BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt 1 Mbretërve 1:1-22:53
  • 1 Mbretërve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 Mbretërve
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
1 Mbretërve

LIBRI I PARË I MBRETËRVE

1 Tani, mbreti David ishte i plakur+ dhe i shkuar në moshë. Edhe pse e mbulonin me rroba, nuk ngrohej dot. 2 Kështu, shërbëtorët i thanë: «Na lejo të kërkojmë një vajzë të virgjër për zotërinë tonë, mbretin, e cila do t’i shërbejë dhe do të kujdeset për të. Ajo do të shtrihet në krahët e tij, që zotëria ynë, mbreti, të ngrohet.» 3 Në gjithë territorin e Izraelit kërkuan një vajzë të bukur dhe gjetën shunamiten+ Abishagë+ e ia sollën mbretit. 4 Vajza ishte tej mase e bukur, dhe u bë kujdestarja e mbretit e i shërbeu atij, por ai nuk kreu marrëdhënie me të.

5 Ndërkohë Adonijahu,+ djali i Hagitës, e lartësonte veten dhe thoshte: «Unë do të bëhem mbret!» Ai kishte bërë një karrocë e kishte marrë disa kalorës dhe 50 burra që të vraponin para tij.+ 6 Por babai i vet nuk e kishte qortuar* asnjëherë duke i thënë: «Pse e bëre këtë?» Gjithashtu Adonijahu ishte shumë i bukur, e kishte lindur pas Absalomit. 7 Adonijahu foli me Joabin, djalin e Zerujasë, dhe me priftin Abiatar.+ Këta i ofruan ndihmë dhe përkrahje.+ 8 Por prifti Sadok,+ Benajahu,+ djali i Jehojadës, profeti Natan,+ Shimei,+ Rei dhe luftëtarët e fuqishëm të Davidit+ nuk e mbështetën Adonijahun.

9 Një ditë, Adonijahu flijoi+ dhen, gjedhë dhe kafshë të majme pranë gurit të Zoheletit, afër En-Rogelit. Ai ftoi gjithë vëllezërit e tij, djemtë e mbretit, dhe gjithë burrat e Judës që ishin në shërbim të mbretit. 10 Por nuk ftoi profetin Natan, Benajahun, luftëtarët e fuqishëm të Davidit dhe Solomonin, vëllanë e vet. 11 Atëherë Natani+ i tha Betshebës,+ nënës së Solomonit:+ «Nuk e ke dëgjuar se Adonijahu,+ djali i Hagitës, është bërë mbret dhe Davidi, zotëria ynë, nuk di gjë fare? 12 Prandaj të lutem, më lër të të jap një këshillë, që të shpëtosh jetën tënde dhe jetën e djalit tënd, Solomonit.+ 13 Shko te mbreti David dhe thuaji: “O mbret, zotëria im, a nuk iu betove ti shërbëtores sate: ‘Solomoni, djali yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ Atëherë pse është bërë mbret Adonijahu?” 14 Kur ti të jesh ende duke folur me mbretin, unë do të hyj pas teje dhe do të vërtetoj fjalët e tua.»

15 Kështu, Betsheba shkoi te mbreti, në dhomën e tij të gjumit. Mbreti ishte shumë i moshuar dhe i shërbente shunamitja Abishagë.+ 16 Atëherë Betsheba u përkul thellë me fytyrë përtokë para mbretit. Mbreti tha: «Cila është kërkesa jote?» 17 Ajo iu përgjigj: «Zotëria im, ti iu betove shërbëtores sate për Jehovain, Perëndinë tënd: ‘Solomoni, djali yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ 18 Por ja, mbret është bërë Adonijahu, dhe zotëria im, mbreti, nuk di gjë fare.+ 19 Ai flijoi shumë dema, kafshë të majme e dhen dhe ftoi gjithë djemtë e mbretit, priftin Abiatar dhe Joabin, kreun e ushtrisë,+ kurse shërbëtorin tënd, Solomonin, nuk e ftoi.+ 20 Tani, o zotëria im, o mbret, sytë e gjithë Izraelit janë te ti, për t’i treguar se kush do të ulet në fronin e zotërisë tim, mbretit, pas tij. 21 Përndryshe, sapo zotëria im, mbreti, të prehet me paraardhësit e vet, unë dhe djali im, Solomoni, do të konsiderohemi tradhtarë.»

22 E ndërsa ajo po fliste ende me mbretin, hyri profeti Natan.+ 23 Menjëherë mbretin e njoftuan: «Ka ardhur profeti Natan!» Ai shkoi para mbretit dhe u përkul me fytyrë përtokë para tij. 24 Atëherë Natani tha: «O zotëria im, o mbret, a ke thënë ti: ‘Adonijahu do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fronin tim.’+ 25 Sot ai zbriti që të flijojë+ shumë dema, kafshë të majme e dhen dhe ftoi gjithë djemtë e mbretit, krerët e ushtrisë dhe priftin Abiatar.+ Ata po hanë e po pinë me të dhe thonë: ‘Rroftë mbreti Adonijah!’ 26 Kurse mua, shërbëtorin tënd, priftin Sadok, Benajahun,+ djalin e Jehojadës, dhe Solomonin, shërbëtorin tënd, nuk na ftoi. 27 A ka autorizuar zotëria im, mbreti, se kush do të ulet në fronin e zotërisë tim, mbretit, pas tij, pa ia treguar shërbëtorit tënd?»

28 Atëherë mbreti David tha: «Më thërritni Betshebën.» Kështu ajo hyri dhe qëndroi para mbretit. 29 Atëherë mbreti u betua: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, ai që më shpëtoi* nga të gjitha vuajtjet,+ 30 sot kam për të bërë ashtu si t’u betova për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, kur thashë: ‘Solomoni, djali yt, do të bëhet mbret pas meje dhe do të ulet në fron në vendin tim!’» 31 Atëherë Betsheba u përkul thellë me fytyrë përtokë para mbretit dhe tha: «Zotëria im, mbreti David, rroftë përjetë!»

32 Menjëherë mbreti David tha: «Më thërritni priftin Sadok, profetin Natan dhe Benajahun,+ djalin e Jehojadës.»+ Dhe këta u paraqitën te mbreti. 33 Mbreti u tha: «Merrni me vete shërbëtorët e mi, hipeni djalin tim Solomon në mushkën time+ dhe çojeni poshtë në Gihon.+ 34 Atje, prifti Sadok e profeti Natan do ta mirosin*+ si mbret të Izraelit. Pas kësaj bjerini bririt dhe thoni: ‘Rroftë mbreti Solomon!’+ 35 Pastaj kthehuni e ndiqeni nga pas, dhe ai do të hyjë e do të ulet në fronin tim. Ai do të jetë mbret në vendin tim, dhe unë do ta caktoj si prijës të Izraelit dhe të Judës.» 36 Menjëherë Benajahu, djali i Jehojadës, i tha mbretit: «Amin! Jehovai, Perëndia i zotërisë tim, mbretit, i bëftë të vërteta këto fjalë! 37 Ashtu siç ka qenë Jehovai me zotërinë tim, mbretin, kështu qoftë edhe me Solomonin,+ dhe e lartësoftë fronin e tij më tepër se fronin e zotërisë tim, mbretit David!»+

38 Atëherë prifti Sadok, profeti Natan, Benajahu,+ djali i Jehojadës, keretitët e peletitët+ zbritën, e hipën Solomonin në mushkën e mbretit David+ dhe e çuan në Gihon.+ 39 Prifti Sadok mori nga tenda+ bririn e vajit+ dhe mirosi Solomonin.+ Ata filluan t’i binin bririt, dhe i gjithë populli nisi të brohoriste: «Rroftë mbreti Solomon!» 40 Pastaj gjithë populli e ndoqi dhe u ngjit, duke u rënë fyejve dhe duke gëzuar me të madhe, aq sa toka po dridhej* nga zhurma që bënin.+

41 Adonijahu dhe gjithë të ftuarit e tij e dëgjuan zhurmën kur kishin mbaruar së ngrëni.+ Me të dëgjuar tingullin e bririt, Joabi tha: «Pse është kjo zhurmë e madhe në qytet?» 42 Ndërsa ishte ende duke folur, erdhi Jonatani,+ djali i priftit Abiatar. Atëherë Adonijahu i tha: «Hyr, sepse ti je burrë i mirë* dhe duhet të sjellësh lajme të mira.» 43 Por Jonatani iu përgjigj: «Aspak! Zotëria ynë, mbreti David, ka bërë mbret Solomonin. 44 Mbreti dërgoi me të priftin Sadok, profetin Natan, Benajahun, djalin e Jehojadës, keretitët e peletitët, dhe ata e hipën në mushkën e mbretit.+ 45 Pastaj prifti Sadok dhe profeti Natan e mirosën si mbret në Gihon. Pas kësaj u ngjitën të gëzuar, dhe qyteti zien. Kjo ishte zhurma që dëgjuat. 46 Veç kësaj, Solomoni u ul në fronin mbretëror. 47 Edhe diçka tjetër: shërbëtorët e mbretit vajtën ta urojnë Davidin, zotërinë tonë, mbretin, me fjalët: ‘Perëndia yt e bëftë emrin e Solomonit më të shkëlqyer se emrin tënd, dhe e lartësoftë fronin e tij më tepër se fronin tënd!’ Pastaj mbreti u mbështet në kokën e shtratit, u përkul përpara Perëndisë 48 dhe tha: ‘Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, që sot ka caktuar dikë që të ulet në fronin tim dhe ka lejuar ta shoh këtë me sytë e mi!’»

49 Gjithë të ftuarit e Adonijahut, u çuan të tmerruar dhe ikën secili në rrugën e vet. 50 Edhe Adonijahu, i frikësuar nga Solomoni, shkoi dhe mbërtheu fort brirët e altarit.+ 51 Solomonin e njoftuan: «Ja, Adonijahu është frikësuar nga mbreti Solomon, ka mbërthyer fort brirët e altarit dhe thotë: ‘Le të më betohet më parë mbreti Solomon se nuk do ta vrasë me shpatë shërbëtorin e tij.’» 52 Atëherë Solomoni tha: «Nëse sillet ashtu siç duhet, nuk do t’i bjerë përtokë as edhe një fije floku, por nëse tek ai gjendet diçka e keqe,+ ka për të vdekur.» 53 Kështu, mbreti Solomon dërgoi njerëz që ta zbritnin nga altari. Pastaj ai hyri e u përkul para mbretit Solomon që i tha: «Shko në shtëpinë tënde.»

2 Kur iu afrua koha e vdekjes, Davidi i dha këto udhëzime të birit, Solomonit: 2 «Unë jam në prag të vdekjes.* Prandaj ji i fortë+ dhe tregohu burrë.+ 3 Përmbush detyrimet që ke ndaj Jehovait, Perëndisë tënd, duke ecur në udhët e tij, duke zbatuar ligjet, urdhërimet, vendimet gjyqësore dhe përkujtuesit e tij, ashtu siç janë shkruar në Ligjin e Moisiut.+ Atëherë do të kesh sukses* në çdo gjë që do të bësh e ngado që do të shkosh. 4 Dhe Jehovai do ta mbajë premtimin që bëri për mua: ‘Nëse djemtë e tu do t’i kushtojnë vëmendje udhës së tyre, e më shërbejnë me besnikëri, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,*+ atëherë një nga pasardhësit e tu do të ulet gjithmonë* në fronin e Izraelit.’+

5 Ti e di mirë se ç’më bëri Joabi, djali i Zerujasë, dhe se çfarë u bëri dy krerëve të ushtrisë së Izraelit—Abnerit,+ djalit të Nerit, dhe Amasës,+ djalit të Jeterit. Ai i vrau dhe derdhi gjak+ në kohë paqeje, si të ishte në luftë, dhe njollosi me të rripin që mbante në mes e sandalet që mbante në këmbë. 6 Vepro me mençuri dhe mos e lër të zbresë në Varr*+ flokëzbardhur e në paqe.

7 Kurse djemve të Barzilait,+ galaditit, duhet t’u tregosh dashuri besnike dhe t’i vësh mes atyre që hanë në tryezën tënde, sepse po njësoj m’u gjendën pranë+ edhe ata kur ia mbatha nga Absalomi, vëllai yt.+

8 Jo larg nga këtu banon Shimei, djali i Geraut, beniaminiti nga Bahurimi. Ditën që po shkoja në Mahanaim,+ ai më mallkoi me fjalë të tmerrshme,+ mirëpo kur zbriti për të më takuar në Jordan, unë iu betova për Jehovain: ‘Nuk do të të vras.’+ 9 Tani, mos e lër pa ndëshkuar,+ sepse je i mençur dhe e di ç’duhet t’i bësh. Flokët e tij të bardhë zbriti të përgjakur në Varr.»*+

10 Në fund Davidi u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit.+ 11 Davidi mbretëroi 40 vjet në Izrael; në Hebron mbretëroi 7 vjet,+ kurse në Jerusalem mbretëroi 33 vjet.+

12 Atëherë Solomoni u ul në fronin e të atit, Davidit, dhe, me kalimin e kohës, mbretëria e tij u bë e patundur.+

13 Pas ca kohësh, Adonijahu, djali i Hagitës, vajti te Betsheba, nëna e Solomonit, dhe ajo e pyeti: «A vjen në paqe?» Ai iu përgjigj: «Po, në paqe vij.» 14 Pastaj shtoi: «Kam diçka për të të thënë.» Ajo tha: «Fol!» 15 Ai vazhdoi: «Ti e di mirë se mbretëria duhej të bëhej imja dhe se gjithë Izraeli priste* që të bëhesha unë mbret.+ Mirëpo mbretëria më iku nga duart dhe u bë e tim vëllai, sepse ky ishte vullneti i Jehovait.+ 16 Por tani kam veçse një kërkesë. Mos ma hidh poshtë.» Kështu ajo i tha: «Fol!» 17 Atëherë ai tha: «Të lutem, kërkoji mbretit Solomon të më japë për grua shunamiten Abishagë.+ E di se ai nuk do ta hedhë poshtë kërkesën tënde.» 18 Betsheba ia ktheu: «Në rregull. Do t’i flas unë mbretit për ty.»

19 Kështu, Betsheba vajti te mbreti Solomon që t’i fliste për Adonijahun. Menjëherë mbreti u ngrit për ta takuar dhe u përkul para saj. Pastaj u ul në fronin e vet dhe urdhëroi të vihej një fron për nënën e mbretit, që ajo të ulej në të djathtë të tij. 20 Atëherë Betsheba tha: «Kam një kërkesë të vogël. Mos ma hidh poshtë.» Kështu mbreti iu përgjigj: «Më thuaj, nënë, sepse nuk do ta hedh poshtë kërkesën tënde.» 21 Ajo i tha: «T’i jepet për grua shunamitja Abishagë vëllait tënd, Adonijahut.» 22 Mbreti Solomon iu përgjigj nënës së tij: «Pse po e kërkon shunamiten Abishagë për Adonijahun? Pse s’kërkon edhe mbretërinë për të,+ meqë është vëllai im më i madh,+ dhe prifti Abiatar e Joabi,+ djali i Zerujasë, po e përkrahin?!»+

23 Atëherë mbreti Solomon u betua për Jehovain: «Perëndia më ndëshkoftë ashpër, nëse Adonijahu nuk e paguan me jetën e tij këtë kërkesë që ka bërë. 24 Ja, siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili më ka ulur në fronin e Davidit, babait tim, dhe e ka bërë të patundur sundimin tim+ e më bëri një shtëpi*+ ashtu si kishte premtuar, Adonijahu do të vritet+ sot.» 25 Menjëherë mbreti Solomon dërgoi Benajahun,+ djalin e Jehojadës, i cili e goditi* Adonijahun, dhe ai vdiq.

26 Mbreti i tha priftit Abiatar:+ «Shko tek arat e tua në Anatoth!+ Ti meriton vdekjen, por nuk do të të vras sot, sepse mbarte Arkën e Zotërisë Sovran Jehova para Davidit, babait tim,+ dhe kalove gjithë vështirësitë që kaloi edhe im atë.»+ 27 Kështu, Solomoni e hoqi Abiatarin nga shërbimi si prift i Jehovait, që të përmbushej fjala e thënë nga Jehovai në Shiloh+ kundër shtëpisë së Eliut.+

28 Kur lajmi arriti te Joabi—i cili kishte përkrahur Adonijahun,+ por jo Absalomin+—ai ia mbathi në tendën e Jehovait+ dhe mbërtheu fort brirët e altarit. 29 Atëherë mbretin Solomon e njoftuan: «Joabi ia ka mbathur në tendën e Jehovait dhe ndodhet pranë altarit.» Kështu, Solomoni dërgoi Benajahun, djalin e Jehojadës, dhe i tha: «Shko, vrite!» 30 Atëherë Benajahu vajti në tendën e Jehovait dhe i tha: «Kështu thotë mbreti: ‘Dil jashtë!’» Por ai iu përgjigj: «Jo, do të vdes këtu.» Benajahu i çoi prapë fjalë mbretit: «Kështu tha Joabi dhe kështu m’u përgjigj.» 31 Atëherë mbreti i tha: «Bëj ashtu si të tha; vrite, varrose dhe hiq nga unë e nga shtëpia e babait tim fajin e gjakut që Joabi derdhi padrejtësisht.+ 32 Jehovai do të bëjë që ky gjak t’i bjerë mbi kokë, sepse pa e ditur im atë, Davidi, ai goditi dhe vrau me shpatë dy burra më të drejtë e më të mirë se ai: Abnerin,+ djalin e Nerit, kreun e ushtrisë së Izraelit,+ dhe Amasën,+ djalin e Jeterit, kreun e ushtrisë së Judës.+ 33 Faji i gjakut të tyre do të mbetet përgjithnjë mbi kokën e Joabit dhe të pasardhësve të tij.+ Ndërsa për Davidin, për pasardhësit e vet, për shtëpinë dhe për fronin e tij, pastë gjithnjë paqe nga Jehovai!» 34 Atëherë Benajahu, djali i Jehojadës, u ngjit, e goditi Joabin dhe e vrau. Atë e varrosën në shtëpinë e vet në shkretëtirë. 35 Pastaj në vend të tij mbreti caktoi në krye të ushtrisë Benajahun,+ djalin e Jehojadës, kurse në vend të Abiatarit caktoi priftin Sadok.+

36 Atëherë mbreti thirri Shimein+ dhe i tha: «Ndërto një shtëpi në Jerusalem dhe bano aty. Mos dil nga qyteti dhe mos shko në asnjë vend tjetër. 37 Ditën që do të dalësh dhe do të kalosh luginën e Kidronit,+ pa diskutim do të vdesësh. Gjaku yt do të të bjerë mbi kokë.» 38 Shimei i tha mbretit: «Ajo që the është e drejtë. Shërbëtori yt do të bëjë siç thotë zotëria im, mbreti.» Kështu Shimei banoi në Jerusalem për shumë kohë.

39 Por, pas tre vjetësh, dy skllevër të Shimeit ia mbathën tek Akishi,+ djali i Makahut, mbreti i Gathit. Kur i treguan Shimeit: «Skllevërit e tu janë në Gath», 40 ai menjëherë i vuri samarin gomarit dhe shkoi tek Akishi në Gath për të kërkuar skllevërit e tij. Kur Shimei u kthye me skllevërit nga Gathi, 41 Solomonit i treguan: «Shimei doli nga Jerusalemi, shkoi në Gath dhe u kthye.» 42 Menjëherë mbreti thirri Shimein dhe i tha: «Unë të vura në be para Jehovait dhe të paralajmërova: ‘Ditën që do të dalësh dhe do të shkosh në ndonjë vend tjetër, me siguri do të vdesësh.’ Ti m’u përgjigje: ‘Ajo që thua është e drejtë; do të bindem.’+ 43 Pse, pra, nuk e mbajte benë që u bë para Jehovait dhe nuk e zbatove urdhrin që të dhashë?» 44 Pastaj mbreti i tha Shimeit: «Thellë-thellë ti e di të keqen që i ke bërë Davidit, babait tim.+ Jehovai do të bëjë që të të bjerë mbi kokë tërë ajo e keqe.+ 45 Por Jehovai do ta bekojë mbretin Solomon+ dhe do ta bëjë të patundur fronin e Davidit përgjithmonë.» 46 Menjëherë mbreti i dha urdhër Benajahut, djalit të Jehojadës, i cili e goditi, e ai vdiq.+

Kështu mbretëria u bë e patundur në duart e Solomonit.+

3 Solomoni bëri aleancë martesore me faraonin, mbretin e Egjiptit. Ai u martua me* vajzën e faraonit,+ e çoi në Qytetin e Davidit+ dhe e la atje derisa mbaroi ndërtimin e shtëpisë së vet,+ të shtëpisë së Jehovait+ dhe të murit rreth e qark Jerusalemit.+ 2 Ndërkohë populli ende i bënte flijimet në vendet e larta,*+ sepse deri në atë kohë nuk ishte ndërtuar akoma një shtëpi për emrin e Jehovait.+ 3 Edhe pse Solomoni vazhdoi ta donte Jehovain dhe të ecte sipas porosive të të atit, Davidit, prapëseprapë ai paraqiste flijime në vendet e larta dhe i vinte që të digjeshin e të nxirrnin tym.+

4 Mbreti shkoi në Gibeon për të bërë flijime, sepse ai ishte vendi i lartë kryesor.*+ Mbi atë altar, Solomoni bëri 1.000 flijime të djegura.+ 5 Në Gibeon, Jehovai iu shfaq Solomonit natën në një ëndërr. Perëndia i tha: «Më thuaj, ç’dëshiron të të jap?»+ 6 Atëherë Solomoni i tha: «Ti ke treguar shumë dashuri besnike për Davidin, shërbëtorin tënd dhe babanë tim, sepse ai të shërbeu me besnikëri, me drejtësi, dhe me një zemër të sinqertë e me integritet.* Ti ia ke treguar këtë dashuri të madhe besnike deri sot e kësaj dite, duke i dhënë një bir që të ulej në fronin e tij.+ 7 Dhe tani, o Jehova, Perëndia im, ti e ke bërë mbret shërbëtorin tënd në vend të Davidit, babait tim, megjithëse s’jam veçse një djalosh* dhe pa përvojë.*+ 8 Shërbëtori yt po mbretëron mbi popullin që ke zgjedhur,+ një popull aq i madh sa nuk mund të numërohet ose të llogaritet. 9 Prandaj jepi shërbëtorit tënd një zemër të bindur për të gjykuar popullin tënd,+ për të dalluar të mirën nga e keqja,+ sepse kush është në gjendje ta gjykojë popullin tënd të panumërt?»*

10 Jehovait i pëlqeu ajo që kërkoi Solomoni.+ 11 Atëherë Perëndia i tha: «Meqë nuk ke kërkuar as jetë të gjatë,* as pasuri dhe as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar aftësi për të kuptuar që të trajtosh* çështje gjyqësore,+ 12 unë do ta bëj atë që më kërkove.+ Do të të jap një zemër të mençur+ e që kupton mirë, dhe nuk do të ketë kurrë njeri si ti në të ardhmen, siç nuk ka pasur deri tani.+ 13 Për më tepër, do të të jap edhe atë që nuk ke kërkuar,+ pasuri e lavdi,+ dhe nuk do të ketë asnjë mbret tjetër si ti, gjatë gjithë jetës sate.*+ 14 E nëse ecën në udhët e mia, duke zbatuar rregullat dhe urdhërimet e mia, siç eci Davidi, babai yt,+ do të të jap edhe jetë të gjatë.»*+

15 Kur Solomoni u zgjua, kuptoi që kishte qenë në ëndërr. Pastaj vajti në Jerusalem dhe qëndroi përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait, paraqiti flijime të djegura dhe blatime në bashkësi,+ si dhe shtroi një banket për gjithë shërbëtorët e tij.

16 Në atë kohë, dy prostituta shkuan te mbreti dhe dolën para tij. 17 Gruaja e parë tha: «Më fal, zotëria im, unë dhe kjo grua banojmë në të njëjtën shtëpi, dhe kur linda, ajo ishte në shtëpi. 18 Tri ditë pas meje, lindi edhe ajo. Ishim bashkë, vetëm ne të dyja; në shtëpi nuk kishte asnjë tjetër. 19 Gjatë natës djali i saj vdiq, sepse ajo e zuri nën vete ndërsa flinte. 20 Kështu, ndërkohë që shërbëtorja jote ishte në gjumë, ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim që ishte pranë meje dhe e vuri në krahët e saj,* kurse djalin e vet të vdekur e vuri në krahët e mi. 21 Kur u ngrita në mëngjes për t’i dhënë gji djalit, pashë që ishte i vdekur. Atëherë pashë me vëmendje dhe kuptova se nuk ishte djali që kisha lindur unë.» 22 Por gruaja tjetër tha: «Jo, djali im është ai që është gjallë dhe djali yt është ai që ka vdekur!» Kurse gruaja e parë thoshte: «Jo, djali yt është ai që ka vdekur dhe djali im është ai që është gjallë.» Dhe kështu debatonin para mbretit.

23 Në fund mbreti tha: «Njëra thotë: ‘Ai që është gjallë është djali im, dhe djali yt është ai që ka vdekur!’, kurse tjetra thotë: ‘Jo, ai që ka vdekur është djali yt, dhe ai që është gjallë është djali im!’» 24 Mbreti shtoi: «Më sillni një shpatë.» Dhe i sollën një shpatë. 25 Atëherë mbreti tha: «Ndajeni më dysh fëmijën e gjallë dhe jepjani gjysmën njërës e gjysmën tjetrës.» 26 Menjëherë, nga dhembshuria për të birin, nëna e fëmijës së gjallë iu përgjërua mbretit: «Të lutem, zotëria im, jepjani fëmijën asaj! Vetëm mos e vritni!» Por gruaja tjetër thoshte: «Të mos jetë as imi, as yti. Ndajeni më dysh!» 27 Atëherë mbreti tha: «Jepjani fëmijën gruas së parë! Mos e vritni, sepse ajo është nëna e tij.»

28 Kështu tërë Izraeli dëgjoi për vendimin gjyqësor që kishte dhënë mbreti dhe u mrekulluan* nga ai,+ sepse e panë që mbreti kishte mençurinë e Perëndisë për të zbatuar drejtësinë.+

4 Mbreti Solomon mbretëroi në gjithë Izraelin.+ 2 Këta ishin zyrtarët e tij të lartë:* Azariahu, biri i Sadokut,+ ishte prift; 3 Elihorefi dhe Akijahu, bijtë e Shishait, ishin sekretarë;+ Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte kronist;* 4 Benajahu,+ biri i Jehojadës, ishte në krye të ushtrisë; Sadoku dhe Abiatari+ ishin priftërinj; 5 Azariahu, biri i Natanit,+ ishte në krye të nëpunësve; Zabudi, biri i Natanit, ishte prift dhe mik i mbretit;+ 6 Ahishari ishte përgjegjës për shtëpinë, dhe Adonirami,+ biri i Abdait, ishte në krye të të rekrutuarve për punë të detyruar.+

7 Solomoni kishte 12 nëpunës në gjithë Izraelin që i siguronin ushqim mbretit dhe shtëpisë së tij. Secili ishte përgjegjës për të siguruar ushqim një muaj në vit.+ 8 Këta ishin emrat e tyre: biri i Hurit, në rajonin malor të Efraimit; 9 biri i Dekerit, në Makaz, në Shalbim,+ në Beth-Shemesh dhe në Elon-Beth-Hanan; 10 biri i Hesedit, në Arubot (ai kishte Sokohun dhe gjithë vendin e Heferit); 11 biri i Abinadabit, në të gjitha shpatet e Dorit (ai mori për grua Tafatën, vajzën e Solomonit); 12 Banai, biri i Ahiludit, në Tanak, në Megido+ dhe në gjithë Beth-Sheanin,+ që ndodhet pranë Zaretanit poshtë Jezrelit, nga Beth-Sheani në Abel-Meholah e deri në rajonin e Jokmeamit;+ 13 biri i Geberit, në Ramot-Galad+ (ai kishte fshatrat me tenda të Jairit,+ birit të Manaseut, që janë në Galad;+ kishte edhe rajonin e Argobit,+ që gjendet në Bashan,+ 60 qytete të mëdha me mure dhe shula bakri); 14 Ahinadabi, biri i Idos, në Mahanaim;+ 15 Ahimazi, në Neftal (edhe ai mori për grua një nga vajzat e Solomonit, Basematën); 16 Banai, biri i Hushait, në Asher dhe Bealot; 17 Jehozafati, biri i Paruahut, në Isahar; 18 Shimei,+ biri i Elait, në Beniamin;+ 19 Geberi, biri i Urit, në vendin e Galadit,+ pra në vendin e Sihonit,+ mbretit të amoritëve, dhe të Ogut,+ mbretit të Bashanit. Mbi të gjithë këta nëpunës të vendit kishte një nëpunës tjetër.

20 Juda dhe Izraeli ishin të shumtë sa kokrrizat e rërës në breg të detit.+ Ata hanin, pinin dhe gëzonin.+

21 Solomoni sundoi mbi të gjitha mbretëritë, që nga Lumi*+ deri në vendin e filistinëve dhe deri në kufirin e Egjiptit. Këto mbretëri i sollën haraç* dhe i shërbyen Solomonit gjatë gjithë jetës së tij.+

22 Ushqimi i Solomonit çdo ditë ishte 30 korë* miell të bluar imët dhe 60 korë miell të zakonshëm, 23 10 gjedhë të majmë, 20 gjedhë kullote, 100 dele, si dhe disa drerë, gazela, kaproj dhe qyqe të majme. 24 Ai kishte nën kontroll çdo gjë që gjendej nga kjo anë e Lumit,*+ nga Tifsahu në Gazë,+ ku përfshiheshin gjithë mbretërit nga kjo anë e Lumit. Ai gëzonte paqe ngado, në çdo rajon.+ 25 Gjatë gjithë jetës së Solomonit, Juda dhe Izraeli banuan të sigurt, secili nën hardhinë dhe nën fikun e vet, që nga Dani deri në Ber-Shebë.

26 Solomoni kishte 4.000* stalla për kuajt e karrocave të tij dhe 12.000 kuaj.*+

27 Nëpunësit siguronin ushqim për mbretin Solomon dhe për këdo që hante në tryezën e mbretit. Secili ishte përgjegjës për muajin e vet dhe kujdesej që të mos mungonte asgjë.+ 28 Gjithashtu, kudo që kishte nevojë, secili sillte sipas pjesës që i ishte caktuar elb dhe kashtë për kuajt, ku përfshiheshin edhe kuajt që tërhiqnin karrocat.

29 Perëndia i dha Solomonit shumë mençuri e aftësi dalluese, si dhe një zemër me aq shumë gjykim të thellë* sa rëra në breg të detit.+ 30 Mençuria e Solomonit ia kalonte mençurisë së gjithë popujve të Lindjes dhe gjithë mençurisë së Egjiptit.+ 31 Ai ishte më i mençur se çdo njeri tjetër, më i mençur se Etani,+ ezrahiti, dhe se Hemani,+ Kalkoli+ e Dardai, bijtë e Maholit. Fama e tij u përhap në të gjitha kombet rreth e qark.+ 32 Ai thuri* 3.000 proverba+ dhe bëri 1.005 këngë.+ 33 Foli për pemët, që nga cedri i Libanit deri te hisopi+ që rritet në mur. Foli për kafshët,+ për zogjtë,*+ për krijesat zvarritëse, për insektet+ dhe për peshqit. 34 Për të dëgjuar mençurinë e Solomonit, vinin njerëz nga të gjitha kombet, madje edhe mbretër nga e gjithë toka që kishin dëgjuar të flitej për mençurinë e tij.+

5 Kur Hirami, mbreti i Tirit,+ dëgjoi se Solomoni ishte mirosur* si mbret në vend të të atit, ai dërgoi shërbëtorë te Solomoni, sepse Hirami kishte qenë gjithmonë mik me* Davidin.+ 2 Atëherë Solomoni i dërgoi fjalë Hiramit:+ 3 «Ti e di mirë se im atë, Davidi, nuk ndërtoi dot një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së tij, për shkak të luftërave që u ndërmorën kundër tij nga çdo anë, derisa Jehovai i dha fitoren mbi armiqtë.*+ 4 Por tani, Jehovai, Perëndia im, më ka dhënë paqe* nga të gjitha anët.+ S’ka asnjë që më kundërshton dhe s’ndodh asgjë e keqe.+ 5 Prandaj kam ndër mend të ndërtoj një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë tim, ashtu siç i premtoi Jehovai Davidit, atit tim, kur i tha: ‘Shtëpinë për emrin tim do ta ndërtojë djali yt,+ të cilin do ta vë në fron në vendin tënd.’ 6 Tani urdhëroje popullin tënd që të presë për mua cedra nga Libani.+ Shërbëtorët e mi do të punojnë me shërbëtorët e tu, dhe do t’i paguaj shërbëtorët e tu aq sa të vendosësh, sepse ti e di mirë që asnjë nga ne nuk di të presë dru si sidonitët.»+

7 Kur dëgjoi fjalët e Solomonit, Hirami u gëzua shumë dhe tha: «Lëvduar qoftë sot Jehovai, sepse i ka dhënë Davidit një djalë të mençur dhe e ka vënë në krye të këtij populli të madh!»*+ 8 Kështu Hirami i dërgoi fjalë Solomonit: «E mora mesazhin që më dërgove. Do të ta plotësoj dëshirën dhe do të të siguroj dru cedri e dëllinje.+ 9 Shërbëtorët e mi do t’i zbresin trungjet nga Libani në det, dhe do të bëj me to lundra e do t’i çoj nëpërmjet detit atje ku të më thuash ti, pastaj do t’i zgjidh e ti mund t’i mbartësh. Në këmbim, do të më sigurosh ushqimin që do të të kërkoj për shtëpinë time.»+

10 Kështu, Hirami i dha Solomonit aq dru cedri dhe dëllinje sa i kërkoi. 11 Solomoni i jepte Hiramit si ushqim për shtëpinë e tij 20.000 korë* grurë dhe 20 korë vaj ulliri shumë të mirë;* Solomoni ia jepte këto Hiramit vit për vit.+ 12 Dhe Jehovai i dha Solomonit mençuri, siç i kishte premtuar.+ Mes Hiramit dhe Solomonit pati paqe dhe të dy bënë një marrëveshje.*

13 Mbreti Solomon rekrutoi nga gjithë Izraeli burra për punë të detyruar: gjithsej 30.000 veta.+ 14 Ai dërgonte me radhë në Liban 10.000 veta çdo muaj. Ata rrinin një muaj në Liban dhe dy muaj në shtëpitë e tyre. Përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar ishte Adonirami.+ 15 Solomoni kishte 70.000 punëtorë të thjeshtë* dhe 80.000 gurprerës+ në male,+ 16 si edhe 3.300 nëpunës+ që shërbenin si përgjegjës për të mbikëqyrur punëtorët. 17 Me urdhër të mbretit, ata nxirrnin gurë të mëdhenj, gurë të kushtueshëm,+ që themelet+ e shtëpisë të bëheshin me gurë të latuar.+ 18 Kështu, ndërtuesit e Solomonit, ndërtuesit e Hiramit dhe gebalitët+ prenë gurët dhe përgatitën drurë e gurë për ndërtimin e shtëpisë.

6 Në vitin e 480-të pas daljes së izraelitëve* nga vendi i Egjiptit,+ në vitin e 4-t të mbretërimit të Solomonit në Izrael, në muajin ziv*+ (domethënë në muajin e 2-të), ai nisi të ndërtonte shtëpinë e Jehovait.*+ 2 Tempulli* që mbreti Solomon ndërtoi për Jehovain ishte 60 kute* i gjatë, 20 kute i gjerë dhe 30 kute i lartë.+ 3 Portiku*+ përpara tempullit* kishte të njëjtën gjerësi sa shtëpia, pra 20 kute,* dhe i shtonte gjatësisë së shtëpisë 10 kute të tjera.

4 Në muret e shtëpisë bëri dritare që vinin duke u ngushtuar.*+ 5 Veç kësaj, ndërtoi ngjitur me muret e shtëpisë një ndërtesë anësore, e cila shkonte rreth e qark mureve të shtëpisë, pra të tempullit* dhe të dhomës më të brendshme.*+ Në këtë ndërtesë bëri dhoma anësore rreth e rrotull.+ 6 Kati i poshtëm i dhomave anësore ishte 5 kute i gjerë, kati i dytë ishte 6 kute i gjerë, dhe kati i tretë ishte 7 kute i gjerë, kurse murin e bëri në atë mënyrë që trarët të mbështeteshin përgjatë gjithë gjatësisë së murit, rreth e qark shtëpisë, pa hapur vrima në mur.+

7 Shtëpia u ndërtua me gurë të përgatitur tashmë në gurore,+ kështu që gjatë ndërtimit të saj, nuk u dëgjuan as çekanë, as sëpata dhe as ndonjë vegël tjetër hekuri. 8 Në anën jugore* të shtëpisë kishte një hyrje që të çonte në dhomat anësore+ të katit të parë. Pastaj një shkallë gjarpëruese të çonte në katin e dytë dhe nga i dyti në të tretin. 9 Solomoni e vazhdoi ndërtimin e shtëpisë, e mbaroi+ dhe e mbuloi me trarë dhe me panele të trasha cedri+ të vendosura radhë. 10 Rreth e qark shtëpisë ndërtoi dhomat anësore,+ secilën pesë kute të lartë; dhomat lidheshin me shtëpinë me dru cedri.

11 Ndërkohë, Jehovai i drejtoi Solomonit këto fjalë: 12 «Nëse ecën sipas ligjeve të mia, nëse zbaton vendimet e mia gjyqësore dhe të gjitha urdhërimet e mia duke ecur sipas tyre,+ edhe unë do ta mbaj premtimin që i bëra për ty Davidit, atit tënd, për këtë shtëpi që po ndërton,+ 13 do të banoj mes izraelitëve+ dhe nuk do ta braktis popullin tim, Izraelin.»+

14 Solomoni vazhdoi ndërtimin e shtëpisë që ta mbaronte. 15 Muret e shtëpisë i veshi nga brenda me panele cedri, nga dyshemeja deri te trarët e tavanit, kurse dyshemenë e veshi me panele dëllinje.+ 16 Në fund të shtëpisë bëri një ndarje prej 20 kutesh me panele cedri, nga dyshemeja deri te trarët. Kështu ndërtoi brenda saj* dhomën më të brendshme,+ domethënë, Më të Shenjtën,+ 17 dhe pjesa e shtëpisë që ndodhej para saj, pra tempulli,*+ ishte 40 kute. 18 Druri i cedrit që vishte shtëpinë nga brenda, kishte gdhendje në formë kungullujësi+ dhe lulesh të çelura;+ muret e shtëpisë ishin të veshura me dru cedri dhe në to nuk shihej gurë gjëkundi.

19 Dhomën më të brendshme+ e përgatiti brenda shtëpisë që të vendoste në të arkën e besëlidhjes së Jehovait.+ 20 Dhoma më e brendshme ishte 20 kute e gjatë, 20 kute e gjerë dhe 20 kute e lartë.+ Atë e veshi me ar të kulluar; altarin+ e veshi me dru cedri. 21 Solomoni e veshi shtëpinë nga brenda me ar të kulluar+ dhe vendosi zinxhirë ari para dhomës më të brendshme,+ e cila ishte e veshur me ar. 22 Gjithë shtëpinë e veshi me ar, derisa e përfundoi të tërën; po ashtu veshi me ar të gjithë altarin+ që ishte pranë dhomës më të brendshme.

23 Në dhomën më të brendshme bëri dy kerubinë+ me dru pishe.* Secili prej tyre ishte dhjetë kute i lartë.+ 24 Kerubini i parë kishte dy krahë të gjatë pesë kute secili. Nga maja e njërit krah te maja e krahut tjetër ishte dhjetë kute. 25 Edhe kerubini i dytë ishte dhjetë kute. Të dy kerubinët kishin të njëjtën masë dhe të njëjtën formë. 26 Një kerubin ishte dhjetë kute i lartë, e po kaq ishte edhe kerubini tjetër. 27 Pastaj i vendosi kerubinët+ në dhomën më të brendshme. Krahët e kerubinëve shtriheshin në këtë mënyrë: krahu i njërit kerubin takonte njërin mur dhe krahu i kerubinit tjetër, murin tjetër. Krahët e tjerë takonin njëri-tjetrin në mes të dhomës më të brendshme. 28 Të dy kerubinët i veshi me ar.

29 Në të gjitha muret e shtëpisë, rreth e qark dhomës më të brendshme dhe dhomës së brendshme,* gdhendi figura kerubinësh,+ palmash+ dhe lulesh të çelura.+ 30 Dyshemenë e shtëpisë e veshi me ar, si në dhomën më të brendshme dhe në dhomën e brendshme. 31 Për dhomën më të brendshme bëri një hyrje me dy dyer me dru pishe, kolona anësore dhe shtalka;* zinte një të pestën e murit.* 32 Dy dyert ishin bërë me dru pishe. Ai gdhendi mbi to kerubinë, palma dhe lule të çelura, dhe i veshi me ar; kerubinët dhe palmat i mbuloi me ar duke e rrahur arin me çekan. 33 Për hyrjen e tempullit,* bëri në të njëjtën mënyrë shtalkat e derës me dru pishe; zinte një të katërtën e murit.* 34 Ai bëri dy dyer me dru dëllinje dhe secila derë kishte dy kanate në çdo anë, të cilat paloseshin.+ 35 Gdhendi kerubinë, palma e lule të çelura dhe i veshi me ar.

36 Ai ndërtoi murin e oborrit+ të brendshëm me tri radhë gurësh të latuar dhe një radhë trarësh cedri.+

37 Themelet e shtëpisë së Jehovait u hodhën në vitin e 4-t, në muajin ziv,*+ 38 dhe shtëpia u përfundua sipas të gjitha hollësive dhe sipas projektit të saj,+ në vitin e 11-të, në muajin bul* (domethënë muajin e 8-të). Kështu Solomonit iu deshën 7 vjet për ta ndërtuar.

7 Kurse, për të ndërtuar dhe për të mbaruar shtëpinë e vet,*+ Solomonit iu deshën 13 vjet.+

2 Ai ndërtoi edhe Shtëpinë e Pyllit të Libanit,+ që ishte 100 kute* e gjatë, 50 kute e gjerë dhe 30 kute e lartë. Ajo qëndronte mbi katër radhë shtyllash cedri; mbi shtyllat kishte trarë cedri.+ 3 Në pjesën e sipërme ishte e veshur me panele cedri dhe mbështetej në trarë mbajtës, që qëndronin mbi shtyllat; ata ishin 45, në çdo radhë kishte 15. 4 Kishte tri radhë dritaresh me korniza; dritaret ndodheshin përballë njëra-tjetrës dhe të radhitura sipër njëra-tjetrës. 5 Të gjitha hyrjet dhe shtalkat* e tyre ishin katrore,* dhe po kështu ishte pjesa e përparme e dritareve që ndodheshin përballë njëra-tjetrës dhe të radhitura sipër njëra-tjetrës në tri radhë.

6 Pastaj ndërtoi Portikun* e Shtyllave, 50 kute të gjatë dhe 30 kute të gjerë; para tij ishte një portik tjetër me shtylla dhe i mbuluar.

7 Ai ndërtoi edhe Portikun* e Fronit+ ku do të gjykonte—Portikun e Gjykimit.+ E veshën me panele cedri nga dyshemeja deri te trarët e tavanit.

8 Shtëpia* ku do të banonte ai vetë gjendej në oborrin tjetër,+ veçmas Portikut,* por kishte stil të ngjashëm me të. Gjithashtu, Solomoni ndërtoi një shtëpi të ngjashme me këtë Portik për bijën e faraonit, të cilën e kishte marrë për grua.+

9 Të gjitha këto ndërtesa, brenda dhe jashtë, nga themeli deri në krye, si dhe pjesa e jashtme deri tek oborri i madh,+ ishin bërë me gurë të kushtueshëm,+ të latuar sipas përmasave dhe të prerë me sharrë gurësh. 10 Edhe themelet ishin bërë me gurë shumë të mëdhenj e të kushtueshëm; disa ishin 10 kute dhe disa 8 kute. 11 Sipër tyre kishte gurë të kushtueshëm, të latuar sipas përmasave, si dhe dru cedri. 12 Rreth e përqark oborrit të madh kishte një mur me tri radhë gurësh të latuar dhe një radhë trarësh cedri, njësoj si muri i oborrit të brendshëm+ të shtëpisë së Jehovait dhe të portikut* të saj.+

13 Mbreti Solomon dërgoi njerëz të sillnin Hiramin+ nga Tiri. 14 Ai ishte djali i një vejushe nga fisi i Neftalit, dhe babai i tij kishte qenë një bakërpunues+ nga Tiri. Hirami ishte shumë i zoti, kishte aftësi për të kuptuar+ dhe përvojë për të gjitha llojet e punimit me bakër.* Kështu, ai erdhi dhe bëri gjithë punën që mbreti Solomon i caktoi.

15 Derdhi dy shtylla prej bakri;+ secila ishte 18 kute e lartë, me perimetër 12 kute.*+ 16 Ai bëri edhe dy kapitele* të derdhur në bakër për t’i vënë në majë të shtyllave; secili kapitel ishte 5 kute i lartë. 17 Kapiteli në majë të çdo shtylle kishte rrjetë zbukuruese me zinxhirë të përdredhur,+ 7 për njërin kapitel dhe 7 për kapitelin tjetër. 18 Pastaj bëri dy radhë me shegë rreth e përqark njërës rrjetë për të mbuluar kapitelin në majë të çdo shtylle; bëri të njëjtën gjë për të dy kapitelet. 19 Kapitelet në majë të shtyllave, që ishin ngjitur me portikun, kishin një pjesë katër kute të lartë në formë zambaku. 20 Këto pjesë të kapiteleve ishin mbi dy shtyllat, sipër pjesëve të rrumbullakëta që rrethoheshin nga rrjetat; rreth e qark secilit kapitel kishte 200 shegë të vëna në radhë.+

21 Ai ngriti shtyllat e portikut të tempullit.*+ Ngriti shtyllën në të djathtë* dhe e quajti Jakin,* e më pas ngriti shtyllën në të majtë* dhe e quajti Boaz.*+ 22 Pjesa e sipërme e shtyllave ishte në formë zambaku. Kështu puna me shtyllat përfundoi.

23 Pastaj bëri Detin* prej metali të derdhur.+ Ai kishte formë të rrumbullakët, ishte 10 kute nga buza në buzë dhe 5 kute i lartë. Perimetri i tij ishte 30 kute.*+ 24 Nën buzën e tij kishte rreth e qark zbukurime në formë kungullujësi,+ 10 për kut, të cilat e rrethonin Detin krejt dhe ishin në dy radhë, të derdhura njësh me të. 25 Deti qëndronte mbi 12 dema:+ 3 ishin drejtuar me fytyrë nga veriu, 3 me fytyrë nga perëndimi, 3 me fytyrë nga jugu dhe 3 me fytyrë nga lindja. Deti qëndronte mbi ta dhe pjesët e pasme të trupit të tyre ishin drejtuar nga qendra e Detit. 26 Ai ishte katër gisht* i trashë dhe buza e tij i ngjante buzës së një kupe, si një lule zambaku. Deti mbante 2.000 bato* ujë.

27 Pastaj bëri dhjetë karroca+ prej bakri.* Secila karrocë ishte katër kute e gjatë, katër kute e gjerë dhe tri kute e lartë. 28 Karrocat ishin bërë kështu: kishin panele anësore që ishin mes kornizash. 29 Te panelet anësore që ishin mes kornizash, ishin gdhendur luanë,+ dema dhe kerubinë,+ e po kështu edhe te kornizat. Sipër dhe poshtë luanëve e demave kishte relieve me kurora dekorative. 30 Çdo karrocë kishte katër rrota dhe boshte bakri, dhe katër këndet e saj u shërbenin këtyre si mbajtëse. Poshtë legenit, mbajtëset ishin derdhur bashkë me kurora dekorative në të dyja anët. 31 Gryka e legenit futej brenda një bordure të rrumbullakët; largësia nga fundi i legenit deri te pjesa e poshtme e bordurës ishte një kut. Bordura e rrumbullakët bashkë me mbajtëset formonte një këmbalec prej një kuti e gjysmë të lartë. Në bordurë ishin bërë gdhendje; panelet e saj anësore ishin katrore, e jo të rrumbullakëta. 32 Katër rrotat ishin poshtë paneleve anësore të karrocës, kurse pjesët që lidhnin rrotat me boshtet ishin ngjitur te karroca. Secila rrotë ishte një kut e gjysmë e lartë. 33 Rrotat ishin bërë si rrotat e një karroce të zakonshme. Pjesët që i lidhnin me boshtet, disqet, rrezet dhe bucelat e tyre ishin prej metali të derdhur. 34 Në të katër këndet, çdo karrocë kishte katër mbajtëse të derdhura njësh me karrocën.* 35 Sipër, karroca kishte një bordurë të rrumbullakët gjysmë kuti të lartë, kornizat dhe panelet anësore të së cilës ishin të derdhura njësh me karrocën.* 36 Në sipërfaqen e këtyre kornizave dhe paneleve anësore ai gdhendi kerubinë, luanë dhe palma në varësi të hapësirës që kishte, me kurora dekorative rreth e qark.+ 37 Në këtë mënyrë bëri dhjetë karrocat.+ Të gjitha ishin të derdhura njësoj+ dhe kishin të njëjtat përmasa e të njëjtën formë.

38 Hirami bëri dhjetë legenë bakri;+ secili mund të mbante 40 bato ujë. Çdo legen ishte katër kute.* Secila nga dhjetë karrocat kishte një legen. 39 Pastaj vuri pesë karroca në të djathtë të shtëpisë dhe pesë në të majtë. Detin e vuri në të djathtë të shtëpisë, drejt juglindjes.+

40 Gjithashtu ai+ bëri legenët, lopatat+ dhe taset.+

Kështu Hirami mbaroi gjithë punën që bëri për mbretin Solomon në shtëpinë e Jehovait:+ 41 dy shtyllat;+ kapitelet në formë kupe që ishin në majë të tyre; dy rrjetat zbukuruese+ që të mbulonin këto kapitele në formë kupe; 42 dhe 400 shegët+ për dy rrjetat zbukuruese; dy radhët e shegëve për secilën rrjetë, që të mbulonin dy kapitelet në formë kupe mbi dy shtyllat; 43 dhjetë karrocat;+ dhjetë legenët+ mbi karrocat; 44 Detin;+ 12 demat poshtë tij; 45 kovat; lopatat; taset dhe gjithë pajisjet. Të gjitha këto Hirami ia bëri prej bakri të lëmuar mbretit Solomon për shtëpinë e Jehovait. 46 Mbreti i derdhi ato në kallëpe argjile në krahinën e Jordanit, midis Sukotit dhe Zaretanit.

47 Të gjitha këto pajisje Solomoni nuk i peshoi pasi ishin jashtëzakonisht shumë. Pesha e bakrit nuk u përcaktua dot.+ 48 Solomoni bëri tërë pajisjet për shtëpinë e Jehovait: altarin+ prej ari; tryezën e artë+ për të vënë bukët e paraqitjes;* 49 shandanët+ prej ari të kulluar, pesë në të djathtë dhe pesë në të majtë para dhomës më të brendshme; lulet,+ llambat dhe mashat,* prej ari;+ 50 legenët, fikësit,+ taset, kupat+ dhe mbajtëset e zjarrit,+ prej ari të kulluar; foletë për boshtet e derës dykanatëshe të dhomës më të brendshme,+ domethënë të Më të Shenjtës, dhe për boshtet e derës së tempullit,*+ prej ari.

51 Kështu mbreti Solomon përfundoi gjithë punën që iu desh të bënte për shtëpinë e Jehovait. Pastaj Solomoni futi brenda gjërat që kishte shenjtëruar+ Davidi, ati i tij, dhe argjendin, arin e sendet i vuri në thesarin e shtëpisë së Jehovait.+

8 Atëherë Solomoni mblodhi+ pleqtë e Izraelit, pra gjithë krerët e fiseve dhe prijësit e shtëpive atërore të Izraelit.+ Ata erdhën te mbreti Solomon në Jerusalem për të ngjitur arkën e besëlidhjes së Jehovait nga Qyteti i Davidit,+ domethënë nga Sioni.+ 2 Tërë burrat e Izraelit u mblodhën para mbretit Solomon për festën* në muajin ethanim,* domethënë në muajin e shtatë.+ 3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe priftërinjtë ngritën Arkën.+ 4 Ata ngjitën Arkën e Jehovait, tendën e takimit*+ dhe gjithë pajisjet e shenjta që ishin në tendë; këto i ngjitën priftërinjtë dhe levitët. 5 Mbreti Solomon dhe tërë asambleja e Izraelit që ishte thirrur për t’u takuar me të, ishin para Arkës. Ata flijuan+ kaq shumë dhen e gjedhë, sa nuk mund të llogariteshin a të numëroheshin.

6 Pastaj priftërinjtë e çuan arkën e besëlidhjes së Jehovait në vendin e vet,+ brenda dhomës më të brendshme të tempullit, te Më e Shenjta, nën krahët e kerubinëve.+

7 Kështu kerubinët i kishin krahët të shtrirë mbi vendin e Arkës, prandaj i bënin hije Arkës dhe shufrave të saj.+ 8 Shufrat+ ishin aq të gjata, sa majat e tyre dukeshin nga e Shenjta që ndodhej para dhomës më të brendshme, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato janë atje deri sot e kësaj dite. 9 Në Arkë nuk kishte gjë tjetër përveç dy pllakave prej guri+ që kishte vënë Moisiu+ në Horeb kur Jehovai bëri një besëlidhje+ me popullin e Izraelit ndërsa dilte nga vendi i Egjiptit.+

10 Kur priftërinjtë dolën nga vendi i shenjtë, shtëpinë e Jehovait+ e mbushi reja.+ 11 Priftërinjtë nuk qëndronin dot për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Jehovait mbushi shtëpinë e Jehovait.+ 12 Atëherë Solomoni tha: «Ti, o Jehova, the se do të banoje në terrin e zi.+ 13 Unë ia dola të të ndërtoja një shtëpi madhështore, një vend të qëndrueshëm, ku ti të banosh përjetë.»+

14 Pastaj mbreti u kthye nga populli dhe filloi të bekonte kongregacionin* e Izraelit ndërsa tërë kongregacioni qëndronte në këmbë.+ 15 Ai tha: «Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, ai që i premtoi me gojën e vet atit tim, Davidit, dhe që përmbushi me dorën e tij atë që tha: 16 ‘Prej ditës që nxora nga Egjipti popullin tim, Izraelin, nuk kam zgjedhur asnjë qytet ndër të gjitha fiset e Izraelit ku të ndërtoj një shtëpi që të qëndrojë emri im,+ por kam zgjedhur Davidin, që të jetë mbi popullin tim, Izraelin.’ 17 Ati im, Davidi, dëshironte me gjithë zemër të ndërtonte një shtëpi për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit.+ 18 Por Jehovai i tha Davidit, atit tim: ‘Ti dëshiroje me gjithë zemër të ndërtoje një shtëpi për emrin tim, dhe shumë mirë që të lindi kjo dëshirë në zemër. 19 Megjithatë, shtëpinë nuk do ta ndërtosh ti, por djali që do të të lindë.* Ai do ta ndërtojë shtëpinë për emrin tim.’+ 20 Jehovai e mbajti premtimin që bëri, meqë unë zura vendin e Davidit, atit tim, dhe u ula në fronin e Izraelit, ashtu siç premtoi Jehovai. Gjithashtu ndërtova shtëpinë për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit,+ 21 dhe caktova atje një vend për Arkën, e cila mban besëlidhjen+ që Jehovai bëri me paraardhësit tanë kur i nxori nga vendi i Egjiptit.»

22 Pastaj Solomoni qëndroi para altarit të Jehovait, përballë gjithë kongregacionit të Izraelit, shtriu duart drejt qiellit+ 23 dhe u lut: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, nuk ka Perëndi si ti+ as lart në qiej e as poshtë në tokë. Ti e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike+ shërbëtorëve të tu që të shërbejnë me gjithë zemër.+ 24 Ti e mbajte premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit. E bëre premtimin me gojën tënde, dhe sot e ke përmbushur me dorën tënde.+ 25 E tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, mbaje premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit, kur i the: ‘Nëse djemtë e tu do t’i kushtojnë vëmendje udhës së tyre, duke ecur para meje ashtu si ti, atëherë një nga pasardhësit e tu do të ulet gjithmonë në praninë time në fronin e Izraelit.’+ 26 Tani, o Perëndia i Izraelit, të lutem, përmbushe premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit.

27 Mos vallë do të banojë vërtet në tokë Perëndia?!+ Ja! Qiejt, po, qiejt e qiejve, nuk të mbajnë dot,+ e aq më pak kjo shtëpi që kam ndërtuar unë!+ 28 Tani kushtoji vëmendje lutjes së shërbëtorit tënd dhe përgjërimit të tij, o Jehova, Perëndia im, e dëgjo thirrjen për ndihmë dhe lutjen që po të drejton sot. 29 Mbaji sytë ditë e natë te kjo shtëpi, te vendi për të cilin the: ‘Emri im do të jetë atje’,+ për të dëgjuar lutjen që bën shërbëtori yt në drejtim të këtij vendi.+ 30 Dëgjoje përgjërimin e shërbëtorit tënd dhe kërkesën e popullit tënd, Izraelit, kur të luten në drejtim të këtij vendi. Dëgjo nga vendi ku banon, nga qiejt;+ po, dëgjo dhe fal.+

31 Nëse një njeri mëkaton kundër një tjetri, dhe ky e detyron të bëjë një betim* e të mbajë përgjegjësi për atë betim,* e ndërkohë që është ende nën betim,* vjen para altarit tënd në këtë shtëpi,+ 32 atëherë dëgjo nga qiejt dhe vepro e gjykoji shërbëtorët e tu: të ligun shpalle fajtor* duke e ndëshkuar për atë që ka bërë, por të drejtin shpalle të pafajshëm* duke e shpërblyer sipas drejtësisë së vet.+

33 Në rast se popullin tënd, Izraelin, e mposht armiku ngaqë ka mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ e pastaj kthehet te ti, i jep lavdi emrit tënd,+ të lutet e të përgjërohet në këtë shtëpi,+ 34 atëherë dëgjo nga qiejt, fale mëkatin e popullit tënd, Izraelit, dhe ktheje në vendin që u dhe paraardhësve të tij.+

35 Nëse qiejt mbyllen e nuk bie shi,+ ngaqë ata kanë mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ dhe pastaj luten në drejtim të këtij vendi, i japin lavdi emrit tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre, ngaqë ti i përule,*+ 36 atëherë dëgjo nga qiejt e fale mëkatin e shërbëtorëve të tu, të popullit tënd, Izraelit, dhe mësoju+ udhën e mirë ku duhet të ecin; dërgo shi mbi tokën+ që i ke dhënë popullit tënd si trashëgimi.

37 Nëse vendin e pllakos zia e bukës+ ose murtaja, e godet një erë zhuritëse ose vrugu,*+ e pushtojnë një mori karkalecash ose karkalecat* e pangopur; nëse armiku i rrethon në ndonjë nga qytetet e vendit* ose nëse u bie ndonjë lloj tjetër plage a sëmundjeje,+ 38 çfarëdo lutjeje e përgjërimi+ që të bëjë ndonjëri ose i gjithë populli yt, Izraeli, (sepse gjithsecili e njeh plagën e zemrës së vet)+ kur të shtrijë duart drejt kësaj shtëpie, 39 atëherë dëgjo nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ fal+ dhe vepro. Shpërbleje secilin sipas gjithë udhëve të tij,+ sepse ti ia njeh zemrën (vetëm ti e njeh vërtet zemrën e çdo njeriu),+ 40 që të të nderojnë thellësisht* për sa kohë të jetojnë në vendin që ti u dhe paraardhësve tanë.

41 Edhe të huajin, që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit, por që vjen nga një vend i largët për shkak të emrit* tënd+ 42 (sepse do të dëgjojnë për emrin tënd të madh,+ për dorën tënde të fortë e për krahun tënd të fuqishëm*) e lutet në drejtim të kësaj shtëpie, 43 dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ dhe plotësoja tërë ato që të kërkon, në mënyrë që gjithë popujt e tokës ta njohin emrin tënd e të të nderojnë thellësisht*+ njëlloj siç të nderon populli yt, Izraeli, dhe ta dinë se kjo shtëpi që kam ndërtuar, i sjell lavdi emrit tënd.

44 Nëse populli yt shkon në luftë kundër armiqve të tij, në udhën ku e dërgon ti,+ dhe të lutet ty,+ o Jehova, në drejtim të qytetit që ke zgjedhur+ dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 45 atëherë dëgjoje nga qiejt lutjen e përgjërimin e tij, dhe vër në vend drejtësinë për të.

46 Nëse ata mëkatojnë kundër teje (sepse s’ka njeri që të mos mëkatojë)+ dhe ti zemërohesh shumë me ta e i braktis në dorë të armiqve, të cilët i kapin e i çojnë robër në vendin e tyre, larg ose afër;+ 47 nëse vijnë në vete në vendin ku janë çuar robër+ dhe kthehen te ti+ e të përgjërohen në vendin e robërisë,+ duke thënë: ‘Kemi mëkatuar, kemi bërë atë që është e gabuar dhe kemi vepruar me ligësi’,+ 48 nëse kthehen te ti me gjithë zemër+ e me gjithë shpirt,* në vendin e armiqve që i robëruan; nëse të luten në drejtim të vendit që u dhe paraardhësve të tyre, të qytetit që ke zgjedhur dhe të shtëpisë që kam ndërtuar për emrin tënd,+ 49 atëherë dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt,+ lutjen e përgjërimin e tyre, dhe vër në vend drejtësinë për ta. 50 Fale popullin tënd që ka mëkatuar kundër teje për të gjitha shkeljet* që bëri kundër teje. Bëj që robëruesve të tij t’u vijë keq dhe të tregojnë mëshirë për të+ 51 (sepse është populli yt dhe trashëgimia jote+ që e nxore nga Egjipti,+ nga furra e shkrirjes së hekurit*).+ 52 Drejtoji sytë nga përgjërimi+ i shërbëtorit tënd dhe i popullit tënd, Izraelit, dhe dëgjoji kurdoherë që të thërrasin,*+ 53 sepse ti, o Zotëri Sovran Jehova, i ndave veç nga të gjithë popujt e tokës si trashëgiminë tënde,+ ashtu si the me anë të shërbëtorit tënd, Moisiut, kur po i nxirrje paraardhësit tanë nga Egjipti.»

54 Sapo mbaroi gjithë këtë lutje dhe përgjërimin që i bëri Jehovait, Solomoni u ngrit nga vendi para altarit të Jehovait, ku kishte qenë në gjunjë me duart e shtrira drejt qiellit.+ 55 Pastaj qëndroi në këmbë dhe bekoi me zë të lartë gjithë kongregacionin e Izraelit: 56 «Lëvduar qoftë Jehovai, që i ka dhënë paqe* popullit të tij, Izraelit, ashtu siç premtoi.+ Nuk ka mbetur pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha gjërat e mira që premtoi nëpërmjet shërbëtorit të vet, Moisiut!+ 57 Perëndia ynë Jehova qoftë me ne, ashtu siç ishte me paraardhësit tanë+ dhe mos na lëntë e mos na braktistë kurrë!+ 58 E ktheftë zemrën tonë drejt tij,+ që të ecim në gjithë udhët e tij dhe të zbatojmë urdhërimet, rregullat dhe vendimet gjyqësore që urdhëroi t’i zbatonin paraardhësit tanë! 59 Qofshin pranë Jehovait, Perëndisë tonë, ditë e natë, fjalët e këtij përgjërimi që i kam bërë Jehovait, që ai të vërë në vend drejtësinë për shërbëtorin e tij dhe për popullin e vet, Izraelin, sipas asaj që u nevojitet çdo ditë! 60 Kështu gjithë popujt e tokës ta dinë se Jehovai është Perëndia i vërtetë+ dhe se nuk ka asnjë tjetër!+ 61 Kushtojuni me gjithë zemër+ Jehovait, Perëndisë tonë, duke ecur sipas rregullave të tij dhe duke zbatuar urdhërimet e tij, si po bëni sot.»

62 Pastaj mbreti dhe gjithë Izraeli bashkë me të, bënë një flijim të madh para Jehovait.+ 63 Solomoni bëri këto flijime në bashkësi+ për Jehovain: flijoi 22.000 gjedhë dhe 120.000 dhen. Kështu mbreti dhe gjithë izraelitët inauguruan* shtëpinë e Jehovait.+ 64 Atë ditë mbreti shenjtëroi* mesin e oborrit para shtëpisë së Jehovait, sepse iu desh të ofronte atje flijimet e djegura, blatimet në drithë dhe pjesët e dhjamura të flijimeve në bashkësi, meqë altari prej bakri+ para Jehovait ishte tepër i vogël për të mbajtur flijimet e djegura, blatimet në drithë dhe pjesët e dhjamura+ të flijimeve në bashkësi. 65 Në atë kohë Solomoni bashkë me gjithë Izraelin, një kongregacion i madh i ardhur nga gjithë vendi, nga Lebo-Hamathi* deri në vadin* e Egjiptit,+ e kremtuan festën+ para Jehovait, Perëndisë tonë, për 7 ditë, dhe pastaj për 7 ditë të tjera, gjithsej 14 ditë. 66 Ditën tjetër* ai e nisi popullin, e ata bekuan mbretin dhe shkuan në shtëpitë e tyre shumë të lumtur e me zemër të gëzuar për gjithë mirësinë+ që i kishte treguar Jehovai Davidit, shërbëtorit të tij, dhe popullit të vet, Izraelit.

9 Sapo Solomoni mbaroi ndërtimin e shtëpisë së Jehovait, të shtëpisë së mbretit*+ dhe të gjithçkaje që donte të ndërtonte,+ 2 Jehovai iu shfaq për herë të dytë, ashtu siç i ishte shfaqur në Gibeon.+ 3 Jehovai i tha: «E kam dëgjuar lutjen dhe përgjërimin që më bëre. E kam shenjtëruar këtë shtëpi që ke ndërtuar, duke vënë aty emrin tim+ përgjithnjë. Sytë e mi dhe zemra ime do të jenë aty përgjithmonë.+ 4 Nëse ti ecën para meje ashtu siç eci ati yt, Davidi,+ me një zemër me integritet*+ dhe me drejtësi,+ duke bërë gjithçka që të kam urdhëruar,+ dhe u bindesh rregullave dhe vendimeve të mia gjyqësore,+ 5 atëherë unë do ta bëj të patundur përgjithnjë fronin e mbretërisë sate në Izrael, ashtu siç i premtova Davidit, atit tënd: ‘Një nga pasardhësit e tu do të ulet gjithmonë në fronin e Izraelit.’+ 6 Por nëse ju dhe djemtë tuaj largoheni nga unë dhe nuk më ndiqni, nëse nuk i zbatoni urdhërimet dhe ligjet që ju kam vënë përpara, dhe filloni t’u shërbeni perëndive të tjera e të përkuleni para tyre,+ 7 unë do ta dëboj Izraelin nga vendi që i kam dhënë.+ Shtëpinë që kam shenjtëruar për emrin tim, do ta flak larg meje,+ dhe Izraeli do të bëhet objekt përbuzjeje* dhe gazi i botës.+ 8 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur, do të fishkëllejë nga habia dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+ 9 Atëherë do t’i përgjigjen: ‘Ngaqë braktisën Jehovain, Perëndinë e tyre, që i kishte nxjerrë paraardhësit e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe pranuan krahëhapur perëndi të tjera, u përkulën para tyre dhe u shërbyen. Prandaj Jehovai u solli gjithë këtë të keqe.’»+

10 Gjatë 20 vjetëve, Solomoni ndërtoi dy shtëpitë, shtëpinë e Jehovait dhe shtëpinë e mbretit.+ 11 Hirami,+ mbreti i Tirit, i kishte dhënë Solomonit dru cedri, dru dëllinje, si dhe ar, aq sa i kërkoi,+ prandaj mbreti Solomon i dha Hiramit 20 qytete në vendin e Galilesë. 12 Kështu Hirami doli nga Tiri për të parë qytetet që i kishte dhënë Solomoni, por nuk mbeti i kënaqur.* 13 Ai tha: «Ç’janë këto qytete që më ke dhënë, o vëlla?» Prandaj ato quhen Vendi i Kabulit* deri sot e kësaj dite. 14 Hirami i dërgoi mbretit 120 talenta* ari.+

15 Me anë të atyre që kishte rekrutuar për punë të detyruar,+ Solomoni ndërtoi shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e vet, Bregoren,*+ murin e Jerusalemit, Hazorin,+ Megidon+ dhe Gezerin.+ 16 (Faraoni, mbreti i Egjiptit, ishte ngjitur në Gezer, e kishte pushtuar dhe e kishte djegur me zjarr, ndërsa kananitët+ që banonin në qytet, i kishte vrarë. Kështu, ai ia dha atë si pajë* së bijës,+ gruas së Solomonit.) 17 Solomoni rindërtoi* Gezerin, Beth-Horonin e Poshtëm,+ 18 Baalathin,+ Tamarën në shkretëtirën e vendit, 19 si edhe të gjitha qytetet-depo të Solomonit, qytetet e karrocave,+ qytetet e kalorësve, dhe gjithçka që deshi të ndërtonte në Jerusalem, në Liban dhe në gjithë vendin që kishte në zotërim. 20 Sa për të gjithë njerëzit që kishin mbetur nga amoritët, hititët, perezitët, hivitët dhe nga jebusitët,+ që nuk ishin pjesë e popullit të Izraelit,+ 21 pasardhësit që kishin mbetur në vend—pasardhësit e atyre që izraelitët nuk kishin mundur t’i shfarosnin—Solomoni i rekrutoi për të punuar si skllevër deri sot e kësaj dite.+ 22 Por Solomoni nuk bëri skllav asnjë izraelit.+ Përkundrazi, ata ishin luftëtarët, shërbëtorët, princat e adjutantët e vet,* si dhe krerët e karrocierëve dhe të kalorësve të vet. 23 Në krye të punimeve të Solomonit ishin 550 krerë nëpunësish, të cilët ishin përgjegjës për njerëzit që kryenin punën.+

24 Vajza e faraonit+ shkoi nga Qyteti i Davidit+ në shtëpinë që kishte ndërtuar Solomoni për të. Pastaj ai ndërtoi Bregoren.*+

25 Tri herë në vit+ Solomoni paraqiste flijime të djegura dhe flijime në bashkësi mbi altarin që kishte ndërtuar për Jehovain;+ mbi altarin që ishte para Jehovait ngjitej tymi i blatimeve. Kështu ai përfundoi shtëpinë.+

26 Mbreti Solomon bëri edhe një flotë anijesh në Ezion-Geber,+ që gjendet pranë Elothit, në bregun e Detit të Kuq në vendin e Edomit.+ 27 Hirami dërgonte shërbëtorët e vet, detarë me përvojë, që të shërbenin në flotën e anijeve+ bashkë me shërbëtorët e Solomonit. 28 Ata shkonin në Ofir+ dhe merrnin që andej 420 talenta ari, të cilat ia sillnin mbretit Solomon.

10 Tani mbretëresha e Shebës dëgjoi për famën që Solomoni kishte arritur për shkak të emrit të Jehovait,+ prandaj erdhi ta vinte në provë me pyetje të ndërlikuara.*+ 2 Ajo mbërriti në Jerusalem me një grup mbresëlënës me shërbëtorë,*+ me deve të ngarkuara me vaj balsami+ dhe me sasi të mëdha ari e gurë të çmuar. Ajo shkoi te Solomoni dhe e pyeti për gjithçka që kishte në zemër. 3 Atëherë Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve të saj; nuk kishte asgjë tepër të vështirë* për mbretin që të mos dinte t’ia shpjegonte.

4 Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë mençurinë e Solomonit,+ shtëpinë që kishte ndërtuar,+ 5 ushqimin në tryezën e tij,+ vendet ku uleshin shërbëtorët në tryezën e tij, shërbimin që bënin kamerierët dhe veshjet e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe flijimet e djegura që bënte rregullisht në shtëpinë e Jehovait, ajo ngeli pa mend.* 6 Atëherë i tha mbretit: «Gjithçka që dëgjova në vendin tim për arritjet* e tua dhe për mençurinë tënde, dolën të vërteta. 7 Nuk i besova ato që dëgjova, derisa erdha vetë e i pashë me sytë e mi. Dhe ja, nuk më kishin treguar as gjysmën. Mençuria dhe begatia jote ia kanë tejkaluar gjithçkaje që kam dëgjuar. 8 Lum njerëzit dhe shërbëtorët e tu që qëndrojnë vazhdimisht para teje e dëgjojnë mençurinë tënde!+ 9 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia yt,+ që ka gjetur kënaqësi te ti dhe të ka vënë në fronin e Izraelit! Meqë Jehovai ka dashuri të përjetshme për Izraelin, të caktoi si mbret që të japësh gjykim të drejtë dhe të mbretërosh me drejtësi.»

10 Pastaj ajo i dha mbretit 120 talenta* ari, një sasi të madhe vaj balsami+ dhe gurë të çmuar.+ Askush nuk solli më aq shumë vaj balsami në vend, sa i solli mbretëresha e Shebës mbretit Solomon.

11 Flota e anijeve të Hiramit që transportonte ar nga Ofiri,+ sillte që andej edhe një sasi shumë të madhe dru algumi*+ dhe gurë të çmuar.+ 12 Me drurin e algumit mbreti bëri mbështetëse për shtëpinë e Jehovait dhe për shtëpinë e vet,* si edhe harpa dhe instrumente me tela për këngëtarët.+ Një sasi e tillë drurësh algumi as nuk është sjellë dhe as nuk është parë kurrë më, deri sot e kësaj dite.

13 Mbreti Solomon gjithashtu i dha mbretëreshës së Shebës gjithçka që ajo deshi dhe kërkoi, përveç gjërave që ai i dha nga bujaria e tij.* Pastaj mbretëresha u nis bashkë me shërbëtorët e saj dhe u kthye në vendin e vet.+

14 Çdo vit Solomoni merrte 666 talenta ari,+ 15 përveç të ardhurave që sillnin tregtarët shëtitës dhe fitimeve nga tregtarët, nga gjithë mbretërit e arabëve dhe nga guvernatorët e vendit.

16 Mbreti Solomon bëri 200 mburoja të mëdha prej ari të përzier+ (secilën e veshi me 600 sikla* ar)+ 17 dhe 300 shqyte* prej ari të përzier (secilin e veshi me tri mina* ar). Pastaj mbreti i vuri ato në Shtëpinë e Pyllit të Libanit.+

18 Ai bëri edhe një fron+ të madh të fildishtë dhe e veshi me ar të rafinuar.+ 19 Deri te froni kishte gjashtë shkallë, dhe prapa tij kishte një strehë të harkuar. Në të dyja anët e tij kishte mbështetëse për krahët dhe anash tyre qëndronin dy luanë.+ 20 Gjithashtu, në secilën nga 6 shkallët, në të dyja anët, qëndronte nga një luan, gjithsej 12 luanë. Asnjë mbretëri tjetër nuk kishte një fron si ky.

21 Të gjitha enët me të cilat pinte mbreti Solomon ishin prej ari, dhe të gjitha pajisjet e Shtëpisë së Pyllit të Libanit+ ishin prej ari të kulluar. S’kishte asgjë prej argjendi, sepse në ditët e Solomonit argjendi konsiderohej pa vlerë.+ 22 Mbreti kishte në det një flotë anijesh të Tarshishit+ bashkë me flotën e anijeve të Hiramit, dhe një herë në tre vjet flota e anijeve të Tarshishit sillte ar, argjend, fildish,+ majmunë dhe pallonj.

23 Kështu mbreti Solomon ishte më i pasur+ dhe më i mençur+ se gjithë mbretërit e tjerë të tokës. 24 Njerëz nga mbarë bota kërkonin ta takonin Solomonin* për të dëgjuar mençurinë që i kishte dhënë* Perëndia.+ 25 Të gjithë sillnin dhurata: sende argjendi, sende ari, rroba, armë, vaj balsami, kuaj dhe mushka. Kjo vazhdoi vit pas viti.

26 Solomoni grumbulloi karroca lufte dhe kuaj.* Ai kishte 1.400 karroca dhe 12.000 kuaj,*+ që i mbante në qytetet e karrocave dhe pranë mbretit në Jerusalem.+

27 Mbreti bëri që në Jerusalem argjendi të ishte i shumtë si gurët, kurse drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+

28 Solomoni importonte kuaj nga Egjipti dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa* me një çmim të caktuar.+ 29 Çdo karrocë importohej nga Egjipti për 600 monedha argjendi dhe një kalë për 150. Pastaj ata ua eksportonin të gjithë mbretërve të hititëve+ dhe mbretërve të Sirisë.

11 Por, përveç vajzës së faraonit,+ mbreti Solomon dashuroi shumë gra të huaja:+ gra moabite,+ amonite,+ edomite, sidonite+ dhe hitite.+ 2 Ato ishin nga kombet për të cilat Jehovai u kishte thënë izraelitëve: «Mos u përzieni me ta* dhe as ata të mos përzihen me ju, sepse me siguri do ta kthejnë zemrën tuaj që të ndjekë perënditë e tyre.»+ Por Solomoni u lidh me to* dhe i dashuroi. 3 Ai kishte 700 gra, që ishin princesha, dhe 300 konkubina.* Pak e nga pak gratë e tij ia kthyen zemrën.* 4 Kur Solomoni u plak,+ gratë ia kthyen zemrën që të ndiqte perëndi të tjera.+ Kështu ai nuk iu kushtua me gjithë zemër Jehovait, Perëndisë së vet, si kishte bërë Davidi, ati i tij. 5 Solomoni ndoqi Ashtorethin,+ perëndeshën e sidonitëve, dhe Milkomin,+ perëndinë e pështirë të amonitëve. 6 Solomoni bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe nuk iu bind në çdo gjë* Jehovait siç kishte bërë Davidi, ati i tij.+

7 Në atë kohë Solomoni ndërtoi një vend të lartë+ për Kemoshin, perëndinë e pështirë të Moabit, në malin përballë Jerusalemit, si dhe për Molekun,+ perëndinë e pështirë të amonitëve.+ 8 Këtë bëri për të gjitha gratë e tij të huaja, të cilat paraqitnin tym blatimesh dhe u bënin flijime perëndive të tyre.

9 Jehovait iu ndez zemërimi kundër Solomonit, sepse zemra e tij ishte larguar nga Jehovai, Perëndia i Izraelit,+ i cili i ishte shfaqur dy herë+ 10 dhe e kishte urdhëruar* që të mos shkonte pas perëndive të tjera.+ Por ai nuk iu bind urdhërimit të Jehovait. 11 Prandaj Jehovai i tha Solomonit: «Meqë veprove kështu e nuk respektove besëlidhjen time dhe ligjet e mia ashtu siç të urdhërova, unë do të ta heq patjetër mbretërinë nga duart dhe do t’ia jap njërit prej shërbëtorëve të tu.+ 12 Megjithatë, për hir të Davidit, atit tënd, s‘do ta bëj këtë gjatë jetës sate. Unë do ta heq mbretërinë nga duart e djalit tënd,+ 13 por nuk do ta heq të tërën.+ Një fis do t’ia jap djalit tënd+ për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jerusalemit që kam zgjedhur.»+

14 Atëherë, Jehovai nxori kundër Solomonit+ një kundërshtar, edomitin Hadad, nga familja mbretërore e Edomit.+ 15 Kur Davidi mundi Edomin,+ Joabi, kreu i ushtrisë, shkoi të varroste të vrarët dhe u përpoq të vriste çdo mashkull në Edom. 16 (Joabi bashkë me gjithë Izraelin qëndroi gjashtë muaj në Edom, derisa shfarosi çdo mashkull.) 17 Por Hadadi ia mbathi në Egjipt bashkë me disa shërbëtorë të të atit që ishin edomitë; atëherë Hadadi ishte djalë i vogël. 18 Kështu u nisën nga Midiani dhe arritën në Paran. Morën me vete disa burra nga Parani+ dhe vajtën në Egjipt te faraoni, mbreti i Egjiptit. Ky i dha Hadadit një shtëpi, i siguroi ushqim dhe tokë. 19 Hadadi fitoi miratimin e faraonit, aq sa ky i dha për nuse motrën e gruas së vet, Tafnesës, mbretëreshës.* 20 Pas ca kohësh, motra e Tafnesës i lindi Hadadit një djalë, Genubatin. Tafnesa u kujdes që djali të rritej* në shtëpinë e faraonit, dhe Genubati qëndroi në shtëpinë e faraonit mes djemve të tij.

21 Kur ishte në Egjipt, Hadadi dëgjoi se Davidi prehej me paraardhësit e tij+ dhe se Joabi, kreu i ushtrisë, kishte vdekur.+ Kështu Hadadi i tha faraonit: «Më lër të shkoj në vendin tim.» 22 Por faraoni ia ktheu: «Ç’të ka munguar që po kërkon të shkosh në vendin tënd?» Ai u përgjigj: «Asgjë, por të lutem, më lër të shkoj.»

23 Perëndia i nxori Solomonit edhe një kundërshtar+ tjetër, Rezonin, birin e Eliadait, që ia kishte mbathur nga zotëria i tij, Hadadezeri,+ mbreti i Zobahut. 24 Kur Davidi mundi* njerëzit e Zobahut,+ Rezoni mblodhi rreth vetes njerëz dhe u bë kreu i një bande plaçkitësish. Ata shkuan e u vendosën me banim në Damask+ dhe nisën të mbretëronin atje. 25 Ai u bë kundërshtar i Izraelit gjatë gjithë ditëve të Solomonit, duke i sjellë të këqija Izraelit, siç bëri edhe Hadadi. Rezoni e urrente shumë Izraelin ndërkohë që mbretëronte në Siri.

26 Kundër mbretit nisi të rebelohej*+ edhe Jeroboami,+ biri i Nebatit, një efraimit nga Zeredahu, shërbëtor i Solomonit.+ E ëma e tij quhej Zerua dhe ishte e ve. 27 Ai u rebelua kundër mbretit, ngaqë Solomoni kishte ndërtuar Bregoren*+ dhe kishte mbyllur të çarën e murit të Qytetit të Davidit, atit të tij.+ 28 Tani, Jeroboami ishte një burrë i zoti. Kur pa që ishte punëtor i palodhur, Solomoni e bëri mbikëqyrës+ të të gjithë punëtorëve të rekrutuar nga fisi i Jozefit. 29 Në atë kohë, ndërsa po dilte nga Jerusalemi, Jeroboami u takua rrugës me profetin Akijah,+ shilonitin, i cili kishte veshur një rrobë të re. Të dy u gjendën në fushë vetëm për vetëm. 30 Akijahu hoqi rrobën e re që kishte veshur dhe e grisi në 12 pjesë. 31 Pastaj i tha Jeroboamit:

«Merr dhjetë pjesë, sepse Jehovai, Perëndia i Izraelit thotë: ‘Ja, unë po ia heq Solomonit mbretërinë nga duart dhe dhjetë fise do të t’i jap ty.+ 32 Kurse atij do t’i mbetet vetëm një fis+ për hir të Davidit,+ shërbëtorit tim, dhe për hir të Jerusalemit, qytetit që kam zgjedhur nga të gjitha fiset e Izraelit.+ 33 Do ta bëj këtë sepse populli im më ka braktisur+ dhe përkulet para Ashtorethit, perëndeshës së sidonitëve, para Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe para Milkomit, perëndisë së amonitëve, dhe nuk ka ecur në udhët e mia, nuk ka bërë atë që është e drejtë në sytë e mi dhe nuk ka zbatuar ligjet e vendimet e mia gjyqësore si bëri Davidi, i ati. 34 Por nuk do t’ia heq tërë mbretërinë nga duart dhe do ta lë si prijës gjatë gjithë jetës së tij, për hir të Davidit, shërbëtorit që zgjodha,+ sepse ai iu bind urdhërimeve e ligjeve të mia. 35 Megjithatë do ta heq mbretërinë nga duart e të birit dhe dhjetë fise do të t’i jap ty.+ 36 Të birit do t’i jap vetëm një fis, që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë* para meje në Jerusalem,+ në qytetin që kam zgjedhur për të vënë emrin tim. 37 Do të të zgjedh ty që të mbretërosh mbi gjithçka që ta do shpirti, e do të bëhesh mbret i Izraelit. 38 Nëse i bindesh gjithçkaje që do të të urdhëroj, nëse ecën në udhët e mia dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke iu bindur ligjeve dhe urdhërimeve të mia, siç bëri Davidi,+ shërbëtori im, unë do të jem edhe me ty. Do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu siç kam ndërtuar për Davidin,+ dhe do të të jap Izraelin. 39 Këtë do ta bëj që t’i poshtëroj pasardhësit e Davidit,+ por jo përgjithmonë.’»+

40 Për këtë arsye, Solomoni kërkoi ta vriste Jeroboamin, prandaj ky ia mbathi në Egjipt, te Shishaku,+ mbreti i Egjiptit;+ ai qëndroi në Egjipt derisa vdiq Solomoni.

41 Pjesa tjetër e historisë së Solomonit, gjithçka që bëri dhe mençuria e tij, a nuk është shkruar në librin e historisë së Solomonit?+ 42 Solomoni mbretëroi 40 vjet në Jerusalem, mbi gjithë Izraelin. 43 Në fund Solomoni u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit, të atit; në vend të tij u bë mbret i biri, Rehoboami.+

12 Rehoboami shkoi në Sikem,+ sepse gjithë Izraeli kishte vajtur atje për ta bërë mbret.+ 2 Jeroboami, biri i Nebatit, dëgjoi për këtë. (Ai ndodhej ende në Egjipt, sepse ia kishte mbathur për shkak të mbretit Solomon dhe banonte atje.)+ 3 Atëherë dërguan njerëz ta thërritnin. Pastaj Jeroboami dhe tërë kongregacioni i Izraelit shkuan te Rehoboami dhe i thanë: 4 «Ati yt na e bëri zgjedhën të rëndë.+ Por, nëse ti na e lehtëson punën e rëndë që na ngarkoi dhe zgjedhën e rëndë që na vuri, ne do të të shërbejmë.»

5 Atëherë ai u tha: «Ikni dhe kthehuni tek unë pas tri ditësh.» Kështu populli iku.+ 6 Pastaj mbreti Rehoboam u konsultua* me burrat e moshuar* që i kishin shërbyer Solomonit, atit të tij, ndërsa ishte gjallë, dhe i pyeti: «Ç’më këshilloni, si t’i përgjigjem këtij populli?» 7 Ata iu përgjigjën: «Nëse sot bëhesh shërbëtor i këtij populli, ia pranon kërkesën dhe i jep një përgjigje të kënaqshme, ata do të të shërbejnë përgjithmonë.»

8 Mirëpo ai e hodhi poshtë këshillën që i dhanë burrat e moshuar* dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të e që tani ishin shërbëtorët e tij.+ 9 Ai i pyeti: «Ç’më këshilloni, si t’i përgjigjem këtij populli që më ka thënë: ‘Na e lehtëso zgjedhën që na vuri ati yt.’» 10 Të rinjtë që ishin rritur me të, iu përgjigjën: «Popullit që të ka thënë: ‘Ati yt na e bëri zgjedhën të rëndë, por ti na e lehtëso’, thuaji kështu: ‘Gishti im i vogël do të jetë më i trashë se mesi i tim eti. 11 Im atë ju ngarkoi një zgjedhë të rëndë, por unë do t’jua bëj edhe më të rëndë. Im atë ju ndëshkoi me thupër, kurse unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.’»

12 Jeroboami dhe tërë populli vajtën te Rehoboami ditën e tretë, ashtu siç u kishte thënë mbreti: «Kthehuni tek unë ditën e tretë.»+ 13 Por mbreti iu përgjigj ashpër popullit dhe e hodhi poshtë këshillën që i kishin dhënë burrat e moshuar;* 14 ai ndoqi këshillën e të rinjve dhe u tha: «Im atë jua bëri zgjedhën të rëndë, por unë do t’jua bëj edhe më të rëndë. Im atë ju ndëshkoi me thupër, kurse unë do t’ju ndëshkoj me kamxhik.» 15 Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse Jehovai bëri që ngjarjet të rridhnin kështu,+ me qëllim që të përmbushej fjala që Jehovai kishte thënë për Jeroboamin, birin e Nebatit, nëpërmjet Akijahut,+ shilonitit.

16 Kur pa se mbreti nuk pranoi ta dëgjonte, gjithë Izraeli* ia ktheu mbretit: «Ç’lidhje kemi ne me Davidin?! Nuk kemi asnjë trashëgimi nga djali i Jeseut. Shko te perënditë e tua, o Izrael! Tani kujdesu vetë për shtëpinë tënde, o David!» Atëherë Izraeli u kthye në shtëpitë* e veta.+ 17 Megjithatë Rehoboami vazhdoi të mbretëronte mbi izraelitët që banonin në qytetet e Judës.+

18 Pastaj mbreti Rehoboam dërgoi Adoramin,+ i cili ishte përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar, por gjithë Izraeli e goditi me gurë derisa vdiq. Mbreti Rehoboam arriti të hipte në karrocën e tij që t’ia mbathte për në Jerusalem.+ 19 Izraelitët e vazhdojnë rebelimin+ e tyre kundër shtëpisë së Davidit deri sot e kësaj dite.

20 Kur dëgjoi se Jeroboami ishte kthyer, gjithë Izraeli e thirri para asamblesë dhe e bëri mbret mbi Izraelin.+ Përveç fisit të Judës,+ askush nuk e ndoqi më shtëpinë e Davidit.

21 Sapo mbërriti në Jerusalem, Rehoboami mblodhi menjëherë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit, 180.000 luftëtarë të stërvitur* që të luftonin kundër shtëpisë së Izraelit, me qëllim që t’ia kthenin mbretërinë Rehoboamit, birit të Solomonit.+ 22 Atëherë fjala e Perëndisë së vërtetë iu drejtua Shemajahut,+ njeriut të Perëndisë së vërtetë: 23 «Thuaji Rehoboamit, birit të Solomonit, mbretit të Judës, gjithë shtëpisë së Judës, Beniaminit, dhe pjesës tjetër të popullit: 24 “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj izraelitë. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse unë bëra që të ndodhë kjo gjë.’”»+ Kështu, ata iu bindën fjalës së Jehovait dhe u kthyen në shtëpi ashtu siç u kishte thënë Jehovai.

25 Pastaj Jeroboami fortifikoi* Sikemin+ në rajonin malor të Efraimit dhe banoi atje. Që andej, iku dhe fortifikoi Penuelin.+ 26 Jeroboami tha me vete: «Mbretëria ka mundësi t’i kthehet shtëpisë së Davidit.+ 27 Nëse ky popull vazhdon të ngjitet për të bërë flijime në shtëpinë e Jehovait në Jerusalem,+ zemra e këtij populli do të kthehet te zotëria i tyre, Rehoboami, mbreti i Judës. Me siguri kanë për të më vrarë dhe kanë për t’u kthyer te Rehoboami, mbreti i Judës.» 28 Pasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari+ dhe i tha popullit: «Mos u lodhni të ngjiteni deri në Jerusalem. O Izrael, ja ku është Perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit.»+ 29 Pastaj njërin e vuri në Bethel,+ kurse tjetrin në Dan.+ 30 Kjo bëri që populli të mëkatonte;+ populli shkonte deri në Dan që të adhuronte atje viçin prej ari.

31 Jeroboami bëri shenjtërore në vende të larta dhe emëroi si priftërinj njerëz të zakonshëm që nuk ishin levitë.+ 32 Gjithashtu, Jeroboami themeloi një festë ditën e 15-të të muajit të 8-të, të ngjashme me festën që mbahej në Judë.+ Në altarin që kishte ngritur në Bethel,+ ai paraqiti flijime për viçat prej ari që kishte bërë. Në Bethel caktoi priftërinj për vendet e larta që kishte ngritur. 33 Kështu ditën e 15-të të muajit të 8-të, muaj që e kishte zgjedhur vetë, ai filloi të bënte blatime në altarin që kishte ngritur në Bethel; themeloi një festë për popullin e Izraelit dhe u ngjit në altar të bënte blatime e të paraqiste tym blatimesh.

13 Me urdhër të Jehovait, një njeri i Perëndisë+ shkoi nga Juda në Bethel, ndërkohë që Jeroboami qëndronte pranë altarit+ për të paraqitur tym blatimesh. 2 Atëherë, me urdhër të Jehovait, shpalli kundër altarit: «Altar, o altar, kështu thotë Jehovai: ‘Ja, shtëpisë së Davidit do t’i lindë një djalë me emrin Josia!+ Ai do të flijojë mbi ty priftërinjtë e vendeve të larta, ata që paraqitin mbi ty tym blatimesh, dhe do të djegë mbi ty eshtra njerëzish.’»+ 3 Atë ditë njeriu i Perëndisë dha një shenjë e tha: «Kjo është shenja që tregon se Jehovai ka folur: ‘Ja, altari do të çahet dhe hiri* mbi të do të derdhet.’»

4 Sapo dëgjoi atë që shpalli njeriu i Perëndisë së vërtetë kundër altarit në Bethel, mbreti Jeroboam shtriu drejt tij dorën që kishte mbi altar dhe tha: «Kapeni!»+ Sakaq, dora që kishte shtrirë drejt tij, u tha* dhe nuk mundi ta tërhiqte.+ 5 Atëherë altari u ça dhe hiri u derdh prej tij, sipas shenjës që njeriu i Perëndisë së vërtetë kishte dhënë me urdhër të Jehovait.

6 Mbreti i tha njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Të lutem, përgjërohu për miratimin* e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe lutu për mua, që të më kthehet dora si më parë.»+ Kështu njeriu i Perëndisë së vërtetë u përgjërua për miratimin e Jehovait, dhe mbretit iu kthye dora si më parë. 7 Pastaj mbreti i tha njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Eja me mua në shtëpi të hash diçka dhe lërmë të të jap një dhuratë.» 8 Por njeriu i Perëndisë së vërtetë i tha mbretit: «Edhe sikur të më jepje gjysmën e shtëpisë sate, nuk do të vija me ty dhe as do të haja bukë e as do të pija ujë në këtë vend, 9 sepse kjo është fjala që Jehovai më ka urdhëruar: ‘Mos ha bukë e mos pi ujë dhe mos u kthe nga rruga që shkove!’» 10 Kështu, ai u largua nëpërmjet një rruge tjetër dhe nuk u kthye nga rruga që kishte përshkuar për të vajtur në Bethel.

11 Në Bethel banonte një profet i moshuar. Djemtë e tij shkuan në shtëpi dhe i treguan tërë gjërat që kishte bërë atë ditë në Bethel njeriu i Perëndisë së vërtetë dhe fjalët që i kishte thënë mbretit. Pasi ia treguan këto atit të tyre, 12 ai i pyeti: «Nga cila rrugë iku?» Dhe djemtë i treguan rrugën nga kishte ikur njeriu i Perëndisë së vërtetë, që kishte ardhur nga Juda. 13 Atëherë ai u tha djemve: «Vërini samarin gomarit.» Ata i vunë samarin, dhe ai hipi mbi gomar.

14 Ai u nis pas njeriut të Perëndisë së vërtetë dhe e gjeti teksa rrinte ulur nën një pemë të madhe. Atëherë e pyeti: «Mos je ti njeriu i Perëndisë së vërtetë që erdhi nga Juda?»+ Ai iu përgjigj: «Unë jam.» 15 Profeti i moshuar i tha: «Eja në shtëpinë time të hash pak bukë.» 16 Por ai iu përgjigj: «Nuk mund të kthehem me ty e të pranoj ftesën tënde, dhe nuk mund të ha bukë e as të pi ujë me ty në këtë vend, 17 sepse Jehovai më urdhëroi: ‘Mos ha bukë e mos pi ujë atje. Mos u kthe nga rruga që shkove.’» 18 Atëherë ai i tha: «Edhe unë jam profet si ti, dhe një engjëll më tha me urdhër të Jehovait: ‘Ktheje në shtëpinë tënde që të hajë bukë e të pijë ujë.’» (E mashtroi.) 19 Kështu ai u kthye bashkë me të në shtëpinë e tij, që të hante bukë dhe të pinte ujë.

20 Ndërsa ishin ulur në tryezë, Jehovai i drejtoi këtë fjalë profetit që e kishte kthyer nga rruga 21 dhe ai ia shpalli njeriut të Perëndisë së vërtetë që kishte ardhur nga Juda: «Kështu thotë Jehovai: “Meqë nuk iu binde urdhrit të Jehovait dhe nuk e zbatove urdhërimin që të dha Jehovai, Perëndia yt, 22 por u ktheve që të haje bukë dhe të pije ujë në vendin për të cilin more urdhrin: ‘Mos ha bukë dhe mos pi ujë’, kufoma jote nuk do të varroset në varrin e paraardhësve të tu.”»+

23 Pasi njeriu i Perëndisë së vërtetë hëngri e piu, profeti i moshuar i vuri samarin gomarit për profetin që ishte kthyer nga udha. 24 Pastaj ai u nis për rrugë, por i doli para një luan që e vrau.+ Kufoma mbeti në rrugë dhe pranë i qëndronin gomari e luani. 25 Njerëzit që kalonin andej e panë kufomën në rrugë dhe luanin që qëndronte pranë saj. Ata hynë në qytetin ku banonte profeti i moshuar dhe treguan për këtë.

26 Kur e dëgjoi këtë, profeti që e kishte kthyer nga rruga tha menjëherë: «Është njeriu i Perëndisë së vërtetë që nuk iu bind urdhrit të Jehovait.+ Prandaj Jehovai bëri që një luan ta shqyente e ta vriste, sipas fjalës që i kishte thënë Jehovai.»+ 27 Pastaj u tha djemve të tij: «Vërini samarin gomarit.» Dhe ata ashtu bënë. 28 Atëherë ai u nis për udhë dhe e gjeti kufomën në rrugë. Pranë kufomës qëndronin gomari dhe luani, por luani nuk e kishte ngrënë kufomën dhe nuk e kishte shqyer gomarin. 29 Profeti e ngriti kufomën e njeriut të Perëndisë së vërtetë, e vuri mbi gomar dhe e solli në qytetin e vet që të mbante zi për të dhe ta varroste. 30 Ai e vuri kufomën në varrin e vet, dhe filluan ta qanin: «Medet, o vëlla!» 31 Pasi e varrosi, u tha djemve të tij: «Kur të vdes, më varrosni në vendin ku është varrosur njeriu i Perëndisë së vërtetë. M’i vini kockat pranë kockave të tij.+ 32 Ajo që shpalli ai me urdhër të Jehovait kundër altarit në Bethel dhe kundër gjithë shenjtëroreve në vendet e larta+ që gjenden në qytetet e Samarisë, do të ndodhë patjetër.»+

33 Edhe pas asaj që ndodhi, Jeroboami nuk hoqi dorë nga udha e tij e keqe, por vazhdoi të caktonte njerëz të zakonshëm si priftërinj për vendet e larta.+ Ai emëronte si prift* këdo që donte të bëhej prift, duke thënë: «Të bëhet prift për vendet e larta.»+ 34 Ky mëkat i shtëpisë së Jeroboamit+ solli shkatërrimin dhe shfarosjen e tyre nga faqja e dheut.+

14 Në atë kohë, Abijahu, djali i Jeroboamit, u sëmur. 2 Prandaj Jeroboami i tha së shoqes: «Të lutem, çohu dhe maskohu, që të mos merret vesh se je gruaja ime. Pastaj shko në Shiloh. Atje ndodhet profeti Akijah, i cili më tha se do të bëhesha mbret i këtij populli.+ 3 Merr me vete dhjetë bukë, kuleç dhe një poç mjaltë e shko te profeti. Atëherë ai do të të tregojë se çfarë do t’i ndodhë djalit.»*

4 Gruaja e Jeroboamit bëri siç i tha ai. U çua e shkoi në Shiloh+ te shtëpia e profetit. Akijahu nuk i lëvizte sytë dhe nuk shihte për shkak të moshës.

5 Por Jehovai i kishte treguar Akijahut: «Ja, gruaja e Jeroboamit po vjen të të pyesë për të birin e sëmurë. Do të të them çfarë t’i thuash.* Kur të mbërrijë, ajo do të hiqet si dikush tjetër.»

6 Sapo dëgjoi zhurmën e hapave kur ajo po futej në hyrje, Akijahu tha: «Hyr, o gruaja e Jeroboamit. Pse hiqesh si dikush tjetër? Mua më kanë caktuar të të jap një lajm të keq. 7 Shko e thuaji Jeroboamit: “Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Unë të ngrita nga mesi i popullit tënd, që të të bëja prijës të popullit tim, Izraelit.+ 8 Pastaj ia hoqa mbretërinë shtëpisë së Davidit e ta dhashë ty.+ Por ti nuk u bëre si shërbëtori im David që i zbatoi urdhërimet e mia dhe më ndoqi me gjithë zemër, duke bërë vetëm atë që ishte e drejtë në sytë e mi.+ 9 Ti veprove më keq se të gjithë pararendësit e tu, bëre një perëndi tjetër e shëmbëlltyra prej metali* për të më fyer,+ dhe më ktheve krahët.+ 10 Prandaj, unë do të sjell të këqija mbi shtëpinë e Jeroboamit, dhe do të shfaros nga shtëpia e Jeroboamit çdo mashkull,* përfshirë të pambrojturit e të dobëtit në Izrael. Do t’i vë fshesën gjithë shtëpisë së Jeroboamit,+ ashtu si fshihen bajgat derisa të mos mbetet asgjë. 11 Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet, do t’i hanë qentë, kurse ata që do të vdesin në arë, do t’i hanë zogjtë e qiellit, sepse këtë e ka thënë Jehovai.’”

12 Tani çohu dhe shko në shtëpi. Sapo të vësh këmbë në qytet, djali* do të vdesë. 13 Tërë Izraeli do të mbajë zi për të dhe do ta varrosë, sepse ai do të jetë i vetmi nga familja e Jeroboamit që do të varroset, meqë vetëm tek ai nga gjithë shtëpia e Jeroboamit, Jehovai, Perëndia i Izraelit, ka gjetur diçka të mirë. 14 Po vjen dita, madje tashmë ka ardhur, kur Jehovai do të vendosë për vete një mbret në Izrael që do ta shfarosë shtëpinë e Jeroboamit.+ 15 Jehovai do ta godasë Izraelin, i cili do të jetë si një kallam që përkulet në ujë, dhe do ta shkulë me rrënjë nga kjo tokë e mirë që u dha paraardhësve të tij.+ Ai do ta shpërndajë atë matanë Lumit,*+ sepse bëri shtylla të shenjta,*+ duke e fyer Jehovain. 16 Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve që ka kryer Jeroboami, me të cilat e ka shtyrë edhe Izraelin të mëkatojë.»+

17 Atëherë gruaja e Jeroboamit u nis dhe vajti në Tirzah. Kur arriti te pragu i shtëpisë, djali* vdiq. 18 Kështu e varrosën dhe tërë Izraeli mbajti zi për të, si kishte thënë Jehovai me anë të shërbëtorit të tij, profetit Akijah.

19 Pjesa tjetër e historisë së Jeroboamit, si luftoi+ dhe si mbretëroi, është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit. 20 Jeroboami mbretëroi për 22 vjet, e në fund u preh me paraardhësit e vet;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Nadabi.+

21 Ndërkohë Rehoboami, biri i Solomonit, ishte bërë mbret në Judë. Rehoboami ishte 41 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 17 vjet në Jerusalem, në qytetin që Jehovai e kishte zgjedhur+ ndër gjithë fiset e Izraelit si vendin për të vënë emrin e tij.+ Nëna e tij quhej Namaha dhe ishte amonite.+ 22 Njerëzit e Judës bënë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait+ dhe me mëkatet që kryen, e provokuan më shumë se paraardhësit e tyre.+ 23 Edhe ata ndërtuan vende të larta, kolona të shenjta dhe shtylla të shenjta*+ në çdo kodër të lartë+ dhe nën çdo pemë të harlisur.+ 24 Në vend kishte edhe burra që e shitnin veten si prostitutë në tempull;+ populli bënte gjithë gjërat e neveritshme të kombeve që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve.

25 Në vitin e pestë të mbretërimit të Rehoboamit, Shishaku,+ mbreti i Egjiptit, doli kundër Jerusalemit.+ 26 Ai mori thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit.*+ Ai mori çdo gjë, përfshirë edhe gjithë mburojat prej ari që kishte bërë Solomoni.+ 27 Prandaj, për t’i zëvendësuar, mbreti Rehoboam bëri mburoja prej bakri dhe ua besoi krerëve të rojave* që ruanin hyrjen e shtëpisë së mbretit. 28 Sa herë që mbreti shkonte në shtëpinë e Jehovait, rojat i merrnin ato dhe pastaj i kthenin në dhomën e rojave.

29 Pjesa tjetër e historisë së Rehoboamit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës?+ 30 Mes Rehoboamit dhe Jeroboamit kishte vazhdimisht luftë.+ 31 Në fund Rehoboami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit.+ Nëna e tij quhej Namaha dhe ishte amonite.+ Në vend të tij u bë mbret i biri, Abijami.*+

15 Në vitin e 18-të të mbretërimit të Jeroboamit,+ birit të Nebatit, në Judë u bë mbret Abijami.+ 2 Ai mbretëroi tre vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Makaha+ dhe ishte mbesa e Abishalomit. 3 Ai kreu të njëjtat mëkate që kishte bërë më parë i ati dhe nuk iu kushtua me gjithë zemër Jehovait, Perëndisë së vet, si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij. 4 Por, për hir të Davidit,+ Jehovai, Perëndia i vet, i dha një llambë* Abijamit në Jerusalem+ duke vendosur pas tij si mbret të birin dhe duke mos e lënë Jerusalemin të shuhej, 5 sepse Davidi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe tërë jetën nuk u largua nga asgjë që Ai e kishte urdhëruar, përveç rastit të hititit Uriah.+ 6 Gjatë gjithë jetës së Rehoboamit, kishte luftë mes Rehoboamit dhe Jeroboamit.+

7 Pjesa tjetër e historisë së Abijamit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës?+ Edhe mes Abijamit dhe Jeroboamit kishte luftë.+ 8 Në fund Abijami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Qytetin e Davidit; në vend të tij u bë mbret i biri,+ Asa.+

9 Asa nisi të mbretëronte në Judë në vitin e 20-të të mbretërimit të Jeroboamit, mbretit të Izraelit. 10 Ai mbretëroi 41 vjet në Jerusalem. Gjyshja e tij quhej Makaha+ dhe ishte mbesa e Abishalomit. 11 Asa bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait,+ ashtu si Davidi, paraardhësi i tij. 12 Ai dëboi nga vendi burrat që e shitnin veten si prostitutë në tempull+ dhe hoqi gjithë idhujt e pështirë* që kishin bërë paraardhësit e tij.+ 13 Madje edhe Makahën,+ gjyshen e vet, e hoqi nga pozita si nëna mbretëreshë,* sepse kishte bërë një idhull të ndyrë për adhurimin e shtyllës së shenjtë.* Asa e rrëzoi idhullin+ dhe e dogji në luginën e Kidronit.+ 14 Edhe pse vendet e larta nuk u hoqën,+ Asa iu kushtua me gjithë zemër Jehovait gjatë gjithë jetës së tij* 15 dhe solli në shtëpinë e Jehovait gjërat që ai dhe i ati kishin shenjtëruar: argjend, ar dhe pajisje të ndryshme.+

16 Mes Asës dhe Bashës,+ mbretit të Izraelit, kishte vazhdimisht luftë. 17 Kështu Basha, mbreti i Izraelit, doli kundër Judës dhe nisi të fortifikonte* Ramahun,+ që të mos lejonte asnjë të dilte ose të hynte në territorin e* Asës, mbretit të Judës.+ 18 Atëherë Asa mori gjithë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit* e ua dha shërbëtorëve të tij. Pastaj mbreti Asa i dërgoi këta te Ben-Hadadi, biri i Tabrimonit, birit të Hezionit, mbreti i Sirisë,+ i cili banonte në Damask, për t’i thënë: 19 «Mes meje e teje dhe mes atit tim e atit tënd ka një marrëveshje.* Po të dërgoj si dhuratë argjend dhe ar. Prishe, pra, marrëveshjen me Bashën, mbretin e Izraelit, që ai të tërhiqet nga unë.» 20 Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi kundër qyteteve të Izraelit krerët e ushtrive të tij. Ata pushtuan Ijonin,+ Danin,+ Abel-Beth-Makahun, gjithë Kineretin dhe mbarë vendin e Neftalit. 21 Kur e mori vesh, Basha e ndërpreu menjëherë fortifikimin e Ramahut dhe u kthye në Tirzah.+ 22 Atëherë mbreti Asa thirri gjithë Judën, pa përjashtim, dhe ata morën gurët e drutë e Ramahut, që Basha i kishte përdorur për ndërtim. Mbreti Asa fortifikoi me ta Gebën+ e Beniaminit dhe Mizpahun.+

23 Pjesa tjetër e gjithë historisë së Asës, gjithë bëmat e tij, gjithçka bëri dhe qytetet që fortifikoi, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? Mirëpo, kur u plak, ai u sëmur nga këmbët.+ 24 Në fund Asa u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën bashkë me ta në Qytetin e Davidit, paraardhësit të tij; në vend të tij u bë mbret i biri, Jehozafati.+

25 Nadabi,+ biri i Jeroboamit, u bë mbret i Izraelit në vitin e dytë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. Ai mbretëroi dy vjet në Izrael 26 dhe bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, eci në gjurmët e të atit+ dhe kreu po ato mëkate me të cilat Jeroboami e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 27 Basha, biri i Akijahut, nga shtëpia e Isaharit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibeton,+ në qytetin e filistinëve, ndërkohë që Nadabi dhe gjithë Izraeli po rrethonin Gibetonin. 28 Pra, Basha e vrau atë në vitin e tretë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe u bë mbret në vend të tij. 29 Sapo u bë mbret, vrau gjithë shtëpinë e Jeroboamit. Nuk la gjallë asnjë* në shtëpinë e Jeroboamit; i shfarosi të gjithë, ashtu si kishte thënë Jehovai me anë të shërbëtorit të tij, shilonitit Akijah.+ 30 E gjithë kjo ndodhi për shkak të mëkateve që kishte bërë Jeroboami, me të cilat kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte, dhe ngaqë e kishte fyer rëndë Jehovain, Perëndinë e Izraelit. 31 Pjesa tjetër e historisë së Nadabit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 32 Midis Asës dhe Bashës, mbretit të Izraelit, kishte vazhdimisht luftë.+

33 Basha, biri i Akijahut, u bë mbret në Tirzah në vitin e tretë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe mbretëroi 24 vjet në gjithë Izraelin.+ 34 Por bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ eci në gjurmët e Jeroboamit dhe kreu po ato mëkate me të cilat ky e kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+

16 Atëherë me anë të Jehut,+ birit të Hananit,+ Jehovai i drejtoi Bashës këto fjalë: 2 «Të ngrita nga pluhuri dhe të bëra prijës të popullit tim, Izraelit,+ por ti vazhdove të ecje në gjurmët e Jeroboamit dhe e bëre të mëkatonte popullin tim, Izraelin, kështu që ata më fyen me mëkatet e tyre.+ 3 Prandaj unë do t’i vë fshesën gjithë shtëpisë sate dhe do të bëj me shtëpinë tënde ashtu si bëra me shtëpinë e Jeroboamit,+ birit të Nebatit. 4 Ata të shtëpisë sate që do të vdesin në qytet, do t’i hanë qentë, kurse ata që do të vdesin në arë, do t’i hanë zogjtë e qiellit.»

5 Pjesa tjetër e historisë së Bashës, ato që bëri dhe bëmat e tij, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 6 Në fund Basha u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Tirzah;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Elahu. 7 Gjithashtu, me anë të profetit Jehu, birit të Hananit, Jehovai tha se Basha dhe shtëpia e tij do të bëheshin si shtëpia e Jeroboamit, jo vetëm sepse bëri gjithë atë të keqe me duart e tij në sytë e Jehovait, duke e fyer atë, por edhe sepse vrau Nadabin.+

8 Në vitin e 26-të të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, Elahu, biri i Bashës u bë mbret i Izraelit në Tirzah. Ai mbretëroi dy vjet. 9 Shërbëtori i vet, Zimri, kreu që mbikëqyrte gjysmën e karrocave të luftës, komplotoi kundër Elahut ndërsa ky ishte në Tirzah duke u dehur në shtëpinë e Arzait, përgjegjësit të shtëpisë së mbretit në Tirzah. 10 Zimri hyri brenda, e goditi dhe e vrau;+ pastaj u bë mbret në vend të tij. Kjo ndodhi në vitin e 27-të të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. 11 Sapo u bë mbret dhe u ul në fron, ai vrau të gjithë ata të shtëpisë së Bashës. Nuk ia kurseu jetën asnjë mashkulli,* qoftë të afërmve* a miqve të tij. 12 Kështu Zimri shfarosi tërë shtëpinë e Bashës, sipas fjalës që kishte thënë Jehovai kundër Bashës me anë të profetit Jehu.+ 13 E gjithë kjo ndodhi për shkak të gjithë mëkateve që kishin bërë Basha dhe Elahu, biri i tij, me të cilat kishin shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte duke e fyer Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me idhujt e tyre të kotë.+ 14 Pjesa tjetër e historisë së Elahut, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit?

15 Në vitin e 27-të të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, Zimri mbretëroi shtatë ditë në Tirzah, ndërkohë që trupat ushtarake kishin ngritur kampin për të luftuar kundër Gibetonit+ të filistinëve. 16 Pastaj trupat ushtarake dëgjuan të thuhej: «Zimri ka komplotuar kundër mbretit dhe e ka vrarë.» Kështu atë ditë, në kamp, tërë Izraeli bëri mbret Omrin,+ kreun e ushtrisë. 17 Omri bashkë me gjithë Izraelin erdhën nga Gibetoni dhe rrethuan Tirzahun. 18 Kur pa që qyteti ishte pushtuar, Zimri hyri në kullën e fortifikuar të shtëpisë së mbretit.* Ai i vuri zjarrin shtëpisë, e kështu vdiq edhe vetë brenda.+ 19 Kjo ndodhi si pasojë e mëkateve që kishte kryer, duke bërë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, pasi kishte ecur në gjurmët e Jeroboamit, dhe për shkak të mëkatit që kishte shtyrë Izraelin të mëkatonte.+ 20 Pjesa tjetër e historisë së Zimrit, si dhe komploti që thuri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit?

21 Në atë kohë, populli i Izraelit ishte ndarë në dy pjesë. Një pjesë ndoqi Tibnin, birin e Ginatit, dhe donte ta bënte mbret, ndërsa pjesa tjetër ndoqi Omrin. 22 Por populli që ndiqte Omrin mposhti ata që ndiqnin Tibnin, birin e Ginatit. Kështu Tibni vdiq, kurse Omri u bë mbret.

23 Omri u bë mbret në Izrael në vitin e 31-të të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe mbretëroi 12 vjet. Në Tirzah mbretëroi 6 vjet. 24 Ai bleu nga Shemeri malin e Samarisë për dy talenta* argjendi. Në këtë mal ndërtoi një qytet, të cilit ia vuri emrin Samari,*+ sipas emrit të Shemerit, pronarit* të malit. 25 Omri vazhdoi të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe veproi më keq se të gjithë pararendësit e tij.+ 26 Ai eci plotësisht në gjurmët e Jeroboamit, birit të Nebatit, dhe kreu po ato mëkate me të cilat kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte, duke e fyer Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me idhujt e tyre të kotë.+ 27 Pjesa tjetër e historisë së Omrit, ato që bëri dhe bëmat e tij, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 28 Më vonë Omri u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari; në vend të tij u bë mbret i biri, Akabi.+

29 Akabi, biri i Omrit, u bë mbret i Izraelit në vitin e 38-të të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. Ai mbretëroi 22 vjet në Samari si mbret i Izraelit.+ 30 Në sytë e Jehovait, Akabi, biri i Omrit, ishte më i keq se të gjithë pararendësit e tij.+ 31 Dhe sikur të mos mjaftonte që kreu të njëjtat mëkate që bëri Jeroboami,+ biri i Nebatit, mori për grua Jezebelën,+ bijën e Etbaalit, mbretit të sidonitëve,+ dhe filloi t’i shërbente Baalit+ e të përkulej para atij. 32 Veç kësaj ngriti një altar për Baalin+ në tempullin* që kishte ndërtuar për të në Samari. 33 Akabi bëri edhe shtyllën e shenjtë.*+ Ai bëri gjëra të këqija që e fyenin Jehovain, Perëndinë e Izraelit, më shumë se gjithë mbretërit e Izraelit që kishin qenë para tij.

34 Gjatë mbretërimit të Akabit, betheliti Hiel rindërtoi Jerikonë. Themelet i hodhi duke e paguar me jetën e Abiramit, të parëlindurit të tij, ndërsa portat e qytetit i ngriti duke e paguar me jetën e Segubit, djalit më të vogël, sipas fjalës që tha Jehovai me anë të Josiut, birit të Nunit.+

17 Tani Elija,*+ tishbiti, që banonte në Galad,+ i tha Akabit: «Siç është e vërtetë që rron Jehovai, Perëndia i Izraelit, të cilit i shërbej,* gjatë këtyre viteve nuk do të bjerë as vesë, as shi, përveçse me urdhrin tim!»+

2 Jehovai i drejtoi Elijas këto fjalë: 3 «Ik që këtej, shko drejt lindjes dhe fshihu në luginën e Keritit,* në lindje të Jordanit. 4 Ti do të pish nga përroi, dhe unë do të urdhëroj korbat që të të sjellin ushqim.»+ 5 Menjëherë ai u nis dhe bëri siç i tha Jehovai. Shkoi dhe qëndroi në luginën e Keritit,* në lindje të Jordanit. 6 Korbat i çonin bukë e mish në mëngjes dhe në mbrëmje, kurse ujë pinte nga përroi.+ 7 Mirëpo, pas disa ditësh, përroi u tha,+ sepse s’kishte rënë shi në vend.

8 Atëherë Jehovai i drejtoi Elijas këto fjalë: 9 «Çohu, shko në Zarefatin e Sidonit dhe qëndro atje. Në atë vend do të urdhëroj një vejushë që të të mbajë me ushqim.»+ 10 Kështu ai u çua dhe shkoi në Zarefat. Kur arriti në hyrjen e qytetit, pa një vejushë që po mblidhte dru. Ai i thirri dhe i tha: «Të lutem, më sill pak ujë që të pi.»+ 11 Ndërsa ajo po shkonte që të merrte ujë, ai i thirri: «Të lutem, më sill edhe një kafshatë bukë.» 12 Ajo tha: «Siç është e vërtetë që rron Jehovai, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një grusht miell në qypin e madh e pak vaj në qypin e vogël.+ Tani po mbledh ca dru dhe do të shkoj në shtëpi e do të bëj diçka për vete dhe për djalin tim. Ky do të jetë vakti i fundit, dhe pastaj do të vdesim.»

13 Atëherë Elija ia ktheu: «Mos ki frikë. Shko në shtëpi dhe bëj si the. Por në fillim më bëj mua një bukë të vogël të rrumbullakët me miellin që të ka mbetur dhe ma sill. Pastaj mund të bësh diçka për vete dhe për djalin tënd, 14 sepse kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Mielli në qypin e madh nuk do të mbarojë dhe vaji në qypin e vogël nuk do të shterojë deri ditën kur Jehovai të sjellë shi mbi faqen e dheut.’»+ 15 Atëherë ajo shkoi dhe bëri si i tha Elija. Kështu ajo, familja e saj dhe Elija hëngrën për shumë ditë.+ 16 Mielli në qypin e madh nuk mbaroi dhe as vaji në qypin e vogël nuk shteroi, ashtu si kishte thënë Jehovai me anë të Elijas.

17 Pas këtyre gjërave, djali i asaj gruaje, i zonjës së shtëpisë, u sëmur. Sëmundja ishte aq e rëndë, saqë ai vdiq.*+ 18 Atëherë ajo i tha Elijas: «O njeri i Perëndisë së vërtetë, çfarë të kam bërë? Mos ke ardhur të më kujtosh fajet e mia dhe t’i sjellësh vdekjen djalit tim?»+ 19 Por ai ia ktheu: «Ma jep djalin.» Pastaj ia mori nga krahët, e çoi te dhoma në tarracë, ku qëndronte vetë, dhe e vuri në shtratin e tij.+ 20 Ai iu lut Jehovait: «O Jehova, Perëndia im,+ edhe vejushës tek e cila po qëndroj do t’i bësh keq duke i sjellë vdekjen djalit të saj?» 21 Pastaj u përkul tri herë mbi fëmijën dhe iu lut Jehovait: «O Jehova, Perëndia im, të lutem, ktheje në jetë këtë fëmijë!» 22 Jehovai e dëgjoi kërkesën e Elijas+ dhe fëmija u kthye në jetë e u ringjall.+ 23 Elija e mori fëmijën, e zbriti nga dhoma në tarracë poshtë në shtëpi dhe ia dha nënës duke i thënë: «Shiko, djali yt është gjallë!»+ 24 Menjëherë gruaja i tha Elijas: «Tani e di se ti je vërtet njeri i Perëndisë+ dhe se fjala e Jehovait që ke thënë, është e vërtetë.»

18 Pas ca kohësh, në vitin e tretë,+ fjala e Jehovait iu drejtua Elijas: «Shko, paraqitu tek Akabi, dhe unë do të dërgoj shi në tokë.»+ 2 Prandaj Elija shkoi të paraqitej tek Akabi. Në atë kohë, zia e bukës në Samari ishte e rëndë.+

3 Ndërkohë Akabi thirri Abdinë, që ishte përgjegjës për shtëpinë. (Abdia e nderonte thellësisht Jehovain.* 4 Kur Jezebela+ shfaroste* profetët e Jehovait, Abdia fshehu 100 profetë, 50 në një shpellë dhe 50 në një tjetër, dhe u siguronte bukë e ujë.) 5 Atëherë Akabi i tha Abdisë: «Dil nëpër vend dhe shko në të gjitha burimet e ujit dhe në të gjitha luginat.* Ndoshta gjejmë mjaftueshëm bar, që të mbajmë gjallë kuajt dhe mushkat e që të mos na ngordhin të gjitha kafshët.» 6 Kështu, ata ndanë mes tyre vendin nëpër të cilin do të shkonin. Akabi shkoi i vetëm në njërën udhë, ndërsa Abdia shkoi i vetëm në udhën tjetër.

7 Teksa Abdia ishte rrugës, Elija doli për ta takuar. Abdia e njohu menjëherë, u përkul me fytyrë përtokë dhe tha: «Ti je, zotëria im Elija?»+ 8 Ai ia ktheu: «Unë jam. Shko e thuaji zotërisë tënd: ‘Elija është këtu.’» 9 Por Abdia tha: «Ç’mëkat kam bërë që ta dorëzosh shërbëtorin tënd tek Akabi që të më vrasë? 10 Siç është e vërtetë që rron Jehovai, Perëndia yt, nuk ka komb a mbretëri ku zotëria im të mos ketë dërguar njerëz për të të kërkuar. Pasi thoshin: ‘Nuk është këtu’, ai e vinte mbretërinë dhe kombin të betoheshin se nuk mund të të gjenin.+ 11 Tani ti thua: “Shko e thuaji zotërisë tënd: ‘Elija është këtu.’” 12 Kur unë të iki prej teje, fryma e Jehovait do të të çojë+ në një vend që s’e di, e kur t’i tregoj Akabit dhe ai nuk do të të gjejë, pa diskutim do të më vrasë. Megjithatë shërbëtori yt e ka nderuar thellësisht Jehovain* që në rini. 13 Nuk i kanë treguar zotërisë tim se çfarë bëra kur Jezebela vriste profetët e Jehovait, se si i fsheha 100 profetë të Jehovait, 50 në një shpellë e 50 në një tjetër, dhe u siguroja bukë e ujë?+ 14 Kurse ti tani thua: “Shko e thuaji zotërisë tënd: ‘Elija është këtu.’” Ai ka për të më vrarë me siguri.» 15 Megjithatë Elija tha: «Siç është e vërtetë që rron Jehovai i ushtrive, të cilit i shërbej,* sot do të paraqitem tek ai.»

16 Atëherë Abdia shkoi të takonte Akabin dhe i tregoi. Kështu Akabi shkoi të takonte Elijan.

17 Sapo pa Elijan, Akabi i tha: «Ja ku qenke, ti që i ke sjellë kaq shumë telashe* Izraelit!»

18 Ai ia ktheu: «Nuk ia kam sjellë unë telashet Izraelit, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Jehovait dhe keni shkuar pas Baalëve.+ 19 E tani thirr gjithë Izraelin në malin Karmel,+ si edhe 450 profetët e Baalit dhe 400 profetët e shtyllës së shenjtë*+ që hanë në tryezën e Jezebelës.» 20 Kështu Akabi i dërgoi fjalë gjithë popullit të Izraelit dhe i mblodhi profetët në malin Karmel.

21 Atëherë Elija iu afrua gjithë popullit dhe tha: «Deri kur do të lëkundeni* mes dy mendimeve?+ Nëse është Jehovai Perëndia i vërtetë, ndiqeni,+ por nëse është Baali, ndiqni atë.» Por populli nuk tha asnjë fjalë. 22 Pastaj Elija i tha popullit: «Vetëm unë kam mbetur si profet i Jehovait,+ kurse profetët e Baalit janë 450 burra. 23 Na jepni dy dema të rinj; ata të zgjedhin një dem, ta presin copa-copa dhe ta vënë mbi dru, por të mos i vënë zjarrin. Unë do të bëj gati demin tjetër dhe do ta vë mbi dru, por nuk do t’i vë zjarrin. 24 Atëherë ata duhet të luten në emër të perëndisë së tyre,+ kurse unë do të lutem në emër të Jehovait. Perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit, do të tregojë se është Perëndia i vërtetë.»+ Me të dëgjuar këtë, tërë populli tha: «Mirë e ke.»

25 Tani Elija u tha profetëve të Baalit: «Zgjidhni një dem të ri dhe bëjeni gati ju të parët, sepse jeni më shumë. Pastaj lutuni në emër të perëndisë tuaj, por mos i vini zjarrin.» 26 Kështu ata morën demin e ri që u dhanë, e bënë gati dhe thërritën emrin e Baalit nga mëngjesi deri në mesditë, duke thënë: «O Baal, na u përgjigj!» Por s’dëgjohej zë dhe askush nuk përgjigjej.+ Ata vazhduan të kërcenin çalë-çalë rreth altarit që kishin bërë. 27 Rreth mesditës, Elija nisi t’i vinte në lojë e t’u thoshte: «Thërritni sa t’ju hajë zëri! Në fund të fundit, ai është perëndi!+ Mbase është zhytur në mendime ose ka shkuar të kryejë nevojat personale.* Ose ndoshta është në gjumë dhe dikush duhet ta zgjojë!» 28 Ata thërritnin sa u hante zëri dhe pritnin veten me shpata* e heshta sipas zakonit të tyre, derisa u shkoi gjaku çurg. 29 Kaloi mesdita e ata ende silleshin si të çmendur* deri në kohën e paraqitjes së blatimit në drithë të mbrëmjes, por përsëri s’u dëgjua asnjë zë dhe askush s’u përgjigj; askush s’ua vuri veshin.+

30 Në fund, Elija i tha gjithë popullit: «Afrohuni tek unë.» Kështu gjithë populli u afrua dhe ai rregulloi altarin e Jehovait që ishte shembur.+ 31 Pastaj Elija mori 12 gurë, në përputhje me numrin e fiseve të bijve të Jakobit, të cilit fjala e Jehovait i kishte thënë: «Emri yt do të jetë Izrael.»+ 32 Me ata gurë ngriti një altar+ në emër të Jehovait, pastaj hapi një hendek rreth e qark tij, me një sipërfaqe aq të madhe sa mund të mbillej me dy sea* farë. 33 Pas kësaj rregulloi drutë, e preu copa-copa demin e ri dhe e vuri mbi drutë.+ Atëherë tha: «Mbushni katër qypa të mëdhenj me ujë dhe derdhini mbi blatimin që është për t’u djegur e mbi drutë.» 34 Pastaj shtoi: «Bëjeni prapë.» Ata e bënë prapë. Ai tha përsëri: «Bëjeni për herë të tretë.» E ata e bënë për herë të tretë. 35 Kështu uji shkoi rreth e qark altarit, dhe Elija mbushi me ujë edhe hendekun.

36 Në kohën e paraqitjes së blatimit në drithë të mbrëmjes,+ profeti Elija u afrua tek altari dhe tha: «O Jehova, Perëndia i Abrahamit,+ i Isakut+ dhe i Izraelit, le ta marrin vesh sot se ti je Perëndi në Izrael, se unë jam shërbëtori yt dhe se gjithë këto gjëra i kam bërë sipas fjalës sate!+ 37 Përgjigjmu, o Jehova! Përgjigjmu, që ky popull ta dijë se ti, o Jehova, je Perëndia i vërtetë dhe se po e kthen zemrën e tyre te ti!»+

38 Atëherë nga Jehovai zbriti një zjarr që përpiu blatimin e djegur,+ drutë, gurët dhe pluhurin, madje përthau edhe ujin që ishte në hendek.+ 39 Kur tërë populli pa këtë, menjëherë u përkul me fytyrë përtokë dhe tha: «Jehovai është Perëndia i vërtetë! Jehovai është Perëndia i vërtetë!» 40 Pastaj Elija u tha: «Kapini profetët e Baalit! Mos lini të shpëtojë as edhe një prej tyre!» Ata i kapën menjëherë dhe Elija i zbriti në përroin* e Kishonit,+ e atje i vrau.+

41 Elija i tha Akabit: «Ngjitu lart, ha dhe pi, sepse dëgjohet zhurma e një rrebeshi të madh.»+ 42 Akabi u ngjit për të ngrënë e për të pirë, kurse Elija u ngjit në majë të Karmelit dhe u mblodh kruspull përtokë me fytyrën mes gjunjëve.+ 43 Pastaj i tha shërbëtorit të tij: «Të lutem, ngjitu më lart dhe vështro në drejtim të detit.» Kështu ai u ngjit të shikonte, dhe tha: «Nuk ka asgjë.» Shtatë herë me radhë Elija i tha: «Shko të shikosh përsëri!» 44 Herën e shtatë shërbëtori i tha: «Ja, është një re e vogël sa një pëllëmbë njeriu që ngjitet nga deti.» Atëherë Elija tha: «Shko e thuaji Akabit: ‘Mbreh kuajt e karrocës dhe zbrit para se të të zërë rrebeshi!’» 45 Ndërkohë qielli u errësua nga retë, fryu erë dhe ra një rrebesh i madh.+ Akabi ngiste kuajt dhe mori rrugën për në Jezrel.+ 46 Por fuqia* e Jehovait erdhi mbi Elijan, që mblodhi* në mes veshjen e tij, dhe vrapoi përpara Akabit deri në Jezrel.

19 Atëherë Akabi+ i tregoi Jezebelës+ gjithçka kishte bërë Elija dhe si i kishte vrarë me shpatë tërë profetët.+ 2 Menjëherë Jezebela i dërgoi Elijas një lajmëtar për t’i thënë: «Perënditë më ndëshkofshin ashpër, nëse nesër në këtë kohë nuk do të kem bërë që ti të përfundosh si secili prej tyre!» 3 Me të dëgjuar këtë, Elija u frikësua, prandaj u çua dhe iku për të shpëtuar kokën.+ Vajti në Ber-Shebë+ të Judës,+ la atje shërbëtorin e tij, 4 kurse vetë bëri një ditë rrugë në shkretëtirë. Ai u ul nën një gjineshtër dhe kërkoi të vdiste: «O Jehova, s’mundem më, merrma jetën,+ sepse nuk jam më i mirë se paraardhësit e mi.»

5 Pastaj u shtri dhe ra në gjumë nën gjineshtër. Papritur një engjëll e preku+ dhe i tha: «Ngrihu dhe ha.»+ 6 Ai pa dhe aty pranë kokës së tij ishte një bukë e rrumbullakët mbi gurë të nxehtë dhe një shtambë me ujë. Ai hëngri, piu dhe u shtri përsëri. 7 Më vonë engjëlli i Jehovait u kthye për herë të dytë, e preku dhe tha: «Ngrihu dhe ha, sepse udhëtimi do të jetë tepër i vështirë për ty.» 8 Kështu ai u ngrit, hëngri e piu. Me fuqinë që i dha ushqimi, eci për 40 ditë e 40 net derisa arriti në Horeb, në malin e Perëndisë së vërtetë.+

9 Atje hyri në një shpellë+ që të kalonte natën. Kur ja, fjala e Jehovait iu drejtua: «Çfarë po bën këtu, Elija?» 10 Ai u përgjigj: «Më pushtoi zelli për ty, o Jehova, Perëndi i ushtrive,+ sepse populli i Izraelit ka lënë besëlidhjen tënde,+ ka shembur altarët e tu dhe ka vrarë me shpatë profetët e tu.+ Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin jetën.»+ 11 Por Ai tha: «Dil dhe qëndro në mal përpara Jehovait.» Dhe ja, po kalonte Jehovai.+ Një erë e madhe dhe e fortë po çante malet e po thyente shkrepat para Jehovait,+ por Jehovai nuk ishte në erë. Pas erës, ra një tërmet,+ por Jehovai nuk ishte në tërmet. 12 Pas tërmetit, pati zjarr,+ por Jehovai nuk ishte në zjarr. Pas zjarrit, u dëgjua një zë i qetë e i ulët.+ 13 Sapo e dëgjoi, Elija e mbuloi fytyrën me veshjen e tij*+ dhe doli e qëndroi në hyrje të shpellës. Atëherë një zë e pyeti: «Çfarë po bën këtu, Elija?» 14 Ai u përgjigj: «Më pushtoi zelli për ty, o Jehova, Perëndi i ushtrive, sepse populli i Izraelit ka lënë besëlidhjen tënde,+ ka shembur altarët e tu dhe ka vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin jetën.»+

15 Jehovai i tha: «Kthehu dhe shko në shkretëtirën e Damaskut dhe kur të arrish atje, mirose Hazaelin+ si mbret të Sirisë. 16 Pastaj Jehun,+ nipin e Nimshit, mirose si mbret të Izraelit, kurse Eliseun,* birin e Shafatit nga Abel-Meholahu, mirose si profet në vendin tënd.+ 17 Ai që do të shpëtojë nga shpata e Hazaelit,+ do të vritet nga Jehu,+ dhe ai që do të shpëtojë nga shpata e Jehut, do të vritet nga Eliseu.+ 18 Kam akoma 7.000 veta në Izrael,+ të gjithë ata që nuk kanë rënë në gjunjë para Baalit+ dhe nuk e kanë puthur atë.»+

19 Atëherë ai u nis prej andej dhe e gjeti Eliseun, birin e Shafatit, në një arë ku po lëronin tokën para tij 12 çifte demash, dhe ai ishte te çifti i 12-të. Kështu Elija shkoi tek ai dhe i hodhi sipër veshjen e vet.*+ 20 Menjëherë ai i la demat, vrapoi pas Elijas dhe tha: «Të lutem, më lër të puth babanë dhe nënën time, pastaj do të vij pas teje.» Elija i tha: «Shko e kthehu, kush po të pengon?» 21 Kështu ai u kthye, mori dy dema dhe i theri.* Drurin e veglave të lërimit të tokës i dogji që të ziente mishin, pastaj ua dha mishin njerëzve dhe ata e hëngrën. Pas kësaj u çua, shkoi pas Elijas dhe filloi t’i shërbente.+

20 Tani Ben-Hadadi,+ mbreti i Sirisë,+ mblodhi gjithë ushtrinë e tij, bashkë me 32 mbretër të tjerë me kuaj e karroca. Ai u nis, rrethoi+ Samarinë+ dhe luftoi kundër saj. 2 Pastaj i dërgoi lajmëtarë Akabit,+ mbretit të Izraelit që ndodhej në qytet, dhe i tha: «Kështu thotë Ben-Hadadi: 3 ‘Argjendi dhe ari yt janë të mitë, si edhe gratë e tua më të mira dhe djemtë e tu më të mirë.’» 4 Mbreti i Izraelit iu përgjigj: «U bëftë si thua ti, o mbret, zotëria im! Jam yti me gjithçka që më përket.»+

5 Më vonë, lajmëtarët u kthyen dhe thanë: «Kështu thotë Ben-Hadadi: “Unë të dërgova këtë mesazh: ‘Do të m’i japësh mua argjendin dhe arin, gratë dhe djemtë.’ 6 Por nesër, në këtë kohë, do të dërgoj shërbëtorët e mi, që do të kontrollojnë me kujdes shtëpinë tënde e shtëpitë e shërbëtorëve të tu, dhe çdo gjë të çmuar për ty do ta shtien në dorë.”»

7 Atëherë mbreti i Izraelit thirri gjithë pleqtë e vendit dhe u tha: «Dëgjoni, ju lutem. Siç e shihni ky njeri e ka ndarë mendjen të na bëjë keq, sepse tashmë m’i ka kërkuar gratë e djemtë, argjendin e arin, dhe unë nuk ia refuzova.» 8 Tërë pleqtë dhe mbarë populli i thanë: «Mos iu bind dhe mos prano.» 9 Atëherë ai u tha lajmëtarëve të Ben-Hadadit: «I thoni zotërisë tim, mbretit: ‘Do të bëj gjithçka që i kërkove shërbëtorit tënd në fillim, por këtë gjë nuk mund ta bëj.’» Kështu, lajmëtarët ikën dhe ia treguan mbretit këto fjalë.

10 Pastaj Ben-Hadadi i dërgoi këtë mesazh: «Perënditë më ndëshkofshin ashpër po mbeti aq pluhur nga Samaria, sa të mbushen grushtet e kujtdo që më ndjek!» 11 Mbreti i Izraelit iu përgjigj: «I thoni: ‘Ai që po vesh armaturën, të mos mburret si ai që po e heq.’»+ 12 Sapo dëgjoi këtë përgjigje, Ben-Hadadi, që ishte duke pirë bashkë me mbretërit nëpër tenda,* u tha shërbëtorëve të vet: «Bëhuni gati për sulm!» Kështu ata u bënë gati për të sulmuar qytetin.

13 Por një profet iu afrua Akabit,+ mbretit të Izraelit, dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘E ke parë gjithë këtë turmë të madhe? Ja, sot po i lë në duart e tua, dhe atëherë ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.’»+ 14 Akabi pyeti: «Me anë të kujt?» Ai ia ktheu: «Kështu thotë Jehovai: ‘Me anë të adjutantëve* të princave të provincave.’» Kështu Akabi pyeti: «Kush do ta fillojë betejën?» Ai iu përgjigj: «Ti.»

15 Atëherë Akabi numëroi adjutantët e princave të provincave: 232 veta. Pas tyre, numëroi gjithë burrat e Izraelit: 7.000 veta. 16 Ata u nisën në mesditë, ndërkohë që Ben-Hadadi po dehej nëpër tenda* bashkë me 32 mbretërit që e ndihmonin. 17 Kur adjutantët e princave të provincave dolën të parët në betejë, Ben-Hadadi dërgoi menjëherë njerëz që të shihnin çfarë po ndodhte. Ata e njoftuan: «Kanë ardhur disa burra nga Samaria.» 18 Atëherë ai tha: «Nëse kanë ardhur për paqe, kapini gjallë, edhe nëse kanë ardhur për betejë, prapë kapini gjallë.» 19 Por, kur dolën nga qyteti, adjutantët e princave të provincave dhe forcat ushtarake që po u shkonin nga pas 20 vranë këdo që po u vinte përballë. Atëherë sirianët ia mbathën,+ dhe Izraeli i ndoqi. Mirëpo Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, ia mbathi me kalë bashkë me disa nga kalorësit. 21 Gjithsesi mbreti i Izraelit doli në betejë dhe i shpartalloi kuajt e karrocat e tyre; u shkaktoi sirianëve humbje të madhe.*

22 Më vonë profeti+ iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: «Shko, përforco mbrojtjen dhe mendohu mirë çfarë do të bësh,+ sepse në fillim të vitit tjetër* mbreti i Sirisë do të dalë kundër teje.»+

23 Tani shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë atij: «Perëndia i tyre është Perëndi malesh. Ja pse na mposhtën. Por, nëse luftojmë kundër tyre në rrafshinë, do t’i mposhtim. 24 Bëj kështu: hiqi të gjithë mbretërit+ nga detyra dhe zëvendësoji me guvernatorë. 25 Pastaj mblidh* një ushtri të barabartë me atë që humbe, me të njëjtin numër kuajsh e karrocash lufte. Të luftojmë kundër tyre në rrafshinë dhe pa dyshim do t’i mposhtim.» Ai ia vuri veshin këshillës së tyre dhe bëri tamam ashtu.

26 Në fillim të vitit,* Ben-Hadadi i mobilizoi sirianët dhe shkoi në Afek+ për të luftuar kundër Izraelit. 27 Edhe populli i Izraelit ishte mobilizuar e ishte furnizuar mirë dhe doli kundër tyre. Kur ngriti kampin përballë tyre, populli i Izraelit ngjante si dy kope të vockla dhish, kurse sirianët mbushën gjithë vendin.+ 28 Atëherë njeriu i Perëndisë së vërtetë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: “Meqë sirianët kanë thënë: ‘Jehovai është Perëndi malesh dhe jo Perëndi rrafshinash’, unë do të ta jap në dorë gjithë këtë turmë të madhe,+ dhe me siguri keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.”»+

29 Ata qëndruan të fushuar shtatë ditë përballë njëri-tjetrit, dhe ditën e shtatë filloi beteja. Populli i Izraelit vrau 100.000 këmbësorë sirianë brenda një dite, 30 e ata që mbetën, ia mbathën dhe hynë në qytetin e Afekut.+ Por muret e qytetit ranë mbi 27.000 burrat që kishin mbetur. Edhe Ben-Hadadi ia mbathi e shkoi në qytet dhe u fsheh në një dhomë të futur.

31 Atëherë shërbëtorët e tij i thanë: «Kemi dëgjuar se mbretërit e shtëpisë së Izraelit janë mbretër të mëshirshëm.* Të lutemi, të dalim para mbretit të Izraelit me copë thesi* në mes dhe me kokën të lidhur me litar. Ndoshta ai do të ta kursejë jetën.»*+ 32 Kështu ata vunë copë thesi në mes, lidhën kokën me litar dhe vajtën te mbreti i Izraelit e i thanë: «Shërbëtori yt, Ben-Hadadi thotë: ‘Të lutem, më lër gjallë.’»* Ai ua ktheu: «Është ende gjallë?! Ai është vëllai* im.» 33 Shërbëtorët e morën këtë për ogur* të mirë dhe e besuan atë që tha mbreti, prandaj i thanë: «Po, Ben-Hadadi është vëllai yt.» Atëherë ai tha: «Shkoni dhe merreni.» Kështu Ben-Hadadi doli e shkoi te mbreti, dhe ky dha urdhër që ai të hipte në karrocën e tij të luftës.

34 Ben-Hadadi i tha: «Do të t’i kthej qytetet që mori babai im nga babai yt. Ti do të hapësh tregje* për vete në Damask, ashtu si bëri im atë në Samari.»

Akabi ia ktheu: «Në bazë të kësaj marrëveshjeje,* do të të lejoj të ikësh.»

Kështu, ai bëri një marrëveshje me të dhe e la të ikte.

35 Me urdhër të Jehovait, njëri nga bijtë e profetëve*+ i tha shokut të tij: «Më godit, të lutem!» Por ky nuk pranoi ta godiste. 36 Atëherë ai i tha: «Meqë nuk e dëgjove zërin e Jehovait, sapo të largohesh nga unë, do të të vrasë një luan.» Pasi iku prej tij, një luan i doli përpara dhe e vrau.

37 Ai takoi një burrë tjetër dhe i tha: «Më godit, të lutem!» Prandaj ky e goditi dhe e plagosi.

38 Atëherë profeti u maskua me një fashë mbi sy dhe shkoi të priste mbretin Akab buzë rrugës. 39 Teksa mbreti po kalonte, ai i thirri mbretit dhe i tha: «Shërbëtori yt u fut në mes të betejës dhe atje dikush që po tërhiqej nga beteja më solli një rob lufte dhe më tha: ‘Ruaje këtë njeri! Nëse të ikën, jetën e tij do ta paguash me jetën tënde,+ ose përndryshe do të paguash një talentë* argjendi.’ 40 Ndërkohë që shërbëtori yt ishte i zënë me diçka tjetër, ai m’u zhduk nga sytë.» Mbreti i Izraelit i tha: «Ky do të jetë gjykimi yt, se vetë e vendose.» 41 Atëherë ai hoqi me të shpejtë fashën nga sytë, dhe mbreti i Izraelit e njohu që ishte një nga profetët.+ 42 Ky i tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Meqë të iku nga duart njeriu që thashë se duhej shfarosur,+ jetën e tij do ta paguash me jetën tënde,+ dhe populli yt do të paguajë për popullin e tij.’»+ 43 Atëherë mbreti i Izraelit, i ngrysur e tejet i mërzitur, iku në shtëpi, në Samari.+

21 Ja çfarë ndodhi pas këtyre gjërave: Naboti, jezreliti, kishte një vresht që gjendej në Jezrel,+ pranë pallatit të Akabit, mbretit të Samarisë. 2 Akabi i tha Nabotit: «Ma jep mua vreshtin tënd që ta bëj kopsht perimesh, meqë është pranë shtëpisë sime. Në vend të tij, do të të jap një vresht më të mirë, ose, po deshe, ta blej me pará.» 3 Por Naboti ia ktheu: «Duke ditur pikëpamjen e Jehovait, nuk më shkon kurrë ndër mend të të jap trashëgiminë e paraardhësve të mi.»+ 4 Prandaj Akabi vajti në shtëpinë e vet i ngrysur dhe tejet i mërzitur që Naboti, jezreliti, i kishte thënë: «Nuk ta jap trashëgiminë e paraardhësve të mi.» Pastaj u shtri në shtrat, ktheu kokën mënjanë e nuk donte të hante.

5 Jezebela, e shoqja,+ vajti tek ai dhe e pyeti: «Pse je* kaq i trishtuar dhe nuk do që të hash?» 6 Ai iu përgjigj: «Ngaqë i thashë Nabotit, jezrelitit: ‘Ma shit mua vreshtin tënd ose, po deshe, të jap një vresht tjetër në vend të tij.’ Por ai ma ktheu: ‘Nuk ta jap.’» 7 Jezebela, e shoqja, i tha: «A nuk je ti mbreti i Izraelit? Çohu, ha diçka dhe gëzoftë zemra jote, sepse vreshtin e Nabotit, jezrelitit, do të ta jap unë.»+ 8 Kështu ajo shkroi letra në emër të Akabit, i vulosi me vulën e tij+ dhe ua dërgoi pleqve+ e fisnikëve që banonin në qytetin e Nabotit. 9 Në letra shkroi: «Shpallni një agjërim dhe uleni Nabotin në krye të popullit. 10 Ulini përballë dy burra, njerëz pa pikë vlere, dhe këta të dëshmojnë kundër tij:+ ‘Ti ke mallkuar Perëndinë dhe mbretin!’+ Pastaj nxirreni dhe qëllojeni me gurë derisa të vdesë.»+

11 Kështu, burrat e qytetit, pra pleqtë dhe fisnikët që banonin atje, bënë ashtu siç ishte shkruar në letrat që u kishte dërguar Jezebela. 12 Ata shpallën një agjërim dhe e ulën Nabotin në krye të popullit. 13 Pastaj dy burra pa pikë vlere shkuan dhe u ulën përballë tij e filluan të dëshmonin përpara popullit kundër Nabotit: «Naboti ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin!»+ Pas kësaj e çuan në rrethinat e qytetit dhe e qëlluan me gurë derisa vdiq.+ 14 Më pas i dërguan fjalë Jezebelës: «Nabotin e kanë vrarë me gurë.»+

15 Sapo dëgjoi se Nabotin e kishin vrarë me gurë, Jezebela i tha Akabit: «Çohu, merre vreshtin e Nabotit, jezrelitit,+ që nuk pranoi të ta shiste, sepse ai nuk është më gjallë, ka vdekur.» 16 Me të dëgjuar se Naboti kishte vdekur, Akabi u çua dhe zbriti në vreshtin e Nabotit, jezrelitit, që ta merrte.

17 Por fjala e Jehovait iu drejtua Elijas,+ tishbitit: 18 «Çohu, shko të takosh Akabin, mbretin e Izraelit, që është në Samari.+ Ai është në vreshtin e Nabotit; ka shkuar atje për ta marrë. 19 Thuaji këto fjalë: “Kështu thotë Jehovai: ‘A nuk ke vrarë një njeri+ dhe ia ke marrë pronën?!’”+ Pastaj thuaji: “Kështu thotë Jehovai: ‘Në vendin ku qentë lëpinë gjakun e Nabotit, do të lëpijnë edhe gjakun tënd.’”»+

20 Akabi i tha Elijas: «Më gjete, o armiku im!»+ Ai ia ktheu: «Të gjeta. ‘Meqë je i vendosur* të bësh atë që është e keqe në sytë e Jehovait,+ 21 ja, unë po sjell të këqija mbi ty dhe do të të vë fshesën. Do t’i shfaros Akabit çdo mashkull*+ në Izrael, të pambrojtur a të dobët qofshin.+ 22 Shtëpinë tënde do ta bëj si shtëpinë e Jeroboamit,+ birit të Nebatit, dhe si shtëpinë e Bashës,+ birit të Akijahut, sepse ke ndezur zemërimin tim dhe e ke shtyrë Izraelin të mëkatojë.’ 23 Edhe për Jezebelën Jehovai ka thënë: ‘Jezebelën do ta hanë qentë në arën e Jezrelit.+ 24 Ata të shtëpisë së Akabit që do të vdesin në qytet, do t’i hanë qentë, kurse ata që do të vdesin në arë, do t’i hanë zogjtë e qiellit.+ 25 Po, nuk ka pasur asnjë si Akabi,+ i cili ishte kaq i vendosur* të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, i nxitur nga e shoqja, Jezebela.+ 26 Ai veproi në mënyrën më të neveritshme të mundshme duke shkuar pas idhujve të pështirë,* siç kishin bërë amoritët, të cilët Jehovai i dëboi për izraelitët.’»+

27 Sapo dëgjoi këto fjalë, Akabi shqeu rrobat dhe u mbulua me copë thesi.* Pastaj filloi të agjëronte, shtrihej i veshur me copë thesi dhe ecte kokëvarur. 28 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua Elijas, tishbitit: 29 «A e ke parë si u përul Akabi para meje?+ Meqë u përul para meje, nuk do t’i sjell të këqijat gjatë jetës së tij. Të këqijat mbi shtëpinë e vet do t’i sjell në ditët e të birit.»+

22 Mes Sirisë dhe Izraelit nuk pati luftë për tre vjet. 2 Në vitin e tretë Jehozafati,+ mbreti i Judës, shkoi te mbreti i Izraelit.+ 3 Atëherë mbreti i Izraelit u tha shërbëtorëve të tij: «A nuk e dini se Ramot-Galadi+ na përket neve? E ne ngurrojmë t’ia marrim mbretit të Sirisë?!» 4 Pastaj i tha Jehozafatit: «A do të vish me mua për të luftuar në Ramot-Galad?» Jehozafati iu përgjigj: «Unë e ti jemi një. Populli im është populli yt. Kuajt e mi janë kuajt e tu.»+

5 Mirëpo, Jehozafati i tha mbretit të Izraelit: «Të lutem, kërko më parë+ drejtimin e Jehovait.»+ 6 Kështu, mbreti i Izraelit mblodhi profetët, rreth 400 burra, dhe i pyeti: «Të shkoj në luftë kundër Ramot-Galadit, apo të mos shkoj?» Ata i thanë: «Shko, dhe Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»

7 Atëherë Jehozafati tha: «Mos ka ndonjë tjetër profet të Jehovait këtu? Të kërkojmë drejtimin e Perëndisë edhe nëpërmjet tij.»+ 8 Me të dëgjuar këtë, mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Ka edhe një burrë nëpërmjet të cilit mund të kërkojmë drejtimin e Jehovait,+ po unë e urrej,+ sepse nuk profetizon kurrë gjëra të mira për mua, por vetëm të këqija.+ Ai është Mikajahu, biri i Imlahut.» Por Jehozafati i tha: «S’është mirë që mbreti të thotë një gjë të tillë.»

9 Kështu mbreti i Izraelit thirri një zyrtar oborri dhe i tha: «Sill shpejt Mikajahun, birin e Imlahut.»+ 10 Mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, të veshur me rrobat e tyre mbretërore, ishin ulur secili në fronin e vet te lëmi* në hyrjen e portës së Samarisë dhe gjithë profetët profetizonin para tyre.+ 11 Atëherë Zedekia, biri i Kenanahut, bëri brirë prej hekuri dhe tha: «Kështu thotë Jehovai: ‘Me këta brirë do t’i godasësh* sirianët derisa t’i shfarosësh.’» 12 Gjithë profetët e tjerë profetizonin njëlloj: «Ngjitu në Ramot-Galad e do të kesh sukses, se Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.»

13 Kështu lajmëtari që shkoi për të thirrur Mikajahun i tha: «Të gjitha fjalët e profetëve janë në favor të mbretit. Qofshin edhe fjalët e tua si fjalët e tyre dhe, të lutem, fol në favor të mbretit.»+ 14 Por Mikajahu tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, unë do të them çfarëdo që të më thotë Jehovai.» 15 Pastaj vajti te mbreti, i cili e pyeti: «Mikajah, të shkojmë në Ramot-Galad për luftë, apo të mos shkojmë?» Menjëherë ai iu përgjigj: «Shkoni e do të keni sukses, se Jehovai do ta japë atë në dorë të mbretit.» 16 Atëherë mbreti i tha: «Sa herë duhet të të vë në be që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Jehovait?» 17 Mikajahu ia ktheu: «I shoh tërë izraelitët të shpërndarë nëpër male,+ si dele pa bari. Jehovai tha: ‘Këta janë pa zot. Të kthehet secili në shtëpinë e vet në paqe.’»

18 Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «A nuk të thashë: ‘Ai nuk do të profetizojë për mua gjëra të mira, por vetëm të këqija.’»+

19 Mikajahu vazhdoi: «Dëgjoje, pra, fjalën e Jehovait. E pashë Jehovain të ulur në fronin e tij+ dhe gjithë ushtrinë e qiejve që i qëndronte pranë, në të djathtë e në të majtë.+ 20 Jehovai tha: ‘Kush do t’ia prishë mendjen Akabit, që të shkojë dhe të vritet në Ramot-Galad?’ Njëri filloi të thoshte kështu e tjetri ashtu. 21 Pastaj u afrua një engjëll,*+ qëndroi para Jehovait dhe tha: ‘Do t’ia prish unë mendjen.’ Jehovai e pyeti: ‘Në ç’mënyrë?’ 22 Ai u përgjigj: ‘Do të shkoj dhe do t’i bëj të gjithë profetët e tij t’i thonë gënjeshtra.’*+ Atëherë Perëndia ia ktheu: ‘Ti do t’ia prishësh mendjen dhe do t’ia dalësh mbanë. Shko e bëj siç the.’ 23 Ja pra, Jehovai ka lejuar që një engjëll* t’i bëjë të gjithë profetët e tu të thonë gënjeshtra,+ ama dije se Jehovai ka shpallur se ty do të të bien të këqija.»+

24 Atëherë Zedekia, biri i Kenanahut, u afrua, i dha një shpullë Mikajahut e tha: «Po thua se fryma e Jehovait iku prej meje* për të folur me ty?!»+ 25 Mikajahu ia ktheu: «Do ta kuptosh këtë ditën kur të shkosh për t’u fshehur në dhomën më të futur.» 26 Pastaj mbreti i Izraelit tha: «Merreni Mikajahun e dorëzojani Amonit, kreut të qytetit, dhe Joashit, birit të mbretit, 27 e thuajuni: “Mbreti ka thënë: ‘Futeni këtë njeri në burg+ dhe jepini racione të vogla buke dhe uji derisa të kthehem me fitore.’”» 28 Por Mikajahu tha: «Në u kthefsh me fitore, Jehovai nuk ka folur me mua.»+ Pastaj shtoi: «Mbajeni mend këtë, të gjithë ju njerëz!»

29 Kështu, mbreti i Izraelit dhe Jehozafati, mbreti i Judës, shkuan në Ramot-Galad.+ 30 Mbreti i Izraelit i tha Jehozafatit: «Unë do të maskohem e do të hyj në betejë, kurse ti vish rrobat e tua mbretërore.» Atëherë mbreti i Izraelit u maskua+ dhe hyri në betejë. 31 Tani mbreti i Sirisë i kishte urdhëruar 32 komandantët e karrocave:+ «Mos luftoni kundër askujt,* por vetëm kundër mbretit të Izraelit.» 32 Sa e panë Jehozafatin, komandantët e karrocave thanë me vete: «Me siguri që është mbreti i Izraelit.» Kështu shkuan drejt tij për ta sulmuar dhe Jehozafati filloi të thërriste për ndihmë. 33 Sapo e kuptuan që nuk ishte mbreti i Izraelit, komandantët e karrocave nuk e ndoqën më.

34 Por një burrë qëlloi me hark dhe rastësisht* e goditi mbretin e Izraelit mes thurjeve të thurakut.* Kështu mbreti i tha karrocierit: «Kthehu dhe më nxirr nga beteja,* sepse jam plagosur rëndë.»+ 35 Atë ditë beteja ishte e ashpër, dhe mbretin e Izraelit u desh ta mbanin në këmbë brenda karrocës, përballë sirianëve. Gjaku i plagës i rridhte dhe i përhapej në karrocë, e në mbrëmje vdiq.+ 36 Aty nga perëndimi i diellit, nëpër kamp u dëgjua një thirrje: «Secili të kthehet në qytetin e vet! Secili të kthehet në vendin e vet!»+ 37 Kështu mbreti vdiq, dhe e çuan ta varrosnin në Samari. 38 Kur po e lanin karrocën e luftës te rezervuari i Samarisë, qentë lëpinë gjakun e tij dhe prostitutat po laheshin atje,* siç kishte thënë Jehovai.+

39 Pjesa tjetër e historisë së Akabit, gjithçka bëri, shtëpia* prej fildishi+ që ndërtoi dhe tërë qytetet që ndërtoi, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Izraelit? 40 Në fund Akabi u preh me paraardhësit e vet+ dhe në vend të tij u bë mbret i biri, Ahaziahu.+

41 Jehozafati,+ biri i Asës, ishte bërë mbret në Judë në vitin e katërt të mbretërimit të Akabit, mbretit të Izraelit. 42 Jehozafati ishte 35 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 25 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Azubaja dhe ishte vajza e Shilhit. 43 Ai eci plotësisht në udhën e të atit, Asës+ dhe nuk u largua prej saj, por bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ Mirëpo vendet e larta nuk u hoqën, e populli ende flijonte në këto vende dhe paraqiste në to tym blatimesh.+ 44 Jehozafati ruajti marrëdhënie paqësore me mbretin e Izraelit.+ 45 Pjesa tjetër e historisë së Jehozafatit, bëmat e tij dhe si luftoi, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 46 Ai hoqi nga vendi edhe burrat që e shitnin veten si prostitutë në tempull,+ të cilët kishin mbetur nga ditët e Asës, babait të tij.+

47 Në atë kohë në Edom nuk kishte asnjë mbret;+ në vend të mbretit ishte një mëkëmbës.+

48 Jehozafati bëri edhe anije si ato të Tarshishit,* që të shkonin në Ofir për ar,+ por nuk shkuan, sepse anijet u shkatërruan në Ezion-Geber.+ 49 Pikërisht atëherë Ahaziahu, biri i Akabit, i tha Jehozafatit: «Le të hipin bashkë në anije shërbëtorët e mi me shërbëtorët e tu.» Por Jehozafati nuk pranoi.

50 Në fund Jehozafati u preh me paraardhësit e tij+ dhe e varrosën me ta në Qytetin e Davidit, paraardhësit të vet; në vend të tij u bë mbret i biri, Jehorami.+

51 Ahaziahu,+ biri i Akabit, u bë mbret i Izraelit në Samari në vitin e 17-të të mbretërimit të Jehozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dy vjet në Izrael. 52 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait dhe vazhdoi në gjurmët e babait+ e të nënës së vet,+ si dhe në gjurmët e Jeroboamit, birit të Nebatit, që e kishte shtyrë Izraelin të mëkatonte.+ 53 Ai i shërbeu Baalit+ e u përkul para tij, duke e fyer kështu Jehovain, Perëndinë e Izraelit,+ ashtu si kishte bërë babai i tij.

Ose «nuk ia kishte prishur qejfin».

Ose «që e shpengoi shpirtin tim».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «po çahej».

Ose «i nderuar».

Fjalë për fjalë «Unë po shkoj në udhën e të gjithë tokës».

Ose «do të veprosh me maturi».

Shih Fjalorthin.

Ose «nuk do të të mungojë kurrë dikush që të ulet».

Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «kishte drejtuar fytyrën».

Ose «dinasti».

Ose «i cili u sul mbi».

Ose «Ai mori».

Shih Fjalorthin.

Ose «më i rëndësishëm».

Shih Fjalorthin.

Ose «një fëmijë».

Fjalë për fjalë «dhe nuk di të dal e nuk di të hyj».

Një mundësi tjetër «kokëfortë?» Fjalë për fjalë «të rëndë?»

Fjalë për fjalë «ditë të shumta».

Fjalë për fjalë «të dëgjosh».

Fjalë për fjalë «gjithë ditëve të tua».

Fjalë për fjalë «do t’i zgjas ditët e tua».

Fjalë për fjalë «gjirin e saj».

Fjalë për fjalë «u frikësuan».

Ose «princat e tij».

Ose «regjistrues».

Domethënë, Eufrati.

Shih Fjalorthin.

Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.

Domethënë, në perëndim të Eufratit.

Kjo shifër gjendet në disa dorëshkrime dhe në tregimin paralel. Dorëshkrime të tjera thonë 40.000.

Ose «kalorës».

Ose «një zemër me aftësi për të kuptuar».

Ose «tha».

Ose «krijesat fluturuese».

Shih Fjalorthin.

Ose «e kishte dashur gjithmonë».

Ose «ia vuri armiqtë nën këmbë».

Fjalë për fjalë «prehje».

Ose «të panumërt!»

Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «vaj ullinjsh të shtypur».

Ose «besëlidhje».

Ose «hamej».

Fjalë për fjalë «bijve të Izraelit».

Shih Shtojcën B15.

Shih Shtojcën B8.

Në këtë kontekst «tempulli» i referohet vetëm godinës kryesore që përbëhej nga e Shenjta dhe Më e Shenjta.

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.

Domethënë, hyrja e tempullit.

Fjalë për fjalë «tempullit të shtëpisë».

Ose «ishte 20 kute i gjatë, që përkonte me gjerësinë e shtëpisë».

Ose «nga jashtë brenda; nga brenda jashtë».

Këtu i referohet së Shenjtës.

Domethënë, Më të Shenjtës.

Fjalë për fjalë «e djathtë».

Domethënë, brenda shtëpisë.

Domethënë, e Shenjta, e cila ndodhej para Më të Shenjtës.

Fjalë për fjalë «dru vajor», ka mundësi pisha e Halebit.

Fjalë për fjalë «brenda dhe jashtë».

Domethënë, korniza dyersh.

Fjalë për fjalë «një e pesta». Kjo shprehje mund t’i referohet strukturës së kornizës ose madhësisë së dyerve (kanateve).

Këtu i referohet së Shenjtës.

Fjalë për fjalë «një e katërta». Kjo shprehje mund t’i referohet strukturës së kornizës ose madhësisë së dyerve (kanateve).

Shih Shtojcën B15.

Shih Shtojcën B15.

Ose «pallatin e vet mbretëror».

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.

Domethënë, kornizat e dyerve.

Ose «drejtkëndëshe; kishin katër anë».

Ose «Sallonin».

Ose «Sallonin».

Ose «Pallati mbretëror».

Fjalë për fjalë «shtëpisë së Portikut».

Domethënë, të hyrjes së tempullit.

Ose «bronz», këtu dhe në vargjet vijuese të këtij kapitulli.

Ose «duhej një litar 12 kute i gjatë për ta matur rreth e qark».

Shih Fjalorthin.

Këtu i referohet së Shenjtës.

Ose «jug».

Do të thotë «Ai [pra, Jehovai] e bëftë të patundur».

Ose «veri».

Mund të ketë kuptimin «në forcë».

Ose «rezervuarin».

Ose «Duhej një litar prej 30 kutesh për ta matur rreth e qark».

Rreth 7,4 cm. Shih Shtojcën B14.

Një bato ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «karroca prej bakri për të mbajtur ujë».

Ose «të derdhura si pjesë e karrocës».

Ose «të derdhura si pjesë e karrocës».

Ose «e kishte diametrin katër kute».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «shtëpisë së tempullit». Këtu i referohet së Shenjtës.

Domethënë, për Festën e Kasolleve.

Shih Shtojcën B15.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «biri yt që do të dalë nga ijët e tua».

Domethënë, një betim që përfshinte edhe një mallkim si dënim, në rast se dikush betohej në mënyrë të rreme ose e shkelte betimin.

Fjalë për fjalë «mallkim».

Fjalë për fjalë «mallkim».

Fjalë për fjalë «të lig».

Fjalë për fjalë «të drejtë».

Ose «i ke munduar».

Shih Fjalorthin.

Ose «karkalecat antenëgjatë».

Fjalë për fjalë «në vendin e portave të tij».

Fjalë për fjalë «të të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Ose «të reputacionit».

Fjalë për fjalë «të shtrirë».

Fjalë për fjalë «të të frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Furra e shkrirjes së hekurit është simbol i shtypjes së ashpër.

Ose «plotësojua tërë ato që të kërkojnë».

Ose «i ka dhënë një vend prehjeje».

Ose «përuruan».

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Ose «hyrja e Hamathit».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e tetë», pra, dita pas periudhës së dytë shtatëditore.

Ose «të pallatit mbretëror».

Shih Fjalorthin.

Ose «shprehje proverbiale».

Fjalë për fjalë «ato nuk ishin të duhurat në sytë e tij».

Një mundësi tjetër «Vendi pa asnjë vlerë».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Ose «Milon». Një fjalë hebraike që do të thotë «mbush».

Ose «dhuratë martese».

Ose «fortifikoi».

Ose «oficerët e vet ndihmës».

Ose «Milon». Një fjalë hebraike që do të thotë «mbush».

Ose «me gjëegjëza».

Ose «një shpurë mbresëlënëse».

Fjalë për fjalë «asgjë të fshehur».

Fjalë për fjalë «s’i mbeti më frymë».

Ose «fjalët».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Një dru i çmuar që përdoret për të bërë produkte të cilësisë së lartë.

Ose «pallatin e vet mbretëror».

Fjalë për fjalë «sipas dorës së mbretit Solomon».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Mburojë e vogël që shpesh e mbanin harkëtarët.

Një minë në Shkrimet Hebraike ishte 570 g. Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «kërkonin fytyrën e Solomonit».

Ose «mençurinë që i kishte vënë në zemër».

Ose «kalorës».

Ose «kalorës».

Një mundësi tjetër «nga Egjipti dhe nga Kueja; tregtarët e mbretit i blinin nga Kueja», ndoshta i referohet Kilikisë.

Ose «Mos lidhni martesa me ta».

Mund t’u referohet edhe idhujve.

Shih Fjalorthin.

Ose «Gratë e tij patën një ndikim të fuqishëm tek ai».

Fjalë për fjalë «plotësisht».

Ose «e kishte paralajmëruar».

Një mbretëreshë që nuk kishte autoritet për të sunduar.

Një mundësi tjetër «t’i hiqej gjiri».

Fjalë për fjalë «i vrau».

Fjalë për fjalë «të ngrinte dorë».

Ose «Milon». Një fjalë hebraike që do të thotë «mbush».

Domethënë, një pasardhës.

Ose «u këshillua».

Ose «pleqtë».

Ose «pleqtë».

Ose «pleqtë».

Ka të ngjarë t’u referohet dhjetë fiseve veriore të Izraelit.

Fjalë për fjalë «tendat».

Fjalë për fjalë «të zgjedhur».

Ose «ndërtoi».

Ose «hiri i lyrosur», pra, hiri i lagur me yndyrën e flijimeve.

Ose «u paralizua».

Fjalë për fjalë «zbute fytyrën».

Fjalë për fjalë «ia mbushte dorën».

Ose «të riut».

Ose «Ti do t’i thuash asaj kështu e kështu».

Ose «shtatore të derdhura».

Fjalë për fjalë «këdo që urinon në mur». Në hebraisht kjo është një shprehje përçmuese për meshkujt.

Ose «i riu».

Domethënë, Eufratit.

Shih Fjalorthin.

Ose «i riu».

Shih Fjalorthin.

Ose «e pallatit mbretëror».

Fjalë për fjalë «të vrapuesve».

Quhet edhe Abijah.

Domethënë, një pasardhës.

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.

Ose «si zonjë».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «gjatë gjithë ditëve të tij».

Ose «të rindërtonte».

Fjalë për fjalë «të dilte ose të hynte tek».

Ose «e pallatit mbretëror».

Ose «besëlidhje».

Ose «asnjë që merrte frymë». Fjalë për fjalë «asnjë frymë».

Fjalë për fjalë «askujt që urinonte në mur». Shih 1Mb 14:10.

Ose «gjakmarrësve të tij».

Ose «të pallatit mbretëror».

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Do të thotë «e klanit të Shemerit».

Fjalë për fjalë «të zotit».

Ose «shtëpinë».

Shih Fjalorthin.

Do të thotë «Perëndia im është Jehovai».

Fjalë për fjalë «para të cilit qëndroj».

Ose «vadin e Keritit». Shih Fjalorthin.

Ose «vadin e Keritit». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «nuk i mbeti frymë».

Fjalë për fjalë «i frikësohej shumë Jehovait». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «krasiste».

Ose «vadet». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «i është frikësuar Jehovait». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «para të cilit qëndroj».

Fjalë për fjalë «ostracizëm».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «do të çaloni».

Një mundësi tjetër «ka shkuar në një udhëtim».

Ose «kama».

Ose «si profetë».

Një sea ishte 7,33 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «vadin». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «dora».

Ose «ngjeshi».

Ose «veshjen e profetit».

Do të thotë «Perëndia është shpëtim».

Ose «veshjen e profetit».

Fjalë për fjalë «i flijoi».

Ose «kasolle».

Ose «të oficerëve ndihmës».

Ose «kasolle».

Ose «bëri kërdi të madhe mes sirianëve».

Domethënë, në pranverën tjetër.

Fjalë për fjalë «numëro».

Domethënë, në pranverë.

Ose «që tregojnë dashuri besnike».

Shih Fjalorthin.

Ose «shpirtin».

Ose «ma lër shpirtin gjallë».

Fjala hebraike e përdorur këtu mund t’i referohet edhe dikujt të të njëjtit rang.

Ose «shenjë».

Ose «do të zgjedhësh rrugë».

Ose «besëlidhjeje».

Shprehja «bijtë e profetëve» duket se i referohet një shkolle për profetët ose një shoqërie a grupi profetësh.

Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «e ke frymën».

Fjalë për fjalë «e ke shitur veten».

Fjalë për fjalë «këdo që urinon në mur». Në hebraisht kjo është një shprehje përçmuese për meshkujt.

Fjalë për fjalë «i cili shiti veten».

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «do t’i shtysh».

Fjalë për fjalë «një frymë».

Fjalë për fjalë «do të bëhem një frymë mashtruese në gojën e gjithë profetëve të tij».

Fjalë për fjalë «një frymë».

Fjalë për fjalë «Nga kaloi fryma e Jehovait prej meje».

Fjalë për fjalë «kundër të voglit a të madhit».

Ose «pa dashje».

Ose «parzmores së thurur».

Fjalë për fjalë «kampi».

Një mundësi tjetër «aty ku laheshin prostitutat, qentë lëpinë gjakun e tij».

Ose «pallati mbretëror».

Shih Fjalorthin.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo