BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt 2 Mbretërve 1:1-25:30
  • 2 Mbretërve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 2 Mbretërve
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Mbretërve

LIBRI I DYTË I MBRETËRVE

1 Pas vdekjes së Akabit, Moabi+ ngriti krye kundër Izraelit.

2 Në atë kohë, Ahaziahu ra nga një thurimë* në dhomën e tarracës së shtëpisë së tij në Samari dhe u vra keq. Prandaj dërgoi lajmëtarë e u tha: «Shkoni dhe pyetni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit,+ nëse do ta marr veten.»+ 3 Por engjëlli i Jehovait i tha Elijas,*+ tishbitit: «Çohu, shko të takosh lajmëtarët e mbretit të Samarisë dhe thuaju: “Nuk paska Perëndi në Izrael që po shkoni të pyetni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?!+ 4 Prandaj, kështu thotë Jehovai: ‘Nuk do të ngrihesh nga shtrati, sepse do të vdesësh.’”» Pastaj Elija iku.

5 Kur lajmëtarët u kthyen tek Ahaziahu, menjëherë ai i pyeti: «Pse u kthyet?» 6 Ata iu përgjigjën: «Një burrë na takoi dhe na tha: “Ikni, kthehuni te mbreti që ju dërgoi dhe i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai: “Nuk paska Perëndi në Izrael që po dërgon njerëz të pyesin Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?! Prandaj nuk do të ngrihesh nga shtrati, sepse do të vdesësh.”’”»+ 7 Atëherë ai i pyeti: «Si ishte burri që ju takoi dhe ju tha këto fjalë?» 8 Ata iu përgjigjën: «Ishte një burrë i veshur me rrobë leshi+ dhe rrip lëkure në mes.»+ Menjëherë ai tha: «Është Elija, tishbiti.»

9 Pastaj mbreti dërgoi tek Elija kreun e një 50-sheje bashkë me 50 njerëzit e tij. Kur shkoi tek Elija që po rrinte ulur në majë të malit, i tha: «O njeri i Perëndisë së vërtetë,+ mbreti të urdhëron: ‘Zbrit!’» 10 Por Elija ia ktheu kreut të 50-shes: «E pra, nëse jam njeri i Perëndisë, le të zbresë zjarr nga qielli+ dhe të të përpijë ty bashkë me 50 njerëzit e tu.» Dhe nga qielli zbriti një zjarr që përpiu atë dhe 50 njerëzit e tij.

11 Prandaj mbreti dërgoi përsëri kreun e një 50-sheje tjetër me 50 njerëzit e tij. Ky shkoi dhe i tha: «O njeri i Perëndisë së vërtetë, kështu thotë mbreti: ‘Zbrit shpejt.’» 12 Por Elija ia ktheu: «Nëse jam njeri i Perëndisë së vërtetë, le të zbresë zjarr nga qielli dhe të të përpijë ty bashkë me 50 njerëzit e tu.» Dhe nga qielli zbriti një zjarr nga Perëndia, që përpiu atë dhe 50 njerëzit e tij.

13 Atëherë mbreti dërgoi për herë të tretë kreun e një 50-sheje tjetër me 50 njerëzit e tij. Dhe ky u ngjit në mal, ra në gjunjë përpara Elijas dhe filloi t’i përgjërohej për mëshirë: «O njeri i Perëndisë së vërtetë, të lutem, qoftë e çmuar në sytë e tu jeta ime dhe jeta e këtyre 50 shërbëtorëve të tu! 14 Dy krerët e 50-sheve që erdhën më parë bashkë me 50 njerëzit e tyre i përpiu zjarri që zbriti nga qielli. Por, të lutem, qoftë e çmuar jeta ime në sytë e tu.»

15 Atëherë engjëlli i Jehovait i tha Elijas: «Zbrit me të. Mos ki frikë prej tij.» Kështu ai u çua dhe zbriti bashkë me të për të takuar mbretin. 16 Elija i tha mbretit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Ti dërgove lajmëtarë për të pyetur Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit.+ Vallë, nuk paska Perëndi në Izrael?!+ Pse nuk u këshillove me fjalën e tij? Prandaj nuk do të ngrihesh nga shtrati, por me siguri do të vdesësh.’» 17 Kështu ai vdiq, si kishte thënë Jehovai me anë të Elijas, e meqë nuk kishte djalë, në vend të tij u bë mbret Jehorami.*+ Kjo ndodhi në vitin e dytë të mbretërimit të Jehoramit,+ birit të Jehozafatit, mbretit të Judës.

18 Pjesa tjetër e historisë së Ahaziahut,+ gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit?

2 Pak para se Jehovai ta ngrinte Elijan+ në qiej* me anë të një stuhie,+ Elija dhe Eliseu+ po iknin nga Gilgali.+ 2 Elija i tha Eliseut: «Të lutem, rri këtu, sepse Jehovai më ka thënë të shkoj në Bethel.» Por Eliseu tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që ti rron, unë nuk do të të lë.» Kështu ata zbritën në Bethel.+ 3 Bijtë e profetëve* që ishin në Bethel, vajtën tek Eliseu dhe i thanë: «A e di që sot Jehovai do ta marrë zotërinë tënd, dhe ai s’do të jetë më kreu yt?»+ Ai iu përgjigj: «Po, e di, por mos më flisni për këtë!»

4 Pastaj Elija i tha: «Të lutem Elise, rri këtu, sepse Jehovai më ka thënë të shkoj në Jeriko.»+ Por ai tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që ti rron, unë nuk do të të lë.» Kështu ata vajtën në Jeriko. 5 Atëherë bijtë e profetëve që ishin në Jeriko, iu afruan Eliseut dhe i thanë: «A nuk e di që sot Jehovai do ta marrë zotërinë tënd, dhe ai s’do të jetë më kreu yt?» Ai iu përgjigj: «Po, e di, por mos më flisni për këtë!»

6 Tani Elija i tha: «Të lutem, rri këtu, sepse Jehovai më ka thënë të shkoj në Jordan.» Por ai tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që ti rron, unë nuk do të të lë.» Kështu vazhduan udhën që të dy. 7 Edhe 50 nga bijtë e profetëve shkuan pas tyre e po i shihnin nga larg, ndërsa ata të dy qëndruan buzë Jordanit. 8 Atëherë Elija mori veshjen e vet,*+ e mbështolli dhe goditi ujërat me të, dhe ujërat u ndanë në të majtë e në të djathtë. Kështu të dy kaluan në tokë të thatë.+

9 Sapo kaluan matanë, Elija i tha Eliseut: «Kërko çfarë do që të bëj për ty para se të më marrin prej teje.» Atëherë Eliseu i tha: «Të lutem, a mund të kem dy pjesë+ të frymës* sate?»+ 10 Ai ia ktheu: «Gjë të vështirë më kërkove. Nëse do të më shohësh kur të më marrin prej teje, atëherë do të të ndodhë ajo që kërkove, por nëse jo, nuk do të ndodhë.»

11 Teksa po ecnin e po bisedonin, papritur një karrocë e zjarrtë lufte dhe kuaj të zjarrtë+ i ndau ata të dy, dhe Elija u ngjit në qiej* me anë të një stuhie.+ 12 Ndërkohë Eliseu e shikonte këtë dhe thërriste: «Ati im, ati im! Shih, karroca e luftës e Izraelit dhe kalorësit e tij!»+ Kur nuk e pa më, ai kapi rrobat e veta dhe i grisi më dysh.+ 13 Pas kësaj mori veshjen*+ e Elijas, që i kishte rënë, dhe u kthye e qëndroi në breg të Jordanit. 14 Pastaj, me veshjen* e Elijas goditi ujërat dhe tha: «Ku është Jehovai, Perëndia i Elijas?» Kur goditi ujërat, ato u ndanë në të majtë dhe në të djathtë, kështu Eliseu kaloi matanë.+

15 Kur e panë nga larg, bijtë e profetëve që ishin në Jeriko thanë: «Fryma e Elijas kaloi tek Eliseu.»+ Atëherë vajtën ta takonin dhe u përkulën para tij. 16 Ata i thanë: «Ja, bashkë me shërbëtorët e tu janë 50 burra të zotë. Të lutemi, lëri të shkojnë e të kërkojnë zotërinë tënd. Ndoshta fryma* e Jehovait e ka ngritur dhe pastaj e ka hedhur në ndonjë mal a luginë.»+ Por ai u tha: «Mos i dërgoni.» 17 Megjithatë ata këmbëngulën aq shumë, sa ai u zu ngushtë dhe tha: «Dërgojini.» Ata dërguan 50 burra që e kërkuan për tri ditë, por nuk e gjetën. 18 Atëherë u kthyen tek Eliseu në Jeriko,+ dhe ai u tha: «A nuk ju thashë të mos shkoni?»

19 Pas ca kohësh, burrat e qytetit i thanë Eliseut: «Zotëria ynë, qyteti ndodhet në një pozicion të favorshëm,+ siç e shikon edhe vetë, por uji është i keq dhe vendi nuk është pjellor.»* 20 Atëherë ai tha: «Më sillni kripë në një tas të vogël të ri.» Dhe ata ia sollën. 21 Pastaj shkoi te burimi i ujit, i hodhi kripë+ dhe tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Unë e kam bërë të mirë këtë ujë. Ai nuk do të shkaktojë më as vdekje e as shterpësi.’»* 22 Ai ujë është akoma i mirë deri sot e kësaj dite, si tha Eliseu.

23 Që andej u ngjit në Bethel, e ndërsa shkonte udhës, nga qyteti dolën disa djem të vegjël që filluan ta tallnin+ dhe i thoshin: «Ngjitu, o tullac! Ngjitu, o tullac!» 24 Në fund ai u kthye, i pa dhe i mallkoi në emër të Jehovait. Pastaj nga pylli dolën dy arusha+ dhe shqyen 42 fëmijë.+ 25 Që andej shkoi në malin Karmel,+ dhe nga atje u kthye në Samari.

3 Jehorami,+ biri i Akabit, u bë mbret i Izraelit në Samari në vitin e 18-të të mbretërimit të Jehozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi 12 vjet. 2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, por jo aq sa i ati a e ëma, sepse e hoqi kolonën e shenjtë të Baalit që kishte bërë i ati.+ 3 Mirëpo vazhdoi të bënte po ato mëkate si Jeroboami, biri i Nebatit, me të cilat kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Jehorami nuk hoqi dorë prej tyre.

4 Meshai, mbreti i Moabit, ishte bari dhensh dhe i paguante mbretit të Izraelit si haraç* 100.000 qengja dhe 100.000 desh të paqethur. 5 Me të vdekur Akabi,+ mbreti i Moabit ngriti krye kundër mbretit të Izraelit.+ 6 Kështu, në atë kohë, mbreti Jehoram doli nga Samaria dhe mobilizoi gjithë Izraelin. 7 Gjithashtu i dërgoi mesazh Jehozafatit, mbretit të Judës: «Mbreti i Moabit ka ngritur krye kundër meje. A do të vish të luftosh bashkë me mua kundër Moabit?» Ai u përgjigj: «Do të vij.+ Unë e ti jemi një. Populli im është populli yt. Kuajt e mi janë kuajt e tu.»+ 8 Pastaj e pyeti: «Nga cila rrugë të shkojmë?» Ai iu përgjigj: «Nga rruga e shkretëtirës së Edomit.»

9 Kështu, mbreti i Izraelit, mbreti i Judës dhe mbreti i Edomit+ u nisën. Pasi udhëtuan shtatë ditë nga një rrugë e tërthortë, u mbaroi uji për kampin dhe për kafshët që kishin me vete. 10 Mbreti i Izraelit tha: «Mjerë ne! Jehovai na ka bashkuar ne, tre mbretër, vetëm për të na dhënë në dorë të Moabit!» 11 Por Jehozafati pyeti: «Nuk ka këtu ndonjë profet të Jehovait që të kërkojmë drejtimin e Jehovait nëpërmjet tij?»+ Kështu, një nga shërbëtorët e mbretit të Izraelit iu përgjigj: «Është Eliseu,+ biri i Shafatit, që hidhte ujë mbi duart e Elijas.»*+ 12 Atëherë Jehozafati tha: «Ai thotë fjalën e Jehovait.» Kështu, mbreti i Izraelit, Jehozafati dhe mbreti i Edomit vajtën tek ai.

13 Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Ç’punë ke me mua?*+ Shko te profetët e atit tënd dhe te profetët e nënës sate.»+ Por mbreti i Izraelit ia ktheu: «Jo, sepse Jehovai na ka bashkuar ne, tre mbretër, për të na dhënë në dorë të Moabit.» 14 Atëherë Eliseu tha: «Siç është e vërtetë që rron Jehovai i ushtrive, të cilit i shërbej,* po të mos kisha mendim të mirë për Jehozafatin, mbretin e Judës,+ as kisha për të t’i hedhur sytë e as kisha për të të dëgjuar.+ 15 Tani më sillni dikë që luan në harpë.»*+ Sapo ai filloi t’i binte harpës, fuqia* e Jehovait erdhi mbi Eliseun+ 16 që tha: «Kështu thotë Jehovai: “Hapni kanale pas kanalesh në këtë luginë,* 17 sepse kështu thotë Jehovai: ‘Ju nuk do të shihni as erë, as shi, e prapëseprapë kjo luginë* do të mbushet me ujë+ dhe do të pini ju, bagëtia juaj dhe kafshët tuaja të barrës.’” 18 Megjithatë kjo është fare e lehtë për Jehovain,+ sepse ai do t’ju japë në dorë edhe Moabin.+ 19 Duhet të shkatërroni çdo qytet të fortifikuar+ dhe çdo qytet të rëndësishëm, të prisni çdo pemë të mirë, të zini çdo burim uji dhe të hidhni gurë në çdo arë të mirë që të mos kultivohet.»+

20 Në mëngjes, në kohën e paraqitjes së blatimit në drithë të mëngjesit,+ nga Edomi po vërshonte papritur ujë, dhe vendi u mbush me ujë.

21 Të gjithë moabitët dëgjuan se mbretërit kishin dalë të luftonin kundër tyre. Prandaj mblodhën të gjithë burrat që mund të mbanin armë,* dhe u pozicionuan në kufi. 22 Kur u çuan herët në mëngjes, dielli rrëzëllente mbi ujë, dhe moabitëve që ishin përballë, uji iu duk i kuq si gjak. 23 Ata thanë: «Është gjak! Me siguri mbretërit kanë bërë kërdinë ndaj njëri-tjetrit me shpatë. Prandaj, të sulemi drejt plaçkës,+ o Moab!» 24 Kur hynë në kampin e Izraelit, izraelitët filluan t’i goditnin moabitët, të cilët ia mbathën para tyre.+ Izraelitët hynë në Moab dhe, ndërsa përparonin, vritnin moabitët. 25 Qytetet i shkatërruan, dhe secili hodhi nga një gur në çdo tokë të mirë, e kështu e mbushën me gurë; zunë çdo burim uji+ dhe prenë çdo pemë të mirë.+ Në fund mbetën vetëm muret e gurta të Kir-Haresetit,+ dhe hobetarët e rrethuan dhe e sulmuan.

26 Kur kuptoi se po e humbte betejën, mbreti i Moabit mori me vete 700 shpatarë për të çarë rrugën deri te mbreti i Edomit,+ por nuk ia doli. 27 Prandaj mori birin e tij të parëlindur, që do të mbretëronte në vend të tij, dhe e paraqiti si flijim të djegur+ mbi mur. Atëherë populli u indinjua kundër Izraelit, prandaj e ndali luftën kundër mbretit të Moabit dhe u kthye në vendin e vet.

4 Tani, një nga gratë e bijve të profetëve+ i thirri Eliseut dhe i tha: «Shërbëtori yt, burri im, ka vdekur, dhe ti e di mirë që ai gjithmonë tregonte nderim të thellë për Jehovain.*+ Ka ardhur huadhënësi që të m’i marrë të dy fëmijët si skllevër.» 2 Atëherë Eliseu i tha: «Si mund të të ndihmoj? Më trego, çfarë ke në shtëpi?» Ajo iu përgjigj: «Shërbëtorja jote nuk ka në shtëpi gjë tjetër përveç një qypi me vaj.»+ 3 Ai i tha: «Shko e kërko nga gjithë fqinjët enë boshe. Mos u mjafto me pak. 4 Pastaj bashkë me djemtë e tu, hyr në shtëpi e mbylle derën. Mbushi me vaj të gjitha enët dhe vëri mënjanë ato që janë plot.» 5 E ajo iku prej tij.

Pasi hyri në shtëpi bashkë me djemtë dhe mbylli derën, ata i jepnin enët e ajo hidhte në to vajin.+ 6 Me t’u mbushur enët, i tha njërit prej djemve: «Më sill edhe një enë tjetër.»+ Por ai ia ktheu: «S’ka më.» Atëherë vaji u ndal.+ 7 Kështu ajo shkoi t’i tregonte njeriut të Perëndisë së vërtetë, që i tha: «Shko, shit vajin e shlyej borxhet, dhe ti me djemtë e tu mund të jetoni me atë që tepron.»

8 Një ditë Eliseu shkoi në Shunem,+ ku jetonte një grua shumë e njohur që iu përgjërua të hante një vakt atje.+ Sa herë që kalonte andej, ai ndalonte atje për të ngrënë. 9 Atëherë ajo i tha të shoqit: «Unë e di se ai që kalon rregullisht këtej është njeri i shenjtë* i Perëndisë. 10 Të lutem, të bëjmë një dhomë të vogël në tarracë+ dhe të vëmë për të një shtrat, një tryezë, një karrige dhe një shandan. Kështu sa herë të vijë te ne, mund të rrijë në atë dhomë.»+

11 Një ditë, ai vajti tek ata, u ngjit te dhoma në tarracë dhe u shtri atje. 12 Atëherë i tha Gehazit,+ shërbëtorit të tij: «Thirr shunamiten.»+ Ky e thirri, dhe ajo vajti. 13 Pastaj Eliseu i tha Gehazit: «Të lutem, thuaji asaj: ‘Ja, je munduar shumë për ne.+ Ç’mund të bëj për ty?+ A t’i them ndonjë gjë për ty mbretit+ ose kreut të ushtrisë?’» Ajo u përgjigj: «Jo, banoj e qetë mes popullit tim.» 14 Kështu Eliseu tha: «Mirë pra, ç’mund të bëjmë për të?» Dhe Gehazi ia ktheu: «Po ja, ajo nuk ka djalë+ dhe i shoqi është i moshuar.» 15 Menjëherë Eliseu tha: «Thirre.» Kështu ai e thirri, dhe ajo vajti e ndenji te dera e dhomës. 16 Atëherë Eliseu tha: «Vitin tjetër, pikërisht në këtë kohë, do të mbash në krahë një djalë.»+ Por ajo ia ktheu: «O zotëria im, o njeri i Perëndisë së vërtetë! Mos më bëj të shpresoj kot!»

17 Megjithatë gruaja mbeti shtatzënë e, një vit më vonë, tamam në atë kohë lindi djalë, ashtu siç i kishte thënë Eliseu. 18 Fëmija rritej dhe një ditë, vajti tek babai i tij që ishte me korrësit. 19 Ai i thoshte pa pushim babait: «Oh, koka, o lele koka!» Atëherë i ati i tha shërbëtorit: «Çoje tek e ëma.» 20 Kështu ai e mori dhe ia çoi nënës, që mbajti fëmijën te prehri i saj deri në mesditë; pastaj fëmija vdiq.+ 21 Atëherë ajo e çoi sipër, e vuri në shtratin e njeriut të Perëndisë së vërtetë,+ mbylli derën dhe doli. 22 Thirri të shoqin dhe i tha: «Të lutem, më dërgo një nga shërbëtorët dhe një gomar, e lërmë të shkoj shpejt te njeriu i Perëndisë së vërtetë dhe do të kthehem.» 23 Por ai e pyeti: «Pse do të shkosh sot tek ai? Nuk është as hënë e re+ e as sabat.» Ajo iu përgjigj: «Mos ki merak.» 24 Pastaj i vuri samarin gomarit dhe i tha shërbëtorit: «Ec shpejt dhe, pa të thënë unë, mos e ngadalëso hapin për mua.»

25 Kështu, ajo shkoi te njeriu i Perëndisë së vërtetë në malin Karmel. Sapo njeriu i Perëndisë së vërtetë e pa nga larg, i tha Gehazit, shërbëtorit të tij: «Shiko, po vjen shunamitja. 26 Të lutem, vrapo ta takosh dhe pyete: ‘Si je? A është mirë yt shoq? Po fëmija?’» Ajo iu përgjigj: «Mirë jemi të gjithë.» 27 Kur vajti në mal te njeriu i Perëndisë së vërtetë, menjëherë ajo e zuri nga këmbët.+ Me të parë këtë, Gehazi u afrua për ta larguar, por njeriu i Perëndisë së vërtetë i tha: «Lëre, se e ka zemrën vrer, dhe Jehovai ma ka fshehur këtë gjë, s’ma ka treguar.» 28 Pastaj ajo i tha: «A i kërkova zotërisë tim një djalë?! A nuk të kisha thënë të mos më bëje të shpresoja kot?!»+

29 Menjëherë Eliseu i tha Gehazit: «Mblidhe rrobën në mes,+ merr në dorë shkopin tim dhe nisu. Nëse të del dikush përpara, mos e përshëndet; nëse dikush të përshëndet, mos i kthe përgjigje. Shko dhe vëre shkopin tim mbi fytyrën e djalit.» 30 Por nëna e djalit tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që ti rron, unë nuk do të të lë.»+ Prandaj ai u ngrit dhe shkoi me të. 31 Gehazi shkoi para tyre dhe e vuri shkopin mbi fytyrën e djalit, por djali nuk nxori zë dhe nuk dha ndonjë shenjë jete.+ Kështu ai u kthye tek Eliseu dhe i tha: «Djali nuk u zgjua.»

32 Kur Eliseu hyri në shtëpi, djali dergjej i vdekur në shtratin e tij.+ 33 Ai hyri në dhomë dhe mbylli derën. Vetëm ata të dy ishin në dhomë. Më pas Eliseu filloi t’i lutej Jehovait.+ 34 Pastaj hipi në shtrat, u shtri mbi fëmijën dhe vuri gojën e vet mbi gojën e tij, sytë e vet mbi sytë e tij dhe pëllëmbët e veta mbi pëllëmbët e tij e qëndroi sipër tij; dhe trupi i fëmijës filloi të ngrohej.+ 35 Ai eci para e prapa nëpër shtëpi, hipi në shtrat dhe u përkul përsëri mbi të. Djali teshtiu shtatë herë dhe pastaj hapi sytë.+ 36 Atëherë Eliseu thirri Gehazin dhe i tha: «Thirr shunamiten.» Kështu ai e thirri, dhe ajo vajti tek Eliseu, që i tha: «Ngrije djalin.»+ 37 Ajo u afrua dhe u përkul para këmbëve të tij. Pastaj mori djalin dhe doli.

38 Kur Eliseu u kthye në Gilgal, në vend kishte rënë zi buke.+ Bijtë e profetëve+ rrinin ulur para tij, dhe ai i tha shërbëtorit të vet:+ «Vër kazanin e madh dhe bëj gjellë për bijtë e profetëve.» 39 Kështu njëri prej tyre doli në fushë për të mbledhur mëllaga. Ai gjeti një bimë të egër kungullujësi, mblodhi fruta prej saj dhe mbushi rrobën e vet. Pastaj u kthye dhe i preu feta-feta në kazan, pa e ditur se çfarë ishin. 40 Më vonë ua dhanë gjellën burrave, që ta hanin. Por, sapo e provuan gjellën, ata thirrën: «Në kazan ka vdekje, o njeri i Perëndisë së vërtetë!» E nuk mundën ta hanin. 41 Atëherë Eliseu tha: «Më sillni pak miell.» Pasi e hodhi miellin në kazan, ai tha: «Jepuani burrave.» Dhe në kazan nuk pati asgjë të keqe.+

42 Nga Baal-Shalishahu+ erdhi një burrë që i solli njeriut të Perëndisë së vërtetë 20 bukë elbi+ të bëra nga frytet e para, si dhe një trastë me drithë të ri.+ Pastaj Eliseu tha: «Jepua burrave që të hanë.» 43 Por shërbëtori i tha: «Si të vë kaq pak ushqim para 100 burrave?!»+ Eliseu ia ktheu: «Jepua burrave që të hanë, sepse kështu thotë Jehovai: ‘Do të hanë dhe do të teprojë.’»+ 44 Atëherë ai ua vuri përpara, e ata hëngrën, dhe vërtet teproi,+ siç kishte thënë Jehovai.

5 Tani, Namani, kreu i ushtrisë së mbretit të Sirisë, ishte një njeri i shquar dhe vlerësohej nga zotëria i tij, sepse me anë të tij, Jehovai i kishte sjellë fitoren* Sirisë. Ai ishte luftëtar i fuqishëm, edhe pse i lebrosur.* 2 Në një nga sulmet kundër Izraelit, sirianët kishin zënë robinjë një vajzë të vogël izraelite, e cila u bë shërbëtore e gruas së Namanit. 3 Ajo i tha zonjës së saj: «Ah, sikur zotëria im të shkonte te profeti+ në Samari! Ai do ta shëronte nga lebra!»+ 4 Kështu ai* vajti dhe i tregoi zotërisë së tij se çfarë kishte thënë vajza nga Izraeli.

5 Atëherë mbreti i Sirisë i tha: «Nisu që tani! Unë do t’i dërgoj një letër mbretit të Izraelit.» Prandaj ai u nis dhe mori me vete 10 talenta* argjendi, 6.000 monedha ari dhe 10 palë rroba. 6 I çoi mbretit të Izraelit letrën që thoshte: «Bashkë me këtë letër, të dërgoj Namanin, shërbëtorin tim, që ta shërosh nga lebra.» 7 Me ta lexuar letrën, mbreti i Izraelit shqeu rrobat dhe tha: «Mos jam unë Perëndia, që vret e që lë gjallë?+ E ky më dërgon këtë njeri e më thotë ta shëroj nga lebra! E shikoni edhe ju se ai po kërkon të kapet me mua.»

8 Por kur Eliseu, njeriu i Perëndisë së vërtetë, mori vesh se mbreti i Izraelit kishte shqyer rrobat, menjëherë i dërgoi këto fjalë: «Pse i shqeve rrobat? Të lutem, sille tek unë, që ta dijë se ka një profet në Izrael.»+ 9 Kështu Namani vajti me kuajt e karrocat e tij të luftës dhe qëndroi në hyrje të shtëpisë së Eliseut. 10 Por Eliseu i dërgoi një lajmëtar që i tha: «Shko e lahu shtatë herë+ në Jordan;+ mishi do të të përtërihet dhe do të bëhesh i pastër.» 11 Me të dëgjuar këtë, Namani u indinjua dhe u nis duke shfryrë: «Ja, unë mendoja: ‘Ai do të më dalë përpara, do të qëndrojë para meje, do të lutet në emër të Jehovait, Perëndisë së tij, dhe do të tundë dorën nga njëra anë në tjetrën sipër lebrës që ta shërojë.’ 12 A nuk janë Abanahu dhe Farpari, lumenjtë e Damaskut,+ më të mirë se gjithë ujërat e Izraelit? S’u lakam dot në ta dhe të bëhem i pastër?!» Kështu u kthye dhe iku i tërbuar.

13 Shërbëtorët e tij iu afruan dhe i thanë: «Ati ynë, sikur profeti të të kishte kërkuar të bëje diçka tepër të vështirë, a nuk do ta bëje? Aq më tepër që të ka thënë vetëm këtë: ‘Lahu dhe do të bëhesh i pastër.’» 14 Atëherë ai zbriti dhe u zhyt shtatë herë në Jordan, siç i kishte thënë njeriu i Perëndisë së vërtetë.+ Pas kësaj, mishi iu përtëri, dukej si mishi i një djali të vogël,+ dhe ai u bë i pastër.+

15 Pastaj bashkë me gjithë njerëzit* e tij u kthye te njeriu i Perëndisë së vërtetë,+ qëndroi para tij dhe i tha: «Tani e di fare mirë se nuk ka Perëndi askund në tokë, përveçse në Izrael.+ Prandaj prano, të lutem, një dhuratë* nga shërbëtori yt.» 16 Por Eliseu tha: «Siç është vërtetë që rron Jehovai, të cilit i shërbej,* unë nuk do ta pranoj.»+ Namani iu përgjërua që ta pranonte dhuratën, por Eliseu nuk e pranoi kurrsesi. 17 Në fund Namani tha: «Atëherë, të lutem, le t’i jepet shërbëtorit tënd dhé nga ky vend, aq sa mund të mbartin dy mushka, sepse shërbëtori yt nuk do t’i paraqitë më blatim të djegur a flijim asnjë perëndie tjetër përveç Jehovait. 18 Megjithatë Jehovai e faltë shërbëtorin tënd për këtë gjë: kur zotëria im hyn në shtëpinë* e Rimonit për t’u përkulur, mbështetet te krahu im, e mua më duhet të përkulem në shtëpinë e Rimonit. Prandaj kur të përkulem në atë shtëpi, Jehovai e faltë shërbëtorin tënd për këtë.» 19 Dhe ai ia ktheu: «Shko në paqe.» Pasi Namani iku prej tij dhe bëri një copë rrugë, 20 Gehazi,+ shërbëtori i Eliseut, njeriut të Perëndisë së vërtetë,+ tha me vete: «Ja, zotëria im ia kurseu dhuratën Namanit, këtij siriani,+ duke mos pranuar atë që i solli. Siç është e vërtetë që Jehovai rron, do t’i qepem pas dhe do t’i marr diçka.» 21 Kështu Gehazi e ndoqi Namanin. Kur pa që dikush po vraponte pas tij, Namani zbriti nga karroca për t’i dalë përpara dhe e pyeti: «A është çdo gjë në rregull?» 22 Ai u përgjigj: «Po, po. Zotëria im më dërgoi të të thosha: ‘Tani sa erdhën tek unë nga rajoni malor i Efraimit dy të rinj nga bijtë e profetëve. Të lutem, jepu një talentë argjendi dhe dy palë rroba.’»+ 23 Namani i tha: «Urdhëro, merr dy talenta.» Ai i lutej që t’i merrte,+ i futi dy talentat prej argjendi në dy trasta, bashkë me dy palë rroba, dhe ua dha dy shërbëtorëve të vet që t’i mbanin për Gehazin.

24 Kur arriti në Ofel,* Gehazi ua mori dy trastat nga duart, i vuri në shtëpi dhe i nisi burrat. Pasi ata u larguan, 25 ai shkoi te zotëria i vet dhe qëndroi pranë tij. Eliseu e pyeti: «Nga po vjen, Gehaz?» Ai iu përgjigj: «Shërbëtori yt nuk shkoi gjëkundi.»+ 26 Eliseu i tha: «A mendon se nuk e di që shkove pas atij burri dhe ai zbriti nga karroca që të të takonte? Mos është koha për të pranuar argjend, rroba, ullishte, vreshta, dhen, gjedhë ose shërbyes a shërbyese?+ 27 Tani, lebra e Namanit+ do të të ngjitet përgjithnjë ty dhe pasardhësve të tu.» Kështu, ai u largua menjëherë prej tij i lebrosur dhe i bardhë si bora.+

6 Bijtë e profetëve+ i thanë Eliseut: «Shiko, në vendin ku banojmë, jemi tepër ngushtë. 2 Të lutemi, na lër të shkojmë në Jordan, të marrim nga një trung secili dhe të bëjmë atje një banesë.» Ai iu përgjigj: «Shkoni.» 3 Njëri prej tyre i tha: «Të lutem, a do të vish me shërbëtorët e tu?» Eliseu ia ktheu: «Do të vij.» 4 Kështu shkoi me ta dhe, kur arritën në Jordan, filluan të pritnin pemë. 5 Ndërsa njëri po priste një pemë, koka e sëpatës i ra në ujë. Ai thërriti: «Oh, ç’më gjeti, zotëria im, e kisha marrë borxh!» 6 Njeriu i Perëndisë së vërtetë e pyeti: «Ku ra?» Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi atje dhe ja, koka e sëpatës doli mbi ujë. 7 Eliseu i tha: «Merre.» Kështu ai zgjati dorën dhe e mori.

8 Tani, mbreti i Sirisë shkoi të luftonte me Izraelin.+ Ai u këshillua me shërbëtorët e vet dhe u tha: «Unë do të ngre kampin me ju në filan vend.» 9 Atëherë njeriu i Perëndisë së vërtetë+ i dërgoi fjalë mbretit të Izraelit: «Kujdes se mos kalon nga ai vend, sepse atje po shkojnë sirianët.» 10 Kështu mbreti i Izraelit u çoi fjalë njerëzve të tij në vendin që e kishte paralajmëruar njeriu i Perëndisë së vërtetë. Eliseu e paralajmëronte vazhdimisht mbretin, e ky qëndronte larg vendeve që i tregonte. Kjo ndodhi disa herë.*+

11 Mbreti* i Sirisë u tërbua, prandaj thirri shërbëtorët e tij dhe u tha: «Më tregoni, kush nga njerëzit tanë është me mbretin e Izraelit?» 12 Atëherë një nga shërbëtorët e tij iu përgjigj: «Asnjë, o mbret, zotëria im. Ai që i tregon mbretit të Izraelit gjërat që thua në dhomën e gjumit,+ është Eliseu, profeti që është në Izrael.» 13 Ai u tha: «Shkoni dhe shihni ku është, që të dërgoj njerëz ta kapin.» Më vonë e njoftuan: «Është në Dotan.»+ 14 Menjëherë ai dërgoi atje kuaj, karroca lufte, si edhe një ushtri të madhe. Ata shkuan natën dhe e rrethuan qytetin.

15 Kur shërbëtori i njeriut të Perëndisë së vërtetë u çua herët në mëngjes dhe doli përjashta, pa se një ushtri me kuaj dhe karroca lufte kishte rrethuar qytetin. Menjëherë shërbëtori i tha: «Oh, zotëria im! Ç’të bëjmë tani?» 16 Por ai ia ktheu: «Mos ki frikë,+ sepse ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me ta.»+ 17 Atëherë Eliseu filloi të lutej: «O Jehova, të lutem, hapja sytë që të shohë.»+ Në çast Jehovai ia hapi sytë shërbëtorit, dhe ja, ai pa që rajoni malor ishte plot me kuaj dhe karroca të zjarrta lufte+ rreth e qark Eliseut.+

18 Kur sirianët zbritën drejt tij, Eliseu iu lut Jehovait: «Të lutem, verboji këta njerëz.»*+ Dhe ai i verboi, siç i kërkoi Eliseu. 19 Atëherë Eliseu u tha atyre: «Nuk është kjo udha dhe nuk është ky qyteti. Ndiqmëni dhe më lini t’ju çoj te njeriu që kërkoni.» Mirëpo ai i çoi në Samari.+

20 Me të mbërritur në Samari, Eliseu tha: «O Jehova, hapua sytë që të shohin.» Kështu Jehovai ua hapi sytë dhe ata panë se ishin në mes të Samarisë. 21 Kur i pa, mbreti i Izraelit i tha Eliseut: «A t’i vras, t’i vras, ati im?» 22 Por ai i tha: «Mos i vrit. Vallë i vret robërit që zë me shpatën dhe harkun tënd? Vëru përpara bukë e ujë që të hanë dhe të pinë,+ e pastaj të kthehen te zotëria i tyre.» 23 Kështu shtroi një gosti të madhe për ta, e ata hëngrën e pinë. Pas kësaj i nisi që të ktheheshin te zotëria i tyre. Bandat plaçkitëse siriane+ nuk erdhën më as edhe një herë në vendin e Izraelit.

24 Më pas Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, mblodhi gjithë ushtrinë* dhe u ngjit e rrethoi Samarinë.+ 25 Kështu në Samari pati një zi buke të madhe.+ Rrethimi i sirianëve zgjati kaq shumë, sa një kokë gomari+ vlente 80 monedha argjendi dhe një çerek kab* glasë pëllumbi vlente 5 monedha argjendi. 26 Ndërsa mbreti i Izraelit po ecte mbi mur, një grua i thirri: «Më ndihmo, o mbret, zotëria im!» 27 Ai ia ktheu: «Nëse nuk të ndihmon Jehovai, si të të ndihmoj unë? Ka mbetur gjë vallë te lëmi* apo te shtypësja e rrushit a te shtypësja e ullinjve?» 28 Mbreti e pyeti: «Si e ke hallin?» Ajo iu përgjigj: «Kjo grua më tha: ‘Sille djalin tënd që ta hamë sonte, ndërsa nesër hamë djalin tim.’+ 29 Kështu e ziem djalin tim dhe e hëngrëm.+ Ditën tjetër i thashë asaj: ‘Sille djalin tënd që ta hamë.’ Por ajo e fshehu të birin.»

30 Me të dëgjuar fjalët e gruas, mbreti shqeu rrobat,+ e kur po kalonte mbi mur, populli pa se nën rroba mbreti kishte veshur copë thesi.* 31 Pastaj ai tha: «Perëndia më ndëshkoftë ashpër, nëse sot nuk do t’ia heq kokën Eliseut, birit të Shafatit!»+

32 Eliseu po rrinte ulur në shtëpinë e vet dhe me të ishin ulur edhe pleqtë. Mbreti dërgoi përpara një lajmëtar, por para se ky të mbërrinte, Eliseu u tha pleqve: «Ky bir vrasësi+ ka dërguar dikë që të më presë kokën. Bëni kujdes kur të vijë lajmëtari, mbylleni derën dhe mos e lini të hyjë. A nuk dëgjohet prapa tij zhurma e këmbëve të zotërisë së tij?» 33 Ishte ende duke folur me ta, kur lajmëtari i mbretit erdhi tek ai. Pastaj erdhi mbreti dhe tha: «Kjo e keqe vjen nga Jehovai. Pse ta pres ende Jehovain?»

7 Tani, Eliseu tha: «Dëgjoni fjalën e Jehovait. Kështu thotë Jehovai: ‘Nesër në këtë kohë, te porta* e Samarisë, një sea* miell i bluar imët do të vlejë një sikël* dhe dy sea elb do të vlejnë po një sikël.’»+ 2 Atëherë adjutanti,* të cilit mbreti i besonte, i tha njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Edhe sikur Jehovai të hapë portat e qiejve, a mund të ndodhë vërtet kjo?»*+ Ai ia ktheu: «Ti do ta shohësh këtë me sytë e tu,+ por s’do të hash.»+

3 Në hyrje të portës së qytetit+ ndodheshin katër të lebrosur që i thoshin njëri-tjetrit: «Pse rrimë ulur këtu duke pritur vdekjen? 4 Nëse hyjmë në qytet, ndërkohë që atje ka zi buke,+ do të vdesim atje. Edhe po të rrimë ulur këtu, do të vdesim, prandaj të hyjmë në kampin e sirianëve. Nëse na lënë gjallë, do të jetojmë, por edhe po na vranë, ne për të vdekur kemi.» 5 Atëherë u çuan në muzg të mbrëmjes për të hyrë në kampin e sirianëve. Kur arritën në rrethinat e kampit të sirianëve, atje nuk kishte njeri.

6 Në fakt, Jehovai kishte bërë që në kampin e sirianëve të dëgjohej zhurmë karrocash lufte dhe kuajsh, zhurma e një ushtrie të madhe,+ prandaj ata i kishin thënë njëri-tjetrit: «Ja, mbreti i Izraelit ka paguar mbretërit e hititëve dhe mbretërit e Egjiptit për të dalë kundër nesh!» 7 Menjëherë ishin ngritur e ia kishin mbathur në të ngrysur duke i lënë tendat, kuajt, gomarët, gjithë kampin siç ishte, dhe kishin ikur për të shpëtuar kokën.

8 Kur këta të lebrosur arritën në periferinë e kampit, hynë në një nga tendat dhe filluan të hanin e të pinin; morën nga ajo argjend, ar dhe rroba, pastaj ikën dhe i fshehën. Pas kësaj u kthyen dhe hynë në një tendë tjetër, morën edhe nga ajo gjëra dhe ikën e i fshehën.

9 Në fund i thanë njëri-tjetrit: «Kjo që po bëjmë nuk është e drejtë. Duhet t’ua themi edhe të tjerëve këtë lajm të mirë. Nëse ngurrojmë e presim deri në agim, e kemi hak dënimin, prandaj të shkojmë dhe të njoftojmë shtëpinë e mbretit.» 10 Kështu vajtën, u thirrën derëtarëve të qytetit dhe i njoftuan: «Ne shkuam në kampin e sirianëve, por atje s’kishte njeri; s’dëgjohej zë njeriu. Kishte vetëm kuaj e gomarë të lidhur, si dhe tendat që ishin lënë pa prekur.» 11 Pa vonesë, derëtarët raportuan në shtëpinë e mbretit.

12 Menjëherë mbreti u çua natën dhe u tha shërbëtorëve të tij: «Ua them unë çfarë kanë bërë sirianët. E dinë se jemi të uritur,+ prandaj kanë ikur nga kampi për t’u fshehur në fushë, duke thënë: ‘Ata do të dalin nga qyteti, dhe ne do t’i zëmë të gjallë e do të hyjmë në qytet.’»+ 13 Atëherë një nga shërbëtorët e tij tha: «Të lutem, cakto disa burra që të marrin pesë kuaj nga ata që kanë mbetur në qytet e t’i dërgojmë që të shohin. Për ta njësoj është: nëse kthehen, do të jenë si gjithë izraelitët që kanë mbetur, nëse jo, do të jenë njësoj si të gjithë ata që kanë vdekur.» 14 Kështu, ata burra morën dy karroca me kuaj e mbreti i dërgoi te kampi i sirianëve dhe u tha: «Shkoni e shihni.» 15 Këta ndoqën gjurmët e tyre deri në Jordan dhe gjithë rruga ishte plot me rroba e enë që sirianët i kishin flakur teksa ia mbathnin të frikësuar. Burrat u kthyen dhe i raportuan mbretit.

16 Atëherë populli doli dhe plaçkiti kampin e sirianëve. Kështu, një sea miell i bluar imët vlejti një sikël dhe dy sea elb vlejtën po një sikël, siç kishte thënë Jehovai.+ 17 Për të ruajtur portën, mbreti kishte caktuar adjutantin, të cilit i besonte, por populli e shkeli me këmbë dhe ai vdiq, ashtu si kishte thënë njeriu i Perëndisë së vërtetë kur mbreti shkoi tek ai. 18 Ndodhi siç i kishte thënë mbretit njeriu i Perëndisë së vërtetë: «Nesër në këtë kohë, te porta e Samarisë, dy sea elb do të vlejnë një sikël dhe një sea miell i bluar imët do të vlejë po një sikël.»+ 19 Por adjutanti i kishte thënë njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Edhe sikur Jehovai të hapë portat e qiejve, a mund të ndodhë vërtet kjo?»* Eliseu ia kishte kthyer: «Ti do ta shohësh këtë me sytë e tu, por s’do të hash.» 20 Atij i ndodhi pikërisht kështu, sepse populli e shkeli me këmbë te porta, dhe ai vdiq.

8 Eliseu i tha gruas që i kishte kthyer në jetë të birin:+ «Çohu, nisu bashkë me ata të shtëpisë sate dhe bano si e huaj ku të mundesh, sepse Jehovai ka shpallur se në vend do të ketë zi buke+ për shtatë vjet.» 2 Kështu gruaja u çua dhe bëri si i tha njeriu i Perëndisë së vërtetë; u nis bashkë me ata të shtëpisë, e për shtatë vjet banoi në vendin e filistinëve.+

3 Në fund të shtatë vjetëve, gruaja u kthye nga vendi i filistinëve dhe shkoi t’i përgjërohej mbretit për shtëpinë dhe për arën e saj. 4 Mbreti po i thoshte Gehazit, shërbëtorit të njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Tregomë, të lutem, tërë gjërat e mëdha që ka bërë Eliseu.»+ 5 Pikërisht kur Gehazi po i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur fëmijën e vdekur,+ gruaja që i kishte kthyer në jetë të birin, erdhi dhe iu përgjërua mbretit për shtëpinë e për arën e saj.+ Menjëherë Gehazi tha: «O mbret, zotëria im, kjo është gruaja dhe ky është djali që Eliseu ktheu në jetë.» 6 Atëherë mbreti e pyeti gruan, dhe ajo i tregoi ngjarjen. Pastaj mbreti i tha një zyrtari oborri: «Ktheji gjithçka që i takon dhe gjithë prodhimet e arës, që nga dita që la vendin e deri tani.»

7 Eliseu vajti në Damask+ kur Ben-Hadadi,+ mbreti i Sirisë, ishte i sëmurë. Kështu e njoftuan: «Njeriu i Perëndisë së vërtetë+ ka ardhur këtu.» 8 Menjëherë mbreti i tha Hazaelit:+ «Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë së vërtetë.+ Nëpërmjet tij pyet Jehovain: ‘A do ta marr veten nga kjo sëmundje?’» 9 Hazaeli shkoi ta takonte dhe mori me vete si dhuratë lloj-lloj gjërash të mira të Damaskut, aq sa mund të mbartin 40 deve. Ai vajti e u paraqit përpara Eliseut dhe tha: «Biri yt, Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, më ka dërguar te ti për të të pyetur: ‘A do ta marr veten nga kjo sëmundje?’» 10 Eliseu iu përgjigj: «Shko e thuaji: ‘Ke për ta marrë veten.’ Megjithatë Jehovai më ka treguar se në të vërtetë ai do të vdesë.»+ 11 Njeriu i Perëndisë së vërtetë ia nguli sytë Hazaelit aq sa e vuri në siklet, e pastaj shpërtheu në lot. 12 Hazaeli e pyeti: «Pse po qan, imzot?» Ai ia ktheu: «Ngaqë e di ç’të keqe do t’i bësh popullit të Izraelit.+ Vendeve të tyre të fortifikuara do t’u vësh zjarrin, burrat e tyre më të mirë* do t’i vrasësh me shpatë, fëmijët e tyre do t’i bësh copë-copë, kurse grave shtatzëna do t’u çash barkun.»+ 13 Hazaeli tha: «Shërbëtori yt s’është veçse një qen, si mund të bëjë diçka të tillë?» Por Eliseu ia ktheu: «Jehovai më ka treguar se ti do të bëhesh mbret i Sirisë.»+

14 Pas kësaj ai iku nga Eliseu dhe u kthye te zotëria i vet që e pyeti: «Ç’të tha Eliseu?» Ai u përgjigj: «Më tha se ke për ta marrë veten.»+ 15 Por të nesërmen, Hazaeli mori një kuvertë, e zhyti në ujë dhe ia ngjeshi* mbi fytyrë derisa mbreti vdiq.+ Në vend të tij u bë mbret Hazaeli.+

16 Në vitin e pestë të mbretërimit të Jehoramit,+ birit të Akabit, mbretit të Izraelit, ndërkohë që Jehozafati ishte mbret i Judës, Jehorami,+ biri i Jehozafatit, mbretit të Judës, u bë mbret. 17 Ai ishte 32 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 8 vjet në Jerusalem. 18 Jehorami eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ ashtu si kishin bërë ata të shtëpisë së Akabit+, sepse mori për grua vajzën e Akabit.+ Ai vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ 19 Por Jehovai nuk deshi ta shkatërronte Judën për hir të Davidit, shërbëtorit të vet,+ sepse i kishte premtuar se do t’i jepte gjithmonë një llambë* atij+ dhe bijve të tij.

20 Në ditët e Jehoramit, Edomi ngriti krye kundër Judës+ dhe pastaj caktoi një mbret të vetin.+ 21 Prandaj Jehorami shkoi në Zair me gjithë karrocat, u ngrit natën dhe mposhti edomitët që rrethonin atë dhe komandantët e karrocave. E trupat ushtarake* ia mbathën në tendat e tyre. 22 Por Edomi e vazhdon rebelimin kundër Judës deri sot e kësaj dite. Në atë kohë ngriti krye edhe Libnahu.+

23 Pjesa tjetër e historisë së Jehoramit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 24 Në fund Jehorami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Ahaziahu.+

25 Ahaziahu, biri i Jehoramit, mbretit të Judës, u bë mbret+ në vitin e 12-të të mbretërimit të Jehoramit, birit të Akabit, mbretit të Izraelit. 26 Ahaziahu ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi një vit në Jerusalem. Nëna e tij quhej Atalia+ dhe ishte mbesa* e Omrit,+ mbretit të Izraelit. 27 Ai eci në gjurmët e shtëpisë së Akabit+ dhe bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si shtëpia e Akabit, sepse kishte lidhur krushqi me shtëpinë e Akabit.+ 28 Kështu bashkë me Jehoramin, birin e Akabit, vajti në luftë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, në Ramot-Galad,+ por sirianët e plagosën Jehoramin.+ 29 Prandaj mbreti Jehoram u kthye në Jezrel+ për të marrë veten nga plagët që i kishin shkaktuar sirianët në Ramah,* kur luftoi kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Mbreti i Judës, Ahaziahu, biri i Jehoramit, zbriti në Jezrel për të parë Jehoramin, birin e Akabit, sepse ky ishte plagosur.*

9 Atëherë profeti Elise thirri një nga bijtë e profetëve dhe i tha: «Mblidhe rrobën në mes, e menjëherë merr me vete këtë poç vaji dhe shko në Ramot-Galad.+ 2 Kur të mbërrish atje, kërko Jehun,+ birin e Jehozafatit, nipin e Nimshit. Hyr dhe thirre në dhomën më të brendshme, larg prijësve të tjerë. 3 Merr poçin e vajit, derdhja mbi kokë dhe thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Unë të miros* si mbret të Izraelit.’”+ Pastaj hap derën dhe ik shpejt.»

4 Kështu shërbëtori i profetit mori udhën për në Ramot-Galad, 5 dhe kur arriti atje, i gjeti ulur krerët e ushtrisë. Ai tha: «Kam një mesazh për ty, o prijës.» Jehu e pyeti: «Për cilin nga ne?» Ai iu përgjigj: «Për ty, o prijës.» 6 Atëherë Jehu u ngrit e hyri në shtëpi, dhe shërbëtori ia derdhi vajin mbi kokë e i tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të miros si mbret të popullit të Jehovait, mbret të Izraelit.+ 7 Godite shtëpinë e Akabit, zotërisë tënd, dhe do të hakmerrem kundër Jezebelës për gjakun e shërbëtorëve të mi, profetëve, si dhe për gjakun e gjithë shërbëtorëve të Jehovait.+ 8 Tërë shtëpia e Akabit do të zhduket; do t’i shfaros Akabit çdo mashkull* në Izrael, të pambrojtur a të dobët qofshin.+ 9 Shtëpinë e Akabit do ta bëj si shtëpinë e Jeroboamit,+ birit të Nebatit, dhe si shtëpinë e Bashës,+ birit të Akijahut. 10 Kurse Jezebelën do ta hanë qentë në arën e Jezrelit,+ dhe s’ka për ta varrosur njeri.’» Me të thënë këtë, hapi derën dhe iku shpejt.+

11 Kur Jehu u kthye te shërbëtorët e zotërisë së tij, ata e pyetën: «A është çdo gjë në rregull? Pse erdhi te ti ai i çmendur?» Ai u përgjigj: «Ju e njihni atë njeri dhe e dini si flet.» 12 Por ata ia kthyen: «S’është e vërtetë! Na trego, të lutemi.» Atëherë ai iu përgjigj: «Ai më tha kështu e ashtu, dhe shtoi: “Jehovai thotë: ‘Unë të miros si mbret të Izraelit.’”»+ 13 Me të dëgjuar këtë, secili prej tyre mori me nxitim rrobën e vet, e vuri para tij në shkallë+ dhe i ra bririt e tha: «Jehu është bërë mbret!»+ 14 Atëherë Jehu,+ biri i Jehozafatit, nipi i Nimshit, komplotoi kundër Jehoramit.

Jehorami dhe gjithë ushtria e Izraelit ishin në Ramot-Galad+ duke mbrojtur Izraelin nga sulmet e Hazaelit,+ mbretit të Sirisë. 15 Më vonë mbreti Jehoram u kthye në Jezrel+ për të marrë veten nga plagët që i kishin shkaktuar sirianët, ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë.+

Tani Jehu tha: «Nëse jeni dakord, mos lini askënd t’ia mbathë nga qyteti e të shkojë të njoftojë në Jezrel.» 16 Pastaj Jehu hipi në karrocë e u nis për në Jezrel, sepse atje dergjej i plagosur Jehorami, dhe Ahaziahu, mbreti i Judës, kishte zbritur për ta parë. 17 Ndërkohë që rrinte mbi kullën e Jezrelit, roja pa turmën me njerëzit e Jehut që po vinin. Menjëherë tha: «Shoh një turmë njerëzish.» Jehorami tha: «Merr një kalorës dhe dërgoje t’u dalë përpara e t’i pyesë: ‘A po vini në paqe?’» 18 Kështu, një kalorës u doli përpara dhe u tha: «Mbreti pyet: ‘A vini në paqe?’» Por Jehu ia ktheu: «Ç’të duhet ty nëse vijmë apo jo në paqe? Kalo prapa e më ndiq!»

Atëherë roja njoftoi: «Lajmëtari vajti tek ata, por nuk u kthye.» 19 Prandaj ai dërgoi një kalorës të dytë që, kur vajti tek ata, tha: «Kështu thotë mbreti: ‘A vini në paqe?’» Por Jehu ia ktheu: «Ç’të duhet ty nëse vijmë apo jo në paqe? Kalo prapa e më ndiq!»

20 Roja atëherë njoftoi: «Edhe ai vajti tek ata, por nuk u kthye. Kurse mënyra se si kalorësi e nget karrocën, ngjan me atë të Jehut, nipit* të Nimshit, sepse e nget si i çmendur.» 21 Jehorami tha: «Të mbrehen kuajt!» Pasi u mbrehën kuajt e karrocës së tij, Jehorami, mbreti i Izraelit, bashkë me Ahaziahun,+ mbretin e Judës, u nisën me karrocat e tyre të luftës për t’i dalë përpara Jehut. Ata e takuan atë në arën e Nabotit,+ jezrelitit.

22 Me të parë Jehun, Jehorami e pyeti: «A po vjen në paqe, Jehu?» Por ai ia ktheu: «Ç’paqe mund të ketë përderisa Jezebela, nëna jote, vazhdon të merret me prostitucion+ e me shtrigëritë e saj të shumta?»+ 23 Menjëherë Jehorami e ktheu karrocën që t’ia mbathte dhe i tha Ahaziahut: «Na e punuan, Ahaziah!» 24 Jehu mori harkun dhe e qëlloi Jehoramin mes shpatullave. Shigjeta i doli nga zemra dhe ai u rrëzua në karrocën e tij të luftës. 25 Jehu i tha Bid’harit, adjutantit të vet:* «Merre dhe hidhe në arën e Nabotit, jezrelitit.+ Mos harro që unë dhe ti u jepnim karrocave pas Akabit, atit të tij, kur Jehovai vetë shpalli këtë gjë kundër tij:+ 26 ‘Siç është e vërtetë që pashë dje gjakun e Nabotit+ dhe gjakun e djemve të tij,—thotë Jehovai,—ti do të paguash+ për gjakun e tyre, pikërisht në këtë arë,—thotë Jehovai.’ E pra tani, merre dhe hidhe në këtë arë, si ka thënë Jehovai.»+

27 Kur pa se çfarë po ndodhte, Ahaziahu,+ mbreti i Judës, ia mbathi në drejtim të shtëpisë në kopsht. (Më vonë Jehu e ndoqi dhe tha: «Vriteni edhe atë!» Ata e goditën ndërsa ishte në karrocë, në udhën që ngjitet për në Gur, e cila gjendet pranë Ibleamit,+ por ai vazhdoi të ikte drejt Megidos dhe vdiq atje. 28 Pastaj shërbëtorët e tij e çuan me karrocë në Jerusalem dhe e varrosën në varrin e vet bashkë me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit.+ 29 Ahaziahu+ ishte bërë mbret i Judës në vitin e 11-të të mbretërimit të Jehoramit, birit të Akabit.)

30 Kur Jehu vajti në Jezrel,+ Jezebela+ e mori vesh. Kështu, ajo leu sytë me të zezë,* u kreh bukur dhe pa poshtë nga dritarja. 31 Ndërsa Jehu po hynte te porta, ajo pyeti: «A i shkoi mirë Zimrit, vrasësit të zotërisë së tij?»+ 32 Ai ngriti sytë nga dritarja dhe tha: «Kush është me mua? Kush?»+ Menjëherë dy a tre zyrtarë oborri panë poshtë nga ai. 33 Ai u tha: «Hidheni poshtë!» Atëherë ata e hodhën dhe gjaku i saj spërkati murin e kuajt, dhe ai kaloi mbi trupin e saj me karrocë. 34 Pas kësaj hyri brenda, hëngri e piu. Pastaj tha: «Merruni, ju lutem, me këtë grua të mallkuar dhe varroseni. Në fund të fundit, është bijë mbreti.»+ 35 Por kur shkuan ta varrosnin, nuk i gjetën asgjë përveç kafkës, këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.+ 36 Kur u kthyen e i treguan Jehut, ai tha: «U përmbush ajo që tha Jehovai+ me anë të shërbëtorit të tij Elija, tishbitit: “Mishin e Jezebelës do ta hanë qentë në arën e Jezrelit.+ 37 Kufoma e Jezebelës do të përfundojë si pleh mbi sipërfaqen e arës së Jezrelit, që të mos thuhet: ‘Kjo është Jezebela.’”»

10 Tani Akabi+ kishte 70 djem në Samari. Prandaj Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari princave të Jezrelit, pleqve+ dhe kujdestarëve të fëmijëve të Akabit.* Në to thuhej: 2 «Kur t’ju vijë kjo letër, meqë me ju do të jenë djemtë e zotërisë tuaj dhe do të keni karrocat e luftës, kuajt, një qytet të fortifikuar dhe armë, 3 zgjidhni më të mirin e më të përshtatshmin* nga djemtë e zotërisë tuaj dhe vëreni në fronin e të atit. Pastaj luftoni për shtëpinë e zotërisë tuaj.»

4 Por ata u frikësuan shumë dhe thanë: «Ja, nëse dy mbretër nuk i bënë dot ballë atij,+ si mund t’i bëjmë ballë ne?» 5 Prandaj përgjegjësi i pallatit mbretëror,* guvernatori i qytetit, pleqtë dhe kujdestarët e fëmijëve i dërguan Jehut këtë mesazh: «Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë çdo gjë që do të na thuash. Nuk do të bëjmë mbret asnjë. Bëj si të të duket më mirë.»

6 Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, ku thoshte: «Nëse jeni me mua dhe jeni gati të më bindeni, nesër, në këtë kohë, ejani tek unë në Jezrel dhe më sillni kokat e djemve të zotërisë tuaj.»

Tani, 70 djemtë e mbretit ishin me njerëzit e shquar të qytetit, të cilët i rritnin. 7 Me të ardhur letra, këta i morën djemtë e mbretit dhe i therën të 70 djemtë,+ pastaj i futën kokat e tyre nëpër shporta dhe ia dërguan Jehut në Jezrel. 8 Lajmëtari vajti e i tha: «Kanë sjellë kokat e djemve të mbretit.» Jehu tha: «Vendosini në dy pirgje te hyrja e portës së qytetit dhe lërini atje deri në mëngjes.» 9 Kur ai doli në mëngjes, qëndroi para gjithë popullit dhe tha: «Ju qenkeni të pafajshëm.* Unë vërtet komplotova kundër zotërisë tim dhe e vrava,+ por gjithë këta kush i vrau? 10 Prandaj, dijeni se as edhe një nga fjalët e Jehovait, që Jehovai shpalli kundër shtëpisë së Akabit, nuk do të mbetet pa u plotësuar;*+ Jehovai ka bërë atë që tha me anë të shërbëtorit të tij Elija.»+ 11 Veç kësaj, Jehu vrau të gjithë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Akabit në Jezrel, si dhe gjithë burrat e shquar, të njohurit dhe priftërinjtë e tij,+ e nuk la gjallë asnjë.+

12 Pastaj u nis për në Samari. Rrugës gjendej kasollja* ku barinjtë mbanin dhentë. 13 Atje Jehu takoi vëllezërit e Ahaziahut,+ mbretit të Judës dhe i pyeti: «Cilët jeni ju?» Ata iu përgjigjën: «Jemi vëllezërit e Ahaziahut dhe po zbresim për të pyetur a janë mirë djemtë e mbretit dhe djemtë e nënës mbretëreshë.»* 14 Menjëherë ai tha: «Kapini të gjallë!» Kështu i kapën të gjallë dhe i therën në sternën* e kasolles ku mbaheshin dhentë. Ata ishin 42 burra, e ai nuk la gjallë asnjë prej tyre.+

15 Ndërsa largohej që andej, takoi Jehonadabin,+ birin e Rekabit,+ që po vinte drejt tij. Pasi ky e përshëndeti,* Jehu i tha: «A je me gjithë zemër me mua, ashtu si unë jam me ty?»

Jehonadabi ia ktheu: «Po, jam.»

«Nëse je, ma jep dorën.»

Ai i dha dorën, dhe Jehu e hipi në karrocën ku ishte vetë. 16 Pastaj tha: «Eja me mua dhe shiko që unë nuk toleroj asnjë lloj rivaliteti ndaj Jehovait.»*+ Kështu Jehu e mori Jehonadabin në karrocën e vet të luftës. 17 Më pas Jehu mbërriti në Samari dhe vrau të gjithë njerëzit që kishin mbetur nga shtëpia e Akabit. Ai i shfarosi+ sipas fjalës që Jehovai i kishte thënë Elijas.+

18 Veç kësaj, Jehu mblodhi gjithë popullin dhe i tha: «Akabi e adhuroi pak Baalin,+ por Jehu do ta adhurojë shumë më tepër. 19 Prandaj më thërritni gjithë profetët e Baalit,+ gjithë adhuruesit dhe gjithë priftërinjtë e tij.+ Të mos mungojë asnjë, sepse do të ofroj një flijim të madh për Baalin. Kushdo që mungon, nuk do të mbetet gjallë.» Por Jehu po vepronte me dinakëri që t’i shfaroste adhuruesit e Baalit.

20 Jehu shtoi: «Shpallni* një asamble solemne për Baalin.» Prandaj shpallën një asamble, 21 e pas kësaj Jehu dërgoi fjalë në mbarë Izraelin dhe erdhën gjithë adhuruesit e Baalit. Nuk mbeti asnjë pa ardhur. Ata hynë në tempullin* e Baalit,+ dhe ai u mbush cep më cep. 22 Jehu i tha përgjegjësit të dhomës së veshjeve: «Sill veshje për gjithë adhuruesit e Baalit.» Kështu ai i solli veshjet. 23 Pastaj Jehu dhe Jehonadabi,+ biri i Rekabit, hynë në tempullin e Baalit. Ai u tha adhuruesve të Baalit: «Kërkoni me kujdes dhe sigurohuni që këtu të mos ketë asnjë adhurues të Jehovait, por vetëm të Baalit.» 24 Në fund ata hynë për të paraqitur flijime dhe blatime të djegura. Jehu kishte vendosur jashtë 80 njerëz të tij dhe u tha: «Nëse ju ikën ndonjë nga burrat që po ju jap në dorë, jetën e tij do ta paguani me jetën tuaj.»

25 Sapo mbaroi së paraqituri blatimin e djegur, Jehu u tha rojave* dhe adjutantëve:* «Hyni dhe vritini! Mos lini të ikë as edhe një.»+ Kështu rojat e adjutantët i vranë me shpatë dhe i flakën jashtë; vepruan në këtë mënyrë deri te shenjtërorja e brendshme* e tempullit të Baalit. 26 Pastaj nxorën jashtë kolonat e shenjta+ të tempullit të Baalit dhe i dogjën të gjitha.+ 27 Rrëzuan kolonën e shenjtë+ të Baalit dhe tempullin e Baalit,+ të cilin e kthyen në nevojtore, siç vazhdon të jetë deri sot e kësaj dite.

28 Kështu Jehu e shfarosi Baalin nga Izraeli. 29 Megjithatë, Jehu nuk hoqi dorë nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte, pra s’hoqi dorë nga adhurimi i viçave të artë që ishin në Bethel dhe në Dan.+ 30 Jehovai i tha Jehut: «Meqë ke vepruar mirë dhe ke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, duke i bërë shtëpisë së Akabit gjithë ato që kisha në zemër,+ bijtë e tu do të ulen në fronin e Izraelit deri në brezin e katërt.»+ 31 Por Jehu nuk tregoi kujdes që të ecte me gjithë zemër sipas Ligjit të Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ Ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+

32 Në ato ditë, Jehovai nisi të zvogëlonte territorin e Izraelit.* Hazaeli vazhdoi të sulmonte Izraelin në gjithë territorin e tij,+ 33 nga Jordani drejt lindjes, tërë vendin e Galadit—territorin e gaditëve, të rubenitëve dhe të manasitëve+—nga Aroeri, që është buzë luginës së Arnonit,* deri në Galad dhe në Bashan.+

34 Pjesa tjetër e historisë së Jehut, gjithçka bëri dhe gjithë bëmat e tij, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 35 Në fund Jehu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari; në vend të tij u bë mbret i biri, Jehoahazi.+ 36 Jehu mbretëroi 28 vjet në Samari si mbret i Izraelit.

11 Tani, kur Atalia,+ nëna e Ahaziahut, pa që i biri kishte vdekur,+ u ngrit dhe shfarosi tërë linjën mbretërore.*+ 2 Mirëpo Jehosheba, bija e mbretit Jehoram, motra e Ahaziahut, mori Jehoasin,+ birin e Ahaziahut, e nxori vjedhurazi nga bijtë e mbretit që do të vriteshin dhe e fshehu bashkë me tajën* e tij në një dhomë gjumi. Ata arritën ta mbanin të fshehtë nga Atalia, kështu që ai nuk u vra. 3 Për gjashtë vjet, ai qëndroi i fshehur me të në shtëpinë e Jehovait, ndërkohë që në vend sundonte Atalia.

4 Vitin e shtatë Jehojada dërgoi të thërritnin krerët e qindësheve të truprojës mbretërore* dhe të rojave*+ të pallatit mbretëror, që të vinin tek ai në shtëpinë e Jehovait. Ai bëri një pakt* me ta dhe i vuri të betoheshin në shtëpinë e Jehovait. Pastaj u tregoi birin e mbretit.+ 5 Jehojada urdhëroi: «Do të bëni kështu: një e treta juaj do të jetë në detyrë në Sabat dhe do të ruajë mirë shtëpinë e mbretit,*+ 6 një e treta do të jetë në Portën e Themelit dhe një e treta do të jetë në portën prapa rojave të pallatit mbretëror. Do ta ruani tempullin me radhë. 7 Dy ndarjet që nuk janë në detyrë në Sabat, duhet të rrinë e të ruajnë mirë shtëpinë e Jehovait, për të mbrojtur mbretin. 8 Rrini rreth e qark mbretit, secili me armët e veta në dorë. Ai që hyn brenda radhëve, të vritet. Qëndroni me mbretin kudo që ai shkon.»*

9 Krerët e qindësheve+ bënë pikërisht atë që u urdhëroi prifti Jehojada. Kështu secili mori njerëzit e vet që ishin në detyrë atë Sabat, bashkë me ata që nuk ishin në detyrë atë Sabat, dhe vajtën te prifti Jehojada.+ 10 Atëherë prifti u dha krerëve të qindësheve heshtat dhe mburojat e rrumbullakëta të mbretit David, që ishin në shtëpinë e Jehovait. 11 Rojat e pallatit mbretëror+ zunë vend secili me armët e veta në dorë, nga ana e djathtë e shtëpisë deri në anën e majtë të saj, afër altarit,+ afër shtëpisë, pra përreth mbretit. 12 Pastaj Jehojada nxori birin e mbretit,+ i vuri në kokë kurorën* dhe Dëshminë.*+ Pasi e bënë mbret dhe e mirosën,* filluan të brohoritnin: «Rroftë mbreti!»+

13 Sapo dëgjoi zhurmën e popullit që vraponte, Atalia vajti te populli në shtëpinë e Jehovait.+ 14 Pastaj pa mbretin që qëndronte pranë shtyllës, sipas zakonit në raste të tilla.+ Me të ishin krerët dhe trumbetarët,+ ndërsa gjithë populli gëzonte dhe u binte trumbetave. Menjëherë Atalia shqeu rrobat dhe thirri: «Komplot! Komplot!» 15 Por prifti Jehojada i urdhëroi krerët e qindësheve,+ të emëruarit e ushtrisë: «Nxirreni nga radhët dhe vritni me shpatë këdo që i shkon pas!» Në fakt prifti kishte thënë: «Mos e vritni në shtëpinë e Jehovait.» 16 Kështu ata e kapën dhe, kur arritën në vendin ku kuajt hynin për në shtëpinë e mbretit,+ e vranë.

17 Pastaj Jehojada bëri një besëlidhje mes Jehovait, mbretit dhe popullit,+ se do të vazhdonin të ishin populli i Jehovait. Ai bëri edhe një besëlidhje mes mbretit dhe popullit.+ 18 Pas kësaj gjithë populli vajti në tempullin* e Baalit dhe rrëzoi altarët e tij;+ shëmbëlltyrat* e tij i bënë copë-copë,+ kurse Matanin, priftin e Baalit,+ e vranë para altarëve.

Pastaj prifti emëroi mbikëqyrës në shtëpinë e Jehovait.+ 19 Gjithashtu ai i mori krerët e qindësheve,+ truprojën mbretërore,* rojat e pallatit mbretëror+ dhe tërë popullin, që ta shoqëronin mbretin nga shtëpia e Jehovait për te shtëpia e mbretit, duke kaluar nga porta e rojave të pallatit mbretëror. Pastaj ai u ul në fronin e mbretërve.+ 20 Kështu gjithë populli gëzonte dhe qyteti pati paqe, sepse Atalinë e kishin vrarë me shpatë në shtëpinë e mbretit.

21 Jehoasi+ ishte 7 vjeç kur u bë mbret.+

12 Jehoasi+ u bë mbret në vitin e shtatë të mbretërimit të Jehut+ dhe mbretëroi 40 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Zibia dhe ishte nga Ber-Sheba.+ 2 Jehoasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait gjatë gjithë kohës që e mësoi prifti Jehojada. 3 Megjithatë vendet e larta*+ nuk u hoqën dhe populli flijonte ende në këto vende e paraqiste në to tym blatimesh.

4 Jehoasi u tha priftërinjve: «Merrini tërë paratë që sillen në shtëpinë e Jehovait për blatimet e shenjta,+ paratë që i janë vënë si taksë secilit,+ paratë e dhëna sipas vlerës së caktuar për çdo njeri dhe tërë paratë që sjell në shtëpinë e Jehovait kushdo që nxitet nga zemra.+ 5 Paratë që sjell populli, priftërinjtë do t’i marrin dhe do t’i përdorin për të meremetuar shtëpinë e Perëndisë, kudo ku është e dëmtuar.»*+

6 Megjithatë deri në vitin e 23-të të mbretërimit të Jehoasit, priftërinjtë nuk i kishin meremetuar ende dëmet e shtëpisë.+ 7 Atëherë mbreti Jehoas thirri priftin Jehojada+ dhe priftërinjtë e tjerë e u tha: «Pse nuk po e meremetoni shtëpinë? Tani mos merrni më pará nga populli, nëse nuk përdoren për të meremetuar shtëpinë.»+ 8 Dhe priftërinjtë pranuan të mos merrnin më pará nga populli dhe të mos ishin përgjegjës për të meremetuar shtëpinë.

9 Pastaj prifti Jehojada mori një arkë,+ i bëri një të çarë në kapak dhe e vuri pranë altarit, në të djathtë kur hyn në shtëpinë e Jehovait. Priftërinjtë që shërbenin si derëtarë hidhnin aty tërë paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait.+ 10 Sa herë që shihnin se në arkë kishte shumë pará, sekretari i mbretit dhe kryeprifti vinin, i mblidhnin* dhe i numëronin paratë që ishin sjellë në shtëpinë e Jehovait.+ 11 Pasi i kishin numëruar, paratë ua jepnin atyre që ishin caktuar për të mbikëqyrur punën në shtëpinë e Jehovait. Këta paguanin me to gdhendësit e drurit, ndërtuesit që punonin në shtëpinë e Jehovait,+ 12 muratorët, si dhe gurprerësit. Paratë i përdornin edhe për të blerë dru e gurë të latuar për meremetimin e dëmeve në shtëpinë e Jehovait, si dhe për çdo shpenzim tjetër për meremetimin e shtëpisë.

13 Por me paratë që sillnin në shtëpinë e Jehovait nuk u bënë as legenë prej argjendi, as fikës, as tase, as trumbeta+ dhe asnjë lloj sendi prej ari a prej argjendi për shtëpinë e Jehovait.+ 14 Paratë ua jepnin vetëm atyre që mbikëqyrnin punën për të meremetuar shtëpinë e Jehovait. 15 Burrave që merrnin paratë dhe ua jepnin punëtorëve, nuk u kërkohej llogari, sepse ishin të besueshëm.+ 16 Megjithatë, paratë e blatimeve për fajin+ dhe të blatimeve për mëkatin nuk i sillnin në shtëpinë e Jehovait; ato u përkitnin priftërinjve.+

17 Në atë kohë Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, shkoi të luftonte kundër Gathit+ dhe e pushtoi. Pas kësaj, ai vendosi të sulmonte* Jerusalemin.+ 18 Atëherë Jehoasi, mbreti i Judës, mori gjithë blatimet e shenjta që kishin shenjtëruar* Jehozafati, Jehorami dhe Ahaziahu, paraardhësit e tij, mbretërit e Judës, si dhe blatimet e veta të shenjta dhe gjithë arin që gjendej në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit,* dhe ia dërgoi Hazaelit, mbretit të Sirisë.+ Prandaj ky u tërhoq nga Jerusalemi.

19 Pjesa tjetër e historisë së Jehoasit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 20 Shërbëtorët e vet thurën një komplot kundër Jehoasit+ dhe e vranë në fortesën e Bregores,*+ në udhën që zbret për në Silë. 21 Atë e vranë Jozahari, biri i Shimeatës dhe Jehozabadi, biri i Shomerit, shërbëtorët e vet.+ Kështu e varrosën me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri, Amaziahu.+

13 Në vitin e 23-të të mbretërimit të Jehoasit,+ birit të Ahaziahut,+ mbretit të Judës, Jehoahazi, biri i Jehut,+ u bë mbret i Izraelit në Samari dhe mbretëroi 17 vjet. 2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe ngulmoi në mëkatin e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilin kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ai nuk hoqi dorë prej tij. 3 Prandaj, Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Izraelit+ dhe, gjatë gjithë atyre ditëve, e dorëzoi në duart e Hazaelit,+ mbretit të Sirisë, dhe të Ben-Hadadit,+ birit të Hazaelit.

4 Pas ca kohësh, Jehoahazi u përgjërua për miratimin* e Jehovait dhe Jehovai e dëgjoi, sepse e kishte parë se si mbreti i Sirisë e shtypte Izraelin.+ 5 Kështu Jehovai i dha një shpëtimtar+ Izraelit që ta çlironte nga shtypja siriane, prandaj izraelitët mund të banonin nëpër shtëpitë e tyre si më parë.* 6 (Megjithatë nuk hoqën dorë nga mëkati i shtëpisë së Jeroboamit, me të cilin kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ata vazhduan në këtë mëkat,* dhe shtylla e shenjtë*+ vazhdoi të ishte në Samari.) 7 Jehoahazit nuk i kishin mbetur veçse 50 kalorës, 10 karroca dhe 10.000 këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë kishte shkatërruar pjesën tjetër të ushtrisë,+ duke e shtypur si të ishte kashtë.+

8 Pjesa tjetër e historisë së Jehoahazit, gjithçka bëri dhe bëmat e tij, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 9 Në fund Jehoahazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Jehoasi.

10 Në vitin e 37-të të mbretërimit të Jehoasit, mbretit të Judës, Jehoasi,+ biri i Jehoahazit, u bë mbret i Izraelit në Samari dhe mbretëroi 16 vjet. 11 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe nuk hoqi dorë nga tërë mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ai vazhdoi* në këto mëkate.

12 Pjesa tjetër e historisë së Jehoasit, gjithçka bëri, bëmat e tij dhe se si luftoi kundër Amaziahut, mbretit të Judës,+ a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 13 Në fund Jehoasi u preh me paraardhësit e vet, dhe në fronin e tij u ul Jeroboami.*+ Jehoasin e varrosën në Samari me mbretërit e Izraelit.+

14 Tani, kur Eliseun+ e zuri një sëmundje, nga e cila më vonë vdiq, Jehoasi, mbreti i Izraelit, zbriti tek ai dhe qau mbi trupin e tij: «Ati im, ati im! Shih, karroca e luftës e Izraelit dhe kalorësit e tij!»+ 15 Atëherë Eliseu i tha: «Merr një hark dhe shigjeta.» Dhe ky mori një hark e disa shigjeta. 16 Pastaj Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Vëre dorën te harku.» Kur ai vuri duart te harku, Eliseu vendosi duart e veta mbi ato të mbretit 17 dhe i tha: «Hape dritaren që është në lindje.» Ai e hapi, dhe Eliseu i tha: «Qëllo!» E ai qëlloi. Eliseu shpalli: «Shigjeta e fitores së Jehovait,* po, shigjeta e fitores* kundër Sirisë! Ti do ta godasësh* Sirinë në Afek+ derisa ta shfarosësh.»

18 Më tej i tha: «Merri shigjetat.» Ky i mori dhe Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Godit në tokë.» Kështu ai goditi tri herë dhe u ndal. 19 Atëherë njeriu i Perëndisë së vërtetë u zemërua me të dhe i tha: «Duhej të kishe goditur pesë a gjashtë herë! Vetëm atëherë do ta kishe goditur Sirinë derisa ta shfarosje, por tani do ta godasësh vetëm tri herë.»+

20 Më pas Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit,* në vend filluan të hynin banda plaçkitësish moabitë.+ 21 Ndërsa disa njerëz po varrosnin një burrë, panë një bandë plaçkitësish. Prandaj, në çast e hodhën të vdekurin në varrin e Eliseut, e ia mbathën. Kur trupi i të vdekurit preku eshtrat e Eliseut, u kthye në jetë+ dhe u ngrit në këmbë.

22 Tani, Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, e shtypi Izraelin+ gjatë gjithë kohës së Jehoahazit. 23 Megjithatë Jehovait i erdhi keq e pati mëshirë për Izraelin.+ Ai u merakos për të për hir të besëlidhjes së tij me Abrahamin,+ Isakun+ dhe Jakobin+ e nuk deshi ta shfaroste, dhe as e ka flakur larg pranisë së tij, deri sot e kësaj dite. 24 Kur vdiq Hazaeli, mbreti i Sirisë, në vend të tij u bë mbret i biri, Ben-Hadadi. 25 Atëherë Jehoasi, biri i Jehoahazit, ia mori përsëri Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që Hazaeli ia kishte marrë me luftë Jehoahazit, atit të tij. Jehoasi e goditi* Ben-Hadadin tri herë+ dhe i mori përsëri qytetet e Izraelit.

14 Në vitin e dytë të mbretërimit të Jehoasit,+ birit të Jehoahazit, mbretit të Izraelit, Amaziahu, biri i Jehoasit, mbretit të Judës, u bë mbret. 2 Ai ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jehoadina dhe ishte nga Jerusalemi.+ 3 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, por jo si Davidi,+ paraardhësi i tij. Ai bëri gjithçka si i ati, Jehoasi.+ 4 Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën+ dhe populli flijonte ende në këto vende dhe paraqiste në to tym blatimesh.+ 5 Me të forcuar mbretërinë, Amaziahu vrau shërbëtorët që i kishin vrarë babanë, mbretin.+ 6 Por nuk vrau djemtë e vrasësve, duke vepruar sipas urdhrit të Jehovait, të shkruar në librin e Ligjit të Moisiut: «Baballarët nuk duhet të vdesin për mëkatin e fëmijëve, dhe fëmijët nuk duhet të vdesin për mëkatin e baballarëve. Gjithsekush duhet të ekzekutohet për mëkatin e vet.»+ 7 Ai vrau 10.000 burra edomitë+ në Luginën e Kripës,+ dhe arriti të pushtonte me luftë Selën,+ së cilës ia vunë emrin Jokthel, siç quhet edhe sot e kësaj dite.

8 Atëherë Amaziahu i dërgoi lajmëtarë Jehoasit, birit të Jehoahazit, që ishte biri i Jehut, mbretit të Izraelit, për t’i thënë: «Të ndeshemi në betejë!»*+ 9 Jehoasi, mbreti i Izraelit, i dërgoi këtë mesazh Amaziahut, mbretit të Judës: «Gjembaçi i Libanit dërgoi t’i thoshin cedrit të Libanit: ‘Ma jep vajzën tënde si nuse për djalin tim.’ Por një egërsirë e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembaçin. 10 Vërtet, e munde Edomin,+ dhe zemra t’u bë arrogante. Kënaqu me lavdinë që ke, por qëndro në shtëpinë tënde.* Pse të marrësh në qafë veten dhe Judën bashkë me ty?» 11 Por Amaziahu nuk dëgjoi.+

Kështu Jehoasi, mbreti i Izraelit, shkoi dhe u ndesh në betejë me Amaziahun, mbretin e Judës, në Beth-Shemesh+ të Judës.+ 12 Juda u mund nga Izraeli, kështu që secili ia mbathi në shtëpinë* e vet. 13 Jehoasi, mbreti i Izraelit, e kapi rob në Beth-Shemesh Amaziahun, mbretin e Judës, birin e Jehoasit, që ishte biri i Ahaziahut. Pastaj ata vajtën në Jerusalem, dhe ai hapi një të çarë 400 kute* në murin e Jerusalemit, nga Porta e Efraimit+ deri në Portën e Qoshes.+ 14 Ai mori tërë arin dhe argjendin, si dhe gjithë sendet që ishin në shtëpinë e Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit. Mori edhe pengje, e më pas u kthye në Samari.

15 Pjesa tjetër e historisë së Jehoasit, gjithçka bëri, bëmat e tij dhe si luftoi kundër Amaziahut, mbretit të Judës, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 16 Në fund Jehoasi u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Samari+ me mbretërit e Izraelit; në vend të tij u bë mbret i biri, Jeroboami.*+

17 Amaziahu,+ biri i Jehoasit, mbretit të Judës, jetoi edhe 15 vjet pas vdekjes së Jehoasit,+ birit të Jehoahazit, mbretit të Izraelit.+ 18 Pjesa tjetër e historisë së Amaziahut, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 19 Së fundi kundër Amaziahut thurën një komplot+ në Jerusalem dhe ai ia mbathi në Lakish, por dërguan njerëz që ta ndiqnin, të cilët e vranë në Lakish. 20 Kështu e sollën me kuaj dhe e varrosën me paraardhësit e tij në Qytetin e Davidit, në Jerusalem.+ 21 Atëherë tërë populli i Judës mori Azariahun,*+ që ishte 16 vjeç,+ dhe e bëri mbret në vend të babait, Amaziahut.+ 22 Azariahu e pushtoi Elathin+ për Judën dhe e rindërtoi, pasi mbreti* u preh me paraardhësit e tij.+

23 Në vitin e 15-të të mbretërimit të Amaziahut, birit të Jehoasit, mbretit të Judës, Jeroboami,+ biri i Jehoasit, mbretit të Izraelit, u bë mbret në Samari e mbretëroi 41 vjet. 24 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe nuk hoqi dorë nga gjithë mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 25 Ai rivendosi kufirin e Izraelit, që nga Lebo-Hamathi*+ deri në detin e Arabahut,*+ sipas fjalës që tha Jehovai, Perëndia i Izraelit, me anë të shërbëtorit të tij Jonait,+ birit të Amitait, profetit nga Gath-Heferi.+ 26 Se Jehovai e kishte parë mundimin shumë të madh të Izraelit.+ Nuk kishin mbetur as të pambrojturit dhe as të dobëtit; nuk kishte as edhe një që t’i vinte në ndihmë Izraelit. 27 Por Jehovai kishte premtuar se nuk do ta shuante emrin e Izraelit nën qiell.+ Prandaj e shpëtoi me anë të dorës së Jeroboamit, birit të Jehoasit.+

28 Pjesa tjetër e historisë së Jeroboamit, gjithçka bëri dhe gjithë bëmat e tij, si luftoi dhe si ia riktheu Damaskun+ e Hamathin+ Judës në Izrael, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 29 Në fund Jeroboami u preh me paraardhësit e tij, me mbretërit e Izraelit; në vend të tij u bë mbret i biri, Zakaria.+

15 Në vitin e 27-të të mbretërimit të Jeroboamit,* mbretit të Izraelit, u bë mbret Azariahu,*+ biri i Amaziahut,+ mbretit të Judës.+ 2 Ai ishte 16 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 52 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jekolia dhe ishte nga Jerusalemi. 3 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Amaziahu.+ 4 Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën,+ dhe populli flijonte ende në këto vende e paraqiste në to tym blatimesh.+ 5 Jehovai e goditi mbretin me një sëmundje, dhe ai mbeti i lebrosur+ deri ditën kur vdiq. Ai banonte në një shtëpi më vete,+ kurse në krye të shtëpisë* u vu Jotami,+ i biri, i cili gjykonte popullin e vendit.+ 6 Pjesa tjetër e historisë së Azariahut+ dhe gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 7 Në fund Azariahu u preh me paraardhësit e vet+ dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri, Jotami.

8 Në vitin e 38-të të mbretërimit të Azariahut,+ mbretit të Judës, Zakaria,+ biri i Jeroboamit, u bë mbret i Izraelit në Samari, ku mbretëroi gjashtë muaj. 9 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si kishin bërë paraardhësit e tij. Nuk hoqi dorë nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 10 Më pas Shalumi, biri i Jabeshit, komplotoi kundër tij dhe e vrau+ në Ibleam,+ pastaj u bë mbret në vend të tij. 11 Pjesa tjetër e historisë së Zakarisë është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit. 12 Kështu u përmbush fjala që Jehovai i kishte thënë Jehut: «Bijtë e tu do të ulen në fronin e Izraelit deri në brezin e katërt.»+ E ashtu ndodhi.

13 Shalumi, biri i Jabeshit, u bë mbret në vitin e 39-të të mbretërimit të Uziahut,+ mbretit të Judës, dhe mbretëroi në Samari një muaj të plotë. 14 Pastaj Menahemi, biri i Gadit, shkoi nga Tirzahu+ në Samari. Atje vrau Shalumin,+ birin e Jabeshit, dhe u bë mbret në vend të tij. 15 Pjesa tjetër e historisë së Shalumit dhe komploti që thuri, është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit. 16 Në atë kohë, Menahemi u nis nga Tirzahu dhe sulmoi Tifsahun, të gjithë banorët e tij dhe të zonës përreth, sepse nuk ia hapi portën. Ai e sulmoi dhe u çau barkun grave shtatzëna.

17 Në vitin e 39-të të mbretërimit të Azariahut, mbretit të Judës, Menahemi, biri i Gadit, u bë mbret i Izraelit në Samari, ku mbretëroi 10 vjet. 18 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait. Gjatë gjithë jetës, nuk hoqi dorë nga tërë mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 19 Puli,+ mbreti i Asirisë, erdhi kundër vendit, prandaj Menahemi i dha atij 1.000 talenta* argjendi, me qëllim që Puli ta ndihmonte të forconte pushtetin mbretëror.+ 20 Menahemi e siguroi këtë argjend nga Izraeli; ua mori burrave të shquar dhe të pasur.+ Ai i dha mbretit të Asirisë 50 sikla* argjendi për çdo burrë. Kështu mbreti i Asirisë u tërhoq dhe nuk qëndroi në atë vend. 21 Pjesa tjetër e historisë së Menahemit,+ gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 22 Në fund Menahemi u preh me paraardhësit e vet; në vend të tij u bë mbret i biri, Pekahiahu.

23 Në vitin e 50-të të mbretërimit të Azariahut, mbretit të Judës, Pekahiahu, biri i Menahemit, u bë mbret i Izraelit në Samari, ku mbretëroi dy vjet. 24 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait. Nuk hoqi dorë nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 25 Më pas Pekahu,+ biri i Remaliahut, adjutanti i tij,* komplotoi kundër Pekahiahut dhe e vrau në Samari, në kullën e fortifikuar të shtëpisë së mbretit, bashkë me Argobin dhe Ariehun. Me të ishin 50 burra të Galadit; pasi e vrau, u bë mbret në vend të tij. 26 Pjesa tjetër e historisë së Pekahiahut, gjithçka bëri, është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit.

27 Në vitin e 52-të të mbretërimit të Azariahut, mbretit të Judës, Pekahu,+ biri i Remaliahut, u bë mbret i Izraelit në Samari, ku mbretëroi 20 vjet. 28 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait. Nuk hoqi dorë nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 29 Në ditët e Pekahut, mbretit të Izraelit, Tiglath-Pileseri,+ mbreti i Asirisë, u nis dhe pushtoi Ijonin, Abel-Beth-Makahun,+ Janoahun, Kedeshin,+ Hazorin, Galadin,+ si edhe Galilenë, pra gjithë vendin e Neftalit,+ e banorët e tyre i çoi në mërgim në Asiri.+ 30 Në fund Hoshea,+ biri i Elahut, thuri një komplot kundër Pekahut, birit të Remaliahut. Ai e goditi atë, e vrau dhe u bë mbret në vend të tij në vitin e 20-të të mbretërimit të Jotamit,+ birit të Uziahut. 31 Pjesa tjetër e historisë së Pekahut, gjithçka bëri, është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit.

32 Në vitin e dytë të mbretërimit të Pekahut, birit të Remaliahut, mbretit të Izraelit, u bë mbret Jotami,+ biri i Uziahut,+ mbretit të Judës. 33 Ai ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jerusha dhe ishte vajza e Sadokut.+ 34 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Uziahu.+ 35 Mirëpo vendet e larta nuk u hoqën dhe populli flijonte ende në këto vende e paraqiste në to tym blatimesh.+ Jotami ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë së Jehovait.+ 36 Pjesa tjetër e historisë së Jotamit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 37 Në atë kohë, Jehovai e nxiti Rezinin, mbretin e Sirisë, dhe Pekahun,+ birin e Remaliahut, që të fillonte të sulmonte Judën.+ 38 Në fund Jotami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit, paraardhësit të tij; në vend të tij u bë mbret i biri, Akazi.

16 Në vitin e 17-të të mbretërimit të Pekahut, birit të Remaliahut, u bë mbret Akazi,+ biri i Jotamit, mbretit të Judës. 2 Akazi ishte 20 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Ndryshe nga Davidi, paraardhësi i tij, ai nuk bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, Perëndisë së tij.+ 3 Përkundrazi, eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit,+ madje dogji në zjarr* edhe të birin,+ duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve. 4 Akazi bënte edhe flijime e paraqiste tym blatimesh në vendet e larta,+ mbi kodra dhe nën çdo pemë të harlisur.+

5 Në atë kohë, Rezini, mbreti i Sirisë, bashkë me Pekahun, birin e Remaliahut, mbretin e Izraelit, u ngritën për të luftuar kundër Jerusalemit.+ E rrethuan qytetin ku rrinte Akazi, por nuk arritën ta pushtonin. 6 Atëherë Rezini, mbreti i Sirisë, ia riktheu Elathin+ Edomit, dhe pas kësaj i dëboi judenjtë* nga Elathi. Edomitët hynë në Elath dhe jetojnë atje deri sot e kësaj dite. 7 Kështu Akazi i dërgoi lajmëtarë Tiglath-Pileserit,+ mbretit të Asirisë, për t’i thënë: «Unë jam shërbëtori dhe biri yt. Hajde të më shpëtosh nga duart e mbretit të Sirisë dhe të mbretit të Izraelit që po më sulmojnë.» 8 Pastaj Akazi mori argjendin e arin që gjendej në shtëpinë e Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit,* dhe i dërgoi një ryshfet mbretit të Asirisë.+ 9 Mbreti i Asirisë e pranoi kërkesën. Ai shkoi, e pushtoi Damaskun dhe popullin e tij e çoi në mërgim në Kir,+ kurse Rezinin e vrau.+

10 Më pas, mbreti Akaz shkoi të takonte Tiglath-Pileserin, mbretin e Asirisë, në Damask. Kur pa altarin që ndodhej në Damask, mbreti Akaz i dërgoi priftit Urijah një skicë me të gjitha hollësitë e punimit të tij.+ 11 Prifti Urijah+ e ndërtoi altarin+ sipas gjithë udhëzimeve që kishte dërguar mbreti Akaz nga Damasku. Ai e përfundoi para se mbreti Akaz të kthehej që andej. 12 Kur u kthye nga Damasku dhe pa altarin, mbreti iu afrua e bëri blatime mbi të.+ 13 Ai paraqiti tymin e blatimeve të tij të djegura dhe të blatimeve në drithë; gjithashtu derdhi blatimet në pije dhe e spërkati altarin me gjakun e flijimeve të tij në bashkësi. 14 Pastaj altarin prej bakri+ që ishte para Jehovait, e hoqi nga vendi ku ishte përballë shtëpisë, pra ndërmjet altarit të vet dhe shtëpisë së Jehovait, dhe e vuri në veri të altarit të vet. 15 Mbreti Akaz e urdhëroi priftin Urijah:+ «Paraqit tymin e blatimit të djegur të mëngjesit mbi altarin e madh.+ Paraqit edhe blatimin në drithë të mbrëmjes,+ blatimin e djegur dhe blatimin në drithë të mbretit. Paraqit edhe blatimet e djegura, blatimet në drithë dhe blatimet në pije të tërë popullit. Gjithashtu spërkat altarin me gjithë gjakun e blatimeve të djegura dhe gjakun e flijimeve të tjera. Kurse me altarin prej bakri, do të vendos unë ç’do të bëhet.» 16 Dhe prifti Urijah bëri gjithçka që i urdhëroi mbreti Akaz.+

17 Veç kësaj, mbreti Akaz i bëri copë-copë panelet anësore të karrocave+ dhe i hoqi legenët prej tyre;+ Detin që mbështetej mbi demat prej bakri,+ e hoqi dhe e vuri mbi dyshemenë prej guri,+ 18 zhvendosi strukturën e mbuluar të ndërtuar për Sabatin, si dhe hyrjen e jashtme të mbretit, që ndodheshin në shtëpinë e Jehovait; të gjitha këto i bëri për shkak të mbretit të Asirisë.

19 Pjesa tjetër e historisë së Akazit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës?+ 20 Në fund Akazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri, Hezekia.*+

17 Në vitin e 12-të të mbretërimit të Akazit, mbretit të Judës, Hoshea,+ biri i Elahut, u bë mbret i Izraelit në Samari, ku mbretëroi 9 vjet. 2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, por jo aq sa mbretërit e Izraelit para tij. 3 Shalmaneseri, mbreti i Asirisë, erdhi për të luftuar kundër tij,+ dhe Hoshea u bë shërbëtori i tij e filloi t’i paguante haraç.+ 4 Megjithatë, mbretit të Asirisë i ra në vesh se Hoshea ishte përfshirë në një komplot duke i dërguar lajmëtarë Soit, mbretit të Egjiptit,+ dhe nuk ia kishte paguar haraçin mbretit të Asirisë si në vitet e mëparshme. Prandaj mbreti i Asirisë e futi në burg dhe e mbajti të lidhur atje.

5 Mbreti i Asirisë pushtoi gjithë vendin; erdhi në Samari dhe e mbajti të rrethuar për tre vjet. 6 Në vitin e 9-të të mbretërimit të Hoshesë, mbreti i Asirisë e pushtoi Samarinë+ dhe Izraelin e çoi në mërgim+ në Asiri. Ai i detyroi izraelitët të banonin në Halah e në Habor, pranë lumit Gozan,+ dhe në qytetet e medëve.+

7 Kjo ndodhi sepse populli i Izraelit kishte mëkatuar kundër Jehovait, Perëndisë së tij, që e nxori nga Egjipti duke e çliruar nga zgjedha e faraonit, mbretit të Egjiptit.+ Izraelitët adhuruan* perëndi të tjera,+ 8 ndoqën zakonet e kombeve që Jehovai i kishte dëbuar përpara tyre dhe zakonet që kishin vendosur mbretërit e Izraelit.

9 Izraelitët shkuan pas gjërave që nuk ishin të drejta në sytë e Jehovait, Perëndisë së tyre. Ndërtuan vende të larta në të gjitha qytetet,+ nga kullat e rojës deri te qytetet e fortifikuara.* 10 Ata ngritën kolona të shenjta dhe shtylla të shenjta*+ në çdo kodër të lartë dhe nën çdo pemë të harlisur.+ 11 Në tërë vendet e larta paraqitnin tym blatimesh, ashtu si kishin bërë kombet që Jehovai i kishte dëbuar para tyre.+ Bënin gjëra të liga për ta fyer Jehovain.

12 U shërbenin idhujve të pështirë,*+ edhe pse Jehovai u kishte thënë: «Mos e bëni këtë gjë!»+ 13 Me anë të gjithë profetëve dhe vegimtarëve,* Jehovai e paralajmëronte Izraelin dhe Judën:+ «Kthehuni nga udhët tuaja të liga!+ Zbatoni urdhërimet e normat e mia, sipas gjithë ligjit që u urdhërova paraardhësve tuaj dhe që jua dërgova me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve.» 14 Mirëpo ata nuk dëgjonin, por mbetën po aq kokëfortë sa* paraardhësit e tyre që nuk kishin treguar besim te Jehovai, Perëndia i tyre.+ 15 Ata i hidhnin poshtë rregullat e tij dhe besëlidhjen+ që kishte bërë me paraardhësit e tyre, si dhe përkujtuesit me të cilët i kishte paralajmëruar.+ Adhuruan idhuj të kotë+ e u bënë të kotë edhe vetë,+ duke imituar kombet përreth, që Jehovai i kishte urdhëruar të mos i imitonin.+

16 Ata braktisën tërë urdhërimet e Jehovait, Perëndisë së tyre, dhe bënë statuja prej metali* të dy viçave,+ si dhe një shtyllë të shenjtë.*+ U përkulën para gjithë ushtrisë së qiejve+ e i shërbyen Baalit.+ 17 Bijtë dhe bijat e tyre i dogjën në zjarr,*+ u morën me fall+ e kërkuan ogure,* dhe vazhdimisht u dhanë pas* asaj që ishte e keqe në sytë e Jehovait për ta fyer atë.

18 Prandaj Jehovai u zemërua kaq shumë me Izraelin, saqë e flaku larg vetes.+ Ai nuk la asnjë, përveç fisit të Judës.

19 As Juda nuk i zbatoi urdhërimet e Jehovait, Perëndisë së vet,+ por ndoqi të njëjtat zakone si Izraeli.+ 20 Jehovai i hodhi poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit, i poshtëroi dhe i dha në duart e zhvatësve, derisa i flaku tej nga prania e tij. 21 Ai e shkëputi Izraelin nga shtëpia e Davidit, dhe ata bënë mbret Jeroboamin, birin e Nebatit.+ Por Jeroboami e largoi Izraelin nga Jehovai, dhe e nxiti të kryente një mëkat të rëndë. 22 Izraelitët vazhduan të kryenin të gjitha mëkatet që kishte bërë Jeroboami.+ Nuk hoqën dorë prej tyre, 23 derisa Jehovai e flaku larg vetes Izraelin, ashtu si kishte shpallur me anë të gjithë shërbëtorëve të tij, profetëve.+ Kështu Izraelin e nxorën nga vendi i vet dhe e çuan në mërgim në Asiri,+ ku ndodhet deri sot e kësaj dite.

24 Pas kësaj, mbreti i Asirisë solli njerëz nga Babilonia, Kutahu, Ava, Hamathi dhe nga Sefarvaimi+ që të banonin në qytetet e Samarisë, në vend të izraelitëve. Ata shtinë në dorë Samarinë e banuan në qytetet e saj. 25 Kur filluan të banonin atje, nuk e adhuronin Jehovain,* prandaj Jehovai dërgoi luanë+ që vranë disa prej njerëzve. 26 Mbretit të Asirisë i raportuan: «Kombet që i çove në mërgim dhe i vendose në qytetet e Samarisë nuk e njohin fenë* e Perëndisë së vendit. Prandaj ai vazhdon të dërgojë luanë, të cilët po i vrasin njerëzit, sepse asnjë prej tyre nuk e njeh fenë e Perëndisë së vendit.»

27 Atëherë mbreti i Asirisë urdhëroi: «Të dërgohet një nga priftërinjtë e mërguar. Të kthehet e të banojë atje që t’u mësojë fenë e Perëndisë së vendit.» 28 Kështu një nga priftërinjtë e mërguar nga Samaria u kthye që të banonte në Bethel+ dhe filloi t’u mësonte atyre se si të adhuronin Jehovain.*+

29 Megjithatë, secili komb bëri perëndinë* e tij dhe e vuri në shenjtëroret e vendeve të larta që kishin bërë samaritanët, secili në qytetin ku banonte. 30 Burrat e Babilonisë bënë Sukot-Benotin, burrat e Kutit bënë Nergalin, kurse burrat e Hamathit+ bënë Ashimën. 31 Avitët bënë Nibazin dhe Tartakun. Sefarvaimët i digjnin bijtë e vet në zjarrin e bërë për Adramelekun dhe Anamelekun, perënditë e Sefarvaimit.+ 32 Ndonëse e adhuronin Jehovain, ata emëruan njerëz të zakonshëm si priftërinj për vendet e larta. Këta kryenin shërbime në shenjtëroret e vendeve të larta.+ 33 Pra, ata adhuronin Jehovain, por adhuronin edhe perënditë e veta, sipas fesë* së kombeve nga ishin shpërngulur.+

34 Deri sot e kësaj dite, ata kanë ndjekur fetë* e mëparshme. Asnjë nuk ka adhuruar Jehovain* dhe asnjë nuk ka zbatuar normat e tij, vendimet e tij gjyqësore, Ligjin dhe urdhërimet që Jehovai u kishte dhënë bijve të Jakobit, të cilit më pas ia ndryshoi emrin në Izrael.+ 35 Kur Jehovai bëri një besëlidhje me ta,+ i urdhëroi: «Mos adhuroni perëndi të tjera, mos u përkulni para tyre, mos u shërbeni dhe mos bëni flijime për to.+ 36 Por duhet të më adhuroni mua, Jehovain,+ që ju nxora nga Egjipti me forcën time të madhe dhe me krahun tim të fuqishëm,*+ para meje përkuluni dhe mua më bëni flijime. 37 Zbatoni gjithmonë me kujdes rregullat, vendimet gjyqësore, Ligjin dhe urdhërimet që shkrova për ju.+ Mos adhuroni perëndi të tjera. 38 Mos harroni besëlidhjen që kam bërë me ju+ dhe mos adhuroni perëndi të tjera, 39 por më adhuroni mua, Jehovain, Perëndinë tuaj, sepse unë do t’ju çliroj nga dora e tërë armiqve tuaj.»

40 Mirëpo ata nuk u bindën dhe ndoqën fetë* e mëparshme.+ 41 Prandaj, këto kombe adhuronin Jehovain,+ por ndërkohë u shërbenin edhe shëmbëlltyrave të tyre të skalitura. Si bijtë, ashtu edhe nipërit e tyre, kanë vepruar tamam si paraardhësit e tyre, deri sot e kësaj dite.

18 Në vitin e tretë të mbretërimit të Hoshesë,+ birit të Elahut, mbretit të Izraelit, u bë mbret Hezekia,+ biri i Akazit,+ mbretit të Judës. 2 Ai ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Abi* dhe ishte vajza e Zakarisë.+ 3 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.+ 4 Hoqi vendet e larta,+ copëtoi kolonat e shenjta dhe rrëzoi shtyllën e shenjtë.*+ Bëri copë-copë edhe gjarprin prej bakri që kishte bërë Moisiu,+ sepse deri në atë kohë populli i Izraelit kishte paraqitur tym blatimesh për të dhe ai quhej idhulli i gjarprit prej bakri.* 5 Hezekia pati besim te Jehovai,+ Perëndia i Izraelit. Pas tij nuk pati asnjë si ai ndër gjithë mbretërit e Judës, as ndër ata që kishin qenë para tij. 6 Ai qëndroi i lidhur ngushtë me Jehovain+ dhe nuk u largua prej tij, por i zbatoi gjithmonë urdhërimet që i kishte dhënë Jehovai Moisiut. 7 Jehovai ishte me të dhe Hezekia vepronte me mençuri kudo ku shkonte. Ngriti krye kundër mbretit të Asirisë dhe nuk pranoi t’i shërbente atij.+ 8 Gjithashtu i mundi filistinët+ deri në Gazë dhe në territoret e saj, nga kullat e rojës deri te qytetet e fortifikuara.*

9 Në vitin e 4-t të mbretërimit të Hezekisë, domethënë në vitin e shtatë të mbretërimit të Hoshesë,+ birit të Elahut, mbretit të Izraelit, Shalmaneseri, mbreti i Asirisë, doli kundër Samarisë dhe nisi ta rrethonte.+ 10 Asirianët e pushtuan+ atë pas gati tre vjetësh. Pra Samaria u pushtua në vitin e gjashtë të mbretërimit të Hezekisë, domethënë në vitin e 9-të të mbretërimit të Hoshesë, mbretit të Izraelit. 11 Pastaj mbreti i Asirisë e çoi Izraelin në mërgim+ në Asiri. Ai e vendosi në Halah e në Habor, pranë lumit Gozan, dhe në qytetet e medëve.+ 12 Kjo ndodhi sepse ata nuk e dëgjuan zërin e Jehovait, Perëndisë së tyre, por e shkelën besëlidhjen e tij, gjithçka që urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Jehovait.+ Ata as dëgjuan, as u bindën.

13 Në vitin e 14-të të mbretërimit të mbretit Hezekia, Senakeribi, mbreti i Asirisë,+ sulmoi të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës dhe i pushtoi.+ 14 Atëherë Hezekia, mbreti i Judës, dërgoi njerëz t’i thoshin mbretit të Asirisë në Lakish: «Fajin e kam unë. Tërhiqu nga unë dhe do të të jap çdo gjë që do të më kërkosh.» Mbreti i Asirisë e detyroi Hezekinë, mbretin e Judës, që të paguante një shumë* prej 300 talentash* argjendi dhe 30 talentash ari. 15 Prandaj Hezekia dha gjithë argjendin që gjendej në shtëpinë e Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit.*+ 16 Në atë kohë Hezekia, mbreti i Judës, hoqi dyert e tempullit+ të Jehovait dhe kornizat e dyerve* që kishte praruar* vetë+ dhe ia dha arin e tyre mbretit të Asirisë.

17 Atëherë mbreti i Asirisë dërgoi te mbreti Hezekia në Jerusalem tartanin,* rabsarin* dhe rabshakehun,* bashkë me një ushtri tepër të madhe.+ Këta u nisën nga Lakishi+ për në Jerusalem dhe zunë pozicion pranë kanalit të rezervuarit të sipërm, që është në rrugën për tek ara e rrobalarësit.+ 18 Kur këta i thërritën mbretit që të dilte për t’i takuar, doli Eliakimi,+ biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë, sekretari Shebnah+ dhe kronisti* Joah, biri i Asafit.

19 Rabshakehu u tha: «I thoni Hezekisë: “Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ‘Ku e bazon këtë siguri?+ 20 Ti thua: “Kam strategjinë dhe fuqinë e nevojshme për luftë.” Por këto janë fjalë boshe. Te kush, pra, paske besim, që guxon të rebelohesh kundër meje?+ 21 Ja, ti ke besim te përkrahja e këtij kallami të thyer, Egjiptit,+ tek i cili po të mbështetej njeri, do t’ia çante dorën tejpërtej. Kështu është faraoni, mbreti i Egjiptit, për të gjithë ata që besojnë tek ai. 22 Apo më thua: “Kemi besim te Jehovai, Perëndia ynë.”+ Por, a nuk ia ka hequr Hezekia atij vendet e larta e altarët+ dhe i thotë Judës e Jerusalemit: “Duhet të përkuleni para këtij altari në Jerusalem.”’+ 23 Tani pra, vër këtë bast me zotërinë tim, mbretin e Asirisë: unë të jap 2.000 kuaj, nëse gjen dot mjaft kalorës për ta.+ 24 Si mund të sprapsësh qoftë edhe një guvernator, një ndër shërbëtorët më të vegjël të zotërisë tim, kur mbështetesh tek Egjipti për karroca e kalorës? 25 Mos kam dalë kundër këtij vendi për ta shkatërruar pa lejen e Jehovait? Vetë Jehovai më tha: ‘Sulmoje këtë vend dhe shkatërroje.’”»

26 Me të dëgjuar këtë, Eliakimi, biri i Hilkiahut, Shebnahu+ dhe Joahu, i thanë rabshakehut:+ «Të lutemi, fol me shërbëtorët e tu në gjuhën aramaike,*+ sepse mund ta kuptojmë, por mos fol me ne në gjuhën e judenjve, se të dëgjojnë njerëzit që janë mbi mur.»+ 27 Megjithatë rabshakehu ua ktheu: «Mos vallë zotëria im më ka dërguar t’ia them këto fjalë vetëm zotërisë tuaj dhe juve? A nuk më ka dërguar t’ua them edhe burrave që rrinë ulur mbi mur, të cilët do të hanë jashtëqitjet e veta dhe do të pinë urinën e vet bashkë me ju?»

28 Pastaj rabshakehu u ngrit në këmbë e bërtiti në gjuhën e judenjve: «Dëgjoni fjalën e mbretit të madh, mbretit të Asirisë!+ 29 Kështu thotë mbreti: “Mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë, sepse ai nuk ju shpëton dot nga dora ime.+ 30 Mos e lini Hezekinë t’jua mbushë mendjen që të keni besim te Jehovai, duke ju thënë: ‘Jehovai do të na shpëtojë patjetër, dhe ky qytet nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 31 Mos e dëgjoni Hezekinë, sepse kështu thotë mbreti i Asirisë: ‘Bëni paqe me mua dhe dorëzohuni!* Secili do të hajë nga hardhia e vet dhe nga fiku i vet e do të pijë nga uji i sternës së vet, 32 derisa të vij dhe t’ju çoj në një vend si vendi juaj,+ plot drithë e verë të re, ku ka bukë dhe vreshta, një vend me ullinj dhe me mjaltë. Atëherë do të jetoni e nuk do të vdisni. Mos e dëgjoni Hezekinë, sepse ai ju mashtron, duke ju thënë: “Jehovai do të na shpëtojë.” 33 Mos i kanë shpëtuar perënditë e kombeve vendet e tyre nga duart e mbretit të Asirisë? 34 Ku janë perënditë e Hamathit+ dhe të Arpadit? Ku janë perënditë e Sefarvaimit,+ të Henës dhe të Ivahut? A e kanë shpëtuar këto perëndi Samarinë nga duart e mia?+ 35 Cila nga të gjitha perënditë e vendeve e ka shpëtuar vendin e vet nga duart e mia, që Jehovai të shpëtojë Jerusalemin nga duart e mia?’”»+

36 Por populli heshtte e nuk i kthente asnjë fjalë, sepse urdhri i mbretit ishte: «Mos iu përgjigjni!»+ 37 Atëherë Eliakimi, biri i Hilkiahut, që ishte përgjegjës për shtëpinë, sekretari Shebnah dhe kronisti Joah, biri i Asafit, vajtën me rroba të shqyera te Hezekia dhe i treguan fjalët e rabshakehut.

19 Me t’i dëgjuar këto gjëra, mbreti Hezekia shqeu rrobat, u vesh me copë thesi* dhe vajti në shtëpinë e Jehovait.+ 2 Pastaj dërgoi te profeti Isaia,+ biri i Amozit, përgjegjësin e shtëpisë,* Eliakimin, bashkë me sekretarin Shebnah dhe pleqtë* e priftërinjve, të veshur me copë thesi. 3 Këta i thanë: «Kështu thotë Hezekia: ‘Kjo është ditë halli, ditë qortimi* dhe poshtërimi, sepse fëmijët janë gati për të dalë nga barku, por nënat nuk kanë fuqi t’i lindin.+ 4 Ndoshta Jehovai, Perëndia yt, do t’i ketë dëgjuar tërë fjalët e rabshakehut, të cilin zotëria i tij, mbreti i Asirisë, e dërgoi për të sfiduar Perëndinë e gjallë,+ dhe Jehovai, Perëndia yt, do t’i kërkojë llogari për fjalët që ka dëgjuar. Prandaj lutu+ për ata që kanë mbetur gjallë.’»

5 Kështu, kur shërbëtorët e mbretit Hezekia vajtën tek Isaia,+ 6 ai u tha: «Do t’i thoni zotërisë tuaj: “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos u frikëso+ nga fjalët me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë kanë blasfemuar* kundër meje.+ 7 Ja, unë po i vë një ide në mendje,* dhe ai do të dëgjojë një raport e do të kthehet në vendin e vet. Unë do të bëj që ai të bjerë i vdekur nga shpata në vendin e vet.’”»+

8 Pasi rabshakehu dëgjoi se mbreti i Asirisë ishte tërhequr nga Lakishi,+ u kthye tek ai dhe e gjeti duke luftuar kundër Libnahut.+ 9 Tani, mbreti dëgjoi të thuhej për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: «Ai ka dalë të luftojë kundër teje.» Megjithatë i dërgoi përsëri lajmëtarë+ Hezekisë, të cilëve u tha: 10 «I thoni kështu Hezekisë, mbretit të Judës: “Mos lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: ‘Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+ 11 Ja, ti ke dëgjuar si i shkatërruan mbretërit e Asirisë gjithë vendet e tjera.+ Kujton se ti ke për të shpëtuar?! 12 Po perënditë e tyre, a i shpëtuan kombet që paraardhësit e mi shkatërruan?! Ku janë Gozani, Harani,+ Rezefi dhe populli i Edenit, që ishin në Tel-Asar?! 13 Ku është mbreti i Hamathit, mbreti i Arpadit dhe mbretërit e qyteteve të Sefarvaimit, të Henës dhe të Ivahut?!”»+

14 Hezekia i mori letrat nga dora e lajmëtarëve dhe i lexoi. Pas kësaj, u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe i hapi letrat* para Jehovait.+ 15 Hezekia filloi t’i lutej+ Jehovait: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi* kerubinët,+ vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës.+ Ti i ke bërë qiejt dhe tokën. 16 Kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë,+ o Jehova, dhe shiko! Dëgjoji fjalët që ka dërguar Senakeribi për të sfiduar Perëndinë e gjallë! 17 Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar kombet bashkë me vendet e tyre.+ 18 Ata i dogjën në zjarr perënditë e tyre dhe arritën t’i shkatërronin, sepse nuk ishin perëndi,+ por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur. 19 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë, të lutem, na shpëto nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+

20 Atëherë Isaia, biri i Amozit, i dërgoi këtë mesazh Hezekisë: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “E kam dëgjuar lutjen+ që më bëre në lidhje me Senakeribin, mbretin e Asirisë.+ 21 Kjo është fjala që thotë Jehovai kundër tij:

‘Virgjëresha e Sionit të përçmon, të përqesh.

Bija e Jerusalemit tund kokën para teje.

22 Kë ke sfiduar dhe kundër kujt ke blasfemuar?!+

Kundër kujt e ke ngritur zërin,+

kundër kujt i ke ngritur sytë arrogantë?!

Kundër të Shenjtit të Izraelit!+

23 Me anë të lajmëtarëve të tu,+ ke sfiduar Jehovain+ dhe ke thënë:

“Me morinë e karrocave të mia të luftës

do të ngjitem deri në majë të maleve,

deri në viset më të thella të Libanit.

Do të pres cedrat e tij të lartë, dëllinjat e tij më të mira.

Do të shkoj në viset e tij më të largëta, në pyjet më të harlisura.

24 Do të gërmoj puse e do të pi ujin e tokës së huaj;

me tabanin e këmbëve do të thaj gjithë përrenjtë* e Egjiptit.”

25 A nuk e ke dëgjuar? Ajo që do të bëj, është vendosur* prej shumë kohësh.+

E kam përgatitur* kohë më parë+

dhe tani do ta plotësoj.+

Ti do t’i kthesh qytetet e fortifikuara në grumbuj gërmadhash të shkreta.+

26 Banorët e tyre do të jenë të pambrojtur,

do të tmerrohen e do të turpërohen.

Ata do të bëhen si bimësia e fushës dhe si bari i njomë,+

si bari i çative, që zhuritet nga era e lindjes.

27 Por unë e di mirë kur ulesh, kur hyn e kur del+

dhe kur të hipën tërbimi kundër meje,+

28 sepse tërbimi yt kundër meje+ dhe ulërima jote kanë arritur në veshët e mi.+

Prandaj unë do të të vë një grremç në hundë dhe një fre+ në gojë

e do të të kthej andej nga ke ardhur.’”+

29 Kjo do të jetë shenja për ty:* këtë vit do të hani atë që rritet vetë,* edhe vitin e dytë do të hani drithin që prodhohet vetvetiu,+ por vitin e tretë do të mbillni farë dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.+ 30 Ata të shtëpisë së Judës që do të shpëtojnë, pra, ata që do të mbeten,+ do të lëshojnë rrënjë si bimët dhe do të prodhojnë fryte, 31 sepse një mbetje do të dalë nga Jerusalemi dhe do të ketë të mbijetuar nga mali Sion. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.+

32 Prandaj, kështu thotë Jehovai për mbretin e Asirisë:+

‘Ai nuk do të hyjë në këtë qytet+

as do ta qëllojë me shigjeta,

as do t’i dalë përpara me mburoja

dhe as do të ngrejë një ledh rrethues kundër tij.+

33 Ai do të kthehet andej nga erdhi;

nuk do të hyjë në këtë qytet,—shpall Jehovai.

34 Unë do ta mbroj këtë qytet+ dhe do ta shpëtoj për hir të emrit tim+

dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’»+

35 Pikërisht atë natë, engjëlli i Jehovait shkoi në kampin e asirianëve dhe vrau 185.000 veta.+ Në mëngjes herët, ata që u ngritën, panë të gjitha kufomat.+ 36 Prandaj Senakeribi, mbreti i Asirisë, u tërhoq, u kthye në Ninevi+ dhe qëndroi atje.+ 37 Ndërsa përkulej në shtëpinë* e Nisrokut, perëndisë së tij, Adrameleku dhe Sharezeri, djemtë e vet, e vranë me shpatë+ dhe ia mbathën në vendin e Araratit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Esar-Hadoni.+

20 Ato ditë Hezekia u sëmur për vdekje.+ Profeti Isaia, biri i Amozit, vajti dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Jepu udhëzimet e fundit njerëzve të shtëpisë, sepse ti nuk do ta marrësh veten, por do të vdesësh.’»+ 2 Atëherë Hezekia u kthye me fytyrë nga muri dhe filloi t’i lutej Jehovait: 3 «Të përgjërohem, o Jehova. Të lutem, kujto si të kam shërbyer me besnikëri e si të jam kushtuar me gjithë zemër, dhe se si kam bërë atë që të ka pëlqyer ty.»+ E Hezekia ia dha të qarit.

4 Isaia nuk kishte dalë ende në oborrin qendror, kur fjala e Jehovait iu drejtua:+ 5 «Kthehu e thuaji Hezekisë, udhëheqësit të popullit tim: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘E dëgjova lutjen tënde. I pashë lotët e tu.+ Ja, unë po të shëroj,+ dhe ditën e tretë do të ngjitesh në shtëpinë e Jehovait.+ 6 Unë do t’i shtoj 15 vjet jetës sate* e do të të shpëtoj ty dhe këtë qytet nga dora e mbretit të Asirisë.+ Do ta mbroj këtë qytet për hir të emrit tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim.’”»+

7 Pastaj Isaia tha: «Merrni një bukëfiqe.» Ata e morën dhe e vunë mbi çiban,* e pas kësaj ai u shërua dalëngadalë.+

8 Ndërkohë Hezekia e kishte pyetur Isainë: «Cila është shenja+ se Jehovai do të më shërojë dhe se ditën e tretë do të ngjitem në shtëpinë e Jehovait?» 9 Isaia ia kishte kthyer: «Kjo është shenja nga Jehovai për të të treguar se Jehovai do ta bëjë atë që ka thënë: a do që hija mbi shkallë* të shkojë dhjetë shkallë përpara apo të kthehet dhjetë shkallë pas?»+ 10 Hezekia i kishte thënë: «Është e lehtë që hija të shkojë përpara dhjetë shkallë, por jo që të kthehet dhjetë shkallë pas.» 11 Atëherë profeti Isaia i ishte lutur Jehovait, dhe Ai kishte bërë që hija mbi shkallët e Akazit, e cila tashmë kishte zbritur, të kthehej prapa dhjetë shkallë.+

12 Në atë kohë, mbreti i Babilonisë, Berodak-Baladani, biri i Baladanit, i dërgoi Hezekisë letra dhe një dhuratë, sepse kishte dëgjuar se Hezekia kishte qenë i sëmurë.+ 13 Hezekia i mirëpriti* të dërguarit dhe u tregoi gjithë shtëpinë e tij të thesarit:+ argjendin, arin, vajin e balsamit, vajrat e tjera cilësore, arsenalin e armëve, si dhe gjithçka kishte në thesar. Ai s’la gjë pa u treguar nga shtëpia* dhe nga mbretëria e vet.

14 Pas kësaj profeti Isaia vajti te mbreti Hezekia dhe e pyeti: «Ç’thanë ata burra dhe nga vinin?» Hezekia iu përgjigj: «Vinin nga një vend i largët, nga Babilonia.»+ 15 Isaia vazhdoi: «Ç’panë në shtëpinë tënde?» Hezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka. S’lashë gjë pa u treguar nga thesari im.»

16 Atëherë Isaia i tha Hezekisë: «Dëgjo se çfarë thotë Jehovai:+ 17 ‘Ja, po vijnë ditët kur gjithçka që gjendet në shtëpinë tënde dhe që paraardhësit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohet në Babiloni.+ S’do të mbetet asgjë,—thotë Jehovai.—18 Edhe disa nga djemtë që do të të lindin, do t’i marrin+ dhe do t’i bëjnë zyrtarë oborri në pallatin e mbretit të Babilonisë.’»+

19 Atëherë Hezekia i tha Isaisë: «Jam dakord me këto fjalë të Jehovait.»+ Pastaj shtoi: «Jam mirënjohës që do të ketë paqe dhe stabilitet* gjatë jetës sime.»*+

20 Pjesa tjetër e historisë së Hezekisë, gjithë bëmat e tij, se si bëri rezervuarin+ dhe kanalin për të sjellë ujë në qytet,+ a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 21 Në fund Hezekia u preh me paraardhësit e vet+ dhe në vend të tij u bë mbret i biri,+ Manaseu.+

21 Manaseu+ ishte 12 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 55 vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Hefziba. 2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para popullit të Izraelit.+ 3 Ndërtoi përsëri vendet e larta që Hezekia, i ati, kishte shkatërruar,+ ngriti altarë për Baalin dhe bëri një shtyllë të shenjtë,*+ siç kishte bërë Akabi, mbreti i Izraelit.+ Manaseu u përkul para gjithë ushtrisë së qiejve dhe u shërbeu atyre.+ 4 Ai ndërtoi edhe altarë në shtëpinë e Jehovait,+ për të cilën Jehovai kishte thënë: «Në Jerusalem do ta vë emrin tim.»+ 5 Në dy oborret e shtëpisë së Jehovait+ ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiejve.+ 6 Ai e dogji të birin në zjarr,* u mor me magji, kërkoi ogure,*+ vendosi mediume* dhe caktoi parashikues fati.+ Bëri në një shkallë të paparë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, për ta fyer atë.

7 Shëmbëlltyrën e gdhendur të shtyllës së shenjtë*+ e vuri në shtëpinë për të cilën Jehovai i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të tij: «Në këtë shtëpi dhe në Jerusalem, të cilin e kam zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit, do ta vë emrin tim përgjithmonë.+ 8 Unë nuk do të lë përsëri që këmbët e Izraelit të enden larg tokës që u dhashë paraardhësve të tyre,+ me kusht që të veprojnë me kujdes në përputhje me gjithë ato që u urdhërova,+ sipas gjithë Ligjit që u urdhëroi Moisiu, shërbëtori im.» 9 Por ata nuk u bindën dhe Manaseu i largoi nga rruga e drejtë që të bënin atë që ishte e ligë më shumë se kombet që Jehovai i kishte shfarosur para izraelitëve.+

10 Jehovai thoshte me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve:+ 11 «Manaseu, mbreti i Judës, ka bërë gjithë këto gjëra të neveritshme. Ka vepruar më me ligësi se gjithë amoritët+ që ishin para tij;+ e ka nxitur edhe Judën që të mëkatojë me idhujt e vet të pështirë.* 12 Prandaj kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë po sjell mbi Jerusalemin+ e Judën një shkatërrim të tillë, saqë kushdo që do ta dëgjojë, do të tronditet.*+ 13 Do të shtrij mbi Jerusalemin litarin për matje+ që është përdorur për Samarinë+ dhe do të përdor nivelin* që kam përdorur për shtëpinë e Akabit.+ Do ta pastroj mirë e mirë Jerusalemin, ashtu si pastrohet një tas, e pastaj e kthen përmbys.+ 14 Unë do ta braktis mbetjen e trashëgimisë sime+ e do ta jap në duart e armiqve. Ata do të bëhen pre e plaçkë për gjithë armiqtë e tyre,+ 15 sepse kanë bërë atë që ishte e keqe në sytë e mi dhe më kanë fyer pareshtur që prej ditës që paraardhësit e tyre dolën nga Egjipti e deri më sot.’»+

16 Përveç mëkatit me të cilin shtyu edhe Judën të mëkatonte e të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Manaseu derdhi edhe gjak të pafajshëm, aq shumë gjak sa e mbushi Jerusalemin nga njëri cep në tjetrin.+ 17 Pjesa tjetër e historisë së Manaseut, gjithçka bëri dhe mëkatet që kreu, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 18 Në fund Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë së vet, në kopshtin e Uzait;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Amoni.

19 Amoni+ ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi dy vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Meshulemeta dhe ishte vajza e Haruzit nga Jotbahu. 20 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si kishte bërë i ati, Manaseu.+ 21 Eci plotësisht në gjurmët e të atit dhe u shërbeu e u përkul para idhujve të pështirë, të cilëve u kishte shërbyer i ati.+ 22 Kështu ai e braktisi Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij, dhe nuk eci në udhën e Jehovait.+ 23 Në fund shërbëtorët e mbretit Amon komplotuan kundër tij dhe e vranë në shtëpinë e vet. 24 Por populli i vendit vrau të gjithë ata që kishin komplotuar kundër mbretit Amon, dhe në vend të tij bëri mbret të birin, Josinë.+ 25 Pjesa tjetër e historisë së Amonit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 26 Atë e varrosën në varrin e vet, në kopshtin e Uzait,+ dhe në vend të tij u bë mbret i biri, Josia.+

22 Josia+ ishte 8 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 31 vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Jedida dhe ishte vajza e Adajahut nga Bozkati.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe eci plotësisht në gjurmët e Davidit, paraardhësit të tij,+ e nuk u kthye as djathtas, as majtas.

3 Në vitin e 18-të të mbretërimit, Josia e dërgoi sekretarin Shafan, birin e Azaliahut, që ishte i biri i Meshulamit, te shtëpia e Jehovait,+ duke i thënë: 4 «Ngjitu te kryeprifti Hilkiah+ dhe thuaji të grumbullojë të gjitha paratë që janë çuar në shtëpinë e Jehovait,+ të cilat derëtarët i kanë mbledhur nga populli,+ 5 e këto pará t’ua japë atyre që janë caktuar të mbikëqyrin punën në shtëpinë e Jehovait. Këta t’ua japin atyre që meremetojnë dëmet* në shtëpinë e Jehovait,+ 6 pra, mjeshtërve, ndërtuesve dhe muratorëve, si dhe të blejnë dru e gurë të latuar për të meremetuar shtëpinë.+ 7 Por, atyre që u jepen paratë, nuk duhet t’u kërkohet llogari për to, sepse janë të besueshëm.»+

8 Më vonë kryeprifti Hilkiah i tha sekretarit Shafan:+ «Në shtëpinë e Jehovait kam gjetur librin e Ligjit.»+ Kështu Hilkiahu ia dha librin Shafanit, e ai filloi ta lexonte.+ 9 Atëherë sekretari Shafan vajti te mbreti dhe e njoftoi: «Shërbëtorët e tu i kanë nxjerrë nga arka paratë që gjetën në shtëpi dhe ua kanë dhënë atyre që janë caktuar të mbikëqyrin punën në shtëpinë e Jehovait.»+ 10 Pastaj sekretari Shafan i tregoi mbretit: «Prifti Hilkiah më ka dhënë një libër.»+ Atëherë Shafani nisi ta lexonte atë para mbretit.

11 Me të dëgjuar fjalët e librit të Ligjit, mbreti shqeu rrobat.+ 12 Atëherë mbreti urdhëroi priftin Hilkiah, Ahikamin,+ birin e Shafanit, Akborin, birin e Mikajahut, sekretarin Shafan dhe Asajahun, shërbëtorin e mbretit: 13 «Shkoni, kërkoni drejtimin e Jehovait për mua, për popullin dhe për gjithë Judën në lidhje me fjalët e këtij libri që është gjetur, sepse Jehovait i është ndezur një tërbim i madh kundër nesh,+ ngaqë paraardhësit tanë nuk iu bindën fjalëve të këtij libri, duke mos zbatuar gjithçka që është shkruar për ne.»

14 Kështu prifti Hilkiah, Ahikami, Akbori, Shafani dhe Asajahu shkuan te profetesha Hulda.+ Ajo ishte gruaja e Shalumit, kujdestarit të rrobave, i cili ishte bir i Tikvahut, birit të Harhasit; banonte në Jerusalem, në Lagjen e Dytë. Ata folën me të+ 15 dhe ajo iu përgjigj: «Këtë ka thënë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “I thoni atij që ju ka dërguar tek unë: 16 ‘Kështu thotë Jehovai: “Ja, unë po sjell shkatërrimin mbi këtë vend dhe mbi banorët e tij, sipas të gjitha fjalëve të librit që ka lexuar+ mbreti i Judës. 17 Ngaqë më kanë braktisur dhe po u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera,+ për të më fyer me gjithë veprën e duarve të tyre,+ tërbimi im kundër këtij vendi do të ndizet dhe s’do të shuhet.”’+ 18 Por mbretit të Judës që ju ka dërguar për të kërkuar drejtimin e Jehovait, i thoni: ‘Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit, lidhur me fjalët që ke dëgjuar: 19 “Meqë t’u prek* zemra dhe u përule+ para Jehovait sapo dëgjove atë që kam thënë kundër këtij vendi e banorëve të tij​—se do t’u binte një mallkim dhe se popujt do të llahtariseshin prej tyre—​dhe shqeve rrobat+ e qave para meje, edhe unë të dëgjova,​—thotë Jehovai.—​20 Prandaj do të të bashkoj me paraardhësit e tu,* dhe ti ke për të shkuar në varr në paqe. Sytë e tu nuk do ta shohin gjithë shkatërrimin që do t’i sjell këtij vendi.”’”» Atëherë ata ia çuan përgjigjen mbretit.

23 Kështu mbreti dërgoi fjalë që të mblidheshin tek ai tërë pleqtë e Judës dhe të Jerusalemit.+ 2 Pas kësaj, mbreti u ngjit në shtëpinë e Jehovait me gjithë burrat e Judës, gjithë banorët e Jerusalemit, me priftërinjtë dhe profetët, pra me tërë popullin, i madh e i vogël. Ai u lexoi tërë fjalët e librit+ të besëlidhjes+ që ishte gjetur në shtëpinë e Jehovait.+ 3 Mbreti qëndroi pranë shtyllës dhe bëri një besëlidhje* para Jehovait,+ se do t’i bindej Jehovait dhe do të zbatonte urdhërimet, përkujtuesit dhe ligjet e tij me gjithë zemër e me gjithë shpirt,* duke iu përmbajtur fjalëve të besëlidhjes të shkruara në atë libër. Tërë populli ra dakord me besëlidhjen.+

4 Atëherë mbreti urdhëroi kryepriftin Hilkiah,+ priftërinjtë e rangut të dytë dhe derëtarët që të nxirrnin nga tempulli i Jehovait gjithë pajisjet e bëra për Baalin, për shtyllën e shenjtë*+ dhe për tërë ushtrinë e qiejve. Pastaj i dogji ato jashtë Jerusalemit, në brezaret e Kidronit, dhe hirin e tyre e çoi në Bethel.+ 5 Kështu i dëboi priftërinjtë e perëndive të huaja, të cilët mbretërit e Judës i kishin caktuar për të paraqitur tym blatimesh në vendet e larta të qyteteve të Judës dhe të rrethinave të Jerusalemit. Dëboi edhe ata që i paraqitnin tym blatimesh Baalit, diellit, hënës, yjësive të zodiakut dhe gjithë ushtrisë së qiejve.+ 6 Ai e çoi shtyllën e shenjtë*+ nga shtëpia e Jehovait në rrethinat e Jerusalemit, në luginën e Kidronit, dhe e dogji+ atje, e bëri pluhur dhe pluhurin e saj e hodhi në varrezat e njerëzve të thjeshtë.+ 7 Gjithashtu shembi shtëpitë e burrave që e shitnin veten si prostitutë në tempull,+ të cilat ishin në shtëpinë e Jehovait dhe ku gratë endnin tenda që përdoreshin si faltore për shtyllën e shenjtë.*

8 Pastaj hoqi gjithë priftërinjtë nga qytetet e Judës dhe i bëri të papërshtatshme për adhurim vendet e larta ku këta priftërinj kishin paraqitur tym blatimesh, nga Geba+ deri në Ber-Shebë.+ Gjithashtu rrëzoi vendet e larta që ishin në hyrjen e portës së Josiut, kreut të qytetit, të cilat ishin në të majtë kur hyn në portën e qytetit. 9 Priftërinjtë e vendeve të larta nuk shërbenin në altarin e Jehovait në Jerusalem,+ por hanin bukë pa maja bashkë me priftërinjtë e tjerë.* 10 Ai e bëri të papërshtatshëm për adhurim Tofetin,+ i cili është në Luginën e Bijve të Hinomit,*+ me qëllim që askush të mos e digjte në zjarr* të birin ose të bijën për Molekun.+ 11 Veç kësaj nuk i la më kuajt që mbretërit e Judës ia kishin kushtuar diellit, të futeshin në shtëpinë e Jehovait nga dhoma* e Natan-Melekut, zyrtarit të oborrit, e cila ndodhej te portikët.* Kurse karrocat e diellit+ i dogji në zjarr. 12 Gjithashtu mbreti Josia rrëzoi altarët që mbretërit e Judës kishin bërë në tarracën+ e dhomës së sipërme të Akazit, si edhe altarët që kishte bërë Manaseu në dy oborret e shtëpisë së Jehovait.+ Ai i thërrmoi dhe pluhurin e tyre e hodhi në luginën e Kidronit. 13 Mbreti i bëri të papërshtatshme për adhurim vendet e larta përballë Jerusalemit që ishin në jug* të Malit të Rrënimit.* Ato i kishte ndërtuar Solomoni, mbreti i Izraelit, për Ashtorethin, perëndeshën e pështirë të sidonitëve, për Kemoshin, perëndinë e pështirë të Moabit, dhe për Milkomin,+ perëndinë e neveritshëm të amonitëve.+ 14 Ai copëtoi kolonat e shenjta, shembi shtyllat e shenjta*+ dhe i mbushi vendet e tyre me eshtra njerëzish. 15 Ai rrëzoi edhe altarin që ishte në Bethel, në vendin e lartë që kishte bërë Jeroboami, biri i Nebatit, i cili e kishte shtyrë Izraelin të mëkatonte.+ Pasi rrëzoi altarin dhe vendin e lartë, e dogji vendin e lartë dhe e bëri pluhur. Dogji edhe shtyllën e shenjtë.*+

16 Kur Josia u kthye dhe pa varret që ishin në mal, dërgoi njerëz që të merrnin eshtrat në to, dhe pastaj i dogji mbi altar që ta bënte të papërshtatshëm për adhurim, sipas fjalës që kishte parathënë Jehovai me anë të njeriut të Perëndisë së vërtetë.+ 17 Pastaj Josia pyeti: «Ç’është ai gur varri që po shoh atje?» Menjëherë burrat e qytetit iu përgjigjën: «Është varri i njeriut të Perëndisë së vërtetë që erdhi nga Juda+ dhe paratha këto gjëra që bëre ti kundër altarit të Bethelit.» 18 Atëherë ai tha: «Le të prehet. Askush të mos i trazojë eshtrat e tij.» Prandaj nuk i prekën as eshtrat e tij, as eshtrat e profetit që kishte ardhur nga Samaria.+

19 Josia hoqi edhe gjithë shenjtëroret e vendeve të larta që ndodheshin në qytetet e Samarisë,+ të cilat i kishin ndërtuar mbretërit e Izraelit për ta fyer Perëndinë. Ai bëri me to tamam si kishte bërë në Bethel.+ 20 Kështu flijoi mbi altarë tërë priftërinjtë e vendeve të larta që ishin atje dhe dogji mbi ta eshtra njerëzish.+ Pas kësaj u kthye në Jerusalem.

21 Mbreti e urdhëroi gjithë popullin: «Mbani Festën e Kalimit*+ për Jehovain, Perëndinë tuaj, ashtu siç është shkruar në këtë libër të besëlidhjes.»+ 22 Një Festë Kalimi e tillë nuk ishte mbajtur që nga ditët e gjykatësve që kishin gjykuar Izraelin dhe as nuk u mbajt gjatë gjithë ditëve të mbretërve të Izraelit e të mbretërve të Judës.+ 23 Ajo festë u mbajt për Jehovain në Jerusalem, në vitin e 18-të të mbretërimit të Josisë.

24 Josia zhduku edhe mediumet,* parashikuesit e fatit,+ si dhe idhujt e shtëpive,*+ idhujt e pështirë* dhe gjithë gjërat e neveritshme që ishin në Judë dhe në Jerusalem. Ai e bëri këtë që të zbatonte fjalët e Ligjit,+ të shkruara në librin që kishte gjetur prifti Hilkiah në shtëpinë e Jehovait.+ 25 Para tij nuk ka pasur asnjë mbret si ai që të jetë kthyer te Jehovai e t’i ketë shërbyer atij me gjithë zemër, me gjithë shpirt*+ dhe me gjithë fuqinë, duke vepruar sipas tërë Ligjit të Moisiut. Edhe pas tij nuk ka dalë asnjë si ai.

26 Megjithatë Jehovait nuk iu shua zjarri i zemërimit që i ishte ndezur kundër Judës, për shkak të të gjitha gjërave me të cilat e kishte fyer Manaseu.+ 27 Jehovai tha: «Unë do ta flak larg vetes edhe Judën,+ ashtu si kam flakur Izraelin,+ dhe kam për ta hedhur poshtë këtë qytet që kam zgjedhur, Jerusalemin, bashkë me shtëpinë për të cilën kam thënë: ‘Emri im do të mbetet atje.’»+

28 Pjesa tjetër e historisë së Josisë dhe gjithçka bëri, a nuk është shkruar në historinë e mbretërve të Judës? 29 Në ditët e tij, faraoni Neko, mbreti i Egjiptit, i shkoi në ndihmë mbretit të Asirisë pranë lumit Eufrat. Mbreti Josia doli për të luftuar kundër Nekos, por ky e vrau në Megido kur e pa.+ 30 Kështu, shërbëtorët e tij e çuan të vdekur me karrocë nga Megidoja në Jerusalem dhe e varrosën në varrin e vet. Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josisë, e mirosi* dhe e bëri mbret në vend të të atit.+

31 Jehoahazi+ ishte 23 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem. Nëna e tij quhej Hamitala+ dhe ishte vajza e Jeremisë nga Libnahu. 32 Ai filloi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishin bërë paraardhësit e tij.+ 33 Faraoni Neko+ e burgosi në Riblah,+ në Hamath, që të mos e linte të mbretëronte në Jerusalem, dhe pastaj i vuri vendit një detyrim prej 100 talentash* argjendi dhe një talentë ari.+ 34 Pas kësaj, faraoni Neko bëri mbret Eliakimin, birin e Josisë, në vend të të atit, Josisë, dhe ia ndryshoi emrin në Jehojakim, kurse Jehoahazin e mori dhe e çoi në Egjipt,+ ku edhe vdiq.+ 35 Jehojakimi i dha faraonit argjendin dhe arin. Por, që t’i jepte faraonit argjendin që kërkonte, iu desh t’i vinte taksë vendit. Ai detyroi secilin nga populli i vendit që të jepte një sasi të caktuar argjendi dhe ari për faraonin Neko.

36 Jehojakimi+ ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Zebida dhe ishte vajza e Pedajahut nga Rumahu. 37 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ tamam si kishin bërë paraardhësit e tij.+

24 Në ditët e Jehojakimit, Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, u ngrit kundër Jehojakimit, dhe ky u bë shërbëtori i tij për tre vjet; megjithatë Jehojakimi u rebelua kundër tij. 2 Atëherë Jehovai filloi të dërgonte kundër tij banda plaçkitësish kaldeas,+ sirianë, moabitë dhe amonitë. Ai i dërgonte ato kundër Judës që ta shkatërronte, sipas fjalës që kishte thënë Jehovai+ me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve. 3 Kjo që i ndodhi Judës u bë pa dyshim me urdhër të Jehovait, që ta flakte larg vetes+ për shkak të të gjitha mëkateve që kishte bërë Manaseu,+ 4 si dhe për gjakun e pafajshëm që kishte derdhur,+ sepse e kishte mbushur Jerusalemin me gjak të pafajshëm, dhe Jehovai nuk e fali.+

5 Pjesa tjetër e historisë së Jehojakimit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës?+ 6 Në fund Jehojakimi u preh me paraardhësit e vet,+ e në vend të tij u bë mbret i biri, Jehojakini.

7 Mbreti i Egjiptit nuk doli kurrë më nga vendi i tij, sepse mbreti i Babilonisë kishte pushtuar gjithë territorin që i përkiste mbretit të Egjiptit,+ nga vadi* i Egjiptit+ deri te lumi Eufrat.+

8 Jehojakini+ ishte 18 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi tre muaj në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Nehushta dhe ishte vajza e Elnatanit nga Jerusalemi. 9 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati. 10 Gjatë asaj kohe shërbëtorët e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dolën kundër Jerusalemit dhe rrethuan qytetin.+ 11 Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, hyri në qytet ndërkohë që shërbëtorët e tij po e rrethonin.

12 Jehojakini, mbreti i Judës, iu dorëzua mbretit të Babilonisë+ bashkë me nënën e tij, me shërbëtorët, me princat dhe me zyrtarët e oborrit.+ Mbreti i Babilonisë e mori rob atë në vitin e tetë të mbretërimit të tij.+ 13 Pastaj ai mori gjithë thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit,*+ si edhe bëri copë-copë tërë pajisjet prej ari të tempullit të Jehovait që kishte bërë Solomoni, mbreti i Izraelit.+ Kjo ndodhi ashtu si kishte parathënë Jehovai. 14 Mbreti i Babilonisë çoi në mërgim gjithë Jerusalemin, gjithë princat+ dhe gjithë luftëtarët e fuqishëm, si dhe çdo mjeshtër e metalpunues,*+ gjithsej 10.000 veta. Nuk la asnjë, përveç njerëzve më të varfër të vendit.+ 15 Kështu ai e çoi Jehojakinin+ në mërgim në Babiloni.+ Edhe nënën e mbretit, gratë e mbretit, zyrtarët e oborrit dhe të parët e vendit i çoi si të mërguar nga Jerusalemi në Babiloni. 16 Mbreti i Babilonisë çoi në mërgim të gjithë luftëtarët, 7.000 veta, si edhe 1.000 mjeshtra e metalpunues,* të gjithë burra të fuqishëm e të stërvitur për luftë. 17 Mbreti i Babilonisë bëri mbret në vend të Jehojakinit, Mataniahun, xhaxhanë e tij,+ të cilit ia ndryshoi emrin në Zedekia.+

18 Zedekia ishte 21 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 11 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Hamitala+ dhe ishte vajza e Jeremisë nga Libnahu. 19 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë Jehojakimi.+ 20 E gjithë kjo ndodhi në Jerusalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Jehovait, derisa ai i flaku larg vetes.+ Dhe Zedekia u rebelua kundër mbretit të Babilonisë.+

25 Në vitin e 9-të të mbretërimit të Zedekisë, muajin e 10-të, ditën e 10-të të muajit, Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, erdhi kundër Jerusalemit+ bashkë me gjithë ushtrinë e vet. Ai e ngriti kampin për të luftuar kundër qytetit dhe ndërtoi një mur rrethues përqark tij.+ 2 Qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e 11-të të mbretërimit të Zedekisë. 3 Ditën e 9-të të muajit të 4-t, zia e bukës në qytet u rëndua+ aq sa nuk pati fare ushqim për popullin e vendit.+ 4 Më në fund muri i qytetit u ça+ dhe të gjithë ushtarët ia mbathën natën. Kaluan nga porta që gjendej në murin e dyfishtë pranë kopshtit të mbretit, ndërkohë që kaldeasit kishin rrethuar qytetin. Atëherë mbreti iku në drejtim të Arabahut.+ 5 Por ushtria kaldease u vu në ndjekje të mbretit dhe e zuri në rrafshinat e shkreta të Jerikosë. Të gjitha forcat e tij ushtarake ishin shpërndarë. 6 Pastaj kaldeasit e kapën+ dhe e çuan te mbreti i Babilonisë në Riblah, ku e dënuan. 7 Zedekisë ia therën djemtë para syve; kurse atë vetë, Nabukodonosori e verboi, e lidhi me vargonj prej bakri dhe e çoi në Babiloni.+

8 Ditën e 7-të të muajit të 5-të, domethënë në vitin e 19-të të mbretërimit të Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, në Jerusalem erdhi+ Nebuzaradani,+ kreu i rojës, shërbëtori i mbretit të Babilonisë. 9 Ai dogji shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit*+ dhe tërë shtëpitë e Jerusalemit.+ Gjithashtu u vuri zjarrin shtëpive të të gjithë njerëzve të rëndësishëm.+ 10 Mbarë ushtria kaldease që ishte me kreun e rojës rrëzoi gjithë muret rreth e qark Jerusalemit.+ 11 Nebuzaradani, kreu i rojës, çoi në mërgim pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, tradhtarët që kishin kaluar në anën e mbretit të Babilonisë dhe gjithë të tjerët.+ 12 Por kreu i rojës i la disa nga njerëzit më të varfër të vendit që të shërbenin si vreshtarë dhe si punëtorë për punë të detyruar.+ 13 Kaldeasit bënë copë-copë shtyllat prej bakri+ në shtëpinë e Jehovait, si edhe karrocat+ dhe Detin prej bakri+ që ishin në shtëpinë e Jehovait; bakrin e tyre e çuan në Babiloni.+ 14 Ata morën edhe kovat, lopatat, fikësit, kupat dhe gjithë pajisjet prej bakri që përdoreshin për shërbimin në tempull. 15 Kreu i rojës mori mbajtëset e zjarrit dhe taset, të cilat ishin prej ari të kulluar+ dhe prej argjendi të pastër.+ 16 Sasia e bakrit të dy shtyllave, të Detit dhe të karrocave, që kishte bërë Solomoni për shtëpinë e Jehovait, ishte kaq e madhe sa nuk e peshonin dot.+ 17 Secila shtyllë ishte 18 kute* e lartë.+ Kapiteli* mbi të ishte prej bakri dhe ishte tri kute i lartë. Rrjeta dhe shegët rreth e përqark kapitelit ishin të tëra prej bakri.+ Shtylla e dytë me rrjetën e saj ishte po njësoj.

18 Kreu i rojës mori edhe kryepriftin Serajah,+ priftin e dytë, Sofoninë,+ dhe tre derëtarët.+ 19 Nga qyteti mori një zyrtar oborri që ishte komandanti i ushtarëve, pesë shoqërues të ngushtë të mbretit, të cilët gjendeshin në qytet, sekretarin e kreut të ushtrisë, i cili mobilizonte popullin e vendit, dhe 60 burra nga njerëzit e thjeshtë që ndodheshin ende në qytet. 20 Nebuzaradani,+ kreu i rojës, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah.+ 21 Mbreti i Babilonisë i vrau ata në Riblah, në vendin e Hamathit.+ Kështu Juda mërgoi larg vendit të vet.+

22 Në krye të popullit që kishte lënë në vendin e Judës,+ Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, caktoi Gedaliahun,+ birin e Ahikamit,+ birit të Shafanit.+ 23 Kur gjithë krerët e ushtrisë dhe njerëzit e tyre dëgjuan se mbreti i Babilonisë kishte caktuar Gedaliahun, menjëherë vajtën tek ai në Mizpah. Këta ishin Ismaeli, biri i Netaniahut, Johanani, biri i Kareahut, Serajahu, biri i Tanumetit, netofathitit, dhe Jazaniahu, biri i makathitit, bashkë me njerëzit e tyre.+ 24 Gedaliahu iu betua atyre dhe njerëzve të tyre e u tha: «Mos kini frikë të jeni shërbëtorë të kaldeasve. Qëndroni në këtë vend dhe shërbejini mbretit të Babilonisë, e do t’ju shkojë mbarë.»+

25 Muajin e 7-të, Ismaeli,+ biri i Netaniahut, birit të Elishamait, që ishte me prejardhje mbretërore,* erdhi me dhjetë burra të tjerë dhe e vranë Gedaliahun. Të njëjtën gjë bënë edhe me judenjtë dhe kaldeasit që ishin me të në Mizpah.+ 26 Pas kësaj i gjithë populli, i madh e i vogël, si dhe krerët e ushtrisë, vajtën në Egjipt,+ sepse kishin frikë nga kaldeasit.+

27 Në vitin që u bë mbret i Babilonisë, Evil-Merodaku e nxori nga burgu Jehojakinin, mbretin e Judës. Kjo ndodhi vitin e 37-të të mërgimit të Jehojakinit,+ mbretit të Judës, muajin e 12-të, ditën e 27-të të muajit.+ 28 Ai e trajtoi mirë, dhe fronin e tij e vuri më lart se fronet e mbretërve që ishin me të në Babiloni. 29 Kështu Jehojakini hoqi rrobat e burgut, e gjatë gjithë jetës hëngri në tryezën e mbretit. 30 Mbreti i dha një racion ushqimi përditë, gjatë gjithë jetës së tij.

Ndoshta ishte një rrjetë druri që mbulonte një të çarë nga futej drita në tarracë.

Do të thotë «Perëndia im është Jehovai».

Domethënë, vëllai i Ahaziahut.

Domethënë, qiejt fizikë.

Shprehja «bijtë e profetëve» duket se i referohet një shkolle për profetët ose një shoqërie a grupi profetësh.

Ose «veshjen e profetit».

Fjala «frymë» mund të nënkuptojë frymën e shenjtë të Perëndisë ose qëndrimin e Elijas.

Domethënë, qiejt fizikë.

Ose «veshjen e profetit».

Ose «veshjen e profetit».

Ose «era».

Një mundësi tjetër «po shkakton dështime te gratë».

Një mundësi tjetër «dështime te gratë».

Shih Fjalorthin.

Ose «që ishte shërbëtor i Elijas».

Fjalë për fjalë «Çfarë për mua dhe për ju?»

Fjalë për fjalë «para të cilit qëndroj».

Ose «një muzikant».

Fjalë për fjalë «dora».

Ose «ky vad». Shih Fjalorthin.

Ose «ky vad». Shih Fjalorthin.

Ose «të gjithë burrat që mund të ngjishnin rripin».

Fjalë për fjalë «i frikësohej Perëndisë». Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «shpëtimin».

Ose «kishte një sëmundje lëkure».

Mund t’i referohet Namanit.

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «kampin».

Fjalë për fjalë «bekim».

Fjalë për fjalë «para të cilit qëndroj».

Ose «tempullin».

Një vend në Samari, ka mundësi një kodër ose fortifikatë.

Ose «më shumë se një a dy herë».

Fjalë për fjalë «Zemra e mbretit».

Fjalë për fjalë «këtë komb».

Fjalë për fjalë «kampin».

Një kab ishte 1,22 l. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «tregjet».

Një sea ishte 7,33 l. Shih Shtojcën B14.

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «oficeri ndihmës».

Fjalë për fjalë «kjo fjalë?»

Fjalë për fjalë «kjo fjalë?»

Ose «burrat e tyre të zgjedhur».

Ose «vuri».

Domethënë, një pasardhës.

Nuk është e qartë nëse këta trupa ishin edomitë ose judenj.

Fjalë për fjalë «vajza».

Një formë e shkurtuar e emrit «Ramot-Galad».

Ose «ishte i sëmurë».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «këdo që urinon në mur». Në hebraisht kjo është një shprehje përçmuese për meshkujt.

Fjalë për fjalë «birit».

Ose «oficerit të vet ndihmës».

Ose «me ton të zi sysh».

Fjalë për fjalë «kujdestarëve të Akabit».

Ose «më të drejtin».

Fjalë për fjalë «i shtëpisë».

Ose «të drejtë».

Fjalë për fjalë «nuk do të bjerë përtokë».

Me sa duket një vend ku lidhnin dhentë që t’i qethnin.

Ose «e zonjës».

Domethënë, depon e nëndheshme për të mbledhur ujë.

Ose «e bekoi».

Ose «shiko zellin që kam për Jehovain».

Fjalë për fjalë «Shenjtëroni».

Fjalë për fjalë «shtëpinë».

Fjalë për fjalë «vrapuesve».

Ose «oficerëve ndihmës».

Fjalë për fjalë «qyteti», ndoshta një strukturë ngjashëm një fortese.

Ose «nisi t’i shkëpuste Izraelit pjesë njëra pas tjetrës».

Ose «vadit të Arnonit». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «tërë farën mbretërore».

Ose «dadon».

Fjalë për fjalë «kariene».

Fjalë për fjalë «të vrapuesve».

Ose «një besëlidhje».

Ose «pallatin mbretëror».

Fjalë për fjalë «kur të dalë dhe kur të hyjë».

Ose «diademën».

Ka mundësi një rrotull që kishte Ligjin e Perëndisë.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «shtëpinë».

Ose «Idhujt».

Fjalë për fjalë «kariene».

Shih Fjalorthin.

Ose «ku ka plasaritje».

Ose «i futnin në qese». Fjalë për fjalë «i lidhnin».

Fjalë për fjalë «Hazaeli ktheu fytyrën që të ngjitej kundër».

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Ose «e pallatit mbretëror».

Ose «në Beth-Milo».

Fjalë për fjalë «zbuti fytyrën».

Domethënë, në paqe dhe siguri.

Fjalë për fjalë «Ai eci në të».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «eci».

Domethënë, Jeroboami ll.

Ose «Shigjeta shpëtimtare e Jehovait».

Ose «shigjeta shpëtimtare».

Ose «do ta mposhtësh».

Fjalë për fjalë «Me ardhjen e vitit», ka shumë të ngjarë në pranverë.

Ose «e mposhti».

Ose «Të ndeshemi ballë për ballë!»

Ose «pallatin mbretëror».

Fjalë për fjalë «tendën».

Rreth 178 m. Shih Shtojcën B14.

Domethënë, Jeroboami ll.

Do të thotë «Jehovai ka ndihmuar». Quhet Uziah te 2Mb 15:13; 2Kr 26:1-23; Is 6:1 dhe Za 14:5.

Domethënë, babai i tij, Amaziahu.

Ose «nga hyrja e Hamathit».

Domethënë, Deti i Kripur ose Deti i Vdekur.

Domethënë, Jeroboami ll.

Do të thotë «Jehovai ka ndihmuar». Quhet Uziah te 2Mb 15:13; 2Kr 26:1-23; Is 6:1 dhe Za 14:5.

Ose «të pallatit mbretëror».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «oficeri i tij ndihmës».

Fjalë për fjalë «kaloi në zjarr».

Ose «burrat e Judës».

Ose «e pallatit mbretëror».

Do të thotë «Jehovai forcon».

Fjalë për fjalë «patën frikë».

Domethënë, në çdo vend, qoftë me popullsi të dendur a të rrallë.

Shih Fjalorthin.

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e ngurtësuan qafën si».

Ose «shtatore të derdhur».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «i kaluan në zjarr».

Ose «shenja».

Fjalë për fjalë «iu shitën».

Fjalë për fjalë «nuk i frikësoheshin Jehovait». Shih Fjalorthin.

Ose «zakonet fetare».

Fjalë për fjalë «t’i frikësoheshin Jehovait». Shih Fjalorthin.

Ose «perënditë».

Ose «zakoneve fetare».

Ose «zakonet fetare».

Fjalë për fjalë «nuk i është frikësuar Jehovait». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «të shtrirë».

Ose «zakonet fetare».

Formë e shkurtuar e emrit Abijaha.

Shih Fjalorthin.

Ose «quhej Nehushtan».

Domethënë, në çdo vend, qoftë me popullsi të dendur a të rrallë.

Ose «një gjobë».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Ose «e pallatit mbretëror».

Ose «shtalkat».

Domethënë, kishte veshur me ar.

Ose «komandantin».

Ose «kryezyrtarin e oborrit».

Ose «kryekupëmbajtësin».

Ose «regjistruesi».

Ose «siriane».

Fjalë për fjalë «Bëni një bekim me mua dhe dilni drejt meje!»

Shih Fjalorthin.

Ose «e pallatit mbretëror».

Ose «krerët».

Ose «fyerjeje».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «një frymë tek ai».

Fjalë për fjalë «e hapi letrën».

Një mundësi tjetër «mes».

Ose «kanalet e Nilit».

Fjalë për fjalë «bërë».

Ose «I kam dhënë formë».

Domethënë, për Hezekinë.

Ose «atë që do të rritet nga kokrrat e rëna përtokë».

Ose «tempullin».

Fjalë për fjalë «ditëve të tua».

Ose «mbi të thatin».

Ndoshta këto shkallë përdoreshin për të llogaritur kohën, si një orë diellore.

Ose «i dëgjoi».

Ose «nga pallati mbretëror».

Ose «të vërtetë».

Fjalë për fjalë «ditëve të mia».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e kaloi të birin në zjarr».

Ose «shenja».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.

Fjalë për fjalë «do t’i dridhen veshët».

Ose «plumbçen».

Ose «plasaritjet».

Fjalë për fjalë «t’u zbut».

Kjo është një shprehje poetike për vdekjen.

Ose «përtëriu besëlidhjen».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «vëllezërit e tyre».

Shih Fjalorthin, «Gehena».

Fjalë për fjalë «të mos e kalonte në zjarr».

Ose «dhoma e ngrënies».

Një vend i mbuluar dhe me shtylla.

Fjalë për fjalë «në të djathtë». Domethënë, në jug kur dikush sheh drejt lindjes.

Domethënë, Mali i Ullinjve, veçanërisht skaji jugor që njihet edhe si Mali i Fyerjes.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «Mbani Pashkën». Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «perënditë e shtëpive». Fjalë për fjalë «terafimët».

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Ose «e pallatit mbretëror».

Një mundësi tjetër «ndërtues ledhesh».

Një mundësi tjetër «ndërtues ledhesh».

Ose «pallatin mbretëror».

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «nga fara mbretërore».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo