe e shoqëruan mbretin nga shtëpia e Jehovait për te shtëpia e mbretit nëpërmjet portës së sipërme; pastaj e ulën mbretin në fronin+ mbretëror.+ 21 Kështu gjithë populli gëzonte dhe qyteti pati paqe, sepse Atalinë e kishin vrarë me shpatë.
24 Jehoasi ishte 7 vjeç kur u bë mbret+ dhe mbretëroi 40 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Zibia dhe ishte nga Ber-Sheba.+ 2 Jehoasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait gjatë gjithë kohës së priftit Jehojada.+ 3 Jehojada zgjodhi dy gra për të, dhe atij i lindën djem e vajza.
4 Më pas, Jehoasi dëshironte me gjithë zemër që të restauronte shtëpinë e Jehovait.+ 5 Prandaj mblodhi së bashku priftërinjtë e levitët dhe u tha: «Shkoni në qytetet e Judës dhe mblidhni pará vit për vit nga gjithë Izraeli për të meremetuar shtëpinë e Perëndisë tuaj.+ Bëjeni shpejt këtë punë.» Por levitët nuk vepruan shpejt.+ 6 Kështu mbreti thirri Jehojadën, kreun, dhe i tha:+ «Pse nuk u ke kërkuar llogari levitëve që duhej të sillnin nga Juda dhe Jerusalemi taksën e shenjtë të urdhëruar nga Moisiu,+ shërbëtori i Jehovait, pra, taksën e shenjtë të kongregacionit të Izraelit për tendën e Dëshmisë?+ 7 Se djemtë e gruas së ligë Atalia+ hynë me forcë në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë+ dhe përdorën gjithë gjërat e shenjta të shtëpisë së Jehovait për Baalët.» 8 Atëherë, me urdhër të mbretit, ata bënë një arkë+ dhe e vunë jashtë, në portën e shtëpisë së Jehovait.+ 9 Pas kësaj, ata bënë një shpallje në mbarë Judën dhe Jerusalemin që t’i sillnin Jehovait taksën e shenjtë,+ të cilën Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë, e kishte vendosur për Izraelin në shkretëtirë. 10 Gjithë princat dhe populli, tërë gëzim,+ sillnin kontribute dhe i hidhnin në arkë, derisa ajo mbushej plot.*
11 Sa herë që levitët sillnin arkën para mbretit e shihnin se kishte shumë pará, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari i kreut të priftërinjve vinin, e boshatisnin arkën+ e më pas e kthenin në vendin e vet. Kështu bënin ditë për ditë; e në këtë mënyrë mblodhën shumë para. 12 Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin atyre që mbikëqyrnin punën e shërbimit në shtëpinë e Jehovait. Këta merrnin në punë gurprerësit e mjeshtrit për të restauruar shtëpinë e Jehovait,+ si dhe punuesit e hekurit e të bakrit për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 13 Mbikëqyrësit e punës filluan meremetimin dhe, falë mbikëqyrjes së tyre, puna vazhdoi të ecte. Ata e kthyen shtëpinë e Perëndisë së vërtetë në gjendjen e mëparshme dhe e përforcuan. 14 Me të mbaruar, ia çuan paratë që kishin mbetur mbretit dhe Jehojadës. Me to bënë pajisje për shtëpinë e Jehovait, pajisje për shërbimin dhe për blatimet, kupa, pajisje ari dhe argjendi.+ Gjatë gjithë ditëve të Jehojadës, ata bënin rregullisht flijime të djegura+ në shtëpinë e Jehovait.
15 Pas një jete të gjatë e të kënaqshme,* Jehojada vdiq. Ai ishte 130 vjeç kur vdiq. 16 E varrosën në Qytetin e Davidit bashkë me mbretërit,+ sepse kishte bërë mirë në Izrael+ ndaj Perëndisë së vërtetë dhe ndaj shtëpisë së Tij.
17 Pas vdekjes së Jehojadës, princat e Judës erdhën e u përkulën para mbretit, dhe mbreti i dëgjoi. 18 Ata e braktisën shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre, dhe filluan t’u shërbenin shtyllave të shenjta* e idhujve, prandaj Perëndia u zemërua me* Judën dhe Jerusalemin. 19 Jehovai u dërgonte vazhdimisht profetë që të ktheheshin tek Ai. Këta i paralajmëronin vazhdimisht,* por ata nuk pranonin t’i dëgjonin.+
20 Pastaj fryma e Perëndisë erdhi mbi* Zakarinë, birin e priftit Jehojada.+ Ai doli para popullit dhe u tha: «Kështu thotë Perëndia i vërtetë: ‘Pse i shkelni urdhërimet e Jehovait?! Nuk keni për t’ia dalë mbanë! Meqë e keni braktisur Jehovain, edhe ai do t’ju braktisë.’»+ 21 Por ata komplotuan kundër tij+ dhe, me urdhër të mbretit, e vranë me gurë në oborrin e shtëpisë së Jehovait.+ 22 Kështu mbreti Jehoas nuk e kujtoi dashurinë besnike që i kishte treguar Jehojada, babai i Zakarisë, por ia vrau djalin, i cili tha ndërsa po vdiste: «Jehovai shikoftë dhe të kërkoftë llogari!»+
23 Në fillim të vitit,* ushtria siriane doli kundër Jehoasit dhe pushtoi Judën dhe Jerusalemin.+ Ata shfarosën gjithë princat+ e popullit dhe tërë plaçkën e tyre ia dërguan mbretit të Damaskut. 24 Edhe pse ushtria pushtuese siriane kishte një numër të vogël burrash, Jehovai u dha në dorë një ushtri shumë të madhe+ ngaqë populli e kishte braktisur Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre. Kështu ata* ekzekutuan gjykimin kundër Jehoasit. 25 Kur këta u tërhoqën prej tij (duke e lënë të plagosur rëndë*), shërbëtorët e vet komplotuan kundër tij dhe e vranë në shtratin e vet,+ sepse kishte derdhur gjakun e djemve* të priftit Jehojada.+ Kështu ai vdiq dhe e varrosën në Qytetin e Davidit,+ por jo në varret e mbretërve.+
26 Ata që komplotuan+ kundër tij, ishin: Zabadi, biri i Shimeatës, amonites, dhe Jehozabadi, biri i Shimritës, moabites. 27 Sa për djemtë e tij, shpalljet e shumta kundër tij+ dhe restaurimin* e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë,+ të gjitha këto janë shkruar në dokumentet* e Librit të Mbretërve. Në vend të tij u bë mbret i biri, Amaziahu.
25 Amaziahu ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jehoadana dhe ishte nga Jerusalemi.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, por jo me gjithë zemër. 3 Me të forcuar mbretërinë, vrau shërbëtorët që i kishin vrarë të atin, mbretin.+ 4 Megjithatë nuk i vrau djemtë e tyre, duke vepruar sipas asaj që është shkruar në Ligj, në librin e Moisiut, ku Jehovai urdhëronte: «Baballarët nuk duhet të vdesin për mëkatin e fëmijëve, dhe fëmijët nuk duhet të vdesin për mëkatin e baballarëve. Gjithsekush duhet të ekzekutohet për mëkatin e vet.»+
5 Amaziahu mblodhi banorët e Judës dhe i grupoi sipas shtëpive atërore, sipas krerëve të mijësheve dhe sipas krerëve të qindësheve. Ai veproi kështu me gjithë Judën e Beniaminin.+ Regjistroi ata nga mosha 20 vjeç e lart+ dhe pa se ishin 300.000 luftëtarë të stërvitur* për të shërbyer në ushtri, të aftë për të përdorur heshtën dhe mburojën e madhe. 6 Veç kësaj, pajtoi për 100 talenta* argjendi 100.000 luftëtarë të fuqishëm nga Izraeli. 7 Por një njeri i Perëndisë së vërtetë erdhi tek ai dhe i tha: «O mbret, mos e lër ushtrinë e Izraelit të vijë me ty, sepse Jehovai nuk është me Izraelin,+ me asnjë nga efraimitët. 8 Dil vetë, vepro dhe ji i guximshëm në betejë! Përndryshe, Perëndia i vërtetë mund të të rrëzojë përpara armikut, sepse Perëndia ka fuqi të të ndihmojë+ dhe të të rrëzojë.» 9 Atëherë Amaziahu i tha njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Po si i bëhet me 100 talentat që u kam dhënë trupave të Izraelit?» Njeriu i Perëndisë së vërtetë iu përgjigj: «Jehovai mund të të japë shumë më tepër se aq.»+ 10 Kështu Amaziahu i ktheu mbrapsht trupat që kishin ardhur tek ai nga Efraimi, dhe i dërgoi në vendin e tyre. Por ata u zemëruan shumë me Judën dhe u kthyen në vendin e tyre të zemëruar në kulm.
11 Pastaj, Amaziahu mori zemër dhe u priu trupave të veta ushtarake në Luginën e Kripës,+ ku vrau 10.000 burra të Seirit.+ 12 Burrat e Judës zunë rob edhe 10.000 të tjerë, të cilët i çuan në majë të shkrepit e i hodhën që andej, dhe të gjithë ata u bënë copë-copë. 13 Por disa nga burrat e ushtrisë që Amaziahu i kishte kthyer mbrapsht për të mos shkuar me të në luftë,+ sulmuan qytetet e Judës, nga Samaria+ deri në Beth-Horon,+ dhe vranë 3.000 prej tyre e morën plaçkë të madhe.
14 Pasi mundi edomitët, Amaziahu u kthye dhe me vete solli perënditë e burrave të Seirit. I vuri si perëndi+ për veten dhe filloi të përkulej para tyre e t’u paraqiste tym blatimesh. 15 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Amaziahut dhe i dërgoi një profet, i cili i tha: «Pse ke adhuruar perënditë e këtij populli, perëndi që nuk e çliruan dot popullin e tyre nga dora jote?»+ 16 Ndërsa ai fliste, mbreti i tha: «Mos të kemi caktuar ty si këshilltar të mbretit?!+ Pusho!+ Mos do që të vdesësh?!» Atëherë profeti pushoi, por shtoi: «Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk e ke dëgjuar këshillën time.»+
17 Pasi Amaziahu, mbreti i Judës, u konsultua me këshilltarët e tij, i dërgoi këtë mesazh Jehoasit, birit të Jehoahazit, që ishte biri i Jehut, mbretit të Izraelit: «Të ndeshemi në betejë!»*+ 18 Jehoasi, mbreti i Izraelit, i dërgoi këtë mesazh Amaziahut, mbretit të Judës: «Gjembaçi i Libanit dërgoi t’i thoshin cedrit të Libanit: ‘Ma jep vajzën tënde si nuse për djalin tim.’ Por një egërsirë e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembaçin. 19 Ti ke thënë: ‘Ja, unë e kam mundur* Edomin!’+ Prandaj zemra t’u bë arrogante, dhe deshe lavdi. Por qëndro në shtëpinë tënde.* Pse të marrësh në qafë veten dhe Judën bashkë me ty?»
20 Por Amaziahu nuk dëgjoi,+ sepse kjo gjë vinte prej Perëndisë së vërtetë, me qëllim që t’i jepte ata në duart e armikut,+ pasi kishin adhuruar perënditë e Edomit.+ 21 Kështu Jehoasi, mbreti i Izraelit, shkoi dhe u ndesh në betejë me Amaziahun, mbretin e Judës, në Beth-Shemesh+ të Judës. 22 Juda u mund nga Izraeli, kështu që secili ia mbathi në shtëpinë* e vet. 23 Jehoasi, mbreti i Izraelit, e kapi rob në Beth-Shemesh Amaziahun, mbretin e Judës, birin e Jehoasit, që ishte biri i Jehoahazit.* Pastaj e çoi në Jerusalem dhe hapi një të çarë 400 kute* në murin e Jerusalemit, nga Porta e Efraimit+ deri në Portën e Qoshes.+ 24 Ai mori tërë arin dhe argjendin, gjithë sendet që ishin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë me* Obed-Edomin, si edhe në thesarin e shtëpisë së mbretit.+ Mori edhe pengje, e më pas u kthye në Samari.
25 Amaziahu,+ biri i Jehoasit, mbretit të Judës, jetoi edhe 15 vjet pas vdekjes së Jehoasit,+ birit të Jehoahazit, mbretit të Izraelit.+ 26 Pjesa tjetër e historisë së Amaziahut, nga fillimi deri në fund, a nuk është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit? 27 Që kur Amaziahu nuk e ndoqi më Jehovain, kundër tij filluan të thurnin një komplot+ në Jerusalem. Ai ia mbathi në Lakish, por dërguan njerëz që ta ndiqnin, të cilët e vranë atje. 28 Kështu e sollën me kuaj dhe e varrosën me paraardhësit e tij në qytetin e Judës.
26 Atëherë tërë populli i Judës mori Uziahun,+ që ishte 16 vjeç, dhe e bëri mbret në vend të babait, Amaziahut.+ 2 Ai e pushtoi sërish Elothin+ për Judën dhe e rindërtoi, pasi mbreti* u preh me paraardhësit e tij.+ 3 Uziahu+ ishte 16 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 52 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jekolia dhe ishte nga Jerusalemi.+ 4 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Amaziahu.+ 5 Ai e kërkoi vazhdimisht Perëndinë në ditët e Zakarisë, i cili e mësonte të nderonte thellësisht Perëndinë e vërtetë.* Për aq kohë sa e kërkoi Jehovain, Perëndia i vërtetë bëri që t’i shkonte mbarë.+
6 Ai shkoi të luftonte kundër filistinëve+ dhe e mundi Gathin,+ Jabnehun+ e Ashdodin+ duke çarë muret e tyre. Pastaj ndërtoi qytete në territorin e Ashdodit dhe në territorin e filistinëve. 7 Perëndia i vërtetë vazhdoi ta ndihmonte kundër filistinëve, kundër arabëve+ që banonin në Gurbaal dhe kundër meunimëve. 8 Amonitët+ nisën t’i jepnin haraç Uziahut. Me kalimin e kohës, fama e tij u përhap deri në Egjipt, sepse ai u bë jashtëzakonisht i fortë. 9 Veç kësaj, Uziahu ndërtoi kulla+ në Jerusalem te Porta e Qoshes,+ te Porta e Luginës+ dhe te Kundërforca, e i fortifikoi. 10 Gjithashtu ndërtoi kulla+ në shkretëtirë dhe gërmoi* shumë sterna* (sepse kishte mjaft bagëti). Kështu bëri edhe në Shefelah e mbi rrafshnaltë. Ai kishte bujq e vreshtarë në male dhe në Karmel, sepse i pëlqente shumë bujqësia.
11 Përveç kësaj, Uziahu formoi një ushtri të armatosur për luftë, e cila shkonte nëpër fushata ushtarake e organizuar në njësi. Ushtarët e saj u numëruan dhe u regjistruan+ nga sekretari+ Jejel e nga oficeri Masejah, nën drejtimin e Hananiahut, një nga princat e mbretit. 12 Numri i përgjithshëm i krerëve të shtëpive atërore, të cilët komandonin këta luftëtarë të fuqishëm, ishte 2.600 veta. 13 Ushtria nën drejtimin e tyre përbëhej nga 307.500 burra gati për luftë, një forcë ushtarake e fuqishme për të ndihmuar mbretin kundër armikut.+ 14 Uziahu e pajisi të gjithë ushtrinë me mburoja, heshta,+ helmeta,* thurakë,*+ harqe dhe gurë hobeje.+ 15 Veç këtyre, në Jerusalem ai bëri makina lufte, të projektuara nga inxhinierë, që u vendosën mbi kullat+ dhe mbi qoshet e mureve për të qëlluar me shigjeta e gurë të mëdhenj. Prandaj fama e tij u përhap anembanë, sepse u ndihmua jashtëzakonisht shumë dhe u bë i fortë.
16 Por, me t’u bërë i fortë, zemra e tij u bë fodulle aq sa e rrënoi, kështu që veproi me pabesi ndaj Jehovait, Perëndisë së tij, dhe hyri në tempullin e Jehovait për të djegur temjan mbi altarin e temjanit.+ 17 Menjëherë hyri pas tij prifti Azariah me 80 priftërinj të tjerë të Jehovait, burra të guximshëm. 18 Këta u përballën me mbretin Uziah dhe i thanë: «Nuk të takon ty, o Uziah, të djegësh temjan për Jehovain!+ Vetëm priftërinjtë duhet të djegin temjan, sepse janë pasardhës të Aronit+ dhe janë të shenjtëruar. Dil nga shenjtërorja sepse ke vepruar me pabesi, dhe Perëndia Jehova nuk do të të nderojë për këtë.»
19 Atëherë Uziahu, që mbante në dorë një temjanicë për të djegur temjan, u tërbua+ ndaj priftërinjve. Në tërbim e sipër, në ballë i shpërtheu lebra+ në prani të priftërinjve në shtëpinë e Jehovait, pranë altarit të temjanit. 20 Kur Azariahu, kreu i priftërinjve, dhe gjithë priftërinjtë u kthyen nga ai, panë se ishte goditur me lebër në ballë! Kështu e larguan me të shpejtë që atje dhe ai vetë nxitoi të dilte, sepse Jehovai e kishte ndëshkuar.
21 Mbreti Uziah mbeti i lebrosur deri ditën kur vdiq. Ai banonte në një shtëpi më vete, sepse ishte i lebrosur+ dhe e kishin përjashtuar nga shtëpia e Jehovait. Kurse në krye të shtëpisë së mbretit* u vu Jotami, i biri, i cili gjykonte popullin e vendit.+
22 Pjesa tjetër e historisë së Uziahut, nga fillimi deri në fund, është shkruar nga profeti Isaia,+ biri i Amozit. 23 Në fund Uziahu u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën me ta, por në fushën jashtë varreve të mbretërve, sepse thanë: «Ai është i lebrosur.» Në vend të tij u bë mbret i biri, Jotami.+
27 Jotami+ ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jerusha dhe ishte vajza e Sadokut.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Uziahu.+ Por, ndryshe nga ai, nuk hyri në ndonjë zonë të ndaluar të tempullit të Jehovait.+ Megjithatë populli bënte ende gjëra të këqija. 3 Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë së Jehovait+ dhe bëri shumë ndërtime në murin e Ofelit.+ 4 Gjithashtu, në rajonin malor të Judës+ ndërtoi qytete,+ ndërsa në pyje ndërtoi vende të fortifikuara+ e kulla.+ 5 Ai luftoi kundër mbretit të amonitëve+ dhe në fund doli më i fortë se ata, prandaj atë vit amonitët i dhanë 100 talenta* argjendi, 10.000 korë* grurë dhe 10.000 korë elb. Amonitët i dhanë po kaq edhe vitin e dytë e të tretë.+ 6 Kështu, Jotami bëhej gjithnjë e më i fuqishëm, sepse ishte i vendosur* të ecte në udhët e Jehovait, Perëndisë së tij.
7 Pjesa tjetër e historisë së Jotamit, gjithë luftërat dhe veprat e tij, është shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës.+ 8 Ai ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem.+ 9 Pastaj Jotami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Akazi.+
28 Akazi+ ishte 20 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Ndryshe nga Davidi, paraardhësi i tij, ai nuk bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ 2 Përkundrazi, eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe madje bëri statuja prej metali*+ të Baalëve. 3 Për më tepër, ai paraqiti tym blatimesh në Luginën e Birit të Hinomit* dhe i dogji bijtë e vet në zjarr,+ duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve. 4 Akazi bënte edhe flijime e paraqiste tym blatimesh në vendet e larta,+ mbi kodra dhe nën çdo pemë të harlisur.+
5 Prandaj Jehovai, Perëndia i tij, e dha në dorë të mbretit të Sirisë.+ Ky e mposhti dhe mori prej tij një numër të madh robërish që i çoi në Damask.+ Perëndia e dha edhe në dorë të mbretit të Izraelit, i cili shkaktoi një masakër të madhe. 6 Kështu Pekahu,+ biri i Remaliahut, në një ditë të vetme vrau 120.000 veta në Judë, të gjithë burra trima, sepse kishin braktisur Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre.+ 7 Edhe Zikri, një luftëtar nga Efraimi, vrau Masejahun, birin e mbretit, Azrikamin, i cili ishte përgjegjës për pallatin mbretëror,* dhe Elkanahun, që ishte i dyti pas mbretit. 8 Përveç kësaj, izraelitët zunë rob 200.000 gra dhe fëmijë nga judenjtë;* morën edhe shumë plaçkë, që e çuan në Samari.+
9 Por atje ishte një profet i Jehovait që quhej Oded. Ai i doli para ushtrisë që po vinte në Samari dhe u tha: «Ja, duke qenë se Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, ishte i zemëruar me Judën, ai jua dha në dorë,+ por ju i masakruat me një tërbim aq të madh, sa ka arritur deri në qiej. 10 Dhe tani po mendoni ta ktheni popullin e Judës dhe të Jerusalemit në shërbyes e shërbyese për veten tuaj.+ Por, a nuk jeni edhe ju fajtorë para Jehovait, Perëndisë tuaj?! 11 Prandaj më dëgjoni dhe kthejini robërit që keni zënë mes vëllezërve tuaj, sepse zemërimi i Jehovait kundër jush është i zjarrtë.»
12 Atëherë disa nga krerët e efraimitëve, Azariahu, biri i Jehohananit, Berekiahu, biri i Meshilemotit, Jehizkiahu, biri i Shalumit dhe Amasa, biri i Hadlait, u përballën me ata që po vinin nga fushata ushtarake 13 dhe u thanë: «Mos i sillni këtu robërit, sepse do të bëheshim fajtorë para Jehovait. Kjo që doni të bëni, do t’i shtojë mëkatet dhe fajin tonë, sepse tashmë kemi boll faj, dhe zemërimi i Perëndisë kundër Izraelit është i zjarrtë.» 14 Kështu ushtarët e armatosur ua dorëzuan si robërit, edhe plaçkën,+ princave dhe gjithë kongregacionit. 15 Atëherë burrat që ishin caktuar, u ngritën, morën robërit dhe, të gjithë atyre që ishin të zhveshur, u dhanë rroba nga gjërat e plaçkitura. Kështu i veshën, u dhanë sandale, ushqim, pije dhe vaj për lëkurën. Përveç kësaj, ata që nuk kishin fuqi i çuan me gomarë te vëllezërit e tyre, në Jeriko, në qytetin e palmave. Pastaj u kthyen në Samari.
16 Në atë kohë, mbreti Akaz u kërkoi ndihmë mbretërve të Asirisë.+ 17 Edomitët erdhën përsëri, sulmuan Judën dhe morën me vete robër. 18 Edhe filistinët+ sulmuan qytetet e Shefelahut+ dhe të Negebit në Judë. Ata pushtuan Beth-Shemeshin,+ Ajalonin,+ Gederotin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun+ me fshatrat e tij dhe Gimzon me fshatrat e tij, dhe u vendosën me banim në to. 19 Jehovai e përuli Judën për shkak të Akazit, mbretit të Izraelit,* ngaqë e la Judën të shfrenohej dhe, si pasojë, populli u tregua shumë i pabesë ndaj Jehovait.
20 Me kalimin e kohës, Tilgath-Pilneseri,+ mbreti i Asirisë, erdhi kundër tij dhe, në vend që ta ndihmonte, i shkaktoi mjaft vështirësi.+ 21 Vërtet Akazi e kishte zhveshur shtëpinë e Jehovait, shtëpinë e mbretit*+ e të princave, dhe ia kishte dhënë si dhuratë mbretit të Asirisë, por kjo s’i vlejti për asgjë. 22 Gjatë asaj periudhe të vështirë, mbreti Akaz u tregua edhe më i pabesë me Jehovain. 23 Ai filloi t’u bënte flijime perëndive të Damaskut,+ adhuruesit e të cilave e kishin mposhtur,*+ dhe tha: «Meqë perënditë e mbretërve të Sirisë po i ndihmojnë ata, unë do t’u bëj flijime atyre, që të më ndihmojnë edhe mua.»+ Por ato u bënë shkak për rënien e tij dhe të të gjithë Izraelit. 24 Për më tepër, Akazi mblodhi pajisjet e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, i bëri copë-copë,+ mbylli dyert e shtëpisë së Jehovait+ dhe bëri altarë për vete në çdo cep të Jerusalemit. 25 Në të gjitha qytetet e Judës, ai ngriti vende të larta për t’u paraqitur tym blatimesh perëndive të tjera+ duke e fyer Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij.
26 Pjesa tjetër e historisë së tij, gjithë veprat që bëri, nga e para deri tek e fundit, është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit.+ 27 Në fund Akazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në qytet, në Jerusalem, por jo në varret e mbretërve të Izraelit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Hezekia.
29 Hezekia+ u bë mbret kur ishte 25 vjeç dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Abijaha dhe ishte vajza e Zakarisë.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.+ 3 Vitin e parë të mbretërimit, muajin e parë, ai hapi dyert e shtëpisë së Jehovait dhe i riparoi.+ 4 Pastaj solli priftërinjtë dhe levitët, i mblodhi në shesh, në lindje, 5 dhe u tha: «Më dëgjoni, o levitë! Shenjtërohuni+ tani, shenjtëroni shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së paraardhësve tuaj dhe hiqni çdo gjë të papastër nga vendi i shenjtë,+ 6 sepse etërit tanë nuk qëndruan besnikë dhe bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë tonë.+ Ata e braktisën atë, nuk treguan respekt* për tabernakullin e Jehovait dhe i kthyen shpinën.+ 7 Mbyllën edhe dyert e portikut,*+ i shuan llambat,+ nuk dogjën më temjan+ dhe nuk bënë flijime të djegura+ në vendin e shenjtë për Perëndinë e Izraelit. 8 Prandaj Jehovai derdhi indinjatën e tij mbi Judën dhe Jerusalemin,+ kështu ato u bënë objekt llahtarie, habie dhe talljesh,* siç po e shihni me sytë tuaj.+ 9 Ja pse paraardhësit tanë ranë të vdekur nga shpata,+ dhe djemtë, vajzat e gratë tona i morën robër.+ 10 E tani unë dua me gjithë zemër të bëj një besëlidhje me Jehovain, Perëndinë e Izraelit,+ që zemërimi i tij i zjarrtë të largohet prej nesh. 11 Bijtë e mi, tani nuk është koha të jeni të shkujdesur,* sepse Jehovai ju ka zgjedhur të qëndroni para tij për t’i shërbyer+ dhe për t’i paraqitur tym blatimesh.»+
12 Atëherë levitët u bënë gati për punë: nga kehathitët+ ishin Mahati, biri i Amasait, dhe Joeli, biri i Azariahut; nga meraritët+ ishin Kishi, biri i Abdiut, dhe Azariahu, biri i Jehalelelit; nga gershonitët+ ishin Joahu, biri i Zimahut, dhe Edeni, biri i Joahut; 13 nga bijtë e Elizafanit ishin Shimri dhe Jeueli; nga bijtë e Asafit+ ishin Zakaria dhe Mataniahu; 14 nga bijtë e Hemanit+ ishin Jehieli dhe Shimei; nga bijtë e Jeduthunit+ ishin Shemajahu dhe Uzieli. 15 Kështu ata mblodhën vëllezërit e tyre, u shenjtëruan dhe erdhën për të pastruar shtëpinë e Jehovait, sipas urdhërimit të mbretit në përputhje me fjalët e Jehovait.+ 16 Priftërinjtë u futën në shtëpinë e Jehovait për ta pastruar dhe gjithë papastërtitë që gjetën në tempullin e Jehovait i nxorën në oborrin+ e shtëpisë së Jehovait. Pastaj levitët i morën dhe i çuan jashtë në luginën e Kidronit.+ 17 Kështu, ata e filluan shenjtërimin ditën e 1-rë të muajit të 1-rë dhe në ditën e 8-të të muajit arritën në portikun e Jehovait.+ Pastaj e shenjtëruan shtëpinë e Jehovait për 8 ditë dhe mbaruan ditën e 16-të të muajit të 1-rë.
18 Pas kësaj shkuan te mbreti Hezekia dhe i thanë: «Kemi pastruar gjithë shtëpinë e Jehovait, altarin për blatimet e djegura+ me gjithë pajisjet e tij,+ si dhe tryezën për bukët e vëna stivë*+ me gjithë pajisjet e saj. 19 Të gjitha pajisjet që mbreti Akaz hoqi nga përdorimi gjatë mbretërimit të tij kur nuk u tregua besnik,+ ne i kemi bërë gati, i kemi shenjtëruar,+ dhe ato janë para altarit të Jehovait.»
20 Mbreti Hezekia u çua herët, mblodhi princat e qytetit dhe u ngjit në shtëpinë e Jehovait. 21 Ata sollën shtatë dema, shtatë desh, shtatë qengja meshkuj dhe shtatë cjep si blatim për mëkatin për shtëpinë e mbretit, për shenjtëroren dhe për Judën.+ Atëherë mbreti u tha priftërinjve, pasardhësve të Aronit, që t’i flijonin mbi altarin e Jehovait. 22 Kështu therën gjedhët,+ priftërinjtë morën gjakun e tyre dhe spërkatën altarin.+ Pastaj therën deshtë e me gjakun e tyre spërkatën altarin. Po kështu bënë edhe me qengjat meshkuj: i therën dhe me gjakun e tyre spërkatën altarin. 23 Pastaj i çuan cjeptë e blatimit për mëkatin para mbretit dhe para kongregacionit, e vunë duart mbi ta. 24 Priftërinjtë i therën dhe me gjakun e tyre bënë një blatim për mëkatin mbi altar, si shlyerje për gjithë Izraelin, sepse mbreti tha se blatimi i djegur dhe blatimi për mëkatin duhej të bëheshin për gjithë Izraelin.
25 Ndërkohë, Mbreti i vendosi levitët në shtëpinë e Jehovait, me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa,+ sipas urdhrit të Davidit,+ të Gadit,+ vegimtarit* të mbretit, dhe të profetit Natan,+ sepse urdhri vinte nga Jehovai me anë të profetëve të tij. 26 Kështu levitët qëndronin në këmbë me instrumentet e Davidit, ndërsa priftërinjtë me trumbetat.+
27 Atëherë Hezekia urdhëroi të bëhej flijimi i djegur mbi altar.+ Kur filloi blatimi i djegur, filloi edhe kënga për Jehovain që shoqërohej nga instrumentet e Davidit, mbretit të Izraelit, dhe nga trumbetat. 28 Ndërkohë që jehonte kënga dhe buçitnin trumbetat, tërë kongregacioni u përkul. Gjithë kjo vazhdoi derisa mbaroi blatimi i djegur. 29 Me të mbaruar flijimin, mbreti dhe të gjithë ata që ishin me të u përkulën thellë me fytyrë përtokë. 30 Mbreti Hezekia dhe princat u thanë levitëve që të lëvdonin Jehovain me psalmet e Davidit+ dhe të vegimtarit Asaf.+ Kështu ata thurën lavde me gëzim të madh dhe u përkulën me fytyrë përtokë.
31 Pastaj Hezekia tha: «Tani që jeni ndarë veç* për Jehovain, afrohuni dhe sillni flijime e blatime falënderimi në shtëpinë e Jehovait.» Kështu kongregacioni nisi të sillte flijime e blatime falënderimi, dhe të gjithë ata që ua donte zemra, sollën blatime të djegura.+ 32 Numri i blatimeve të djegura që solli kongregacioni ishte 70 gjedhë, 100 desh dhe 200 qengja meshkuj—të gjitha këto u sollën si blatim i djegur për Jehovain+—33 kurse blatimet e shenjta ishin 600 gjedhë dhe 3.000 dele. 34 Vetëm se nuk kishte mjaft priftërinj për të rrjepur të gjitha kafshët për blatimet e djegura. Kështu, vëllezërit e tyre, levitët, i ndihmuan+ derisa mbaroi puna dhe derisa u shenjtëruan priftërinjtë,+ sepse levitët kishin më shumë merak* se priftërinjtë për t’u shenjtëruar. 35 Pati edhe shumë blatime të djegura,+ pjesë të dhjamura të flijimeve në bashkësi+ dhe blatime në pije për blatimet e djegura.+ Kështu u bënë përgatitjet që shërbimi në shtëpinë e Jehovait të rifillonte.* 36 Si rrjedhim, Hezekia dhe gjithë populli u gëzuan për atë që Perëndia i vërtetë kishte bërë për popullin,+ sepse gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.
30 Hezekia i çoi fjalë gjithë Izraelit+ e Judës, dhe i shkroi letra edhe Efraimit e Manaseut,+ që të vinin në shtëpinë e Jehovait në Jerusalem për të kremtuar Festën e Kalimit* për Jehovain, Perëndinë e Izraelit.+ 2 Megjithatë, mbreti, princat e tij dhe gjithë kongregacioni në Jerusalem vendosën ta kremtonin Festën e Kalimit muajin e dytë,+ 3 pasi nuk mundën ta kremtonin në kohën e caktuar,+ sepse nuk ishin shenjtëruar mjaft priftërinj+ dhe populli nuk ishte mbledhur në Jerusalem. 4 Ky vendim iu duk i drejtë mbretit dhe gjithë kongregacionit. 5 Kështu vendosën që të bëhej një shpallje në mbarë Izraelin, nga Ber-Sheba në Dan,+ që populli të vinte në Jerusalem e të kremtonte Festën e Kalimit për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, sepse nuk e kishin bërë këtë së bashku siç kërkohej nga Ligji.+
6 Prandaj, sipas urdhrit të mbretit, korrierët* shkuan anembanë Izraelit e Judës me letrat e mbretit dhe të princave të tij, duke thënë: «Popull i Izraelit, kthehuni te Jehovai, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, që ai të kthejë te ju ata që kanë mbetur dhe që kanë shpëtuar nga duart e mbretërve të Asirisë.+ 7 Mos u bëni si paraardhësit dhe vëllezërit tuaj që u treguan të pabesë ndaj Jehovait, Perëndisë së paraardhësve të tyre, i cili i bëri objekt llahtarie, tamam siç po e shihni.+ 8 Mos u bëni kokëfortë si paraardhësit tuaj.+ Nënshtrojuni Jehovait dhe ejani në shenjtëroren e tij+ që ai e ka shenjtëruar përgjithmonë dhe shërbejini Jehovait, Perëndisë tuaj, që të largohet prej jush zemërimi i tij i zjarrtë.+ 9 E nëse ktheheni te Jehovai, ata që mbajnë robër vëllezërit e djemtë tuaj do të kenë mëshirë për ta+ dhe do t’i lejojnë të kthehen në këtë vend.+ Sepse Jehovai, Perëndia juaj, është i dhembshur* e i mëshirshëm+ dhe nuk do t’i largojë sytë nga ju, nëse ktheheni tek ai.»+
10 Korrierët* shkuan qytet më qytet, anembanë vendit të Efraimit dhe të Manaseut,+ madje deri në Zabulon, por njerëzit i tallnin e i përqeshnin.+ 11 Megjithatë disa veta nga Asheri, Manaseu dhe Zabuloni u përulën dhe erdhën në Jerusalem.+ 12 Dora e Perëndisë* së vërtetë ishte edhe mbi Judën, që të ishin në një mendje* për të plotësuar urdhërimin e mbretit dhe të princave, sipas fjalës së Jehovait.
13 Një mori njerëzish, një kongregacion jashtëzakonisht i madh, u mblodh në Jerusalem në muajin e dytë+ për të kremtuar Festën e Bukëve Pa Maja.+ 14 Ata hoqën altarët e perëndive të rreme e tërë altarët e temjanit+ që ishin në Jerusalem+ dhe i hodhën në luginën e Kidronit. 15 Pas kësaj, ditën e 14-të të muajit të 2-të, ata therën flijimin e Festës së Kalimit. Atëherë priftërinjtë dhe levitët, të turpëruar, u shenjtëruan edhe vetë dhe sollën blatime të djegura në shtëpinë e Jehovait. 16 Ata qëndruan në vendin e tyre, sipas Ligjit të Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë. Pastaj priftërinjtë spërkatën altarin me gjakun+ e marrë nga dora e levitëve. 17 Meqenëse në kongregacion kishte shumë që nuk ishin shenjtëruar, levitët u ngarkuan të thernin flijimet e Festës së Kalimit për të gjithë ata që nuk ishin të pastër,+ që t’i shenjtëronin për Jehovain, 18 sepse shumë njerëz, sidomos nga Efraimi, Manaseu,+ Isahari dhe Zabuloni, e kremtuan Festën e Kalimit ndonëse nuk ishin pastruar siç kërkohej nga Ligji. Por Hezekia u lut për ta: «Jehovai, i cili është i mirë,+ e faltë 19 këdo që ka përgatitur zemrën për të kërkuar Perëndinë e vërtetë,+ Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij, edhe pse nuk është pastruar sipas standardit të shenjtërisë!»+ 20 Dhe Jehovai e dëgjoi Hezekinë, dhe e fali* popullin.
21 Kështu, për shtatë ditë, izraelitët që ndodheshin në Jerusalem kremtuan me gëzim të madh+ Festën e Bukëve Pa Maja.+ Ditë për ditë, levitët dhe priftërinjtë i thurnin lavde Jehovait dhe u binin fort instrumenteve për Jehovain.+ 22 Përveç kësaj, Hezekia u dha zemër* të gjithë levitëve që i shërbenin Jehovait me maturi. Për shtatë ditë, gjatë festës, ata hëngrën,+ bënë flijime në bashkësi+ dhe e falënderuan Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre.
23 Atëherë tërë kongregacioni vendosi që ta kremtonte festën edhe për shtatë ditë të tjera, prandaj e kremtuan plot gëzim edhe për shtatë ditë të tjera.+ 24 Hezekia, mbreti i Judës, dha si kontribut për kongregacionin 1.000 dema e 7.000 dhen, kurse princat dhanë si kontribut për kongregacionin 1.000 dema e 10.000 dhen.+ Një numër i madh priftërinjsh u shenjtëruan.+ 25 Gjithë kongregacioni i Judës, priftërinjtë, levitët, gjithë kongregacioni që erdhi nga Izraeli,+ si edhe të huajt+ që erdhën nga vendi i Izraelit ose që banonin në Judë, fluturonin nga gëzimi. 26 Mbarë Jerusalemin e kishte pushtuar një gëzim i madh, sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në atë qytet që nga ditët e Solomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit.+ 27 Në fund priftërinjtë levitë u çuan dhe bekuan popullin.+ Perëndia e dëgjoi zërin e tyre dhe lutja e tyre mbërriti në banesën e tij të shenjtë, në qiej.
31 Sapo e përfunduan gjithë këtë, izraelitët që ishin atje shkuan nëpër qytetet e Judës dhe bënë copë-copë kolonat e shenjta,+ prenë shtyllat e shenjta*+ dhe rrëzuan vendet e larta+ e altarët+ në gjithë Judën, Beniaminin, Efraimin e Manaseun,+ derisa i shkatërruan krejt. Pas kësaj, gjithë izraelitët u kthyen në shtëpi, secili në qytetin e tij.
2 Pastaj Hezekia i caktoi priftërinjtë dhe levitët sipas ndarjeve të tyre,+ secilin prift dhe levit për të kryer shërbimin e vet:+ për të paraqitur blatimet e djegura dhe flijimet në bashkësi, si edhe për të shërbyer, për të falënderuar e për të lëvduar në portat e oborreve* të Jehovait.+ 3 Një pjesë e caktuar e të mirave të mbretit u dha për blatimet e djegura,+ ku përfshiheshin blatimet e djegura të mëngjesit e të mbrëmjes,+ blatimet e djegura për Sabatet,+ për hënat e reja+ e për festat,+ ashtu siç është shkruar në Ligjin e Jehovait.
4 Gjithashtu, ai urdhëroi banorët e Jerusalemit që t’u jepnin priftërinjve dhe levitëve racionin që u takonte,+ me qëllim që t’i përmbaheshin rreptësisht* Ligjit të Jehovait. 5 Sapo doli urdhri, izraelitët dhanë me bollëk frytet e para të drithit, të verës së re, të vajit,+ të mjaltit dhe të të gjithë prodhimit të arës.+ Ata sollën me bollëk të dhjetën e çdo gjëje.+ 6 Edhe populli i Izraelit dhe populli i Judës, që banonin në qytetet e Judës, sollën të dhjetën e gjedhëve e të dhenve dhe të dhjetën e gjërave të shenjta+ që ishin shenjtëruar për Jehovain, Perëndinë e tyre. Ata i mblodhën dhe bënë shumë grumbuj. 7 Ata filluan t’i grumbullonin kontributet muajin e tretë+ dhe mbaruan muajin e shtatë.+ 8 Kur Hezekia e princat erdhën dhe panë grumbujt, lëvduan Jehovain dhe bekuan popullin e tij, Izraelin.
9 Pastaj Hezekia i pyeti priftërinjtë dhe levitët për grumbujt, 10 dhe Azariahu, kreu i priftërinjve të shtëpisë së Sadokut, i tha: «Që kur filluan të sillnin kontribute në shtëpinë e Jehovait,+ njerëzit kanë ngrënë, janë ngopur dhe ka tepruar shumë, sepse Jehovai e ka bekuar popullin e tij; ja ka tepruar gjithë kjo.»+
11 Atëherë Hezekia u tha të përgatitnin depot*+ në shtëpinë e Jehovait, dhe ata i përgatitën. 12 Vazhduan të sillnin me besnikëri kontributet, të dhjetat*+ dhe gjërat e shenjta. Këto i kishte në ngarkim leviti Konaniah, si përgjegjës, ndërsa vëllai i tij, Shimei, vinte pas tij. 13 Jehieli, Azaziahu, Nahati, Asaheli, Jerimoti, Jozabadi, Elieli, Ismakiahu, Mahati dhe Benajahu ishin caktuar sipas urdhrit të mbretit Hezekia që të ndihmonin Konaniahun dhe Shimein, vëllanë e tij, kurse Azariahu ishte përgjegjës i shtëpisë së Perëndisë së vërtetë. 14 Koreu, leviti, biri i Imnahut, që ishte derëtar në anën lindore,+ u caktua përgjegjës për blatimet vullnetare+ që i bëheshin Perëndisë së vërtetë dhe shpërndante kontributin për Jehovain+ dhe gjërat shumë të shenjta.+ 15 Nën drejtimin e tij, në qytetet e priftërinjve,+ ishin Edeni, Miniamini, Jeshuai, Shemajahu, Amariahu dhe Shekaniahu, të cilëve u ishte besuar detyra që t’u shpërndanin në mënyrë të barabartë vëllezërve të tyre pjesën që u takonte sipas ndarjeve,+ si të madhit, ashtu edhe të voglit. 16 Përveç kësaj, bëhej edhe shpërndarja e ushqimit për meshkujt nga mosha tre vjeç e lart, që ishin pjesë e regjistrimit gjenealogjik dhe që shkonin përditë në shtëpinë e Jehovait për të kryer shërbimin dhe detyrat e tyre sipas ndarjeve.
17 Regjistrimi gjenealogjik i priftërinjve dhe regjistrimi i levitëve nga mosha 20 vjeç e lart+ u bë sipas shtëpive të tyre atërore+ e sipas detyrave në ndarjet e tyre.+ 18 Ky regjistrim përfshinte të gjithë të vegjlit e levitëve, gratë, djemtë e vajzat e tyre, pra, të gjithë kongregacionin, sepse levitët siguroheshin që të ishin të shenjtëruar për shërbimin e tyre të shenjtë, për shkak të detyrës që u ishte besuar. 19 Njësoj u regjistruan edhe pasardhësit e Aronit, priftërinjtë, që jetonin në zonat përreth qyteteve të tyre.+ Në të gjitha qytetet ishin caktuar burra që t’i jepnin racionin çdo mashkulli mes priftërinjve dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e regjistrimit gjenealogjik të levitëve.
20 Hezekia veproi kështu në mbarë Judën e vazhdoi të bënte atë që ishte e mirë dhe e drejtë para Jehovait, Perëndisë së vet, dhe i qëndroi besnik atij. 21 Çdo punë që ndërmori për t’i shërbyer* Perëndisë së tij, qoftë për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ qoftë për Ligjin a urdhërimin, ai e bëri me gjithë zemër dhe pati sukses.
32 Pasi Hezekia i kishte përmbushur të gjitha këto gjëra me besnikëri,+ Senakeribi, mbreti i Asirisë, erdhi të sulmonte Judën. Ai rrethoi qytetet e fortifikuara, me qëllim që t’i pushtonte duke depërtuar nëpërmjet mureve të tyre.+
2 Kur pa se Senakeribi kishte ardhur për të luftuar kundër Jerusalemit, 3 Hezekia vendosi që të bllokonte ujërat e burimeve që ishin jashtë qytetit,+ pasi u konsultua* me princat dhe me luftëtarët e tij, të cilët e mbështetën. 4 Shumë njerëz u mblodhën dhe bllokuan të gjitha burimet dhe përroin që vërshonte përmes vendit, duke thënë: «Pse të vijnë mbretërit e Asirisë dhe të gjejnë tërë këtë ujë?»
5 Përveç kësaj, me vendosmëri rindërtoi gjithë murin e shembur. Mbi të ngriti kulla, kurse nga jashtë ndërtoi një mur tjetër. Gjithashtu meremetoi Bregoren*+ e Qytetit të Davidit dhe bëri shumë armë* e mburoja. 6 Pastaj caktoi krerë ushtarakë mbi popullin, i mblodhi në sheshin e portës së qytetit dhe i inkurajoi me fjalët:* 7 «Jini të fortë dhe guximtarë! Mos kini frikë, as mos u tmerroni nga mbreti i Asirisë+ dhe nga gjithë turma që është me të, sepse ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me të.+ 8 Me të është një krah prej mishi e gjaku,* por me ne është Jehovai, Perëndia ynë, për të na ndihmuar dhe për të luftuar në betejat tona.»+ Dhe populli mori zemër nga fjalët e Hezekisë, mbretit të Judës.+
9 Pas kësaj, kur ndodhej në Lakish+ me gjithë forcat e tij mbretërore,* Senakeribi, mbreti i Asirisë, dërgoi shërbëtorët e tij në Jerusalem, te Hezekia, mbreti i Judës dhe te të gjithë judenjtë që ishin atje,+ për t’u thënë:
10 «Kështu thotë Senakeribi, mbreti i Asirisë: “Ku paskeni besim që rrini ende në Jerusalem, edhe pse është i rrethuar?!+ 11 A nuk po ju mashtron Hezekia dhe a nuk po ju lë të vdisni nga uria dhe nga etja, duke thënë: ‘Jehovai, Perëndia ynë, do të na shpëtojë nga dora e mbretit të Asirisë.’+ 12 A nuk është Hezekia ai që hoqi vendet e larta të Perëndisë tuaj*+ dhe altarët e Tij,+ e pastaj i tha Judës dhe Jerusalemit: ‘Vetëm para një altari duhet të përkuleni dhe mbi të duhet të paraqitni tym blatimesh.’+ 13 A nuk e dini çfarë u kam bërë unë dhe paraardhësit e mi gjithë popujve të vendeve të tjera?+ A ishin vallë në gjendje perënditë e atyre kombeve ta shpëtonin vendin e tyre nga dora ime?+ 14 Cili nga perënditë e këtyre kombeve, që paraardhësit e mi i shkatërruan, arriti ta shpëtonte popullin e tij nga dora ime, që të arrijë t’ju shpëtojë Perëndia juaj?!+ 15 E pra, mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë a t’ju prishë mendjen në këtë mënyrë!+ Mos kini besim tek ai, sepse asnjë perëndi i ndonjë kombi a mbretërie nuk ishte në gjendje ta shpëtonte popullin e vet nga dora ime dhe nga dora e paraardhësve të mi. Prandaj, aq më pak do t’ju shpëtojë Perëndia juaj nga dora ime!”»+
16 Shërbëtorët e tij thanë edhe gjëra të tjera kundër Jehovait, Perëndisë së vërtetë, dhe kundër Hezekisë, shërbëtorit të tij. 17 Madje ai shkroi letra+ për të poshtëruar Jehovain, Perëndinë e Izraelit,+ dhe për të folur kundër tij, duke thënë: «Ashtu si perënditë e kombeve të vendeve të tjera nuk i shpëtuan popujt e tyre nga dora ime,+ ashtu edhe Perëndia i Hezekisë nuk do ta shpëtojë popullin e tij nga dora ime.» 18 Ata bërtitnin me zë të lartë në gjuhën e judenjve, duke iu drejtuar popullit të Jerusalemit që ishte mbi mure, për t’i frikësuar dhe për t’i tmerruar, me qëllim që të merrnin qytetin.+ 19 Ata folën kundër Perëndisë së Jerusalemit, njësoj si për perënditë e popujve të tokës, që janë vepër e duarve të njeriut. 20 Por mbreti Hezekia dhe profeti Isaia,+ biri i Amozit, vazhduan të luteshin për këtë dhe të thërritnin drejt qiellit për ndihmë.+
21 Atëherë Jehovai dërgoi një engjëll dhe zhduku nga faqja e dheut çdo luftëtar të fuqishëm+ e udhëheqës në kampin e mbretit të Asirisë, kështu që ai u kthye i mbuluar me turp në vendin e vet. Më vonë, ai hyri në shtëpinë* e perëndisë së tij dhe atje, disa nga djemtë e vet, e vranë me shpatë.+ 22 Kështu Jehovai e shpëtoi Hezekinë dhe banorët e Jerusalemit nga dora e Senakeribit, mbretit të Asirisë, dhe nga dora e të gjithë të tjerëve, e u dha paqe në çdo anë. 23 Shumë veta i sollën dhurata Jehovait në Jerusalem, si dhe gjëra të zgjedhura Hezekisë, mbretit të Judës.+ Pas kësaj, mbreti Hezekia fitoi shumë respekt në sytë e të gjitha kombeve.
24 Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje dhe iu lut Jehovait,+ i cili iu përgjigj dhe i dha një shenjë.+ 25 Por Hezekia nuk u tregua mirënjohës për të mirën që i ishte bërë, sepse zemra e tij u bë fodulle. Prandaj indinjata e Perëndisë ra mbi të, mbi Judën dhe Jerusalemin. 26 Megjithatë Hezekia e përuli zemrën e vet fodulle,+ si edhe banorët e Jerusalemit, kështu indinjata e Jehovait nuk ra mbi ta në ditët e Hezekisë.+
27 Hezekia pati shumë pasuri dhe lavdi;+ bëri depo+ për argjendin, për arin, për gurët e çmuar, për vajin e balsamit, për mburojat dhe për të gjitha sendet me vlerë. 28 Bëri edhe depo për drithin, për verën e re, për vajin, si dhe stalla për tërë llojet e ndryshme të kafshëve e bagëtive. 29 Ndërtoi qytete dhe pati bagëti të imëta e të trasha me bollëk, pasi Perëndia i dha shumë e shumë të mira. 30 Hezekia mbylli burimet e sipërme të ujërave+ të Gihonit+ dhe i drejtoi poshtë në perëndim për në Qytetin e Davidit.+ Hezekia pati sukses në çdo gjë. 31 Mirëpo, kur princat e Babilonisë dërguan zëdhënës që ta pyetnin për shenjën+ që kishte ndodhur në vend,+ Perëndia i vërtetë e la vetëm që ta vinte në provë+ dhe të shihte gjithçka që kishte në zemër.+
32 Pjesa tjetër e historisë së Hezekisë dhe veprat e tij të dashurisë besnike+ janë shkruar në vegimin* e profetit Isaia,+ birit të Amozit, në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit.+ 33 Në fund Hezekia u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në të përpjetën që të çon te varret e bijve të Davidit.+ Kur vdiq, gjithë Juda dhe banorët e Jerusalemit i bënë nderime; në vend të tij u bë mbret i biri, Manaseu.
33 Manaseu+ ishte 12 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 55 vjet në Jerusalem.+
2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve që Jehovai kishte dëbuar para popullit të Izraelit.+ 3 Ndërtoi përsëri vendet e larta që Hezekia, i ati, kishte rrëzuar,+ ngriti altarë për Baalët, bëri shtylla të shenjta* e u përkul para gjithë ushtrisë së qiejve dhe u shërbeu atyre.+ 4 Ai ndërtoi edhe altarë në shtëpinë e Jehovait,+ për të cilën Jehovai kishte thënë: «Emri im do të mbetet përgjithmonë në Jerusalem.»+ 5 Në dy oborret e shtëpisë së Jehovait+ ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiejve. 6 Ai i dogji bijtë e tij në zjarr*+ në Luginën e Birit të Hinomit,+ u mor me magji,+ me fall, me shtrigëri dhe vendosi mediume* e caktoi parashikues fati.+ Bëri në një shkallë të paparë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, për ta fyer atë.
7 Shëmbëlltyrën e gdhendur e vuri në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ për të cilën Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të tij: «Në këtë shtëpi dhe në Jerusalem, të cilin e kam zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit, do ta vë emrin tim përgjithmonë.+ 8 Unë nuk do t’i dëboj bijtë e Izraelit nga toka që u premtova paraardhësve të tyre, vetëm nëse zbatojnë me kujdes të gjitha gjërat që u urdhërova, të gjithë Ligjin, rregullat dhe vendimet gjyqësore që u dhashë me anë të Moisiut.» 9 Por Manaseu e largoi nga rruga e drejtë Judën dhe banorët e Jerusalemit që të bënin më keq se kombet që Jehovai i kishte shfarosur para izraelitëve.+
10 Jehovai vazhdoi t’i fliste Manaseut dhe popullit të tij, por ata nuk i kushtuan vëmendje.+ 11 Prandaj Jehovai solli kundër tyre krerët e ushtrisë së mbretit të Asirisë. Ata e kapën rob Manaseun, i vunë grremça,* e lidhën me dy vargonj bakri dhe e çuan në Babiloni. 12 Kur e pa veten keq, ai iu përgjërua Jehovait, Perëndisë së vet, për miratimin e tij,* dhe u përul shumë para Perëndisë së paraardhësve të tij. 13 Ai vazhdoi t’i lutej Perëndisë, kështu që Perëndia u prek nga përgjërimi i tij, ia dëgjoi kërkesën për miratim dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë e tij.+ Atëherë Manaseu kuptoi se Jehovai është Perëndia i vërtetë.+
14 Pas kësaj, ai ndërtoi një mur të jashtëm për Qytetin e Davidit,+ në perëndim të Gihonit,+ në luginë.* Muri arrinte deri te Porta e Peshqve,+ vazhdonte përqark deri në Ofel;+ murin e bëri shumë të lartë. Veç kësaj, Manaseu caktoi krerë ushtarakë në gjithë qytetet e fortifikuara të Judës. 15 Pastaj hoqi perënditë e huaja dhe shëmbëlltyrën e idhullit nga shtëpia e Jehovait,+ si dhe gjithë altarët që kishte ndërtuar në malin e shtëpisë së Jehovait+ e në Jerusalem, dhe urdhëroi që t’i hidhnin jashtë qytetit. 16 Gjithashtu përgatiti altarin e Jehovait+ e filloi të ofronte mbi të flijime në bashkësi+ dhe flijime falënderimi,+ si dhe i tha Judës që t’i shërbente Jehovait, Perëndisë së Izraelit. 17 Megjithatë populli bënte ende flijime në vende të larta, vetëm se i bënte për Jehovain, Perëndinë e vet.
18 Pjesa tjetër e historisë së Manaseut, lutja që i bëri Perëndisë së tij dhe fjalët që i thoshin vegimtarët* në emër të Jehovait, Perëndisë së Izraelit, janë shkruar në historinë e mbretërve të Izraelit. 19 Edhe lutja e tij,+ se si iu dëgjua përgjërimi, tërë mëkatet e pabesia e tij,+ vendet ku ndërtoi vendet e larta e ku ngriti shtyllat e shenjta,*+ si dhe shëmbëlltyrat e skalitura para se të përulej, janë shkruar në fjalët e vegimtarëve të vet. 20 Pastaj Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në shtëpinë e vet; në vend të tij u bë mbret i biri, Amoni.+
21 Amoni+ ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi dy vjet në Jerusalem.+ 22 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si kishte bërë i ati, Manaseu.+ Amoni u ofroi flijime tërë shëmbëlltyrave të skalitura që kishte bërë Manaseu,+ ati i tij, dhe vazhdoi t’u shërbente atyre. 23 Por Amoni nuk u përul para Jehovait,+ siç u përul Manaseu,+ ati i tij, përkundrazi gaboi edhe më rëndë. 24 Në fund shërbëtorët e vet komplotuan kundër tij+ dhe e vranë në shtëpinë e vet. 25 Por populli i vendit i vrau të gjithë ata që kishin komplotuar kundër mbretit Amon,+ dhe në vend të tij bëri mbret të birin, Josinë.+
34 Josia+ ishte 8 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 31 vjet në Jerusalem.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe eci në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij, e nuk u kthye as djathtas, as majtas.
3 Vitin e 8-të të mbretërimit, kur ishte ende djalosh, filloi të kërkonte Perëndinë e Davidit, paraardhësit të tij,+ dhe në vitin e 12-të filloi të pastronte Judën e Jerusalemin+ nga vendet e larta,+ nga shtyllat e shenjta,* nga shëmbëlltyrat e skalitura+ dhe nga statujat prej metali.* 4 Përveç kësaj, para syve të tij rrëzuan altarët e Baalëve. Ai shkatërroi mbajtëset e temjanit që ishin sipër tyre, kurse shtyllat e shenjta,* shëmbëlltyrat e skalitura dhe statujat prej metali* i copëtoi e i bëri pluhur, të cilin e hodhi mbi varret e atyre që u bënin flijime.+ 5 Kockat e priftërinjve i dogji mbi altarët që ata përdornin.+ Kështu e pastroi Judën dhe Jerusalemin.
6 Gjithashtu, në qytetet e Manaseut, Efraimit,+ Simeonit e deri në Neftal dhe në vendet e rrënuara përreth tyre, 7 rrëzoi altarët dhe thërrmoi shtyllat e shenjta* dhe shëmbëlltyrat e skalitura,+ duke i kthyer në pluhur; shkatërroi gjithë mbajtëset e temjanit në tërë vendin e Izraelit,+ pastaj u kthye në Jerusalem.
8 Në vitin e 18-të të mbretërimit, kur kishte pastruar vendin dhe tempullin,* ai dërgoi Shafanin,+ birin e Azaliahut, Masejahun, kreun e qytetit, dhe kronistin* Joah, birin e Joahazit, që të meremetonin shtëpinë e Jehovait, Perëndisë së tij.+ 9 Ata vajtën te kryeprifti Hilkiah dhe i dhanë paratë që kishin sjellë në shtëpinë e Perëndisë, të cilat levitët që shërbenin si derëtarë i kishin mbledhur nga Manaseu, Efraimi dhe nga gjithë pjesa tjetër e Izraelit,+ si dhe nga Juda, Beniamini e banorët e Jerusalemit. 10 Pastaj ata ua dhanë atyre që ishin caktuar të mbikëqyrnin punën në shtëpinë e Jehovait. Punëtorët i përdorën paratë për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 11 Paratë iu dhanë mjeshtërve dhe ndërtuesve që të blinin gurë të latuar, dru për trarët mbështetës, si edhe trarë që me to të forconin ndërtesat që mbretërit e Judës i kishin lënë të rrënoheshin.+
12 Burrat punonin me besnikëri.+ Mbi ta ishin caktuar si mbikëqyrës levitët Jahat dhe Abdia, nga meraritët,+ si dhe Zakaria e Meshulami, nga kehathitët.+ Levitët, çdonjëri prej të cilëve ishte mjeshtër i instrumenteve muzikore,+ 13 drejtonin punëtorët e thjeshtë* dhe ishin mbikëqyrësit e tërë punëtorëve që bënin shërbime të ndryshme. Nga levitët kishte sekretarë, kryepunëtorë dhe derëtarë.+
14 Ndërsa po nxirrnin paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait,+ prifti Hilkiah gjeti librin e Ligjit+ të Jehovait që ishte dhënë me anë të* Moisiut.+ 15 Atëherë Hilkiahu i tha sekretarit Shafan: «Në shtëpinë e Jehovait kam gjetur librin e Ligjit.» Kështu Hilkiahu ia dha librin Shafanit. 16 Shafani ia çoi mbretit dhe i tha: «Shërbëtorët e tu po bëjnë tërë atë që u është ngarkuar. 17 Ata kanë nxjerrë nga arka paratë që ishin në shtëpinë e Jehovait dhe ua kanë dhënë burrave të caktuar dhe punëtorëve.» 18 Pastaj sekretari Shafan i tregoi mbretit: «Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër.»+ Atëherë Shafani nisi ta lexonte atë para mbretit.+
19 Me të dëgjuar fjalët e Ligjit, mbreti shqeu rrobat.+ 20 Atëherë ai urdhëroi Hilkiahun, Ahikamin,+ birin e Shafanit, Abdonin, birin e Mikesë, sekretarin Shafan dhe Asajahun, shërbëtorin e mbretit: 21 «Shkoni, kërkoni drejtimin e Jehovait për mua dhe për ata që kanë mbetur në Izrael e në Judë në lidhje me fjalët e librit që është gjetur, sepse tërbimi që Jehovai do të derdhë kundër nesh është i madh, ngaqë paraardhësit tanë nuk e zbatuan fjalën e Jehovait dhe nuk vepruan sipas asaj që është shkruar në këtë libër.»+
22 Kështu Hilkiahu, bashkë me ata që kishte dërguar mbreti, shkoi te profetesha Hulda.+ Ajo ishte gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave, i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harhasit; banonte në Jerusalem, në Lagjen e Dytë. Ata folën me të+ 23 dhe ajo iu përgjigj:
«Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “I thoni atij që ju ka dërguar tek unë: 24 ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell shkatërrimin mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij,+ të gjitha mallkimet që janë shkruar në librin+ që u lexua para mbretit të Judës. 25 Ngaqë më kanë braktisur+ dhe po u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera, për të më fyer+ me gjithë veprat e duarve të tyre, tërbimi im do të derdhet mbi këtë vend dhe s’do të shuhet.”’+ 26 Por mbretit të Judës që ju ka dërguar për të kërkuar drejtimin e Jehovait, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit lidhur me fjalët që ke dëgjuar:+ 27 “Meqë t’u prek* zemra dhe u përule para Perëndisë sapo dëgjove fjalët e tij për këtë vend e për banorët e tij, u përule përpara meje, shqeve rrobat e qave para meje, edhe unë të dëgjova,+—thotë Jehovai.—28 Prandaj do të të bashkoj me paraardhësit e tu,* dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe. Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë shkatërrimin që do t’i sjell këtij vendi dhe banorëve të tij.”’”»+
Atëherë ata ia çuan përgjigjen mbretit. 29 Kështu mbreti dërgoi fjalë që të mblidheshin tek ai tërë pleqtë e Judës dhe të Jerusalemit.+ 30 Pas kësaj, mbreti u ngjit në shtëpinë e Jehovait me gjithë burrat e Judës, me banorët e Jerusalemit, me priftërinjtë, me levitët, pra me tërë popullin, të madh e të vogël. Ai u lexoi tërë fjalët e librit të besëlidhjes që ishte gjetur në shtëpinë e Jehovait.+ 31 Pastaj mbreti qëndroi në vendin e tij dhe bëri një besëlidhje*+ para Jehovait se do t’i bindej Jehovait dhe do të zbatonte urdhërimet, përkujtuesit dhe rregullat e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,*+ duke iu përmbajtur fjalëve të besëlidhjes të shkruara në atë libër.+ 32 Gjithashtu u kërkoi të gjithë atyre në Jerusalem dhe në Beniamin ta pranonin atë. Kështu banorët e Jerusalemit vepruan sipas besëlidhjes së Perëndisë, Perëndisë së paraardhësve të tyre.+ 33 Pas kësaj, Josia hoqi gjithë gjërat e neveritshme* nga tërë vendet që u përkitnin izraelitëve+ dhe i nxiti të gjithë në Izrael t’i shërbenin Jehovait, Perëndisë së tyre. Gjatë gjithë jetës së tij,* ata ndoqën Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre dhe nuk u larguan prej tij.
35 Josia kremtoi në Jerusalem Festën e Kalimit*+ për Jehovain dhe ditën e 14-të të muajit të parë+ u ther flijimi i Festës së Kalimit.+ 2 Ai i caktoi priftërinjtë në detyrat e tyre dhe u dha zemër që të kryenin shërbimin në shtëpinë e Jehovait.+ 3 Pastaj u tha levitëve, mësuesve të të gjithë Izraelit,+ atyre që ishin të shenjtë për Jehovain: «Vëreni Arkën e shenjtë në shtëpinë që ndërtoi Solomoni, biri i Davidit, mbreti i Izraelit.+ Nuk do ta mbartni më mbi supet tuaja.+ Tani shërbejini Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe popullit të tij, Izraelit. 4 Përgatituni sipas shtëpive tuaja atërore, në përputhje me ndarjet tuaja, duke ndjekur atë që ka shkruar Davidi,+ mbreti i Izraelit, dhe Solomoni, biri i tij.+ 5 Qëndroni në vendin e shenjtë të grupuar sipas shtëpive atërore të vëllezërve tuaj, pjesës tjetër të popullit.* Secila shtëpi atërore do të ketë një grup nga shtëpia atërore levite që t’u shërbejë. 6 Therni flijimin e Festës së Kalimit,+ shenjtërohuni dhe bëni përgatitje për vëllezërit tuaj, që të zbatohet fjala e Jehovait, e dhënë me anë të Moisiut.»
7 Josia dha këto kope si kontribut për popullin: 30.000 qengja meshkuj dhe keca meshkuj si flijim për Festën e Kalimit për të gjithë ata që ishin të pranishëm, si dhe 3.000 gjedhë. Këto ishin prej zotërimeve të mbretit.+ 8 Edhe princat e tij dhanë si kontribut një blatim vullnetar për popullin, për priftërinjtë dhe për levitët. Hilkiahu,+ Zakaria dhe Jehieli, prijësit e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, dhanë për priftërinjtë 2.600 kokë bagëti të imët si flijim për Festën e Kalimit, si edhe 300 kokë bagëti të trashë. 9 Konaniahu dhe vëllezërit e tij, Shemajahu dhe Netaneli, bashkë me Hashabiahun, Jejelin dhe Jozabadin, krerët e levitëve, u dhanë levitëve si kontribut 5.000 kokë bagëti të imët për flijimin e Festës së Kalimit, si edhe 500 kokë bagëti të trashë.
10 Përgatitjet përfunduan, dhe priftërinjtë qëndronin në vendet e tyre, ndërsa levitët qëndronin sipas ndarjeve të tyre,+ siç kishte urdhëruar mbreti. 11 Pasi therën flijimin e Festës së Kalimit,+ priftërinjtë spërkatën gjakun që morën prej levitëve,+ ndërkohë që këta po rripnin lëkurën.+ 12 Pastaj ata përgatitën blatimet e djegura që t’ia shpërndanin pjesës tjetër të popullit, që ishte grupuar sipas shtëpive atërore, me qëllim që t’i paraqitnin para Jehovait, siç është shkruar në librin e Moisiut. Kështu bënë edhe me gjedhët. 13 Sipas zakonit, gatuan* flijimin e Festës së Kalimit mbi zjarr,+ gatuan blatimet e shenjta në tenxhere, në kazanë e në tiganë, pastaj ua çuan menjëherë gjithë pjesës tjetër të popullit. 14 Më pas levitët përgatitën flijimin e Festës së Kalimit për vete dhe për priftërinjtë, sepse priftërinjtë, pasardhësit e Aronit, paraqitën flijimet e djegura dhe pjesët e dhjamura derisa u bë natë. Kështu levitët përgatitën flijimin për vete dhe për priftërinjtë, pasardhësit e Aronit.
15 Këngëtarët, bij të Asafit,+ qëndronin në vendet e tyre, sipas urdhërimit të Davidit,+ të Asafit,+ të Hemanit dhe të Jeduthunit,+ vegimtarit* të mbretit, ndërsa derëtarët qëndronin nëpër portat e ndryshme.+ Nuk kishte nevojë që ata të largoheshin nga shërbimi, sepse flijimin e Festës së Kalimit për ta e përgatitnin vëllezërit e tyre, levitët. 16 Kështu atë ditë u përgatit gjithçka që Jehovai kërkonte për të mbajtur Festën e Kalimit+ dhe për të paraqitur blatimet e djegura mbi altarin e Jehovait, sipas urdhërimit të mbretit Josia.+
17 Pikërisht në atë kohë, izraelitët që ndodheshin atje e mbajtën Festën e Kalimit, si dhe Festën e Bukëve Pa Maja për shtatë ditë.+ 18 Në Izrael nuk ishte mbajtur kurrë një Festë Kalimi e tillë që nga ditët e profetit Samuel. Asnjë nga mbretërit e tjerë të Izraelit nuk kishte mbajtur një Festë Kalimi si ajo që mbajtën Josia,+ priftërinjtë, levitët, tërë Juda e Izraeli që gjendeshin atje, si dhe banorët e Jerusalemit. 19 Ajo Festë Kalimi u mbajt në vitin e 18-të të mbretërimit të Josisë.
20 Pas gjithë kësaj, kur Josia kishte restauruar tempullin,* Nekoja,+ mbreti i Egjiptit, doli të luftonte në Karkemish, buzë Eufratit. Atëherë Josia shkoi të luftonte kundër tij.+ 21 Nekoja i dërgoi lajmëtarë, që t’i thoshte: «Ç’punë ke me mua, o mbret i Judës? Nuk po dal sot kundër teje, por do të luftoj kundër një shtëpie tjetër, dhe Perëndia thotë se duhet të nxitoj. Për të mirën tënde, mos e kundërshto Perëndinë, i cili është me mua, përndryshe ai do të të shkatërrojë.» 22 Prapëseprapë Josia nuk u tërhoq, por u maskua+ për të luftuar kundër tij dhe nuk i dëgjoi fjalët e Nekos që vinin nga goja e Perëndisë. Kështu, ai shkoi të luftonte në rrafshinën e Megidos.+
23 Shigjetarët e qëlluan mbretin Josia, prandaj mbreti u tha shërbëtorëve të vet: «Më largoni që këtej, sepse jam plagosur shumë rëndë.» 24 Atëherë shërbëtorët e zbritën nga karroca, e hipën në karrocën e dytë të luftës dhe e çuan në Jerusalem. Kështu ai vdiq dhe e varrosën në varret e paraardhësve të tij.+ Gjithë Juda dhe Jerusalemi mbajtën zi për Josinë. 25 Jeremia+ ia nisi një kënge të përvajshme për Josinë. Tërë këngëtarët e këngëtaret+ vazhdojnë ta kujtojnë Josinë në vajtimet e tyre deri sot. U vendos që këto këngë të këndohen në Izrael dhe i gjejmë të shkruara mes këngëve të përvajshme.*
26 Pjesa tjetër e historisë së Josisë, veprat e tij të dashurisë besnike në përputhje me atë që është shkruar në Ligjin e Jehovait, 27 gjithçka bëri, nga fillimi deri në fund, janë shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës.+
36 Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin,+ birin e Josisë, dhe e bëri mbret në Jerusalem, në vend të të atit.+ 2 Jehoahazi ishte 23 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem. 3 Megjithatë, mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jerusalem dhe i vuri vendit një detyrim prej 100 talentash* argjendi dhe një talentë ari.+ 4 Pas kësaj, mbreti i Egjiptit bëri mbret në Jerusalem dhe në Judë vëllanë e Jehoahazit, Eliakimin, dhe ia ndryshoi emrin në Jehojakim. Kurse vëllanë e tij, Jehoahazin, Nekoja+ e mori dhe e çoi në Egjipt.+
5 Jehojakimi+ ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem. Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij.+ 6 Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, doli kundër tij që ta lidhte me dy vargonj bakri për ta çuar në Babiloni.+ 7 Nabukodonosori çoi në Babiloni edhe disa prej pajisjeve të shtëpisë së Jehovait dhe i vuri në pallatin e vet mbretëror në Babiloni.+ 8 Pjesa tjetër e historisë së Jehojakimit, gjërat e neveritshme që bëri dhe gjithë gjërat e këqija që u zbuluan rreth tij, është shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës. Në vend të tij u bë mbret i biri, Jehojakini.+
9 Jehojakini+ ishte 18 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj e dhjetë ditë në Jerusalem. Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 10 Në fillim të vitit,* mbreti Nabukodonosor dërgoi trupat ushtarake që ta sillnin Jehojakinin në Babiloni,+ bashkë me sende me vlerë të shtëpisë së Jehovait.+ Pastaj, ai bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Zedekinë, xhaxhanë e Jehojakinit.+
11 Zedekia+ ishte 21 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem.+ 12 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij. Nuk u përul para profetit Jeremia,+ i cili foli me urdhër të Jehovait. 13 Për më tepër u rebelua kundër mbretit Nabukodonosor,+ që e kishte vënë të betohej për Perëndinë. Ai vazhdoi të ishte kokëfortë,* e ngurtësoi zemrën dhe nuk pranoi të kthehej te Jehovai, Perëndia i Izraelit. 14 Gjithë krerët e priftërinjve dhe populli u treguan shumë të pabesë, duke bërë tërë gjërat e neveritshme që bënin kombet, kështu që e përdhosën shtëpinë e Jehovait,+ të cilën ai e kishte shenjtëruar në Jerusalem.
15 Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre, vazhdoi t’u dërgonte paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij; i paralajmëronte herë pas here, sepse i dhimbsej populli i tij dhe banesa e vet. 16 Por ata talleshin gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë,+ i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë profetët,+ deri kur tërbimi i Jehovait u derdh kundër popullit të vet,+ aq sa nuk kishte shërim.
17 Kështu ai solli kundër tyre mbretin kaldeas,+ i cili ua vrau me shpatë+ të rinjtë në shenjtërore+ dhe nuk iu dhimbs as i riu, as virgjëresha, as i moshuari, as i dobëti.+ Çdo gjë Ai e dha në duart e tij.+ 18 Ky çoi çdo gjë në Babiloni: gjithë pajisjet e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, të mëdha e të vogla, thesarin e shtëpisë së Jehovait, si dhe thesarin e mbretit e të princave të tij.+ 19 Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin e Jerusalemit,+ dogji tërë kullat e tij të fortifikuara dhe shkatërroi gjithçka me vlerë.+ 20 Ata që i shpëtuan shpatës, ai i mori robër në Babiloni.+ Këta u bënë shërbëtorët e tij+ dhe të djemve të tij deri në kohën kur filloi të sundonte mbretëria* e Persisë,+ 21 që të përmbushej fjala e Jehovait që tha nëpërmjet gojës së Jeremisë,+ derisa vendi të shlyente sabatet e tij.+ Vendi e mbajti sabatin gjatë gjithë ditëve që ishte i shkretuar, me qëllim që të plotësoheshin 70 vjet.+
22 Në vitin e parë të mbretit Kir+ të Persisë, që të përmbushej fjala e Jehovait e thënë me anë të Jeremisë,+ Jehovai nxiti* mbretin Kir të Persisë që të nxirrte në gjithë mbretërinë e tij një shpallje, madje edhe me shkrim,+ ku thuhej: 23 «Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: ‘Jehovai, Perëndia i qiejve, më ka dhënë gjithë mbretëritë e tokës+ dhe më ka ngarkuar që t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem të Judës.+ Kush mes jush bën pjesë në popullin e tij? Perëndia Jehova qoftë me ju! Shkoni, pra, në Jerusalem.’»+
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «kërkonin drejtimin e Tij».
Fjalë për fjalë «të dal e të hyj para popullit».
Fjalë për fjalë «shumë ditë».
Ose «kalorës».
Ose «kalorës».
Një mundësi tjetër «nga Egjipti dhe nga Kueja; tregtarët e mbretit i blinin nga Kueja», ndoshta i referohet Kilikisë.
Ose «pallat mbretëror».
Ose «si hamej».
Ose «pallat mbretëror».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Një dru i çmuar që përdoret për të bërë produkte të cilësisë së lartë.
Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «si hamej».
Shih Fjalorthin.
Një kut standard ishte 44,5 cm, por disa mendojnë se «njësia matëse e mëparshme» i referohet një kuti të gjatë që ishte 51,8 cm. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, hyrja e tempullit.
Ose «20 kute i gjatë, që përkonte me gjerësinë e shtëpisë».
Disa dorëshkrime të lashta thonë «120», ndërsa dorëshkrime të tjera dhe disa përkthime thonë «20 kute».
Fjalë për fjalë «Shtëpinë e madhe»; ka të ngjarë t’i referohet së Shenjtës.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «shtëpisë».
Domethënë, drejt së Shenjtës.
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «jug».
Ose «veri».
Do të thotë «Ai [pra, Jehovai] e bëftë të patundur».
Mund të ketë kuptimin «në forcë».
Ose «rezervuarin».
Ose «Duhej një litar prej 30 kutesh për ta matur rreth e qark».
Rreth 7,4 cm. Shih Shtojcën B14.
Ose «Kapaciteti i tij ishte».
Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «rrethimin».
Shih Fjalorthin.
Ose «karroca për të mbajtur ujë».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «shtëpisë së tempullit». Këtu i referohet së Shenjtës.
Domethënë, për Festën e Kasolleve.
Ose «priftërinjtë levitë».
Fjalë për fjalë «biri yt që do të dalë nga ijët e tua».
Ose «rrethimit».
Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, një betim që përfshinte edhe një mallkim si dënim, nëse dikush betohej në mënyrë të rreme ose e shkelte betimin.
Fjalë për fjalë «mallkim».
Fjalë për fjalë «mallkim».
Fjalë për fjalë «të drejtë».
Ose «i ke munduar».
Shih Fjalorthin.
Ose «karkalecat antenëgjatë».
Fjalë për fjalë «në vendin e portave të tij».
Fjalë për fjalë «të të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «të reputacionit».
Fjalë për fjalë «të shtrirë».
Fjalë për fjalë «të të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Shih Fjalorthin.
Ose «të bëhet për».
Shih Fjalorthin.
Ose «përuruan».
Mund t’u referohet levitëve.
Ose «hyrja e Hamathit».
Shih Fjalorthin.
Dita pas festës, ose dita e 15-të.
Ose «pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «kërkon fytyrën time».
Ose «shprehje proverbiale».
Ose «pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «bij të Izraelit».
Ose «rindërtoi».
Ose «oficerëve të vet ndihmës».
Domethënë, hyrjes së tempullit.
Ose «Festën e Strehëve të Përkohshme».
Ose «të përgatitura; të përfunduara».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Ose «gjëegjëza».
Ose «një shpurë mbresëlënëse».
Fjalë për fjalë «asgjë të fshehur».
Fjalë për fjalë «s’i mbeti më frymë».
Ose «fjalët».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Një dru i çmuar që përdoret për të bërë produkte të cilësisë së lartë.
Ose «pallatin mbretëror».
Një mundësi tjetër «përveç dhuratave me të njëjtën vlerë».
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Një minë në Shkrimet Hebraike ishte 570 g. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «kërkonin fytyrën e Solomonit».
Ose «mençurinë që i kishte vënë në zemër».
Ose «kalorës».
Domethënë, Eufrati.
Shih Fjalorthin.
Ose «u këshillua».
Ose «pleqtë».
Ose «pleqtë».
Ose «u këshillua».
Ose «pleqve».
Fjalë për fjalë «tendat».
Fjalë për fjalë «të zgjedhur».
Ose «rindërtoi».
Fjalë për fjalë «për cjeptë».
Shih Fjalorthin.
Ose «duke i shpërndarë».
Fjalë për fjalë «mbretërive».
Ose «e pallatit mbretëror».
Fjalë për fjalë «të vrapuesve».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të zgjedhur».
Fjalë për fjalë «të zgjedhur».
Domethënë, të një besëlidhjeje të përhershme dhe të pandryshueshme.
Fjalë për fjalë «vjen që të mbushë duart me».
Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të zgjedhur».
Ose «shtjellimin; komentarin».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «dyer dykanatëshe».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Ose «që tendosnin harkun».
Fjalë për fjalë «të shumtë».
Ose «vdekatari».
Fjalë për fjalë «Për shumë ditë».
Fjalë për fjalë «nuk kishte paqe për këdo që dilte a hynte».
Fjalë për fjalë «të mos ju lëshojnë duart».
Domethënë, hyrjes së tempullit.
Shih Fjalorthin.
Ose «si zonjë».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «ditëve».
Ose «të rindërtonte».
Fjalë për fjalë «të dilte ose të hynte tek».
Ose «i pallatit mbretëror».
Ose «besëlidhje».
Ose «rindërtimin».
Ose «rindërtoi».
Ose «mbështetjen».
Fjalë për fjalë «në shtëpinë e fallakasë».
Ose «shtrat portativ».
Fjalë për fjalë «eci sipas».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «aleancë martesore».
Ose «e bindi».
Ose «do t’i shtysh; do t’i shposh».
Fjalë për fjalë «një frymë».
Fjalë për fjalë «do të bëhem një frymë mashtruese në gojën e gjithë profetëve të tij».
Fjalë për fjalë «një frymë».
Fjalë për fjalë «Nga kaloi fryma e Jehovait prej meje».
Fjalë për fjalë «kundër të voglit a të madhit».
Ose «pa dashje».
Ose «parzmores së thurur».
Fjalë për fjalë «kampi».
Ose «pallatin mbretëror».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «e ke përgatitur zemrën».
Fjalë për fjalë «frikësojuni Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «me frikë». Shih Fjalorthin.
Ose «me gjërat e mira që bëni».
Një mundësi tjetër «meunitëve».
Ka të ngjarë, Deti i Vdekur.
Fjalë për fjalë «ktheu fytyrën».
Ose «që të kërkonin drejtimin e».
Fjalë për fjalë «farës».
Fjalë për fjalë «bijtë».
Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.
Ose «që të duroni».
Ose «u këshillua».
Ose «Ultësirën».
Fjalë për fjalë «për të bekuar».
Do të thotë «e bekimit».
Disa herë te 2 Kronikave termi i përgjithshëm «Izrael» përdoret në vend të termit më specifik «Judë».
Domethënë, një pasardhës.
Ose «të silleshin si prostitutë ndaj Perëndisë». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».
Fjalë për fjalë «zgjoi frymën e filistinëve».
Ose «pallatin mbretëror».
Quhet edhe Ahaziah.
Fjalë për fjalë «vajza».
Një formë e shkurtuar e emrit «Ramot-Galad».
Në disa dorëshkrime hebraike quhet «Azariah».
Ose «ishte i sëmurë».
Fjalë për fjalë «birin».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «tërë farën mbretërore».
Ose «dadon».
Ose «një besëlidhje».
Ose «pallatin mbretëror».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «kur të dalë dhe kur të hyjë».
Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.
Ose «heshtën».
Ose «diademën».
Ka mundësi një rrotull që kishte Ligjin e Perëndisë.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «Idhujt».
Një mundësi tjetër «derisa dhanë të gjithë».
Ose «I moshuar dhe i ngopur me vite».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «pati zemërim ndaj».
Ose «jepnin vazhdimisht dëshmi kundër tyre».
Fjalë për fjalë «e veshi».
Fjalë për fjalë «Në fillim të vitit tjetër».
Domethënë, sirianët.
Ose «me shumë lëngata».
Ose «e djalit». Ka mundësi që shumësi të tregojë madhështi.
Fjalë për fjalë «themelimin».
Ose «shtjellimin; komentarin».
Fjalë për fjalë «të zgjedhur».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Ose «të ndeshemi ballë për ballë».
Fjalë për fjalë «ti e ke mundur».
Ose «në pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «tendën».
Quhet edhe Ahaziah.
Rreth 178 m. Shih Shtojcën B14.
Ose «nën kujdesin e».
Domethënë, babai i tij, Amaziahu.
Fjalë për fjalë «t’i frikësohej Perëndisë së vërtetë». Shih Fjalorthin.
Ose «hapi», ka shumë të ngjarë në shkëmb.
Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.
Ose «përkrenare».
Ose «parzmore të thurura».
Ose «të pallatit mbretëror».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «i përgatitur».
Ose «shtatore të derdhura».
Shih Fjalorthin, «Gehena».
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Fjalë për fjalë «nga vëllezërit e tyre».
Disa herë te 2 Kronikave termi i përgjithshëm «Izrael» përdoret në vend të termit më specifik «Judë».
Ose «pallatin mbretëror».
Fjalë për fjalë «perëndive të Damaskut, që e kishin mposhtur».
Fjalë për fjalë «e kthyen fytyrën në anën tjetër».
Domethënë, të hyrjes së tempullit.
Fjalë për fjalë «diçka për t’u fishkëllyer».
Ose «të pushoni».
Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «Tani ju është mbushur dora».
Fjalë për fjalë «ishin me zemër më të drejtë».
Ose «të rivendosej».
Ose «për të kremtuar Pashkën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «vrapuesit».
Ose «hirmadh».
Fjalë për fjalë «Vrapuesit».
Ose «Bekimi i Perëndisë».
Fjalë për fjalë «që t’u jepte një zemër të vetme».
Fjalë për fjalë «e shëroi».
Ose «i inkurajoi».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «e kampeve».
Ose «t’i kushtoheshin plotësisht».
Ose «sallat e ngrënies».
Shih Fjalorthin.
Ose «për të kërkuar».
Ose «u këshillua».
Ose «Milon». Një fjalë hebraike që do të thotë «mbush».
Ose «shigjeta».
Fjalë për fjalë «u foli zemrës së tyre».
Ose «Ai mbështetet te forca njerëzore».
Ose «me gjithë forcën dhe shkëlqimin e tij ushtarak».
Fjalë për fjalë «së tij».
Ose «tempullin».
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «i kaloi bijtë e tij në zjarr».
Shih Fjalorthin.
Një mundësi tjetër «në një skutë».
Fjalë për fjalë «zbuti fytyrën e Jehovait, Perëndisë së tij».
Ose «vad». Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Shih Fjalorthin.
Ose «shtatoret e derdhura».
Shih Fjalorthin.
Ose «shtatoret e derdhura».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «regjistruesin».
Ose «hamejtë».
Fjalë për fjalë «me anë të dorës së».
Fjalë për fjalë «t’u zbut».
Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.
Ose «përtëriu besëlidhjen».
Shih Fjalorthin.
Ose «idhujt e neveritshëm».
Fjalë për fjalë «gjithë ditëve të tij».
Ose «Pashkën». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të bijve të popullit».
Një mundësi tjetër «poqën».
Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «shtëpinë».
Ose «këngëve të vajtimit».
Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
Ka mundësi në pranverë.
Fjalë për fjalë «vazhdoi ta ngurtësonte qafën».
Ose «fuqia mbretërore».
Fjalë për fjalë «zgjoi frymën e».