BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt 1 Samuelit 1:1-31:13
  • 1 Samuelit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 1 Samuelit
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
1 Samuelit

LIBRI I PARË I SAMUELIT

1 Ishte një burrë nga Ramataim-Zofimi*+ i rajonit malor të Efraimit,+ që quhej Elkanah.+ Ky ishte bir i Jerohamit, bir i Elihut, bir i Tohut, bir i Zufit, një efraimit.* 2 Ai kishte dy gra; njëra quhej Hana, kurse tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, kurse Hana nuk kishte. 3 Vit për vit, ai shkonte nga qyteti i vet për në Shiloh që ta adhuronte* Jehovain e ushtrive e t’i bënte flijime.+ Atje shërbenin si priftërinj të Jehovait,+ dy djemtë e Eliut, Hofni dhe Finehasi.+

4 Një ditë, kur paraqiti një flijim, Elkanahu i dha disa racione Peninës, gruas së vet, si edhe gjithë djemve e vajzave të saj,+ 5 kurse Hanës i dha një racion të veçantë ngaqë e donte shumë, ndonëse Jehovai nuk i kishte dhënë asaj fëmijë.* 6 Për më tepër, Penina* e tallte pa pushim që ta lëndonte, meqë Jehovai nuk i kishte dhënë fëmijë. 7 Kështu bënte ajo vit për vit; sa herë që Hana shkonte në shtëpinë e Jehovait,+ ajo e tallte aq shumë, sa Hana qante e nuk hante. 8 Por Elkanahu, i shoqi, i thoshte: «Hana, pse qan e pse nuk ha? Pse je kaq e mërzitur?* Ti më ke mua. A nuk jam unë më mirë se dhjetë djem?»

9 Atëherë, pasi kishin ngrënë e kishin pirë në Shiloh, Hana u ngrit. Në atë kohë, prifti Eli po rrinte ulur në ndenjësen pranë portës së tempullit*+ të Jehovait. 10 Me shpirt të hidhëruar, Hana zuri t’i lutej Jehovait+ e të qante pa pushim. 11 Pastaj u zotua: «O Jehova i ushtrive, nëse do ta shohësh brengën e shërbëtores sate e do të më kujtosh, nëse nuk do ta harrosh shërbëtoren tënde e do t’i japësh një djalë,+ unë do të ta jap ty, o Jehova, derisa të ketë jetë, dhe në kokën e tij nuk do të kalojë brisku.»+

12 Ndërkohë që ajo po i lutej gjatë Jehovait, Eliu po i shikonte me vëmendje gojën. 13 Hana po fliste me vete. I dridheshin vetëm buzët e zëri nuk i dëgjohej. Prandaj Eliu mendoi se ishte e dehur 14 dhe i tha: «Ç’bën këtu kaq e dehur? Të daltë vera!» 15 Atëherë Hana iu përgjigj: «Jo, imzot! Jam jashtë mase e stresuar* e nuk kam pirë as verë e as ndonjë pije tjetër alkoolike, por po i zbraz zemrën* Jehovait.+ 16 Mos kujto se shërbëtorja jote është grua e pavlerë, sepse deri tani u luta ngaqë jam tepër e hidhëruar dhe e brengosur.» 17 Atëherë Eliu i tha: «Shko në paqe dhe Perëndia i Izraelit ta plotësoftë kërkesën që i bëre!»+ 18 Ajo ia ktheu: «Shërbëtorja jote fitoftë pëlqimin tënd!» Pastaj u largua, hëngri dhe nuk dukej më e dëshpëruar.

19 Të nesërmen ata u çuan herët dhe u përkulën para Jehovait, pastaj u kthyen në shtëpi, në Ramah.+ Elkanahu pati marrëdhënie me Hanën, të shoqen, dhe Jehovai i kushtoi vëmendje* asaj.+ 20 Brenda një viti* Hana mbeti shtatzënë, lindi djalë dhe ia vuri emrin+ Samuel,* sepse tha: «Ia kërkova Jehovait.»

21 Pas ca kohësh, Elkanahu me familjen e vet shkoi për t’i paraqitur Jehovait flijimin vjetor+ dhe blatimin e zotimit. 22 Por Hana nuk shkoi,+ sepse i tha të shoqit: «Sapo t’ia heq gjirin, do ta çoj djalin në shtëpinë e* Jehovait, dhe ai do të qëndrojë atje përgjithnjë.»+ 23 Atëherë Elkanahu, i shoqi, i tha: «Bëj si të të duket më mirë.* Rri në shtëpi derisa t’ia heqësh gjirin. Jehovai i plotësoftë fjalët e tua!» Kështu, gruaja ndenji në shtëpi dhe e mëndi të birin derisa ia hoqi gjirin.

24 Sapo ia hoqi gjirin, e çoi në Shiloh. Me vete kishte një dem trevjeçar, një efë* miell e një qyp të madh me verë.+ Ajo mbërriti me djalin e vogël në shtëpinë e Jehovait, në Shiloh.+ 25 Pastaj therën demin dhe e çuan djalin tek Eliu. 26 Atëherë ajo i tha: «Më fal, imzot. Të betohem,* o zotëria im, unë jam ajo gruaja që rrinte me ty në këtë vend për t’iu lutur Jehovait.+ 27 Për këtë djalë u luta, e Jehovai ma plotësoi kërkesën që i bëra.+ 28 Prandaj unë ia jap* Jehovait. Sa të ketë jetë, djali do t’i përkasë Jehovait.»

Dhe ai* u përkul atje para Jehovait.

2 Atëherë Hana u lut:

«Zemra ime ngazëllon falë Jehovait,+

briri im është lartësuar* falë Jehovait.

Tani kam gojë të flas kundër armiqve të mi,

sepse fluturoj nga gëzimi

për dorën tënde shpëtimtare.

 2 Nuk ka asnjë të shenjtë si ti, o Jehova,

nuk ka tjetër veç teje,+

nuk ka shkëmb si Perëndia ynë.+

 3 Mos vazhdoni të flitni me fodullëk,

të mos dalë asnjë fjalë arrogante nga goja juaj,

sepse Jehovai është Perëndi i njohurisë+

dhe ai i vlerëson siç duhet veprat.

 4 Harqet e burrave të fuqishëm janë thyer,

por atyre që po pengohen, po u jepet fuqi.+

 5 Të ngopurit duhet të punojnë për bukën e gojës,

por të uriturit s’vuajnë më urie.+

Shterpa ka lindur shtatë djem,+

por ajo që kishte shumë djem, ka mbetur e vetmuar.*

 6 Jehovai të vret dhe të mban në jetë,*

të zbret në Varr* dhe të ngre.+

 7 Jehovai të varfëron e të pasuron,+

të ul poshtë e të lartëson.+

 8 Ai e ngre të përvuajturin nga pluhuri

dhe të varfrin nga grumbulli i hirit,*+

që t’i ulë me princat

e t’u japë një vend të nderuar.

Jehovait i përkasin shtyllat e tokës+

dhe mbi to ai vë botën.

 9 Ai i ruan hapat e besnikëve të vet,+

kurse të ligjtë do të shkatërrohen në errësirë,+

sepse njeriu nuk triumfon falë fuqisë së tij.+

10 Jehovai do t’i shkatërrojë ata që luftojnë kundër tij;*+

kundër tyre do të gjëmojë nga qiejt.+

Jehovai do ta gjykojë mbarë tokën,+

do t’i japë fuqi mbretit të vet+

dhe do të lartësojë bririn* e të mirosurit* të tij.»+

11 Pastaj Elkanahu shkoi në shtëpinë e tij në Ramah, kurse djali u bë shërbëtor i Jehovait+ nën mbikëqyrjen e priftit Eli.

12 Djemtë e Eliut ishin njerëz të ligj;+ s’kishin respekt për Jehovain. 13 Në vend që të merrnin pjesën që i takonte priftit nga flijimi që sillte populli,+ ata vepronin kështu: sa herë që një burrë paraqiste një flijim, një shërbëtor i priftit vinte me pirunin tredhëmbësh në dorë, kur mishi ishte duke zier, 14 dhe e fuste në tenxhere, në kazan, në kusi ose në një enë tjetër. Çfarëdo që të tërhiqte piruni, prifti e merrte për vete. Kështu bënin djemtë e Eliut dhe shërbëtorët e tyre me të gjithë izraelitët që shkonin në Shiloh. 15 Veç kësaj, përpara se të vihej dhjami në altar që të digjej e të nxirrte tym,+ një shërbëtor i priftit shkonte dhe i thoshte atij që bënte flijimin: «Jepi priftit mish për ta pjekur. Ai nuk do të marrë nga ti mish të zier, por vetëm të gjallë.» 16 Kur ky njeri i thoshte: «Të digjet më parë dhjami e të nxjerrë tym,+ pastaj merr për vete çfarë të duash», ai ia kthente: «Jo, ma jep tani, përndryshe do të ta marr me forcë!» 17 Kështu, mëkati i shërbëtorëve ishte shumë i madh përpara Jehovait,+ sepse këta burra e përbuznin blatimin e Jehovait.

18 Ndërkohë Samueli shërbente+ përpara Jehovait. Ai mbante veshur një efod* linoje,+ edhe pse ishte vetëm një djalosh. 19 Gjithashtu e ëma i bënte një veshje të vogël pa mëngë dhe ia çonte vit për vit kur shkonte bashkë me burrin në Shiloh për të paraqitur flijimin vjetor.+ 20 Eliu e bekoi Elkanahun dhe gruan e tij: «Jehovai të dhëntë nga kjo grua një fëmijë në vend të atij që ajo i dha* Jehovait!»+ Pastaj ata u kthyen në shtëpi. 21 Jehovait iu dhimbs Hana, kështu që ajo mbeti shtatzënë+ dhe lindi tre djem të tjerë e dy vajza. Ndërkaq djaloshi Samuel rritej përpara Jehovait.+

22 Tani Eliu, që ishte shumë i moshuar, kishte dëgjuar për tërë ato që djemtë e tij bënin+ ndaj gjithë Izraelit, si dhe që kryenin marrëdhënie me gratë që shërbenin në hyrjen e tendës së takimit.*+ 23 Prandaj ai u thoshte: «Pse vazhdoni të bëni gjëra të tilla? Se gjërat që po dëgjoj për ju nga tërë populli, janë të këqija. 24 Mos, bijtë e mi! Fjalët që po dëgjoj të qarkullojnë mes popullit të Jehovait, nuk janë të mira. 25 Nëse një njeri mëkaton kundër një tjetri, dikush mund t’i lutet Jehovait për të,* por nëse një njeri mëkaton kundër Jehovait,+ kush mund të lutet për të?» Megjithatë, ata nuk pranonin ta dëgjonin të atin, sepse Jehovai kishte vendosur që ata të vdisnin.+ 26 Ndërkohë, djaloshi Samuel vazhdonte të rritej dhe të fitonte pëlqimin e Jehovait dhe të popullit.+

27 Një njeri i Perëndisë vajti tek Eliu dhe i tha: «Kështu thotë Jehovai: “A nuk u bëra i njohur para shtëpisë së atit tënd kur ishin në Egjipt si skllevër të shtëpisë së faraonit?+ 28 E paraardhësi yt u zgjodh nga të gjitha fiset e Izraelit+ për të më shërbyer si prift, për të bërë flijime në altarin tim,+ për të paraqitur temjan* dhe për të sjellë një efod përpara meje; e unë i dhashë shtëpisë së paraardhësit tënd të gjitha blatimet e bëra me zjarr nga izraelitët.*+ 29 Pse e përbuzni* flijimin dhe blatimin që urdhërova të bëhen në banesën time?+ Pse vazhdon t’i nderosh djemtë e tu më shumë se mua? Pse majmeni me racionet më të mira të çdo blatimi të Izraelit, popullit tim?+

30 Prandaj kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Vërtet thashë se shtëpia jote dhe ajo e paraardhësit tënd do të më shërbenin* gjithmonë.’+ Por tani Jehovai thotë: ‘Kjo nuk më shkon kurrë ndër mend, sepse unë do të nderoj ata që më nderojnë,+ kurse ata që më përbuzin, do t’i trajtoj me përçmim.’ 31 Ja, po vijnë ditët kur do ta pres krahun tënd* dhe atë të shtëpisë së atit tënd, kështu që në shtëpinë tënde as edhe një nuk do ta arrijë pleqërinë.+ 32 Dhe mes gjithë së mirës që i është bërë Izraelit, ti do të shohësh një kundërshtar në banesën time,+ dhe asnjë në shtëpinë tënde nuk do ta arrijë pleqërinë. 33 Ai njeri nga shtëpia jote që do ta lë të shërbejë në altarin tim, do të ta helmojë shpirtin dhe prej tij do të të lënë sytë, kurse pjesa më e madhe e njerëzve të shtëpisë sate do të vdesin nga shpata.+ 34 Dhe ajo që do t’u ndodhë dy djemve të tu, Hofnit dhe Finehasit, do të jetë shenja për ty: që të dy do të vdesin brenda një dite.+ 35 Pastaj unë do të emëroj për vete një prift të besueshëm,+ që do të veprojë ashtu si ma do zemra.* Unë do t’i ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, dhe ai do të shërbejë* përgjithmonë si prift për të mirosurin tim. 36 Kushdo që do të mbetet në shtëpinë tënde, do të vijë e do të përkulet para tij për një pagë dhe për një copë bukë e do të thotë: ‘Më cakto, të lutem, në njërën nga detyrat priftërore, që të ha një kafshatë bukë.’”»+

3 Ndërkohë djaloshi Samuel i shërbente+ Jehovait nën mbikëqyrjen e Eliut. Në ato ditë fjala e Jehovait ishte rralluar dhe vegimet*+ ishin diçka e pazakontë.

2 Një ditë Eliu po flinte në dhomën e tij. Sytë e kishin lënë e nuk ishte në gjendje të shihte.+ 3 Llamba në shtëpinë e Perëndisë+ nuk ishte shuar ende, dhe Samueli po flinte në tempullin*+ e Jehovait, ku gjendej Arka e Perëndisë. 4 Atëherë Jehovai i thirri Samuelit. Ai u përgjigj: «Ja ku jam.» 5 Ai vrapoi për tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.» Por Eliu i tha: «Nuk të thirra. Shko të flesh përsëri.» Kështu ai shkoi e fjeti. 6 Jehovai thirri përsëri: «Samuel!» Atëherë Samueli u ngrit, shkoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.» Por ai ia ktheu: «Nuk të thirra, biri im. Shko të flesh përsëri.» 7 (Samueli nuk e kishte njohur ende Jehovain dhe fjala e Jehovait nuk i ishte zbuluar akoma.)+ 8 Kështu Jehovai thirri sërish, për herë të tretë: «Samuel!» Prandaj ai u ngrit, shkoi tek Eliu dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre.»

Atëherë Eliu e kuptoi se ai që po e thërriste djaloshin, ishte Jehovai, 9 prandaj i tha Samuelit: «Shko e fli, dhe nëse të thërret, ti përgjigjju: ‘Të lutem, fol me mua, o Jehova, sepse shërbëtori yt po të dëgjon.’» Atëherë Samueli shkoi dhe fjeti.

10 Jehovai erdhi, ndenji aty dhe thirri si herët e tjera: «Samuel, Samuel!» Atëherë Samueli u përgjigj: «Të lutem, fol me mua, sepse shërbëtori yt po të dëgjon.» 11 Jehovai i tha: «Ja, unë po bëj në Izrael diçka që do të tronditë këdo që do ta dëgjojë.+ 12 Atë ditë do të bëj kundër Eliut gjithçka që thashë për shtëpinë e tij, që nga fillimi deri në fund.+ 13 Thuaji që do të sjell një gjykim të përhershëm mbi familjen e tij, sepse ai e dinte+ që djemtë e tij po e mallkonin Perëndinë me veprimet e tyre,+ por nuk i qortoi.+ 14 Ja pse i jam betuar shtëpisë së Eliut që shtëpia e tij nuk do ta shlyejë kurrsesi fajin, as me anë të flijimit, as me anë të blatimit.»+

15 Samueli ndenji shtrirë deri në mëngjes; pastaj hapi dyert e shtëpisë së Jehovait. Ai kishte frikë t’ia tregonte vegimin Eliut. 16 Por Eliu e thirri Samuelin: «Samuel, biri im!» Atëherë ai iu përgjigj: «Ja ku jam.» 17 Eliu e pyeti: «Çfarë të tha? Të lutem, mos ma fshih. Perëndia të ndëshkoftë ashpër, nëse më fsheh një fjalë të vetme nga të gjitha ato që të tha!» 18 Kështu Samueli i tregoi gjithçka e nuk i fshehu asgjë, dhe Eliu tha: «Është vullneti i Jehovait. Le të bëjë si t’i duket atij më mirë.»

19 E ndërsa Samueli rritej, Jehovai ishte me të+ dhe nuk la pa përmbushur* asnjë nga fjalët e Samuelit. 20 Tërë Izraeli, nga Dani në Ber-Shebë, e mori vesh se Jehovai kishte zgjedhur Samuelin si profetin e tij. 21 Dhe Jehovai vazhdoi të shfaqej në Shiloh, sepse Jehovai ia bënte të njohur veten Samuelit në Shiloh me anë të fjalës së Jehovait.+

4 Dhe fjala e Samuelit u përhap në tërë Izraelin.

Atëherë Izraeli doli në betejë kundër filistinëve; ata e ngritën kampin pranë Ebenezerit, kurse filistinët kishin fushuar në Afek. 2 Filistinët u rreshtuan në formacion luftimi për t’u ndeshur me Izraelin, por beteja shkoi keq, dhe Izraeli u mund nga filistinët, të cilët vranë rreth 4.000 burra në fushën e betejës. 3 Kur populli u kthye në kamp, pleqtë e Izraelit thanë: «Pse lejoi Jehovai të na mundnin sot filistinët?*+ Le ta marrim me vete arkën e besëlidhjes së Jehovait nga Shilohu,+ që të na shpëtojë nga dora e armiqve tanë.» 4 Kështu populli dërgoi njerëz në Shiloh, të cilët morën që andej arkën e besëlidhjes së Jehovait të ushtrive, që rri ulur në fron mbi kerubinët.*+ Edhe dy djemtë e Eliut, Hofni dhe Finehasi,+ ishin atje bashkë me arkën e besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë.

5 Sapo arka e besëlidhjes së Jehovait erdhi në kamp, të gjithë izraelitët lëshuan britma të forta, aq sa toka u drodh. 6 Kur filistinët i dëgjuan, thanë: «Ç’është kjo britmë e fortë në kampin e hebrenjve?» Në fund morën vesh se në kamp kishte vajtur Arka e Jehovait. 7 Atëherë, të frikësuar, filistinët thanë: «Në kamp ka vajtur Perëndia!»+ Prandaj thanë: «Mjerë ne, sepse një gjë e tillë s’ka ndodhur kurrë më parë! 8 Mjerë ne! Kush do të na shpëtojë nga dora e këtij Perëndie të madhërishëm?! Ky është Perëndia që e goditi Egjiptin me lloj-lloj plagësh në shkretëtirë.+ 9 Jini guximtarë dhe tregohuni burra, o filistinë, që të mos u shërbeni hebrenjve siç ju kanë shërbyer ata juve.+ Tregohuni burra dhe luftoni!» 10 Kështu, filistinët luftuan dhe Izraeli u mund,+ e secili ia mbathi në tendën e vet. Masakra ishte shumë e madhe: nga Izraeli ranë 30.000 këmbësorë. 11 Veç kësaj, Arka e Perëndisë u mor dhe dy djemtë e Eliut, Hofni dhe Finehasi, vdiqën.+

12 Një burrë nga fisi i Beniaminit iku me vrap nga fusha e betejës dhe, po atë ditë, mbërriti në Shiloh me rroba të shqyera e me dhé në kokë.+ 13 Kur burri mbërriti, Eliu po rrinte ulur buzë rrugës në ndenjësen e tij dhe po shikonte, sepse i drithëronte zemra për Arkën e Perëndisë së vërtetë.+ Burri hyri në qytet për të dhënë lajmin, dhe gjithë qyteti nisi të klithte. 14 Kur dëgjoi klithmat, Eliu pyeti: «Ç’është kjo rrëmujë?» Burri nxitoi që t’i jepte lajmin Eliut. 15 (Eliu ishte 98 vjeç; nuk i lëvizte sytë, e as nuk shihte.)+ 16 Atëherë burri i tha Eliut: «Unë jam ai që erdhi nga fusha e betejës! Pikërisht sot ia mbatha nga fusha e betejës.» Me të dëgjuar këtë, Eliu e pyeti: «Çfarë ndodhi, biri im?» 17 Kështu lajmëtari i tregoi: «Izraeli ia mbathi nga filistinët dhe populli ka pësuar një humbje të madhe.+ Kanë vdekur edhe dy djemtë e tu, Hofni e Finehasi,+ dhe Arkën e Perëndisë së vërtetë e kanë marrë.»+

18 Në çastin kur ai përmendi Arkën e Perëndisë së vërtetë, Eliu u rrëzua mbrapsht nga ndenjësja buzë portës. Iu thye qafa dhe vdiq, sepse ishte i moshuar dhe i rëndë. Ai e kishte gjykuar Izraelin për 40 vjet. 19 Nusja e djalit, gruaja e Finehasit, ishte shtatzënë dhe në prag të lindjes. Kur dëgjoi lajmin se kishin marrë Arkën e Perëndisë së vërtetë dhe se vjehrri e burri kishin vdekur, u kërrus nga dhembjet, sepse i filluan papritur dhembjet e lindjes, dhe lindi. 20 Teksa po vdiste, gratë që i rrinin pranë, i thanë: «Mos ki frikë, se ke lindur djalë.» Ajo nuk u përgjigj dhe as nuk u kushtoi vëmendje* fjalëve të tyre, 21 por e quajti djalin Ikabod*+ dhe tha: «Lavdia ka ikur nga Izraeli dhe e kanë çuar në mërgim.»+ Këtë e tha, sepse Arkën e Perëndisë së vërtetë e kishin marrë si plaçkë lufte dhe vjehrri e i shoqi kishin vdekur.+ 22 Ajo tha: «Lavdia ka ikur nga Izraeli dhe e kanë çuar në mërgim, sepse Arkën e Perëndisë së vërtetë e kanë marrë si plaçkë lufte.»+

5 Kur e morën Arkën+ e Perëndisë së vërtetë, filistinët e çuan nga Ebenezeri në Ashdod. 2 E çuan Arkën e Perëndisë së vërtetë në shtëpinë* e Dagonit dhe e vendosën pranë tij.+ 3 Të nesërmen, kur ashdoditët u çuan herët, Dagoni kishte rënë me fytyrë përtokë përpara Arkës së Jehovait.+ Prandaj e morën Dagonin dhe e kthyen në vendin e vet.+ 4 Ditën tjetër, kur u çuan herët në mëngjes, panë prapë që Dagoni kishte rënë me fytyrë përtokë përpara Arkës së Jehovait. Koka e Dagonit dhe të dyja duart e tij ishin prerë e gjendeshin te pragu. Vetëm pjesa si peshk* kishte mbetur e paprekur. 5 Ja pse deri sot e kësaj dite, priftërinjtë e Dagonit dhe të gjithë ata që hyjnë në shtëpinë e tij nuk e shkelin pragun e Dagonit në Ashdod.

6 Dora e Jehovait i ndëshkoi* ashdoditët. Ai i sulmoi duke goditur me hemorroide Ashdodin dhe territoret e tij.+ 7 Kur panë se ç’po ndodhte, burrat e Ashdodit thanë: «Të mos qëndrojë mes nesh Arka e Perëndisë së Izraelit, sepse dora e tij ka vepruar ashpër kundër nesh dhe kundër Dagonit, perëndisë tonë.» 8 Prandaj dërguan fjalë dhe mblodhën të gjithë sundimtarët filistinë dhe i pyetën: «Ç’të bëjmë me Arkën e Perëndisë së Izraelit?» Ata ia kthyen: «Arka e Perëndisë së Izraelit të çohet në Gath.»+ Kështu Arkën e Perëndisë së Izraelit e çuan atje.

9 Pasi e çuan atje, dora e Jehovait ishte kundër atij qyteti dhe shkaktoi shumë panik. Ai i goditi njerëzit e qytetit, të vegjël e të mëdhenj, dhe atyre u dolën hemorroide.+ 10 Prandaj Arkën e Perëndisë së vërtetë e dërguan në Ekron.+ Por, sapo Arka e Perëndisë së vërtetë mbërriti atje, ekronitët filluan të thërritnin: «E kanë sjellë Arkën e Perëndisë së Izraelit, që të vdesim ne dhe populli ynë!»+ 11 Atëherë dërguan fjalë dhe mblodhën të gjithë sundimtarët filistinë dhe thanë: «Largojeni Arkën e Perëndisë së Izraelit. Kthejeni në vendin e vet që të mos vdesim ne e populli ynë.» Se tmerri i vdekjes ishte përhapur në tërë qytetin. Dora e Perëndisë së vërtetë i kishte ndëshkuar ashpër,*+ 12 dhe njerëzit që nuk kishin vdekur, ishin goditur me hemorroide. Klithma e qytetit për ndihmë u ngjit deri në qiell.

6 Arka+ e Jehovait qëndroi në territorin e filistinëve shtatë muaj. 2 Filistinët thërritën priftërinjtë e fallxhorët+ dhe i pyetën: «Ç’të bëjmë me Arkën e Jehovait? Na thoni si mund ta kthejmë në vendin e vet.» 3 Ata iu përgjigjën: «Nëse e dërgoni arkën e besëlidhjes së Jehovait, Perëndisë së Izraelit, mos e ktheni pa blatim. Duhet t’i jepni se s’bën një blatim për fajin.+ Vetëm atëherë do të shëroheni dhe do ta merrni vesh pse po ju ndëshkon akoma.» 4 Kështu filistinët i pyetën: «Ç’blatim për fajin t’i dërgojmë?» Priftërinjtë e fallxhorët u përgjigjën: «Pesë hemorroide prej ari dhe pesë minj prej ari, aq sa është numri i sundimtarëve filistinë,+ sepse të gjithë ju dhe sundimtarët tuaj ju goditi e njëjta plagë. 5 Bëni shëmbëlltyra* të hemorroideve e shëmbëlltyra të minjve+ që po shkatërrojnë vendin, dhe nderoni Perëndinë e Izraelit. Ndoshta ai do ta zbutë ndëshkimin ndaj jush, ndaj perëndisë tuaj dhe ndaj vendit tuaj.+ 6 Pse ta ngurtësoni zemrën, siç bënë Egjipti dhe faraoni?+ Kur Ai u soll ashpër me ta,+ ata u detyruan t’i linin izraelitët të iknin, të cilët u larguan.+ 7 Tani përgatitni një karrocë të re dhe merrni dy lopë që kanë viça, të cilat nuk janë vënë kurrë nën zgjedhë. Pastaj mbrehini lopët në karrocë, kurse viçat kthejini në stallë, larg prej tyre. 8 Merreni Arkën e Jehovait dhe vëreni në karrocë, ndërsa sendet prej ari që po ia dërgoni atij si blatim për fajin, vërini në një kuti pranë saj.+ Pastaj niseni 9 dhe shikoni: nëse arka ngjitet rrugës për në territorin e vet, për në Beth-Shemesh,+ atëherë është ai që na e ka bërë këtë të keqe të madhe. Nëse jo, do të kuptojmë se nuk na goditi dora e tij, por ajo që na ndodhi, ishte rastësi.»

10 Burrat vepruan ashtu. Ata morën dy lopë që kishin viça dhe i mbrehën në karrocë, kurse viçat i mbyllën në stallë. 11 Pastaj vunë në karrocë Arkën e Jehovait, si dhe kutinë që mbante minjtë prej ari dhe shëmbëlltyrat e hemorroideve. 12 Lopët shkuan drejt në rrugën për në Beth-Shemesh,+ nuk u larguan prej saj dhe pëllitnin teksa ecnin; nuk u kthyen as djathtas, as majtas. Ndërkohë sundimtarët filistinë po shkonin pas tyre deri në kufi të Beth-Shemeshit. 13 Ndërkohë banorët e Beth-Shemeshit po korrnin grurin në rrafshinë.* Kur ngritën sytë dhe panë Arkën, fluturuan nga gëzimi. 14 Karroca hyri në arën e Josiut, beth-shemitit, dhe ndaloi atje, afër një guri të madh. Kështu ata copëtuan karrocën prej druri dhe lopët+ ia paraqitën Jehovait si blatim të djegur.

15 Levitët+ e zbritën Arkën e Jehovait dhe kutinë që ishte bashkë me të, e cila mbante sendet prej ari, dhe i vunë mbi gurin e madh. Atë ditë burrat e Beth-Shemeshit+ paraqitën blatime të djegura dhe i bënë flijime Jehovait.

16 Kur e panë këtë, pesë sundimtarët filistinë u kthyen po atë ditë në Ekron. 17 Këto janë hemorroidet prej ari që filistinët ia dhanë Jehovait si blatim për fajin:+ një për Ashdodin,+ një për Gazën, një për Ashkelonin, një për Gathin+ dhe një për Ekronin.+ 18 Edhe numri i minjve prej ari përkonte me numrin e të gjitha qyteteve të filistinëve që u përkitnin pesë sundimtarëve, si qytetet e fortifikuara, edhe fshatrat në fushë.

Guri i madh mbi të cilin e vunë Arkën e Jehovait shërben si dëshmi sot e kësaj dite në arën e Josiut, beth-shemitit. 19 Por Perëndia i vrau njerëzit e Beth-Shemeshit, sepse kishin parë Arkën e Jehovait. Ai vrau 50.070* burra nga populli, dhe populli nisi të mbante zi, sepse Jehovai kishte bërë kërdi të madhe.+ 20 Prandaj burrat e Beth-Shemeshit pyetën: «Kush mund të qëndrojë përpara Jehovait, këtij Perëndie të shenjtë?!+ Ah, sikur vetëm të largohej nga ne dhe të shkonte te të tjerët!»+ 21 Kështu dërguan lajmëtarë te banorët e Kiriat-Jearimit+ e u thanë: «Filistinët e kthyen Arkën e Jehovait. Zbritni ta merrni.»+

7 Atëherë burrat e Kiriat-Jearimit erdhën dhe e çuan Arkën e Jehovait në shtëpinë e Abinadabit,+ në kodër. Djalin e tij, Eleazarin, e shenjtëruan* për të ruajtur Arkën e Jehovait.

2 Që nga dita kur Arka vajti në Kiriat-Jearim, kaloi shumë kohë, gjithsej 20 vjet, dhe atëherë, tërë shtëpia e Izraelit filloi të kërkonte Jehovain.+ 3 Pastaj Samueli i tha gjithë shtëpisë së Izraelit: «Nëse ktheheni me gjithë zemër te Jehovai,+ flakini nga mesi juaj perënditë e huaja+ e shëmbëlltyrat e Ashtorethit,+ përkushtojuni me gjithë zemër Jehovait dhe shërbejini vetëm atij,+ e ai do t’ju çlirojë nga dora e filistinëve.»+ 4 Atëherë izraelitët i zhdukën Baalët dhe shëmbëlltyrat e Ashtorethit, e i shërbyen vetëm Jehovait.+

5 Pastaj Samueli tha: «Mblidheni gjithë Izraelin në Mizpah+ dhe unë do t’i lutem Jehovait për ju.»+ 6 Kështu u mblodhën atë ditë në Mizpah, nxorën ujë, e derdhën në prani të Jehovait dhe agjëruan.+ Atje izraelitët thanë: «Kemi mëkatuar kundër Jehovait.»+ E Samueli nisi të gjykonte+ izraelitët në Mizpah.

7 Kur filistinët dëgjuan se izraelitët ishin mbledhur në Mizpah, sundimtarët filistinë+ shkuan të luftonin kundër Izraelit. Sapo e morën vesh, izraelitët patën frikë nga filistinët. 8 Kështu iu përgjëruan Samuelit: «Lutju pa pushim Jehovait, Perëndisë tonë, që të na ndihmojë+ dhe të na shpëtojë nga dora e filistinëve.» 9 Atëherë Samueli mori një qengj pirës dhe ia paraqiti Jehovait si blatim të plotë të djegur.+ Pastaj Samueli iu lut për ndihmë Jehovait për Izraelin, dhe Jehovai iu përgjigj.+ 10 Teksa Samueli paraqiste blatimin e djegur, filistinët u afruan për të luftuar kundër Izraelit. Atë ditë, Jehovai shkaktoi bubullima të forta+ kundër filistinëve dhe i bëri rrëmujë,+ e ata u mundën përpara Izraelit.+ 11 Menjëherë burrat e Izraelit dolën nga Mizpahu, i ndoqën filistinët dhe i vranë deri në jug të Beth-Harit. 12 Pastaj Samueli mori një gur,+ e vuri mes Mizpahut e Jeshanahut dhe e quajti Ebenezer,* sepse tha: «Deri tani Jehovai na ka ndihmuar.»+ 13 Kështu i mposhtën filistinët, të cilët nuk erdhën më në territorin e Izraelit.+ Dora e Jehovait vazhdoi të ishte kundër filistinëve gjatë gjithë ditëve të Samuelit.+ 14 Për më tepër, qytetet që filistinët i kishin marrë Izraelit, iu rikthyen prapë atij, nga Ekroni deri në Gath. Izraeli rimori edhe territoret e qyteteve nga dora e filistinëve.

Gjithashtu mes Izraelit dhe amoritëve pati paqe.+

15 Samueli gjykoi në Izrael gjatë gjithë jetës.+ 16 Çdo vit, ai udhëtonte përqark Bethelit,+ Gilgalit+ e Mizpahut+ dhe e gjykonte Izraelin. 17 Pastaj kthehej në Ramah,+ ku kishte shtëpinë; edhe atje e gjykonte Izraelin. Ai i ndërtoi një altar Jehovait në Ramah.+

8 Kur u plak, Samueli emëroi djemtë e vet që të gjykonin Izraelin. 2 I parëlinduri quhej Joel, kurse i dyti Abijah;+ ata gjykonin në Ber-Shebë. 3 Por këta nuk ecën në gjurmët e të atit, sepse jepeshin pas fitimeve të pandershme,+ merrnin ryshfete+ dhe shtrembëronin drejtësinë.+

4 Pas ca kohësh, tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën dhe vajtën në Ramah te Samueli 5 e i thanë: «Shiko, ti je plakur dhe djemtë e tu nuk ecin në udhët e tua. Prandaj na cakto një mbret, si kanë tërë kombet e tjera, që të na gjykojë.»+ 6 Por, kur ata thanë: «Na jep një mbret që të na gjykojë», kjo nuk i pëlqeu Samuelit.* Pastaj Samueli iu lut Jehovait, 7 dhe Jehovai i tha: «Dëgjo gjithçka që të thotë populli, sepse nuk të kanë hedhur poshtë ty, por më kanë hedhur poshtë mua si mbretin e tyre.+ 8 Ata po veprojnë me ty ashtu si kanë bërë me mua që nga dita që i nxora nga Egjipti e deri më sot; vazhdojnë të më braktisin+ dhe t’u shërbejnë perëndive të tjera.+ 9 Dëgjoje kërkesën e tyre. Megjithatë duhet t’i paralajmërosh qartë për pasojat; tregoju ç’do të kërkojë me të drejtë mbreti që do të sundojë mbi ta.»

10 Kështu Samueli i tregoi popullit, që i kërkonte një mbret, të gjitha fjalët e Jehovait. 11 Ai tha: «Ja çfarë do të kërkojë me të drejtë mbreti që do të sundojë mbi ju:+ ai do t’jua marrë djemtë+ e do t’i vërë në karrocat e veta,+ do t’i bëjë kalorësit e vet+ e madje disa do të vrapojnë përpara karrocave të tij. 12 Do të caktojë për vete krerë të mijësheve+ e krerë të pesëdhjetësheve,+ dhe disa do të lërojnë tokën,+ do të mbledhin të korrat e tij+ e do të bëjnë armë për luftë dhe pajisje për karrocat e tij.+ 13 Vajzat do t’jua marrë që të jenë përgatitëse pomadash,* kuzhiniere e bukëpjekëse.+ 14 Do të marrë arat, vreshtat e ullishtet tuaja më të mira,+ dhe do t’ua japë shërbëtorëve të vet. 15 Do të marrë të dhjetën nga drithi i arave tuaja dhe nga vreshtat tuaj e do t’ua japë zyrtarëve të oborrit dhe shërbëtorëve të vet. 16 Do t’ju marrë shërbyesit, shërbyeset, tufat më të mira e gomarët, dhe do t’i përdorë për punën e vet.+ 17 Do të marrë të dhjetën nga kopetë tuaja+ dhe ju do të bëheni shërbëtorët e tij. 18 Do të vijë dita kur do të thërritni e do të rënkoni për shkak të mbretit që e keni zgjedhur vetë,+ por atë ditë Jehovai nuk do t’ju përgjigjet.»

19 Megjithatë populli nuk pranoi ta dëgjonte atë që i tregoi Samueli dhe tha: «Jo, e kemi ndarë mendjen të kemi një mbret. 20 Atëherë do të jemi si tërë kombet e tjera, dhe mbreti ynë do të na gjykojë, do të na prijë dhe do të luftojë për ne.» 21 Pasi i dëgjoi të gjitha fjalët e popullit, Samueli ia tha ato Jehovait. 22 Atëherë Jehovai i tha Samuelit: «Dëgjoje popullin dhe cakto një mbret që të mbretërojë mbi të.»+ Pastaj Samueli u tha burrave të Izraelit: «Secili të kthehet në qytetin e vet.»

9 Ishte një burrë nga fisi i Beniaminit që quhej Kish.+ Ky ishte bir i Abielit, bir i Zerorit, bir i Bekoratit, bir i Afiahut, beniaminit,+ njeri shumë i pasur. 2 Ai kishte një djalë që quhej Saul,+ i cili ishte i ri e i bukur, asnjë nga izraelitët nuk ishte më i bukur se ai. Ai ua kalonte të gjithëve për nga gjatësia—të tjerët i arrinin deri te supet.

3 Kur i humbën gomaricat Kishit, babait të Saulit, ai i tha të birit, Saulit: «Të lutem, merr me vete një nga shërbëtorët dhe shko të kërkosh gomaricat.» 4 Ata përshkuan rajonin malor të Efraimit dhe vendin e Shalishahut, por nuk i gjetën. Udhëtuan nëpër vendin e Shelimit, por as atje nuk ishin. Përshkuan gjithë vendin e beniaminitëve, por nuk i gjetën.

5 Kur arritën në vendin e Zufit, Sauli i tha shërbëtorit që kishte me vete: «Eja të kthehemi, se mos im atë e heq mendjen nga gomaricat dhe fillon të merakoset për ne.»+ 6 Por shërbëtori ia ktheu: «Shiko, në këtë qytet gjendet një njeri i Perëndisë, një njeri i nderuar. Çdo gjë që thotë ai, del e vërtetë.+ Të vemi atje tani se ndoshta na tregon rrugën nga të shkojmë.» 7 Atëherë Sauli i tha shërbëtorit: «Nëse shkojmë, çfarë do t’i çojmë atij njeriu? Në çantat tona s’kemi as bukë dhe asgjë tjetër që t’ia çojmë si dhuratë njeriut të Perëndisë së vërtetë. Çfarë kemi me vete?» 8 Kështu shërbëtori iu përgjigj përsëri Saulit: «Shiko, në dorë kam një çerek sikli* argjendi. Do t’ia jap njeriut të Perëndisë së vërtetë dhe ai do të na tregojë rrugën nga të shkojmë.» 9 (Në kohët e mëparshme, në Izrael, kur një njeri shkonte të kërkonte Perëndinë, thoshte: «Ejani e le të shkojmë te parashikuesi.»+ Faktikisht më parë profeti i sotëm quhej parashikues.) 10 Atëherë Sauli i tha shërbëtorit: «Mirë e the. Të shkojmë.» Kështu shkuan në qytetin ku ndodhej njeriu i Perëndisë së vërtetë.

11 Ndërsa po ngjitnin të përpjetën për në qytet, takuan disa vajza që dilnin për të mbushur ujë. Prandaj i pyetën: «Këtu është parashikuesi?»+ 12 Ato iu përgjigjën: «Po. Ja, sapo iku përpara jush. Nxitoni, sepse sot ka ardhur në qytet meqë populli po bën një flijim+ në vendin e lartë.*+ 13 Sapo të hyni në qytet, do ta gjeni. Shkoni shpejt, përpara se të ngjitet për të ngrënë në vendin e lartë, sepse populli nuk do të hajë derisa ai të mbërrijë dhe ta bekojë flijimin. Vetëm atëherë të ftuarit mund të hanë. Prandaj ngjituni menjëherë dhe do ta gjeni.» 14 Atëherë ata u ngjitën në qytet. Kur mbërritën brenda në qytet, Samueli po dilte që t’i takonte e të ngjiteshin bashkë në vendin e lartë.

15 Një ditë para se të vinte Sauli, Jehovai i kishte treguar Samuelit: 16 «Nesër, rreth kësaj ore, do të të dërgoj një njeri nga vendi i Beniaminit.+ Ti duhet ta mirosësh* si prijës të popullit tim, Izraelit,+ dhe ai do ta shpëtojë popullin tim nga dora e filistinëve, sepse e kam parë vuajtjen e popullit tim dhe klithma e tyre ka arritur tek unë.»+ 17 Kur Samueli e pa Saulin, Jehovai i tha: «Ja ku është njeriu për të cilin të thashë: ‘Ky do ta qeverisë popullin tim.’»*+

18 Atëherë Sauli iu afrua Samuelit te porta dhe e pyeti: «Të lutem, më trego ku është shtëpia e parashikuesit.» 19 Samueli iu përgjigj: «Unë jam parashikuesi. Hajde me mua* në vendin e lartë dhe sot do të hash me mua.+ Në mëngjes do të të nis dhe do të të tregoj gjithçka që dëshiron të dish.* 20 Sa për gomaricat që humbën tri ditë më parë,+ mos u bëj merak, sepse i kanë gjetur. Kujt, vallë, i përket gjithçka e dëshirueshme e Izraelit? A nuk të përket ty dhe gjithë shtëpisë së atit tënd?»+ 21 Atëherë Sauli ia ktheu: «A nuk jam unë nga Beniamini, nga fisi më i vogël i Izraelit?+ A nuk është familja ime më e parëndësishmja nga të gjitha familjet e fisit të Beniaminit? Pse, pra, ma thua mua një gjë të tillë?»

22 Atëherë Samueli mori Saulin dhe shërbëtorin e tij, i çoi në sallën e ngrënies dhe i uli në krye të të ftuarve, aty ishin rreth 30 burra. 23 Samueli i tha kuzhinierit: «Sille racionin që të dhashë, për të cilën të porosita: ‘Vëre mënjanë.’» 24 Atëherë kuzhinieri mori kofshën e flijimit dhe ia vuri përpara Saulit. Pastaj Samueli i tha: «Të është vënë përpara ajo që është ruajtur për ty. Ha, sepse e kanë ruajtur për ty, për këtë rast, se u thashë: ‘Kam ftuar miq.» Atë ditë, pra, Sauli hëngri me Samuelin. 25 Më pas zbritën nga vendi i lartë+ për në qytet, dhe ai vazhdoi të fliste me Saulin në tarracë. 26 Ata u ngritën herët, e në agim Samueli e thirri Saulin në tarracë dhe i tha: «Bëhu gati që të nisesh.» Kështu Sauli u bë gati e që të dy, ai dhe Samueli, shkuan jashtë. 27 Ndërsa zbritnin për nga periferia e qytetit, Samueli i tha Saulit: «Thuaji shërbëtorit+ që të shkojë para nesh (kështu ai eci përpara), kurse ti ndalu pak që të dëgjosh fjalën e Perëndisë nëpërmjet meje.»

10 Atëherë Samueli mori poçin e vajit, ia derdhi në kokë Saulit,+ e puthi dhe i tha: «Jehovai të ka mirosur* si prijës+ të popullit* të vet.+ 2 Sot, kur të ikësh nga unë, pranë varrit të Rakelës+ në territorin e Beniaminit, në Zelzah, do të takosh dy burra që do të të thonë: “U gjetën gomaricat që shkove t’i kërkosh. Tani babai yt i ka harruar gomaricat,+ por është në merak për ty e thotë: ‘Ç’të bëj për djalin tim?’” 3 Që andej vazhdo derisa të arrish te pema e madhe e Taborit, ku do të takosh tre burra që ngjiten në Bethel+ për të adhuruar Perëndinë e vërtetë: njëri do të jetë duke mbajtur tre keca, tjetri tri bukë, kurse një tjetër një qyp të madh me verë. 4 Ata do të të pyesin si je dhe do të të japin dy bukë, të cilat duhet t’i pranosh. 5 Pas kësaj do të shkosh te kodra e Perëndisë së vërtetë, ku është një garnizon filistinësh. Kur të mbërrish në qytet, do të takosh një grup profetësh që zbret nga vendi i lartë. Teksa ata profetizojnë, përpara tyre do të jenë disa njerëz që u bien instrumenteve me tela, dajreve, fyejve dhe harpave. 6 Fryma e Jehovait do të të japë fuqi+ dhe ti do të profetizosh bashkë me ta e do të kthehesh në tjetër njeri.+ 7 Kur të përmbushen këto shenja, bëj ç’të kesh në dorë, sepse Perëndia i vërtetë është me ty. 8 Pastaj zbrit përpara meje në Gilgal,+ dhe unë do të vij atje te ti për të paraqitur flijime të djegura dhe flijime në bashkësi. Prit shtatë ditë derisa të vij te ti dhe atëherë do të të them ç’duhet të bësh.»

9 Sapo Sauli u kthye që të largohej nga Samueli, Perëndia filloi t’ia ndryshonte zemrën dhe ai u kthye në tjetër njeri; atë ditë, të gjitha këto shenja dolën të vërteta. 10 Kështu, që andej ata* u nisën për në kodër ku takuan një grup profetësh. Menjëherë fryma e Perëndisë i dha fuqi+ dhe ai nisi të profetizonte+ mes tyre. 11 Kur të gjithë ata që e njihnin më parë panë se ai po profetizonte me profetët, pyetën njëri-tjetrin: «Çfarë i ka ndodhur djalit të Kishit?! Mos është edhe Sauli profet?» 12 Atëherë një vendës tha: «Po cili është babai i tyre?» Ja pse doli shprehja:* «Mos është edhe Sauli profet?»+

13 Kur mbaroi së profetizuari, ai vajti në vendin e lartë. 14 Më vonë, xhaxhai i Saulit e pyeti atë dhe shërbëtorin e tij: «Ku shkuat?» Ai iu përgjigj: «Të kërkonim gomaricat,+ por pamë se nuk ishin atje. Prandaj vajtëm te Samueli.» 15 Xhaxhai i Saulit i pyeti: «Ju lutem, më tregoni, çfarë ju tha Samueli?» 16 Sauli iu përgjigj: «Ai na tha se gomaricat tashmë janë gjetur.» Por nuk i tregoi çfarë i tha Samueli për çështjen e mbretërimit.

17 Atëherë Samueli e mblodhi popullin përpara Jehovait në Mizpah+ 18 dhe u tha izraelitëve: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Unë e nxora Izraelin nga Egjipti. Ju çlirova nga dora e Egjiptit+ dhe nga dora e të gjitha mbretërive që ju shtypnin. 19 Por sot ju e hodhët poshtë Perëndinë tuaj,+ Shpëtimtarin tuaj që ju shpëtoi nga të gjitha të këqijat e vuajtjet, dhe thatë: ‘Jo, ti duhet të caktosh mbi ne një mbret.’ Tani zini vend përpara Jehovait sipas fiseve dhe sipas mijësheve* tuaja.”»

20 Kështu Samueli afroi të gjitha fiset e Izraelit,+ dhe u zgjodh fisi i Beniaminit.+ 21 Pastaj afroi fisin e Beniaminit sipas familjeve të tij dhe u zgjodh familja e matritëve. Në fund u zgjodh Sauli, djali i Kishit.+ Por, kur shkuan ta kërkonin, nuk e gjetën askund. 22 Prandaj e pyetën Jehovain:+ «A ka ardhur ky njeri?» Jehovai u përgjigj: «Ja tek është, i fshehur mes plaçkave.» 23 Kështu, ata vrapuan dhe e morën që andej. Kur Sauli qëndroi në mes të popullit, panë se gjithë të tjerët i arrinin deri te supet.+ 24 Samueli i tha gjithë popullit: «Shiheni atë që ka zgjedhur Jehovai!+ Mes gjithë popullit nuk ka asnjë si ai.» Gjithë populli filloi të thërriste: «Rroftë mbreti!»

25 Samueli i foli popullit për atë që mbretërit do të kërkonin me të drejtë,+ e shkroi këtë në një libër dhe e vuri përpara Jehovait. Pastaj Samueli e nisi gjithë popullin, secilin në shtëpinë e vet. 26 Edhe Sauli shkoi në shtëpinë e tij, në Gibeah, i shoqëruar nga luftëtarë, të cilëve Jehovai u kishte prekur zemrën. 27 Por disa njerëz të këqij thanë: «E si do të na shpëtoka ky?!»+ Kështu e përbuzën dhe nuk i çuan asnjë dhuratë,+ por ai nuk e hapi gojën.*

11 Më pas Nahashi, amoniti,+ u ngjit dhe e ngriti kampin kundër Jabeshit+ në Galad. Të gjithë burrat e Jabeshit i thanë Nahashit: «Bëj një besëlidhje* me ne, dhe do të të shërbejmë.» 2 Nahashi, amoniti, u tha: «Besëlidhjen do ta bëj vetëm me këtë kusht: t’i nxirret syri i djathtë secilit nga ju. Këtë do ta bëj për të poshtëruar gjithë Izraelin.» 3 Pleqtë e Jabeshit ia kthyen: «Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në mbarë territorin e Izraelit. Pastaj, nëse nuk del ndonjë që të na shpëtojë, do të dorëzohemi te ti.» 4 Ndërkohë, lajmëtarët vajtën në Gibeahun+ e Saulit dhe ia thanë këto fjalë popullit, dhe gjithë populli ia dha të qarit.

5 Por Sauli që kthehej nga ara me kopenë, i pyeti: «Si është puna me popullin? Pse po qan?» Kështu i treguan çfarë kishin thënë burrat e Jabeshit. 6 Kur Sauli dëgjoi këto fjalë, fryma e Perëndisë i dha fuqi+ dhe atij iu ndez shumë zemërimi. 7 Kështu mori dy dema, i preu copa-copa dhe i dërgoi në tërë territorin e Izraelit me anë të lajmëtarëve, që thoshin: «Kështu do të bëhet me bagëtinë e kujtdo që nuk ndjek Saulin dhe Samuelin!» Populli u mbush me nderim të thellë për Jehovain,* ndaj u ngrit si një trup* i vetëm. 8 Pastaj Sauli i numëroi në Bezek dhe ishin 300.000 izraelitë e 30.000 burra të Judës. 9 Lajmëtarëve që kishin ardhur, u thanë: «Këtë duhet t’u thoni burrave të Jabeshit në Galad: ‘Nesër, në kohën kur nxeh dielli, do të shpëtoni.’» Kështu lajmëtarët vajtën e ua treguan këtë burrave të Jabeshit, të cilët fluturuan nga gëzimi. 10 Atëherë burrat e Jabeshit u thanë amonitëve: «Nesër do të dorëzohemi, dhe mund të bëni me ne si t’ju duket më mirë.»+

11 Të nesërmen Sauli e ndau popullin në tri njësi. Gjatë ndërresës së mëngjesit,* ata çanë rrugën për të hyrë në mes të kampit dhe i goditën amonitët+ deri në kulm të vapës. Ata që mbijetuan, u shpërndanë, kështu që nuk mbetën dy bashkë. 12 Pastaj populli i tha Samuelit: «Kush ka thënë: ‘Vallë Sauli do të jetë mbret mbi ne?’+ Dorëzojini ata burra, dhe do t’i vrasim.» 13 Megjithatë Sauli tha: «Këtë ditë nuk duhet të vritet asnjeri,+ sepse sot Jehovai ka shpëtuar Izraelin.»

14 Më vonë Samueli i tha popullit: «Ejani të shkojmë në Gilgal,+ që ta shpallim përsëri Saulin mbret.»+ 15 Kështu, i gjithë populli shkoi në Gilgal dhe atje e bënë Saulin mbret para Jehovait. Pastaj paraqitën flijime në bashkësi para Jehovait+ dhe Sauli bashkë me gjithë izraelitët festuan me gëzim të madh.+

12 Në fund Samueli i tha tërë Izraelit: «Kam bërë gjithçka që më kërkuat dhe ju caktova një mbret që t’ju mbretërojë.+ 2 Ja ku e keni mbretin që po ju prin!*+ Unë tashmë jam i plakur e i thinjur dhe djemtë e mi janë këtu me ju.+ Ju kam prirë që nga rinia ime e deri më sot.+ 3 Ja ku më keni, dëshmoni kundër meje përpara Jehovait dhe përpara të mirosurit* të tij:+ kujt ia kam marrë demin ose gomarin?+ Kë kam zhvatur dhe kë kam shtypur? Nga dora e kujt kam pranuar ryshfet* për të mbyllur një sy?+ Nëse kjo ka ndodhur, do t’jua kthej.»+ 4 Atëherë ata iu përgjigjën: «As nuk na ke zhvatur, as nuk na ke shtypur, as nuk ke pranuar gjë nga dora e dikujt.» 5 Kështu ai u tha: «Jehovai është dëshmitar kundër jush, dhe i mirosuri i tij është dëshmitar sot se nuk keni gjetur asgjë për të më akuzuar.»* Ata ia kthyen: «Po, ai është dëshmitar.»

6 Atëherë Samueli i tha popullit: «Jehovai, ai që caktoi Moisiun dhe Aronin për t’i nxjerrë paraardhësit tuaj nga vendi i Egjiptit,+ është dëshmitar. 7 Zini vend, pra, dhe unë do t’ju gjykoj përpara Jehovait në bazë të gjithë veprave të drejta që Jehovai ka bërë për ju e për paraardhësit tuaj.

8 Sapo Jakobi vajti në Egjipt+ dhe paraardhësit tuaj filluan t’i thërritnin Jehovait për ndihmë,+ Jehovai dërgoi Moisiun+ dhe Aronin që t’i nxirrnin nga Egjipti e t’i sillnin për të banuar në këtë vend.+ 9 Por ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti+ në duart e Siserës,+ kreut të ushtrisë së Hazorit, në duart e filistinëve+ dhe në duart e mbretit të Moabit,+ të cilët luftuan kundër tyre. 10 Ata i thirrën Jehovait për ndihmë+ dhe thanë: ‘Kemi mëkatuar,+ sepse kemi lënë Jehovain që t’u shërbejmë Baalëve+ e shëmbëlltyrave të Ashtorethit.+ Na çliro nga dora e armiqve tanë, dhe do të të shërbejmë.’ 11 Kështu Jehovai dërgoi Jerubaalin,+ Bedanin, Jefteun+ e Samuelin,+ dhe ju çliroi nga dora e armiqve përreth, që të jetonit të sigurt.+ 12 Kur patë se Nahashi,+ mbreti i amonitëve, erdhi kundër jush, ju vazhduat të më thoshit: ‘Jo, e kemi ndarë mendjen të kemi një mbret’,+ edhe pse Mbreti juaj është Jehovai, Perëndia juaj.+ 13 Tani, ja ku e keni mbretin që zgjodhët, atë që kërkuat. Shikoni, Jehovai ka caktuar mbi ju një mbret.+ 14 Nëse e nderoni thellësisht Jehovain,*+ i shërbeni,+ i bindeni zërit të tij+ e nuk rebeloheni kundër urdhrit të Jehovait dhe, nëse ju e mbreti që mbretëron mbi ju, ndiqni Jehovain, Perëndinë tuaj, në rregull. 15 Por nëse nuk i bindeni zërit të Jehovait dhe rebeloheni kundër urdhrit të Jehovait, dora e Jehovait do të jetë kundër jush dhe etërve tuaj.+ 16 Tani zini vend dhe shihni këtë gjë madhështore që do të bëjë Jehovai para syve tuaj. 17 A nuk jemi në kohën e korrjes së grurit? Unë do t’i lutem Jehovait që të dërgojë bubullima e shi. Kështu do ta dini e do ta kuptoni mirë se çfarë të keqe keni bërë në sy të Jehovait duke kërkuar një mbret.»+

18 Atëherë Samueli i thirri Jehovait dhe, atë ditë, Jehovai dërgoi bubullima e shi. Gjithë popullin e zuri një frikë e madhe nga Jehovai dhe nga Samueli. 19 Tërë populli i tha Samuelit: «Lutju Jehovait, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu,+ sepse nuk duam të vdesim. Ngaqë kërkuam një mbret, u kemi shtuar një të keqe tjetër tërë mëkateve tona.»

20 Kështu Samueli i tha popullit: «Mos kini frikë. Vërtet keni bërë gjithë këtë të keqe, por mos u largoni nga Jehovai,+ ndiqeni dhe shërbejini Jehovait me gjithë zemër.+ 21 Mos u largoni dhe mos ndiqni gjërat e kota*+ të cilat nuk sjellin asnjë dobi+ e nuk mund të çlirojnë, sepse janë kotësi.* 22 Për hir të emrit të tij të madh,+ Jehovai nuk do ta braktisë popullin e vet,+ sepse Jehovai vendosi t’ju bënte popullin e tij.+ 23 Kurse mua nuk më ka shkuar kurrë ndër mend të mëkatoj kundër Jehovait duke mos u lutur më për ju. Unë do të vazhdoj t’ju mësoj udhën e mirë e të drejtë. 24 Vetëm nderojeni thellësisht Jehovain*+ dhe shërbejini me besnikëri* e me gjithë zemër, sepse shihni ç’gjëra të mëdha ka bërë për ju.+ 25 Por, nëse pa pikë turpi bëni atë që është e keqe, do të shkatërroheni,+ ju bashkë me mbretin tuaj.»+

13 Sauli ishte . . .* vjeç kur u bë mbret+ dhe mbretëroi dy vjet në Izrael. 2 Sauli zgjodhi 3.000 burra nga Izraeli: 2.000 qëndruan me të në Mikmash dhe në rajonin malor të Bethelit, kurse 1.000 qëndruan me Jonatanin+ në Gibeah+ të Beniaminit. Pjesën tjetër të burrave e nisi, dhe secili u kthye në tendën e vet. 3 Atëherë Jonatani goditi garnizonin e filistinëve+ që ishte në Gebë,+ dhe filistinët dëgjuan për këtë. Kurse Sauli urdhëroi t’i binin bririt+ në gjithë vendin dhe të thoshin: «Le të dëgjojnë hebrenjtë!» 4 Tërë Izraeli dëgjoi lajmin: «Sauli ka goditur një garnizon filistinësh, dhe tani Izraeli është bërë i neveritshëm për filistinët.» Kështu populli u thirr që të shkonte pas Saulit në Gilgal.+

5 Edhe filistinët u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit. Kishin 30.000 karroca lufte, 6.000 kalorës dhe trupa ushtarake aq të shumta sa kokrrizat e rërës në breg të detit.+ Ata u ngjitën dhe e ngritën kampin në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.+ 6 Burrat e Izraelit panë se ishin në hall, në një situatë shumë të vështirë. Prandaj u fshehën nëpër shpella,+ zgavra, shkrepa, bodrume* dhe nëpër sterna.* 7 Madje disa prej hebrenjve kaluan Jordanin për në vendin e Gadit dhe të Galadit.+ Por Sauli ishte ende në Gilgal dhe tërë populli që ishte me të, dridhej nga frika. 8 Ai priti shtatë ditë, deri në kohën e caktuar që kishte vendosur Samueli, por Samueli nuk erdhi në Gilgal dhe burrat po shpërndaheshin. 9 Në fund Sauli tha: «Më sillni flijimin e djegur dhe flijimin në bashkësi.» Pastaj paraqiti flijimin e djegur.+

10 Por, sapo kishte mbaruar paraqitjen e flijimit të djegur, erdhi Samueli. Kështu Sauli doli që ta takonte e ta bekonte. 11 Atëherë Samueli e pyeti: «Ç’ke bërë?» Sauli ia ktheu: «Kur pashë se burrat po më braktisnin,+ se ti nuk po vije brenda kohës së caktuar dhe se filistinët po mblidheshin në Mikmash,+ 12 thashë me vete: ‘Tani filistinët do të zbresin kundër meje në Gilgal dhe unë nuk e kam kërkuar miratimin* e Jehovait.’ Prandaj u detyrova të paraqitja flijimin e djegur.»

13 Atëherë Samueli i tha Saulit: «Ke vepruar pa mend. Nuk iu binde urdhërimit që të dha Jehovai, Perëndia yt.+ Po t’i ishe bindur, Jehovai do ta kishte bërë të patundur përgjithmonë mbretërinë tënde në Izrael. 14 Por tani mbretëria jote nuk do të zgjasë.+ Jehovai do të gjejë një njeri siç ia do zemra+ dhe Jehovai do ta caktojë si prijës të popullit të tij,+ sepse ti nuk iu binde urdhërimit të Jehovait.»+

15 Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, kurse Sauli numëroi ata që ishin ende me të: ishin rreth 600 burra.+ 16 Sauli dhe Jonatani, i biri, si edhe populli që ishte ende me ta, banonin në Gebë+ të Beniaminit, kurse filistinët kishin fushuar në Mikmash.+ 17 Trupat sulmuese të filistinëve dilnin nga kampi të ndara në tri njësi: njëra njësi merrte rrugën që të çonte për në Ofrah, për në vendin e Shualit, 18 njësia tjetër merrte rrugën e Beth-Horonit,+ kurse njësia e tretë merrte rrugën që të çonte për nga kufiri që ndodhet mbi luginën e Zeboimit, në drejtim të shkretëtirës.

19 Në gjithë vendin e Izraelit nuk gjendej as edhe një metalpunues, sepse filistinët kishin thënë: «Kështu hebrenjtë nuk do të bëjnë as shpatë, as heshtë.» 20 Prandaj të gjithë izraelitëve u duhej të zbritnin te filistinët për të mprehur ploret,* kazmat, sëpatat dhe drapërinjtë. 21 Çmimi i mprehjes ishte një pim* për ploret, për kazmat, për sfurqet, për sëpatat dhe për ndreqjen e hostenëve* të kaut. 22 Ditën e betejës nuk u gjend as shpatë, as heshtë në duart e tërë burrave që ishin me Saulin dhe Jonatanin.+ Vetëm Sauli dhe Jonatani, i biri, kishin armë.

23 Tani, një garnizon* filistinësh kishte dalë te gryka e Mikmashit.+

14 Një ditë Jonatani,+ djali i Saulit, i tha shërbëtorit që i mbante armët: «Hajde, të shkojmë te pararoja e filistinëve në anën tjetër.» Por nuk i tregoi asgjë të atit. 2 Sauli po rrinte në rrethinat e Gibeahut,+ nën shegën që gjendet në Migron; me të ishin rreth 600 burra.+ 3 (Efodin+ e mbante veshur Akijahu, biri i Ahitubit,+ vëllait të Ikabodit,+ birit të Finehasit,+ birit të Eliut,+ priftit të Jehovait në Shiloh.)+ Ushtarët nuk e dinin që Jonatani kishte ikur. 4 Tani, midis shtigjeve që Jonatani po përpiqej të kalonte për të arritur te pararoja e filistinëve, gjendej një shkrep në formë dhëmbi nga njëra anë dhe një shkrep në formë dhëmbi nga ana tjetër; njëri e kishte emrin Bozez, kurse tjetri Seneh. 5 Njëri shkrep ngrihej si një shtyllë në veri, përballë Mikmashit, kurse tjetri në jug, përballë Gebës.+

6 Kështu Jonatani i tha armëmbajtësit të tij: «Hajde, të shkojmë te pararoja e këtyre të parrethprerëve.+ Ndoshta Jehovai do të veprojë për ne, sepse Jehovain s’e pengon asgjë që të sjellë shpëtim, qoftë me shumë veta, qoftë me pak.»+ 7 Atëherë armëmbajtësi i tha: «Bëj si të të dojë zemra. Shko nga të duash, dhe unë do të vij me ty ngado që të shkosh.» 8 Pastaj Jonatani ia ktheu: «Do të shkojmë tek ata burra e do t’u dalim hapur. 9 Nëse na thonë: ‘Ndaluni derisa të vijmë te ju’, do të qëndrojmë aty ku jemi dhe nuk do të ngjitemi tek ata. 10 Por nëse na thonë: ‘Ngjituni të luftoni kundër nesh!’, do të ngjitemi, sepse kjo do të jetë shenja+ që Jehovai do të na i japë në dorë.»

11 Atëherë, që të dy i dolën hapur pararojës filistine, dhe filistinët thanë: «Ja, hebrenjtë po dalin nga vrimat ku ishin fshehur.»+ 12 Kështu burrat e pararojës i thanë Jonatanit dhe armëmbajtësit të tij: «Ngjituni te ne dhe do t’jua ndreqim qejfin!»+ Menjëherë Jonatani i tha armëmbajtësit: «Më ndiq, sepse Jehovai do t’i japë në dorë të Izraelit.»+ 13 Dhe Jonatani u ngjit me këmbë e me duar nëpër shkëmb, ndërsa armëmbajtësi ishte pas tij. Jonatani filloi të sulmonte filistinët, dhe ata që mbeteshin gjallë, i vriste armëmbajtësi. 14 Në sulmin e parë që ndërmorën, Jonatani dhe armëmbajtësi vranë rreth 20 burra brenda pothuajse gjysmë brazde në gjysmë hektari tokë.*

15 Atëherë kampit në fushë dhe tërë ushtarëve të pararojës u hyri tmerri e madje edhe trupat sulmuese+ ishin të tmerruara. Toka nisi të dridhej, dhe më pas erdhi tmerri nga Perëndia. 16 Rojat e Saulit në Gibeah+ të Beniaminit panë se rrëmuja po përhapej anembanë kampit.+

17 Sauli u tha ushtarëve që ishin me të: «Bëni numërimin dhe shikoni kush ka ikur!» Kur bënë numërimin, panë se Jonatani dhe armëmbajtësi i tij nuk ishin atje. 18 Atëherë Sauli i tha Akijahut:+ «Sille këtu Arkën e Perëndisë së vërtetë!» (Se në atë kohë* Arka e Perëndisë së vërtetë ishte me izraelitët.) 19 Dhe ndërsa Sauli i fliste priftit, rrëmuja në kampin e filistinëve sa vinte e bëhej më e madhe. Atëherë Sauli i tha priftit: «Ndalo! Mos vazhdo më.» 20 Kështu, Sauli dhe gjithë ushtarët që ishin me të, u mblodhën dhe vajtën në betejë, ku panë se filistinët i kishin kthyer shpatat kundër njëri-tjetrit dhe rrëmuja ishte shumë e madhe. 21 Edhe hebrenjtë që më parë kishin marrë anën e filistinëve dhe që ishin ngjitur me ta në kamp, u bashkuan me izraelitët që ishin me Saulin dhe Jonatanin. 22 Tërë burrat e Izraelit që ishin fshehur+ në rajonin malor të Efraimit, morën vesh se filistinët ia kishin mbathur, prandaj edhe ata zunë t’i ndiqnin, e të merrnin pjesë në betejë. 23 Kështu, atë ditë Jehovai e shpëtoi Izraelin+ dhe beteja u shtri deri në Beth-Aven.+

24 Por burrat e Izraelit ishin të dërrmuar atë ditë, sepse Sauli i kishte vënë në këtë be: «Mallkuar qoftë ai njeri që ha bukë* përpara mbrëmjes, derisa të kem marrë hak kundër armiqve të mi!» Kështu asnjë nga ata nuk vuri bukë në gojë.+

25 Të gjithë ushtarët* vajtën në pyll, dhe mbi tokë kishte mjaltë. 26 Kur hynë në pyll, panë që pikonte mjaltë, por askush nuk hëngri, sepse kishin frikë nga beja. 27 Mirëpo Jonatani nuk e kishte marrë vesh që i ati i kishte vënë ushtarët në be,+ prandaj e zgjati majën e bastunit që kishte në dorë, e zhyti në huall dhe pasi hëngri, mori fuqi.* 28 Atëherë njëri nga ushtarët tha: «Babai yt i vuri ushtarët në be të rëndë, duke thënë: ‘Mallkuar qoftë ai njeri që ha bukë sot!’+ Ja pse ushtarët janë kaq të lodhur.» 29 Por Jonatani tha: «Babai im ka sjellë shumë telashe* në vend. Shihni si mora fuqi ngaqë provova fare pak mjaltë. 30 Do të kishte qenë shumë më mirë sikur sot ushtarët të kishin ngrënë lirisht+ nga preja që gjetën tek armiqtë, sepse atëherë masakra kundër filistinëve do të kishte qenë edhe më e madhe.»

31 Atë ditë i sulmuan dhe i vranë filistinët nga Mikmashi deri në Ajalon,+ dhe ushtarët u lodhën shumë. 32 Prandaj ata u turrën me lakmi mbi prenë dhe morën dhen, gjedhë e viça dhe i therën përtokë; e hëngrën mishin me gjithë gjak.+ 33 Atëherë Saulin e njoftuan: «Ja, ushtarët po mëkatojnë kundër Jehovait, duke e ngrënë mishin me gjithë gjak.»+ Sapo dëgjoi këtë, ai tha: «Ju keni vepruar pabesisht. Rrokullisni menjëherë një gur të madh këtu tek unë.» 34 Pastaj Sauli tha: «Shpërndahuni mes ushtarëve e u thoni: ‘Secili nga ju duhet të sjellë demin dhe delen e vet, t’i therë këtu dhe pastaj t’i hajë. Mos mëkatoni kundër Jehovait duke e ngrënë mishin me gjithë gjak.’»+ Kështu, atë natë secili solli demin e tij dhe e theri atje. 35 E Sauli i ndërtoi një altar Jehovait.+ Ky ishte altari i parë që i ndërtoi Jehovait.

36 Më pas Sauli tha: «T’i ndjekim filistinët natën dhe t’i plaçkitim derisa të zbardhë dita. Nuk do të lëmë asnjë gjallë.» Atëherë ata ia kthyen: «Bëj si të të duket më mirë.» Pastaj prifti tha: «Le t’i afrohemi këtu Perëndisë së vërtetë.»+ 37 Dhe Sauli e pyeti Perëndinë: «Të zbres pas filistinëve?+ A do t’ia japësh në dorë Izraelit?» Por atë ditë Perëndia nuk iu përgjigj. 38 Prandaj Sauli tha: «Ejani këtu, të gjithë ju krerë të popullit, dhe zbuloni çfarë mëkati është bërë sot, 39 sepse siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili e shpëtoi Izraelin, edhe sikur të jetë djali im, Jonatani, ka për të vdekur.» Por askush nga populli nuk i përgjigjej. 40 Atëherë u tha izraelitëve: «Ju do të qëndroni në njërën anë, kurse unë dhe djali im, Jonatani, do të qëndrojmë në anën tjetër.» Ata iu përgjigjën Saulit: «Bëj si të të duket më mirë.»

41 Kështu Sauli i tha Jehovait: «O Perëndi i Izraelit, përgjigju me anë të Thumimit!»*+ Pastaj u zgjodhën Jonatani dhe Sauli, ndërsa të tjerët dolën të pafajshëm. 42 Tani Sauli tha: «Hidhni short*+ për të vendosur mes meje e djalit tim, Jonatanit.» Dhe u zgjodh Jonatani. 43 Atëherë Sauli i tha Jonatanit: «Më trego, çfarë ke bërë?» Kështu Jonatani i tregoi: «Vetëm sa provova pak mjaltë me majën e bastunit që kam në dorë.+ Ja tek jam! Jam gati të vdes!»

44 Me të dëgjuar këtë, Sauli tha: «Perëndia më ndëshkoftë ashpër, nëse ti Jonatan nuk vdes!»+ 45 Por ushtarët i thanë Saulit: «A duhet të vdesë Jonatani, ai që i solli këtë fitore të madhe*+ Izraelit? As që bëhet fjalë! Siç është e vërtetë që Jehovai rron, atij s’duhet t’i bjerë përtokë as edhe një fije floku, sepse sot ai veproi bashkë me Perëndinë.»+ Atëherë ushtarët e shpëtuan* Jonatanin, dhe ai nuk vdiq.

46 Kështu Sauli nuk i ndoqi më filistinët dhe këta shkuan në territorin e tyre.

47 Sauli siguroi pozitën e tij si mbret i Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve të vet nga çdo anë, kundër moabitëve,+ kundër amonitëve,+ kundër edomitëve,+ kundër mbretërve të Zobahut+ dhe kundër filistinëve.+ Ngado që shkonte, i mundte. 48 Dhe ai luftoi trimërisht, i mposhti amalekitët+ dhe e shpëtoi Izraelin nga dora e zhvatësve.

49 Djemtë e Saulit ishin Jonatani, Ishviu dhe Malki-Shuai.+ Ai kishte dy vajza; e madhja quhej Meraba,+ kurse e vogla, Mikala.+ 50 Gruaja e Saulit quhej Ahinoam, vajza e Ahimazit. Kreu i ushtrisë së tij quhej Abner,+ i cili ishte bir i Nerit dhe xhaxha i Saulit. 51 Babai i Saulit ishte Kishi,+ dhe Neri,+ babai i Abnerit, ishte biri i Abielit.

52 Lufta kundër filistinëve ishte e ashpër gjatë gjithë ditëve të Saulit.+ Kur Sauli shihte ndonjë burrë të fuqishëm a të guximshëm, e rekrutonte në shërbimin e tij.+

15 Pastaj Samueli i tha Saulit: «Jehovai më dërgoi që të të miros* si mbret të popullit të vet, Izraelit.+ Dëgjo tani çfarë ka për të thënë Jehovai.+ 2 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë do t’u kërkoj llogari amalekitëve për atë që i bënë Izraelit kur iu kundërvunë teksa dilte nga Egjipti.+ 3 Tani shko, goditi amalekitët+ dhe caktoji për shfarosje,*+ bashkë me gjithë ç’kanë. Mos ua kurse jetën!* Vrit+ burra e gra, fëmijë e foshnja, dema, dele, deve dhe gomarë.’»+ 4 Sauli thirri ushtrinë dhe i numëroi burrat në Telaim: ishin 200.000 këmbësorë dhe 10.000 burra nga Juda.+

5 Sauli përparoi deri në qytetin e Amalekut dhe ngriti një pritë pranë luginës.* 6 Pastaj u tha kenitëve:+ «Ikni, largohuni nga amalekitët, që të mos ju shkatërroj bashkë me ta,+ sepse ju treguat dashuri besnike ndaj gjithë popullit të Izraelit+ në kohën kur doli nga Egjipti.» Kështu kenitët u larguan nga radhët e Amalekut. 7 Pas kësaj, Sauli i vrau amalekitët+ që nga Havilahu+ e deri në Sur,+ që është afër Egjiptit. 8 Ai e zuri të gjallë Agagun,+ mbretin e Amalekut, kurse gjithë pjesën tjetër të popullit e caktoi për shfarosje me shpatë.+ 9 Megjithatë Sauli dhe populli ia kursyen jetën* Agagut, pjesës më të mirë të dhenve e të gjedhëve, të kafshëve të majme, të deshve e të gjithçkaje që ishte e mirë+ dhe nuk deshën t’i shfarosnin. Kurse gjithë gjërat që s’kishin vlerë dhe ishin të padëshirueshme, i shfarosën krejt.

10 Atëherë Jehovai i drejtoi këtë fjalë Samuelit: 11 «Më vjen keq* që e kam bërë Saulin mbret, sepse është larguar nga unë, nuk më ndjek më dhe nuk i ka zbatuar fjalët e mia.»+ Samueli u mërzit shumë dhe iu përgjërua Jehovait gjithë natën.+ 12 Kur u çua herët në mëngjes që të takonte Saulin, Samuelin e njoftuan: «Sauli shkoi në Karmel,+ ku ngriti një përmendore për vete.+ Pastaj u kthye dhe zbriti në Gilgal.» 13 Kur më në fund Samueli vajti tek ai, Sauli i tha: «Të bekoftë Jehovai! E zbatova fjalën e Jehovait.» 14 Por Samueli e pyeti: «Çfarë është, atëherë, kjo blegërimë dhensh dhe kjo pëllitje gjedhësh që po dëgjoj?»+ 15 Sauli iu përgjigj: «Janë kafshët që sollën nga amalekitët, sepse populli e la gjallë pjesën më të mirë* të dhenve dhe të gjedhëve për t’ia flijuar Jehovait, Perëndisë tënd, por atë që mbeti, e shfarosëm.» 16 Me të dëgjuar këtë, Samueli i tha Saulit: «Mjaft! Do të të tregoj çfarë më tha mbrëmë Jehovai.»+ Dhe ai i tha: «Më thuaj!»

17 Samueli vazhdoi: «A nuk të dukej vetja i parëndësishëm+ kur u bëre kreu i fiseve të Izraelit dhe kur Jehovai të mirosi si mbret të Izraelit?+ 18 Më vonë Jehovai të dërgoi me mision dhe të tha: ‘Shko të caktosh për shfarosje amalekitët mëkatarë.+ Lufto kundër tyre, derisa t’i kesh zhdukur.’+ 19 Pse, pra, nuk iu binde zërit të Jehovait? Përkundrazi u turre me lakmi drejt plaçkës+ dhe bëre atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait!»

20 Megjithatë Sauli i tha Samuelit: «Por unë iu binda zërit të Jehovait. Shkova në misionin që më dërgoi Jehovai dhe e solla Agagun, mbretin e Amalekut, dhe amalekitët i shfarosa.+ 21 Por populli mori nga plaçka dhen e gjedhë, më të mirat nga ato që duheshin shfarosur, që t’ia flijonte Jehovait, Perëndisë tënd, në Gilgal.»+

22 Atëherë Samueli i tha: «A kënaqet Jehovai më shumë kur i ofron blatime të djegura e flijime+ apo kur i bindesh zërit të Jehovait? Të bindesh është më mirë se flijimi+ dhe të dëgjosh me kujdes është më mirë se dhjami+ i deshve, 23 sepse rebelimi+ është njëlloj si mëkati i fallit+ dhe të kalosh caqet me arrogancë është njëlloj si të përdorësh fuqi magjike e të bësh idhujtari.* Ngaqë ti e ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait,+ ai të ka hedhur poshtë ty, që të mos jesh më mbret.»+

24 Atëherë Sauli i tha Samuelit: «Kam mëkatuar, sepse kam shkelur urdhrin e Jehovait dhe fjalët e tua ngaqë iu frikësova popullit e dëgjova çfarë tha ai. 25 E tani, të lutem, falma mëkatin dhe kthehu me mua që të përkulem para Jehovait.»+ 26 Por Samueli i tha: «Nuk do të kthehem me ty, sepse ti ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait dhe Jehovai të ka hedhur poshtë ty, që të mos vazhdosh më si mbret i Izraelit.»+ 27 Teksa Samueli po kthehej për të ikur, Sauli ia mbërtheu cepin e veshjes pa mëngë, por ajo u gris. 28 Atëherë Samueli i tha: «Sot Jehovai ka shkëputur nga ti sundimin mbretëror të Izraelit dhe do t’ia japë atë dikujt që është më i mirë se ti.+ 29 Veç kësaj, Shkëlqesia e Izraelit+ do ta mbajë fjalën+ e nuk do të ndërrojë mendje,* sepse Ai nuk është njeri që të ndërrojë mendje.»+

30 Atëherë ai tha: «Kam mëkatuar. Por, të lutem, më ndero përpara pleqve të popullit tim dhe përpara Izraelit. Kthehu me mua, dhe unë do të përkulem përpara Jehovait, Perëndisë tënd.»+ 31 Kështu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli u përkul përpara Jehovait. 32 Pastaj Samueli tha: «Ma sillni këtu Agagun, mbretin e Amalekut.» Atëherë Agagu shkoi me ngurrim* tek ai, edhe pse kishte thënë me vete: «Me siguri, rreziku* i vdekjes ka kaluar.» 33 Por Samueli tha: «Ashtu si shpata jote ka lënë gra pa fëmijë, po kështu nëna jote do të mbetet pa fëmijë mes grave.» Pastaj Samueli e bëri copë-copë Agagun përpara Jehovait në Gilgal.+

34 Pastaj Samueli shkoi në Ramah, kurse Sauli shkoi në shtëpinë e tij në Gibeahun e Saulit. 35 Samueli nuk e pa më Saulin deri ditën e vdekjes së vet, sepse mbante zi për Saulin.+ Dhe Jehovait i erdhi keq që e kishte bërë Saulin mbret të Izraelit.+

16 Në fund Jehovai i tha Samuelit: «Deri kur do të mbash zi për Saulin,+ ndërkohë që unë e kam hedhur poshtë si mbret të Izraelit?+ Mbushe bririn me vaj+ dhe nisu. Unë do të të dërgoj te Jeseu,+ betlehemiti, sepse kam zgjedhur për mbret një nga djemtë e tij.»+ 2 Por Samueli tha: «Si mund të shkoj? Kur ta marrë vesh Sauli, do të më vrasë.»+ Jehovai i tha: «Merr me vete një mëshqerrë dhe thuaj: ‘Kam ardhur që të bëj një flijim për Jehovain.’ 3 Ftoje Jeseun në vendin ku do të bësh flijimin, pastaj do të të them çfarë të bësh; ti duhet të mirosësh* për mua atë që do të të tregoj.»+

4 Samueli bëri siç i tha Jehovai. Kur mbërriti në Betlehem,+ pleqve të qytetit u hyri frika dhe, me ta takuar, e pyetën: «A vjen për paqe?» 5 Ai u përgjigj: «Për paqe vij. Kam ardhur të bëj një flijim për Jehovain. Shenjtërohuni dhe ejani me mua në vendin ku do të bëj flijimin.» Pastaj shenjtëroi Jeseun dhe djemtë e tij e, pas kësaj, i ftoi atje ku do të bënte flijimin. 6 Teksa ata po hynin, ai pa Eliabin+ dhe tha: «Me siguri ky është i mirosuri i Jehovait.» 7 Por Jehovai i tha Samuelit: «Mos i shiko pamjen dhe shtatin e lartë,+ sepse unë e kam hedhur poshtë. Perëndia nuk sheh si sheh njeriu, sepse njeriu sheh atë që sheh syri, kurse Jehovai sheh në zemër.»+ 8 Pastaj Jeseu thirri Abinadabin+ dhe e vuri të kalonte përpara Samuelit, por ky tha: «Jehovai nuk ka zgjedhur as këtë.» 9 Më pas Jeseu i prezantoi Shamahun,+ por Samueli tha: «Jehovai nuk ka zgjedhur as këtë.» 10 Kështu Jeseu vuri të kalonin para Samuelit shtatë nga djemtë e vet, por Samueli i tha Jeseut: «Jehovai nuk ka zgjedhur asnjë nga këta.»

11 Në fund, Samueli e pyeti Jeseun: «Këta janë të gjithë djemtë e tu?» Ai iu përgjigj: «Ka mbetur më i vogli+ që po kullot dhentë.»+ Atëherë Samueli i tha Jeseut: «Dërgo dikë që ta marrë, sepse nuk do të ulemi për të ngrënë derisa të vijë ai.» 12 Kështu ai dërgoi dikë që ta sillte. Djali ishte faqekuq, me sy të bukur e i pashëm.+ Atëherë Jehovai tha: «Ngrihu dhe mirose, sepse ky është!»+ 13 Kështu Samueli mori bririn e vajit+ dhe e mirosi në prani të vëllezërve të vet dhe që nga ajo ditë e tutje, fryma e Jehovait i dha fuqi Davidit.+ Më vonë, Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.+

14 Tani, Jehovai e kishte hequr frymën e tij nga Sauli+ dhe Jehovai lejoi që atë ta mundonin mendime të zymta.*+ 15 Shërbëtorët i thanë Saulit: «Ti e sheh që Perëndia po lejon të të mundojnë mendime të zymta.* 16 Të lutemi, le t’i urdhërojë zotëria ynë shërbëtorët që rrinë përpara teje të kërkojnë një njeri që është i zoti të luajë në harpë.+ Kurdoherë që Perëndia të lejojë të të mundojnë mendime të zymta,* ai do të luajë në harpë dhe do të ndihesh më mirë.» 17 Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të vet: «Më gjeni, ju lutem, një njeri që luan mirë në harpë dhe silleni tek unë.»

18 Një nga shërbëtorët i tha: «Unë kam parë se një nga djemtë e Jeseut, betlehemitit, është i zoti për të luajtur në harpë. Ai është i guximshëm, luftëtar i fuqishëm,+ është i gojës, i bukur+ dhe Jehovai është me të.»+ 19 Prandaj Sauli i dërgoi Jeseut lajmëtarë dhe i tha: «Më dërgo djalin tënd, Davidin, që është me kopenë.»+ 20 Atëherë Jeseu ngarkoi mbi gomar ca bukë, një kacek verë, një kec dhe ia dërgoi Saulit me të birin, Davidin. 21 Kështu Davidi vajti te Sauli dhe u vu në shërbim të tij.+ Saulit i hyri gjithnjë e më shumë në zemër Davidi, ndaj e bëri armëmbajtësin e vet. 22 Atëherë Sauli i dërgoi fjalë Jeseut: «Të lutem, lëre Davidin të vazhdojë të më shërbejë, sepse gëzon pëlqimin tim.» 23 Kurdoherë që Perëndia lejonte që Saulin ta mundonin mendime të zymta,* Davidi merrte harpën dhe luante, kështu Sauli lehtësohej e ndihej më mirë dhe mendimet e zymta i largoheshin.+

17 Tani, filistinët+ i mblodhën ushtritë* e tyre për luftë. Ata u mblodhën në Sokoh+ të Judës dhe e ngritën kampin mes Sokohut dhe Azekahut,+ në Efes-Damim.+ 2 Sauli me burrat e Izraelit u mblodhën dhe e ngritën kampin në luginën* e Elahut+ dhe u rreshtuan në formacion luftimi kundër filistinëve. 3 Filistinët qëndronin në malin që ishte nga njëra anë, kurse izraelitët qëndronin në malin nga ana tjetër, dhe në mes tyre ishte lugina.

4 Nga kampet e filistinëve doli një kampion me emrin Goliad,+ nga Gathi.+ Ai ishte gjashtë kute e një pëllëmbë i gjatë.* 5 Në kokë kishte një helmetë* prej bakri dhe mbante veshur një thurak* me luspa metalike; bakri i thurakut+ peshonte 5.000 sikla.* 6 Në këmbë kishte palestrina bakri, ndërsa në shpinë mbante një shtizë+ bakri. 7 Shkopi i drunjtë i heshtës ishte si shuli i tezgjahut,*+ kurse hekuri i tehut të heshtës peshonte 600 sikla;* ai që i mbante mburojën marshonte përpara tij. 8 Atëherë Goliadi u ndal dhe u bërtiti forcave ushtarake të Izraelit:+ «Pse jeni rreshtuar në formacion luftimi? A nuk jam unë filistini? A nuk jeni ju shërbëtorë të Saulit? Zgjidhni një burrë dhe të zbresë tek unë. 9 Po qe i zoti të luftojë me mua e më vret, atëherë ne do të bëhemi shërbëtorët tuaj. Por, nëse unë e mund dhe e vras, ju do të bëheni shërbëtorët tanë dhe do të na shërbeni.» 10 Pastaj filistini shtoi: «Sot unë sfidoj* forcat ushtarake të Izraelit.+ Le të ndeshet me mua burri që keni zgjedhur!»

11 Kur Sauli dhe gjithë Izraeli i dëgjuan fjalët e filistinit, u tmerruan dhe u hyri një frikë e madhe.

12 Tani, Davidi ishte djali i një efratiti+ nga Betlehemi+ i Judës, që quhej Jese,+ i cili kishte tetë djem+ dhe ishte tashmë i moshuar në ditët e Saulit. 13 Tre djemtë më të mëdhenj të Jeseut kishin shkuar pas Saulit në luftë.+ Emrat e tre djemve që shkuan në luftë ishin Eliab,+ i parëlinduri, Abinadab,+ i dyti dhe, Shamah,+ i treti. 14 Davidi ishte më i vogli+ dhe tre më të mëdhenjtë kishin shkuar pas Saulit.

15 Davidi shkonte sa nga Sauli, sa në Betlehem ku ruante dhentë+ e të atit. 16 Ndërkohë, për 40 ditë me radhë, filistini dilte e qëndronte përpara izraelitëve çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.

17 Atëherë Jeseu i tha Davidit, të birit: «Të lutem, merre këtë efë* drithi të pjekur dhe këto dhjetë bukë e çojua shpejt vëllezërve të tu në kamp. 18 Dhe këto dhjetë racione djathi çoja kreut të mijëshes; shiko edhe si janë vëllezërit e tu e më sill ndonjë shenjë që janë mirë.» 19 Ata ishin bashkë me Saulin dhe me gjithë burrat e tjerë të Izraelit në luginën* e Elahut,+ duke luftuar kundër filistinëve.+

20 Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes dhe i la dhentë nën kujdesin e dikujt. Pastaj bëri gati gjërat që kishte për të marrë dhe shkoi, ashtu siç e urdhëroi Jeseu. Kur mbërriti në kufi të kampit, ushtria po dilte në fushë të betejës duke lëshuar një britmë lufte. 21 Izraeli dhe filistinët i rreshtuan ballë për ballë forcat për betejë. 22 Menjëherë Davidi i la plaçkat e tij nën kujdesin e rojtarit të plaçkave dhe vrapoi për në fushën e betejës. Kur mbërriti, nisi të pyeste të tjerët si ishin vëllezërit e tij.+

23 Ndërsa fliste me ta, erdhi kampioni që e kishte emrin Goliad,+ filistini nga Gathi. Ai doli nga radhët e forcave filistine e tha të njëjtat fjalë si më parë,+ dhe Davidi e dëgjoi. 24 Kur e panë atë njeri, tërë burrat e Izraelit ia mbathën të tmerruar+ 25 dhe thoshin: «E keni parë këtë njeri që po vjen? Ai po vjen për të sfiduar Izraelin.+ Atij që e vret, mbreti do t’i japë pasuri të mëdha, vajzën e vet+ dhe do ta përjashtojë shtëpinë e të atit nga detyrimet në Izrael.»

26 Davidi filloi t’u thoshte burrave që kishte aty afër: «Çfarë do të bëhet me njeriun që e vret atë filistinin atje dhe që ia heq poshtërimin Izraelit? Kush na qenka ky filistin i parrethprerë që guxon të sfidojë forcat ushtarake të Perëndisë së gjallë?!»+ 27 Atëherë njerëzit i thanë të njëjtën gjë si më parë: «Kështu do të bëhet me njeriun që e vret atë.» 28 Kur vëllai i tij më i madh, Eliabi,+ e dëgjoi që po fliste me burrat, u zemërua me Davidin dhe i tha: «Pse ke ardhur? Kujt ia le ato pak dhen në shkretëtirë?+ E di mirë që je arrogant* dhe ke qëllime të këqija;* ke zbritur vetëm që të shohësh betejën.» 29 Atëherë Davidi tha: «Çfarë bëra tani? Vetëm një pyetje bëra!» 30 Kështu Davidi u largua nga ai e iu drejtua dikujt tjetër dhe pyeti për të njëjtën gjë si më parë;+ njerëzit i dhanë po të njëjtën përgjigje.+

31 Disa i dëgjuan fjalët që kishte thënë Davidi dhe ia treguan Saulit; prandaj ai dërgoi dikë që ta merrte. 32 Davidi i tha Saulit: «Askujt të mos i mpaket zemra* për shkak të tij. Shërbëtori yt do të shkojë e do të luftojë me këtë filistin.»+ 33 Por Sauli i tha Davidit: «Ti nuk je në gjendje të luftosh kundër këtij filistini, sepse s’je veçse një djalosh,+ kurse ai ka qenë luftëtar që në rini.» 34 Atëherë Davidi i tha Saulit: «Shërbëtori yt u bë bari i kopesë së të atit. Një ditë erdhi një luan,+ pastaj një ari, dhe secili mori nga një dele nga kopeja. 35 Unë e ndoqa, e godita dhe e çlirova delen nga goja e tij. Kur u ngrit kundër meje, e mbërtheva nga nofulla,* e godita dhe e vrava. 36 Shërbëtori yt vrau edhe luanin, edhe ariun. Ky filistin i parrethprerë do të jetë si një nga ata, sepse ka sfiduar forcat ushtarake të Perëndisë së gjallë.»+ 37 Pastaj Davidi shtoi: «Jehovai, që më çliroi nga kthetrat e luanit dhe të ariut, do të më çlirojë edhe nga dora e këtij filistini.»+ Atëherë Sauli i tha Davidit: «Shko, dhe Jehovai qoftë me ty!»

38 Sauli e veshi Davidin me rrobat e tij, i vuri në kokë një helmetë prej bakri e pas kësaj i veshi një thurak. 39 Atëherë Davidi ngjeshi shpatën pas rrobave dhe u përpoq të ecte, por nuk mundi, sepse nuk ishte mësuar me to. Prandaj Davidi i tha Saulit: «Nuk mundem të shkoj me këto gjëra, sepse nuk jam mësuar me to.» Kështu që i hoqi. 40 Pastaj mori në dorë bastunin e vet, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në shtratin e lumit* dhe i vuri në xhepin e torbës së bariut, dhe me hobenë+ në dorë filloi t’i afrohej filistinit.

41 Filistini iu afrua gjithnjë e më shumë Davidit dhe përpara tij qëndronte ai që i mbante mburojën. 42 Kur filistini hodhi sytë rrotull dhe pa Davidin, iu ngërdhesh gjithë përbuzje, sepse ai ishte veçse një djalosh faqekuq e i pashëm.+ 43 Kështu filistini i tha Davidit: «Mos jam gjë qen+ që po vjen kundër meje me shkop?!» Dhe filistini e mallkoi Davidin në emër të perëndive të veta. 44 Filistini i tha: «Vetëm hajde tek unë, po s’ua dhashë mishin tënd zogjve të qiellit dhe egërsirave të tokës.»

45 Davidi ia ktheu filistinit: «Ti po vjen kundër meje me shpatë, heshtë dhe shtizë,+ kurse unë po vij kundër teje në emër të Jehovait të ushtrive,+ Perëndisë së forcave ushtarake të Izraelit, të cilin e ke sfiduar.+ 46 Pikërisht sot Jehovai do të të dorëzojë në dorën time+ dhe unë do të të godas e do të ta pres kokën. Kufomat e kampit të filistinëve do t’ua jap sot zogjve të qiellit dhe egërsirave të tokës. Gjithë bota do ta marrë vesh se ka një Perëndi në Izrael.+ 47 Dhe tërë ata që janë mbledhur këtu* do ta marrin vesh se Jehovai nuk shpëton me shpatë ose me heshtë,+ sepse beteja i përket Jehovait,+ dhe ai do t’ju japë të gjithëve në dorën tonë.»+

48 Atëherë filistini u afrua gjithnjë e më shumë për t’u ndeshur me Davidin, por Davidi vrapoi shpejt drejt fushës së betejës për t’u ndeshur me filistinin. 49 Davidi futi dorën në torbë, mori një gur, e gjuajti me hobé dhe e goditi filistinin në ballë. Guri iu fut në ballë filistinit, i cili ra me fytyrë përtokë.+ 50 Kështu Davidi e mposhti filistinin me një hobé e një gur; ai e goditi filistinin dhe e vrau, edhe pse nuk kishte shpatë në dorë.+ 51 Davidi vazhdoi të vraponte dhe ndaloi mbi trupin e tij. Pastaj mbërtheu shpatën e filistinit,+ e nxori nga milli* dhe u sigurua që kishte vdekur duke i prerë me të kokën. Kur panë se trimi i tyre kishte vdekur, filistinët ia mbathën.+

52 Atëherë burrat e Izraelit e të Judës u ngritën, lëshuan britma dhe i ndoqën filistinët gjatë gjithë rrugës nga lugina+ deri te portat e Ekronit.+ Përgjatë rrugës nga Sharaimi+ deri në Gath dhe në Ekron kishte filistinë të vrarë. 53 Pasi i ndoqën filistinët këmba-këmbës, izraelitët u kthyen dhe ua plaçkitën kampet.

54 Pastaj Davidi mori kokën e filistinit dhe e çoi në Jerusalem, kurse armët e filistinit i vuri në tendën e vet.+

55 Në çastin që Sauli pa Davidin të nisej për t’u ndeshur me filistinin, e pyeti Abnerin,+ kreun e ushtrisë: «Abner, biri i kujt është ky djalosh?»+ Abneri iu përgjigj: «Të betohem,* o mbret, nuk e di!» 56 Mbreti i tha: «Pyet se biri i kujt është ky djalosh.» 57 Kështu, sapo Davidi u kthye nga vrasja e filistinit, Abneri e mori dhe e çoi përpara Saulit, bashkë me kokën e filistinit+ në dorë. 58 Atëherë Sauli e pyeti: «Biri i kujt je ti, o djalosh?» Davidi iu përgjigj: «Biri i shërbëtorit tënd Jese+ betlehemitit.»+

18 Sapo Davidi mbaroi së foluri me Saulin, Jonatani+ dhe Davidi u bënë miq të ngushtë,* dhe Jonatani filloi ta donte si shpirtin e vet.+ 2 Që nga ajo ditë, Sauli e mori Davidin si shërbëtor të tij dhe nuk e la të kthehej në shtëpinë e të atit.+ 3 Dhe Jonatani bëri një besëlidhje me Davidin,+ sepse e donte si shpirtin e vet.+ 4 Jonatani hoqi veshjen pa mëngë dhe ia dha Davidit, bashkë me veshjen ushtarake, shpatën, harkun dhe rripin e tij. 5 Davidi filloi të shkonte nëpër fushata ushtarake dhe kishte sukses*+ kudo që e dërgonte Sauli. Prandaj Sauli e vuri në krye të luftëtarëve,+ dhe kjo i pëlqeu gjithë popullit e shërbëtorëve të Saulit.

6 Kur Davidi dhe të tjerët ktheheshin, pasi kishin vrarë filistinët, gratë dilnin me këngë e valle nga të gjitha qytetet e Izraelit+ për të takuar mbretin Saul, me dajre+ e llauta, plot gëzim. 7 Gratë që festonin, ia merrnin këngës:

«Sauli ka vrarë mijëra,

e Davidi dhjetëra mijë.»+

8 Saulit nuk i pëlqeu fare kur dëgjoi këtë këngë dhe i zemëruar+ tha: «Davidin e lëvduan për dhjetëra mijë, kurse mua më lëvduan për mijëra. Tani s’mbetet gjë tjetër veç t’i japin edhe mbretërinë!»+ 9 Që nga ajo ditë, Sauli e shikonte gjithmonë me dyshim Davidin.

10 Të nesërmen Perëndia lejoi që Saulin ta mundonin mendime të zymta,*+ dhe ai filloi të sillej çuditshëm* nëpër shtëpi, ndërsa Davidi i binte harpës+ si herët e tjera. Sauli mbante në dorë një heshtë+ 11 dhe e vërviti heshtën+ duke thënë me vete: «Do ta mbërthej Davidin në mur!» Por Davidi shpëtoi dy herë prej tij. 12 Atëherë Sauli pati frikë nga Davidi, sepse Jehovai ishte me të+ dhe e kishte braktisur Saulin.+ 13 Kështu Sauli e largoi nga prania e vet dhe e caktoi si krye të një mijë ushtarëve, dhe Davidi i printe ushtrisë nëpër beteja.*+ 14 Ai vazhdonte të kishte sukses+ në gjithçka që bënte, dhe Jehovai ishte me të.+ 15 Kur e pa që ai kishte shumë sukses, Sauli u frikësua prej tij. 16 Por gjithë Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse ai u printe nëpër fushata.

17 Më vonë Sauli i tha Davidit: «Ja tek e ke vajzën time të madhe, Merabën.+ Do të ta jap për grua.+ Megjithatë duhet të vazhdosh të më shërbesh me guxim dhe të bësh luftërat e Jehovait.»+ Se Sauli thoshte me vete: «Të mos vdesë nga dora ime, por nga dora e filistinëve.»+ 18 Atëherë Davidi i tha Saulit: «Kush jam unë e kush janë të afërmit e mi, familja e babait tim në Izrael, që të bëhem dhëndri i mbretit?»+ 19 Mirëpo, kur erdhi koha që Davidit t’i jepnin Merabën, vajzën e Saulit, atë ia kishin dhënë tashmë për grua Adrielit,+ meholatitit.

20 Tani Mikala,+ vajza e Saulit, ishte e dashuruar me Davidin dhe kur ia treguan këtë Saulit, atij i pëlqeu. 21 Kështu Sauli tha: «Do t’ia jap, kështu ajo do të jetë si lak për të, me qëllim që ai të bjerë në duart e filistinëve.»+ Pastaj Sauli i tha për herë të dytë Davidit: «Ti do të bëhesh dhëndri im* sot.» 22 Veç kësaj, Sauli i urdhëroi shërbëtorët e tij: «Thuajini fshehurazi Davidit: ‘Mbreti është i kënaqur me ty dhe të gjithë shërbëtorët e tij të kanë për zemër, prandaj bëhu dhëndri i mbretit.’» 23 Kur shërbëtorët e Saulit ia thanë këto fjalë Davidit, ai ua ktheu: «Mos ju duket gjë e vogël të bëhesh dhëndri i mbretit, kur unë s’jam veçse një njeri i varfër dhe i thjeshtë?»+ 24 Atëherë shërbëtorët i thanë Saulit: «Kështu tha Davidi.»

25 Me të dëgjuar këtë, Sauli tha: «Thuajini kështu Davidit: ‘Mbreti nuk do çmim për nusen,+ por 100 lafsha+ të filistinëve, që të hakmerret kundër armiqve të vet.’» Se Sauli po thurte plane që Davidi të vdiste nga dora e filistinëve. 26 Kështu shërbëtorët e mbretit ia treguan këto fjalë Davidit, që i pëlqeu të bëhej dhëndri i mbretit.*+ Para se të mbaronte afati i vendosur, 27 Davidi shkoi bashkë me njerëzit e vet dhe vrau 200 filistinë. Pastaj ia solli mbretit të gjitha lafshat e tyre, që të bëhej dhëndri i mbretit. Prandaj Sauli ia dha për grua Mikalën, vajzën e vet.+ 28 Ai kuptoi se Jehovai ishte me Davidin+ dhe se Mikala, e bija, e donte.+ 29 Ja pse Sauli u frikësua edhe më shumë nga Davidi dhe, deri në fund të jetës së vet, mbeti armiku i tij.+

30 Princat e filistinëve dilnin nëpër beteja, por, sa herë që dilnin, Davidi kishte më shumë sukses se të gjithë shërbëtorët e Saulit;+ emri i tij ishte shumë i nderuar.+

19 Sauli i tha më vonë të birit, Jonatanit, dhe gjithë shërbëtorëve të vet se donte të vriste Davidin.+ 2 Meqë Jonatani, biri i Saulit, e kishte shumë për zemër Davidin,+ i tregoi atij: «Babai im, Sauli, do që të të vrasë. Ki kujdes në mëngjes, të lutem, dhe shko në një vend të fshehtë dhe qëndro aty. 3 Unë do të dal dhe do të qëndroj afër babait tim në arën ku do të jesh ti. Do t’i flas për ty dhe, nëse marr vesh ndonjë gjë, do të të tregoj patjetër.»+

4 Kështu Jonatani i foli mirë për Davidin+ të atit, Saulit. Ai i tha: «Mbreti nuk duhet të mëkatojë kundër shërbëtorit të tij, Davidit, sepse ai nuk ka mëkatuar kundër teje dhe çdo gjë që ka bërë për ty ka qenë për dobinë tënde. 5 Ai rrezikoi jetën* që të vriste filistinin,+ prandaj Jehovai i solli një fitore të madhe* gjithë Izraelit. Ti e pe dhe të brofi zemra nga gëzimi. Pse pra të mëkatosh kundër gjakut të pafajshëm, duke e vrarë pa shkak Davidin?»+ 6 Sauli e dëgjoi Jonatanin dhe u betua: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, ai nuk do të vritet.» 7 Pas kësaj, Jonatani e thirri Davidin dhe ia tregoi të gjitha këto fjalë. Kështu Jonatani e çoi Davidin te Sauli, dhe ai vazhdoi t’i shërbente si më parë.+

8 Pas ca kohësh, shpërtheu përsëri lufta dhe Davidi shkoi e luftoi kundër filistinëve; ai bëri kërdi të madhe, e filistinët ia mbathën.

9 Teksa rrinte ulur në shtëpi me heshtën në dorë, Jehovai lejoi që Saulin ta mundonin mendime të zymta,*+ ndërsa Davidi luante në harpë.+ 10 Sauli u përpoq ta mbërthente Davidin në mur me heshtë, por ai iu shmang Saulit, i cili e nguli heshtën në mur. Atë natë, Davidi ia mbathi dhe shpëtoi. 11 Më vonë Sauli dërgoi lajmëtarë që të vëzhgonin shtëpinë e Davidit dhe në mëngjes ta vritnin,+ por gruaja e Davidit, Mikala, i tha: «Nëse nuk ikën sonte, nesër do të jesh i vdekur.» 12 Menjëherë Mikala e zbriti Davidin nga dritarja që të ikte e të shpëtonte. 13 Mikala mori idhullin e shtëpisë* dhe e vuri në shtrat, kurse në vend të kokës së tij vuri një rrjetë me lesh dhie dhe e mbuloi me një rrobë.

14 Sauli dërgoi lajmëtarë që të merrnin Davidin, por ajo u tha: «Është sëmurë.» 15 Kështu Sauli i dërgoi përsëri lajmëtarët për ta parë Davidin, dhe u tha: «Ma sillni me gjithë shtrat, që ta vras.»+ 16 Kur hynë lajmëtarët, në shtrat gjendej idhulli i shtëpisë dhe një rrjetë me lesh dhie në vend të kokës së tij. 17 Atëherë Sauli i tha Mikalës: «Pse ma punove kështu dhe e le armikun tim+ të ikte e të shpëtonte?» Mikala ia ktheu: «Ai më tha: ‘Po s’më le të iki, do të të vras!’»

18 Tani, Davidi kishte ikur e kishte shpëtuar. Ai shkoi te Samueli në Ramah+ dhe i tregoi të gjitha ato që i kishte bërë Sauli. Pastaj ai dhe Samueli ikën dhe qëndruan në Najoth.+ 19 Pas ca kohësh, Saulin e njoftuan: «Davidi është në Najoth të Ramahut.» 20 Menjëherë Sauli dërgoi lajmëtarë për të kapur Davidin. Kur këta panë profetët e moshuar që po profetizonin dhe Samuelin që i drejtonte, fryma e Perëndisë veproi te lajmëtarët e Saulit, dhe këta filluan të silleshin si profetë.

21 Kur ia treguan këtë Saulit, ai dërgoi menjëherë lajmëtarë të tjerë, por edhe këta filluan të silleshin si profetë. Kështu Sauli dërgoi sërish lajmëtarë, një grup të tretë, por edhe këta filluan të silleshin si profetë. 22 Në fund shkoi në Ramah edhe ai. Kur mbërriti te sterna e madhe që ndodhet në Seku, pyeti: «Ku janë Samueli dhe Davidi?» Iu përgjigjën: «Atje, në Najoth+ të Ramahut.» 23 Teksa ishte rrugës për në Najoth të Ramahut, fryma e Perëndisë erdhi edhe mbi Saulin, dhe ai vazhdoi rrugën duke u sjellë si profet derisa mbërriti në Najoth të Ramahut. 24 Atje, edhe ai hoqi rrobat dhe u soll si profet përpara Samuelit, dhe u shtri i veshur hollë* tërë atë ditë e atë natë. Ja pse thuhet: «Mos është edhe Sauli profet?»+

20 Atëherë Davidi ia mbathi nga Najothi i Ramahut dhe vajti te Jonatani e i tha: «Ç’kam bërë?+ Cili është faji im dhe si kam mëkatuar kundër babait tënd që kërkon jetën time?» 2 Jonatani ia ktheu: «As që bëhet fjalë!+ Ti nuk do të vdesësh! Babai im nuk bën asgjë pa më thënë mua, e madhe a e vogël qoftë. Pse do të ma fshihte këtë gjë? Kjo s’ka për të ndodhur.» 3 Davidi tha më tej: «Me siguri babai yt e di se kam miratimin tënd+ e mund të ketë thënë: ‘Të mos e marrë vesh Jonatani, se do të mërzitet.’ Por siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që ti rron, mua s’më ndan veçse një hap nga vdekja!»+

4 Atëherë Jonatani i tha Davidit: «Çfarëdo që të më thuash, do ta bëj.» 5 Davidi i tha: «Nesër është hëna e re+ dhe pa dyshim pritet që unë të ulem me mbretin për të ngrënë. Më lër të shkoj e të fshihem në arë deri pasnesër në mbrëmje. 6 Nëse babait tënd do t’i bjerë në sy mungesa ime, thuaji: ‘Davidi m’u përgjërua t’i jepja leje që të shkonte menjëherë në qytetin e tij, në Betlehem,+ sepse atje e gjithë familja do të ofrojë flijimin vjetor.’+ 7 Nëse përgjigjet: ‘Mirë’, kjo do të thotë paqe për shërbëtorin tënd. Por nëse zemërohet, të jesh i sigurt se ka vendosur të më bëjë keq. 8 Tregoji dashuri besnike shërbëtorit tënd,+ sepse ke bërë një besëlidhje me shërbëtorin tënd para Jehovait.+ Por nëse jam fajtor,+ më vrit me dorën tënde. Pse të më dorëzosh te babai yt?»

9 Me të dëgjuar këtë, Jonatani tha: «As mos i ço nëpër mend këto gjëra! Sikur ta merrja vesh se im atë ka vendosur të të bëjë keq, a nuk do të ta tregoja?!»+ 10 Kështu Davidi i tha Jonatanit: «Kush do të ma tregojë nëse babai yt të përgjigjet ashpër?» 11 Jonatani iu përgjigj Davidit: «Hajde të dalim në arë.» Kështu dolën që të dy në arë. 12 Dhe Jonatani i tha Davidit: «Jehovai, Perëndia i Izraelit, qoftë dëshmitar se do t’ia blej mendjen babait tim rreth kësaj ore, nesër ose pasnesër. Nëse ai të ka me sy të mirë, do të të dërgoj fjalë që ta marrësh vesh. 13 Por, nëse babai im ka ndër mend të të bëjë keq, Jehovai më ndëshkoftë, madje ashpër, në rast se nuk të tregoj e nuk të lë të ikësh në paqe! Jehovai qoftë me ty,+ ashtu si ishte me babanë tim!+ 14 A nuk do të më tregosh edhe ti dashuri besnike si Jehovai sa të jem gjallë, madje edhe kur të vdes?+ 15 Tregoji gjithnjë dashuri besnike shtëpisë sime,+ edhe kur Jehovai t’i zhdukë të gjithë armiqtë e Davidit nga faqja e dheut.» 16 Kështu Jonatani bëri një besëlidhje me shtëpinë e Davidit, duke thënë: «Jehovai do t’u kërkojë llogari armiqve të Davidit.» 17 Jonatani e vuri përsëri në be Davidin për dashurinë që kishte për të, sepse e donte si shpirtin e vet.+

18 Atëherë Jonatani i tha: «Nesër është hëna e re+ dhe mungesa jote do të bjerë në sy, sepse vendi yt do të jetë bosh. 19 Pasnesër mungesa jote do të bjerë edhe më shumë në sy, dhe ti hajde këtu në vendin ku u fshehe herën e kaluar,* dhe qëndro pranë këtij guri. 20 Unë do të gjuaj tri shigjeta në njërën anë të tij, sikur të isha duke gjuajtur në një shenjë. 21 Kur të dërgoj shërbëtorin, do t’i them: ‘Shko e gjeji shigjetat.’ Nëse i them shërbëtorit: ‘Ja, shigjetat janë afër teje, merri’, atëherë ti mund të kthehesh, sepse siç është e vërtetë që Jehovai rron, kjo do të thotë se për ty ka paqe dhe jo rrezik. 22 Por nëse i them djaloshit: ‘Ja, shigjetat janë matanë teje’, atëherë ik, sepse Jehovai të ka larguar që këtej. 23 Sa për premtimin që i kemi bërë njëri-tjetrit,+ Jehovai qoftë përjetë mes nesh.»+

24 Kështu Davidi u fsheh në arë. Kur erdhi hëna e re, mbreti u ul në vendin e vet për të ngrënë.+ 25 Mbreti ishte si zakonisht në ndenjësen e vet pranë murit, Jonatani ishte përballë tij dhe Abneri+ rrinte ulur përbri Saulit. Kurse vendi i Davidit ishte bosh. 26 Sauli nuk tha asgjë atë ditë, sepse tha me vete: «I ka ndodhur ndonjë gjë dhe nuk është i pastër.+ Po, duhet të jetë i papastër.» 27 Por të nesërmen e hënës së re, ditën e dytë, vendi i Davidit ishte përsëri bosh. Atëherë Sauli e pyeti të birin, Jonatanin: «Pse nuk ka ardhur të hajë as dje, as sot djali i Jeseut?»+ 28 Jonatani iu përgjigj: «Davidi m’u përgjërua t’i jepja leje që të shkonte në Betlehem.+ 29 Ai më tha: ‘Të lutem, më lër të shkoj, sepse e gjithë familja do të ofrojë një flijim në qytet dhe më ka thirrur im vëlla. Prandaj, të lutem, nëse kam miratimin tënd, më lër të iki pa rënë në sy që t’i shoh vëllezërit.’ Ja pse nuk ka ardhur në tryezën e mbretit.» 30 Atëherë Sauli u tërbua me Jonatanin dhe i tha: «O djalë rebel!* Vërtet mendon se unë nuk e di që ke zgjedhur të marrësh anën e djalit të Jeseut, për turpin tënd dhe për turpin e nënës sate?!* 31 Sa të jetë gjallë mbi dhé djali i Jeseut, as ti, as mbretëria jote nuk do të jeni të sigurt.+ Prandaj dërgo tani dikë që të ma sjellë, sepse ai duhet të vdesë.»*+

32 Por Jonatani i tha të atit, Saulit: «Pse të vdesë?+ Ç’ka bërë?» 33 Me të dëgjuar këtë, Sauli vërviti heshtën për ta goditur.+ Kështu Jonatani e kuptoi se i ati ishte i vendosur ta vriste Davidin.+ 34 Jonatani u ngrit menjëherë nga tryeza në kulm të zemërimit dhe nuk hëngri asgjë ditën e dytë pas hënës së re, ngaqë ishte i mërzitur për Davidin+ dhe ngaqë i ati e kishte poshtëruar.

35 Në mëngjes, Jonatani shkoi në arën ku kishte lënë takim me Davidin. Bashkë me të ishte një shërbëtor i ri,+ 36 dhe ai i tha shërbëtorit: «Të lutem, vrapo dhe gjeji shigjetat që po gjuaj.» Shërbëtori vrapoi, dhe Jonatani e gjuajti shigjetën matanë tij. 37 Kur shërbëtori mbërriti te vendi ku Jonatani kishte gjuajtur shigjetën, ai i thirri shërbëtorit: «Shigjeta është matanë teje.» 38 Jonatani i thirri shërbëtorit: «Nxito! Shko shpejt! Mos u vono!» Shërbëtori i mblodhi shigjetat dhe u kthye te zotëria i vet. 39 Shërbëtori nuk e kuptoi si ishte puna; vetëm Jonatani dhe Davidi e dinin çfarë do të thoshte kjo. 40 Pastaj Jonatani ia dha armët shërbëtorit e i tha: «Shko e çoji në qytet.»

41 Kur shërbëtori iku, Davidi doli nga vendi ku ishte fshehur aty afër që ishte drejt jugut. Pastaj u përkul tri herë me fytyrë përtokë. Ata e puthën njëri-tjetrin dhe ia dhanë të qarit për njëri-tjetrin, por më shumë qau Davidi. 42 Jonatani i tha Davidit: «Shko në paqe, sepse jemi betuar që të dy+ në emër të Jehovait: ‘Jehovai qoftë përjetë mes meje e teje dhe mes pasardhësve* të mi e pasardhësve* të tu.’»+

Pastaj Davidi iku, kurse Jonatani u kthye në qytet.

21 Më vonë Davidi shkoi në Nob+ te prifti Ahimelek. Kur e takoi Davidin, Ahimeleku nisi të dridhej nga frika dhe e pyeti: «Pse ke ardhur vetëm fare, pa njeri?»+ 2 Davidi iu përgjigj: «Mbreti më udhëzoi të bëj diçka, por tha: ‘Askush të mos dijë gjë për misionin që të kam besuar dhe për udhëzimet që të dhashë.’ Kam lënë të takohem me trimat që luftojnë përkrah meje. 3 Nëse të ndodhen pesë bukë, m’i jep, ose më jep çfarëdo që të kesh mundësi.» 4 Por prifti iu përgjigj Davidit: «Bukë të zakonshme nuk ka, por ka bukë të shenjtë;+ burrat mund ta hanë, me kusht që të mos u jenë afruar grave.»*+ 5 Davidi i tha priftit: «S’diskutohet që gratë kanë qenë larg nesh, njëlloj si herët e tjera kur kam shkuar në fushata ushtarake.+ Nëse burrat i mbajnë trupat të shenjtë edhe kur misioni është i zakonshëm, aq më tepër në një ditë si kjo!» 6 Atëherë prifti i dha bukë të shenjtë,+ sepse atje nuk kishte bukë tjetër, përveç bukëve të paraqitjes* që i kishin hequr nga tabernakulli i Jehovait për t’i zëvendësuar po atë ditë me bukë të freskëta.

7 Tani, një shërbëtor i Saulit ishte atje atë ditë, ngaqë e kishin mbajtur* në tabernakull para Jehovait. Ai quhej Doeg,+ ishte edomit+ dhe kryebariu i Saulit.

8 Pastaj Davidi e pyeti Ahimelekun: «A ke këtu ndonjë heshtë a ndonjë shpatë? Nuk mora as shpatën, as armët e mia ngaqë misioni i mbretit ishte urgjent.» 9 Prifti i tha: «Shpata e Goliadit,+ e filistinit që vrave në luginën* e Elahut+ është këtu, e mbështjellë me një copë, atje pas efodit.+ Po të duash, merre, sepse vetëm atë kemi këtu.» Davidi i tha: «Ma jep, se më të mirë se ajo s’ka.»

10 Atë ditë Davidi u nis dhe vazhdoi rrugën për të shpëtuar+ nga Sauli, e në fund arriti tek Akishi, mbreti i Gathit.+ 11 Shërbëtorët e Akishit i thanë: «A nuk është ky Davidi, mbreti i vendit, për të cilin hidhnin valle e këndonin:

‘Sauli ka vrarë mijëra,

e Davidi dhjetëra mijë.’»+

12 Davidi u shqetësua nga këto fjalë dhe u tremb shumë+ nga Akishi, mbreti i Gathit. 13 Prandaj u hoq si i çmendur+ dhe sillej si i dalë mendsh kur ishte para tyre.* Ai bënte shkarravina në kanatet e dyerve dhe e linte pështymën t’i rridhte nëpër mjekër. 14 Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve: «Nuk e shihni që ky është i çmendur?! Pse ma sollët? 15 Pak të çmendur kam që më sillni një tjetër?! Një si ky duhet të hyjë në shtëpinë time?!»

22 Kështu Davidi iku që andej+ dhe ia mbathi për në shpellën e Adulamit.+ Kur e morën vesh këtë, vëllezërit dhe gjithë shtëpia e të atit shkuan tek ai. 2 Tërë njerëzit që ishin në hall, që kishin borxhe dhe vuanin nga padrejtësitë* u bashkuan me të, dhe ai u bë kreu i tyre. Me të ishin rreth 400 burra.

3 Më vonë, që andej Davidi shkoi në Mizpeh të Moabit dhe i tha mbretit të Moabit:+ «Të lutem, le të qëndrojnë me ju ati dhe nëna ime derisa të di se ç’do të bëjë Perëndia për mua.» 4 Kështu i la me mbretin e Moabit dhe ata qëndruan me të gjatë gjithë kohës që Davidi qëndroi në vendin e tij të sigurt.+

5 Pas ca kohësh, profeti Gad+ i tha Davidit: «Mos qëndro në vendin tënd të sigurt. Ik që andej dhe shko për në vendin e Judës.»+ Kështu Davidi u largua dhe shkoi në pyllin e Herethit.

6 Sauli mori vesh që kishin gjetur Davidin dhe burrat që ishin me të. Ndërkohë, Sauli po rrinte ulur në një kodër në Gibeah,+ nën pemën e brukës, me heshtën në dorë dhe me gjithë shërbëtorët që kishin zënë vend rreth tij. 7 Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve të vet: «Tani, o beniaminitë, më dëgjoni. A mendoni se edhe djali i Jeseut+ do t’ju japë të gjithëve ara e vreshta?! A mendoni se do t’ju emërojë të gjithëve krerë të mijësheve e të qindësheve?!+ 8 Të gjithë keni komplotuar kundër meje! Asnjë nuk më tregoi kur djali im bëri një besëlidhje me djalin e Jeseut!+ Si nuk i vjen keq asnjërit për mua dhe s’më tregon se im bir ka nxitur shërbëtorin tim kundër meje për të më zënë në kurth, siç po bën sot!»

9 Atëherë edomiti Doeg,+ që ishte në krye të shërbëtorëve të Saulit, u përgjigj:+ «E pashë unë djalin e Jeseut të vinte në Nob tek Ahimeleku, biri i Ahitubit.+ 10 Ky kërkoi drejtimin e Jehovait për të e i dha ushqime. Madje i dha edhe shpatën e filistinit Goliad.»+ 11 Menjëherë mbreti thirri Ahimelekun, birin e priftit Ahitub, dhe gjithë priftërinjtë e shtëpisë së atit të tij që ishin në Nob. Kështu erdhën të gjithë te mbreti.

12 Atëherë Sauli i tha: «Tani, o bir i Ahitubit, më dëgjo!» Ai ia ktheu: «Urdhëro, imzot.» 13 Sauli i tha: «Pse keni komplotuar kundër meje, ti dhe djali i Jeseut? Pse i dhe bukë e shpatë dhe kërkove drejtimin e Perëndisë për të? Ai ka ngritur krye kundër meje për të më zënë në kurth, siç po bën sot.» 14 Atëherë Ahimeleku iu përgjigj mbretit: «Kush nga shërbëtorët e tu është aq i besueshëm* sa Davidi?+ Ai është dhëndri i mbretit,+ kreu i truprojës sate dhe i nderuar në shtëpinë tënde.+ 15 Mos nisa ta kërkoj sot drejtimin e Perëndisë për të?!+ S’më shkon kurrë ndër mend të ngre krye kundër teje! Mbreti të mos bëjë me faj as shërbëtorin e vet dhe as tërë shtëpinë e tim eti, sepse shërbëtori yt nuk dinte asgjë për këtë çështje.»+

16 Por mbreti i tha: «Ti ke për të vdekur,+ Ahimelek, ti dhe gjithë shtëpia e atit tënd!»+ 17 Me të thënë këtë, mbreti u tha rojave* që kishin zënë vend rreth tij: «Shkoni, vritini priftërinjtë e Jehovait, sepse kanë marrë anën e Davidit! Ata e dinin që ishte i arratisur, por nuk më vunë në dijeni.» Mirëpo asnjë nga ushtarët e mbretit nuk deshi t’i sulmonte* priftërinjtë e Jehovait. 18 Atëherë mbreti i tha Doegut:+ «Shko ti dhe vriti priftërinjtë!» Menjëherë edomiti+ Doeg shkoi dhe i vrau priftërinjtë. Atë ditë, ai vrau 85 burra të veshur me efod linoje.+ 19 Vrau me shpatë edhe njerëzit e Nobit,+ qytetit të priftërinjve, burra e gra, fëmijë e foshnja, dema, gomarë e dhen.

20 Megjithatë, një nga bijtë e Ahimelekut, birit të Ahitubit, që e kishte emrin Abiatar,+ shpëtoi dhe iku me të katra për te Davidi. 21 Abiatari i tha Davidit: «Sauli ka vrarë priftërinjtë e Jehovait.» 22 Sapo dëgjoi këtë, Davidi i tha Abiatarit: «Kur pashë se edomiti Doeg ishte atje atë ditë,+ e dija se pa dyshim do t’i tregonte Saulit. Unë e kam fajin për vdekjen e të gjithë njerëzve në shtëpinë e atit tënd. 23 Rri me mua. Mos ki frikë, sepse kushdo që kërkon jetën tënde, kërkon jetën time; ty do të të mbroj unë!»+

23 Kohë më pas, Davidit i treguan: «Filistinët po luftojnë kundër Kejlahut+ dhe po plaçkitin lëmenjtë.»* 2 Kështu Davidi pyeti Jehovain:+ «A të shkoj e t’i sulmoj filistinët?» Jehovai iu përgjigj: «Shko, sulmoji dhe shpëtoje Kejlahun.» 3 Por njerëzit e vet i thanë Davidit: «Ne kemi frikë këtu në Judë,+ e jo më të shkojmë në Kejlah kundër forcave të filistinëve!»+ 4 Kështu Davidi e pyeti përsëri Jehovain.+ Tani, Jehovai iu përgjigj: «Ngrihu dhe zbrit në Kejlah, sepse do të t’i jap në dorë filistinët.»+ 5 Prandaj Davidi shkoi me njerëzit e vet në Kejlah dhe luftoi kundër filistinëve; bëri kërdi të madhe atje, u mori bagëtinë dhe shpëtoi banorët e Kejlahut.+

6 Tani, kur Abiatari,+ djali i Ahimelekut, ia mbathi e shkoi te Davidi në Kejlah, kishte me vete një efod. 7 Saulit i treguan: «Davidi ka ardhur në Kejlah.» Atëherë Sauli tha: «Perëndia ma ka dhënë në dorë,*+ sepse duke hyrë në një qytet me dyer e shula, ai ka rënë në grackë me këmbët e veta.» 8 Kështu Sauli thirri gjithë popullin për luftë, që të zbritnin në Kejlah e të rrethonin Davidin dhe njerëzit e tij. 9 Kur mori vesh se Sauli po komplotonte kundër tij, Davidi i tha priftit Abiatar: «Sille këtu efodin.»+ 10 Pastaj Davidi tha: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, shërbëtori yt ka marrë vesh se Sauli ka ndër mend të vijë në Kejlah që ta shkatërrojë qytetin për shkakun tim.+ 11 A do të më dorëzojnë në duart e tij prijësit e Kejlahut?* A do të vijë Sauli, ashtu si ka dëgjuar shërbëtori yt? O Jehova, Perëndia i Izraelit, të lutem, tregoji shërbëtorit tënd.» Atëherë Jehovai iu përgjigj: «Do të vijë.» 12 Davidi pyeti: «Po prijësit e Kejlahut, a do të më dorëzojnë mua dhe njerëzit e mi në duart e Saulit?» Jehovai iu përgjigj: «Do t’ju dorëzojnë.»

13 Menjëherë Davidi me njerëzit e tij, rreth 600 burra,+ u ngritën e ikën nga Kejlahu dhe shkuan nga një vend në tjetrin, ku të mundeshin. Kur i treguan se Davidi ia kishte mbathur nga Kejlahu, Sauli nuk shkoi pas tij. 14 Davidi qëndroi në shkretëtirë, në vende ku ishte e vështirë të shkoje, në rajonin malor të shkretëtirës së Zifit.+ Sauli e kërkoi pareshtur,+ por Jehovai nuk e dorëzoi në duart e tij. 15 Ndërsa ndodhej në shkretëtirën e Zifit, në Horesh, Davidi e dinte se* Sauli kishte dalë për t’i marrë jetën.

16 Tani, Jonatani, djali i Saulit, shkoi te Davidi në Horesh dhe e ndihmoi të merrte forcë* falë Jehovait.+ 17 Ai i tha: «Mos ki frikë, sepse Sauli, babai im, nuk do të të gjejë. Ti do të jesh mbret i Izraelit,+ kurse unë do të jem i dyti pas teje. Edhe im atë, Sauli, e di këtë.»+ 18 Pastaj të dy bënë një besëlidhje+ para Jehovait; Davidi qëndroi në Horesh, kurse Jonatani shkoi në shtëpi.

19 Më vonë, burrat e Zifit u ngjitën te Sauli në Gibeah+ e i thanë: «Davidi është fshehur afër nesh,+ në Horesh,+ në vende ku është e vështirë të shkosh, në kodrën e Hakilahut,+ që ndodhet në jug* të Jeshimonit.*+ 20 Kur ta shohësh të udhës, o mbret, hajde, dhe ne do ta dorëzojmë në duart e tua.»+ 21 Atëherë Sauli tha: «Bekuar qofshi nga Jehovai, sepse keni treguar dhembshuri për mua! 22 Ju lutem, shkoni e përpiquni ta gjeni ku është me saktësi dhe kush e ka parë atje, sepse më kanë thënë se është shumë dinak. 23 Sigurohuni mirë për të gjitha vendet ku fshihet dhe kthehuni tek unë me prova. Pastaj do të vij me ju, dhe nëse ai është atje, do ta kërkoj mes gjithë mijësheve* të Judës.»

24 Kështu ata ikën e shkuan në Zif+ përpara Saulit, ndërkohë që Davidi me njerëzit e tij ishin në shkretëtirën e Maonit+ në Arabah,+ në jug të Jeshimonit. 25 Më vonë Sauli erdhi bashkë me njerëzit e tij që ta kërkonte.+ Kur e lajmëruan për këtë, Davidi zbriti menjëherë te një shkrep+ dhe qëndroi në shkretëtirën e Maonit. Sapo e mori vesh, Sauli iu vu pas në shkretëtirën e Maonit. 26 Kur Sauli mbërriti në njërën anë të malit, Davidi me njerëzit e tij ishte në anën tjetër. Davidi po nxitonte që të largohej+ nga Sauli, por Sauli me njerëzit e vet po i afrohej gjithnjë e më shumë Davidit e njerëzve të tij për t’i kapur.+ 27 Mirëpo, te Sauli erdhi një lajmëtar që i tha: «Hajde shpejt, sepse filistinët kanë sulmuar papritur vendin!» 28 Me të dëgjuar këtë, Sauli nuk e ndoqi më Davidin+ dhe shkoi të luftonte me filistinët. Ja pse ai vend u quajt Shkrepi i Ndarjeve.

29 Pastaj, që andej, Davidi u ngjit dhe qëndroi në En-Gedi,+ në vendet ku ishte e vështirë të shkoje.

24 Sapo Sauli u kthye nga ndjekja e filistinëve, i thanë: «Davidi është në shkretëtirën e En-Gedit.»+

2 Prandaj, Sauli mori 3.000 burra të zgjedhur nga gjithë Izraeli e shkoi të kërkonte Davidin dhe njerëzit e tij në shpatet shkëmbore të dhive të malit. 3 Sauli mbërriti te vathat prej guri përgjatë rrugës, ku gjendej një shpellë, dhe hyri për të kryer nevojat personale.* Ndërkohë Davidi dhe njerëzit e tij ishin fshehur mirë në fund të shpellës.+ 4 Njerëzit që kishte me vete i thanë Davidit: «Kjo është dita kur Jehovai të thotë: ‘Ja, po ta jap armikun në dorë.+ Bëj me të si të të duket më mirë.’» Kështu Davidi u çua dhe, pa u ndier, i preu Saulit cepin e veshjes pa mëngë. 5 Por më pas Davidin filloi ta qortonte zemra,*+ sepse i kishte prerë Saulit cepin e veshjes pa mëngë. 6 Ai u tha njerëzve të vet: «Duke e ditur pikëpamjen e Jehovait, nuk më shkon kurrë ndër mend t’i bëj një gjë të tillë zotërisë tim, të mirosurit* të Jehovait, të ngre dorë kundër tij, sepse është i mirosuri i Jehovait.»+ 7 Kështu, me këto fjalë, Davidi i pengoi* e nuk i lejoi njerëzit e vet ta sulmonin Saulin. Kurse Sauli u çua, doli nga shpella dhe iku.

8 Atëherë Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit: «O zotëria im, mbreti im!»+ Kur Sauli ktheu kokën, Davidi u përkul me fytyrën përtokë para tij. 9 Davidi i tha Saulit: «Pse i dëgjon fjalët e njerëzve që thonë: ‘Davidi po kërkon të të bëjë keq.’+ 10 Pikërisht sot e pe me sytë e tu se si Jehovai të dha në duart e mia kur ishe në shpellë. Dikush më tha të të vritja,+ por më erdhi keq për ty dhe thashë: ‘Nuk do të ngre dorë kundër zotërisë tim, sepse është i mirosuri i Jehovait.’+ 11 Ja, o ati im, tek e kam në dorë cepin e veshjes sate pa mëngë. Kur e preva, mund të të kisha vrarë, por nuk e bëra. Tani mund të shikosh e të kuptosh se nuk më shkon ndër mend të të bëj keq a të rebelohem, dhe se nuk kam mëkatuar kundër teje.+ Kurse ti më je qepur këmba-këmbës për të ma marrë jetën.+ 12 Jehovai gjykoftë mes meje e teje,+ Jehovai marrtë hak për mua,+ sepse unë nuk do të ngre dorë kundër teje!+ 13 Një proverb i lashtë thotë: ‘Nga të ligjtë, ligësi vjen’, ndaj unë nuk do të ngre dorë kundër teje. 14 Kujt i është vënë pas mbreti i Izraelit? Kë po ndjek? Një qen të ngordhur?! Një plesht?!+ 15 Jehovai qoftë gjykatës mes meje dhe teje! Ai do të gjykojë, do ta shqyrtojë dhe do ta mbrojë çështjen time.+ Ai do të më gjykojë dhe do të më çlirojë nga dora jote.»

16 Sapo Davidi i mbaroi këto fjalë, Sauli i tha: «Zëri yt është ky David, biri im?»+ Dhe Sauli filloi të qante me dënesë. 17 Ai i tha Davidit: «Ti je më i drejtë se unë, sepse je sjellë mirë me mua, kurse unë ta kam kthyer me të keq.+ 18 Po, sot ti ke treguar ç’të mirë ke bërë për mua, sepse Jehovai më dorëzoi në duart e tua, por ti nuk më vrave.+ 19 Kush e gjen armikun e vet dhe e lë të ikë pa i bërë gjë?! Jehovai do të të shpërblejë me të mira+ për atë që bëre për mua sot. 20 Ja, tani e di pa dyshim se do të mbretërosh+ dhe se mbretëria e Izraelit do të jetë e qëndrueshme në duart e tua. 21 Tani m’u beto për Jehovain+ se nuk do t’i shfarosësh pasardhësit* e mi dhe se nuk do të ma zhdukësh emrin nga shtëpia e tim eti.»+ 22 Kështu Davidi iu betua Saulit, e pas kësaj, Sauli u kthye në shtëpi,+ kurse Davidi dhe njerëzit e vet u ngjitën në vendin e tij të sigurt.+

25 Pas ca kohësh Samueli+ vdiq, dhe tërë Izraeli u mblodh që të mbante zi e ta varroste te shtëpia e tij në Ramah.+ Pastaj Davidi shkoi në shkretëtirën e Paranit.

2 Tani, në Maon+ ishte një burrë që punonte në Karmel.*+ Ai ishte shumë i pasur; kishte 3.000 dhen e 1.000 dhi, dhe në atë kohë po qethte dhentë në Karmel. 3 Ai quhej Nabal,+ kurse e shoqja Abigaila.+ Ajo ishte e matur dhe e bukur, kurse i shoqi, nga familja e Kalebit,+ ishte i ashpër dhe harbut.+ 4 Kur ndodhej në shkretëtirë, Davidi mori vesh se Nabali po qethte dhentë. 5 Kështu Davidi dërgoi dhjetë burra tek ai dhe u tha: «Shkoni në Karmel dhe, kur të takoni Nabalin, pyeteni nga ana ime si është me shëndet. 6 Pastaj thuajini: ‘Paç jetë të gjatë dhe qofsh mirë me shëndet!* Qoftë mirë shtëpia jote dhe gjithçka ke! 7 Mora vesh se po qeth dhentë. Kur barinjtë e tu ishin me ne, nuk u bëmë keq+ dhe nuk u humbi asgjë gjatë gjithë kohës që ishin në Karmel. 8 Pyeti vetë njerëzit e tu, dhe ata do të të tregojnë. Të lutem, priti mirë njerëzit e mi, sepse kemi ardhur në një kohë të gëzueshme.* Jepu të lutem, shërbëtorëve të tu dhe birit tënd, Davidit, ç’të mundesh.’»+

9 Kështu, njerëzit e Davidit vajtën e ia thanë të gjitha këto Nabalit në emër të Davidit. Kur shërbëtorët e Davidit mbaruan, 10 Nabali ua ktheu: «E kush është Davidi?! E kush është djali i Jeseut?! Sot shumë shërbëtorë i braktisin zotërinjtë e tyre.+ 11 E tani u dashka të marr bukën, ujin dhe mishin që kam therur për qethësit e mi e t’ua jap njerëzve që as nuk e di nga vijnë?!»

12 Atëherë njerëzit e Davidit u kthyen dhe ia raportuan të gjitha. 13 Menjëherë Davidi u tha njerëzve të vet: «Secili të ngjeshë shpatën!»+ Prandaj të gjithë ngjeshën shpatat, e po ashtu edhe Davidi. Rreth 400 burra shkuan bashkë me Davidin, kurse 200 qëndruan për të ruajtur plaçkat.

14 Ndërkohë, një nga shërbëtorët e Nabalit njoftoi Abigailën, gruan e tij: «Davidi dërgoi lajmëtarë nga shkretëtira që t’i uronte gjithë të mirat zotërisë tonë, por ai iu hakërrua atyre.+ 15 Ata njerëz u treguan shumë të mirë me ne; nuk na bënë kurrë keq dhe nuk na humbi as edhe një gjë gjatë gjithë kohës që ishim me ta në fusha.+ 16 Ata ishin si mur mbrojtës për ne, natë e ditë, gjatë gjithë kohës që ishim me ta kur kullotnim kopenë. 17 Tani vendos ç’do të bësh, sepse e kanë ndarë mendjen ta shkatërrojnë zotërinë tonë dhe gjithë shtëpinë e tij,+ dhe ai është kaq i lig,*+ sa asnjë nuk i thotë dot as gjysmë fjale.»

18 Kështu Abigaila+ mori shpejt 200 bukë, dy qypa të mëdhenj me verë, pesë dele të përgatitura, pesë sea* drithë të pjekur, 100 kuleç stafidhesh e 200 bukëfiqe dhe i ngarkoi të gjitha mbi gomarë.+ 19 Pastaj u tha shërbëtorëve të vet: «Nisuni para. Unë do të vij pas jush.» Por të shoqit, Nabalit, nuk i tregoi gjë.

20 Ndërsa po zbriste me gomar përgjatë një shtegu të fshehur malor, tamam përballë saj po vinte Davidi me njerëzit e vet, dhe ajo u takua me ta. 21 Gjatë rrugës Davidi kishte thënë: «Kot ia ruajta në shkretëtirë gjithçka këtij njeriu. Nuk i humbi as edhe një gjë,+ e ky ma kthen të mirën me të keqe!+ 22 Perëndia i ndëshkoftë ashpër armiqtë e Davidit,* nëse lë gjallë deri në mëngjes qoftë edhe një mashkull!»*

23 Kur e pa Davidin, Abigaila zbriti menjëherë nga gomari dhe u përkul me fytyrë përtokë para tij. 24 Pastaj i ra në gjunjë dhe i tha: «Mbi mua rëntë faji zotëria im! Të lutem, lejoje shërbëtoren tënde të të flasë dhe dëgjoji fjalët e shërbëtores sate. 25 Të lutem, të mos ia vërë veshin zotëria im këtij burri të lig, Nabalit,+ sepse është ashtu siç e ka emrin. Nabal* e ka emrin dhe i pamend është. Por unë, shërbëtorja jote, nuk i pashë burrat që dërgoi zotëria im. 26 E tani, zotëria im, siç është e vërtetë që Jehovai rron dhe siç është e vërtetë që ti rron, Jehovai po të ndalon+ që të mos bëhesh me faj gjaku+ dhe të mos hakmerresh me* duart e tua. U bëfshin si Nabali armiqtë e tu dhe ata që kërkojnë të keqen e zotërisë tim! 27 Tani, le t’u jepet njerëzve të zotërisë tim+ kjo dhuratë*+ që shërbëtorja jote i ka sjellë zotërisë tim. 28 Fale, të lutem, fajin e shërbëtores sate, sepse pa dyshim Jehovai do ta bëjë të qëndrueshme shtëpinë e zotërisë tim,+ ngaqë zotëria im po lufton për Jehovain,+ dhe te ti nuk është gjetur asnjë e keqe gjatë gjithë ditëve të tua.+ 29 Kur dikush të të vihet pas dhe të kërkojë jetën tënde, Jehovai, Perëndia yt, do ta mbështjellë mirë jetën e zotërisë tim e do ta ruajë në qesen e jetës, kurse jetën e armiqve të tu do ta flakë si flaken gurët nga hobeja. 30 E kur Jehovai t’i ketë bërë gjithë të mirat që i ka premtuar zotërisë tim dhe të të caktojë si prijës të Izraelit,+ 31 ty nuk do të të brejë ndërgjegjja dhe as nuk do të të vijë keq,* sepse nuk derdhe gjak kot dhe nuk more hak* me duart e tua!+ Kur Jehovai të të bekojë zotëria im, kujtoje shërbëtoren tënde.»

32 Atëherë Davidi i tha Abigailës: «Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, që të dërgoi sot për të më takuar! 33 Bekuar qoftë maturia jote! Qofsh e bekuar që sot nuk më le të bëhesha me faj gjaku+ dhe të merrja hak me duart e mia, 34 sepse siç është e vërtetë që rron Jehovai, Perëndia i Izraelit, i cili më ndaloi që të mos të bëja keq,+ po të mos kishe ardhur shpejt për të më takuar,+ deri në mëngjes, Nabalit nuk do t’i kishte mbetur as edhe një mashkull.»*+ 35 Pasi tha këtë, Davidi pranoi gjërat që i kishte sjellë dhe i tha: «Shko në shtëpi në paqe. Siç e sheh, unë të dëgjova dhe do të ta plotësoj kërkesën.»

36 Më vonë Abigaila u kthye te Nabali, i cili po hante si mbret në shtëpinë e vet. Nabali* kishte ardhur në qejf dhe ishte bërë tapë. Ajo nuk i tregoi asgjë, derisa zbardhi. 37 Në mëngjes, kur Nabali ishte esëll, e shoqja ia tregoi të gjitha, dhe atij iu mpi zemra e mbeti i paralizuar si gur. 38 Rreth dhjetë ditë më vonë, Jehovai e goditi Nabalin, dhe ai vdiq.

39 Kur dëgjoi se Nabali kishte vdekur, Davidi tha: «Lëvduar qoftë Jehovai, që e mbrojti çështjen time+ e më çliroi nga poshtërimi që më solli Nabali,+ dhe që nuk e lejoi shërbëtorin e vet të bënte asnjë të keqe!+ Jehovai ia ka kthyer mbi kokë Nabalit të keqen që bëri.» Pastaj Davidi i çoi fjalë Abigailës që t’i kërkonte dorën për martesë. 40 Kështu, shërbëtorët e Davidit vajtën tek Abigaila në Karmel dhe i thanë: «Davidi na dërgoi se do që të të marrë për grua.» 41 Ajo u çua menjëherë dhe u përkul me fytyrë përtokë e tha: «Skllavja juaj është gati të bëhet shërbëtore që t’u lajë këmbët+ shërbëtorëve të zotërisë tim.» 42 Pastaj Abigaila+ u çua shpejt, hipi mbi gomar dhe, bashkë me pesë shërbëtore që ecnin nga pas, iku me lajmëtarët e Davidit dhe u bë gruaja e tij.

43 Davidi ishte i martuar edhe me Ahinoamin+ nga Jezreli,+ dhe të dyja u bënë gratë e tij.+

44 Ndërkohë Sauli, Mikalën,+ vajzën e vet dhe gruan e Davidit, ia kishte dhënë për nuse Paltit,+ birit të Laishit nga Galimi.

26 Pas ca kohësh, burrat e Zifit+ vajtën te Sauli në Gibeah+ dhe i thanë: «Davidi është fshehur në kodrën e Hakilahut, përballë Jeshimonit.»*+ 2 Kështu Sauli zbriti në shkretëtirën e Zifit bashkë me 3.000 burra të zgjedhur të Izraelit që të kërkonte Davidin në shkretëtirën e Zifit.+ 3 Sauli e ngriti kampin pranë rrugës, në kodrën e Hakilahut, përballë Jeshimonit. Në atë kohë, Davidi jetonte në shkretëtirë dhe mori vesh se Sauli kishte vajtur pas tij në shkretëtirë. 4 Prandaj dërgoi vëzhgues që të sigurohej nëse Sauli kishte ardhur vërtet. 5 Më vonë, Davidi shkoi atje ku kishte ngritur kampin Sauli dhe pa se ku po flinte ai dhe Abneri,+ djali i Nerit, kreu i ushtrisë. Sauli po flinte brenda rrethimit të kampit bashkë me trupat ushtarake që fushonin rreth e qark tij. 6 Atëherë Davidi i tha hititit+ Ahimelek dhe Abishait,+ djalit të Zerujasë,+ vëllait të Joabit: «Kush do të vijë me mua në kamp, te Sauli?» Abishai i tha: «Do të vij unë.» 7 Kështu Davidi me Abishain shkuan natën te trupat ushtarake dhe gjetën Saulin që flinte brenda rrethimit të kampit. Heshtën e kishte të ngulur në tokë, pranë kokës; Abneri dhe trupat ushtarake ishin shtrirë rreth e qark tij.

8 Abishai i tha Davidit: «Sot Perëndia ta ka dhënë në dorë armikun.+ Të lutem, më lër ta mbërthej në tokë me heshtë, vetëm me një të goditur, e nuk do të më duhet t’i bie për së dyti.» 9 Por Davidi i tha Abishait: «Mos i bëj keq, sepse kush mund të ngrejë dorë kundër të mirosurit* të Jehovait+ dhe të mbetet i pafajshëm?!»+ 10 Davidi shtoi: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, vetë Jehovai do ta godasë,+ ose do t’i vijë dita+ e do të vdesë, ose do të shkojë në betejë e do të marrë fund.+ 11 Duke e ditur pikëpamjen e Jehovait, nuk më shkon kurrë ndër mend të ngre dorë kundër të mirosurit të Jehovait!+ Tani, të lutem, të marrim heshtën dhe shtambën e ujit që janë pranë kokës së tij, e të shkojmë.» 12 Kështu Davidi mori heshtën dhe shtambën e ujit që ishin pranë kokës së Saulit, dhe u larguan. Askush nuk i pa,+ nuk i vuri re dhe nuk u zgjua, ngaqë të gjithë po flinin, sepse Jehovai i kishte vënë në gjumë të thellë. 13 Pastaj Davidi kaloi në anën tjetër dhe qëndroi në majë të malit, goxha larg tyre.

14 Davidi u thirri trupave ushtarake dhe Abnerit,+ djalit të Nerit: «Abner, më dëgjon?» Abneri u përgjigj: «Kush je ti që i thërret mbretit?» 15 Davidi i tha: «A nuk je burrë trim?! E kush është si ti në Izrael?! Pse, pra, nuk e ruajte zotërinë tënd, mbretin? Se një nga ushtarët hyri për ta hequr qafe zotërinë tënd, mbretin.+ 16 S’ke vepruar mirë. Siç është e vërtetë që Jehovai rron, ju e keni hak vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur zotërinë tuaj, të mirosurin e Jehovait.+ Tani shiko rreth e rrotull. Ku janë heshta e mbretit dhe shtamba e ujit+ që ishin pranë kokës së tij?»

17 Atëherë Sauli e njohu zërin e Davidit dhe e pyeti: «Zëri yt është ky David, biri im?»+ Davidi i tha: «Zëri im është, o zotëria im mbret.» 18 Ai shtoi: «Pse e ndjek këmba-këmbës zotëria im shërbëtorin e tij?+ Ç’kam bërë? Për çfarë jam fajtor?+ 19 Të lutem, le t’i dëgjojë zotëria im, mbreti, fjalët e shërbëtorit të vet. Nëse kundër meje të ka nxitur Jehovai, Ai le ta pranojë* blatimin tim në drithë! Por, nëse të kanë nxitur njerëzit,+ qofshin të mallkuar para Jehovait, sepse më kanë dëbuar sot nga populli* i Jehovait+ dhe më kanë thënë: ‘Shko, shërbeju perëndive të tjera!’ 20 Mos e lër gjakun tim të derdhet përtokë, larg pranisë së Jehovait, sepse mbreti i Izraelit ka dalë të kërkojë veçse një plesht,+ sikur të ndiqte një thëllëzë në male.»

21 Sauli ia ktheu: «Kam mëkatuar.+ Kthehu, David, biri im, sepse nuk do të të bëj më keq, ngaqë sot e konsiderove të çmuar+ jetën time. Po, kam vepruar pa mend dhe kam bërë një gabim të tmerrshëm.» 22 Davidi u përgjigj: «Ja heshta e mbretit. Le të vijë një nga burrat dhe ta marrë. 23 Jehovai do ta shpërblejë secilin për drejtësinë dhe besnikërinë e vet,+ sepse sot Jehovai të dha në duart e mia, por unë nuk doja të ngrija dorë kundër të mirosurit të Jehovait.+ 24 Ja, ashtu si jeta jote ishte e çmuar në sytë e mi sot, kështu qoftë e çmuar jeta ime në sytë e Jehovait, dhe ai më çliroftë nga të gjitha vuajtjet!»+ 25 Sauli i tha Davidit: «Qofsh i bekuar David, biri im! Ti pa dyshim do të bësh gjëra të mëdha dhe do të dalësh fitimtar.»+ Pastaj Davidi u largua, ndërsa Sauli u kthye në shtëpi.+

27 Megjithatë Davidi tha me vete: «Një ditë kam për të marrë fund nga dora e Saulit. Më mirë t’ia mbath+ në vendin e filistinëve, kështu Sauli do të heqë dorë e s’do të më kërkojë më në gjithë territorin e Izraelit,+ dhe unë do të shpëtoj nga duart e tij.» 2 Prandaj Davidi u nis bashkë me 600 burrat+ që ishin me të dhe shkoi tek Akishi,+ biri i Maokut, mbreti i Gathit. 3 Davidi qëndroi me Akishin në Gath, ai dhe njerëzit e tij, secili me familjen e vet. Bashkë me Davidin ishin dy gratë e tij, Ahinoami,+ jezrelitja, dhe Abigaila,+ karmelitja, vejusha e Nabalit. 4 Kur e njoftuan se Davidi ia kishte mbathur në Gath, Sauli nuk e kërkoi më.+

5 Atëherë Davidi i tha Akishit: «Nëse kam fituar pëlqimin tënd, të lutem, më jep një vend në njërin nga qytetet e vogla që të jetoj atje. Pse të jetojë shërbëtori yt me ty në qytetin mbretëror?» 6 Prandaj atë ditë Akishi i dha Ziklagun.+ Ja pse Ziklagu u përket mbretërve të Judës deri sot e kësaj dite.

7 Davidi banoi në vendin e filistinëve një vit e katër muaj.+ 8 Davidi shkonte me njerëzit e tij që të sulmonte geshuritët,+ girzitët dhe amalekitët,+ sepse këta banonin në vendin që shtrihej nga Telami deri në Sur+ e që vazhdonte deri poshtë në vendin e Egjiptit. 9 Kur e sulmonte vendin, Davidi nuk linte gjallë as burra, as gra,+ por u merrte dhentë, gjedhët, gomarët, devetë, rrobat, e pas kësaj kthehej tek Akishi. 10 Atëherë Akishi e pyeste: «Në cilin vend sulmuat sot?» Davidi i përgjigjej: «Në jug* të Judës»,+ ose «në jug të jerahmelitëve»,+ ose «në jug të kenitëve».+ 11 Davidi nuk linte gjallë as burra, as gra që t’i sillnin në Gath, sepse thoshte: «Përndryshe do të tregojnë ç’po bëjmë dhe do të thonë: ‘Këtë e ka bërë Davidi.’» (Ai veproi kështu gjatë gjithë kohës që banoi në vendin e filistinëve.) 12 Prandaj Akishi i besonte Davidit dhe thoshte me vete: «Pa dyshim ai është bërë i urryer për popullin e tij, Izraelin, prandaj do të jetë gjithnjë shërbëtori im.»

28 Ato ditë filistinët mblodhën ushtritë për të luftuar kundër Izraelit.+ Prandaj Akishi i tha Davidit: «Ti patjetër e di që do të dalësh në betejë me mua bashkë me njerëzit e tu.»+ 2 Davidi iu përgjigj Akishit: «Edhe ti e di se ç’do të bëjë shërbëtori yt.» Akishi ia ktheu: «Ja pse do të të caktoj që të jesh përherë truproja ime.»*+

3 Tani, Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli kishte mbajtur zi për të dhe e kishte varrosur në Ramah, në qytetin e vet.+ Gjithashtu, Sauli i kishte hequr nga vendi mediumet* dhe parashikuesit e fatit.+

4 Filistinët u mblodhën dhe vajtën të ngrinin kampin në Shunem.+ Kështu Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe e ngriti kampin në Gilboa.+ 5 Kur pa kampin e filistinëve, Sauli u tremb dhe zemra iu drodh nga frika.+ 6 Ndonëse Sauli kërkonte drejtimin e Jehovait,+ Jehovai nuk iu përgjigj kurrë, as me anë të ëndrrave, as me anë të Urimit*+ dhe as me anë të profetëve. 7 Në fund, Sauli u tha shërbëtorëve të tij: «Më gjeni një mediume+ dhe unë do të shkoj e do të konsultohem me të.» Atëherë shërbëtorët e tij iu përgjigjën: «Ja, në En-Dor+ është një mediume.»

8 Kështu Sauli u maskua, veshi rroba të tjera dhe, bashkë me dy burra, shkoi natën tek ajo grua. Sauli i tha: «Të lutem, më trego të ardhmen me aftësitë e tua si mediume+ dhe më thirr personin që do të të them.» 9 Por ajo i tha: «Me siguri e di ç’bëri Sauli se si i hoqi nga vendi mediumet dhe parashikuesit e fatit.+ Pse po përpiqesh të më futësh në kurth e të më dënosh me vdekje?»+ 10 Atëherë Sauli iu betua për Jehovain: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, ti nuk do të kesh asnjë faj për këtë çështje.» 11 Me të dëgjuar këtë, gruaja tha: «Kë të thërras për ty?» Ai iu përgjigj: «Më thirr Samuelin.» 12 Kur pa «Samuelin»,*+ gruaja ulëriti sa i hante zëri dhe i tha Saulit: «Pse ma punove? Ti je Sauli!» 13 Mbreti i tha: «Mos ki frikë! Çfarë po shikon?» Gruaja iu përgjigj: «Shoh të ngjitet nga toka një si perëndi.» 14 Menjëherë ai i tha: «Ç’pamje ka?» E ajo ia ktheu: «Po ngjitet një burrë i moshuar me një veshje pa mëngë.»+ Nga kjo, Sauli e kuptoi që ky ishte «Samueli» dhe u përkul thellë me fytyrë përtokë.

15 Atëherë «Samueli» e pyeti Saulin: «Pse më shqetësove e më thirre?» Sauli iu përgjigj: «E kam punën pisk. Filistinët po luftojnë kundër meje dhe Perëndia më është larguar e nuk më përgjigjet më as me anë të profetëve, as me anë të ëndrrave;+ prandaj të thirra që të më thuash çfarë të bëj.»+

16 «Samueli» i tha: «Pse më pyet mua pra, kur Jehovai është larguar prej teje+ dhe është bërë kundërshtari yt? 17 Jehovai do të bëjë ashtu si tha nëpërmjet meje. Jehovai do ta shkëputë mbretërinë nga dora jote dhe ka për t’ia dhënë atë një tjetri, Davidit.+ 18 Ja pse Jehovai po vepron kështu me ty sot, sepse nuk iu binde zërit të Jehovait dhe nuk i zhduke amalekitët,+ të cilët ndezën zemërimin e tij të zjarrtë. 19 Për më tepër, Jehovai do të të dorëzojë edhe ty, edhe Izraelin në duart e filistinëve,+ e nesër ti+ dhe djemtë e tu+ do të bashkoheni me mua. Jehovai do të dorëzojë edhe ushtrinë e Izraelit në duart e filistinëve.»+

20 Sauli u shtri menjëherë përtokë dhe i hyri frika deri në palcë nga fjalët e «Samuelit». Ai s’kishte pikë fuqie, ngaqë nuk kishte ngrënë gjë tërë ditën dhe tërë natën. 21 Kur gruaja vajti te Sauli dhe pa që ishte shumë i tronditur, i tha: «Ja, unë shërbyesja jote t’u binda, vura kokën në rrezik+ dhe bëra si më the. 22 Tani, të lutem, dëgjoje shërbyesen tënde. Më lër të të vë përpara një kafshatë bukë, dhe ha që të kesh fuqi për rrugën.» 23 Por ai nuk pranoi dhe tha: «Nuk do të ha.» Megjithatë shërbëtorët e tij bashkë me gruan vazhduan t’i luteshin. Më në fund ai ua vuri veshin, u çua dhe u ul në shtrat. 24 Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë, prandaj e theri* me të shpejtë, mori miell, ngjeshi brumin dhe poqi bukë pa maja. 25 Ia shërbeu Saulit dhe shërbëtorëve të tij e ata hëngrën. Pas kësaj, u çuan dhe ikën gjatë natës.+

29 Filistinët+ i mblodhën të gjitha ushtritë e tyre në Afek, kurse izraelitët e kishin ngritur kampin pranë burimit në Jezrel.+ 2 Sundimtarët filistinë po kalonin me qindëshet e me mijëshet e tyre, kurse Davidi dhe njerëzit e tij po marshonin në fund me Akishin.+ 3 Por princat e filistinëve thanë: «Ç’duan këta hebrenj këtu?» Akishi iu përgjigj princave të filistinëve: «Ky është Davidi, shërbëtori i Saulit, mbretit të Izraelit, që ka qenë këtu me mua për më shumë se një vit.+ S’kam gjetur tek ai asnjë faj, që kur erdhi tek unë pas dezertimit e deri më sot.» 4 Por princat e filistinëve u indinjuan me të dhe i thanë: «Ktheje mbrapsht atë njeri.+ Të kthehet në vendin ku e ke caktuar. Mos e lër të vijë me ne në betejë që të mos na kundërvihet,+ sepse, si do ta fitojë ndryshe ky njeri pëlqimin e zotërisë së tij?! A nuk do ta fitojë me kokat e burrave tanë?! 5 A nuk është ky Davidi, për të cilin hidhnin valle e këndonin:

‘Sauli ka vrarë mijëra,

e Davidi dhjetëra mijë’.»+

6 Atëherë Akishi+ e thirri Davidin dhe i tha: «Siç është e vërtetë që Jehovai rron, ti je i drejtë, dhe unë do të doja të vije në betejë me ushtrinë time,+ sepse nuk kam gjetur te ti asnjë faj që kur erdhe tek unë e deri më sot.+ Por sundimtarët nuk të zënë besë.+ 7 Prandaj kthehu në paqe e mos bëj ndonjë gjë që s’do t’u pëlqente sundimtarëve filistinë.» 8 Mirëpo Davidi i tha Akishit: «Pse, ç’kam bërë? Ç’faj ke gjetur te shërbëtori yt që nga dita kur erdha te ti e deri më sot? Pse të mos vij e të luftoj kundër armiqve të zotërisë tim, mbretit?» 9 Akishi iu përgjigj Davidit: «Për mua, ti ke qenë i mirë si engjëll i Perëndisë.+ Vetëm se princat e filistinëve kanë thënë: ‘Mos e lër të vijë me ne në betejë.’ 10 Prandaj zgjohu herët në mëngjes, e bashkë me burrat që erdhën me ty largohu herët, sapo të zbardhet.»

11 Kështu Davidi dhe njerëzit e tij u ngritën herët në mëngjes që të ktheheshin në vendin e filistinëve, kurse filistinët vajtën në Jezrel.+

30 Ditën e tretë, kur Davidi dhe njerëzit e tij erdhën në Ziklag,+ amalekitët+ kishin sulmuar në jug* dhe në Ziklag; ata e kishin sulmuar Ziklagun dhe i kishin vënë zjarrin. 2 Kishin marrë rob gratë+ dhe të gjithë ata që gjendeshin atje, nga më i madhi te më i vogli. Nuk kishin vrarë asnjë, por i kishin marrë me vete dhe kishin ikur. 3 Kur Davidi bashkë me njerëzit e tij erdhi në qytet, pa që e kishin djegur, kurse gratë, djemtë dhe vajzat e tyre i kishin marrë rob. 4 Kështu Davidi dhe burrat që ishin me të, ia plasën të qarit derisa s’patën më fuqi. 5 Kishin marrë robinja edhe dy gratë e Davidit, Ahinoamin nga Jezreli, dhe Abigailën nga Karmeli, vejushën e Nabalit.+ 6 Davidi ishte shumë i shqetësuar, sepse burrat që ishin me të, thoshin që ta vritnin me gurë, ngaqë të gjithëve u ishte helmuar shpirti se kishin humbur djemtë e vajzat. Por Davidi mori forcë falë Jehovait, Perëndisë së tij.+

7 Atëherë Davidi i tha priftit Abiatar,+ birit të Ahimelekut: «Të lutem, ma sill këtu efodin.»+ Kështu Abiatari ia çoi efodin. 8 Davidi pyeti Jehovain:+ «A duhet t’i shkoj pas kësaj bande plaçkitësish? A do t’i arrij?» Ai iu përgjigj: «Ndiqi këmba-këmbës, sepse me siguri do t’i arrish, dhe do t’i çlirosh të gjithë e do të rimarrësh gjithçka.»+

9 Menjëherë Davidi u nis bashkë me 600 burrat+ që ishin me të. Ata shkuan deri te vadi* i Besorit, ku qëndruan disa prej tyre. 10 Davidi me 400 burra vazhduan t’i ndiqnin, kurse 200 burrat që ishin të rraskapitur për të kaluar matanë vadit të Besorit, qëndruan aty.+

11 Në fushë gjetën një egjiptian; e çuan te Davidi dhe i dhanë të pinte ujë e të hante bukë, 12 si edhe një copë bukëfiqe dhe dy kuleç stafidhesh. Pasi hëngri, i erdhi shpirti në vend, sepse për tri ditë e tri net as kishte ngrënë dhe as kishte pirë. 13 Davidi e pyeti: «I kujt je dhe nga vjen?» Ai iu përgjigj: «Jam një shërbëtor egjiptian, skllav i një amalekiti, por zotëria im më la, sepse tri ditë më parë u sëmura. 14 Ne sulmuam jugun* e keretitëve,+ territorin e Judës dhe jugun* e Kalebit,+ kurse Ziklagut i vumë zjarrin.» 15 Atëherë Davidi e pyeti: «A do të më çosh te kjo bandë plaçkitësish?» Egjiptiani ia ktheu: «Nëse më betohesh për Perëndinë se nuk do të më vrasësh dhe se nuk do të më dorëzosh në duart e zotërisë tim, unë do të të çoj te kjo bandë plaçkitësish.»

16 Kështu e çoi Davidin tek ata. Amalekitët ishin shpërndarë nëpër tërë vendin, hanin, pinin dhe festonin për gjithë plaçkën e madhe që kishin marrë nga vendi i filistinëve dhe nga vendi i Judës. 17 Atëherë Davidi i goditi që pa zbardhur e deri në mbrëmje.* Nuk shpëtoi asnjë,+ përveç 400 burrave që ia mbathën me deve. 18 Davidi rimori gjithçka që i kishin marrë amalekitët;+ çliroi edhe dy gratë e veta. 19 Nuk mungonte askush, nga më i madhi te më i vogli. Ata i çliruan djemtë e vajzat dhe rimorën plaçkën;+ Davidi i mori prapë të gjitha. 20 Mori gjithë kopetë dhe tufat e amalekitëve, të cilat i vunë të ecnin para bagëtisë së tyre dhe thoshin: «Kjo është plaçka e Davidit.»

21 Pastaj Davidi u kthye te 200 burrat që kishin qenë të rraskapitur për të shkuar bashkë me të dhe kishin qëndruar te vadi i Besorit.+ Ata dolën të takonin Davidin dhe njerëzit që ishin me të. Kur iu afrua burrave, Davidi i pyeti si ishin. 22 Mirëpo të gjithë burrat e këqij e zemërngushtë ndër ata që kishin shkuar me Davidin, thanë: «Meqë ata nuk erdhën me ne, nuk kemi për t’u dhënë asgjë nga plaçka e luftës që rimorëm. Secili të marrë gruan e fëmijët e vet dhe të ikë.» 23 Megjithatë, Davidi u tha: «Vëllezërit e mi, mos bëni kështu me atë që na ka dhënë Jehovai. Ai na mbrojti dhe na dha në dorë bandën e plaçkitësve që erdhi kundër nesh.+ 24 Mendoni se do t’jua vërë kush veshin për këtë që thoni?! Do të marrin të gjithë njësoj, si ai që zbriti në betejë, edhe ai që ndenji pranë plaçkave.+ Të gjithë do të kemi pjesën tonë.»+ 25 Që nga ajo ditë, ai e mbajti këtë si rregull dhe si ligj për Izraelin deri sot e kësaj dite.

26 Kur u kthye në Ziklag, Davidi u dërgoi një pjesë të plaçkës së luftës pleqve të Judës, miqve të tij, me këto fjalë: «Kjo është një dhuratë* për ju nga plaçka që u morëm armiqve të Jehovait.» 27 Ua dërgoi dhuratën atyre që ishin në Bethel,+ atyre në Ramotin e Negebit,* atyre në Jatir,+ 28 atyre në Aroer, atyre në Sifmot, atyre në Eshtemoa,+ 29 atyre në Rakal, atyre në qytetet e jerahmelitëve,+ atyre në qytetet e kenitëve,+ 30 atyre në Hormah,+ atyre në Borashan, atyre në Atak, 31 atyre në Hebron+ dhe në të gjitha vendet ku kishte shkuar Davidi me njerëzit e tij.

31 Tani, filistinët bënë luftë kundër Izraelit;+ burrat e Izraelit ia mbathën para filistinëve dhe shumë u vranë në malin Gilboa.+ 2 Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin dhe djemtë e tij; ata vranë Jonatanin,+ Abinadabin dhe Malki-Shuain, djemtë e Saulit.+ 3 Lufta kundër Saulit u ashpërsua, dhe harkëtarët e panë dhe e plagosën rëndë.+ 4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të tij: «Nxirre shpatën dhe më vrit, që këta të parrethprerë+ të mos më trajtojnë me mizori* e të më vrasin.» Por armëmbajtësi nuk donte, sepse kishte shumë frikë. Kështu Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.+ 5 Kur pa që Sauli kishte vdekur,+ edhe armëmbajtësi u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq bashkë me të. 6 Kështu Sauli, tre djemtë, armëmbajtësi dhe gjithë njerëzit e tij vdiqën së bashku po atë ditë.+ 7 Kur panë se burrat e Izraelit ia kishin mbathur dhe se Sauli e djemtë e tij kishin vdekur, izraelitët që ishin në rajonin e luginës* dhe në rajonin e Jordanit filluan t’i braktisnin qytetet e t’ia mbathnin;+ pastaj filistinët erdhën e jetuan aty.

8 Të nesërmen, kur filistinët erdhën të plaçkitnin të vrarët, gjetën Saulin dhe tre djemtë e tij të vrarë në malin Gilboa.+ 9 Prandaj i prenë kokën, i hoqën armaturën dhe dërguan fjalë në gjithë vendin e filistinëve, që lajmi të përhapej+ në tempujt* e idhujve të tyre+ dhe në popull. 10 Pastaj ia vunë armaturën në tempullin e Ashtorethit dhe kufomën ia mbërthyen në murin e Beth-Shanit.+ 11 Kur banorët e Jabesh-Galadit+ dëgjuan se çfarë i kishin bërë filistinët Saulit, 12 të gjithë luftëtarët u çuan, udhëtuan gjithë natën dhe i hoqën nga muri i Beth-Shanit kufomat e Saulit e të djemve të tij. U kthyen në Jabesh dhe i dogjën atje. 13 Pastaj i morën eshtrat e tyre,+ i varrosën nën pemën e brukës në Jabesh+ dhe agjëruan shtatë ditë.

Ose «nga Ramahu, një zufit».

Elkanahu jetonte në Efraim, por ishte levit. Shih 1Kr 6:19, 22-28.

Ose «të përkulej para».

Fjalë për fjalë «ia kishte mbyllur barkun».

Ose «gruaja tjetër».

Ose «Pse brengoset zemra jote?»

Domethënë, të tabernakullit.

Ose «e brengosur».

Ose «shpirtin». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e mbajti mend».

Një mundësi tjetër «Në kohën e duhur».

Do të thotë «emër i Perëndisë».

Fjalë për fjalë «do të paraqitet para».

Fjalë për fjalë «si të të duket mirë në sytë e tu».

Rreth 22 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «Siç është e vërtetë që ti rron».

Fjalë për fjalë «ia jap hua».

Ka të ngjarë t’i referohet Elkanahut.

Ose «fuqia është shtuar». Shih Fjalorthin, «Briri».

Fjalë për fjalë «është tharë».

Ose «të sjell në jetë».

Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.

Një mundësi tjetër «nga vendi i plehrave».

Një mundësi tjetër «Ata që ndeshen me Jehovain, do të tmerrohen».

Shih Fjalorthin, «Briri».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «i dha hua».

Shih Fjalorthin.

Një mundësi tjetër «Perëndia do të ndërmjetësojë për të».

Një mundësi tjetër «për ta ngritur lart si shtëllungë tymin e blatimit».

Fjalë për fjalë «bijtë e Izraelit».

Fjalë për fjalë «e shkelni me këmbë».

Fjalë për fjalë «do të ecnin përpara meje».

Ose «fuqinë tënde».

Ose «sipas asaj që kam në zemër e në shpirt».

Fjalë për fjalë «do të ecë».

Shih Fjalorthin.

Domethënë, tabernakullin.

Fjalë për fjalë «nuk la të binte në tokë».

Ose «Pse na mundi Jehovai sot me anë të filistinëve?»

Një mundësi tjetër «mes kerubinëve».

Fjalë për fjalë «nuk ua vuri zemrën».

Do të thotë «Ku është lavdia?»

Ose «tempullin».

Fjalë për fjalë «Vetëm Dagoni».

Fjalë për fjalë «u bë e rëndë mbi».

Fjalë për fjalë «kishte qenë shumë e rëndë atje».

Ose «idhuj».

Ose «ultësirë».

Fjalë për fjalë «70 burra, 50.000 burra».

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Do të thotë «guri i ndihmës».

Fjalë për fjalë «ishte e keqe në sytë e Samuelit».

Ose «bërëse parfumesh».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «do ta mbajë në fre popullin tim».

Fjalë për fjalë «Ngjitu përpara meje».

Fjalë për fjalë «gjithçka që është në zemrën tënde».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «të trashëgimisë».

Ka të ngjarë t’i referohet Saulit dhe shërbëtorit të tij.

Ose «proverbi».

Ose «klaneve».

Fjalë për fjalë «ai ishte si një i pagojë».

Ose «një marrëveshje».

Fjalë për fjalë «e zuri frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «si një njeri».

Domethënë, rreth orës 2 deri në 6 të mëngjesit.

Fjalë për fjalë «po ecën përpara jush!»

Shih Fjalorthin.

Ose «çmimin e heshtjes».

Fjalë për fjalë «nuk keni gjetur asgjë në dorën time».

Fjalë për fjalë «i frikësoheni Jehovait». Shih Fjalorthin

Ose «joreale».

Ose «joreale».

Fjalë për fjalë «frikësojuni Jehovait». Shih Fjalorthin.

Ose «me të vërtetë».

Numri mungon në tekstin hebraik.

Ose «qilarë».

Domethënë, depo të nëndheshme për të mbledhur ujë.

Fjalë për fjalë «nuk e kam zbutur fytyrën».

Domethënë, një mjet hekuri që përdorej për të çarë dheun.

Njësi e lashtë matëse për peshën, afërsisht sa dy të tretat e një sikle.

Shih Fjalorthin.

Ose «pararojë».

Fjalë për fjalë «një pendë tokë», pra, sipërfaqja e tokës që një pendë ose një çift qesh mund të lërojnë në një ditë.

Fjalë për fjalë «në atë ditë».

Ose «ushqim».

Fjalë për fjalë «vendi».

Fjalë për fjalë «i shndritën sytë».

Fjalë për fjalë «ostracizëm».

Shih Fjalorthin, «Urimi dhe Thumimi».

Ka të ngjarë të lidhet me konsultimin e Thumimit.

Ose «shpëtim të madh».

Fjalë për fjalë «shpenguan».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «Mos u trego dhembshuri!»

Ose «vadit». Shih Fjalorthin.

Ose «i treguan dhembshuri».

Ose «Jam brengosur».

Ose «popullit iu dhimbs pjesa më e mirë».

Fjalë për fjalë «terafim», pra, perëndi shtëpie; idhuj.

Ose «nuk do të pendohet».

Një mundësi tjetër «plot siguri».

Fjalë për fjalë «hidhërimi».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».

Fjalë për fjalë «kampet».

Ose «ultësirën».

Ai ishte i gjatë rreth 2,9 m. Shih Shtojcën B14.

Ose «përkrenare».

Ose «parzmore të thurur».

Rreth 57 kg. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Rreth 6,84 kg. Shih Shtojcën B14.

Ose «përbuz».

Rreth 22 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «ultësirën».

Ose «që ti i kalon caqet me arrogancë».

Ose «ke qëllime të këqija në zemër».

Ose «Askush të mos humbasë guximin».

Ose «nga gëzofi». Fjalë për fjalë «nga mjekra».

Ose «në vad». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «tërë ky kongregacion».

Ose «këllëfi».

Ose «Siç është e vërtetë që ti rron».

Ose «Jonatani u lidh shpirtërisht me Davidin».

Ose «vepronte me maturi».

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».

Ose «dhe u soll si profet».

Fjalë për fjalë «dhe ai dilte e hynte para popullit».

Ose «do të lidhësh një aleancë martesore me mua».

Ose «të lidhte aleancë martesore me mbretin».

Ose «vuri shpirtin e vet në pëllëmbë».

Ose «shpëtim të madh».

Fjalë për fjalë «një frymë e keqe».

Ose «perëndinë e shtëpisë». Fjalë për fjalë «terafimin».

Fjalë për fjalë «lakuriq».

Fjalë për fjalë «ditën e punës».

Ose «i një gruaje rebele».

Fjalë për fjalë «për turpin e lakuriqësisë së nënës sate?!»

Fjalë për fjalë «sepse ai është djalë i vdekjes».

Fjalë për fjalë «farës».

Fjalë për fjalë «farës».

Ose «të mos kenë kryer marrëdhënie me gra».

Shih Fjalorthin.

Ka mundësi për shkak të një zotimi, të ndonjë papastërtie ose ngaqë dyshohej si i lebrosur.

Ose «ultësirën».

Fjalë për fjalë «sa ishte në duart e tyre».

Ose «ishin shpirtvrerosur».

Ose «besnik».

Fjalë për fjalë «vrapuesve».

Ose «të ngrinte dorë kundër».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e ka shitur në duart e mia».

Një mundësi tjetër «pronarët e tokave të Kejlahut?»

Një mundësi tjetër «kishte frikë sepse».

Fjalë për fjalë «të forconte dorën».

Fjalë për fjalë «në anën e djathtë».

Një mundësi tjetër «të shkretëtirës; të vendit të shkretë».

Ose «klaneve».

Fjalë për fjalë «për të mbuluar këmbët».

Ose «ta brente ndërgjegjja».

Shih Fjalorthin.

Një mundësi tjetër «i shpërndau».

Fjalë për fjalë «farën».

Qytet në Judë; nuk është mali Karmel.

Ose «dhe paqja qoftë me ty!»

Fjalë për fjalë «në një ditë të mirë».

Ose «i pavlerë».

Një sea ishte 7,33 l. Shih Shtojcën B14.

Një mundësi tjetër «Davidin».

Fjalë për fjalë «një që urinon në mur». Në hebraisht kjo është një shprehje përçmuese për meshkujt.

Do të thotë «i pamend; budalla».

Ose «dhe që shpëtimi të mos vijë nga».

Fjalë për fjalë «ky bekim».

Fjalë për fjalë «nuk do të të merren këmbët, as nuk do të pengohesh».

Ose «dhe nuk e solle shpëtimin».

Fjalë për fjalë «një që urinon në mur». Në hebraisht kjo është një shprehje përçmuese për meshkujt.

Fjalë për fjalë «Zemra e Nabalit».

Një mundësi tjetër «shkretëtirës; vendit të shkretë».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «të ndiejë aromën».

Fjalë për fjalë «trashëgimia».

Ose «Në Negeb».

Ose «do të të caktoj rojë të kokës sime përgjithmonë».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «atë që dukej si Samueli».

Ose «e flijoi».

Ose «në Negeb».

Shih Fjalorthin.

Ose «Negebin».

Ose «Negebin».

Ose «mbrëmjen tjetër».

Fjalë për fjalë «bekim».

Ose «e jugut».

Ose «të mos më keqtrajtojnë».

Ose «e ultësirës».

Fjalë për fjalë «shtëpitë».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo