Eklisiastiu
4 Pastaj solla përsëri ndër mend të gjitha shtypjet+ që po bëhen nën diell. Pashë lotët e të shtypurve,+ por që s’kishin asnjë ngushëllues.+ Fuqia ishte në anën e shtypësve të tyre, kështu që s’kishte kush t’i ngushëllonte. 2 Atëherë i shpalla të lumtur të vdekurit, që tashmë kishin vdekur, në vend të të gjallëve, që ishin ende gjallë.+ 3 Megjithatë, më mirë se ata është ai që nuk ka ardhur ende në jetë,+ që s’e ka parë punën sfilitëse që bëhet nën diell.+
4 Unë kam parë se gjithë mundi dhe gjithë mjeshtëria në punë+ sjell vetëm rivalitet midis njëri-tjetrit;+ edhe kjo është kotësi dhe rropatje pas erës.
5 Budallai i kryqëzon duart+ dhe ha vetveten.+
6 Është më mirë të kesh një grusht me pushim, se dy grushte me mund dhe duke u rropatur pas erës.+
7 Solla, pra, përsëri ndër mend edhe këtë kotësi nën diell: 8 dikush është vetëm, pa asnjë shok;+ ai s’ka as bir, as vëlla,+ e prapëseprapë mundi i tij s’ka fund. Sytë e tij nuk ngopen me pasuri+ dhe pyet: «Për kë po mundohem dhe pse po e lë shpirtin tim pa të mira?»+ Edhe kjo është kotësi dhe një punë sfilitëse.+
9 Dy janë më mirë se një,+ sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.+ 10 Sepse në rëntë njëri, tjetri mund ta ngrejë shokun.+ Por ç’do të bëhet me atë që është vetëm kur të bjerë dhe të mos ketë një tjetër që ta ngrejë?+
11 Për më tepër, nëse dy shtrihen bashkë, kanë për t’u ngrohur, por si do të ngrohet një i vetëm?+ 12 E nëse dikush mund të mposhtë një të vetëm, dy së bashku mund t’i bëjnë ballë.+ Një litar tresh nuk mund të këputet shpejt më dysh.
13 Është më mirë një djalë nevojtar, por i mençur,+ se një mbret i moshuar, por budalla,+ i cili nuk di më të pranojë këshilla.+ 14 Sepse djali del madje edhe nga burgu që të bëhet mbret,+ ndonëse në mbretërinë e atij tjetrit kishte lindur si i vobektë.+ 15 I kam parë gjithë të gjallët që ecin nën diell, si edhe çfarë ndodh me djalin, që hipën në vendin e atij tjetrit.+ 16 Të panumërt janë gjithë njerëzit para të cilëve ai qëndronte.+ Megjithatë më pas ata nuk do të jenë të kënaqur prej tij;+ edhe kjo është kotësi dhe një rropatje pas erës.+