BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt 1 Kronikave 1:1-29:30
  • 1 Kronikave

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 Kronikave
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
1 Kronikave

LIBRI I PARË I KRONIKAVE

1 Adami,

Seti,+

Enosi,

2 Kenani,

Mahalaleli,+

Jaredi,+

3 Enoku,+

Metuselahu,

Lameku,+

4 Noeja,+

Semi,+ Kami dhe Jafeti.+

5 Bijtë e Jafetit ishin: Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali,+ Mesheku+ dhe Tirasi.+

6 Bijtë e Gomerit ishin: Ashkenazi, Rifati dhe Togarmahu.+

7 Bijtë e Javanit ishin: Elishahu, Tarshishi, Kitimi dhe Rodanimi.

8 Bijtë e Kamit ishin: Kushi,+ Mizraimi, Puti dhe Kanani.+

9 Bijtë e Kushit ishin: Sebai,+ Havilahu, Sabtahu, Ramahu+ dhe Sabtekai.

Bijtë e Ramahut ishin Sheba dhe Dedani.+

10 Kushit i lindi edhe Nimrodi.+ Ai ishte njeriu i parë që u bë i fuqishëm në tokë.

11 Mizraimit i lindën: Ludimi,+ Anamimi, Lehabimi, Naftuhimi,+ 12 Patrusimi,+ Kasluhimi (prej nga erdhën filistinët)+ dhe Kaftorimi.+

13 Kananit i lindi Sidoni,+ i parëlinduri, dhe Hethi.+ 14 Prej tij erdhën edhe jebusitët,+ amoritët,+ girgasitët,+ 15 hivitët,+ arkitët, sinitët, 16 arvaditët,+ zemaritët dhe hamathitët.

17 Bijtë e Semit ishin: Elami,+ Ashuri,+ Arpakshadi, Ludi, Arami,

si edhe* Uzi, Huli, Geteri dhe Mashi.+

18 Arpakshadit i lindi Shelahu,+ dhe Shelahut i lindi Eberi.

19 Eberit i lindën dy bij. Emri i njërit ishte Peleg,*+ sepse gjatë jetës së tij toka* u nda, ndërsa emri i të vëllait ishte Joktan.

20 Joktanit i lindën: Almodadi, Shelefi, Hazarmaveti, Jerahu,+ 21 Hadorami, Uzali, Diklahu, 22 Obali, Abimaeli, Sheba, 23 Ofiri,+ Havilahu+ dhe Jobabi; të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.

24 Semi,

Arpakshadi,

Shelahu,

25 Eberi,

Pelegu,+

Reu,+

26 Serugu,+

Nahori,+

Terahu,+

27 Abrami, domethënë Abrahami.+

28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku+ dhe Ismaeli.+

29 Këta janë pasardhësit e tyre: Nebajoti,+ i parëlinduri i Ismaelit, Kedari,+ Adbeli, Mibsami,+ 30 Mishmai, Dumahu, Masai, Hadadi, Temai, 31 Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.

32 Bijtë që lindi Ketura,+ konkubina* e Abrahamit, ishin: Zimrani, Jokshani, Medani, Midiani,+ Ishbaku dhe Shuahu.+

Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.+

33 Bijtë e Midianit ishin: Efahu,+ Eferi, Hanoku, Abidai dhe Eldahu.

Të gjithë këta ishin bijtë e Keturës.

34 Abrahamit i lindi Isaku.+ Bijtë e Isakut ishin Esau+ dhe Izraeli.+

35 Bijtë e Esaut ishin: Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.+

36 Bijtë e Elifazit ishin: Temani,+ Omari, Zefoja, Gatami, Kenazi, Timnai dhe Amaleku.+

37 Bijtë e Reuelit ishin: Nahati, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.+

38 Bijtë e Seirit+ ishin: Lotani, Shobali, Zibeoni, Anahu, Dishoni, Ezeri dhe Dishani.+

39 Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Homami. Motra e Lotanit ishte Timna.+

40 Bijtë e Shobalit ishin: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoja dhe Onami.

Bijtë e Zibeonit ishin Ajahu dhe Anahu.+

41 Biri* i Anahut ishte Dishoni.

Bijtë e Dishonit ishin: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.+

42 Bijtë e Ezerit+ ishin: Belhani, Zavani dhe Akani.

Bijtë e Dishanit ishin Uzi dhe Arani.+

43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit+ përpara se ndonjë mbret të mbretëronte mbi izraelitët:*+ Belahu, biri i Beorit, qyteti i të cilit quhej Dinabah. 44 Kur vdiq Belahu, në vend të tij filloi të mbretëronte Jobabi, biri i Zerahut nga Bozrahu.+ 45 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij filloi të mbretëronte Hushami nga vendi i temanitëve. 46 Kur vdiq Hushami, në vend të tij filloi të mbretëronte Hadadi, biri i Bedadit, i cili mundi Midianin në territorin* e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 47 Kur vdiq Hadadi, në vend të tij filloi të mbretëronte Samlahu nga Masrekahu. 48 Kur vdiq Samlahu, në vend të tij filloi të mbretëronte Shauli nga Rehoboti që është pranë Lumit. 49 Kur vdiq Shauli, në vend të tij filloi të mbretëronte Baal-Hanani, biri i Akborit. 50 Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij filloi të mbretëronte Hadadi.* Qyteti i tij quhej Pau, kurse e shoqja ishte Mehetabela, bija e Matredës, mbesa e Mezahabit.* 51 Në fund vdiq Hadadi.

Sheikët* që erdhën nga Edomi ishin: sheiku Timná, sheiku Alvah, sheiku Jetet,+ 52 sheiku Oholibam, sheiku Elah, sheiku Pinon, 53 sheiku Kenaz, sheiku Teman, sheiku Mibzar, 54 sheiku Magdiel dhe sheiku Iram. Këta ishin sheikët e Edomit.

2 Këta ishin bijtë e Izraelit:+ Rubeni,+ Simeoni,+ Levi,+ Juda,+ Isahari,+ Zabuloni,+ 2 Dani,+ Jozefi,+ Beniamini,+ Neftali,+ Gadi+ dhe Asheri.+

3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu. Këta të tre i lindën nga kananitja, vajza e Shuait.+ Por Eri, i parëlinduri i Judës, nuk kishte pëlqimin e Jehovait, prandaj Ai ia mori jetën.+ 4 Nusja e djalit, Tamara,+ i lindi Perezin+ dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë djem.

5 Bijtë e Perezit ishin Hezroni dhe Hamuli.+

6 Bijtë e Zerahut ishin: Zimri, Etani, Hemani, Kalkoli dhe Darai. Gjithsej ishin pesë.

7 Biri* i Karmit ishte Ahari,* ai që i solli telashe* Izraelit.+ Ai u tregua i pabesë e nuk iu bind urdhrit për gjërat që duheshin shkatërruar.*+

8 Biri* i Etanit ishte Azariahu.

9 Bijtë që i lindën Hezronit ishin Jerahmeli,+ Rami+ dhe Kelubai.*

10 Ramit i lindi Aminadabi.+ Aminadabit i lindi Nahasoni,+ prijësi i pasardhësve të Judës. 11 Nahasonit i lindi Salma.+ Salmës i lindi Boazi.+ 12 Boazit i lindi Obedi. Obedit i lindi Jeseu.+ 13 Jeseut i lindi i parëlinduri i tij, Eliabi, i dyti Abinadabi,+ i treti Shimeai,+ 14 i katërti Netaneli, i pesti Radai, 15 i gjashti Ozemi dhe i shtati Davidi.+ 16 Motrat e tyre ishin Zerujaja dhe Abigaila.+ Bijtë e Zerujasë ishin tre: Abishai,+ Joabi+ dhe Asaheli.+ 17 Abigaila lindi Amasën,+ dhe i ati i Amasës ishte ismaeliti Jeter.

18 Kalebit,* birit të Hezronit, i lindën këta djem nga gruaja e tij Azubaja dhe nga Jeriota: Jesheri, Shobabi dhe Ardoni. 19 Kur Azubaja vdiq, Kalebi u martua me Efratahën+ që i lindi Hurin.+ 20 Hurit i lindi Uri, dhe Urit i lindi Bezaleli.+

21 Më pas Hezroni pati marrëdhënie me vajzën e Makirit,+ të atit të Galadit.+ Ai u martua me të kur vetë ishte 60 vjeç, dhe ajo i lindi Segubin. 22 Segubit i lindi Jairi,+ i cili pati 23 qytete në vendin e Galadit.+ 23 Më vonë Geshuri+ dhe Siria+ morën prej tyre Havot-Jairin,+ bashkë me Kenatin+ dhe fshatrat e tij, 60 qytete. Të gjithë këta ishin pasardhës të Makirit, të atit të Galadit.

24 Pas vdekjes së Hezronit+ në Kaleb-Efratah, Abijaha, gruaja e tij, i lindi Ashurin,+ atin e Tekoas.+

25 Bijtë e Jerahmelit, të parëlindurit të Hezronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Ozemi dhe Akijahu. 26 Jerahmeli pati një grua tjetër, e cila quhej Atara. Ajo ishte nëna e Onamit. 27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Mazi, Jamini dhe Ekeri. 28 Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jadai. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. 29 Emri i gruas së Abishurit ishte Abihaila, dhe ajo i lindi atij Ahbanin dhe Molidin. 30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Por Seledi vdiq pa djem. 31 Biri* i Apaimit ishte Ishi. Biri* i Ishit ishte Sheshani dhe biri* i Sheshanit, Ahlai. 32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jeteri dhe Jonatani. Por Jeteri vdiq pa djem. 33 Bijtë e Jonatanit ishin Pelethi dhe Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit.

34 Sheshani nuk pati djem, por vetëm vajza. Tani Sheshani kishte një shërbëtor egjiptian, i cili quhej Jarhai. 35 Sheshani i dha të bijën për grua Jarhait, shërbëtorit të tij, dhe ajo i lindi Atain. 36 Atait i lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi. 37 Zabadit i lindi Eflali. Eflalit i lindi Obedi. 38 Obedit i lindi Jehu. Jehut i lindi Azariahu. 39 Azariahut i lindi Helezi. Helezit i lindi Eleasahu. 40 Eleasahut i lindi Sismai. Sismait i lindi Shalumi. 41 Shalumit i lindi Jekamia. Jekamisë i lindi Elishamai.

42 Bijtë e Kalebit,*+ vëllait të Jerahmelit, ishin Mesha, i parëlinduri i tij, i cili ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, të atit të Hebronit. 43 Bijtë e Hebronit ishin: Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shemai. 44 Shemait i lindi Rahami, ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai. 45 Biri i Shamait ishte Maoni, dhe Maoni ishte ati i Beth-Zurit.+ 46 Konkubina* e Kalebit, Efaha, lindi Haranin, Mozain dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezi. 47 Bijtë e Jahdait ishin: Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shafi. 48 Konkubina e Kalebit, Makaha, lindi Sheberin dhe Tirkanahun. 49 Pas ca kohësh, ajo lindi Shafin, të atin e Madmanahut+ dhe Shevain, të atin e Makbenahut dhe të Gibeut.+ Vajza e Kalebit+ ishte Aksa.+ 50 Këta ishin pasardhësit e Kalebit.

Bijtë e Hurit,+ të parëlindurit të Efratahës+ ishin: Shobali, ati i Kiriat-Jearimit,+ 51 Salma, ati i Betlehemit,+ Harefi, ati i Beth-Gaderit. 52 Shobali, ati i Kiriat-Jearimit, pati djalë Haroehin. Shobali ishte paraardhësi i gjysmës së menuhotëve. 53 Familjet e Kiriat-Jearimit ishin ithritët,+ putitët, shumatitët dhe mishraetitët. Prej këtyre erdhën zoratitët+ dhe eshtaolitët.+ 54 Bijtë e Salmës ishin Betlehemi,+ netofathitët, Atroth-Beth-Joabi, gjysma e manahatitëve dhe zoritët. 55 Familjet e skribëve që banonin në Jabez, ishin tiratitët, shimeatitët dhe sukatitët. Këta ishin kenitët+ që erdhën prej Hamatit, atit të shtëpisë së Rekabit.+

3 Këta ishin bijtë që i lindën Davidit në Hebron:+ Amnoni,+ i parëlinduri, nëna e të cilit ishte jezrelitja Ahinoam;+ i dyti Danieli, nëna e të cilit ishte karmelitja Abigaila;+ 2 i treti Absalomi,+ biri i Makahës, bijës së Talmait, mbretit të Geshurit; i katërti Adonijahu,+ biri i Hagitës; 3 i pesti Shefatiahu, nëna e të cilit ishte Abitala; dhe i gjashti Ithreami, nëna e të cilit ishte gruaja e Davidit, Egla. 4 Këta të gjashtë i lindën atij në Hebron; ai mbretëroi 7 vjet e 6 muaj atje, kurse në Jerusalem mbretëroi 33 vjet.+

5 Ata që i lindën në Jerusalem+ ishin këta të katër: Shimeai, Shobabi, Natani+ dhe Solomoni,+ nëna e të cilëve ishte Betsheba,+ bija e Amielit; 6 kurse nëntë bijtë e tjerë ishin Ibhari, Elishamai,* Elifeleti, 7 Nogahu, Nefegu, Jafiai, 8 Elishamai, Eliadai dhe Elifeleti. 9 Të gjithë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave.* Tamara+ ishte motra e tyre.

10 Biri i Solomonit ishte Rehoboami,+ bir i të cilit ishte Abijahu,+ bir i të cilit ishte Asa,+ bir i të cilit ishte Jehozafati,+ 11 bir i të cilit ishte Jehorami,+ bir i të cilit ishte Ahaziahu,+ bir i të cilit ishte Jehoasi,+ 12 bir i të cilit ishte Amaziahu,+ bir i të cilit ishte Azariahu,+ bir i të cilit ishte Jotami,+ 13 bir i të cilit ishte Akazi,+ bir i të cilit ishte Hezekia,+ bir i të cilit ishte Manaseu,+ 14 bir i të cilit ishte Amoni,+ bir i të cilit ishte Josia.+ 15 Bijtë e Josisë ishin Johanani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi,+ i treti Zedekia+ dhe i katërti Shalumi. 16 Biri* i Jehojakimit ishte biri i tij Jekonia,+ bir i të cilit ishte Zedekia. 17 Bijtë e Jekonisë, kur ishte i burgosur, ishin Shealtieli, 18 Malkirami, Pedajahu, Shenazari, Jekamia, Hoshamai dhe Nedabiahu. 19 Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli+ dhe Shimei; bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami dhe Hananiahu (Shelomita ishte motra e tyre); 20 pesë bijtë e tjerë ishin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hesedi. 21 Bijtë e Hananiahut ishin Pelatiahu dhe Jeshajahu; biri* i Jeshajahut ishte Refajahu, biri* i Refajahut, Arnani, biri* i Arnanit, Abdia, biri* i Abdisë, Shekaniahu; 22 pasardhësit* e Shekaniahut ishin Shemajahu dhe bijtë e Shemajahut: Hatushi, Igali, Bariahu, Neariahu dhe Shafati—gjithsej gjashtë. 23 Bijtë e Neariahut ishin tre: Elioenai, Hizkiahu dhe Azrikami. 24 Bijtë e Elioenait ishin shtatë: Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delajahu dhe Ananiu.

4 Bijtë e Judës ishin Perezi,+ Hezroni,+ Karmi, Huri+ dhe Shobali.+ 2 Reajahut, birit të Shobalit, i lindi Jahati; Jahatit i lindi Ahumai dhe Lahadi. Këto ishin familjet e zoratitëve.+ 3 Këta ishin djemtë e atit të Etamit:+ Jezreli, Ishma, Idbashi, (motra e tyre quhej Hazelelponi), 4 Penueli, i ati i Gedorit, dhe Ezeri, ati i Hushahut. Këta ishin bijtë e Hurit,+ atit të Betlehemit dhe të parëlindurit të Efratahës.+ 5 Ashuri,+ ati i Tekoas+ pati dy gra: Helën dhe Narën. 6 Nara i lindi Ahuzamin, Heferin, Temenin dhe Ahashtarin. Këta ishin bijtë e Narës. 7 Bijtë e Helës ishin Zereti, Izari dhe Etnani. 8 Kozit i lindën Anubi, Zobebahu dhe familjet e Aharhelit, birit të Harumit.

9 Jabezi ishte më i nderuar se vëllezërit e tij. Emrin Jabez* ia vuri nëna e tij, e cila tha: «E linda me dhembje.» 10 Jabezi iu lut Perëndisë së Izraelit me këto fjalë: «Sa do të doja të më bekoje e ta zgjeroje territorin tim! Bëj që dora jote të jetë me mua e të më ruajë nga të këqijat, që të mos më dëmtojnë!» Kështu, Perëndia ia plotësoi atë që i kishte kërkuar.

11 Kelubit, vëllait të Shuhahut, i lindi Mehiri, i cili ishte i ati i Eshtonit. 12 Eshtonit i lindi Beth-Rafai, Paseu dhe Tehinahu, ati i Ir-Nahashit. Këta ishin burrat e Rekahut. 13 Bijtë e Kenazit ishin Otnieli+ dhe Serajahu, kurse biri* i Otnielit, Hatati. 14 Meonotait i lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, ati i Ge-Harashimit.* Quhej kështu sepse banorët e tij ishin artizanë.

15 Bijtë e Kalebit,+ birit të Jefunehut, ishin Irui, Elahu dhe Nahami. Biri* i Elahut ishte Kenazi. 16 Bijtë e Jehalelelit ishin Zifi, Zifahu, Tiriai dhe Asareli. 17 Bijtë e Ezrahut ishin Jeteri, Meredi, Eferi dhe Jaloni. Gruaja* e tij mbeti shtatzënë dhe lindi Miriamin, Shamain dhe Ishbahun, të atin e Eshtemoas. 18 (Gruaja e tij judeje lindi Jeredin, të atin e Gedorit, Heberin, të atin e Sokos, dhe Jekutielin, atin e Zanoahut.) Këta ishin bijtë e Bitisë, vajzës së faraonit, me të cilën u martua Meredi.

19 Bijtë e gruas së Hodjahut, motrës së Nahamit, ishin ati i Kejlahut, garmitit, dhe makathiti Eshtemoa. 20 Bijtë e Shimonit ishin Amoni, Rinahu, Ben-Hanani dhe Tiloni. Bijtë e Ishit ishin Zoheti dhe Ben-Zoheti.

21 Bijtë e Shelahut,+ birit të Judës, ishin Eri, i ati i Lekahut, Ladahu, ati i Mareshahut. Gjithashtu pasardhësit e tij ishin familjet e pasardhësve të Ashbeas,* të cilët punonin copë cilësore, 22 dhe Jokimi, burrat e Kozebës, Joashi e Sarafi, të cilët u martuan me gra moabite, dhe Jashub-Lehemi. Këto janë regjistrime të lashta.* 23 Ata ishin poçarët që banonin në Netaim e në Gederah. Ata banonin atje dhe punonin për mbretin.

24 Bijtë e Simeonit+ ishin Nemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu dhe Shauli.+ 25 Biri i Shaulit ishte Shalumi, bir i të cilit ishte Mibsami, bir i të cilit ishte Mishmai. 26 Bijtë e Mishmait ishin biri i tij, Hamueli, bir i të cilit ishte Zakuri, bir i të cilit ishte Shimei. 27 Shimei pati 16 djem dhe 6 vajza, por vëllezërit e tij nuk kishin shumë djem, dhe asnjëra nga familjet e tyre nuk pati aq shumë djem sa burrat e Judës.+ 28 Ata banuan në Ber-Shebë,+ në Moladah,+ në Hazar-Shual,+ 29 në Belha, në Ezem,+ në Tolad, 30 në Betuel,+ në Hormah,+ në Ziklag,+ 31 në Beth-Markabot, në Hazar-Susim,+ në Beth-Biri dhe në Sharaim. Këto ishin qytetet e tyre deri në mbretërimin e Davidit.

32 Vendbanimet e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Tokeni dhe Ashani,+ pesë qytete, 33 bashkë me vendbanimet rreth e qark këtyre qyteteve deri në Baal. Këto ishin regjistrimet gjenealogjike dhe vendbanimet e tyre. 34 Meshobabi, Jamleku, Joshahu, bir i Amaziahut, 35 Joeli, Jehu, bir i Joshibiahut, bir i Serajahut, bir i Asielit, 36 Elioenai, Jakobahu, Jeshohajahu, Asajahu, Adieli, Jesimieli, Benajahu 37 dhe Zizai, bir i Shifit, bir i Alonit, bir i Jedajahut, bir i Shimrit, bir i Shemajahut. 38 Secili nga burrat e përmendur më lart me emër, ishte kreu i familjes së vet, dhe shtëpitë e paraardhësve të tyre u shtuan në numër. 39 Ata shkuan në hyrje të Gedorit, në lindje të luginës, që të kërkonin kullota për kopetë. 40 Me kalimin e kohës gjetën kullota pjellore e të mira, dhe vendi ishte mjaft i gjerë, i qetë e pa trazira. Më parë atje kishin banuar kamitët.+ 41 Burrat e renditur më sipër sipas emrave, vajtën në ditët e Hezekisë,+ mbretit të Judës, dhe sulmuan tendat e kamitëve e të meunimëve që gjendeshin atje. Ata i shfarosën krejt,* siç shihet sot e kësaj dite, dhe u vendosën me banim në vend të tyre, ngaqë atje kishte kullota për kopetë.

42 Disa nga simeonitët, 500 burra, shkuan në malin e Seirit+ me në krye Pelatiahun, Neariahun, Refajahun dhe Uzielin, bijtë e Ishit. 43 Ata vranë amalekitët+ që kishin mbetur, të cilët ia kishin mbathur, dhe banuan atje deri sot e kësaj dite.

5 Këta janë bijtë e Rubenit,+ të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte i parëlinduri, por meqë çnderoi* shtratin e të atit,+ e drejta e tij e të parëlindurit iu dha bijve të Jozefit,+ birit të Izraelit. Prandaj Rubeni nuk u regjistrua sipas gjenealogjisë me të drejtën e të parëlindurit. 2 Edhe pse Juda+ kishte epërsi mbi vëllezërit e vet dhe prej tij erdhi ai që duhej të ishte kreu,+ e drejta e të parëlindurit i përkiste Jozefit. 3 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, ishin Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+ 4 Bijtë e Joelit ishin biri i tij Shemajahu, biri i tij Gogu, biri i tij Shimei, 5 biri i tij Mikea, biri i tij Reajahu, biri i tij Baali, 6 biri i tij Berahu, të cilin Tilgath-Pilneseri,+ mbreti i Asirisë, e çoi në mërgim. Ai ishte prijës i rubenitëve. 7 Vëllezërit e tij sipas regjistrimit gjenealogjik të familjeve të tyre ishin: në krye Jejeli, pastaj Zakaria 8 dhe Belahu, biri i Azazit, biri i Shemait, biri i Joelit. Ata të shtëpisë së Belahut banuan nga Aroeri+ deri në Nebo dhe Baal-Meon.+ 9 Në lindje ata banuan deri në fillim të shkretëtirës që shtrihej deri në lumin Eufrat,+ sepse bagëtia e tyre ishte shtuar shumë në vendin e Galadit.+ 10 Në ditët e Saulit, ata luftuan kundër hagritëve, që ranë nga dora e tyre. Kështu ata banuan në tendat e tyre anembanë territorit në lindje të Galadit.

11 Tani pasardhësit e Gadit jetuan pranë tyre në vendin e Bashanit, deri në Salekah.+ 12 Joeli ishte kreu, i dyti ishte Shafami, dhe pastaj Janai e Shafati në Bashan. 13 Vëllezërit e tyre, që u përkitnin shtëpive të tyre atërore, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Ziai dhe Eberi, gjithsej shtatë. 14 Këta ishin bijtë e Abihailit, birit të Hurit, birit të Jaroahut, birit të Galadit, birit të Mikaelit, birit të Jeshishait, birit të Jahdos, birit të Buzit; 15 Ahi, biri i Abdielit, biri i Gunit, ishte kreu i shtëpisë së tyre atërore. 16 Ata jetuan në Galad,+ në Bashan+ e në fshatrat e tij dhe në gjithë kullotat e Sharonit, deri ku mbaronin. 17 Të gjithë u regjistruan sipas gjenealogjisë në ditët e Jotamit,+ mbretit të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit,*+ mbretit të Izraelit.

18 Rubenitët, gaditët dhe gjysma e fisit të Manaseut kishin 44.760 luftëtarë të fuqishëm në ushtrinë e tyre, të cilët mbanin mburoja e shpata, të pajisur me harqe* e të stërvitur për luftë. 19 Ata luftuan kundër hagritëve,+ Jeturit, Nafishit+ dhe kundër Nodabit. 20 Kur po luftonin kundër tyre, Perëndia i ndihmoi dhe u dha në duar hagritët e këdo që ishte me ta. Kjo ndodhi sepse gjatë luftës ata i thirrën Perëndisë për ndihmë, dhe ai iu përgjigj përgjërimit të tyre, ngaqë besuan tek ai.+ 21 Ata u morën bagëtinë: 50.000 deve, 250.000 dhen, 2.000 gomarë, si dhe 100.000 njerëz. 22 Shumë armiq ranë të vrarë, sepse luftën e bëri Perëndia i vërtetë.+ Pastaj ata banuan në vend të tyre deri në kohën e mërgimit.+

23 Pasardhësit e gjysmës së fisit të Manaseut+ jetuan në vendin që shtrihej nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin e Hermonit.+ Ata ishin të shumtë në numër. 24 Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodaviahu dhe Jahdieli; ata ishin luftëtarë të fuqishëm, burra me famë dhe krerë të shtëpive të tyre atërore. 25 Por ata vepruan me pabesi ndaj Perëndisë së paraardhësve të tyre dhe e shitën veten si prostitutë te perënditë e popujve të vendit,+ të cilët Perëndia i kishte shfarosur para tyre. 26 Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti* Pulin, mbretin e Asirisë,+ (pra, Tilgath-Pilneserin,+ mbretin e Asirisë) që t’i merrte në mërgim rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e t’i çonte në Halah, në Habor, në Hara dhe në lumin Gozan+ ku ndodhen deri sot e kësaj dite.

6 Bijtë e Levit+ ishin Gershoni, Kehathi+ dhe Merari.+ 2 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli.+ 3 Fëmijët* e Amramit+ ishin Aroni,+ Moisiu,+ si dhe Miriami.+ Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+ 4 Eleazarit i lindi Finehasi.+ Finehasit i lindi Abishuai. 5 Abishuait i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi. 6 Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajoti. 7 Merajotit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi.+ 8 Ahitubit i lindi Sadoku;+ Sadokut i lindi Ahimazi.+ 9 Ahimazit i lindi Azariahu. Azariahut i lindi Johanani. 10 Johananit i lindi Azariahu. Ai shërbeu si prift në shtëpinë që Solomoni ndërtoi në Jerusalem.

11 Azariahut i lindi Amariahu. Amariahut i lindi Ahitubi. 12 Ahitubit i lindi Sadoku.+ Sadokut i lindi Shalumi. 13 Shalumit i lindi Hilkiahu.+ Hilkiahut i lindi Azariahu. 14 Azariahut i lindi Serajahu.+ Serajahut i lindi Jehozadaku.+ 15 Jehozadaku shkoi në mërgim kur Jehovai çoi në mërgim Judën dhe Jerusalemin nëpërmjet dorës së Nabukodonosorit.

16 Bijtë e Levit ishin Gershomi,* Kehathi dhe Merari. 17 Emrat e bijve të Gershomit janë këta: Libni dhe Shimei.+ 18 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+ 19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.

Këto ishin familjet e levitëve sipas paraardhësve të tyre:+ 20 të Gershomit+ ishin: biri i tij Libni, biri i tij Jahati, biri i tij Zimahu, 21 biri i tij Joahu, biri i tij Ido, biri i tij Zerahu, biri i tij Jeaterai. 22 Bijtë* e Kehathit ishin: biri i tij Aminadabi, biri i tij Korahu,+ biri i tij Asiri, 23 biri i tij Elkanahu, biri i tij Ebiasafi,+ biri i tij Asiri, 24 biri i tij Tahathi, biri i tij Urieli, biri i tij Uziahu, biri i tij Shauli. 25 Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimoti. 26 Bijtë e një Elkanahu tjetër ishin biri i tij Zofai, biri i tij Nahati, 27 biri i tij Eliabi, biri i tij Jerohami, biri i tij Elkanahu.+ 28 Bijtë e Samuelit+ ishin Joeli, i parëlinduri, dhe i dyti Abijahu.+ 29 Bijtë* e Merarit ishin Mahli,+ biri i tij Libni, biri i tij Shimei, biri i tij Uzahu, 30 biri i tij Shimeai, biri i tij Hagiahu, biri i tij Asajahu.

31 Davidi i caktoi këta për të dirigjuar këngëtarët në shtëpinë e Jehovait pasi atje sollën Arkën.+ 32 Ata ishin përgjegjës për këndimin në tabernakull, në tendën e takimit,* deri kur Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait në Jerusalem,+ dhe e kryen shërbimin e tyre siç ishin udhëzuar.+ 33 Këta ishin ata që shërbenin me bijtë e tyre: nga bijtë e kehathitëve, Hemani,+ këngëtari, biri i Joelit,+ biri i Samuelit, 34 biri i Elkanahut,+ biri i Jerohamit, biri i Elielit, biri i Toahut, 35 biri i Zufit, biri i Elkanahut, biri i Mahatit, biri i Amasait, 36 biri i Elkanahut, biri i Joelit, biri i Azariahut, biri i Sofonisë, 37 biri i Tahathit, biri i Asirit, biri i Ebiasafit, biri i Korahut, 38 biri i Izarit, biri i Kehathit, biri i Levit, biri i Izraelit.

39 Vëllai i tij, Asafi,+ qëndronte në të djathtë të Hemanit. Asafi ishte bir i Berekisë, bir i Shimeait, 40 bir i Mikaelit, bir i Basejahut, bir i Malkijahut, 41 bir i Etnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut, 42 bir i Etanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit, 43 bir i Jahatit, bir i Gershomit, bir i Levit.

44 Pasardhësit e Merarit,+ vëllezërit e tyre ishin në të majtë. Ata ishin Etani,+ bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Malukut, 45 bir i Hashabiahut, bir i Amaziahut, bir i Hilkiahut, 46 bir i Amzit, bir i Banit, bir i Shemerit, 47 bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.

48 Levitët, vëllezërit e tyre, ishin të caktuar* për tërë shërbimin në tabernakull, domethënë, në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 49 Aroni dhe djemtë e tij+ paraqitnin tym blatimesh mbi altarin e blatimeve të djegura+ dhe mbi altarin e temjanit,+ për të kryer detyrat lidhur me gjërat shumë të shenjta, për të bërë shlyerjen për Izraelin,+ sipas gjithë asaj që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Perëndisë së vërtetë. 50 Këta ishin pasardhësit e Aronit:+ biri i tij Eleazari,+ biri i tij Finehasi, biri i tij Abishuai, 51 biri i tij Buki, biri i tij Uzi, biri i tij Zerahiahu, 52 biri i tij Merajoti, biri i tij Amariahu, biri i tij Ahitubi,+ 53 biri i tij Sadoku,+ biri i tij Ahimazi.

54 Këto ishin vendbanimet e tyre sipas kampeve* në territorin e tyre: për pasardhësit e Aronit, që i përkitnin familjes së kehathitëve, sepse shorti i parë u ra atyre. 55 Atyre u dhanë Hebronin+ në vendin e Judës, me kullotat e tij rreth e qark. 56 Kurse fushën e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Kalebit,+ birit të Jefunehut. 57 Pasardhësve të Aronit u dhanë qytetet* e strehimit,+ Hebronin,+ gjithashtu Libnahun+ me kullotat e tij, Jatirin,+ Eshtemoan me kullotat e tij,+ 58 Hilenin me kullotat e tij, Debirin+ me kullotat e tij, 59 Ashanin+ me kullotat e tij dhe Beth-Shemeshin+ me kullotat e tij. 60 Nga fisi i Beniaminit, u dhanë Gebën+ me kullotat e tij, Alemethin me kullotat e tij dhe Anatothin+ me kullotat e tij. Të gjitha qytetet që iu ndanë familjeve të tyre ishin 13.+

61 Pjesës tjetër të kehathitëve iu caktuan* 10 qytete nga familje të fiseve të tjera,* nga gjysma e fisit, pra gjysma e Manaseut.+

62 Pasardhësve të Gershomit, sipas familjeve të tyre, iu caktuan 13 qytete nga fisi i Isaharit, nga fisi i Asherit, nga fisi i Neftalit dhe nga fisi i Manaseut në Bashan.+

63 Meraritëve, sipas familjeve të tyre, iu caktuan me short 12 qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.+

64 Kështu izraelitët u dhanë levitëve këto qytete me kullotat e tyre.+ 65 Për më tepër, ata i caktuan me short këto qytete, të cilat përmenden me emra, nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.

66 Disa nga familjet kehathite morën si territor të tyre qytete nga fisi i Efraimit.+ 67 Atyre u dhanë qytetet* e strehimit, Sikemin+ me kullotat e tij në rajonin malor të Efraimit, Gezerin+ me kullotat e tij, 68 Jokmeamin me kullotat e tij, Beth-Horonin+ me kullotat e tij, 69 Ajalonin+ me kullotat e tij dhe Gath-Rimonin+ me kullotat e tij. 70 Pjesa tjetër e familjeve të kehathitëve mori Anerin me kullotat e tij dhe Beleamin me kullotat e tij nga gjysma e fisit të Manaseut.

71 Pasardhësve të Gershomit iu caktuan nga familja e gjysmës së fisit të Manaseut: Golanin+ në Bashan me kullotat e tij dhe Ashtarotin me kullotat e tij;+ 72 nga fisi i Isaharit, Kedeshin me kullotat e tij dhe Daberatin+ me kullotat e tij,+ 73 Ramotin me kullotat e tij dhe Anemin me kullotat e tij; 74 nga fisi i Asherit, Mashalin me kullotat e tij dhe Abdonin me kullotat e tij,+ 75 Hukokun me kullotat e tij dhe Rehobin+ me kullotat e tij; 76 nga fisi i Neftalit, Kedeshin+ në Galile+ me kullotat e tij, Hamonin me kullotat e tij dhe Kiriataimin me kullotat e tij.

77 Pjesës tjetër të meraritëve i caktuan nga fisi i Zabulonit,+ Rimonon me kullotat e tij dhe Taborin me kullotat e tij. 78 Në rajonin e Jordanit, pranë Jerikosë, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit i dhanë Bezerin në shkretëtirë* me kullotat e tij, Jahazin+ me kullotat e tij, 79 Kedemotin+ me kullotat e tij dhe Mefatin me kullotat e tij. 80 Nga fisi i Gadit, Ramotin në Galad me kullotat e tij, Mahanaimin+ me kullotat e tij, 81 Heshbonin+ me kullotat e tij dhe Jazerin+ me kullotat e tij.

7 Bijtë e Isaharit ishin katër: Tola, Puahu, Jashubi dhe Shimroni.+ 2 Bijtë e Tolës ishin Uzi, Refajahu, Jerieli, Jahmai, Ibsami dhe Shemueli, krerët e shtëpive të tyre atërore. Mes pasardhësve të Tolës kishte luftëtarë të fuqishëm, numri i të cilëve ishte 22.600 në ditët e Davidit. 3 Pasardhësit* e Uzit ishin Izrahiahu dhe bijtë e Izrahiahut: Mikaeli, Abdia, Joeli dhe Ishiahu, që të pestë ishin krerë. 4 Dhe, sipas prejardhjes, sipas shtëpive të tyre atërore, ata kishin 36.000 ushtarë në dispozicion për luftë, ngaqë kishin shumë gra e djem. 5 Vëllezërit e tyre, nga të gjitha familjet e Isaharit, ishin luftëtarë të fuqishëm, 87.000 veta, sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik.+

6 Bijtë e Beniaminit+ ishin tre: Belahu,+ Bekeri+ dhe Jediaeli.+ 7 Bijtë e Belahut ishin pesë: Ezboni, Uzi, Uzieli, Jerimoti dhe Iriai, krerë të shtëpive të tyre atërore, luftëtarë të fuqishëm. Sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik ishin 22.034 veta.+ 8 Bijtë e Bekerit ishin Zemirahu, Joashi, Eliezeri, Elioenai, Omri, Jeremoti, Abijahu, Anatothi dhe Alemethi, të gjithë këta bij të Bekerit. 9 Nga regjistrimi i tyre gjenealogjik sipas prejardhjes së tyre, sipas krerëve të shtëpive të tyre atërore, ishin 20.200 luftëtarë të fuqishëm. 10 Bijtë e Jediaelit+ ishin Belhani dhe bijtë e Belhanit: Jeushi, Beniamini, Ehudi, Kenanahu, Zetani, Tarshishi dhe Ahishahari. 11 Të gjithë këta ishin bijtë e Jediaelit, sipas krerëve të paraardhësve të tyre, 17.200 luftëtarë të fuqishëm, në dispozicion në rast lufte.

12 Shupimi dhe Hupimi ishin bijtë e Irit.+ Hushimët ishin bijtë e Aherit.

13 Bijtë e Neftalit+ ishin Jahzieli, Guni, Jeseri dhe Shalumi, pasardhës* të Belhasë.+

14 Bijtë e Manaseut+ ishin Asrieli, që i lindi nga konkubina e tij siriane. (Ajo lindi Makirin,+ të atin e Galadit. 15 Makiri mori gra për Hupimin dhe për Shupimin, dhe motra e tyre quhej Makaha.) Emri i të dytit ishte Zelofehad,+ por Zelofehadi pati vetëm vajza.+ 16 Makaha, gruaja e Makirit, lindi një djalë dhe e quajti Peresh. Emri i vëllait të tij ishte Sheresh dhe bijtë e tij ishin Ulami dhe Rekemi. 17 Biri* i Ulamit ishte Bedani. Këta ishin bijtë e Galadit, birit të Makirit, birit të Manaseut. 18 Motra e tij ishte Hamoleketa. Ajo lindi Ishodin, Abi-Ezerin dhe Mahlahun. 19 Bijtë e Shemidait ishin Ahiani, Sikemi, Likhi dhe Aniami.

20 Bijtë e Efraimit+ ishin Shutelahu,+ biri i tij Beredi, biri i tij Tahathi, biri i tij Eleadahu, biri i tij Tahathi, 21 biri i tij Zabadi, biri i tij Shutelahu, Ezeri dhe Eleadi. Burrat e Gathit,+ që kishin lindur në vend, i vranë kur këta zbritën për t’u marrë bagëtinë. 22 I ati i tyre, Efraimi, mbajti zi për shumë ditë, dhe vëllezërit e tij shkonin për ta ngushëlluar. 23 Më pas, ai pati marrëdhënie me gruan e tij, kështu ajo mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë; por ai e quajti Beriah,* sepse në shtëpinë e tij kishte rënë gjëma kur ajo solli fëmijën në jetë. 24 Bija e tij ishte Shera, e cila ndërtoi Beth-Horonin e Poshtëm+ dhe Beth-Horonin e Sipërm,+ si dhe Uzen-Sherahun. 25 Bijtë e tij ishin Refahu dhe Reshefi, biri i të cilit ishte Telahu, biri i të cilit ishte Tahani, 26 biri i të cilit ishte Ladani, biri i të cilit ishte Amihudi, biri i të cilit ishte Elishamai, 27 biri i të cilit ishte Nuni, biri i të cilit ishte Josiu.*+

28 Zotërimet dhe vendbanimet e tyre ishin Betheli+ me fshatrat e tij; në lindje Narani dhe në perëndim Gezeri me fshatrat e tij, Sikemi me fshatrat e tij dhe deri në Ajah* me fshatrat e tij; 29 si dhe pranë pasardhësve të Manaseut, Beth-Sheani+ me fshatrat e tij, Tanaku+ me fshatrat e tij, Megidoja+ me fshatrat e tij dhe Dori+ me fshatrat e tij. Në këto banuan pasardhësit e Jozefit, birit të Izraelit.

30 Bijtë e Asherit ishin Imnahu, Ishvahu, Ishvi dhe Beriahu,+ dhe Sera ishte motra e tyre.+ 31 Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli, i cili ishte ati i Birzaitit. 32 Heberit i lindi Jafleti, Shomeri, Hotami dhe Shuaja, motra e tyre. 33 Bijtë e Jafletit ishin Pasaku, Bimali dhe Ashvati. Këta ishin bijtë e Jafletit. 34 Bijtë e Shemerit* ishin Ahi, Rogahu, Jehubahu dhe Arami. 35 Bijtë e Helemit,* vëllait të tij, ishin Zofahu, Imnai, Sheleshi dhe Amali. 36 Bijtë e Zofahut ishin Suahu, Harneferi, Shuali, Beri, Imrahu, 37 Bezeri, Hodi, Shamai, Shilshahu, Ithrani dhe Berai. 38 Bijtë e Jeterit ishin Jefunehu, Pispahu dhe Arai. 39 Bijtë e Ulës ishin Arahu, Hanieli dhe Rizia. 40 Të gjithë këta ishin bijtë e Asherit, krerë të shtëpive të tyre atërore, luftëtarë të zgjedhur e të fuqishëm, krerë prijësish. Numri i tyre sipas regjistrimit gjenealogjik+ ishte 26.000 burra+ në dispozicion në rast lufte.

8 Beniaminit+ i lindi Belahu,+ i parëlinduri i tij, Ashbeli+ i dyti, Aharahu i treti, 2 Nohahu i katërti dhe Rafai i pesti. 3 Bijtë e Belahut ishin: Adari, Gerau,+ Abihudi, 4 Abishuai, Namani, Ahoahu, 5 Gerau, Shefufani dhe Hurami. 6 Këta ishin bijtë e Ehudit, krerët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës,+ që u çuan në mërgim në Manahat: 7 Namani, Akijahu dhe Gerau që i çoi ata në mërgim dhe pati djem Uzain e Ahihudin. 8 Shaharaimit i lindën fëmijë në territorin* e Moabit, pasi i përzuri ata; gratë e tij ishin Hushima dhe Bara.* 9 Gruaja e tij Hodesha i lindi Jobabin, Zibiaun, Meshain, Malkamin, 10 Jeuzin, Sakiaun dhe Mirmahun. Këta ishin bijtë e tij, krerë të shtëpive atërore.

11 Hushima i lindi Abitubin dhe Elpalin. 12 Bijtë e Elpalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, (i cili ndërtoi Onon+ dhe Lodin+ me fshatrat e tij), 13 si dhe Beriahu e Shemai. Këta ishin krerë të shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit.+ Këta dëbuan banorët e Gathit. 14 Ishin edhe Ahioja, Shashaku, Jeremoti, 15 Zebadiahu, Aradi, Ederi, 16 Mikaeli, Ishpahu dhe Johahu, bijtë e Beriahut; 17 dhe Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi, 18 Ishmerai, Izliahu, Jobabi, bijtë e Elpalit; 19 dhe Jakimi, Zikri, Zabdi, 20 Elienai, Ziletai, Elieli, 21 Adajahu, Berajahu dhe Shimrati, bijtë e Shimeit; 22 Ishpani, Eberi, Elieli, 23 Abdoni, Zikri, Hanani, 24 Hananiahu, Elami, Antothijahu, 25 Ifdejahu dhe Penueli, bijtë e Shashakut; 26 Shamsherai, Shehariahu, Ataliahu, 27 Jareshiahu, Elija dhe Zikri, bijtë e Jerohamit. 28 Këta ishin krerët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik; këta krerë banonin në Jerusalem.

29 Ati i Gibeonit, Jejeli, banoi në Gibeon+ dhe gruaja e tij quhej Makaha.+ 30 Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pas tij Zuri, Kishi, Baali, Nadabi, 31 Gedori, Ahioja dhe Zekeri. 32 Miklotit i lindi Shimeahu. Të gjithë këta banuan pranë vëllezërve të tyre* në Jerusalem.

33 Nerit+ i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli;+ Saulit i lindën: Jonatani,+ Malki-Shuai,+ Abinadabi+ dhe Eshbaali.*+ 34 Biri i Jonatanit ishte Merib-Baali.*+ Merib-Baalit i lindi Mikea.+ 35 Bijtë e Mikesë ishin: Pitoni, Meleku, Tareai dhe Akazi. 36 Akazit i lindi Jehoadahu; Jehoadahut i lindën: Alemethi, Azmaveti dhe Zimri. Zimrit i lindi Mozai; 37 Mozait i lindi Bineai, biri i tij Rafahu, biri i tij Eleasahu, biri i tij Azeli. 38 Azeli kishte gjashtë djem dhe ata ishin: Azrikami, Bokerui, Ismaeli, Shearjahu, Abdia dhe Hanani. Të gjithë këta ishin bijtë e Azelit. 39 Bijtë e vëllait të tij, Eshekut, ishin Ulami, i parëlinduri, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti i treti. 40 Bijtë e Ulamit ishin luftëtarë të fuqishëm, harkëtarë,* dhe kishin shumë djem e nipër: gjithsej 150. Të gjithë këta ishin pasardhës të Beniaminit.

9 Të gjithë izraelitët kishin qenë të regjistruar sipas gjenealogjisë dhe i kishin shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit. Juda u çua në mërgim në Babiloni për shkak të pabesisë së saj.+ 2 Banorët e parë që u kthyen në zotërimet e tyre, në qytetet e tyre, ishin disa izraelitë, priftërinjtë, levitët dhe shërbëtorët e tempullit.*+ 3 Në Jerusalem banuan disa prej pasardhësve të Judës,+ të Beniaminit,+ të Efraimit e të Manaseut: 4 Utai, biri i Amihudit, biri i Omrit, biri i Imrit, biri i Banit, prej pasardhësve të Perezit,+ birit të Judës. 5 Nga shilonitët, i parëlinduri Asajahu dhe bijtë e tij. 6 Nga bijtë e Zerahut,+ Jeueli dhe 690 vëllezër të tyre.

7 Nga pasardhësit e Beniaminit: Salui, biri i Meshulamit, biri i Hodaviahut, biri i Hasenuahut; 8 Ibnejahu, biri i Jerohamit, Elahu, biri i Uzit, biri i Mikrit, dhe Meshulami, biri i Shefatiahut, biri i Reuelit, biri i Ibnijahut. 9 Vëllezërit e tyre, sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik, ishin 956 veta. Të gjithë këta burra ishin krerë të shtëpive të tyre atërore.

10 Nga priftërinjtë ishin Jedajahu, Jehojaribi, Jakini+ 11 dhe Azariahu, biri i Hilkiahut, biri i Meshulamit, biri i Sadokut, biri i Merajotit, biri i Ahitubit, një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë* së vërtetë; 12 Adajahu, biri i Jerohamit, biri i Pashkurit, biri i Malkijahut; Masaji, biri i Adielit, biri i Jahzerahut, biri i Meshulamit, biri i Meshilemitit, biri i Imerit, 13 dhe vëllezërit e tyre, krerë të shtëpive atërore, 1.760 burra të fuqishëm e të zotë, të gatshëm për të shërbyer në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.

14 Nga levitët ishin Shemajahu,+ biri i Hashubit, biri i Azrikamit, biri i Hashabiahut nga pasardhësit e Merarit; 15 Bakbahari, Hereshi, Galali dhe Mataniahu, biri i Mikait, biri i Zikrit, biri i Asafit, 16 Abdia, biri i Shemajahut, biri i Galalit, biri i Jeduthunit, dhe Berekiahu, biri i Asës, biri i Elkanahut, që banonte në vendbanimet e netofathitëve.+

17 Derëtarët+ ishin Shalumi, Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vëllai i tyre Shalumi, i cili ishte kreu 18 dhe deri atëherë shërbente te porta e mbretit, në lindje.+ Këta ishin derëtarët e kampeve të levitëve. 19 Shalumi, biri i Koreut, biri i Ebiasafit, biri i Korahut, dhe vëllezërit e tij nga shtëpia e tij atërore, pra korahitët, ishin përgjegjës për caktimin e shërbimit si derëtarë të tendës, kurse etërit e tyre kishin qenë përgjegjës për kampin e Jehovait si rojtarë të hyrjes. 20 Prijës i tyre në të kaluarën kishte qenë Finehasi,+ biri i Eleazarit.+ Jehovai ishte me të. 21 Zakaria,+ biri i Meshelemiahut, ishte derëtari i hyrjes së tendës së takimit.

22 Të gjithë ata që ishin zgjedhur të ishin derëtarë te pragjet, ishin 212 veta. Ata u vendosën në vendbanimet e tyre sipas regjistrimit gjenealogjik.+ Davidi dhe parashikuesi+ Samuel ua besuan atyre këtë detyrë. 23 Bashkë me bijtë e tyre, ishin përgjegjës për shërbimin e rojave në portat e shtëpisë së Jehovait,+ shtëpisë së tendës. 24 Derëtarët ishin në katër anët: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.+ 25 Herë pas here, vëllezërit e tyre duhej të vinin nga vendbanimet e veta për të shërbyer për shtatë ditë bashkë me ta. 26 Ajo detyrë iu besua katër derëtarëve kryesorë.* Ata ishin levitë dhe kishin në ngarkim dhomat* dhe thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë.+ 27 Ata bënin rojë gjithë natën rreth e qark shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, sepse u ishte ngarkuar shërbimi i rojës dhe ishin përgjegjës për çelësin që të hapnin shtëpinë mëngjes për mëngjes.

28 Disa prej tyre kishin në ngarkim pajisjet+ që përdoreshin në adhurim; i numëronin si kur i futnin, ashtu edhe kur i nxirrnin. 29 Disa prej tyre ishin të caktuar për pajisjet, për tërë pajisjet e shenjta,+ për miellin e bluar imët,+ për verën,+ për vajin,+ për temjanin e bardhë+ dhe për vajin e balsamit.+ 30 Disa prej bijve të priftërinjve përzienin pomadën me vaj balsami. 31 Matitiahut, një prej levitëve, që ishte i parëlinduri i korahitit Shalum, i ishte besuar detyra që të kujdesej për gjërat e pjekura në tiganë.+ 32 Disa nga vëllezërit e tyre kehathitë, kishin në ngarkim që të përgatitnin çdo sabat bukët e vëna stivë.*+

33 Këta ishin këngëtarët, krerët e shtëpive atërore të levitëve që rrinin te dhomat.* Ata ishin përjashtuar nga detyrat e tjera, sepse duhej të rrinin ditë e natë në krye të detyrës së tyre. 34 Këta ishin krerët e shtëpive atërore të levitëve sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik; këta banonin në Jerusalem.

35 Ati i Gibeonit, Jejeli, banoi në Gibeon+ dhe gruaja e tij quhej Makaha. 36 Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pas tij Zuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi, 37 Gedori, Ahioja, Zakaria dhe Mikloti. 38 Miklotit i lindi Shimeami. Të gjithë këta banuan pranë vëllezërve të tyre* në Jerusalem. 39 Nerit+ i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli;+ Saulit i lindën: Jonatani,+ Malki-Shuai,+ Abinadabi+ dhe Eshbaali. 40 Biri i Jonatanit ishte Merib-Baali.+ Merib-Baalit i lindi Mikea.+ 41 Bijtë e Mikesë ishin: Pitoni, Meleku, Tahreai dhe Akazi. 42 Akazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindën: Alemethi, Azmaveti dhe Zimri. Zimrit i lindi Mozai. 43 Mozait i lindi Bineai, biri i tij Refajahu, biri i tij Eleasahu, biri i tij Azeli. 44 Azeli kishte gjashtë djem. Ata ishin: Azrikami, Bokerui, Ismaeli, Shearjahu, Abdia dhe Hanani. Këta ishin bijtë e Azelit.

10 Tani, filistinët bënë luftë kundër Izraelit; burrat e Izraelit ia mbathën para filistinëve dhe shumë u vranë në malin Gilboa.+ 2 Filistinët ndoqën këmba-këmbës Saulin dhe djemtë e tij; ata vranë Jonatanin, Abinadabin dhe Malki-Shuain,+ djemtë e Saulit. 3 Lufta kundër Saulit u ashpërsua, dhe harkëtarët e panë dhe e plagosën.+ 4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të tij: «Nxirre shpatën dhe më vrit, që këta të parrethprerë të mos më trajtojnë me mizori*+ e të më vrasin.» Por armëmbajtësi nuk donte, sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+ 5 Kur pa që Sauli kishte vdekur, edhe armëmbajtësi u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq. 6 Kështu Sauli dhe tre djemtë e tij vdiqën. Po ashtu vdiqën edhe të gjithë ata të shtëpisë së tij.+ 7 Kur i gjithë populli i Izraelit që ishte në luginë* pa se të gjithë ia kishin mbathur dhe se Sauli e bijtë e tij kishin vdekur, filluan t’i braktisnin qytetet dhe t’ia mbathnin; pastaj filistinët erdhën dhe jetuan aty.

8 Të nesërmen, kur filistinët erdhën të plaçkitnin të vrarët, gjetën Saulin dhe djemtë e tij të vrarë në malin Gilboa.+ 9 Prandaj ata i hoqën armaturën, i prenë kokën dhe dërguan fjalë në gjithë vendin e filistinëve, që të përhapej lajmi te idhujt e tyre+ dhe në popull. 10 Pastaj ia vunë armaturën në shtëpinë* e perëndisë së tyre, kurse kafkën e tij e mbërthyen në shtëpinë e Dagonit.+

11 Kur gjithë ata të Jabeshit+ në Galad dëgjuan gjithçka i kishin bërë filistinët Saulit,+ 12 tërë luftëtarët u çuan dhe morën kufomën e Saulit e kufomat e djemve të tij. I çuan në Jabesh, i varrosën eshtrat e tyre nën pemën e madhe në Jabesh+ dhe agjëruan shtatë ditë.

13 Kështu Sauli vdiq se nuk ishte treguar besnik ndaj Jehovait, ngaqë nuk i ishte bindur fjalës së Jehovait+ dhe ngaqë u konsultua me një medium*+ 14 në vend që të kërkonte drejtimin e Jehovait. Prandaj Ai bëri që Sauli të vdiste dhe ia dorëzoi mbretërinë Davidit, birit të Jeseut.+

11 Pas ca kohësh, tërë izraelitët u mblodhën së bashku te Davidi në Hebron+ dhe thanë: «Ne jemi të një gjaku.*+ 2 Në të kaluarën, kur mbretëronte Sauli, ti i prije Izraelit në fushata ushtarake.*+ Jehovai, Perëndia yt, të tha: ‘Ti do ta kullotësh popullin tim, Izraelin, dhe ti do të bëhesh prijës i popullit tim, Izraelit.’»+ 3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën te mbreti në Hebron, dhe atje Davidi bëri një besëlidhje me ta para Jehovait. Pastaj e mirosën* Davidin si mbret të Izraelit,+ sipas fjalës që kishte thënë Jehovai nëpërmjet Samuelit.+

4 Më vonë Davidi dhe tërë Izraeli u nisën për në Jerusalem, domethënë në Jebus,+ banorët e të cilit ishin jebusitët.+ 5 Ata e tallën Davidin: «Ti s’do të hysh kurrë këtu!»+ Megjithatë Davidi e mori fortesën e Sionit,+ që tani është Qyteti i Davidit.+ 6 Kështu ai tha: «Kush i godet i pari jebusitët, do të bëhet prijës dhe princ.» Dhe Joabi,+ biri i Zerujasë, u ngjit i pari e u bë prijës. 7 Pastaj Davidi shkoi të banonte në fortesë. Ja pse ky vend u quajt Qyteti i Davidit. 8 Ai filloi të bënte ndërtime rreth e qark qytetit, nga Bregorja* deri në rrethinat e tij, kurse Joabi rindërtoi pjesën tjetër të qytetit. 9 Kështu Davidi u bë gjithnjë e më i madh,+ dhe Jehovai i ushtrive ishte me të.

10 Këta janë krerët e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit, të cilët, bashkë me gjithë izraelitët, ndihmuan që të bëhej mbret, tamam siç i ka premtuar Jehovai Izraelit.+ 11 Kjo është lista e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit: Jashobeami,+ djali i një hakmoniti, kreu i treshes.+ Në një rast, ai vrau 300 veta me heshtën e tij.+ 12 Pas tij vinte Eleazari,+ djali i Dodit, ahohitit.+ Ai ishte një nga tre luftëtarët e fuqishëm. 13 Ky ishte me Davidin në Pas-Damim,+ ku filistinët ishin mbledhur për luftë. Atje ndodhej një arë plot me elb dhe ushtarët ia kishin mbathur nga frika e filistinëve. 14 Kurse ai zuri vend në mes të arës dhe nuk i lejoi filistinët ta shtinin në dorë, por i vrau. Kështu Jehovai solli një fitore të madhe.*+

15 Tre nga 30 krerët zbritën te shkëmbi, te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ Ndërkohë ushtria e filistinëve kishte ngritur kampin në luginën* e Refaimit.+ 16 Në atë kohë, Davidi ishte në vendin e tij të sigurt, kurse një garnizon i filistinëve ndodhej në Betlehem. 17 Davidi pati një dëshirë të madhe: «Ah, sikur të pija ca ujë nga sterna* që është pranë portës së Betlehemit!»+ 18 Atëherë këta të tre çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna pranë portës së Betlehemit, dhe ia sollën Davidit. Por Davidi nuk pranoi ta pinte, e derdhi para Jehovait, 19 dhe tha: «Duke ditur pikëpamjen e Perëndisë tim, s’më shkon kurrë ndër mend të bëj një gjë të tillë! Të pi unë gjakun e këtyre burrave që vunë në rrezik jetën e tyre?!+ Se ata vunë në rrezik jetën për të më sjellë ujë.» Prandaj nuk pranoi të pinte. Këto gjëra bënë tre luftëtarët e tij të fuqishëm.

20 Abishai,+ vëllai i Joabit,+ u bë kreu i një tresheje tjetër; ai vrau 300 burra me heshtën e tij dhe ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm.+ 21 Ndonëse ishte më i shquari nga të tre, dhe ishte kreu i tyre, nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm.

22 Benajahu,+ djali i Jehojadës, ishte një burrë guximtar,* bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy djemtë e Arielit nga Moabi dhe, një ditë me borë, zbriti brenda një grope uji e vrau një luan.+ 23 Benajahu vrau edhe një egjiptian me shtat të jashtëzakonshëm, pesë kute i gjatë.*+ Edhe pse egjiptiani kishte në dorë një heshtë që ishte si shuli i tezgjahut,*+ ai luftoi kundër tij me një hu, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me të.+ 24 Këto gjëra bëri Benajahu, djali i Jehojadës. Ai ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm. 25 Ndonëse ishte më i shquar se të tridhjetët, ai nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm.+ Gjithsesi Davidi e caktoi në krye të truprojës së vet.

26 Burrat e fuqishëm të forcave ushtarake ishin: Asaheli,+ vëllai i Joabit, Elhanani, djali i Dodit nga Betlehemi,+ 27 haroriti Shamot, peloniti Helez, 28 Irai,+ djali i tekoitit Ikesh, anatothiti Abi-Ezer,+ 29 hushahiti Sibeká,+ ahohiti Ilá, 30 netofathiti Mahará,+ Heledi,+ djali i netofathitit Banah, 31 Ithai, djali i Ribait nga Gibeahu, beniaminit,+ piratoniti Benajah, 32 Hurai nga luginat* e Gashit,+ arbathiti Abiel, 33 baharumiti Azmavet, shalboniti Eliabá, 34 djemtë e gizonitit Hashem, Jonatani, djali i hararitit Shage, 35 Ahiami, djali i hararitit Sahar, Elifali, djali i Urit, 36 mekeratiti Hefer, peloniti Akijah, 37 karmeliti Hezro, Narai, djali i Ezbait, 38 Joeli, vëllai i Natanit, Mibhari, djali i Hagrit, 39 amoniti Zelek, berotiti Nahará, armëmbajtësi i Joabit, djalit të Zerujasë; 40 ithriti Ira, ithriti Gareb, 41 hititi Uriah,+ Zabadi, djali i Ahlait, 42 Adinai, djali i rubenitit Shiza, një prej krerëve të rubenitëve, me të cilin ishin 30 veta; 43 Hanani, djali i Makahut, mitniti Joshafat, 44 ashteratiti Uzia, Shamai dhe Jejeli, bij të aroeritit Hotam; 45 Jediaeli, djali i Shimrit, dhe vëllai i tij, tiziti Joha; 46 mahaviti Eliel, Jeribai e Joshavia, djemtë e Elnamit, dhe moabiti Ithmah; 47 Elieli, Obedi dhe mezobaiti Jasiel.

12 Këta ishin burrat që erdhën te Davidi në Ziklag,+ kur ai nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të Saulit,+ djalit të Kishit. Ata ishin midis luftëtarëve të fuqishëm që e mbështetnin në betejë,+ 2 të armatosur me harqe, që përdornin si dorën e djathtë, ashtu edhe të majtën+ për të hedhur gurë me hobé+ ose shigjeta me hark. Ata ishin vëllezër të Saulit, nga Beniamini.+ 3 Kreu ishte Ahizeri, pastaj vinte Joashi, të dy djem të gibeatitit+ Shemah; Jezieli dhe Peleti, djemtë e Azmavetit,+ Berakahu dhe anatothiti Jeh, 4 gibeoniti+ Ishmajah, një luftëtar i fuqishëm ndër të tridhjetët+ dhe në krye të të tridhjetëve; edhe Jeremia, Jahazieli, Johanani, gederathiti Jozabad, 5 Eluzai, Jerimoti, Bealiahu, Shemariahu, harifiti Shefatiah, 6 Elkanahu, Ishiahu, Azareli, Joezeri, Jashobeami, korahitët;+ 7 Joelahu dhe Zebadiahu, djemtë e Jerohamit nga Gedori.

8 Disa prej gaditëve kaluan në anën e Davidit në vendin e sigurt në shkretëtirë.+ Ata ishin luftëtarë të fuqishëm, ushtarë të stërvitur për luftë, që mbanin gati mburojën e madhe dhe heshtën, që ishin të shpejtë si gazelat në male dhe fytyrat e të cilëve ishin si ato të luanëve. 9 Ezeri ishte kreu, Abdia i dyti, Eliabi i treti, 10 Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti, 11 Atai i gjashti, Elieli i shtati, 12 Johanani i teti, Elzabadi i nënti, 13 Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti; 14 këta ishin gaditët,+ krerë të ushtrisë. Më i vogli ishte i barabartë me 100 dhe më i madhi me 1.000.+ 15 Këta janë burrat që kaluan Jordanin muajin e parë kur ai dilte nga shtrati, dhe i dëbuan të gjithë ata që banonin në ultësirë, në lindje e në perëndim.

16 Edhe disa prej burrave të Beniaminit dhe të Judës vajtën te Davidi në vendin e tij të sigurt.+ 17 Pastaj Davidi doli përpara tyre e u tha: «Nëse keni ardhur në paqe, që të më ndihmoni, do të jem me ju me gjithë zemër. Por, nëse do të më tradhtoni te kundërshtarët e mi, kur unë* s’kam bërë asgjë të keqe, Perëndia i paraardhësve tanë shikoftë dhe gjykoftë.»+ 18 Atëherë fryma e Perëndisë zbriti mbi* Amasain,+ kreun e tridhjetëshes, i cili tha:

«Të tutë jemi, o David! Me ty jemi, o bir i Jeseut!+

Paqja, paqja qoftë me ty! Paqja qoftë me ata që të ndihmojnë,

sepse Perëndia yt po të ndihmon!»+

Kështu Davidi i pranoi dhe i caktoi mes krerëve të trupave ushtarake.

19 Edhe disa nga Manaseu dezertuan e shkuan te Davidi, kur ai vajti për të luftuar me filistinët kundër Saulit. Mirëpo Davidi nuk i ndihmoi filistinët, ngaqë sundimtarët e tyre+ u konsultuan* me njëri-tjetrin dhe e përzunë duke thënë: «Ai do të dezertojë për te zotëria i tij, Sauli, dhe ka për të na vënë në rrezik kokën.»+ 20 Kur vajti në Ziklag,+ ata burra nga Manaseu që dezertuan e shkuan tek ai, ishin: Adnahu, Jozabadi, Jediaeli, Mikaeli, Jozabadi, Elihu dhe Ziletai, krerë të mijësheve të Manaseut.+ 21 Ata e ndihmuan Davidin kundër bandës së plaçkitësve, pasi të gjithë ishin burra të fuqishëm e të guximshëm.+ Ata u bënë krerë në ushtri. 22 Populli shkonte ditë për ditë te Davidi+ që ta ndihmonte, derisa u bë një ushtri e madhe, si ushtria e Perëndisë.+

23 Ky ishte numri i krerëve të atyre që ishin të armatosur, të cilët shkuan te Davidi në Hebron+ për t’i dorëzuar mbretërinë e Saulit, sipas urdhrit që kishte dhënë Jehovai.+ 24 Burrat e Judës që mbanin mburoja të mëdha dhe heshta, të armatosur për betejë, ishin 6.800. 25 Nga simeonitët, ishin 7.100 burra të fuqishëm e të guximshëm të ushtrisë.

26 Nga levitët, 4.600 veta. 27 Jehojada+ ishte kreu i djemve të Aronit,+ dhe me të ishin 3.700 veta. 28 Veç këtyre ishte edhe Sadoku,+ një i ri i fuqishëm e i guximshëm, bashkë me 22 krerë të shtëpisë së tij atërore.

29 Nga beniaminitët, vëllezërit e Saulit,+ ishin 3.000 veta, pjesa më e madhe e të cilëve më përpara kishin qenë besnikë ndaj Saulit dhe shtëpisë së tij. 30 Nga efraimitët, ishin 20.800 burra të fuqishëm e të guximshëm, burra me famë mes shtëpive të tyre atërore.

31 Nga gjysma e fisit të Manaseut u zgjodhën 18.000 veta që të shkonin për ta bërë Davidin mbret. 32 Nga fisi i Isaharit, ishin 200 krerë që e kuptonin mirë kohën në të cilën po jetonin dhe e dinin se çfarë duhej të bënte Izraeli, prandaj gjithë vëllezërit e tyre ishin nën urdhrat e tyre. 33 Nga Zabuloni, ishin 50.000 veta që mund të shërbenin në ushtri, të rreshtuar në formacion luftimi me tërë armët e luftës. Të gjithë këta që u bashkuan me Davidin ishin plotësisht besnikë.* 34 Nga Neftali, ishin 1.000 krerë, dhe me ta ishin 37.000 veta me mburoja të mëdha e me heshta. 35 Nga danitët, ishin 28.600 veta që u rreshtuan në formacion luftimi. 36 Nga Asheri, ishin 40.000 veta, që mund të shërbenin në ushtri, të rreshtuar në formacion luftimi.

37 Nga përtej Jordanit,+ nga rubenitët, gaditët dhe nga gjysma e fisit të Manaseut, ishin 120.000 ushtarë me të gjitha llojet e armëve të luftës. 38 Të gjithë këta ishin luftëtarë, që mblidheshin bashkë në ballë të betejës. Ata erdhën me gjithë zemër në Hebron për ta bërë Davidin mbret të tërë Izraelit. Edhe pjesa tjetër e Izraelit ishte në një mendje* për ta bërë Davidin mbret.+ 39 Ata qëndruan atje me Davidin tri ditë, hëngrën e pinë, sepse vëllezërit e tyre kishin përgatitur gjithçka për ta. 40 Edhe ata që ishin pranë tyre, madje edhe nga Isahari, Zabuloni dhe Neftali, sillnin ushqim me gomarë, me deve, me mushka dhe me gjedhë—miell, bukëfiqe, kuleç stafidhesh, verë, vaj, gjedhë e dhen në sasi të madhe, sepse në Izrael kishte gëzim.

13 Davidi u konsultua* me krerët e mijësheve e të qindësheve dhe me çdo udhëheqës.+ 2 Pastaj ai i tha gjithë kongregacionit* të Izraelit: «Nëse e shihni të udhës dhe nëse është e pranueshme për Jehovain, Perëndinë tonë, le t’u dërgojmë fjalë vëllezërve tanë që kanë mbetur në gjithë rajonet e Izraelit, si edhe priftërinjve e levitëve në qytetet e tyre+ me kullota, që të vijnë e të bashkohen me ne. 3 Le ta sjellim prapë Arkën+ e Perëndisë tonë.» Se në ditët e Saulit nuk ishin kujdesur për të.+ 4 Gjithë kongregacioni ishte dakord të vepronte ashtu, pasi kjo gjë iu duk e drejtë tërë popullit. 5 Kështu Davidi mblodhi gjithë Izraelin, nga lumi* i Egjiptit deri në Lebo-Hamath,*+ për ta sjellë Arkën e Perëndisë së vërtetë nga Kiriat-Jearimi.+

6 Davidi dhe gjithë Izraeli u ngjitën në Balah,+ pra në Kiriat-Jearim që i përket Judës, për të marrë prej andej Arkën e Perëndisë së vërtetë, të Jehovait, i cili rri ulur në fron mbi kerubinët,*+ para së cilës populli lutej në emër të Tij. 7 Megjithatë, për ta sjellë Arkën e Perëndisë së vërtetë nga shtëpia e Abinadabit, ata e vunë mbi një karrocë të re;+ karrocës i prinin Uzahu e Ahioja.+ 8 Davidi dhe gjithë Izraeli festonin para Perëndisë së vërtetë me gjithë fuqinë, me këngë, me harpa, me instrumente të tjera me tela, me dajre,+ me cimbale+ dhe me trumbeta.+ 9 Por kur mbërritën te lëmi* i Kidonit, Uzahu zgjati dorën dhe kapi Arkën, sepse gjedhët gati e rrëzuan. 10 Në çast Jehovait iu ndez zemërimi kundër Uzahut dhe e vrau, meqë kishte zgjatur dorën drejt Arkës,+ dhe ai vdiq aty, para Perëndisë.+ 11 Por Davidi u zemërua,* ngaqë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Uzahut, dhe ai vend quhet Perez-Uzah* deri sot e kësaj dite.

12 Kështu atë ditë Davidi u frikësua nga Perëndia i vërtetë dhe tha: «E si ta sjell Arkën e Perëndisë së vërtetë në qytetin tim?»+ 13 Davidi nuk e solli Arkën në Qytetin e Davidit ku ishte ai, por urdhëroi që ta çonin në shtëpinë e gititit Obed-Edom. 14 Arka e Perëndisë së vërtetë qëndroi tre muaj në shtëpinë e Obed-Edomit me ata të shtëpisë së tij dhe Jehovai bekonte ata të shtëpisë së Obed-Edomit dhe gjithçka kishte.+

14 Hirami,+ mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, gurprerës* dhe punues druri për t’i ndërtuar atij një shtëpi.*+ 2 Kështu Davidi e kuptoi që Jehovai e kishte bërë të patundur mbretërinë e tij në Izrael,+ sepse e kishte lartësuar shumë mbretërinë e tij për hir të popullit të Tij, Izraelit.+

3 Davidi mori gra të tjera+ në Jerusalem dhe atij i lindën të tjerë djem e vajza.+ 4 Këta janë emrat e fëmijëve që i lindën në Jerusalem:+ Shamuai, Shobabi, Natani,+ Solomoni,+ 5 Ibhari, Elishuai, Elpeleti, 6 Nogahu, Nefegu, Jafiai, 7 Elishamai, Beliadai dhe Elifeleti.

8 Kur dëgjuan se Davidin e kishin mirosur* si mbret mbi gjithë Izraelin,+ tërë filistinët u ngjitën për ta kapur.+ Sapo e dëgjoi këtë, Davidi doli kundër tyre. 9 Pastaj filistinët erdhën të sulmonin banorët e luginës* së Refaimit.+ 10 Davidi pyeti Perëndinë: «A të shkoj për të luftuar kundër filistinëve? A do të m’i japësh në dorë?» Atëherë Jehovai i tha: «Shko, sepse unë do t’i dorëzoj patjetër në duart e tua.»+ 11 Kështu Davidi shkoi në Baal-Perazim+ dhe i vrau. Pastaj tha: «Perëndia i vërtetë ka krijuar një të çarë mes armiqve të mi me dorën time, si e çara që hapin ujërat.» Ja pse e quajti atë vend Baal-Perazim.* 12 Filistinët i braktisën atje perënditë e tyre dhe, sipas urdhrit të Davidit, ato i dogjën në zjarr.+

13 Më vonë, filistinët sulmuan prapë në luginë.*+ 14 Atëherë Davidi kërkoi përsëri drejtimin e Perëndisë, por Perëndia i vërtetë i tha: «Mos i ndiq menjëherë. Përkundrazi shko e dilu nga pas, dhe sulmoji kur të jesh përballë shkurreve të bakës.+ 15 Me të dëgjuar një si zhurmë marshimi, nga majat e shkurreve të bakës, fillo sulmin, sepse Perëndia i vërtetë do të ketë dalë para teje për ta shpartalluar ushtrinë e filistinëve.»+ 16 Prandaj, Davidi veproi pikërisht siç e urdhëroi Perëndia i vërtetë+ dhe e shpartalluan ushtrinë e filistinëve nga Gibeoni deri në Gezer.+ 17 Fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Jehovai bëri që gjithë kombet t’i zinte tmerri prej tij.+

15 Davidi vazhdoi të ndërtonte për vete shtëpi në Qytetin e Davidit, përgatiti një vend për Arkën e Perëndisë së vërtetë dhe ngriti një tendë për të.+ 2 Pikërisht atëherë Davidi tha: «Askush nuk ka për ta mbartur Arkën e Perëndisë së vërtetë përveç levitëve, sepse këta ka zgjedhur Jehovai për të mbartur Arkën e Jehovait dhe për t’i shërbyer atij përgjithmonë.»+ 3 Pastaj, Davidi mblodhi gjithë Izraelin në Jerusalem për ta ngjitur Arkën e Jehovait në vendin që kishte përgatitur.+

4 Davidi mblodhi pasardhësit e Aronit+ dhe levitët:+ 5 nga pasardhësit e Kehathit, Urielin, kreun, dhe 120 vëllezër të tij; 6 nga pasardhësit e Merarit, Asajahun,+ kreun, dhe 220 vëllezër të tij; 7 nga pasardhësit e Gershomit, Joelin,+ kreun, dhe 130 vëllezër të tij; 8 nga pasardhësit e Elizafanit,+ Shemajahun, kreun, dhe 200 vëllezër të tij; 9 nga pasardhësit e Hebronit, Elielin, kreun, dhe 80 vëllezër të tij; 10 nga pasardhësit e Uzielit,+ Aminadabin, kreun, dhe 112 vëllezër të tij. 11 Përveç kësaj, Davidi thirri priftërinjtë Sadok+ e Abiatar+ dhe levitët Uriel, Asajah, Joel, Shemajah, Eliel e Aminadab 12 dhe u tha: «Ju jeni krerët e shtëpive atërore të levitëve. Shenjtërohuni,* ju dhe vëllezërit tuaj, dhe ngjiteni Arkën e Jehovait, Perëndisë së Izraelit, në vendin që kam përgatitur. 13 Herën e parë që nuk e mbartët Arkën,+ zemërimi i Jehovait, Perëndisë tonë, u ndez kundër nesh,+ sepse nuk ndoqëm drejtimin e duhur.»+ 14 Kështu priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për ta ngjitur Arkën e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.

15 Pas kësaj, Arkën e Perëndisë së vërtetë, levitët e mbartën me shufra mbi supe,+ ashtu siç i kishte urdhëruar Moisiu me anë të fjalës së Jehovait. 16 Atëherë Davidi u tha krerëve të levitëve t’i caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë që të këndonin me gëzim, të shoqëruar me këto instrumente muzikore: instrumente me tela, harpa+ dhe cimbale.+

17 Kështu levitët caktuan Hemanin,+ birin e Joelit dhe, nga vëllezërit e tij, Asafin,+ birin e Berekiahut, kurse nga meraritët, vëllezërit e tyre, vunë Etanin,+ birin e Kushajahut. 18 Me ta ishin edhe vëllezërit e tyre nga ndarja e dytë:+ Zakaria, Beni, Jazieli, Shemiramoti, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Masejahu, Matitiahu, Elifelehu, Miknejahu e derëtarët Obed-Edom dhe Jejel. 19 Këngëtarët Heman,+ Asaf+ dhe Etan duhej t’u binin cimbaleve prej bakri;+ 20 Zakaria, Azieli, Shemiramoti, Jehieli, Uni, Eliabi, Masejahu dhe Benajahu u binin instrumenteve me tela të akorduara në alamoth;*+ 21 Matitiahu,+ Elifelehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin harpave të akorduara në sheminith,*+ për të drejtuar muzikantët; 22 Kenaniahu,+ kreu i levitëve, mbikëqyrte transportin, se ishte mjeshtër për këtë gjë; 23 Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë për Arkën; 24 priftërinjtë Shebaniah, Joshafat, Netanel, Amasa, Zakaria, Benajah dhe Eliezer u binin fort trumbetave përpara Arkës së Perëndisë së vërtetë,+ dhe Obed-Edomi e Jehijahu shërbenin edhe si derëtarë për Arkën.

25 Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe krerët e mijësheve shkuan plot gëzim+ që ta sillnin arkën e besëlidhjes së Jehovait nga shtëpia e Obed-Edomit.+ 26 Kur Perëndia i vërtetë i ndihmoi levitët që mbartnin arkën e besëlidhjes së Jehovait, ata flijuan shtatë dema të rinj dhe shtatë desh.+ 27 Davidi ishte i veshur me një veshje pa mëngë prej pëlhure cilësore, e po kështu edhe gjithë levitët që mbartnin Arkën, këngëtarët dhe Kenaniahu, kreu i transportit dhe i këngëtarëve; Davidi kishte veshur edhe një efod* linoje.+ 28 Tërë izraelitët po e ngjitnin arkën e besëlidhjes së Jehovait me britma të gëzueshme,+ me tinguj briri, me trumbeta+ dhe me cimbale, duke u rënë fort instrumenteve me tela dhe harpave.+

29 Por, kur arka e besëlidhjes së Jehovait hyri në Qytetin e Davidit,+ Mikala,+ vajza e Saulit, po shikonte nga dritarja dhe vuri re mbretin David që kërcente e festonte, dhe filloi ta përbuzte në zemrën e saj.+

16 Kështu e sollën Arkën e Perëndisë së vërtetë dhe e vunë brenda tendës që Davidi kishte ngritur për të.+ Pastaj paraqitën flijime të djegura dhe flijime në bashkësi përpara Perëndisë së vërtetë.+ 2 Kur mbaroi paraqitjen e flijimeve të djegura+ dhe të flijimeve në bashkësi,+ Davidi e bekoi popullin në emër të Jehovait. 3 Përveç kësaj, ai u shpërndau gjithë izraelitëve, çdo burri dhe çdo gruaje, një bukë të rrumbullakët, një kulaç hurmash Arabie dhe një kulaç stafidhesh. 4 Pastaj caktoi disa levitë që të shërbenin para Arkës së Jehovait,+ për të nderuar,* për të falënderuar dhe për të lëvduar Jehovain, Perëndinë e Izraelit. 5 Asafi+ ishte kreu dhe Zakaria vinte i dyti pas tij; Jejeli, Shemiramoti, Jehieli, Matitiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli+ u binin instrumenteve me tela dhe harpave;+ Asafi u binte cimbaleve+ 6 dhe priftërinjtë Benajah e Jahaziel u binin rregullisht trumbetave përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë.

7 Pikërisht atë ditë, Davidi kompozoi për herë të parë këtë këngë falënderimi për Jehovain dhe udhëzoi Asafin+ e vëllezërit e tij që ta këndonin:

8 «Falënderoni Jehovain!+ Lutuni në emër të tij!

Veprat e tij tregojuani popujve!+

 9 Këndojini atij e thurini lavde!*+

Mendoni thellë* për tërë veprat e tij të mrekullueshme!+

10 Mburruni me emrin e tij të shenjtë!+

Iu gëzoftë zemra atyre që kërkojnë Jehovain!+

11 Kërkoni Jehovain+ dhe forcën e tij!

Kërkoni pëlqimin* e tij pareshtur!+

12 Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer!+

Kujtoni mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që ka shpallur,

13 të gjithë ju pasardhës* të Izraelit, shërbëtorit të tij,+

ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+

14 Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+

Ai jep vendime gjyqësore për gjithë tokën.+

15 E kujton përgjithmonë besëlidhjen e tij,

premtimin që bëri,* për një mijë breza,+

16 po, besëlidhjen që lidhi me Abrahamin,+

dhe betimin që i bëri Isakut,+

17 të cilin ia konfirmoi Jakobit me anë të një dekreti,+

si një besëlidhje të pandryshueshme për Izraelin,

18 duke thënë: ‘Ty do të ta jap Kananin,+

që të jetë trashëgimia jote.’+

19 Këtë e tha kur ishit të paktë,

po, fare pak dhe të huaj në vend.+

20 Ata u endën nga njëri komb në tjetrin,

nga një mbretëri në një popull tjetër.+

21 Ai nuk lejoi asnjë që t’i shtypte,+

përkundrazi qortoi mbretër për hir të tyre,+

22 dhe tha: ‘Mos i prekni të mirosurit* e mi,

e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.’+

23 Këndojini Jehovait, të gjithë ju banorë të tokës!

Ditë për ditë shpallni shpëtimin që sjell ai!+

24 Bëjini jehonë lavdisë së tij mes kombeve,

gjithë veprave të tij të mrekullueshme mes popujve!

25 Se i madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet.

Ai të ngjall nderim të thellë më shumë se tërë perënditë.+

26 Tërë perënditë e popujve janë të kota,+

por Jehovai është ai që ka bërë qiejt.+

27 Madhështia* dhe shkëlqimi e rrethojnë,+

fuqia dhe gëzimi stolisin vendin e tij.+

28 Jepini Jehovait nderimin që i takon, o fise të tërë popujve!

Jepini Jehovait nderimin që i takon për lavdinë dhe forcën që ka!+

29 Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!+

Sillini një dhuratë dhe ejani para tij!+

Përkuluni para* Jehovait me veshje të shenjta stolisur!*+

30 Ejani me dridhma para tij, të gjithë ju banorë të tokës!

Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.*+

31 Qiejt le të gëzojnë dhe toka të ketë hare,+

shpallni ndër kombe: ‘Jehovai është bërë Mbret!’+

32 Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që ai mban!

Le të ngazëllojnë fushat dhe çdo gjë që është në to!

33 Le të lëshojnë njëzëri britma gëzimi drurët e pyllit para Jehovait,

sepse ai po vjen* të gjykojë tokën.

34 Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë;+

dashuria e tij besnike zgjat përjetë.+

35 Thoni: ‘Na shpëto, o Perëndi i shpëtimit tonë!+

Na mblidh e na shpëto nga kombet,

që t’i thurim lavde emrit tënd të shenjtë+

e plot hare të të lëvdojmë.+

36 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për gjithë përjetësinë!’»*

Dhe mbarë populli tha «Amin!»* dhe lëvdoi Jehovain.

37 Pastaj Davidi la Asafin+ dhe vëllezërit e tij përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait, për të shërbyer vazhdimisht para Arkës,+ sipas asaj që kërkohej çdo ditë.+ 38 Obed-Edomi me vëllezërit e tij, gjithsej 68 veta, dhe Obed-Edomi, biri i Jeduthunit, dhe Hosahu ishin derëtarë; 39 prifti Sadok+ dhe priftërinjtë e tjerë ishin para tabernakullit të Jehovait, në vendin e lartë* në Gibeon,+ 40 për t’i bërë rregullisht Jehovait flijime të djegura në altarin e flijimeve të djegura, në mëngjes e në mbrëmje, dhe për të zbatuar gjithë sa është shkruar në Ligjin e Jehovait që i dha si urdhër Izraelit.+ 41 Bashkë me këta ishte edhe Hemani, Jeduthuni+ dhe pjesa tjetër e burrave që ishin zgjedhur për të falënderuar Jehovain,+ sepse «dashuria e tij besnike zgjat përjetë»;+ 42 Hemani+ e Jeduthuni u binin trumbetave, cimbaleve dhe instrumenteve për të lëvduar Perëndinë e vërtetë;* kurse bijtë e Jeduthunit+ ishin përgjegjës për portën. 43 Pastaj, gjithë populli iku, secili në shtëpinë e vet, kurse Davidi shkoi të bekonte njerëzit e shtëpisë së tij.

17 Sapo kishte nisur të banonte në shtëpinë e vet,* Davidi i tha profetit Natan:+ «Ja, unë banoj në një shtëpi me dru cedri,+ ndërkohë që arka e besëlidhjes së Jehovait qëndron nën pëlhurat e tendës.»+ 2 Atëherë Natani i tha Davidit: «Bëj gjithçka ke në zemër, se Perëndia i vërtetë është me ty.»

3 Po atë natë, Perëndia i drejtoi këtë fjalë Natanit: 4 «Shko e thuaji shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ma ndërtosh ti shtëpinë ku do të banoj.+ 5 Unë nuk kam banuar në një shtëpi që nga dita kur nxora Izraelin e deri më sot, por kam vazhduar të banoj nga tenda në tendë dhe nga një tabernakull në tjetrin.*+ 6 Gjatë gjithë kohës që lëviza me tërë Izraelin, a i thashë vallë ndonjërit prej gjykatësve të Izraelit, që i caktova të kullotnin popullin tim: “Pse nuk më ndërtuat një shtëpi me dru cedri?”’”

7 Tani thuaji këtë shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë të mora nga kullotat, ndërsa shkoje pas kopesë, që të bëheshe prijës i popullit tim, Izraelit.+ 8 Unë do të jem me ty kudo që të shkosh+ e do të shfaros tërë armiqtë e tu para teje.+ Unë do ta bëj emrin tënd të madh, si emrin e të mëdhenjve që janë mbi faqen e dheut.+ 9 Do t’i caktoj një vend popullit tim, Izraelit, e do ta vendos që të banojë atje, dhe askush nuk do ta shqetësojë më; njerëzit e ligj nuk do ta shtypin* sërish, si bënë në të kaluarën,+ 10 që prej ditës që caktova gjykatës për popullin tim, Izraelin.+ Unë do të mposht tërë armiqtë e tu.+ Për më tepër, po të them: “Jehovai do të të ndërtojë një shtëpi.”*

11 Kur ditët e tua të mbarojnë dhe të jesh me paraardhësit e tu, unë do të nxjerr pas teje një pasardhës,* një nga bijtë e tu,+ dhe do ta bëj të patundur mbretërinë e tij.+ 12 Pikërisht ai do të më ndërtojë një shtëpi+ dhe unë do ta bëj të patundur fronin e tij përgjithmonë.+ 13 Unë do të bëhem ati i tij e ai do të bëhet biri im+ dhe nuk do ta largoj nga ai dashurinë time besnike,+ ashtu siç e largova prej atij që ishte përpara teje.+ 14 Do ta vendos në shtëpinë time dhe në mbretërinë time përgjithmonë,+ dhe froni i tij do të mbetet përjetë.’”»+

15 Natani i tregoi Davidit gjithë këto fjalë dhe tërë këtë vegim.*

16 Atëherë mbreti David hyri, u ul para Jehovait dhe tha: «Kush jam unë, o Perëndi Jehova? E ç’është shtëpia ime që më ke sjellë deri këtu?+ 17 Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, o Perëndi, ti flet për shtëpinë e shërbëtorit tënd deri në një të ardhme të largët,+ dhe më ke parë si një njeri që duhet lartësuar më shumë,* o Perëndi Jehova. 18 Ç’mund të të them më tepër unë, për nderin që më ke bërë, kur ti e njeh kaq mirë shërbëtorin tënd?!+ 19 O Jehova, për hir të shërbëtorit tënd dhe sipas asaj që ke në zemër,* ti ke bërë gjithë këto gjëra madhështore dhe na ke treguar sa i madhërishëm je!+ 20 Nuk ka tjetër si ti, o Jehova,+ dhe nuk ka Perëndi përveç teje;+ gjithçka që kemi dëgjuar me veshët tanë e vërteton këtë. 21 Cili komb tjetër në tokë është si populli yt, Izraeli?+ O Perëndia i vërtetë, ti shkove dhe e shpengove* si popullin tënd,+ i bëre një emër vetes me anë të veprave madhështore e që të mahnitin,+ si dhe dëbove kombe përpara popullit tënd+ që ti e shpengove nga Egjipti. 22 Ti e bëre Izraelin popullin tënd përgjithnjë.+ Ti, O Jehova, u bëre Perëndia i tyre.+ 23 Tani, o Jehova, u plotësoftë përgjithmonë premtimi që bëre për shërbëtorin tënd e për shtëpinë e tij, dhe bëj ashtu siç premtove!+ 24 Emri yt qëndroftë* e u lartësoftë+ përjetë, që njerëzit të thonë: ‘Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është Perëndi për Izraelin!’ Qoftë e patundur para teje shtëpia e shërbëtorit tënd David!+ 25 Se ti, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd qëllimin që ke për t’i ndërtuar një shtëpi.* Ja pse shërbëtori yt të drejtohet në lutje pa druajtje. 26 Ti, pra, o Jehova, je Perëndia i vërtetë dhe ia premtove këto gjëra të mira shërbëtorit tënd. 27 Prandaj qoftë dëshira jote ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd dhe qëndroftë kjo shtëpi përgjithmonë para teje, ashtu si ti, o Jehova, e ke bekuar! Qoftë shtëpia e shërbëtorit tënd përherë e bekuar nga ti!»

18 Pak kohë më vonë, Davidi i mposhti e i bëri zap filistinët,+ dhe ua mori Gathin+ e fshatrat e tij. 2 Pastaj mposhti Moabin+ dhe moabitët u bënë shërbëtorë dhe haraçpagues* të Davidit.+

3 Davidi mundi Hadadezerin,+ mbretin e Zobahut,+ afër Hamathit,+ teksa ky po shkonte për të vendosur nën autoritetin e vet territoret përgjatë lumit Eufrat.+ 4 Davidi i mori atij 1.000 karroca, 7.000 kalorës dhe 20.000 këmbësorë.+ Pastaj u preu dejet tërë kuajve të karrocave, përveç 100 prej tyre.+ 5 Kur sirianët e Damaskut erdhën në ndihmë të Hadadezerit, mbretit të Zobahut, Davidi vrau 22.000 sirianë.+ 6 Pastaj Davidi vuri garnizone në Damask të Sirisë dhe sirianët u bënë shërbëtorë e haraçpagues të Davidit. Jehovai i jepte fitore* Davidit kudo që shkonte.+ 7 Veç kësaj, Davidi mori mburojat e rrumbullakëta prej ari të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem. 8 Davidi mori një sasi shumë të madhe bakri nga Tibhati dhe Kuni, qytete të Hadadezerit. Me të, Solomoni bëri Detin prej bakri,+ shtyllat dhe pajisjet prej bakri.+

9 Kur Tou, mbreti i Hamathit, dëgjoi se Davidi kishte mundur gjithë ushtrinë e Hadadezerit,+ mbretit të Zobahut,+ 10 dërgoi menjëherë Hadoramin,* të birin, te mbreti David që ta pyeste si ishte me shëndet e ta përgëzonte që kishte luftuar kundër Hadadezerit dhe e kishte mundur (sepse Hadadezeri kishte luftuar shpesh kundër Tout); Hadorami solli me vete lloj-lloj sendesh prej ari, argjendi dhe bakri. 11 Mbreti David ia shenjtëroi këto Jehovait,+ ashtu si kishte shenjtëruar* argjendin dhe arin që u mori të gjitha kombeve: Edomit, Moabit, amonitëve,+ filistinëve+ dhe amalekitëve.+

12 Abishai,+ biri i Zerujasë,+ vrau 18.000 edomitë në Luginën e Kripës.+ 13 Ai vendosi garnizone në Edom, dhe tërë edomitët u bënë shërbëtorë të Davidit.+ Jehovai i jepte fitore* Davidit kudo që shkonte.+ 14 Davidi vazhdoi të mbretëronte mbi gjithë Izraelin+ dhe gjykonte me drejtësi për dobinë e gjithë popullit të tij.+ 15 Joabi, biri i Zerujasë, ishte në krye të ushtrisë,+ kurse Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte kronist.* 16 Sadoku, biri i Ahitubit, dhe Ahimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, kurse Shavshai ishte sekretar. 17 Benajahu, biri i Jehojadës, ishte në krye të keretitëve+ dhe të peletitëve,+ kurse djemtë e Davidit ishin të parët për nga pozita pas mbretit.

19 Më vonë, Nahashi, mbreti i amonitëve, vdiq, dhe në vend të tij u bë mbret i biri.+ 2 Me të dëgjuar këtë, Davidi tha: «Unë do t’i tregoj dashuri besnike+ Hanunit, birit të Nahashit, siç tregoi dashuri besnike edhe babai i tij ndaj meje.» Prandaj Davidi dërgoi lajmëtarë që ta ngushëllonin për vdekjen e të atit. Por, kur shërbëtorët e Davidit hynë në vendin e amonitëve+ për të ngushëlluar Hanunin, 3 princat e amonitëve i thanë Hanunit: «Vërtet mendon se Davidi të ka dërguar ngushëllues që të nderojë babanë tënd? A nuk t’i ka dërguar shërbëtorët e vet që të hetojnë mirë vendin e të spiunojnë, dhe më pas ta shkatërrojnë?» 4 Atëherë Hanuni i mori shërbëtorët e Davidit, u rroi mjekrën,+ ua preu rrobat përgjysmë deri te vithet dhe i dëboi. 5 Kur i treguan për këtë, Davidi dërgoi menjëherë njerëz që t’u dilnin përpara shërbëtorëve të tij, sepse i kishin poshtëruar tej mase. Mbreti u tha: «Rrini në Jeriko+ derisa t’ju rritet mjekra, dhe pastaj kthehuni.»

6 Me kalimin e kohës, amonitët e kuptuan se ishin bërë të neveritshëm për Davidin, prandaj Hanuni e amonitët paguan 1.000 talenta* argjendi për të marrë me pagesë karroca e kalorës nga Mesopotamia,* nga Aram-Makahu dhe nga Zobahu.+ 7 Kështu morën me pagesë 32.000 karroca lufte, bashkë me mbretin e Makahut dhe njerëzit e tij. Pastaj hynë dhe e ngritën kampin përpara Medebës,+ kurse amonitët u mblodhën nga qytetet e tyre dhe dolën për betejë.

8 Kur e dëgjoi këtë, Davidi dërgoi Joabin+ dhe gjithë ushtrinë, ku përfshiheshin luftëtarët e tij më të fuqishëm.+ 9 Amonitët dolën dhe u rreshtuan në formacion luftimi në hyrje të qytetit, kurse mbretërit që kishin ardhur u rreshtuan më vete në fushë.

10 Kur pa se kundër tij po vinin dy forca sulmuese, njëra nga përpara dhe tjetra nga pas, Joabi zgjodhi disa nga ushtarët më të mirë të Izraelit dhe i rreshtoi në formacion luftimi që të ndesheshin me sirianët.+ 11 Pjesën tjetër të ushtarëve e vuri nën komandën* e Abishait,+ vëllait të vet, që t’i rreshtonte në formacion luftimi për t’u ndeshur me amonitët. 12 Pastaj i tha të vëllait: «Nëse sirianët+ janë më të fortë se unë, ti do të vish të më shpëtosh, por nëse amonitët janë më të fortë se ti, do të vij unë që të të shpëtoj. 13 Duhet të jemi të fortë dhe guximtarë+ për popullin tonë dhe për qytetet e Perëndisë tonë, dhe Jehovai do të bëjë si t’i duket më mirë.»

14 Atëherë Joabi dhe njerëzit e tij marshuan që të luftonin kundër sirianëve, të cilët ia mbathën para tij.+ 15 Kur panë se sirianët ia kishin mbathur, edhe amonitët ia mbathën para Abishait, vëllait të Joabit, dhe hynë në qytet. Pas kësaj, Joabi hyri në Jerusalem.

16 Kur panë se Izraeli i kishte mundur, sirianët dërguan lajmëtarë që të sillnin sirianët që ishin në rajonin e Lumit,*+ bashkë me Shofakun, kreun e ushtrisë së Hadadezerit, që u printe.+

17 Sapo i raportuan për këtë, Davidi mblodhi menjëherë gjithë ushtrinë e Izraelit, kaloi Jordanin, vajti tek ata dhe u rreshtua në formacion luftimi kundër tyre. Ai doli për të luftuar kundër sirianëve dhe ata luftuan kundër tij.+ 18 Por sirianët ia mbathën para Izraelit. Davidi vrau 7.000 karrocierë dhe 40.000 këmbësorë sirianë; atje vrau edhe Shofakun, kreun e ushtrisë. 19 Kur shërbëtorët e Hadadezerit panë që Izraeli i kishte mundur,+ bënë menjëherë paqe me Davidin dhe iu nënshtruan.+ Siria nuk deshi t’i ndihmonte më amonitët.

20 Në fillim të vitit,* në kohën kur mbretërit shkojnë në fushata ushtarake, Joabi+ i priu një ekspedite ushtarake dhe shkretoi vendin e amonitëve; shkoi e rrethoi Rabahun,+ ndërkohë që Davidi qëndronte në Jerusalem.+ Joabi sulmoi Rabahun dhe e rrëzoi.+ 2 Pastaj Davidi ia hoqi Malkamit nga koka kurorën dhe pa se peshonte një talentë* ari dhe që ishte zbukuruar me gurë të çmuar; atë ia vunë në kokë Davidit. Gjithashtu ai mori plaçkë tepër të madhe nga qyteti.+ 3 Njerëzit që gjendeshin në të, ai i mori dhe i vuri+ për të prerë gurë, për të punuar me vegla të mprehta hekuri dhe me sëpata. Kështu bëri Davidi me të gjitha qytetet e amonitëve. Në fund, Davidi dhe të gjithë ushtarët u kthyen në Jerusalem.

4 Pas kësaj, në Gezer shpërtheu lufta me filistinët. Në atë rast Sibekai,+ hushahiti, vrau Sipain, një pasardhës të Refaimit,+ kështu që filistinët u nënshtruan.

5 Pati përsëri luftë me filistinët, dhe Elhanani, djali i Jairit, vrau Lahmin, vëllanë e Goliadit,+ gititit, që e kishte shkopin e heshtës si shuli i tezgjahut.+

6 Në Gath shpërtheu prapë luftë,+ dhe atje ishte një burrë me shtat të jashtëzakonshëm,+ që kishte 6 gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, gjithsej 24 gishta. Edhe ai ishte pasardhës i Refaimit.+ 7 Ai e sfidonte vazhdimisht+ Izraelin, prandaj Jonatani, djali i Shimeit,+ vëllait të Davidit, e vrau.

8 Këta ishin pasardhës të Refaimit+ në Gath+ dhe ranë nga dora e Davidit e nga dora e shërbëtorëve të tij.

21 Satanai* u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin të numëronte Izraelin.+ 2 Kështu Davidi i tha Joabit+ dhe krerëve të popullit: «Shkoni, numëroni Izraelin nga Ber-Sheba deri në Dan+ dhe kthehuni e më thoni numrin e tyre, që ta di.» 3 Por Joabi i tha: «Jehovai e shtoftë popullin e tij 100-fish! O mbret, zotëria im, a nuk janë të gjithë ata shërbëtorë të zotërisë tim? Pse vallë e kërkon një gjë të tillë zotëria im? Pse të bëhet ai shkak faji për Izraelin?»

4 Por  fjala  e  mbretit  doli  më e fortë se ajo e Joabit, kështu që Joabi u largua e përshkoi gjithë Izraelin dhe pastaj mbërriti në Jerusalem.+ 5 Joabi i dha Davidit numrin e atyre që ishin regjistruar. Tërë Izraeli arrinte në 1.100.000 shpatarë, kurse Juda në 470.000 shpatarë.+ 6 Por fjala e mbretit ishte e neveritshme për Joabin+ dhe ai nuk i regjistroi Levin dhe Beniaminin mes tyre.+

7 Kjo nuk i pëlqeu aspak Perëndisë së vërtetë, kështu që ai vendosi ta ndëshkonte Izraelin. 8 Davidi i tha Perëndisë së vërtetë: «Mëkatova+ rëndë duke bërë këtë gjë. Tani, të lutem, falja fajin shërbëtorit tënd,+ sepse kam vepruar fare pa mend.»+ 9 Atëherë Jehovai i foli Gadit,+ vegimtarit* të Davidit: 10 «Shko dhe thuaji Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Po të jap tri mundësi. Zgjidh njërën dhe atë do të sjell mbi ty.’”» 11 Prandaj Gadi vajti te Davidi dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Zgjidh e merr: 12 të ketë për tre vjet zi buke;+ të të mundin për tre muaj kundërshtarët dhe të të zërë shpata e armiqve të tu;+ apo të ketë tri ditë ndëshkim nga shpata e Jehovait, gjatë të cilave do të ketë murtajë në vend+ dhe engjëlli i Jehovait do të sjellë shkatërrim+ në të gjithë territorin e Izraelit?’ Tani, mendohu për përgjigjen që duhet t’i jap Atij që më dërgoi.» 13 Atëherë Davidi i tha Gadit: «Ç’më rëndon një ankth në zemër! Më mirë të bie në duart e Jehovait, sepse mëshira e tij është shumë e madhe,+ por mos rënça në duart e njeriut!»+

14 Atëherë Jehovai dërgoi një murtajë+ në Izrael, kështu nga Izraeli vdiqën 70.000 veta.+ 15 Përveç kësaj, Perëndia i vërtetë dërgoi një engjëll në Jerusalem për ta shkatërruar. Por, sapo ishte gati të fillonte, Jehovai e pa dhe i erdhi keq* për këtë tragjedi,+ prandaj i tha engjëllit që do të shkatërronte: «Mjaft!+ Ule dorën.» Engjëlli i Jehovait po qëndronte pranë lëmit të Ornanit,+ jebusitit.+

16 Kur ngriti sytë, Davidi pa engjëllin e Jehovait që qëndronte ndërmjet tokës dhe qiejve. Ai kishte në dorë një shpatë+ që e mbante të shtrirë drejt Jerusalemit, prandaj menjëherë Davidi dhe pleqtë, të veshur me copë thesi,*+ ranë me fytyrë përtokë.+ 17 Davidi i tha Perëndisë së vërtetë: «A nuk isha unë që thashë të numërohej populli? Unë mëkatova! Unë bëra keq!+ Po këto dele, çfarë kanë bërë? Të lutem, o Jehova, Perëndia im, të ngrihet dora jote kundër meje dhe kundër shtëpisë së babait tim, por mos e sill këtë plagë mbi popullin tënd!»+

18 Atëherë engjëlli i Jehovait i tha Gadit+ që t’i thoshte Davidit të ngjitej për t’i ndërtuar një altar Jehovait në lëmin e Ornan jebusitit.+ 19 Prandaj Davidi u ngjit sipas fjalës që Gadi kishte thënë në emër të Jehovait. 20 Ornani po shinte grurë kur u kthye dhe pa engjëllin. Katër djemtë e tij, që ishin me të, u fshehën. 21 Kur Davidi erdhi tek Ornani, ky ngriti sytë dhe e vuri re; atëherë doli menjëherë nga lëmi dhe u përkul para Davidit me fytyrë përtokë. 22 Davidi i tha Ornanit: «Më shit* vendin ku është lëmi, që t’i ndërtoj një altar Jehovait. Ma shit aq sa bën, që të ndalet plaga kundër popullit tim.»+ 23 Por Ornani i tha Davidit: «Merre si të ishte yti, dhe zotëria im, mbreti, le të bëjë si t’i pëlqejë. Ja, po të jap edhe gjedhët për blatime të djegura, trinën shirëse*+ për dru dhe grurin si blatim në drithë. Po t’i jap të tëra.»

24 Megjithatë mbreti David i tha Ornanit: «Jo, unë duhet të ta blej për aq sa bën, sepse nuk do t’i jap Jehovait atë që është jotja, nuk do t’i bëj flijime të djegura që s’më kushtojnë asgjë.»+ 25 Kështu, për atë vend, Davidi i dha Ornanit peshën e 600 siklave* ari. 26 Atje Davidi i ndërtoi Jehovait një altar+ dhe bëri flijime të djegura e flijime në bashkësi. Pastaj iu lut Jehovait, i cili iu përgjigj duke dërguar nga qiejt zjarr+ mbi altarin e blatimit të djegur. 27 Kështu Jehovai e urdhëroi engjëllin+ që ta kthente shpatën në mill.* 28 Kur pa që Jehovai i ishte përgjigjur në lëmin e Ornan jebusitit, Davidi vazhdoi të bënte flijime atje. 29 Mirëpo, në atë kohë, tabernakulli i Jehovait që kishte bërë Moisiu në shkretëtirë dhe altari i blatimeve të djegura ishin në vendin e lartë në Gibeon.+ 30 Por Davidi nuk kishte shkuar para altarit për t’u konsultuar me Perëndinë, sepse ishte tmerruar nga shpata e engjëllit të Jehovait.

22 Atëherë Davidi tha: «Kjo është shtëpia e Jehovait, Perëndisë së vërtetë, dhe ky është altari i blatimeve të djegura për Izraelin.»+

2 Davidi urdhëroi të mblidheshin të huajt+ që ndodheshin në vendin e Izraelit. Ai u caktoi detyrën që të prisnin e t’u jepnin formë gurëve për të ndërtuar shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 3 Gjithashtu Davidi përgatiti hekur me bollëk për gozhdët e kanateve të portave dhe për shtrëngueset, si edhe kaq shumë bakër sa nuk mund të peshohej.+ 4 Ai përgatiti edhe një sasi drurësh+ cedri që nuk mund të llogaritej, sepse sidonitët+ dhe tirasit+ i sollën dru cedri në sasi të madhe. 5 Davidi tha: «Solomoni, djali im, është i ri e i papërvojë,+ dhe shtëpia që do të ndërtohet për Jehovain duhet të jetë tejet madhështore,+ me një famë e bukuri+ që do të dallohet nga të gjitha vendet.+ Prandaj do të bëj përgatitje për të.» Kështu, para se të vdiste, Davidi përgatiti materiale në sasi të mëdha.

6 Përveç kësaj thirri Solomonin, djalin e tij, dhe e udhëzoi që t’i ndërtonte një shtëpi Jehovait, Perëndisë së Izraelit. 7 Davidi i tha Solomonit, të birit: «Mua ma donte zemra të ndërtoja një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë tim.+ 8 Por fjala e Jehovait m’u drejtua e më tha: ‘Ke derdhur shumë gjak dhe ke bërë luftëra të mëdha. Ti nuk do të ndërtosh një shtëpi për emrin tim,+ pasi ke derdhur shumë gjak në tokë para syve të mi. 9 Ti do të kesh një djalë+ që do të jetë njeri paqësor* dhe unë do t’i jap prehje nga gjithë armiqtë që e rrethojnë,+ ja pse do të quhet Solomon*+ dhe, në ditët e tij, unë do t’i fal paqe e qetësi Izraelit.+ 10 Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.+ Ai do të më bëhet bir, e unë do t’i bëhem atë.+ Fronin e mbretërisë së tij, unë do ta bëj të patundur përgjithmonë në Izrael.’+

11 Tani, biri im, Jehovai qoftë me ty, që t’ia dalësh mbanë e të ndërtosh shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tënd, ashtu si ka thënë ai për ty!+ 12 Jehovai të dhëntë maturi e aftësi për të kuptuar+ kur të të japë autoritet mbi Izraelin, që kështu të zbatosh ligjin e Jehovait, Perëndisë tënd!+ 13 Nëse i zbaton me kujdes rregullat+ dhe vendimet gjyqësore që Jehovai urdhëroi Moisiun t’i jepte Izraelit,+ ke për t’ia dalë mbanë. Ji i fortë dhe guximtar! Mos ki frikë e mos u tmerro!+ 14 Ja, i jam futur punës që të përgatis për shtëpinë e Jehovait 100.000 talenta* ari dhe 1.000.000 talenta argjendi. Bakri dhe hekuri janë në një sasi kaq të madhe,+ sa s’ke si t’i peshosh. Kam përgatitur dru dhe gurë,+ por ti do t’i shtosh ato. 15 Bashkë me ty është një numër i madh punëtorësh—gurprerës, punues guri,+ punues druri dhe lloj-lloj mjeshtrash të tjerë.+ 16 Sasia e arit, e argjendit, e bakrit dhe e hekurit është e pallogaritshme.+ Futju punës, dhe Jehovai qoftë me ty!»+

17 Pastaj Davidi urdhëroi gjithë princat e Izraelit që të ndihmonin djalin e tij, Solomonin: 18 «A nuk është Jehovai, Perëndia juaj, me ju? A nuk ju ka dhënë ai paqe në çdo cep? Në fakt ai më dha në dorë banorët e vendit dhe vendi i është nënshtruar Jehovait dhe popullit të tij. 19 Tani, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* vendosni që t’i shërbeni* Jehovait, Perëndisë tuaj.+ Filloni të ndërtoni shenjtëroren e Jehovait, Perëndisë së vërtetë,+ që ta sillni arkën e besëlidhjes së Jehovait dhe pajisjet e shenjta të Perëndisë së vërtetë+ në shtëpinë e ndërtuar për emrin e Jehovait.»+

23 Kur Davidi ishte plakur dhe afër fundit të jetës,* e bëri të birin, Solomonin, mbret të Izraelit.+ 2 Pastaj mblodhi tërë princat e Izraelit, priftërinjtë+ dhe levitët.+ 3 U numëruan një për një levitët nga mosha 30 vjeç e lart,+ dhe numri i tyre ishte 38.000 veta. 4 Nga këta, 24.000 shërbenin si mbikëqyrës të punës në shtëpinë e Jehovait, kurse 6.000 si zyrtarë dhe gjykatës.+ 5 Kishte edhe 4.000 derëtarë,+ si dhe 4.000 veta që i thurnin lavde+ Jehovait me instrumentet për të cilat Davidi tha: «I bëra për të thurur lavde.»

6 Pastaj Davidi i organizoi* në ndarje+ sipas bijve të Levit: sipas Gershonit, Kehathit dhe Merarit.+ 7 Bijtë e Gershonit ishin Ladani dhe Shimei. 8 Bijtë e Ladanit ishin tre: Jehieli, kreu, Zetami dhe Joeli.+ 9 Bijtë e Shimeit ishin tre: Shelomoti, Hazieli dhe Harani. Këta ishin krerët e shtëpive atërore për Ladanin. 10 Bijtë e Shimeit ishin: Jahati, Zinai, Jeushi dhe Beriahu. Këta të katër ishin bijtë e Shimeit. 11 Jahati ishte kreu, kurse Zizahu i dyti. Jeushi dhe Beriahu nuk kishin shumë djem, kështu që së bashku u llogaritën si një shtëpi atërore që kishin të njëjtën përgjegjësi.

12 Bijtë e Kehathit ishin katër: Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli.+ 13 Bijtë e Amramit ishin Aroni+ dhe Moisiu.+ Mirëpo Aroni dhe bijtë e tij ishin ndarë veç+ që të shenjtëronin Më të Shenjtën brez pas brezi. Ata duhej t’i paraqitnin flijime Jehovait, t’i shërbenin dhe të shpallnin bekime në emër të tij gjithmonë.+ 14 Kurse bijtë e Moisiut, njeriut të Perëndisë së vërtetë, u llogaritën mes fisit të levitëve. 15 Bijtë e Moisiut ishin Gershomi+ dhe Eliezeri.+ 16 Nga bijtë e Gershomit, kreu ishte Shebueli.+ 17 Nga pasardhësit* e Eliezerit, kreu ishte Rehabjahu.+ Eliezeri nuk pati djem të tjerë, ndërsa Rehabjahu pati shumë djem. 18 Nga bijtë e Izarit,+ kreu ishte Shelomiti.+ 19 Bijtë e Hebronit ishin Jeriahu, kreu, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekameami+ i katërti. 20 Bijtë e Uzielit+ ishin Mikea, kreu, dhe Ishiahu, i dyti.

21 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.+ Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi. 22 Eleazari vdiq dhe nuk pati djem, por vetëm vajza. Kështu që djemtë e Kishit, të afërmit* e tyre, i morën për gra. 23 Bijtë e Mushit ishin tre: Mahli, Ederi dhe Jeremoti.

24 Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpive të tyre atërore, sipas krerëve të shtëpive atërore. Levitët nga mosha 20 vjeç e lart u regjistruan dhe u renditën sipas emrave për shërbimin në shtëpinë e Jehovait. 25 Se Davidi kishte thënë: «Jehovai, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij+ dhe do të banojë në Jerusalem përgjithmonë.+ 26 Gjithashtu, levitëve nuk do t’u duhet të mbartin tabernakullin ose ndonjë prej pajisjeve të tij për shërbimin në të.»+ 27 Sipas udhëzimeve të fundit të Davidit, u numëruan levitët nga mosha 20 vjeç e lart. 28 Funksioni i tyre ishte të ndihmonin bijtë e Aronit+ për shërbimin në shtëpinë e Jehovait, të ishin përgjegjës për oborret,+ për dhomat e ngrënies, për pastrimin e çdo gjëje të shenjtë, si dhe për çdo punë tjetër në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 29 Ata ndihmonin me bukët e vëna stivë,*+ me miellin e bluar imët për blatimin në drithë, me galetat* pa maja,+ me kuleçtë e tiganit të cekët, me brumin e përzier+ dhe me gjithë mjetet që matnin të gjitha peshat e sasinë. 30 Duhej të paraqiteshin mëngjes për mëngjes+ e po kështu edhe në mbrëmje, që të falënderonin dhe të lëvdonin Jehovain.+ 31 Duhej të ndihmonin sa herë që i paraqiteshin flijime të djegura Jehovait gjatë Sabateve,+ gjatë hënave të reja+ dhe gjatë periudhave të festave,+ sipas numrit që kërkonte rregulli përkatës për ta. Këtë e bënin rregullisht para Jehovait. 32 Ata kryenin edhe shërbimin në tendën e takimit dhe në vendin e shenjtë. Ndihmonin edhe vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, në shtëpinë e Jehovait.

24 Pasardhësit e Aronit u organizuan në ndarje. Bijtë e Aronit ishin: Nadabi, Abihu,+ Eleazari dhe Ithamari.+ 2 Mirëpo Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre+ dhe nuk patën djem, kurse Eleazari+ dhe Ithamari vazhduan të shërbenin si priftërinj. 3 Davidi, bashkë me Sadokun+ nga bijtë e Eleazarit, dhe Ahimeleku nga bijtë e Ithamarit, formuan ndarje të pasardhësve të Aronit sipas detyrave të shërbimit të tyre. 4 Meqenëse bijtë e Eleazarit kishin më shumë krerë sesa bijtë e Ithamarit, i ndanë sipas numrave përkatës: bijtë e Eleazarit kishin 16 krerë të shtëpive të tyre atërore, kurse bijtë e Ithamarit kishin 8 krerë të shtëpive të tyre atërore.

5 Më tej i ndanë me short të dyja grupet,+ sepse krerët e vendit të shenjtë dhe krerët që i shërbenin Perëndisë së vërtetë, ishin si nga bijtë e Eleazarit, edhe nga bijtë e Ithamarit. 6 Pastaj Shemajahu, biri i Netanelit, sekretari i levitëve, i regjistroi emrat e tyre para mbretit, princave, priftit Sadok,+ Ahimelekut,+ birit të Abiatarit+ dhe krerëve të shtëpive atërore të priftërinjve e të levitëve: një shtëpi atërore zgjidhej për Eleazarin dhe një shtëpi atërore zgjidhej për Ithamarin.

7 Shorti i 1-rë i ra Jehojaribit, i 2-ti Jedajahut, 8 i 3-ti Harimit, i 4-ti Seorimit, 9 i 5-ti Malkijahut, i 6-ti Mijaminit, 10 i 7-ti Hakozit, i 8-ti Abijahut,+ 11 i 9-ti Jeshuait, i 10-ti Shekaniahut, 12 i 11-ti Eliashibit, i 12-ti Jakimit, 13 i 13-ti Hupahut, i 14-ti Jeshebeabit, 14 i 15-ti Belgahut, i 16-ti Imerit, 15 i 17-ti Hezirit, i 18-ti Hapizezit, 16 i 19-ti Petahiahut, i 20-ti Jehezkelit, 17 i 21-ti Jakinit, i 22-ti Gamulit, 18 i 23-ti Delajahut, i 24-ti Maziahut.

19 Këto ishin detyrat e tyre të shërbimit+ kur futeshin në shtëpinë e Jehovait sipas procedurës që kishte vënë Aroni, paraardhësi i tyre, ashtu siç e urdhëroi atë Jehovai, Perëndia i Izraelit.

20 Pjesa tjetër e levitëve ishin: nga bijtë e Amramit,+ Shubaeli; nga bijtë e Shubaelit,+ Jehdejahu; 21 nga bijtë e Rehabjahut,+ kreu ishte Ishiahu; 22 nga izaritët, Shelomoti;+ nga bijtë e Shelomotit, Jahati; 23 nga bijtë e Hebronit, kreu ishte Jeriahu,+ Amariahu i dyti, Jahazieli i treti, Jekameami i katërti; 24 nga bijtë e Uzielit, Mikea; nga bijtë e Mikesë, Shamiri. 25 Vëllai i Mikesë ishte Ishiahu; nga bijtë e Ishiahut, Zakaria.

26 Bijtë e Merarit+ ishin Mahli dhe Mushi; nga bijtë e Jaziahut, Benoja. 27 Bijtë e Merarit: nga Jaziahu, Benoja, Shohami, Zakuri dhe Ibri. 28 Nga Mahli, Eleazari, i cili nuk pati djem;+ 29 nga bijtë e Kishit, Jerahmeli; 30 nga bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimoti.

Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpive të tyre atërore. 31 Edhe ata hodhën short+ përpara mbretit David, Sadokut, Ahimelekut dhe krerëve të shtëpive atërore të priftërinjve e të levitëve, tamam si hodhën vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit. Shtëpia atërore e kreut më të madh ishte njësoj si ajo e vëllait të tij më të vogël.

25 Përveç kësaj, Davidi dhe krerët e grupeve të shërbimit ndanë disa prej bijve të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit,+ që të shërbenin duke profetizuar me harpa, me instrumente me tela+ dhe me cimbale.+ Lista e burrave të ngarkuar për këtë shërbim ishte: 2 nga bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi, Netaniahu dhe Asarelahu, bijtë e Asafit nën drejtimin e Asafit, i cili profetizonte nën drejtimin e mbretit. 3 Nga Jeduthuni:+ bijtë e Jeduthunit, Gedaliahu, Zeri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matitiahu,+ gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre, Jeduthunit që profetizonte me harpë duke falënderuar e duke lëvduar Jehovain.+ 4 Nga Hemani:+ bijtë e Hemanit, Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimoti, Hananiahu, Hanani, Eliatahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Maloti, Hotiri dhe Mahazioti. 5 Të gjithë këta ishin bij të Hemanit, vegimtarit* të mbretit për çështjet që i përkitnin Perëndisë së vërtetë, për lavdi të tij.* Kështu Perëndia i vërtetë i dha Hemanit 14 djem e 3 vajza. 6 Të gjithë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre që të këndonin në shtëpinë e Jehovait me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa.+ Ky ishte shërbimi i tyre në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.

Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën drejtimin e mbretit.

7 Numri i tyre dhe i vëllezërve të tyre të stërvitur për t’i kënduar Jehovait, të gjithë mjeshtra, ishte 288 veta. 8 Kështu hodhën short+ për detyrat e tyre, si i vogli, ashtu dhe i madhi, si mjeshtri, ashtu dhe fillestari.

9 Shorti i 1-rë i takonte Asafit për Jozefin,+ i 2-ti për Gedaliahun+ (ai me vëllezërit dhe bijtë e tij ishin 12 veta); 10 i 3-ti për Zakurin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 11 i 4-ti për Izrin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 12 i 5-ti për Netaniahun,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 13 i 6-ti për Bukiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 14 i 7-ti për Jesharelahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 15 i 8-ti për Jeshajahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 16 i 9-ti për Mataniahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 17 i 10-ti për Shimein, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 18 i 11-ti për Azarelin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 19 i 12-ti për Hashabiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 20 i 13-ti për Shubaelin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 21 i 14-ti për Matitiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 22 i 15-ti për Jeremotin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 23 i 16-ti për Hananiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 24 i 17-ti për Joshbekashahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 25 i 18-ti për Hananin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 26 i 19-ti për Malotin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 27 i 20-ti për Eliatahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 28 i 21-ti për Hotirin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 29 i 22-ti për Gidaltin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 30 i 23-ti për Mahaziotin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 31 i 24-ti për Romamt-Ezerin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta.

26 Ndarjet e derëtarëve+ ishin: nga korahitët, Meshelemiahu,+ bir i Koreut, nga bijtë e Asafit. 2 Bijtë e Meshelemiahut ishin: Zakaria i parëlinduri, Jediaeli i dyti, Zebadiahu i treti, Jatnieli i katërti, 3 Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliho-Enai i shtati. 4 Bijtë e Obed-Edomit ishin: Shemajahu i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti, 5 Amieli i gjashti, Isahari i shtati dhe Peuletai i teti; sepse Perëndia e kishte bekuar.

6 Shemajahut, birit të tij, i lindën bij që ishin krerë të shtëpisë të tyre atërore, sepse ishin burra të zotë e të fuqishëm. 7 Bijtë e Shemajahut ishin: Othni, Rafaeli, Obedi dhe Elzabadi; edhe vëllezërit e tij, Elihu e Semakia, ishin burra të zotë. 8 Të gjithë këta ishin bijtë e Obed-Edomit; bashkë me bijtë e vëllezërit e tyre, ata ishin burra të zotë e të kualifikuar për të kryer shërbimin, 62 veta që i përkitnin Obed-Edomit. 9 Meshelemiahu+ pati djem dhe vëllezër, 18 burra të zotë. 10 Edhe Hosahu, nga bijtë e Merarit, pati djem. Shimri ishte kreu. Ai nuk ishte i parëlinduri, por i ati e caktoi si krye. 11 Hilkiahu ishte i dyti, Tebalia i treti, Zakaria i katërti. Të gjithë bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin 13 veta.

12 Në këto ndarje të derëtarëve, krerët kishin të njëjtat detyra si vëllezërit e tyre: të shërbenin në shtëpinë e Jehovait. 13 Kështu shorti u hodh+ sipas shtëpive të tyre atërore, njëlloj si për të voglin, edhe për të madhin, që të përcaktonin se kush do të qëndronte në secilën portë. 14 Atëherë shorti për në lindje i ra Shelemiahut. Kur u hodh shorti për Zakarinë, birin e tij, që ishte një këshilltar i matur, atij i ra pjesa veriore. 15 Obed-Edomit i ra në jug, kurse bijve të tij+ te depot. 16 Shupimit dhe Hosahut+ u ra shorti në perëndim, pranë Portës së Shaleketit, buzë rrugës që ngjitet. Çdo grup rojash qëndronte krah për krah me grupin tjetër. 17 Në lindje ishin gjashtë levitë, në veri dhe në jug katër levitë çdo ditë. Te depot+ qëndronin dy grupe me nga dy roja pranë njëri-tjetrit. 18 Për portikun* në perëndim ishin katër levitë në rrugën kryesore+ dhe dy në portik. 19 Këto ishin ndarjet e derëtarëve nga bijtë e korahitëve dhe nga bijtë e meraritëve.

20 Nga levitët, Akijahu ishte përgjegjës për thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.*+ 21 Nga bijtë e Ladanit: bijtë e gershonitëve që i përkitnin Ladanit, pra krerët e shtëpive atërore që i përkitnin gershonitit Ladan, përgjegjës ishte Jehieli.+ 22 Bijtë e Jehielit, Zetami dhe vëllai i tij Joel, ishin përgjegjës për thesarin e shtëpisë së Jehovait.+ 23 Nga amramitët, nga izaritët, nga hebronitët, nga uzielitët,+ 24 kreu përgjegjës për depot ishte Shebueli, biri i Gershomit, biri i Moisiut. 25 Nga vëllezërit e tij, nga Eliezeri,+ ishin biri i tij Rehabjahu,+ biri i tij Jeshajahu, biri i tij Jorami, biri i tij Zikri dhe biri i tij Shelomoti. 26 Shelomoti dhe vëllezërit e tij ishin përgjegjës për gjithë thesarin e gjërave të shenjtëruara, që kishin shenjtëruar+ mbreti David,+ krerët e shtëpive atërore,+ krerët e mijësheve e të qindësheve dhe krerët e ushtrisë. 27 Ata kishin shenjtëruar një pjesë të plaçkës që kishin zënë nga luftërat+ për të mirëmbajtur shtëpinë e Jehovait, 28 si edhe gjithçka që kishin shenjtëruar parashikuesi Samuel,+ Sauli, biri i Kishit, Abneri,+ biri i Nerit dhe Joabi,+ biri i Zerujasë.+ Çdo gjë e shenjtëruar nga cilido, u vu nën kujdesin e Shelomitit* dhe të vëllezërve të tij.

29 Nga izaritët,+ Kenaniahu dhe bijtë e tij ishin caktuar për detyrat administrative të jashtme si zyrtarë e gjykatës+ për Izraelin.

30 Nga hebronitët,+ Hashabiahu dhe vëllezërit e tij, 1.700 burra të zotë, ishin përgjegjës për administrimin e Izraelit në rajonin në perëndim të Jordanit, për tërë punën e Jehovait dhe për shërbimin e mbretit. 31 Nga hebronitët, Jerijahu+ ishte kreu i tyre sipas prejardhjes së shtëpive të tyre atërore. Në vitin e 40-të të mbretërimit të Davidit,+ u kërkuan dhe u gjetën ndër ta burra të fuqishëm e të zotë në Jazer,+ në Galad. 32 Vëllezërit e tij ishin 2.700 burra të zotë, krerë të shtëpive atërore. Kështu, mbreti David i caktoi ata në krye të rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të manasitëve, që të merreshin me çdo çështje të Perëndisë së vërtetë dhe me çdo çështje të mbretit.

27 Ky ishte numri i izraelitëve, i krerëve të shtëpive atërore, i krerëve të mijësheve dhe të qindësheve,+ si dhe i zyrtarëve të tyre që i shërbenin mbretit+ për çdo çështje lidhur me ndarjet e atyre që hynin e dilnin çdo muaj të vitit. Çdo ndarje kishte 24.000 veta.

2 Në krye të ndarjes së 1-rë që shërbente muajin e 1-rë ishte Jashobeami,+ biri i Zabdielit, dhe ndarja e tij kishte 24.000 veta. 3 Nga bijtë e Perezit,+ ai ishte kreu i të gjithë krerëve të grupeve që u caktuan të shërbenin gjatë muajit të 1-rë. 4 Në krye të ndarjes së muajit të 2-të ishte ahohiti+ Dodai+ me ndarjen e tij. Prijës ishte Mikloti dhe në këtë ndarje kishte 24.000 veta. 5 Kreu i grupit të 3-të të caktuar për të shërbyer gjatë muajit të 3-të ishte Benajahu,+ biri i Jehojadës,+ kreut të priftërinjve, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 6 Benajahu ishte një luftëtar i fuqishëm ndër të tridhjetët dhe përgjegjës për të tridhjetët. Në krye të ndarjes së tij ishte Amizabadi, i biri. 7 Kreu i 4-t, për muajin e 4-t, ishte Asaheli,+ vëllai i Joabit,+ dhe pas tij Zebadiahu, i biri. Në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 8 Kreu i 5-të, për muajin e 5-të, ishte izrahiti Shamuth dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 9 Kreu i 6-të, për muajin e 6-të, ishte Irai,+ biri i tekoitit+ Ikesh, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 10 Kreu i 7-të, për muajin e 7-të, ishte peloniti Helez+ nga efraimitët, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 11 Kreu i 8-të, për muajin e 8-të, ishte hushahiti Sibekai+ nga zerahitët,+ dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 12 Kreu i 9-të, për muajin e 9-të, ishte anatothiti+ Abi-Ezer+ nga beniaminitët, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 13 Kreu i 10-të, për muajin e 10-të, ishte netofathiti Maharai+ nga zerahitët,+ dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 14 Kreu i 11-të, për muajin e 11-të, ishte piratoniti Benajah+ nga bijtë e Efraimit, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 15 Kreu i 12-të, për muajin e 12-të, ishte netofathiti Heldai nga Otnieli, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta.

16 Këta ishin krerët e fiseve të Izraelit: nga rubenitët ishte prijës Eliezeri, biri i Zikrit; nga simeonitët, Shefatiahu, biri i Makahut; 17 nga Levi, Hashabiahu, biri i Kemuelit; nga Aroni, Sadoku; 18 nga Juda, Elihu,+ një prej vëllezërve të Davidit; nga Isahari, Omri, biri i Mikaelit; 19 nga Zabuloni, Ishmajahu, biri i Abdisë; nga Neftali, Jerimoti, biri i Azrielit; 20 nga efraimitët, Hoshea, biri i Azaziahut; nga gjysma e fisit të Manaseut, Joeli, biri i Pedajahut; 21 nga gjysma e fisit të Manaseut që ishte në Galad, Idoja, biri i Zakarisë; nga Beniamini, Jasieli, biri i Abnerit;+ 22 nga Dani, Azareli, biri i Jerohamit. Këta ishin princat e fiseve të Izraelit.

23 Davidi nuk i numëroi ata që ishin nga 20 vjeç e poshtë, sepse Jehovai kishte premtuar ta bënte Izraelin të shumtë si yjet e qiellit.+ 24 Joabi, biri i Zerujasë, kishte filluar të bënte numërimin, por nuk e mbaroi. Për shkak të numërimit, zemërimi i Perëndisë u ndez kundër Izraelit*+ dhe numri nuk u përfshi në tregimin e historisë së mbretit David.

25 Për thesarin e mbretit+ ishte caktuar Azmaveti, biri i Adielit, kurse për depot* në fusha, qytete, fshatra dhe kulla ishte caktuar Jonatani, biri i Uziahut. 26 Mbi punëtorët në fushë, të cilët kultivonin tokën, ishte caktuar Ezri, biri i Kelubit. 27 Për vreshtat ishte caktuar ramatiti Shimei, kurse për prodhimin e vreshtave që përdorej për rezervat e verës ishte Zabdi, shifmiti. 28 Për ullishtet dhe fiqtë e Egjiptit+ në Shefelah,+ ishte caktuar gederiti Baal-Hanan, kurse për rezervat e vajit ishte Joashi. 29 Për tufat që kullotnin në Sharon+ ishte caktuar sharoniti Shitrai, kurse për tufat në rrafshina* ishte Shafati, biri i Adlait. 30 Për devetë ishte caktuar ismaeliti Ovil, kurse për gomaricat ishte caktuar Jehdejahu, meronotiti. 31 Për kopetë ishte caktuar Jazizi, hagriti. Të gjithë këta ishin përgjegjësit e zotërimeve të mbretit David.

32 Jonatani,+ nipi i Davidit, ishte njeri i mençur, si edhe këshilltar e sekretar i tij. Jehieli, biri i Hakmonit, kujdesej për djemtë e mbretit.+ 33 Ahithofeli+ ishte këshilltar i mbretit, kurse arkiti Hushai+ ishte mik* i mbretit. 34 Ahithofeli u pasua nga Jehojada, biri i Benajahut,+ dhe nga Abiatari.+ Joabi+ ishte kreu i ushtrisë së mbretit.

28 Pastaj Davidi mblodhi në Jerusalem të gjithë princat e Izraelit: princat e fiseve, krerët e ndarjeve+ që i shërbenin mbretit, krerët e mijësheve dhe krerët e qindësheve,+ përgjegjësit për gjithë zotërimet dhe për bagëtinë e mbretit+ e të djemve të tij,+ bashkë me zyrtarët e oborrit dhe çdo burrë të fuqishëm e të zotë.+ 2 Atëherë mbreti David u ngrit në këmbë dhe tha:

«Më dëgjoni, o vëllezërit e mi dhe populli im! Mua ma donte zemra të ndërtoja një vend banimi për arkën e besëlidhjes së Jehovait, si stol këmbësh të Perëndisë tonë,+ dhe bëra përgatitje për ta ndërtuar.+ 3 Por Perëndia i vërtetë më tha: ‘Shtëpinë për emrin tim nuk do ta ndërtosh ti,+ sepse je njeri luftërash dhe ke derdhur gjak.’+ 4 Megjithatë, Jehovai, Perëndia i Izraelit, nga gjithë shtëpia e atit tim, më zgjodhi mua që të bëhesha mbret i Izraelit përgjithmonë,+ sepse ai zgjodhi si prijës Judën+ e nga fisi i Judës zgjodhi shtëpinë e atit tim;+ mes djemve të atit tim, ai më miratoi mua, për të më bërë mbret të të gjithë Izraelit.+ 5 Nga gjithë djemtë e mi—se Jehovai më ka dhënë shumë djem+—ai zgjodhi Solomonin,+ që të ulej në fronin e mbretërisë së Jehovait në Izrael.+

6 Ai më tha: ‘Shtëpinë time dhe oborret e mia do t’i ndërtojë biri yt, Solomoni, sepse unë e kam zgjedhur atë si birin tim, dhe unë do të bëhem ati i tij.+ 7 Unë do ta bëj të patundur mbretërinë e tij përgjithmonë,+ nëse ai do t’i zbatojë me vendosmëri urdhërimet e mia dhe vendimet e mia gjyqësore,+ siç po bën tani.’ 8 Kështu, po ju them para syve të gjithë Izraelit, kongregacionit të Jehovait, dhe para Perëndisë tonë: kërkoni t’i njihni e t’u bindeni me kujdes të gjitha urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tuaj, që të zotëroni vendin e mirë+ dhe t’ua kaloni si trashëgimi të përhershme bijve tuaj.

9 Dhe ti, biri im Solomon, njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji atij me gjithë zemër*+ e me shpirt* plotësisht të kënaqur,* sepse Jehovai heton gjithë zemrat+ dhe dallon çdo prirje të mendimeve.+ Nëse e kërkon, ai do të të lërë që ta gjesh,+ por nëse e braktis, ai do të të hedhë poshtë përgjithmonë.+ 10 Mos harro se Jehovai të ka zgjedhur për të ndërtuar një shtëpi si shenjtërore. Ji guximtar dhe përvishju punës!»

11 Davidi i dha Solomonit, të birit, projektin arkitekturor+ të portikut*+ dhe të dhomave të ndryshme të shtëpisë,* të depove, të dhomave në tarracë, të dhomave të brendshme dhe të shtëpisë së kapakut të pajtuesit.*+ 12 Ai i dha edhe projektin arkitekturor të çdo gjëje që kishte marrë kur ishte nën frymëzim:* për oborret+ e shtëpisë së Jehovait dhe për dhomat e ngrënies rreth e përqark, për thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.*+ 13 I dha edhe udhëzime për ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve, për gjithë caktimet e shërbimit në shtëpinë e Jehovait dhe për gjithë pajisjet e shërbimit të shtëpisë së Jehovait. 14 Ai caktoi peshën e arit, pra, të arit për gjithë pajisjet e shërbimeve të ndryshme. Caktoi edhe peshën për gjithë pajisjet prej argjendi dhe për gjithë pajisjet për shërbimet e ndryshme. 15 Caktoi peshën për shandanët prej ari+ dhe llambat e tyre prej ari, peshën e shandanëve të ndryshëm dhe të llambave të tyre. Caktoi edhe peshën për shandanët prej argjendi, për çdo shandan dhe llambat e tij, sipas përdorimit të tyre. 16 Caktoi peshën e arit për tryezat e bukëve të vëna stivë,*+ për çdo tryezë, si edhe peshën e argjendit për tryezat prej argjendi. 17 Caktoi peshën e arit për pirunjtë, për taset dhe për brokat prej ari të kulluar,+ si edhe për çdo tas të vogël prej ari e për çdo tas të vogël prej argjendi. 18 Caktoi peshën e arit të kulluar për altarin e temjanit+ dhe për ata që simbolizojnë karrocën,+ domethënë të kerubinëve+ prej ari që i shtrijnë krahët dhe i bëjnë hije arkës së besëlidhjes së Jehovait. 19 Davidi tha: «Dora e Jehovait ishte mbi mua, dhe ai më dha gjykim të thellë për të hedhur me shkrim çdo detaj të projektit arkitekturor.»+

20 Pastaj Davidi i tha Solomonit, të birit: «Ji i fortë e guximtar, dhe përvishju punës. Mos ki frikë, as mos u tmerro, sepse Perëndia Jehova, Perëndia im, është me ty.+ Ai nuk do të të braktisë, as nuk do të të lërë,+ por do të jetë me ty derisa të mbarojë gjithë puna për shtëpinë e Jehovait. 21 Ja tek janë ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve+ për gjithë shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Për çdo lloj shërbimi, ke në dispozicion punëtorë të gatshëm e të aftë,+ si edhe princat+ e tërë popullin, të cilët do të zbatojnë gjithë udhëzimet e tua.»

29 Mbreti David i tha tani gjithë kongregacionit: «Solomoni, biri im, ai që ka zgjedhur Perëndia,+ është i ri dhe i papërvojë,+ por puna është e madhe, sepse tempulli* nuk është për njeriun, por për Perëndinë Jehova.+ 2 Jam dhënë me mish e me shpirt që të siguroj për shtëpinë e Perëndisë tim ar për punën me ar, argjend për punën me argjend, bakër për punën me bakër, hekur për punën me hekur+ dhe dru+ për punën me dru, si edhe gurë oniksi, gurë për t’u lidhur me llaç, guralecë mozaiku, çdo lloj guri të çmuar dhe gurë alabastri në sasi të madhe. 3 E meqenëse e dua shtëpinë e Perëndisë tim,+ e jap edhe thesarin tim+ të arit e të argjendit për shtëpinë e Perëndisë tim, përveç gjithë asaj që kam siguruar për shtëpinë e shenjtë, 4 ku përfshihen 3.000 talenta* nga ari i Ofirit+ dhe 7.000 talenta argjendi të rafinuar për të veshur muret e dhomave të ndryshme,* 5 si edhe arin për punën me ar, argjendin për punën me argjend, dhe për të gjithë punën që do të bëjnë artizanët. Tani, kush tjetër del sot vullnetar që të vijë duarplot para Jehovait?»+

6 Atëherë dolën vullnetarë princat e shtëpive atërore, princat e fiseve të Izraelit, krerët e mijësheve e të qindësheve+ dhe përgjegjësit e punëve të mbretit.+ 7 Ata dhanë për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë: 5.000 talenta ari, 10.000 darikë,* 10.000 talenta argjendi, 18.000 talenta bakri dhe 100.000 talenta hekuri. 8 Kushdo që kishte gurë të çmuar i dha për thesarin e shtëpisë së Jehovait, nën kujdesin e gershonitit+ Jehiel.+ 9 Populli fluturonte nga gëzimi për këto blatime vullnetare, sepse ia ofroi ato Jehovait me gjithë zemër.+ Edhe vetë mbretin David s’e mbante vendi nga gëzimi.

10 Pastaj Davidi lëvdoi Jehovain para gjithë kongregacionit. Ai tha: «Qofsh i lëvduar, o Jehova, Perëndia i Izraelit, atit tonë, për gjithë përjetësinë!* 11 Të tuat, o Jehova, janë madhështia,+ fuqia,+ bukuria, shkëlqimi dhe lavdia,*+ sepse çdo gjë në qiej dhe në tokë është jotja.+ Jotja është mbretëria, o Jehova.+ Ti lartësohesh si krye mbi gjithçka. 12 Pasuritë dhe lavdia vijnë falë teje;+ ti je Sovran mbi çdo gjë.+ Në dorën tënde është fuqia+ dhe pushteti,+ me dorën tënde e bën dikë të madh+ dhe u jep forcë të gjithëve.+ 13 E tani, o Perëndia ynë, ne të falënderojmë dhe lëvdojmë emrin tënd të bukur.

14 E megjithatë, kush jam unë e kush është populli im që të bëjmë blatime vullnetare si këto?! Çdo gjë vjen prej teje dhe ne të kemi dhënë atë që kemi marrë nga vetë dora jote, 15 sepse përpara teje ne jemi të ardhur dhe të shpërngulur, njësoj si gjithë paraardhësit tanë.+ Ditët tona mbi tokë janë si hije+—pa shpresë. 16 O Jehova, Perëndia ynë, tërë kjo pasuri që kemi siguruar për të të ndërtuar një shtëpi për emrin tënd të shenjtë, vjen nga vetë dora jote, dhe ty të përket e tëra. 17 Unë e di mirë, o Perëndia im, se ti shqyrton zemrën+ dhe se kënaqesh me integritetin.*+ Unë i kam dhënë vullnetarisht e me zemër të sinqertë* tërë këto gjëra, dhe tani s’më mban vendi nga gëzimi teksa shoh popullin tënd këtu që të ofron blatime vullnetare. 18 O Jehova, Perëndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i paraardhësve tanë, ndihmoje popullin tënd që të ketë gjithmonë në zemër këtë dëshirë e këtë mendim, dhe drejtoje zemrën e tyre te ti!+ 19 Jepi birit tim, Solomonit, një zemër plotësisht të kushtuar*+ për të zbatuar urdhërimet e tua,+ përkujtuesit e tu dhe rregullat e tua, si dhe për të bërë të gjitha këto gjëra e për të ndërtuar tempullin* për të cilin kam bërë përgatitje.»+

20 Më tej Davidi i tha tërë kongregacionit: «Tani lëvdoni Jehovain, Perëndinë tuaj!» Dhe gjithë kongregacioni nisi të lëvdonte Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, dhe u përkul thellë me fytyrë përtokë para Jehovait dhe mbretit. 21 Të nesërmen ata vazhduan t’i bënin flijime Jehovait dhe t’i paraqitnin blatime të djegura+ Jehovait: 1.000 dema të rinj, 1.000 desh, 1.000 qengja meshkuj, si dhe blatimet e tyre në pije;+ bënë flijime të shumta për tërë Izraelin.+ 22 Atë ditë ata vazhduan të hanin e të pinin përpara Jehovait me gëzim të madh.+ E bënë për herë të dytë mbret Solomonin, birin e Davidit, dhe e mirosën* para Jehovait si prijës,+ kurse Sadokun si prift.+ 23 E Solomoni u ul në fronin e Jehovait+ dhe filloi të mbretëronte në vend të të atit, Davidit. Ai ia doli mbanë si mbret, dhe gjithë izraelitët i bindeshin. 24 Tërë princat,+ luftëtarët e fuqishëm+ dhe gjithë djemtë e mbretit David+ iu nënshtruan mbretit Solomon. 25 Jehovai e bëri Solomonin tejet të madh para syve të të gjithë Izraelit dhe i dha një madhështi të tillë mbretërore siç nuk e kishte pasur asnjë nga mbretërit para tij në Izrael.+

26 Kështu Davidi, biri i Jeseut, mbretëroi në tërë Izraelin. 27 Ai mbretëroi 40 vjet në Izrael; në Hebron mbretëroi 7 vjet,+ kurse në Jerusalem mbretëroi 33 vjet.+ 28 Në fund vdiq në pleqëri të mbarë,+ i kënaqur me jetë të gjatë,* pasuri dhe lavdi. Në vend të tij u bë mbret i biri, Solomoni.+ 29 Sa për historinë e mbretit David, nga fillimi deri në fund, është e shkruar në fjalët e parashikuesit Samuel, të profetit Natan+ dhe të vegimtarit* Gad.+ 30 Këto shkrime na tregojnë për mbretërimin e tij, për veprat e tij të fuqishme dhe për ngjarjet e kohëve që përfshinin atë, Izraelin e tërë mbretëritë përreth.

Emrat vijues janë bijtë e Aramit. Shih Zn 10:23.

Do të thotë «ndarje».

Ose «popullsia e tokës».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë e Izraelit».

Fjalë për fjalë «fushën».

Te Zn 36:39 quhet «Hadar».

Ose «Mezahabës».

Një sheik ishte kreu i një fisi.

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Do të thotë «ai që sjell telashe». Te Js 7:1 quhet edhe Akan.

Fjalë për fjalë «ostracizëm».

Ose «duheshin caktuar për shkatërrim». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Te vargjet 18, 19, 42 quhet edhe Kaleb.

Te vargu 9 quhet edhe Kelubai.

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Te vargu 9 quhet edhe Kelubai.

Shih Fjalorthin.

Quhet Elishuai te 1Kr 14:5 dhe te 2Sa 5:15.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Emri Jabez mund të lidhet me një fjalë hebraike që do të thotë «dhembje».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Do të thotë «Lugina e artizanëve».

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Mund t’i referohet Bitisë në vargun 18.

Fjalë për fjalë «familjet e shtëpisë së Ashbeas».

Ose «Këto fakte vijnë nga tradita e vjetër».

Ose «i caktuan për shfarosje». Shih Fjalorthin.

Ose «përdhosi».

Domethënë, Jeroboami II.

Ose «që tendosnin harkun».

Fjalë për fjalë «zgjoi frymën e».

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Quhet edhe Gershon në vargun 1.

Ose «Pasardhësit».

Ose «Pasardhësit».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «ishin të dhuruar».

Ose «kampeve të rrethuara me mur».

Një mundësi tjetër «qytetin», sipas Js 21:13.

Ose «iu dhanë me short».

Fjalë për fjalë «nga familja e një fisi tjetër».

Një mundësi tjetër «qytetin», sipas Js 21:21.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Fjalë për fjalë «bij».

Fjalë për fjalë «Bijtë».

Do të thotë «me gjëmë».

Ose «Jehosiu», që do të thotë «Jehovai është shpëtim».

Një mundësi tjetër «Gazë», por jo Gaza që është në Filisti.

Quhet edhe Shomer te vargu 32.

Ka shumë të ngjarë të jetë «Hotami» i vargut 32.

Fjalë për fjalë «fushën».

Një mundësi tjetër «pasi përzuri gratë e tij, Hushimën dhe Barën».

Domethënë, të beniaminitëve të tjerë.

Quhet edhe Ish-Bosheth.

Quhet edhe Mefiboshet.

Fjalë për fjalë «që tendosnin harkun».

Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».

Ose «e tempullit të Perëndisë».

Fjalë për fjalë «të fuqishëm».

Ose «dhomat e ngrënies».

Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.

Ose «dhomat e ngrënies».

Domethënë, të beniaminitëve të tjerë.

Ose «të mos më keqtrajtojnë».

Ose «ultësirë».

Ose «tempullin».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «kocka dhe mishi yt».

Ose «ti e nxirrje Izraelin dhe e ktheje prapë në vend».

Shih Fjalorthin.

Ose «nga Miloja». Një fjalë hebraike që do të thotë «mbush».

Ose «shpëtim të madh».

Ose «ultësirën».

Domethënë, depoja e nëndheshme për të mbledhur ujë.

Fjalë për fjalë «djali i një burri trim».

Ai ishte i gjatë rreth 2,23 m. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Ose «vadet». Shih Fjalorthin.

Ose «duart e mia».

Fjalë për fjalë «e veshi».

Ose «u këshilluan».

Ose «Zemra e atyre që u mblodhën rreth Davidit, nuk ishte me dy faqe».

Fjalë për fjalë «kishin një zemër».

Ose «u këshillua».

Shih Fjalorthin.

Ose «nga Shihori».

Ose «në hyrje të Hamathit».

Një mundësi tjetër «mes kerubinëve».

Shih Fjalorthin.

Ose «u mërzit».

Do të thotë «zemërimi u ndez kundër Uzahut».

Ose «muratorë».

Ose «pallat mbretëror».

Shih Fjalorthin.

Ose «ultësirës».

Do të thotë «zotëria i çarjeve».

Ose «ultësirë».

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «për të kujtuar».

Ose «luajini melodi».

Një mundësi tjetër «flisni».

Ose «praninë». Fjalë për fjalë «fytyrën».

Fjalë për fjalë «farë».

Fjalë për fjalë «fjalën që urdhëroi».

Shih Fjalorthin.

Ose «Lavdia».

Ose «Adhuroni».

Një mundësi tjetër «nga shkëlqimi i shenjtërisë së tij».

Ose «nuk mund ta lëkundin».

Ose «ka ardhur».

Ose «jetë e mot!»

Ose «Ashtu qoftë!»

Shih Fjalorthin.

Ose «instrumenteve për këngën e Perëndisë së vërtetë».

Ose «në pallatin e vet mbretëror».

Mund të ketë kuptimin «nga një tendë në tjetrën dhe nga një vendbanim në tjetrin».

Fjalë për fjalë «nuk do ta sfilitin».

Ose «dinasti».

Fjalë për fjalë «farë». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «një njeri me pozitë të lartë».

Ose «dhe në përputhje me vullnetin tënd».

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».

Ose «qoftë i besueshëm».

Ose «dinasti».

Shih Fjalorthin.

Ose «shpëtim».

Quhet edhe Joram te 2Sa 8:10.

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Ose «shpëtim».

Ose «regjistrues».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «Aram-Naharaimi».

Fjalë për fjalë «në dorën».

Domethënë, lumit Eufrat.

Domethënë, në pranverë.

Rreth 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Një mundësi tjetër «Një kundërshtar».

Shih Fjalorthin.

Ose «u pikëllua».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «Më jep».

Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «këllëf».

Fjalë për fjalë «i qetë».

Nga një fjalë hebraike që do të thotë «paqe».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «kërkoni».

Fjalë për fjalë «i moshuar dhe i ngopur me ditë».

Ose «i ndau».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Fjalë për fjalë «vëllezërit».

Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.

Ose «pitet».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «për të ngritur bririn e tij».

Një vend i mbuluar dhe me shtylla.

Ose «gjërave të kushtuara».

Te vargjet 25 dhe 26 quhet edhe Shelomot.

Fjalë për fjalë «dhe zemërimi ishte mbi Izraelin».

Ose «thesarin».

Ose «ultësira».

Ose «shok i besuar».

Ose «me zemër plotësisht të kushtuar».

Shih Fjalorthin.

Ose «të gatshëm».

Domethënë, të hyrjes së tempullit.

Fjalë për fjalë «të portikut dhe të shtëpive të tij».

Ose «të shtëpisë së shlyerjes». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «nëpërmjet frymës».

Ose «e gjërave të kushtuara».

Domethënë, të bukëve të paraqitjes. Shih Fjalorthin.

Ose «citadela; pallati mbretëror».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «muret e shtëpive».

Një darik ishte një monedhë e artë persiane. Shih Shtojcën B14.

Ose «jetë e mot».

Ose «madhëria».

Ose «drejtësinë; ndershmërinë». Shih Fjalorthin.

Ose «të ndershme».

Ose «një zemër të plotë».

Ose «citadelën; pallatin mbretëror».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «me ditë».

Shih Fjalorthin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo